SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 32
HYRJE NË FILLET E SË DREJTËS
        Objekt studimi i të gjitha shkencave juridike është e drejta dhe shteti , secila prej tyre këto dy dukuri
i studion në aspektin e vet, duke përcaktuar vlerat përkatëse që dalin si rezultat i arritjeve shkencore, disa
prej tyre studiojnë anën historike të shfaqjes dhe zhvillimit të shtetit dhe të së drejtës pra është fjala për
shtetet dhe të drejtat e mëhershme, disa studiojnë shtetin dhe të drejtën e sotme , disa merren me
studimin e shtetit dhe së drejtës konkrete , disa me shtetin dhe të drejtën abstrakte.

         FILLET E SË DREJTËS gjithashtu si objekt studimi kan të drejtën dhe shtetin , ofrojnë njohuri
fillestare dhe thelbsore lidhur me nocionet shtetërore dhe juridike si dhe me ligjshmëritë e këtyre dukurive
të cilat paraqesin objektin e shqyrtimeve tona.

       Edhepse në esencë të gjitha këto shkenca juridike objekt studimi kan shtetin dhe të drejtën, FILLET
E SË DREJTËS këto nocione dhe ligjshmëri i nxjerr nga studimet dhe arritjet shkencore të fushave
përkatëse konkrete , duke marrë atë që paraqet të veçantën natyrisht duke u shërbyer me metodën
deduktive dhe induktive, dmth prej të veçantës në atë të përgjithshme dhe anasjelltas.
       NOCIONET paraqesin njohjen e një çështjeje ashtu çfar është duke përmbledhur në vete të gjitha
karakteristikat thelbësore të saj.
         LIGJSHMËRITË: paraqesin lidhjen e dy apo të më shumë çështjeve apo dukurive, lidhjet e
ndërsjella të tyre.

       Për të egzistuar shteti duhet të egzistoj teritori, njerzit dhe pushteti.
       E drejta pavarësisht prej vendit, pozitës gjeografike, shkallës së arsimimit i njeh 2 lloje subjektesh:
      1.PERSONAT FIZIKË              njeriu si individë
      2.PERSONAT JURIDIKË shoqatat e ndryshme, organizatat, institucionet e ndryshme
shoqërore, firmat, ndërmarrjet publike etj.

        Çdo njëra shkencë personin fizik e trajton sipas karakteristikave të veçanta të cilat paraqesin
objektin e shkencës p.sh. personi fizik në shkencën penale trajtohet si kryerës i veprës penale, si nxitës,
si ndihmës, si autor i cili ka paraparë kryerjen e veprës penale, por ky për veprimin e vetë fizik por edhe
për vepër mendore, për të qenë përgjegjës para shoqërisë, shtetit, ligjit duhet të jetë i moshës madhore
dhe i shëndoshë (të ketë zotësi të veprimit).
        psh. Mbi shkencën mbi dhe për familjen , personi fizik për të pasur mundësi të krijojë familje dmth
të lidhë martesë, duhet të jetë i aftë në aspektin fiziko-psiqik, dhe të jetë i moshës madhore.

      Fillet e së drejtës bëjnë pjesë në grupin e shkencave të përgjithshme juridike si pjesë përbërëse e
shkencave shoqërore.
      Fillet e së drejtës kanë raporte të ngushta me grupin e SHKENCAVE JURIDIKO PENALE ,
ADMINISTRATIVE , JURIDIKO CIVILE , JURIDIKO POLITIKE DHE JURIDIKO SOCIALE.
       Raporti i Filleve së të drejtës me shkencat juridike është shumë i ngushtë sepse bazohet në të
dhënat e shkencave të tjera juridike në veçanti me me shkencat konkrete juridike, gjithashtu edhe
shkencat e përgjithshme shoqërore - shkenca mbi sociologjinë,shkencat ekonomike dhe ato politike,
sepse nocionet e përgjithshme dhe të përbashkëta lidhur me dukuritë shtetërore dhe juridike i nxjerrin
vetëm me studime të ndërlidhura juridike dhe shoqërore.
       Fillet esë drejtës si shkencë juridike i pranojnë ndikimet e shkencave të tjera juridike (të veçanta)
dhe atyre shoqërore por gjithashtu edhe ndikojnë në shkencat e tjera juridike pra në ato të veçanta.
       Shkenca juridike për nga objekti i studimit të dukurive, ligjshmërive dhe fenomenev e ndahet në:
1.SHKENCAT E PËRGJITHSHME JURIDIKE - që studijojnë elementet e përgjithshme, të
përbashkëta për të gjitha shtetet dhe të drejtat pavarësisht nga aspekti historik, pozita etj.
2. SHKENCAT JURIDIKO - HISTORIKE - që ofrojnë njohuri lidhur me shtetet reale dhe rendet
juridike të cilët kan egzistuar në të kaluarën, e të cilët nuk egzistojnë.
3.SHKENCAT JURIDIKE POZITIVE -që merren me studimin e shtetit dhe së drejtës egzistuese, pra me
dukuritë pozitive
 METODAT NË FILLET E SË DREJTËS
Çdo shkencë ka objektin e vetë të studimit , andaj për tu realizuar ky studim, dmth për tu arritur qëllimi i caktuar
, shkenca përdorë metodat të cilët paraqesin veprimet subjektive të hulumtuesit lidhur me objektin e caktuar.

Metoda është ë lidhur ngushtë me objektin e studimit, njëra me tjetrën ndihmohen, saqë shumë herë
mendohet se lënda e përcakton metodën duke e absorbuar në vete.
Metoda paraqet tërësinë ë veprimeve mendore dhe fizike në procesin e njohjes së lëndës së caktuar.
Kemi dy lloj metodash SHKENCORE dhe TEKNIKE(PRAKTIKE)
Metodat e veçanta janë:

1. METODA DOGMATIKE (JURIDIKE) DHE NORMATIVE - që është metodë kryesore dhe
specifike me anën e së cilës studiohet shkenca juridike në përgjithësi, ajo përcakton në mënyrë të qartë
saktësinë e normës juridike. Kjo në mënyrë të qartë vërteton se me anën e normës juridike përcaktohet
sjellja e njeriut për kohën përkatëse duke mos vështruar veçoritë e tjera të normës.
         Metoda NORMATIVE merret me të drejtën si sistem i tërësishëm normativ duke analizuar dhe
duke studiuar se çfarë është përbërja e tij, dhe cilët jan lidhjet dhe raportet ndërmjet tyre.
         Metoda Normative na ofron njohuri për pjesët më të mëdha të së drejtës jo edhe për pjesët më të
vogla që janë objekt i metodës dogmatike - domethëniet konkrete të ndonjë norme.
         Metoda normative mundëson ndërtimin e hierarkisë së normave dhe akteve juridike duke i
sistemuar dhe harmonizuar pjesët e ulta me pjesët e lartatë sistemit juridik.
2.METODA SOCIOLOGJIKE poashtu përdoret si metodë specifike për hulumtimin dhe studimin e
shkencave juridike me të cilën hulumtojmë faktorët social të cilët u japin karakter shoqërorë normave,
akteve juridike dhe tërë së drejtës , duke dhënë përgjigje për ato pyetje të cilët nuk i ofron metoda
dogmatike- juridike dhe normative, psh. Përse shteti dhe e drejta janë të kësaj apo të asaj natyre, kur dhe
si u zhvilluan dhe në shërbim të kujt janë.


                              -NOCIONI I SHTETIT DHE I SË DREJTËS -

                                                SH T E T I
        Procesi i krijimit të shtetit si organizatë shtetërore e organizuar ka filluar që në fazën e
diferencimeve brenda vetë shoqërisë falë shfaqjes së tepricës në shoqërinë joklasore , pra shtimi i forcave
prodhuese ka bërë që të krijohen dallime pronësore dhe dallime të tjera.
Elementet e shtetit janë:
1.PUSHTETI SHTETËRORË - nënkuptojmë raportin shoqërorë në të cilën njëra palë urdhëron ndërsa
pala tjetër është e detyruar të dëgjojë urdhrat e palës së parë.

Pushtëti shtetëror është pushteti më i lartë , më i fortë në gjithë hapësirën shtetërore, gjë që buron nga roli
dhe pozita e shtetit në shoqëri.

Sipas Viskoviqit - Pushteti shtetërorë është pushtëti më i lartë apo suprem, të cilit të gjithë individët apo
grupet madje edhe vetë bartësit e pushteteve tjera i nënshtrohen.
Dallojmë
 - PUSHTET FAMILJAR
 - PUSHTET SHKOLLOR
 - PUSHTET FETAR
NOCIONI I SOVRANITETIT SHTETËRORË - egzistojnë teori të ndryshme për çështjen e sovranitetit
në shkencën juridike, të cilët fillojnë të merren me këtë çështje nga fundi i shek.XVI kur edhe kemi
ushtrimin e pushtetit shtetërorë si pushtet i ndarë prej atij kishtar ku qeveriste individi Mbreti.

        Shprehja SOVRAN ka origjinë latine “SUPËRANUS” që dmth i lartë, më i lartë, subjekt që ka
pozitë më të lartë, në hierarkinë e pushtetit shtetërorë dhe të tjerët janë të detyruar t’i nënshtrohen.
        Nocioni i sovranitetit shtetërorë është ngushtë i lidhur me pushtetin shtetërorë, andaj sovraniteti
është vetëm shprehjë e pushtetit shtetërorë- forcës fizike të shtetit, paraqet një të qenë i cili tregon kush
është qeverisës në hapësirë të caktuar.
        Sipas Viskoviqit “vetëm pushteti më i lartë në territorin e vetë mund të kunndërshtoj imponimin e
vullnetit të shteteve tjera, ai përmend edhe barazinë e shtetit karshi shteteve tjera që dmth se shteti në
raportet ndërkombtare është subjekt me të gjitha të drejtat themelore siç janë shtetet tjera”
        Sipas LOJESAUT “Sovraniteti është cilësi e rëndësishme e shtetit , sipas tij sovraniteti është formë
që i jep shpirt shtetit ndërsa të tjerët merren me faktin se kush është bartës i këtijsovraniteti , individi apo
populli.
               Sovraniteti bartës i të cilit është individi - monarku ka përkrahësit e vet (Makiaveli, ZH.Bodin,
Hobsi) ndërsa grupi tjetër përkrahin mendimin se bartës i sovranitetit është populli (Zhan ZH. Ruso).
        Sipas CARRE DE MALBERG “Sovraniteti paraqet shkallën më të lartë të pushtetit shtetërorë,
sepse ky pushtet nuk lejon asnjë pushtet tjetër , nuk lejon konkurrencë , pra s’lejon pushtet paralel”.

SOVRANITETI POPULLOR DHE KOMBËTARË - radhiten menjëherë pas atij shtetëroë,
Me SOVRANITET POPULLOR nënkuptojmë vetëm një cilësi të popullit, dhe si nocion dëshmon një
karakteristikë e cila paraqet negacion të vetë pushtetit shtetërorë natyrisht nëse populli qeverisë punët
shtetërore , nëse këtë pushtet e ushtron shumica e popullit .
        Me POPULL nënkuptojmë tërësiae qytetarëve që jetojnë në një shtet.
SOVRANITETI KOMBËTARË paraqet një cilësi të kombit të pavarur dhe siç shprehet autori kroat
VISKOVIQ “pavarësia është pasoj e sovranitetit të brendshëm në planin ndërkombëtarë.
        KOMBI është sovran sepse ka të drejtën e krijimit të shtetit të vetë , ka të drejtë të përcaktohet se
me kë don të jetoj, ka të drejtën e vetëvendosjes , ka të drejtën e shkëputjes, bashkangjitjes së një shteti
tjetër apo edhe për të krijuar shtet të ri.

PUSHIMI I SOVRANITETIT DHE NJOHJA E SHTETIT TË RI -
Mënyra e pushimit të sovranitetit shtetërorë më teorinë e shtetit dhe së drejtës , e të cilën e gjejme edhe
në teoritë e së kaluarës historike madje që nga Roma e Vjetër është OKUPIMI e cila paraqet jo vetëm
përmbysjen dhe shuarjen e sovranitetit shtetërorë por edhe nënshtrimin e popullit vendës duke krijuar
strukturat e veta shtetërore në hapësirën e okupuar.
Njohja e shtetit të ri bëhet në dy mënyra:
1.MËNYRAKONSTITUCIONALE - (DE JURE)
2.MËNYRA DEKLARATIVE - (DE FACTO)

Sipas KELZENIT egziston dallimi ndërmjet de jure dhe de facto, sipas tij pranimi de jure është
përfundimtar derisa pranimi de facto është provizor dhe si e tillë mund të tërhiqet.

                                                TERRITORI

       Territori paraqet një veçori universale të tërë asaj që ekziston. Sepse, çdo gjë që ekziston,
ekziston në territor të caktuar, me këtë kup-tohet se edhe vetë shteti ekziston në territor të caktuar.
Lidhur me territorin shtetëror duhet të themi se ekziston edhe një veçori e cila territorin e një shteti
tjetër e konsideron si pjesë të vet. Kjo pjesë e territorit, natyrisht, paraqet një kategori të së drejtës
ndërkombë- tare. Është fjala për nocionin e EKSTERRITORIALITETI Kjo pjesë e territorit ka të bëjë
                                                                              .
me selit e përfaqësive diplomatike të një shteti në shtetin tjetër. Ky territor bie nën jurisdiksionin e shtetit
përfaqësia e të cilit është. Këtu gjejnë zbatim parimet e reciprocitetit. d.m.th. se shtetet lidhin marrëdhë- nie
diplomatike, ndërshtetërore dhe si të tilla veprojnë brenda rregullave përkatëse, të përcaktuara nga e
drejta ndërkombëtare publike.



                                                  SHTETËSIA

       Nocioni i shtetësisë paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin.

       Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta dhe detyrime (lojalitetin, gëzimi i te drejtave politike, ushtrimi i
shërbimit ushtarak, gëzimi i mbrojtjes shtetërore për qytetaret jashtë shtetit, mbrojtjen e vendit, te drejtën e
ekstradimit etj.) dhe i nënshtrohen jurisdiksionit shtetëror quhen SHTETAS.
       Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta private- civile dhe gëzojnë imunitetin personal, jo edhe autorizime
dhe obligime të tjera janë qytetarë JOSHTETAS.

        Shtetësia fitohet në 3 mënyra:
        1. fitimi i shtetësisë në bazë të vijës së gjakut (IUS SANGUNIS), - pra, personi fizik
fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tij.
        2. fitimi i shtetësisë sipas lindjes në territorin e lindjes (IUS SOLI) - pavarësisht prej
vijës së gjakut .
        3.fitimi i shtetësisë sipas natyralizimit (IUS DOMICILI) - pra është fjala për personat
fizikë të cilët jetojnë në shtetin tjetër, jashtë vendit të lindjes.

        Humbja e shtetësisë mund të bëhet sipas kushteve që i parasheh ligji, siç është largimi apo mohimi
i shtetësisë dhe marrja e saj, si dhe kur territori i një shteti kalon ne territorin e shtetit tjetër, gjegjësisht,
behet territor i shtetit tjetër



                                                 E DREJTA
Nocioni i normës në përgjithësi-
         E drejta paraqitet gjatë procesit të shkatërrimit të organizimit të parë të shoqërisë difuze, si rezultat i
zhvillimit të pronës private dhe i ndarjes së shoqërisë në klasa.
         Me zhvillimin e shoqërisë, zhvillohen edhe normat, sepse, sjelljet ndikojnë në zhvillimin e normave,
ndërsa këto ndikojnë në zhvillimin e sjelljeve
         Dallimet ndërmjet ligjeve natyrore dhe normave shoqërore konsistojnë në gjashtë pika:
1). Në asp e ktin e krijimit
2). Në asp e ktin e fuqis ë ligjet natyrore v e projn ë pa përjashtime ligjore
3). Në asp e ktin e baz ë s ndaj së cilë s v e projn ë (në materien orga- nike, në organiz ë m dhe në
v et ë dije dhe vullnetin, ndërsa, normat shoq ë - rore v e projn ë krye sisht ndaj v et ë dije s dhe në vullnet
- do të thotë nëp ërmj et tyre në njeriun),
4). në asp e ktin e qëllimit,
5). Në asp e ktin e vler ë simit- gjykimit (normë e mirë apo normë e keq e),
6). Në asp e ktin e sanksionit;

Të gjitha normat ndahe n në dy grup e:
         1). në norma teknike - paraqe sin rregullat të cilat rregullojnë sjelljet e njeriut ndaj
natyrë s, pra, krye si sht ndaj saj, për të arritur qëllimin e caktuar
         2). në norma shoqërore - paraqe sin ato rregulla që paraprakisht rregullojnë mën yr ën e
sjellje s s ë njeriut ndaj pje s ë tar ë v e të tjerë të shoq ëris ë . Natyrisht se shoq ëria këto rregulla i
konsid eron si të dobishm e dhe të mira.
Normat shoqërore sipas karakteristikave mund të klasifikohen në 4grupe:
1). krijuesi i normës,
2). mënyra e krijimit,
3). sanksioni dhe
4). kush e zbaton sanksionin




                                               ZAKONET
         Zakonet janë rregulla të shoqërisë së paorganizuar, shoqërisë jo mjaft të diferencuar si masë e cila
në vetëdijen e vet rregullon raportet shoqërore, ato krijohen ngadalë duke u përcjellë brez pas brezi
sjelljet e caktuara të cilat masa i konsideron si të mira dhe përsëritja e tyre e gjatë imponon
domosdoshmërinë detyruese që ato si të tilla të respektohen

                                                 MORALI
       Normat e moralit, ndryshe nga zakonet, nuk krijohen duke u përsëritur sjelljet përkatëse për një
kohë të gjatë, por këto mund të krijo-hen aty për aty, të bazuara në vetëdijen e njeriut lidhur me atë se çka
është e mirë dhe çka s' është e mirë.
       Normat e moralit janë rregullajo të imponuara, pra, janë rregulla të cilat nuk paraqesin vullnetin e
imponuar nga subjekte të tjera, por janë shprehje e rrethanave objektive

Normat e organizatave shoqërore -
Organizatat shoqërore janë krijime njerëzore, krijime të vetëdij-shme, të planifikuara dhe të organizuara
mirë, ato krijohen për të ushtruar një veprimtari të caktuar.

        Shteti si organizatë shoqërore, ose si organizatë e dhunës së orga- nizuar në bazë të normave
juridike, dallohet prej organizatave të tjera, falë kryesisht elementit të vet të jashtëm- forcës fizike. Shteti
është i përqendruar shumë më tepër në zbatimin e normave shoqërore dhe normave juridike sesa në
krijimin e tyre,

        Normave shoqërore shteti u ofron mbështetje duke u dhënë karakterin e normës juridike, duke u
siguruar zbatim dhe duke u siguruar sanksionin nëse norma nuk respektohet dhe nuk zbatohet. Nor-mat e
këtilla shoqërore, kur i mbështet dhe i mbron shteti i quajmë NORMA JURIDIKE - E DREJTA.



          RAPORTII SHTETIT DHE I SË DREJTËS ME DUKURITË TJERA
       SHOQËRORE

Ndryshimet evolutive dhe revolucionare

        Ndryshimet spontane dhe të ngadalshme të cilat ndodhin në shoqëri, në shtet dhe në të drejtë me
një emër mundf i quajmë NDRYSHIME EVOLUTIVE.(psh.reforma, grushtshteti dhe komploti)
        Ndryshimet e v olutiv e janë pra ndry shim e kuantitativ e, të ngadalshm e , të vogla, të cilat për
njeriun e rëndomtë janë të pav ër ejtura. të cilat nuk e ndryshojn ë përmbajtjen e as funksionin e
s en dit apo të dukurisë.
        REFORMA - kuptojmë ndryshimin e rëndësishëm në shtet dhe në të drejtë me anën e së cilës
ndryshojmë gjendjen ekzistues. Mund të ketë reforma në arsim, shkencë , kulturë.
        GRUSHTSHTETI - është ndryshim i cili ndodh në shtet dhe në të drejtë i ushtruar me anë të
dhunës fizike dhe për qëllim ka rrëmbimin e pushtetit në masë më të madhe sesa që i takon grupit apo
shtresës së caktuar.
Grushtshteti është dukuri e kundërligjshme, sepse, ushtrohet kundër dispozitave juridike, rendit
 juridik, lidhur me ndarjen e aurtorizimeve dhe përgjegjësive. Grushtshtetin e ushtrojnë personat apo grupet
 që bëjnë pjesë në hierarkinë e lartë shtetërorë.
         KOMPLOTI - është një lloj i ndryshimit evolutiv, me të cilin ndryshimi bëhet, natyrisht, në mënyrë
 të kundërligjshmej Komploti pothuajse është i ngjashëm me grushtshtetin, me të vetmin dallim se këtë e
 ushtrojnë personat apo grupet që nuk gjenden në hierarkinë e lartë shtetërore.

        NDRYSHIMET REVOLUCIONARE janë ndryshime të shpejta, të mëdha. Me ndodhjen e tyre,
 ndryshon forma, esenca apo përmbajtja e dukurisë ose e sendit. Kemi transformimin e një dukurie në
 dukuri të re, të një sendi në send tjetër, pra, dukuria apo sendi ndryshon në tërësi, apo mund të ndodhë,
 që me ndryshimet e këtilla të ndryshojë përmbajtja, funksioni i shtetit, po ashtu edhe i së drejtës.

 Mënyra e ushtrimit të ndryshimeve revolucionare mund të jetë e dyllojshme:
        I. Revolucioni i ushtruar me dhunë,
        2.Revolucioni i ushtruar në mënyrë paqësore.
        Revolucioni si dukuri e kundërligjshme edhe pas kryerjes nëse do te përmbysej - ndodh kthimi apo
 rikthimi i bartesve të mëhershëm të pushtetit shtetëror, pushtetit politik dhe ekonomik. të cilët do ta
 shkatërrojnë organizatën e cila pretendonte ta merrte pushtetin shtetëror. Kjo dukuri në teorinë e së
 drejtës quhet KUNDËRREVOLUCION.



                                  ORGANIZATASHTETËRORE

 Shteti si organizatë dhe aparat

       SHTETI - është organizatë shoqërore politike e cila ka aparatin e dhunës dhe të cilën e përdorë
 brenda kufijve të sa për të vënë drejtësi apo rregull në jetën shoqërore.

 Organet shtetërore sipas hierarkisë i ndajm,ë në :

        1. organet më të larta shtetërore - organet e këtilla zakonisht janë organe shtetërore të cilat
 janë më të larta dhe ushtrojnë pushtetin në tërë territorin shtetëror
        2. organet e larta shtetërore - janë organe të larta shtetërore të cilat në fushëveprimin e vet
 duken si organe ndihmëse të organeve më të larta
        3. organet e ulëta shtetërore - janë ato organe të cilat kanë pozitën më të ulët në hierarkinë
 shtetërore

 Sipas përbërjes ndahen në:
         1.Organe individuale (inokose) - janë ato organe në të cilat vendos në mënyrë të autorizuar
 individi, si person zyrtar i shkallës më të ulët
         2.Organe kolegjiale (trupore) - janë ato organe të cilat vendimet e veta i marrin në mënyrë
 kolegjiale, pra, në trup

 Sipas fushëveprimit në:
        1.Organe ligjdhënëse
        2.Organet administrative
        3.Organet gjyqësore

Sipas kmpetencës territoriale në:
       1.organet e njëjta dhe            të
barabarta
       2.organet e nënshtruara
Sipas karakterit dhe mënyrës së ushtnmit:
       1.Organe demokratike - nënkuptojmë të gjitha ato organe shtetërore të cilat vijnë në pushtet
me anën e zgjedhjeve, domethënë, ato organe të cilat i zgjedh populli
       2.Organe burokratike - organet të cilat në pushtet vijnë jo nëpërmjet procesit zgjedhor por me
anën e dhunës fizike duke imponuar pushtetin faktik, apo duke u emëruar nga ndonjë subjekt i lartë
shtetëror.


       Organet e armatosura - janë ato të cilat kanë mjetet e dhunës fizike dhe të këtilla janë: ushtria
dhe policia
       Organe civile - kuptojmë të gjitha organet shtetërore të cilat nuk kanë mjete të dhunës fizike. me
përjashtim të disa organeve administrative.

      Shumica e kualifikuar - është nëse kërkohet numri më i madh i votave nga ai që përbën
shumicën absolute, p.sh. 23 , 35 etj.
      Kuorumi - Në vendimmarrjet nga trupi-kolegji, parashtrohen disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me
kuotën e anëtarëve të organit.
      Vota absolute - në qoftë se është një më tepër se gjysma e numrit të përgjithshëm të votave.
      Shumic ë e zakonshme (relative) - Për marrjen e vendimeve meritore zakonisht kërkohet
shumica e votave.

        SHTETI LIGJOR - , ose shteti i së drejtës në kuptimin e sotëm, nënkupton organizatën
shtetërore shtrirja e pushtetit shtetëror dhe funksionimi i së cilës janë të caktuara skajshmërisht me norma
juridike.



TRAJTAT E SHTETIT
Dallojmë këto trajta shtet ërore:
1. trajta e sundimit,
2. trajta e rregullimit shtetëror,
3. trajta e regjimit politik
4. trajta e pushtetit shtetëror


1.TRAJTA E SUNDIMIT

      Trajta e sundimit sipa s një kriteri caktoh et sipa s numrit të perso- nav e të cilët e ushtrojnë
pushtetin më të lartë - supre m - brenda shtetit.

Trajtat e sundimit janë:
1. MONARKIA- sundimi i një individi - monarku
2. TIRANIA- sundimi i dhushëm
3. ARISTOKRACIA- sundimi i pakicës
4. OLIGARKIA- sundimi i pakicës në mënyrë të dhunshme
5. DEMOKRACIA- sundimi i shumicës
6. OHLOKRACIA- sundimi i shumicës në mënyrë të dhunshme
7. TIRANIA- e cila është trajta më e vrazhdtë

        Me MONARKINË kuptojmë atë trajtë të sundimit në të cilën shefi i shtetit është person me
privilegje të mëdha, të cilat e bëjnë të jetë mbi qytetarët
        Monarku karakterizohet si shef i shtetit me atë se ai trashëgohet, ndryshe shefi i shtetit në
republikë, i cili zgjidhet. Karakteristikë tjetër është se monarku këtë post e ushtron gjatë tërë jetës së tij
Llojet e monarkisë
       Sipasasaj se në çfarë pozita juridike është monarkut ekzistojnë dy lloje të monarkisë:
MONARKIA ABSOLUTE - ku në të njëjtën kohë monarku është shef i shtetit dhe organ më i lartë
shtetëror MONARKIAE KUFIZUAR - ku monarku është vetëm shef i shtetit, jo edhe organ më i lartë.

