Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimilimin dhe zhdukjen e shqiptareve, nga Qamil Zekolli (Postuar tek Slideshare.com nga M.D)
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimilimin dhe zhdukjen e shqiptareve Nga Qamil Zekolli
1. Bashkërendimi dhe bashkëpunimi i
ngushtë sllavo-ortodokso-islamistë për
asimilimin dhe zhdukjen e shqiptarëve
On April 12th, 2012 | Tribuna Shqiptare, URL: http://tribunashqiptare.net/?p=6218
Nga Qamil Zekolli
-”Padrejtësia kudo që ndodhë, është kërcënim i drejtësisë në
gjithë botën.”
Martin Luther King
Qamil Zekolli
Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili, kërkoj ndjesë, që së pakut
me rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme,
nuk munda të realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni
dëshirue dhe meritue, nuk munda të mbetem besnik ndaj
opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me besimin
dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore !
Qysh prej vitit 1054, kur u bë përçarja, ndarja e besimit të
krishterë në dy blloqe dhe në dy qendra, në besimin e
Faqe 1
2. krishterë ortodoks me qendër në Stamboll dhe besimit e
krishterë romano-katolik me qendër në Romë, kundërthënjet në
mes tyre kurrë nuk pushuanë deri në këto momente që po i
shkruaj këta rreshta dhe nuk pati kurrënjëherë afrim, apo
bashkëpunim në mes tyre.
Sllavo-ortodoksizmi duke pasur si qendër Stambollin, e
Stambolli duke qenë një qytet në ndarjen e Evropës dhe
Azisë, duke qenë qytet me shumicë dërmuese të përkatësisë
islame, duke qenë edhe kryeqedendër e perandorisë Osmane, u
përdor nga sllavo-ortodoksizmi për projektet nxitëse kundër
përendimit dmth. kundër besimit të krishterë romano-katolik.
Për fat të keq pozita gjeostrategjike e shqiptarëve ishte në
prag të derës së Stambollit dhe thyerjet, betejat, luftat e
para do të fillonin mu në trevat shqiptare, por edhe
qëndresat e para, gjakderdhjet dhe pasojat do të barteshin
në radhë të parë nga vetë shqiptarët.
Të gjitha betejat dhe luftat më të përgjakura u zhvilluanë
kundër shqiptarëve dhe impakti kryesor kundër forcave
lindore vinte pikërisht nga shqiptarët .
Me pushtimin e trojeve shqiptare filloj edhe islamizimi i
dhunshëm i popullsisë me besim romano-katolik dhe asimilimi
tyre.
Përveç dhunës ndaj gjithë popullsisë së krishterë shqiptare,
(ortodokse dhe romano-katolike), zbatojhej polotika e
taksave dhe gjobave të rënda si në pasuritë materiale ,
ashtu edhe në marrjen nizam të djemve dhe tretjen e tyre me
dumbëdhjetë vjet e më vonë shtatë vjet shërbim ushtarak .
Por për familjet autoritare që nuk bindeshin dhe pushteti ua
kishte frikën përveç vrasjeve, burgosjeve, torturave,
dënimeve zbatohej edhe internimi i familjes, lagjes, i
gjithë fshatit ,apo edhe i gjithë popullësisë së një
krahine, nëpër ujdhesa të Egjeut, apo në shkretira të
anadollit .
Popullsia shqiptare me besim ortodoks që pranonte
autoritetin e kishës sllavo-ortodokse në trojet dardane, dhe
pjesa shqiptare që pranonte islamizmin si besim të vetin, u
trajtua krejt ndryshe nga ajo krishterë romano-katolike dhe
dalëngadalë filloi joshja e tyre nga të gjitha pushtetet
okupuese . Kleri ortodoks shkollohej kryesisht në Stamboll,
në Athinë dhe në Moskë . Kisha sllavo-ortodokse kishte
Faqe 2
3. arritur që me lajka të përfitonte lirinë e ushtrimit të
riteve fetare në gjirin e perandorisë osmane.
Pasi klerikët ordodoks predikonin në greqishte, ose në
sllavishte, një pjesë e madhe e shqiptarëve të këtij besimi
u asimiluanë në grekë respektivisht në sllavë . Eshtë tipik
rasti i shkijëve, ( jo i kolonistëve serbë ), në territoret
e Dardanisë antike, apo i vilajetit të Kosovës që edhe sot e
kësaj dite ADN-ja e tyre është iliro-shqiptare .
Në shekullin e kaluar i gjithë vilajeti i Kosovës u robërua
nga sllavët serbo-bullgar, të cilët vazhduanë të njejtën
politikë sikur perandoria osmane, bile në mënyrë edhe më të
egër . Në të gjitha periudhat zona të tëra të trevave
shqiptare , për të mbijetuar, mbanin nga dy emëra . Një emër
e kishin të besimit islam që përdorej në administratë, në
rrugë, në punë dhe në të gjitha formalitetet zyrtare, kurse
emërin tjetër e mbanin të besimit të krishterë romano-
kotolik dhe e përdornin vetëm mbrenda familjes, ku edhe
mbanin të gjitha ritet fetare të krishtera, sdo mendë në
mënyrë ilegale . Familje të tilla kemi edhe sot në disa
treva të Kosovës . Në të gjitha kohët familjet e krishtera
përbuzeshin dhe nënqmoheshin nga pushteti dhe në anën
tjetër, pjesa e islamizuar e popullsisë cytej që mos ti
pranonte në mesin e tyre, ti leçiste dhe në shumë raste edhe
ti ndjekte duke i gjuajtur me gurë, pjesëtarët e besimit të
krishterë romano-katolik ,(këtë e tregonte edhe nëna Emine
(Marie), nga rrethi i Kumanovës, në vitet ’90-ta në Duisburg
të Gjermanisë, kur shkoja për vizitë në familjen e tyre).
