SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 15
Downloaden Sie, um offline zu lesen
LEKË
        LEKË DUKAGJINI
- 1 -
          (1410 – 1481)
LEKË
                             LEK Ë DUKAGJ INI

                               ( 1410-1481 )

     Tonin Çobani: Princi i përfolur Lekë Dukagjini
  Dëshmi të kulturës së Rilindjes Evropiane në Shqipërinë
                e para periudhës osmane

 "Po kush ka qenë ky (Lekë) Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij
vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin
e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave jetojnë deri në
ditët e sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të gjithë malësorët që
banojnë në veri të Drinit… të cilët këtë emër ia atribuojnë heroit të tyre
kombëtar"
J.G. von Hahn
Lekë Dukagjini "duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka
ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka",
ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e
Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i
nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama e tij midis fiseve që ende
ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut."
Edith Durham

      Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është
një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi
pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeun.

      Lekë Dukagjini (1410-1481) ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit
(1405-1468). Historia i njeh të dy si princër trashëgimtarë, që u lartësuan,
kur morën në sundim dy principatat që mbanin mbiemrat e tyre: Leka - të
Dukagjinëve, pas vdekjes së të atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - të
Kastriotëve më 1443, tetë vjet pas vdekjes së të atit, Gjon Kastriotit.
Principata e Dukagjinëve kishte si kryeqendër qytetin e Lezhës, përfshinte
Zadrimën, zonat në veri dhe në verilindje të Shkodrës dhe shtrihej deri thellë
trojeve të Serbisë së sotme me kryeqendër të dytë qytetin e Ulpianës afër
Prizrenit; ndërsa Principata e Kastriotëve me kryeqendër Krujën, përfshinte
Matin dhe krahinën e Dibrës, duke u shtrirë nga kështjella e Rodonit në
bregdetin e Adriatikut.

          Deri në kohën kur vihen në krye të principatave të tyre, Lekë
Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme me frymë humaniste të
Rilindjes Evropiane, në qytete të tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra;
ndërkohë që Skënderbeu kishte bërë një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer
prej ushtaraku në oborrin e sulltan Muratit II.



                                  - 2 -
Në udhëheqje të Besëlidhjes Shqiptare (themeluar në Lezhë më 1444)
Skënderbeu e ndien përherë pranë vetës Lekën (fillimisht të atin e tij Pal
Dukagjinin), sepse të dy luftuan krah për krah (apo edhe iu kundërvunë
njëri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndërsa Lekë Dukagjini e pasoi veprën e tij,
duke u prirë shqiptarëve në fazën më të vështirë të rezistencës së tyre
antiosmane, deri në fund të jetës së vet (1481).

      Me të drejtë kronistë e historianë, duke filluar nga Tivarasi, Frëngu,
Barleti e Muzaka, bashkëkohës të tyre, e deri te Gegaj e Noli të shek.XX,
kanë ndriçuar bëmat e Gjergj Kastriotit dhe nëpër to kanë përmendur edhe
Lekë Dukagjinin, ashtu sikundër disa princër të tjerë të kohës. Por nuk do të
mund të thuhet se, po me të drejtë, ata, historianë e kronistë, e kanë
përfolur vend e pa vend Lekë Dukagjinin, vetëm e vetëm se ishin të
magjepsur prej heroit të veprës së tyre, Skënderbeu. Më me barazpeshë se
historianët kanë vepruar "legjendarizuesit" anonimë të figurave të tilla. Nga
anonimati, Skënderbeu u identifikua me princin dragua, që guxon të matet
dhe fiton në çdo rast me kuçedrën; ndërsa te Lekë Dukagjini u pa princi
engjëll, që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur në vazhdimësi
shqiptarizmën.
 Historianët e kanë përfolur që në krye Lekë Dukagjinin, sepse kërkuan te ai
një përsonazh antagonist të Skëndebeut për ta intriguar jetëshkrimin e
heroit të vetëm shqiptar, që njohu Evropa në përballjen e suksesshme
shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin të fajësonin Evropën
perëndimore, që nuk arriti të krijonte një koalicion antiosman në Ballkan.
Ata nuk guxuan të gjykonin, veçanërisht, Republikën e Venedikut, që jo
vetëm nuk u qëndroi aleate shqiptarëve kur mbanin mbi supet e tyre një
perandori të tërë të egërsuar kundër Evropës, por e shrytëzoi rezistencën e
tyre për interesat e veta komercialiste, duke i përçarë princërit shqiptarë me
intriga, duke i kundërvënë ata njëri me tjetrin edhe me armë dhe, kur nuk ia
arrinte kësaj, duke i shpallur armiq të Republikës dhe të Krishtërimit.

      Lekë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut
dhe më me autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikës veneciane (dhe
të historianëve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës së Lartë, krejt afër
pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht me rezistencën e
shqiptarëve, duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti
venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjnin. Ndërsa historianët kanë
shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri
në vdekjen e tij (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptare përkrah
forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479).
Pas kësaj historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e
vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa qe gjallë.

       Por të përfolurit e Lekë Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij,
ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane në principatën e tij e më
gjërë. Të përfolurit pas vdekjes ka të bëjë me veprën, Kanunin , që u la
trashëgim Lekë Dukagjini shtetasve të tij, shqiptarëve. Thelbi i Kanunit të
Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u
pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ky fenomen homerik e ka
legjendarizuar emrin e Lekë Dukagjinit duke e kthyer atë në një mit të
vërtetë, aq sa studiuesit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë si një realitet
historik. Prandaj disa syresh kanë vazhduar ta përflasin Lekë Dukagjinin, së
bashku me Kanunin e tij, ashtu si është përfolur e verbuar Homeri, së


                                   - 3 -
bashku me Iliadën e Odisenë e tij (Sa për ngjashmëri edhe Lekë Dukagjinit i
është sajuar një vëlla i verbër). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara
biografike për Lekë Dukagjinin, mund të hidhet dritë për kohën dhe
rrethanat kur u ngjizën fjalët e urta të Kanunit të tij.

      Në fund të viteve ’50 të shek.XV Principata e Dukagjinëve nuk ka më
asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara: Lezha u është dorëzuar venedikasve
(1393), Ulpiana, kryeqytei i principatës, është shkatërruar me themele nga
turqit më parë se të binte në dorën e tyre Prizreni (1458), një qendër tjetër e
zhvilluar e Principatës së Dukagjinëve. Në këto kushte, Lekë Dukagjini ka
pushtuar kështjellën e Shatit në Zadrimë për ta pasur si rezidencë
princërore, por u sulmua nga Skënderbeu, i cili ua ktheu menjëherë
venedikasve. Pa një rezidencë princërore dhe, për një farë kohe, në mes të tri
zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skënderbeu), Lekë Dukagjini gjeti strehim
në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së
bashku me banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyre të derës së
Dukagjinëve me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë
oborrtarët që i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malësorët
e Principatës së Dukagjinëve, të njohur për trimëritë e tyre (M.Barleti:98),
Leka, jo vetëm ringriti qytezë-kështjellat e veta, por siguroi në mënyrë të
pandërprerë një ushtri të mjaftueshme që luajti rol të rëndësishim në
kuadrin e trupave të Lidhjes së Lezhës nën komandën e Skënderbut dhe më
pas. Në këmbin të kësaj gatishmërie, Lekë Dukagjini u siguroi malësorëve të
principatës së tij dhe të gjithë atyre që u bashkuan me të për të gjetur
mbrojtje, veçanërisht, pas vdekjes së Skënderbeut, lirinë brenda organizimit
të tyre fisnor, të cilën në kushtet e krijuara e institucionalizoi me
rioarganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahine. Gjatë kësaj periudhe
(1458-1481), kur ai udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve,
u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe
përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij rast pas rasti, si
sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi ndër shekuj si
“Commom law” anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefën
Gjeçovit, në kapërcyell të shekujve XIX-XX.

