SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 50
 STANDARDED DHE STANDARDIZIMI

Të gjitha provat e materialeve bëhen
përherë në laboratoret përkatëse me qëllim të
përcaktimit të vetive të materialeve të ndryshme.
Njëherit edhe nëpër fabrika të ndryshme bëhen
provat përkatëse në fazën e fillimit, në mesfaza
dhe në fazën e përfundimit të produkteve të
ndryshme, të prodhuar nga materiale të
ndryshme. Me qëllim që rezultatet e provave dhe
hulumtimeve të materialeve të cilat kryhen në
vende të ndryshme të mund të krahasohen dhe
plotësisht të njihen, është e domosdoshme që
ato të bëhen në kushte plotësisht të njëjta.
Kushtet (konditat) e realizimit të provave,
përkatësisht kontrollit, janë të definuara me
nëpërmjet standardeve përkatëse, ku në
mënyrë të detajuar përshkruhen të gjitha
aktivitetet që duhet
ndërmarrë gjatë
realizimit të provave, përkatësisht kontrollit
të materialeve.
Vlen të theksohet se përshkrimi i këtillë i
aktiviteteve për realizimin e provave,
përkatësisht kontrollit të materialeve,
eliminon rrezikun e përfitimit të rezultateve
që nuk mund të krahasohen.
 Çka janë standardet?
Standardet janë dokumente teknike,
vullnetare, të cilët:
-përmbajnë specifikime teknike për produkte
apo shërbime të fushave të ndryshme,
-përgatiten me propozimin e palëve të
interesuara, pjesëmarrës ose jo në Komitetet
Teknike të formuara për këtë qëllim,
-bazohen
në
rezultatet
e
zhvillimit
bashkëkohor të teknologjisë,
-miratohen me konsensus nga Komitetet
Teknike dhe ratifikohen edhe nga organe tjera
më të larta, varësisht prej nivelit të standardit
-vihen në dispozicion të kujtdo.
Sipas Ligjit për standardizim (Nr.2004/12)
të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi
standard përkufizohet si vijon:
Standardi- është specifikim teknik, i
miratuar nga Agjencia për standardizim e
Kosovës, për përdorim të vazhdueshëm,
aplikimi i të cilave është i paobligueshëm dhe
shërben si dokument për arritjen e nivelit të
cilësisë.
 Çka janë rregullat teknike?

Rregullat
teknike
janë
akte
normative (nënligjore) me karakter teknik,
të cilat vendosin kritere për prodhimin,
kontrollin, tregëtimin e produkteve të
ndryshme, në funksion të sigurisë së
jetës. Rregullat teknike përgatiten nga
organet përkatëse dhe institucionet tjera
dhe i dedikohen një fushe, përkatësisht
një veprimtarie të caktuar.
Rregullat
teknike
janë
të
detyrueshme për zbatim nga subjektet
fizike dhe juridike, të fushës përkatëse.
Sipas Ligjit për standardizim (Nr.2004/12)
të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi rregulla
teknike përkufizohet si vijon:
Rregullat Teknike - janë aktet nënligjore
me karakter teknik të cilat i përcaktojnë
karakteristikat e produkteve, proceset e
prodhimit të tyre, ku përfshihen edhe masat
administrative që zbatohen në rast të shkeljes
së tyre. Rregullat teknike mund të përmbajnë
terminologjinë,
simbolet,
ambalazhin,
shënjimet ose kërkesat për etiketimin që kanë
të bëjnë me produktin, procesin apo metodën
e prodhimit.
 Çka është standardizimi?
Standardizimi është veprimtaria për
përcaktimin e rregullave dhe pjesëmarrjen e të
gjithë atyre që janë të interesuar dhe që u
përkasin, si dhe zbatimin e këtyre rregullave.
Në kuadët të fushës së materialeve,
nëpërmjet kësaj veprimatrie përcaktohen
rregulla që u dedikohen provave dhe kontrollit
të materialeve.
Duke i zbatuar këto rregulla në këtë
fushë, sigurohet mundësia e realizimit të
provave dhe kontrollit në kondita të njejta dhe
në laboratorë të ndryshëm.
Sipas
Ligjit
për
standardizim
(Nr.2004/12) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës,
termi standardizim përkufizohet si vijon:
Standardizim – është veprimtaria për
përcaktimin e standardeve me mbështetjen
dhe pjesëmarrjen e gjithë atyre që janë të
interesuar.
Pra, standardizimi është aktivitet i
vendosjes
së
tërësisë
së
rregullave
(standardeve) dhe i vënies në zbatim i tyre,
duke synuar sigurimin e uniformitetit në të
gjitha fushat dhe në rastin konkret në fushën
e provave dhe kontrollit të materialeve.
Veprimtaria e standardizimit është tejet e
rëndësishme nga se shfaq benificione të
caktuara në aspektin teknik, ekonomik dhe në
aspektin
social.
Nga
veprimtaria
e
standardizimit
përveç
tjerash,
përfiton
konsumatori nga se
nëpërmjet kësaj
veprimtarie sigurohet cilësi e lartë e
produkteve dhe e shërbimeve.
Standardet vendosin Standarde!
Ato çojnë përpara ndryshimin, lehtësojnë
arritjen e cilësisë, japin siguri, unifikojnë
metodat e provave dhe procedurat dhe
lehtësojnë në përgjithësi komunikimin duke
përcaktuar çfarë është një “standard” për
produktet
dhe
shërbimet.
Standardet
përgatiten nga ata që i zbatojnë ato në
praktikë dhe që dinë ekzaktësisht se për çfarë
janë ato.
Standardet kontribuojnë ndjeshëm në
rritjen ekonomike të vendit.
Sipas IO/IEC 2: 1996: “Standardi është
dokument për përdorim të shumtë dhe të
përgjithshëm, i aprovuar me koncensus, i
lejuar dhe i pranuar nga institucionet, që
përmban
rregullat,
udhëzimet
dhe
karakteristikat e veprimtarisë e të rezultateve
të tyre si dhe garanton shkallën më të mirë të
rregullshmërisë në rrethana të caktuara”.
Standardet janë dokumente teknike me
karakter ndërkombëtar, regjional, kombëtar
ose te niveleve tjera të cilët i përgatisin palët
e interesuara (firmat, konsumuesit, punëtorët,
institucionet publike) në bazë të disa
parimeve (p.sh., koncensusit, sinqeritetit dhe
qartësisë).
Standardet mund të kenë role me rëndësi
në legjislacion, para se gjithash në dispozitat
teknike. Nëse ligjdhënësi i përfshin standardet
në aktin ligjor ose i udhëzon në to në çfarëdo
mënyre, standardet mund të marrinë vlerën e
vërtetë. Kështu standardet bëhen pjesë e
kërkesave të aktit ligjor të veçantë ose të
sistemit.
Me standardizim nënkuptohet mekanizmi
i cili u mundëson palëve të interesuara që me
koncensus, e veprime të hapëta dhe të qarta
në kuadër të institucioneve të pranuara për
standardizim t’i definojnë specifikacionet
teknike, të cilat me integrimin publik i
pranohen si standarde.
Standardizimin në të vërtetë e përbëjnë
tërësia e veprimeve të cilat punën e caktuar
profesionale (standardin), eksperiencën e
vërtetuar e promovojnë në normë juridike, kjo
do të thotë obligim për të gjithë ata të cilët
merren me veprimtarinë e caktuar, që në të
vërtetë parakushtëzojnë veprimet për punë
cilësore. Këtë e vërteton edhe vetë mënyra e
përcaktimit të standardit të veprimit në çdo
proces të punës dhe në çdo veprimtari tjetër
jetësore me karakter prodhues ose shërbyes
për përmbushjen e nevojave të përditshme
jetësore.
Shikuar në sytë e shfrytëzuesit,
standardet sigurojnë nivelin e pranuar të
cilësisë së prodhimit dhe të shërbimeve nga
burime të ndryshme.
Standardet mundësojnë:
- zgjerimin e arritjeve akademike dhe të
publikimeve në nivel ndërkombëtar,
- përdorimin e lehtë në komunikimin
elektronik,
- zvogëlimin e shpenzimeve të nevojave të
përgjithshme të shërbimeve informative dhe
në këmbimin e burimit të informatave.
Standardet kanë rol të rëndësishëm në të
gjitha lëmitë e jetës njerëzore, prej
teknologjisë, industrisë, shkencës deri të
bartja e informatave dhe e dijës. Pa standarde
vështirë se mund të paramendohen proceset
integruese që shërbejnë në këmbimin e
informatave në mënyrë efikase dhe të sigurt,
në kapacitetet e prodhimeve duke përkufizuar
dallimet, në tregtinë më të lehtë dhe këmbimin
ndërkombëtar të prodhimeve, në shërbimet
dhe në informacionet, andaj janë të një
rëndësie të madhe në integrimet globale në të
gjitha nivelet.
 Parimet e standardizimit
Parimet qenësore për pjesëmarrje në
përpilimin dhe aplikimin e standardeve janë:
- koncensusi,
- transparenca,
-mbështetja në veprimet shkencore të
dëshmuara,
- bashkëkohësim i përherëshëm.
Standardet shërbejnë për këmbimin
efikas dhe të sigurt të informatave, rezultatet e
prodhimeve, përkufizimin e dallimeve dhe
organizimin e ndërlidhjeve të prodhimeve të
ndryshme, tregtisë së lirë dhe këmbimit
ndërkombëtar të prodhimeve, shërbimeve dhe
të informatave. Në mënyrë që standardet të
jenë për të gjithë të pranueshme dhe të
përshtatshme për përdorim, standardizimi
bazohet në parimet e të gjitha palëve të
interesuara, marrëveshjeve të tyre koncesuale
si garanci e aplikimit të përhershëm në
vazhdimësi të standardeve dhe transparenca
e punës.
 Niveli i standardeve
Në nivelin më formal standardet përbëjnë
rregulla dhe dispozita të cilat i bien dhe i
miratojnë organizatat, agjencitë dhe institucionet që kanë të bëjnë me punën e tyre.
Mund të jenë lokale, kombëtare dhe
ndërkombëtare. Aplikimi i tyre është nuk
është obligativ, dhe për atë kujdesët qeveria,
organet disiplinore dhe shoqatat profesionale.
Niveli i standardeve