Kemi edhe:
MONARKIAE PAKUFIZUAR (JOKUSHTETUESE)
MONARKIAE KUFIZUAR (KUSHTETUESE)
 si dhe
MONARKIAPARLAMENTARE
MONARKIA JOPARLAMENTARE



                                           NOCIONI I REPUBLIKËS

        Nocioni i republikës është i kundërt me monarkinë. Shefi i shtetit në republikë nuk i gëzon privilegjet
personale, sepse nuk është person sovran. Shefi i shtetit në republikë është i detyruar f i nënshtrohet
rendit juridik, së drejtës, andaj ai ka edhe përgjegjësi të dyfishtë: përgjegjësi politike dhe penale .


                                        TRAJTA E REGJIMIT POLITIK

      Trajta e regjimit politik caktohet sipas kritereve se kush është bartës i sovranitetit shtetëror,
domethënë pushtetit shtetëror. Sipas këtij kriteri ekzistojnë dy trajta të organizimit shtetëror:
      1.DEMOKRACIA - paraqet trajtën e regjimit politik, ku pushteti i takon popullit,
dom eth ë n ë shumic ë s s ë popullit, ku shumica qe v eris mbi pakic ën e popullit
      2. AUTOKRACIA- paraqet trajtën e regjimitpolitik, ku pushteti i takon pakic ë s

kemi dy elemente kryesore të demokracisë:
1. Krijimi i vullnetit politik të popullit
2. Realizimi i vullnetit politik.

DEMOKRACIAFORMALE

Demokracia formale përfshin mjetet dhe masat me ndihmën e të" cilave organizata shtetërore lidhet me
popullin, natyrisht me shumicën e popullit, nëpërmjet mekanizmave të vet, për ta realizuar vullnetin politik të popullit

DEMOKRACIAE DREJTPËRDREJTË

         Demokracia e drejtp ërdrejtë , ë sht ë ne g a cion i v et ë shtetit, do të thotë s e populli
qe v e ris drejtp ërdrejt duke mos pasur ne v oj ë për asnjë lloj të organit shtet ëror. Pra, në s e v ërtet
ekziston demokracia e plotë, atëh er ë s'mund të bëh et fjalë fare për shte- tin, dom eth ë n ë për
ekzistimin e tij.
         R ealizim i demokracis ë së drejtpërdrejtë - ë sht ë. pra. kur i tërë populli e ushtron pushtetin
shtet ëror

       Sa i përket çështjes procedurale të marrjes së vendimeve, duhet theksuar se kjo nuk është aq e
thjeshtë. Këtu janë dy momente gjatë marrjes së vendimit që vlen f i përmendim:
       1. iniciativa, propozimi për marrjen e vendimit - të cilën do ta bënte masa e gjërë
       2. marrja e vendimit. vendosja lidhur me propozimin - ndonjë organ tjetër, duke e
sanksionuar apo duke e refu-zuar vërtetimin e vendimit të marrë më parë
Për sa i përket ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë ekzistoj-në dy mënyra:
        1. Tubimi gjithëpopullor - i cili ushtron kompetencën shtetërore që i është caktuar
        2. Votimi jashtë tubimit - nuk lejon që masa të diskutojë fare lidhur me propozimin apo
iniciativën, por ajo vetëm vendos, natyrisht duke votuar.

     Mënyra e parë e ushtrimit të demokracisë se drejtpërdrejtë zbato- het nëpërmjet Kuvendit
popullor apo tubimit, ndërsa mënyra e dytë, kur populli vetëm vendos, është referendumi.

                                  DEMOKRACIAE PËRFAQËSUESE

         Në demokracinë përfaqësuese pushtetin e ushtron organizata shtetërore, por në emër të popullit,
pra e përfaqëson popullin i cili vetë nuk mund ta ushtrojë këtë pushtet
         Demokracia përfaqësuese dallon prej demokracisë së drejtpër-drejtë me ushtrimin e pushtetit
shtetëror-nëpërmjet përfaqësuesv e të zgjedhur, pra kemi të bëjmë me përfaqësimin e popullit
         Në demokracinë përfaqësuese vullneti i popullit zbatohet, siç kemi thënë edhe më herët, nëpërmjet
përfaqësuesv e të cilët i zgjedh populli, të cilët marrin pjesë në organet shtetërore dhe aty ata i realizojnë
kërkesat e popullit.
         Mandat i lidhur - Kjo do të thotë se përfaqësuesi i zgjedhur është i lidhur dhe i detyruar që
vullnetin e popullit ta përcjellë në organet përfaqësues e dhe atë ta realizojë.
         Mandat jo të lirë - Këtu përfaqësuesi ka liri të plotë të veprimit apo të sjelljes pas abrogimit të
institucionit të revokimit. Edhe ky mandat s'është treguar i mirë, andaj është kërkuar kalimi në një sistem
tjetër i cili do të ishte një mesatare e të gjitha sistemev e të mëparme.

                                             AUTOKRACIA
       Vetë shprehja (autis-vet ë) tregon se pushtetin e ushtron pakica, pakica e popullit. Autokracia,
pra është trajtë e regjimit politik e kundërt me demokracinë, Është qeverisje e pakicës ndaj shumicës së
popullsisë.


                                       LLOJET E AUTOKRACISË

       Autokracitë gjatë historisë njerëzore kanë qenë të llojllojshme, andaj, edhe janë emërtuar me emra
të ndryshëm. Shteti autokratik më së tepërmi mund të emërtohet me shprehjen diktaturë, shtet aristokratik,
shtet oligarkik, shtet tiranik, shtet despotik dhe shtet plutokratik.
- DIKTATURA - lidhet me pushtetin e një individi i cili e ushtron pushte- tin personal - personi i cili në
pushtet s"ka ardhur në bazë të trashëgimisë (monarku), por ka ardhur në mënyrë të kundërligjshme - me
forcë, duke sunduar apo duke qeverisur në mënyrë të vrazhdë, duke shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut,
madje edhe të pjesëtarëve të shtresës së lartë.
- ARISTOKRACIA - është ai lloj i autokracisë ku pushtetin shtetëror e qeverisë një grup apo shtresë e
njerëzve e cila konsiderohet se është e veçantë nga të tjerët-kjo në bazë të gjakut.
- OLIGARKIA- paraqet një lloj të shtetit autokratik, ku s'do mend qeveris pakica e popullit, këtu pushteti
i takon një grupi të njerëzve.
- SHTETI TIRANIK - kuptojmë shtetin i cili është identik me diktaturë, ku qeveris individi në mënyrën
më të egër dhe kuptohet në interesin personal, jo edhe në interes të përgjithshëm.
- SHTETI DESPOTIK - paraqet po ashtu trajtën e qeverisjes së pakicës mbi shumicën - madje të
qeverisjes së individit apo grupit në mënyrë mjaft të egër do të thoshim, me forcë të pakufizuar e cila
natyrisht, s'është e rregulluar paraprakisht me asnjë dispozitë juridike.


                             TRAJTA E RREGULLIMIT SHTETËRORË
      Nocioni i trajtës së rregullimit shtetëror -
TRAJTA E RREGULLIMIT SHTETËRORË - paraqet lidhjet dhe raportet ndërmjet organeve qendrore
dhe joqendrore të pushtetit shtetëror.

       Organet joqendrore mund të përcaktohen sipas :
       kriterit territorial - pra qytetarët dhe grupet e njerëzve të territorit të caktuar,
       kriterit personal -grupet me veçori të njëjta, fetare, profesi- onale etj. dhe
       kriterit real - sipas ushtrimit të autorizimeve përkatëse.

     Të gjitha shtetet që janë të përbëra prej organeve qendrore dhe joqendrore, pavarësisht prej
madhësisë të tyre janë shtete të decentralizuara.

Në qoftë se organet joqendrore nuk gëzojnë asnjë çikë të pavarësisë juridike, atë- herë themi se kemi centralizim
juridik .
Nëse organet joqendrore kanë ndonjë pavarësi juridike, atëherë themi se kemi të bëjmë me decentralizimin
juridik .


                                             SHTETI I PËRBËRË
              SHTETI I PËRBËRË - paraqet organizatën shtetërore që përbëhet prej dy e më shumë
shteteve, por që në një mënyrë i nënshtrohen pushtetit qendror.

Egz istojnë këto lidhje shtetesh:
       1.KONFEDERATA
       2.FEDERATA
       3.UNIONI (reale dhe personale)
       4.PROTEKTORATI

       KONFEDERATA - paraqet trajtën e shtetit të përbërë ku shtetet anëtare janë të lidhur me një
kontratë juridike ndërkombëtare , duke krijuar organe të përbashkëta ku çdo shtetë anëtarë mund të
braktisë këtë bashkësi kur të dëshiroj.
       FEDERATA - është trajtë e shtetit të përbërë e cila paraqet një lidhje shumë më të ngushtë
ndërmjet shteteve se konfederata, ku krijohet organi qendror i cili në kuptimin e drejtë të fjalës është
bartës i pushtetit shtetëror, pushtetit sovran.

Në teorinë e shtetit dhe të së drejtës parashtrohet çështja e rapor-teve, e bartjes së sovranitetit shtetëror
në shtetin e përbërë - shtetin federal. Lidhur me këtë çështje ekzistojnë tri mendime:
1. Se shteti federal është bartës i sovranitetit - pra pushtetin shtetëror sovran e ka federata, jo
edhe shtetet anëtare të federatës. Nga kjo del konkluzioni se shteti federal është shtet, ndërsa shtetet
anëtare nuk janë shtete, por gëzojnë një auto-nomi të gjerë juridike.
2. Shtetet anëtare janë sovrane, ndërsa bashkimi i shteteve në federatë - domethënë
federata s'është sovrane dhe federata nuk paraqet shtetin e përbërë, por përbëhet prej disa shteteve të
thjeshta, të lidhura me një lloj të kontratës.
3. Se sovraniteti është i ndarë ndërmjet federatës dhe shteteve anëtare që e krijojnë
shtetin e përbërë - ndërsa as federata e as shtetet anëtare nuk do të ishin sovrane si të vetme, por të
gjitha si tërësi bëjnë shtetin e përbërë dhe natyrisht, si i këtillë si tërësi është sovran.

PROTEKTORATI - paraqet llojin e shtetit të përbërë mbi të cilin e ushtron pushtetin një shtet i fortë duke
i siguruar mbrojtjen dhe sigurinë, pra, vënien e një organizate shtetërore nën ombrellën e një shteti të
fortë.

UNIONI REAL - paraqet një tërësi të shteteve anëtare, pra krijohet një subjekt i cili me botën e jashtme
komunikon si i vetëm, si trup unik. Ky unitet arrihet me anë të një kont-rate ndërkombëtare duke ruajtur
pavarësinë juridike brenda shtetit

UNIONI PERSONAL - ndërkaq shtetet anëtare e kanë të përbash- kët vetëm institucionin e shefit të
shtetit (monarkun), ndërsa në çështjet e tjera janë plotësisht të pavarura - si në aspektin e jashtëm ashtu
edhe në atë të brendshëm, pra nuk paraqesin subjektin e vetëm shtetëror, por çdo- njëri prej tyre - është
subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Janë të njohura unionet, siç kanë qenë:
Unioni i Suedisë dhe i Norvegjisë, Unioni i Austrohungarisë, i Danimarkës dhe Islandës në vitet
1815-1945, pra në një interval kohor jo të njëjtë (unionet reale), ndërsa
unionet personale kanë ekzistuar ndërmjet Anglisë dhe Hanoverit, Hola-ndës dhe Luksemburgut

       SHTETI I THJESHTË - raporti ndërmjet organ e v e qendrore dhe joqendrore, pje s ë t më
të ulëta të organizatë s shtet ërore kanë shum ë pak të drejta në krahasim me pje s ë t organizativ e
në shtetin e përb ër ë .

       CENTRALIZIM - kuptojmë raportin ndërmjet organ e v e qendrore dhe atyre joqendrore, ku
i tërë pushteti u takon organ e v e qendrore.

       DECENTRALIZIMI - është sistem i raporteve midis organeve joqendrore dhe qendrore në të
cilën organet joqendrore gëzojnë njëfarë shkalle të pavarsisë.


       Decentralizimi mund të jetë :

        Decentralizimi territorial - nënkupton se organet joqendrore në territorin e vet i ushtrojnë të
gjitha punët në mënyrë të pavarur, pra qyte- tarët e ushtrojnë pushtetin shtetëror duke marrë pjesë aktive
në zgjidhjen dhe realizimin e interesave të veta brenda hapësirës përkatëse.
       Decentralizimi personal - nënkupton bartjen e disa punëve shte- tërore mbi organizatat,
anëtarët e të cilave janë të lidhur me veçori të përbashkëta (profesioni i njëjtë), siç janë shoqatat e
ndryshme, në kupti-min e sotëm edhe shumë organizata joqeveritare.
       Decentralizimi real - nënkupton ushtrimin e punëve të njëjta shte- tërore (komunikacioni,
shëndetësia, kultura) në nivelin e hapësirës së caktuar nga disa organizata.

Për nga karakteri Decentralizimi mund të jetë : Decentralizim Demokratikë dhe Decentralizim
Burokratik.


                             TRAJTA E PUSHTETIT SHTETËRORË
       Pushteti shtetërorë përbëhet nga :
       1.PUSHTETI LIGJDHËNËS
       2.PUSHTETI EGZEKUTIV
       3.PUSHTETI GJYQËSORË

Pushteti shtetërore   varësisht prej regjimit politik, sistemev e partiake, karakterit të shtetit funksionon sipas 2
parimeve :
      1.PARIMI I NDARJES SË PUSHTETIT SHTETËRORË - konsiston në ndarje të këtyre tri
fushave, funksioneve apo pushteteve shtetërore, që çdonjëra prej tyre ta ushtrojë pushtetin në mënyrë të
mëvetësishme, të pavarur, duke mos u përzier në (veprimtarinë, funksionin) pushtetin tjetër.

        2.PARIMI I UNITETIT TË PUSHTETIT SHTETËRORË - mund të ushtrohet në sistemet
politike të shteteve jodemokratike dhe të atyre demokratike.

        Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror aplikohet sipas dy mëny- rave:
        1. Sistemi i Konventës - është aplikuar në Zvicër. Parlamenti i dalë nga votat e qytetarëve
ushtron pushtetin ligjdhë- nës dhe atë administrativ. Tërë aktivitetin ligjdhënës dhe ekzekutivo- ad-
ministrativ e ushtron nëpërmjet organit të veçantë - Këshillit Kombëtar.
        Ky Këshill për punën e vet i përgjigjet parlamentit. Këshilli është organ ndihmës i parlamentit dhe
çdo anëtar i tij udhëheq këtë këshill me mandat njëvjeçar, duke fuzionuar funksionin edhe të shefit të
shtetit njëkohësisht. Pra, sipas sistemit të Konventës nuk ka organ të veçantë ekzekutiv - shefi i shtetit nuk
ekziston
        2. Sistemi i Kuvendit.- Sipas të cilit, organi ligjdhënës i zgjedh organet e tjera apo i emëron për
një kohë të caktuar. Puna e organeve administra-tivo-ekzekutive dhe gjyqësore është e bazuar në aktet të
cilat i nxjerr organi më i lartë - kuvendi dhe natyrisht se për punën e vet i përgjigjen Kuvendit. Sistemi i
këtillë është aplikuar në ish- Federatën Jugosllave.


                                      SISTEMI PRESIDENCIAL
       SISTEMI PRESIDENCIAL - paraqet sistemin i cili në mënyrë më të besueshme ka zbatuar
parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror, ku Presidenti është bartës i pushtetit administrativo- ekzekutiv.
       Pushteti ligjdhënës është plo-tësisht i ndarë nga veprimtaritë e tjera. Këtë organ e zgjedh populli.

          Pushteti administrativo- ekzekutiv, gjithashtu është i ndarë dhe shumë i fortë. Në krye të organeve
administrative qëndron kryetari (pre-sidenti) i republikës.
          Presidentin gjithashtu e zgjedh populli.
          Sipas siste- mit presidencial, ministrat i emëron vetë presidenti (sekretarët shtetërorë) të cilët i
përgjigjen presidentit për punën e tyre
          Pushteti gjyqësor ushtrohet nga ana e gjykatësv e të cilët këtë pushtet e ushtrojnë në mënyrë të
mëvetësishme të pavarur
          Presidenti gëzon të drejtën e vetos- pezulluese , të drejtën e pengimit të ekzekutimit, të vërtetimit
të ligjit (nënshkrimin) i cili është miratuar nga organi ligjdhënës.
          Në qoftë se organi ligjdhënës, pas një kohe aktin apo propozimligjin e miraton me 2/3 e votave,
atëherë akti apo ligji në fjalë është valid, i plotfuqishëm.
          Presidenti ka të drejtë që organit ligjdhënës t'i drejtojë iniciativë ligjore. Pra, roli i presidentit në
lëmin e nxjerrjes së ligjeve është i madh.
          Pushteti ligjdhënës përzihet në push- tetin administrativo- ekzekutiv, domethënë në autorizimet e
presidentit, duke i lejuar apo duke mos i lejuar emërimin (zgjedhjen) e funksionarëve në postet qeveritare,
ose duke shqyrtuar ndonjë çështje politike.
          Gjykata Supreme në SHBA, përzihet në punët e organit ligjdhënës duke penguar zbatimin e akteve
juridike të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën amerikane.



                                      SISTEMI PARLAMENTAR
SISTEMI PARLAMENTAR - Sistemi parlamentar në Angli për synim ka pasur ngushtimin dhe
dobësimin e pushtetit administrativo- ekzekutiv dhe forcimin e pushtetit ligjdhënës, pra kufizimin e pushtetit
të monarkut, në veçanti në monar-kinë absolute.
Kjo është arritur duke krijuar këshillin e ministrave (qeverinë) e cila qeveris pushtetin administrativo-
ekzekutiv.
       Këshilli i ministrave i propozon monarkut se çfarë akte do të nxjerrë. Shefi i shtetit, por edhe
ministrat mund të refuzojnë që të nënshkruajnë aktin përkatës, pra, në mënyrë reciproke, ndërmjet
monarkut (shefit të shtetit) dhe ministrave të resorëve të ndryshëm.
       Ministrat në sistemin parlamentar për punën e vet i përgjigjen parlamentit (organit ligjdhënës), andaj
parlamenti mund të shpallë mos- besimin ndaj tyre dhe, natyrisht t'i shkarkojë ata.
       Qeveria si organ kolektiv i përgjigjet parlamentit, si edhe çdo ministër veç e veç. Pra, pushteti
ligjdhënës ka mbikëqyrje dhe gëzon pushtet më të lartë sesa organet administrativo- ekzekutive.
       Në qoftë se raportet keqësohen në drejtim të qeverisë dhe organit ligjdhënës, atëherë këshilli i
ministrave apo qeve- ria i propozon shefit të shtetit që ta shpërndajë parlamentin dhe, natyrisht të caktojë
zgjedhjet e parakohshme parlamentare
       Qeveria e ka iniciativën e propozimit të ligjeve, pra nëpërmjet propozimeve qeveria merr pjesë në
fushëveprimin e organit ligjdhënës, madje shpeshherë qe- veria i nxjerr aktet të cilat duhet të jenë në
kompetencë të organit ligjdhë- nës, siç është rasti me dekretin me fuqi ligjore, apo dekretligjet, akte këto
për nga përmbajtja ligje, ndërsa i nxjerr qeveria, domethënë pushteti administrativo- ekzekutiv. Në këtë
drejtim forcohet pushteti administra-tivo-ekzekutiv dhe natyrisht se dobësohet pushteti ligjdhënës.
       Pushteti gjyqësor është plotësisht i pavarur brenda kompetencave ligjore.



                                          SISTEMI I PËRZIER
SISTEMI I PËRZIER - funksionon në bazë të parimit të ndarjes të pushtetit shtetëror, është sistem i cili
në vete bart elemente të dy sisteme- ve të mëparshme: sistemit presidencial dhe sistemit parlamentar,
përqendrohet më tepër në forcimin e pushtetit ekzekutiv - në veçanti të shefit të shtetit, por bart edhe
veçori të parlamentarizmit.
               Sipas sistemit të përzier, pozita e qeverisë është me e mëvetë- sishme nga parlamenti, por
më e varur nga shefi i shtetit.
       Shefi i shtetit zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli, andaj gëzon edhe autoritet të
lakmueshëm. Këtë pozitë e forcojnë dispozitat kushtetuese, siç përmendëm rastin e Francës apo të
Rusisë së sotme.
       Sipas këtij sis- temi, kryetari apo shefi i shtetit e propozon mandatarin për formimin e qeverisë, pra
qeveria krijohet jashtë parlamentit dhe, duke pasur parasysh këtë kompetencë, kryetari në propozim të
mandatarit të qeverisë ka të drejtën e shpërndarjes së parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të
parakohshme parlamentare.
       Kryetari i shtetit shkarkon kryeministrin dhe me propozim të tij edhe anëtarët e tjerë të qeverisë,
meqenëse ai vetë i zgjedh apo i emëron.
       Qeveria mban përgjegjësi politike para parlamentit. parlamenti mund t'ua shkurtojë votëbesimin
anëtarëve të qeverisë.
       Puna e qeverisë mbikëqyret nga parlamenti - mirëpo qeveria edhe në këtë rast në bashkë- veprim
me shefin e shtetit mund ta shpërndajë parlamentin.


                                            RENDI JURIDIK
RENDI JURIDIK - është proces i organizuar, ku pa rendin juridik nuk mund të egzistoj një shoqëri e
organizuar ajo paraqet një sistem harmonik të sjelljeve njerëzore sipas normave juridike.

Lidhur me elementet e rendit juridik në teori ekzistojnë dy qëndrime:
1. qëndrimi normativist - Përkrahësit e këtij qëndrimi mendojnë se e drejta përbëhet prej normave të
cilat i krijon pushteti shtetëror, pra burim i së drejtës është norma (rregulla), andaj edhe quhen normativist.
2. qëndrimi sociologjik - Përkrahësit e qëndrimit sociologjik mendojnë se të drejtën nuk e përbëjnë
normat të cilat i krijon pushteti shtetëror, por e drejta paraqet sistemin e raporteve shoqërore (fakteve apo
rrethanave sociale), jo edhe të normave. Andaj, të gjithë mendimtarët e këtij drejtimi quhen sociologë.

Në teorinë e shtetit dhe të së dre jtës ekziston mendimi se elementet kryesore të rendit juridik janë dy:
elementi normativ - i cili përbëhet prej normave
elementi faktik - që përbëhet prej sjelljeve sipas normave.

NORMA JURIDIKE - është një rregull me anë të së cilës rregullohet sjellja e individëve në shoqëri.

Për normën juridike janë të rëndësishme dy karakteristika:
      1. Lidhmëria e saj për subjektin autoritar (shtetin)
      2. Efikasiteti i saj

Sipas autori kroat B. Periq normat juridike sipas kriterit të dedikimit ndahen :
       1.Normat juridike që u përkasin subjekteve,
       2.Normat juridike sipas vlefshmërisë hapësinore (territoriale),
       3.Normat juridike sipas vlefshmërisë kohore,
      4.Normat juridike sipas përbërjes së tyre

Grupi tjetër i autorëve bën ndarjen e normave juridike në:
        1.Norma kushtëzuese dhe jokushtëzuese,
       2.Norma të përgjithshme juridike dhe norma juridike të veçahta

NORMAT KUSHTËZUESE - krijohen për situata të cilat mund të ndodhin, domethënë për të cilat
ligjvënësi është i vetëdijshëm se mund të ndodhin duke pasur parasysh rrethanat në të cilat zhvillohen
raportet shoqërore brenda shoqërisë. P.sh., "të gjithë meshkujt e moshës madhore duhet të kryejnë
shërbimin ushtarak", me vetë faktin se personi arrin moshën madhore - i nënshtrohet rregullës përkatëse
NORMAT JOKUSHTËZUESE (norma konkrete) - Normat të cilat krijohen për rastet ekzistuese,
pra për rastet e dhëna.
       NORMA E PËRGJITHSHME JURIDIKE - është ajo rregull e cila u adresohet të gjithë
qytetarëve në territorin shtetëror. Normat e përgjithshme juri-dike i përkasin numrit të pacaktuar të rasteve,
pra norma e përgjithshme i përfshin të gjithë personat të cilët gjenden apo mund të gjenden në të njëjtën
situatë të rregulluar paraprakisht me normë. P.sh., me normë "ndalohet vrasja", "të gjithë qytetarët duhet
të paguaj në tatim"
       NORMA E VEÇANT JURIDIKE - është ajo rregull e cila u adresohet grupit të veçantë të
                                Ë
qytetarëve, pra jo të gjithëve, ndërsa disa autorë mendojnë se me anë të normës së veçantë rregullohet
vetëm një rast i caktuar dhe sipas rregullit emërtohet: p.sh., "Agroni për veprën e kryer dënohet 2 muaj
burgim.

Vlefshmëria e normës në territor (hapësirë) do të zbatohet sipas parimit personal dhe parimit
territorial.

      Normat juridike që vlejnë për një pjesë të territorit të caktuar si, fjala bie, lirimi nga tatimi për kohë të
caktuar, investime të posaçme për territorin e caktuar etj., këto norma quhen NORMAT JURIDIKE
PARTIKULARE. Normat juridike që vlejnë në tërë territorin e shtetit quhen NORMA JURIDIKE
GJENERALE.

      Normat juridike të një sistemi pozitiv që në parim vlejnë vetëm për territorin e caktuar shtetëror,
ndërsa për territorin tjetër nuk vlejnë , ky është parimi i territorialitetit të sistemit juridik.

       Sipas parimit personal , pavarësisht se në cilin territor gjendet qytetari, në këtë rast vlen
përkatësia e tij shtetërore. Këto janë disa përparësi apo privilegje për personat e punësuar në përfaqësitë
diplomatike të një shteti në shtetin tjetër. Këto privilegje janë: paprekshmëria personale, gëzojnë imunitet,
paprekshmëria e banesës, mbrojtja e arkivit, liria e komunikimit me shtetin amë, lirimi nga disa gjoba dhe
doganat etj.

Për vlefshmërinë e normës juridike janë të rëndësishme dy momente:
1. Prej cilës kohë vlen norma juridike dhe
2. Deri kur vlen norma juridike

Norma juridike fillon të jetë e detyrueshme prej momentit të hyrjes në fuqi, ndërsa momenti i dytë
është pushimi i normës juridike, pra kur norma nuk detyron.
Hyrja në fuqi e normës juridike do të thotë se prej atij momenti norma është e obligueshme për qytetarët
që t'i përmbahen dhe se për zbatimin e saj kujdeset shteti - duke shqip-tuar sanksionin për
mosrespektimin e saj.

    Koha prej momentit të krijimit e deri të momenti i hyrjes në fuqi të normës apo aktit juridik quhet
VOCATIO LEGIS.

Në teori është i njohur parimi i mosnjohjes të së drejtës (ignoratia iuris), kjo askënd nuk mund ta
arsyetojë - përkundrazi, mosnjohja e së drejtës dëmton (ignoratia iuris nocet).

Momenti i pushimit të normës juridike mund të caktohet:
a. norma juridike përmban afatin e vlefshmërisë së vet , p. sh., "ky ligj do të vlejë gjer me 1
janar 2006";
b. që normat apo aktet juridike të anulohen në mënyrë shprehimore apo në mënyrë të
heshtur.

