SlideShare a Scribd company logo
1 of 111
Download to read offline
SHMM:”Dr. Asllan Elezi”
                                                   Gjilan




                              Viti shkollor 2011/2012


Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të




                    Kjo dispensë është për përdorim
               internë për lëndën Teknologjia e
               Informacionit dhe Komunikimit që mësohet
               në klasën e XII në Shkollat e Mesme të
               Mjekësisë.
               Në këtë dispencë kemi paraqitur pjesë të
                      materialit për këtë lëndë.




                                                                   Gjilan
                                                                   Shtator 2011



                                                           2/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012




                  Hyrje - Kodet dhe kodimi i informatës

               Me qëllim të transmetimit të informatës përmes pajisjes
               transmetuese, ajo duhet të përpunohet, ashtu që procedimi të
               jetë efikas dhe kualitativ.
               Një mënyrë e përpunimit të sinjaleve është kodimi. Me
               zgjedhje të mirë të kodit mundësohet mbrojtja e duhur e
               sinjalit nga pengesat, përkatësisht transmetimi kualitativ i
               tij.
               Ekzistojnë sisteme koduese të cilat iu përmbahen dhe që nuk
               iu përmbahen sistemeve numerike natyrore.
               Vargu i zgjedhur i kombinimit të numrave sipas ndonjërit
               sistem kodues quhet kod.
               Kodet dallojnë sipas bazës dhe numrit të elementëve të
               mundshëm për krijimin e kombinimeve. Baza (b) e ngritur në
               fuqi me numrin e elementëve të mundshëm (m) paraqet numrin e
               kombinimeve të mundshme të një kodi, pra:
                bn
                Në përdorim më së tepërmi janë: kodi binar, decimal dhe
               heksadecimal.
               Kodi binar është mjaft i rëndësishëm, sepse është mjaft i
               thjeshtë, përmban vetëm dy simbole, 0 dhe 1, kështu është i
               përshtatshëm për pajisjet digjitale elektronike të cilat
               njohin vetëm dy gjendje stabile, 0 dhe 1. Baza këtij kodi
               është 2.
               Kodi decimal është mjaft interesant për arsye se shumica e
               komunikimeve njërëzore realizohet përmes tij. Baza e këtij
               kodi është 10. Siç dihet simbolet e këtij kodi janë: 0, 1,
               2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9.
               Kodi heksadecimal është i përshtatshëm për lokalizimin e
               informatave ku një lokacion memories prej 8 bit-ësh
               shndërrohet në një bit. Baza e këtij kodi është 16. Simbolet
               e këtij kodi janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A, B, C, D,
               E dhe F. Kjo do të thotë se një përmbajtje e koduar duhet të
               përmbajë 16 simbole të ndryshëm prej x = 0 deri x = F.
                                                                          1                16

               Në rastin e përdorimit të kodeve, çështje me rëndësi paraqet
               kalimi prej një lloji të kodimit në tjetrin.



                                                           3/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të




                                                           4/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012



                      I.1. Konvertimi i numrave Binar, Decimal dhe
                                      Heksadecimal

               Le të shohim si qëndrojnë                      numrat       bazik     të   këtyre      tri
               sistemeve ndërmjet veti:




               Konvertimi i numrave bazik decimal dhe heksadecimal në
               numra binar siç është paraqitur më parë shpesh quhet edhe
               kodi EXCESS 3.
               Kështu pra numrat bazik heksadecimal janë: 0, 1, 2, 3, 4,
               5,   6,  7,   8,  9,  A  (dhjetë),   B  (njëmbëdhjetë), C



                                                           5/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               (dymbëdhjetë), D              (trembëdhjetë),            E    (katërmbëdhjetë),   F
               (pesëmbëdhjetë)




                                                           6/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012



                      Sistemi binar ose Sistemi me bazë 2 është sistem
               pozicional i të shkruarit të numrave duke përdorur vetëm dy
               shifra zakonisht përdoren shifrat {0 dhe 1}, në mënyrë
               analoge përdoret Sistemi oktal me bazë 8 i cili shfrytëzon
               8 shifra të ndryshme, Sistemi heksadecimal që përdor 16
               shifra të ndryshme pra Sistemi me bazë 16. Sistemi dekad
               ose dhjetor është Sistemi me bazë dhjetë i cili është
               Sistemi që përdoret në jetën e përditshme, në këtë sistem
               përdoren shifrat {0,1,2,3,4,5,6,7,8,dhe 9}.




                I.1.1        Lidhëshmëria në mes sistemit dekad dhe atij
                                             binar



               Sistemi dekad Sistemi binar
               0                    0000
               1                    0001
               2                    0010
               3                    0011
               4                    0100
               5                    0101
               6                    0110
               7                    0111
               8                    1000
               9                    1001

               I.2 Sistemi Binar

                 Sistemi binar është Sistemi i cili përbëhet prej dy
               shifrave 0 dhe 1, dhe ka për bazë të punës sistemin
               kompjuterik. Të gjitha informacionet të cilat ruhen në
               kujtësat e kompjuterit janë në këtë sistem. Kurdoherë bën
               të dihet të kalohet prej një Sistemi numerik në një tjetër.

               I.2.1          Mbledhja



                                                           7/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               Mbledhja e numrave binar është mjaftë e thjeshtë. Ja dhe
               rregulla e mbledhjes:
               0 + 0 → 0
               0 + 1 → 1
               1 + 0 → 1
               1 + 1 → 0, bartët 1
               1 + 1 + 1 → 1, bartët 1
                 1 1 1 1 1 (bartjet)
                   0 1 1 0 1
               +   1 0 1 1 1
               -------------
               = 1 0 0 1 0 0


               Shembull

                        1111                              11111
                                                        11111
               +        1111                           + 10000
                       11110                             101111




               I.2.2           Zbritja

               Zbritja e numrave binar bëhet nyejt si tek numrat dekad.
               Vetëm kur nuk ka huazim nga pozicioni me peshë më të madhe
               madhe.

               0   − 0 0 →
               0   − 1   →
                       1, merret 1 hua
               1   − 0 1 →
               1   − 1 0 →
                     * * * *    (të huazuarat)
                   1 1
                     0 1 1 1 0
               −     1 0 1 1 1
               ----------------
               = 1 0 1 0 1 1 1


               Shembull
                                                               10000
                             11101                           - 1111
               -             10011                              00001


                                                           8/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012


                            01010

               I.2.3          Shumëzimi
               Edhe shumëzimi bëhet njësoj si tek numrat dekad, duke
               shumëzuar çdo numër. ja një shembull i shumëzimit të
               numrave binar:



                             1 0 1 1
                         × 1 0 1 0
                         ---------
                           0 0 0 0
                   +     1 0 1 1
                   +   0 0 0 0
                   + 1 0 1 1
                   ---------------
                   = 1 1 0 1 1 1 0




               I.2.4          Konvertimi i numrave                    decimal - binar

               Për ta kthyer një numër dekad në numër binar duhet që ai
               numër të pjesëtohet me dy. Pa marrë parasysh nëse mbetjet e
               pjesëtuar janë më shumë se 1 ajo shënohet 1. kur numri i
               pjesëtuar me 2 p.sh 120 : 2 =60 (ku nuk ka mbetje), atëherë
               numri binar i fituar është zero d.m.th 0 mbetje.
                    Operacioni   Mbetjet
                       118 ÷ 2 = 59 0
                       59 ÷ 2 = 29        1
                       29 ÷ 2 = 14        1
                       14 ÷ 2 = 7         0
                       7 ÷ 2 = 3          1
                       3 ÷ 2 = 1          1
                    1 ÷ 2 = 0    1
               Pra, numri binar lexohet prej poshtë-lartë. Ai mund të
               shkruhet në formë të numrit dekad si këtu 1110110.



                                                           9/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të




               I.2.5           Konvertimi nga numri decimal ne binar
               Në vijim le të veprojmë në mënyrë të anasjelltë,                     pra
               konvertimin e numrit decimal 53 në numër binar.
               53 : 2 = 26 mbetja 1
               26 : 2 = 13 mbetja 0
               13 : 2 = 6 mbetja                   1
               6 : 2 = 3             mbetja 0
               3 : 2 = 1             mbetja 1
               1 : 2 = 0             mbetja 1
               Kështu kur të shkruhen me radhë shifrat binare para numrave
               2 në fuqitë prej 5, 4 deri në 0 fitohet ky numër binar
               110101 pra i cili është i barabartë me numrin decimal 53.

               (110101)2 =( 53)
                                        10


               Kështu numri binar 110101 është i barabartë me numrin
               decimal 53.


               I.2.6           Konvertimi i numrave binar - decimal


               Le të shohim si konvertohet numri binar 110101 në numër
               decimal.
               Tabela e numrit 2 në fuqinë e 7, 6 ... 0:


                               7    6     5    4       3   2      1     0
                            2  2  2  2 2                   2     2      2
                           128 64 32 16 8                  4     2      1


               Shembull

               (110101)
                           2
               Duke e ditur se numrat binar kanë bazën 2 atëherë numri i
               dhënë ka 6 shifra dhe duke numëruar nga zeroja shifra e
               parë nga e majta (fillimi) duhet shoqëruar me numrin 2 në
               fuqinë 5, pasta shifra e dytë me numrin 2 në fuqinë 4 e



                                                               10/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                            Viti shkollor 2011/2012

               kështu me radhë deri të shifra e fundit çdoherë shoqërohet
               me numrin 2 në fuqinë zero, pra:
                                      5        4             3            2       1         0
               (110101) = 1*2 + 1*2 + 0*2 + 1*2 + 0*2 + 1*2
                             2
               =1*32+1*16+0*8+1*4+0*2+1*1
               =32+16+0+4+0+1
               = (53) ,
                        10
               Kështu numri           binar        110101          është      i   barabartë       me   numrin
               decimal 53.

               Shembull.

               Shuma e dy numrave binare


                 1100111
               +1010111
               10111110

               I.2.7    Konvertimi i numrave decimal me pikë
               dhjetore në numra binar

               Ky lloj konvertimi kryhet kur numrin decimal e shumëzojmë
               me bazën e numrit binar (2).

               Shembull:
                                 (0,125)10
                                                    bartja
                                 0,125 *2=0,25      0
                                   0,25*2=0,50      0
                                     0,5*2=1        1
               (0,125)10=(0,001)2

               Shembull:

               (13,25)10=(?)2
               Së pari konvertojmë pjesën para pikës dhjetore e pastaj atë
               pas pikës dhjetore.


                                 Mbetja
                    13:2=6       1
                     6:2=3       0                                       bartja
                     3:2=1       1                           0,25*2=0,5 0
                     1:2=0       1                            0,5*2 =1,0 1

                                                                 11/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të




                        (13)2=(1101)2
               (0,25)10=(0,01)2

                       Dhe në fund:               (13,25)2=(1101,01)2


               Shembull:                            (0,13)=(0,00100001)2

                                                                                         Bartje
               (0,13)10=(?)2                                               0,13*2=0,26   0
                                                                           0,26*2=0,52   0
                                                                           0,52*2=1,04   1
                                                                           0,04*2=0,08   0
                                                                           0,08*2=0,16   0
                                                                           0,16*2=0,32   0
                                                                           0,32*2=0,64   0
                                                                           0,64*2=1,28   1

               I.2.8          Konvertimi i numrave binar - heksadecimal


               Numrat Binar është shumë lehtë të konvertohen në numra
               heksadecimal,   sepse  çdo   numër heksadecimal  është  i
               dizajnuar ashtu që ka nga katër bit (katër shifra) binar,
               kështu nëse kemi këtë numër binar:

               100011011011110101000100001

               vendosim presje për çdo katër shifra (duke filluar nga ana
               djathtë në të majtë):

               100,0110,1101,1110,1010,0010,0001 ←fillo nga kjo anë

               Meqë në fillim kanë mbetur tri shifra nuk prish asgjë nëse
               shtojmë një 0, dhe secilit grup katër shifror ia shoqërojmë
               numrin heksadecimal përkatës, pra:

               Binar: 0100,0110,1101,1110,1010,0010,0001

               Heksadecimal: 4 6 D E A 2 1


                                                          12/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012



               atëherë numri binar 100011011011110101000100001 është i
               barabitë me numrin heksadecimal 46DEA21.

               Në mënyrë të ngjashme bëhet edhe konvertimi i numrave
               heksadecimal në binar, vetëm veprohet anasjelltas duke ia
               shoqëruar secilës shifër heksadecimale nga katër numra


               Shembull:

               Të kthehet ne numer hexadecimal numri

                (101101.011101)2= (2D.74)16

                Sepse (00)10=2;
                           1101=D;
                           0111=7;
                           01(00)=4

               Ndërsa me kthim të hexadecimal ne binar duhet të paraqitët
               secila shifër me katër numra binar

               (3C.76)16=(00111100.01110110)2




               I.2.9    Kthimi i numrit binar ne oktal dhe
               anasjelltas

               Meqe baza e sistemit oktal eshtë 8, atëherë për paraqitjen
               e çfarëdoshme të numrit binar tri pozita të tij paraqesin
               një pozitë të sistemit oktal(pasi fuqia e 2-it ne të tretë
               është 8)

                Të kthehet ne sistemin oktal numri binar

               (100.10101)2=(4.52)8

               Sepse kemi
                    100=4;
                    101=5 dhe
                    01(0)=2




                                                          13/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


                Të kthehet numri (53.26)8 oktale ne binar(ketu secila
               shifer e numrit oktal paraqitët me tri shifra të numrit
               binar)
               (53.26)8=(101011.010110)2
                pasi qe
                5=101,
               3=011,
               2=010 dhe
                6=110



                       I.3 Kodet

               Duke qene se informacioni ne kompjuter është i organizuar
               ne vargje (sekuenca) bytes (8 bits) lind nevoja për të
               gjetur një mënyre qe gjithë informacionet e mundshme si
               tekst, video, fotografi,audio, etj. të konvertohen në një
               varg prej shenjash 0 dhe 1 (bytes ose bits). Ky është
               funksioni i kodeve. Kodi është një rregull (relacion) që
               përcakton korrespondencën e simboleve të ndryshme me të
               cilat shprehim informacionin me një varg shifrash 0 dhe 1.
               Një kod shume i përdorur ne shkencën e kompjuterit është
               kodi   ASCII   (American   Standard  for   Information   In-
               terchange). Ne ketë kod çdo simbol (shkronjë,numër, etj.)
               ka një korrespondent numerik (bi-nar ose dhjetor).

               Ne vazhdim shënojmë elementët e sistemit                             ASCI   sipas   të
               cilit edhe merren informata ne PC-të.




                                                          14/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012




               Për të kuptuar me mire                   se    si    funksionon       ky    kod   shohim
               tabelën e mëposhtme.


               Kodi_kimi i fjalës "prova"

               Fjala

               p                r             o                v                      a

               01110000 01110010              01101111        01110110
                    01100001

               Ky është një shembull i thjeshtë por i qartë për të kuptuar
               se si informacionet mund të konverto-hen ne vargje numerike
               qe mund të përpunohen nga kompjuteri.


               Shembuj të shënimeve të të dhënave ne PC
               _ Duke u mbështetur ne sistemin ASCI të behet paraqitja e
               të dhënave ne kompjuter për këto shënime:

               _ Tung

               _ Tungjatjeta




                                                          15/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               _   Zgjedhje   :   shprehja  Tung   merret  nga   shkronjat
               T=34,u=117,n=110 dhe g=103
               _ Nga këto dhe tabela e mësipërme do të kemi këtë kombinim
               të paraqitjes 100010- 1110101-1101110-1100111,qe ne të
               vërtëtë paraqet formën pranuese të shënimit të mësipërm nga
               ana e kompjuterit.




                                                          16/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012




                         II. NË PËRGJITHËSI PËR INFORMIMIN –
                                     INFORMATËN

                    Informata në kuptimin e përgjithshëm paraqet lajm apo
               risi, të cilën e ofrojnë mjetet e informimit publik, lajme
               të cilat transmetohen nga pajisjet komunikuese.
               Informata mund të definohet edhe si cilësi e përcaktimit të
               parametrave të ndonjë përmbajtje e cila ka të bëjë me një
               përmbajtje tjetër.
               Definicioni teknik i informatës është: Informata është
               bashkësi e të dhënave (elementëve, ngjarjeve), të cilat
               shprehen   përmes ndonjë ligji  matematikor  të  gjasave
               (probabilitëtit).
               Sinjali paraqet bartësin e informatave, pra informata futët
               në sinjal.
               Simbolet paraqesin reprezentuesit e të dhënave (ngjarjeve).
               Lëmi e cila merret me studimin tëorik të informatës është
               Tëoria e Informimit e cila paraqet bazën tëorike të
               komunikimit tëknik të informatave, përkatësisht në kuptimin
               e ngushtë ka për detyrë të zgjedhë problemet e komunikimit.
               Teoria e Informimit mund të përkufizohet në prezantimin
               fizik të informatës në formën e saj kontinuele dhe diskretë
               si sinjal. Këto sinjale quhen transmetues të informatave.
               Si lëmi shkencore, Teoria e Informimit merret me formën
               matematike të informatës, kurse në kuptimin e zbatimit të
               saj    paraqitët    në    komunikacion,   rregullim   dhe
               kompjuteristikë.
               Informata   është   madhësi   e  matshme.   Malli   i   cili
               transportohet përmes mjeteve komunikuese quhet informatë .
               Mjetet komunikuese janë mjetë transporti ashtu si rrugët,
               hekurudhat, trafiku ajror etj, por këtu malli që bartët
               është informata.
               Informata mund të paraqitët në formën                                 e    fjalëve         të
               shkruara, zërit dhe fotografisë etj.
               Bazuar në këto dallohen këto forma të informatës:
                     - sintaksore
                     - skematike
                     - programore dhe


                                                          17/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


                     - estetike.

               Informata sintaksore (në formë të zërit) përbëhet nga
               këto elementë:
                     - lloji i burimit statistikor
                     - kufizimet lidhur me kodin
                     - siguria e kodimit
                     - kapaciteti i nevojshëm i linjës dhe kodimi optimal
                     -    numri i simboleve                në      përmbajtje       të   burimit   të
                         informatës dhe
                     - gjatësia e simboleve (fjalëve).

               Kështu forma sintaksore e informatës është një ndër format
               më të ulëta të paraqitjes së informatës, por prapë se prapë
               është prezentë në komunikacion.


               Informata           skematike
                                         i mundëson pranuesit të njohë
               përmbajtjen e informatës. Kështu pranuesi në memorien e tij
               duhet të ketë rregulla skematike, të cilat përcaktojnë
               përmbajtjen e secilës porosi. Gjuhët e shkruara natyrore
               janë forma më karakteristike e informatës skematike. Nëse
               dy   njerëz  nuk   flasin  të   njëjtën  gjuhë,  përmbajtja
               sintaksore do të jetë shumë e madhe (për shkak të numrit të
               madh të përpjekjeve për shpjegime), kurse përmbajtja
               skematike shumë e vogël ose gati kurrfarë. Pranuesi duhet
               të dijë kodin e dhënësit, e nëse këtë nuk e di, përmbajtja
               skematike e informatës është zero.
               Se çka nënkupton ndonjë fjalë në gjuhët natyrore është
               rezultat i marrëveshjeve, mund të jetë e ndryshme në raste
               dhe rrethana të ndryshme, ndryshon edhe si variabël në
               funksion të kohës. Kjo është e caktuar sipas rregullave
               formale logjike.
               Të   gjitha  mjetet   komunikuese  posedojnë   parametra të
               funksioneve logjike, të cilët iu mundësojnë të njohin
               porositë e caktuara, për të cilat edhe janë projektuar.
               P.sh. Pajisja telekomunikuese e njeh parapaguesin i cili
               dëshiron të vendosë lidhje ose kërkohet për një gjë të
               tillë. Filtri elektrik e njeh porosinë, përkatësisht
               urdhrin që disa sinjale duhet lëshuar e disa sinjale jo.
               Përmbajtja skematike e informatës ka rëndësi të madhe të
               pajisjet kriptografike të komunikimit. Kjo nënkupton që


                                                          18/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

               personat të cilët dëshirojnë të komunikojnë do të kenë
               protokollin e tyre të komunikimit, pra njërën nga metodat
               mbrojtëse të kodimit. Pala tjetër p.sh armiku i cili
               dëshiron të deshifroj këto informata, do të përdorë
               përmbajtje të gjata të informatave sintaksore, pra numër të
               madh        të        tentimeve       për        deshifrim.