ISO
Ndërkombëtar
EN

Regjional
DIN, BS, SSH, SK

Kombëtar
VDI-Verein Deutscher Ingenieure

Industrial
ASTM-American Society for Testing and Materials

Intern
Vlejnë dhe zbatohen në kuadër të një fabrike
 Standarde Kombëtare (nacionale):
-ONORM-Austri,
-NBN-Belgjike,
-BDS-Bullgari,
-NS-Norvegji,
-JIS-Japoni,
-PN-Poloni,
-SSH-Shqiperi,
-STAS-Rumani,
-UNE-Spanje,
-SS-Suedi, etj.etj.
Standardet kombëtare (nacionale)
cilët përdoren më së shumti janë:
-DIN-Gjermani,
-UNI-Itali,
-ANFOR-France,
-GOST-ish BRSS,
-ANSI-SHBA,
-BS-Britani e Madhe,
-AS-Australi,

të
Me qëllim të arritjes së një
pajtueshmërie sa më të madhe në mes të
standardeve nacionale (kombëtere) është
themeluar
standardi
internacional
(ndërkombëtar)-ISO. Vlen të theksohet se ky
standard ka karakter rekomandues dhe nga
shumë shtete është marrë si bazë për
standardet e tyre.
Disa nga standardet e serisë ISO
ISO 9001
ISO 27001

OHSAS 18001

ISO 14001

ISO 17025
ISO 31000:2008

ISO 22000
ISO 26000

IFS

HACCP
 Klasifikimi

ndërkombëtar

i

standardeve

(International Classification for Standards- ICS)