Pra familjet e krishtera në shumë anë nuk guxonin të
deklaroheshin, por edhe sot e gjithë ditën nuk kanë guxim të
deklarohen haptas që i takonin dhe i takojnë besimit të
krishterë katoliko-romak. Për fat të keq edhe sot e kësaj
dite shumë familje të tilla, nga përzierja e martesave me
familje të besimit islam, nga frika se nuk do të mirëpritet
deklarimi i tyre si të krishterë , heshtin dhe ngurrojnë të
deklarojnë opinionin e tyre që e ruajnë thellë në zemër dhe
në shpirtin e tyre .
Sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi në bashkërendim dhe
bashkëpunim të ngushtë sistematik për asimilimin dhe
zhdukjen e shqiptarëve
Në kohën e perandorisë osmane sllavët kishin një trajtim të
privilegjuar në krahasim me shqiptarët . Ata kishin të
Faqe 3
4. drejtën e besimit dhe praktikimit të riteve fetare
ortodokse, të drejtën për shkollim në gjuhën e tyre, kurse
shqiptarët nuk i gëzonin këto të drejta.
Me shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u
nxorën në pazar nga vetë perandoria për ti joshur apetitet
sllavo-ortodokse të Moskës, Beogradit e Athinës .Prej më
shumë se 100 mijë km², Shqipëria londineze ngeli vetëm me
rreth 28 mijë km² , sepse të tjerat u aneksuanë nga serbia,
Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me pamundësinë
e mbrojtjes nga shtetet përendimore . Edhe kjo pak
Shqipëri , përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur , është
një dhuratë e bërë për popullin shqiptar nga ana e disa
shteteve mike evro-përendimore dhe SHBA-ve.
Shkëmbimi i popullsive Greqi-Turqi dhe shpërnguljet e
shqiptarëvenga vilajeti i Kosovës, (si turqë, sepse atyre u
ndrroheshin emërat, mbiemërat, shtetësia dhe përkatësia
kombëtare në Shkup, para se t’i dërgonin për Turqi), në
Turqi flasin qartë për bashkërendimin dhe bashkëpunimin në
fjalë .
. Le të më falin imamët e ndershëm , të cilët kurrë nuk
mohuanë që para se të ishin hoxhë ishin shqiptarë, të cilët
kanë hangër ma shumë dajak, sesa bukë gjatë gjithë jetës së
tyre nga OZN-a , ose UDB-ja, !
Hoxhollarët në kohën e Perandorisë Otomane ishin pushteti
vetë, por i padeklaruar, kurse në kohën e Serbisë së parë
ishin kthyer në misionarët më të rrezikshëm në shërbim të
pushtetit okupues për asimilimin e popullsisë shqiptare .
Ata ishin bërë “dërrzhavni imami” që don të thotë imam
shtetëror, të cilët paguheshin drejtëpërdrejtë nga Beogradi.
Rrogat e tyre ishin në rangun e ministrave dhe me një rrogë
mujore të cilën e merrte imami i tillë , mund të blente dy
penë qe(kije), që për kohën ishte vlera e një hektari tokë
pune. Porosia e tyre ishte që, imamët çdo të dytën fjalë ti
predikonin popullit se ishin turk, në vend të fjalës
musliman, kurse emërtimi shqiptar të çrrënjosej nga fjalori
ynë i përditshëm dhe nga zhargoni i ngjarjeve historike.
Efekti predikues i kësajë maskarade antishqiptare arriti
deri aty, sa që një pjesë dërmuese e pleqëve, që edhe vetë i
mbaj mend, betimin kryesor e kishin “-Pasha turqninë!, Në
kofsha turk i biri turkut ! …” etj. Kurse pohimi “jemi
turqë, jam turk,…” kishte zëvendësuar atë shqiptar . Ky lloj
Faqe 4
5. imamësh shkonin deri aty sa që popullsisë e besimit islam i
predikonin që “…serbin ortodoks e kemi më të afërt se
shqiptarin katolik.” , “…e dini sa afër e kami serbin
ortodoks, sa trashësia e mazës së qepës, kurse katolikun
shqiptar sa trashësia e pjesës tjetër të qepës!…”, “…
katoliku shqiptar, për tu konvertue në fenë islame, së pari
duhet të shkoj të konvertohet në kishën ortodokse serbe, për
ta zbutur fenë katolike dhe të praktikojë ate së pakut tre
vjet, e tek pastaj të vij të konvertohet në fenë islame.”,
por jo vetëm kaq, sepse “këshillonin” edhe se “…nëqoftëse je
i shoqëruar me gruanë dhe takohesh me një serb dhe një
shqiptar të krishterë, gruaja e besimtarit islam duhet të
fshihet pas serbit që mos ta shoh katoliku,…”, që ,”…mos e
dërgo djalin në shkollë se bëhet shkja !, …mos edërgo vajzën
në shkollë se bëhet shkinë! , …djali qëi lëshon flokët bëhet
shkja ! ,…vajza që nuk mbulohet me ferexhe bëhet shkinë !
“ , “…varri i muslimanit sa më shpejt të zhduket është aq më
sevap!, …është haram të rregullohet varri i muslimanit,
sepse shkijet i rregullojnë varret !”, “…kjo botë është e
kaurrëve, kurse bota tjetër është e muslimanëve !” e shumë
prapështi të këtij lloji që vetëm hoxhollarët me gjak të
prishur dinin ti bënin .
Pasojat e predikimeve të tilla për popullin shqiptar janë të
pariparueshme, sepse kanë bërë efektin e tyre direkt. Po ju
jap vetëm një shembull, – në fshatin tim të lindjes Bllacë,
komuna e Therandës , sipër lagjes Guraziu është një lendinë
e shkretëruar në të cilën deri para njëzetë e pesë vitesh
janë varrosur bashkëfshatarë të një pjese të fshatit tonë,
unë mbaj mend mirë raste varrimi me emër e mbiemër dhe sot
nuk dihet asnjë gjurmë varresh . Si pasojë, sot një pjesë
madhe e bashkëfshatarëve të mij nuk dijnë as varret e
prindërve të tyre, e leje më varret e gjushërve që nuk vjen
as në shprehje .Këtë “meritë” të imamëve antishqiptar ,
gjithësecili nga ju lexues të nderuar, mund ta verifikojë
vetë pa më të voglin mundim . Mjafton të bëni një vizitë në
kodrinën sipër lagjes Guraziu të fshatit Bllacë .