               Informata programore zakonisht varet nga pranuesi dhe
               momenti i pranimit të ndonjë porosie. Disa porosi të cilat
               kanë përmbajtje të gjatë sintaksore dhe programore, mund të
               jenë përmbajtje programore zero. P.sh një lajm mjaft me
               rëndësi që merret me vonesë, nuk ka fare rëndësi, apo siç
               themi “e morëm vesh vonë se ...” . Faktori kryesor që e
               karakterizon informatën programore është vonesa në
               transmetim prej burimit deri të dedikimi. Të pajisjet
               komunikuese faktori i vonesës është përcaktues i
               shfrytëzimit të pajisjes. Shpejtësia e pranimit, përpunimi
               dhe dërgimi i informatave duhet të jetë e kënaqshme, ashtu
               që personat e interesuar të kenë informata të sakta në kohë
               të sakta.

               Informata    estetike paraqesin numër të pacaktuar të
               porosive   të   cilat   gjeneron   burimi   i  informatave.
               Papërcaktueshmëria është e caktuar me strukturën e burimit
               të tyre, pra sipas gjasës që porosia të përsëritët dhe
               varësinë e tyre. Kjo informatë është mjaftë e dëshirueshme
               sepse njeriun e kënaq përmes lojërave, zërave, notave ose
               ngjyrave. Mund të thuhet se informata estetike matët me
               raportin e pa pa-përcaktimit dhe përcaktimit.




                                                          19/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


                      II.3.         Ndarja e sinjaleve si transmetues të
                                            informatave


               Sinjalet si transmetues të informatave mund të kenë formë:
                     - kontinuale (të vazhdueshme) dhe
                     - diskretë (me shkëputje).

               Forma kontinuale e sinjaleve nënkupton sinjalin i cili nuk
               ka shkëputje sipas kohës, pra sinjal i cili për ekziston
               për çfarëdo vlere të kohës dhe ndryshimi i kësaj vlere për
               dy simbole fqinjë nuk ka kërcim, pra ndryshimi i tangjentit
               të këndit ndërmjet këtyre dy pikave është shumë i vogël sa
               mund të neglizhohet.
               Shembulli më i mirë i sinjaleve kontinuale janë sinjalet
               harmonike (fig). Informata kontinuale paraqitët në funksion
               të kohës dhe nuk ka shkëputje. Shembull i këtyre
               informatave janë të folurit dhe muzika.




                                   Fig.. Sinjali kontinual (i vazhdueshëm)

               Informatat kontinuele mund të shndërrohen në informata
               diskretë me gabim të vogël, nëse shfrytëzohen hapat kohor
               modular.   Që   të   shfrytëzohet   hapi   kohor  modular,
               shfrytëzohen sinjalet kontinuele pulsor, kështu kjo mënyrë
               mund të quhet edhe modulim pulsor apo diskret. Shembull i
               sinjalit diskret është informata telegrafike, ku sinjali
               përbëhet nga elementët me dhe pa rrymë. Në funksion të


                                                          20/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

               kohës paraqitën disa sinjale, pra funksione diskretë në
               formë të impulseve. I pari Morse i ka bartë këto sinjale,
               përkatësisht impulse të cilat i ka shënuar me kodin e tij.
               Sinjali ka vetëm dy intensitet 0 ose 1, në kohëzgjatje të
               ndryshme. Kodi i Morse-së paraqitët si kod binar.




                                                 Fig.. Sinjali diskret


                                II.4 LLOJET E LAJMIT – POROSISË


               Pajisjet komunikuese mundësojnë transmetimin e llojeve të
               ndryshme të lajmeve (porosive) – –informatave siç janë: me
               zë (të folme), të shkruara, muzikore, me foto statike, me
               foto lëvizëse, alarme të ndryshme, drejtuese, indikatorë,
               regjistruese dhe matëse si dhe porosi për mirëmbajtje dhe
               funksionim të vetë pajisjes.
               Porositë në përgjithësi mund të jenë të formës analoge ose
               diskretë (digjitale).
               Elementët   fundore   të  një  pajisje  komunikuese  quhen
               terminale.


                              II.4.1                  Porosia me zë


               Zëri natyror është si rezultat i rrymimeve të ajrit që
               vijnë prej mushkërive. Rrymimi i ajrit kalon nëpër


                                                          21/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               konfiguracione të ndryshme si të fytit, hundës dhe gojës,
               me ç’rast krijohen lloje të ndryshme të harmonikeve të
               zërit që quhen format. Kështu paraqitën një varg vibrimesh,
               amplituda (toni) e të cilave më e ulëta është 80 Hz, kurse
               më larta 12000 Hz.
               Pajisje përmes së cilës analizohet e pastaj sintetizohet
               zëri quhet Vocoder (voice-coder). Një pajisje të tillë e
               hasim të aparati telefonik, mikrofonat etj. Ekzistojnë
               lloje të ndryshme të vocodereve të cilët krijojnë zë, siç
               është rasti të robotët. Kjo i bënë mjaft aktuale këto
               pajisje.
               Parimi themelor i punës së vocoderit është analiza e
               spektrit të zërit, që nënkupton diagramin e zërit në
               funksion të frekuencës së tij.
               Duke ditur se zëri paraqet grup tingujsh apo fjalësh,
               atëherë për të folurën me zë është me rëndësi njohja e
               diagramit – spektrit të zërave të veçantë – shkronjave.




                               Fig.. Paraqitja e spektrit të zërit “A”




                                                          22/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

                                   Fig.. Paraqitja e spektrit të zërit “E”




                                                          23/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të



                Për transmetim të të folurit-zërit në ditët e sotme është e
               mjaftueshme linja transmetuese me kapacitet rreth 2400 bit/s
               dhe nivel të frekuencave rreth 400 Hz, me kualitet të
               transmetimit rreth 85%. Mundësi më të mëdha sot ofrojnë
               pajisjet digjitale, që veçohen me këto aspekte:
                - sinjali i të folurit është kod telekomunikues më i
               përbërë dhe më i shpejtë,
                - niveli i frekuencave është i kufizuar në nivelin e
               frekuencave të burimit
                - dinamika e sinjalit është e kufizuar me procesin e
               kuantizimit
                - në përgjithësi zhurma e kuantizuar e zvogëlon raportin
               sinjal/zhurmë,   mirëpo   me  shfrytëzimin   e    kompresimit
               logaritmik ky raport arrihet deri në 40dB.
                - Sinjali i të folurit mund të përshkruhet përmes
               funksioneve normale, duke shfrytëzuar transformimet lineare,
               kurse me përdorim të vocoderëve sasia e transmetimit të
               informatave mund të zvogëlohet edhe nën 600 bit/s
               . - Mundësohet ndërlidhja njëri-pajisje dhe identifikimi i
               folësit, përkthimi automatik i teksteve të ndryshme, tekstit
               të shkruar të të folurit etj.




                                                          24/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012




                         III. KOMPJUTERËT PËRSONAL – NJOHURI
                                     ELEMENTARE



                         III.1 Hardueri, Softueri dhe Teknologjia
                                        Informative


               Të gjitha sistemet kompjuterike janë të ndërtuara nga
               hardueri dhe softueri. Me fjalën harduer nënkuptojmë të
               gjitha pjesët fizike të një sistemi kompjuterik, duke
               përfshirë këtu vet kompjuterin si dhe komponentet periferike
               të   tij,    siç   janë   monitori,tastiera,miu,shtypësietj.
               Në anën tjetër softueri na mundëson që të operojmë me këto
               komponentet themelore të kompjuterit. Softueri është i
               përbërë nga një varg undhëzimesh që i tregojnë kompjuterit
               se çka duhet të bëjë. Nganjëherë softuerët thjeshtë i quajmë
               programet kompjuterike.

               Ekzistojnë dy lloje themelore të softuerit:

               1. Sistemet Operative – OS
               2.ProgrametAplikative

               Sistemi Operativ që është përgjegjës për menaxhimin e
               resurseve të kompjuterit zakonisht është i instaluar
               paraprakisht në kompjuter. Si shembuj të Sistemeve Operative
               mund të përmendim Windows 98, Windows 2000, UNIX, MS DOS
               etj.
               Programet Aplikative janë ato programe të cilat i kryejnë
               detyrat e caktuara për shfrytëzuesin. Si shembuj të
               programeve aplikative mund të përmendim Microsoft Word dhe
               brauserët si Internet Explorer dhe Netscape communicator. Pa
               njëri tjetrin hardueri
               dhe softueri nuk mund të funksiononjnë.

               Sot termin Teknologji Informative mund ta hasim çdokund. IT
               i referohet vet kompjuterëve, harduerit dhe softuerit,


                                                          25/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               kabllove, satelitëve, linjave telefonike dhe çdo gjëje që ka
               të   bëjë  me   krijimin,   ruajtjen   dhe  transferimin   e
               informatave. Teknologjia informative është bërë aq e
               rëndësishme saqë secila organizat sot ka departamentin e vet
               të Teknologjisë Informative.



               III.2           Llojet e kompjuterëve

               Sot ekzistojnë llojet e ndryshme të kompjuterëve. Ata
               dallohen ndërmjet veti për nga kapaciteti, shpejtësia, çmimi
               etj.

               Kompjuterët personal PC siç tregon edhe vet emri përdoren
               nga një shfrytëzues. PC janë kompjuterët më të zakonshëm që
               mund të gjinden nëpër zyret dhe shtëpit. Kompjuterët modern
               jenë shumë të fuqishëm, ata mund të ekzekutojnë njëkohësisht
               aplikacionet e ndryshme dhe të përdorin pajisjet e ndryshme
               për zë dhe video.

               Kompjuterët personal mund të lidhen me kompjuterët e tjerë
               në rrjetë. Shumica e bizneseve bashkëkohore përdorin
               kompjuterat e lidhur në rrjetë. Rrjeta përbëhet nga disa
               kompjuterë të cilët janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Ata
               mund të komunikojnë ndërmjet veti dhe t’i ndajnë resurset e
               përbashkëta si printerët.

               Kompjuterët në rrjetë ndryshe quhen edhe Klientët, ndërsa
               kompjuteri i cili i menaxhon resurset e tyre të përbashkëta
               në rrjetë quhet Server. Klientët gjithashtu varen nga
               serveri për hapjen e aplikacioneve dhe ruajtjen e të
               dhënave. Kopjuteri i rrjetës është më i lirë se sa
               kompjuteri personal pasiqë atij nuk i nevojitet hapësira e
               madhe       për      ruajtjen       e      të       dhënave.
               Kompjuterët personal dhe kompjuterët në rrjeta janë të
               njohur edhe si terminale inteligjente, sepse ata kanë
               procesorin dhe kujtesën e vetë me anë të të cilëve mund t’i
               kryejnë detyrat e caktuara në mënyrë të pavarur nga serveri.
               Kompjuterët më të mëdhenj mund t’i shërbejnë shfrytëzuesve
               të ndryshëm në terminalet e ndryshme. Këto terminale janë të
               njohura si terminale dumb, sepse ata përbëhen vetëm nga
               tastiera dhe monitori dhe nuk mund të kryejnë asnjë lloj të
               llogaritjes.

               Minikompjuterat janë të dizajnuar për llogaritjet komplekse


                                                          26/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

               dhe mund t’i shërbejnë një numri të shfrytëzuesve të lidhur
               për të nëpërmjet terminaleve. Këta kompjuterë janë më të
               shtrenjtë se sa kompjuterët personal.

               Kompjuterët e llojit Mainframe janë kompjuterët e mëdhenj të
               dizajnuar për të kryer detyrat me kërkesat e mëdha dhe janë
               në gjendje t’u shërbejnë shumë terminaleve. Kompjuterët
               Mainframe zakonisht përdoren nga institucionet e mëdha siç
               janë bankat, qeveria etj.

               Laptopët janë kompjuterët e lehtë mobil. Ata mund të
               përdoren çdokund, por më së tepërmi përdoren nga biznesmenët
               gjatë udhëtimeve. Për nga dizajni Laptopët janë shumë të
               ngjajshëm me kompjuterin personal dhe zakonisht përdoren nga
               një shfrytëzues në të njejtën kohë. Megjithatë edhe laptopët
               janë   më  të   shtrenjtë   se   sa  kompjuterët   personal.
               Sot ekzistojnë llojet e ndryshme të kompjuterit në përdorim.
               Varësisht nga dizajni dhe konfigurimi i tyre ata mund t’i
               shërbejnë një shfrytëzuesi, shumë shfrytëzuesëve apo të
               funksionojnë si pjesë e rrjetës.

               III.3           Pjesët kryesore të kompjuterit personal
                    Kompjuteri personal apo PC përbëhet nga një numër
               komponentesh fizike që ndryshe quhen harduer i kompjuterit.
               Në këto komponente harduerike hyjnë:
               Njësia Qendrore Procesuese apo CPU
               Një mori pajisjesh hyrëse/dalëse
               Dy llojet kryesore të kujtesës
               Pajisjet për ruajtjen e të dhënave

               Njësia Qendrore Procesuese (CPU) – paraqet pjesën e
               kompjuterit në të cilën bëhen llogaritjet dhe kryerja e
               instruksioneve.   Në  të   shumtën   e    rasteve e   quajmë
               shkurtimisht vetëm si procesor. CPU është një çip silikoni i
               cili ndodhet mbrenda njësisë sistemore të kompjuterit
               personal. Punon sikurse një kalkulator i vogël e i shpejtë
               duke i procesuar informatat që hyjnë në të dhe pastaj
               gjeneron   dhe   i   percjell   ato    në   dalje  të   tij.

               Pajisjet Periferike – janë të gjitha ato pajisjet që mund
               t’i shtohen kompjuterit tuaj. Këto pajisje periferike mund
               të jenë hyrëse dhe dalëse. Për t’i futur informatat në PC-në
               ju nevojitet një pajisje hyrëse. Tastiera dhe miu janë dy
               nga pajisjet më të zakonshme për futjen e të dhënave.
               Sistemet kompjuterike mund të përdorin pajisjet e ndryshme
               dalëse, secila prej tyre duke i konvertuar të dhënat në


                                                          27/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               formën e lexueshme. Monitori dhe shtypësi janë dy nga
               pajisjet më të zakonshme për paraqitjen e të dhënave.

               Kujtesa – paraqet atë komponente të kompjuterit në të cilën
               përkohësisht ruhen të dhënat që duhet të procesohen.
               Ekzistojnë dy llojet kryesore të kujtesës, ato janë:
               Kujtesa me Qasje të Rastit – RAM
               Kujtesa Vetëm për Lexim – ROM

               RAM-i përdoret për ruajtjen e përkohshme të të dhënave. Në
               të përmbahen të gjitha të dhënat e reja që nga ruajtja e
               fundit   e  punës  tonë.   Përmbajtja  e  RAM-it  ndryshon
               vazhdimisht dhe ajo humbet kur e fikim kompjuterin.
               Përmbajtja e ROM-it është permanente dhe e mbrojtur gjatë
               procesit të prodhimit në fabrikë. Për shembull në ROM
               ndodhen të dhënat që shërbejnë për funksionimin normal të
               kompjuterit        me        startimin       e        tij.

               Disku i Ngurtë. - Pothuajse të gjithë kompjuterët e
               posedojnë diskun e ngurtë. Pasi të ketë përfunduar
               kompjuteri me procesimin e të dhënave, rezultati duhet të
               ruhet diku në mënyrë permanente. Disku i ngurtë është
               pajisje e kompjuterit në të cilin ruhen të dhënat në afatet
               e gjata kohore. Të dhënat që janë ruajtur në diskun e ngurtë
               mbesin   aty   edhe   kur    kompjuteri   të   jetë   fikur.

               Pajisjet mobile për ruajtjen e të dhënave. - Ekziston një
               numër i pajisjeve mobile për ruajtjen e të dhënave. Këtu
               përfshihen flopi disqet apo disketat, ZIP disketat, CD-ROM
               dhe kasetat me shiritat magnetik

               Njësia Qendrore Procesuese – CPU
               Siç e kemi përmendur edhe me herët me termin harduer
               nënkuptojmë të gjitha komponentet fizike nga të cilat është
               ndërtuar kompjuteri personal. Në këto komponente hyjnë CPU-
               ja dhe komponentet e ndryshme periferike, siç janë pajisjet
               për hyrje/dalje. Pajisjet për hyrje shërbejnë për të futur
               të dhënat në kompjuter, CPU-ja këto të dhëna i interpreton
               dhe i proceson, ndërsa pajisjet dalëse kanë për detyrë t’i
               shfaqin këto të dhënat.

               Të gjitha aktivitetet që zhvillohen në kompjuter procesohen
               nga Njësia Qendrore Procesuese apo CPU. Është një mjet, i
               cili futet në punë me kyçen e kompjuterit personal në rrymë.
               Punon sikurse një kalkulator i vogël e i shpejtë duke i
               procesuar informatat që hyjnë në të dhe pastaj gjeneron


                                                          28/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

               rezultatin dhe i përcjell të dhënat në dalje të tij. CPU-ja
               është e ndërtuar nga silikoni dhe zakonisht quhet qip logjik
               dhe kjo për arsye se është i dizajnuar të kryejë operacionet
               logjike dhe aritmetike. Operacionet themelore të CPU-së janë
               mbledhja, zbritja, krahasimi i dy numrave, si dhe zhvendosja
               e numrave nga një hapësirë në tjetrën.

               Shpejtësia me të cilën CPU-ja i proceson të dhënat matet me
               Mega Hertz - MHz. Sa më i madh të jetë numri i MHz aq më e
               shpejt do të jetë CPU-ja.

               III . 4             Pajisjet Hyrëse

               Për ta shfrytëzuar kompjuterin së pari duhet t'i tregojmë
               atij se çka duhet të bëjë ai për ne. Prandaj, ekzistojnë
               pajisjet e ndryshme që quhen pajisjet hyrëse e që përdoren
               për të futur informatat në kompjuter. Në këto pajisje bëjnë
               pjesë tastira, miu etj.
               Në shumicën e kompjuterëve tastiera është pajisje primare
               për futjen e tekstit. Përveç vendosjes standarde të tasteve
               të alfabetit dhe numrave tastiera gjithashtu përmban edhe
               tastet e kërkimit dhe tastet standarde siç janë tasti Esc,
               Tab, si dhe tastet për lëvizjen e kursorit në ekran.
               Radhitja e tasteve në tastierë është e njetë me radhitjen e
               tasteve në makinën mekanike dhe atë elektronike të shkrimit
               që janë përdorur para paraqitjes së kompjuterit personal.
               Miu është pajisje dore, i cili është i lidhur për kompjuter
               nëpërmjet një kablloje. Me lëvizjen e tij apo me klikimin në
               tastet e tij lëvizja konvertohet në lëvizjen e shigjetës në
               ekran.
               Miu mund të drejtohet në një vend në ekran, ta pozicionojë
               kursorin dhe të tërhiqet dhe të selektojë.

               Ekzistojnë alternativat e shumta për zëvendësimin e miut. Në
               kompjuterat Laptop zakonisht përdoren Tuch Pad. Tuch Pad
               punon duke e ndjerë lëvizjen e gishtit të shfrytëzuesit dhe
               shtypjes në të. Zakonisht vendoset përpara tastierës në
               drejtim të shfrytëzuesit.
               Joy Stick është pajisje drejtuese dhe zakonisht përdoret për
               të luajtur lojrat kompjuterike. Përbëhet nga baza ku është i
               vendosur shkopi drejtues dhe butonave kontrollues, roli i të
               cilëve është aktivizimi i veçorive të ndryshme të softuerit.