Mënyra shprehimore e anulimit të ndonjë ligji që është në fuqi dhe sjellja e një ligii të ri quhet
ABROGIM .
Mënyra e heshtur e anulimit të ndonjë rregulle juridike nënkuptojmë situatën kur është nxjerrë ligji i ri i cili
në mënyrë tjetër nga ligji aktual i rregullon rastet shoqërore dhe sipas rregullës "lex posterior derogat
legi priori", situatën e këtillë të pushimit (anulimit të normës - aktit) e quajmë DEROACIO (derogim).

Rregullat juridike vlejnë vetëm për marrëdhëniet të cilat shfaqen në kohën kur rregulla juridike hyn në fuqi.
Pra, rregulla juridike vlen për të ardhmen, prej momentit të hyrjes në fuqi, norma vlen për sjelljet e
ardhshme të subjekteve.
        Subjektet e së drejtës, në bazë të rregullës ekzistuese, fitojnë të ashtuqujturat "të drejtat e
fituara", pra të drejta subjektive të caktuara të cilat nuk lejojnë që raportet e zgjidhura njëherë, në të
cilat ata kanë qenë pjesëmarrës, sërish të rregullohen me rregull të re juridike, natyrisht edhe në dëm të
tyre.
        P. sh., për një vepër të caktuar penale individi është dënuar sipas kodit penal me 10 vjet burg të
rëndë. derisa individi gjendet në vuajtje të dënimit nxirret kodi i ri penal, sipas të cilit vepra e kryer penale
dënohet me 15 vjet burg. Nëse, në këtë rast, refuzohet ngritja e dënimit, konsiderohet se ka gjetur zbatim
parimi i së drejtës së fituar. Por, nëse për këtë rast lejohet ngritja e dënimit, atëherë kodi i ri penal ka fituar
fuqinë retroaktive (prapavepruese ), d. m. th. se ligji i ri zbatohet edhe për rastet të cilat janë
vërtetuar para se ky të hynte në fuqi

      Fuqia prapavepruese vepron edhe në dy raste të tjera:
      1. Kur bëjmë interpretimin e ligjit - në rastin konkret kur nxirret ligji i ri me arsye
të interpretimit të ligjit ekzistues dhe
      2. kur kemi të bëjmë me zbrazëtirat juridike

Norma juridike përbëhet prej dy elementëve kryesore:
 - DISPOZICIONIT
 - SANKSIONIT
      Zbatimi i njërës pjesë shmang në mënyrë të paevitueshme zbatimin e pjesës tjetër të normës,
moszbatimi i dispozicionit është kusht për zbatimin e sanksionit - pra gjen zbatim rregulla e dytë -
sanksioni, ndërsa dispozicioni zbatohet në disa raste kur të plotësohet kushti - në veçanti të rasti i
normave kushtëzuese.

       Sanksioni zbatohet në rast të mosrespektimit-zbatimit të dispozicionit , atëherë çdo normë duhet ta
ketë pjesën përshkruese si kusht për aplikimin e sanksionit (hipoteza e sanksionit).

Norma jokushtëzuese juridike i ka tri elementë:
HIPOTEZA E DISPOZICIONIT - është pjesë e normës së përgjithshme juridike në të cilën parashihet
dhe në mënyrë tipike bëhet përshkrimi i ndonjë ndodhie (sjelljeje) prej së cilës varet dispozicioni.
DISPOZICIONI - , është pjesa parësore dhe më e rëndësishme e nor-mës juridike ( e çdo norme
juridike), sepse kjo tregon kërkesën sipas së cilës qytetarët duhet dhe mund të sillen.
HIPOTEZA E SANKSIONIT - paraqet pjesën jonormative të normës juridike, kjo pjesë vetëm
përshkruan ndonjë sjellje, domethënë, sjelljen e cila është kundër kërkesës kryesore - dispozicionit - pra
është shkelja e vetë rregullës parësore, që në këtë moment paraqet kushtin për zbatimin e sanksionit -
rregullës alternative të sjelljes.


P.sh.: "Kush ka pasuri të patundshme duhet të paguajë tatimin, në qoftë se kështu nuk veprohet, do të
pasojë dënimi". Pra, norma në fjalë ka në vetë katër elementë (pjesë) të saj: Hipotezën e dispozicionit:
"kush ka pasuri të patundshme", para-qet faktin mbi të cilin ndërtohet rregulla parësore - dispozicioni,
"duhet të paguajë tatimin", sjellja e kundërt - mospagimi i tatimit (borxhit), paraqet faktin tjetër, pra
hipoteza e sanksionit, që mundëson zbatimin e sanksionit, "do të pasojë dënimi", natyrisht është vetë
sanksioni, apo sjellja alternative- sjellja dytësore e adresantit. madje edhe pa vullnetin e vet

      Pushteti shtetëror krijon rregulla, të cilat mund të formulohen në formë urdhëruese , ndaluese
dhe autorizuese , sepse këto rregulla paraqesin kërkesën e cila u adresohet qytetarëve. por edhe vetë
organeve shtetërore, pra gjejnë zbatim dispozicionet:
      1.Dispozicioni urdhërues - qytetarit i urdhëron që të sillet në mënyrë të caktuar, pra i urdhëron
      të ketë sjellje aktive pozitive: "qyteta- rët janë të detyruar të paguajnë tatimin".
2.Dispozicionet ndaluese - ndalojnë qytetarintëushtrojë veprim apo sjellje të caktuar ose të
       ushtrojë veprim negativ, p.sh., "ndalohet vjedhja".
       3.Dispozicionet autorizuese - janë rregulla të cilat i lejojnë qyte- tarit që të sillet duke mos e
       ndaluar, por as duke e urdhëruar për sjellje të caktuar. P.sh., në Kushtetutën e Shqipërisë, neni 57,
       thotë: " Kushdo ka të drejtën për arsimim".

Rendi juridik ka norma të intensitetit të ndryshëm. si, fjala bie:

       1.E drejta kategorike (ius cogens, ius strictum),
       2.Edrejta disjunktive , e cila ndahet në dy nënlloje:         a) alternative dhe b ) dispozitive .

Dispozicionet kategorike (ius cogens) - janë rregulla të cilat kërkojnë zbatim të sakte, pikërisht siç
e kërkojnë ato, andaj qytetarët të cilëve u adresohen këto rregulla s'kanë aspak liri në sjellje, madje as për
një gjë të vogël.

Dispozicionet disjunktive - janë rregulla të cilat qytetarëve u mundësojnë një liri paksa më të
ndjeshme në sjelljet e tyre. Këto rregulla apo dispozicione nuk caktojnë vetëm një mundësi të sjelljes. por i
japin më shumë mundësi qytetarit.

Dispozicionet disjunktive janë të dyllojshme:
          1.Dispozicionet alternative - janë dispo zicion e të atilla me të cilat ligjv ën ë si u jep
qytetarë v e më shum ë se dy apo tri mund ë si të sjellje s për ta përmbu shur obligimin e v et
Psh. në Ligjin them elor mbi marte s ë n thuhet: "Bashk ë s h ortet mund të pajtohen për mbiem ër të
përba shk ë t familjar që të jetë mbiemri i burrit, por se cili mund ta mbajë mbiemrin e v et familjar".
          2.Dispozicionet dispozitive - janë dispo zicion e të cilat përmbajn ë një rregull të sjellje s
s ë qytetarit, por njëkoh ë si sht e autorizojnë këtë që në v e nd të kë saj rregulle (dispo zicionit) të
krijojë v et ë rregullën tjetër. P.sh., kemi afatet e kthimit të borxhit, apo të se n dit të marrë hua.

      Veprimet e kundërligjshme paraqesin negacionin e së drejtës. E drejta paraqet tezën , ndërsa
veprimi i kundërligjshëm paraqet antitezën .

Kundërvajtja paraqet veprimin e njeriut dhe sipas rregullit gjith-një veprimine dëshiruar, pra veprimin e
vetëdijshëm. Kundërvajtjaështë veprim i kundërt me sjelljen e cila është përcaktuar në dispozicionin si
obligim për adresantin.
       Veprimet e kundërligjshme në të drejtën mund të jenë:
        - shkeljet penalo-juridike , - veprat penale
        - shkeljet civilo-juridike -shkaktimi i dëmit.
         - shkeljet e lehta , siç janë ato disiplinore - që para-qesin shkeljen e detyrës zyrtare nga
personat zyrtarë dhe shkeljet administrative .

SANKSIONI - është pjesë e normës juridike në të cilën shprehet dhuna e cila zbatohet nga ana e organit
shtetëror, ndaj atyre që nuk sillen sipas kërkesës - dispozicionit të normës juridike.

       Qëllimi i masës- sanksionit në të kaluarën ka pasur thjesht -qëllim hakmarrës - ka qenë ekuivalent
me shkeljen - parimi i Talionit -"sy për sy" apo "dhëmbë për dhëmbë ".
       Për shkak të rëndësisë që ka rendi juridik, sanksionet parashihen më herët duke u bazuar në
parimin e ligjshmërisë. Kjo do të thotë se shkelja dhe sanksioni i paraparë për këtë shkelje duhet të jetë i
caktuar që më herët, para se të ndodhë shkelja. Për këtë është e njohur maksima: "nullum crimen,
nula poena sine lege ", s'ka fajësi, s'ka dënim pa ligj.
       Pra, që më parë duhet të caktohen fajësia dhe sanksioni me anën e normës juridike, përndryshe
s'ka vepër penale nëse ligji nuk e ka paraparë që më herët.

Sanksionet ndahen sipas shkeljeve të cilat bëhen edhe në degët e së drejtës :
- Sanksionet penale - për veprat penale
- sanksionet pronësore - për veprat e karakterit pronësor,
- sanksionet disiplinore - për shkeljet disiplinore
-   sanksionet për kundërvajtje - për shkeljen e normave të karakterit administrativ.

 Sanksionet për shkelje të rregullave juridike të natyrës penale mund të ndahen në sanksione të lehta dhe
të rënda, që fillojnë me vërejtje, qortim, sanksionet e karakterit pronësor, dënime në të holla (dëmshpër-
blimet), sanksionet me të cilat njeriu privohet nga liria, sanksionet me burg të përjetshëm dhe dënimi me
vdekje.

Ndarje sipas kriterit se kujt i adresohen (drejtohen), ndaj cilëve ato zbatohen.
- sanksionet ndaj subjekteve (personave fizikë dhe juridikë)
- sanksionet ndaj akteve juridike

       S anksionet ndaj akteve juridike duhet kuptuar se ato manifestohen vetëm ndaj akteve të
kundërligjshme. Këto sanksione i shqiptojnë subjektet shtetërore (organet shtetërore) dhe këto sanksione
janë: anulimi i aktit dhe refuzimi i aktit juridik.

       Sanksionet mund të jenë të caktuara në mënyrë absolutë, relative, sanksione me limitë të caktuara
dhe sanksione alterna-tive ;
       Dispozicioni i caktuar në mënyrë absolutë - është rasti me normat kategorike (imperative),
kur në mënyrë të sakte është caktuar rregulla e sjelljes, s'ka vend për dyshime apo hamendje për
qytetarët se si duhet të sillen në rastin konkret, p. sh., rasti i afateve ligjore.
       Dispozicionet e caktuara në mënyre' relative - mund të jenë të ndryshme, dispozicionet
me standarde, dispozicionet me zgjedhje të kufizuar, dispozicionet alternative, dispozicionet e limituara,
dispozicio- net e interesit publik apo dispozicionet me pushtet diskrecional dhe dispozicionet dispozitive
apo dispozicionet e zëvendësue shme.
       Dispozicionet me zgjedhje të kufizuar - janë ato dispozicione të cilat u japin disa mundësi
qytetarëve që të sillen sipas normës. p. sh., nëse ekzistojnë tri mundësi, qytetari-ët, mundësinë e katërt s'ka të
drejtë ta sajojë, por brenda tri mundësive të zgjedhë.
       Dispozicionet me limitë - janë dispozicione me të cilat qytetarëve (edhe organeve shtetërore)
u caktohen limitet: limiti i ulët dhe limiti i lartë i sjelljes për rastin (aktin) konkret. Rëndom, normat juridike,
ose dispozicionet me limit të caktuar zbatohen në veçanti në fushën penale, ku paraqitën tri situata të
mundshme të


                            MARRËDHËNIET JURIDIKE
                                      Nocioni i marrëdhënieve juridike

MARRËDHËNIET JURIDIKE - janë                       marrëdhënie shoqërore të rregulluara me anën e
normave juridike.

       Marrëdhëniet juridike krijohen sipas normës së përgjithshme dhe normës së veçantë juridike. P.sh., me
normë të përgjithshme marrëdhë- niet shoqërore rregullohen më herët pa marrë parasysh se a paraqitën raste apo
jo, ndërsa me normën e veçantë rasti është i dhënë dhe norma e veçantë e rregullon duke u bazuar në normën e
përgjithshme. Fjala bie: "Të gjithë qytetarët që kanë pasuri të patundshme duhet të paguajnë tatim", ndërsa norma konkretë -
vetëm e zgjidh rastin, p.sh., "Agroni ka pasuri të patundshme - duhet të paguajë tatimin".

       Në procesin e krijimit të marrëdhënies juridike dalin këto karakteristika:
       1. lidhshmëria e domosdoshme e normës me marrëdhënien,
       2. lidhshmëria e domosdoshme e normës së përgjithshme juridike me normën e veçantë juridike
       3. lidhshmëria e domosdoshme e marrëdhënies abstrakte juridike me marrëdhënien konkretë
juridike.
Një pjesë e autorëve (pjesa e parë) mendojnë se elementet përbërëse të marrëdhënies juridike janë dy: autorizimet
dhe detyrimet ,
       ndërsa pjesa tjetër mendon se elementet përbërëse të marrë-dhënies juridike janë më shumë se dy:
       1. të drejtat,
       2. detyrimet,
       3. subjektet e së drejtës dhe
       4. objekti i së drejtës.

të drejtat - detyrimet,
        Shembull: p.sh., të huaja, huadhënësi ka të drejtë të kërkojë kthimin e borxhit nga huamarrësi, pra huamarrësi është i
detyruar që t a kthejë borxhin huadhënësit, ndërsa rasti i dytë është të kontrata e shitblerjes, kur shitësi është i detyruar me
marrjen e çmimit ta dorëzojë mallin-sendin, ndërsa është i autorizuar ta kërkojë çmimin (paratë) dhe anasjelltas.

SUBJEKTET E S Ë DREJTËS - janë bartës të të drejtave dhe detyrimeve në një moment kohor.
         Subjekti i së drejtës duhet të jetë bartës i të drejtave dhe detyri-meve të cilat ekzistojnë sipas së drejtës pozitive. Ky
subjekt i së drejtës, qoftë individ apo edhe subjekt kolegjial, duhet të ketë aftësi psikike dhe fizike që vendimet e veta ti shprehë
në mënyrë të vetëdijshme dhe me dashje dhe për këto akte në mënyrë të drejtë të jetë i motivuar.

        Subjekte të së drejtës konsiderohen:
        1. personat fizikë
        2. personat juridikë


                                                  PERSONAT FIZIKË

PERSONI FIZIKË – si subjekt i së drejtës është vetë njeriu i cili është bartës i të drejtave dhe detyrimeve.

Aftësia për të qenë subjekt i së drejtës quhet ZOTËSI JURIDIKE, të cilën e ka çdo individë pavarësisht nga
mosha apo gjinia.

ZOTËSIA E VEPRIMIT- paraqet aftësinë për të lidhur punë juridike, punë të cilat janë në pajtueshmëri me të drejtën,
ndërsa ZOTËSIA DELIKATORE - paraqet aftësinë për të bartur përgjegjësinë për veprat e kundërligjshme.
        ZOTËSIA E VEPRIMIT dallon nga ZOTËSIA JURIDIKE sepse zotësia juridike fitohet me të lindur ndërsa
zotësinë e veprimit njeriu mund ta ketë nëse është i moshës madhore, duhet të jetë i pjekur në aspektin fizikë dhe mendorë
dmth duhet ti kuptoj të drejtat dhe detyrimet në mënyrë të drejtë dhe të ketë zotësi ti bartë ato pasoja qofshin pozitive apo
negative.

        Zotësia e veprimit mundë të jetë E PLOTË , JO E PLOTË dhe E PJESËRISHME.

Zotësia e veprimit varësisht prej pjekurisë lëvizë andaj dallojmë 3 faza:
1. Fazën pa zotësi të veprimit,
2. fazën e zotësisë së veprimit të pjesërishëm (10-16 vjeç) dhe
3. fazën e zotësisë së plotë të veprimit (18 vjeçe).

        Zotësia e veprimit të personat fizikë shuhet
            a) Me të vdekur.
            b) zhdukja e personit fizik, dmth shpallja e personit fizik për të humbur


                                               PERSONAT JURIDIKË
PERSONI JURIDIKË– si subjekte të së drejtës janë krijesa artificiale të shoqërisë- substrat i tyre, janë vetë njerëzit,
por ato nuk identifikohen me ta, por e kanë individualitetin e vet të veçantë.
Personat juridikë, natyrisht duke qenë krijesa artificiale të shoqë- risë, nuk kanë vullnetin dhe vetëdijen, andaj të këto
krijesa nuk bëhet dallim ndërmjet zotësisë juridike dhe zotësisë së veprimit. Këto dy cilësi në emër të tyre i ushtrojnë njerëzit,
veprimet e të cilëve u llogaritën personave juridikë. Këto zotësi personale juridike si bartës të të drejtave dhe detyrimeve ua njeh
shteti me anë të aktit juridik - që në momentin e regjistrimit në librat përkatës - në të shumtën e rasteve këta bëhen në gjykatat
ekonomike, por edhe pranë kuvendev e komunale (shërbimet publike).

AUTORIZIMI JURIDIK – si el em e n t i rënd ë s i s h ë m i marrëdh ë ni e s juridi-ke nënkupt on sjelljen e caktuar të
                  Ë
subjektit i cili ë s ht ë bartë s i autorizimit - s ë drejt ë s .

       Su bjekti i d et yrimit ë s ht ë i d et yruar në dy sje- llje të cilat kërkoh en sipa s subjektit të autorizimit:
       1. Në sjellje pasive -të mos veproj ë kund ër sjelljes s e su bj e ktit të autorizimit dh e
       2. në sjellje aktive - në drejtim të veprimit në pajtim me kërk e s ë n e su bj e ktit të auto-
rizimit.

Dallojm ë dy lloje të autorizim e v e sipa s intere sit p ërkat ë s q ë realizojn ë subjekt et:
1. të drejtën subjektive
2. kompetencën.

E DREJTA SUBJEKTIVE - ë s ht ë autorizim i cili i takon subjektit të s ë drejtë s duk e u ba zu ar në norm ën juridike
p ër të mbrojtur intere sin e v et.

E drejta subj ektiv e paraq et tër ë sin ë e të gjitha autorizim e v e të subj ekt e v e të s ë drejtë s të cilat burojn ë nga e drejta
objektiv e, nd ër s a e drejta objektiv e paraq et tër ë sin ë e norma v e juridike ek zistu e s e bren da shoq ëris ë s ë organizuar
- sht etit

        Në an ën tjet ër, e drejta su bj ektiv e duh et dalluar prej subjektit të s ë drejt ë s , s e p s e e drejta subjektiv e ë s ht ë
autorizim, e drejtë e lidhur p ër su bj ektin, nd ër s a subjekti i s ë drejt ë s ë s ht ë bartë s i autorizimit - të drejt ë s .

         E drejta subjektiv e ndah et në të drejt ën absolutë dhe të drejt ën relative apo në të drejtën real e
dh e obli gat or e
            a) të drejt ën absolutë - v e pr on ndaj të gjith ë v e - të gjithë subj ekt e v e ,
Sh e m b ull: kur themi: " mos vidhe", " mos vrit" , "mos u përziej në disponimin e personit tjetër - në pronën e tij", këto
janë njëh erit ed h e det yrim e ab s olut ë, të drejtë s ab s olut ë i p ër gjigj et d et yrimi ab s olut.
            b) të drejt ën relative - v e pron ndaj subjekt e v e të caktuara
Sh e m b ull: huadh ë n ë s i ka të drejtë të kërkojë nga huamarrësi kthimin e s e n dit të hua zu ar, pra prap ë kemi të drejt ën
ndaj s e n dit të caktuar.




         KEQPËRDORIMI I TË DREJTËS SUBJEKTIVE - kemi atëherë kur, me realizimin e së drejtës së vet -
subjektive - i shkaktohet dëmi më i madh subjektit tjetër, sesa po të mos realizohej kjo e drejtë.

        Ekziston teoria su bj ektiv e dh e teoria objektiv e dh e s e cila prej tyre mundoh et të prov oj ë s e në cilat rast e
kemi të b ëjm ë me keq p ër d orimin e s ë drejt ë s subjektiv e

           P ër teorin ë subjektiv e , p ër të ek zistuar keq p ër d orimi i s ë drejt ë s , mjafton q ë në rastin e realizimit të s ë
drejtë s privat ë mbi pron ën , të ek zis - tojë "dashja" q ë tjetrit f i shkaktojë d ëm, nd ër s a teoria objektiv e keq p ër- dorim
të s ë drejtë s subjektiv e konsid eron, mom entin e ek zistimit të faktit s e subjektit tjet ër i ë s ht ë "shkaktuar" d ëmi,
pa v ar ë s i s ht nga vulln eti apo da shja q ë tjetrit f i shkaktoh et d ëmi.

KOMPETENCA - si një prej autorizim e v e në marrëdh ëni et juridike do të nënku ptojm ë si ushtrim të s ë drejt ë s
nga ana e su bj ektit të caktuar në intere s të të tjer ë v e , jo edh e në intere sin e v et.

          Komp et e n c a mund të jet ë e llojllojshm e , por p ër në ë s ht ë e një rënd ë s i e të v e ç a n t ë komp e t e n c a
s ht e t ër or e , dom eth ë n ë komp et e n c a e organ e v e sht et ëror e (e policit, gjykat ë sit, nëp un ë s it), pra e atyr e të cilët
ushtrojn ë komp et e n c ë n - autorizimin, jo p ër v et ë dh e në inter e sin p er s on al, por në intere sin publik, ndry s h e , pra të
sht etit.

         Dallimi nd ërmjet s ë drejt ë s subj ektiv e dh e komp et e n c ë s ë s ht ë s e subj ekti i s ë drejt ë s su bj ektiv e me të
drejtën e v et mund të sillet si të dojë brend a sua z a v e të lejuara, p. sh., ta sh e s ë s e n din e v et, tia falë ndokujt apo
tia hua z oj ë s en din subjektit tjet ër, nd ër s a subj ekti i cili ushtron komp et e n c ë n këto v e prim e s'mund ti b ëj ë, s e p s e
kët ë të drejt ë e ushtron në em ër të su bj ektit tjet ër dh e në inter e sin e huaj.

KEQPËRDORIMI I KOMPETENCËS - ekziston në rastin kui pozita zyrtare e subjektit i cili duke e ushtruar
kompetencën, shfrytëzon rastiii që të përfitojë në interesin e vet apo për tjetrin, mirëpo e terë' kjo nc kuadrin e
normës juridike, domethënë mbi bazën ligjore.

        OBLIGIMI JURIDIK ( DETYRIMI)- Në përkufizimin e marrëdhënieve juridike jemi shprehur se auto-
rizimi dhe obligimi janë nocione korrelative, sepse krahas autorizimit ekziston obligimi. Të drejtës i përgjigjet detyrimi
dhe anasjelltas. Nëse një subjekt ka të drejtë ndaj subjektit tjetër, atëherë subjekti tjetër ka detyrim ndaj subjektit të
parë, subjektit i cili ka të drejta.

Obligimet juridike ndahen në: obligime juridike të njëanshme , obligime të dyanshme , obligime juridike të cilat
mund të bartën dhe obligime të cilat s'mund të bartën .

       Për shembull, të instituti i huasë kemi huadhënësin dhe huamarrësin. Huadhënësi ka të drejtë të kërkojë
nga huamarrësi kthimin e huasë, huamarrësi është i detyruar tia kthejë borxhin-huadhënësit.
       Te instituti i shitblerjes , blerësi ka të drejtë të kër-kojë nga shitësi sendin e blerë, ndërsa ka për obligim
që për sendin e blerë shitësit t'ia paguajë çmimin. Shitësi, ndërkaq, ka të drejtë të kërkojë nga blerësi çmimin,
ndërsa është i detyruar që blerësit f ia dorëzojë sendin e blerë.

       Te obligimet juridike të cilat mund të bartën në subjekte të tjera dhe obligimet juridike të cilat s'mund të
bartën në subjekte të tjera, sepse janë të lidhura për personin përkatës, e drejta e votës s'mund të bartet.


GJENDJA JURIDIKE ( STATUSI) - përfshin tërësinë e të drejtave dhe obligimeve të lidhura për subjektin e
së drejtës.

OBJEKTI I SË DREJTËS – paraqet përfshirjen e vlerës - sendit dhe veprimit fizik me të cilin kjo vlerë lëviz dhe
kështu kalon prej një subjekti në tjetrin, në aspektin juridik, meqë të dy personat fizikë janë subjekte të së drejtës.

         Si objekt i së drejtës konsiderohen sendet si vlera materiale, marrëdhëniet juridike dhe vlerat jomateriale, si
bie fjala, marrëdhëniet prindërore ndaj fëmijëve, pastaj transferimi i të drejtave subjektive (borxhi).




                  LINDJA, NDRYSHIMI DHE SHUARJA E MARDHËNIEVE JURIDIKE

       Marrëdhëniet juridike lindin në bazë të normës juridike e cila obligon subjektet për sjellje përkatëse, pra
marrëdhëniet juridike janë të lidhura me llojin e normës juridike.
       P. sh. Norma juridike parasheh, p. sh., fitimin e së drejtës së votës me arritjen e moshës madhore -18 vjeçe,
këtu marrëdhënia juridike krijohet në momentin e përmbushjes së kushtit - 18 vjeç. Te normat juridike
jokushtëzues e, kushti nuk parashihet me normë juridike, prandaj marrëdhënia juridike fillon me hyrjen e normës në
fuqi.

       Marrëdhëniet shoqërore me kalimin e kohës ndryshojnë, andaj edhe normat juridike pësojnë ndryshime, e
me këtë ndryshojnë edhe marrëdhëniet juridike. Pra, kemi lindjen e një marrëdhënieje krejtësisht të re, kur
përfundon marrëdhënia e vjetër juridike.

Marrëdhëniet juridike mund të shuhen me vdekjen e subjektit i cili është palë në marrëdhënien juridike.
Marrëdhënia juridike pushon së ekzistuari edhe me shuarjen e objektit të marrëdhënies juridike.

FAKTET JURIDIKE - janë rrethana objektive të cilat nxisin krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve
juridike,

       Faktet juridike i ndajmë në:
       1. Fakte të rëndomta - janë, p.sh., të gjitha ato situata të cilat përcak- tohen sipas masës jetësore, ligjeve
natyrore, jo edhe me të drejtën. P.sh., pleqëria, vdekja, vërshimet, tërmeti, lindja etj.