      Në kohën kur Gjeçovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore,
Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të shenjtëruar
prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në popull nuk
mbeti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua. Fakti që
një sundimtar ishte kthyer në një hero të vërtetë, popullor e kombëtar,
mund të shpjegohet sipas një teorie që thotë se masat popullore (malësorët),
duke i pranuar sundimtarët dhe kalorësit si heronj të tyre, ata vetë
“identifikoheshin me vlerat e prijësit dhe të fisnikërisë ose, të paktën, sepse
atyre u duhej ta strukturonin botën e tyre nëpër mjet modelesh që u jepte
grupi sundues” (P.Burke:169).

      Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste
e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u
përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga
studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale”
(A.Budaçovi-Kryeziu:22), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (C. Von
Schwerini Dritës 1939:502) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar
“një personalitet imponues” (E.Durham:116) e “Hero Kombëtar” (J.Hahn:114)
 i popullit të vet. Shumë shkrimtarë dhe artistë i kanë kushtuar vepra, në
mes të të cilëve Dritëro Agolli (“Mundja e Lekë Dukagjinit”, poezi, 1969),


                                   - 4 -
Henrik Lacaj (“Dy princa për një vashë”, dramë historike vënë në skenë me
regjinë e vetë autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit “Rozafat”
të Shkodrës më 1937, ku rolin e Lekë Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaçi),
 arbëreshi Anton Santori (“Alessio Ducagini”, melodramë, shkruar midis
viteve 1855-1860 dhe botuar më 1983), piktori Naxhi Bakalli (“Kuvendi i
Dukagjinit”, tablo murale 4x3.2m në Muzeun Historik të Burrelit, 1986),
piktori kosovar Engjëll Berisha (“Rrënjët e Dukagjinit”, vizatime 1950-1956),
piktori Simon Rrota (“Lekë Dukagjini”, portret, koleksion privat në Shkodër),
skulptori Sotir Kosta (“Lekë Dukagjini”, portret në bronz-GKA Tiranë dhe
Muzeu Kombëtar i Skënderbeut në Krujë, 1982) etj.

      Si apokrif i Lekë Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotës (1887-
1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit në pamje ballore, me një vështrim të
mprehtë ku bashkohet zgjuarsia dhe urtësia, veshur më një jelek të
kostumit tradicional të malësorëve të veriut, me shpatë në brez dhe me një
dorëshkrim të Kanunit në dorën e majtë, që të sugjeron intelektualin
humanist të shek.XV. Kur bëhet fjalë për fisnikun fiorentinas me “një
personalitet të jashtëzakonshëm”, Lorenzo de’ Medici, me të cilin ne kemi
dashur ta përafrojmë Lekë Dukagjinin që në fillim të këtij jetëshkrimi,
shkruhet se “ishte një politikan gjenial, i cili mund të dallonte pushtetin e
njëmendët nga shfaqjet e jashtme të tij. Frontespisi i librit të tij e tregon në
rrugët e Firences, të veshur si një qytetar i thjeshtë, të rrethuar prej vajzash
që këndojnë baladat e tij... Në të vërtetë, Lorenzo-ja ishte një poet i mirë dhe
përkrahësi më bujar i poetëve të tjerë si dhe i shkencëtarëve e filozofëve”
(K.Clark:106). Kështu mund ta përfytyrojmë deri në një farë shkalle edhe
Lekë Dukagjinin, poezitë e të cilit do të ishin sentencat e Kanunit.

        Nëse ky krahasim nuk do të shkonte, si çdo krahasim tjetër, së paku,
Principata e Dukagjinëve mund të përqasej me oborret më të vogla të Italisë
veriore në çerekun e fundit të shek.XV, të cilëve “Rilindja u detyrohet thuajse
po aq sa Firences” (K.Clark:107). Dhe Leka mund të përafrohej, ndoshta, me
Dukën e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili “nuk ishte vetëm një burrë
jashtëzakonisht i kulturuar dhe i mençur, por edhe strategu i madh i kohës
së vet, që diti të mbronte zotërimet e tij prej katilëve që e rrethonin. Ishte
koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij të çmuara e tregojnë duke
lexuar një nga dorëshkrimet e tij. Eshtë i veshur me parzmore dhe tërë
pajimet luftarake... Pallatin e tij nisën ta ndërtonin si kështjellë mbi një
shkëmb thuajse të pakalueshëm dhe vetëm më pas, kur fituan siguri, lejuan
t’i jepnin atij pamjen e butë dhe të stërholluar, që e bënë një nga
monumentet më të bukura arkitektonike të botës” (K.Clark:107 ).

      Ne sot nuk jemi në gjendje as të restaurojmë një kështjellë a pallat
princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të mund ta vlerësojmë atë që nuk
ekziston me superlativa: “më i bukuri në botë, në mesdhe apo rajon”, sepse
në atë kohë “kështjella e qytete të lulëzuara (shqiptare)… me pallate e
monumente… u zhduknë nga faqja e dheut … mbetnë si hieje të bukurisë
dhe shkëlqimit të vjetër” (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i Lekë Dukagjinit
është vërtetë monumenti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare gjatë
periudhës së Rilindjes Evropiane, që ka gjalluar prej gjashtë shekujsh dhe
ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e popullit, në gjuhën e të cilit
është krijuar.




                                   - 5 -
Kronologjia
 Shek.VII Përmenden për herë të parë “Dukagjinët e Arbërisë”. Disa
mendojnë se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku në
kufirin e rrethinave të Pukës me Mirditën, afër fshatit Dardhë, ku kanë qenë
të vendosur fillimisht të parët e Principatës së Dukagjinëve.

 1202-4 Dukagjinët pushtuan Zadrimën dhe u shtrinë shumë shpejt në
Shqipërinë e veriut me kryeqendër Lezhën. Disa mendojnë se në këtë kohë
Dukagjinët u shfaqën në trojet arbërore të ardhur nga Franca si kryqtarë
dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga përngjitja e titullit Dukë me emrin
Gjin ose Duka i Gjinit, që do të thoshte Djali i Gjinit.

 1356 Kur osmanët shkelin për herë të parë në Ballkan, Principata e
Dukagjinëve është zgjeruar në Shqipërinë veri-lindore dhe ka një qendër të
dytë në Fand, krahinë e Mirditës së sotme. Disa mendojnë se aso kohe
Principata e Dukagjinëve përfaqësohej me dy degë.

 1389 Beteja e Fushëkosovës. Thyhet nga osmanët koalicioni ballkanas, në
të cilin bënte pjesë edhe Principata e Dukagjinëve, sadoqë ndër burime nuk
përmendën.

 1393 Dukagjinët ua dorëzojnë qytetin e Lezhës venedikasve, që të mos binte
nën sundimin e osmanëve, duke ruajtur të drejtën e një të tretës së të
ardhurave.

1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi, vihet në krye
të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i themeluar
prej tij), ku mbretëron së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i shquar
për trimëri.

 1410 lind në Ulpiana princi trashëgimtar i Pal Dukagjinit, Lekë Dukagjini,
formimi kulturor i të cilit mendohet të jetë bërë në qendra të zhvilluara të
kohës, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe një vëlla, Palin, me
zgjuarsi të jashtëzakonshme, por të verbër; një motër, Roza, me bukuri të
rrallë e shumë krenare dhe, ndoshta, një tjetër me emrin Maria, që do të
bëhet gruaja e Gjon Muzakës së Beratit.

 1432 Pal Dukagjini me të vëllanë, Nikollën, mbështesin së bashku me
Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshëm të Skënderbeut, në
kryengritjen e tij të suksesshme kundër forcave osmane. Motra e Aranit
Komnenit ka qenë gruaja e Pal Dukagjinit, e ëma e Lekës.