Në
kuadër
të
këtij
klasifikimi
ndërkombëtar të standardeve, ekzistojnë tre
nivele.Vlen të theksohet se niveli i parë
përmbledh 40 veprimtari për standardizim dhe
çdo
veprimtari
shenjohet
me
numër
dyshifrorë: p.sh.:
Metalurgjia ka shifrën.....77
Çdo
veprimtari
përmbledh
fushat
përkatëse koresponduese dhe shenjohen me
numër treshifrorë, p.sh.:
77.040 ........Provat e metaleve
77.020.........Prodhimi i metaleve, etj.
Çdo
fushë
përmbledh
tematikat
përkatëse koresponduese dhe shenjohen me
numër dyshifrorë, p.sh.:
77.040.10.......Provat
mekanike
(me
shkatërrim),
77.040.20......Kontrolli
pa
shkatërrim
(defektoskopia),
77.040.30........Analizat kimike e kështu me
radhë.
Të gjithë standardet, pavarsisht nivelit, që u
dedikohen realizimit të provave dhe kontrollit
të materialeve, kryesisht përcaktojnë:
-marrjen e mostrave,
-formën e mostrave
-përgatitjen e mostrave,
-metodën e provës dhe ecurinë e saj,
para, gjatë dhe pas realizimit të provës,
përkatësisht kontrollit,
-protokollin
(raportin)
e
provës,
përkatësisht kontrollit, etj.
 Qëllimet e standardizimit
Të bazuar në rregullat dhe parimet e
përgjithshme, qëllimet e standardizimit janë:
- ngritja e nivelit të sigurisë së prodhimeve dhe
proceseve, ruajtja e shëndetit të njerëzve dhe
mbrojtja e ambientit,
- nxitja e cilësisë së prodhimeve, proceseve dhe
shërbimeve,
- sigurimi gjithëpërfshirës i përdorimit në punë,
material dhe energji,
-përmirësimi
i
efikasitetit
të
prodhimit,
përkufizimi i dallimeve, sigurimi i pajtueshmërisë
dhe këmbimeve,
- mënjanimi i pengesave teknike në tregtinë
botërore.
 Organizatat dhe standardizimi në botë
Në botë ekziston rrjeti botëror për
standarde - WSSN - World Standards Services
Network. Ai është rrjet publik i organizatave
për standardizim.
International Organization for Standardisation
(ISO) – Organizata Ndërkombëtare për
Standardizim është lidhje e institucioneve
ndërkombëtare për standarde. Ajo është
agjencia më e rëndësishme për standarde, në
punën e të cilës janë të përfshirë rreth 40.000
ekspertë. Si organizatë joqeveritare është
themeluar në vitin 1947.
Sot ka 157 anëtarë nga tërë bota dhe deri
me tani ka publikuar më tepër se 16.000
standarde ndërkombëtare.
Në
botë
ekzistojnë
edhe
shumë
organizata tjera, të ranguara në nivel
ndërkombëtar, rajonal dhe nacional. Ndër
organizatat më të njohura për standardizim
duhet përmendur:
-IEC
(International
Electrotechnical
Commission - Komisioni Ndërkombëtar për
Elektroteknikë),
- ITU (International Telecommunication
Union
Unioni
Ndërkombëtar
i
Telekomunikacionit),
- ANSI (American Nacional Standards Institute ANSI -Instituti Nacional Amerikan për Standarde). ANSI
nuk përpilon norma, por organeve të tij u ndihmon në
punën e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në
përpilimin e standardeve,
NISO
(National
Information
Standards
Organization - Organizata Nacionale Informative për
Standarde),
- CEN (Comité Européen de Normalisation Këshilli Evropian për Standardizim,
- CENALEC (Comité Européen de Normalisation
Electrotech-nique - Këshilli Evropian për Standardizim
Elektroteknik,
- WTO (World Trade Organization -Organizata
Botërore e Tregtisë),
- ETSI (European Telecommunications Standards
Institute - Instituti Evropian për Standarde të
Telekomunikacionit).
ISO
(Organizata
Ndërkombëtare
për
Standardizim) është federatë botërore e
organeve kombëtare për standarde (anëtarët e
ISO). Puna në përgatitjen e standardeve
ndërkombëtare bëhet në komitetet teknike të ISO.
Çdo anëtare e ISO, kur është e interesuar për
objekt të punës së ndonjë nga komitetet teknike
themelore, ka të drejtë që të delegon
përfaqësuesit e vetë në atë komitet. Në këtë punë
marrin
pjesë
organizatat
ndërkombëtare,
organizata qeveritare dhe joqeveritare, të cilat
janë të ndërlidhura me ISO-n. ISO bashkëpunon
ngushtë me Komisionin Ndërkombëtar të
Elektronetknikes (IEC) në lidhje me të gjitha
çështjet
e
standardizimit
në
lëmin
e
elektroteknikës.
Projektet e standardeve ndërkombëtare
përpilohen sipas rregullave që janë dhënë në
ISO/IEC Udhëzimet, Pjesa 3.
Detyra themelore e komitetit teknik është
përgatitja
e
standardëve
ndërkombëtare.
Projektet e standardeve ndërkombëtare të
cilët i kanë aprovuar komitetet teknike përkatëse
ua dërgojnë të gjithë anëtarëve të saj për votim.
Në mënyrë që standardi ndërkombëtar të
publikohet, është e nevojshme që ta aprovojnë
së paku 75% e anëtarëve që votojnë.
Në raste të jashtëzakonshme, kur komiteti
teknik ka grumbulluar të dhëna të cilat dallohen
nga ato të cilat në mënyrë të rëndomtë janë
publikuar në standardet ndërkombëtare (“shkalla
e zhvillimit”, p.sh.) mund të vendoset edhe me
shumicën e votave të anëtarëve me të drejtë të
plotë që të publikohet raporti teknik.
ISO dhe IEC ( komisioni ndërkombëtar
për elektroteknikë) së bashku përfaqësojnë
sistemin e standardizimit ne botë.
Organizatat nacionale që janë anëtare të ISO-s
dhe IEC-së marrin pjesë në zhvillimin e
standardeve
ndërkombëtare
nëpërmjet
komiteteve teknike, që janë formuar të
punojnë në fusha të caktuara.
Përveç këtyre organizatave këtu vlen të
përmendet edhe Organzata
(konferenca
)ndërkombëtare
për
akreditimin
e
laboratoreve (ILAC- International Laboratory
Accreditation Conference).
Raporti teknik plotësisht është i natyrës
informative dhe nuk propozon revidim deri në
atë kur vlerësohet se të dhënat e siguruara
nuk vlejnë më ose nuk janë më të dobishme.
Iu tërhiqet vëmendja në mundësinë që
disa nga këto elemente të kësaj pjese të
standardit ndërkombëtar ISO 15489 mund të
bëhen objekt e të drejtës së pronësisë
intelektuale. ISO nuk bartë përgjegjësinë për
identifikimin e sëcilës prej të gjitha atyre të
drejtave.
 Përgatitja dhe miratimi i standardeve
Standardet ndërkombëtare zakonisht i
përgatisin këshillat teknike të ISO, në
bashkëpunim me organizatat e caktuara
profesionale ndërkombëtare. Çdo institucion
anëtar e interesuar për lëmin për të cilën
është themeluar Këshilli Teknik ka të drejtë
me qenë i përfaqësuar në këtë këshill.
Organizatat ndërkombëtare, qeveritare dhe
joqeveritare, të ndërlidhura me ISO marrin
pjesë gjithashtu në këto punë. Projektet e
standardeve ndërkombëtare të cilat i ka
miratuar Këshilli Teknik u shpërndahen
institucioneve anëtare për votim.
Standardet ndërkombëtare nga koha në
kohë mund të ndryshohen, përkatësisht i
nënshtrohen revizionit, së paku çdo 5 vjet.
Unioni Evropian krijon dhe harmonizon
standarde të cilat i zëvendësojnë me qindra
standarde kombëtare, kështu që ai sot është
përpiluesi kryesor dhe parakusht i tregut të
përbashkët
dhe
këmbimit
global
të
informatave. Për aq sa është e mundur janë
duke u pranuar standardet ndërkombëtare
ISO dhe IEC, ndërsa ato vendore zbatohen
vetëm kur nuk ekzistojnë ato ndërkombëtare.
Standardet mund të jenë de jure, të
lejuara nga organizata e pranuar, ose de facto,
si rezultat i aplikimit të një numri të madh të
shfrytëzuesve (standardi industrial).
Standardi ndërkombëtar është standard
që i jepet në shërbim opinionit kur e ka
pranuar
organizata
ndërkombëtare
për
standardizim. Standardi evropian është
standard të cilin e ka miratuar ndonjë
organizatë evropiane për standardizim.
Ndërsa, standardi nacional është ai standard
të cilin e ka pranuar ndonjë organ kombëtar i
shtetit të caktuar.
Agjencia për standardizim e Kosovës
(ASK), si institucion ekzekutiv, është
themeluar në prill të vitit 2005, në kuadër të
Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë. ASK-ja,
është organ i vetëm standardizues kosovar,
në harmoni me ligjin dhe me Kartën Evropiane
të Ndërmarrjeve të Vogla.
 Qëllimi kryesor i ASK-së është:
-Të kontribuojë në kualitetin
e prodhimeve vendore dhe
shërbimeve si dhe konkurueshmërinë,
-Të ndihmojë në reduktimin e barrierave teknike në tregti,
-Të lehtësojë njohjen e produkteve kosovare në tregun e jashtëm,
-Të ndërgjegjësojë biznesin për rolin dhe rëndësinë e standardeve
evropiane dhe ndërkombëtare,
-Të përafrojë praktikat e IC-së kosovare me ato të organizmave
homolog të BE-së,
-T’u përgjigjet kërkesave të OBT-së për standardet dhe rregullat
teknike.
-Të adoptojë standardet evropiane dhe ndërkombëtare,
-Të
plotësoj kërkesat e anëtarësimit në ISO/IEC dhe
CEN/CENELEC,
-Të avancoj standardizimin kosovar në nivelin e organizmave
homologe rajonale dhe evropiane.