        2. Fakte juridike - anë të parapara me të drejtën, e drejta i kualifikon se ajanë juridike apo jo, si bie fjala,
paramendimi, faji efj. Ndodhitë paraqitën në mënyrë të pavetë- dijshme dhe pa dëshirën dhe vullnetin e njeriut, p.sh.,
vdekja, kurse veprimet njerëzore janë fakte të cilat nxitën me vetëdije dhe vullnetin e njeriut, si, fjala bie, kthimi i
borxhit etj.

PARASHKRIMI DHE DORËMBAJTJA-

Meqë norma juridike sanksionon një situatë konkretë, e cila për të drejtën është e interesit që ajo të përmbushet - ka
paraparë dy institute të rëndësishme të cilat paraqesin instrumentin e vazhdimësisë së të drejtave që të prodhojë
pasoja juridike. Këto institute janë:

    1. PARASHKRIMI HUMBËS - është institut i së drejtës me të cilin nënkuptojmë shuarjen e një të drejtë
       subjektive(autorizimit) me kalimin e kohës. Kusht për parashkrimin e një autorizimi është në fakt kalimi i
       kohës së caktuar për të realizuar autorizimin përkatës. p.sh., pala e pakënaqur me një aktvendim të organit
       shtetëror, nëse nuk e shfrytëzon kohën e cila është paraparë për ta deklaruar ankesën (afati 15 ditë apo 8
       ditë), humb të drejtën e atakimit të serishëm të aktvendimit në fjalë. Pra, kjo e drejtë parashkruhet (vjetro-
       het).

    2. DORËMBAJTJA (PARASHKRIMI FITUES) - nënkupton institutin e së drejtës - që me kalimin e kohës e
       drejta ushtrohet, pavarësisht se subjekti i cili e ushtron këtë të drejtë a është bartës i së drejtës, domethënë
       pronar formal i pronës, përveç se është bartës faktik, ai bëhet dhe pronar formal, pra fiton një të drejtë të
       cilën nuk e ka pasur më herët.

AKTI JURIDIKË

      Akti juridik është shprehje e vullnetit, shprehje e arsyes, i cili përmban normën juridike apo
paraqet kushtin për zbatimin e ndonjë norme juridike.

Aktet juridike, sipas asaj sa merren me krijimin e së drejtës dhe cilat janë elementet e tyre, ndahen në dy
lloje:
1. Aktet juridike me të cilat krijohen normat juridike - me të cilat krijohen rregullat e sjelljes,
2. Aktet me të cilat krijohen disa fakte juridike që paraqesin supo- zime të normës
juridike të parapara si kusht për zbatimin e normës juridike, (të tillajanë, p. sh., deklaratat e
ndryshme, lutjet, ankesat etj.).

         Faktorë të natyrës së bren dshme të cilët ndikojnë në mos përpu thshmërinë e elementëve të aktit
juridik janë: gabimi dhe lajthitja (vetë- mashtrimi),

            Faktorë të natyrës së jashtme janë: mashtrimi dhe shtrëngimi.

GABIMI - Paraqet rastin më të thjeshtë të mospërputhjes së eleme ntëve të aktit juridik (të brendshëm dhe
të jashtëm). Gabimi paraqet gjendjen e këtillë: elementi i brendshëm ekziston plotësisht i caktuar vullneti
shprehet nëpërmjet vendimit - por e meta qëndron në shprehjen e jashtme - kjo s'është shprehje e sakte e
vullnetit. Ky është rasti kur kemi gabimin në të shprehur. P. sh., hartuesi i aktgjykimit në vend që të shpre- hë
dispozitivin e tij me shenjën 3, që do të tregonte se NN është dënuar me tre vjet burg - shënon 30 vjet.

LAJTHITJA (vetëmashtrimi apo mashtrimi) - Paraqet një faktor i cili ndikon në mospërputhshmërinë e
pjesëv e të aktit juridik. Lajthitja, merret si gjendje kur krijuesi i aktit juridik e sjell vetën në situatë të atillë
duke menduar se i ka të njohura të gjitha faktet relevantë juridike për të marrë një vendim të arsyeshëm.
MASHTRIMI - Paraqet faktorin imponues i cili ndikon në elementin e brendshëm, të subjekti i cili krijon
aktin psikik në procesin e krijimit të vullnetit, sipas ndikimit të faktorit të jashtëm. Personi tjetër e sjell
krijuesin e aktit juridik në lajthitje lidhur me subjektin, bazën juridike apo edhe sendin për të cilat duhet marrë
vendim.

SHTRËNGIMI - Gjithashtu është një faktor i jashtëm i cili ndikon në mospërputhshmërinë e elementëve
të aktit juridik. Shtrëngimi si faktor i jashtëm mund të veprojë ndaj hartuesit të aktit juridik në mënyrë fizike
dhe psikike. Duke qenë nën trysnitë e shtrëngimit apo vetëm të faktit se do të gjejë zbatim forca fizike apo
ndonjë formë tjetër, ndikon në hartue sin e aktit juridik që të ndërrojë mënyrën e krijimit të vullnetit dhe ky
qëndrim i këtillë psikik edhe materializohet.

      Aktet juridike që ndikohen nga faktorët si gabimi, lajthitja, mashtrimi dhe shtrëngimi , vlejnë derisa
të pushojnë faktorët të cilët drejtpërdrejt kanë ndikuar në nxjerrjen e tyre.

Dallojmë dy elementë të rëndësishmetë aktit juridikë:
      1. formën e aktit juridik
      2. përmbajtjen e aktit juridik.

FORMA E AKTIT JURIDIKË –

Elementet të cilat e përcaktojnë formën e aktit juridik janë:
      1. kompetenca,
      2. procedura
      3. materializimi i aktit juridik.

Radhitja e akteve juridike sipas fuqisë krijon një vijë vertikale të të ndërtuarit të rendit juridik, që në fakt
paraqet një parim të njohur të cilin e quajmë HIERARKI.

KOMPETENCA - paraqet autorizimin që ka subjekti shtetëror për të krijuar një normë apo një akt
juridik. Kompetenca zakonisht caktohet me anën e aktit më të lartë, se kush dhe sa do të krijojë akte
përkatëse juridike.
Kompetenca mu-ndtëjetë: lëndore dhe territoriale.

PROCEDURA E NXJERRJES SË AKTIT JURIDIKË -                                       paraqet një element shumë të
rëndësishëm për të përcaktuar formën e një akti. Sepse, aktet juridike janë të llojllojshme dhe natyrisht se
kanë edhe procedurë të ndry- shme të nxjerrjes. Aktet juridike të cilat kanë një procedurë të njëjtë, ato edhe
i takojnë llojit të njëjtë të akteve juridike. Aktet juridike të ndryshme kanë edhe procedurë tjetër të nxjerrjes.

 p. sh., ekziston procedura e nxjerrjes së kushtetutës (procedurë kushtetutëdhë nëse), procedura ligjore,
procedura gjyqësore, procedura përmbaruese, procedura civilo-kontestimore etj. Pra, respektimi i
procedurës është i rëndësishëm në drejtim të nxjerrjes - krijimit të aktit juridik të ligjshëm.

Materializimi i aktit juridik paraqet shprehjen e jashtme të tij, ajo bëhet bëhet me qëllim të zgjatjes
së jetës të akteve psikike, që ato të bëhen të dukshme, të prekshme dhe natyrisht, të kenë një kohëzgjatje
më të madhe .

Nga brendia aktet juridike mund të ndahen në:
1. Akte me të cilat krijohen normat juridike - kemi aktin me të cilin merret vendim që paraqet
shprehjen e vullnetit dhe të vetëdijes së njeriut që nxit pasoja juridike.
 2. Akte me të cilat parashihen kushtet për zbatimin e normës apo të aktit juridik -
paraqesin kushtin i cili parashihet në supozimin e ndonjë norme juridike për ta zbatuar atë, p. sh., akte të
këtillajanë: anke- sa, lutja, padia, të cilat krijohen në bazë të ndonjë norme juridike.

BURIMET E SE DREJTES-
Aktet e përgjithshme janë bazë burimore e zhvillimit të së drejtës dhe si të këtilla janë akte më të larta
se aktet e veçanta, andaj edhe konsiderohen si "burime", sepse prej tyre rrjedhin aktet e veçanta juridike.
Për këtë arsye aktet e përgjithshme juridike quhen BURIME TË SË DREJTËS.

Burimet e së drejtës janë të dyllojshme. Sipas kuptimeve ato ndahen në:
       1. Burimet e së drejtës në kuptimin material - tregojnë për faktet shoqërore, prej të cilave
burojnë të drejtat dhe liritë
       2. Burimet e së drejtës në kuptimin formal - që njëherazi janë edhe objekt i studimit tonë,
paraqesin mjetet me të cilat burimet materiale shprehen, sistematizohen dhe renditën sipas shkallës
përkatëse juridike, ato sigurojnë sigurinë juridike dhe barazinë juridike të qytetarëve
Burimet formale të së drejtës ndahen në tri lloje:
       1. burimet formale shtetërore,
       2. burimet formale joshtetërore
       3. burimet formale të përziera.

KUSHTETUTA - është akti më i lartë dhe më i rëndësishëm juridik brenda një shteti.

Me kushtetutën në kuptimin formal kuptojmë aktin më të lartë juridik të cilin e nxjerr organi i
posaçëm kushtetutëdhënës dhe sipas procedurës së veçantë kushtetutëdhënëse.

Me kushtetutën në kuptimin material nënkuptojmë vetëm ato norma juridike të cilat caktojnë
organizimin e organe ve më të larta shtetërore dhe parimet e organizimit shtetëror e të rendit juridik.

Kushtetutën mund ta nxjerrë:
      1. organi më i lartë,
      2. kuvendi kush tetutëdhënës
      3. me organizimin e referendumit.

Kushtetutat mund të jenë :
  Kushtetuta të shkruara
  Kushtetuta të pashkruara

gjithashtu i ndajmë në :
 Kushtetuta të kodifikuara - paraqet aktin e shkruar në të cilën janë përmbledh parimet themelore
    lidhur me rregullimin shtetëror.
 Kushtetuta të pakodifikuara- është akt i cili nuk paraqet një akt të kompletu- ar, domethënë se
    parimet e kësaj kushtetutë janë të shkapërderdhura nëpër shumë akte të tjera

Kushtetutat sipas kriterit se si ndryshohen ndahen
    Kushtetuta të ngurta - për t'u ndryshuar kërkohen kushte dhe procedurë speciale e rigoroze,
      duke kërkuar kuvend kushte- tutëdhënës, domethënë thirrjen e kuvendit të këtillë, votën me shumicë
      të caktuar apo edhe që ndryshimet të vendosen me anë të referendumit
    Kushtetuta elastike - ndryshohen rëndom sipas procedurës siç ndryshohen edhe ligjet.



        Kushtetutat sipas mënyrës së nxjerrjes (procedurës) mund të jenë:
        1. kushtetuta të dhuruara- është akt i njëanshëm i shefit të shtetit, akt i cili i imponohet popullit,
 parlamentit dhe partive politike.
        2. pakte kushtetuese - janë akte me të cilat shprehet kompromisi ndërmjet shefit të shtetit dhe
 kuvendev e përfaqësues e
       3. kushtetuta të popullit- janë akte të cilat shprehin vullnetin e popu llit, vullnetin e lirë të
shprehur nëpërmjet votës së lirë dhe të përgjithshme, të fshehtë dhe në mënyrë demokratike të zbatuar
nëpërmjet zgje- dhjeve apo me anë të referendumit.
LIGJI - kuptojmë aktin e përgjithshëm juridik i cili përmban normë të përgjithshme juridike të shkruar dhe
të cilin e nxjerrin organet më të larta (ligjdhënëse) dhe në procedurë të veçantë ligjdhënëse.
Shprehja ligj në jetën e përditshme kuptohet dhe përdoret në tri kuptime.
1. si normë juridike të cilën e krijon shteti,
2. normë juridike e cila është e dhënë në formë të shkruar
3. akt i përgjithshëm dhe i shkruar

   Fazat e nxjerrjes së ligjit janë:

                  1.   Dhënia e iniciativës                          5.   Sanksionimi
                  2.   Paraqitja e propozimit                        6.   Promovimi
                  3.   Shqyrtimi i propozimit                        7.   Shpallja
                  4.   Votimi                                        8.   Hyrja në fuqi e ligjit

KODI - është akt i përgjithshëm juridik me anën e të cilit rregullo-hen raportet brenda një fushe shoqërore
apo edhe të më shumë fushave juridike.

Ligjet të cilat përfshijnë një apo më shumë lëmenj të afërt juridikë quhen kode , ndërsa krijimi, sistemimi i
normave sipas lëmenjve brenda tërësisë së rregulluar, paraqet kodifikimin.

Janë të njohura kodet, siç është rasti me Kodin e Justinianit , Kodi i Hamurabit etj.

LIGJI FORMAL - paraqet aktin juridik me fuqi më të lartë juridike në kuptimin e vet formal. Kjo do të thotë
se akti në fjalë për nga brendia nuk është ligj, sepse nuk përmban normë të përgjithshme juridi-ke, por
përmban normë të veçantë juridike e cila vlen vetëm për rastin konkret.

AKTET JURIDIKE NËNLIGJORE - shërbejnë si plotësim i domosdoshëm nga jashtë, apo edhe si
konkretizim i akteve ligjore , për nga fuqia juridike janë më të ulëta se ligji, andaj përmbajtja e tyre duhet të jetë
në pajtueshmëri me aktet më të larta juridike.

Aktet e përgjithshme shtetërore juridike me fuqi nënligjore janë:
       1. Dekretligji
       2. Rregullorja
       3. Urdhëresa
       4. Statuti
       5. Udhëzimi
       6. Dekreti
       7. Vendimi

   1. DEKRETLIGJI - Është akt i përgjithshëm juridik i cili në kuptimin formal s'është ligj, ndërsa për
      nga përmbajtja është akt ligjor (ligj), sepse përmban norma të përgjithshme juridike. Këtë akt nuk e
      nxjerrin organet përfaqë- suese (parlamenti), por organet e larta shtetërore politike-ekzekutive sipas
      procedurës së caktuar.
   2. URDHËRESA - Është akt i përgjithshëm juridik të cilin e nxjerrin organet shtetë- rore - konkretisht
      organet e administratës (sekretariatet e ndryshme) brenda ministrive përkatëse. Urdhëresa është
      akt me të cilin urdhërohen organet apo subjektet e ndryshme lidhur me konkretizimin dhe zbatimin e
      një akti më të lartë juridik, rregullimin e raporteve shoqërore juridike në mënyrë konkrete, duke u
      bazuar në normën e përgjithshme.
   3. RREGULLORJA - Është akt i përgjithshëm juridik e cila natyrisht që është me fuqi më të ulët se
      ligji. Rregullorja paraqet aktin me të cilin disa pjesë të ligjit apo akteve të tjera të përgjithshme me
      fuqi nënligjore (dekretligjin, urdhëresën) konkretizohen dhe sqarohet më detajisht ndonjë dispozitë
      ligjore lidhur me një çështje, p.sh. dhënia e provimit profesional për të shërbyer në administratën
      shtetërore.
   4. STATUTI - është akt i përgjithshëm juridik me të cilin parashihet rre-gullimi i çështjeve të cilat i
      përkasin një qyteti-komune apo edhe bashkë- sisë së komunave, duke i zgjidhur gjërat më
      elementare të qytetarëve.
5. UDHËZIMI - si akt i përgjithshëm juridik në përgjithsi vije në shpre- hje si akt me të cilin udhëzohen
      subjektet e ndryshme se i duhet zgjidhur çështjet procedurale dhe praktike në zbatimin e akteve të
      përgjithshme juridike (ligjit).
   6. DEKRETI - Dekreti si akt juridik i përgjithshëm sot vije në shprehje për zba- tim si akt me të cilin në
      një mënyrë kemi ushtrimin e ndikimit të shefit të shtetit në fushëveprimin e organeve ligjvënëse, në
      ve- çanti vije në zbatim e drejta e vetos e ushtruar nga shefi i shtetit, ndaj akteve të organit
      ligjvënës(parlamentit).

   7. VENDIMET - janë akte me të cilat konkretizohen më për së afërmi normat e përgjithshme juridike
      të akteve më të larta juridike duke filluar nga vetë akti më i lart në këte pushtet - statuti, dhe të akteve
      të tjera ligjore dhe nënligjore të cilët nxirren nga organet e pushtetit lokal-kuvendet.

   8. KONTRATA - është akt juridik e cila krijohet nga subjektet e së drejtës - personat juridikë dhe
      personat fizikë si sibujekte të së drejtës, duke i klasifikuar në aspektin teorik si subjekte juridike
      publike dhe subjekte juridike private.




       Kontratat si akte juridike mund të jenë
          Kontrata si akte konkrete (kontrata individuale) - individuale përmbajnë
            normën e veçantë, ndërsa kontratat si akte të përgjithshme përmbajnë normën e përgjith-
            shme juridike. Kontrata është akt juridik, e cila lidhet në bazë të vullnetit të të dy apo më
            shumë palëve, pra kontrata mund të jetë e dyanshme apo akt juridik i shumanshëm
            (shumëpalëshe)
          Kontrata si akte të përgjithshme (kontrata kolektive)

Kontratat për nga forma mund të jenë :
1. Kontratë konsesuale -kontratë e qirasë,
2. Kontratë reale - e cila lidhet në bazë të autonomisë së palëve dhe përveç kësaj duhet dorëzuar
sendi i kontraktuar (res) palës tjetër,
3. Kontratë e njëanshme dhe e obliguar, akt me të cilin vetëm njëra palë ka të drejtë (kërkesë),
ndërsa pala tjetër ka vetëm obligim (detyrë), p.sh. kur premton dhuratë,
4. Kontratë të dyanshme dhe obli-guese, kur në të njëjtën kohë - palët kanë të drejta dhe obligime,
pra auto-rizimi i njërës palë paraqet obligim për palën tjetër dhe anasjelltas, obligimi i njërës palë
paraqet autorizim për palën tjetër (kontrata e shit-blerjes).

Organet shtetërore shpeshherë ndodhen në situata të palakmueshme kur të paraqiten raste te caktuara për
t'u zgjidhur e nuk mund të zgjidhen për arsye se mungojnë rregullat e përgjithshme juridike. Kur rasti konkret
ekziston, ndërsa norma juridike mungon, kemi të bëjmë me ZBRAZËTIRËN JURIDIKE.
Zbrazëtirat juri-dike mund të jenë të dyllojshme:
   2. Zbrazëtira juridike fillestare - fillestare janë boshllëqet që kanë ekzistuar që në momentin e
      krijimit të normës juridike të cilat krijuesi i ka paraparë dhe zbrazëtiratjuridike të mëvonshme, të
      cilat krijuesi i normës nuk i ka paraparë, sepse marrëdhëniet e tilla janë paraqitur më vonë.
   3. Zbrazëtira juridike të më vonshme-

ZAKONET - si rregulla të sjelljes parimisht nuk janë të sanksionuara nga shteti, ato e kanë pasur jetën
të pavarur si një lloj i rregullave sociale , të cilat i përvetësojnë organet shte tërore dhe i përshtatin si
rregulla duke u siguruar mbështetje juridike.
Rregullat e tilla të cilat fitojnë mbështetjen juridike (shtetërore) bëhen të detyruehme dhe njëherësh marrin
karakter detyrues - pra rregullat e tilla sanksionohen dhe me vetë faktin e tillë ato shndërrohen në
RREGULLA TË SË DREJTËS ZAKONORE.

PRAKTIKAGYQËSORE - e kuptojmë veprimin e njëjtë të gjykatave për zgjidhjen e rasteve të ndryshme,
nxjerrjen e aktgjykimeve të njëjta për rastet identike gjyqësore.
SHKENCA JURIDIKE - luan rol të rëndësishëm në krijimin ,sqarimin e akteve dhe normave juridike , në
aplikimin e së drejtës dhe në krijimin e praktikës gjyqësore si dhe të së drejtës së precedentit.
AKTI I VEÇANTË JURIDIKË - raportet juridike ndërmjet subjekteve të ndryshme në të drejtën
parashihen me normat respek tivisht me aktet e përgjithshme juridike dhe zgjidhen apo përfundojnë me
konkretizimin e tyre me aktet e veçantajuridike, gjegjësisht, me normën e veçantë juridike. Sepse, me anën
e aktit të veçantë juridik në mënyre me të sakte caktohet rregulla e sjelljes se njerëzve për situatat
konkretë të individëve.

Aktet e veçanta juridike i ndanë në:
1. Akte individuale juridike të organeve shtetërore
2. Akte individuale juridike të personave privat - personave fizike.

Duke u bazuar në atë se norma e përgjithshme juridike në vetë përmban dy elementë normative,
dispozicionin dhe sanksionin, aktet e veçanta juridike ndahen në dy grupe:
1. Akte me të cilat krijohen normat - dispozicioni dhe sanksioni
2. Akte të cilat krijojnë disa elementë të parashikuara në hipotezën e normës juridike.

Sipas kësaj ndarje, tani grupi i pare i ka dy nënlloje kryesore:
1. Akte të plota individuale juridike të cilat në vetë kanë dy elementë normative: dispozicionin dhe
sanksionin individ-ual, dhe,
2. Akte jo të plota individuale juridike të cilat në vetë kanë vetëm dispozicionin individual apo
vetëm sanksionin individual.


Aktet e veçanta juridike të organeve ekzekutive - administrative, janë:
    Aktet gjyqësore
    Aktet administrative,
Ndërsa aktet e personave privat janë:
    Punët juridike
    Veprat juridike.

AKTI ADMINISTRATIV – Pushteti administrative zgjidhjen e rasteve konkretë e benë duke krijuar aktin
e veçantë juridik- aktin administrativ - i cili në vetë ka norme të veçantë juridike,e cila cakton sjelljen
konkretë të subjektit për situatën e dhënë dhe e cila domo sdoshmërisht në të shumtën e rasteve duhet të
përmbushet pavarësisht nga vullneti i subjektit të cilit i dedikohet.

AKTI GJYQËSORË (AKTGJYKIMI)- Orgnet gjyqësore fushëveprimin e vet e përfundojnë me nxje rrjen
e aktit të veçantë juridik - aktin gjyqësor (aktgjykimi). Aktin gjyqë- sor e nxjerre gjykata në një procedure të
veçantë gjyqësore - kjo mënyrë e nxjerrjes përcakton kuptimin formal të aktit gjyqësor.

Gjykata duke zgjidhur përfundimisht një çështje mund të nxjerre aktgjykime:
1. Aktgjykim refuzues;
2. Aktgjykim lirues;
3. Aktgjykim me të cilin shpallet fajtor i akuzuari

Paprekshmërinë dhe pandryshueshmërinë e aktit gjyqësor mund ta luhatin, gjegj ësisht , pengojnë
zbatimin e sanksionit të shqiptuar sipas aktgjykimit e bëjnë dy institute të cilat i njeh e drejta në përgjithësi,
dhe si të këtilla çdo e drejtë pozitive: AMNISTIA dhe FALJA, të cilat i vejnë në veprim organet e larta
shtetërore (parlamenti dhe shefi i shtetit).
AMNISTIA - paraqet aktin me të cilin pengohet zbatimi i sanksionit për shume raste.
FALJA - paraqet aktin me të cilin pengohet zbatimi i sanksionit për rastet e veçanta.

PUNA JURIDIKE - në kuptimin tbrmal paraqet aktin juridik të cilin c krijojnë subjektet joshtetërore sipas
procedurës përkatëse.

Nëpërmjet punëve juridike mund të rregullohen raporte të ndry- shme siç janë: raportet familjar, pronësore,
ekonomike si edhe nga lëmi i trashëgimisë. Pra, me anën e akteve të këtilla juridike konkretizohen me për
se afërmi dispozicionet e normave të përgjithshme juridike në lëme- njtë e lartshënuara.

Punët juridike ndahen në :
 Punët juridike të njëanshme - janë ato akte juridike ku vije në shprehje vullneti vetëm i njërës
  pale (një subjekti) psh. Testamenti
 Punët juridike të dyanshme - paraqesin aktet e veçanta ku vije në shprehje vullneti i dy palëve
  (dy subjekteve apo edhe me shume subjekteve në raportet e ndër-sjella) psh.kontratat e ndryshme dhe
  marrëveshjet.

LIGJSHMËRIA - si nocion mund të kuptohet në mënyrë të gjerë dhe në kuptim të ngushtë.
Në kuptimin e gjerë ligjshmëria paraqet pajtueshmë- rinë e caktuar, rendin dhe respektimin e rregullave të
sjelljes, ndërsa në kuptimin e ngushtë me ligjshmëri nënkuptojmë jokundërthëniet ndërmjet normave juridike
dhe natyrisht edhe të akteve juridike.

KUNDËRLIGJSHMËRI - kemi kur nuk ekziston kjo pajtueshmëri ndër mjet normave- akteve juridike të
ulëta me normat-aktet juridike të larta.
Pajtueshmëria e akteve të ulëta me aktet e larta juridike shprehet në dy drejtime- parime:
1.Parimi i kushtetutsh mërisë - që kërkon pajtueshmërinë e ligjit dhe akteve të tjera juridike me
kushtetutën si 2.Parimi i ligjshmërisë - i cili kërkon pajtueshmërinë e akteve të ulëta juridike me
aktet më të larta juridike - me ligjin.
Dallojmë dy lloj ligjshm ërish:                                Dallojmë dy lloj paligjshmërish
   — Ligjshmërinë formale                                            — Paligjshmërinë formale
    — Ligjshmërinë materiale                                        — Paligjshmërinë materiale

        Ligjshm ëria formale        - qëndron në pajtueshmërinë e norma-ve sipas autorizimit
(kompetenc ë s), procedurës dhe materializimit të aktit juridik dhe anasjelltas
        Paligjshmërinë formale - Nëse normat janë shkelur, nëse akti juridik është nxjerrë nga organi i
paautorizuar (jokompetent) apo edhe materializimi i aktit është bërë ndryshe nga norma përkatëse me të
cilën e terë kjo është e rregulluar
        Paligjshmëri materiale - kemi atëherë, kur akti përmban normë e cila është e kundërt me
normën më të lartë juridike.

FUQIA JURIDIKE - nënkuptojmë masën e ndikimit, të veprimit të një akti juridik në aktet e tjera më të
ulëta juridike.

MJETET JURIDIKE – quhen deklaratat e vullnetit me të cilat kërkohet prej organeve përkatëse që të
shqyrtojnë ligjshmërinë e akteve juridike.