  1444 Pal dhe Nikollë Dukagjini janë pjesëmarrës të Besëlidhjes së
Skënderbeut në Lezhë. Ata mbështesin Lidhjen me 5 000 ushtarë nga 15
000 që kishte gjithsej Skënderbeu. Pali shoqëron Skënderbeun në Krujë
.
  1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjesë edhe trupat e Principatës së
Dukagjinëve nën komandën e Tanush Topisë. Pali, së bashku me princër të
tjerë, do të presë në Krujë Skënderbeun për ta përshëndetur për fitoren.

1445 Në dasmën e Mamicës, së motrës së Skënderbeut në Muzakinë,


                                 - 6 -
shfaqet për herë të parë princi Lekë Dukagjini. Dueli i tij me Lekë Zakarinë
për dorën e princeshës së bukur Jerina Dushmani.

 1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij në krye të Principatës së Dukagjinëve
e zë i biri, Lekë Dukagjini.

 1447 Vriten në pusi Lekë Zakaria së bashku me Bozhdar Çërnoviçin dhe
për këtë përflitet Lekë Dukagjini.

 1447 Nikollë Dukagjini, i nxitur nga njerëzit e Skënderbeut, pushton
përkohësisht Shatin, ndërkohë që Dejën e kanë marrë venedikasit.
Skënderbeu i shpall luftë Venedikut.

 1447 Lekë Dukagjini martohet me Teodorën, motrën më të vogël të Gjon
Muzakës së Beratit. Nuk patën fëmijë. Dukagjinët që do të përmenden pas
Lekë Dukagjinit në Itali apo në shërbim të Perandorisë Osmane, rrjedhin nga
familje të adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekës

 1447-8 Skënderbeu rrethon Dejën, Shkodrën dhe Durrësin, qytete në
zotërim të venedikasve.
 Përkrah Skënderbeut është Nikollë Dukagjini.

1448 Paqja e Skëndebeut me Venedikasit. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.

1451 Martesa e Skënderbeut. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.

1451-2 Komploti i Krrabës kundër Skënderbeut. Përflitet Lekë Dukagjini.

1452 Pajtimi i parë i Lekë Dukagjinit me Skënderbeun në Durrës.

1454 Breksamus, diplomat i Lekë Dukagjinit, përfaqëson Skënderbeun te
mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatësh për Lekën prej mbretit Alfons.

 1458 Bie Prizreni, qendra më e zhvilluar tregtare e kulturore e Principatës
së Dukagjinëve, ndërkohë që kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i
shkatërruar nga themelet para Prizrenit.

 1458 Lekë Dukagjini pushton kështjellën e Shatit që ishte në zotërim të
venedikasve. Skënderbeu ndërhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

 1458-81 Lekë Dukagjini ndërton disa kështjella në thellësi të trojeve të
principatës së vet, forcon pushtetin vendor të malësorëve, shtetas të tij, që
jetonin brez pas brezi në gjendje të lirë dhe institucionalizon përmes
praktikave gjyqësore një sistem juridiko-popullor, që do të trashëgohet
përmes fjalëve të urta të thëna nga ai, si një vepër fondamentale e kulturës
humaniste shqiptare. Kjo vepër, e ruajtur në një shqipe kaq të bukur, që u
mblodh nga Shtjefën Gjeçovi në kapërcyellin e shek.XIX-XX, është Kanuni i
Lekë Dukagjinit.

 1461 Përflitet Lekë Dukagjini se u është drejtuar turqve për aleancë. Papa
Piu II e kërcënon me çkishërim.

1463 Papa Piu II ndërhyn për pajtimin e Lekë Dukagjinit me Skënderbeun.



                                  - 7 -
1463 Pajtimi i dytë me Skënderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e
Skënderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernoviçin e Malit të Zi.

1465 në betejën e Sfetigradit Lekë Dukagjini shpëton prej vdekjes
Skënderbeun.

1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojnë 13 mijë forca shqiptare përkrah
Skënderbeut kundër Ballaban Pashës.

 1468 në Shkodër thyhen trupat osmane prej ushtrisë shqiptare pa
pjesëmarrjen e Skënderbeut. Mendohet se kjo fitore është arritur nën
drejtimin e Lekë Dukagjinit.

 1468 Vdes Skënderbeu. Lekë Dukagjini është ndër kryetrimat shqiptarë që
iu ndodh pranë deri në çastet e fundit të jetës.

 1477 Leka në mbrojtje të Krujës, ku duhet të ketë mbetur i plagosur, pasi u
përfol se mbet i vrarë.

1479 Venecianët nënshkruajnë pushtimin e Shqipërisë prej turqve, por Lekë
Dukagjini vazhdon rezistencën kështjellave që kishte ngritur thellësive të
maleve të principatës së tij.

 1481 Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës,
duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij.

 1481 mendohet vdekja e Lekë Dukagjinit, pinjolli më i fundit i Principatës
së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna
thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptare dhe duke mallkuar
robërimin e tyre, derisa të zotët të kthehen në trojet e veta.
 Kjo profeci e Lekë Dukagjinit, materializuar në Kanunin që mban emrin e tij,
 ka vepruar mrekullisht ndër banorët e Principatës së Dukagjinëve, të cilët
kanë ruajtur gjuhën e tyre shqipe, traditat e të parëve, besimin fetar të
kishës perëndimore (me disa përjashtime) dhe lirinë për t’u vetadministruar
(relativisht) deri në ditët e sotme.


Përmbledhje
 Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e
periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u
përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga
studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale”
(A.Buda), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (Schwerin) dhe
autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues”
(Durham) e “Hero Kombëtar” (Hahn) i popullit të vet.




                                  - 8 -
KANUN E KUVEND - THELBI I SË DREJTËS ZAKONORE
                    SHQIPTARE

     Shkruan: Dr. Shaban SINANI
      Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës
tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në
shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë
Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e
gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën
tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta
zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i
organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë
Dukagjinit.

     Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa
dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente",
kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore
shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që
do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të
thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente",
marrëveshje.

      Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është
dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh
mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë
elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin
të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më
parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e
pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me
norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jete urbane
qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme.

      Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në
shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e
historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për
nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në
gojë hyjnitë me emër. Betimi "për qiell e dhe", "për kët’ gur", "për kët’
peshë", "për kët’ bukë", shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me
të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të
ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve
të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata
e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse
betimi për bukën të kujton kultin hebraik për "manna-n", ushqimin e
shenjtë hyjnor.

     Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetesës
(convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e


                                - 9 -
procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në
mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me
miqësinë, me flamurin e me atdheun.

     Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetesës së
përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare,
janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek
shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të
etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj.
ndër shqiptarët janë përcaktuar nga "nomet e të parëve".

               1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun

     Me gjithë ashpërsinë e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajë
shqiptarët në kushte të një barazie të rreptë ndaj rregullit, "qoftë edhe
i Gjomark", që do të thotë, qoftë dhe i shtëpisë që kishte për detyrë
mbikëqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e të mirit asht nji me
jetën e të keqit", dhe "gjaku shkon për gisht", që do të thotë të njëjtën
gjë.

      Shkrimtari I. Kadare ka folur për hapësirën juridike tradicionale
të popullit tonë, të ruajtur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë
në dukje një gjymtim të saj, përjashtimin e gruas nga çdo lloj
veprimtarie që kishte të bënte me përcaktimin, ndarjen, dhënien apo
fitimin e së drejtës, duke përfshirë edhe kuvendin në odën e miqve.
Kanuni, del nga barazia edhe në një përcaktim tjetër: të pozitës së
privilegjuar të klerit në kuvend. Kanuni sanksionon që "prifti nuk bjen
më gjak e nuk çohet në be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollë qi meshtari
të çohet në be, a për me dlirë vendin a për porotnik (dëshmitar), ky
vetëm do të njihet e do të zehet për 24 vetë" (po aty). Po kështu,
sanksionohen edhe favoret e kishës si institucion.