ASK-ja ka dy njësi organizative brenda saj:
-Njësinë e standardizimit dhe
-Njësinë e akreditimit.
 Procesi i standardizimit
Procsi i standardizimit përbëhet nga:
-Identifikimi i fushave dhe termave
përkatëse për standardizim,
-Identifikimi i kompanive krahasuese,
-Zgjedhja e metodës së grumbullimit të të
dhënave dhe mbledhja e tyre,
-Identifikimi i pengesave dhe mënjanimi i
tyre në krahasim me të tjerët,
-Projektimi i përsosmërisë në të
ardhmen,
-Komunikimi i përfundimeve të gjetura
dhe afrimi i partnerëve,
-Vendosja e qëllimeve funksionale,
-Zhvillimi i planeve të veprimit,
-Zbatimi i planeve dhe matja e progresit,
-Rishikimi i standardizimit.
Standardizimi duhet të jetë një proces i
vazhdueshëm me ritme të caktuara të
zhvillimit në përputhje me nevojat e
parashtruara në konkurrencën e tregjeve
botërore.
 Aktivitete tjera që lidhen me standardizimin
 Akreditimi është njohja zyrtare, autorizimi
dhe regjistrimi i një laboratori që
demonstron se është i aftë, kompetent dhe i
besueshëm për të kryer detyrat e tij. Pra,
akreditimi është përcaktimi i aftësisë së një
laboratori për të kryer analiza dhe për të
dhënë raporte të vlefshme dhe të
besueshme, të njohura dhe të pranuara.
Këto laboratore njihen zyrtarisht nga
institucione shtetërore që janë të autorizuar
për dhënien e akreditimit.
Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të
sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi akreditim
përkufizohet si vijon:

Me Akreditim kuptohet procedura e
njohjes zyrtare, nga një organizëm i
autorizuar, te kompetencës së një organi për
vlerësimin e konformitetit me standardet dhe
rregullat teknike për të kryer detyra të tilla, si
testim, kalibrim, certifikim, inspektim.
Me Autorizim
kuptohet dhënia, nga
ministritë dhe institucionet tjera qëndrore
përkatëse të drejtës për të kryer vlerësimin e
konformitetit me standardet dhe rregullat teknike
të produkteve, proceseve, shërbimeve në sferën
e detyrueshme, organeve publike ose privatë,
vendas ose të huaj që kryejnë veprimtari në
territorin e Kosovës.

Konformitet – është plotësimi nga një
produkt, proces apo shërbim i kërkesave të
specifikuara.
Vlerësimi i konformitetit është çdo
veprimtari me të cilën në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë vlerësohet nëse
janë plotësuar kërkesat e caktuara.
Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të
sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi çertifikim
përkufizohet si vijon:
Me Çertifikim kuptohet veprimtaria e një
pale të tretë e të pavarur e cila vërteton nëse
procesi, shërbimi ose produkti në fjalë
plotëson kërkesat e veçanta të standardeve
përkatëse, rregullat teknike ose akteve
normative në fuqi
Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të
sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi çertifikata
e akreditimit përkufizohet si vijon:
Çertifikata e akreditimit është dokument
në bazë të së cilës vërtetohet kompetenca për
kryerjen e detyrave të veçanta në fushën e
vlerësimit të konformitetit me standardet dhe
rregullat teknike,

Weitere ähnliche Inhalte

Andere mochten auch

Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor JRrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeMekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesRrahim Maksuti
 
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKEPërpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKERrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikMekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikRrahim Maksuti
 