               III. 4.             Pajisjet Dalëse



                                                          29/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               Pajisjet Dalëse janë të gjitha ato pajisje që na mundësojnë
               të shohim rezultatin e arritur nga procesimi i të dhënave në
               kompjuter. Pajisjet dalëse që më së shpeshti i hasim në
               jetën e përditshme janë Monitorët dhe Shtypsit
               Pajisja kryesore e daljes është monitori në të cilin
               paraqitet teksti dhe grafikat e ndryshme në mënyrë vizuele.
               Shtypësi është pajisje që pranon tekstin apo grafikën nga
               kompjuteri duke i paraqitur ato në letër. Sot ekzistojnë
               variacionet e ndryshme të shtypsave duke u dalluar në mes
               veti për nga madhësia, shpejtësia, kompleksiteti dhe kostoja
               e tyre.
               Disa nga shtypësit më të përdorur janë:

               1. Shtypsit InkJet

               2. Shtypsit Laserik

               Shtypësit InkJet             janë mjaft të përhapur. Ky shtypës e
               shpërndan ngjyrën            nga kartrigji në letër gjatë kalimit të
               saj nëpër shtypës           nga një distancë shumë e vogël. Printerët
               InkJet zakonisht            shtypin me ngjyra dhe po ashtu mund të
               shtypin grafika.

               Shtypësit laserik përdorin tufën e laserit të reflektuar nga
               pasqyra për të vendosur ngjyrën apo tonerin në pjesët e
               përzgjedhura të letrës e gjatë kalimit të saj nëpër dy
               cilindra. Disa nga shtypësit laserik mund të shtypin edhe
               grafikat, por zakonisht në zyrë përdoren për të shtypur
               dokumentat në formë teksti.


               Me kartelën e zërit, me softuerin dhe pajisjen përkatëse për
               leximin e disqeve mund të dëgjojmë audio inçizimet nëpërmjet
               altoparlantave apo dëgjousve veshi.

               Ploteri është pajisje që bën vizatimet precize të vijave
               duke e përdorur lapsin. Ploterët mund të vizatojnë vijat në
               mënyrë më precize se sa shtypësit, por zakonisht kanë çmim
               më të lartë. Ploterët përdorim më të madh kanë gjetur në
               industrinë inxhinjerike, ku preciziteti i vizatimeve është
               shumë i rëndësishëm.

               III. 5.           Pajisjet për ruajtjen e të dhënave
               Disku i ngurtë është pajisje që na mundëson qasje
               relativisht të shpejtë në të dhënat e ruajtura në të.
               Kompjuterët e sotëm zakonisht kanë një apo më tepër disqe të


                                                          30/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

               ngurta të cilët kanë kapacitet prej disa miliardë bajt apo
               giga bajtë - GB.

               Ekziston një varietet i pajisjeve shtesë që mundësojnë
               ruajten e të dhënave e ato janë: flopy disku, Zip disku,
               CDROM dhe shiritat magnetik.

               Flopy disku është i madhësisë                   prej 3,5 inçave apo 8,89 cm,
               me densitet të lartë dhe mund                  të futet në kompjuterin tuaj.
               Kapaciteti i këtyre disqeve                    është 1,44 MB dhe zakonisht
               përdoren për t'i bartur të                     dhënat nga një kompjuter në
               tjetrin.

               Zip disqet kanë kapacitet nga 100 deri në 250 MB, varësisht
               nga lloji i pajisjes që e përdorim. Për t'i përdorur ato do
               të ju nevojitet pajisja Zip Drajv.

               CDROM-ët mund të përdoren për incizimin, ruajtjen dhe
               nxjerrjen e të dhënave elektronike. Në të mund të vendosni
               rreth 700 MB të të dhënave tekstuale, audio, video dhe
               grafike.

               Ju mund të bëni backup të të gjitha të dhënave nga
               kompjuteri juaj duke përdorur shiritat magnetik. Në fund të
               ditës ju e futni shiritin magnetik në pajisjen e posaçme dhe
               i bartni të gjitha të dhënat nga kompjuteri juaj në shiritin
               magnetik. Kjo do të ju mundësojë që t'i ktheni të gjitha të
               dhënat tuaja në rast se ndodh ndonjë prishje e padëshiruar e
               kompjuterit tuaj.

               Kur e bëjmë përzgjedhjen e pajisjeve që dëshirojmë t'i
               përdorim për ruajtjen e të dhënave duhet të kemi parasysh
               rëndësinë dhe madhësinë e të dhënave që do t'i ruajmë,
               shpejtësinë me të cilën dëshirojmë t'i incizojmë të dhënat
               si dhe sasinë e të hollave që do ta shpenzojmë për atë
               qëllim

               Llojet e kujtesës
               Ekzistojnë dy llojet themelore të kujtesës, ato janë:

                   1. Kujtesa me Qasje të Rastit – RAM

                   2. Kujtesa Vetëm për Lexim - ROM

               Zakonisht kur i referohemi kujtesës së kompjuterit ne e
               nënkuptojmë Kujtesën me Qasje të rastit apo RAM. Kur e
               kontrollojmë madhësinë e kujtesës në kompjuter ne gjithashtu


                                                          31/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               kemi të bëjmë me RAM-in, poashtu kur e ngrisim sasinë e
               kujtesës gjithashtu kemi të bëjmë me RAM-in.

               RAM-i përdoret për ruajtjen e përkohshme të të dhënave të
               programit. Kur ju punoni në një dokument në Word të dhënat
               që ju i vendosni ruhen në RAM dhe do të qëndrojnë aty derisa
               ju ta ruani dokumentin në diskun e ngurtë apo derisa ta
               fikni kompjuterin. CPU-ja mund të lexojë informatat nga RAM-
               i, por edhe të shkruajë në të. Kur kompjuteri fiket të
               gjitha informatat që kanë qenë në RAM zhduken.

               ROM-i paraqet kujtesën vetëm për lexim. Siç na tregon edhe
               vetë emri, nga ky lloj i kujtesës vetëm mund t'i lexojmë të
               dhënat, por jo edhe të shkruajmë. ROM-i përmban të dhënat të
               cilave mund t'iu referohemi nëpërmjet CPU-së, por pa pasur
               mundësi t'i ndryshojmë ato. Përmbajtja e ROM-it është e
               fiksuar gjatë prodhimit të saj nga ana e prodhuesit.




               III.6.            Njësitë matëse të kujtesës

               Biti paraqet njësinë më të vogël të të dhënave në kompjuter.
               Biti mund të ketë vetëm një vlerë të vetme binare 0 apo 1.
               Tetë bita formojnë një bajt që paraqet njësinë themelore për
               matjen e kujtesës së kompjuterit. Zakonisht një bajt paraqet
               hapësirën e kujtesës ku ruhet një karakter, siç është
               shkronja, numri apo simboli. Secili karakter paraqitet me
               kombinimet e 1 dhe 0. Nëse e shtypim fjalën pajisje do të na
               nevojiten 7 bajt të kujtesës për ta ruajtur këtë fjalë në
               dokument.

               Njësitë tjera për matjen e kapacitetit të kujtesës së
               kompjuterit janë kilobajt (KB), megabajt (MB), Gigabajt
               (GB), etj. Nëse e shtypim një gjysëm faqe teksti, do të na
               nevojitet përafërsisht 1000 bajt apo 1 KB të hapësirës së
               kujtesës.



               III.7.          Performancat e kompjuterit




                                                          32/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

               Shpejtësia, efikasiteti dhe saktësia me të cilat kompjuteri
               funksionon varen nga disa variabla. Në këto variabla
               përfshihen shpejtësia e CPU-së, madhësia e RAM-it të

               kompjuterit tuaj, si dhe shpejtësia e punës dhe kapaciteti i
               ruajtjes së të dhënave të diskut të ngurtë.
               Performancat e CPU-së varen nga fakti se sa shpejtë mund t'i
               përpunojë të dhënat hyrëse dhe t'i paraqesë shfrytëzuesit
               informatat dalëse, kjo matet me MHz. Numri i bitëve që mund
               të përpunohen në mënyrë simultane, gjithashtu paraqet
               matësin e performancave të CPU-së. Shumica e CPU-ve moderne
               janë 32 bitshe, që do të thotë se mund t'i përpunojë 32
               bitat e të dhënave në mënyrë simultane.

               RAM zakonisht përdoret për ruajtjen e përkohshme të të
               dhënave. Sasia mesatare e kujtesës RAM në kompjuterët modern
               është 128 Mb. Ne mund ta rrisim sasinë e RAM-it në kompjuter
               duke e vendosur kujtesën shtesë apo duke e zëvendësuar atë
               ekzistuese. Sa më shumë kujtesë që instalojmë në kompjuter
               aq më shpejt ai do t'i përpunojë të dhënat dhe do t'i kryejë
               detyrat e ndryshme. Disku i ngurtë është pajisje në
               kompjuterin tuaj që i ruan të dhënat në mënyrë permanente.

               Disku i ngurtë në kompjuterët modern mund të ruajë
               mesatarisht 20 Gb të të dhënave. Por, disqet më të mëdha që
               janë në dispozicion mund të ruajnë rreth 120 Gb të të
               dhënave. Kompjuterët mund të përmbajnë më shumë se një disk
               të ngurtë. Numri i disqeve të ngurta varet nga lloji i
               kompjuterit. Shumica e kompjuterëve personal PC mund të
               përmbajnë dy disqe të ngurta, ndërsa serverët gjashtë disqe
               të ngurta. Për t'u siguruar se kompjuteri juaj do të ketë
               performanca të kënaqshme duhet të ketë një CPU adekuat, sasi
               të mjaftueshme të kujtesës dhe kapacitet të mjaftueshëm për
               ruajtjen e të dhënave në diskun e ngurtë.


               III.8.        Llojet e softuerit
               Siç thamë edhe më herët ekzistojnë dy llojet themelore të
               softuerit që ju e përdorni në kompjuterin tuaj, ato janë:
               Sistemet Operative dhe Softuerët Aplikativ.
               Softueri i Sistemit Operativ - OS kontrollon dhe menaxhon të
               gjithë softuerët aplikativ që janë të instaluar në
               kompjuter. Sistemi Operativ gjithashtu kontrollon edhe
               funksionet themelore të kompjuterit dhe pajisjeve të tij
               harduerike. Si shembuj të sistemeve operative mund të
               përmendim Windows 2000 dhe Unix.


                                                          33/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               Softueri Aplikativ përbëhet nga programet të cilët kryejnë
               detyrat e caktuara, sikurse që janë Word Procesorët apo
               krijimi i prezantimeve. Si shembuj të softuerit aplikativ
               mund të përmendim Microsoft Word dhe Lotus 1, 2,3.




               III.9           Sistemet operative si softuer
               Sistemi Operativ - OS përbëhet nga softuerët e nevojshëm për
               të udhëhequr kompjuterin tuaj. Sistemi operativ kontrollon
               komponetet harduerike të kompjuterit tuaj, duke përfshirë
               këtu edhe harduerin perfikerik dhe të gjithë softuerët tjerë
               që janë të instaluar në kompjuterin tuaj.
               Sistemet operative tradicionale sikurse që është Disk
               Operating System - DOS kanë qenë të bazuara në tekst dhe
               zakonisht kanë përdorur komandat që duhej të mbaheshin në
               mend, si dhe përgjigjet e kompjuterit që ishin të shkurta.
               (1)
               Ndërsa, sistemet operative bashkëkohore, siç janë Windows 98
               apo Windows 2000 kanë interfejs të lehtë për punë që quhet
               Grafical User Interface apo GUI. Kur instaloni një softuer
               të ri aplikativ në kompjuter zakonisht përdorni elementet e
               GUI-t që viejnë me sistemin operativ duke i shtuar elementet
               e veta të GUI-t në atë softuer. GUI shpeshherë përdor
               metaforat nga jeta e përditshme sikurse tavolina e punës
               (desktop), shikimi në dritare, etj. Në elementet e GUI-t
               përfshihen dritaret, menyt, butonat, shiritat rrëshqitës,
               ikonat dhe magjistarët. Me përdorim në rritje të multimedias
               si pjesë të GUI-t, interfejset e tingullit, zërit, videos
               dhe realiteti virtual janë bërë pjesë e GUI-t për shumë
               aplikacione. Sistemet Operative të bazuara në GUI, në
               krahasim me sistemet operative tradicionale janë më të lehta
               për t'u përdorur dhe mundësojnë qasje më të lehtë dhe
               organizim më të mirë të skedarëve (fajllave) tuaj.

               III.10.         Softuerët Aplikativ
               Softuerët aplikativ apo programet aplikative janë programe
               të dizajnuara të ju ndihmojnë për të kryer detyrat specifike
               në kompjuterin tuaj. Shumica e kompjuterëve i kanë të
               instaluara programet aplikative të cilat ju mundësojnë t'i
               përpunoni dokumentat, të krijoni bazat e të dhënave, skemat
               grafike dhe të punoni me prezentimet me multimedia.




                                                          34/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

               Ju mund të krijoni pothuajse çfarëdo lloj dokumenti tekstual
               duke përdorur Word procesuesit, siç është Microsoft Word.
               Word-i ju mundëson që të vendosni tekst dhe të manipuloni me
               të duke e formatuar sipas nevojave tuaja. Si për shembull,
               mund të caktoni madhësinë e shkronjave, si dhe llojin dhe
               ngjyrën e tyre, pastaj mund të përdorni shabllonet
               (template) për të përpiluar letrat, memot dhe CV-të. Word-i
               gjithashtu   ju  mundëson  të   importoni   fotografitë  nga
               aplikacionet e tjera.
               Microsoft Excel është SpreadSheet Aplikacion që mundëson
               llogaritjet e ndryshme finaciare duke përdorur qelizat e
               ndryshme për të organizuar vlerat e të dhënave, me
               relacionet ndërmjet këtyre qelizave të definuar nga formulat
               që ju mund t'i krijoni.
               Microsoft Access është një aplikacion që ju mundëson të
               krijoni bazat e të dhënave të kompjuterizuara. Baza e të
               dhënave është një përmbledhje të dhënash që janë të
               ndërlidhura në ndonjë mënyrë, siç janë listat e emrave të të
               gjithë të punësuarve dhe numrave të telefonit.

               Programet aplikative për prezantimet siç janë Microsoft
               PowerPoint ju mundësojnë të krijoni prezantimet në mënyrë
               efikase dhe me dizajn të mirë vizaul, të cilat mund t'i
               shtypni apo t'i prezantoni në formë të sllajdeve.

               Ekziston shumëllojshmëria e programeve aplikative që ju
               mundësojnë krijimin e punimeve grafike, siç është programi
               aplikativ DeLux.


               Programet aplikative për publikime ju mundësojnë krijimin e
               materialeve për botim, siç janë gazetat, pamfletit dhe web
               faqet. Në këto aplikacione marrin pjesë Adobe Photoshop i
               cili ju mundëson manipulimin me fotografitë ekzistuese. Disa
               nga aplikacionet sikurse që është Macromedia Flash ju
               mundëson të krijoni prezantimet multimediale me zë, tekst
               dhe grafikë lëvizëse.

               Programet aplikative bashkëkohore ju mundësojnë të krijoni,
               të përpunoni dhe të prezantoni materialet në mënyrat e
               shumta.




                                                          35/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të



                 III.11.           Zhvillimi i Sistemeve

               Sistemet  kompjuterike   janë   krijuar   që të   mundësojnë
               realizimin e detyrave të ndryshme në mënyrat e reja dhe të
               kompjuterizuara.   Procesi    i   zhvillimit  të    sistemeve
               kompjuterike quhet Zhvillimi i Sistemeve. Procesi adekuat
               për zhvillimin e sistemeve përbëhet nga katër faza:
                   Hulumtimi
                   Analiza
                   Programimi
                   Testimi


               Me   hulumtim   nënkuptojmë  ekzaminimin   e   nevojave   të
               shfrytëzuesve potencial të cilët do të punojnë me sistemin
               kompjuterik. Në të merë pjesë Analisti i Sistemeve, i cili
               bisedon me shfrytëzuesit për të vendosur se çka kërkojnë ata
               saktësisht nga sistemi kompjuterik. Në momentin e caktuar
               Analisti mund të vendos se sistemi kompjuterik mund të mos
               jetë zgjidhje adekuate.

               Nëse pas fazës fillestare të hulumtimit vendoset se sistemi
               kompjuterik është adekuat, atëherë në fazën e dytë bëhet
               analiza e saktë e nevojave të shfrytëzuesit e pastaj
               formohet dizajni i përgjithshëm i sistemit të kërkuar
               kompjuterik. Në këtë fazë të zhvillimit të sistemit,
               komunikimi ndërmjet analistit dhe shfrytëzuesit është vital.
               Shfrytëzuesi duhet ta kontrollojë dizajnin për të vërtetuar
               se analisti i ka interpretuar nevojat e tyre në mënyrë të
               saktë. Në këtë rast ndryshimet e vogla mund të bëhen para se
               të gjithë shfrytëzuesit të pajtohen se sistemi i ri i
               plotëson të gjitha kërkesat e tyre.

               Pasi të ketë përfunduar faza e dizajnit fillon faza e
               programimit. Dizajni i dërgohet programerit, i cili pastaj e
               zhvillon sistemin adekuat kompjuterik. Së fundi sistemi i ri
               duhet të testohet para se të vendoset në punë nga
               shfrytëzuesi. Në fazën testuese shfrytëzuesit e zgjedhur
               identifikojnë problemet specifike që i hasin në sistemin e
               ri kompjuterik e që mund të zgjidhen nga programeri. Në këtë
               fazë mund të ndodhin ndryshimet e shumta në sistemin
               kompjuterik para se të finalizohet dhe dorëzohet në
               përdorim. Zhvillimi i sistemeve mund të përfshijë edhe
               përdorimin e harduerit të ri. Në çdo rast qasja strukturore




                                                          36/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012

               ndaj  problemeve   të  sistemit   kompjuterik   na                              mundëson
               zhvillimin efektiv të sistemit të ri kompjuterik



               .




                                                          37/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


                              IV. Rrjetet e kompjuterëve
               Me termin rrjet kompjuterësh (computer network) kuptojmë një
               grup pajisjesh (kompjuter, printerë, skanerë, etj.) të
               lidhur me njëri tjetrin. Lidhja e këtyre pajisjeve ne rrjet
               behet me qellim shkëmbimin e informacionit dhe shfrytëzimin
               e   përbashkët  të    pajisjeve   harduerike.    Mënyrat   sesi
               realizohet kjo lidhje mund të jene të ndryshme, me kabell,
               me antene, me satelit, etj. Nga pikëpamja historike, rrjeti
               i pare i njohur është rrjeti ARPANET (Advanced Research
               Projects   Agency    Network),   krijuar   për     llogari   të
               Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Me krijimin e këtij
               rrjeti ne vitët '60 u hodhën bazat për zhvillimin e
               mëtejshëm   të    rrjetave   kompjuterike.    Ne    varësi   të
               karakteristikave të tyre, rrjetet i klasifikojmë duke pasur
               parasysh faktorë të ndryshëm. Me poshtë shohim një pasqyre
               përmbledhëse të llojeve kryesore.




               Siç shohim ne tabele një faktor qe mund të konsiderohet për
               klasifikimin e rrjetëve është shkalla (përmasat). Sipas
               përmasave themi se kemi të bëjmë me PAN (përsonal area
               network) atëherë kur rrjeti i kompjuterëve përfshin pajisje
               që janë të një personi të vetëm. Këto pajisje mund të jene
               kompjuterë, printerë, fax-e, PDA, telefona, skanerë, etj.
               Hapësira e një rrjeti PAN është zakonisht jo me shume se 10
               m2 .

               LAN (Local Area Network) ku      kemi të bëjmë me një rrjet
               kur hapësira e rrjetit mbulon një sipërfaqe të vogël si një
               shtëpi, zyre ose një grup të vogël ndërtesash (shkolle,
               aeroport, etj.).




                                                          38/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012




               Rrjeti i tipit MAN (Metropolitan Area Network) është një
               rrjet qe lidh dy ose me shume rrjetë LAN, por shtrihet deri
               në kufijtë e një qyteti.

               Rrjetet WAN (Wide Area Network) janë rrjetë me një mbulim
               të gjere, qe i kalojnë kufijtë një qyteti ose shteti, dhe
               mund të përfshijnë brenda tyre rrjetë të tjera me të vogla
               si LAN, MAN, etj. Rrjeti me i rëndësishëm nga rrjetet e
               llojit WAN është ai qe njihet nga të gjithë me emrin
               Internet.