      Ajo "nuk giobitet e s’ka peng më kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron
mbi kanun. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është
produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej
barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës,
 flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave
mesjetare. Të tjerët, "me qenë edhe i kullës së bajrakut", i
nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do
t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me të"- nyje
141 § 1014). Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji" (nyje
124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në
okë) të vet" (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve.

      Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka
sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e
kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare. Në anën tjetër, edhe
privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën
shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte


                                 - 10 -
njëri mund ta lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte
tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në
odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar
mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën.

                       2. Mikpritja në Kanun
      Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek
shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e
zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut"). Në
kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë
hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe
në formulime të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e
shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyen, me kenë edhe
përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane,
judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në
dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e
shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që
i takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi,
por "ia mësyn", që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia
hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën
e vet "me hy".

     Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të
thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa
kohë që "asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në
pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: "jam me bukë të filanit" apo
"jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte
pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.

                         3. Nderi në Kanun
     Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit.
 Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të
pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e
madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një
kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta
kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të
vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia
midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe
femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të
kalonin 12 breza.

     Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte
dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton
t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit: "Ndera e
marrun ka gjakun" (nyje, § 598);



                                - 11 -
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në
kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën
kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë
dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale.
Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të
pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të
kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë
mekanizmin e kërkimit të së vërtetës. "Shqiptari rron për dy gisht
nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore
për nderin në kanun.

      Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit.
Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se
hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire
njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse
kanuni përmban një va rg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin
njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një
brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza
nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të
shtetit.

                          4. Besa në Kanun
       Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç
njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Kjo është një fjalë që nuk
ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët ballkanike
ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime
prej shqipes, fjala "besë", duke mos pasur barazi kuptimore me një
fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër, jepet në formë shënimesh
shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.

      Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik
të fjalës: "Në fillim qe fjala!". Më parë se të ishte shkrimi, kontrata,
marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala.
Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-perëndimorë, pak nga pak
mori karakterin e një idiome fetare kishtare, tek shqiptarët ruajti
gjurmën e burimit.

      Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të
lartë. Të gjitha marrëdhëniet: në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe
në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe marëdhënie ndëretnike,
mbaheshin në fjalë.

     Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave
mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me


                                 - 12 -
motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një
ure dhe ngritja e vëllait nga va rri për të kthyer motrën në familje)
lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë.

     Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet,
duhet të kryhet. Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët
pikërisht me emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska
vjera" (fj. për fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre,
trashëguar prej të parëve.

                   5. Kanuni ose "Jus Albanicae"
       Shqipëria qe e pushtuar për pesë shekuj nga perandoria
otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nënshtrojë. Në shekullin e 19-
të në Shkodër funksiononte një zyrë e ve çantë, që njihej me emrin
"Xhibali", dhe që kishte për detyrë të hetonte se ku nuk përputheshin
ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për t’u tërhequr para
konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër ato
të popujve ballkanikë që mbeti si e drejtë paralele. I. Kadare, në një
ese të tij, figurativisht këtë e ka quajtur "jus albanicae".

     Sot kanuni është një "opus finita" një herë e përgjithnjë, është
"një botë e mbyllur". E. Çabej, qysh në vitin 1935, në veprën
"Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe", e përfshiu Kanunin në
antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Në
këtë parashtresë Kanuni gjithashtu do të shihet si një botë juridikisht
e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u përcoll nga brezi në brez
me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në
qarkullim të shumëfishtë gojor.

      Kanuni nuk u botua dot deri në dekadat e para të shekullit që
jetojmë. Kjo ka shpjegimin e vet. Në radhë të parë, nuk duhet harruar
që e drejta zakonore e malësisë pothuajse gjithnjë ka qenë një e drejtë
ilegale, që nuk njihej nga pushtetet zyrtarë, sado kalimtare që kanë
qenë.

     Përve ç kësaj, kanuni mësohej përmendësh si një trashëgim
kulturor i madh, njësoj siç mësoheshin rapsoditë, legjendat, rrëfenjat.
Ai ishte edukata juridike dhe ndërgjegjja juridike e malësorëve,
zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetesës. Mbi bazën e tij ndërtohej e
ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehëse të bisedës
në odën e miqve, i frymës së përcaktuar të procedurës dhe rregullave
të saj të brendshme, duke dëshmuar qytetërimin e popullit tonë,
mbron historinë e sulmuar të tij, pra, mbron të drejtën e ekzistencës
dhe të zhvillimit të lirë të tij.

     Një popull që e ka rregulluar me norma të njësuar bashkëjetesën
që së lashti, një "popull me aftësi të shquara ligjvënëse", siç do të
shprehej Kadareja; tregon se ai di të vetëqeveriset, pa pasur nevojë të


                                  - 13 -
marrë mësime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizës.
Shansi i tij mund të jetë përpara.

       Vepër e përbashkët e një populli të tërë, e përvoj ës historike
shumëshekullore të tij, kanuni është lidhur ngushtë me emrin e një
duke të përmendur të arbërve të shekullit të 15-të, me emrin e Lekë
Dukagjinit. Kronikat e kanë treguar atë si një nga figurat e shquara të
qendresës antiosmane, prijës e komandant të malësorëve,
bashkëluftëtar të Skënderbeut. Por edhe pa këto cilësi, pa trimërinë
dhe titujt e fisnikërisë që i atriubon historia, pa pjesëmarrjen në
luftërat për mbrojtjen e trojeve arbërore dhe vetëdijen e të qenit arbër,
Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm me
atë nder që i bëri populli duke preferuar në vend të anonimatit emrin
e tij si autor për kanunin e malësisë.

      S’ka dyshim që as Lekë Dukagjini dhe as ndonjë individ tjetër
nuk mund të kishte një aftësi të tillë prej ligjvënësi, sa të hartonte një
- asnjë fjalë tjetër nuk do të ishte kuptimisht e mjaftueshme - një
univers të tërë juridik, lakonik e të kompletuar, siç është kanuni i
malësisë. Shumë-shumë, ai mund të ishte një Gjeçov i pesë shekuj të
shkuar, por një Gjeçov që e sistemoi me gojë e jo me shkrim të drejtën
arbërore. Ajo u përcoll nga një shekull në tjetrin si një testament
juridik. Në mesjetë, në epokën e qendresës së madhe ndaj perandorisë
otomane, ndoshta u bë normimi i parë i saj, duke e ngritur atë mbi
kanunet me përdorim të ngushtë krahinor. Integrimi politik i arbërve
përballë rrezikut të përbashkët sigurisht e lehtësoi këtë proces.

      Një karakterizim lakonik i ka bërë kanunit gjuhëtari i shquar E.
Çabej, në një nga punimet e tij më të hershme, pikërisht në tekstin
"Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe", botuar më 1935. Në
këtë libër ai thekson shprehimisht: "I ndjeri baron Nopsca ka lënë
edhe ky një vepër dorëshkrim mbi kanunin. Pas këtij dijetari burimi i
kanunit duhet kërkuar në ligjet gjermane të Langbardëve, të cilat
hyjtën në Shqipëri me anën e Venetikut. Mirëpo ne jemi të mendimit
se nga ekzistenca e gjurmëve të forta të kanunit në Labëri na del një
va tër e re e këtij ligji në Shqipërinë Jugore. Me këtë del i besuarshëm
një burim mjaft i vjetër dhe shqiptar i këtij kanuni. Përveç kësaj ky
kanun duhet krahasuar, besojmë, jo vetëm me ligjet gjermane të
Italisë, por edhe me ligjet e popujve të Ballkanit".