Mjetet juridike janë:
    ANKESA
    PADIA

KONTEST ADMINISTRATIVO GJYQËSORË - është kontesti pranë organit gjyqësor lidhur me
vërtetimin e ligjshmërisë së aktit administrativ

Mjetet juridike mund të jenë:
   1. Mjete juridike të rregullta – ankesa dhe padia
Për shembull, në procedurën penale mjetë të rregullta janë:
         a) ankesa ndaj aktgjykimit të shkallës së parë,
         b) ankesa ndaj aktgjykimit të shkallës së dytë,
         c) ankesa e cila i drej-tohet gjykatës më të lartë,
         d) ankesa ndaj vendimit

   2. Mjete juridike të parregullta apo të jashtzakonshme –
        a) kërkesa për përsëritjen e procedurës penale,
        b) kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit,
        c) kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë,
        d) kërkesa për rishqyrtimin e jashtëzakonshëm të plotfuqish mërisë së aktgjykimit

Sanksionet ndaj akteve të kundërligjshme janë:
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeE Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeVisar Kluna
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreFlorian Murseli
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutDurim Krasniqi
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Refik Mustafa
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi LigjorMetodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi LigjorRefik Mustafa
 

Was ist angesagt? (20)

HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeE Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetëroreHistoria e institucioneve juridike dhe shtetërore
Historia e institucioneve juridike dhe shtetërore
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
 
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Decentralizimi
DecentralizimiDecentralizimi
Decentralizimi
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi LigjorMetodologjia dhe Shkrimi Ligjor
Metodologjia dhe Shkrimi Ligjor
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 

Ähnlich wie Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI

Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesoreguxha
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Adem Haxholli
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.AlbanFejzullahu2
 
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1ZuhdiHajzeri
 
PUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTPUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTErjonaHaka
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Ministry of Health
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovëssemrabuqi
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berishafatmir berisha
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesYllYmeri
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridikeHistoria e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridikemirzani21
 

Ähnlich wie Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI (20)

Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesore
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
tafo
tafotafo
tafo
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
 
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
 
PUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKTPUNE ME PROJEKT
PUNE ME PROJEKT
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
Universiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovësUniversiteti shtetëror i tetovës
Universiteti shtetëror i tetovës
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtes
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridikeHistoria e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
Historia e institucioneve_shtetrore_dhe_juridike
 

Mehr von Ramadan Ademi

Regjistri per nenpunes shteterore
Regjistri per nenpunes shteteroreRegjistri per nenpunes shteterore
Regjistri per nenpunes shteteroreRamadan Ademi
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Marrveshja E Ohrit Dani
Marrveshja E Ohrit DaniMarrveshja E Ohrit Dani
Marrveshja E Ohrit DaniRamadan Ademi
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeRamadan Ademi
 

Mehr von Ramadan Ademi (7)

Regjistri per nenpunes shteterore
Regjistri per nenpunes shteteroreRegjistri per nenpunes shteterore
Regjistri per nenpunes shteterore
 
Dispenc IV
Dispenc IVDispenc IV
Dispenc IV
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Marrveshja E Ohrit Dani
Marrveshja E Ohrit DaniMarrveshja E Ohrit Dani
Marrveshja E Ohrit Dani
 
Globalizim Final
Globalizim FinalGlobalizim Final
Globalizim Final
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje Pergjigje
 

Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI

  • 1. HYRJE NË FILLET E SË DREJTËS Objekt studimi i të gjitha shkencave juridike është e drejta dhe shteti , secila prej tyre këto dy dukuri i studion në aspektin e vet, duke përcaktuar vlerat përkatëse që dalin si rezultat i arritjeve shkencore, disa prej tyre studiojnë anën historike të shfaqjes dhe zhvillimit të shtetit dhe të së drejtës pra është fjala për shtetet dhe të drejtat e mëhershme, disa studiojnë shtetin dhe të drejtën e sotme , disa merren me studimin e shtetit dhe së drejtës konkrete , disa me shtetin dhe të drejtën abstrakte. FILLET E SË DREJTËS gjithashtu si objekt studimi kan të drejtën dhe shtetin , ofrojnë njohuri fillestare dhe thelbsore lidhur me nocionet shtetërore dhe juridike si dhe me ligjshmëritë e këtyre dukurive të cilat paraqesin objektin e shqyrtimeve tona. Edhepse në esencë të gjitha këto shkenca juridike objekt studimi kan shtetin dhe të drejtën, FILLET E SË DREJTËS këto nocione dhe ligjshmëri i nxjerr nga studimet dhe arritjet shkencore të fushave përkatëse konkrete , duke marrë atë që paraqet të veçantën natyrisht duke u shërbyer me metodën deduktive dhe induktive, dmth prej të veçantës në atë të përgjithshme dhe anasjelltas. NOCIONET paraqesin njohjen e një çështjeje ashtu çfar është duke përmbledhur në vete të gjitha karakteristikat thelbësore të saj. LIGJSHMËRITË: paraqesin lidhjen e dy apo të më shumë çështjeve apo dukurive, lidhjet e ndërsjella të tyre. Për të egzistuar shteti duhet të egzistoj teritori, njerzit dhe pushteti. E drejta pavarësisht prej vendit, pozitës gjeografike, shkallës së arsimimit i njeh 2 lloje subjektesh: 1.PERSONAT FIZIKË njeriu si individë 2.PERSONAT JURIDIKË shoqatat e ndryshme, organizatat, institucionet e ndryshme shoqërore, firmat, ndërmarrjet publike etj. Çdo njëra shkencë personin fizik e trajton sipas karakteristikave të veçanta të cilat paraqesin objektin e shkencës p.sh. personi fizik në shkencën penale trajtohet si kryerës i veprës penale, si nxitës, si ndihmës, si autor i cili ka paraparë kryerjen e veprës penale, por ky për veprimin e vetë fizik por edhe për vepër mendore, për të qenë përgjegjës para shoqërisë, shtetit, ligjit duhet të jetë i moshës madhore dhe i shëndoshë (të ketë zotësi të veprimit). psh. Mbi shkencën mbi dhe për familjen , personi fizik për të pasur mundësi të krijojë familje dmth të lidhë martesë, duhet të jetë i aftë në aspektin fiziko-psiqik, dhe të jetë i moshës madhore. Fillet e së drejtës bëjnë pjesë në grupin e shkencave të përgjithshme juridike si pjesë përbërëse e shkencave shoqërore. Fillet e së drejtës kanë raporte të ngushta me grupin e SHKENCAVE JURIDIKO PENALE , ADMINISTRATIVE , JURIDIKO CIVILE , JURIDIKO POLITIKE DHE JURIDIKO SOCIALE. Raporti i Filleve së të drejtës me shkencat juridike është shumë i ngushtë sepse bazohet në të dhënat e shkencave të tjera juridike në veçanti me me shkencat konkrete juridike, gjithashtu edhe shkencat e përgjithshme shoqërore - shkenca mbi sociologjinë,shkencat ekonomike dhe ato politike, sepse nocionet e përgjithshme dhe të përbashkëta lidhur me dukuritë shtetërore dhe juridike i nxjerrin vetëm me studime të ndërlidhura juridike dhe shoqërore. Fillet esë drejtës si shkencë juridike i pranojnë ndikimet e shkencave të tjera juridike (të veçanta) dhe atyre shoqërore por gjithashtu edhe ndikojnë në shkencat e tjera juridike pra në ato të veçanta. Shkenca juridike për nga objekti i studimit të dukurive, ligjshmërive dhe fenomenev e ndahet në: 1.SHKENCAT E PËRGJITHSHME JURIDIKE - që studijojnë elementet e përgjithshme, të përbashkëta për të gjitha shtetet dhe të drejtat pavarësisht nga aspekti historik, pozita etj.
  • 2. 2. SHKENCAT JURIDIKO - HISTORIKE - që ofrojnë njohuri lidhur me shtetet reale dhe rendet juridike të cilët kan egzistuar në të kaluarën, e të cilët nuk egzistojnë. 3.SHKENCAT JURIDIKE POZITIVE -që merren me studimin e shtetit dhe së drejtës egzistuese, pra me dukuritë pozitive METODAT NË FILLET E SË DREJTËS Çdo shkencë ka objektin e vetë të studimit , andaj për tu realizuar ky studim, dmth për tu arritur qëllimi i caktuar , shkenca përdorë metodat të cilët paraqesin veprimet subjektive të hulumtuesit lidhur me objektin e caktuar. Metoda është ë lidhur ngushtë me objektin e studimit, njëra me tjetrën ndihmohen, saqë shumë herë mendohet se lënda e përcakton metodën duke e absorbuar në vete. Metoda paraqet tërësinë ë veprimeve mendore dhe fizike në procesin e njohjes së lëndës së caktuar. Kemi dy lloj metodash SHKENCORE dhe TEKNIKE(PRAKTIKE) Metodat e veçanta janë: 1. METODA DOGMATIKE (JURIDIKE) DHE NORMATIVE - që është metodë kryesore dhe specifike me anën e së cilës studiohet shkenca juridike në përgjithësi, ajo përcakton në mënyrë të qartë saktësinë e normës juridike. Kjo në mënyrë të qartë vërteton se me anën e normës juridike përcaktohet sjellja e njeriut për kohën përkatëse duke mos vështruar veçoritë e tjera të normës. Metoda NORMATIVE merret me të drejtën si sistem i tërësishëm normativ duke analizuar dhe duke studiuar se çfarë është përbërja e tij, dhe cilët jan lidhjet dhe raportet ndërmjet tyre. Metoda Normative na ofron njohuri për pjesët më të mëdha të së drejtës jo edhe për pjesët më të vogla që janë objekt i metodës dogmatike - domethëniet konkrete të ndonjë norme. Metoda normative mundëson ndërtimin e hierarkisë së normave dhe akteve juridike duke i sistemuar dhe harmonizuar pjesët e ulta me pjesët e lartatë sistemit juridik. 2.METODA SOCIOLOGJIKE poashtu përdoret si metodë specifike për hulumtimin dhe studimin e shkencave juridike me të cilën hulumtojmë faktorët social të cilët u japin karakter shoqërorë normave, akteve juridike dhe tërë së drejtës , duke dhënë përgjigje për ato pyetje të cilët nuk i ofron metoda dogmatike- juridike dhe normative, psh. Përse shteti dhe e drejta janë të kësaj apo të asaj natyre, kur dhe si u zhvilluan dhe në shërbim të kujt janë. -NOCIONI I SHTETIT DHE I SË DREJTËS - SH T E T I Procesi i krijimit të shtetit si organizatë shtetërore e organizuar ka filluar që në fazën e diferencimeve brenda vetë shoqërisë falë shfaqjes së tepricës në shoqërinë joklasore , pra shtimi i forcave prodhuese ka bërë që të krijohen dallime pronësore dhe dallime të tjera. Elementet e shtetit janë: 1.PUSHTETI SHTETËRORË - nënkuptojmë raportin shoqërorë në të cilën njëra palë urdhëron ndërsa pala tjetër është e detyruar të dëgjojë urdhrat e palës së parë. Pushtëti shtetëror është pushteti më i lartë , më i fortë në gjithë hapësirën shtetërore, gjë që buron nga roli dhe pozita e shtetit në shoqëri. Sipas Viskoviqit - Pushteti shtetërorë është pushtëti më i lartë apo suprem, të cilit të gjithë individët apo grupet madje edhe vetë bartësit e pushteteve tjera i nënshtrohen. Dallojmë - PUSHTET FAMILJAR - PUSHTET SHKOLLOR - PUSHTET FETAR
  • 3. NOCIONI I SOVRANITETIT SHTETËRORË - egzistojnë teori të ndryshme për çështjen e sovranitetit në shkencën juridike, të cilët fillojnë të merren me këtë çështje nga fundi i shek.XVI kur edhe kemi ushtrimin e pushtetit shtetërorë si pushtet i ndarë prej atij kishtar ku qeveriste individi Mbreti. Shprehja SOVRAN ka origjinë latine “SUPËRANUS” që dmth i lartë, më i lartë, subjekt që ka pozitë më të lartë, në hierarkinë e pushtetit shtetërorë dhe të tjerët janë të detyruar t’i nënshtrohen. Nocioni i sovranitetit shtetërorë është ngushtë i lidhur me pushtetin shtetërorë, andaj sovraniteti është vetëm shprehjë e pushtetit shtetërorë- forcës fizike të shtetit, paraqet një të qenë i cili tregon kush është qeverisës në hapësirë të caktuar. Sipas Viskoviqit “vetëm pushteti më i lartë në territorin e vetë mund të kunndërshtoj imponimin e vullnetit të shteteve tjera, ai përmend edhe barazinë e shtetit karshi shteteve tjera që dmth se shteti në raportet ndërkombtare është subjekt me të gjitha të drejtat themelore siç janë shtetet tjera” Sipas LOJESAUT “Sovraniteti është cilësi e rëndësishme e shtetit , sipas tij sovraniteti është formë që i jep shpirt shtetit ndërsa të tjerët merren me faktin se kush është bartës i këtijsovraniteti , individi apo populli. Sovraniteti bartës i të cilit është individi - monarku ka përkrahësit e vet (Makiaveli, ZH.Bodin, Hobsi) ndërsa grupi tjetër përkrahin mendimin se bartës i sovranitetit është populli (Zhan ZH. Ruso). Sipas CARRE DE MALBERG “Sovraniteti paraqet shkallën më të lartë të pushtetit shtetërorë, sepse ky pushtet nuk lejon asnjë pushtet tjetër , nuk lejon konkurrencë , pra s’lejon pushtet paralel”. SOVRANITETI POPULLOR DHE KOMBËTARË - radhiten menjëherë pas atij shtetëroë, Me SOVRANITET POPULLOR nënkuptojmë vetëm një cilësi të popullit, dhe si nocion dëshmon një karakteristikë e cila paraqet negacion të vetë pushtetit shtetërorë natyrisht nëse populli qeverisë punët shtetërore , nëse këtë pushtet e ushtron shumica e popullit . Me POPULL nënkuptojmë tërësiae qytetarëve që jetojnë në një shtet. SOVRANITETI KOMBËTARË paraqet një cilësi të kombit të pavarur dhe siç shprehet autori kroat VISKOVIQ “pavarësia është pasoj e sovranitetit të brendshëm në planin ndërkombëtarë. KOMBI është sovran sepse ka të drejtën e krijimit të shtetit të vetë , ka të drejtë të përcaktohet se me kë don të jetoj, ka të drejtën e vetëvendosjes , ka të drejtën e shkëputjes, bashkangjitjes së një shteti tjetër apo edhe për të krijuar shtet të ri. PUSHIMI I SOVRANITETIT DHE NJOHJA E SHTETIT TË RI - Mënyra e pushimit të sovranitetit shtetërorë më teorinë e shtetit dhe së drejtës , e të cilën e gjejme edhe në teoritë e së kaluarës historike madje që nga Roma e Vjetër është OKUPIMI e cila paraqet jo vetëm përmbysjen dhe shuarjen e sovranitetit shtetërorë por edhe nënshtrimin e popullit vendës duke krijuar strukturat e veta shtetërore në hapësirën e okupuar. Njohja e shtetit të ri bëhet në dy mënyra: 1.MËNYRAKONSTITUCIONALE - (DE JURE) 2.MËNYRA DEKLARATIVE - (DE FACTO) Sipas KELZENIT egziston dallimi ndërmjet de jure dhe de facto, sipas tij pranimi de jure është përfundimtar derisa pranimi de facto është provizor dhe si e tillë mund të tërhiqet. TERRITORI Territori paraqet një veçori universale të tërë asaj që ekziston. Sepse, çdo gjë që ekziston, ekziston në territor të caktuar, me këtë kup-tohet se edhe vetë shteti ekziston në territor të caktuar.
  • 4. Lidhur me territorin shtetëror duhet të themi se ekziston edhe një veçori e cila territorin e një shteti tjetër e konsideron si pjesë të vet. Kjo pjesë e territorit, natyrisht, paraqet një kategori të së drejtës ndërkombë- tare. Është fjala për nocionin e EKSTERRITORIALITETI Kjo pjesë e territorit ka të bëjë . me selit e përfaqësive diplomatike të një shteti në shtetin tjetër. Ky territor bie nën jurisdiksionin e shtetit përfaqësia e të cilit është. Këtu gjejnë zbatim parimet e reciprocitetit. d.m.th. se shtetet lidhin marrëdhë- nie diplomatike, ndërshtetërore dhe si të tilla veprojnë brenda rregullave përkatëse, të përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare publike. SHTETËSIA Nocioni i shtetësisë paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin. Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta dhe detyrime (lojalitetin, gëzimi i te drejtave politike, ushtrimi i shërbimit ushtarak, gëzimi i mbrojtjes shtetërore për qytetaret jashtë shtetit, mbrojtjen e vendit, te drejtën e ekstradimit etj.) dhe i nënshtrohen jurisdiksionit shtetëror quhen SHTETAS. Qytetarët të cilët gëzojnë të drejta private- civile dhe gëzojnë imunitetin personal, jo edhe autorizime dhe obligime të tjera janë qytetarë JOSHTETAS. Shtetësia fitohet në 3 mënyra: 1. fitimi i shtetësisë në bazë të vijës së gjakut (IUS SANGUNIS), - pra, personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tij. 2. fitimi i shtetësisë sipas lindjes në territorin e lindjes (IUS SOLI) - pavarësisht prej vijës së gjakut . 3.fitimi i shtetësisë sipas natyralizimit (IUS DOMICILI) - pra është fjala për personat fizikë të cilët jetojnë në shtetin tjetër, jashtë vendit të lindjes. Humbja e shtetësisë mund të bëhet sipas kushteve që i parasheh ligji, siç është largimi apo mohimi i shtetësisë dhe marrja e saj, si dhe kur territori i një shteti kalon ne territorin e shtetit tjetër, gjegjësisht, behet territor i shtetit tjetër E DREJTA Nocioni i normës në përgjithësi- E drejta paraqitet gjatë procesit të shkatërrimit të organizimit të parë të shoqërisë difuze, si rezultat i zhvillimit të pronës private dhe i ndarjes së shoqërisë në klasa. Me zhvillimin e shoqërisë, zhvillohen edhe normat, sepse, sjelljet ndikojnë në zhvillimin e normave, ndërsa këto ndikojnë në zhvillimin e sjelljeve Dallimet ndërmjet ligjeve natyrore dhe normave shoqërore konsistojnë në gjashtë pika: 1). Në asp e ktin e krijimit 2). Në asp e ktin e fuqis ë ligjet natyrore v e projn ë pa përjashtime ligjore 3). Në asp e ktin e baz ë s ndaj së cilë s v e projn ë (në materien orga- nike, në organiz ë m dhe në v et ë dije dhe vullnetin, ndërsa, normat shoq ë - rore v e projn ë krye sisht ndaj v et ë dije s dhe në vullnet - do të thotë nëp ërmj et tyre në njeriun), 4). në asp e ktin e qëllimit, 5). Në asp e ktin e vler ë simit- gjykimit (normë e mirë apo normë e keq e), 6). Në asp e ktin e sanksionit; Të gjitha normat ndahe n në dy grup e: 1). në norma teknike - paraqe sin rregullat të cilat rregullojnë sjelljet e njeriut ndaj natyrë s, pra, krye si sht ndaj saj, për të arritur qëllimin e caktuar 2). në norma shoqërore - paraqe sin ato rregulla që paraprakisht rregullojnë mën yr ën e sjellje s s ë njeriut ndaj pje s ë tar ë v e të tjerë të shoq ëris ë . Natyrisht se shoq ëria këto rregulla i konsid eron si të dobishm e dhe të mira.
  • 5. Normat shoqërore sipas karakteristikave mund të klasifikohen në 4grupe: 1). krijuesi i normës, 2). mënyra e krijimit, 3). sanksioni dhe 4). kush e zbaton sanksionin ZAKONET Zakonet janë rregulla të shoqërisë së paorganizuar, shoqërisë jo mjaft të diferencuar si masë e cila në vetëdijen e vet rregullon raportet shoqërore, ato krijohen ngadalë duke u përcjellë brez pas brezi sjelljet e caktuara të cilat masa i konsideron si të mira dhe përsëritja e tyre e gjatë imponon domosdoshmërinë detyruese që ato si të tilla të respektohen MORALI Normat e moralit, ndryshe nga zakonet, nuk krijohen duke u përsëritur sjelljet përkatëse për një kohë të gjatë, por këto mund të krijo-hen aty për aty, të bazuara në vetëdijen e njeriut lidhur me atë se çka është e mirë dhe çka s' është e mirë. Normat e moralit janë rregullajo të imponuara, pra, janë rregulla të cilat nuk paraqesin vullnetin e imponuar nga subjekte të tjera, por janë shprehje e rrethanave objektive Normat e organizatave shoqërore - Organizatat shoqërore janë krijime njerëzore, krijime të vetëdij-shme, të planifikuara dhe të organizuara mirë, ato krijohen për të ushtruar një veprimtari të caktuar. Shteti si organizatë shoqërore, ose si organizatë e dhunës së orga- nizuar në bazë të normave juridike, dallohet prej organizatave të tjera, falë kryesisht elementit të vet të jashtëm- forcës fizike. Shteti është i përqendruar shumë më tepër në zbatimin e normave shoqërore dhe normave juridike sesa në krijimin e tyre, Normave shoqërore shteti u ofron mbështetje duke u dhënë karakterin e normës juridike, duke u siguruar zbatim dhe duke u siguruar sanksionin nëse norma nuk respektohet dhe nuk zbatohet. Nor-mat e këtilla shoqërore, kur i mbështet dhe i mbron shteti i quajmë NORMA JURIDIKE - E DREJTA. RAPORTII SHTETIT DHE I SË DREJTËS ME DUKURITË TJERA SHOQËRORE Ndryshimet evolutive dhe revolucionare Ndryshimet spontane dhe të ngadalshme të cilat ndodhin në shoqëri, në shtet dhe në të drejtë me një emër mundf i quajmë NDRYSHIME EVOLUTIVE.(psh.reforma, grushtshteti dhe komploti) Ndryshimet e v olutiv e janë pra ndry shim e kuantitativ e, të ngadalshm e , të vogla, të cilat për njeriun e rëndomtë janë të pav ër ejtura. të cilat nuk e ndryshojn ë përmbajtjen e as funksionin e s en dit apo të dukurisë. REFORMA - kuptojmë ndryshimin e rëndësishëm në shtet dhe në të drejtë me anën e së cilës ndryshojmë gjendjen ekzistues. Mund të ketë reforma në arsim, shkencë , kulturë. GRUSHTSHTETI - është ndryshim i cili ndodh në shtet dhe në të drejtë i ushtruar me anë të dhunës fizike dhe për qëllim ka rrëmbimin e pushtetit në masë më të madhe sesa që i takon grupit apo shtresës së caktuar.
  • 6. Grushtshteti është dukuri e kundërligjshme, sepse, ushtrohet kundër dispozitave juridike, rendit juridik, lidhur me ndarjen e aurtorizimeve dhe përgjegjësive. Grushtshtetin e ushtrojnë personat apo grupet që bëjnë pjesë në hierarkinë e lartë shtetërorë. KOMPLOTI - është një lloj i ndryshimit evolutiv, me të cilin ndryshimi bëhet, natyrisht, në mënyrë të kundërligjshmej Komploti pothuajse është i ngjashëm me grushtshtetin, me të vetmin dallim se këtë e ushtrojnë personat apo grupet që nuk gjenden në hierarkinë e lartë shtetërore. NDRYSHIMET REVOLUCIONARE janë ndryshime të shpejta, të mëdha. Me ndodhjen e tyre, ndryshon forma, esenca apo përmbajtja e dukurisë ose e sendit. Kemi transformimin e një dukurie në dukuri të re, të një sendi në send tjetër, pra, dukuria apo sendi ndryshon në tërësi, apo mund të ndodhë, që me ndryshimet e këtilla të ndryshojë përmbajtja, funksioni i shtetit, po ashtu edhe i së drejtës. Mënyra e ushtrimit të ndryshimeve revolucionare mund të jetë e dyllojshme: I. Revolucioni i ushtruar me dhunë, 2.Revolucioni i ushtruar në mënyrë paqësore. Revolucioni si dukuri e kundërligjshme edhe pas kryerjes nëse do te përmbysej - ndodh kthimi apo rikthimi i bartesve të mëhershëm të pushtetit shtetëror, pushtetit politik dhe ekonomik. të cilët do ta shkatërrojnë organizatën e cila pretendonte ta merrte pushtetin shtetëror. Kjo dukuri në teorinë e së drejtës quhet KUNDËRREVOLUCION. ORGANIZATASHTETËRORE Shteti si organizatë dhe aparat SHTETI - është organizatë shoqërore politike e cila ka aparatin e dhunës dhe të cilën e përdorë brenda kufijve të sa për të vënë drejtësi apo rregull në jetën shoqërore. Organet shtetërore sipas hierarkisë i ndajm,ë në : 1. organet më të larta shtetërore - organet e këtilla zakonisht janë organe shtetërore të cilat janë më të larta dhe ushtrojnë pushtetin në tërë territorin shtetëror 2. organet e larta shtetërore - janë organe të larta shtetërore të cilat në fushëveprimin e vet duken si organe ndihmëse të organeve më të larta 3. organet e ulëta shtetërore - janë ato organe të cilat kanë pozitën më të ulët në hierarkinë shtetërore Sipas përbërjes ndahen në: 1.Organe individuale (inokose) - janë ato organe në të cilat vendos në mënyrë të autorizuar individi, si person zyrtar i shkallës më të ulët 2.Organe kolegjiale (trupore) - janë ato organe të cilat vendimet e veta i marrin në mënyrë kolegjiale, pra, në trup Sipas fushëveprimit në: 1.Organe ligjdhënëse 2.Organet administrative 3.Organet gjyqësore Sipas kmpetencës territoriale në: 1.organet e njëjta dhe të barabarta 2.organet e nënshtruara
  • 7. Sipas karakterit dhe mënyrës së ushtnmit: 1.Organe demokratike - nënkuptojmë të gjitha ato organe shtetërore të cilat vijnë në pushtet me anën e zgjedhjeve, domethënë, ato organe të cilat i zgjedh populli 2.Organe burokratike - organet të cilat në pushtet vijnë jo nëpërmjet procesit zgjedhor por me anën e dhunës fizike duke imponuar pushtetin faktik, apo duke u emëruar nga ndonjë subjekt i lartë shtetëror. Organet e armatosura - janë ato të cilat kanë mjetet e dhunës fizike dhe të këtilla janë: ushtria dhe policia Organe civile - kuptojmë të gjitha organet shtetërore të cilat nuk kanë mjete të dhunës fizike. me përjashtim të disa organeve administrative. Shumica e kualifikuar - është nëse kërkohet numri më i madh i votave nga ai që përbën shumicën absolute, p.sh. 23 , 35 etj. Kuorumi - Në vendimmarrjet nga trupi-kolegji, parashtrohen disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me kuotën e anëtarëve të organit. Vota absolute - në qoftë se është një më tepër se gjysma e numrit të përgjithshëm të votave. Shumic ë e zakonshme (relative) - Për marrjen e vendimeve meritore zakonisht kërkohet shumica e votave. SHTETI LIGJOR - , ose shteti i së drejtës në kuptimin e sotëm, nënkupton organizatën shtetërore shtrirja e pushtetit shtetëror dhe funksionimi i së cilës janë të caktuara skajshmërisht me norma juridike. TRAJTAT E SHTETIT Dallojmë këto trajta shtet ërore: 1. trajta e sundimit, 2. trajta e rregullimit shtetëror, 3. trajta e regjimit politik 4. trajta e pushtetit shtetëror 1.TRAJTA E SUNDIMIT Trajta e sundimit sipa s një kriteri caktoh et sipa s numrit të perso- nav e të cilët e ushtrojnë pushtetin më të lartë - supre m - brenda shtetit. Trajtat e sundimit janë: 1. MONARKIA- sundimi i një individi - monarku 2. TIRANIA- sundimi i dhushëm 3. ARISTOKRACIA- sundimi i pakicës 4. OLIGARKIA- sundimi i pakicës në mënyrë të dhunshme 5. DEMOKRACIA- sundimi i shumicës 6. OHLOKRACIA- sundimi i shumicës në mënyrë të dhunshme 7. TIRANIA- e cila është trajta më e vrazhdtë Me MONARKINË kuptojmë atë trajtë të sundimit në të cilën shefi i shtetit është person me privilegje të mëdha, të cilat e bëjnë të jetë mbi qytetarët Monarku karakterizohet si shef i shtetit me atë se ai trashëgohet, ndryshe shefi i shtetit në republikë, i cili zgjidhet. Karakteristikë tjetër është se monarku këtë post e ushtron gjatë tërë jetës së tij
  • 8. Llojet e monarkisë Sipasasaj se në çfarë pozita juridike është monarkut ekzistojnë dy lloje të monarkisë: MONARKIA ABSOLUTE - ku në të njëjtën kohë monarku është shef i shtetit dhe organ më i lartë shtetëror MONARKIAE KUFIZUAR - ku monarku është vetëm shef i shtetit, jo edhe organ më i lartë. Kemi edhe: MONARKIAE PAKUFIZUAR (JOKUSHTETUESE) MONARKIAE KUFIZUAR (KUSHTETUESE) si dhe MONARKIAPARLAMENTARE MONARKIA JOPARLAMENTARE NOCIONI I REPUBLIKËS Nocioni i republikës është i kundërt me monarkinë. Shefi i shtetit në republikë nuk i gëzon privilegjet personale, sepse nuk është person sovran. Shefi i shtetit në republikë është i detyruar f i nënshtrohet rendit juridik, së drejtës, andaj ai ka edhe përgjegjësi të dyfishtë: përgjegjësi politike dhe penale . TRAJTA E REGJIMIT POLITIK Trajta e regjimit politik caktohet sipas kritereve se kush është bartës i sovranitetit shtetëror, domethënë pushtetit shtetëror. Sipas këtij kriteri ekzistojnë dy trajta të organizimit shtetëror: 1.DEMOKRACIA - paraqet trajtën e regjimit politik, ku pushteti i takon popullit, dom eth ë n ë shumic ë s s ë popullit, ku shumica qe v eris mbi pakic ën e popullit 2. AUTOKRACIA- paraqet trajtën e regjimitpolitik, ku pushteti i takon pakic ë s kemi dy elemente kryesore të demokracisë: 1. Krijimi i vullnetit politik të popullit 2. Realizimi i vullnetit politik. DEMOKRACIAFORMALE Demokracia formale përfshin mjetet dhe masat me ndihmën e të" cilave organizata shtetërore lidhet me popullin, natyrisht me shumicën e popullit, nëpërmjet mekanizmave të vet, për ta realizuar vullnetin politik të popullit DEMOKRACIAE DREJTPËRDREJTË Demokracia e drejtp ërdrejtë , ë sht ë ne g a cion i v et ë shtetit, do të thotë s e populli qe v e ris drejtp ërdrejt duke mos pasur ne v oj ë për asnjë lloj të organit shtet ëror. Pra, në s e v ërtet ekziston demokracia e plotë, atëh er ë s'mund të bëh et fjalë fare për shte- tin, dom eth ë n ë për ekzistimin e tij. R ealizim i demokracis ë së drejtpërdrejtë - ë sht ë. pra. kur i tërë populli e ushtron pushtetin shtet ëror Sa i përket çështjes procedurale të marrjes së vendimeve, duhet theksuar se kjo nuk është aq e thjeshtë. Këtu janë dy momente gjatë marrjes së vendimit që vlen f i përmendim: 1. iniciativa, propozimi për marrjen e vendimit - të cilën do ta bënte masa e gjërë 2. marrja e vendimit. vendosja lidhur me propozimin - ndonjë organ tjetër, duke e sanksionuar apo duke e refu-zuar vërtetimin e vendimit të marrë më parë
  • 9. Për sa i përket ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë ekzistoj-në dy mënyra: 1. Tubimi gjithëpopullor - i cili ushtron kompetencën shtetërore që i është caktuar 2. Votimi jashtë tubimit - nuk lejon që masa të diskutojë fare lidhur me propozimin apo iniciativën, por ajo vetëm vendos, natyrisht duke votuar. Mënyra e parë e ushtrimit të demokracisë se drejtpërdrejtë zbato- het nëpërmjet Kuvendit popullor apo tubimit, ndërsa mënyra e dytë, kur populli vetëm vendos, është referendumi. DEMOKRACIAE PËRFAQËSUESE Në demokracinë përfaqësuese pushtetin e ushtron organizata shtetërore, por në emër të popullit, pra e përfaqëson popullin i cili vetë nuk mund ta ushtrojë këtë pushtet Demokracia përfaqësuese dallon prej demokracisë së drejtpër-drejtë me ushtrimin e pushtetit shtetëror-nëpërmjet përfaqësuesv e të zgjedhur, pra kemi të bëjmë me përfaqësimin e popullit Në demokracinë përfaqësuese vullneti i popullit zbatohet, siç kemi thënë edhe më herët, nëpërmjet përfaqësuesv e të cilët i zgjedh populli, të cilët marrin pjesë në organet shtetërore dhe aty ata i realizojnë kërkesat e popullit. Mandat i lidhur - Kjo do të thotë se përfaqësuesi i zgjedhur është i lidhur dhe i detyruar që vullnetin e popullit ta përcjellë në organet përfaqësues e dhe atë ta realizojë. Mandat jo të lirë - Këtu përfaqësuesi ka liri të plotë të veprimit apo të sjelljes pas abrogimit të institucionit të revokimit. Edhe ky mandat s'është treguar i mirë, andaj është kërkuar kalimi në një sistem tjetër i cili do të ishte një mesatare e të gjitha sistemev e të mëparme. AUTOKRACIA Vetë shprehja (autis-vet ë) tregon se pushtetin e ushtron pakica, pakica e popullit. Autokracia, pra është trajtë e regjimit politik e kundërt me demokracinë, Është qeverisje e pakicës ndaj shumicës së popullsisë. LLOJET E AUTOKRACISË Autokracitë gjatë historisë njerëzore kanë qenë të llojllojshme, andaj, edhe janë emërtuar me emra të ndryshëm. Shteti autokratik më së tepërmi mund të emërtohet me shprehjen diktaturë, shtet aristokratik, shtet oligarkik, shtet tiranik, shtet despotik dhe shtet plutokratik. - DIKTATURA - lidhet me pushtetin e një individi i cili e ushtron pushte- tin personal - personi i cili në pushtet s"ka ardhur në bazë të trashëgimisë (monarku), por ka ardhur në mënyrë të kundërligjshme - me forcë, duke sunduar apo duke qeverisur në mënyrë të vrazhdë, duke shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut, madje edhe të pjesëtarëve të shtresës së lartë. - ARISTOKRACIA - është ai lloj i autokracisë ku pushtetin shtetëror e qeverisë një grup apo shtresë e njerëzve e cila konsiderohet se është e veçantë nga të tjerët-kjo në bazë të gjakut. - OLIGARKIA- paraqet një lloj të shtetit autokratik, ku s'do mend qeveris pakica e popullit, këtu pushteti i takon një grupi të njerëzve. - SHTETI TIRANIK - kuptojmë shtetin i cili është identik me diktaturë, ku qeveris individi në mënyrën më të egër dhe kuptohet në interesin personal, jo edhe në interes të përgjithshëm. - SHTETI DESPOTIK - paraqet po ashtu trajtën e qeverisjes së pakicës mbi shumicën - madje të qeverisjes së individit apo grupit në mënyrë mjaft të egër do të thoshim, me forcë të pakufizuar e cila natyrisht, s'është e rregulluar paraprakisht me asnjë dispozitë juridike. TRAJTA E RREGULLIMIT SHTETËRORË Nocioni i trajtës së rregullimit shtetëror -
  • 10. TRAJTA E RREGULLIMIT SHTETËRORË - paraqet lidhjet dhe raportet ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore të pushtetit shtetëror. Organet joqendrore mund të përcaktohen sipas : kriterit territorial - pra qytetarët dhe grupet e njerëzve të territorit të caktuar, kriterit personal -grupet me veçori të njëjta, fetare, profesi- onale etj. dhe kriterit real - sipas ushtrimit të autorizimeve përkatëse. Të gjitha shtetet që janë të përbëra prej organeve qendrore dhe joqendrore, pavarësisht prej madhësisë të tyre janë shtete të decentralizuara. Në qoftë se organet joqendrore nuk gëzojnë asnjë çikë të pavarësisë juridike, atë- herë themi se kemi centralizim juridik . Nëse organet joqendrore kanë ndonjë pavarësi juridike, atëherë themi se kemi të bëjmë me decentralizimin juridik . SHTETI I PËRBËRË SHTETI I PËRBËRË - paraqet organizatën shtetërore që përbëhet prej dy e më shumë shteteve, por që në një mënyrë i nënshtrohen pushtetit qendror. Egz istojnë këto lidhje shtetesh: 1.KONFEDERATA 2.FEDERATA 3.UNIONI (reale dhe personale) 4.PROTEKTORATI KONFEDERATA - paraqet trajtën e shtetit të përbërë ku shtetet anëtare janë të lidhur me një kontratë juridike ndërkombëtare , duke krijuar organe të përbashkëta ku çdo shtetë anëtarë mund të braktisë këtë bashkësi kur të dëshiroj. FEDERATA - është trajtë e shtetit të përbërë e cila paraqet një lidhje shumë më të ngushtë ndërmjet shteteve se konfederata, ku krijohet organi qendror i cili në kuptimin e drejtë të fjalës është bartës i pushtetit shtetëror, pushtetit sovran. Në teorinë e shtetit dhe të së drejtës parashtrohet çështja e rapor-teve, e bartjes së sovranitetit shtetëror në shtetin e përbërë - shtetin federal. Lidhur me këtë çështje ekzistojnë tri mendime: 1. Se shteti federal është bartës i sovranitetit - pra pushtetin shtetëror sovran e ka federata, jo edhe shtetet anëtare të federatës. Nga kjo del konkluzioni se shteti federal është shtet, ndërsa shtetet anëtare nuk janë shtete, por gëzojnë një auto-nomi të gjerë juridike. 2. Shtetet anëtare janë sovrane, ndërsa bashkimi i shteteve në federatë - domethënë federata s'është sovrane dhe federata nuk paraqet shtetin e përbërë, por përbëhet prej disa shteteve të thjeshta, të lidhura me një lloj të kontratës. 3. Se sovraniteti është i ndarë ndërmjet federatës dhe shteteve anëtare që e krijojnë shtetin e përbërë - ndërsa as federata e as shtetet anëtare nuk do të ishin sovrane si të vetme, por të gjitha si tërësi bëjnë shtetin e përbërë dhe natyrisht, si i këtillë si tërësi është sovran. PROTEKTORATI - paraqet llojin e shtetit të përbërë mbi të cilin e ushtron pushtetin një shtet i fortë duke i siguruar mbrojtjen dhe sigurinë, pra, vënien e një organizate shtetërore nën ombrellën e një shteti të fortë. UNIONI REAL - paraqet një tërësi të shteteve anëtare, pra krijohet një subjekt i cili me botën e jashtme komunikon si i vetëm, si trup unik. Ky unitet arrihet me anë të një kont-rate ndërkombëtare duke ruajtur pavarësinë juridike brenda shtetit UNIONI PERSONAL - ndërkaq shtetet anëtare e kanë të përbash- kët vetëm institucionin e shefit të shtetit (monarkun), ndërsa në çështjet e tjera janë plotësisht të pavarura - si në aspektin e jashtëm ashtu