                                                                       Vit
               et e fundit Interneti ka marre një shtrirje shume të gjere
               dhe parashikohet qe të "gllaberoje" edhe rrjetin telefonik,


                                                          39/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               qe aktualisht ka shtrirje me të madhe dhe me kapilare.
               Ndryshimi kryesor midis rrjetit Internet dhe rrjetit
               telefonik qëndron të mënyra e funksionimit. Ne rrjetin
               telefonik pasi vendoset një kanal komunikimi midis dy
               përbërësve (përdoruesve) të rrjetit, në atë kanal nuk mund
               të futën përbërës të tjerë (p.sh. gjatë një telefonatë).
               Interneti është një rrjet ku të gjithë përbërësit mund të
               transmetojnë ose të marrin informacion nga përbërësit e
               tjerë të rrjetit.


               Duke konsideruar si faktor topologjinë e rrjetit ose me
               saktë vendosjen e pajisjeve ne rrjet ne lidhje me njëra
               tjetrën dhe mënyrën e komunikimit mes tyre i klasifikojmë ne
               rrjet me bus (bus network), rrjet yll (star network), rrjet
               unaze (ring network), rrjet mesh (mesh network), etj.

               Rrjeti Bus - veçoria e rrjetit me bus qëndron të fakti se
               në ketë rrjet pajisjet (kompjuterët) janë të lidhura me
               njëra tjetrën me një kanal komunikimi të përbashkët qe quhet
               bus.

               Pra   topologjia në formë   magjistrale (bus) funksionon si
               një linjë shumëpikëshe pra si një linjë e vetme      e cila
               ndahet nga njëfarë numri nyjesh. Nyjet e një rrjeti në
               formë linjë magjistrale (bus) ndajnë që kanal      të vetëm
               fizik nëpërmjet prizave ose ndërlidhëseve.      Mesazhet e
               drejtuara në bus iu shpërndahen të gjitha nyjeve. Nyjet
               duhet të jenë në gjendje të njohin adresën e tyre për të
               marrë mesazhet e transmetuara. Gjithsesi, në ndryshim me
               nyjet e një rrjeti në formë unaze, ato nuk duhet të
               përsërisin ose të transmetojnë mesazhet që i adresohen
               nyjeve të      tjera. Për pasojë, eliminohen vonesa dhe
               mbingarkesa   të shkaktuara nga ritransmetimi i mesazheve.
               Për shkak të rolit pasiv të luajtur nga nyjet në
               transmetimet mbi bus, funksionimi i rrjetit nuk do të
               ndërpritet në rast të defekteve që mund të pësojë një nyje.
               Rrjetet në formë linjë magjistrale (bus) mund të jenë
               lehtësisht të konfiguruara (paraqitura) dhe të    përhapura
               në pjesën më të madhe të ambienteve, për shembull një
               dhomë, një ndërtesë, ose një grup ndërtesash.




                                                          40/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012




               Rrjeti unaze ka një topologji rrjeti të tille që secila
               pajisje (kompjuter) është e lidhur me dy të tilla duke
               krijuar një zinxhir të mbyllur ne forme unaze. Të dhënat
               kalojnë nga njëra nyje (pajisje) në tjetrën për të arritur
               në destinacion.    Pra Karakteristika që dallon topologjitë
               në formë unaze është fakti që nyjet, të lidhura nga linja
               pikë-pikë,    janë vendosur në mënyrë që të formojnë një
               konfigurim (paraqitje) rrethor pa ndërprerje. Mesazhet   që
               transmetohen udhëtojnë nga nyja në nyje përgjatë unazës.
               Secila nyje duhet të jetë në gjendje të     njohë adresën e
               saj për të pranuar mesazhet. Gjithashtu çdo nyje funksionon
               si ridhënës aktiv, duke i ritransmetuar mesazhet nyjeve të
               tjera.   Shpesh është e vështirë të përgatitësh instalimin
               elektrik të një godine për rrjetet në formë unaze, duke
               parashikuar shtimet e ardhshme të nyjeve, sepse unazat
               duhet të jenë fizikisht të vendosura në mënyrë të tillë që
               të jenë të lidhura plotësisht.       Shtimi i një nyje ose
               ndërprerjeje tjetër çfarëdo në konfigurimin (formën) e
               unazës, do të shkaktojë pothuajse gjithnjë një ndërprerje
               të funksioneve të rrjetit.




                                                          41/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të




               Rrjeti yll është një nga arkitekturat e rrjetit me të
               përdorura. Rrjeti yll përmban një nyje(pajisje) qendrore që
               shërben si përcjellës i të dhënave të pajisjet e tjera qe
               vendosen ne forme ylli dhe janë të lidhura me pajisjen
               qendrore.
               Ndërsa karakteristika që dallon topologjitë në formë ylli,
               ose radiale, është ajo se të gjitha nyjet janë të lidhura
               me një pikë të vetme, siç tregohet në figurë. Kontrolli i
               caktohet nyjës qendrore ose çelësit. Në këtë rast,
               shpërndarja e të gjithë trafikut të mesazheve në kuadrin e
               rrjetit drejtohet nga nyja qendrore. Nyja qendrore është
               pika kritike për rrjetin. Nëse pëson ndonjë defekt, i
               gjithë rrjeti pushon së     funksionuari.     Topologjia në
               formë ylli gjendet shpesh në zbatimet me ndarje kohe, me
               nyjet qendrore që drejton ndarjen. Gjendet shpesh edhe në
               rrjetet telefonike PBX (Privatë Branch Exchange), dhe në
               rrjetë të vogla në formë grupimi siç janë sistemet e
               përpunimit të tëkstëve.




                                                          42/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012




               Lidhja në rrjet e perzier       është një mënyre lidhje për
               të transmetuar të dhëna, audio dhe komanda ndërmjet nyjeve
               (pajisjeve). Ky lloj rrjeti ndryshon nga të tjerët sepse
               komunikimi midis pajisjeve në ketë rrjet behet me kalime të
               shumëfishta.




               Rrjeti qe ne njohim me emrin Internet është i pari dhe i
               vetmi rrjet kompjuterik botëror me akses publik. Përbehet
               nga   qindra  milionë  kompjuterë   të  lidhur   me  mënyra
               transmetimi nga me të ndryshmet. Internet është edhe rrjeti



                                                          43/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               i kompjuterëve me i madh qe ka ekzistuar ndonjëherë, prandaj
               quhet ndryshe "rrjeti i rrjeteve" ose "rrjeti global". Duke
               qene një rrjet telekomunikacioni, është i dyti pas rrjetit
               telefonik     publik,    që   është   një    tjetër    rrjet
               telekomunikacioni botëror qe mbulon planetin ne mënyre me
               kapilare   se    Interneti. Sidoqoftë   me  përmirësimin   e
               teknologjive të Internetit, rrjeti telefonik është i
               destinuar të "gllaberohet" nga rrjeti Internet. Rrjeti
               Internet ofron shërbime nga me të ndryshmet. Shërbimet me
               kryesore dhe me të njohura janë World Wide Web dhe posta
               elektronike. Numri i përdoruesve të Internetit është ne
               rritje dhe ne fund të vitit 2005 e kishin kaluar miliardin.
               Duke qene se pajisjet në një rrjet janë nga me të ndryshmet,
               kane arkitektura harduerike dhe softuerike të ndryshme dhe
               në përgjithësi janë shume heterogjene, nevojitet qe në një
               fare menyre të "kuptohen" midis tyre. Nga ana teknike kjo
               realizohet nëpërmjet disa rregullash të përbashkëta qe
               zbatohen nga të gjitha pajisjet e rrjetit. Këto rregulla të
               vendosura ne nivel botëror dhe qe njihen dhe zbatohen nga
               gjithë projektuesit e rrjeteve marrin emrin protokoll i
               rrjetit. Respektimi i protokollit garanton qe programet në
               kompjuterët e rrjetit të komunikojnë në mënyre korrekte edhe
               pse janë të ndryshëm nga njëri tjetri. Protokolli i
               komunikimit që përshkruan të gjitha rregullat e transmetimit
               të të dhënave në rrjet, bazohet ne specifikime teknike shumë
               të detajuara. Ne Internet "udhëtojnë" ato që quhen paketa që
               janë njësitë me të vogla në një njësi komunikacioni. Këto
               paketa lëvizin në rrjet në bazë të teknikes që njihet me
               emrin packet switching.

               Informacioni i nisur nga çdo pajisje e rrjetit, ndahet në
               pjesë të vogla (paketa) që pasi kalojnë në kanalin e
               transmetimit (edhe të përziera) arrijnë në destinacion dhe
               aty behet bashkimi i tyre për të marrë informacionin e
               plotë. Kjo teknikë bën të mundur përdorimin e një kanali
               komunikimi në mënyrë të përbashkët nga të gjitha pajisjet e
               lidhura në rrjet. Një nga protokollet kryesore që zbatohet
               në Internet është Internet Protokoll, i quajtur shkurt IP me
               të cilin do të njihemi me detajisht në kapitullin për
               protokollet.




                                                          44/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012


               MODELET E STUDIMIT TË RRJETËS

               Modeli OSI

               Në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta
               kishte një rritje të theksuar të numrit dhe madhësisë së
               përgjithshme të rrjetës. Megjithatë, shumica e rrjetave të
               mëparshme ishin të ndërtuara duke shfrytëzuar implementimin
               e harduer-it dhe softuer-it. Kjo rezultoi që shumë rrjeta të
               ishin jokompatibile mes veti dhe kështu që komunikimi në mes
               të rrjetave ishte shumë i vështirë. Për të zgjidhur këtë
               problem,
               Organizata Ndërkombëtare për Standarde (ISO) hulumtoi disa
               skema të rrjetave. ISO erdhi në përfundim që kishte nevojë
               të krijohet një model i rrjetës që do t’i ndihmonte
               konstruktuesve të rrjetës të implemetojnë rrjeta që mund të
               komunikojnë dhe funksionojnë së bashku. Si rezultat në vitin
               1984 u publikua Modeli Referues OSI.

               2.2. Modeli referues OSI

               Modeli referues OSI është modeli kryesor për komunikimet e
               rrjetave. Edhepse ka modele të tjera, sot shumica e ofruesve
               të rrjetave, i ndërlidhin prodhimet e tyre me modelin
               referues OSI, veçanërisht kur ata dëshirojnë t’i mësojnë
               përdoruesit në përdorimin e prodhimeve të tyre. Ata e
               konsiderojnë atë si mjetin më të mirë për t’i mësuar
               njerëzit në lidhje me dërgimin dhe pranimin e të dhënave në
               rrjetë.
               Modeli referues OSI i lejon përdoruesve të vizualizojnë
               funksionet e rrjetës që zhvillohen në secilin nivel. Më e
               rëndësishme është që Modeli referues OSI është kornizë që
               mund të përdoret për të kuptuar se si informacionet
               udhëtojnë nëpër rrjetë. Modeli referues OSI gjithashtu mund
               të përdoret për të vizualizuar se si informacioni ose pakot
               e të dhënave udhëtojnë nga programet aplikative sic janë
               tabelat dhe dokumentet nëpër mediumin e rrjetës (kabllo
               etj.). Pastaj zhvendoset në programet tjera aplikative që
               janë të vendosura në kompjuter apo në rrjetë tjetër edhe
               nëse dërguesi dhe pranuesi kanë lloje të ndryshme të mediave
               të rrjetave.

               Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre
               ilustron funksione të pjesëshme të rrjetës. Kjo ndarje e



                                                          45/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               funksioneve quhet nivelizim. Ndarja e rrejtës në shtatë
               nivele ofron përparësitë vijuese:
                 E ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta
               bërë më të lehtë për ta kuptuar.
                 I standardizon komponentet e rrjetës për të lejuar
               zhvillimin dhe përkrahjen e ofruesve të shumëfishtë.
                 Mundëson lloje të ndryshme të harduer-it dhe softuer-it të
               rrjetave për komunikim
               mes tyre.
                 Parandalon ndryshimet në njërin nivelizues nga efektet e
               tjerëve kështu që ata të mund të zhvillohen më shpejtë.
                 I ndan rrjetat komunikuese në pjesë të vogla për ta bërë
               procesin e të mësuarit më lehtë për t’u kuptuar.

               Procesi   i  qarkullimit   të  informacioneve   në  mes   të
               kompjuterëve është i ndarë në shtatë shkallë të vogla dhe më
               të menaxhueshme në modelin referues OSI. Secili nga shtatë
               problemet e vogla përfaqësohet nga niveli i tij në model.

               Shtatë nivelet e modelit referues OSI janë:

               Niveli     7:   Niveli    i aplikimit (Aplication layer)
               Niveli     6:   Niveli    i prezentimit (Presentation layer)
               Niveli     5:   Niveli    i sesionit (Session layer)
               Niveli     4:   Niveli    i transportit (Transport layer)
               Niveli     3:   Niveli    i rrjetës (Network layer)
               Niveli     2:   Niveli    i lidhjes së shënimeve (Data link layer)
               Niveli     1:   Niveli    fizik (Physical layer)




                                                          46/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012




               Niveli i aplikimit është niveli më i afërt i OSI për
               përdoruesit. Ai i ofron aplikacioneve të përdoruesve
               shërbime të rrjetave. Dallohet nga nivelet tjera në atë se
               nuk i ofron shërbime asnjë niveli tjetër të OSI por vetëm
               aplikacioneve jashtë modelit OSI.
               Shembuj të aplikacioneve të tilla janë programet tabelare,
               programet për përgatitje dokumentesh si dhe terminalet e
               programeve bankare. Niveli i aplikimit themelon “mundësinë e
               komunikimit të menduar në mes të partnerëve”, sinkronizon
               dhe themelon marrëveshje për përmirësim gabimesh dhe
               kontrollë të integritetit të të dhënave. Nëse dëshironi të
               mbani mend nivelin 7 me disa fjalë mendoni për kërkuesit
               (browser).

               Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer)

               Niveli i prezentimit siguron që informacionet që i dërgon
               niveli i aplikimit të një sistemi janë të lexueshme nga
               niveli i aplikimit të një sistemi tjetër. Nëse është e
               nevojshme, niveli i prezentimit përkthen në mes të formateve
               të shumëfishta të të   dhënave duke përdorur një format të
               zakonshëm. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 6 mendoni
               për formatin e përbashkët të të dhënave.

               Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer)



                                                          47/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të



               Siç tregon emërtimi, niveli i sesionit, themelon, menaxhon
               dhe përfundon sesionet në mes të dy konferencierëve apo
               nyjeve (hosts) që komunikojnë. Niveli i sesionit ofron
               shërbimet e tij nivelit të prezentimit. Ai gjithashtu
               sinkronizon dialogun në mes të dy niveleve të prezentimit të
               dy konferencierëve dhe menaxhon shkëmbimin e të dhënave mes
               tyre. Veç sesionit të rregullimit, niveli i sesionit ofron
               masa për transferim efikas të të dhënave, klasë të
               shërbimeve dhe “raportim qortues”, nivelit të prezentimit.
               Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 5 me disa fjalë mendoni
               për dialogun dhe bisedimet.

               Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer)

               Niveli i transportit segmenton të dhënat nga sistemet e
               dërguesit dhe I rigrumbullon të dhënat në burimin e të
               dhënave në sistemin e pranuesit. Kufiri ndërmjet nivelit të
               transportit dhe nivelit të sesionit mund të mendohet si kufi
               ndërmjet protokoleve të aplikimit dhe protokoleve të
               rrjedhjes së të dhënave. Gjersa niveli i aplikimit,
               prezentimit dhe i sesionit kanë të bëjnë me çështje
               aplikative, katër nivelet e ulëta kanë të bëjnë me çështjen
               e transportimit të të dhënave.

               Niveli i transportit synon të ofrojë shërbime të transportit
               që të mbrojë nivelet e sipërme nga detalet e implementimit
               të transportit. Thënë në mënyrë më specifike, çështjet si
               ajo se sa është i besueshëm transporti në mes të dy
               konferencierëve është shqetësim i nivelit të transportit.
               Gjatë ofrimit të shërbimeve, niveli i transportit themelon,
               mirëmban dhe përfundon në mënyrë të mirëfilltë qarqet
               virtuale. Gjatë ofrimit të shërbimeve të besueshme përdoret
               detektimi i gabimeve të transportit dhe riparimi i
               kontrollës së rrjedhjes së informacioneve. Nëse dëshironi të
               mbani në mend me pak fjalë Nivelin 4 mendoni për kualitetin
               e shërbimit dhe seriozitetin.

               Niveli 3: Niveli i Rrjetës (Network layer)

               Niveli i rrjetës është nivel kompleks që ofron lidhshmëri
               dhe selektim të rrugës në
               mes të dy sistemeve të konferencierëve (nyjeve) që mund të
               jenë të vendosur në rrjeta të ndara gjeografikisht. Nëse
               dëshironi të mbani në mend nivelin 3 me pak fjalë mendoni
               për selektimin e rrugës, rrugëtimin (routing) dhe adresimin
               logjik.


                                                          48/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati                                      Viti shkollor 2011/2012



               Niveli 2: Niveli i lidhjes së shenimeve (Data Link)

               Niveli data link ofron transit të sigurtë të të dhënave
               përgjatë lidhjes fizike. Duke kryer këtë funksion, niveli
               data link ka të bëjë me adresimin fizik (e kundërta e atij
               logjik), topologjinë e rrjetës, qasjen e rrjetës, lajmërimin
               e gabimit, dërgimi i caktuar I kornizave, dhe kontrollën e
               rrjedhjes së informatave. Nëse dëshironi të përkujtoni
               Nivelin 2 me pak fjalë, mendoni për kornizat dhe kontrollën
               “media access control”.

               Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer)

               Niveli fizik definon specifikacionet elektrike, mekanike,
               procedurale dhe funksionale për aktivizimin, mirëmbajtjen
               dhe deaktivizimin e lidhjes fizike në mes të sistemeve të
               fundme.   Këto   karakteristika   si  niveli  i   tensionit,
               ndryshimet e tensionit, shkallët e të dhënave fizike,
               maksimumi i distancës së transmetimit, konektorët fizik dhe
               të   tjerë   dhe   atributet    e  ngjashme  definohen   nga
               specifikacionet e nivelit fizik. Nëse dëshironi të mbani
               mend nivelin 1, përkujtoni sinjalet dhe mediat.

                 Modeli TCP/IP

               Departamenti i Mbrojtjes (D.M) i SH.B.A krijoi modelin
               referues TCP/IP për shkak se dëshironte një rrjetë që mund
               të mbijetojë në çfarëdo kushte, përfshirë edhe luftën
               nukleare. Për të ilustruar këtë, paramendoni botën në luftë,
               e kryqëzuar me lloje të ndryshme të lidhjeve përfshirë
               telat, mikrovalët, kabllot me fije optike dhe lidhjet
               satelitore. Pastaj imagjinoni se ndër-rrjeta (internetwork)
               (e cila në këtë rast ka mundur të
               jetë e shkatërruar nga lufta) duhet të dërgoni informacione
               të dhëna (në formë të pakove), pa marrë parasysh kushtet e
               ndonjë nyje të veçantë të rrjetës. Departamenti i mbrojtjes
               dëshironte që pakot e tij të shkojnë në çdo kohë, në çfarëdo
               kushte, nga secili vend në tjetrin. Ishte një problem shumë
               i vështirë dizajnimi që solli në krjimin e modelit TCP/IP,
               dhe i cili që atëherë është bërë standard sipas të cilit
               është zgjeruar interneti.
               Gjersa lexoni për nivelet e modelit TCP/IP, mbani në mend,
               synimi origjinal I Internetit, ju ndihmon të kuptoni pse
               gjërat janë ashtu si janë. Modeli TCP/IP ka katër nivele:
               nivelin e aplikimit, nivelin e transportit, nivelin e
               Internetit dhe nivelin e qasjes në rrjetë. Është me rëndësi


                                                          49/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Teknologjia e informacionit klasa XII-të


               të theksohet se disa nga nivelet e modelit TCP/IP kanë të
               njëjtat emërtime si edhe nivelet e modelit OSI. Nuk duhet
               ngatërruar nivelet e këtyre dy modeleve, për shkak se niveli
               i aplikimit ka funksione të ndryshme në secilin nga dy
               modelet e sipërpërmendura.