     Për herë të parë kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua në
shqip prej at Shtjefën Gjeçovit në vitin 1933. Gjeçovi ishte një prelat i
shquar i kishës romane, prift i urdhërit franceskan, që jetoi midis
malësive të veriut dhe ishte në kontakt me ve primin e së drejtës së
kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet jo vetëm
mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishën, sido që të pjesshëm.
Gjeçovi kishte kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike
dhe juridike. Ai përktheu vepra të letërsisë botërore në shqip dhe
shkroi letërsi origjinale vetë. Ishte një prej koleksionistëve të parë të


                                - 14 -
gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit të tij nuk dihet.
Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane,
pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.


      www.pashtriku.org




                                - 15 -

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreKlevi Hoxha
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e tekstevesindi21
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptarMarjan DODAJ
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitAdelina Fejzulla
 
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiUji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiFisnik Morina
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 

Was ist angesagt? (20)

Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
 
Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptar
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
 
TALESI DHE TEOREMA E TALESIT
TALESI DHE TEOREMA E TALESIT TALESI DHE TEOREMA E TALESIT
TALESI DHE TEOREMA E TALESIT
 
Zakone dhe tradita
Zakone dhe traditaZakone dhe tradita
Zakone dhe tradita
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 
Lumi Mat
Lumi MatLumi Mat
Lumi Mat
 
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiUji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 
Gjakmarrja
GjakmarrjaGjakmarrja
Gjakmarrja
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
HISTORIA X
HISTORIA X  HISTORIA X
HISTORIA X
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshit
 

Andere mochten auch

Kanuni I Lekë Dukagjinit
Kanuni I Lekë DukagjinitKanuni I Lekë Dukagjinit
Kanuni I Lekë Dukagjinitfakete duraku
 
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)Marjan DODAJ
 
Kanun, the Albanian Unwritten Law
Kanun, the Albanian Unwritten LawKanun, the Albanian Unwritten Law
Kanun, the Albanian Unwritten LawNick Chatzipoulidis
 
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
Teksti tregimtar
Teksti tregimtarTeksti tregimtar
Teksti tregimtarArdiPerla
 

Andere mochten auch (7)

Gjakmarrja
GjakmarrjaGjakmarrja
Gjakmarrja
 
Kanuni I Lekë Dukagjinit
Kanuni I Lekë DukagjinitKanuni I Lekë Dukagjinit
Kanuni I Lekë Dukagjinit
 
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
Leke Dukagjini (per Kanunin dhe Leken ne Shqip dhe Anglisht)
 
Kanun, the Albanian Unwritten Law
Kanun, the Albanian Unwritten LawKanun, the Albanian Unwritten Law
Kanun, the Albanian Unwritten Law
 
histori e thelluar
histori  e thelluarhistori  e thelluar
histori e thelluar
 
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
 
Teksti tregimtar
Teksti tregimtarTeksti tregimtar
Teksti tregimtar
 

Ähnlich wie Lek Dukagjini

Projekt letersi Humanistet shqipetar
Projekt letersi Humanistet shqipetarProjekt letersi Humanistet shqipetar
Projekt letersi Humanistet shqipetarMarjo Xhani
 
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...Marjan DODAJ
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Lingua culture
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorAn An
 
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutLibra Islame
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
 
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeutguest41e4e
 
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeutguest41e4e
 
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 

Ähnlich wie Lek Dukagjini (20)

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Projekt letersi Humanistet shqipetar
Projekt letersi Humanistet shqipetarProjekt letersi Humanistet shqipetar
Projekt letersi Humanistet shqipetar
 
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HIS...
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Projekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendorProjekt kurikular lendor
Projekt kurikular lendor
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeutDr. aurel plasari    me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
Dr. aurel plasari me mbretin alfons per sovran - histori e skenderbeut
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons Për Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons Për Sovran Histori E Skenderbeut
 
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E SkenderbeutMe Mbretin Alfons PëR Sovran   Histori E Skenderbeut
Me Mbretin Alfons PëR Sovran Histori E Skenderbeut
 
Miti i romes se trete
Miti i romes se treteMiti i romes se trete
Miti i romes se trete
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 

Mehr von Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesMarjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESMarjan DODAJ
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...Marjan DODAJ
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINMarjan DODAJ
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poeziMarjan DODAJ
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Marjan DODAJ
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”Marjan DODAJ
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliuMarjan DODAJ
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaMarjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureMarjan DODAJ
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniMarjan DODAJ
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
 