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Rrahim Maksuti
 
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerjeLigjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerjeRrahim Maksuti
 
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKEMetodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKERrahim Maksuti
 

Andere mochten auch (17)

Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
 
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeMekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
 
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKEPërpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
 
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikMekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
 
Ese Pedagogjie
Ese PedagogjieEse Pedagogjie
Ese Pedagogjie
 
Ligjerata 2
Ligjerata 2Ligjerata 2
Ligjerata 2
 
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
 
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerjeLigjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
 
Ligjerata 1
Ligjerata 1Ligjerata 1
Ligjerata 1
 
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKEMetodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
 

Mehr von Rrahim Maksuti

Vetitë mekanike-libri
Vetitë  mekanike-libriVetitë  mekanike-libri
Vetitë mekanike-libriRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicMekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëseMekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëseRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveMekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisëMekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisëRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimitMekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimitRrahim Maksuti
 
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-IEnergjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-IRrahim Maksuti
 
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-PërkthimVetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-PërkthimRrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëseINXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëseRrahim Maksuti
 

Mehr von Rrahim Maksuti (10)

Vetitë mekanike-libri
Vetitë  mekanike-libriVetitë  mekanike-libri
Vetitë mekanike-libri
 
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicMekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
 
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëseMekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
 
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
 
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveMekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
 
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisëMekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
 
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimitMekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
 
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-IEnergjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
 
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-PërkthimVetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëseINXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
 