               Niveli 4: Niveli i aplikimit (Aplication layer)

               Dizajnerët e TCP/IP kuptuan që protokolet e niveleve të
               larta duhet të përfshijnë detale për nivelin e aplikimit dhe
               të prezentimit. Ata e krijuan një nivel të aplikimit që
               merret me protokolet e niveleve të larta, çështjet e
               përfaqësimit, dekodimin dhe kontrollën e dialogut. TCP/IP
               kombinon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me aplikimin në
               një nivel dhe sigurojnë që këto të dhëna të jenë të
               paketuara si duhet për në nivelin tjetër.

               Niveli 3: Niveli i transportit (Transport layer)

               Niveli i transportit merret me cilësinë e shërbimeve të
               sigurisë, kontrollës së rrjedhjeve dhe korrektimit të
               gabimit. Një nga protokolet e tij, protokoli për kontrollë
               të transmetimit (transmission control protocol-TCP), ofron
               mundësi të shkëlqyeshme dhe fleksibile për të krijuar
               komunikim të besueshëm, rrjedhje të mirë informatash dhe
               gabime të vogla në rrjetë. TCP është protokol me lidhje të
               orientuar dhe dialogon mes burimit dhe destinacionit gjersa
               paketon informatat e nivelit të aplikimit në njësi të
               quajtura segmente. Lidhja e orientuar nuk nënkupton që
               ekziston qarku në mes të


                                                          50/111

Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011
Tik klasa 12    viti shkollor 2011

More Related Content

What's hot

Evolimi i kompjuterit
Evolimi i kompjuteritEvolimi i kompjuterit
Evolimi i kompjuteritAlbi Muca
 
Gjuhe Programuese ushtrimet C++
Gjuhe Programuese   ushtrimet   C++Gjuhe Programuese   ushtrimet   C++
Gjuhe Programuese ushtrimet C++Ajla Hasani
 
Modele testesh per kl i
Modele testesh per kl iModele testesh per kl i
Modele testesh per kl iAberi Kajo
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeErgi Nushi
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqiolinuhi
 
Mbledhja e matricave c#
Mbledhja e matricave c#Mbledhja e matricave c#
Mbledhja e matricave c#Durim Ukmata
 
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Menaxherat
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaInflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaMenaxherat
 
Projekt Fiskultur - Voleyball
Projekt Fiskultur - VoleyballProjekt Fiskultur - Voleyball
Projekt Fiskultur - VoleyballMarinela Abedini
 
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Ferit Fazliu
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Shpejtim Rudi
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeAn An
 

What's hot (20)

Evolimi i kompjuterit
Evolimi i kompjuteritEvolimi i kompjuterit
Evolimi i kompjuterit
 
Algoritmet
AlgoritmetAlgoritmet
Algoritmet
 
Autocad i
Autocad iAutocad i
Autocad i
 
Gjuhe Programuese ushtrimet C++
Gjuhe Programuese   ushtrimet   C++Gjuhe Programuese   ushtrimet   C++
Gjuhe Programuese ushtrimet C++
 
Modele testesh per kl i
Modele testesh per kl iModele testesh per kl i
Modele testesh per kl i
 
Teknologjia bluetooth
Teknologjia bluetoothTeknologjia bluetooth
Teknologjia bluetooth
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet Gjeometrike
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
 
Mbledhja e matricave c#
Mbledhja e matricave c#Mbledhja e matricave c#
Mbledhja e matricave c#
 
Projekt ne informatike
Projekt ne informatike Projekt ne informatike
Projekt ne informatike
 
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaInflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Zakone dhe tradita
Zakone dhe traditaZakone dhe tradita
Zakone dhe tradita
 
Projekt Fiskultur - Voleyball
Projekt Fiskultur - VoleyballProjekt Fiskultur - Voleyball
Projekt Fiskultur - Voleyball
 
Druri
Druri Druri
Druri
 
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11Llibri-i-mesuesit-matematika-11
Llibri-i-mesuesit-matematika-11
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
 
Teorema e talesit
Teorema e talesitTeorema e talesit
Teorema e talesit
 
Semundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshmeSemundjet e trashegueshme
Semundjet e trashegueshme
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 

More from Burim Guri

programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docprogrami-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docBurim Guri
 
microbit-cards.pdf
microbit-cards.pdfmicrobit-cards.pdf
microbit-cards.pdfBurim Guri
 
4b_Display_Cards.pdf
4b_Display_Cards.pdf4b_Display_Cards.pdf
4b_Display_Cards.pdfBurim Guri
 
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)Burim Guri
 
Numrat e plote
Numrat e ploteNumrat e plote
Numrat e ploteBurim Guri
 
Ligjerata robotika
Ligjerata robotika  Ligjerata robotika
Ligjerata robotika Burim Guri
 
Elektroteknikë
Elektroteknikë Elektroteknikë
Elektroteknikë Burim Guri
 
ushtrime matlab
ushtrime matlab ushtrime matlab
ushtrime matlab Burim Guri
 

More from Burim Guri (12)

programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.docprogrami-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
programi-mesimor-klasa-5-per-zbatim-korrik-2021-web-faqe.doc
 
microbit-cards.pdf
microbit-cards.pdfmicrobit-cards.pdf
microbit-cards.pdf
 
4b_Display_Cards.pdf
4b_Display_Cards.pdf4b_Display_Cards.pdf
4b_Display_Cards.pdf
 