Mehr von Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 

Lek Dukagjini

  • 1. LEKË LEKË DUKAGJINI - 1 - (1410 – 1481)
  • 2. LEKË LEK Ë DUKAGJ INI ( 1410-1481 ) Tonin Çobani: Princi i përfolur Lekë Dukagjini Dëshmi të kulturës së Rilindjes Evropiane në Shqipërinë e para periudhës osmane "Po kush ka qenë ky (Lekë) Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave jetojnë deri në ditët e sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të gjithë malësorët që banojnë në veri të Drinit… të cilët këtë emër ia atribuojnë heroit të tyre kombëtar" J.G. von Hahn Lekë Dukagjini "duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut." Edith Durham Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeun. Lekë Dukagjini (1410-1481) ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh të dy si princër trashëgimtarë, që u lartësuan, kur morën në sundim dy principatat që mbanin mbiemrat e tyre: Leka - të Dukagjinëve, pas vdekjes së të atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - të Kastriotëve më 1443, tetë vjet pas vdekjes së të atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjinëve kishte si kryeqendër qytetin e Lezhës, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe në verilindje të Shkodrës dhe shtrihej deri thellë trojeve të Serbisë së sotme me kryeqendër të dytë qytetin e Ulpianës afër Prizrenit; ndërsa Principata e Kastriotëve me kryeqendër Krujën, përfshinte Matin dhe krahinën e Dibrës, duke u shtrirë nga kështjella e Rodonit në bregdetin e Adriatikut. Deri në kohën kur vihen në krye të principatave të tyre, Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme me frymë humaniste të Rilindjes Evropiane, në qytete të tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; ndërkohë që Skënderbeu kishte bërë një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer prej ushtaraku në oborrin e sulltan Muratit II. - 2 -
  • 3. Në udhëheqje të Besëlidhjes Shqiptare (themeluar në Lezhë më 1444) Skënderbeu e ndien përherë pranë vetës Lekën (fillimisht të atin e tij Pal Dukagjinin), sepse të dy luftuan krah për krah (apo edhe iu kundërvunë njëri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndërsa Lekë Dukagjini e pasoi veprën e tij, duke u prirë shqiptarëve në fazën më të vështirë të rezistencës së tyre antiosmane, deri në fund të jetës së vet (1481). Me të drejtë kronistë e historianë, duke filluar nga Tivarasi, Frëngu, Barleti e Muzaka, bashkëkohës të tyre, e deri te Gegaj e Noli të shek.XX, kanë ndriçuar bëmat e Gjergj Kastriotit dhe nëpër to kanë përmendur edhe Lekë Dukagjinin, ashtu sikundër disa princër të tjerë të kohës. Por nuk do të mund të thuhet se, po me të drejtë, ata, historianë e kronistë, e kanë përfolur vend e pa vend Lekë Dukagjinin, vetëm e vetëm se ishin të magjepsur prej heroit të veprës së tyre, Skënderbeu. Më me barazpeshë se historianët kanë vepruar "legjendarizuesit" anonimë të figurave të tilla. Nga anonimati, Skënderbeu u identifikua me princin dragua, që guxon të matet dhe fiton në çdo rast me kuçedrën; ndërsa te Lekë Dukagjini u pa princi engjëll, që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur në vazhdimësi shqiptarizmën. Historianët e kanë përfolur që në krye Lekë Dukagjinin, sepse kërkuan te ai një përsonazh antagonist të Skëndebeut për ta intriguar jetëshkrimin e heroit të vetëm shqiptar, që njohu Evropa në përballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin të fajësonin Evropën perëndimore, që nuk arriti të krijonte një koalicion antiosman në Ballkan. Ata nuk guxuan të gjykonin, veçanërisht, Republikën e Venedikut, që jo vetëm nuk u qëndroi aleate shqiptarëve kur mbanin mbi supet e tyre një perandori të tërë të egërsuar kundër Evropës, por e shrytëzoi rezistencën e tyre për interesat e veta komercialiste, duke i përçarë princërit shqiptarë me intriga, duke i kundërvënë ata njëri me tjetrin edhe me armë dhe, kur nuk ia arrinte kësaj, duke i shpallur armiq të Republikës dhe të Krishtërimit. Lekë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe më me autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikës veneciane (dhe të historianëve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht me rezistencën e shqiptarëve, duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjnin. Ndërsa historianët kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjen e tij (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptare përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa qe gjallë. Por të përfolurit e Lekë Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane në principatën e tij e më gjërë. Të përfolurit pas vdekjes ka të bëjë me veprën, Kanunin , që u la trashëgim Lekë Dukagjini shtetasve të tij, shqiptarëve. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ky fenomen homerik e ka legjendarizuar emrin e Lekë Dukagjinit duke e kthyer atë në një mit të vërtetë, aq sa studiuesit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë si një realitet historik. Prandaj disa syresh kanë vazhduar ta përflasin Lekë Dukagjinin, së bashku me Kanunin e tij, ashtu si është përfolur e verbuar Homeri, së - 3 -
  • 4. bashku me Iliadën e Odisenë e tij (Sa për ngjashmëri edhe Lekë Dukagjinit i është sajuar një vëlla i verbër). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike për Lekë Dukagjinin, mund të hidhet dritë për kohën dhe rrethanat kur u ngjizën fjalët e urta të Kanunit të tij. Në fund të viteve ’50 të shek.XV Principata e Dukagjinëve nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara: Lezha u është dorëzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principatës, është shkatërruar me themele nga turqit më parë se të binte në dorën e tyre Prizreni (1458), një qendër tjetër e zhvilluar e Principatës së Dukagjinëve. Në këto kushte, Lekë Dukagjini ka pushtuar kështjellën e Shatit në Zadrimë për ta pasur si rezidencë princërore, por u sulmua nga Skënderbeu, i cili ua ktheu menjëherë venedikasve. Pa një rezidencë princërore dhe, për një farë kohe, në mes të tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skënderbeu), Lekë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku me banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyre të derës së Dukagjinëve me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malësorët e Principatës së Dukagjinëve, të njohur për trimëritë e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetëm ringriti qytezë-kështjellat e veta, por siguroi në mënyrë të pandërprerë një ushtri të mjaftueshme që luajti rol të rëndësishim në kuadrin e trupave të Lidhjes së Lezhës nën komandën e Skënderbut dhe më pas. Në këmbin të kësaj gatishmërie, Lekë Dukagjini u siguroi malësorëve të principatës së tij dhe të gjithë atyre që u bashkuan me të për të gjetur mbrojtje, veçanërisht, pas vdekjes së Skënderbeut, lirinë brenda organizimit të tyre fisnor, të cilën në kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahine. Gjatë kësaj periudhe (1458-1481), kur ai udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi ndër shekuj si “Commom law” anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefën Gjeçovit, në kapërcyell të shekujve XIX-XX. Në kohën kur Gjeçovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të shenjtëruar prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në popull nuk mbeti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua. Fakti që një sundimtar ishte kthyer në një hero të vërtetë, popullor e kombëtar, mund të shpjegohet sipas një teorie që thotë se masat popullore (malësorët), duke i pranuar sundimtarët dhe kalorësit si heronj të tyre, ata vetë “identifikoheshin me vlerat e prijësit dhe të fisnikërisë ose, të paktën, sepse atyre u duhej ta strukturonin botën e tyre nëpër mjet modelesh që u jepte grupi sundues” (P.Burke:169). Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale” (A.Budaçovi-Kryeziu:22), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (C. Von Schwerini Dritës 1939:502) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues” (E.Durham:116) e “Hero Kombëtar” (J.Hahn:114) i popullit të vet. Shumë shkrimtarë dhe artistë i kanë kushtuar vepra, në mes të të cilëve Dritëro Agolli (“Mundja e Lekë Dukagjinit”, poezi, 1969), - 4 -
  • 5. Henrik Lacaj (“Dy princa për një vashë”, dramë historike vënë në skenë me regjinë e vetë autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit “Rozafat” të Shkodrës më 1937, ku rolin e Lekë Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaçi), arbëreshi Anton Santori (“Alessio Ducagini”, melodramë, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar më 1983), piktori Naxhi Bakalli (“Kuvendi i Dukagjinit”, tablo murale 4x3.2m në Muzeun Historik të Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjëll Berisha (“Rrënjët e Dukagjinit”, vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota (“Lekë Dukagjini”, portret, koleksion privat në Shkodër), skulptori Sotir Kosta (“Lekë Dukagjini”, portret në bronz-GKA Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Skënderbeut në Krujë, 1982) etj. Si apokrif i Lekë Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotës (1887- 1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit në pamje ballore, me një vështrim të mprehtë ku bashkohet zgjuarsia dhe urtësia, veshur më një jelek të kostumit tradicional të malësorëve të veriut, me shpatë në brez dhe me një dorëshkrim të Kanunit në dorën e majtë, që të sugjeron intelektualin humanist të shek.XV. Kur bëhet fjalë për fisnikun fiorentinas me “një personalitet të jashtëzakonshëm”, Lorenzo de’ Medici, me të cilin ne kemi dashur ta përafrojmë Lekë Dukagjinin që në fillim të këtij jetëshkrimi, shkruhet se “ishte një politikan gjenial, i cili mund të dallonte pushtetin e njëmendët nga shfaqjet e jashtme të tij. Frontespisi i librit të tij e tregon në rrugët e Firences, të veshur si një qytetar i thjeshtë, të rrethuar prej vajzash që këndojnë baladat e tij... Në të vërtetë, Lorenzo-ja ishte një poet i mirë dhe përkrahësi më bujar i poetëve të tjerë si dhe i shkencëtarëve e filozofëve” (K.Clark:106). Kështu mund ta përfytyrojmë deri në një farë shkalle edhe Lekë Dukagjinin, poezitë e të cilit do të ishin sentencat e Kanunit. Nëse ky krahasim nuk do të shkonte, si çdo krahasim tjetër, së paku, Principata e Dukagjinëve mund të përqasej me oborret më të vogla të Italisë veriore në çerekun e fundit të shek.XV, të cilëve “Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences” (K.Clark:107). Dhe Leka mund të përafrohej, ndoshta, me Dukën e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili “nuk ishte vetëm një burrë jashtëzakonisht i kulturuar dhe i mençur, por edhe strategu i madh i kohës së vet, që diti të mbronte zotërimet e tij prej katilëve që e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij të çmuara e tregojnë duke lexuar një nga dorëshkrimet e tij. Eshtë i veshur me parzmore dhe tërë pajimet luftarake... Pallatin e tij nisën ta ndërtonin si kështjellë mbi një shkëmb thuajse të pakalueshëm dhe vetëm më pas, kur fituan siguri, lejuan t’i jepnin atij pamjen e butë dhe të stërholluar, që e bënë një nga monumentet më të bukura arkitektonike të botës” (K.Clark:107 ). Ne sot nuk jemi në gjendje as të restaurojmë një kështjellë a pallat princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të mund ta vlerësojmë atë që nuk ekziston me superlativa: “më i bukuri në botë, në mesdhe apo rajon”, sepse në atë kohë “kështjella e qytete të lulëzuara (shqiptare)… me pallate e monumente… u zhduknë nga faqja e dheut … mbetnë si hieje të bukurisë dhe shkëlqimit të vjetër” (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i Lekë Dukagjinit është vërtetë monumenti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Evropiane, që ka gjalluar prej gjashtë shekujsh dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e popullit, në gjuhën e të cilit është krijuar. - 5 -
  • 6. Kronologjia Shek.VII Përmenden për herë të parë “Dukagjinët e Arbërisë”. Disa mendojnë se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku në kufirin e rrethinave të Pukës me Mirditën, afër fshatit Dardhë, ku kanë qenë të vendosur fillimisht të parët e Principatës së Dukagjinëve. 1202-4 Dukagjinët pushtuan Zadrimën dhe u shtrinë shumë shpejt në Shqipërinë e veriut me kryeqendër Lezhën. Disa mendojnë se në këtë kohë Dukagjinët u shfaqën në trojet arbërore të ardhur nga Franca si kryqtarë dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga përngjitja e titullit Dukë me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, që do të thoshte Djali i Gjinit. 1356 Kur osmanët shkelin për herë të parë në Ballkan, Principata e Dukagjinëve është zgjeruar në Shqipërinë veri-lindore dhe ka një qendër të dytë në Fand, krahinë e Mirditës së sotme. Disa mendojnë se aso kohe Principata e Dukagjinëve përfaqësohej me dy degë. 1389 Beteja e Fushëkosovës. Thyhet nga osmanët koalicioni ballkanas, në të cilin bënte pjesë edhe Principata e Dukagjinëve, sadoqë ndër burime nuk përmendën. 1393 Dukagjinët ua dorëzojnë qytetin e Lezhës venedikasve, që të mos binte nën sundimin e osmanëve, duke ruajtur të drejtën e një të tretës së të ardhurave. 1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi, vihet në krye të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i themeluar prej tij), ku mbretëron së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i shquar për trimëri. 1410 lind në Ulpiana princi trashëgimtar i Pal Dukagjinit, Lekë Dukagjini, formimi kulturor i të cilit mendohet të jetë bërë në qendra të zhvilluara të kohës, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe një vëlla, Palin, me zgjuarsi të jashtëzakonshme, por të verbër; një motër, Roza, me bukuri të rrallë e shumë krenare dhe, ndoshta, një tjetër me emrin Maria, që do të bëhet gruaja e Gjon Muzakës së Beratit. 1432 Pal Dukagjini me të vëllanë, Nikollën, mbështesin së bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshëm të Skënderbeut, në kryengritjen e tij të suksesshme kundër forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qenë gruaja e Pal Dukagjinit, e ëma e Lekës. 1444 Pal dhe Nikollë Dukagjini janë pjesëmarrës të Besëlidhjes së Skënderbeut në Lezhë. Ata mbështesin Lidhjen me 5 000 ushtarë nga 15 000 që kishte gjithsej Skënderbeu. Pali shoqëron Skënderbeun në Krujë . 1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjesë edhe trupat e Principatës së Dukagjinëve nën komandën e Tanush Topisë. Pali, së bashku me princër të tjerë, do të presë në Krujë Skënderbeun për ta përshëndetur për fitoren. 1445 Në dasmën e Mamicës, së motrës së Skënderbeut në Muzakinë, - 6 -
  • 7. shfaqet për herë të parë princi Lekë Dukagjini. Dueli i tij me Lekë Zakarinë për dorën e princeshës së bukur Jerina Dushmani. 1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij në krye të Principatës së Dukagjinëve e zë i biri, Lekë Dukagjini. 1447 Vriten në pusi Lekë Zakaria së bashku me Bozhdar Çërnoviçin dhe për këtë përflitet Lekë Dukagjini. 1447 Nikollë Dukagjini, i nxitur nga njerëzit e Skënderbeut, pushton përkohësisht Shatin, ndërkohë që Dejën e kanë marrë venedikasit. Skënderbeu i shpall luftë Venedikut. 1447 Lekë Dukagjini martohet me Teodorën, motrën më të vogël të Gjon Muzakës së Beratit. Nuk patën fëmijë. Dukagjinët që do të përmenden pas Lekë Dukagjinit në Itali apo në shërbim të Perandorisë Osmane, rrjedhin nga familje të adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekës 1447-8 Skënderbeu rrethon Dejën, Shkodrën dhe Durrësin, qytete në zotërim të venedikasve. Përkrah Skënderbeut është Nikollë Dukagjini. 1448 Paqja e Skëndebeut me Venedikasit. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë. 1451 Martesa e Skënderbeut. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë. 1451-2 Komploti i Krrabës kundër Skënderbeut. Përflitet Lekë Dukagjini. 1452 Pajtimi i parë i Lekë Dukagjinit me Skënderbeun në Durrës. 1454 Breksamus, diplomat i Lekë Dukagjinit, përfaqëson Skënderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatësh për Lekën prej mbretit Alfons. 1458 Bie Prizreni, qendra më e zhvilluar tregtare e kulturore e Principatës së Dukagjinëve, ndërkohë që kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkatërruar nga themelet para Prizrenit. 1458 Lekë Dukagjini pushton kështjellën e Shatit që ishte në zotërim të venedikasve. Skënderbeu ndërhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve. 1458-81 Lekë Dukagjini ndërton disa kështjella në thellësi të trojeve të principatës së vet, forcon pushtetin vendor të malësorëve, shtetas të tij, që jetonin brez pas brezi në gjendje të lirë dhe institucionalizon përmes praktikave gjyqësore një sistem juridiko-popullor, që do të trashëgohet përmes fjalëve të urta të thëna nga ai, si një vepër fondamentale e kulturës humaniste shqiptare. Kjo vepër, e ruajtur në një shqipe kaq të bukur, që u mblodh nga Shtjefën Gjeçovi në kapërcyellin e shek.XIX-XX, është Kanuni i Lekë Dukagjinit. 1461 Përflitet Lekë Dukagjini se u është drejtuar turqve për aleancë. Papa Piu II e kërcënon me çkishërim. 1463 Papa Piu II ndërhyn për pajtimin e Lekë Dukagjinit me Skënderbeun. - 7 -
  • 8. 1463 Pajtimi i dytë me Skënderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skënderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernoviçin e Malit të Zi. 1465 në betejën e Sfetigradit Lekë Dukagjini shpëton prej vdekjes Skënderbeun. 1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojnë 13 mijë forca shqiptare përkrah Skënderbeut kundër Ballaban Pashës. 1468 në Shkodër thyhen trupat osmane prej ushtrisë shqiptare pa pjesëmarrjen e Skënderbeut. Mendohet se kjo fitore është arritur nën drejtimin e Lekë Dukagjinit. 1468 Vdes Skënderbeu. Lekë Dukagjini është ndër kryetrimat shqiptarë që iu ndodh pranë deri në çastet e fundit të jetës. 1477 Leka në mbrojtje të Krujës, ku duhet të ketë mbetur i plagosur, pasi u përfol se mbet i vrarë. 1479 Venecianët nënshkruajnë pushtimin e Shqipërisë prej turqve, por Lekë Dukagjini vazhdon rezistencën kështjellave që kishte ngritur thellësive të maleve të principatës së tij. 1481 Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës, duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij. 1481 mendohet vdekja e Lekë Dukagjinit, pinjolli më i fundit i Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptare dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa të zotët të kthehen në trojet e veta. Kjo profeci e Lekë Dukagjinit, materializuar në Kanunin që mban emrin e tij, ka vepruar mrekullisht ndër banorët e Principatës së Dukagjinëve, të cilët kanë ruajtur gjuhën e tyre shqipe, traditat e të parëve, besimin fetar të kishës perëndimore (me disa përjashtime) dhe lirinë për t’u vetadministruar (relativisht) deri në ditët e sotme. Përmbledhje Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale” (A.Buda), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (Schwerin) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një personalitet imponues” (Durham) e “Hero Kombëtar” (Hahn) i popullit të vet. - 8 -
  • 9. KANUN E KUVEND - THELBI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE Shkruan: Dr. Shaban SINANI Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente", marrëveshje. Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jete urbane qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme. Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në gojë hyjnitë me emër. Betimi "për qiell e dhe", "për kët’ gur", "për kët’ peshë", "për kët’ bukë", shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse betimi për bukën të kujton kultin hebraik për "manna-n", ushqimin e shenjtë hyjnor. Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetesës (convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e - 9 -
  • 10. procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqësinë, me flamurin e me atdheun. Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetesës së përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare, janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj. ndër shqiptarët janë përcaktuar nga "nomet e të parëve". 1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun Me gjithë ashpërsinë e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajë shqiptarët në kushte të një barazie të rreptë ndaj rregullit, "qoftë edhe i Gjomark", që do të thotë, qoftë dhe i shtëpisë që kishte për detyrë mbikëqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e të mirit asht nji me jetën e të keqit", dhe "gjaku shkon për gisht", që do të thotë të njëjtën gjë. Shkrimtari I. Kadare ka folur për hapësirën juridike tradicionale të popullit tonë, të ruajtur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në dukje një gjymtim të saj, përjashtimin e gruas nga çdo lloj veprimtarie që kishte të bënte me përcaktimin, ndarjen, dhënien apo fitimin e së drejtës, duke përfshirë edhe kuvendin në odën e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe në një përcaktim tjetër: të pozitës së privilegjuar të klerit në kuvend. Kanuni sanksionon që "prifti nuk bjen më gjak e nuk çohet në be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollë qi meshtari të çohet në be, a për me dlirë vendin a për porotnik (dëshmitar), ky vetëm do të njihet e do të zehet për 24 vetë" (po aty). Po kështu, sanksionohen edhe favoret e kishës si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng më kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me të"- nyje 141 § 1014). Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve. Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare. Në anën tjetër, edhe privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte - 10 -
  • 11. njëri mund ta lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën. 2. Mikpritja në Kanun Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti". Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy". Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që "asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën. 3. Nderi në Kanun Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza. Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit: "Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598); - 11 -
  • 12. "Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend". Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës. "Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun. Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një va rg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit". Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi. Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit. 4. Besa në Kanun Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Kjo është një fjalë që nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime prej shqipes, fjala "besë", duke mos pasur barazi kuptimore me një fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër, jepet në formë shënimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm. Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe fjala!". Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-perëndimorë, pak nga pak mori karakterin e një idiome fetare kishtare, tek shqiptarët ruajti gjurmën e burimit. Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet: në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe marëdhënie ndëretnike, mbaheshin në fjalë. Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me - 12 -
  • 13. motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga va rri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë. Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet, duhet të kryhet. Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre, trashëguar prej të parëve. 5. Kanuni ose "Jus Albanicae" Shqipëria qe e pushtuar për pesë shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nënshtrojë. Në shekullin e 19- të në Shkodër funksiononte një zyrë e ve çantë, që njihej me emrin "Xhibali", dhe që kishte për detyrë të hetonte se ku nuk përputheshin ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për t’u tërhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër ato të popujve ballkanikë që mbeti si e drejtë paralele. I. Kadare, në një ese të tij, figurativisht këtë e ka quajtur "jus albanicae". Sot kanuni është një "opus finita" një herë e përgjithnjë, është "një botë e mbyllur". E. Çabej, qysh në vitin 1935, në veprën "Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe", e përfshiu Kanunin në antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Në këtë parashtresë Kanuni gjithashtu do të shihet si një botë juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në qarkullim të shumëfishtë gojor. Kanuni nuk u botua dot deri në dekadat e para të shekullit që jetojmë. Kjo ka shpjegimin e vet. Në radhë të parë, nuk duhet harruar që e drejta zakonore e malësisë pothuajse gjithnjë ka qenë një e drejtë ilegale, që nuk njihej nga pushtetet zyrtarë, sado kalimtare që kanë qenë. Përve ç kësaj, kanuni mësohej përmendësh si një trashëgim kulturor i madh, njësoj siç mësoheshin rapsoditë, legjendat, rrëfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndërgjegjja juridike e malësorëve, zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetesës. Mbi bazën e tij ndërtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehëse të bisedës në odën e miqve, i frymës së përcaktuar të procedurës dhe rregullave të saj të brendshme, duke dëshmuar qytetërimin e popullit tonë, mbron historinë e sulmuar të tij, pra, mbron të drejtën e ekzistencës dhe të zhvillimit të lirë të tij. Një popull që e ka rregulluar me norma të njësuar bashkëjetesën që së lashti, një "popull me aftësi të shquara ligjvënëse", siç do të shprehej Kadareja; tregon se ai di të vetëqeveriset, pa pasur nevojë të - 13 -
  • 14. marrë mësime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizës. Shansi i tij mund të jetë përpara. Vepër e përbashkët e një populli të tërë, e përvoj ës historike shumëshekullore të tij, kanuni është lidhur ngushtë me emrin e një duke të përmendur të arbërve të shekullit të 15-të, me emrin e Lekë Dukagjinit. Kronikat e kanë treguar atë si një nga figurat e shquara të qendresës antiosmane, prijës e komandant të malësorëve, bashkëluftëtar të Skënderbeut. Por edhe pa këto cilësi, pa trimërinë dhe titujt e fisnikërisë që i atriubon historia, pa pjesëmarrjen në luftërat për mbrojtjen e trojeve arbërore dhe vetëdijen e të qenit arbër, Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm me atë nder që i bëri populli duke preferuar në vend të anonimatit emrin e tij si autor për kanunin e malësisë. S’ka dyshim që as Lekë Dukagjini dhe as ndonjë individ tjetër nuk mund të kishte një aftësi të tillë prej ligjvënësi, sa të hartonte një - asnjë fjalë tjetër nuk do të ishte kuptimisht e mjaftueshme - një univers të tërë juridik, lakonik e të kompletuar, siç është kanuni i malësisë. Shumë-shumë, ai mund të ishte një Gjeçov i pesë shekuj të shkuar, por një Gjeçov që e sistemoi me gojë e jo me shkrim të drejtën arbërore. Ajo u përcoll nga një shekull në tjetrin si një testament juridik. Në mesjetë, në epokën e qendresës së madhe ndaj perandorisë otomane, ndoshta u bë normimi i parë i saj, duke e ngritur atë mbi kanunet me përdorim të ngushtë krahinor. Integrimi politik i arbërve përballë rrezikut të përbashkët sigurisht e lehtësoi këtë proces. Një karakterizim lakonik i ka bërë kanunit gjuhëtari i shquar E. Çabej, në një nga punimet e tij më të hershme, pikërisht në tekstin "Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe", botuar më 1935. Në këtë libër ai thekson shprehimisht: "I ndjeri baron Nopsca ka lënë edhe ky një vepër dorëshkrim mbi kanunin. Pas këtij dijetari burimi i kanunit duhet kërkuar në ligjet gjermane të Langbardëve, të cilat hyjtën në Shqipëri me anën e Venetikut. Mirëpo ne jemi të mendimit se nga ekzistenca e gjurmëve të forta të kanunit në Labëri na del një va tër e re e këtij ligji në Shqipërinë Jugore. Me këtë del i besuarshëm një burim mjaft i vjetër dhe shqiptar i këtij kanuni. Përveç kësaj ky kanun duhet krahasuar, besojmë, jo vetëm me ligjet gjermane të Italisë, por edhe me ligjet e popujve të Ballkanit". Për herë të parë kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua në shqip prej at Shtjefën Gjeçovit në vitin 1933. Gjeçovi ishte një prelat i shquar i kishës romane, prift i urdhërit franceskan, që jetoi midis malësive të veriut dhe ishte në kontakt me ve primin e së drejtës së kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet jo vetëm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishën, sido që të pjesshëm. Gjeçovi kishte kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai përktheu vepra të letërsisë botërore në shqip dhe shkroi letërsi origjinale vetë. Ishte një prej koleksionistëve të parë të - 14 -
  • 15. gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit të tij nuk dihet. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër. www.pashtriku.org - 15 -