Nuk do mend të gjitha këto bëheshin në bashkëpunim të
ngushtë dhe me direktiva të dhëna nga OZN-a dhe më vonë nga
UDB-ja. Bashkërendimi dhe bashkëpunimi në mes sllavo-
ortodoksizmit dhe islamizmit kishte shkuar deri aty sa që
një numër i madh rusësh e sllavësh të tjerë ishin shkolluar
në mejtepet e medresetë e Stambollit dhe ishin trajnuar në
Moskë e Beograd e pastaj ishin dërguar si imamë nëpër
Faqe 5
6. vendbanimet shqiptare për t’i spiunuar dhe për t’i asimiluar
shqiptarët . Edhe Kurani që përdorej në territoret shqiptare
ishte i modifikuar dhe i përshtatur për dezorientimin
kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve.
Për fat të keq edhe në Jugosllavinë e Titos një pjesë
dërmuese e imamëve ishin anëtarë të LKJ-së dhe ishin dora e
djathtë e pushtetit në spiunimin e popullsisë shqiptare tek
organet e sigurimit shtetëror.
Shihni sot gjendjen e Sanxhakut të Bislim Boshnjakut,
bashkëluftarit të Isa Boletinit , shihni sot gjendjen e
Plavës dhe Gucisë së Ali Pashë Gucisë si janë katandisur dhe
kanë humbur identitetin e tyre, gjuhën e tyre dhe e quajnë
veten e tyre sanxhaçki muslimani, (muslimanë të Sanxhakut) ,
respektivisht cernogorski muslimani, (muslimanë të Malit të
Zi), kur fare mirë e dijm që ata deri para pak dekadash
ishin shqiptarë, çka tregojnë qartë edhe mbiemërat e tyre
shqiptar , si Laiç=Lajçi , Gashiç=Gashi , Shaliç=Shala ,
Shkreliç=Shkrreli , etj. Po për boshnjakët kur do të dijm se
në ç’kohë janë asimiluar ! Iu mbetet historianëve të punojnë
për të ndriçuar këtë tragjedi pellazgo-iliro-shqiptare.
Në kohën e kriminelit të radhës Millosheviç, prap imamët u
bënë “dërrzhavni imami” , sepse Beogradi iu lidhi paga të
majme dhe iu bëri privilegje nga më të ndryshmet . Një pjesë
e madhe e spiunimit të populit shqiptar bëhej pikërisht nga
vetë imamët shqipfolës . Në vitet ’90-ta, sidomos pas
largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna dhe vendosjes së
masave të dhunëshme dhe segregacionit të plotë në Kosovë dhe
viset tjera shqiptare, fillojë me të madhe propagandimi i
imamëve që i paguante Beogradi për mbledhjen rreth veti edhe
të asaj pjese të popullit shqiptar , të cilët kurrë nuk
kishin vënë këmbën as në Kishë e as në xhami. Pra rifilloj
islamizimi i popullsisë shqiptare . Kulmi i tradhëtisë dhe
vetëdenoncimit të imamëve ishte organizimi dhe mbajtja e
zgjedhjeve të serbisë , në veçanti të partisë së kriminelit
Millosheviç , SPS në xhamitë tona . Në ditët tona pjesa
dërmuese e xhematit në xhamitë tona janë ata njerëz të cilët
ishin dikur anëtarë të devotshëm të LKJ-së, nëpunës
shtetror, policë e spiujë të UDB-së dhe të cilët
përjashtonin mësuesit tanë që shiheshin te dera e oborrit të
xhamisë ditën e bajramit, edhepse këta të fundit nuk
luteshin, por vetëm ishin spektatorë të faljes së namazit të
festës së Bajramit . Çfarë të drejte morale ,njerëzore e
Faqe 6
7. kombëtare kanë imamët e tillë të qëndrojnë ende në ato xhami
?!…
-Kur njeriut i zihet bishti me derë !
Pas luftës së shenjët të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga
çizmja serbe, në vendin tonë dolën në shesh fenomene të reja
. Përveç ndërtimit të xhamive jasht traditës dhe motiveve
ekzistuese edhe në ato fshatra të thella që kurrë më parë
nuk kishte xhamijë , u krijuanë edhe qendra e sekte të reja
fetare ekstremiste që kurrë më parë nuk i kishte parë dhe
njohur populli ynë . Po të analizojm dhe të studiojm mirë të
kaluarën e misionarëve të këtyre sekteve ekstremiste, (lexo:
terroriste), pjesa dërmuese e përfaqësuesve të tyre janë nga
ata individë të cilët i takojnë grupit të cilët kanë qenë
nga “shqiptarët e ndershëm” në bazë të propagandës së
Beogradit . Ndër individët që drejtojnë dhe ata më aktivët
në këto veprime antishqiptare janë pjesa dërmuese e imamëve,
hoxhollarëve, por kanë afruar rreth veti edhe shumë
këngëtarë e artistë , të cilët deri më 1999 merreshin me
këngë të përthyera nga gjuhët sllave, arabe, rome, turke,
induse etj, degjeneronin muzikën popullore shqiptare, sepse
ato këngë prezentoheshin si muzikë shqiptare, në anën tjetër
këta këngëtarë e artistë frekuentonin klubet e natës ku edhe
promovoheshin dhe merreshin me përdorimin e drogës dhe
shitjen e shpërndarjen e sajë, kurse alkooli ishte një
rutinë për ta . Kjo kategori njerëzish tani kanë ndërruar
pamjen dhe sjelljen e tyre, sepse meshkujt përveç që kanë
lëshuar mjekrra, veshin pantollona të shkurta , por tani
kanë ndryshuar edhe repertoaret e këngëve të tyre dhe gjithë
repertoarin e këngëve i kanë zëvendësuar me këngë e uluritje
arabe dhe me derse, (ligjërata fetare), nëpër xhamitë dhe në
disa nga shkollat private e publike ku kanë ndikim, kurse
femrat që sot i shohim të mbuluara me ferexhe dhe me shami