Provat dhe kontrolli i materialeve

  • 1.  STANDARDED DHE STANDARDIZIMI Të gjitha provat e materialeve bëhen përherë në laboratoret përkatëse me qëllim të përcaktimit të vetive të materialeve të ndryshme. Njëherit edhe nëpër fabrika të ndryshme bëhen provat përkatëse në fazën e fillimit, në mesfaza dhe në fazën e përfundimit të produkteve të ndryshme, të prodhuar nga materiale të ndryshme. Me qëllim që rezultatet e provave dhe hulumtimeve të materialeve të cilat kryhen në vende të ndryshme të mund të krahasohen dhe plotësisht të njihen, është e domosdoshme që ato të bëhen në kushte plotësisht të njëjta.
  • 2. Kushtet (konditat) e realizimit të provave, përkatësisht kontrollit, janë të definuara me nëpërmjet standardeve përkatëse, ku në mënyrë të detajuar përshkruhen të gjitha aktivitetet që duhet ndërmarrë gjatë realizimit të provave, përkatësisht kontrollit të materialeve. Vlen të theksohet se përshkrimi i këtillë i aktiviteteve për realizimin e provave, përkatësisht kontrollit të materialeve, eliminon rrezikun e përfitimit të rezultateve që nuk mund të krahasohen.
  • 3.  Çka janë standardet? Standardet janë dokumente teknike, vullnetare, të cilët: -përmbajnë specifikime teknike për produkte apo shërbime të fushave të ndryshme, -përgatiten me propozimin e palëve të interesuara, pjesëmarrës ose jo në Komitetet Teknike të formuara për këtë qëllim, -bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkëkohor të teknologjisë, -miratohen me konsensus nga Komitetet Teknike dhe ratifikohen edhe nga organe tjera më të larta, varësisht prej nivelit të standardit -vihen në dispozicion të kujtdo.
  • 4. Sipas Ligjit për standardizim (Nr.2004/12) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi standard përkufizohet si vijon: Standardi- është specifikim teknik, i miratuar nga Agjencia për standardizim e Kosovës, për përdorim të vazhdueshëm, aplikimi i të cilave është i paobligueshëm dhe shërben si dokument për arritjen e nivelit të cilësisë.
  • 5.  Çka janë rregullat teknike? Rregullat teknike janë akte normative (nënligjore) me karakter teknik, të cilat vendosin kritere për prodhimin, kontrollin, tregëtimin e produkteve të ndryshme, në funksion të sigurisë së jetës. Rregullat teknike përgatiten nga organet përkatëse dhe institucionet tjera dhe i dedikohen një fushe, përkatësisht një veprimtarie të caktuar. Rregullat teknike janë të detyrueshme për zbatim nga subjektet fizike dhe juridike, të fushës përkatëse.
  • 6. Sipas Ligjit për standardizim (Nr.2004/12) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi rregulla teknike përkufizohet si vijon: Rregullat Teknike - janë aktet nënligjore me karakter teknik të cilat i përcaktojnë karakteristikat e produkteve, proceset e prodhimit të tyre, ku përfshihen edhe masat administrative që zbatohen në rast të shkeljes së tyre. Rregullat teknike mund të përmbajnë terminologjinë, simbolet, ambalazhin, shënjimet ose kërkesat për etiketimin që kanë të bëjnë me produktin, procesin apo metodën e prodhimit.
  • 7.  Çka është standardizimi? Standardizimi është veprimtaria për përcaktimin e rregullave dhe pjesëmarrjen e të gjithë atyre që janë të interesuar dhe që u përkasin, si dhe zbatimin e këtyre rregullave. Në kuadët të fushës së materialeve, nëpërmjet kësaj veprimatrie përcaktohen rregulla që u dedikohen provave dhe kontrollit të materialeve. Duke i zbatuar këto rregulla në këtë fushë, sigurohet mundësia e realizimit të provave dhe kontrollit në kondita të njejta dhe në laboratorë të ndryshëm.
  • 8. Sipas Ligjit për standardizim (Nr.2004/12) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi standardizim përkufizohet si vijon: Standardizim – është veprimtaria për përcaktimin e standardeve me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e gjithë atyre që janë të interesuar.
  • 9. Pra, standardizimi është aktivitet i vendosjes së tërësisë së rregullave (standardeve) dhe i vënies në zbatim i tyre, duke synuar sigurimin e uniformitetit në të gjitha fushat dhe në rastin konkret në fushën e provave dhe kontrollit të materialeve. Veprimtaria e standardizimit është tejet e rëndësishme nga se shfaq benificione të caktuara në aspektin teknik, ekonomik dhe në aspektin social. Nga veprimtaria e standardizimit përveç tjerash, përfiton konsumatori nga se nëpërmjet kësaj veprimtarie sigurohet cilësi e lartë e produkteve dhe e shërbimeve.
  • 10. Standardet vendosin Standarde! Ato çojnë përpara ndryshimin, lehtësojnë arritjen e cilësisë, japin siguri, unifikojnë metodat e provave dhe procedurat dhe lehtësojnë në përgjithësi komunikimin duke përcaktuar çfarë është një “standard” për produktet dhe shërbimet. Standardet përgatiten nga ata që i zbatojnë ato në praktikë dhe që dinë ekzaktësisht se për çfarë janë ato. Standardet kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit.
  • 11. Sipas IO/IEC 2: 1996: “Standardi është dokument për përdorim të shumtë dhe të përgjithshëm, i aprovuar me koncensus, i lejuar dhe i pranuar nga institucionet, që përmban rregullat, udhëzimet dhe karakteristikat e veprimtarisë e të rezultateve të tyre si dhe garanton shkallën më të mirë të rregullshmërisë në rrethana të caktuara”. Standardet janë dokumente teknike me karakter ndërkombëtar, regjional, kombëtar ose te niveleve tjera të cilët i përgatisin palët e interesuara (firmat, konsumuesit, punëtorët, institucionet publike) në bazë të disa parimeve (p.sh., koncensusit, sinqeritetit dhe qartësisë).
  • 12. Standardet mund të kenë role me rëndësi në legjislacion, para se gjithash në dispozitat teknike. Nëse ligjdhënësi i përfshin standardet në aktin ligjor ose i udhëzon në to në çfarëdo mënyre, standardet mund të marrinë vlerën e vërtetë. Kështu standardet bëhen pjesë e kërkesave të aktit ligjor të veçantë ose të sistemit. Me standardizim nënkuptohet mekanizmi i cili u mundëson palëve të interesuara që me koncensus, e veprime të hapëta dhe të qarta në kuadër të institucioneve të pranuara për standardizim t’i definojnë specifikacionet teknike, të cilat me integrimin publik i pranohen si standarde.
  • 13. Standardizimin në të vërtetë e përbëjnë tërësia e veprimeve të cilat punën e caktuar profesionale (standardin), eksperiencën e vërtetuar e promovojnë në normë juridike, kjo do të thotë obligim për të gjithë ata të cilët merren me veprimtarinë e caktuar, që në të vërtetë parakushtëzojnë veprimet për punë cilësore. Këtë e vërteton edhe vetë mënyra e përcaktimit të standardit të veprimit në çdo proces të punës dhe në çdo veprimtari tjetër jetësore me karakter prodhues ose shërbyes për përmbushjen e nevojave të përditshme jetësore.
  • 14. Shikuar në sytë e shfrytëzuesit, standardet sigurojnë nivelin e pranuar të cilësisë së prodhimit dhe të shërbimeve nga burime të ndryshme. Standardet mundësojnë: - zgjerimin e arritjeve akademike dhe të publikimeve në nivel ndërkombëtar, - përdorimin e lehtë në komunikimin elektronik, - zvogëlimin e shpenzimeve të nevojave të përgjithshme të shërbimeve informative dhe në këmbimin e burimit të informatave.