  • 11. edhe në atë të brendshëm, pra nuk paraqesin subjektin e vetëm shtetëror, por çdo- njëri prej tyre - është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Janë të njohura unionet, siç kanë qenë: Unioni i Suedisë dhe i Norvegjisë, Unioni i Austrohungarisë, i Danimarkës dhe Islandës në vitet 1815-1945, pra në një interval kohor jo të njëjtë (unionet reale), ndërsa unionet personale kanë ekzistuar ndërmjet Anglisë dhe Hanoverit, Hola-ndës dhe Luksemburgut SHTETI I THJESHTË - raporti ndërmjet organ e v e qendrore dhe joqendrore, pje s ë t më të ulëta të organizatë s shtet ërore kanë shum ë pak të drejta në krahasim me pje s ë t organizativ e në shtetin e përb ër ë . CENTRALIZIM - kuptojmë raportin ndërmjet organ e v e qendrore dhe atyre joqendrore, ku i tërë pushteti u takon organ e v e qendrore. DECENTRALIZIMI - është sistem i raporteve midis organeve joqendrore dhe qendrore në të cilën organet joqendrore gëzojnë njëfarë shkalle të pavarsisë. Decentralizimi mund të jetë : Decentralizimi territorial - nënkupton se organet joqendrore në territorin e vet i ushtrojnë të gjitha punët në mënyrë të pavarur, pra qyte- tarët e ushtrojnë pushtetin shtetëror duke marrë pjesë aktive në zgjidhjen dhe realizimin e interesave të veta brenda hapësirës përkatëse. Decentralizimi personal - nënkupton bartjen e disa punëve shte- tërore mbi organizatat, anëtarët e të cilave janë të lidhur me veçori të përbashkëta (profesioni i njëjtë), siç janë shoqatat e ndryshme, në kupti-min e sotëm edhe shumë organizata joqeveritare. Decentralizimi real - nënkupton ushtrimin e punëve të njëjta shte- tërore (komunikacioni, shëndetësia, kultura) në nivelin e hapësirës së caktuar nga disa organizata. Për nga karakteri Decentralizimi mund të jetë : Decentralizim Demokratikë dhe Decentralizim Burokratik. TRAJTA E PUSHTETIT SHTETËRORË Pushteti shtetërorë përbëhet nga : 1.PUSHTETI LIGJDHËNËS 2.PUSHTETI EGZEKUTIV 3.PUSHTETI GJYQËSORË Pushteti shtetërore varësisht prej regjimit politik, sistemev e partiake, karakterit të shtetit funksionon sipas 2 parimeve : 1.PARIMI I NDARJES SË PUSHTETIT SHTETËRORË - konsiston në ndarje të këtyre tri fushave, funksioneve apo pushteteve shtetërore, që çdonjëra prej tyre ta ushtrojë pushtetin në mënyrë të mëvetësishme, të pavarur, duke mos u përzier në (veprimtarinë, funksionin) pushtetin tjetër. 2.PARIMI I UNITETIT TË PUSHTETIT SHTETËRORË - mund të ushtrohet në sistemet politike të shteteve jodemokratike dhe të atyre demokratike. Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror aplikohet sipas dy mëny- rave: 1. Sistemi i Konventës - është aplikuar në Zvicër. Parlamenti i dalë nga votat e qytetarëve ushtron pushtetin ligjdhë- nës dhe atë administrativ. Tërë aktivitetin ligjdhënës dhe ekzekutivo- ad- ministrativ e ushtron nëpërmjet organit të veçantë - Këshillit Kombëtar. Ky Këshill për punën e vet i përgjigjet parlamentit. Këshilli është organ ndihmës i parlamentit dhe çdo anëtar i tij udhëheq këtë këshill me mandat njëvjeçar, duke fuzionuar funksionin edhe të shefit të shtetit njëkohësisht. Pra, sipas sistemit të Konventës nuk ka organ të veçantë ekzekutiv - shefi i shtetit nuk ekziston 2. Sistemi i Kuvendit.- Sipas të cilit, organi ligjdhënës i zgjedh organet e tjera apo i emëron për një kohë të caktuar. Puna e organeve administra-tivo-ekzekutive dhe gjyqësore është e bazuar në aktet të
  • 12. cilat i nxjerr organi më i lartë - kuvendi dhe natyrisht se për punën e vet i përgjigjen Kuvendit. Sistemi i këtillë është aplikuar në ish- Federatën Jugosllave. SISTEMI PRESIDENCIAL SISTEMI PRESIDENCIAL - paraqet sistemin i cili në mënyrë më të besueshme ka zbatuar parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror, ku Presidenti është bartës i pushtetit administrativo- ekzekutiv. Pushteti ligjdhënës është plo-tësisht i ndarë nga veprimtaritë e tjera. Këtë organ e zgjedh populli. Pushteti administrativo- ekzekutiv, gjithashtu është i ndarë dhe shumë i fortë. Në krye të organeve administrative qëndron kryetari (pre-sidenti) i republikës. Presidentin gjithashtu e zgjedh populli. Sipas siste- mit presidencial, ministrat i emëron vetë presidenti (sekretarët shtetërorë) të cilët i përgjigjen presidentit për punën e tyre Pushteti gjyqësor ushtrohet nga ana e gjykatësv e të cilët këtë pushtet e ushtrojnë në mënyrë të mëvetësishme të pavarur Presidenti gëzon të drejtën e vetos- pezulluese , të drejtën e pengimit të ekzekutimit, të vërtetimit të ligjit (nënshkrimin) i cili është miratuar nga organi ligjdhënës. Në qoftë se organi ligjdhënës, pas një kohe aktin apo propozimligjin e miraton me 2/3 e votave, atëherë akti apo ligji në fjalë është valid, i plotfuqishëm. Presidenti ka të drejtë që organit ligjdhënës t'i drejtojë iniciativë ligjore. Pra, roli i presidentit në lëmin e nxjerrjes së ligjeve është i madh. Pushteti ligjdhënës përzihet në push- tetin administrativo- ekzekutiv, domethënë në autorizimet e presidentit, duke i lejuar apo duke mos i lejuar emërimin (zgjedhjen) e funksionarëve në postet qeveritare, ose duke shqyrtuar ndonjë çështje politike. Gjykata Supreme në SHBA, përzihet në punët e organit ligjdhënës duke penguar zbatimin e akteve juridike të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën amerikane. SISTEMI PARLAMENTAR SISTEMI PARLAMENTAR - Sistemi parlamentar në Angli për synim ka pasur ngushtimin dhe dobësimin e pushtetit administrativo- ekzekutiv dhe forcimin e pushtetit ligjdhënës, pra kufizimin e pushtetit të monarkut, në veçanti në monar-kinë absolute. Kjo është arritur duke krijuar këshillin e ministrave (qeverinë) e cila qeveris pushtetin administrativo- ekzekutiv. Këshilli i ministrave i propozon monarkut se çfarë akte do të nxjerrë. Shefi i shtetit, por edhe ministrat mund të refuzojnë që të nënshkruajnë aktin përkatës, pra, në mënyrë reciproke, ndërmjet monarkut (shefit të shtetit) dhe ministrave të resorëve të ndryshëm. Ministrat në sistemin parlamentar për punën e vet i përgjigjen parlamentit (organit ligjdhënës), andaj parlamenti mund të shpallë mos- besimin ndaj tyre dhe, natyrisht t'i shkarkojë ata. Qeveria si organ kolektiv i përgjigjet parlamentit, si edhe çdo ministër veç e veç. Pra, pushteti ligjdhënës ka mbikëqyrje dhe gëzon pushtet më të lartë sesa organet administrativo- ekzekutive. Në qoftë se raportet keqësohen në drejtim të qeverisë dhe organit ligjdhënës, atëherë këshilli i ministrave apo qeve- ria i propozon shefit të shtetit që ta shpërndajë parlamentin dhe, natyrisht të caktojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare Qeveria e ka iniciativën e propozimit të ligjeve, pra nëpërmjet propozimeve qeveria merr pjesë në fushëveprimin e organit ligjdhënës, madje shpeshherë qe- veria i nxjerr aktet të cilat duhet të jenë në kompetencë të organit ligjdhë- nës, siç është rasti me dekretin me fuqi ligjore, apo dekretligjet, akte këto për nga përmbajtja ligje, ndërsa i nxjerr qeveria, domethënë pushteti administrativo- ekzekutiv. Në këtë drejtim forcohet pushteti administra-tivo-ekzekutiv dhe natyrisht se dobësohet pushteti ligjdhënës. Pushteti gjyqësor është plotësisht i pavarur brenda kompetencave ligjore. SISTEMI I PËRZIER
  • 13. SISTEMI I PËRZIER - funksionon në bazë të parimit të ndarjes të pushtetit shtetëror, është sistem i cili në vete bart elemente të dy sisteme- ve të mëparshme: sistemit presidencial dhe sistemit parlamentar, përqendrohet më tepër në forcimin e pushtetit ekzekutiv - në veçanti të shefit të shtetit, por bart edhe veçori të parlamentarizmit. Sipas sistemit të përzier, pozita e qeverisë është me e mëvetë- sishme nga parlamenti, por më e varur nga shefi i shtetit. Shefi i shtetit zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli, andaj gëzon edhe autoritet të lakmueshëm. Këtë pozitë e forcojnë dispozitat kushtetuese, siç përmendëm rastin e Francës apo të Rusisë së sotme. Sipas këtij sis- temi, kryetari apo shefi i shtetit e propozon mandatarin për formimin e qeverisë, pra qeveria krijohet jashtë parlamentit dhe, duke pasur parasysh këtë kompetencë, kryetari në propozim të mandatarit të qeverisë ka të drejtën e shpërndarjes së parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i shtetit shkarkon kryeministrin dhe me propozim të tij edhe anëtarët e tjerë të qeverisë, meqenëse ai vetë i zgjedh apo i emëron. Qeveria mban përgjegjësi politike para parlamentit. parlamenti mund t'ua shkurtojë votëbesimin anëtarëve të qeverisë. Puna e qeverisë mbikëqyret nga parlamenti - mirëpo qeveria edhe në këtë rast në bashkë- veprim me shefin e shtetit mund ta shpërndajë parlamentin. RENDI JURIDIK RENDI JURIDIK - është proces i organizuar, ku pa rendin juridik nuk mund të egzistoj një shoqëri e organizuar ajo paraqet një sistem harmonik të sjelljeve njerëzore sipas normave juridike. Lidhur me elementet e rendit juridik në teori ekzistojnë dy qëndrime: 1. qëndrimi normativist - Përkrahësit e këtij qëndrimi mendojnë se e drejta përbëhet prej normave të cilat i krijon pushteti shtetëror, pra burim i së drejtës është norma (rregulla), andaj edhe quhen normativist. 2. qëndrimi sociologjik - Përkrahësit e qëndrimit sociologjik mendojnë se të drejtën nuk e përbëjnë normat të cilat i krijon pushteti shtetëror, por e drejta paraqet sistemin e raporteve shoqërore (fakteve apo rrethanave sociale), jo edhe të normave. Andaj, të gjithë mendimtarët e këtij drejtimi quhen sociologë. Në teorinë e shtetit dhe të së dre jtës ekziston mendimi se elementet kryesore të rendit juridik janë dy: elementi normativ - i cili përbëhet prej normave elementi faktik - që përbëhet prej sjelljeve sipas normave. NORMA JURIDIKE - është një rregull me anë të së cilës rregullohet sjellja e individëve në shoqëri. Për normën juridike janë të rëndësishme dy karakteristika: 1. Lidhmëria e saj për subjektin autoritar (shtetin) 2. Efikasiteti i saj Sipas autori kroat B. Periq normat juridike sipas kriterit të dedikimit ndahen : 1.Normat juridike që u përkasin subjekteve, 2.Normat juridike sipas vlefshmërisë hapësinore (territoriale), 3.Normat juridike sipas vlefshmërisë kohore, 4.Normat juridike sipas përbërjes së tyre Grupi tjetër i autorëve bën ndarjen e normave juridike në: 1.Norma kushtëzuese dhe jokushtëzuese, 2.Norma të përgjithshme juridike dhe norma juridike të veçahta NORMAT KUSHTËZUESE - krijohen për situata të cilat mund të ndodhin, domethënë për të cilat ligjvënësi është i vetëdijshëm se mund të ndodhin duke pasur parasysh rrethanat në të cilat zhvillohen raportet shoqërore brenda shoqërisë. P.sh., "të gjithë meshkujt e moshës madhore duhet të kryejnë shërbimin ushtarak", me vetë faktin se personi arrin moshën madhore - i nënshtrohet rregullës përkatëse
  • 14. NORMAT JOKUSHTËZUESE (norma konkrete) - Normat të cilat krijohen për rastet ekzistuese, pra për rastet e dhëna. NORMA E PËRGJITHSHME JURIDIKE - është ajo rregull e cila u adresohet të gjithë qytetarëve në territorin shtetëror. Normat e përgjithshme juri-dike i përkasin numrit të pacaktuar të rasteve, pra norma e përgjithshme i përfshin të gjithë personat të cilët gjenden apo mund të gjenden në të njëjtën situatë të rregulluar paraprakisht me normë. P.sh., me normë "ndalohet vrasja", "të gjithë qytetarët duhet të paguaj në tatim" NORMA E VEÇANT JURIDIKE - është ajo rregull e cila u adresohet grupit të veçantë të Ë qytetarëve, pra jo të gjithëve, ndërsa disa autorë mendojnë se me anë të normës së veçantë rregullohet vetëm një rast i caktuar dhe sipas rregullit emërtohet: p.sh., "Agroni për veprën e kryer dënohet 2 muaj burgim. Vlefshmëria e normës në territor (hapësirë) do të zbatohet sipas parimit personal dhe parimit territorial. Normat juridike që vlejnë për një pjesë të territorit të caktuar si, fjala bie, lirimi nga tatimi për kohë të caktuar, investime të posaçme për territorin e caktuar etj., këto norma quhen NORMAT JURIDIKE PARTIKULARE. Normat juridike që vlejnë në tërë territorin e shtetit quhen NORMA JURIDIKE GJENERALE. Normat juridike të një sistemi pozitiv që në parim vlejnë vetëm për territorin e caktuar shtetëror, ndërsa për territorin tjetër nuk vlejnë , ky është parimi i territorialitetit të sistemit juridik. Sipas parimit personal , pavarësisht se në cilin territor gjendet qytetari, në këtë rast vlen përkatësia e tij shtetërore. Këto janë disa përparësi apo privilegje për personat e punësuar në përfaqësitë diplomatike të një shteti në shtetin tjetër. Këto privilegje janë: paprekshmëria personale, gëzojnë imunitet, paprekshmëria e banesës, mbrojtja e arkivit, liria e komunikimit me shtetin amë, lirimi nga disa gjoba dhe doganat etj. Për vlefshmërinë e normës juridike janë të rëndësishme dy momente: 1. Prej cilës kohë vlen norma juridike dhe 2. Deri kur vlen norma juridike Norma juridike fillon të jetë e detyrueshme prej momentit të hyrjes në fuqi, ndërsa momenti i dytë është pushimi i normës juridike, pra kur norma nuk detyron. Hyrja në fuqi e normës juridike do të thotë se prej atij momenti norma është e obligueshme për qytetarët që t'i përmbahen dhe se për zbatimin e saj kujdeset shteti - duke shqip-tuar sanksionin për mosrespektimin e saj. Koha prej momentit të krijimit e deri të momenti i hyrjes në fuqi të normës apo aktit juridik quhet VOCATIO LEGIS. Në teori është i njohur parimi i mosnjohjes të së drejtës (ignoratia iuris), kjo askënd nuk mund ta arsyetojë - përkundrazi, mosnjohja e së drejtës dëmton (ignoratia iuris nocet). Momenti i pushimit të normës juridike mund të caktohet: a. norma juridike përmban afatin e vlefshmërisë së vet , p. sh., "ky ligj do të vlejë gjer me 1 janar 2006"; b. që normat apo aktet juridike të anulohen në mënyrë shprehimore apo në mënyrë të heshtur. Mënyra shprehimore e anulimit të ndonjë ligji që është në fuqi dhe sjellja e një ligii të ri quhet ABROGIM .
  • 15. Mënyra e heshtur e anulimit të ndonjë rregulle juridike nënkuptojmë situatën kur është nxjerrë ligji i ri i cili në mënyrë tjetër nga ligji aktual i rregullon rastet shoqërore dhe sipas rregullës "lex posterior derogat legi priori", situatën e këtillë të pushimit (anulimit të normës - aktit) e quajmë DEROACIO (derogim). Rregullat juridike vlejnë vetëm për marrëdhëniet të cilat shfaqen në kohën kur rregulla juridike hyn në fuqi. Pra, rregulla juridike vlen për të ardhmen, prej momentit të hyrjes në fuqi, norma vlen për sjelljet e ardhshme të subjekteve. Subjektet e së drejtës, në bazë të rregullës ekzistuese, fitojnë të ashtuqujturat "të drejtat e fituara", pra të drejta subjektive të caktuara të cilat nuk lejojnë që raportet e zgjidhura njëherë, në të cilat ata kanë qenë pjesëmarrës, sërish të rregullohen me rregull të re juridike, natyrisht edhe në dëm të tyre. P. sh., për një vepër të caktuar penale individi është dënuar sipas kodit penal me 10 vjet burg të rëndë. derisa individi gjendet në vuajtje të dënimit nxirret kodi i ri penal, sipas të cilit vepra e kryer penale dënohet me 15 vjet burg. Nëse, në këtë rast, refuzohet ngritja e dënimit, konsiderohet se ka gjetur zbatim parimi i së drejtës së fituar. Por, nëse për këtë rast lejohet ngritja e dënimit, atëherë kodi i ri penal ka fituar fuqinë retroaktive (prapavepruese ), d. m. th. se ligji i ri zbatohet edhe për rastet të cilat janë vërtetuar para se ky të hynte në fuqi Fuqia prapavepruese vepron edhe në dy raste të tjera: 1. Kur bëjmë interpretimin e ligjit - në rastin konkret kur nxirret ligji i ri me arsye të interpretimit të ligjit ekzistues dhe 2. kur kemi të bëjmë me zbrazëtirat juridike Norma juridike përbëhet prej dy elementëve kryesore: - DISPOZICIONIT - SANKSIONIT Zbatimi i njërës pjesë shmang në mënyrë të paevitueshme zbatimin e pjesës tjetër të normës, moszbatimi i dispozicionit është kusht për zbatimin e sanksionit - pra gjen zbatim rregulla e dytë - sanksioni, ndërsa dispozicioni zbatohet në disa raste kur të plotësohet kushti - në veçanti të rasti i normave kushtëzuese. Sanksioni zbatohet në rast të mosrespektimit-zbatimit të dispozicionit , atëherë çdo normë duhet ta ketë pjesën përshkruese si kusht për aplikimin e sanksionit (hipoteza e sanksionit). Norma jokushtëzuese juridike i ka tri elementë: HIPOTEZA E DISPOZICIONIT - është pjesë e normës së përgjithshme juridike në të cilën parashihet dhe në mënyrë tipike bëhet përshkrimi i ndonjë ndodhie (sjelljeje) prej së cilës varet dispozicioni. DISPOZICIONI - , është pjesa parësore dhe më e rëndësishme e nor-mës juridike ( e çdo norme juridike), sepse kjo tregon kërkesën sipas së cilës qytetarët duhet dhe mund të sillen. HIPOTEZA E SANKSIONIT - paraqet pjesën jonormative të normës juridike, kjo pjesë vetëm përshkruan ndonjë sjellje, domethënë, sjelljen e cila është kundër kërkesës kryesore - dispozicionit - pra është shkelja e vetë rregullës parësore, që në këtë moment paraqet kushtin për zbatimin e sanksionit - rregullës alternative të sjelljes. P.sh.: "Kush ka pasuri të patundshme duhet të paguajë tatimin, në qoftë se kështu nuk veprohet, do të pasojë dënimi". Pra, norma në fjalë ka në vetë katër elementë (pjesë) të saj: Hipotezën e dispozicionit: "kush ka pasuri të patundshme", para-qet faktin mbi të cilin ndërtohet rregulla parësore - dispozicioni, "duhet të paguajë tatimin", sjellja e kundërt - mospagimi i tatimit (borxhit), paraqet faktin tjetër, pra hipoteza e sanksionit, që mundëson zbatimin e sanksionit, "do të pasojë dënimi", natyrisht është vetë sanksioni, apo sjellja alternative- sjellja dytësore e adresantit. madje edhe pa vullnetin e vet Pushteti shtetëror krijon rregulla, të cilat mund të formulohen në formë urdhëruese , ndaluese dhe autorizuese , sepse këto rregulla paraqesin kërkesën e cila u adresohet qytetarëve. por edhe vetë organeve shtetërore, pra gjejnë zbatim dispozicionet: 1.Dispozicioni urdhërues - qytetarit i urdhëron që të sillet në mënyrë të caktuar, pra i urdhëron të ketë sjellje aktive pozitive: "qyteta- rët janë të detyruar të paguajnë tatimin".
  • 16. 2.Dispozicionet ndaluese - ndalojnë qytetarintëushtrojë veprim apo sjellje të caktuar ose të ushtrojë veprim negativ, p.sh., "ndalohet vjedhja". 3.Dispozicionet autorizuese - janë rregulla të cilat i lejojnë qyte- tarit që të sillet duke mos e ndaluar, por as duke e urdhëruar për sjellje të caktuar. P.sh., në Kushtetutën e Shqipërisë, neni 57, thotë: " Kushdo ka të drejtën për arsimim". Rendi juridik ka norma të intensitetit të ndryshëm. si, fjala bie: 1.E drejta kategorike (ius cogens, ius strictum), 2.Edrejta disjunktive , e cila ndahet në dy nënlloje: a) alternative dhe b ) dispozitive . Dispozicionet kategorike (ius cogens) - janë rregulla të cilat kërkojnë zbatim të sakte, pikërisht siç e kërkojnë ato, andaj qytetarët të cilëve u adresohen këto rregulla s'kanë aspak liri në sjellje, madje as për një gjë të vogël. Dispozicionet disjunktive - janë rregulla të cilat qytetarëve u mundësojnë një liri paksa më të ndjeshme në sjelljet e tyre. Këto rregulla apo dispozicione nuk caktojnë vetëm një mundësi të sjelljes. por i japin më shumë mundësi qytetarit. Dispozicionet disjunktive janë të dyllojshme: 1.Dispozicionet alternative - janë dispo zicion e të atilla me të cilat ligjv ën ë si u jep qytetarë v e më shum ë se dy apo tri mund ë si të sjellje s për ta përmbu shur obligimin e v et Psh. në Ligjin them elor mbi marte s ë n thuhet: "Bashk ë s h ortet mund të pajtohen për mbiem ër të përba shk ë t familjar që të jetë mbiemri i burrit, por se cili mund ta mbajë mbiemrin e v et familjar". 2.Dispozicionet dispozitive - janë dispo zicion e të cilat përmbajn ë një rregull të sjellje s s ë qytetarit, por njëkoh ë si sht e autorizojnë këtë që në v e nd të kë saj rregulle (dispo zicionit) të krijojë v et ë rregullën tjetër. P.sh., kemi afatet e kthimit të borxhit, apo të se n dit të marrë hua. Veprimet e kundërligjshme paraqesin negacionin e së drejtës. E drejta paraqet tezën , ndërsa veprimi i kundërligjshëm paraqet antitezën . Kundërvajtja paraqet veprimin e njeriut dhe sipas rregullit gjith-një veprimine dëshiruar, pra veprimin e vetëdijshëm. Kundërvajtjaështë veprim i kundërt me sjelljen e cila është përcaktuar në dispozicionin si obligim për adresantin. Veprimet e kundërligjshme në të drejtën mund të jenë: - shkeljet penalo-juridike , - veprat penale - shkeljet civilo-juridike -shkaktimi i dëmit. - shkeljet e lehta , siç janë ato disiplinore - që para-qesin shkeljen e detyrës zyrtare nga personat zyrtarë dhe shkeljet administrative . SANKSIONI - është pjesë e normës juridike në të cilën shprehet dhuna e cila zbatohet nga ana e organit shtetëror, ndaj atyre që nuk sillen sipas kërkesës - dispozicionit të normës juridike. Qëllimi i masës- sanksionit në të kaluarën ka pasur thjesht -qëllim hakmarrës - ka qenë ekuivalent me shkeljen - parimi i Talionit -"sy për sy" apo "dhëmbë për dhëmbë ". Për shkak të rëndësisë që ka rendi juridik, sanksionet parashihen më herët duke u bazuar në parimin e ligjshmërisë. Kjo do të thotë se shkelja dhe sanksioni i paraparë për këtë shkelje duhet të jetë i caktuar që më herët, para se të ndodhë shkelja. Për këtë është e njohur maksima: "nullum crimen, nula poena sine lege ", s'ka fajësi, s'ka dënim pa ligj. Pra, që më parë duhet të caktohen fajësia dhe sanksioni me anën e normës juridike, përndryshe s'ka vepër penale nëse ligji nuk e ka paraparë që më herët. Sanksionet ndahen sipas shkeljeve të cilat bëhen edhe në degët e së drejtës : - Sanksionet penale - për veprat penale - sanksionet pronësore - për veprat e karakterit pronësor, - sanksionet disiplinore - për shkeljet disiplinore
  • 17. - sanksionet për kundërvajtje - për shkeljen e normave të karakterit administrativ. Sanksionet për shkelje të rregullave juridike të natyrës penale mund të ndahen në sanksione të lehta dhe të rënda, që fillojnë me vërejtje, qortim, sanksionet e karakterit pronësor, dënime në të holla (dëmshpër- blimet), sanksionet me të cilat njeriu privohet nga liria, sanksionet me burg të përjetshëm dhe dënimi me vdekje. Ndarje sipas kriterit se kujt i adresohen (drejtohen), ndaj cilëve ato zbatohen. - sanksionet ndaj subjekteve (personave fizikë dhe juridikë) - sanksionet ndaj akteve juridike S anksionet ndaj akteve juridike duhet kuptuar se ato manifestohen vetëm ndaj akteve të kundërligjshme. Këto sanksione i shqiptojnë subjektet shtetërore (organet shtetërore) dhe këto sanksione janë: anulimi i aktit dhe refuzimi i aktit juridik. Sanksionet mund të jenë të caktuara në mënyrë absolutë, relative, sanksione me limitë të caktuara dhe sanksione alterna-tive ; Dispozicioni i caktuar në mënyrë absolutë - është rasti me normat kategorike (imperative), kur në mënyrë të sakte është caktuar rregulla e sjelljes, s'ka vend për dyshime apo hamendje për qytetarët se si duhet të sillen në rastin konkret, p. sh., rasti i afateve ligjore. Dispozicionet e caktuara në mënyre' relative - mund të jenë të ndryshme, dispozicionet me standarde, dispozicionet me zgjedhje të kufizuar, dispozicionet alternative, dispozicionet e limituara, dispozicio- net e interesit publik apo dispozicionet me pushtet diskrecional dhe dispozicionet dispozitive apo dispozicionet e zëvendësue shme. Dispozicionet me zgjedhje të kufizuar - janë ato dispozicione të cilat u japin disa mundësi qytetarëve që të sillen sipas normës. p. sh., nëse ekzistojnë tri mundësi, qytetari-ët, mundësinë e katërt s'ka të drejtë ta sajojë, por brenda tri mundësive të zgjedhë. Dispozicionet me limitë - janë dispozicione me të cilat qytetarëve (edhe organeve shtetërore) u caktohen limitet: limiti i ulët dhe limiti i lartë i sjelljes për rastin (aktin) konkret. Rëndom, normat juridike, ose dispozicionet me limit të caktuar zbatohen në veçanti në fushën penale, ku paraqitën tri situata të mundshme të MARRËDHËNIET JURIDIKE Nocioni i marrëdhënieve juridike MARRËDHËNIET JURIDIKE - janë marrëdhënie shoqërore të rregulluara me anën e normave juridike. Marrëdhëniet juridike krijohen sipas normës së përgjithshme dhe normës së veçantë juridike. P.sh., me normë të përgjithshme marrëdhë- niet shoqërore rregullohen më herët pa marrë parasysh se a paraqitën raste apo jo, ndërsa me normën e veçantë rasti është i dhënë dhe norma e veçantë e rregullon duke u bazuar në normën e përgjithshme. Fjala bie: "Të gjithë qytetarët që kanë pasuri të patundshme duhet të paguajnë tatim", ndërsa norma konkretë - vetëm e zgjidh rastin, p.sh., "Agroni ka pasuri të patundshme - duhet të paguajë tatimin". Në procesin e krijimit të marrëdhënies juridike dalin këto karakteristika: 1. lidhshmëria e domosdoshme e normës me marrëdhënien, 2. lidhshmëria e domosdoshme e normës së përgjithshme juridike me normën e veçantë juridike 3. lidhshmëria e domosdoshme e marrëdhënies abstrakte juridike me marrëdhënien konkretë juridike.
  • 18. Një pjesë e autorëve (pjesa e parë) mendojnë se elementet përbërëse të marrëdhënies juridike janë dy: autorizimet dhe detyrimet , ndërsa pjesa tjetër mendon se elementet përbërëse të marrë-dhënies juridike janë më shumë se dy: 1. të drejtat, 2. detyrimet, 3. subjektet e së drejtës dhe 4. objekti i së drejtës. të drejtat - detyrimet, Shembull: p.sh., të huaja, huadhënësi ka të drejtë të kërkojë kthimin e borxhit nga huamarrësi, pra huamarrësi është i detyruar që t a kthejë borxhin huadhënësit, ndërsa rasti i dytë është të kontrata e shitblerjes, kur shitësi është i detyruar me marrjen e çmimit ta dorëzojë mallin-sendin, ndërsa është i autorizuar ta kërkojë çmimin (paratë) dhe anasjelltas. SUBJEKTET E S Ë DREJTËS - janë bartës të të drejtave dhe detyrimeve në një moment kohor. Subjekti i së drejtës duhet të jetë bartës i të drejtave dhe detyri-meve të cilat ekzistojnë sipas së drejtës pozitive. Ky subjekt i së drejtës, qoftë individ apo edhe subjekt kolegjial, duhet të ketë aftësi psikike dhe fizike që vendimet e veta ti shprehë në mënyrë të vetëdijshme dhe me dashje dhe për këto akte në mënyrë të drejtë të jetë i motivuar. Subjekte të së drejtës konsiderohen: 1. personat fizikë 2. personat juridikë PERSONAT FIZIKË PERSONI FIZIKË – si subjekt i së drejtës është vetë njeriu i cili është bartës i të drejtave dhe detyrimeve. Aftësia për të qenë subjekt i së drejtës quhet ZOTËSI JURIDIKE, të cilën e ka çdo individë pavarësisht nga mosha apo gjinia. ZOTËSIA E VEPRIMIT- paraqet aftësinë për të lidhur punë juridike, punë të cilat janë në pajtueshmëri me të drejtën, ndërsa ZOTËSIA DELIKATORE - paraqet aftësinë për të bartur përgjegjësinë për veprat e kundërligjshme. ZOTËSIA E VEPRIMIT dallon nga ZOTËSIA JURIDIKE sepse zotësia juridike fitohet me të lindur ndërsa zotësinë e veprimit njeriu mund ta ketë nëse është i moshës madhore, duhet të jetë i pjekur në aspektin fizikë dhe mendorë dmth duhet ti kuptoj të drejtat dhe detyrimet në mënyrë të drejtë dhe të ketë zotësi ti bartë ato pasoja qofshin pozitive apo negative. Zotësia e veprimit mundë të jetë E PLOTË , JO E PLOTË dhe E PJESËRISHME. Zotësia e veprimit varësisht prej pjekurisë lëvizë andaj dallojmë 3 faza: 1. Fazën pa zotësi të veprimit, 2. fazën e zotësisë së veprimit të pjesërishëm (10-16 vjeç) dhe 3. fazën e zotësisë së plotë të veprimit (18 vjeçe). Zotësia e veprimit të personat fizikë shuhet a) Me të vdekur. b) zhdukja e personit fizik, dmth shpallja e personit fizik për të humbur PERSONAT JURIDIKË PERSONI JURIDIKË– si subjekte të së drejtës janë krijesa artificiale të shoqërisë- substrat i tyre, janë vetë njerëzit, por ato nuk identifikohen me ta, por e kanë individualitetin e vet të veçantë.