me ngjyra fetare dhe na paraqiten sikur engjuj dhe nuk
pranojnë as ti japin dorën njeriut me të cilin
përshëndeten , pjesa dërmuese e tyre dikur ishin nga femrat
më të përdalura dhe merreshin me prostitucion, me konsumim e
shpërndarje drogash nëpër klubet e natës që sillnin
përfitime të majme materiale pronarëve të tyre dhe ndonjë
shefi të lartë të policisë serbo-çetnike, pse jo edhe ndonjë
zyrtari të niveleve komunale , të cilët ishin mburojë e
tragëtarëve dhe tregëtive të pista . Në këtë kategori janë
kyçur edhe shumë intelektualë me bisht të zënë me derë nga
UDB-ja, për të bërat kundër kolegëve të tyre të dikurshëm
Faqe 7
8. dhe rinisë studentore, të cilëve iu jepet bukur shumë vënd
dhe hapsirë në mediat tona të shkruara dhe elektronike dhe
në institucionet më të larta shtetrore të shtetit tonë të
brisht laik . Ky kor i organizuar me dhunë shantazhuese nga
ana e Beogradit janë dora e djathtë e sllavo-ortodoksizmit
dhe islamizmit në shërbim të asimilimit, tjetërsimit,
zhdukjes dhe shfarosjes së popullit shqiptar duke cenuar në
rend të parë gjuhën, kulturën, traditën, historinë, të
tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve . Kjo dihet mirëfilli,
por pse vallë kurrë nuk reagoj Bashkësia Islame e Kosovës,
(BIK-u), për këto degjenerime të radhës ! Erdhi një ditë që
më 11 shtator 2001 , kur ndodhi sulmi terrorist ndaj kullave
binjake në qendër të Nju Jorkut , një imam në Prizren nxorri
besnikët dhe shërbëtorët e tij në rrugë, që me tabaka të
shpërndajnë llokume në shenjë solidarizimi me terroristët e
organizatës Al Kaida . Erdhi një ditë që këta misionarë të
dalin dhe të rrahin disa nga ata imam të vërtetë , që kurrë
nuk harruanë që para se të ishin hoxhë ishin dhe janë
shqiptar . Erdhi një ditë që këta misionarë shanë Gjergj
Kastriotin , Nënë Terezën e Pjeter Bogdanin , sepse i pengon
vlera që bartin këto personalitete të historisë sonë
kombëtare dhe respekti që gëzojnë në popull . Erdhi një ditë
që këta misionarë të dalin në rrugët e Prishtinës , por edhe
në kalanë e Prizrenit , të ulurisin në arabisht me flamur të
organizatës terroriste Hamas dhe të kërkojnë ndërtimin e një
xhamie në trojet e univerzitetit , por edhe në kalanë e
Prizrenit . A thua se nuk paska xhamijë në Prishtinë e
Prizren ?!… Autoparlantët e vendosur në minaretë e xhamive
të Prishtinës, Prizrenit dhe gjithandej trojeve shqiptare,
na e prishin gjumin në ora pesë të mëngjesit me ulurimën
lemeritëse e rrënqethëse dhe ate jo në shqip, por në
arabisht edhepse 90% e popullsisë nuk janë praktikues .
Po pse kërkohet të ndërtohet xhami mu në trojet e
univerzitetit ?!… Pse kërkohet të ndërtohet xhamijë në
kalanë e Prizrenit ?!…
Nuk do mend, sepse në trojet univerzitare gjindet kisha
sllavo-ortodokse, e cila në bazë të pohimeve të imamëve
është motra e madhe e xhamisë, pra aty është kisha ortodokse
serbe e ndërtuar nga autoritetet okupuese serbo-çetnike te
Millosheviqit në kohën e okupimit të Kosovës në të gjitha
lëmitë e jetës, që ende nuk është bërë meremet. Me ndërtimin
e xhamisë ,pretendohet të përgatitet terreni që, të fillojë
proçedura për legalizimin dhe meremetimin e kishës ortodokse
Faqe 8
9. serbe në zemër të Prishtinës dhe ate, në trojet e
ndërgjegjjes dhe të krenarisë kombëtare, pra në trojet e
univerzitetit të Kosovës dhe me fondet e qeverisë së Kosovës
, që janë ndjersa dhe të hollat e taksapaguesve të
qytetarëve të republikës së Kosovës .
Le të më falin njerëzit hallexhinjë dhe të mashtruarit qoftë
nga fukarallëku, qoftë nga rënja viktimë nga këta misionarë
maskarenjë !
Këta mjeranë, pra këta misionarët, janë njerëzit më të mjerë
që thithin ajrin, pijnë ujin dhe hajnë bukën e Kosovës me
hile dhe me zemër të zezë . Këta mjeranë kanë bërë aqë shumë
mëkate ndaj familjes së tyre, fqinjëve, shokëve e miqëve të
tyre, ndaj gjithë popullit shqiptar, sa që sot detyrohen të
luajnë vallen ashtu si iu thotë, pra ashtu si i urdhëron
Beogradi, sepse të tillët janë të shantazhueshëm dhe prandaj
zhantazhohen nga UDB-ja . Në fillim të shekullit XXI, kundër
dëshirës së tyre lëshojnë mjekrra, veshin pantollona të
shkurta mbi zogun e këmbës, i detyrojnë gratë, motrat,
kunatat, vajzat e tyre të vishen në ferexhe dhe shamija
fetare dhe të dallohen prej popullit të tyre , sepse
Beogradi ashtu kërkon që shqiptarët të paraqiten para botës
si islamistë ekstremistë dhe mundësisht të largojë
përkrahjen e shteteve të Evropës dhe SHBA-ve për Kosovën,
Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi . Edhe rasti i
tentimit të sulmit ndaj bazës së ushtrisë amerikane në Nju
Xherzei dhe rasti i vrasjes së ushtarëve amerikanë në
aeroportin e Frankfutit në Gjermani janë bashkërendim dhe
bashkëpunim i ngushtë ndërmjet atyre që unë i quaj sllavo-
ortodokso-islamistë .
Duke i analizuar këto të bëra, po e përsëris që këtyre
mjeranëve iu është zënë bishti me derë nga UDB-ja dhe nuk
pritet asgjë e mirë prej tyre !
Për fat të mirë evropianët dhe amerikanët i dinë mirë këto
lojëra dhe nuk pijnë uji më , sepse sot nuk është koha kur
shqiptarët nuk mund të flasin për veten e tyre dhe në mos
sot nuk do të vonojë dhe vetë ineligjenca shqiptare do të
ngritet kundër këtyre maskarenjëve servilë .
Imponimi i ceremonive arabo-xhihadiste dhe mungesa e kurajos
së shqiptarëve për ti kundërshtuar imamët
Faqe 9
10. Me rastin e ndonjë varrimi si në atdhe, ashtu edhe në
diasporë , imamët kanë ndryshaur ritet e ceremonialet e
mortjes dhe të varrimit nga ato që ne i njihnim para vitit
1981, sepse përveç faljes së xhenazës dhe thirrjes së
tallkinit, pjesa dërmuese e imamëve, tashti arkivolit po i
hudhin një leckë të gjelbër me ca shkresurina arabe gjatë
gjithë kohës, prej shtëpisë deri te varri, pastaj me të
mbuluar kufomën e të ndjerit në varr , imamë, hoxhollarë e
haxhinjë po organizohen në kor dhe po fillojnë këndimin e
këngëve arabe që kurrë më parë nuk i kemi parë dhe ndëgjuar,
po i detyrojnë të gjithë pjesëmarrësit të ulen galuç(kacul)
derisa ata po i mbarojnë uluritjet e tyre në një arabishte
që mund ti ngjajë çdo uluritje tjetër përveç origjinalit !
Këndime të tilla organizohen edhe me rastin e varrimit të
ndonjë komandanti e ushtari shumë të nderuar të UÇK-së ,
edhe me rastin e varrimit të ndonjë intelektuali e
veprimtari të çështjes kombëtare, edhe me rastin e varrimit
të ndonjë prindi të dëshmorëve e të cilitdo të ndjerë ku
imamët e tillë kanë mundësinë të imponojnë mënyrën e
ceremonialit mortor arabo-xhihadist . Nga frika se “mos po e
prishin ” ceremoninë mortore pothuaj pjesa dërmuese e
pjesëmarrësve përulen para autoritetit tradicional të
imamëve të mbështjellur me pushtetin e të gjithë okupatorëve
të popullit tonë që nga otomanët e deri te sllavo-ortodoksët
.
Pjesa tjetër e pjesëmarrësve të cilët nuk i përfillin këto
ceremoniale të huaja për popullin dhe traditën tonë
qëndrojnë në këmbë dhe nuk i ngrisin lartë as durtë e a
këmbët, por me qëndrimin e tyre stoik nderojnë të ndjerin,
të afërmit e të ndjerit dhe injorojnë imamët e tillë arabo-
xhihadistë dhe misionarë të sllavo-ortodoksizmit dhe
islamizmit .
Për fat të keq, imamët, edhe sot e gjithë ditën janë
imponues , përbuzës, poshtrues, denigrues, asimilues e çka
jo tjetër ndaj vlerave të mirëfillta kombëtare shqiptaro-
iliro-pellazge .
Varrimi i fundit ku isha prezent ndodhi në fshatin Karvasari
të komunës së Malishevës të njohur si fshat me dy besime
fetare. Banorët e fshatrave të kësaj ane , jo vetëm
qytetarët e Karvasarisë, por edhe nipat e tyre i quajnë
romano-katolik, sepse këta të fundit janë nipa të
Karvasarisë . Më 28 shkurt 2012 ndrroi jetë Zeqir O.
Faqe 10
11. Gërdalla ,(Mhill Gërdalla, sipas atyre që dinë për pakëzimin
e tij), një prej pleqëve më me zë të asaj treve, për nga
zgjuarsia dhe njohja e traditës së vjetër iliro-shqiptare .
Zeqir Gërdalla ishte personi , i zgjedhuri parë , i cili
pranoi që të hedh gurthemelin e kishës romano-katolike në
fshatin e tij , ishte gjithashtu personi që preu shritin
përurues të hapjes së kishës . Për hirë të mirëkuptimit dhe
harmonisë ndërfetare Zeqir Gërdalla pranoi të vejë edhe
gurthemelin e xhamisë së fshatit . Ai ishte njeri me bindje
plotësisht të besimit të krishterë , por nga rrethanat ,
pothuaj gjithë miqësinë i kishte të besimit islam, por
familja e tyre nuk ishte praktikuese e riteve fetare. Aty
pritej dhe flitej vetëm bujarisht, miqësisht dhe
shqiptarisht, sepse izmat nuk kishin vend . Më 28 shkurt në
darkë filluam bisedën rreth mënyrës së rrjedhes së
ceremonisë mortore , temë që e hapa unë duke dashur të jemi
besnik ndaj opinioneve dhe dëshirave të të ndjerit . Si
gjithëherë aty u fol shumë , por nuk u vendos asgjë
konkrete, përveç pastrimit të trupit të të ndjerit që ishte
bërë nga familja. Pra kjo dihej mirë, se nuk do të kishte
hoxhë që do të prekte kufomën e tij . Pyetjet se ; -çka do
të thojnë miqët?, çka do të mendojnë kojshitë?, çka do të
thojnë bashfshatarët?, e një mori pyetjesh të tilla të kota,
sikur mos të njihej dhe sikur mos të diheshin paraprakisht
idetë dhe opinionet e të ndjerit rreth besimit fetar , nuk
kishin të ndalur . Për habinë më të madhe në mesin e të
pranishëmve kishte edhe individë që heqen si intelektualë
dhe ngulmoonin në bërjen e ceremonialit mortor islam ,
kishte edhe burra që e kishin shoqërue të ndjerin me rastin
e prerjes së shiritit për hapjen e kishës në fshat, kishin
pirë verë bashkë dhe kishin marrë pjesë edhe lutjet fetare
në atë rast , por ishin indiferent dhe nuk bëzanin fare .
Këta të fundit kishin ngrënë edhe dreka e darka në
restorante të ndryshme bashkë me Zeqir Gërdallën dhe priftin
e fshatit . Ndonjë rast më kishin telefonuar edhe nua, por
pasiqë unë ndodhesha në Prishtinë, ose jasht vëndit nuk
kisha pasur rast t’iu bashkangjitem në një ndejë të tillë .
Prej të pranishmëve në mbrëmjen e 28 shkurtit vetëm një nip
i Zeqir Gërdallës , Ganiu i tha gjerat shkurt dhe trup para
të gjithëve .
“-Burra ! – tha ai, -Qamili po thotë që nëse ne i respektojm
opinionet, idetë , besimin dhe dëshirat e dajes Zeqir,
ceremonia e varrimit duhet të behet ashtu si ka dashur i
ndjeri, ose tek e fundit mos thirrni as hoxhë e as prift,
Faqe 11
12. për ceremoninë mortore , se nuk bëhet nami ! Nëqoftëse duanë
të vijnë i ftoni thjeshtë, vetëm si pjesëmarrës në varrim !”
Mirëpo nuk patëm përkrahje dhe fundi mbet pezull , me hoxhë
po, por pa i përcaktuar kufijtë as në vija të trasha . Pra
kishte vend për manipulime të shumta . Me sa e di unë,
prifti i fshatit nuk ishte ftuar dhe nuk ishte lajmërua
fare, edhepse ishte mik shumë i mirë i të ndjerit !!!… Më 29
shkurt do të bëhej varrimi . U grumbulluanë shumë miqë e
dashamirës erdhi edhe imami i fshatit, një i ri me të kaluar
shumë të dyshimt, por që tani mbante çallmën e imamit të
fshatit . Si gjithë imamët edhe hoxha në fjalë, megjithëse
më i ri në moshë se pjesa dërmuese e miqëve, pa pyetur
askend iu drejtua vendit të nderit në odën e Gërdallëve .
Askush nuk kundërshtoi . Unë si nip i Gërdallëve u ngrita
dola jasht dhe takova kryetarin e fshatit me qëllim që të
ndaloja uluritjet në arabisht para trupit të të ndjerit . Në
fund me pikë të zorit arrita që të siguroj që së pakut te
varri mos të këndohej dhe mos të bëhej asnjë lutje në gjuhën
arabe, përndryshe për gjerat tjera , nëqoftëse këmbëngulja,
isha i bindur që do të lindnin probleme ndërmjet meje dhe
ndonjërit prej anëtarëve të familjes Gërdalla. Ora 13 e 30
minuta dalin tre a katër veta që “kishin abdes” , thanë se
diku pranë shtëpisë bënë një lutje arabe pranë arkivolit të
të ndjerit, pastaj u bart arkivoli deri në afërsi të
verrezave të familjes Gërdalla, e vunë arkivolin mbi dy
trejë dhe bënë edhe një lutje arabe që për fat nuk zgjati
shumë, u soll arkivoli afër varrit, un ia lexova një
biografi të shkurtër që më mori kohë rreth katër minuta , u
vendos arkivoli në varr, u mbulua dhe unë ndjeva një lirim
shpirtëror që së pakut para varrit nuk u këndua arabisht .
Por tamam kur mendova se çdo gjë mbaroi, mu afrua djali i të
ndjerit dhe mu drejtua me fjalët ; “- Hoxha po pyet a ban me
e bërë një lutje në gjuhën shqipe ?” , e pashë në sy djalin
e të ndjerit dhe e pashë se nuk kisha mundësi të mohoj, kur
ai vetë ishte detyrue të intervenonte nga presioni i hoxhës
dhe një pjese të të pranishëmve, ndër ta edhe nga ndonjë
anëtarë i familjes Gërdalla . Hoxha u ul pranë varrit të të
ndjerit Zeqir Gërdalla dhe kërkoi nga të pranishmit që të
ulen derisa ai të bënte lutjen e tij . Një pjesë , pothuaj
gjysma e të pranishëmve u ulën galuç dhe përcollën lutjen e
imamit, kurse pjesa tjetër qëndruanë në këmbë . Megjithëse
lutja u bë në shqip, nuk kishte asgjë shqiptare dhe asgjë
nga ajo se si do të dëshironte i ndjeri, por autoriteti i
trashëguar i imamëve nga pushtetet okupatore , shkeli edhe
Faqe 12
13. njëherë mbi vlerat tona kombëtare, shkeli mbi traditën e
familjes Gërdalla, shkeli mbi opinionin, bindjet, dhe
besimin fetar e kombëtar të të ndjerit Zeqir Gërdalla ,
lutja e përherëshme e të cilit ishte : ” -O i madhi Zot,
mbushjua mendjen shqiptarëve me dashtë gjuhën e vetë, me u
lutë në gjuhën e vetë,me dashtë kombin e vetë, me dashtë
vendin e vetë, me dashtë kulturën e vetë,me dashtë historinë
e vetë,me dashtë traditën e vetë dhe mos me i harrue
dhimbjet dhe krenaritë e veta, mos me e harrue gjakun e
derdhur për liri qe 2000 vjetë,sepse Harresa është mallkimi
më i madh për një popull dhe populli që i harron këto gjëra
të shenjëta, nuk mund ta gëzojë të tashmen dhe nuk mund të
ket ardhmëri të sigurt. Amen !”
Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili,kërkoj ndjesë, që së pakut me
rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk
munda të realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni
dëshirue dhe meritue, nuk munda të mbetem besnik ndaj
opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me besimin
dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore !
Imamët dhe hoxhët vetëm në safin e parë ! Pse ?!…
Duke e shfrytëzuar traditën e imponimit dhe të autoritetit
tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtet, cilido
imam apo hoxhë, me të hyrë në ndonjë vend ndeje, për gëzim
apo hidhërim , pa i thënë dhe pa i dhënë leje askush i
drejtohet vendit të nderit , te oxhaku i odave tona, ose
rendit të parë të karrigave të rezervuara për musafirët më
të nderuar , pra safit të parë siç e përdorin imamët dhe një
pjesë e popullit. Edhe në këto raste të pranishmit e sidomos
organizatorët ngelen pa fjalë nga mungesa e kurajos e
guximit dhe nga frika se “mos po e prishin” ndejen në
kuvendin , në gëzimin apo në hidhërimin e rastit .
Në rrethana normale dhe në rast të ekzistimit të vetëdijes
së lartë njerëzore në rend të parë e pastaj edhe të asaj
kombëtare, njeriu me tu liruar nga imponuesi okupator e hudh
poshtë barrën e ngarkuar nga robëria, por në të kundërtën do
ta mbajë atë përgjithëmonë mbi kurrizin e tij dhe kurrë nuk
do të mund ti çelë sytë dhe të shoh dritën e vërtetë të
lirisë .
Sjellja e masave të popullit tonë karshi imamëve e
hoxhollarëve më kujtoi një tregim të një të moshuari çam në
Durrës në vitin 1993 .
Faqe 13
14. Ishim unë dhe Rizahu, njëri nga vëllezërit e mi duke
shetitur në Durrës . U ndalëm në një dyqan të vogël për të
blerë ca gjera . Aty shërbente plaku çam, xha Nakipi . Me të
kuptuar që ne vinim nga Kosova, plaku doli jasht banakut dhe
na mori ngryk të dyve. Me lot në sy ai filloi bisedën me
ne…., ai donte të dinte çdo gjë rreth asaj që ndodhte në dhe
me popullin e Kosovës. Pyetjeve të xha Nakipit më tepër iu
përgjigjej vllau, pasi ai vinte drejtë nga Kosova dhe i
njihte gjerat dhe rrethanat më mirë . Në një moment xha
Nakipi na u drejtua të dyve me fjalët e zjarrta që i dilnin
nga thellësia e shpirtit : “- E dini ju si janë kosovarët !
Kosovarët janë sikur ai bualli të cilin e kanë lidhur me
zingjirë të trash për dyreku në ahur . Bualli mbasi provon
të këpus zingjirët dhe nuk ia del, sepse zingjiri ishte i
trash dhe trau gjithashtu i trash dhe i vendosur mirë,
fillon ti besoj forcës së zingjirit… E keni pa , kur bualli
është i lidhur me zingjirë, apo me litar, e tërheç për dore
një fëmijë i vogël, sepse bualli është provuar me zingjirin,
apo me litarin dhe nuk mendon në forcën e kufizuar të
fëmiut. Po të kishte vetëdije bualli për forcën e fëmiut, me
një lëkundje koke do ta hudhte fëmiun për tokë dhe vetë do
të lirohej ! Kështu janë edhe kosovarët ! Po ti rrokin armët
në dorë dhe tua tregojnë vendin çetnikëve serbë do të
lirohen shumë shpejt nga ajo barrë e rëndë e robërisë !…” .
Kështu mbyll tregimin xha Nakipi duke na përqafuar dhe duke
na dhënë zemër që mos të dorëzohemi, por të revoltohemi deri
në çlirimin e vendit dhe popullit tonë nga zgjedha serbo-
çetnike.
Rrefeva këtë tregim të plakut çam për të shpjeguar mungesën
e guximit dhe kurajos gjithashtu edhe frikën e mbjellur ndër
shekuj me radhë nga pushtetet okupatore , fatkeqësisht të
trashëguar deri në ditët tona , por edhe nëpërmjet
autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me
pushtetin e arëmiqëve tanë, sepse po të kundërshtoje hoxhën
dikur internoheshe me gjithë familje në ndonjë ujdhesë të
mesdheut, ose në shkretëtirat e anadollit , ose më vonë
treteshe kazamateve të jugosllavisë , duke mos e harruar se
imamët dhe hoxhët e tillë kishin duartë e gjata deri në
majat e pushteteve okupuese dhe shumë shpejt fillonin
torturat më të tmerrëshme ndaj atyre që guxonin të
ngriteshin kundër pushtetit dhe autoritetit të tyre. Kur e
dijnë mirë që, më shumë se nëntëdhjetë përqind të popullit
tonë , nuk janë praktikues të asnjërit besim , heshtja para
këtyre çoroditjeve që po i bëhen popullit tonë e sidomos
Faqe 14
15. rinisë sonë aqë të pastër e aq të shenjët, ka qenë, është
dhe do të jetë si një kancer me pasoja të drejtëpërdrejta
pikërisht nga hyrja e frikës deri në palcë , ndoshta edhe në
gjenet e popullit tonë si pasojë e egërsisë së robërisë
shekullore nga pushtetet okupuese dhe veglat e tyre të
veshur me uniformën e hoxhës dhe imamit . Mua shpesh më ka
rastisur të revoltohem kundër këtyre fenomeneve të shëmtuara
, të cilat popullit shqiptar po i kushtojnë shumë dhe do ti
kushtojnë e do ti lëjnë pasoja afatgjata, nëqoftëse nuk
ndërmerret diçka konkrete nga inteligjenca jonë , nga vetë
vetë populli ynë dhe nga vetë shteti ynë, pra nga Tirana dhe
Prishtina zyrtare . Të punojmë dhe të shpresojmë !
Dy të kundërta që ndihmojnë njëra tjetrën
Kur e dijm mirë që të krishterët lindorë sllavo-ortodoks dhe
ata përendimorë romano-katolik, janë të përçarë që nga mesi
i shekullit XI-të dhe ende nuk kanë asnjë bashkëpunim
ndërfetar, kur e dijm mirë që gadi gjatë gjithë mileniumit
të dytë të erës sonë pushtetin e kishte ai që kishte
besimin, kur e dijm mirë që edhe sot e gjithë ditën
ekzistojnë dy pole të forta interesash geostrategjike ,
Rusia me aleatët e vetë në njëren anë dhe NATO-ja me
anëtarët dhe përkrahësit e vetë në anën tjetër, del fare
lehtë konkluzioni që besimi i krishterë sllavo-ortodoks dhe
islamizmi kishin të njejtin kundërshtarë (lexo:armik)
sidomos në trevat e Ballkanit në përgjithësi e në trojet
shqiptare në veçanti . Duke e ditur që qendra e
krishterizmit sllavo-ortodoks është në Stamboll dhe
gjithëherë ka qenë e lirë të ushtrojë ritet dhe besimet
sllavo-ortodokse, në mënyrë të natyrshme vjen në shprehje
bashkëpunimi në mes të besimit sllavo-ortodoks dhe besimit
islam në dëm të besimit të krishterë romano-katolik . Pasi
që shqiptarët ishin dhe janë në luftë të përherëshme me
sllavët, e gjithë makina propaganduese e shtypëse sllavo-
ortodokse e shekullit të kaluar , që për fat të keq vazhdon
edhe sot e gjithë ditën, në bashkërenditje me islamizmin
janë përqëndruar në konvertimin e shqiptarëve në një islam
të degjeneruar , në çoroditjen e kulturës, traditës , dokeve
e zakoneve shqiptare dhe në krijimin e një lëmshi që askund
nuk mund ti gjindet filli, në mënyrë të tillë që ne
shqiptarët të mos kemi mundësi të luftojm kundër prezencës
së armiqëve të popullit tonë, por të merremi me vetëveten
tonë, të përçahemi në mes nesh dhe të shpërbëhet qënja jonë
kombëtare .
Faqe 15
16. Kur i analizojm të gjitha kohërat , gjithëherë në rast
krizash politike të popullit shqiptar, sllavo-ortodoksizmi
dhe islamizmi janë aktivizuar me të madhe , që para botës
përendimore, kombit shqiptar ti japin një imazh të
islamizmit ekstrem , në mënyrë që ne të humbim përkrahjen e
përendimit , kështu që sllavo-ortodoksizmi të ketë duartë e
lira në asimilimin , dëbimin dhe shfarosjen e qënjes
shqiptare nga faqja e dheut . Kushdo që ka dy fije mend mund
të vërejë sesa xhamijë janë ndërtuar vetëm pas mbarimit të
luftës së armatosur 1998/1999 për çlirimin dhe bashkimin e
trojeve dhe popullit shqiptar edhe në ato fshatra të thella
që kurrë nuk ka pasur as kishë e as xhami, në ato fshatra ku
nuk ka as ambullantë, as shkollë, as çerdhe fëmijësh, kurse
për habinë më të madhe përparësi ndërtimi iu është dhënë
xhamive dhe ate gjithëkund në vënde të ekspozuara mirë për
ti parë dhe për të rënë në sy të secilit kalimtar vendor apo
të huaj . Fondet për ndërtimin e këtyre xhamive janë shumë
të dyshimta ! …
Kur analizojm dhe shohim përfundimin e luftës, ndihmën e
NATO-s me në krye SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme
përendimore, pastaj edhe njohjen e shtetit të Kosovës nga
këto shtete dhe miqët e tyre në njërën anë , kurse në anën
tjetër refuzimin, injorimin , denigrimin e Republikës së
Kosovës nga sllavo-ortodoksizmi dhe Lidhja islamike, vërtetë
del i vërtetë pohimi i imamëve se : “-Feja islame është më e
afërt me besimin e krishterë sllavo-ortodoks sesa me atë
romano-katolik . ”
Kjo thënje ishte gjithënjë një aksiomë e imamëve tanë,
sidomos kur është puna për ti larguar shqiptarët sa më shumë
nga gjuha, tradita, kultura dhe të gjitha vlerat e tyre
shekullore të trashëguara nga të parët e tyre iliro-
pellazgë, për ti larguar nga lutjet në gjuhën e tyre të
ëmbël që vetë natyra nënë, që vetë Zoti iu ka dhuruar ,
vetëm e vetëm për ti larguar nga rrënjët dhe vlerat e tyre
evro-përendimore dhe për ti bërë shqiptarët që të sillen
sikur popull i droguar, hipnotizuar , degjeneruar ,
tjetërsuar e asimiluar, në mënyrë që kurrë mos të mund të
organizohen e të mbrohen nga rreziku sllavo-ortodoks,
islamist dhe komunist .
Fajtorë për lejimin e këtyre imponimeve, fajtor për këtë
gjendje të nderë në të cilën është katandisur kombi
shqiptar, jemi vetë ne shqiptarët që nuk reagojm, ose së
Faqe 16
17. pakut që nuk distancohemi nga këto të bëma antikombëtare,
por me heshtjen tonë , sikur pajtohemi dhe jua lëjm duartë e
lira armiqëve dhe misionarëve të tyre të punojnë me
besnikërinë e qenit për interesat e padronëve të tyre e në
dëm të popullit shqiptar .
Si pasojë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit të sllavo-
ortodoksëve , islamizmit dhe komunizmit kundër popullit
tonë, ne jemi katandisur gjithandej rrugëve të botës,
njëlloj sikur çifutët dhe nuk besoj të ket vend në botë ku
nuk mund të hasësh në emigrantë shqiptarë dhe çifutë .
Po e përmbyll me thënjen e njohur filozofike :
- Në fund, ne nuk do të kujtojmë fjalët e armiqëve , por
heshtjen e miqëve !
Kurse mua personalisht nuk më habit sulmi i armiqëve dhe
veglave të tyre qorre ndaj çdo vlere shqiptare, por heshtja
e më shumë se 90% të popullsisë shqiptare jopraktikuese e
cilitdo besim fetar në përgjithësi dhe heshtja e
intelektualëve, e Akademisë së Shkencave në Prishtinë dhe në
Tiranë dhe heshtja e qeverive shqiptare në të dy shtetet
tona të brishta laike në veçanti !
Linku:
----
Bortuar tek: On April 12th, 2012 | Tribuna Shqiptare,
URL: http://tribunashqiptare.net/?p=6218 (Postuar tek Slidshare nga M.D)
Tek Slideshare.net: http://www.slideshare.net/madopol/bashkerendimi-
dhe-bashkepunimi-i-ngushte-sllavo-ortodoksoislamiste-per-asimilimin-
dhe-zhdukjen-e-shqiptareve
Faqe 17