24
2424
24
 
Typing
TypingTyping
Typing
 
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
 
Numrat e plote
Numrat e ploteNumrat e plote
Numrat e plote
 
Robotika
RobotikaRobotika
Robotika
 
Ligjerata robotika
Ligjerata robotika  Ligjerata robotika
Ligjerata robotika
 
Elektroteknikë
Elektroteknikë Elektroteknikë
Elektroteknikë
 
ushtrime matlab
ushtrime matlab ushtrime matlab
ushtrime matlab
 
Algoritmet
AlgoritmetAlgoritmet
Algoritmet
 

Tik klasa 12 viti shkollor 2011

  • 1. SHMM:”Dr. Asllan Elezi” Gjilan Viti shkollor 2011/2012 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 2. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Kjo dispensë është për përdorim internë për lëndën Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit që mësohet në klasën e XII në Shkollat e Mesme të Mjekësisë. Në këtë dispencë kemi paraqitur pjesë të materialit për këtë lëndë. Gjilan Shtator 2011 2/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 3. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Hyrje - Kodet dhe kodimi i informatës Me qëllim të transmetimit të informatës përmes pajisjes transmetuese, ajo duhet të përpunohet, ashtu që procedimi të jetë efikas dhe kualitativ. Një mënyrë e përpunimit të sinjaleve është kodimi. Me zgjedhje të mirë të kodit mundësohet mbrojtja e duhur e sinjalit nga pengesat, përkatësisht transmetimi kualitativ i tij. Ekzistojnë sisteme koduese të cilat iu përmbahen dhe që nuk iu përmbahen sistemeve numerike natyrore. Vargu i zgjedhur i kombinimit të numrave sipas ndonjërit sistem kodues quhet kod. Kodet dallojnë sipas bazës dhe numrit të elementëve të mundshëm për krijimin e kombinimeve. Baza (b) e ngritur në fuqi me numrin e elementëve të mundshëm (m) paraqet numrin e kombinimeve të mundshme të një kodi, pra: bn Në përdorim më së tepërmi janë: kodi binar, decimal dhe heksadecimal. Kodi binar është mjaft i rëndësishëm, sepse është mjaft i thjeshtë, përmban vetëm dy simbole, 0 dhe 1, kështu është i përshtatshëm për pajisjet digjitale elektronike të cilat njohin vetëm dy gjendje stabile, 0 dhe 1. Baza këtij kodi është 2. Kodi decimal është mjaft interesant për arsye se shumica e komunikimeve njërëzore realizohet përmes tij. Baza e këtij kodi është 10. Siç dihet simbolet e këtij kodi janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9. Kodi heksadecimal është i përshtatshëm për lokalizimin e informatave ku një lokacion memories prej 8 bit-ësh shndërrohet në një bit. Baza e këtij kodi është 16. Simbolet e këtij kodi janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A, B, C, D, E dhe F. Kjo do të thotë se një përmbajtje e koduar duhet të përmbajë 16 simbole të ndryshëm prej x = 0 deri x = F. 1 16 Në rastin e përdorimit të kodeve, çështje me rëndësi paraqet kalimi prej një lloji të kodimit në tjetrin. 3/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 4. Teknologjia e informacionit klasa XII-të 4/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 5. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 I.1. Konvertimi i numrave Binar, Decimal dhe Heksadecimal Le të shohim si qëndrojnë numrat bazik të këtyre tri sistemeve ndërmjet veti: Konvertimi i numrave bazik decimal dhe heksadecimal në numra binar siç është paraqitur më parë shpesh quhet edhe kodi EXCESS 3. Kështu pra numrat bazik heksadecimal janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A (dhjetë), B (njëmbëdhjetë), C 5/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 6. Teknologjia e informacionit klasa XII-të (dymbëdhjetë), D (trembëdhjetë), E (katërmbëdhjetë), F (pesëmbëdhjetë) 6/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 7. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Sistemi binar ose Sistemi me bazë 2 është sistem pozicional i të shkruarit të numrave duke përdorur vetëm dy shifra zakonisht përdoren shifrat {0 dhe 1}, në mënyrë analoge përdoret Sistemi oktal me bazë 8 i cili shfrytëzon 8 shifra të ndryshme, Sistemi heksadecimal që përdor 16 shifra të ndryshme pra Sistemi me bazë 16. Sistemi dekad ose dhjetor është Sistemi me bazë dhjetë i cili është Sistemi që përdoret në jetën e përditshme, në këtë sistem përdoren shifrat {0,1,2,3,4,5,6,7,8,dhe 9}. I.1.1 Lidhëshmëria në mes sistemit dekad dhe atij binar Sistemi dekad Sistemi binar 0 0000 1 0001 2 0010 3 0011 4 0100 5 0101 6 0110 7 0111 8 1000 9 1001 I.2 Sistemi Binar Sistemi binar është Sistemi i cili përbëhet prej dy shifrave 0 dhe 1, dhe ka për bazë të punës sistemin kompjuterik. Të gjitha informacionet të cilat ruhen në kujtësat e kompjuterit janë në këtë sistem. Kurdoherë bën të dihet të kalohet prej një Sistemi numerik në një tjetër. I.2.1 Mbledhja 7/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 8. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Mbledhja e numrave binar është mjaftë e thjeshtë. Ja dhe rregulla e mbledhjes: 0 + 0 → 0 0 + 1 → 1 1 + 0 → 1 1 + 1 → 0, bartët 1 1 + 1 + 1 → 1, bartët 1 1 1 1 1 1 (bartjet) 0 1 1 0 1 + 1 0 1 1 1 ------------- = 1 0 0 1 0 0 Shembull 1111 11111 11111 + 1111 + 10000 11110 101111 I.2.2 Zbritja Zbritja e numrave binar bëhet nyejt si tek numrat dekad. Vetëm kur nuk ka huazim nga pozicioni me peshë më të madhe madhe. 0 − 0 0 → 0 − 1 → 1, merret 1 hua 1 − 0 1 → 1 − 1 0 → * * * * (të huazuarat) 1 1 0 1 1 1 0 − 1 0 1 1 1 ---------------- = 1 0 1 0 1 1 1 Shembull 10000 11101 - 1111 - 10011 00001 8/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 9. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 01010 I.2.3 Shumëzimi Edhe shumëzimi bëhet njësoj si tek numrat dekad, duke shumëzuar çdo numër. ja një shembull i shumëzimit të numrave binar: 1 0 1 1 × 1 0 1 0 --------- 0 0 0 0 + 1 0 1 1 + 0 0 0 0 + 1 0 1 1 --------------- = 1 1 0 1 1 1 0 I.2.4 Konvertimi i numrave decimal - binar Për ta kthyer një numër dekad në numër binar duhet që ai numër të pjesëtohet me dy. Pa marrë parasysh nëse mbetjet e pjesëtuar janë më shumë se 1 ajo shënohet 1. kur numri i pjesëtuar me 2 p.sh 120 : 2 =60 (ku nuk ka mbetje), atëherë numri binar i fituar është zero d.m.th 0 mbetje. Operacioni Mbetjet 118 ÷ 2 = 59 0 59 ÷ 2 = 29 1 29 ÷ 2 = 14 1 14 ÷ 2 = 7 0 7 ÷ 2 = 3 1 3 ÷ 2 = 1 1 1 ÷ 2 = 0 1 Pra, numri binar lexohet prej poshtë-lartë. Ai mund të shkruhet në formë të numrit dekad si këtu 1110110. 9/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 10. Teknologjia e informacionit klasa XII-të I.2.5 Konvertimi nga numri decimal ne binar Në vijim le të veprojmë në mënyrë të anasjelltë, pra konvertimin e numrit decimal 53 në numër binar. 53 : 2 = 26 mbetja 1 26 : 2 = 13 mbetja 0 13 : 2 = 6 mbetja 1 6 : 2 = 3 mbetja 0 3 : 2 = 1 mbetja 1 1 : 2 = 0 mbetja 1 Kështu kur të shkruhen me radhë shifrat binare para numrave 2 në fuqitë prej 5, 4 deri në 0 fitohet ky numër binar 110101 pra i cili është i barabartë me numrin decimal 53. (110101)2 =( 53) 10 Kështu numri binar 110101 është i barabartë me numrin decimal 53. I.2.6 Konvertimi i numrave binar - decimal Le të shohim si konvertohet numri binar 110101 në numër decimal. Tabela e numrit 2 në fuqinë e 7, 6 ... 0: 7 6 5 4 3 2 1 0 2 2 2 2 2 2 2 2 128 64 32 16 8 4 2 1 Shembull (110101) 2 Duke e ditur se numrat binar kanë bazën 2 atëherë numri i dhënë ka 6 shifra dhe duke numëruar nga zeroja shifra e parë nga e majta (fillimi) duhet shoqëruar me numrin 2 në fuqinë 5, pasta shifra e dytë me numrin 2 në fuqinë 4 e 10/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 11. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 kështu me radhë deri të shifra e fundit çdoherë shoqërohet me numrin 2 në fuqinë zero, pra: 5 4 3 2 1 0 (110101) = 1*2 + 1*2 + 0*2 + 1*2 + 0*2 + 1*2 2 =1*32+1*16+0*8+1*4+0*2+1*1 =32+16+0+4+0+1 = (53) , 10 Kështu numri binar 110101 është i barabartë me numrin decimal 53. Shembull. Shuma e dy numrave binare 1100111 +1010111 10111110 I.2.7 Konvertimi i numrave decimal me pikë dhjetore në numra binar Ky lloj konvertimi kryhet kur numrin decimal e shumëzojmë me bazën e numrit binar (2). Shembull: (0,125)10 bartja 0,125 *2=0,25 0 0,25*2=0,50 0 0,5*2=1 1 (0,125)10=(0,001)2 Shembull: (13,25)10=(?)2 Së pari konvertojmë pjesën para pikës dhjetore e pastaj atë pas pikës dhjetore. Mbetja 13:2=6 1 6:2=3 0 bartja 3:2=1 1 0,25*2=0,5 0 1:2=0 1 0,5*2 =1,0 1 11/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 12. Teknologjia e informacionit klasa XII-të (13)2=(1101)2 (0,25)10=(0,01)2 Dhe në fund: (13,25)2=(1101,01)2 Shembull: (0,13)=(0,00100001)2 Bartje (0,13)10=(?)2 0,13*2=0,26 0 0,26*2=0,52 0 0,52*2=1,04 1 0,04*2=0,08 0 0,08*2=0,16 0 0,16*2=0,32 0 0,32*2=0,64 0 0,64*2=1,28 1 I.2.8 Konvertimi i numrave binar - heksadecimal Numrat Binar është shumë lehtë të konvertohen në numra heksadecimal, sepse çdo numër heksadecimal është i dizajnuar ashtu që ka nga katër bit (katër shifra) binar, kështu nëse kemi këtë numër binar: 100011011011110101000100001 vendosim presje për çdo katër shifra (duke filluar nga ana djathtë në të majtë): 100,0110,1101,1110,1010,0010,0001 ←fillo nga kjo anë Meqë në fillim kanë mbetur tri shifra nuk prish asgjë nëse shtojmë një 0, dhe secilit grup katër shifror ia shoqërojmë numrin heksadecimal përkatës, pra: Binar: 0100,0110,1101,1110,1010,0010,0001 Heksadecimal: 4 6 D E A 2 1 12/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 13. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 atëherë numri binar 100011011011110101000100001 është i barabitë me numrin heksadecimal 46DEA21. Në mënyrë të ngjashme bëhet edhe konvertimi i numrave heksadecimal në binar, vetëm veprohet anasjelltas duke ia shoqëruar secilës shifër heksadecimale nga katër numra Shembull: Të kthehet ne numer hexadecimal numri (101101.011101)2= (2D.74)16 Sepse (00)10=2; 1101=D; 0111=7; 01(00)=4 Ndërsa me kthim të hexadecimal ne binar duhet të paraqitët secila shifër me katër numra binar (3C.76)16=(00111100.01110110)2 I.2.9 Kthimi i numrit binar ne oktal dhe anasjelltas Meqe baza e sistemit oktal eshtë 8, atëherë për paraqitjen e çfarëdoshme të numrit binar tri pozita të tij paraqesin një pozitë të sistemit oktal(pasi fuqia e 2-it ne të tretë është 8) Të kthehet ne sistemin oktal numri binar (100.10101)2=(4.52)8 Sepse kemi 100=4; 101=5 dhe 01(0)=2 13/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 14. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Të kthehet numri (53.26)8 oktale ne binar(ketu secila shifer e numrit oktal paraqitët me tri shifra të numrit binar) (53.26)8=(101011.010110)2 pasi qe 5=101, 3=011, 2=010 dhe 6=110 I.3 Kodet Duke qene se informacioni ne kompjuter është i organizuar ne vargje (sekuenca) bytes (8 bits) lind nevoja për të gjetur një mënyre qe gjithë informacionet e mundshme si tekst, video, fotografi,audio, etj. të konvertohen në një varg prej shenjash 0 dhe 1 (bytes ose bits). Ky është funksioni i kodeve. Kodi është një rregull (relacion) që përcakton korrespondencën e simboleve të ndryshme me të cilat shprehim informacionin me një varg shifrash 0 dhe 1. Një kod shume i përdorur ne shkencën e kompjuterit është kodi ASCII (American Standard for Information In- terchange). Ne ketë kod çdo simbol (shkronjë,numër, etj.) ka një korrespondent numerik (bi-nar ose dhjetor). Ne vazhdim shënojmë elementët e sistemit ASCI sipas të cilit edhe merren informata ne PC-të. 14/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 15. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Për të kuptuar me mire se si funksionon ky kod shohim tabelën e mëposhtme. Kodi_kimi i fjalës "prova" Fjala p r o v a 01110000 01110010 01101111 01110110 01100001 Ky është një shembull i thjeshtë por i qartë për të kuptuar se si informacionet mund të konverto-hen ne vargje numerike qe mund të përpunohen nga kompjuteri. Shembuj të shënimeve të të dhënave ne PC _ Duke u mbështetur ne sistemin ASCI të behet paraqitja e të dhënave ne kompjuter për këto shënime: _ Tung _ Tungjatjeta 15/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 16. Teknologjia e informacionit klasa XII-të _ Zgjedhje : shprehja Tung merret nga shkronjat T=34,u=117,n=110 dhe g=103 _ Nga këto dhe tabela e mësipërme do të kemi këtë kombinim të paraqitjes 100010- 1110101-1101110-1100111,qe ne të vërtëtë paraqet formën pranuese të shënimit të mësipërm nga ana e kompjuterit. 16/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 17. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 II. NË PËRGJITHËSI PËR INFORMIMIN – INFORMATËN Informata në kuptimin e përgjithshëm paraqet lajm apo risi, të cilën e ofrojnë mjetet e informimit publik, lajme të cilat transmetohen nga pajisjet komunikuese. Informata mund të definohet edhe si cilësi e përcaktimit të parametrave të ndonjë përmbajtje e cila ka të bëjë me një përmbajtje tjetër. Definicioni teknik i informatës është: Informata është bashkësi e të dhënave (elementëve, ngjarjeve), të cilat shprehen përmes ndonjë ligji matematikor të gjasave (probabilitëtit). Sinjali paraqet bartësin e informatave, pra informata futët në sinjal. Simbolet paraqesin reprezentuesit e të dhënave (ngjarjeve). Lëmi e cila merret me studimin tëorik të informatës është Tëoria e Informimit e cila paraqet bazën tëorike të komunikimit tëknik të informatave, përkatësisht në kuptimin e ngushtë ka për detyrë të zgjedhë problemet e komunikimit. Teoria e Informimit mund të përkufizohet në prezantimin fizik të informatës në formën e saj kontinuele dhe diskretë si sinjal. Këto sinjale quhen transmetues të informatave. Si lëmi shkencore, Teoria e Informimit merret me formën matematike të informatës, kurse në kuptimin e zbatimit të saj paraqitët në komunikacion, rregullim dhe kompjuteristikë. Informata është madhësi e matshme. Malli i cili transportohet përmes mjeteve komunikuese quhet informatë . Mjetet komunikuese janë mjetë transporti ashtu si rrugët, hekurudhat, trafiku ajror etj, por këtu malli që bartët është informata. Informata mund të paraqitët në formën e fjalëve të shkruara, zërit dhe fotografisë etj. Bazuar në këto dallohen këto forma të informatës: - sintaksore - skematike - programore dhe 17/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 18. Teknologjia e informacionit klasa XII-të - estetike. Informata sintaksore (në formë të zërit) përbëhet nga këto elementë: - lloji i burimit statistikor - kufizimet lidhur me kodin - siguria e kodimit - kapaciteti i nevojshëm i linjës dhe kodimi optimal - numri i simboleve në përmbajtje të burimit të informatës dhe - gjatësia e simboleve (fjalëve). Kështu forma sintaksore e informatës është një ndër format më të ulëta të paraqitjes së informatës, por prapë se prapë është prezentë në komunikacion. Informata skematike i mundëson pranuesit të njohë përmbajtjen e informatës. Kështu pranuesi në memorien e tij duhet të ketë rregulla skematike, të cilat përcaktojnë përmbajtjen e secilës porosi. Gjuhët e shkruara natyrore janë forma më karakteristike e informatës skematike. Nëse dy njerëz nuk flasin të njëjtën gjuhë, përmbajtja sintaksore do të jetë shumë e madhe (për shkak të numrit të madh të përpjekjeve për shpjegime), kurse përmbajtja skematike shumë e vogël ose gati kurrfarë. Pranuesi duhet të dijë kodin e dhënësit, e nëse këtë nuk e di, përmbajtja skematike e informatës është zero. Se çka nënkupton ndonjë fjalë në gjuhët natyrore është rezultat i marrëveshjeve, mund të jetë e ndryshme në raste dhe rrethana të ndryshme, ndryshon edhe si variabël në funksion të kohës. Kjo është e caktuar sipas rregullave formale logjike. Të gjitha mjetet komunikuese posedojnë parametra të funksioneve logjike, të cilët iu mundësojnë të njohin porositë e caktuara, për të cilat edhe janë projektuar. P.sh. Pajisja telekomunikuese e njeh parapaguesin i cili dëshiron të vendosë lidhje ose kërkohet për një gjë të tillë. Filtri elektrik e njeh porosinë, përkatësisht urdhrin që disa sinjale duhet lëshuar e disa sinjale jo. Përmbajtja skematike e informatës ka rëndësi të madhe të pajisjet kriptografike të komunikimit. Kjo nënkupton që 18/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 19. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 personat të cilët dëshirojnë të komunikojnë do të kenë protokollin e tyre të komunikimit, pra njërën nga metodat mbrojtëse të kodimit. Pala tjetër p.sh armiku i cili dëshiron të deshifroj këto informata, do të përdorë përmbajtje të gjata të informatave sintaksore, pra numër të madh të tentimeve për deshifrim. Informata programore zakonisht varet nga pranuesi dhe momenti i pranimit të ndonjë porosie. Disa porosi të cilat kanë përmbajtje të gjatë sintaksore dhe programore, mund të jenë përmbajtje programore zero. P.sh një lajm mjaft me rëndësi që merret me vonesë, nuk ka fare rëndësi, apo siç themi “e morëm vesh vonë se ...” . Faktori kryesor që e karakterizon informatën programore është vonesa në transmetim prej burimit deri të dedikimi. Të pajisjet komunikuese faktori i vonesës është përcaktues i shfrytëzimit të pajisjes. Shpejtësia e pranimit, përpunimi dhe dërgimi i informatave duhet të jetë e kënaqshme, ashtu që personat e interesuar të kenë informata të sakta në kohë të sakta. Informata estetike paraqesin numër të pacaktuar të porosive të cilat gjeneron burimi i informatave. Papërcaktueshmëria është e caktuar me strukturën e burimit të tyre, pra sipas gjasës që porosia të përsëritët dhe varësinë e tyre. Kjo informatë është mjaftë e dëshirueshme sepse njeriun e kënaq përmes lojërave, zërave, notave ose ngjyrave. Mund të thuhet se informata estetike matët me raportin e pa pa-përcaktimit dhe përcaktimit. 19/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 20. Teknologjia e informacionit klasa XII-të II.3. Ndarja e sinjaleve si transmetues të informatave Sinjalet si transmetues të informatave mund të kenë formë: - kontinuale (të vazhdueshme) dhe - diskretë (me shkëputje). Forma kontinuale e sinjaleve nënkupton sinjalin i cili nuk ka shkëputje sipas kohës, pra sinjal i cili për ekziston për çfarëdo vlere të kohës dhe ndryshimi i kësaj vlere për dy simbole fqinjë nuk ka kërcim, pra ndryshimi i tangjentit të këndit ndërmjet këtyre dy pikave është shumë i vogël sa mund të neglizhohet. Shembulli më i mirë i sinjaleve kontinuale janë sinjalet harmonike (fig). Informata kontinuale paraqitët në funksion të kohës dhe nuk ka shkëputje. Shembull i këtyre informatave janë të folurit dhe muzika. Fig.. Sinjali kontinual (i vazhdueshëm) Informatat kontinuele mund të shndërrohen në informata diskretë me gabim të vogël, nëse shfrytëzohen hapat kohor modular. Që të shfrytëzohet hapi kohor modular, shfrytëzohen sinjalet kontinuele pulsor, kështu kjo mënyrë mund të quhet edhe modulim pulsor apo diskret. Shembull i sinjalit diskret është informata telegrafike, ku sinjali përbëhet nga elementët me dhe pa rrymë. Në funksion të 20/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 21. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 kohës paraqitën disa sinjale, pra funksione diskretë në formë të impulseve. I pari Morse i ka bartë këto sinjale, përkatësisht impulse të cilat i ka shënuar me kodin e tij. Sinjali ka vetëm dy intensitet 0 ose 1, në kohëzgjatje të ndryshme. Kodi i Morse-së paraqitët si kod binar. Fig.. Sinjali diskret II.4 LLOJET E LAJMIT – POROSISË Pajisjet komunikuese mundësojnë transmetimin e llojeve të ndryshme të lajmeve (porosive) – –informatave siç janë: me zë (të folme), të shkruara, muzikore, me foto statike, me foto lëvizëse, alarme të ndryshme, drejtuese, indikatorë, regjistruese dhe matëse si dhe porosi për mirëmbajtje dhe funksionim të vetë pajisjes. Porositë në përgjithësi mund të jenë të formës analoge ose diskretë (digjitale). Elementët fundore të një pajisje komunikuese quhen terminale. II.4.1 Porosia me zë Zëri natyror është si rezultat i rrymimeve të ajrit që vijnë prej mushkërive. Rrymimi i ajrit kalon nëpër 21/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 22. Teknologjia e informacionit klasa XII-të konfiguracione të ndryshme si të fytit, hundës dhe gojës, me ç’rast krijohen lloje të ndryshme të harmonikeve të zërit që quhen format. Kështu paraqitën një varg vibrimesh, amplituda (toni) e të cilave më e ulëta është 80 Hz, kurse më larta 12000 Hz. Pajisje përmes së cilës analizohet e pastaj sintetizohet zëri quhet Vocoder (voice-coder). Një pajisje të tillë e hasim të aparati telefonik, mikrofonat etj. Ekzistojnë lloje të ndryshme të vocodereve të cilët krijojnë zë, siç është rasti të robotët. Kjo i bënë mjaft aktuale këto pajisje. Parimi themelor i punës së vocoderit është analiza e spektrit të zërit, që nënkupton diagramin e zërit në funksion të frekuencës së tij. Duke ditur se zëri paraqet grup tingujsh apo fjalësh, atëherë për të folurën me zë është me rëndësi njohja e diagramit – spektrit të zërave të veçantë – shkronjave. Fig.. Paraqitja e spektrit të zërit “A” 22/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 23. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Fig.. Paraqitja e spektrit të zërit “E” 23/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 24. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Për transmetim të të folurit-zërit në ditët e sotme është e mjaftueshme linja transmetuese me kapacitet rreth 2400 bit/s dhe nivel të frekuencave rreth 400 Hz, me kualitet të transmetimit rreth 85%. Mundësi më të mëdha sot ofrojnë pajisjet digjitale, që veçohen me këto aspekte: - sinjali i të folurit është kod telekomunikues më i përbërë dhe më i shpejtë, - niveli i frekuencave është i kufizuar në nivelin e frekuencave të burimit - dinamika e sinjalit është e kufizuar me procesin e kuantizimit - në përgjithësi zhurma e kuantizuar e zvogëlon raportin sinjal/zhurmë, mirëpo me shfrytëzimin e kompresimit logaritmik ky raport arrihet deri në 40dB. - Sinjali i të folurit mund të përshkruhet përmes funksioneve normale, duke shfrytëzuar transformimet lineare, kurse me përdorim të vocoderëve sasia e transmetimit të informatave mund të zvogëlohet edhe nën 600 bit/s . - Mundësohet ndërlidhja njëri-pajisje dhe identifikimi i folësit, përkthimi automatik i teksteve të ndryshme, tekstit të shkruar të të folurit etj. 24/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 25. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 III. KOMPJUTERËT PËRSONAL – NJOHURI ELEMENTARE III.1 Hardueri, Softueri dhe Teknologjia Informative Të gjitha sistemet kompjuterike janë të ndërtuara nga hardueri dhe softueri. Me fjalën harduer nënkuptojmë të gjitha pjesët fizike të një sistemi kompjuterik, duke përfshirë këtu vet kompjuterin si dhe komponentet periferike të tij, siç janë monitori,tastiera,miu,shtypësietj. Në anën tjetër softueri na mundëson që të operojmë me këto komponentet themelore të kompjuterit. Softueri është i përbërë nga një varg undhëzimesh që i tregojnë kompjuterit se çka duhet të bëjë. Nganjëherë softuerët thjeshtë i quajmë programet kompjuterike. Ekzistojnë dy lloje themelore të softuerit: 1. Sistemet Operative – OS 2.ProgrametAplikative Sistemi Operativ që është përgjegjës për menaxhimin e resurseve të kompjuterit zakonisht është i instaluar paraprakisht në kompjuter. Si shembuj të Sistemeve Operative mund të përmendim Windows 98, Windows 2000, UNIX, MS DOS etj. Programet Aplikative janë ato programe të cilat i kryejnë detyrat e caktuara për shfrytëzuesin. Si shembuj të programeve aplikative mund të përmendim Microsoft Word dhe brauserët si Internet Explorer dhe Netscape communicator. Pa njëri tjetrin hardueri dhe softueri nuk mund të funksiononjnë. Sot termin Teknologji Informative mund ta hasim çdokund. IT i referohet vet kompjuterëve, harduerit dhe softuerit, 25/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 26. Teknologjia e informacionit klasa XII-të kabllove, satelitëve, linjave telefonike dhe çdo gjëje që ka të bëjë me krijimin, ruajtjen dhe transferimin e informatave. Teknologjia informative është bërë aq e rëndësishme saqë secila organizat sot ka departamentin e vet të Teknologjisë Informative. III.2 Llojet e kompjuterëve Sot ekzistojnë llojet e ndryshme të kompjuterëve. Ata dallohen ndërmjet veti për nga kapaciteti, shpejtësia, çmimi etj. Kompjuterët personal PC siç tregon edhe vet emri përdoren nga një shfrytëzues. PC janë kompjuterët më të zakonshëm që mund të gjinden nëpër zyret dhe shtëpit. Kompjuterët modern jenë shumë të fuqishëm, ata mund të ekzekutojnë njëkohësisht aplikacionet e ndryshme dhe të përdorin pajisjet e ndryshme për zë dhe video. Kompjuterët personal mund të lidhen me kompjuterët e tjerë në rrjetë. Shumica e bizneseve bashkëkohore përdorin kompjuterat e lidhur në rrjetë. Rrjeta përbëhet nga disa kompjuterë të cilët janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Ata mund të komunikojnë ndërmjet veti dhe t’i ndajnë resurset e përbashkëta si printerët. Kompjuterët në rrjetë ndryshe quhen edhe Klientët, ndërsa kompjuteri i cili i menaxhon resurset e tyre të përbashkëta në rrjetë quhet Server. Klientët gjithashtu varen nga serveri për hapjen e aplikacioneve dhe ruajtjen e të dhënave. Kopjuteri i rrjetës është më i lirë se sa kompjuteri personal pasiqë atij nuk i nevojitet hapësira e madhe për ruajtjen e të dhënave. Kompjuterët personal dhe kompjuterët në rrjeta janë të njohur edhe si terminale inteligjente, sepse ata kanë procesorin dhe kujtesën e vetë me anë të të cilëve mund t’i kryejnë detyrat e caktuara në mënyrë të pavarur nga serveri. Kompjuterët më të mëdhenj mund t’i shërbejnë shfrytëzuesve të ndryshëm në terminalet e ndryshme. Këto terminale janë të njohura si terminale dumb, sepse ata përbëhen vetëm nga tastiera dhe monitori dhe nuk mund të kryejnë asnjë lloj të llogaritjes. Minikompjuterat janë të dizajnuar për llogaritjet komplekse 26/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 27. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 dhe mund t’i shërbejnë një numri të shfrytëzuesve të lidhur për të nëpërmjet terminaleve. Këta kompjuterë janë më të shtrenjtë se sa kompjuterët personal. Kompjuterët e llojit Mainframe janë kompjuterët e mëdhenj të dizajnuar për të kryer detyrat me kërkesat e mëdha dhe janë në gjendje t’u shërbejnë shumë terminaleve. Kompjuterët Mainframe zakonisht përdoren nga institucionet e mëdha siç janë bankat, qeveria etj. Laptopët janë kompjuterët e lehtë mobil. Ata mund të përdoren çdokund, por më së tepërmi përdoren nga biznesmenët gjatë udhëtimeve. Për nga dizajni Laptopët janë shumë të ngjajshëm me kompjuterin personal dhe zakonisht përdoren nga një shfrytëzues në të njejtën kohë. Megjithatë edhe laptopët janë më të shtrenjtë se sa kompjuterët personal. Sot ekzistojnë llojet e ndryshme të kompjuterit në përdorim. Varësisht nga dizajni dhe konfigurimi i tyre ata mund t’i shërbejnë një shfrytëzuesi, shumë shfrytëzuesëve apo të funksionojnë si pjesë e rrjetës. III.3 Pjesët kryesore të kompjuterit personal Kompjuteri personal apo PC përbëhet nga një numër komponentesh fizike që ndryshe quhen harduer i kompjuterit. Në këto komponente harduerike hyjnë: Njësia Qendrore Procesuese apo CPU Një mori pajisjesh hyrëse/dalëse Dy llojet kryesore të kujtesës Pajisjet për ruajtjen e të dhënave Njësia Qendrore Procesuese (CPU) – paraqet pjesën e kompjuterit në të cilën bëhen llogaritjet dhe kryerja e instruksioneve. Në të shumtën e rasteve e quajmë shkurtimisht vetëm si procesor. CPU është një çip silikoni i cili ndodhet mbrenda njësisë sistemore të kompjuterit personal. Punon sikurse një kalkulator i vogël e i shpejtë duke i procesuar informatat që hyjnë në të dhe pastaj gjeneron dhe i percjell ato në dalje të tij. Pajisjet Periferike – janë të gjitha ato pajisjet që mund t’i shtohen kompjuterit tuaj. Këto pajisje periferike mund të jenë hyrëse dhe dalëse. Për t’i futur informatat në PC-në ju nevojitet një pajisje hyrëse. Tastiera dhe miu janë dy nga pajisjet më të zakonshme për futjen e të dhënave. Sistemet kompjuterike mund të përdorin pajisjet e ndryshme dalëse, secila prej tyre duke i konvertuar të dhënat në 27/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 28. Teknologjia e informacionit klasa XII-të formën e lexueshme. Monitori dhe shtypësi janë dy nga pajisjet më të zakonshme për paraqitjen e të dhënave. Kujtesa – paraqet atë komponente të kompjuterit në të cilën përkohësisht ruhen të dhënat që duhet të procesohen. Ekzistojnë dy llojet kryesore të kujtesës, ato janë: Kujtesa me Qasje të Rastit – RAM Kujtesa Vetëm për Lexim – ROM RAM-i përdoret për ruajtjen e përkohshme të të dhënave. Në të përmbahen të gjitha të dhënat e reja që nga ruajtja e fundit e punës tonë. Përmbajtja e RAM-it ndryshon vazhdimisht dhe ajo humbet kur e fikim kompjuterin. Përmbajtja e ROM-it është permanente dhe e mbrojtur gjatë procesit të prodhimit në fabrikë. Për shembull në ROM ndodhen të dhënat që shërbejnë për funksionimin normal të kompjuterit me startimin e tij. Disku i Ngurtë. - Pothuajse të gjithë kompjuterët e posedojnë diskun e ngurtë. Pasi të ketë përfunduar kompjuteri me procesimin e të dhënave, rezultati duhet të ruhet diku në mënyrë permanente. Disku i ngurtë është pajisje e kompjuterit në të cilin ruhen të dhënat në afatet e gjata kohore. Të dhënat që janë ruajtur në diskun e ngurtë mbesin aty edhe kur kompjuteri të jetë fikur. Pajisjet mobile për ruajtjen e të dhënave. - Ekziston një numër i pajisjeve mobile për ruajtjen e të dhënave. Këtu përfshihen flopi disqet apo disketat, ZIP disketat, CD-ROM dhe kasetat me shiritat magnetik Njësia Qendrore Procesuese – CPU Siç e kemi përmendur edhe me herët me termin harduer nënkuptojmë të gjitha komponentet fizike nga të cilat është ndërtuar kompjuteri personal. Në këto komponente hyjnë CPU- ja dhe komponentet e ndryshme periferike, siç janë pajisjet për hyrje/dalje. Pajisjet për hyrje shërbejnë për të futur të dhënat në kompjuter, CPU-ja këto të dhëna i interpreton dhe i proceson, ndërsa pajisjet dalëse kanë për detyrë t’i shfaqin këto të dhënat. Të gjitha aktivitetet që zhvillohen në kompjuter procesohen nga Njësia Qendrore Procesuese apo CPU. Është një mjet, i cili futet në punë me kyçen e kompjuterit personal në rrymë. Punon sikurse një kalkulator i vogël e i shpejtë duke i procesuar informatat që hyjnë në të dhe pastaj gjeneron 28/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 29. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 rezultatin dhe i përcjell të dhënat në dalje të tij. CPU-ja është e ndërtuar nga silikoni dhe zakonisht quhet qip logjik dhe kjo për arsye se është i dizajnuar të kryejë operacionet logjike dhe aritmetike. Operacionet themelore të CPU-së janë mbledhja, zbritja, krahasimi i dy numrave, si dhe zhvendosja e numrave nga një hapësirë në tjetrën. Shpejtësia me të cilën CPU-ja i proceson të dhënat matet me Mega Hertz - MHz. Sa më i madh të jetë numri i MHz aq më e shpejt do të jetë CPU-ja. III . 4 Pajisjet Hyrëse Për ta shfrytëzuar kompjuterin së pari duhet t'i tregojmë atij se çka duhet të bëjë ai për ne. Prandaj, ekzistojnë pajisjet e ndryshme që quhen pajisjet hyrëse e që përdoren për të futur informatat në kompjuter. Në këto pajisje bëjnë pjesë tastira, miu etj. Në shumicën e kompjuterëve tastiera është pajisje primare për futjen e tekstit. Përveç vendosjes standarde të tasteve të alfabetit dhe numrave tastiera gjithashtu përmban edhe tastet e kërkimit dhe tastet standarde siç janë tasti Esc, Tab, si dhe tastet për lëvizjen e kursorit në ekran. Radhitja e tasteve në tastierë është e njetë me radhitjen e tasteve në makinën mekanike dhe atë elektronike të shkrimit që janë përdorur para paraqitjes së kompjuterit personal. Miu është pajisje dore, i cili është i lidhur për kompjuter nëpërmjet një kablloje. Me lëvizjen e tij apo me klikimin në tastet e tij lëvizja konvertohet në lëvizjen e shigjetës në ekran. Miu mund të drejtohet në një vend në ekran, ta pozicionojë kursorin dhe të tërhiqet dhe të selektojë. Ekzistojnë alternativat e shumta për zëvendësimin e miut. Në kompjuterat Laptop zakonisht përdoren Tuch Pad. Tuch Pad punon duke e ndjerë lëvizjen e gishtit të shfrytëzuesit dhe shtypjes në të. Zakonisht vendoset përpara tastierës në drejtim të shfrytëzuesit. Joy Stick është pajisje drejtuese dhe zakonisht përdoret për të luajtur lojrat kompjuterike. Përbëhet nga baza ku është i vendosur shkopi drejtues dhe butonave kontrollues, roli i të cilëve është aktivizimi i veçorive të ndryshme të softuerit. III. 4. Pajisjet Dalëse 29/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 30. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Pajisjet Dalëse janë të gjitha ato pajisje që na mundësojnë të shohim rezultatin e arritur nga procesimi i të dhënave në kompjuter. Pajisjet dalëse që më së shpeshti i hasim në jetën e përditshme janë Monitorët dhe Shtypsit Pajisja kryesore e daljes është monitori në të cilin paraqitet teksti dhe grafikat e ndryshme në mënyrë vizuele. Shtypësi është pajisje që pranon tekstin apo grafikën nga kompjuteri duke i paraqitur ato në letër. Sot ekzistojnë variacionet e ndryshme të shtypsave duke u dalluar në mes veti për nga madhësia, shpejtësia, kompleksiteti dhe kostoja e tyre. Disa nga shtypësit më të përdorur janë: 1. Shtypsit InkJet 2. Shtypsit Laserik Shtypësit InkJet janë mjaft të përhapur. Ky shtypës e shpërndan ngjyrën nga kartrigji në letër gjatë kalimit të saj nëpër shtypës nga një distancë shumë e vogël. Printerët InkJet zakonisht shtypin me ngjyra dhe po ashtu mund të shtypin grafika. Shtypësit laserik përdorin tufën e laserit të reflektuar nga pasqyra për të vendosur ngjyrën apo tonerin në pjesët e përzgjedhura të letrës e gjatë kalimit të saj nëpër dy cilindra. Disa nga shtypësit laserik mund të shtypin edhe grafikat, por zakonisht në zyrë përdoren për të shtypur dokumentat në formë teksti. Me kartelën e zërit, me softuerin dhe pajisjen përkatëse për leximin e disqeve mund të dëgjojmë audio inçizimet nëpërmjet altoparlantave apo dëgjousve veshi. Ploteri është pajisje që bën vizatimet precize të vijave duke e përdorur lapsin. Ploterët mund të vizatojnë vijat në mënyrë më precize se sa shtypësit, por zakonisht kanë çmim më të lartë. Ploterët përdorim më të madh kanë gjetur në industrinë inxhinjerike, ku preciziteti i vizatimeve është shumë i rëndësishëm. III. 5. Pajisjet për ruajtjen e të dhënave Disku i ngurtë është pajisje që na mundëson qasje relativisht të shpejtë në të dhënat e ruajtura në të. Kompjuterët e sotëm zakonisht kanë një apo më tepër disqe të 30/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 31. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 ngurta të cilët kanë kapacitet prej disa miliardë bajt apo giga bajtë - GB. Ekziston një varietet i pajisjeve shtesë që mundësojnë ruajten e të dhënave e ato janë: flopy disku, Zip disku, CDROM dhe shiritat magnetik. Flopy disku është i madhësisë prej 3,5 inçave apo 8,89 cm, me densitet të lartë dhe mund të futet në kompjuterin tuaj. Kapaciteti i këtyre disqeve është 1,44 MB dhe zakonisht përdoren për t'i bartur të dhënat nga një kompjuter në tjetrin. Zip disqet kanë kapacitet nga 100 deri në 250 MB, varësisht nga lloji i pajisjes që e përdorim. Për t'i përdorur ato do të ju nevojitet pajisja Zip Drajv. CDROM-ët mund të përdoren për incizimin, ruajtjen dhe nxjerrjen e të dhënave elektronike. Në të mund të vendosni rreth 700 MB të të dhënave tekstuale, audio, video dhe grafike. Ju mund të bëni backup të të gjitha të dhënave nga kompjuteri juaj duke përdorur shiritat magnetik. Në fund të ditës ju e futni shiritin magnetik në pajisjen e posaçme dhe i bartni të gjitha të dhënat nga kompjuteri juaj në shiritin magnetik. Kjo do të ju mundësojë që t'i ktheni të gjitha të dhënat tuaja në rast se ndodh ndonjë prishje e padëshiruar e kompjuterit tuaj. Kur e bëjmë përzgjedhjen e pajisjeve që dëshirojmë t'i përdorim për ruajtjen e të dhënave duhet të kemi parasysh rëndësinë dhe madhësinë e të dhënave që do t'i ruajmë, shpejtësinë me të cilën dëshirojmë t'i incizojmë të dhënat si dhe sasinë e të hollave që do ta shpenzojmë për atë qëllim Llojet e kujtesës Ekzistojnë dy llojet themelore të kujtesës, ato janë: 1. Kujtesa me Qasje të Rastit – RAM 2. Kujtesa Vetëm për Lexim - ROM Zakonisht kur i referohemi kujtesës së kompjuterit ne e nënkuptojmë Kujtesën me Qasje të rastit apo RAM. Kur e kontrollojmë madhësinë e kujtesës në kompjuter ne gjithashtu 31/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 32. Teknologjia e informacionit klasa XII-të kemi të bëjmë me RAM-in, poashtu kur e ngrisim sasinë e kujtesës gjithashtu kemi të bëjmë me RAM-in. RAM-i përdoret për ruajtjen e përkohshme të të dhënave të programit. Kur ju punoni në një dokument në Word të dhënat që ju i vendosni ruhen në RAM dhe do të qëndrojnë aty derisa ju ta ruani dokumentin në diskun e ngurtë apo derisa ta fikni kompjuterin. CPU-ja mund të lexojë informatat nga RAM- i, por edhe të shkruajë në të. Kur kompjuteri fiket të gjitha informatat që kanë qenë në RAM zhduken. ROM-i paraqet kujtesën vetëm për lexim. Siç na tregon edhe vetë emri, nga ky lloj i kujtesës vetëm mund t'i lexojmë të dhënat, por jo edhe të shkruajmë. ROM-i përmban të dhënat të cilave mund t'iu referohemi nëpërmjet CPU-së, por pa pasur mundësi t'i ndryshojmë ato. Përmbajtja e ROM-it është e fiksuar gjatë prodhimit të saj nga ana e prodhuesit. III.6. Njësitë matëse të kujtesës Biti paraqet njësinë më të vogël të të dhënave në kompjuter. Biti mund të ketë vetëm një vlerë të vetme binare 0 apo 1. Tetë bita formojnë një bajt që paraqet njësinë themelore për matjen e kujtesës së kompjuterit. Zakonisht një bajt paraqet hapësirën e kujtesës ku ruhet një karakter, siç është shkronja, numri apo simboli. Secili karakter paraqitet me kombinimet e 1 dhe 0. Nëse e shtypim fjalën pajisje do të na nevojiten 7 bajt të kujtesës për ta ruajtur këtë fjalë në dokument. Njësitë tjera për matjen e kapacitetit të kujtesës së kompjuterit janë kilobajt (KB), megabajt (MB), Gigabajt (GB), etj. Nëse e shtypim një gjysëm faqe teksti, do të na nevojitet përafërsisht 1000 bajt apo 1 KB të hapësirës së kujtesës. III.7. Performancat e kompjuterit 32/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 33. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Shpejtësia, efikasiteti dhe saktësia me të cilat kompjuteri funksionon varen nga disa variabla. Në këto variabla përfshihen shpejtësia e CPU-së, madhësia e RAM-it të kompjuterit tuaj, si dhe shpejtësia e punës dhe kapaciteti i ruajtjes së të dhënave të diskut të ngurtë. Performancat e CPU-së varen nga fakti se sa shpejtë mund t'i përpunojë të dhënat hyrëse dhe t'i paraqesë shfrytëzuesit informatat dalëse, kjo matet me MHz. Numri i bitëve që mund të përpunohen në mënyrë simultane, gjithashtu paraqet matësin e performancave të CPU-së. Shumica e CPU-ve moderne janë 32 bitshe, që do të thotë se mund t'i përpunojë 32 bitat e të dhënave në mënyrë simultane. RAM zakonisht përdoret për ruajtjen e përkohshme të të dhënave. Sasia mesatare e kujtesës RAM në kompjuterët modern është 128 Mb. Ne mund ta rrisim sasinë e RAM-it në kompjuter duke e vendosur kujtesën shtesë apo duke e zëvendësuar atë ekzistuese. Sa më shumë kujtesë që instalojmë në kompjuter aq më shpejt ai do t'i përpunojë të dhënat dhe do t'i kryejë detyrat e ndryshme. Disku i ngurtë është pajisje në kompjuterin tuaj që i ruan të dhënat në mënyrë permanente. Disku i ngurtë në kompjuterët modern mund të ruajë mesatarisht 20 Gb të të dhënave. Por, disqet më të mëdha që janë në dispozicion mund të ruajnë rreth 120 Gb të të dhënave. Kompjuterët mund të përmbajnë më shumë se një disk të ngurtë. Numri i disqeve të ngurta varet nga lloji i kompjuterit. Shumica e kompjuterëve personal PC mund të përmbajnë dy disqe të ngurta, ndërsa serverët gjashtë disqe të ngurta. Për t'u siguruar se kompjuteri juaj do të ketë performanca të kënaqshme duhet të ketë një CPU adekuat, sasi të mjaftueshme të kujtesës dhe kapacitet të mjaftueshëm për ruajtjen e të dhënave në diskun e ngurtë. III.8. Llojet e softuerit Siç thamë edhe më herët ekzistojnë dy llojet themelore të softuerit që ju e përdorni në kompjuterin tuaj, ato janë: Sistemet Operative dhe Softuerët Aplikativ. Softueri i Sistemit Operativ - OS kontrollon dhe menaxhon të gjithë softuerët aplikativ që janë të instaluar në kompjuter. Sistemi Operativ gjithashtu kontrollon edhe funksionet themelore të kompjuterit dhe pajisjeve të tij harduerike. Si shembuj të sistemeve operative mund të përmendim Windows 2000 dhe Unix. 33/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 34. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Softueri Aplikativ përbëhet nga programet të cilët kryejnë detyrat e caktuara, sikurse që janë Word Procesorët apo krijimi i prezantimeve. Si shembuj të softuerit aplikativ mund të përmendim Microsoft Word dhe Lotus 1, 2,3. III.9 Sistemet operative si softuer Sistemi Operativ - OS përbëhet nga softuerët e nevojshëm për të udhëhequr kompjuterin tuaj. Sistemi operativ kontrollon komponetet harduerike të kompjuterit tuaj, duke përfshirë këtu edhe harduerin perfikerik dhe të gjithë softuerët tjerë që janë të instaluar në kompjuterin tuaj. Sistemet operative tradicionale sikurse që është Disk Operating System - DOS kanë qenë të bazuara në tekst dhe zakonisht kanë përdorur komandat që duhej të mbaheshin në mend, si dhe përgjigjet e kompjuterit që ishin të shkurta. (1) Ndërsa, sistemet operative bashkëkohore, siç janë Windows 98 apo Windows 2000 kanë interfejs të lehtë për punë që quhet Grafical User Interface apo GUI. Kur instaloni një softuer të ri aplikativ në kompjuter zakonisht përdorni elementet e GUI-t që viejnë me sistemin operativ duke i shtuar elementet e veta të GUI-t në atë softuer. GUI shpeshherë përdor metaforat nga jeta e përditshme sikurse tavolina e punës (desktop), shikimi në dritare, etj. Në elementet e GUI-t përfshihen dritaret, menyt, butonat, shiritat rrëshqitës, ikonat dhe magjistarët. Me përdorim në rritje të multimedias si pjesë të GUI-t, interfejset e tingullit, zërit, videos dhe realiteti virtual janë bërë pjesë e GUI-t për shumë aplikacione. Sistemet Operative të bazuara në GUI, në krahasim me sistemet operative tradicionale janë më të lehta për t'u përdorur dhe mundësojnë qasje më të lehtë dhe organizim më të mirë të skedarëve (fajllave) tuaj. III.10. Softuerët Aplikativ Softuerët aplikativ apo programet aplikative janë programe të dizajnuara të ju ndihmojnë për të kryer detyrat specifike në kompjuterin tuaj. Shumica e kompjuterëve i kanë të instaluara programet aplikative të cilat ju mundësojnë t'i përpunoni dokumentat, të krijoni bazat e të dhënave, skemat grafike dhe të punoni me prezentimet me multimedia. 34/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 35. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Ju mund të krijoni pothuajse çfarëdo lloj dokumenti tekstual duke përdorur Word procesuesit, siç është Microsoft Word. Word-i ju mundëson që të vendosni tekst dhe të manipuloni me të duke e formatuar sipas nevojave tuaja. Si për shembull, mund të caktoni madhësinë e shkronjave, si dhe llojin dhe ngjyrën e tyre, pastaj mund të përdorni shabllonet (template) për të përpiluar letrat, memot dhe CV-të. Word-i gjithashtu ju mundëson të importoni fotografitë nga aplikacionet e tjera. Microsoft Excel është SpreadSheet Aplikacion që mundëson llogaritjet e ndryshme finaciare duke përdorur qelizat e ndryshme për të organizuar vlerat e të dhënave, me relacionet ndërmjet këtyre qelizave të definuar nga formulat që ju mund t'i krijoni. Microsoft Access është një aplikacion që ju mundëson të krijoni bazat e të dhënave të kompjuterizuara. Baza e të dhënave është një përmbledhje të dhënash që janë të ndërlidhura në ndonjë mënyrë, siç janë listat e emrave të të gjithë të punësuarve dhe numrave të telefonit. Programet aplikative për prezantimet siç janë Microsoft PowerPoint ju mundësojnë të krijoni prezantimet në mënyrë efikase dhe me dizajn të mirë vizaul, të cilat mund t'i shtypni apo t'i prezantoni në formë të sllajdeve. Ekziston shumëllojshmëria e programeve aplikative që ju mundësojnë krijimin e punimeve grafike, siç është programi aplikativ DeLux. Programet aplikative për publikime ju mundësojnë krijimin e materialeve për botim, siç janë gazetat, pamfletit dhe web faqet. Në këto aplikacione marrin pjesë Adobe Photoshop i cili ju mundëson manipulimin me fotografitë ekzistuese. Disa nga aplikacionet sikurse që është Macromedia Flash ju mundëson të krijoni prezantimet multimediale me zë, tekst dhe grafikë lëvizëse. Programet aplikative bashkëkohore ju mundësojnë të krijoni, të përpunoni dhe të prezantoni materialet në mënyrat e shumta. 