  • 19. Personat juridikë, natyrisht duke qenë krijesa artificiale të shoqë- risë, nuk kanë vullnetin dhe vetëdijen, andaj të këto krijesa nuk bëhet dallim ndërmjet zotësisë juridike dhe zotësisë së veprimit. Këto dy cilësi në emër të tyre i ushtrojnë njerëzit, veprimet e të cilëve u llogaritën personave juridikë. Këto zotësi personale juridike si bartës të të drejtave dhe detyrimeve ua njeh shteti me anë të aktit juridik - që në momentin e regjistrimit në librat përkatës - në të shumtën e rasteve këta bëhen në gjykatat ekonomike, por edhe pranë kuvendev e komunale (shërbimet publike). AUTORIZIMI JURIDIK – si el em e n t i rënd ë s i s h ë m i marrëdh ë ni e s juridi-ke nënkupt on sjelljen e caktuar të Ë subjektit i cili ë s ht ë bartë s i autorizimit - s ë drejt ë s . Su bjekti i d et yrimit ë s ht ë i d et yruar në dy sje- llje të cilat kërkoh en sipa s subjektit të autorizimit: 1. Në sjellje pasive -të mos veproj ë kund ër sjelljes s e su bj e ktit të autorizimit dh e 2. në sjellje aktive - në drejtim të veprimit në pajtim me kërk e s ë n e su bj e ktit të auto- rizimit. Dallojm ë dy lloje të autorizim e v e sipa s intere sit p ërkat ë s q ë realizojn ë subjekt et: 1. të drejtën subjektive 2. kompetencën. E DREJTA SUBJEKTIVE - ë s ht ë autorizim i cili i takon subjektit të s ë drejtë s duk e u ba zu ar në norm ën juridike p ër të mbrojtur intere sin e v et. E drejta subj ektiv e paraq et tër ë sin ë e të gjitha autorizim e v e të subj ekt e v e të s ë drejtë s të cilat burojn ë nga e drejta objektiv e, nd ër s a e drejta objektiv e paraq et tër ë sin ë e norma v e juridike ek zistu e s e bren da shoq ëris ë s ë organizuar - sht etit Në an ën tjet ër, e drejta su bj ektiv e duh et dalluar prej subjektit të s ë drejt ë s , s e p s e e drejta subjektiv e ë s ht ë autorizim, e drejtë e lidhur p ër su bj ektin, nd ër s a subjekti i s ë drejt ë s ë s ht ë bartë s i autorizimit - të drejt ë s . E drejta subjektiv e ndah et në të drejt ën absolutë dhe të drejt ën relative apo në të drejtën real e dh e obli gat or e a) të drejt ën absolutë - v e pr on ndaj të gjith ë v e - të gjithë subj ekt e v e , Sh e m b ull: kur themi: " mos vidhe", " mos vrit" , "mos u përziej në disponimin e personit tjetër - në pronën e tij", këto janë njëh erit ed h e det yrim e ab s olut ë, të drejtë s ab s olut ë i p ër gjigj et d et yrimi ab s olut. b) të drejt ën relative - v e pron ndaj subjekt e v e të caktuara Sh e m b ull: huadh ë n ë s i ka të drejtë të kërkojë nga huamarrësi kthimin e s e n dit të hua zu ar, pra prap ë kemi të drejt ën ndaj s e n dit të caktuar. KEQPËRDORIMI I TË DREJTËS SUBJEKTIVE - kemi atëherë kur, me realizimin e së drejtës së vet - subjektive - i shkaktohet dëmi më i madh subjektit tjetër, sesa po të mos realizohej kjo e drejtë. Ekziston teoria su bj ektiv e dh e teoria objektiv e dh e s e cila prej tyre mundoh et të prov oj ë s e në cilat rast e kemi të b ëjm ë me keq p ër d orimin e s ë drejt ë s subjektiv e P ër teorin ë subjektiv e , p ër të ek zistuar keq p ër d orimi i s ë drejt ë s , mjafton q ë në rastin e realizimit të s ë drejtë s privat ë mbi pron ën , të ek zis - tojë "dashja" q ë tjetrit f i shkaktojë d ëm, nd ër s a teoria objektiv e keq p ër- dorim të s ë drejtë s subjektiv e konsid eron, mom entin e ek zistimit të faktit s e subjektit tjet ër i ë s ht ë "shkaktuar" d ëmi, pa v ar ë s i s ht nga vulln eti apo da shja q ë tjetrit f i shkaktoh et d ëmi. KOMPETENCA - si një prej autorizim e v e në marrëdh ëni et juridike do të nënku ptojm ë si ushtrim të s ë drejt ë s nga ana e su bj ektit të caktuar në intere s të të tjer ë v e , jo edh e në intere sin e v et. Komp et e n c a mund të jet ë e llojllojshm e , por p ër në ë s ht ë e një rënd ë s i e të v e ç a n t ë komp e t e n c a s ht e t ër or e , dom eth ë n ë komp et e n c a e organ e v e sht et ëror e (e policit, gjykat ë sit, nëp un ë s it), pra e atyr e të cilët
  • 20. ushtrojn ë komp et e n c ë n - autorizimin, jo p ër v et ë dh e në inter e sin p er s on al, por në intere sin publik, ndry s h e , pra të sht etit. Dallimi nd ërmjet s ë drejt ë s subj ektiv e dh e komp et e n c ë s ë s ht ë s e subj ekti i s ë drejt ë s su bj ektiv e me të drejtën e v et mund të sillet si të dojë brend a sua z a v e të lejuara, p. sh., ta sh e s ë s e n din e v et, tia falë ndokujt apo tia hua z oj ë s en din subjektit tjet ër, nd ër s a subj ekti i cili ushtron komp et e n c ë n këto v e prim e s'mund ti b ëj ë, s e p s e kët ë të drejt ë e ushtron në em ër të su bj ektit tjet ër dh e në inter e sin e huaj. KEQPËRDORIMI I KOMPETENCËS - ekziston në rastin kui pozita zyrtare e subjektit i cili duke e ushtruar kompetencën, shfrytëzon rastiii që të përfitojë në interesin e vet apo për tjetrin, mirëpo e terë' kjo nc kuadrin e normës juridike, domethënë mbi bazën ligjore. OBLIGIMI JURIDIK ( DETYRIMI)- Në përkufizimin e marrëdhënieve juridike jemi shprehur se auto- rizimi dhe obligimi janë nocione korrelative, sepse krahas autorizimit ekziston obligimi. Të drejtës i përgjigjet detyrimi dhe anasjelltas. Nëse një subjekt ka të drejtë ndaj subjektit tjetër, atëherë subjekti tjetër ka detyrim ndaj subjektit të parë, subjektit i cili ka të drejta. Obligimet juridike ndahen në: obligime juridike të njëanshme , obligime të dyanshme , obligime juridike të cilat mund të bartën dhe obligime të cilat s'mund të bartën . Për shembull, të instituti i huasë kemi huadhënësin dhe huamarrësin. Huadhënësi ka të drejtë të kërkojë nga huamarrësi kthimin e huasë, huamarrësi është i detyruar tia kthejë borxhin-huadhënësit. Te instituti i shitblerjes , blerësi ka të drejtë të kër-kojë nga shitësi sendin e blerë, ndërsa ka për obligim që për sendin e blerë shitësit t'ia paguajë çmimin. Shitësi, ndërkaq, ka të drejtë të kërkojë nga blerësi çmimin, ndërsa është i detyruar që blerësit f ia dorëzojë sendin e blerë. Te obligimet juridike të cilat mund të bartën në subjekte të tjera dhe obligimet juridike të cilat s'mund të bartën në subjekte të tjera, sepse janë të lidhura për personin përkatës, e drejta e votës s'mund të bartet. GJENDJA JURIDIKE ( STATUSI) - përfshin tërësinë e të drejtave dhe obligimeve të lidhura për subjektin e së drejtës. OBJEKTI I SË DREJTËS – paraqet përfshirjen e vlerës - sendit dhe veprimit fizik me të cilin kjo vlerë lëviz dhe kështu kalon prej një subjekti në tjetrin, në aspektin juridik, meqë të dy personat fizikë janë subjekte të së drejtës. Si objekt i së drejtës konsiderohen sendet si vlera materiale, marrëdhëniet juridike dhe vlerat jomateriale, si bie fjala, marrëdhëniet prindërore ndaj fëmijëve, pastaj transferimi i të drejtave subjektive (borxhi). LINDJA, NDRYSHIMI DHE SHUARJA E MARDHËNIEVE JURIDIKE Marrëdhëniet juridike lindin në bazë të normës juridike e cila obligon subjektet për sjellje përkatëse, pra marrëdhëniet juridike janë të lidhura me llojin e normës juridike. P. sh. Norma juridike parasheh, p. sh., fitimin e së drejtës së votës me arritjen e moshës madhore -18 vjeçe, këtu marrëdhënia juridike krijohet në momentin e përmbushjes së kushtit - 18 vjeç. Te normat juridike jokushtëzues e, kushti nuk parashihet me normë juridike, prandaj marrëdhënia juridike fillon me hyrjen e normës në fuqi. Marrëdhëniet shoqërore me kalimin e kohës ndryshojnë, andaj edhe normat juridike pësojnë ndryshime, e me këtë ndryshojnë edhe marrëdhëniet juridike. Pra, kemi lindjen e një marrëdhënieje krejtësisht të re, kur përfundon marrëdhënia e vjetër juridike. Marrëdhëniet juridike mund të shuhen me vdekjen e subjektit i cili është palë në marrëdhënien juridike.
  • 21. Marrëdhënia juridike pushon së ekzistuari edhe me shuarjen e objektit të marrëdhënies juridike. FAKTET JURIDIKE - janë rrethana objektive të cilat nxisin krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhënieve juridike, Faktet juridike i ndajmë në: 1. Fakte të rëndomta - janë, p.sh., të gjitha ato situata të cilat përcak- tohen sipas masës jetësore, ligjeve natyrore, jo edhe me të drejtën. P.sh., pleqëria, vdekja, vërshimet, tërmeti, lindja etj. 2. Fakte juridike - anë të parapara me të drejtën, e drejta i kualifikon se ajanë juridike apo jo, si bie fjala, paramendimi, faji efj. Ndodhitë paraqitën në mënyrë të pavetë- dijshme dhe pa dëshirën dhe vullnetin e njeriut, p.sh., vdekja, kurse veprimet njerëzore janë fakte të cilat nxitën me vetëdije dhe vullnetin e njeriut, si, fjala bie, kthimi i borxhit etj. PARASHKRIMI DHE DORËMBAJTJA- Meqë norma juridike sanksionon një situatë konkretë, e cila për të drejtën është e interesit që ajo të përmbushet - ka paraparë dy institute të rëndësishme të cilat paraqesin instrumentin e vazhdimësisë së të drejtave që të prodhojë pasoja juridike. Këto institute janë: 1. PARASHKRIMI HUMBËS - është institut i së drejtës me të cilin nënkuptojmë shuarjen e një të drejtë subjektive(autorizimit) me kalimin e kohës. Kusht për parashkrimin e një autorizimi është në fakt kalimi i kohës së caktuar për të realizuar autorizimin përkatës. p.sh., pala e pakënaqur me një aktvendim të organit shtetëror, nëse nuk e shfrytëzon kohën e cila është paraparë për ta deklaruar ankesën (afati 15 ditë apo 8 ditë), humb të drejtën e atakimit të serishëm të aktvendimit në fjalë. Pra, kjo e drejtë parashkruhet (vjetro- het). 2. DORËMBAJTJA (PARASHKRIMI FITUES) - nënkupton institutin e së drejtës - që me kalimin e kohës e drejta ushtrohet, pavarësisht se subjekti i cili e ushtron këtë të drejtë a është bartës i së drejtës, domethënë pronar formal i pronës, përveç se është bartës faktik, ai bëhet dhe pronar formal, pra fiton një të drejtë të cilën nuk e ka pasur më herët. AKTI JURIDIKË Akti juridik është shprehje e vullnetit, shprehje e arsyes, i cili përmban normën juridike apo paraqet kushtin për zbatimin e ndonjë norme juridike. Aktet juridike, sipas asaj sa merren me krijimin e së drejtës dhe cilat janë elementet e tyre, ndahen në dy lloje: 1. Aktet juridike me të cilat krijohen normat juridike - me të cilat krijohen rregullat e sjelljes, 2. Aktet me të cilat krijohen disa fakte juridike që paraqesin supo- zime të normës juridike të parapara si kusht për zbatimin e normës juridike, (të tillajanë, p. sh., deklaratat e ndryshme, lutjet, ankesat etj.). Faktorë të natyrës së bren dshme të cilët ndikojnë në mos përpu thshmërinë e elementëve të aktit juridik janë: gabimi dhe lajthitja (vetë- mashtrimi), Faktorë të natyrës së jashtme janë: mashtrimi dhe shtrëngimi. GABIMI - Paraqet rastin më të thjeshtë të mospërputhjes së eleme ntëve të aktit juridik (të brendshëm dhe të jashtëm). Gabimi paraqet gjendjen e këtillë: elementi i brendshëm ekziston plotësisht i caktuar vullneti shprehet nëpërmjet vendimit - por e meta qëndron në shprehjen e jashtme - kjo s'është shprehje e sakte e vullnetit. Ky është rasti kur kemi gabimin në të shprehur. P. sh., hartuesi i aktgjykimit në vend që të shpre- hë dispozitivin e tij me shenjën 3, që do të tregonte se NN është dënuar me tre vjet burg - shënon 30 vjet. LAJTHITJA (vetëmashtrimi apo mashtrimi) - Paraqet një faktor i cili ndikon në mospërputhshmërinë e pjesëv e të aktit juridik. Lajthitja, merret si gjendje kur krijuesi i aktit juridik e sjell vetën në situatë të atillë duke menduar se i ka të njohura të gjitha faktet relevantë juridike për të marrë një vendim të arsyeshëm.
  • 22. MASHTRIMI - Paraqet faktorin imponues i cili ndikon në elementin e brendshëm, të subjekti i cili krijon aktin psikik në procesin e krijimit të vullnetit, sipas ndikimit të faktorit të jashtëm. Personi tjetër e sjell krijuesin e aktit juridik në lajthitje lidhur me subjektin, bazën juridike apo edhe sendin për të cilat duhet marrë vendim. SHTRËNGIMI - Gjithashtu është një faktor i jashtëm i cili ndikon në mospërputhshmërinë e elementëve të aktit juridik. Shtrëngimi si faktor i jashtëm mund të veprojë ndaj hartuesit të aktit juridik në mënyrë fizike dhe psikike. Duke qenë nën trysnitë e shtrëngimit apo vetëm të faktit se do të gjejë zbatim forca fizike apo ndonjë formë tjetër, ndikon në hartue sin e aktit juridik që të ndërrojë mënyrën e krijimit të vullnetit dhe ky qëndrim i këtillë psikik edhe materializohet. Aktet juridike që ndikohen nga faktorët si gabimi, lajthitja, mashtrimi dhe shtrëngimi , vlejnë derisa të pushojnë faktorët të cilët drejtpërdrejt kanë ndikuar në nxjerrjen e tyre. Dallojmë dy elementë të rëndësishmetë aktit juridikë: 1. formën e aktit juridik 2. përmbajtjen e aktit juridik. FORMA E AKTIT JURIDIKË – Elementet të cilat e përcaktojnë formën e aktit juridik janë: 1. kompetenca, 2. procedura 3. materializimi i aktit juridik. Radhitja e akteve juridike sipas fuqisë krijon një vijë vertikale të të ndërtuarit të rendit juridik, që në fakt paraqet një parim të njohur të cilin e quajmë HIERARKI. KOMPETENCA - paraqet autorizimin që ka subjekti shtetëror për të krijuar një normë apo një akt juridik. Kompetenca zakonisht caktohet me anën e aktit më të lartë, se kush dhe sa do të krijojë akte përkatëse juridike. Kompetenca mu-ndtëjetë: lëndore dhe territoriale. PROCEDURA E NXJERRJES SË AKTIT JURIDIKË - paraqet një element shumë të rëndësishëm për të përcaktuar formën e një akti. Sepse, aktet juridike janë të llojllojshme dhe natyrisht se kanë edhe procedurë të ndry- shme të nxjerrjes. Aktet juridike të cilat kanë një procedurë të njëjtë, ato edhe i takojnë llojit të njëjtë të akteve juridike. Aktet juridike të ndryshme kanë edhe procedurë tjetër të nxjerrjes. p. sh., ekziston procedura e nxjerrjes së kushtetutës (procedurë kushtetutëdhë nëse), procedura ligjore, procedura gjyqësore, procedura përmbaruese, procedura civilo-kontestimore etj. Pra, respektimi i procedurës është i rëndësishëm në drejtim të nxjerrjes - krijimit të aktit juridik të ligjshëm. Materializimi i aktit juridik paraqet shprehjen e jashtme të tij, ajo bëhet bëhet me qëllim të zgjatjes së jetës të akteve psikike, që ato të bëhen të dukshme, të prekshme dhe natyrisht, të kenë një kohëzgjatje më të madhe . Nga brendia aktet juridike mund të ndahen në: 1. Akte me të cilat krijohen normat juridike - kemi aktin me të cilin merret vendim që paraqet shprehjen e vullnetit dhe të vetëdijes së njeriut që nxit pasoja juridike. 2. Akte me të cilat parashihen kushtet për zbatimin e normës apo të aktit juridik - paraqesin kushtin i cili parashihet në supozimin e ndonjë norme juridike për ta zbatuar atë, p. sh., akte të këtillajanë: anke- sa, lutja, padia, të cilat krijohen në bazë të ndonjë norme juridike. BURIMET E SE DREJTES-
  • 23. Aktet e përgjithshme janë bazë burimore e zhvillimit të së drejtës dhe si të këtilla janë akte më të larta se aktet e veçanta, andaj edhe konsiderohen si "burime", sepse prej tyre rrjedhin aktet e veçanta juridike. Për këtë arsye aktet e përgjithshme juridike quhen BURIME TË SË DREJTËS. Burimet e së drejtës janë të dyllojshme. Sipas kuptimeve ato ndahen në: 1. Burimet e së drejtës në kuptimin material - tregojnë për faktet shoqërore, prej të cilave burojnë të drejtat dhe liritë 2. Burimet e së drejtës në kuptimin formal - që njëherazi janë edhe objekt i studimit tonë, paraqesin mjetet me të cilat burimet materiale shprehen, sistematizohen dhe renditën sipas shkallës përkatëse juridike, ato sigurojnë sigurinë juridike dhe barazinë juridike të qytetarëve Burimet formale të së drejtës ndahen në tri lloje: 1. burimet formale shtetërore, 2. burimet formale joshtetërore 3. burimet formale të përziera. KUSHTETUTA - është akti më i lartë dhe më i rëndësishëm juridik brenda një shteti. Me kushtetutën në kuptimin formal kuptojmë aktin më të lartë juridik të cilin e nxjerr organi i posaçëm kushtetutëdhënës dhe sipas procedurës së veçantë kushtetutëdhënëse. Me kushtetutën në kuptimin material nënkuptojmë vetëm ato norma juridike të cilat caktojnë organizimin e organe ve më të larta shtetërore dhe parimet e organizimit shtetëror e të rendit juridik. Kushtetutën mund ta nxjerrë: 1. organi më i lartë, 2. kuvendi kush tetutëdhënës 3. me organizimin e referendumit. Kushtetutat mund të jenë :  Kushtetuta të shkruara  Kushtetuta të pashkruara gjithashtu i ndajmë në :  Kushtetuta të kodifikuara - paraqet aktin e shkruar në të cilën janë përmbledh parimet themelore lidhur me rregullimin shtetëror.  Kushtetuta të pakodifikuara- është akt i cili nuk paraqet një akt të kompletu- ar, domethënë se parimet e kësaj kushtetutë janë të shkapërderdhura nëpër shumë akte të tjera Kushtetutat sipas kriterit se si ndryshohen ndahen  Kushtetuta të ngurta - për t'u ndryshuar kërkohen kushte dhe procedurë speciale e rigoroze, duke kërkuar kuvend kushte- tutëdhënës, domethënë thirrjen e kuvendit të këtillë, votën me shumicë të caktuar apo edhe që ndryshimet të vendosen me anë të referendumit  Kushtetuta elastike - ndryshohen rëndom sipas procedurës siç ndryshohen edhe ligjet. Kushtetutat sipas mënyrës së nxjerrjes (procedurës) mund të jenë: 1. kushtetuta të dhuruara- është akt i njëanshëm i shefit të shtetit, akt i cili i imponohet popullit, parlamentit dhe partive politike. 2. pakte kushtetuese - janë akte me të cilat shprehet kompromisi ndërmjet shefit të shtetit dhe kuvendev e përfaqësues e 3. kushtetuta të popullit- janë akte të cilat shprehin vullnetin e popu llit, vullnetin e lirë të shprehur nëpërmjet votës së lirë dhe të përgjithshme, të fshehtë dhe në mënyrë demokratike të zbatuar nëpërmjet zgje- dhjeve apo me anë të referendumit.
  • 24. LIGJI - kuptojmë aktin e përgjithshëm juridik i cili përmban normë të përgjithshme juridike të shkruar dhe të cilin e nxjerrin organet më të larta (ligjdhënëse) dhe në procedurë të veçantë ligjdhënëse. Shprehja ligj në jetën e përditshme kuptohet dhe përdoret në tri kuptime. 1. si normë juridike të cilën e krijon shteti, 2. normë juridike e cila është e dhënë në formë të shkruar 3. akt i përgjithshëm dhe i shkruar Fazat e nxjerrjes së ligjit janë: 1. Dhënia e iniciativës 5. Sanksionimi 2. Paraqitja e propozimit 6. Promovimi 3. Shqyrtimi i propozimit 7. Shpallja 4. Votimi 8. Hyrja në fuqi e ligjit KODI - është akt i përgjithshëm juridik me anën e të cilit rregullo-hen raportet brenda një fushe shoqërore apo edhe të më shumë fushave juridike. Ligjet të cilat përfshijnë një apo më shumë lëmenj të afërt juridikë quhen kode , ndërsa krijimi, sistemimi i normave sipas lëmenjve brenda tërësisë së rregulluar, paraqet kodifikimin. Janë të njohura kodet, siç është rasti me Kodin e Justinianit , Kodi i Hamurabit etj. LIGJI FORMAL - paraqet aktin juridik me fuqi më të lartë juridike në kuptimin e vet formal. Kjo do të thotë se akti në fjalë për nga brendia nuk është ligj, sepse nuk përmban normë të përgjithshme juridi-ke, por përmban normë të veçantë juridike e cila vlen vetëm për rastin konkret. AKTET JURIDIKE NËNLIGJORE - shërbejnë si plotësim i domosdoshëm nga jashtë, apo edhe si konkretizim i akteve ligjore , për nga fuqia juridike janë më të ulëta se ligji, andaj përmbajtja e tyre duhet të jetë në pajtueshmëri me aktet më të larta juridike. Aktet e përgjithshme shtetërore juridike me fuqi nënligjore janë: 1. Dekretligji 2. Rregullorja 3. Urdhëresa 4. Statuti 5. Udhëzimi 6. Dekreti 7. Vendimi 1. DEKRETLIGJI - Është akt i përgjithshëm juridik i cili në kuptimin formal s'është ligj, ndërsa për nga përmbajtja është akt ligjor (ligj), sepse përmban norma të përgjithshme juridike. Këtë akt nuk e nxjerrin organet përfaqë- suese (parlamenti), por organet e larta shtetërore politike-ekzekutive sipas procedurës së caktuar. 2. URDHËRESA - Është akt i përgjithshëm juridik të cilin e nxjerrin organet shtetë- rore - konkretisht organet e administratës (sekretariatet e ndryshme) brenda ministrive përkatëse. Urdhëresa është akt me të cilin urdhërohen organet apo subjektet e ndryshme lidhur me konkretizimin dhe zbatimin e një akti më të lartë juridik, rregullimin e raporteve shoqërore juridike në mënyrë konkrete, duke u bazuar në normën e përgjithshme. 3. RREGULLORJA - Është akt i përgjithshëm juridik e cila natyrisht që është me fuqi më të ulët se ligji. Rregullorja paraqet aktin me të cilin disa pjesë të ligjit apo akteve të tjera të përgjithshme me fuqi nënligjore (dekretligjin, urdhëresën) konkretizohen dhe sqarohet më detajisht ndonjë dispozitë ligjore lidhur me një çështje, p.sh. dhënia e provimit profesional për të shërbyer në administratën shtetërore. 4. STATUTI - është akt i përgjithshëm juridik me të cilin parashihet rre-gullimi i çështjeve të cilat i përkasin një qyteti-komune apo edhe bashkë- sisë së komunave, duke i zgjidhur gjërat më elementare të qytetarëve.
  • 25. 5. UDHËZIMI - si akt i përgjithshëm juridik në përgjithsi vije në shpre- hje si akt me të cilin udhëzohen subjektet e ndryshme se i duhet zgjidhur çështjet procedurale dhe praktike në zbatimin e akteve të përgjithshme juridike (ligjit). 6. DEKRETI - Dekreti si akt juridik i përgjithshëm sot vije në shprehje për zba- tim si akt me të cilin në një mënyrë kemi ushtrimin e ndikimit të shefit të shtetit në fushëveprimin e organeve ligjvënëse, në ve- çanti vije në zbatim e drejta e vetos e ushtruar nga shefi i shtetit, ndaj akteve të organit ligjvënës(parlamentit). 7. VENDIMET - janë akte me të cilat konkretizohen më për së afërmi normat e përgjithshme juridike të akteve më të larta juridike duke filluar nga vetë akti më i lart në këte pushtet - statuti, dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore të cilët nxirren nga organet e pushtetit lokal-kuvendet. 8. KONTRATA - është akt juridik e cila krijohet nga subjektet e së drejtës - personat juridikë dhe personat fizikë si sibujekte të së drejtës, duke i klasifikuar në aspektin teorik si subjekte juridike publike dhe subjekte juridike private. Kontratat si akte juridike mund të jenë  Kontrata si akte konkrete (kontrata individuale) - individuale përmbajnë normën e veçantë, ndërsa kontratat si akte të përgjithshme përmbajnë normën e përgjith- shme juridike. Kontrata është akt juridik, e cila lidhet në bazë të vullnetit të të dy apo më shumë palëve, pra kontrata mund të jetë e dyanshme apo akt juridik i shumanshëm (shumëpalëshe)  Kontrata si akte të përgjithshme (kontrata kolektive) Kontratat për nga forma mund të jenë : 1. Kontratë konsesuale -kontratë e qirasë, 2. Kontratë reale - e cila lidhet në bazë të autonomisë së palëve dhe përveç kësaj duhet dorëzuar sendi i kontraktuar (res) palës tjetër, 3. Kontratë e njëanshme dhe e obliguar, akt me të cilin vetëm njëra palë ka të drejtë (kërkesë), ndërsa pala tjetër ka vetëm obligim (detyrë), p.sh. kur premton dhuratë, 4. Kontratë të dyanshme dhe obli-guese, kur në të njëjtën kohë - palët kanë të drejta dhe obligime, pra auto-rizimi i njërës palë paraqet obligim për palën tjetër dhe anasjelltas, obligimi i njërës palë paraqet autorizim për palën tjetër (kontrata e shit-blerjes). Organet shtetërore shpeshherë ndodhen në situata të palakmueshme kur të paraqiten raste te caktuara për t'u zgjidhur e nuk mund të zgjidhen për arsye se mungojnë rregullat e përgjithshme juridike. Kur rasti konkret ekziston, ndërsa norma juridike mungon, kemi të bëjmë me ZBRAZËTIRËN JURIDIKE. Zbrazëtirat juri-dike mund të jenë të dyllojshme: 2. Zbrazëtira juridike fillestare - fillestare janë boshllëqet që kanë ekzistuar që në momentin e krijimit të normës juridike të cilat krijuesi i ka paraparë dhe zbrazëtiratjuridike të mëvonshme, të cilat krijuesi i normës nuk i ka paraparë, sepse marrëdhëniet e tilla janë paraqitur më vonë. 3. Zbrazëtira juridike të më vonshme- ZAKONET - si rregulla të sjelljes parimisht nuk janë të sanksionuara nga shteti, ato e kanë pasur jetën të pavarur si një lloj i rregullave sociale , të cilat i përvetësojnë organet shte tërore dhe i përshtatin si rregulla duke u siguruar mbështetje juridike. Rregullat e tilla të cilat fitojnë mbështetjen juridike (shtetërore) bëhen të detyruehme dhe njëherësh marrin karakter detyrues - pra rregullat e tilla sanksionohen dhe me vetë faktin e tillë ato shndërrohen në RREGULLA TË SË DREJTËS ZAKONORE. PRAKTIKAGYQËSORE - e kuptojmë veprimin e njëjtë të gjykatave për zgjidhjen e rasteve të ndryshme, nxjerrjen e aktgjykimeve të njëjta për rastet identike gjyqësore. SHKENCA JURIDIKE - luan rol të rëndësishëm në krijimin ,sqarimin e akteve dhe normave juridike , në aplikimin e së drejtës dhe në krijimin e praktikës gjyqësore si dhe të së drejtës së precedentit.
  • 26. AKTI I VEÇANTË JURIDIKË - raportet juridike ndërmjet subjekteve të ndryshme në të drejtën parashihen me normat respek tivisht me aktet e përgjithshme juridike dhe zgjidhen apo përfundojnë me konkretizimin e tyre me aktet e veçantajuridike, gjegjësisht, me normën e veçantë juridike. Sepse, me anën e aktit të veçantë juridik në mënyre me të sakte caktohet rregulla e sjelljes se njerëzve për situatat konkretë të individëve. Aktet e veçanta juridike i ndanë në: 1. Akte individuale juridike të organeve shtetërore 2. Akte individuale juridike të personave privat - personave fizike. Duke u bazuar në atë se norma e përgjithshme juridike në vetë përmban dy elementë normative, dispozicionin dhe sanksionin, aktet e veçanta juridike ndahen në dy grupe: 1. Akte me të cilat krijohen normat - dispozicioni dhe sanksioni 2. Akte të cilat krijojnë disa elementë të parashikuara në hipotezën e normës juridike. Sipas kësaj ndarje, tani grupi i pare i ka dy nënlloje kryesore: 1. Akte të plota individuale juridike të cilat në vetë kanë dy elementë normative: dispozicionin dhe sanksionin individ-ual, dhe, 2. Akte jo të plota individuale juridike të cilat në vetë kanë vetëm dispozicionin individual apo vetëm sanksionin individual. Aktet e veçanta juridike të organeve ekzekutive - administrative, janë:  Aktet gjyqësore  Aktet administrative, Ndërsa aktet e personave privat janë:  Punët juridike  Veprat juridike. AKTI ADMINISTRATIV – Pushteti administrative zgjidhjen e rasteve konkretë e benë duke krijuar aktin e veçantë juridik- aktin administrativ - i cili në vetë ka norme të veçantë juridike,e cila cakton sjelljen konkretë të subjektit për situatën e dhënë dhe e cila domo sdoshmërisht në të shumtën e rasteve duhet të përmbushet pavarësisht nga vullneti i subjektit të cilit i dedikohet. AKTI GJYQËSORË (AKTGJYKIMI)- Orgnet gjyqësore fushëveprimin e vet e përfundojnë me nxje rrjen e aktit të veçantë juridik - aktin gjyqësor (aktgjykimi). Aktin gjyqë- sor e nxjerre gjykata në një procedure të veçantë gjyqësore - kjo mënyrë e nxjerrjes përcakton kuptimin formal të aktit gjyqësor. Gjykata duke zgjidhur përfundimisht një çështje mund të nxjerre aktgjykime: 1. Aktgjykim refuzues; 2. Aktgjykim lirues; 3. Aktgjykim me të cilin shpallet fajtor i akuzuari Paprekshmërinë dhe pandryshueshmërinë e aktit gjyqësor mund ta luhatin, gjegj ësisht , pengojnë zbatimin e sanksionit të shqiptuar sipas aktgjykimit e bëjnë dy institute të cilat i njeh e drejta në përgjithësi, dhe si të këtilla çdo e drejtë pozitive: AMNISTIA dhe FALJA, të cilat i vejnë në veprim organet e larta shtetërore (parlamenti dhe shefi i shtetit). AMNISTIA - paraqet aktin me të cilin pengohet zbatimi i sanksionit për shume raste. FALJA - paraqet aktin me të cilin pengohet zbatimi i sanksionit për rastet e veçanta. PUNA JURIDIKE - në kuptimin tbrmal paraqet aktin juridik të cilin c krijojnë subjektet joshtetërore sipas procedurës përkatëse. Nëpërmjet punëve juridike mund të rregullohen raporte të ndry- shme siç janë: raportet familjar, pronësore, ekonomike si edhe nga lëmi i trashëgimisë. Pra, me anën e akteve të këtilla juridike konkretizohen me për se afërmi dispozicionet e normave të përgjithshme juridike në lëme- njtë e lartshënuara. Punët juridike ndahen në :
  • 27.  Punët juridike të njëanshme - janë ato akte juridike ku vije në shprehje vullneti vetëm i njërës pale (një subjekti) psh. Testamenti  Punët juridike të dyanshme - paraqesin aktet e veçanta ku vije në shprehje vullneti i dy palëve (dy subjekteve apo edhe me shume subjekteve në raportet e ndër-sjella) psh.kontratat e ndryshme dhe marrëveshjet. LIGJSHMËRIA - si nocion mund të kuptohet në mënyrë të gjerë dhe në kuptim të ngushtë. Në kuptimin e gjerë ligjshmëria paraqet pajtueshmë- rinë e caktuar, rendin dhe respektimin e rregullave të sjelljes, ndërsa në kuptimin e ngushtë me ligjshmëri nënkuptojmë jokundërthëniet ndërmjet normave juridike dhe natyrisht edhe të akteve juridike. KUNDËRLIGJSHMËRI - kemi kur nuk ekziston kjo pajtueshmëri ndër mjet normave- akteve juridike të ulëta me normat-aktet juridike të larta. Pajtueshmëria e akteve të ulëta me aktet e larta juridike shprehet në dy drejtime- parime: 1.Parimi i kushtetutsh mërisë - që kërkon pajtueshmërinë e ligjit dhe akteve të tjera juridike me kushtetutën si 2.Parimi i ligjshmërisë - i cili kërkon pajtueshmërinë e akteve të ulëta juridike me aktet më të larta juridike - me ligjin. Dallojmë dy lloj ligjshm ërish: Dallojmë dy lloj paligjshmërish — Ligjshmërinë formale — Paligjshmërinë formale — Ligjshmërinë materiale — Paligjshmërinë materiale Ligjshm ëria formale - qëndron në pajtueshmërinë e norma-ve sipas autorizimit (kompetenc ë s), procedurës dhe materializimit të aktit juridik dhe anasjelltas Paligjshmërinë formale - Nëse normat janë shkelur, nëse akti juridik është nxjerrë nga organi i paautorizuar (jokompetent) apo edhe materializimi i aktit është bërë ndryshe nga norma përkatëse me të cilën e terë kjo është e rregulluar Paligjshmëri materiale - kemi atëherë, kur akti përmban normë e cila është e kundërt me normën më të lartë juridike. FUQIA JURIDIKE - nënkuptojmë masën e ndikimit, të veprimit të një akti juridik në aktet e tjera më të ulëta juridike. MJETET JURIDIKE – quhen deklaratat e vullnetit me të cilat kërkohet prej organeve përkatëse që të shqyrtojnë ligjshmërinë e akteve juridike. Mjetet juridike janë:  ANKESA  PADIA KONTEST ADMINISTRATIVO GJYQËSORË - është kontesti pranë organit gjyqësor lidhur me vërtetimin e ligjshmërisë së aktit administrativ Mjetet juridike mund të jenë: 1. Mjete juridike të rregullta – ankesa dhe padia Për shembull, në procedurën penale mjetë të rregullta janë: a) ankesa ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, b) ankesa ndaj aktgjykimit të shkallës së dytë, c) ankesa e cila i drej-tohet gjykatës më të lartë, d) ankesa ndaj vendimit 2. Mjete juridike të parregullta apo të jashtzakonshme – a) kërkesa për përsëritjen e procedurës penale, b) kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, c) kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, d) kërkesa për rishqyrtimin e jashtëzakonshëm të plotfuqish mërisë së aktgjykimit Sanksionet ndaj akteve të kundërligjshme janë: