1. Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Tuma e Kamenices
Tuma e Kamenices,e lokalizuar ne fshatin Kamenice te rrethit te Korces eshte nje pasuri unike
dhe shume e cmuar per gjithe Shqiperine.Ajo eshte tuma me e madhe ne Shqiperi dhe perfshin
rreth 400 varre,brenda te cileve eshtrat e 440 personave.Ne kete tume gjithashtu jane gjetur
me shume se 3500 objekte arkeologjike si qeramikë, armë dhe stoli të ndryshme prej bronzi,
hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke.Mendohet se keto varreza datojne ne shekujt XIII-VI
p.e.s.
Nga 200 tumat e germuara ne Shqiperi,tuma e
Kamenices ben pjese ne ato 28 qe kane varr
qendror.Vizitoret fillimisht prezantohen me varret
masive ne ambientin e jashtem,nder te cilet edhe
varrin qendror. Varri qendror me të cilin zë fill
ndërtimi i kësaj tume, daton në Bronzin e vonë.Ai i
përket një burri, i cili ka vdekur rreth të dyzetave.
Ky varr nuk kishte inventar, por poshtë tij ndodhej
një gropë e thjeshtë në të cilën u gjetën një grumbull kockash të djegura kafshësh (dele ose
dhi), që tregojnë shenja të një ceremonie mortore.Varri qëndror i tumës së Kamenicës është i
kufizuar me dy rrathë bashkëqëndrorë, me diametër 13 m të ndërtuar me gurë me përmasa
mesatare. Në zonën brenda kësaj unaze janë vendosur gjatë periudhës së Bronzit të vonë
(1200–1050 p. e. s) edhe 40 varre të tjerë. Në periudhën e dytë të përdorimit të tumës, gjatë
periudhës së Hekurit të hershëm (1050 –750 p.e.s.), ajo u lartësua nëpërmjet 200 varrimeve të
tjera të mbuluar me dhè, deri sa ajo mori formë gjysmësferike, me diametër 50 m, e lartësi
rreth 3 m. Në periudhën e tretë të përdorimit të tumës, që përkon me gjysmën e dytë të shek.
VII p.e.s., në periferinë e pjesës jugore e verilindore të saj janë ndërtuar disa struktura
monumentale rrethore ose gjysëm rrethore, brenda të cilave janë varrosur individë me lidhje
gjinore. Gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohe (625–540 p.e.s.), tuma e Kamenicës është
zmadhuar, duke u shtrirë kryesisht drejt lindjes, nëpërmjet varrimeve intensive të realizuara
vetëm me gurë, derisa ajo mori formën e një elipsi me përmasa 70 m x 50 m.
2. Me pas do te vizitohen edhe dy stendat e ndertuara
ne mjedisin e jashtem:nje per clodhjen e turisteve
dhe nje për studentë që vijnë e bëjnë praktika
mësimore.Ne kete stende gjenden dy varre me
skelete dhe objekte ku studentët praktikohen nën
drejtimin e arkeologëve.
Se fundmi,vizitoret do te shoqerohen ne muze ku do te
njihen me tri varre te improvizuar.I pari eshte skeleti i një
gruaje e cila ka vdekur në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Ato që fillimisht përbënin çudi për arkeologët ishin kockat
e fetusit, të cilat janë vendosur bashkë me ato të
nënës.Eshtrat mendohet se i takojnë shekullit VII dhe
jane ekspozuar per here te pare ne muze ne 8 mars 2008.
Sipër janë vendosur edhe fotografitë ku tregohet
pozicioni në varr, në momentin e zbulimit. Po kështu
është vepruar edhe me dy skeletet e tjera. Në njërin janë
vendosur enë të riprodhuara, ashtu siç është gjetur në
varr dhe në tjetrin stoli.
Jane improvizime që u lejojne vizitorëve të kuptojnë ritet sipas të cilave varroseshin banorët e
kësaj zone. Në një tabelë, ku janë vendosur edhe fotografi gjatë punës, tregohet mënyra e
vendosjes së personave në varr, dyshe, në pozicion gjumi apo në shpinë.Një manekin në cep
mban një veshje që është ndërtuar sipas studimeve apo edhe mbetjeve të veshjeve të gjetura
në varre.Per turistet qe deshirojne te marrin dicke me vete nga kjo eksperience ofrohen stoli
dhe objekte të riprodhuara sipas modeleve origjinale.