35/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 36. Teknologjia e informacionit klasa XII-të III.11. Zhvillimi i Sistemeve Sistemet kompjuterike janë krijuar që të mundësojnë realizimin e detyrave të ndryshme në mënyrat e reja dhe të kompjuterizuara. Procesi i zhvillimit të sistemeve kompjuterike quhet Zhvillimi i Sistemeve. Procesi adekuat për zhvillimin e sistemeve përbëhet nga katër faza:  Hulumtimi  Analiza  Programimi  Testimi Me hulumtim nënkuptojmë ekzaminimin e nevojave të shfrytëzuesve potencial të cilët do të punojnë me sistemin kompjuterik. Në të merë pjesë Analisti i Sistemeve, i cili bisedon me shfrytëzuesit për të vendosur se çka kërkojnë ata saktësisht nga sistemi kompjuterik. Në momentin e caktuar Analisti mund të vendos se sistemi kompjuterik mund të mos jetë zgjidhje adekuate. Nëse pas fazës fillestare të hulumtimit vendoset se sistemi kompjuterik është adekuat, atëherë në fazën e dytë bëhet analiza e saktë e nevojave të shfrytëzuesit e pastaj formohet dizajni i përgjithshëm i sistemit të kërkuar kompjuterik. Në këtë fazë të zhvillimit të sistemit, komunikimi ndërmjet analistit dhe shfrytëzuesit është vital. Shfrytëzuesi duhet ta kontrollojë dizajnin për të vërtetuar se analisti i ka interpretuar nevojat e tyre në mënyrë të saktë. Në këtë rast ndryshimet e vogla mund të bëhen para se të gjithë shfrytëzuesit të pajtohen se sistemi i ri i plotëson të gjitha kërkesat e tyre. Pasi të ketë përfunduar faza e dizajnit fillon faza e programimit. Dizajni i dërgohet programerit, i cili pastaj e zhvillon sistemin adekuat kompjuterik. Së fundi sistemi i ri duhet të testohet para se të vendoset në punë nga shfrytëzuesi. Në fazën testuese shfrytëzuesit e zgjedhur identifikojnë problemet specifike që i hasin në sistemin e ri kompjuterik e që mund të zgjidhen nga programeri. Në këtë fazë mund të ndodhin ndryshimet e shumta në sistemin kompjuterik para se të finalizohet dhe dorëzohet në përdorim. Zhvillimi i sistemeve mund të përfshijë edhe përdorimin e harduerit të ri. Në çdo rast qasja strukturore 36/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 37. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 ndaj problemeve të sistemit kompjuterik na mundëson zhvillimin efektiv të sistemit të ri kompjuterik . 37/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 38. Teknologjia e informacionit klasa XII-të IV. Rrjetet e kompjuterëve Me termin rrjet kompjuterësh (computer network) kuptojmë një grup pajisjesh (kompjuter, printerë, skanerë, etj.) të lidhur me njëri tjetrin. Lidhja e këtyre pajisjeve ne rrjet behet me qellim shkëmbimin e informacionit dhe shfrytëzimin e përbashkët të pajisjeve harduerike. Mënyrat sesi realizohet kjo lidhje mund të jene të ndryshme, me kabell, me antene, me satelit, etj. Nga pikëpamja historike, rrjeti i pare i njohur është rrjeti ARPANET (Advanced Research Projects Agency Network), krijuar për llogari të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Me krijimin e këtij rrjeti ne vitët '60 u hodhën bazat për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetave kompjuterike. Ne varësi të karakteristikave të tyre, rrjetet i klasifikojmë duke pasur parasysh faktorë të ndryshëm. Me poshtë shohim një pasqyre përmbledhëse të llojeve kryesore. Siç shohim ne tabele një faktor qe mund të konsiderohet për klasifikimin e rrjetëve është shkalla (përmasat). Sipas përmasave themi se kemi të bëjmë me PAN (përsonal area network) atëherë kur rrjeti i kompjuterëve përfshin pajisje që janë të një personi të vetëm. Këto pajisje mund të jene kompjuterë, printerë, fax-e, PDA, telefona, skanerë, etj. Hapësira e një rrjeti PAN është zakonisht jo me shume se 10 m2 . LAN (Local Area Network) ku kemi të bëjmë me një rrjet kur hapësira e rrjetit mbulon një sipërfaqe të vogël si një shtëpi, zyre ose një grup të vogël ndërtesash (shkolle, aeroport, etj.). 38/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 39. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Rrjeti i tipit MAN (Metropolitan Area Network) është një rrjet qe lidh dy ose me shume rrjetë LAN, por shtrihet deri në kufijtë e një qyteti. Rrjetet WAN (Wide Area Network) janë rrjetë me një mbulim të gjere, qe i kalojnë kufijtë një qyteti ose shteti, dhe mund të përfshijnë brenda tyre rrjetë të tjera me të vogla si LAN, MAN, etj. Rrjeti me i rëndësishëm nga rrjetet e llojit WAN është ai qe njihet nga të gjithë me emrin Internet. Vit et e fundit Interneti ka marre një shtrirje shume të gjere dhe parashikohet qe të "gllaberoje" edhe rrjetin telefonik, 39/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 40. Teknologjia e informacionit klasa XII-të qe aktualisht ka shtrirje me të madhe dhe me kapilare. Ndryshimi kryesor midis rrjetit Internet dhe rrjetit telefonik qëndron të mënyra e funksionimit. Ne rrjetin telefonik pasi vendoset një kanal komunikimi midis dy përbërësve (përdoruesve) të rrjetit, në atë kanal nuk mund të futën përbërës të tjerë (p.sh. gjatë një telefonatë). Interneti është një rrjet ku të gjithë përbërësit mund të transmetojnë ose të marrin informacion nga përbërësit e tjerë të rrjetit. Duke konsideruar si faktor topologjinë e rrjetit ose me saktë vendosjen e pajisjeve ne rrjet ne lidhje me njëra tjetrën dhe mënyrën e komunikimit mes tyre i klasifikojmë ne rrjet me bus (bus network), rrjet yll (star network), rrjet unaze (ring network), rrjet mesh (mesh network), etj. Rrjeti Bus - veçoria e rrjetit me bus qëndron të fakti se në ketë rrjet pajisjet (kompjuterët) janë të lidhura me njëra tjetrën me një kanal komunikimi të përbashkët qe quhet bus. Pra topologjia në formë magjistrale (bus) funksionon si një linjë shumëpikëshe pra si një linjë e vetme e cila ndahet nga njëfarë numri nyjesh. Nyjet e një rrjeti në formë linjë magjistrale (bus) ndajnë që kanal të vetëm fizik nëpërmjet prizave ose ndërlidhëseve. Mesazhet e drejtuara në bus iu shpërndahen të gjitha nyjeve. Nyjet duhet të jenë në gjendje të njohin adresën e tyre për të marrë mesazhet e transmetuara. Gjithsesi, në ndryshim me nyjet e një rrjeti në formë unaze, ato nuk duhet të përsërisin ose të transmetojnë mesazhet që i adresohen nyjeve të tjera. Për pasojë, eliminohen vonesa dhe mbingarkesa të shkaktuara nga ritransmetimi i mesazheve. Për shkak të rolit pasiv të luajtur nga nyjet në transmetimet mbi bus, funksionimi i rrjetit nuk do të ndërpritet në rast të defekteve që mund të pësojë një nyje. Rrjetet në formë linjë magjistrale (bus) mund të jenë lehtësisht të konfiguruara (paraqitura) dhe të përhapura në pjesën më të madhe të ambienteve, për shembull një dhomë, një ndërtesë, ose një grup ndërtesash. 40/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 41. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Rrjeti unaze ka një topologji rrjeti të tille që secila pajisje (kompjuter) është e lidhur me dy të tilla duke krijuar një zinxhir të mbyllur ne forme unaze. Të dhënat kalojnë nga njëra nyje (pajisje) në tjetrën për të arritur në destinacion. Pra Karakteristika që dallon topologjitë në formë unaze është fakti që nyjet, të lidhura nga linja pikë-pikë, janë vendosur në mënyrë që të formojnë një konfigurim (paraqitje) rrethor pa ndërprerje. Mesazhet që transmetohen udhëtojnë nga nyja në nyje përgjatë unazës. Secila nyje duhet të jetë në gjendje të njohë adresën e saj për të pranuar mesazhet. Gjithashtu çdo nyje funksionon si ridhënës aktiv, duke i ritransmetuar mesazhet nyjeve të tjera. Shpesh është e vështirë të përgatitësh instalimin elektrik të një godine për rrjetet në formë unaze, duke parashikuar shtimet e ardhshme të nyjeve, sepse unazat duhet të jenë fizikisht të vendosura në mënyrë të tillë që të jenë të lidhura plotësisht. Shtimi i një nyje ose ndërprerjeje tjetër çfarëdo në konfigurimin (formën) e unazës, do të shkaktojë pothuajse gjithnjë një ndërprerje të funksioneve të rrjetit. 41/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 42. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Rrjeti yll është një nga arkitekturat e rrjetit me të përdorura. Rrjeti yll përmban një nyje(pajisje) qendrore që shërben si përcjellës i të dhënave të pajisjet e tjera qe vendosen ne forme ylli dhe janë të lidhura me pajisjen qendrore. Ndërsa karakteristika që dallon topologjitë në formë ylli, ose radiale, është ajo se të gjitha nyjet janë të lidhura me një pikë të vetme, siç tregohet në figurë. Kontrolli i caktohet nyjës qendrore ose çelësit. Në këtë rast, shpërndarja e të gjithë trafikut të mesazheve në kuadrin e rrjetit drejtohet nga nyja qendrore. Nyja qendrore është pika kritike për rrjetin. Nëse pëson ndonjë defekt, i gjithë rrjeti pushon së funksionuari. Topologjia në formë ylli gjendet shpesh në zbatimet me ndarje kohe, me nyjet qendrore që drejton ndarjen. Gjendet shpesh edhe në rrjetet telefonike PBX (Privatë Branch Exchange), dhe në rrjetë të vogla në formë grupimi siç janë sistemet e përpunimit të tëkstëve. 42/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 43. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Lidhja në rrjet e perzier është një mënyre lidhje për të transmetuar të dhëna, audio dhe komanda ndërmjet nyjeve (pajisjeve). Ky lloj rrjeti ndryshon nga të tjerët sepse komunikimi midis pajisjeve në ketë rrjet behet me kalime të shumëfishta. Rrjeti qe ne njohim me emrin Internet është i pari dhe i vetmi rrjet kompjuterik botëror me akses publik. Përbehet nga qindra milionë kompjuterë të lidhur me mënyra transmetimi nga me të ndryshmet. Internet është edhe rrjeti 43/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 44. Teknologjia e informacionit klasa XII-të i kompjuterëve me i madh qe ka ekzistuar ndonjëherë, prandaj quhet ndryshe "rrjeti i rrjeteve" ose "rrjeti global". Duke qene një rrjet telekomunikacioni, është i dyti pas rrjetit telefonik publik, që është një tjetër rrjet telekomunikacioni botëror qe mbulon planetin ne mënyre me kapilare se Interneti. Sidoqoftë me përmirësimin e teknologjive të Internetit, rrjeti telefonik është i destinuar të "gllaberohet" nga rrjeti Internet. Rrjeti Internet ofron shërbime nga me të ndryshmet. Shërbimet me kryesore dhe me të njohura janë World Wide Web dhe posta elektronike. Numri i përdoruesve të Internetit është ne rritje dhe ne fund të vitit 2005 e kishin kaluar miliardin. Duke qene se pajisjet në një rrjet janë nga me të ndryshmet, kane arkitektura harduerike dhe softuerike të ndryshme dhe në përgjithësi janë shume heterogjene, nevojitet qe në një fare menyre të "kuptohen" midis tyre. Nga ana teknike kjo realizohet nëpërmjet disa rregullash të përbashkëta qe zbatohen nga të gjitha pajisjet e rrjetit. Këto rregulla të vendosura ne nivel botëror dhe qe njihen dhe zbatohen nga gjithë projektuesit e rrjeteve marrin emrin protokoll i rrjetit. Respektimi i protokollit garanton qe programet në kompjuterët e rrjetit të komunikojnë në mënyre korrekte edhe pse janë të ndryshëm nga njëri tjetri. Protokolli i komunikimit që përshkruan të gjitha rregullat e transmetimit të të dhënave në rrjet, bazohet ne specifikime teknike shumë të detajuara. Ne Internet "udhëtojnë" ato që quhen paketa që janë njësitë me të vogla në një njësi komunikacioni. Këto paketa lëvizin në rrjet në bazë të teknikes që njihet me emrin packet switching. Informacioni i nisur nga çdo pajisje e rrjetit, ndahet në pjesë të vogla (paketa) që pasi kalojnë në kanalin e transmetimit (edhe të përziera) arrijnë në destinacion dhe aty behet bashkimi i tyre për të marrë informacionin e plotë. Kjo teknikë bën të mundur përdorimin e një kanali komunikimi në mënyrë të përbashkët nga të gjitha pajisjet e lidhura në rrjet. Një nga protokollet kryesore që zbatohet në Internet është Internet Protokoll, i quajtur shkurt IP me të cilin do të njihemi me detajisht në kapitullin për protokollet. 44/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 45. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 MODELET E STUDIMIT TË RRJETËS Modeli OSI Në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta kishte një rritje të theksuar të numrit dhe madhësisë së përgjithshme të rrjetës. Megjithatë, shumica e rrjetave të mëparshme ishin të ndërtuara duke shfrytëzuar implementimin e harduer-it dhe softuer-it. Kjo rezultoi që shumë rrjeta të ishin jokompatibile mes veti dhe kështu që komunikimi në mes të rrjetave ishte shumë i vështirë. Për të zgjidhur këtë problem, Organizata Ndërkombëtare për Standarde (ISO) hulumtoi disa skema të rrjetave. ISO erdhi në përfundim që kishte nevojë të krijohet një model i rrjetës që do t’i ndihmonte konstruktuesve të rrjetës të implemetojnë rrjeta që mund të komunikojnë dhe funksionojnë së bashku. Si rezultat në vitin 1984 u publikua Modeli Referues OSI. 2.2. Modeli referues OSI Modeli referues OSI është modeli kryesor për komunikimet e rrjetave. Edhepse ka modele të tjera, sot shumica e ofruesve të rrjetave, i ndërlidhin prodhimet e tyre me modelin referues OSI, veçanërisht kur ata dëshirojnë t’i mësojnë përdoruesit në përdorimin e prodhimeve të tyre. Ata e konsiderojnë atë si mjetin më të mirë për t’i mësuar njerëzit në lidhje me dërgimin dhe pranimin e të dhënave në rrjetë. Modeli referues OSI i lejon përdoruesve të vizualizojnë funksionet e rrjetës që zhvillohen në secilin nivel. Më e rëndësishme është që Modeli referues OSI është kornizë që mund të përdoret për të kuptuar se si informacionet udhëtojnë nëpër rrjetë. Modeli referues OSI gjithashtu mund të përdoret për të vizualizuar se si informacioni ose pakot e të dhënave udhëtojnë nga programet aplikative sic janë tabelat dhe dokumentet nëpër mediumin e rrjetës (kabllo etj.). Pastaj zhvendoset në programet tjera aplikative që janë të vendosura në kompjuter apo në rrjetë tjetër edhe nëse dërguesi dhe pranuesi kanë lloje të ndryshme të mediave të rrjetave. Modeli referues OSI, ka shtatë nivele dhe secili prej tyre ilustron funksione të pjesëshme të rrjetës. Kjo ndarje e 45/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 46. Teknologjia e informacionit klasa XII-të funksioneve quhet nivelizim. Ndarja e rrejtës në shtatë nivele ofron përparësitë vijuese: E ndan komunikimin e rrjetave në pjesë më të vogla për ta bërë më të lehtë për ta kuptuar. I standardizon komponentet e rrjetës për të lejuar zhvillimin dhe përkrahjen e ofruesve të shumëfishtë. Mundëson lloje të ndryshme të harduer-it dhe softuer-it të rrjetave për komunikim mes tyre. Parandalon ndryshimet në njërin nivelizues nga efektet e tjerëve kështu që ata të mund të zhvillohen më shpejtë. I ndan rrjetat komunikuese në pjesë të vogla për ta bërë procesin e të mësuarit më lehtë për t’u kuptuar. Procesi i qarkullimit të informacioneve në mes të kompjuterëve është i ndarë në shtatë shkallë të vogla dhe më të menaxhueshme në modelin referues OSI. Secili nga shtatë problemet e vogla përfaqësohet nga niveli i tij në model. Shtatë nivelet e modelit referues OSI janë: Niveli 7: Niveli i aplikimit (Aplication layer) Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer) Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer) Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer) Niveli 3: Niveli i rrjetës (Network layer) Niveli 2: Niveli i lidhjes së shënimeve (Data link layer) Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer) 46/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 47. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Niveli i aplikimit është niveli më i afërt i OSI për përdoruesit. Ai i ofron aplikacioneve të përdoruesve shërbime të rrjetave. Dallohet nga nivelet tjera në atë se nuk i ofron shërbime asnjë niveli tjetër të OSI por vetëm aplikacioneve jashtë modelit OSI. Shembuj të aplikacioneve të tilla janë programet tabelare, programet për përgatitje dokumentesh si dhe terminalet e programeve bankare. Niveli i aplikimit themelon “mundësinë e komunikimit të menduar në mes të partnerëve”, sinkronizon dhe themelon marrëveshje për përmirësim gabimesh dhe kontrollë të integritetit të të dhënave. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 7 me disa fjalë mendoni për kërkuesit (browser). Niveli 6: Niveli i prezentimit (Presentation layer) Niveli i prezentimit siguron që informacionet që i dërgon niveli i aplikimit të një sistemi janë të lexueshme nga niveli i aplikimit të një sistemi tjetër. Nëse është e nevojshme, niveli i prezentimit përkthen në mes të formateve të shumëfishta të të dhënave duke përdorur një format të zakonshëm. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 6 mendoni për formatin e përbashkët të të dhënave. Niveli 5: Niveli i sesionit (Session layer) 47/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 48. Teknologjia e informacionit klasa XII-të Siç tregon emërtimi, niveli i sesionit, themelon, menaxhon dhe përfundon sesionet në mes të dy konferencierëve apo nyjeve (hosts) që komunikojnë. Niveli i sesionit ofron shërbimet e tij nivelit të prezentimit. Ai gjithashtu sinkronizon dialogun në mes të dy niveleve të prezentimit të dy konferencierëve dhe menaxhon shkëmbimin e të dhënave mes tyre. Veç sesionit të rregullimit, niveli i sesionit ofron masa për transferim efikas të të dhënave, klasë të shërbimeve dhe “raportim qortues”, nivelit të prezentimit. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 5 me disa fjalë mendoni për dialogun dhe bisedimet. Niveli 4: Niveli i transportit (Transport layer) Niveli i transportit segmenton të dhënat nga sistemet e dërguesit dhe I rigrumbullon të dhënat në burimin e të dhënave në sistemin e pranuesit. Kufiri ndërmjet nivelit të transportit dhe nivelit të sesionit mund të mendohet si kufi ndërmjet protokoleve të aplikimit dhe protokoleve të rrjedhjes së të dhënave. Gjersa niveli i aplikimit, prezentimit dhe i sesionit kanë të bëjnë me çështje aplikative, katër nivelet e ulëta kanë të bëjnë me çështjen e transportimit të të dhënave. Niveli i transportit synon të ofrojë shërbime të transportit që të mbrojë nivelet e sipërme nga detalet e implementimit të transportit. Thënë në mënyrë më specifike, çështjet si ajo se sa është i besueshëm transporti në mes të dy konferencierëve është shqetësim i nivelit të transportit. Gjatë ofrimit të shërbimeve, niveli i transportit themelon, mirëmban dhe përfundon në mënyrë të mirëfilltë qarqet virtuale. Gjatë ofrimit të shërbimeve të besueshme përdoret detektimi i gabimeve të transportit dhe riparimi i kontrollës së rrjedhjes së informacioneve. Nëse dëshironi të mbani në mend me pak fjalë Nivelin 4 mendoni për kualitetin e shërbimit dhe seriozitetin. Niveli 3: Niveli i Rrjetës (Network layer) Niveli i rrjetës është nivel kompleks që ofron lidhshmëri dhe selektim të rrugës në mes të dy sistemeve të konferencierëve (nyjeve) që mund të jenë të vendosur në rrjeta të ndara gjeografikisht. Nëse dëshironi të mbani në mend nivelin 3 me pak fjalë mendoni për selektimin e rrugës, rrugëtimin (routing) dhe adresimin logjik. 48/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 49. Mësimdhënësi:Ramiz Kastrati Viti shkollor 2011/2012 Niveli 2: Niveli i lidhjes së shenimeve (Data Link) Niveli data link ofron transit të sigurtë të të dhënave përgjatë lidhjes fizike. Duke kryer këtë funksion, niveli data link ka të bëjë me adresimin fizik (e kundërta e atij logjik), topologjinë e rrjetës, qasjen e rrjetës, lajmërimin e gabimit, dërgimi i caktuar I kornizave, dhe kontrollën e rrjedhjes së informatave. Nëse dëshironi të përkujtoni Nivelin 2 me pak fjalë, mendoni për kornizat dhe kontrollën “media access control”. Niveli 1: Niveli fizik (Physical layer) Niveli fizik definon specifikacionet elektrike, mekanike, procedurale dhe funksionale për aktivizimin, mirëmbajtjen dhe deaktivizimin e lidhjes fizike në mes të sistemeve të fundme. Këto karakteristika si niveli i tensionit, ndryshimet e tensionit, shkallët e të dhënave fizike, maksimumi i distancës së transmetimit, konektorët fizik dhe të tjerë dhe atributet e ngjashme definohen nga specifikacionet e nivelit fizik. Nëse dëshironi të mbani mend nivelin 1, përkujtoni sinjalet dhe mediat. Modeli TCP/IP Departamenti i Mbrojtjes (D.M) i SH.B.A krijoi modelin referues TCP/IP për shkak se dëshironte një rrjetë që mund të mbijetojë në çfarëdo kushte, përfshirë edhe luftën nukleare. Për të ilustruar këtë, paramendoni botën në luftë, e kryqëzuar me lloje të ndryshme të lidhjeve përfshirë telat, mikrovalët, kabllot me fije optike dhe lidhjet satelitore. Pastaj imagjinoni se ndër-rrjeta (internetwork) (e cila në këtë rast ka mundur të jetë e shkatërruar nga lufta) duhet të dërgoni informacione të dhëna (në formë të pakove), pa marrë parasysh kushtet e ndonjë nyje të veçantë të rrjetës. Departamenti i mbrojtjes dëshironte që pakot e tij të shkojnë në çdo kohë, në çfarëdo kushte, nga secili vend në tjetrin. Ishte një problem shumë i vështirë dizajnimi që solli në krjimin e modelit TCP/IP, dhe i cili që atëherë është bërë standard sipas të cilit është zgjeruar interneti. Gjersa lexoni për nivelet e modelit TCP/IP, mbani në mend, synimi origjinal I Internetit, ju ndihmon të kuptoni pse gjërat janë ashtu si janë. Modeli TCP/IP ka katër nivele: nivelin e aplikimit, nivelin e transportit, nivelin e Internetit dhe nivelin e qasjes në rrjetë. Është me rëndësi 49/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)
  • 50. Teknologjia e informacionit klasa XII-të të theksohet se disa nga nivelet e modelit TCP/IP kanë të njëjtat emërtime si edhe nivelet e modelit OSI. Nuk duhet ngatërruar nivelet e këtyre dy modeleve, për shkak se niveli i aplikimit ka funksione të ndryshme në secilin nga dy modelet e sipërpërmendura. Niveli 4: Niveli i aplikimit (Aplication layer) Dizajnerët e TCP/IP kuptuan që protokolet e niveleve të larta duhet të përfshijnë detale për nivelin e aplikimit dhe të prezentimit. Ata e krijuan një nivel të aplikimit që merret me protokolet e niveleve të larta, çështjet e përfaqësimit, dekodimin dhe kontrollën e dialogut. TCP/IP kombinon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me aplikimin në një nivel dhe sigurojnë që këto të dhëna të jenë të paketuara si duhet për në nivelin tjetër. Niveli 3: Niveli i transportit (Transport layer) Niveli i transportit merret me cilësinë e shërbimeve të sigurisë, kontrollës së rrjedhjeve dhe korrektimit të gabimit. Një nga protokolet e tij, protokoli për kontrollë të transmetimit (transmission control protocol-TCP), ofron mundësi të shkëlqyeshme dhe fleksibile për të krijuar komunikim të besueshëm, rrjedhje të mirë informatash dhe gabime të vogla në rrjetë. TCP është protokol me lidhje të orientuar dhe dialogon mes burimit dhe destinacionit gjersa paketon informatat e nivelit të aplikimit në njësi të quajtura segmente. Lidhja e orientuar nuk nënkupton që ekziston qarku në mes të 50/111 Print to PDF without this message by purchasing novaPDF (http://www.novapdf.com/)