  • 15. Standardet kanë rol të rëndësishëm në të gjitha lëmitë e jetës njerëzore, prej teknologjisë, industrisë, shkencës deri të bartja e informatave dhe e dijës. Pa standarde vështirë se mund të paramendohen proceset integruese që shërbejnë në këmbimin e informatave në mënyrë efikase dhe të sigurt, në kapacitetet e prodhimeve duke përkufizuar dallimet, në tregtinë më të lehtë dhe këmbimin ndërkombëtar të prodhimeve, në shërbimet dhe në informacionet, andaj janë të një rëndësie të madhe në integrimet globale në të gjitha nivelet.
  • 16.  Parimet e standardizimit Parimet qenësore për pjesëmarrje në përpilimin dhe aplikimin e standardeve janë: - koncensusi, - transparenca, -mbështetja në veprimet shkencore të dëshmuara, - bashkëkohësim i përherëshëm.
  • 17. Standardet shërbejnë për këmbimin efikas dhe të sigurt të informatave, rezultatet e prodhimeve, përkufizimin e dallimeve dhe organizimin e ndërlidhjeve të prodhimeve të ndryshme, tregtisë së lirë dhe këmbimit ndërkombëtar të prodhimeve, shërbimeve dhe të informatave. Në mënyrë që standardet të jenë për të gjithë të pranueshme dhe të përshtatshme për përdorim, standardizimi bazohet në parimet e të gjitha palëve të interesuara, marrëveshjeve të tyre koncesuale si garanci e aplikimit të përhershëm në vazhdimësi të standardeve dhe transparenca e punës.
  • 18.  Niveli i standardeve Në nivelin më formal standardet përbëjnë rregulla dhe dispozita të cilat i bien dhe i miratojnë organizatat, agjencitë dhe institucionet që kanë të bëjnë me punën e tyre. Mund të jenë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Aplikimi i tyre është nuk është obligativ, dhe për atë kujdesët qeveria, organet disiplinore dhe shoqatat profesionale.
  • 19.
  • 20. Niveli i standardeve ISO Ndërkombëtar EN Regjional DIN, BS, SSH, SK Kombëtar VDI-Verein Deutscher Ingenieure Industrial ASTM-American Society for Testing and Materials Intern Vlejnë dhe zbatohen në kuadër të një fabrike
  • 21.  Standarde Kombëtare (nacionale): -ONORM-Austri, -NBN-Belgjike, -BDS-Bullgari, -NS-Norvegji, -JIS-Japoni, -PN-Poloni, -SSH-Shqiperi, -STAS-Rumani, -UNE-Spanje, -SS-Suedi, etj.etj.
  • 22. Standardet kombëtare (nacionale) cilët përdoren më së shumti janë: -DIN-Gjermani, -UNI-Itali, -ANFOR-France, -GOST-ish BRSS, -ANSI-SHBA, -BS-Britani e Madhe, -AS-Australi, të
  • 23. Me qëllim të arritjes së një pajtueshmërie sa më të madhe në mes të standardeve nacionale (kombëtere) është themeluar standardi internacional (ndërkombëtar)-ISO. Vlen të theksohet se ky standard ka karakter rekomandues dhe nga shumë shtete është marrë si bazë për standardet e tyre.
  • 24.
  • 25. Disa nga standardet e serisë ISO ISO 9001 ISO 27001 OHSAS 18001 ISO 14001 ISO 17025 ISO 31000:2008 ISO 22000 ISO 26000 IFS HACCP
  • 26.  Klasifikimi ndërkombëtar i standardeve (International Classification for Standards- ICS) Në kuadër të këtij klasifikimi ndërkombëtar të standardeve, ekzistojnë tre nivele.Vlen të theksohet se niveli i parë përmbledh 40 veprimtari për standardizim dhe çdo veprimtari shenjohet me numër dyshifrorë: p.sh.: Metalurgjia ka shifrën.....77 Çdo veprimtari përmbledh fushat përkatëse koresponduese dhe shenjohen me numër treshifrorë, p.sh.:
  • 27. 77.040 ........Provat e metaleve 77.020.........Prodhimi i metaleve, etj. Çdo fushë përmbledh tematikat përkatëse koresponduese dhe shenjohen me numër dyshifrorë, p.sh.: 77.040.10.......Provat mekanike (me shkatërrim), 77.040.20......Kontrolli pa shkatërrim (defektoskopia), 77.040.30........Analizat kimike e kështu me radhë.
  • 28. Të gjithë standardet, pavarsisht nivelit, që u dedikohen realizimit të provave dhe kontrollit të materialeve, kryesisht përcaktojnë: -marrjen e mostrave, -formën e mostrave -përgatitjen e mostrave, -metodën e provës dhe ecurinë e saj, para, gjatë dhe pas realizimit të provës, përkatësisht kontrollit, -protokollin (raportin) e provës, përkatësisht kontrollit, etj.
  • 29.  Qëllimet e standardizimit Të bazuar në rregullat dhe parimet e përgjithshme, qëllimet e standardizimit janë: - ngritja e nivelit të sigurisë së prodhimeve dhe proceseve, ruajtja e shëndetit të njerëzve dhe mbrojtja e ambientit, - nxitja e cilësisë së prodhimeve, proceseve dhe shërbimeve, - sigurimi gjithëpërfshirës i përdorimit në punë, material dhe energji, -përmirësimi i efikasitetit të prodhimit, përkufizimi i dallimeve, sigurimi i pajtueshmërisë dhe këmbimeve, - mënjanimi i pengesave teknike në tregtinë botërore.
  • 30.  Organizatat dhe standardizimi në botë Në botë ekziston rrjeti botëror për standarde - WSSN - World Standards Services Network. Ai është rrjet publik i organizatave për standardizim. International Organization for Standardisation (ISO) – Organizata Ndërkombëtare për Standardizim është lidhje e institucioneve ndërkombëtare për standarde. Ajo është agjencia më e rëndësishme për standarde, në punën e të cilës janë të përfshirë rreth 40.000 ekspertë. Si organizatë joqeveritare është themeluar në vitin 1947.
  • 31. Sot ka 157 anëtarë nga tërë bota dhe deri me tani ka publikuar më tepër se 16.000 standarde ndërkombëtare. Në botë ekzistojnë edhe shumë organizata tjera, të ranguara në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe nacional. Ndër organizatat më të njohura për standardizim duhet përmendur: -IEC (International Electrotechnical Commission - Komisioni Ndërkombëtar për Elektroteknikë), - ITU (International Telecommunication Union Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit),
  • 32. - ANSI (American Nacional Standards Institute ANSI -Instituti Nacional Amerikan për Standarde). ANSI nuk përpilon norma, por organeve të tij u ndihmon në punën e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në përpilimin e standardeve, NISO (National Information Standards Organization - Organizata Nacionale Informative për Standarde), - CEN (Comité Européen de Normalisation Këshilli Evropian për Standardizim, - CENALEC (Comité Européen de Normalisation Electrotech-nique - Këshilli Evropian për Standardizim Elektroteknik, - WTO (World Trade Organization -Organizata Botërore e Tregtisë), - ETSI (European Telecommunications Standards Institute - Instituti Evropian për Standarde të Telekomunikacionit).
  • 33. ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizim) është federatë botërore e organeve kombëtare për standarde (anëtarët e ISO). Puna në përgatitjen e standardeve ndërkombëtare bëhet në komitetet teknike të ISO. Çdo anëtare e ISO, kur është e interesuar për objekt të punës së ndonjë nga komitetet teknike themelore, ka të drejtë që të delegon përfaqësuesit e vetë në atë komitet. Në këtë punë marrin pjesë organizatat ndërkombëtare, organizata qeveritare dhe joqeveritare, të cilat janë të ndërlidhura me ISO-n. ISO bashkëpunon ngushtë me Komisionin Ndërkombëtar të Elektronetknikes (IEC) në lidhje me të gjitha çështjet e standardizimit në lëmin e elektroteknikës.
  • 34. Projektet e standardeve ndërkombëtare përpilohen sipas rregullave që janë dhënë në ISO/IEC Udhëzimet, Pjesa 3. Detyra themelore e komitetit teknik është përgatitja e standardëve ndërkombëtare. Projektet e standardeve ndërkombëtare të cilët i kanë aprovuar komitetet teknike përkatëse ua dërgojnë të gjithë anëtarëve të saj për votim. Në mënyrë që standardi ndërkombëtar të publikohet, është e nevojshme që ta aprovojnë së paku 75% e anëtarëve që votojnë. Në raste të jashtëzakonshme, kur komiteti teknik ka grumbulluar të dhëna të cilat dallohen nga ato të cilat në mënyrë të rëndomtë janë publikuar në standardet ndërkombëtare (“shkalla e zhvillimit”, p.sh.) mund të vendoset edhe me shumicën e votave të anëtarëve me të drejtë të plotë që të publikohet raporti teknik.
  • 35. ISO dhe IEC ( komisioni ndërkombëtar për elektroteknikë) së bashku përfaqësojnë sistemin e standardizimit ne botë. Organizatat nacionale që janë anëtare të ISO-s dhe IEC-së marrin pjesë në zhvillimin e standardeve ndërkombëtare nëpërmjet komiteteve teknike, që janë formuar të punojnë në fusha të caktuara. Përveç këtyre organizatave këtu vlen të përmendet edhe Organzata (konferenca )ndërkombëtare për akreditimin e laboratoreve (ILAC- International Laboratory Accreditation Conference).
  • 36. Raporti teknik plotësisht është i natyrës informative dhe nuk propozon revidim deri në atë kur vlerësohet se të dhënat e siguruara nuk vlejnë më ose nuk janë më të dobishme. Iu tërhiqet vëmendja në mundësinë që disa nga këto elemente të kësaj pjese të standardit ndërkombëtar ISO 15489 mund të bëhen objekt e të drejtës së pronësisë intelektuale. ISO nuk bartë përgjegjësinë për identifikimin e sëcilës prej të gjitha atyre të drejtave.
  • 37.  Përgatitja dhe miratimi i standardeve Standardet ndërkombëtare zakonisht i përgatisin këshillat teknike të ISO, në bashkëpunim me organizatat e caktuara profesionale ndërkombëtare. Çdo institucion anëtar e interesuar për lëmin për të cilën është themeluar Këshilli Teknik ka të drejtë me qenë i përfaqësuar në këtë këshill. Organizatat ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare, të ndërlidhura me ISO marrin pjesë gjithashtu në këto punë. Projektet e standardeve ndërkombëtare të cilat i ka miratuar Këshilli Teknik u shpërndahen institucioneve anëtare për votim.
  • 38. Standardet ndërkombëtare nga koha në kohë mund të ndryshohen, përkatësisht i nënshtrohen revizionit, së paku çdo 5 vjet. Unioni Evropian krijon dhe harmonizon standarde të cilat i zëvendësojnë me qindra standarde kombëtare, kështu që ai sot është përpiluesi kryesor dhe parakusht i tregut të përbashkët dhe këmbimit global të informatave. Për aq sa është e mundur janë duke u pranuar standardet ndërkombëtare ISO dhe IEC, ndërsa ato vendore zbatohen vetëm kur nuk ekzistojnë ato ndërkombëtare.
  • 39. Standardet mund të jenë de jure, të lejuara nga organizata e pranuar, ose de facto, si rezultat i aplikimit të një numri të madh të shfrytëzuesve (standardi industrial). Standardi ndërkombëtar është standard që i jepet në shërbim opinionit kur e ka pranuar organizata ndërkombëtare për standardizim. Standardi evropian është standard të cilin e ka miratuar ndonjë organizatë evropiane për standardizim. Ndërsa, standardi nacional është ai standard të cilin e ka pranuar ndonjë organ kombëtar i shtetit të caktuar.
  • 40. Agjencia për standardizim e Kosovës (ASK), si institucion ekzekutiv, është themeluar në prill të vitit 2005, në kuadër të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë. ASK-ja, është organ i vetëm standardizues kosovar, në harmoni me ligjin dhe me Kartën Evropiane të Ndërmarrjeve të Vogla.
  • 41.  Qëllimi kryesor i ASK-së është: -Të kontribuojë në kualitetin e prodhimeve vendore dhe shërbimeve si dhe konkurueshmërinë, -Të ndihmojë në reduktimin e barrierave teknike në tregti, -Të lehtësojë njohjen e produkteve kosovare në tregun e jashtëm, -Të ndërgjegjësojë biznesin për rolin dhe rëndësinë e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, -Të përafrojë praktikat e IC-së kosovare me ato të organizmave homolog të BE-së, -T’u përgjigjet kërkesave të OBT-së për standardet dhe rregullat teknike. -Të adoptojë standardet evropiane dhe ndërkombëtare, -Të plotësoj kërkesat e anëtarësimit në ISO/IEC dhe CEN/CENELEC, -Të avancoj standardizimin kosovar në nivelin e organizmave homologe rajonale dhe evropiane. ASK-ja ka dy njësi organizative brenda saj: -Njësinë e standardizimit dhe -Njësinë e akreditimit.
  • 42.
  • 43.
  • 44.  Procesi i standardizimit Procsi i standardizimit përbëhet nga: -Identifikimi i fushave dhe termave përkatëse për standardizim, -Identifikimi i kompanive krahasuese, -Zgjedhja e metodës së grumbullimit të të dhënave dhe mbledhja e tyre, -Identifikimi i pengesave dhe mënjanimi i tyre në krahasim me të tjerët, -Projektimi i përsosmërisë në të ardhmen,
  • 45. -Komunikimi i përfundimeve të gjetura dhe afrimi i partnerëve, -Vendosja e qëllimeve funksionale, -Zhvillimi i planeve të veprimit, -Zbatimi i planeve dhe matja e progresit, -Rishikimi i standardizimit. Standardizimi duhet të jetë një proces i vazhdueshëm me ritme të caktuara të zhvillimit në përputhje me nevojat e parashtruara në konkurrencën e tregjeve botërore.
  • 46.  Aktivitete tjera që lidhen me standardizimin  Akreditimi është njohja zyrtare, autorizimi dhe regjistrimi i një laboratori që demonstron se është i aftë, kompetent dhe i besueshëm për të kryer detyrat e tij. Pra, akreditimi është përcaktimi i aftësisë së një laboratori për të kryer analiza dhe për të dhënë raporte të vlefshme dhe të besueshme, të njohura dhe të pranuara. Këto laboratore njihen zyrtarisht nga institucione shtetërore që janë të autorizuar për dhënien e akreditimit.
  • 47. Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi akreditim përkufizohet si vijon: Me Akreditim kuptohet procedura e njohjes zyrtare, nga një organizëm i autorizuar, te kompetencës së një organi për vlerësimin e konformitetit me standardet dhe rregullat teknike për të kryer detyra të tilla, si testim, kalibrim, certifikim, inspektim.
  • 48. Me Autorizim kuptohet dhënia, nga ministritë dhe institucionet tjera qëndrore përkatëse të drejtës për të kryer vlerësimin e konformitetit me standardet dhe rregullat teknike të produkteve, proceseve, shërbimeve në sferën e detyrueshme, organeve publike ose privatë, vendas ose të huaj që kryejnë veprimtari në territorin e Kosovës. Konformitet – është plotësimi nga një produkt, proces apo shërbim i kërkesave të specifikuara.
  • 49. Vlerësimi i konformitetit është çdo veprimtari me të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë vlerësohet nëse janë plotësuar kërkesat e caktuara. Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi çertifikim përkufizohet si vijon: Me Çertifikim kuptohet veprimtaria e një pale të tretë e të pavarur e cila vërteton nëse procesi, shërbimi ose produkti në fjalë plotëson kërkesat e veçanta të standardeve përkatëse, rregullat teknike ose akteve normative në fuqi
  • 50. Sipas Ligjit për akreditim (Nr.02/L-43) të sjellë nga Kuvendi i Kosovës, termi çertifikata e akreditimit përkufizohet si vijon: Çertifikata e akreditimit është dokument në bazë të së cilës vërtetohet kompetenca për kryerjen e detyrave të veçanta në fushën e vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike,