SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 400
1
LUFTAR VESHI
ЁNDЁRR E THYER
ROMAN
2
Redaktor:
Dr. Prof. Bardhosh Gaçe
Korrektoi:
Ledia Veshi
Shtypur në“Triptik”.
L.“28 Nëntori”, rr.“Dëshmorët”,Vlorë.
Tel. 00355 33 409200
e-mail: triptikbotime@yahoo.com
© Të gjitha të drejtat janë të autorit
ISBN 978-9928-153-20-3
Botim i parë, 2012
LUFTAR VESHI
ЁNDЁRR E THYER
Roman
3
Në vend të prologut
Fati e deshte që të lindja në kohë të trazuara. Pashë se
bota nuk ishte ashtu siç e dëshirojmë;... e mirë, e keqe,... e
pasur, e varfër, plot urrejtje e dhimbje. E ndoshta gjejmë aty
këtu dhe pak dashuri.
Po përpiqem të rrëfej atë që më ka ndodhur me të vërtetë
në jetë.
	
				 Autori
4
5
KAPITULLI I
KOHA E NJERIUT
Kënga ka pushuar,
S’dëgjohet dallëndyshja,
Heshtja po bie ngadalë,
Si perëndim që feks në horizont.
Fëmijëria ime, sa e afërt dhe e largët në kohën që ecën,
ecën,...Pambarimisht ecën. Përpara syve shfaqen drita
vezulluese shumëngjyrëshe që duken së largu të përziera
me aroma lulesh që çelin në pranverën që nuk ka ardhur
akoma. Vjollca manushaqe, luleshqerra, jargavanë,... bari që
mbin pas dimrit të acartë dhe zogj që nisin cicërimën në
tufa duke lajmëruar pranverën.
Era që fryn me syferinë, e trazuar me shiun e rrëmbyer
dhe unë me llabane në kokë i ardhur nga një kohë tjetër,
qëndroj pa fjalë dhe sodis mrekullinë që natyra përgatit
për mua, të sapoardhurin në jetën e mbushur me çudira të
magjishme, përzier me dhimbje e trishtim...
Më jehojnë akoma krismat e asaj çka pati ndodhur që
unë akoma nuk ia dija kuptimin... Njerëz që vrapojnë lart -
poshtë, krisma, të plagosur, gjak. Asgjë s’kuptoja. Ishte lufta
që zhvillohej rrugëve të qytetit të madh. Nga fëmijëria lufta
më ka mbetur e mjegullt, e trishtë, e largët.
6
Pastajpërzihetpërsërimefushat,barinenjomë,livadhet.
Përzihen kohët me njëra tjetrën, ndërsa eci në baltë e llucë,
vocërrak i zbathur mbi dëborën që bie me flokë të bardhë
si diçka jo reale. Simfoni e trishtë në kujtesën e brishtë, të
patrajtë.
Koha ishte përmbysur e tok me të edhe fëmijëria që
humbi në harresën e kohës, ndërsa krismat gjëmonin ende
fuqishëm... Kohët më trazohen e me vështirësi përpiqem të
kthjelloj diçka që më ka mbetur si imazh dhe nuk e harroj
dot pse isha i vogël, apo pse ngjarja ishte krejt e veçantë.
Kur përreth derdhej gjak, luftë, urrejtje, kisha dalë me
motrën në rrugë dhe po qaja para një dyqani frutash. Varur
mbi kokën time gjendeshin rrathë me palafike. Papritur,
përballë na erdhën gjermanët, dy-tre... Ndoshta duhej të
ishin oficer. Njëri prej tyre u shkëput nga të tjerët, erdhi
pranë meje, u përkul, më mori në krahë dhe duke më treguar
me gisht nga frutat, më pyeti çfarë doja, që të zgjidhja prej
tyre. Lotët në sytë e mi vazhdonin të rridhnin, dhe po qaja
me dënesë, ndërkohë dorën e drejtova nga fiqtë e rreshkur.
Mori disa rrathë dhe m’i vuri përpara duarve. Më lëshoi në
tokë dhe unë ika me vrap te motra. Ndërsa lufta vazhdonte
në rrugët e Tiranës, ajo erdhi dhe në lagjen ku banonte
familja.
Diku në një rrugicë, aty pranë kishës katolike që është
dhe sot, dëgjoheshin të shtëna nga çdo anë. Në shtëpi ishte
dhe babai im, oficer i lartë i xhandërmarisë. Të shtënat u
dendësuan dhe erdhën afër. Nëna na rrëmbeu ne fëmijët,
na shtriu për tokë dhe me trupin e saj na mbuloi. Babai
mori motrën e madhe dhe u fut në një cep të dhomës për
t’u mbrojtur, por lëvizi shpejt dhe u shtri për tokë. Kur
mbaruan të shtënat pamë se te vendi ku kishte qëndruar
babai me motrën ishte hapur një e çarë predhe.
Kështu ikën vitet, iku fëmijëria...mes krismave, thirrjeve,
7
britmave, ikjeve lart e poshtë për t’i shpëtuar vdekjes.
Familja banonte në Tiranë, ku ishte vendqëndrimi i
përhershëm i saj. Babai si oficer i karrieres, nuk u përzie në
luftën që bëhej, sidomos në atë vëllavërasëse. Ajo qëndroi
përtej vizionit të tij për botën. Si oficer i shtetit, ishte betuar
përpara flamurit dhe rendit kushtetues.
Si do të na tregonte më vonë, kohën e kalonte duke
marrë raporte mjekësore, gjatë te cilave shkonte në fshat.
Në shtëpi gjendej i rrethuar nga librat.
Ai do të tregonte më vonë se një ditë i ndodhur në zyrë, i
vjen pusullë prej një miku që ndodhej në burgun e Tiranës.
Pusulla lajmëronte se ku ndodhej miku i tij R.B. Vetëm kaq.
Babai, tregon se pasi vajti në burgun e Tiranës, urdhëroi që
mikun e tij ta lejonin të shërbente jashtë qelisë. Mbas disa
ditëve u hap burgu i Tiranës dhe protagonist i këtij aksioni
do të ishte miku i tim eti. Shumë vite më vonë, këtë të vërtetë
e mësova nga vetë autori i ngjarjes, kur shova për t’i marrë
dokumentin që vërtetonte qëndrimin antifashist të babait
në kohën e luftës.
Në përpjekjet për të mbajtur familjen dhe për të kryer
detyrat ndaj shtetit si oficer i karrierës, fundi i luftës e gjeti
në detyrë.
Lufta mbaroi dhe akoma nuk ishte e qartë ç’drejtim do
të merrte vendi. Si do të zhvilloheshin ngjarjet; ndoshta
shumë pak vetë e dinin. Një gjë ishte bërë tashmë e qartë.
Im Atë duke qenë oficer karriere i regjimit të përmbysur,
i njoftuan pezullimin nga detyra që kishte mbajtur, por
përsëri me kërkesë të forcave çlirimtare, qëndroi në punë
përkohësisht si specialist për të rimëkëmbur policinë e re
që kishte nisur të organizohej.
Ku do të qëndronte familja akoma nuk ishte vendosur. U
mblodhën të gjithë atë natë, miq dhe të afërm të familjes. Im
Atë nuk kishte ndërtuar shtëpi në kryeqytet. Me të ardhurat
8
e tij rikonstruktoi shtëpinë e gjyshit në Lepenicë, bleu tokë
dhe kishte në ndërtim një shtëpi pranë kësaj ferme të vogël.
Do të vendosej se ku do të banonte familja në rrethanat e
reja. Dikush këmbënguli të qëndronim në Tiranë se situata
sado e turbullt me kohë do të përmirësohej. Mungonin
gjërat elementare, buka, ushqimet, varfëria po pllakoste në
çdo anë. Kështu u vendos për të shkuar në fshat.
Sa herë do ta mallkonim atë çast për t’u nisur drejt një
jete të re, krejt të ndryshme dhe të panjohur. Transferimi
u bë sipas shortit që vëllai i vogël zgjodhi, duke tërhequr
letrën që lexonte “fshati”. Për çudi të gjithë ne fëmijët e tjerë
u larguam nga fshati, me studime, punë, ndërsa Titi mbeti
atje gjithë kohën. Atje gjendet dhe sot. Si është fati? Mos
vallë ajo copë letre qe edhe zgjedhja e “jetës së tij”?
Ne fëmijët së bashku me nënën u kthyem në atë që sot
mund të quhet fermë. U vendosëm në fushë Gumenicë. Nga
fshati na ndante lumi Shushicë. Fusha ndodhej në anë të
rrugës automobilistike. Fëmijëria ime, ajo që mbeti prej
saj kaloi aty, në anë të lumit dhe pranë xhades ku lëviznin
makinat e rralla që kishin mbetur nga lufta. I vogël, nuk
e kuptoja se çfarë bëhej përreth. Sidoqoftë mësova të bëj
disa gjëra që më dukeshin edhe të çuditshme. Një herë ne
buzëmbrëmje, kur isha me bagëtitë për t’i ruajtur në një
livadh me bar, gomarica u shtri për tokë dhe po nxirrte
nga barku një gjë që se kuptoja çfarë ishte. Vëndi përreth
u mbush me gjak. I alarmuar vrapova në shtëpi dhe klitha
i dëshpëruar se gomari ishte duke ngordhur. Qaja, lotët
më rridhnin rrëke, isha i tronditur nga ajo që kisha parë.
Erdhën të gjithë për të parë se ç’po ndodhte. Me të vërtetë
po lindte një kërriç i ri, i vogël që po e lëpinte e ëma kur
vajtëm për ta parë. Ishte padija dhe naiviteti fëminor i pa
ambietuar me botën që më rrethonte. Shpejt mësova dhe
gjëra të tjera të çuditshme, në vend të lodrave fëminore në
9
dorë mbaja shatin me të cilin punoja tokën. Nisa të punoj
me plug që tërhiqej nga kali si dhe të gjitha llojet e punëve
të tjera që s’kishin të mbaruar. Mësova të korr grurin me
drapër, ta lidhja denek me zhuk, ta çoja në lëm, ta shija me
kalë në kulmin e vapës përvëluese. U bëra një bujk i vocërr
si e gjithë familja që sapo ishte kthyer nga Tirana. Por më
parë ndodhi diçka që pati një ndikim të madh në jetën tonë.
Im Atë, vazhdonte të punonte akoma në Tiranë, ndërsa ne
ishim vetëm përballë një realiteti aspak mikpritës. Ishte
muaji tetor i vitit 1945. Bujqit kishin filluar të mblidhnin
grurin. Te ne erdhi reforma agrare. Ata iu drejtuan nënës
dhe e njoftuan se do të na merrnin tokën. Sipas ligjit, kush
nuk e punon tokën nuk përfiton nga reforma. Mbetëm të
shtangur, u mblodhëm rreth nënës.
- Kërkoni të më merrni tokën!... Po fëmijët, që kam këtu,
me çfarë do t’i ushqej.
- Ti burrin e ke në Tiranë. Tokën nuk do ta lemë djerrë ,...
kështu thotë ligji dhe ne do ta zbatojmë!
- Tokën do ta punoj. Foli nëna prerë, nuk do ta lemë
djerrë.
-Ligji nuk e lejon ta punojë tjetri, të shfrytëzosh punën e
tij.
-Vetë do ta punoj, unë do ta punoj.- Të gjithë shtangën.
- Ti je grua moj shoqe dhe nuk mund të punosh.
- Do ta bëj për fëmijët e mi. Më jepni një muaj kohë dhe
në qoftë se nuk e gjeni grurin të mbjellë kur të vini, merreni.
U tërhoqën mënjanë, biseduan dhe na njoftuan se
vendimi i tyre ishte se, pas një muaji do të vinin përsëri për
të gjykuar se çfarë do të bënin. Nëna, qysh atë ditë, shkoi
te njerëzit e saj, mori veglat e punës, parmëndë, telvik,
zgjedhë, një çift qesh, farë dhe nisi të lërojë tokën.
Ishte e pabesueshme, një grua, e vetme punon arën,
lëron dhe mbjell. Kjo nuk ishte parë dhe dëgjuar nga ato
10
anë. Shikonin njerëz që kalonin në xhade dhe qëndronin
për të bërë sehir. Ajo grua që kishte marrë pjesë në
banketet mbretërore?! Ishte vetëm viti i parë pas çlirimit
dhe mentalitetet e njerëzve nuk mund ta imagjinonin një
dukuri të tillë, si diçka jashtë kohe.
Erdhi komisioni, gruri kishte mbirë. Një grurë i bukur, me
majë të hollë që sapo kishte dalë nga toka dhe gjelbëronte
lehtë ugarin.
Jehona e kësaj ngjarje u përhap në të gjithë krahinën dhe
pati efekt të veçantë në zhvillimet e mëvonshme të jetës
tonë të re.
Ardhja e tim eti nga Tirana, mbasi e kishin liruar nga
puna që bënte, nuk ndryshoi shumë gjërat. Frenat e punëve
vazhdoi t’i mbante nëna. Ajo pati ndarë në mes dy kohë.
Tani, gradën më të lartë në administrimin e fermës së vogël,
do ta kishte ajo që sfidoi kohën.
Ishin kohë të vështira, ato pas vitit 1945. Mungonte buka,
shteti kërkonte nga të ardhurat pjesën e vet, atë që quhej
“detyrim”. Mbas shlyerjes, nuk mbetej asgjë për t’u ushqyer.
Përdornim lakra të egra, të cilat i zienim, ndonjëherë edhe
pa vaj.
I kam të pashlyera mbresat, të cilat më kanë mbetur të
skalitura në kujtesën prej fëmije. Ecja nëpër baltën e asaj
fushe pjellore zbathur sepse mungonin këpucët, nuk gjeje
në dyqan, por edhe sikur të rastiste të shikoje ndonjë palë,
s’kishte lekë...! Një kohë e përmbysur, megjithatë duhej të
jetohej.Dukeqenëakomafëmijë,nukndiejamëpërkëdhelje.
Gjithçka ishte e përpirë nga puna, ekzistenca, vetëmohimi i
gjithçkajederinëekstrem.Vetëmnjësillojluftepërtëjetuar
dhe asgjë më shumë. Të gjithë punonin si një mekanizëm
perfekt. Im atë do të kryejë plugimin, përkujdesjen që toka
të mbillet, që gruri të rritet dhe misri të mbushë fushën
me kallinjtë e hazdisur, të cilët nxjerrin kryet lart, si për
11
të treguar se këtu punohet dhe kalimtarët kthejnë kokat
për të parë me kërshëri. Për të parë ndoshta, se si një djalë
akoma i vogël, me këmbët e zbathura dhe i pa formuar
ende, iu nënshtrua punës. Si somnambul do të ngrihesha
herët kur tej në horizont ndrit ylli i mëngjesit. Do të nisja
jo lodrat, por punën. Këmbënguljen aty e mësova, dëshirën
për t’u përballur me të pamundurën gjithashtu. Aty kanë
nisur ëndrrat, tek nxirrja bagëtitë në dritën e hënës. Dhe
qëndroja i shtangur para botës që kish nisur të shpalosej
në heshtje, ndërsa zemra regëtinte si zog i tulatur duke
qëndruar strukur e mbyllur në vetminë që e rrethoi në atë
fushë në anë të lumit, pa miq e shokë, pa bashkëmoshatarë,
pa lodra i rrethuar nga luleshqerra, manushaqe dhe yjet
nën mbrëmjet e mjegullta, në pafundësinë e qiellit. Tim Atë
e dekoruan për punën e mirë, e thirrën nëpër mbledhje dhe
fliste për rendimentet e larta.
E shikoja tek qëndronte në mbrëmjet e errëta pranë
zjarrit në anë të vatrës dhe më dukej se nuk ishte aty, nuk
fliste, nuk merrej me biseda... Heshtte dhe qëndronte kokë
ulur. Nuk e kuptoja çfarë mendonte, në atë shtëpi përdhese
që ishte nisur si një vilë e vogël e pa mbaruar që e lidhte me
xhaden rruga e pa shtruar. Mos kalonte nëpër mendje jetën
që kishte lënë pas, karrierën. Apo na shikonte ne fëmijët, që
s’dinte çfarë e ardhme na priste. Shikonte shoqen e jetës që
lodhej e lodhej...dhe vetëm lodhej. Sa shumë punonte nëna,
pas saj ne fëmijët, motrat e brishta siç erdhën nga kryeqyteti
punuan pa reshtur në shi e në diell, në erë e furtunë, natë e
ditë. Gjithë këto u bënë pjesë e karakterit dhe nuk u ndjemë
të përbuzur.
Atëherë, natyrisht nuk e dija se im atë i përmbahej
filozofisë të “përshtatjes” ndaj kushteve të reja të jetës që
sapo kishte lindur dhe po lëshonte rrënjë në shtresat e
varfra. Sistemi i ri shoqëror pavarësisht parimeve mbi të
12
cilat u ngrit, pavarësisht shtypjes që ushtroi ndaj shtresave
të tjera, padrejtësive të shumta, vuajtjeve, skamjes që solli,
ndihej një shpresë e mbjellë nga një propaganda e shfrenuar
“se jeta do të bëhej parajsë, bollëku do të begatonte të gjithë
vendin dhe pabarazia do të zhdukej”. Por koha tregoi se
premtimet do të mbeteshin iluzione. Atëherë, nuk i dija të
gjitha këto e shikoja portretin e padepërtueshëm të tim eti.
Ai kishte përshtatur dy sisteme dhe jetoi pa u konfliktuar
me asnjërin prej tyre. Nga ajo fëmijëri e largët më kanë
ngelur të skalitura në kujtesë drita e zbehtë e kandilit, zjarri
në vatër, ne fëmijët të gjithë rreth tij dhe unë i shtrirë duke
bërë detyrat e abetares.
Librat i merrja me vete pasi kthehesha nga shkolla në
ditët e dimrit në dëborë e shi. Mësuese në klasën e parë
ishte motra ime e madhe Fatmira.
 
Motra kishte lindur në Tiranë. Kur familja u vendos në
fshat im atë me miqtë e tij e vendosi të punonte si mësuese
pasi e pati mbaruar shkollën qyteze.
Me tipare të theksuara, e pashme, shikimin të thellë ku
ndihej gjithmonë një lloj trishtimi. Qeshte pak dhe ishte
serioze. Kishte vetinë për t’i bërë për vete ata që gjendeshin
pranë, me hijeshinë e saj, me fisnikërinë.
Duke qenë e madhja zotëronte një ndjenjë autoriteti të
veçantë dhe dukej se na imponohej të gjithëve madje edhe
prindërve. Ishte pak e largët dhe e ftohtë. Por përsëri mbetej
një motër të cilën ne e adhuronim.
Prindërit e respektonin pa masë, ndoshta për natyrën që
kishte dhe për karakterin e saj të veçantë.
Duke shkruar këto rreshta për motrën që prej vitesh
13
është ndarë prej nesh, nuk mund të lë pa përmendur faktin
se ajo mbetet një nga mësueset e para të Vlorës. Punën si
mësuese e nisi në vitin 1948. Në atë kohë, kishte filluar
hapja e shkollave dhe lufta kundër analfabetizmit në të
gjithë vendin.
Profesioni i mësuesit nderohej së tepërmi dhe gëzonte
respekt të jashtëzakonshëm. Sot mund të duket e çuditshme
por fëmijët kur vinin në mëngjes në shkollë sillnin poshtë
sqetullës një dru zjarri dhe një vezë të freskët. Në hyrje të
shkollës bëhej gjithnjë një grumbull drurësh që përdoreshin
për të ngrohur klasën dhe për mësuesin në mbrëmje në
dhomën ku banonte. Ky ishte një humanizëm dhe përbënte
një solidaritet të madh në kohë të vështira.
Motra e nisi punën në shkollën e Buallarit ( fshati Vajzë).
Kishte talent të lindur për mësimdhënie dhe pasion në
punën e saj. Shkolla sapo ishte hapur dhe ajo i drejton
e vetme të katër klasat në një dhomë. Më vonë erdhi dhe
kolegu tjetër dhe i ndanë orët e mësimit nga dy klasë secilit.
Isha në klasën e parë. Në kohën që i shpjegonte klasës
së parë, e katërta bënte ushtrime. Një ditë teksa po pyeste
një nxënës të vitit të katërt dhe ai nuk po e zgjidhte dot
problemin, papritur ndërhyra unë pa e ditur se çfarë po
bëja.
-Ta them unë mësuese?, - ajo ktheu kokën dhe më shikoi
e çuditur.
-Ti?
-Ta them unë.
-Dil, - më tha.
Dola në dërrasë dhe duke bërë arsyetimin e zgjidha
problemin. Orën tjetër më çoi tek mësuesi i klasës së dytë. I
tregoi se kisha zgjidhur ushtrimin pak më parë dhe i kërkoi
të më provonte me problemet e klasës së dytë, që unë i
zgjidha me lehtësi. Kalova kështu në klasën e dytë. Vitin
14
tjetër ajo u transferua në Lepenicë, një vit më vonë në Velçë.
Kudo unë isha bashkë me të. Në vitin 1951 u transferua në
Sevaster dhe një vit më vonë në Vlorë.
Është vlerësuar gjithnjë nga specialistët për nivelin e
lartë të mësimdhënies në kontrollet e vazhdueshme që
bënte seksioni i arsimit, prandaj u caktua në shkollën nr. 2
në Vlorë ku punoi disa vjet.
Banuam në shtëpinë e ish tregtarit F.B në lagjen Muradie.
Na lëruan një dhomë në atë kat që banonin vetë duke na
konsideruar me dashuri sikur të ishim fëmijët e tyre. Në
Vlorë Fatmira u sëmur. Një sëmundje e dhimbshme që
dalëngadalë e vrau jetën e saj. Kur ishte e vogël pati kaluar
tifon në gjendje të rëndë duke i prekur cipën e trurit.
Pasojat qenë fatale. Në fillim sëmundja iu shfaq si tronditje,
lodhje nga puna. Natyra e saj e ndjeshme mbante të kyçur
brenda emocione, dëshira të ndrydhura. Isha i vogël në atë
kohë dhe nuk i kuptoja shumë gjëra, përse lotët i rridhnin
motrës pa pushim. Çfarë e mundonte motrën time që nuk
e ndihmoja dot... Përse lotët i rridhnin ndërsa ajo heshtte.
Kthehesha nga shkolla dhe e gjeja të trishtuar. O Zot?, çfarë
të bëja. Zemra më shtrëngohej, ndieja dëshirën për të qarë
dhe unë. Nuk dija si ta ndihmoja, vetëm e shikoja. I qëndroja
pranë. Nëna kur ishte aty, ia merrte kokën në kraharor dhe
e pyeste, “Çfarë ke, moj Fatmira e nënës, tregomë çfarë të
mundon”. Nuk fliste, vetëm lotët i rridhnin, i rridhnin!... Një
vajzë e pashme si ajo, e respektuar nga kolegët, shembull në
punë e plot virtyte të larta. Prindërit që e adhuronin dhe ne
vëllezërit dhe motrat që e shikonim si model përsosmërie.
Më kujtohet që çdo mbrëmje bënte konspektet me
rigorozitet të madh. Kalonte orë të tëra duke u përgatitur
për ditën që do vinte, sipas lëndëve, sipas orëve me kujdes
dhe rregull. Çdo gjë të sistemuar, temat të argumentuara
sipas metodologjisë që aplikohej. Kjo e bënte orën e mësimit
15
art të mirëfilltë. Mbrëmjeve gjatë verës dilnim shëtitje ose
shkonim në kinema për të parë filmat e rinj. Për të prerë
biletat qëndroja në radhë për orë të tëra në sportelet me
hekura të kinemasë” Ali Demi”. Kinemaja mbushej plot.
Para nesh shpalosej një botë tjetër. Por ku në film kishte
skena lirike, pas çdo puthjeje salla thërriste në një kor
fërshëllimash “aty mbaje Qani, mos e luaj”. Përsëri jehonte
kori i fërshëllimave deri sa kalonin kuadrot dhe jehona do
të shuhej ngadalë.
Tëveçanta dotëmbeteshinshëtitjetqënisninnëorapesë
dhe përfundonin aty nga ora nëntë kur ndihesha i lodhur e
i rraskapitur. Një ritual i përditshëm që arrinte kulmin të
Shtunën dhe të Dielën, ku bulevardi mbushej plot si marsh
që të çonte drejt një spektakli vizual ku prezantohej moda,
veshjet, shikimet, buzëqeshje, përshëndetje. Për orë të tëra
lart e poshtë dhe anasjelltas. Ishte energji e pa konsumuar,
dëshirë për të jetuar larg ambienteve të shtëpisë, larg
monotomisë. Kjo mënyrë “argëtimi”, do të mbetej më e lira
e pa shpenzime.
Ne dilnim të tre vëllezër së bashku me motrën tjetër
Lastaren. Kur motra u sëmur, këto shëtitje u rralluan.
Dhomën tonë e mbuloi trishtimi. Vuaja shumë në heshtje,
sidomos mbrëmjeve. Mbuloja kokën me jorgan dhe më
mbysnin ngashërimet. Nuk e kuptoja përse motra që
adhuroja aq shumë të mos më fliste si më parë kur më
pyeste për mësimet, të kujdesej për ushqimin, por dhe më
qortonte kur qëndroja për të luajtur pasditeve më tepër nga
ç’duhej dhe lija pas dore mësimet.
Pasi u kurua iu rikthye punës por ajo u sëmur prapë.
Mbas përmirësimit babai e tërhoqi pranë shtëpisë në
Lepenicë për të dhënë mësim në shkollën e fshatit. Kurat
që rekomandonin mjekët, në atë kohë ishte vështirë të
gjendeshin. Me gjithë përmirësimet shëndeti i saj erdhi
16
duke u përkeqësuar. Në vitin 1981 motra u nda nga jeta.
Zoti e mori në parajsë, të pastër si bora, të veshur me
fustanin e nusërisë. Ndoshta e dëmtoi puna pasionante? Po,
kush e di, një ëndërr e pafajshme që nuk çeli lule kurrë, e
mori jetën e saj. Në Lepenicë para shkollës , te ish dyqani i
babait që e patën bërë shkollë, pranë rrugës, Fatmira mbolli
një akacie që u rrit e lëshoi lule të një bukurie të rrallë si
boçe plot ngjyra. Fatmira s’është më... Por nuk e di, më
duket se dhe pemën, e kanë shkulur. Megjithatë, jeta e saj
shndrit si pishtar i dijes.
I shkrova këto rreshta me dashuri të thellë për motrën,
për atë çka ajo bëri në fëmijërinë time duke më çelur shtigjet
e dijes në jetë.
17
Ata bashkuan kohët
Im atë ka hyrë në jetën time si shembull i virtytit. E
shikoja në atë fëmijëri të vuajtur dhe ndieja një tërheqje
që nuk kishte të bënte me përkëdhelitë, fjalët e ëmbla. Këto
për të ishin pak të kursyera për vetë natyrën e tij që ruante
brenda vetes atë botë komplekse e cila s’mund t’i përkiste
tjetër kujt.
Përveç kësaj, ajo kohë nuk të linte hapësirë për
përkujdesje. Kur të gjithë duhej të nisnin punën herët në
mëngjes, kur shtëpia i ngjante një sheshi beteje e ku secili
do të merrte drejtimin e përcaktuar qysh më parë. Gëzimet,
gostitë mungonin, festat gjithashtu.
Megjithatë para tim eti nuk kisha droje, nuk më foli
ashpër asnjë herë, më kanë mbetur në kujtesë këshillat e
tij. Me anë të tyre mundohej të ndikonte në formimin tonë.
Ajo që mbetet esenciale në këtë marrëdhënie është takti,
kujdesi me të cilin më trajtoi. Natyra paqësore që s’kërkonte
aspak imponim, reflektohej edhe në marrëdhëniet e tim eti
me djalin e madh të cilin megjithatë e adhuronte. Prirja ime
për të mësuar, për të lexuar e për të thithur njohuri përbën
atë lidhje të veçantë të cilën e vlerësoi së tepërmi dhe do të
na lidhte gjithmonë e më shumë.
Biblioteka e tim eti, mbetet një thesar i rrallë të cilin unë
nuk arrita që ta trashëgoja pasi e dogjën dhe e grabitën
si shumë gjëra të tjera gjatë luftës kur familja ndodhej në
Tiranë dhe kaosi që përfshiu vendin ishte i madh.
Më kanë mbetur vetëm disa libra në italisht; “Sacra
lavoro Umana”, një lloj enciklopedie që flet për vlerat e
18
punës dhe profesioneve të ndryshme në transformimin e
jetës së shoqërisë njerëzore. Këtë libër do ta bëja pjesë të
bibliotekës time vite më vonë.
Babai mbetet me të vërtetë interesant në kompleksitetin
e karakterit të vet, jeta e tij ishte e mveshur me një hije
misteri; nuk fliste për punët që kishte bërë. Kur unë e pyesja
me kuriozitet duke mbajtur në dorë një shpatë të mprehtë
mjaft të bukur, pjesë e uniformës që mbante në festa e
parada, përgjigjej gjithmonë shkurt; “ punë zyre, punoja me
kuadrin, emërime, ç’emërime”- dhe pastaj heshtte sikur të
mos ishte më aty pranë meje. Më ngjante se jetonte dy jetë
paralele, atë që dukej dhe atë që ruante brenda vetes. Atë
që shikoje dhe atë që shfaqte për ta përshtatur me realitetin
që kish përreth.
Unë e shikoja babanë të qetë që kujdesej për të gjithë ne,
por më tepër kishte merak “marrëdhëniet” e familjes me”
botën e jashtme”; pritjet, përcjelljet, vizitat te të afërmit, në
dasma. Ishte si të thuash “ministër” i jashtëm.
Në këto vizita shpesh më merrte edhe mua me vete.
Aty dëgjoja bisedat e të rriturve, vëreja me çudi si pihej
rakia në tryezë, si xhironte pushteti që kishte dollibashi, si
ngriheshin mirësitë, të gjithë mekanizmin e ndërlikuar të
ahengut lab. Dëgjoja këngët që këndoheshin përreth vatrës,
të cilat ndonëse nuk i kuptoja nuk e di se si më çonin në një
botë tjetër. Melodia me kombinimet e zërit më depërtonte
në brendësi, ngjante sikur më merrte lart, fluturoja diku,
më hidhte me vërtik dhe përsëri qëndroja në tokë. Kur isoja
e mbushte dhomën me atmosferën rrëzëllitëse për vashën
çapkëne apo bareshën që i shpinte ushqim çobanit... Ndërsa
muamëkishtezënëgjuminëntingujtevallesapokëngëveqë
vijonin të këndoheshin gjatë. Një vend i preferuar ku shkoja
së bashku me tim atë, ishte lumi me rrepet, me rërën dhe
plazhet e vogla, me peshqit që rrëshqisnin duke u shfaqur
19
çuditshëm tek vezullonin me barkun që iu shndriste e duke
luajtur në tufë.
Ky perceptim i botës u bë ngadalë, çdo ditë si ushqimi
që ma kërkonte shpirti duke mbushur atë boshllëk që
mbetej përtej atij realiteti të vrazhdë. Kaloja anës lumit,
qëndroja aty pranë dhe sodisja vërtikun e rrymës që sillnin
ujërat e rrëmbyera të vjeshtës, dallgët që buçisnin kur lumi
dilte nga shtrati. Sodisja trungjet që sillte lart nga malet
të cilat ngjanin si varka të përmbysura që përplaseshin,
zhdukeshin e dilnin përsëri mbi sipërfaqe sikur kërkonin të
përlesheshin prapë. Jehona e lumit më depërton në shpirt
me një timbër të veçantë... Aty pari vjen im atë, më shikon
me ëmbëlsi, ulet pranë meje dhe më shpjegon: “se lumi
është i egër, dhe përbën rrezik kur del nga shtrati. Prandaj
duhet t’i shmangemi- vijoi im atë. Shiu lart në male do të
pushojë, ujërat do të qetësohen, dhe çdo gjë do t’i kthehet
normalitetit. Atëherë mund ta kalojmë pasi të jemi siguruar
që uji është i qetë dhe rreziku ka kaluar. Sepse jeta është
e çmuar dhe njeriu duhet ta ruajë si gjënë më të shtrenjtë
që na ka dhënë natyra”- përfundonte babai ligjëratën për
lumin që të “mbyt”.
Babai e kishte zakon gjithmonë që fliste me metafora, në
mënyrë të figurshme. Asnjëherë problemit që trajtonte nuk
i shkonte drejtpërdrejt por e vërtiste, e rrotullonte, i vinte
përqark me kujdes dhe kuptimin e saj duhet ta merrje me
mend vetë. Mesa duket ka qenë ndryshe nga unë, që nuk
di sa herë i kam rënë murit me kokë në emër të drejtësisë,
të së vërtetës dhe koncepteve të tjera idealiste që kam në
kokë.
Duke folur për rrezikun që ka uji në vetvete për shkak
të energjive të pa kontrolluara që mban brenda, këshilla
e tij është një paralelizëm me çdo lloj rreziku që vjen jo
vetëm nga lumi. Kjo ishte filozofia e tim eti për jetën, për
20
kapërcimin e kërcënimeve eventuale gjë që ai e realizoi
gjatë jetës së vet, duke qasur së bashku dy kohë prej të cilave
mori me takt, diplomaci dhe shumë finesë, atë që i nevojitej
pa lënduar askënd, sepse siç më thoshte mua gjithnjë “se
murit me kokë nuk i bihet ose një dorë që s’kafshohet dot
puthet”. E pra unë në jetën time për fat të keq nuk putha
asnjë dorë edhe kur më kërkuan të më kafshonin.
Babai ishte larguar dhe unë vazhdoja të shikoja lumin e
rrëmbyer dhe mendoja se do të vinte behari për të hequr
lodhjen, vapën dhe nuk shikoja asnjë rrezik nga ato që
mundohej im atë të më nguliste në kokë. “Vërtet ndonjëherë,
ka ca gropa thithëse të cilave jua kisha vërtet frikën, por ato
kisha mësuar t’i shmangia për të mos përfunduar i ngecur
në ndonjë rrënjë peme.
Ndihesha i mahnitur nga natyra që më rrethonte dhe
harmonia në gjirin e saj. Ndiqja me orë të tëra rrathët që uji
krijonte kur rrëshqiste mbi një pllakë guri ndërsa bagëtitë
kullosnin pak më tej. Ndihesha i mrekulluar nga bardhësia e
borës kur binte flokë, flokë e mbulonte çdo gjë, nga stinët e
ngjyrat që zëvendësojnë njëra tjetrën pa u ndjerë, ngadalë,
sikur toka të ishte qilim i kadifejtë. Që dora e padukshme
e ndryshon me kujdes për të mos prishur harmoninë që
ekziston.
Këto meditime të ëmbla më mbushnin atë boshllëk që
ndieja kur rrija i vetëm me orë të tëra pa miq, pa shokë e
bashkëmoshatarë, larg lojërave e argëtimit fëminor.
Mbrëmjeve në behar së bashku me tim atë qëndroja për
të fjetur në arën plot misër për ta ruajtur, ndërsa babai
thithte duhanin dhe qëndronte i menduar. “ Përse mendon”,
- pyesja veten. Por heshtja e tij s’fliste. I prirur si gjithnjë
për të qenë bashkëpunëtor i denjë në misionin tonë,
sodisja yjet... Asgjë nuk mendoja, veç rrija i mahnitur nga
pafundësia. Kjo botë e mbushur plot çudira mi ngatërronte
21
mendimet. Nisja të numëroja miliardat e yjeve... Dhe mbas
pak çastesh më kishte kapur gjumi... Përfytyrimet si ortekë
gjigantë lëviznin në fantazinë e dehur, e të mbushur me zëra
të huaj, të panjohur. Përgjumësh ktheja dhe një herë kokën
për të parë tim atë; si gjithmonë qëndronte i palëvizur
me shikim të fiksuar diku në pafundësi. Nganjëherë im
atë, më dukej se vinte nga një botë e largët, e padukshme,
nëpërmjet së cilës gjykon; njerëzit, ngjarjet, përmbysjet, të
nesërmen, të egër e të panjohur dhe hesht i menduar. Çfarë
mundohet të gjejë mendja e tij? Kjo pyetje më mundoi çdo
natë, gjithmonë, tërë jetën,... Ndërsa gjumi më ka mbyllur
sytë. Yjet na sodisin nga lart me indiferentizmin e tyre
floreshent.
Mëngjesin tjetër do të më priste përsëri një tjetër ditë e
lodhshme.
22
Nëna
Dashuria e nënës mbetet më hyjnorja. Ajo është e
drejtpërdrejtë dhe e madhërishme që depërton thellë në
shpirt. Më mbush me forcë e energji dhe na jep jetë. Pranë
saj çdo gjë më duket më e thjeshtë, më njerëzore dhe e
kapshme.
Isha gati që me fjalën e saj të bëja çdo sakrificë. E harroja
lodhjen, vuajtjen, dhe mbetet e gjallë në kujtesën e fëmijës,
ashtu dhe timen. Për fjalët e ëmbla që thotë, se ato dalin
thellë nga qenia e saj dhe ndoshta vijnë nga hyjnitë, mbetet
sublimi i çdo gjëje që del nga zemra e saj.
Sapo të niste dita e punës, përpara ishte zgjimi i
mëngjesit. Mëngjes herët, kur nata ende s’është larguar dhe
këndon gjeli i mallkuar që donte të thoshte se zgjimi është
pranë. Do të dilnim në punë herët se pastaj vapa vinte dhe
ulej rendimenti. Këtë e dija, dhe prisja gjysmë i zgjuar që të
vinte nëna, e cila si zakonisht gjente të vetmin moment për
të më ledhatuar në ditën e ngarkuar me punë.
-Luto, zgjohu biri nënës; - unë bëja një lëvizje të vogël
dhe prisja që ajo të vazhdonte.
-Ngrehu Luto!, se të ka nëna djalë, ngrehu biri nënës.
- Oh, ç’kënaqësi që ndieja, ishin ndoshta momentet më
të bukura të jetës time. E dija që tani do të largohej, do të
zgjonte motrat nga gjumi, do të merrej me punë të tjera dhe
do të vinte përsëri aty. Unë prisja si shqerkë e vogël.
-Luto mor bir, o shpirti i nënës! Ja, të fërkojë nëna një
çikë se mbase të del gjumi, - dhe vinte, më hiqte mbulesën
e unë shtriqesha i tëri. Këtë moment e prisja me padurim.
23
E dija që do të vinte, e dëshiroja shumë. E ajo më fërkonte
sikur të isha i vogël. Ndërsa unë ndieja ledhatimet e nënës
që i përpija si ushqim i pazëvendësueshëm.
E, natyrisht pas kësaj do të vinte zgjimi. E dija që tani do
të ikte për në punë dhe nuk do të kthehej më. Ngrihesha
ngadalë, përpara gjeja tasin me qumësht të bërë përshesh.
Kishte nisur dita.
Do të takoheshim përsëri bashkë mbasi të kryeja punët
e mia me bagëtitë dhe pastaj do t’ju bashkohesha motrave,
Afërditës dhe Lastares për të vazhduar prashitjen e misrit.
Babai, pa punën që bënte nëna do të ishte i pafuqishëm
të përballte i vetëm atë realitet punësh pafund. Ishte nëna
që i dha jo vetëm forcë por dhe jetë filozofisë së tij për të
bashkëjetuar dy kohët dhe për të jetuar me nder e dinjitet.
Forca e saj e karakterit, këmbëngulja, kurajoja, aftësia e saj
për të transformuar jetën nëpërmjet punës, la gjurmë të
thella në ndërgjegjen tonë. Prej saj edhe pse i vogël arrita
të ndjej kënaqësinë e punës, të krijimit, të përballjes me të
pamundurën. Shpirtin rebel prej saj e kam, dashurinë për të
bukurën. I donte lulet, harmoninë të cilat i derdhi në qilimat
që punoi, të përkryer nga fantazia dhe të rralla nga bukuria.
Si mund të jetohej pa punën e saj. Oh, sa shumë ka punuar
nëna ime, model i të përkryerës në mikpritje e bujari. E
ç’mund të them për nënën time; e rrallë nga fisnikëria dhe e
pamposhtur nga tërmeti. Nëna kishte të zhvilluar humorin.
Pavarësisht lodhjes në punë gjente kohë për argëtim. Na
mblidhte si zogjtë në momente pushimi dhe e qeshura e saj
e çiltër, e hapur, na hiqte lodhjen. Mua, që isha më i vogli në
skuadër dhe Afërditën që vinte pak e dobët nga shëndeti,
për të na nxitur në punë na motivonte duke na premtuar se
do të na dërgonte te tezet. Ky ishte si tip weekendi të themi,
kjo na i shtonte forcat dhe energjitë duke menduar se ja,
erdhi fundi i javës dhe ne punonim, pa pushim punonim pa
24
ndier lodhje... Veç punonim..., në fushën e blertë çdo ditë...?
 
Jeta e shkollës së mesme është e bukur; Aty zihen
miqësitë e para, të forta e të qëndrueshme që ndonjëherë
zgjasin gjithë jetën.
Aty vihesh përballë rregullave strikte, orare preçize
studimi,orëmësimiplottensiondheemocion,mëbrumosën
ndjenjën e rregullit, të disiplinës.
Mësuesit që i shihnim si të qenë perëndi. Mbrëmjet,
trokitjet e para në zemër dhe barku që s’na u mbush
asnjëherë.
Papritur u gjenda larg prindërve, motrave, vëllait të vogël
që kishte nisur të merrte përsipër barrën e punëve të mia.
Një tjetër jetë që do të niste, do të ndryshonte rrënjësisht
nga ajo që lashë në fermën e familjes.
Shkolla e mesme për teknik nafte dukej se do t’i jepte një
tjetër rrjedhë jetës time... Megjithëse i larguar nga...
Mora në dorë valixhen e drurit me vete, e çelësi i saj
që mund të hapej fare lehtë edhe me tel. Nëna, sidoqoftë
hapësin për siguri ma lidhi me gjalmë dhe ma vari në qafë.
Brenda ndodhej, veç të tjerave dhe kostumi që nëna ma bleu
me këtë rast. Copa ishte e Kombinatit të Tiranës, e fortë, prej
leshi, ngjyra kafe me rigeta të holla. E çoi te rrobaqepësi,
bleu astarin, kanavacën, pullat dhe kostumi doli vërtet i
bukur. Më rrinte mirë për trupi.
Erdhi dita e largimit, u ndava me të gjithë dhe në fund po
më përcillte nëna. O, çfarë ndarje ka qenë ajo, me lotët që më
rridhnin pa e ndjerë deri sa kapërceva kodrat përtej. Për një
moment m’u duk se po më thërrisnin, po më kërkonin. Dola
25
lart te bregu dhe hodha shikimin përtej. Ndoshta duhej të
kthehesha?! Fshiva lotët me shami dhe pashë përsëri mos
dikush po vinte drejt meje. Asgjë. Aty afër blegërinin delet
që kullosnin me indiferentizëm pa e ditur hallin që unë
kisha.
Po nisja udhëtimin e jetës. Qëndrova në anë të xhades për
të pritur makinë. Nga dreka duhet të kem shkuar në qytet
dhe më tej në qytetin tjetër,... E pastaj do të gjeja qytetin
tjetër ku do të stjudoja. Sa shumë qytete dhe sa larg po
shkoja. Por ai, qyteti ku do të studioja, gjendej larg rrugës
dhe nuk di si vajta, dhe e gjeta shkollën që ishte vendosur
në një faqe kodre, përkrah qytetit. Godinat e gjata ngjanin
si gazerma, me mensën e madhe, kuzhinën, klasat, fushën e
volejbollit e të basketbollit. Në klasë me profesorët, ndieja
një frymë tjetër, një atmosferë të paprovuar, në mes shokësh
të ardhur nga të gjitha anët. Zakone të tjera, rregulla të reja.
Nga babai kisha marrë me vete plot këshilla; që të isha i
sjellshëm, i dashur me shokët, i respektuar, të studioja e të
mos i ndaja librat nga vetja që të merrja dituri e të bëhesha
i aftë për ta marrë profesionin me zell e përkushtim.
Këshillat e tij më dilnin çdo ditë para syve kur ulesha
në mësime, kur më pyesnin profesorët, kur ngrihesha në
dërrasë për t’u përgjigjur. Ato këshilla ishin futur thellë
brenda meje, dhe me to jetoja. Nuk do t’i harroja për asnjë
çast sepse gjithmonë më dilnin para sysh, nëna duke punuar
atje në arë e lodhur nga mundimet, im atë me trupin e
drejtë si statujë që s’e përkuli asgjë. I largoja këto mendime
përsëri dhe i kthehesha studimeve.
Jeta në konvikt i ngjan pak asaj të ushtrisë, me orare të
varura në mur që duhej t’i zbatoje me çdo kusht; oraret e
mësimit,ngrënia,studimi,gjumi,zgjimi,çlodhja.Çdoshkelje
përbënte padyshim thyerje disipline dhe ndëshkohej.
Ditët e shtuna praktikonim bashkërisht mësimin e
26
vallëzimit sepse po afroheshin mbrëmjet e festive dhe
vajzat që ishin më të pakta se ne, si në çdo shkollë teknike,
po të mos vallëzoje mirë nuk t’i hidhnin sytë fare. Sepse
kishte kavalierë të tjerë, më të aftë që dinin të valëviteshin
me damën sikur të fluturonin në ajër. Ishte mbrëmja
e parë ku do të merrte pjesë dhe klasa jonë. U lamë, u
pastruam, u rregulluam, hekurosa këmishët, kostumin dhe
ja ku ndodhesha në sallë përballë damave, që prisnin me
indiferentizëm të shtirur. Nisi muzika, doja të ngrihesha
por befas mbeta i mbërthyer për stoli sikur të gjendesha i
gozhduar.
Muzika mbaroi, vallëzuesit u ulën. Epo, thashë me vete,
vallëzimin tjetër do të sulem si predhë. Dhe ai erdhi, ishte
një vals që më gjallëroi të gjithin, por këmbët përsëri më
lanë në mes të rrugës, në hapësirën që na ndante nga vajzat.
E dija, e kuptova që e keqja ishte te këmbët. Në çastin që
duhej të ecja përpara, nuk më bindeshin. Ç’djallin ishte
kjo ndjesi? U ula, ndihesha i tensionuar që me kalimin e
kohës arrita ta mposht dhe të ndieja magjinë e kontaktit me
femrën...!
Shkolla po bënte përgatitjet për të festuar Vitin e Ri dhe
klasaimemoripërsipërqënëmbrëmjenqëdotëorganizohej
me këtë rast të përgatiste një shfaqje. Ndodhemi në fundin e
viteve 50-të kur mungonte eksperienca për ngjarje të tilla.
Nuk kishim njohuri për teatrin, për koncertet me këngë e
valle. Nuk i kishim parë dhe nuk e dinte askush çfarë do te
bënim.
Dikujt i shkoi në mendje për të përgatitur shfaqe
argëtuese me humor. Në grupin që do të merrej me këtë
punë u caktova edhe unë. Unë? Më dukej e habitshme.
Ndoshta kisha shkruar ndonjë vjershë satirike, kështu
duhet të ketë qenë. Përndryshe si do të vihesha në listën
e organizatorëve, kur aty kërkohet shkathtësi, zotësi, aftësi
27
dhe talentin që nevojitet për të aktruar. Përkundër, unë
isha i mbyllur e më dridheshin këmbët kur shkoja për të
vallëzuar me vajzat. E, si mund të bëja gallatë kur nuk isha
as shakaxhi, dhe kur vetë thuajse nuk qeshja fare kur në
përgjithësi iu shmangesha shoqërive të zhurmshme.
Bëra, ç’bëra dhe shkruajta disa poezi ku qesëndisja
profesorët, dembelët, ata që nuk kishin vullnet për mësimet
ose bënin zhurmë. Mbasi i shkruajta, më e keqja erdhi më
pas kur u caktova për t’i interpretuar. Më ngjan se bëmë
edhe dy, tre dialogje të shkurtra me humor.
Mbrëmja e Vitit të Ri nisi hareshëm. Merrnin pjesë përveç
nxënësve dhe mësuesve edhe drejtori i shkollës.
Skenën e ngritëm me tavolinat e mensës nga fundi i
sallës. Disa çarçafë i bashkuam dhe u krijua perdja, e cila
qëndronte e lidhur në të dy cepat që të mund të hapej. Nisi
shfaqja, për çudinë time këmbët nuk u drodhën, zëri nuk
mu mbyt nga emocionet. Deklamova me sukses vargjet
që i pata përgatitur vetë. Goditën në shenjë dhe e gjithë
salla buçiti nga të qeshurat. As vetë s’po e besoja atë që po
ndodhte. Në fund duartrokitën gjatë. Shfaqja u pëlqye dhe
në ditët në vazhdim nxënësit e tjerë na shikonin ndryshe,
me kërshëri të veçantë.
Ndoshta mbetet shkëndija e parë e asaj që mund të quhet
“talenti që flë”, atje ku askush nuk mund ta dallojë.
Megjithë ndryshimet e ndodhura në jetën time, përsëri
mbetej një boshllëk që më trazonte vazhdimisht, ajo çka
ndjeja larg familjes. Ndonjëherë më dukej se bota nuk
ekzistonte. Ndonëse kisha jetuar për tre vjet në qytetin
ku mbarova shtatë-vjeçaren, por atje fshati ishte afër dhe
vajtjetishintëshpeshta.Atyjetojamemotratdheaiboshllëk
që kapte nuk më mundonte si këtu në shkollën e largët, në
vetminë që jetoja në mes të njerëzve që jo plotësisht i ndjeja
të afërt, miqësorë.
28
Atëherë, në këto çaste më dilte para syve nëna kur
më përcillte deri te ledhi, afër xhadesë. Më mbesnin në
mendje sytë e saj, ajo energji e pashtershme, buzëqeshja
që shoqëronte ndarjet tona, lekët që më fuste në xhep,
përqafimi i ngrohtë, fjalët e ëmbla të ndarjes. Të gjitha
i merrja me vete dhe nuk i ndaja nga kujtesa për ditë me
radhë. Pastaj vinin letrat. Iu dërgoja letra e ata mi kthenin.
Kjo ishte çmallja që më jepte forcë për të studiuar me zell.
Letrat e babait plot këshilla që unë i ruaja atje në valixhen e
drunjtë dhe nuk i grisa asnjëherë. Kjo ishte valixhja ime prej
druri plot me ëndrra, plot me libra , plot me letra e ndonjë
lekë ndonjëherë.
Këto vegime malli erdhën duke u shuar dalëngadalë...,
nga pak! Ato vinin nga ajo botë e vogël ku isha mësuar të
jetoj, përmasat e tjera të botës më krijonin atë lloj ç’ekuilibri
shpirtëror ku ndjehej pasiguria, malli, trishtimi,... Shpirti i
pastër dhe i ndjeshëm që përballet me realitetin që nuk e
njeh. Që nuk ishte si në librat që kisha lexuar atje në fushë
ku mungonte ajo harmoni e përsosur ku isha mësuar të
jetoja në paqe dhe ekuilibër të plotë.
Ditën që mora diplomën, të cilën e ruaj me kujdes edhe
sot; shkova së bashku me shokët në lokalin veror që mbante
emrin “Një Maji”. Pimë birë. U deha së bashku me shokët.
Në thellësi të vetes e ndjeja veten të çliruar nga barrierat e
shkollës, të burrëruar. Të gjithë u dehëm... Gallatë, britma,
thirrje gëzimi. Provova duhanin e parë. I rritur siç ndihesha
bleva paketën e cigareve dhe e ndeza. Askush nuk më shtyti
ta bëja, ishte veç një kapriço e moshës. Cigarin e sistemova
mirë në dorë, i bëra karshillëk vetes dhe e thitha me gjithë
forcën e mushkërive. Mu zu fryma dhe gati më ra të fikët.
Ëndrra për t’u rebeluar kishte marrë jetë. Ka pasur në sfond
moshën në kufijtë e adoleshencës që kërkonte të ngrinte
kryedheqëflistepërekzistencëneforcavetëtjera,energjive
29
të panjohura që qëndronin në pritje. U emërova teknik i
mesëm në shpimin e puseve të naftës. Puna këtu edhe pse
kishte një lloj poezie, kur qëndroje në mes të makinerive
gjigante që punonin ditë e natë pa pushim, duke kryer në
thellësi të tokës operacione të cilat kërkonin guxim, kurajë
dhe aftësi profesionale, përsëri kishte vështirësitë e veta.
Dalta që punon qindra metra poshtë dhe ndjek lëvizjet e
saj. Toka që uturin dhe dridhet nën këmbët e tua sikur nuk
i duron dot dhimbjet. Avaritë, ditët e lodhshme të punës
ku s’dihej ku fillonte dita e ku mbaronte nata. Aparatçikët
kur qëndronin si hije për të vëzhguar çdo lëvizje se mos
“armiku” vepron. Thirrje për vigjilencë, alarme për planin.
Kisha hyrë thellësisht në jetë.
Sadisfaksionin më të madh në këtë përballje ma dha puna
mespecialistëtrusë.Ishtekënaqësievërtetëtëpunojemeta,
të bisedoje, të merrje kulturë, të çelje horizontin. Njerëzorë,
modestë, të sjellshëm, seç ndjenin një lloj tërheqje ndaj
nesh, se ndoshta shpirti i pastër dhe bujarinë i kishim të
përbashkëta. Porositë në fushën profesionale, do të mbesin
një vlerë që na e dhuruan pa mëdyshje, për t’i drejtuar më
vonë vetë ato makineri gjigante.
Megjithë konditat e jetës e të punës në atë sektor,
monotonia na shtypi. Kërkoja diçka tjetër. Po çfarë? Këtë
nuk e dija ende. Edhe dëshira për t’u bërë inxhinier nafte
erdhi duke u zbehur derisa u shua krejt. Kisha vetëm një
dëshirë; të dilja nga ajo jetë e izoluar larg botës, larg qytetit;
pa gëzim e çlodhje sikur të jetoje në një repart ushtarak,
ku një herë në muaj automjeti që kishim do të na çonte në
qytetin pranë për të parë film.
Bursa më doli për inxhinier. U nisa në qytetin e madh, në
qytetin e kulturës, dijes, hapësirave e mundësive të tjera.
30
KAPITULLI II
NË PORTAT E ARTIT
Ëndrra për të ndryshuar jetën
Ndodhem në qytetin e zhurmshëm që merr frymë sikur
të ishte një qenie e gjallë.
Si mund të niste aventura e jetës për një djalë të ri, pa
përvojë në mes të qytetit të madh. Më dukej se do të më
gëlltiste me përmasat e tij gjigante.
Ndjeja të më dallgëdiste gjallëria. Ritmi i qytetit i
ngjasonte një turbine që rënkon ditë e natë, ngulçon, lëshon
piskama tronditëse që më bëjnë të ndihesha i vogël, i pa
fuqishëm për fund këmbëve të tij.
Qëndroja i hutuar nga forca gjeneruese që vinte në lëvizje
atë gjë të padukshme që dukej sikur klithte dhe më tërhiqte
si magnet për të provuar ekzistencën time. Doja të ndieja
brenda vetes sime, se dhe unë i vogli jam këtu në mes tuaj;
të kësaj mase amorfe dhe ndodhem për të jetuar.
Këto lloj ndjesish nuk i pata provuar në të kaluarën. Ishin
diçka e re për mua.
Leksioneteinxhinierisësënaftësthuajseikishabraktisur
dhe endesha lart e poshtë pa një kuptim të qartë në rrugët
e zhurmshme të qytetit të madh.
Qëndroja ulur te stolat e lulishtes dhe mendja më shpinte
nëfshat;tenëna,babai,vëllaiqëishinatje.Mëdukejsendjeja
31
përsëri frymëmarrjen e natyrës brenda qenies time atë lloj
dehje që të sjell ajo bukuri e dlirtë. Kridhesha i tëri në këtë
bukuri që zoti ia ka dhuruar njeriut për ta pasur si pasuri
brenda vetes, të gjejë në të harmoninë dhe ta krahasojë me
përsosmërinë absolute që na rrethon.
Aty pranë meje në pishat që të magjepsin me
indiferentizmin e tyre të përjetshëm dëgjoj këngën e
zogjve, të harlisur nga pranvera që kërcejnë nëpër degë
dhe ngjajnë sikur vallëzojnë, dialogojnë me njëri tjetrin në
distancë. Zogjtë kanë një “gjuhë” të artikuluar në mënyrë
të çuditshme në tinguj e melodi. Ndoshta grinden, ndoshta
ledhatohen apo zgjidhin “mosmarrëveshjet” për hapësirën
qiellore, ndërsa ne na ngjason sikur vetëm këndojnë.
Një makinë e vetmuar kalon aty pranë dhe me borinë
e çjerrë që ushton thershëm më zgjon nga topitja ku
gjendesha.
Bota ku u rrita dhe kalova vitet e rinisë po merrte
dimensione të reja. Vizioni për jetën notonte ngadalë
përmes tymnajave e mjegullës, përrallave me kuçedra, e
dashurisë ndaj familjes.
Timatë,qëmëshoqërontengadomeveladoninemirësisë
atërore më ngjante se e kisha gjithmonë pranë, me këshillat
për edukatën, për mësimet, për jetën. Kur më thoshte “ruaju
nga plumbi”! ç’kuptim kishte vallë, nga cili plumb duhej të
ruhesha. Këtë plotësisht nuk e kuptoja. Në një rast tjetër do
më porosiste; “ruaju nga femrat se ato mund t’i përdorin në
çdo lloj forme, edhe si agjente”. Të ruhesha nga femrat?! Që
janë aq të ëmbla dhe të dlira. Përsëri nuk arrija të depërtoja
plotësisht në brendësinë e këtyre fjalëve. “Ruaju nga uji”
vijonte im atë... ah, ati im i mençur, në këto thënie në dukje
të thjeshta, vetëm më vonë do të kuptoja thesarin që ato
ruanin brenda. Mos vallë “lumi” do të ishte vetë jeta?
Këshilla si këto që nuk do t’jua kuptoja plotësisht thelbin
32
filozofik, megjithatë më bënë të vëmendshëm ndaj realitetit
që më rrethonte. Në raste të tjera më fliste për librin “libri
është miku më i mirë, se çdo mik e shok tjetër sepse të jep
shumë e nuk të kërkon asgjë si shpërblim”.
Nisa të lexoj, të lexoj shumë; çdo libër që më binte në
dorë e lexoja thuajse me një frymë derisa mpihesha i tëri,
dhe nuk e lëshoja nga dora. Kisha braktisur inxhinierinë...
Ç’të bëjë njeriu në vetminë e turmës, të njerëzve që kalojnë
indiferentë përbri teje..., xhiro..., xhiro..., monotoni, zbrazëti.
Nisa të mendoj për argëtimet e këtij qyteti. Në bare u
hoqën këngëtarët. Ndikimi i huaj... zbrazëti. Kishte filluar
eksperimenti humanoid çen çi ço,... për të provuar kufijtë
e durimit të krijesës drejt kapërcimit. Pjesa tjetër e qenies
ruan, vigjilon se është vetja jote që të ruan, hija jote që të
ndjek nga pas. E tillë na qenka jeta, lojë hijesh,... nuk gjykon
dot përtej vetes...!
Eci..., eci..., eci..., kuturu duke bluar mendime të trazuara
në kokë që ndonjëherë nuk kishin as lidhje me njëri tjetrin,
kur u ndodha përpara një të papriture të çuditshme. Po
ecja i vetëm te rruga e hotel “Drinit”. Kur u bllokua kalimi.
Nuk mund të lëvizte më askush. Një turmë njerëzish ishin
mbledhur grumbull para meje. U ngrita në majë të këmbëve
që të shihja më mirë ç’po ndodhte. Dalloj policë që vrapojnë,
ushtarë me helmeta, njerëz me mjekër që qëllojnë në ecje.
Dikush u vra dhe e ngritën mbuluar me mushama. Ç’po
ndodhte?... U krye një vrasje... Ç’ishte ai gjak?
-Çfarë po ndodh, çfarë po ndodh?! -pyeta i hutuar
-Po xhirohet film, - u përgjigj dikush aty pranë
-Si, film! Më tej një njeri i hipur mbi karelë po lëvizte mbi
shina me kokën të fiksuar në aparat.
-Kamera?, - po thërriste dikush sa kishte në kokë me një
megafon në gojë.
-Gati kamera!, - u përgjigj tjetri më tutje !
33
-Aksion...!
Projektorë që lëshojnë dritë të fuqishme u vunë në
lëvizje. Po xhirohej film! U ndjeva i hutuar. Nuk e dija që
filmi përgatitej në rrugë. Kur ndodhesh në kinema dhe
ndjek një film, përfiton ndjenja dhe emocione që në jetën e
përditshme kalojnë pa u gërshetuar me vetëdijen tonë.
Vendosa; do të bëhesha aktor?? Po, po aktor që të luaj
në filma... Pse jo?! Ç’ka këtu për t’u çuditur. Pse më shikon
ashtu ti atje tej, mendon se s’mund të bëhem unë aktor, se
s’ta mbush syrin. E ke gabim or mik. Unë do të bëhem aktor.
Në mbrëmje pashë në ëndërr, në gjumë se dikush po më
ndiqte me pushkë, një i panjohur dhe unë vrapoja, vrapoja,...
ndërsa ai që thoshte “xhirim,... ka xhirim”, po më filmonte
nga mbrapa me kamer.
Të nesërmen shkova te Ministria e Minierave dhe
paraqita kërkesën për punë. Ika në Martanesh. U gjenda
në një ekspeditë gjeologjike për zbulimin e kromit. Larg
bulevardeve, teatrove, filmave, vajzave që shigjetonin pa
mëshirë me shikimet lozonjare, gjatë shëtitjeve në diellin
e pranverës. I rrethuar nga malet e thepisura në kufijtë
e modestisë dhe kënaqësive tepër modeste. Nevojitej
vetëm pak gjumë, një kupë me fasule të pa ziera mirë, dhe
kënaqësia më e madhe mbetej loja e shahut që e gdhinim
natën.
Është një atmosferë tjetër disi e çuditshme që e gjen
gjithandej, kudo që shkon ndesh në ndjenjë respekti të
theksuar. Fshatari që të ndesh në rrugë të pyet; - a ke mujt o
burrë, si ke ndje, a je mërzit.
Befas ndihesh butë, qetë, në kontrast me malet dhe
ashpërsinë e natyrës që të rrethon. Kjo përqasje e
kontrasteve të rrëmben. Ndihesh i maturuar, dita kalon
qetë, butë e mirë.
Me vete kisha marrë një vëllim të Migjenit ku gjendeshin
34
poezitë e tij dhe proza. Shikoja librin që kisha në dorë dhe
mendoja; Migjeni kur ka shkruar vargjet e lira, me siguri ka
qenë i rrethuar nga një atmosferë si kjo e imja, me nxënësit
që i çukisnin si zogjtë në dritaret e mbushura nga dëbora.
Zgjodha fragmentin nga poema e “ Mjerimit”. Mbasi i lexova
të gjitha prozat e tij, më shumë për sarkazmën që ka, më
tërhoqi tregimi “ Urime për 37-ën”. Ah... ! Se për pak harrova.
Përpara se të blija librin, kisha pyetur dikë çfarë duhej të
përgatisja për të konkuruar që të bëhesha aktor. Më thanë
që nevojitej një monolog, poemë dhe fabul.
Nisa nga provat pikërisht aty në malet e Martaneshit.
Nuk kisha njeri që të më tregonte si t’i përgatisja pjesët. Nisa
të deklamoj... Zëri po më dilte si ortek që ecën me vërtik,
rrokulliset nga mali, që ulet e ngrihet vazhdimisht. Te xhami
i dritares kontrolloja ekspesionin e fytyrës, pasi pasqyrë
nuk kishte. Mora pamje të egër, u egërsova dhe ca, vazhdova
të shtrembërohesha deri në kufijtë e budallallëkut. Provova
të kisha pamje të trishtuar, pastaj melankolike, të ëmbël
sikur të isha duke shprehur dashurinë. Pamjet mu dukën
interesante, shprehëse, ekspresive. Nisa të mësoj vjershën,
ndoshta diçka do të dali nga gjithë kjo punë, mendova me
vete.
Kaloi dimri, erdhi pranvera. Dalja para komisionit do
të bëhej në muajin qershor. U ktheva në Tiranë dhe mora
kontakt me profesorin K.S. , i cili do të ishte pedagogu i
kursit. Takimi me profesorin ndodhi shpejt. Më çoi në një
klasë të zbrazët, vetë u ul në një bangë dhe më pyeti: “Çfarë
nakepërgatitur?”.Sytëetijzhbiruesmëdepërtuantejpërtej.
Për një moment u hutova por kur ndesha në buzëqeshjen
e tij të çiltër, mora menjëherë kurajo. Profesori më bëri
shenjë me kokë. Duhej të filloja... Po si?... Në ç’mënyrë, si do
të luaja me zërin, me gjestet, mimikën. Nuk kisha recituar
asnjëherë, dhe ja tani përpara profesorit të panjohur. U
35
shtrëngova fort, i mblodha të gjitha energjitë, shikimin e
përqëndrova në një pikë, mora frymë thellë. Shikimet tona
për një moment u kryqëzuan dhe unë nisa të deklamoj atë
që kisha mësuar atje në malet e Martaneshit, rrethuar nga
bora në një fjetore prej dërrasash.
Papritmas zëri buçiti si ndonjë sirenë. Fytyra e profesorit
u ëmbëlsua lehtë. E harrova dridhjen, emocionin. Zëri u bë
kumbues. Vargjet e Migjenit me bukurinë që kanë më bënë
të harroj ku ndodhesha. Shqetësimi i vetëm ishte të recitoja.
Dhe unë po recitoja. Dikush po më ndiqte me interes dhe
vëmendje, recitova fjalë pas fjale, varg pas vargu, bëra dhe
disa ulje ngritje të zërit, pati më duket dhe një shpërthim.
Për një çast ndalova. Pata përshtypjen se kisha prishur
gjithçka.
-Ja kështu,-tha profesori,-ka lezet. U ngrit dhe më rrahu
miqësisht nga krahët. Mora frymë i lehtësuar. Mbas pak
nisi konkurimi. Studentët hynin dhe dilnin njëri pas tjetrit.
Dikush më thirri emrin. Për një moment shtanga, ula kokën,
mblodha të gjitha fuqitë dhe u futa brenda. U gjenda në një
sallë të madhe, përballë gjendej komisioni. Ishin shumë.
Hodha sytë përtej nga dritarja sipër, prej nga hynte një
rreze e artë diellore që i jepte një shkëlqim të veçantë gjithë
sallës dhe nisa të deklamoj. Pamjen e kisha të turbullt. Si
në mjegull shikoja silueta dhe diku ndesha sytë vezullues të
profesorit që më ndiqnin me vëmendje. Kjo më dha zemër,
zëri buçiti fort sa u tund gjithë salla. Mbarova vjershën e
parë dhe prita. Nga tavolina më zgjatën një gotë ujë. Shkova
e mora ngadalë, e piva ujin dhe gotën e lashë përsëri. U
lehtësova, u çlirova, shikimi mu kthjellua, frymëmarrja
u vendos në ritmin e duhur dhe nisa monologun, pastaj
fabulën. Heshtje... Qetësi... Dikush foli, përsëri heshtje.
U largova dhe dola jashtë. Po ecja, ndërsa isha akoma i
tronditur.
36
Të nesërmen mora vesh që kisha fituar. As vetë nuk e di
se çfarë ndjeva në të vërtetë. Dalëngadalë ndjeva se në jetën
time një gjë e bukur sapo kishte ndodhur. Koha sikur ndali
për një çast.
 
Ka një kohë që rrjedh ngadalë, ecën zvarrë, ngec, lëviz
përsëri me vërtik. Ka një kohë që ecën vrulltas, shpaloset
përballë,kërkontëpërmbysëçdosendagjë,tëtransformojë.
Ka dhe një kohë të zgjimit; shëtit, kundron, ëndërron, por
s’e ke gjetur limanin ku do t’ankorosh spirancën. Dëshirat
vlojnë, ndjenjat formëzohen, marrin trajtë, trazojnë njëra
tjetrën por mbesin përsëri fluide, të pakapshme. Ndërsa
eci i menduar në rrugët që buçasin nga zërat që ngjajnë të
largët, të huaj. Ndihem i vetmuar, i braktisur. Hedh shikimin
po s’shoh asgjë përveç atij lëmshi njerëzor që ngjan se të zë
frymën.
Jam në këtë përshtjellim ndjesish ndërsa mendoj për
të drejtën e studimit të inxhinierisë, që nuk vlen për në
shkollën e artit.
Takoj profesorin i cili qëndroi përballë meje. Më dha
dorën, u mendua një çast, picërroi sytë;
-Pse nuk ke ardhur në leksione, shokët kanë nisur
mësimet.
-Më kanë thënë që nuk mund të vazhdoj për art.
-Pse nuk mundesh?
-Poja,-profesor,-bursaeinxhinierisëqenkaepavlefshme
për t’u bërë artist.
-Dhe ç’do të bësh, - tha profesori i preokupuar.
-Më duhet të nxjerr nga rrethi të drejtë studimi të re.
Profesori pa e zgjatur, shkroi një copë pusullë dhe ma
37
zgjati.
-Është për kryetarin e komitetit të qytetit tënd, jepja në
dorë shokut N. Shpresoj të ndihmojë, - më dha letrën dhe u
largua.
-Takoje dhe përshëndete nga ana ime.
Me letrën në dorë po mendoja ç’do të bëja.
Para disa ditëve duke u endur zyrave për të gjetur
zgjidhjen, këmbët më çuan para godinës së udhëheqjes së
lartë.
Më pritën me mirësjellje. Ju shpjegova si e kisha hallin
dhe më thanë se nuk është e njëjta gjë si të studiosh për
inxhinieri dhe për art. Në rastin e studimeve për art
nevojiten garanci më të mëdha... I falënderova dhe dola.
Duke u larguar nga ato portale hijerëndë të zyrave po
mendoja me vete; nuk po kërkoj ca si shumë?
Im atë oficer i mbretit, xhaxhai ballist, djali i xhaxhait
kulak...!!!
Kohët përzihen me njëra tjetrën, ngatërrohen dhe
përplasen me fatet tona. Udhëkryqe të pafund... Sa shumë
udhëkryqe. Asnjanësia në luftë e tim eti a mund të më
ndihmonte? Ndershmëria e tij, patriotizmi, dekorimet,
përpjekjet atje në fshat, kontributet shoqërore. A mund të
më çelnin portat e fatit?
Me pusullën që më dha profesori të cilën po e shtrëngoja
në dorë si vlerë të paçmuar, e hapa dhe lexova rreshtat. Aty
gjendej e ardhmja. Jeta përmblidhej në ato pak fjalë;
...”Letërprurësi është njeriu im, ndihmoje për problemin
që ka. K.S.”.
Profesori e njihte kryetarin sepse atë verë kishte
punuar për ngritjen e teatrit në qytetin bregdetar. Duke
qenë regjisor i njohur, profesori ishte në të njëjtën kohë
dhe njeri me vlerë, me shpirt të madh prej artisti; modest,
i kujdesshëm ndaj të tjerëve, dinte të komunikonte me
38
njerëzit. Ishte i këndshëm e me humor, energjik. Ngjasonte
si rusët ku kishte kryer studimet. Mund të depërtonte
me lehtësi në botën e bashkëbiseduesit me mençurinë
që rrezatonte intuitë dhe dashuri njëherësh. Kryetarin e
takova një mëngjes të ftohtë tetori. Ora 730
, mëngjes herët. I
dola para. S’isha veç se një djalë i ri. Qëndroi menjëherë dhe
më shikoi në mënyrë pyetëse.
-Vij nga profesori K.S.- i thashë, - më ka dhënë për ju një
pusullë, - dhe i zgjata letrën. Kryetari pasi i hodhi një sy të
shpejtë, më ftoi të shkoja me të.
-Hajde me mua, - tha ai. Dhe u nisëm së bashku. Eca
përkrah tij. Njerëzit te dera e komitetit kur ju kaluam pranë
së bashku me kryetarin, në shenjë respekti por edhe nga
stepja para hijes së pushtetit; morën qëndrim gatitu.
Kryetari ishte energjik, shtatlartë, ecte me hap të
vendosur, flokët i kishte të thinjura anash ndërsa tiparet
të theksuara. Sapo mbërritëm lart, në zyrë, thirri shefin e
kuadrit. E urdhëroi t’i kalonte dokumentet që i dorëzova me
proces të përshpejtuar, në mbledhjen e radhës.
Kishte nisur ëndrra ime!, dikush përmend fatin. Po isha
fatlum atë mbrëmje që takova profesorin. Ndoshta aty, në
atë takim nisi kthesa e jetës për mua. Pas ngjarjesh të tilla
shikon përqark gjëra që nuk i ke vënë re më parë, një vazo,
një pemë, një gushëkuq përmbi të që ia ka marrë këngës dhe
ngjan sikur i mban iso gëzimit tënd. Bota zgjohet ndryshe.
Fillon të ndihesh se jeton dhe dëshiron ta ndash gëzimin me
të tjerët, me ata që ke pranë, me ata atje tutje. Mendon për
një çast se si do të ishte sikur t’ju thërrasësh fort, hareshëm:
Ej...! Njerëz! Nuk e shikoni, nuk e ndieni sa i gëzuar dhe
zemra më gufon në kraharor. Më ngjante se po trokiste koha
ime. Ajo ndodhet te dera dhe pret t’i afrohem, ta rrok dhe
të nisim rrugëtimin së bashku... Rastësi apo fat...Mos vallë
është lojë e koeçidencës? Pak rëndësi ka. Gjithçka mund të
39
ndodhë në këtë qytet të huaj e të mistershëm, mospërfillës
dhe të ftohtë.
......
Shoh tim atë, që vjen i ngrysur me shikim të tretur në
zbrazësi. Ç’kërkon të thotë im atë, do të flasë? Pse hesht! Më
qorton... Artist. Pse çfarë ka, çfarë është, çfarë... Profesioni?
Jo, jo! Pse ç’ka ngjarë, gjendem pranë humnerës. Thërras
fort: Ku është humnera? Më largohet i heshtur, i trishtuar
pa thënë asgjë. Ndodhesha në ëndërr.
 
Shkolla e aktorëve gjendej në anekset pranë teatrit
popullor. Merrnim pjesë si figurantë në premierat e reja.
Jetuam për disa vite me atmosferën e punës krijuese, me
rolet, aktorët, krijimet e arritura që na lanë mbresa të
pashlyeshme. Gjendeshim pranë artistëve të shquar, që
çdo ditë na përshëndesin. Mësuam thashethemet, mëritë,
zënkat. Pranë Teatrit Popullor hodhën hapat e para shumë
artistë që më vonë u bënë të shquar. K.S. mbeti udhëheqësi
artistik i kursit tonë së bashku me artistët e tjerë të skenës
N.F. dhe P.GJ. ... Orë pune të gjithanshme për të përvetësuar
elementët e mjeshtërisë; vëmendjen, përqëndrimin,
shikimin, dëgjimin, kujtesën, fantazinë, abstagimin. Ditë,
javë, muaj që kalojnë pa u vënë re.
Pedagogëtnamësojnëpërtëmosudehurngakënaqësitë,
nga sukseset e çastit për të punuar gjithë jetës, për t’u
aftësuar vazhdimisht dhe për të përsosur mjeshtërinë
artistike. Ditë pas dite, vit pas viti, rol pas roli, “në art, aktori
që nuk ecën përpara, ecën mbrapa. Qëndrim në vend s’ka”.
Këto ishin fjalët e tyre.
Në këtë ambient u ndjeva i përshtatur falë ngrohtësisë
40
së pedagogëve dhe atmosferës që na krijonim për të qenë
të çliruar nga ndroja, nga vetëkontrolli dhe emocionet e
shpërdala. Natyra ime nisi të ecte dhe papritur u gjenda
në vorbullën e një jete krejtësisht të ndryshme ku spikatën
fillesat e prirjes time drejt humorit edhe pse nuk e kisha
ndjerë veten ndonjëherë të aftë për të bërë humor. Mesa
duket pedagogët përkundër mbylljes time, vunë re se
falë përmasave jo të zakonta trupore, heshtjes së jashtme
dhe shpërthimeve të papritura e spontane shpërfaqesha
këndshëm kur më vendosnin në rethana komike. Kjo përbën
në thelb talentin ose prirjen natyrale që qëndron e fshehur
dhe ka nevojë të zbulohet. Të qeshurat erdhën atëhere kur
duke luajtur “Etydin” e vitit të parë ku nga improvizimet
dhe kënga e modës “ Djaloshi dhe shiu” i cili me çadër në
dorë ndalon një vajzë që kalon aty pranë. Mundohet të
flasë por fjalët s’i dalin, atëhere i shpreh ndjenjat me këngë.
Befas auditori shpërthen në gaz. Spotaniteti dhe sinqeriteti
në lojë u vlerësuan së tepërmi. Në mbarim të vitit të parë
luajta “Don Kishotin” e Servantesit. Në prova u duk se do
të ishte sukses i mirëfilltë, por diçka nuk shkoi dhe në
paraqitjen përfundimtare emocionet e pakontrolluara
penguan procesin krijues.
Në vitin e dytë, përsëri komedi, por tani në kryeveprën
e Shekspirit, “Zbutja e kryeneçes”. Vepra e mbushur plot
situata e keqkuptime dhe humori vërshonte dhe nga gjuha
e magjishme shekspiriane plot alegori e figura që i bëjnë
personazhet të jenë plot jetë e dinamizëm me zhvillime
dialektike,plotngjyraemençuriqëvështirëseigjentetjetër
autor. Në vitin e tretë interpretova në një pjesë dramatike të
Bernard Shout, ku nuk e gjeta veten plotësisht. Mungonte
përqendrimi i nevojshëm, gjë që e fragmentizoi lojën. Në
vitin e katërt luajta përsëri komedi te “ Doktor Adhamudhi”,
ku arrita ta kapërceja atë lloj ngërçi apo kontraksioni që më
41
pengonte për të shfaqur vlerat artistike. Duke realizuar një
“Adhamudh” agresiv, fodull, arrogant e paranojak që për të
realizuar ambiciet e tij shkel mbi gjithçka duke anatemuar
këdo deri në vetëdemaskim të plotë.
Rrugëtimiartistikështëigjatë,plotzig-zageetëpapritura
të shumta që shfaqën beftë në procesin krijues. Aftësia për
të qenë i “çluar” nga pengesat është e gërshetuar nga aftësia
për të qenë vetvetja në universin e artit. Ky mbetet çelësi i
suksesit.
Përfundova student i spikatur me disa krijime të veçanta
që më renditën te të mirët e kursit.
Të luash në skenë nuk është punë e lehtë, ndonëse
për spektatorin që shikon në sallë duket diçka argëtuese.
Ndihesh ngaherë i “trazuar”, duket sikur brenda teje diçka
po ndodh; do të flasësh por nuk mundesh. Fjalët që në jetën
e përditshme rrjedhin vetiu, në skenë ngecin, mezi dalin.
Gjuha nuk të bindet që të artikulojë siç duhet fjalët, zëri
meket, fyti thahet. Humbin ngjyrimet, nuancat e duhet ta
nisësh gjithçka nga e para. Madje dhe këmbët s’të binden...
Kjo për aktorin ndodh pothuaj çdo herë që merr të luajë në
skenë.
Në mbarim të vitit të katërt profesori K.S. për të cilin
kisha një konsideratë të veçantë deri në adhurim dhe
stafi pedagogjik na bën një kërkesë të papritur. Donin të
dinin vërejtjet që ne studentët kishim për punën e tyre
pedagogjike gjatë katër viteve... Heshtje! Askush nuk po
fliste. Ç’ishte kjo, lojë? Profesori gjatë leksioneve të tij na
këshillonte gjithmonë për të qenë koherent me veten,
ndërgjegjen, me karakterin tonë, për vlerat morale për
t’i ruajtur në çdo rrethanë. Sipas filozofisë së tij, njeriu,
karakterin e vet e zbulon në varësi të rrethanave, kur është
larg syrit të opinionit. Këtu shpërfaqen vetitë e karakterit,
ndërgjegjaekujtdo.Mosështëkyprovokim,mendova.Pashë
42
rrotull shokët e mi, heshtje. Ç’është kjo pyetje e çuditshme?
-, thashë me vete. U ngrita dhe desha të flas. Në sallën e
bibliotekës së institutit ku ishim mbledhur për të shpallur
rezultatet përfundimtare për provimin e mjeshtërisë
artistike, heshtja u bë më e thellë. Bëra një pushim të vogël.
U mata të thosha diçka. Sytë e të gjithëve ishin drejtuar nga
mua, pedagogët gjithashtu. Po prisnin, çfarë do të thosha;
unë një student i mirë, i sjellshëm, i urtë, i vëmendshëm, i
pa trazuar me zhurmat që shoqërojnë zakonisht auditorët
që përgatisin artistë. Pa shenja të shfaqura të egoizmit, me
shokë, me shoqet e kursit me miqtë e mi.
Po ja që unë do të flisja, do të shprehja mendimin tim për
pedagogët, ndërsa të tjerët heshtin. Pse? A mund ta bëj një
gjë të tillë. A duhet ta bëja. Çfarë do të thosha. Do të thurja
lëvdata apo kisha me të vërtetë ndonjë vërejtje?!
Unë guxova dhe kritikova, kur vlerësimet akoma nuk
ishin shpallur... Paska një vërejtje... Të gjithë u bënë të
vëmendshëm; “studentët duhej të trajtoheshin të gjithë
njëlloj”. Pedagogët nuk folën fare, vetëm ulën pakëz kokat.
Studentët që e dëgjuan s’thanë asgjë.
Ndoshta kjo s’ishte asgjë, ndoshta s’duhej ta thosha
fare e të heshtja siç bënë të tjerët. Por pedagogët na kishin
mësuar të ishim të sinqertë dhe unë ashtu mendoja. E pra,
nuk e mirëpritën këtë kritikëz të vogël. Këtë e mora vesh
më vonë në rrethana të tjera, kur e kisha nisur punën. Pra
ndërmjet asaj që themi, që predikojmë dhe asaj që bëjmë
paska një hendek të madh. Dhe këtu nis përballja me jetën,
me të vërtetën. Kjo e ndan natyrën njerëzore në dy pjesë.
Tek ky hendek do të rrëzohesha më vonë duke luftuar
pikërisht për të vërtetën si e vetmja vlerë universale që
duhet t’i bashkojë njerëzit në vend që t’i ndajë e t’i dëmtojë.
43
KAPITULLI III
KOHA TJETËR
Im atë më mësoi t’i mbaja sytë hapur..., vetëm një
çast u përgjuma dhe e pagova shtrenjtë gjithë
jetën!
Qyteti ku do të nisja jetën artistike nuk ishte i huaj për
mua. Kisha kaluar një pjesë të fëmijërisë me motrat kur
përfundova shtatë-vjeçaren.
Ka diçka të veçantë ky qytet; vital, plot energji e dashuri
për jetën, i gjallë. Këtë e lexon në sytë e banorëve të tij, e
ndjen në frymëmarrje. Është hareja që buron nga zemra.
Është qyteti ku humori buron si ujët e kroit nga të gjitha
qelizat në çdo cep. Shakaja me kripë, qesëndija, romuzi të
shoqëron ngado si fllad që të zbukuron jetën. Qytet hokatar!
Por ka edhe të tjerë që e quajnë nopran, disa e cilësojnë
të sertë se nuk e njohin. “Ashpërsia” është pjesë e burrërisë
dhe kryelartësinë e ka në karakter.
Vërtet të dashurës ndonjëherë i themi “ të dua moj qëne”,
por ky mbetet thjesht paradoks, se në folklore për vashën
mund të ndeshësh lëvdatat më të ëmbla të shprehura me
finesënmëtëhollë.Atyndjenflladinemëngjesevekusublimi
dhe e madhërishmja na lënë pa mend. Ky është në thelb
qyteti im. Ky është qyteti që në vogëli kam dëgjuar këngët
44
e trios, shakatë e Gaqit e të Lekës, buçimën e parodistëve
që erdhi më vonë. Kush na thënka se ky qytet është i sertë
e nopran me këto thesare që ruan në gji. Edhe trëndafili,
thonë, se kur e këput ndodh që të shpon ndonjëherë.
Punën në teatër nuk e nisa menjëherë. U desh një kohë
për të “zbardhur” biografinë.
Sa herë e kujtoj këtë llapaçitje pa kuptim të gjërave
dhe problemit, provoj dhimbje dhe keqardhje për ata që
e shkaktonin atë mllef të zi, që përhapej mbi jetët tona pa
shkak e pa motiv. Thjesht për të mos e lënë njeriun të jetojë,
të punojë dhe të vendosë energjitë e veta në dobi të jetës.
Letrat anonime ishin në modë aq shumë sa nuk
interesohej më askush që t’i verifikonte, nga vinin, si vinin,
pse vinin, kush i bënte dhe pse. Merrej vetëm përmbajtja e
tyre ashtu siç ishte... Letra të gatuara në kuzhina idhnakësh
injorantë, të paformuar, me botëkuptim të cunguar. Jetë
që u shkatëruan falë këtyre letrave, që venin, vinin, lart,
poshtë dhe ngjanin se ishin anonime por në shumicën e
tyre bëheshin me porosi, për të plotësuar dosjet, për të
begatuar luftën ndaj armikut. Në raste të tjera i bënte dikush
anonim thjesht për ambicie, egoizëm ndaj shokut, gjitonit,
mikut, vëllait? Dhe mbeti instrument vrastar që i mbante
të gjithë të tulatur nga kjo hije e padukshme që na mbushte
dosjet në zyrat e shtetit të popullit. Ndodhte që një pjesë të
letërshkruesve, njiheshin se cilët ishin dhe nën zë i quanin
“biografët”. Ky u kthye në një lloj profesioni prej të cilit, ata
që e ushtronin përfituan bursa, ofiqe, grada për një kasë të
degraduar të elitës në pushtet.
Kush nuk vuajti nga anonimati, kush nuk e provoi shijen
e hidhët të kësaj vepre ogurzezë, e cila qëndronte në dosje
si shenjë e damkosjes prej nga nuk shpëtonte dot askush.
Nuk mund të thuash se këta anonimë çdo gjë e trillonin nga
hiçi por “cenet” arrinin t’i zbukuronin dhe i transformonin
45
duke i dhënë jetës së njeriut, biografisë së tij ngjyrime të
tjera për t’i dhënë thelbit të ekzistencës një kuptim tjetër.
Në jetën dhe biografinë e tim eti, në shumë raste
përmendej vetëm një e vërtetë që tashmë dihej se kishte
qenë “Oficer i Zogut” dhe lihej në harresë patriotizmi i
treguar gjatë luftës, sado modest që të ishte. Nuk përmendej
fakti se nuk mori pjesë në luftën vëllavrasëse, ashtu si nuk
flitej për korrektësinë në zbatimin e ligjit si nënpunës i
shtetit për të cilin ishte betuar. Këto vlera nuk i nevojiteshin
kujt se në këtë mënyrë njollosja nuk do të ishte e plotë.
Nuk përmendeshin në këto letra biografi as dekorimet
gjatë punës, as aktivitetin si veprimtar shoqëror në
fshat, as puna si kryetar i këshillit për vite me radhë, si
dhe pjesëmarrja në organizata të tjera shoqërore. Kujt i
interesonin këto gjëra të vogla. Kur kjo letër vinte, futej në
dosjedhebëhejpikëreferimipërjetëntënde...Pafundësisht,
përjetësisht.
Kur në dosje “fle” kjo letër biografi e mbushur me shpifje
e deformime të qëllimshme, askush nuk do të të besojë.
Mbetesh një njeri enigmë, biografiçalë; në qoftë se do të
punoje shumë, do të ishe i papërtuar, të tjerët do të thoshin
nën zë, “punon nga frika e biografisë”. Po të heshtje, zërat
përsëri do të thoshin, “ hesht se diçka fsheh”. Në qoftë
se do ishe kurajoz në debate e kritika, dyshimi shtohej.
Niste fushata për vigjilencë ndaj “armikut” për të zbuluar
ç’qëllime ka, çfarë kërkon të përmbysë shtetin, sistemin?!
E tillë ishte koha. Kjo atmosferë zotëronte në të gjitha
ambientet, sidomos në shtresat e intelektualëve.
Ekziston një lloj absurdi midis gjalljes dhe vdekjes për
të jetuar si fantazëm që bën gjithçka: punon, vepron, ecën,
lëviz... Dhe prapë nuk ekziston realisht.
Përmbajtjen e anonimatit në adresën time e mësova pasi
shkova një prej ditëve në degën e kuadrit K.E. dhe pyeta,
46
“pse po vonohej emërimi im në teatër”?! Nga sporteli, u
zgjat një kokë dhe më pyeti për emrin. I thashë cili isha. Dhe
ajo më tha nën zë:
-Për ty, nga fshati ka ardhur një letër.
-Letër! Kush e ka dërguar?
-Është anonime.
-Si anonime, - thashë unë i çuditur, - çfarë thotë ajo letër?
-Që e ke xhaxhanë të pushkatuar nga P... dhe babai yt ka
qenë oficer i Zogut.
-E, ç’duhet të bëj unë, - pyeta i tronditur.
-Të shkosh atje, në fshat,-vazhdoi “koka”,-dhe t’i sqarosh
gjërat. Duhet ta bësh këtë, përndryshe emërimi yt është në
pikëpyetje.
Mbeta pa gojë për disa çaste. Pastaj e mblodha veten dhe
fola “kokës” së zgjatur në sportel që vazhdonte të fliste me
zë të ulët sikur po më tregonte ndonjë sekret që s’duhej ta
merrte vesh askush.
-Do t’i sqaroj, të gjitha do t’i sqaroj. Unë asgjë nuk kam
fshehur në biografinë time. Por ajo puna e xhaxhait nuk
është ashtu. Xhaxhain nuk e kanë pushkatuar, ne kështu e
dimë, që ka ndërruar jetë i pagjykuar, i padënuar, kur ka
qenë në hetuesi nga sëmundja që vuante T.B.C.
-Këtu e kanë vënë se është pushkatuar. Në qoftë se
vërteton të kundërtën ne të presim.
-Mund të ma thoni se kush e ka dërguar atë letër,-i fola
me indinjatë.
-Këto nuk thuhen, janë sekrete.
Dhe “koka” papritur u zhduk nga sporteli. Shkova në
fshat, takova kryetarin e... të cilit i mora vërtetimin që i
sqaronte gjërat siç ishte e vërteta. Ditën tjetër ndodhesha
në zyrat e kuadrit. Dorëzova “kundra letrën” dhe mbas disa
ditëve më thirrën në drejtorinë e Arsim-Kulturës.
Shefi i seksionit ishte një burrë i shkurtër, me tipare të
47
errëta, shikim të zymtë. Gjatë gjithë kohës që qëndrova
brenda nuk ma hodhi për asnjë çast shikimin. U ndjeva i
vogël..., i vogël... Si ashkël e flakur tej, si diçka pa vlerë. Zëri
përtej tavolinës kumboi i çjerrë, i egër..., shpotitës.
-Po të marrim në teatër, por duhet t’i vësh mirë gishtin
kokës, t’ia shpërblesh P... me punë. E kuptove, - Po qëndroja
pa folur, s’dija ç’të thoja, s’dija ku t’i shpija duart që po i
lëvizja pa kuptim.-E kuptove apo jo,-thërriti më fort shefi.
Isha gati të bija përtokë, pamja m’u errësua, m’u duk sikur
tavani më ra përsipër. Këmbët po më dridheshin. Tunda
kokën pa nxjerrë dot zë; - Dhe dëgjo këtu, - vazhdoi njeriu
përtej tavolinës me ton therës e kërcënues.- Në rast se do të
lëvizësh bishtin, do ta presim.-Thirri sa kishte në kokë shefi
dhe me grusht i ra fort tavolinës sa o drodhën xhamat nga
tronditja. Si bëri një pushim të shkurtër, u mbush me frymë
dhe vazhdoi përsëri,-e di se kush je apo jo ?!- Përsëriti dhe
goditi tavolinën me tërcëllim. Mbeta pa frymë, dhoma po
më vinte rrotull. Ndihesha në faj sikur kisha bërë krimin më
makabër.
Biseda kishte mbaruar. U ktheva por këmbët s’po më
bindeshin. Me vështirësi kapërceva hapësirën që më ndante
nga dera dhe dola.
Koha tjetër, u ul mbi shpatullat e mia me gjithë peshën
e rëndesës. Ishte takimi i parë me qytetin të cilit do t’i
kushtoja jetën... Dhe jeta tjetër do të më ndiqte nga pas në
çdo gjë që do të bëja ose s’do të bëja; në çdo hap, letra, dosje,
përgjime, survejime, vetëkontroll i çdo xhesti. Autoçensurë,
mosbesim që të fyen, poshtërues. Trishtim, vuajtje dhe miq
të rremë që të lajkosin.
Do të ishte si një teatër absurd. Si mund të prodhohet kaq
shumëligësiqëgjithëjetëntëndjekngapas.Letërbërësitnga
strofkat e tyre vazhduan që të shkruanin tinëzisht në pritje
për të parë si përpëlitet viktima, ndërsa vetë ngazëllehet e
48
qesh me ofshama. Askush nuk të flet, të gjithë të shmangin.
Nuk e njihja këtë kolerë kobëndjellës që na qarkonte
ngado.
Dola në rrugë, era e vjeshtës si një stuhi gjigante ngrinte
lart grumbuj gjethesh anës trotuarit. I vërtiste me vrull lart
në ajër duke i përhapur pastaj në hapësirën gri të qiellit
të zymtë. Nisi të bjerë shi. Ndala pranë hotelit ku kisha
prenotuar për të fjetur dhe qëndrova nën strehë për t’u
mbrojtur nga shiu.
49
KAPITULLI IV
KUFIJTË E LIRISË
Eh, skena; vendi ku arti i aktorit kryen mrekullinë me
magjinë e vet, vendi ku derdhen ndjenja, emocione, vendi
ku jeta rikrijohet përsëri. Ku ka përplasje idesh të filozofive,
shpalosen kohët me gjithë diapazonin historik që kanë,
ku qan mbreti e këndon i varfri. Ku e madhërishmja bëhet
e thjeshtë si një pikë loti, ndërsa salla e mbushur plot,
e spektatori ndjek e lartësohet shpirtërisht, pasurohet,
emocionohet, drithërohet nëpër labirintet në të cilat e çon
aktori.
Skena, ajo sipërfaqe e vogël e ngritur pakëz lart ka
ndryshuar kohët, I ka dhënë formë të ardhmes së njeriut.
Unë do të filloja në skenë aktor. Hyj në sallën e provave,
në studion e teatrit, si gjithnjë pak i ndrojtur, i gjatë, i hollë,
sykaltër që ecën paksa duke u lëkundur si ndonjë lavjerrës
i çuditshëm, serioz me shikim të thellë, të mprehtë. I veshur
me sqimë... Ç’do të bëjë ky aktor, ç’mund të luajë. U ula
në vendin tim dhe ndjeva veshët të më gumëzhinin nga
pëshpëritjet... Çfarë aftësish ka..., është i talentuar, jo pse...
Do zërë stolin atje te cepi ku është ulur.
Ç’po ndodhte, nuk po e kuptoja. Më ngjante sikur të gjithë
pëshpërisnin për mua. Hodha sytë rrotull, aktorët të gjithë
kishin ulur kokat para tekstit që kishin përpara. Zhurma në
50
veshët e mi u bë akoma më e padurueshme,... do të pres, do
të pres, do të pres deri sa të bjerë pensioni... Nuk ma mbush
synë!... Dale pa ta shohim, si do t’i vërtisë punët. Duhet të
respektojë ne të vjetrit... Si, nuk paskemi shkollë?... bëjmë
ligjin, kemi themeluar teatrin... Ç’thonë të pamartuarat,...
S’ta mbush synë megjithëse duket simpatik.
Uturima erdhi duke u shtuar, më dukej se do të më
pëlcisnin veshët. Ula kokën dhe u mundova ta shmangia
këtë zhurmë që më ngjante se vinte rrotull nëpër studio.
Aktorët kishin nisur leximin e tekstit. Ndërsa unë dëgjoja i
mbërthyer në karrige... Ku e ka mbështetjen ky njeri, ku... Ka
zëra se ka kleçka nga biografia... S’do ta ketë të gjatë këtu...
Pa mbështetje gjendesh si peshku pa ujë.
Më ngjan i urtë, i mirë, duket i sjellshëm sado që thonë
që vjen nga fshati. Nuk ngjan si fshatar dhe të folurën e ka
ndryshe.
Zëri buçiti në veshin tjetër; i ati i tij paska qenë oficer i
Zogut. Aha, s’e ka të gjatë i gjori. Do ta hanë shpejt... Thuhet
se në darkën e madhe të lindjes së trashëgimtarit të mbretit
kanë qenë të ftuar!!!... I ke parë fotografitë, e ëma ka dalë si
princeshë. Po tani?... Punojnë në kooperativë. I gjori djalë
s’do t’ia dalë dot. I thonë Vlorë këtu,... Vlorë e kuqe. S’ka
vend për këta mercenarë.
... Të shohim si do luajë. Kush pyet për talentin e tij, as që
na duhet fare.
Ndërsa unë nga ana tjetër, qëndroja përballë këtyre
artistëve që një pjesë e të cilëve edhe i njihja së largu. Pyesja
veten, ç’mendojnë vallë, përse qëndrojnë kaq të ngurtë,
përse nuk më thanë as fjalët e thjeshta të mirëseardhjes.
Vështroj me vëmendje se ndoshta ndesh ndonjë shikim
dashamirë. Por ata ishin të preokupuar me njëri tjetrin dhe
po bënin ushtrimet e të folurit skenik,... ba, be, bi, bo, by, bu,
bë,... ca, ce, ci, co, cy, cu, cë,...”E shes thesin s’e shes thesin”,...”
51
Plepi pak i plakur, plot palcë paska patur”...
Po të vinte dikush nga jashtë të shikonte auditorin, do
t’i ngjante si një sallon të çmendurish që presin radhën të
shtrohen. Duke bërë këto ushtrime ndieja brinjas, të më
hidheshin shikime shkaras.
Atmosfera ndihej individuale, me shakara të hedhura
ndaj njëri tjetrit, si për të treguar afërsinë që kishin dhe
aty mund të dalloje kush ishte “primi”. Ai ruante shikim
të rëndë, fliste ngadalë që të gjithë ta dëgjonin. Priste të
respektohej. Dalloheshin qartë pozicionimi i dy grupimeve;
të atyre që ishin të shkolluar dhe pjesa tjetër që kishte
ardhur nga lëvizja amatore. Shakatë vijuan, paraqitja dukej
harmonike, e sjellshme, e respektuar, të përkushtuar ndaj
punës. Nisën provat. Po i ndiqja me vëmendje. Në elementët
e punës ndihej arkaizëm, loja me zërin, enfazë, britma.
Mungonte komportimi ndaj partnerit, secili mundohej të
luante për vete. Këto i mendoja, nuk ja thashë askujt. Ndiqja
provat dhe përpiqesha të ingranohesha në atë ambient jo
tepër miqësor, pak të ftohtë. Me qëndrimin e tyre dukej
sikur thoshin, “pa të shikojmë ty more i ri, ç’do të na bësh,
po presim”.
Dhe unë po prisja të merrja rolin e parë. Por ai s’po vinte
dhe unë qëndroja i heshtur duke vëzhguar provat çdo ditë
me radhë, në pritje.
Çasti i rolit erdhi krejt papritur. Do të vihej në skenë një
dramë me temë nga lufta kundër turqve gjatë periudhës së
Skënderbeut. “Kapedani”, u vu në skenë nga Andon Qesari.
Ishte dramë pa pretendime, me personazhe skematikë. Mu
besua të luaja rolin kryesor, Kapedanin himariot, që u ngrit
për të luftuar për vatanin së bashku me bashkëfshatarët e
tij.
Shfaqja ishte jubilare, me rastin e 500-vjetorit të lindjes
së Skënderbeut. Në të gjithë vendin u bënë festime të
52
mëdha. Nuk e di si luajta. Por kam përshtypjen se do të
kem bërë lojë të jashtme, duke luajtur figurën autoritare
të Kapedanit, që i kishte “peshë” fjala dhe ishte trim. Të
gjithë këto elementë të shkëputur nga konteksti i veprimit
të ngjarjeve më krijuan një lloj kontraksioni, në zë, në
xheste. Ndonëse luajta e fola, diçka thashë e bëra plane
për të rrethuar armikun, dhashë urdhëra dhe vetëm kaq.
Munguan emocionet në lojë, marrëdhëniet me partnerin,
me ngjarjen,... u luajt si në përgjithësi.
Megjithatë shfaqja u prit ngohtë, u thanë dhe ca fjalë për
mua.
Pa kaluar shumë kohë, ishte përsëri Andoni që më besoi
rolin e Gencit te drama “Shtëpia në bulevard” të Fadil
Paçramit. Këtu gjithçka ishte ndryshe. Ishte rol karakteri,
shumë afër perceptimit tim artistik dhe atyre çfarë kisha
luajtur kur isha student. “Gencin” e tipizova duke marrë
nga jeta elementë që e bënin të besueshëm dhe interesant
në veçanti. U mundova që nga veprimet e jashtme, lëvizjet,
xhestet, veshjet, psikologjia, të depërtojë në brendësi të
personazhit duke krijuar atë figurë të këndshme që u
mirëprit dhe u vlerësua nga spektatori.
Po figura e “paharruar” që erdhi krejt papritur dhe e bëri
emrin tim të njohur si aktor do të ishte Shero Nereci, nga
komedia e Naum Priftit, “Dasmë pa nuse”, e vënë në skenë
nga Artisti i Popullit Albert Verria. E zakonshme si komedi, e
thjeshtë në kompozicion, e ngritur mbi situata të këndshme
dhe të papritura që ndjekin njëra tjetrën.
Puna me Albert Verrinë regjisor, më tërhoqi pa masë, më
inspiroi me fantazinë e vet fluide duke na larguar barrierat
dhe kornizat që aplikoheshin atëherë në procesin krijues. U
ndjeva i lirë, mund të bëja ç’të doja, s’do të kisha sy që të më
shikonin shtrembër. Atmosfera e mirëfilltë artistike i dha
krahë krijimtarisë së të gjithëve.
53
Në qendër të komedisë janë dy të rinj të dashuruar
por martesën e tyre në një moment e pengojnë zakonet e
prapambetura. Shero Nereci dilte në skenë vetëm në tre
episode të veçanta, jo shumë të spikatura. Në tekst është
një personazh episodik i dorës së tretë. Atëhere si u ngrit ky
rol në lartësi që e bën thuajse të pavdekshëm?! U brohorit
në skenë. Spektatori e mori me vete si një krijim me vlerë
që s’mundi ta harrojë nga mënyra se si u interpretua, si
fliste, çfarë bënte për të bërë realitet ëndrrën e vonuar e të
parealizuar për të siguruar “një çikë nuse”! E pra, s’kishe
si të mos qeshje deri në shpërthime gati Homerike, kur ky
personazh dilte në skenë. Spektatori mezi e priste. Dalja e
tij shoqërohej me britma hareje që shkulmonin sallën. Dhe
ishte vetëm një personazh episodik por që mori aq shumë
jetë në shkulmet artistike që shfaqi.
Historiaekëtijpersonazhi“legjendë”tëkarrierëstimenisi
thjesht dhe pa bujë. Isha i etur për një realizim të mirëfilltë
dhesëbashkumeshokunekursitdhekolegun,aktorinArqile
Nasho do të bënim një punë që mund të thuash se ishte një
shkollë e vërtetë dhe ka mbetur në kujtesën e spektatorit
nga dy krijime të rralla: Haxhi Hasa Dhe Shero Nereci. Njëri i
luajtur nga Arqileja dhe tjetri prej meje.
Ne i morëm këta dy personazhe për dore, shëtitëm me ta
përgjatë bulevardit, zbërthyem psikologjinë e tyre, botën e
brendshme, karakteret, mënyrën se si e perceptonin jetën,
filozofinë e tyre, duke krijuar djalogje përtej atyre që kishte
teksti. I vendosëm personazhet tona në rrethana të tjera, të
ndryshme nga ato të tekstit. I veshëm, i zhveshëm, i lamë në
det, iu dhamë për të ngrënë, i çuam në darka luksoze nëpër
hotelet e turizmit, i çuam në dasma e gosti. Në rrethana e
situata nga më të pabesueshme që mund të pillte imagjinata
jonë. Dhe ata u bënë pjesë e jona. Ne jetuam me ta, gjetëm
gjuhën e tyre me atë timbër të veçantë të krahinës së
54
Myzeqesë. Kjo na ndihmoi për ta jetësuar secili personazhin
e tij që rritej ngadalë si një fëmijë i vogël. Sajuam “lojra”
ndërmjet tyre, argëtoheshim dhe dalëngadalë aktori dhe
figura do të bëheshin si dy krijesa siameze.
Lindi nevoja për një çadër shiu,... e gjetëm dhe atë. Ku do
të vendosej kjo çadër. U mendua që Shero Nereci ta varte
te qafa, pas shpine. Në fantazinë time u shfaq një torbë, ku
personazhi do të mbante reliket e tij. Ishte një vetmitar i
mjerë, pa grua e familje dhe Haxhi Hasën e kishte strehë,
e kishte kumbar. Në fund, në rrethanat e krijuara deshi
t’i merrte vajzën pikërisht kumbarit të vet, Haxhi Hasës.
Absurdi arrin kulmin, sharmi i rolit shpërthen në mijëra
fishekzjarre që mbushin sallën plot brohorima e ovacione
pambarim. Dhe sot pas dekadash të tëra, shumë qytetarë në
memorien e tyre më kujtojnë me këtë rol. Edhe pse pas gati
25 vjet punë si regjisor shumë spektatorë të brezit të vjetër
më dinë se jam aktor në teatër.
Duke folur për këtë periudhë të punës si aktor, nuk mund
të mos përmend Vollodjan, personazhin e dramës “Sinjali i
kuq” të shkruar nga Bashkim Kozeli dhe vënë në skenë prej
Piro Savës.
Në themel të dramës qëndron konflikti ndërmjet
marinarëve rusë dhe atyre shqiptarë, për bazën e
Pashalimanit në betejën për nëndetëset. Aty luajta ushtarin
Vollodja, i cili në truprojë gati sa nuk u përfshi në konflikt
të armatosur me ushtarin shqiptar, Agimin. Gjithë tensioni
ishte aty, ku mund të shpërthente konflikti i armatosur.
Spektatori ndjek me ankth dhe tension dialogun tonë,
shikon çdo xhest tonin, çdo lëvizje apo shikim. Ç’do të
ndodhte, kush do të qëllojë i pari,... tani, në çast. Rreziku
qëndron aq pranë. Armët janë gati, të mbushura dhe...!
Në këtë skenë me mjete të goditura artistike i dhamë
spektatorit, gjithë dramën që qëndronte pezull në këtë
55
prishje të madhe, të asaj miqësie që dukej e përjetshme.
Duartrokitjet që shoqëruan këtë skenë tregoi se aktorët
arritën të japin me vërtetësi ekstratin artistik të
personazheveqëluajtën.Ishtepërvojaeparëqëinterpretoja
njëroldramatik,dhekjomëkrijoiatësadisfaksiontëvërtetë
që të jep magjia e skenës.
Kur po krijoja portretin si aktor më kërkojnë për të
shkuar në Tiranë për t’u specializuar në regji për estradë.
Çfarë do të bëja? Ndodhesha në mëdyshje. Jeta papritur do
të merrte tjetër drejtim të panjohur për mua. Nuk pranova
të merrja një përgjegjësi të tillë telashesh e preukopacioni.
Por pas kërkesës insistuese të përfaqësuesit të ministrisë
dhe të organeve eprore në qytet vendosa të pranoj...
Nuk e di pse pranova! Këtë e them jo se puna në estradë
nuk më ka dhënë kënaqësi, por duhet të pohoj se atë çfarë
provon aktori në skenë, atë që ndjen e shijon, atë kontakt
të padukshëm kur ndjen regëtimin e shpirtit të sallës, kur
provon sintonin e rrahjes së zemrës ndërmjet skenës,
aktorit që luan dhe spetaktorit në sallë; këtë nuk e ndjen më
duke qenë regjisor. Ky kontakt gati magjik aq sa dhe jetësor
është i pa zëvendësueshëm.
Përveç të tjerave, duke qenë aktor jeton me rolin dhe
për rolin, kurse regjisori mban mbi shpinë një barrë të
rëndë; puna me aktorët, preferencat e tyre, grindjet, mëritë,
thashethemet, intrigat pas shpine, të gjitha këto janë të
pashmangshme. Puna shkencore që duhet bërë me aktorë,
të cilët pavarësisht talentit, nuk e kanë nivelin e duhur
arsimor. Nuk është punë e lehtë dhe këtë unë e dija. Shumë
vite më vonë kur nuk isha më aktor por drejtoja punën në
estradë me detyrën e regjisorit, do të shikoja gjithnjë një
ëndërr të çuditshme. “Më dukej se isha aktor dhe gjendesha
në prapaskenë, në dhomën e grimit. Mundohesha të vishja
rrobat e rolit të Shero Nerecit, se dikush më thërriste për
56
në skenë. Sado që nxitoja dhe përpiqesha nuk arrija dot t’i
vishja rrobat e personazhit, gjithmonë diçka më mungonte.
Duke u përpjekur për të dalë në skenë me ankth e tension,
mbetesha përsëri në dhomën e grimit”. Këto ishin lojëra të
subkoshiencës që shfaqeshin në gjumë në formë ankthesh
për gjëra të paplotësuara, të vonuara, të mbetura pezull që
shqetësonin vetëdijen time. Ishte ëndrra e aktorit që më
mungonte shumë.
Pedagogu i kursit të regjizurës do të ishte profesori
Kujtim Spahivogli, që për fat të keq nuk ishte më i dikurshmi.
E gjeta të transformuar, më qëndroi ftohtë, i huaj, i largët,
sikur të mos i kisha njohur... Pse?!
Nuk më mbetej vetëm të shprehja respektin për
pedagogun tim që më mori nga malet dhe më bëri të thith
ajrin e një jete tjetër, plot ngjyra e bukuri magjike, që t’i
sjell vetëm arti, me duartrokitje, suksese, personazhe të
realizuar por dhe ndonjë dështim; siç është e natyrshme.
E adhuroja në kuptimin e vërtetë të fjalës, për shpirtin
e madh, për kulturën profesionale që zotëronte. Ftohtësia
e tij në takimin tonë, më la të kuptoj se ndoshta kritika që
i bëra, vite më parë kur isha akoma student, nuk e kishte
harruar. Kjo gjë indirekt më mësoi, se të thuash të vërtetën,
jo gjithmonë bën miq. E vërteta sido që të jetë është e
hidhur dhe asimilohet me vështirësi. Atëhere ç’mbetet?!
t’i nënshtrohesh hipokrizisë, servilizmit, të keqes. Vështirë
ta kuptosh sepse nga një anë qëndron virtyti, e vërteta, e
drejta që e predikojmë me aq zell, nga ana tjetër gjendet e
liga...! Këto mendoja ndërsa lashë lokalin ku u takova me
profesorin dhe u nisa për në institut ku ndiqja leksionet e
regjizurës. Mendja më mundonte përsëri, ethshëm: se ja,
përpara meje shfaqet shoqëria e veshur dhe e stolisur me
petkun e gënjeshtërt të demagogjisë që troshit mendjet
tona për t’i nënshtruar dhe për t’i përshtatur në formate
57
djallëzore. Atëhere ç’vend zë e vërteta në jetë? Po sinqeriteti
dhe shpirti i dlirtë ku shkojnë. Përfundojnë të prangosur
nga vargojtë e moralit të rremë.
Kontakti me pedagogun që e adhurova gjithmonë mbeti i
tillë, i pashpresë, i përhumbur. Ky do të mbeste një zhgënjim
për njeriun që beson shumë dhe e urren falsitetin, shtirjen
në jetë, ashtu si në skenë. Në qytetin e madh që gjithnjë më
gllabëronte me tonin e vetë të jetës, në fillim të viteve 70-
të, ne që vinim nga province ndjenim erën e ndryshimeve
që kërkonte koha... Gjithmonë koha! Është ajo që na thërret
për të gjetur lirinë e humbur në tymnajat e demagogjive
tjetërsuese.
Po ecja në rrugët e qytetit që kërkonte ndryshimin,
dhe ndesha me një turmë që qëndronte e heshtur pranë
ndërtesës së gjykatës: ç’po bëhej, ç’kishte ngjarë? Po bëhej
gjyqi i profesorit dhe regjizorit M.L.... Ky ishte pedagogu im
që më pati mësuar të folurit në skenë. Si ishte e mundur,
ç’ishte ky gjyq. Këmbët pa dashur më çuan lart ku ndodhej
salla që zhvillohej gjyqi. Te dera qëndrova një hop dhe u
futa brenda. Salla ishte plot. Zemra nisi të më rrahë fort. U
mundova të gjeja profesorin. E pashë, ndodhej në radhën e
parë së bashku me dramaturgun M.J., autorin e “Njollave të
murrme”. Po bëhej gjyq. Profesorin e njoha me vështirësi...
Ishte i tjetrësuar. Dolën njëri pas tjetrit dëshmitarë fiktivë
që unë i njihja, me dëshmi fallco. Sajesa të tmerrshme të një
kohe mizore...
Në institutin e arteve kishte nisur “kryqëzimi” i profesor
Kujtim Spahivoglit; e akuzonin për ndikime futuriste gjatë
vënies në skenë të komedisë së Majakovskit “Banjat”.
Kryqtarët akuzonin, profesori mundohej të mbrohej, ata
e sulmonin dhe e akuzonin për herezi që nuk besonte te
ai. Profesori përpiqej të mos e pranojë akuzën që i bëhej.
Zëri i dilte i zbehtë, pa forcë tek luftoi për atë që e quante
58
“art të vërtetë”. E shikoja tek përpëlitej ndërsa e godisnin
pa mëshirë duke e flakur drejt asaj vdekjeje të ngadaltë, i
syrgjynosur, i mohuar!... Më parë vdes shpirti e pastaj vjen
pashmangshmërisht edhe tjetërsimi fizik drejt asgjësë,...
dhe profesorin e gjetën vite më vonë në shtëpinë e tij në
qytetin e madh pa jetë, me dorën e zgjatur drejt barnave
që nuk i mori dot më... I papunë kishte bredhur si lyps
nëpër zyra. Ndërsa ndërroi jetë i vetmuar me dorën e
shtrirë drejt mërisë së njerëzve që e braktisën. Duke i
kundruar ato ngjarje nga larg dhe duke parë atë paburrëri
që na karakterizion për të gjymtuar njëri tjetrin. Duke parë
gjakftohtësinë si u realizuan ato goditje fatale lind padashur
pyetja; pse kërkojmë me aq zell të shfarosim mikun, shokun,
bashkëshortin, deri në poshtërim. Ç’na shtyn të jemi kaq
të verbër për të parë?! Dhe çuditë nuk mbarojnë me kaq.
Ndërsa mbarova kursin e regjizurës, ministria kërkoi të
qëndroja pranë digasterit, me punë në drejtorinë e kulturës.
Por çudia është se qyteti im nuk donte të më lejonte. Pas
shumë këmbënguljesh u pa qartë se biografia ime nuk ishte
e përshtatshme për të punuar në atë instance të lartë. Në
gazetën “Drita”, ku kisha botuar në atë vit që ndiqja kursin
disa shkrime për skenën të vlerësuara nga ata që i lexuan,
erdhi një telefonatë alarmante.
“Si?! Djali i ish oficerit të Zogut? Ai të guxojë të shkruajë
në Drita. Si e keni lejuar. Do të përgjigjeni për këtë. Morët
vesh. Dhe telefoni ishte mbyllur në zyrën e kryeredaktorit.
Më vonë telefoni ra përsëri;
Të ndalohet menjëherë, të mos botohet asnjë shkrim i
tij. U kuptuam”!
Ngrinë marrëdhëniet me gazetën Drita. Lajmi qarkulloi
dhe në qytetin tim ku erërat e lirisë nuk kishin fryrë ende.
Uktheva,përtënisurpunënnëestradëneqytetin,regjisor.
Kishte nisur murosja ime për së gjalli.
59
KAPITULLI V
ËNDËRR E VRARË
Dhe rininë mizorisht na e vranë,
Na u mpak, u mpi, u tret në errësirë!
Pse kujtimet nuk më lenë,... ndiej tim atë. Ç’dëshirë
të ka mbetur pa plotësuar vallë.
Do të nisja punën si regjisor. Nuk e dija ç’do të bëja, një
mori gjëra më mplekseshin, më ngatërronin, nuk dija nga
t’ia nisja. Ngjarjet e qytetit të madh, arrestimet, gjyqet,
internimet më mbetën në kujtesë si bëma trishtimi.
Telefonatat në redaksinë e “Dritës”, frika e redaktores që
më tregoi të fshehtën duke u dridhur prej frikës, diku, larg
në anë të Lanës për atë që i kishte thënë kryeredaktori.
Pyesja veten; për çfarë arsye gjithë ky alarm, për ca shkrime
krejt të pafajshme që nuk cënonin askënd. Veç shprehnin
pikëpamjet e mia për probleme të thjeshta, shkencore, që
kishin të bënin me skenën, me lojën e aktorit, mbi regjinë.
Çfarë fshihej pas këtij alarmi... Mos do të isha viktima e
rradhës pas goditjeve që u bënë në kryeqytet?
U përpoqa të qetësoja veten se frika që ndjeja ishte e
kotë dhe se duhej të punoja me devocion.
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer
Enderrethyer

Weitere ähnliche Inhalte

Andere mochten auch

مركبات أصل وصوره
مركبات أصل وصورهمركبات أصل وصوره
مركبات أصل وصورهMohamed Alashram
 
Analisis2
Analisis2Analisis2
Analisis2leoasch
 
Inscripcion cop
Inscripcion copInscripcion cop
Inscripcion copergo55
 
Prel planering se
Prel planering sePrel planering se
Prel planering seHeli Heimo
 
Elos standard powerpoint euskaraz
Elos standard powerpoint euskarazElos standard powerpoint euskaraz
Elos standard powerpoint euskarazaniturribhi
 
Potenciales de membrana y potenciales de accion
Potenciales de membrana y potenciales de accionPotenciales de membrana y potenciales de accion
Potenciales de membrana y potenciales de accionGuillermo Canales Namikaze
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Great britain
Great britainGreat britain
Great britaingv1983
 

Andere mochten auch (13)

مركبات أصل وصوره
مركبات أصل وصورهمركبات أصل وصوره
مركبات أصل وصوره
 
Gestión de Proyectos
Gestión de ProyectosGestión de Proyectos
Gestión de Proyectos
 
Analisis2
Analisis2Analisis2
Analisis2
 
Inscripcion cop
Inscripcion copInscripcion cop
Inscripcion cop
 
Cronica
CronicaCronica
Cronica
 
Prel planering se
Prel planering sePrel planering se
Prel planering se
 
Elos standard powerpoint euskaraz
Elos standard powerpoint euskarazElos standard powerpoint euskaraz
Elos standard powerpoint euskaraz
 
Potenciales de membrana y potenciales de accion
Potenciales de membrana y potenciales de accionPotenciales de membrana y potenciales de accion
Potenciales de membrana y potenciales de accion
 
Ora edukative Te drejtat e femijeve
Ora edukative        Te drejtat e femijeve Ora edukative        Te drejtat e femijeve
Ora edukative Te drejtat e femijeve
 
Femijeria
FemijeriaFemijeria
Femijeria
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Great britain
Great britainGreat britain
Great britain
 

Enderrethyer

  • 2. 2 Redaktor: Dr. Prof. Bardhosh Gaçe Korrektoi: Ledia Veshi Shtypur në“Triptik”. L.“28 Nëntori”, rr.“Dëshmorët”,Vlorë. Tel. 00355 33 409200 e-mail: triptikbotime@yahoo.com © Të gjitha të drejtat janë të autorit ISBN 978-9928-153-20-3 Botim i parë, 2012 LUFTAR VESHI ЁNDЁRR E THYER Roman
  • 3. 3 Në vend të prologut Fati e deshte që të lindja në kohë të trazuara. Pashë se bota nuk ishte ashtu siç e dëshirojmë;... e mirë, e keqe,... e pasur, e varfër, plot urrejtje e dhimbje. E ndoshta gjejmë aty këtu dhe pak dashuri. Po përpiqem të rrëfej atë që më ka ndodhur me të vërtetë në jetë. Autori
  • 4. 4
  • 5. 5 KAPITULLI I KOHA E NJERIUT Kënga ka pushuar, S’dëgjohet dallëndyshja, Heshtja po bie ngadalë, Si perëndim që feks në horizont. Fëmijëria ime, sa e afërt dhe e largët në kohën që ecën, ecën,...Pambarimisht ecën. Përpara syve shfaqen drita vezulluese shumëngjyrëshe që duken së largu të përziera me aroma lulesh që çelin në pranverën që nuk ka ardhur akoma. Vjollca manushaqe, luleshqerra, jargavanë,... bari që mbin pas dimrit të acartë dhe zogj që nisin cicërimën në tufa duke lajmëruar pranverën. Era që fryn me syferinë, e trazuar me shiun e rrëmbyer dhe unë me llabane në kokë i ardhur nga një kohë tjetër, qëndroj pa fjalë dhe sodis mrekullinë që natyra përgatit për mua, të sapoardhurin në jetën e mbushur me çudira të magjishme, përzier me dhimbje e trishtim... Më jehojnë akoma krismat e asaj çka pati ndodhur që unë akoma nuk ia dija kuptimin... Njerëz që vrapojnë lart - poshtë, krisma, të plagosur, gjak. Asgjë s’kuptoja. Ishte lufta që zhvillohej rrugëve të qytetit të madh. Nga fëmijëria lufta më ka mbetur e mjegullt, e trishtë, e largët.
  • 6. 6 Pastajpërzihetpërsërimefushat,barinenjomë,livadhet. Përzihen kohët me njëra tjetrën, ndërsa eci në baltë e llucë, vocërrak i zbathur mbi dëborën që bie me flokë të bardhë si diçka jo reale. Simfoni e trishtë në kujtesën e brishtë, të patrajtë. Koha ishte përmbysur e tok me të edhe fëmijëria që humbi në harresën e kohës, ndërsa krismat gjëmonin ende fuqishëm... Kohët më trazohen e me vështirësi përpiqem të kthjelloj diçka që më ka mbetur si imazh dhe nuk e harroj dot pse isha i vogël, apo pse ngjarja ishte krejt e veçantë. Kur përreth derdhej gjak, luftë, urrejtje, kisha dalë me motrën në rrugë dhe po qaja para një dyqani frutash. Varur mbi kokën time gjendeshin rrathë me palafike. Papritur, përballë na erdhën gjermanët, dy-tre... Ndoshta duhej të ishin oficer. Njëri prej tyre u shkëput nga të tjerët, erdhi pranë meje, u përkul, më mori në krahë dhe duke më treguar me gisht nga frutat, më pyeti çfarë doja, që të zgjidhja prej tyre. Lotët në sytë e mi vazhdonin të rridhnin, dhe po qaja me dënesë, ndërkohë dorën e drejtova nga fiqtë e rreshkur. Mori disa rrathë dhe m’i vuri përpara duarve. Më lëshoi në tokë dhe unë ika me vrap te motra. Ndërsa lufta vazhdonte në rrugët e Tiranës, ajo erdhi dhe në lagjen ku banonte familja. Diku në një rrugicë, aty pranë kishës katolike që është dhe sot, dëgjoheshin të shtëna nga çdo anë. Në shtëpi ishte dhe babai im, oficer i lartë i xhandërmarisë. Të shtënat u dendësuan dhe erdhën afër. Nëna na rrëmbeu ne fëmijët, na shtriu për tokë dhe me trupin e saj na mbuloi. Babai mori motrën e madhe dhe u fut në një cep të dhomës për t’u mbrojtur, por lëvizi shpejt dhe u shtri për tokë. Kur mbaruan të shtënat pamë se te vendi ku kishte qëndruar babai me motrën ishte hapur një e çarë predhe. Kështu ikën vitet, iku fëmijëria...mes krismave, thirrjeve,
  • 7. 7 britmave, ikjeve lart e poshtë për t’i shpëtuar vdekjes. Familja banonte në Tiranë, ku ishte vendqëndrimi i përhershëm i saj. Babai si oficer i karrieres, nuk u përzie në luftën që bëhej, sidomos në atë vëllavërasëse. Ajo qëndroi përtej vizionit të tij për botën. Si oficer i shtetit, ishte betuar përpara flamurit dhe rendit kushtetues. Si do të na tregonte më vonë, kohën e kalonte duke marrë raporte mjekësore, gjatë te cilave shkonte në fshat. Në shtëpi gjendej i rrethuar nga librat. Ai do të tregonte më vonë se një ditë i ndodhur në zyrë, i vjen pusullë prej një miku që ndodhej në burgun e Tiranës. Pusulla lajmëronte se ku ndodhej miku i tij R.B. Vetëm kaq. Babai, tregon se pasi vajti në burgun e Tiranës, urdhëroi që mikun e tij ta lejonin të shërbente jashtë qelisë. Mbas disa ditëve u hap burgu i Tiranës dhe protagonist i këtij aksioni do të ishte miku i tim eti. Shumë vite më vonë, këtë të vërtetë e mësova nga vetë autori i ngjarjes, kur shova për t’i marrë dokumentin që vërtetonte qëndrimin antifashist të babait në kohën e luftës. Në përpjekjet për të mbajtur familjen dhe për të kryer detyrat ndaj shtetit si oficer i karrierës, fundi i luftës e gjeti në detyrë. Lufta mbaroi dhe akoma nuk ishte e qartë ç’drejtim do të merrte vendi. Si do të zhvilloheshin ngjarjet; ndoshta shumë pak vetë e dinin. Një gjë ishte bërë tashmë e qartë. Im Atë duke qenë oficer karriere i regjimit të përmbysur, i njoftuan pezullimin nga detyra që kishte mbajtur, por përsëri me kërkesë të forcave çlirimtare, qëndroi në punë përkohësisht si specialist për të rimëkëmbur policinë e re që kishte nisur të organizohej. Ku do të qëndronte familja akoma nuk ishte vendosur. U mblodhën të gjithë atë natë, miq dhe të afërm të familjes. Im Atë nuk kishte ndërtuar shtëpi në kryeqytet. Me të ardhurat
  • 8. 8 e tij rikonstruktoi shtëpinë e gjyshit në Lepenicë, bleu tokë dhe kishte në ndërtim një shtëpi pranë kësaj ferme të vogël. Do të vendosej se ku do të banonte familja në rrethanat e reja. Dikush këmbënguli të qëndronim në Tiranë se situata sado e turbullt me kohë do të përmirësohej. Mungonin gjërat elementare, buka, ushqimet, varfëria po pllakoste në çdo anë. Kështu u vendos për të shkuar në fshat. Sa herë do ta mallkonim atë çast për t’u nisur drejt një jete të re, krejt të ndryshme dhe të panjohur. Transferimi u bë sipas shortit që vëllai i vogël zgjodhi, duke tërhequr letrën që lexonte “fshati”. Për çudi të gjithë ne fëmijët e tjerë u larguam nga fshati, me studime, punë, ndërsa Titi mbeti atje gjithë kohën. Atje gjendet dhe sot. Si është fati? Mos vallë ajo copë letre qe edhe zgjedhja e “jetës së tij”? Ne fëmijët së bashku me nënën u kthyem në atë që sot mund të quhet fermë. U vendosëm në fushë Gumenicë. Nga fshati na ndante lumi Shushicë. Fusha ndodhej në anë të rrugës automobilistike. Fëmijëria ime, ajo që mbeti prej saj kaloi aty, në anë të lumit dhe pranë xhades ku lëviznin makinat e rralla që kishin mbetur nga lufta. I vogël, nuk e kuptoja se çfarë bëhej përreth. Sidoqoftë mësova të bëj disa gjëra që më dukeshin edhe të çuditshme. Një herë ne buzëmbrëmje, kur isha me bagëtitë për t’i ruajtur në një livadh me bar, gomarica u shtri për tokë dhe po nxirrte nga barku një gjë që se kuptoja çfarë ishte. Vëndi përreth u mbush me gjak. I alarmuar vrapova në shtëpi dhe klitha i dëshpëruar se gomari ishte duke ngordhur. Qaja, lotët më rridhnin rrëke, isha i tronditur nga ajo që kisha parë. Erdhën të gjithë për të parë se ç’po ndodhte. Me të vërtetë po lindte një kërriç i ri, i vogël që po e lëpinte e ëma kur vajtëm për ta parë. Ishte padija dhe naiviteti fëminor i pa ambietuar me botën që më rrethonte. Shpejt mësova dhe gjëra të tjera të çuditshme, në vend të lodrave fëminore në
  • 9. 9 dorë mbaja shatin me të cilin punoja tokën. Nisa të punoj me plug që tërhiqej nga kali si dhe të gjitha llojet e punëve të tjera që s’kishin të mbaruar. Mësova të korr grurin me drapër, ta lidhja denek me zhuk, ta çoja në lëm, ta shija me kalë në kulmin e vapës përvëluese. U bëra një bujk i vocërr si e gjithë familja që sapo ishte kthyer nga Tirana. Por më parë ndodhi diçka që pati një ndikim të madh në jetën tonë. Im Atë, vazhdonte të punonte akoma në Tiranë, ndërsa ne ishim vetëm përballë një realiteti aspak mikpritës. Ishte muaji tetor i vitit 1945. Bujqit kishin filluar të mblidhnin grurin. Te ne erdhi reforma agrare. Ata iu drejtuan nënës dhe e njoftuan se do të na merrnin tokën. Sipas ligjit, kush nuk e punon tokën nuk përfiton nga reforma. Mbetëm të shtangur, u mblodhëm rreth nënës. - Kërkoni të më merrni tokën!... Po fëmijët, që kam këtu, me çfarë do t’i ushqej. - Ti burrin e ke në Tiranë. Tokën nuk do ta lemë djerrë ,... kështu thotë ligji dhe ne do ta zbatojmë! - Tokën do ta punoj. Foli nëna prerë, nuk do ta lemë djerrë. -Ligji nuk e lejon ta punojë tjetri, të shfrytëzosh punën e tij. -Vetë do ta punoj, unë do ta punoj.- Të gjithë shtangën. - Ti je grua moj shoqe dhe nuk mund të punosh. - Do ta bëj për fëmijët e mi. Më jepni një muaj kohë dhe në qoftë se nuk e gjeni grurin të mbjellë kur të vini, merreni. U tërhoqën mënjanë, biseduan dhe na njoftuan se vendimi i tyre ishte se, pas një muaji do të vinin përsëri për të gjykuar se çfarë do të bënin. Nëna, qysh atë ditë, shkoi te njerëzit e saj, mori veglat e punës, parmëndë, telvik, zgjedhë, një çift qesh, farë dhe nisi të lërojë tokën. Ishte e pabesueshme, një grua, e vetme punon arën, lëron dhe mbjell. Kjo nuk ishte parë dhe dëgjuar nga ato
  • 10. 10 anë. Shikonin njerëz që kalonin në xhade dhe qëndronin për të bërë sehir. Ajo grua që kishte marrë pjesë në banketet mbretërore?! Ishte vetëm viti i parë pas çlirimit dhe mentalitetet e njerëzve nuk mund ta imagjinonin një dukuri të tillë, si diçka jashtë kohe. Erdhi komisioni, gruri kishte mbirë. Një grurë i bukur, me majë të hollë që sapo kishte dalë nga toka dhe gjelbëronte lehtë ugarin. Jehona e kësaj ngjarje u përhap në të gjithë krahinën dhe pati efekt të veçantë në zhvillimet e mëvonshme të jetës tonë të re. Ardhja e tim eti nga Tirana, mbasi e kishin liruar nga puna që bënte, nuk ndryshoi shumë gjërat. Frenat e punëve vazhdoi t’i mbante nëna. Ajo pati ndarë në mes dy kohë. Tani, gradën më të lartë në administrimin e fermës së vogël, do ta kishte ajo që sfidoi kohën. Ishin kohë të vështira, ato pas vitit 1945. Mungonte buka, shteti kërkonte nga të ardhurat pjesën e vet, atë që quhej “detyrim”. Mbas shlyerjes, nuk mbetej asgjë për t’u ushqyer. Përdornim lakra të egra, të cilat i zienim, ndonjëherë edhe pa vaj. I kam të pashlyera mbresat, të cilat më kanë mbetur të skalitura në kujtesën prej fëmije. Ecja nëpër baltën e asaj fushe pjellore zbathur sepse mungonin këpucët, nuk gjeje në dyqan, por edhe sikur të rastiste të shikoje ndonjë palë, s’kishte lekë...! Një kohë e përmbysur, megjithatë duhej të jetohej.Dukeqenëakomafëmijë,nukndiejamëpërkëdhelje. Gjithçka ishte e përpirë nga puna, ekzistenca, vetëmohimi i gjithçkajederinëekstrem.Vetëmnjësillojluftepërtëjetuar dhe asgjë më shumë. Të gjithë punonin si një mekanizëm perfekt. Im atë do të kryejë plugimin, përkujdesjen që toka të mbillet, që gruri të rritet dhe misri të mbushë fushën me kallinjtë e hazdisur, të cilët nxjerrin kryet lart, si për
  • 11. 11 të treguar se këtu punohet dhe kalimtarët kthejnë kokat për të parë me kërshëri. Për të parë ndoshta, se si një djalë akoma i vogël, me këmbët e zbathura dhe i pa formuar ende, iu nënshtrua punës. Si somnambul do të ngrihesha herët kur tej në horizont ndrit ylli i mëngjesit. Do të nisja jo lodrat, por punën. Këmbënguljen aty e mësova, dëshirën për t’u përballur me të pamundurën gjithashtu. Aty kanë nisur ëndrrat, tek nxirrja bagëtitë në dritën e hënës. Dhe qëndroja i shtangur para botës që kish nisur të shpalosej në heshtje, ndërsa zemra regëtinte si zog i tulatur duke qëndruar strukur e mbyllur në vetminë që e rrethoi në atë fushë në anë të lumit, pa miq e shokë, pa bashkëmoshatarë, pa lodra i rrethuar nga luleshqerra, manushaqe dhe yjet nën mbrëmjet e mjegullta, në pafundësinë e qiellit. Tim Atë e dekoruan për punën e mirë, e thirrën nëpër mbledhje dhe fliste për rendimentet e larta. E shikoja tek qëndronte në mbrëmjet e errëta pranë zjarrit në anë të vatrës dhe më dukej se nuk ishte aty, nuk fliste, nuk merrej me biseda... Heshtte dhe qëndronte kokë ulur. Nuk e kuptoja çfarë mendonte, në atë shtëpi përdhese që ishte nisur si një vilë e vogël e pa mbaruar që e lidhte me xhaden rruga e pa shtruar. Mos kalonte nëpër mendje jetën që kishte lënë pas, karrierën. Apo na shikonte ne fëmijët, që s’dinte çfarë e ardhme na priste. Shikonte shoqen e jetës që lodhej e lodhej...dhe vetëm lodhej. Sa shumë punonte nëna, pas saj ne fëmijët, motrat e brishta siç erdhën nga kryeqyteti punuan pa reshtur në shi e në diell, në erë e furtunë, natë e ditë. Gjithë këto u bënë pjesë e karakterit dhe nuk u ndjemë të përbuzur. Atëherë, natyrisht nuk e dija se im atë i përmbahej filozofisë të “përshtatjes” ndaj kushteve të reja të jetës që sapo kishte lindur dhe po lëshonte rrënjë në shtresat e varfra. Sistemi i ri shoqëror pavarësisht parimeve mbi të
  • 12. 12 cilat u ngrit, pavarësisht shtypjes që ushtroi ndaj shtresave të tjera, padrejtësive të shumta, vuajtjeve, skamjes që solli, ndihej një shpresë e mbjellë nga një propaganda e shfrenuar “se jeta do të bëhej parajsë, bollëku do të begatonte të gjithë vendin dhe pabarazia do të zhdukej”. Por koha tregoi se premtimet do të mbeteshin iluzione. Atëherë, nuk i dija të gjitha këto e shikoja portretin e padepërtueshëm të tim eti. Ai kishte përshtatur dy sisteme dhe jetoi pa u konfliktuar me asnjërin prej tyre. Nga ajo fëmijëri e largët më kanë ngelur të skalitura në kujtesë drita e zbehtë e kandilit, zjarri në vatër, ne fëmijët të gjithë rreth tij dhe unë i shtrirë duke bërë detyrat e abetares. Librat i merrja me vete pasi kthehesha nga shkolla në ditët e dimrit në dëborë e shi. Mësuese në klasën e parë ishte motra ime e madhe Fatmira.   Motra kishte lindur në Tiranë. Kur familja u vendos në fshat im atë me miqtë e tij e vendosi të punonte si mësuese pasi e pati mbaruar shkollën qyteze. Me tipare të theksuara, e pashme, shikimin të thellë ku ndihej gjithmonë një lloj trishtimi. Qeshte pak dhe ishte serioze. Kishte vetinë për t’i bërë për vete ata që gjendeshin pranë, me hijeshinë e saj, me fisnikërinë. Duke qenë e madhja zotëronte një ndjenjë autoriteti të veçantë dhe dukej se na imponohej të gjithëve madje edhe prindërve. Ishte pak e largët dhe e ftohtë. Por përsëri mbetej një motër të cilën ne e adhuronim. Prindërit e respektonin pa masë, ndoshta për natyrën që kishte dhe për karakterin e saj të veçantë. Duke shkruar këto rreshta për motrën që prej vitesh
  • 13. 13 është ndarë prej nesh, nuk mund të lë pa përmendur faktin se ajo mbetet një nga mësueset e para të Vlorës. Punën si mësuese e nisi në vitin 1948. Në atë kohë, kishte filluar hapja e shkollave dhe lufta kundër analfabetizmit në të gjithë vendin. Profesioni i mësuesit nderohej së tepërmi dhe gëzonte respekt të jashtëzakonshëm. Sot mund të duket e çuditshme por fëmijët kur vinin në mëngjes në shkollë sillnin poshtë sqetullës një dru zjarri dhe një vezë të freskët. Në hyrje të shkollës bëhej gjithnjë një grumbull drurësh që përdoreshin për të ngrohur klasën dhe për mësuesin në mbrëmje në dhomën ku banonte. Ky ishte një humanizëm dhe përbënte një solidaritet të madh në kohë të vështira. Motra e nisi punën në shkollën e Buallarit ( fshati Vajzë). Kishte talent të lindur për mësimdhënie dhe pasion në punën e saj. Shkolla sapo ishte hapur dhe ajo i drejton e vetme të katër klasat në një dhomë. Më vonë erdhi dhe kolegu tjetër dhe i ndanë orët e mësimit nga dy klasë secilit. Isha në klasën e parë. Në kohën që i shpjegonte klasës së parë, e katërta bënte ushtrime. Një ditë teksa po pyeste një nxënës të vitit të katërt dhe ai nuk po e zgjidhte dot problemin, papritur ndërhyra unë pa e ditur se çfarë po bëja. -Ta them unë mësuese?, - ajo ktheu kokën dhe më shikoi e çuditur. -Ti? -Ta them unë. -Dil, - më tha. Dola në dërrasë dhe duke bërë arsyetimin e zgjidha problemin. Orën tjetër më çoi tek mësuesi i klasës së dytë. I tregoi se kisha zgjidhur ushtrimin pak më parë dhe i kërkoi të më provonte me problemet e klasës së dytë, që unë i zgjidha me lehtësi. Kalova kështu në klasën e dytë. Vitin
  • 14. 14 tjetër ajo u transferua në Lepenicë, një vit më vonë në Velçë. Kudo unë isha bashkë me të. Në vitin 1951 u transferua në Sevaster dhe një vit më vonë në Vlorë. Është vlerësuar gjithnjë nga specialistët për nivelin e lartë të mësimdhënies në kontrollet e vazhdueshme që bënte seksioni i arsimit, prandaj u caktua në shkollën nr. 2 në Vlorë ku punoi disa vjet. Banuam në shtëpinë e ish tregtarit F.B në lagjen Muradie. Na lëruan një dhomë në atë kat që banonin vetë duke na konsideruar me dashuri sikur të ishim fëmijët e tyre. Në Vlorë Fatmira u sëmur. Një sëmundje e dhimbshme që dalëngadalë e vrau jetën e saj. Kur ishte e vogël pati kaluar tifon në gjendje të rëndë duke i prekur cipën e trurit. Pasojat qenë fatale. Në fillim sëmundja iu shfaq si tronditje, lodhje nga puna. Natyra e saj e ndjeshme mbante të kyçur brenda emocione, dëshira të ndrydhura. Isha i vogël në atë kohë dhe nuk i kuptoja shumë gjëra, përse lotët i rridhnin motrës pa pushim. Çfarë e mundonte motrën time që nuk e ndihmoja dot... Përse lotët i rridhnin ndërsa ajo heshtte. Kthehesha nga shkolla dhe e gjeja të trishtuar. O Zot?, çfarë të bëja. Zemra më shtrëngohej, ndieja dëshirën për të qarë dhe unë. Nuk dija si ta ndihmoja, vetëm e shikoja. I qëndroja pranë. Nëna kur ishte aty, ia merrte kokën në kraharor dhe e pyeste, “Çfarë ke, moj Fatmira e nënës, tregomë çfarë të mundon”. Nuk fliste, vetëm lotët i rridhnin, i rridhnin!... Një vajzë e pashme si ajo, e respektuar nga kolegët, shembull në punë e plot virtyte të larta. Prindërit që e adhuronin dhe ne vëllezërit dhe motrat që e shikonim si model përsosmërie. Më kujtohet që çdo mbrëmje bënte konspektet me rigorozitet të madh. Kalonte orë të tëra duke u përgatitur për ditën që do vinte, sipas lëndëve, sipas orëve me kujdes dhe rregull. Çdo gjë të sistemuar, temat të argumentuara sipas metodologjisë që aplikohej. Kjo e bënte orën e mësimit
  • 15. 15 art të mirëfilltë. Mbrëmjeve gjatë verës dilnim shëtitje ose shkonim në kinema për të parë filmat e rinj. Për të prerë biletat qëndroja në radhë për orë të tëra në sportelet me hekura të kinemasë” Ali Demi”. Kinemaja mbushej plot. Para nesh shpalosej një botë tjetër. Por ku në film kishte skena lirike, pas çdo puthjeje salla thërriste në një kor fërshëllimash “aty mbaje Qani, mos e luaj”. Përsëri jehonte kori i fërshëllimave deri sa kalonin kuadrot dhe jehona do të shuhej ngadalë. Tëveçanta dotëmbeteshinshëtitjetqënisninnëorapesë dhe përfundonin aty nga ora nëntë kur ndihesha i lodhur e i rraskapitur. Një ritual i përditshëm që arrinte kulmin të Shtunën dhe të Dielën, ku bulevardi mbushej plot si marsh që të çonte drejt një spektakli vizual ku prezantohej moda, veshjet, shikimet, buzëqeshje, përshëndetje. Për orë të tëra lart e poshtë dhe anasjelltas. Ishte energji e pa konsumuar, dëshirë për të jetuar larg ambienteve të shtëpisë, larg monotomisë. Kjo mënyrë “argëtimi”, do të mbetej më e lira e pa shpenzime. Ne dilnim të tre vëllezër së bashku me motrën tjetër Lastaren. Kur motra u sëmur, këto shëtitje u rralluan. Dhomën tonë e mbuloi trishtimi. Vuaja shumë në heshtje, sidomos mbrëmjeve. Mbuloja kokën me jorgan dhe më mbysnin ngashërimet. Nuk e kuptoja përse motra që adhuroja aq shumë të mos më fliste si më parë kur më pyeste për mësimet, të kujdesej për ushqimin, por dhe më qortonte kur qëndroja për të luajtur pasditeve më tepër nga ç’duhej dhe lija pas dore mësimet. Pasi u kurua iu rikthye punës por ajo u sëmur prapë. Mbas përmirësimit babai e tërhoqi pranë shtëpisë në Lepenicë për të dhënë mësim në shkollën e fshatit. Kurat që rekomandonin mjekët, në atë kohë ishte vështirë të gjendeshin. Me gjithë përmirësimet shëndeti i saj erdhi
  • 16. 16 duke u përkeqësuar. Në vitin 1981 motra u nda nga jeta. Zoti e mori në parajsë, të pastër si bora, të veshur me fustanin e nusërisë. Ndoshta e dëmtoi puna pasionante? Po, kush e di, një ëndërr e pafajshme që nuk çeli lule kurrë, e mori jetën e saj. Në Lepenicë para shkollës , te ish dyqani i babait që e patën bërë shkollë, pranë rrugës, Fatmira mbolli një akacie që u rrit e lëshoi lule të një bukurie të rrallë si boçe plot ngjyra. Fatmira s’është më... Por nuk e di, më duket se dhe pemën, e kanë shkulur. Megjithatë, jeta e saj shndrit si pishtar i dijes. I shkrova këto rreshta me dashuri të thellë për motrën, për atë çka ajo bëri në fëmijërinë time duke më çelur shtigjet e dijes në jetë.
  • 17. 17 Ata bashkuan kohët Im atë ka hyrë në jetën time si shembull i virtytit. E shikoja në atë fëmijëri të vuajtur dhe ndieja një tërheqje që nuk kishte të bënte me përkëdhelitë, fjalët e ëmbla. Këto për të ishin pak të kursyera për vetë natyrën e tij që ruante brenda vetes atë botë komplekse e cila s’mund t’i përkiste tjetër kujt. Përveç kësaj, ajo kohë nuk të linte hapësirë për përkujdesje. Kur të gjithë duhej të nisnin punën herët në mëngjes, kur shtëpia i ngjante një sheshi beteje e ku secili do të merrte drejtimin e përcaktuar qysh më parë. Gëzimet, gostitë mungonin, festat gjithashtu. Megjithatë para tim eti nuk kisha droje, nuk më foli ashpër asnjë herë, më kanë mbetur në kujtesë këshillat e tij. Me anë të tyre mundohej të ndikonte në formimin tonë. Ajo që mbetet esenciale në këtë marrëdhënie është takti, kujdesi me të cilin më trajtoi. Natyra paqësore që s’kërkonte aspak imponim, reflektohej edhe në marrëdhëniet e tim eti me djalin e madh të cilin megjithatë e adhuronte. Prirja ime për të mësuar, për të lexuar e për të thithur njohuri përbën atë lidhje të veçantë të cilën e vlerësoi së tepërmi dhe do të na lidhte gjithmonë e më shumë. Biblioteka e tim eti, mbetet një thesar i rrallë të cilin unë nuk arrita që ta trashëgoja pasi e dogjën dhe e grabitën si shumë gjëra të tjera gjatë luftës kur familja ndodhej në Tiranë dhe kaosi që përfshiu vendin ishte i madh. Më kanë mbetur vetëm disa libra në italisht; “Sacra lavoro Umana”, një lloj enciklopedie që flet për vlerat e
  • 18. 18 punës dhe profesioneve të ndryshme në transformimin e jetës së shoqërisë njerëzore. Këtë libër do ta bëja pjesë të bibliotekës time vite më vonë. Babai mbetet me të vërtetë interesant në kompleksitetin e karakterit të vet, jeta e tij ishte e mveshur me një hije misteri; nuk fliste për punët që kishte bërë. Kur unë e pyesja me kuriozitet duke mbajtur në dorë një shpatë të mprehtë mjaft të bukur, pjesë e uniformës që mbante në festa e parada, përgjigjej gjithmonë shkurt; “ punë zyre, punoja me kuadrin, emërime, ç’emërime”- dhe pastaj heshtte sikur të mos ishte më aty pranë meje. Më ngjante se jetonte dy jetë paralele, atë që dukej dhe atë që ruante brenda vetes. Atë që shikoje dhe atë që shfaqte për ta përshtatur me realitetin që kish përreth. Unë e shikoja babanë të qetë që kujdesej për të gjithë ne, por më tepër kishte merak “marrëdhëniet” e familjes me” botën e jashtme”; pritjet, përcjelljet, vizitat te të afërmit, në dasma. Ishte si të thuash “ministër” i jashtëm. Në këto vizita shpesh më merrte edhe mua me vete. Aty dëgjoja bisedat e të rriturve, vëreja me çudi si pihej rakia në tryezë, si xhironte pushteti që kishte dollibashi, si ngriheshin mirësitë, të gjithë mekanizmin e ndërlikuar të ahengut lab. Dëgjoja këngët që këndoheshin përreth vatrës, të cilat ndonëse nuk i kuptoja nuk e di se si më çonin në një botë tjetër. Melodia me kombinimet e zërit më depërtonte në brendësi, ngjante sikur më merrte lart, fluturoja diku, më hidhte me vërtik dhe përsëri qëndroja në tokë. Kur isoja e mbushte dhomën me atmosferën rrëzëllitëse për vashën çapkëne apo bareshën që i shpinte ushqim çobanit... Ndërsa muamëkishtezënëgjuminëntingujtevallesapokëngëveqë vijonin të këndoheshin gjatë. Një vend i preferuar ku shkoja së bashku me tim atë, ishte lumi me rrepet, me rërën dhe plazhet e vogla, me peshqit që rrëshqisnin duke u shfaqur
  • 19. 19 çuditshëm tek vezullonin me barkun që iu shndriste e duke luajtur në tufë. Ky perceptim i botës u bë ngadalë, çdo ditë si ushqimi që ma kërkonte shpirti duke mbushur atë boshllëk që mbetej përtej atij realiteti të vrazhdë. Kaloja anës lumit, qëndroja aty pranë dhe sodisja vërtikun e rrymës që sillnin ujërat e rrëmbyera të vjeshtës, dallgët që buçisnin kur lumi dilte nga shtrati. Sodisja trungjet që sillte lart nga malet të cilat ngjanin si varka të përmbysura që përplaseshin, zhdukeshin e dilnin përsëri mbi sipërfaqe sikur kërkonin të përlesheshin prapë. Jehona e lumit më depërton në shpirt me një timbër të veçantë... Aty pari vjen im atë, më shikon me ëmbëlsi, ulet pranë meje dhe më shpjegon: “se lumi është i egër, dhe përbën rrezik kur del nga shtrati. Prandaj duhet t’i shmangemi- vijoi im atë. Shiu lart në male do të pushojë, ujërat do të qetësohen, dhe çdo gjë do t’i kthehet normalitetit. Atëherë mund ta kalojmë pasi të jemi siguruar që uji është i qetë dhe rreziku ka kaluar. Sepse jeta është e çmuar dhe njeriu duhet ta ruajë si gjënë më të shtrenjtë që na ka dhënë natyra”- përfundonte babai ligjëratën për lumin që të “mbyt”. Babai e kishte zakon gjithmonë që fliste me metafora, në mënyrë të figurshme. Asnjëherë problemit që trajtonte nuk i shkonte drejtpërdrejt por e vërtiste, e rrotullonte, i vinte përqark me kujdes dhe kuptimin e saj duhet ta merrje me mend vetë. Mesa duket ka qenë ndryshe nga unë, që nuk di sa herë i kam rënë murit me kokë në emër të drejtësisë, të së vërtetës dhe koncepteve të tjera idealiste që kam në kokë. Duke folur për rrezikun që ka uji në vetvete për shkak të energjive të pa kontrolluara që mban brenda, këshilla e tij është një paralelizëm me çdo lloj rreziku që vjen jo vetëm nga lumi. Kjo ishte filozofia e tim eti për jetën, për
  • 20. 20 kapërcimin e kërcënimeve eventuale gjë që ai e realizoi gjatë jetës së vet, duke qasur së bashku dy kohë prej të cilave mori me takt, diplomaci dhe shumë finesë, atë që i nevojitej pa lënduar askënd, sepse siç më thoshte mua gjithnjë “se murit me kokë nuk i bihet ose një dorë që s’kafshohet dot puthet”. E pra unë në jetën time për fat të keq nuk putha asnjë dorë edhe kur më kërkuan të më kafshonin. Babai ishte larguar dhe unë vazhdoja të shikoja lumin e rrëmbyer dhe mendoja se do të vinte behari për të hequr lodhjen, vapën dhe nuk shikoja asnjë rrezik nga ato që mundohej im atë të më nguliste në kokë. “Vërtet ndonjëherë, ka ca gropa thithëse të cilave jua kisha vërtet frikën, por ato kisha mësuar t’i shmangia për të mos përfunduar i ngecur në ndonjë rrënjë peme. Ndihesha i mahnitur nga natyra që më rrethonte dhe harmonia në gjirin e saj. Ndiqja me orë të tëra rrathët që uji krijonte kur rrëshqiste mbi një pllakë guri ndërsa bagëtitë kullosnin pak më tej. Ndihesha i mrekulluar nga bardhësia e borës kur binte flokë, flokë e mbulonte çdo gjë, nga stinët e ngjyrat që zëvendësojnë njëra tjetrën pa u ndjerë, ngadalë, sikur toka të ishte qilim i kadifejtë. Që dora e padukshme e ndryshon me kujdes për të mos prishur harmoninë që ekziston. Këto meditime të ëmbla më mbushnin atë boshllëk që ndieja kur rrija i vetëm me orë të tëra pa miq, pa shokë e bashkëmoshatarë, larg lojërave e argëtimit fëminor. Mbrëmjeve në behar së bashku me tim atë qëndroja për të fjetur në arën plot misër për ta ruajtur, ndërsa babai thithte duhanin dhe qëndronte i menduar. “ Përse mendon”, - pyesja veten. Por heshtja e tij s’fliste. I prirur si gjithnjë për të qenë bashkëpunëtor i denjë në misionin tonë, sodisja yjet... Asgjë nuk mendoja, veç rrija i mahnitur nga pafundësia. Kjo botë e mbushur plot çudira mi ngatërronte
  • 21. 21 mendimet. Nisja të numëroja miliardat e yjeve... Dhe mbas pak çastesh më kishte kapur gjumi... Përfytyrimet si ortekë gjigantë lëviznin në fantazinë e dehur, e të mbushur me zëra të huaj, të panjohur. Përgjumësh ktheja dhe një herë kokën për të parë tim atë; si gjithmonë qëndronte i palëvizur me shikim të fiksuar diku në pafundësi. Nganjëherë im atë, më dukej se vinte nga një botë e largët, e padukshme, nëpërmjet së cilës gjykon; njerëzit, ngjarjet, përmbysjet, të nesërmen, të egër e të panjohur dhe hesht i menduar. Çfarë mundohet të gjejë mendja e tij? Kjo pyetje më mundoi çdo natë, gjithmonë, tërë jetën,... Ndërsa gjumi më ka mbyllur sytë. Yjet na sodisin nga lart me indiferentizmin e tyre floreshent. Mëngjesin tjetër do të më priste përsëri një tjetër ditë e lodhshme.
  • 22. 22 Nëna Dashuria e nënës mbetet më hyjnorja. Ajo është e drejtpërdrejtë dhe e madhërishme që depërton thellë në shpirt. Më mbush me forcë e energji dhe na jep jetë. Pranë saj çdo gjë më duket më e thjeshtë, më njerëzore dhe e kapshme. Isha gati që me fjalën e saj të bëja çdo sakrificë. E harroja lodhjen, vuajtjen, dhe mbetet e gjallë në kujtesën e fëmijës, ashtu dhe timen. Për fjalët e ëmbla që thotë, se ato dalin thellë nga qenia e saj dhe ndoshta vijnë nga hyjnitë, mbetet sublimi i çdo gjëje që del nga zemra e saj. Sapo të niste dita e punës, përpara ishte zgjimi i mëngjesit. Mëngjes herët, kur nata ende s’është larguar dhe këndon gjeli i mallkuar që donte të thoshte se zgjimi është pranë. Do të dilnim në punë herët se pastaj vapa vinte dhe ulej rendimenti. Këtë e dija, dhe prisja gjysmë i zgjuar që të vinte nëna, e cila si zakonisht gjente të vetmin moment për të më ledhatuar në ditën e ngarkuar me punë. -Luto, zgjohu biri nënës; - unë bëja një lëvizje të vogël dhe prisja që ajo të vazhdonte. -Ngrehu Luto!, se të ka nëna djalë, ngrehu biri nënës. - Oh, ç’kënaqësi që ndieja, ishin ndoshta momentet më të bukura të jetës time. E dija që tani do të largohej, do të zgjonte motrat nga gjumi, do të merrej me punë të tjera dhe do të vinte përsëri aty. Unë prisja si shqerkë e vogël. -Luto mor bir, o shpirti i nënës! Ja, të fërkojë nëna një çikë se mbase të del gjumi, - dhe vinte, më hiqte mbulesën e unë shtriqesha i tëri. Këtë moment e prisja me padurim.
  • 23. 23 E dija që do të vinte, e dëshiroja shumë. E ajo më fërkonte sikur të isha i vogël. Ndërsa unë ndieja ledhatimet e nënës që i përpija si ushqim i pazëvendësueshëm. E, natyrisht pas kësaj do të vinte zgjimi. E dija që tani do të ikte për në punë dhe nuk do të kthehej më. Ngrihesha ngadalë, përpara gjeja tasin me qumësht të bërë përshesh. Kishte nisur dita. Do të takoheshim përsëri bashkë mbasi të kryeja punët e mia me bagëtitë dhe pastaj do t’ju bashkohesha motrave, Afërditës dhe Lastares për të vazhduar prashitjen e misrit. Babai, pa punën që bënte nëna do të ishte i pafuqishëm të përballte i vetëm atë realitet punësh pafund. Ishte nëna që i dha jo vetëm forcë por dhe jetë filozofisë së tij për të bashkëjetuar dy kohët dhe për të jetuar me nder e dinjitet. Forca e saj e karakterit, këmbëngulja, kurajoja, aftësia e saj për të transformuar jetën nëpërmjet punës, la gjurmë të thella në ndërgjegjen tonë. Prej saj edhe pse i vogël arrita të ndjej kënaqësinë e punës, të krijimit, të përballjes me të pamundurën. Shpirtin rebel prej saj e kam, dashurinë për të bukurën. I donte lulet, harmoninë të cilat i derdhi në qilimat që punoi, të përkryer nga fantazia dhe të rralla nga bukuria. Si mund të jetohej pa punën e saj. Oh, sa shumë ka punuar nëna ime, model i të përkryerës në mikpritje e bujari. E ç’mund të them për nënën time; e rrallë nga fisnikëria dhe e pamposhtur nga tërmeti. Nëna kishte të zhvilluar humorin. Pavarësisht lodhjes në punë gjente kohë për argëtim. Na mblidhte si zogjtë në momente pushimi dhe e qeshura e saj e çiltër, e hapur, na hiqte lodhjen. Mua, që isha më i vogli në skuadër dhe Afërditën që vinte pak e dobët nga shëndeti, për të na nxitur në punë na motivonte duke na premtuar se do të na dërgonte te tezet. Ky ishte si tip weekendi të themi, kjo na i shtonte forcat dhe energjitë duke menduar se ja, erdhi fundi i javës dhe ne punonim, pa pushim punonim pa
  • 24. 24 ndier lodhje... Veç punonim..., në fushën e blertë çdo ditë...?   Jeta e shkollës së mesme është e bukur; Aty zihen miqësitë e para, të forta e të qëndrueshme që ndonjëherë zgjasin gjithë jetën. Aty vihesh përballë rregullave strikte, orare preçize studimi,orëmësimiplottensiondheemocion,mëbrumosën ndjenjën e rregullit, të disiplinës. Mësuesit që i shihnim si të qenë perëndi. Mbrëmjet, trokitjet e para në zemër dhe barku që s’na u mbush asnjëherë. Papritur u gjenda larg prindërve, motrave, vëllait të vogël që kishte nisur të merrte përsipër barrën e punëve të mia. Një tjetër jetë që do të niste, do të ndryshonte rrënjësisht nga ajo që lashë në fermën e familjes. Shkolla e mesme për teknik nafte dukej se do t’i jepte një tjetër rrjedhë jetës time... Megjithëse i larguar nga... Mora në dorë valixhen e drurit me vete, e çelësi i saj që mund të hapej fare lehtë edhe me tel. Nëna, sidoqoftë hapësin për siguri ma lidhi me gjalmë dhe ma vari në qafë. Brenda ndodhej, veç të tjerave dhe kostumi që nëna ma bleu me këtë rast. Copa ishte e Kombinatit të Tiranës, e fortë, prej leshi, ngjyra kafe me rigeta të holla. E çoi te rrobaqepësi, bleu astarin, kanavacën, pullat dhe kostumi doli vërtet i bukur. Më rrinte mirë për trupi. Erdhi dita e largimit, u ndava me të gjithë dhe në fund po më përcillte nëna. O, çfarë ndarje ka qenë ajo, me lotët që më rridhnin pa e ndjerë deri sa kapërceva kodrat përtej. Për një moment m’u duk se po më thërrisnin, po më kërkonin. Dola
  • 25. 25 lart te bregu dhe hodha shikimin përtej. Ndoshta duhej të kthehesha?! Fshiva lotët me shami dhe pashë përsëri mos dikush po vinte drejt meje. Asgjë. Aty afër blegërinin delet që kullosnin me indiferentizëm pa e ditur hallin që unë kisha. Po nisja udhëtimin e jetës. Qëndrova në anë të xhades për të pritur makinë. Nga dreka duhet të kem shkuar në qytet dhe më tej në qytetin tjetër,... E pastaj do të gjeja qytetin tjetër ku do të stjudoja. Sa shumë qytete dhe sa larg po shkoja. Por ai, qyteti ku do të studioja, gjendej larg rrugës dhe nuk di si vajta, dhe e gjeta shkollën që ishte vendosur në një faqe kodre, përkrah qytetit. Godinat e gjata ngjanin si gazerma, me mensën e madhe, kuzhinën, klasat, fushën e volejbollit e të basketbollit. Në klasë me profesorët, ndieja një frymë tjetër, një atmosferë të paprovuar, në mes shokësh të ardhur nga të gjitha anët. Zakone të tjera, rregulla të reja. Nga babai kisha marrë me vete plot këshilla; që të isha i sjellshëm, i dashur me shokët, i respektuar, të studioja e të mos i ndaja librat nga vetja që të merrja dituri e të bëhesha i aftë për ta marrë profesionin me zell e përkushtim. Këshillat e tij më dilnin çdo ditë para syve kur ulesha në mësime, kur më pyesnin profesorët, kur ngrihesha në dërrasë për t’u përgjigjur. Ato këshilla ishin futur thellë brenda meje, dhe me to jetoja. Nuk do t’i harroja për asnjë çast sepse gjithmonë më dilnin para sysh, nëna duke punuar atje në arë e lodhur nga mundimet, im atë me trupin e drejtë si statujë që s’e përkuli asgjë. I largoja këto mendime përsëri dhe i kthehesha studimeve. Jeta në konvikt i ngjan pak asaj të ushtrisë, me orare të varura në mur që duhej t’i zbatoje me çdo kusht; oraret e mësimit,ngrënia,studimi,gjumi,zgjimi,çlodhja.Çdoshkelje përbënte padyshim thyerje disipline dhe ndëshkohej. Ditët e shtuna praktikonim bashkërisht mësimin e
  • 26. 26 vallëzimit sepse po afroheshin mbrëmjet e festive dhe vajzat që ishin më të pakta se ne, si në çdo shkollë teknike, po të mos vallëzoje mirë nuk t’i hidhnin sytë fare. Sepse kishte kavalierë të tjerë, më të aftë që dinin të valëviteshin me damën sikur të fluturonin në ajër. Ishte mbrëmja e parë ku do të merrte pjesë dhe klasa jonë. U lamë, u pastruam, u rregulluam, hekurosa këmishët, kostumin dhe ja ku ndodhesha në sallë përballë damave, që prisnin me indiferentizëm të shtirur. Nisi muzika, doja të ngrihesha por befas mbeta i mbërthyer për stoli sikur të gjendesha i gozhduar. Muzika mbaroi, vallëzuesit u ulën. Epo, thashë me vete, vallëzimin tjetër do të sulem si predhë. Dhe ai erdhi, ishte një vals që më gjallëroi të gjithin, por këmbët përsëri më lanë në mes të rrugës, në hapësirën që na ndante nga vajzat. E dija, e kuptova që e keqja ishte te këmbët. Në çastin që duhej të ecja përpara, nuk më bindeshin. Ç’djallin ishte kjo ndjesi? U ula, ndihesha i tensionuar që me kalimin e kohës arrita ta mposht dhe të ndieja magjinë e kontaktit me femrën...! Shkolla po bënte përgatitjet për të festuar Vitin e Ri dhe klasaimemoripërsipërqënëmbrëmjenqëdotëorganizohej me këtë rast të përgatiste një shfaqje. Ndodhemi në fundin e viteve 50-të kur mungonte eksperienca për ngjarje të tilla. Nuk kishim njohuri për teatrin, për koncertet me këngë e valle. Nuk i kishim parë dhe nuk e dinte askush çfarë do te bënim. Dikujt i shkoi në mendje për të përgatitur shfaqe argëtuese me humor. Në grupin që do të merrej me këtë punë u caktova edhe unë. Unë? Më dukej e habitshme. Ndoshta kisha shkruar ndonjë vjershë satirike, kështu duhet të ketë qenë. Përndryshe si do të vihesha në listën e organizatorëve, kur aty kërkohet shkathtësi, zotësi, aftësi
  • 27. 27 dhe talentin që nevojitet për të aktruar. Përkundër, unë isha i mbyllur e më dridheshin këmbët kur shkoja për të vallëzuar me vajzat. E, si mund të bëja gallatë kur nuk isha as shakaxhi, dhe kur vetë thuajse nuk qeshja fare kur në përgjithësi iu shmangesha shoqërive të zhurmshme. Bëra, ç’bëra dhe shkruajta disa poezi ku qesëndisja profesorët, dembelët, ata që nuk kishin vullnet për mësimet ose bënin zhurmë. Mbasi i shkruajta, më e keqja erdhi më pas kur u caktova për t’i interpretuar. Më ngjan se bëmë edhe dy, tre dialogje të shkurtra me humor. Mbrëmja e Vitit të Ri nisi hareshëm. Merrnin pjesë përveç nxënësve dhe mësuesve edhe drejtori i shkollës. Skenën e ngritëm me tavolinat e mensës nga fundi i sallës. Disa çarçafë i bashkuam dhe u krijua perdja, e cila qëndronte e lidhur në të dy cepat që të mund të hapej. Nisi shfaqja, për çudinë time këmbët nuk u drodhën, zëri nuk mu mbyt nga emocionet. Deklamova me sukses vargjet që i pata përgatitur vetë. Goditën në shenjë dhe e gjithë salla buçiti nga të qeshurat. As vetë s’po e besoja atë që po ndodhte. Në fund duartrokitën gjatë. Shfaqja u pëlqye dhe në ditët në vazhdim nxënësit e tjerë na shikonin ndryshe, me kërshëri të veçantë. Ndoshta mbetet shkëndija e parë e asaj që mund të quhet “talenti që flë”, atje ku askush nuk mund ta dallojë. Megjithë ndryshimet e ndodhura në jetën time, përsëri mbetej një boshllëk që më trazonte vazhdimisht, ajo çka ndjeja larg familjes. Ndonjëherë më dukej se bota nuk ekzistonte. Ndonëse kisha jetuar për tre vjet në qytetin ku mbarova shtatë-vjeçaren, por atje fshati ishte afër dhe vajtjetishintëshpeshta.Atyjetojamemotratdheaiboshllëk që kapte nuk më mundonte si këtu në shkollën e largët, në vetminë që jetoja në mes të njerëzve që jo plotësisht i ndjeja të afërt, miqësorë.
  • 28. 28 Atëherë, në këto çaste më dilte para syve nëna kur më përcillte deri te ledhi, afër xhadesë. Më mbesnin në mendje sytë e saj, ajo energji e pashtershme, buzëqeshja që shoqëronte ndarjet tona, lekët që më fuste në xhep, përqafimi i ngrohtë, fjalët e ëmbla të ndarjes. Të gjitha i merrja me vete dhe nuk i ndaja nga kujtesa për ditë me radhë. Pastaj vinin letrat. Iu dërgoja letra e ata mi kthenin. Kjo ishte çmallja që më jepte forcë për të studiuar me zell. Letrat e babait plot këshilla që unë i ruaja atje në valixhen e drunjtë dhe nuk i grisa asnjëherë. Kjo ishte valixhja ime prej druri plot me ëndrra, plot me libra , plot me letra e ndonjë lekë ndonjëherë. Këto vegime malli erdhën duke u shuar dalëngadalë..., nga pak! Ato vinin nga ajo botë e vogël ku isha mësuar të jetoj, përmasat e tjera të botës më krijonin atë lloj ç’ekuilibri shpirtëror ku ndjehej pasiguria, malli, trishtimi,... Shpirti i pastër dhe i ndjeshëm që përballet me realitetin që nuk e njeh. Që nuk ishte si në librat që kisha lexuar atje në fushë ku mungonte ajo harmoni e përsosur ku isha mësuar të jetoja në paqe dhe ekuilibër të plotë. Ditën që mora diplomën, të cilën e ruaj me kujdes edhe sot; shkova së bashku me shokët në lokalin veror që mbante emrin “Një Maji”. Pimë birë. U deha së bashku me shokët. Në thellësi të vetes e ndjeja veten të çliruar nga barrierat e shkollës, të burrëruar. Të gjithë u dehëm... Gallatë, britma, thirrje gëzimi. Provova duhanin e parë. I rritur siç ndihesha bleva paketën e cigareve dhe e ndeza. Askush nuk më shtyti ta bëja, ishte veç një kapriço e moshës. Cigarin e sistemova mirë në dorë, i bëra karshillëk vetes dhe e thitha me gjithë forcën e mushkërive. Mu zu fryma dhe gati më ra të fikët. Ëndrra për t’u rebeluar kishte marrë jetë. Ka pasur në sfond moshën në kufijtë e adoleshencës që kërkonte të ngrinte kryedheqëflistepërekzistencëneforcavetëtjera,energjive
  • 29. 29 të panjohura që qëndronin në pritje. U emërova teknik i mesëm në shpimin e puseve të naftës. Puna këtu edhe pse kishte një lloj poezie, kur qëndroje në mes të makinerive gjigante që punonin ditë e natë pa pushim, duke kryer në thellësi të tokës operacione të cilat kërkonin guxim, kurajë dhe aftësi profesionale, përsëri kishte vështirësitë e veta. Dalta që punon qindra metra poshtë dhe ndjek lëvizjet e saj. Toka që uturin dhe dridhet nën këmbët e tua sikur nuk i duron dot dhimbjet. Avaritë, ditët e lodhshme të punës ku s’dihej ku fillonte dita e ku mbaronte nata. Aparatçikët kur qëndronin si hije për të vëzhguar çdo lëvizje se mos “armiku” vepron. Thirrje për vigjilencë, alarme për planin. Kisha hyrë thellësisht në jetë. Sadisfaksionin më të madh në këtë përballje ma dha puna mespecialistëtrusë.Ishtekënaqësievërtetëtëpunojemeta, të bisedoje, të merrje kulturë, të çelje horizontin. Njerëzorë, modestë, të sjellshëm, seç ndjenin një lloj tërheqje ndaj nesh, se ndoshta shpirti i pastër dhe bujarinë i kishim të përbashkëta. Porositë në fushën profesionale, do të mbesin një vlerë që na e dhuruan pa mëdyshje, për t’i drejtuar më vonë vetë ato makineri gjigante. Megjithë konditat e jetës e të punës në atë sektor, monotonia na shtypi. Kërkoja diçka tjetër. Po çfarë? Këtë nuk e dija ende. Edhe dëshira për t’u bërë inxhinier nafte erdhi duke u zbehur derisa u shua krejt. Kisha vetëm një dëshirë; të dilja nga ajo jetë e izoluar larg botës, larg qytetit; pa gëzim e çlodhje sikur të jetoje në një repart ushtarak, ku një herë në muaj automjeti që kishim do të na çonte në qytetin pranë për të parë film. Bursa më doli për inxhinier. U nisa në qytetin e madh, në qytetin e kulturës, dijes, hapësirave e mundësive të tjera.
  • 30. 30 KAPITULLI II NË PORTAT E ARTIT Ëndrra për të ndryshuar jetën Ndodhem në qytetin e zhurmshëm që merr frymë sikur të ishte një qenie e gjallë. Si mund të niste aventura e jetës për një djalë të ri, pa përvojë në mes të qytetit të madh. Më dukej se do të më gëlltiste me përmasat e tij gjigante. Ndjeja të më dallgëdiste gjallëria. Ritmi i qytetit i ngjasonte një turbine që rënkon ditë e natë, ngulçon, lëshon piskama tronditëse që më bëjnë të ndihesha i vogël, i pa fuqishëm për fund këmbëve të tij. Qëndroja i hutuar nga forca gjeneruese që vinte në lëvizje atë gjë të padukshme që dukej sikur klithte dhe më tërhiqte si magnet për të provuar ekzistencën time. Doja të ndieja brenda vetes sime, se dhe unë i vogli jam këtu në mes tuaj; të kësaj mase amorfe dhe ndodhem për të jetuar. Këto lloj ndjesish nuk i pata provuar në të kaluarën. Ishin diçka e re për mua. Leksioneteinxhinierisësënaftësthuajseikishabraktisur dhe endesha lart e poshtë pa një kuptim të qartë në rrugët e zhurmshme të qytetit të madh. Qëndroja ulur te stolat e lulishtes dhe mendja më shpinte nëfshat;tenëna,babai,vëllaiqëishinatje.Mëdukejsendjeja
  • 31. 31 përsëri frymëmarrjen e natyrës brenda qenies time atë lloj dehje që të sjell ajo bukuri e dlirtë. Kridhesha i tëri në këtë bukuri që zoti ia ka dhuruar njeriut për ta pasur si pasuri brenda vetes, të gjejë në të harmoninë dhe ta krahasojë me përsosmërinë absolute që na rrethon. Aty pranë meje në pishat që të magjepsin me indiferentizmin e tyre të përjetshëm dëgjoj këngën e zogjve, të harlisur nga pranvera që kërcejnë nëpër degë dhe ngjajnë sikur vallëzojnë, dialogojnë me njëri tjetrin në distancë. Zogjtë kanë një “gjuhë” të artikuluar në mënyrë të çuditshme në tinguj e melodi. Ndoshta grinden, ndoshta ledhatohen apo zgjidhin “mosmarrëveshjet” për hapësirën qiellore, ndërsa ne na ngjason sikur vetëm këndojnë. Një makinë e vetmuar kalon aty pranë dhe me borinë e çjerrë që ushton thershëm më zgjon nga topitja ku gjendesha. Bota ku u rrita dhe kalova vitet e rinisë po merrte dimensione të reja. Vizioni për jetën notonte ngadalë përmes tymnajave e mjegullës, përrallave me kuçedra, e dashurisë ndaj familjes. Timatë,qëmëshoqërontengadomeveladoninemirësisë atërore më ngjante se e kisha gjithmonë pranë, me këshillat për edukatën, për mësimet, për jetën. Kur më thoshte “ruaju nga plumbi”! ç’kuptim kishte vallë, nga cili plumb duhej të ruhesha. Këtë plotësisht nuk e kuptoja. Në një rast tjetër do më porosiste; “ruaju nga femrat se ato mund t’i përdorin në çdo lloj forme, edhe si agjente”. Të ruhesha nga femrat?! Që janë aq të ëmbla dhe të dlira. Përsëri nuk arrija të depërtoja plotësisht në brendësinë e këtyre fjalëve. “Ruaju nga uji” vijonte im atë... ah, ati im i mençur, në këto thënie në dukje të thjeshta, vetëm më vonë do të kuptoja thesarin që ato ruanin brenda. Mos vallë “lumi” do të ishte vetë jeta? Këshilla si këto që nuk do t’jua kuptoja plotësisht thelbin
  • 32. 32 filozofik, megjithatë më bënë të vëmendshëm ndaj realitetit që më rrethonte. Në raste të tjera më fliste për librin “libri është miku më i mirë, se çdo mik e shok tjetër sepse të jep shumë e nuk të kërkon asgjë si shpërblim”. Nisa të lexoj, të lexoj shumë; çdo libër që më binte në dorë e lexoja thuajse me një frymë derisa mpihesha i tëri, dhe nuk e lëshoja nga dora. Kisha braktisur inxhinierinë... Ç’të bëjë njeriu në vetminë e turmës, të njerëzve që kalojnë indiferentë përbri teje..., xhiro..., xhiro..., monotoni, zbrazëti. Nisa të mendoj për argëtimet e këtij qyteti. Në bare u hoqën këngëtarët. Ndikimi i huaj... zbrazëti. Kishte filluar eksperimenti humanoid çen çi ço,... për të provuar kufijtë e durimit të krijesës drejt kapërcimit. Pjesa tjetër e qenies ruan, vigjilon se është vetja jote që të ruan, hija jote që të ndjek nga pas. E tillë na qenka jeta, lojë hijesh,... nuk gjykon dot përtej vetes...! Eci..., eci..., eci..., kuturu duke bluar mendime të trazuara në kokë që ndonjëherë nuk kishin as lidhje me njëri tjetrin, kur u ndodha përpara një të papriture të çuditshme. Po ecja i vetëm te rruga e hotel “Drinit”. Kur u bllokua kalimi. Nuk mund të lëvizte më askush. Një turmë njerëzish ishin mbledhur grumbull para meje. U ngrita në majë të këmbëve që të shihja më mirë ç’po ndodhte. Dalloj policë që vrapojnë, ushtarë me helmeta, njerëz me mjekër që qëllojnë në ecje. Dikush u vra dhe e ngritën mbuluar me mushama. Ç’po ndodhte?... U krye një vrasje... Ç’ishte ai gjak? -Çfarë po ndodh, çfarë po ndodh?! -pyeta i hutuar -Po xhirohet film, - u përgjigj dikush aty pranë -Si, film! Më tej një njeri i hipur mbi karelë po lëvizte mbi shina me kokën të fiksuar në aparat. -Kamera?, - po thërriste dikush sa kishte në kokë me një megafon në gojë. -Gati kamera!, - u përgjigj tjetri më tutje !
  • 33. 33 -Aksion...! Projektorë që lëshojnë dritë të fuqishme u vunë në lëvizje. Po xhirohej film! U ndjeva i hutuar. Nuk e dija që filmi përgatitej në rrugë. Kur ndodhesh në kinema dhe ndjek një film, përfiton ndjenja dhe emocione që në jetën e përditshme kalojnë pa u gërshetuar me vetëdijen tonë. Vendosa; do të bëhesha aktor?? Po, po aktor që të luaj në filma... Pse jo?! Ç’ka këtu për t’u çuditur. Pse më shikon ashtu ti atje tej, mendon se s’mund të bëhem unë aktor, se s’ta mbush syrin. E ke gabim or mik. Unë do të bëhem aktor. Në mbrëmje pashë në ëndërr, në gjumë se dikush po më ndiqte me pushkë, një i panjohur dhe unë vrapoja, vrapoja,... ndërsa ai që thoshte “xhirim,... ka xhirim”, po më filmonte nga mbrapa me kamer. Të nesërmen shkova te Ministria e Minierave dhe paraqita kërkesën për punë. Ika në Martanesh. U gjenda në një ekspeditë gjeologjike për zbulimin e kromit. Larg bulevardeve, teatrove, filmave, vajzave që shigjetonin pa mëshirë me shikimet lozonjare, gjatë shëtitjeve në diellin e pranverës. I rrethuar nga malet e thepisura në kufijtë e modestisë dhe kënaqësive tepër modeste. Nevojitej vetëm pak gjumë, një kupë me fasule të pa ziera mirë, dhe kënaqësia më e madhe mbetej loja e shahut që e gdhinim natën. Është një atmosferë tjetër disi e çuditshme që e gjen gjithandej, kudo që shkon ndesh në ndjenjë respekti të theksuar. Fshatari që të ndesh në rrugë të pyet; - a ke mujt o burrë, si ke ndje, a je mërzit. Befas ndihesh butë, qetë, në kontrast me malet dhe ashpërsinë e natyrës që të rrethon. Kjo përqasje e kontrasteve të rrëmben. Ndihesh i maturuar, dita kalon qetë, butë e mirë. Me vete kisha marrë një vëllim të Migjenit ku gjendeshin
  • 34. 34 poezitë e tij dhe proza. Shikoja librin që kisha në dorë dhe mendoja; Migjeni kur ka shkruar vargjet e lira, me siguri ka qenë i rrethuar nga një atmosferë si kjo e imja, me nxënësit që i çukisnin si zogjtë në dritaret e mbushura nga dëbora. Zgjodha fragmentin nga poema e “ Mjerimit”. Mbasi i lexova të gjitha prozat e tij, më shumë për sarkazmën që ka, më tërhoqi tregimi “ Urime për 37-ën”. Ah... ! Se për pak harrova. Përpara se të blija librin, kisha pyetur dikë çfarë duhej të përgatisja për të konkuruar që të bëhesha aktor. Më thanë që nevojitej një monolog, poemë dhe fabul. Nisa nga provat pikërisht aty në malet e Martaneshit. Nuk kisha njeri që të më tregonte si t’i përgatisja pjesët. Nisa të deklamoj... Zëri po më dilte si ortek që ecën me vërtik, rrokulliset nga mali, që ulet e ngrihet vazhdimisht. Te xhami i dritares kontrolloja ekspesionin e fytyrës, pasi pasqyrë nuk kishte. Mora pamje të egër, u egërsova dhe ca, vazhdova të shtrembërohesha deri në kufijtë e budallallëkut. Provova të kisha pamje të trishtuar, pastaj melankolike, të ëmbël sikur të isha duke shprehur dashurinë. Pamjet mu dukën interesante, shprehëse, ekspresive. Nisa të mësoj vjershën, ndoshta diçka do të dali nga gjithë kjo punë, mendova me vete. Kaloi dimri, erdhi pranvera. Dalja para komisionit do të bëhej në muajin qershor. U ktheva në Tiranë dhe mora kontakt me profesorin K.S. , i cili do të ishte pedagogu i kursit. Takimi me profesorin ndodhi shpejt. Më çoi në një klasë të zbrazët, vetë u ul në një bangë dhe më pyeti: “Çfarë nakepërgatitur?”.Sytëetijzhbiruesmëdepërtuantejpërtej. Për një moment u hutova por kur ndesha në buzëqeshjen e tij të çiltër, mora menjëherë kurajo. Profesori më bëri shenjë me kokë. Duhej të filloja... Po si?... Në ç’mënyrë, si do të luaja me zërin, me gjestet, mimikën. Nuk kisha recituar asnjëherë, dhe ja tani përpara profesorit të panjohur. U
  • 35. 35 shtrëngova fort, i mblodha të gjitha energjitë, shikimin e përqëndrova në një pikë, mora frymë thellë. Shikimet tona për një moment u kryqëzuan dhe unë nisa të deklamoj atë që kisha mësuar atje në malet e Martaneshit, rrethuar nga bora në një fjetore prej dërrasash. Papritmas zëri buçiti si ndonjë sirenë. Fytyra e profesorit u ëmbëlsua lehtë. E harrova dridhjen, emocionin. Zëri u bë kumbues. Vargjet e Migjenit me bukurinë që kanë më bënë të harroj ku ndodhesha. Shqetësimi i vetëm ishte të recitoja. Dhe unë po recitoja. Dikush po më ndiqte me interes dhe vëmendje, recitova fjalë pas fjale, varg pas vargu, bëra dhe disa ulje ngritje të zërit, pati më duket dhe një shpërthim. Për një çast ndalova. Pata përshtypjen se kisha prishur gjithçka. -Ja kështu,-tha profesori,-ka lezet. U ngrit dhe më rrahu miqësisht nga krahët. Mora frymë i lehtësuar. Mbas pak nisi konkurimi. Studentët hynin dhe dilnin njëri pas tjetrit. Dikush më thirri emrin. Për një moment shtanga, ula kokën, mblodha të gjitha fuqitë dhe u futa brenda. U gjenda në një sallë të madhe, përballë gjendej komisioni. Ishin shumë. Hodha sytë përtej nga dritarja sipër, prej nga hynte një rreze e artë diellore që i jepte një shkëlqim të veçantë gjithë sallës dhe nisa të deklamoj. Pamjen e kisha të turbullt. Si në mjegull shikoja silueta dhe diku ndesha sytë vezullues të profesorit që më ndiqnin me vëmendje. Kjo më dha zemër, zëri buçiti fort sa u tund gjithë salla. Mbarova vjershën e parë dhe prita. Nga tavolina më zgjatën një gotë ujë. Shkova e mora ngadalë, e piva ujin dhe gotën e lashë përsëri. U lehtësova, u çlirova, shikimi mu kthjellua, frymëmarrja u vendos në ritmin e duhur dhe nisa monologun, pastaj fabulën. Heshtje... Qetësi... Dikush foli, përsëri heshtje. U largova dhe dola jashtë. Po ecja, ndërsa isha akoma i tronditur.
  • 36. 36 Të nesërmen mora vesh që kisha fituar. As vetë nuk e di se çfarë ndjeva në të vërtetë. Dalëngadalë ndjeva se në jetën time një gjë e bukur sapo kishte ndodhur. Koha sikur ndali për një çast.   Ka një kohë që rrjedh ngadalë, ecën zvarrë, ngec, lëviz përsëri me vërtik. Ka një kohë që ecën vrulltas, shpaloset përballë,kërkontëpërmbysëçdosendagjë,tëtransformojë. Ka dhe një kohë të zgjimit; shëtit, kundron, ëndërron, por s’e ke gjetur limanin ku do t’ankorosh spirancën. Dëshirat vlojnë, ndjenjat formëzohen, marrin trajtë, trazojnë njëra tjetrën por mbesin përsëri fluide, të pakapshme. Ndërsa eci i menduar në rrugët që buçasin nga zërat që ngjajnë të largët, të huaj. Ndihem i vetmuar, i braktisur. Hedh shikimin po s’shoh asgjë përveç atij lëmshi njerëzor që ngjan se të zë frymën. Jam në këtë përshtjellim ndjesish ndërsa mendoj për të drejtën e studimit të inxhinierisë, që nuk vlen për në shkollën e artit. Takoj profesorin i cili qëndroi përballë meje. Më dha dorën, u mendua një çast, picërroi sytë; -Pse nuk ke ardhur në leksione, shokët kanë nisur mësimet. -Më kanë thënë që nuk mund të vazhdoj për art. -Pse nuk mundesh? -Poja,-profesor,-bursaeinxhinierisëqenkaepavlefshme për t’u bërë artist. -Dhe ç’do të bësh, - tha profesori i preokupuar. -Më duhet të nxjerr nga rrethi të drejtë studimi të re. Profesori pa e zgjatur, shkroi një copë pusullë dhe ma
  • 37. 37 zgjati. -Është për kryetarin e komitetit të qytetit tënd, jepja në dorë shokut N. Shpresoj të ndihmojë, - më dha letrën dhe u largua. -Takoje dhe përshëndete nga ana ime. Me letrën në dorë po mendoja ç’do të bëja. Para disa ditëve duke u endur zyrave për të gjetur zgjidhjen, këmbët më çuan para godinës së udhëheqjes së lartë. Më pritën me mirësjellje. Ju shpjegova si e kisha hallin dhe më thanë se nuk është e njëjta gjë si të studiosh për inxhinieri dhe për art. Në rastin e studimeve për art nevojiten garanci më të mëdha... I falënderova dhe dola. Duke u larguar nga ato portale hijerëndë të zyrave po mendoja me vete; nuk po kërkoj ca si shumë? Im atë oficer i mbretit, xhaxhai ballist, djali i xhaxhait kulak...!!! Kohët përzihen me njëra tjetrën, ngatërrohen dhe përplasen me fatet tona. Udhëkryqe të pafund... Sa shumë udhëkryqe. Asnjanësia në luftë e tim eti a mund të më ndihmonte? Ndershmëria e tij, patriotizmi, dekorimet, përpjekjet atje në fshat, kontributet shoqërore. A mund të më çelnin portat e fatit? Me pusullën që më dha profesori të cilën po e shtrëngoja në dorë si vlerë të paçmuar, e hapa dhe lexova rreshtat. Aty gjendej e ardhmja. Jeta përmblidhej në ato pak fjalë; ...”Letërprurësi është njeriu im, ndihmoje për problemin që ka. K.S.”. Profesori e njihte kryetarin sepse atë verë kishte punuar për ngritjen e teatrit në qytetin bregdetar. Duke qenë regjisor i njohur, profesori ishte në të njëjtën kohë dhe njeri me vlerë, me shpirt të madh prej artisti; modest, i kujdesshëm ndaj të tjerëve, dinte të komunikonte me
  • 38. 38 njerëzit. Ishte i këndshëm e me humor, energjik. Ngjasonte si rusët ku kishte kryer studimet. Mund të depërtonte me lehtësi në botën e bashkëbiseduesit me mençurinë që rrezatonte intuitë dhe dashuri njëherësh. Kryetarin e takova një mëngjes të ftohtë tetori. Ora 730 , mëngjes herët. I dola para. S’isha veç se një djalë i ri. Qëndroi menjëherë dhe më shikoi në mënyrë pyetëse. -Vij nga profesori K.S.- i thashë, - më ka dhënë për ju një pusullë, - dhe i zgjata letrën. Kryetari pasi i hodhi një sy të shpejtë, më ftoi të shkoja me të. -Hajde me mua, - tha ai. Dhe u nisëm së bashku. Eca përkrah tij. Njerëzit te dera e komitetit kur ju kaluam pranë së bashku me kryetarin, në shenjë respekti por edhe nga stepja para hijes së pushtetit; morën qëndrim gatitu. Kryetari ishte energjik, shtatlartë, ecte me hap të vendosur, flokët i kishte të thinjura anash ndërsa tiparet të theksuara. Sapo mbërritëm lart, në zyrë, thirri shefin e kuadrit. E urdhëroi t’i kalonte dokumentet që i dorëzova me proces të përshpejtuar, në mbledhjen e radhës. Kishte nisur ëndrra ime!, dikush përmend fatin. Po isha fatlum atë mbrëmje që takova profesorin. Ndoshta aty, në atë takim nisi kthesa e jetës për mua. Pas ngjarjesh të tilla shikon përqark gjëra që nuk i ke vënë re më parë, një vazo, një pemë, një gushëkuq përmbi të që ia ka marrë këngës dhe ngjan sikur i mban iso gëzimit tënd. Bota zgjohet ndryshe. Fillon të ndihesh se jeton dhe dëshiron ta ndash gëzimin me të tjerët, me ata që ke pranë, me ata atje tutje. Mendon për një çast se si do të ishte sikur t’ju thërrasësh fort, hareshëm: Ej...! Njerëz! Nuk e shikoni, nuk e ndieni sa i gëzuar dhe zemra më gufon në kraharor. Më ngjante se po trokiste koha ime. Ajo ndodhet te dera dhe pret t’i afrohem, ta rrok dhe të nisim rrugëtimin së bashku... Rastësi apo fat...Mos vallë është lojë e koeçidencës? Pak rëndësi ka. Gjithçka mund të
  • 39. 39 ndodhë në këtë qytet të huaj e të mistershëm, mospërfillës dhe të ftohtë. ...... Shoh tim atë, që vjen i ngrysur me shikim të tretur në zbrazësi. Ç’kërkon të thotë im atë, do të flasë? Pse hesht! Më qorton... Artist. Pse çfarë ka, çfarë është, çfarë... Profesioni? Jo, jo! Pse ç’ka ngjarë, gjendem pranë humnerës. Thërras fort: Ku është humnera? Më largohet i heshtur, i trishtuar pa thënë asgjë. Ndodhesha në ëndërr.   Shkolla e aktorëve gjendej në anekset pranë teatrit popullor. Merrnim pjesë si figurantë në premierat e reja. Jetuam për disa vite me atmosferën e punës krijuese, me rolet, aktorët, krijimet e arritura që na lanë mbresa të pashlyeshme. Gjendeshim pranë artistëve të shquar, që çdo ditë na përshëndesin. Mësuam thashethemet, mëritë, zënkat. Pranë Teatrit Popullor hodhën hapat e para shumë artistë që më vonë u bënë të shquar. K.S. mbeti udhëheqësi artistik i kursit tonë së bashku me artistët e tjerë të skenës N.F. dhe P.GJ. ... Orë pune të gjithanshme për të përvetësuar elementët e mjeshtërisë; vëmendjen, përqëndrimin, shikimin, dëgjimin, kujtesën, fantazinë, abstagimin. Ditë, javë, muaj që kalojnë pa u vënë re. Pedagogëtnamësojnëpërtëmosudehurngakënaqësitë, nga sukseset e çastit për të punuar gjithë jetës, për t’u aftësuar vazhdimisht dhe për të përsosur mjeshtërinë artistike. Ditë pas dite, vit pas viti, rol pas roli, “në art, aktori që nuk ecën përpara, ecën mbrapa. Qëndrim në vend s’ka”. Këto ishin fjalët e tyre. Në këtë ambient u ndjeva i përshtatur falë ngrohtësisë
  • 40. 40 së pedagogëve dhe atmosferës që na krijonim për të qenë të çliruar nga ndroja, nga vetëkontrolli dhe emocionet e shpërdala. Natyra ime nisi të ecte dhe papritur u gjenda në vorbullën e një jete krejtësisht të ndryshme ku spikatën fillesat e prirjes time drejt humorit edhe pse nuk e kisha ndjerë veten ndonjëherë të aftë për të bërë humor. Mesa duket pedagogët përkundër mbylljes time, vunë re se falë përmasave jo të zakonta trupore, heshtjes së jashtme dhe shpërthimeve të papritura e spontane shpërfaqesha këndshëm kur më vendosnin në rethana komike. Kjo përbën në thelb talentin ose prirjen natyrale që qëndron e fshehur dhe ka nevojë të zbulohet. Të qeshurat erdhën atëhere kur duke luajtur “Etydin” e vitit të parë ku nga improvizimet dhe kënga e modës “ Djaloshi dhe shiu” i cili me çadër në dorë ndalon një vajzë që kalon aty pranë. Mundohet të flasë por fjalët s’i dalin, atëhere i shpreh ndjenjat me këngë. Befas auditori shpërthen në gaz. Spotaniteti dhe sinqeriteti në lojë u vlerësuan së tepërmi. Në mbarim të vitit të parë luajta “Don Kishotin” e Servantesit. Në prova u duk se do të ishte sukses i mirëfilltë, por diçka nuk shkoi dhe në paraqitjen përfundimtare emocionet e pakontrolluara penguan procesin krijues. Në vitin e dytë, përsëri komedi, por tani në kryeveprën e Shekspirit, “Zbutja e kryeneçes”. Vepra e mbushur plot situata e keqkuptime dhe humori vërshonte dhe nga gjuha e magjishme shekspiriane plot alegori e figura që i bëjnë personazhet të jenë plot jetë e dinamizëm me zhvillime dialektike,plotngjyraemençuriqëvështirëseigjentetjetër autor. Në vitin e tretë interpretova në një pjesë dramatike të Bernard Shout, ku nuk e gjeta veten plotësisht. Mungonte përqendrimi i nevojshëm, gjë që e fragmentizoi lojën. Në vitin e katërt luajta përsëri komedi te “ Doktor Adhamudhi”, ku arrita ta kapërceja atë lloj ngërçi apo kontraksioni që më
  • 41. 41 pengonte për të shfaqur vlerat artistike. Duke realizuar një “Adhamudh” agresiv, fodull, arrogant e paranojak që për të realizuar ambiciet e tij shkel mbi gjithçka duke anatemuar këdo deri në vetëdemaskim të plotë. Rrugëtimiartistikështëigjatë,plotzig-zageetëpapritura të shumta që shfaqën beftë në procesin krijues. Aftësia për të qenë i “çluar” nga pengesat është e gërshetuar nga aftësia për të qenë vetvetja në universin e artit. Ky mbetet çelësi i suksesit. Përfundova student i spikatur me disa krijime të veçanta që më renditën te të mirët e kursit. Të luash në skenë nuk është punë e lehtë, ndonëse për spektatorin që shikon në sallë duket diçka argëtuese. Ndihesh ngaherë i “trazuar”, duket sikur brenda teje diçka po ndodh; do të flasësh por nuk mundesh. Fjalët që në jetën e përditshme rrjedhin vetiu, në skenë ngecin, mezi dalin. Gjuha nuk të bindet që të artikulojë siç duhet fjalët, zëri meket, fyti thahet. Humbin ngjyrimet, nuancat e duhet ta nisësh gjithçka nga e para. Madje dhe këmbët s’të binden... Kjo për aktorin ndodh pothuaj çdo herë që merr të luajë në skenë. Në mbarim të vitit të katërt profesori K.S. për të cilin kisha një konsideratë të veçantë deri në adhurim dhe stafi pedagogjik na bën një kërkesë të papritur. Donin të dinin vërejtjet që ne studentët kishim për punën e tyre pedagogjike gjatë katër viteve... Heshtje! Askush nuk po fliste. Ç’ishte kjo, lojë? Profesori gjatë leksioneve të tij na këshillonte gjithmonë për të qenë koherent me veten, ndërgjegjen, me karakterin tonë, për vlerat morale për t’i ruajtur në çdo rrethanë. Sipas filozofisë së tij, njeriu, karakterin e vet e zbulon në varësi të rrethanave, kur është larg syrit të opinionit. Këtu shpërfaqen vetitë e karakterit, ndërgjegjaekujtdo.Mosështëkyprovokim,mendova.Pashë
  • 42. 42 rrotull shokët e mi, heshtje. Ç’është kjo pyetje e çuditshme? -, thashë me vete. U ngrita dhe desha të flas. Në sallën e bibliotekës së institutit ku ishim mbledhur për të shpallur rezultatet përfundimtare për provimin e mjeshtërisë artistike, heshtja u bë më e thellë. Bëra një pushim të vogël. U mata të thosha diçka. Sytë e të gjithëve ishin drejtuar nga mua, pedagogët gjithashtu. Po prisnin, çfarë do të thosha; unë një student i mirë, i sjellshëm, i urtë, i vëmendshëm, i pa trazuar me zhurmat që shoqërojnë zakonisht auditorët që përgatisin artistë. Pa shenja të shfaqura të egoizmit, me shokë, me shoqet e kursit me miqtë e mi. Po ja që unë do të flisja, do të shprehja mendimin tim për pedagogët, ndërsa të tjerët heshtin. Pse? A mund ta bëj një gjë të tillë. A duhet ta bëja. Çfarë do të thosha. Do të thurja lëvdata apo kisha me të vërtetë ndonjë vërejtje?! Unë guxova dhe kritikova, kur vlerësimet akoma nuk ishin shpallur... Paska një vërejtje... Të gjithë u bënë të vëmendshëm; “studentët duhej të trajtoheshin të gjithë njëlloj”. Pedagogët nuk folën fare, vetëm ulën pakëz kokat. Studentët që e dëgjuan s’thanë asgjë. Ndoshta kjo s’ishte asgjë, ndoshta s’duhej ta thosha fare e të heshtja siç bënë të tjerët. Por pedagogët na kishin mësuar të ishim të sinqertë dhe unë ashtu mendoja. E pra, nuk e mirëpritën këtë kritikëz të vogël. Këtë e mora vesh më vonë në rrethana të tjera, kur e kisha nisur punën. Pra ndërmjet asaj që themi, që predikojmë dhe asaj që bëjmë paska një hendek të madh. Dhe këtu nis përballja me jetën, me të vërtetën. Kjo e ndan natyrën njerëzore në dy pjesë. Tek ky hendek do të rrëzohesha më vonë duke luftuar pikërisht për të vërtetën si e vetmja vlerë universale që duhet t’i bashkojë njerëzit në vend që t’i ndajë e t’i dëmtojë.
  • 43. 43 KAPITULLI III KOHA TJETËR Im atë më mësoi t’i mbaja sytë hapur..., vetëm një çast u përgjuma dhe e pagova shtrenjtë gjithë jetën! Qyteti ku do të nisja jetën artistike nuk ishte i huaj për mua. Kisha kaluar një pjesë të fëmijërisë me motrat kur përfundova shtatë-vjeçaren. Ka diçka të veçantë ky qytet; vital, plot energji e dashuri për jetën, i gjallë. Këtë e lexon në sytë e banorëve të tij, e ndjen në frymëmarrje. Është hareja që buron nga zemra. Është qyteti ku humori buron si ujët e kroit nga të gjitha qelizat në çdo cep. Shakaja me kripë, qesëndija, romuzi të shoqëron ngado si fllad që të zbukuron jetën. Qytet hokatar! Por ka edhe të tjerë që e quajnë nopran, disa e cilësojnë të sertë se nuk e njohin. “Ashpërsia” është pjesë e burrërisë dhe kryelartësinë e ka në karakter. Vërtet të dashurës ndonjëherë i themi “ të dua moj qëne”, por ky mbetet thjesht paradoks, se në folklore për vashën mund të ndeshësh lëvdatat më të ëmbla të shprehura me finesënmëtëhollë.Atyndjenflladinemëngjesevekusublimi dhe e madhërishmja na lënë pa mend. Ky është në thelb qyteti im. Ky është qyteti që në vogëli kam dëgjuar këngët
  • 44. 44 e trios, shakatë e Gaqit e të Lekës, buçimën e parodistëve që erdhi më vonë. Kush na thënka se ky qytet është i sertë e nopran me këto thesare që ruan në gji. Edhe trëndafili, thonë, se kur e këput ndodh që të shpon ndonjëherë. Punën në teatër nuk e nisa menjëherë. U desh një kohë për të “zbardhur” biografinë. Sa herë e kujtoj këtë llapaçitje pa kuptim të gjërave dhe problemit, provoj dhimbje dhe keqardhje për ata që e shkaktonin atë mllef të zi, që përhapej mbi jetët tona pa shkak e pa motiv. Thjesht për të mos e lënë njeriun të jetojë, të punojë dhe të vendosë energjitë e veta në dobi të jetës. Letrat anonime ishin në modë aq shumë sa nuk interesohej më askush që t’i verifikonte, nga vinin, si vinin, pse vinin, kush i bënte dhe pse. Merrej vetëm përmbajtja e tyre ashtu siç ishte... Letra të gatuara në kuzhina idhnakësh injorantë, të paformuar, me botëkuptim të cunguar. Jetë që u shkatëruan falë këtyre letrave, që venin, vinin, lart, poshtë dhe ngjanin se ishin anonime por në shumicën e tyre bëheshin me porosi, për të plotësuar dosjet, për të begatuar luftën ndaj armikut. Në raste të tjera i bënte dikush anonim thjesht për ambicie, egoizëm ndaj shokut, gjitonit, mikut, vëllait? Dhe mbeti instrument vrastar që i mbante të gjithë të tulatur nga kjo hije e padukshme që na mbushte dosjet në zyrat e shtetit të popullit. Ndodhte që një pjesë të letërshkruesve, njiheshin se cilët ishin dhe nën zë i quanin “biografët”. Ky u kthye në një lloj profesioni prej të cilit, ata që e ushtronin përfituan bursa, ofiqe, grada për një kasë të degraduar të elitës në pushtet. Kush nuk vuajti nga anonimati, kush nuk e provoi shijen e hidhët të kësaj vepre ogurzezë, e cila qëndronte në dosje si shenjë e damkosjes prej nga nuk shpëtonte dot askush. Nuk mund të thuash se këta anonimë çdo gjë e trillonin nga hiçi por “cenet” arrinin t’i zbukuronin dhe i transformonin
  • 45. 45 duke i dhënë jetës së njeriut, biografisë së tij ngjyrime të tjera për t’i dhënë thelbit të ekzistencës një kuptim tjetër. Në jetën dhe biografinë e tim eti, në shumë raste përmendej vetëm një e vërtetë që tashmë dihej se kishte qenë “Oficer i Zogut” dhe lihej në harresë patriotizmi i treguar gjatë luftës, sado modest që të ishte. Nuk përmendej fakti se nuk mori pjesë në luftën vëllavrasëse, ashtu si nuk flitej për korrektësinë në zbatimin e ligjit si nënpunës i shtetit për të cilin ishte betuar. Këto vlera nuk i nevojiteshin kujt se në këtë mënyrë njollosja nuk do të ishte e plotë. Nuk përmendeshin në këto letra biografi as dekorimet gjatë punës, as aktivitetin si veprimtar shoqëror në fshat, as puna si kryetar i këshillit për vite me radhë, si dhe pjesëmarrja në organizata të tjera shoqërore. Kujt i interesonin këto gjëra të vogla. Kur kjo letër vinte, futej në dosjedhebëhejpikëreferimipërjetëntënde...Pafundësisht, përjetësisht. Kur në dosje “fle” kjo letër biografi e mbushur me shpifje e deformime të qëllimshme, askush nuk do të të besojë. Mbetesh një njeri enigmë, biografiçalë; në qoftë se do të punoje shumë, do të ishe i papërtuar, të tjerët do të thoshin nën zë, “punon nga frika e biografisë”. Po të heshtje, zërat përsëri do të thoshin, “ hesht se diçka fsheh”. Në qoftë se do ishe kurajoz në debate e kritika, dyshimi shtohej. Niste fushata për vigjilencë ndaj “armikut” për të zbuluar ç’qëllime ka, çfarë kërkon të përmbysë shtetin, sistemin?! E tillë ishte koha. Kjo atmosferë zotëronte në të gjitha ambientet, sidomos në shtresat e intelektualëve. Ekziston një lloj absurdi midis gjalljes dhe vdekjes për të jetuar si fantazëm që bën gjithçka: punon, vepron, ecën, lëviz... Dhe prapë nuk ekziston realisht. Përmbajtjen e anonimatit në adresën time e mësova pasi shkova një prej ditëve në degën e kuadrit K.E. dhe pyeta,
  • 46. 46 “pse po vonohej emërimi im në teatër”?! Nga sporteli, u zgjat një kokë dhe më pyeti për emrin. I thashë cili isha. Dhe ajo më tha nën zë: -Për ty, nga fshati ka ardhur një letër. -Letër! Kush e ka dërguar? -Është anonime. -Si anonime, - thashë unë i çuditur, - çfarë thotë ajo letër? -Që e ke xhaxhanë të pushkatuar nga P... dhe babai yt ka qenë oficer i Zogut. -E, ç’duhet të bëj unë, - pyeta i tronditur. -Të shkosh atje, në fshat,-vazhdoi “koka”,-dhe t’i sqarosh gjërat. Duhet ta bësh këtë, përndryshe emërimi yt është në pikëpyetje. Mbeta pa gojë për disa çaste. Pastaj e mblodha veten dhe fola “kokës” së zgjatur në sportel që vazhdonte të fliste me zë të ulët sikur po më tregonte ndonjë sekret që s’duhej ta merrte vesh askush. -Do t’i sqaroj, të gjitha do t’i sqaroj. Unë asgjë nuk kam fshehur në biografinë time. Por ajo puna e xhaxhait nuk është ashtu. Xhaxhain nuk e kanë pushkatuar, ne kështu e dimë, që ka ndërruar jetë i pagjykuar, i padënuar, kur ka qenë në hetuesi nga sëmundja që vuante T.B.C. -Këtu e kanë vënë se është pushkatuar. Në qoftë se vërteton të kundërtën ne të presim. -Mund të ma thoni se kush e ka dërguar atë letër,-i fola me indinjatë. -Këto nuk thuhen, janë sekrete. Dhe “koka” papritur u zhduk nga sporteli. Shkova në fshat, takova kryetarin e... të cilit i mora vërtetimin që i sqaronte gjërat siç ishte e vërteta. Ditën tjetër ndodhesha në zyrat e kuadrit. Dorëzova “kundra letrën” dhe mbas disa ditëve më thirrën në drejtorinë e Arsim-Kulturës. Shefi i seksionit ishte një burrë i shkurtër, me tipare të
  • 47. 47 errëta, shikim të zymtë. Gjatë gjithë kohës që qëndrova brenda nuk ma hodhi për asnjë çast shikimin. U ndjeva i vogël..., i vogël... Si ashkël e flakur tej, si diçka pa vlerë. Zëri përtej tavolinës kumboi i çjerrë, i egër..., shpotitës. -Po të marrim në teatër, por duhet t’i vësh mirë gishtin kokës, t’ia shpërblesh P... me punë. E kuptove, - Po qëndroja pa folur, s’dija ç’të thoja, s’dija ku t’i shpija duart që po i lëvizja pa kuptim.-E kuptove apo jo,-thërriti më fort shefi. Isha gati të bija përtokë, pamja m’u errësua, m’u duk sikur tavani më ra përsipër. Këmbët po më dridheshin. Tunda kokën pa nxjerrë dot zë; - Dhe dëgjo këtu, - vazhdoi njeriu përtej tavolinës me ton therës e kërcënues.- Në rast se do të lëvizësh bishtin, do ta presim.-Thirri sa kishte në kokë shefi dhe me grusht i ra fort tavolinës sa o drodhën xhamat nga tronditja. Si bëri një pushim të shkurtër, u mbush me frymë dhe vazhdoi përsëri,-e di se kush je apo jo ?!- Përsëriti dhe goditi tavolinën me tërcëllim. Mbeta pa frymë, dhoma po më vinte rrotull. Ndihesha në faj sikur kisha bërë krimin më makabër. Biseda kishte mbaruar. U ktheva por këmbët s’po më bindeshin. Me vështirësi kapërceva hapësirën që më ndante nga dera dhe dola. Koha tjetër, u ul mbi shpatullat e mia me gjithë peshën e rëndesës. Ishte takimi i parë me qytetin të cilit do t’i kushtoja jetën... Dhe jeta tjetër do të më ndiqte nga pas në çdo gjë që do të bëja ose s’do të bëja; në çdo hap, letra, dosje, përgjime, survejime, vetëkontroll i çdo xhesti. Autoçensurë, mosbesim që të fyen, poshtërues. Trishtim, vuajtje dhe miq të rremë që të lajkosin. Do të ishte si një teatër absurd. Si mund të prodhohet kaq shumëligësiqëgjithëjetëntëndjekngapas.Letërbërësitnga strofkat e tyre vazhduan që të shkruanin tinëzisht në pritje për të parë si përpëlitet viktima, ndërsa vetë ngazëllehet e
  • 48. 48 qesh me ofshama. Askush nuk të flet, të gjithë të shmangin. Nuk e njihja këtë kolerë kobëndjellës që na qarkonte ngado. Dola në rrugë, era e vjeshtës si një stuhi gjigante ngrinte lart grumbuj gjethesh anës trotuarit. I vërtiste me vrull lart në ajër duke i përhapur pastaj në hapësirën gri të qiellit të zymtë. Nisi të bjerë shi. Ndala pranë hotelit ku kisha prenotuar për të fjetur dhe qëndrova nën strehë për t’u mbrojtur nga shiu.
  • 49. 49 KAPITULLI IV KUFIJTË E LIRISË Eh, skena; vendi ku arti i aktorit kryen mrekullinë me magjinë e vet, vendi ku derdhen ndjenja, emocione, vendi ku jeta rikrijohet përsëri. Ku ka përplasje idesh të filozofive, shpalosen kohët me gjithë diapazonin historik që kanë, ku qan mbreti e këndon i varfri. Ku e madhërishmja bëhet e thjeshtë si një pikë loti, ndërsa salla e mbushur plot, e spektatori ndjek e lartësohet shpirtërisht, pasurohet, emocionohet, drithërohet nëpër labirintet në të cilat e çon aktori. Skena, ajo sipërfaqe e vogël e ngritur pakëz lart ka ndryshuar kohët, I ka dhënë formë të ardhmes së njeriut. Unë do të filloja në skenë aktor. Hyj në sallën e provave, në studion e teatrit, si gjithnjë pak i ndrojtur, i gjatë, i hollë, sykaltër që ecën paksa duke u lëkundur si ndonjë lavjerrës i çuditshëm, serioz me shikim të thellë, të mprehtë. I veshur me sqimë... Ç’do të bëjë ky aktor, ç’mund të luajë. U ula në vendin tim dhe ndjeva veshët të më gumëzhinin nga pëshpëritjet... Çfarë aftësish ka..., është i talentuar, jo pse... Do zërë stolin atje te cepi ku është ulur. Ç’po ndodhte, nuk po e kuptoja. Më ngjante sikur të gjithë pëshpërisnin për mua. Hodha sytë rrotull, aktorët të gjithë kishin ulur kokat para tekstit që kishin përpara. Zhurma në
  • 50. 50 veshët e mi u bë akoma më e padurueshme,... do të pres, do të pres, do të pres deri sa të bjerë pensioni... Nuk ma mbush synë!... Dale pa ta shohim, si do t’i vërtisë punët. Duhet të respektojë ne të vjetrit... Si, nuk paskemi shkollë?... bëjmë ligjin, kemi themeluar teatrin... Ç’thonë të pamartuarat,... S’ta mbush synë megjithëse duket simpatik. Uturima erdhi duke u shtuar, më dukej se do të më pëlcisnin veshët. Ula kokën dhe u mundova ta shmangia këtë zhurmë që më ngjante se vinte rrotull nëpër studio. Aktorët kishin nisur leximin e tekstit. Ndërsa unë dëgjoja i mbërthyer në karrige... Ku e ka mbështetjen ky njeri, ku... Ka zëra se ka kleçka nga biografia... S’do ta ketë të gjatë këtu... Pa mbështetje gjendesh si peshku pa ujë. Më ngjan i urtë, i mirë, duket i sjellshëm sado që thonë që vjen nga fshati. Nuk ngjan si fshatar dhe të folurën e ka ndryshe. Zëri buçiti në veshin tjetër; i ati i tij paska qenë oficer i Zogut. Aha, s’e ka të gjatë i gjori. Do ta hanë shpejt... Thuhet se në darkën e madhe të lindjes së trashëgimtarit të mbretit kanë qenë të ftuar!!!... I ke parë fotografitë, e ëma ka dalë si princeshë. Po tani?... Punojnë në kooperativë. I gjori djalë s’do t’ia dalë dot. I thonë Vlorë këtu,... Vlorë e kuqe. S’ka vend për këta mercenarë. ... Të shohim si do luajë. Kush pyet për talentin e tij, as që na duhet fare. Ndërsa unë nga ana tjetër, qëndroja përballë këtyre artistëve që një pjesë e të cilëve edhe i njihja së largu. Pyesja veten, ç’mendojnë vallë, përse qëndrojnë kaq të ngurtë, përse nuk më thanë as fjalët e thjeshta të mirëseardhjes. Vështroj me vëmendje se ndoshta ndesh ndonjë shikim dashamirë. Por ata ishin të preokupuar me njëri tjetrin dhe po bënin ushtrimet e të folurit skenik,... ba, be, bi, bo, by, bu, bë,... ca, ce, ci, co, cy, cu, cë,...”E shes thesin s’e shes thesin”,...”
  • 51. 51 Plepi pak i plakur, plot palcë paska patur”... Po të vinte dikush nga jashtë të shikonte auditorin, do t’i ngjante si një sallon të çmendurish që presin radhën të shtrohen. Duke bërë këto ushtrime ndieja brinjas, të më hidheshin shikime shkaras. Atmosfera ndihej individuale, me shakara të hedhura ndaj njëri tjetrit, si për të treguar afërsinë që kishin dhe aty mund të dalloje kush ishte “primi”. Ai ruante shikim të rëndë, fliste ngadalë që të gjithë ta dëgjonin. Priste të respektohej. Dalloheshin qartë pozicionimi i dy grupimeve; të atyre që ishin të shkolluar dhe pjesa tjetër që kishte ardhur nga lëvizja amatore. Shakatë vijuan, paraqitja dukej harmonike, e sjellshme, e respektuar, të përkushtuar ndaj punës. Nisën provat. Po i ndiqja me vëmendje. Në elementët e punës ndihej arkaizëm, loja me zërin, enfazë, britma. Mungonte komportimi ndaj partnerit, secili mundohej të luante për vete. Këto i mendoja, nuk ja thashë askujt. Ndiqja provat dhe përpiqesha të ingranohesha në atë ambient jo tepër miqësor, pak të ftohtë. Me qëndrimin e tyre dukej sikur thoshin, “pa të shikojmë ty more i ri, ç’do të na bësh, po presim”. Dhe unë po prisja të merrja rolin e parë. Por ai s’po vinte dhe unë qëndroja i heshtur duke vëzhguar provat çdo ditë me radhë, në pritje. Çasti i rolit erdhi krejt papritur. Do të vihej në skenë një dramë me temë nga lufta kundër turqve gjatë periudhës së Skënderbeut. “Kapedani”, u vu në skenë nga Andon Qesari. Ishte dramë pa pretendime, me personazhe skematikë. Mu besua të luaja rolin kryesor, Kapedanin himariot, që u ngrit për të luftuar për vatanin së bashku me bashkëfshatarët e tij. Shfaqja ishte jubilare, me rastin e 500-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Në të gjithë vendin u bënë festime të
  • 52. 52 mëdha. Nuk e di si luajta. Por kam përshtypjen se do të kem bërë lojë të jashtme, duke luajtur figurën autoritare të Kapedanit, që i kishte “peshë” fjala dhe ishte trim. Të gjithë këto elementë të shkëputur nga konteksti i veprimit të ngjarjeve më krijuan një lloj kontraksioni, në zë, në xheste. Ndonëse luajta e fola, diçka thashë e bëra plane për të rrethuar armikun, dhashë urdhëra dhe vetëm kaq. Munguan emocionet në lojë, marrëdhëniet me partnerin, me ngjarjen,... u luajt si në përgjithësi. Megjithatë shfaqja u prit ngohtë, u thanë dhe ca fjalë për mua. Pa kaluar shumë kohë, ishte përsëri Andoni që më besoi rolin e Gencit te drama “Shtëpia në bulevard” të Fadil Paçramit. Këtu gjithçka ishte ndryshe. Ishte rol karakteri, shumë afër perceptimit tim artistik dhe atyre çfarë kisha luajtur kur isha student. “Gencin” e tipizova duke marrë nga jeta elementë që e bënin të besueshëm dhe interesant në veçanti. U mundova që nga veprimet e jashtme, lëvizjet, xhestet, veshjet, psikologjia, të depërtojë në brendësi të personazhit duke krijuar atë figurë të këndshme që u mirëprit dhe u vlerësua nga spektatori. Po figura e “paharruar” që erdhi krejt papritur dhe e bëri emrin tim të njohur si aktor do të ishte Shero Nereci, nga komedia e Naum Priftit, “Dasmë pa nuse”, e vënë në skenë nga Artisti i Popullit Albert Verria. E zakonshme si komedi, e thjeshtë në kompozicion, e ngritur mbi situata të këndshme dhe të papritura që ndjekin njëra tjetrën. Puna me Albert Verrinë regjisor, më tërhoqi pa masë, më inspiroi me fantazinë e vet fluide duke na larguar barrierat dhe kornizat që aplikoheshin atëherë në procesin krijues. U ndjeva i lirë, mund të bëja ç’të doja, s’do të kisha sy që të më shikonin shtrembër. Atmosfera e mirëfilltë artistike i dha krahë krijimtarisë së të gjithëve.
  • 53. 53 Në qendër të komedisë janë dy të rinj të dashuruar por martesën e tyre në një moment e pengojnë zakonet e prapambetura. Shero Nereci dilte në skenë vetëm në tre episode të veçanta, jo shumë të spikatura. Në tekst është një personazh episodik i dorës së tretë. Atëhere si u ngrit ky rol në lartësi që e bën thuajse të pavdekshëm?! U brohorit në skenë. Spektatori e mori me vete si një krijim me vlerë që s’mundi ta harrojë nga mënyra se si u interpretua, si fliste, çfarë bënte për të bërë realitet ëndrrën e vonuar e të parealizuar për të siguruar “një çikë nuse”! E pra, s’kishe si të mos qeshje deri në shpërthime gati Homerike, kur ky personazh dilte në skenë. Spektatori mezi e priste. Dalja e tij shoqërohej me britma hareje që shkulmonin sallën. Dhe ishte vetëm një personazh episodik por që mori aq shumë jetë në shkulmet artistike që shfaqi. Historiaekëtijpersonazhi“legjendë”tëkarrierëstimenisi thjesht dhe pa bujë. Isha i etur për një realizim të mirëfilltë dhesëbashkumeshokunekursitdhekolegun,aktorinArqile Nasho do të bënim një punë që mund të thuash se ishte një shkollë e vërtetë dhe ka mbetur në kujtesën e spektatorit nga dy krijime të rralla: Haxhi Hasa Dhe Shero Nereci. Njëri i luajtur nga Arqileja dhe tjetri prej meje. Ne i morëm këta dy personazhe për dore, shëtitëm me ta përgjatë bulevardit, zbërthyem psikologjinë e tyre, botën e brendshme, karakteret, mënyrën se si e perceptonin jetën, filozofinë e tyre, duke krijuar djalogje përtej atyre që kishte teksti. I vendosëm personazhet tona në rrethana të tjera, të ndryshme nga ato të tekstit. I veshëm, i zhveshëm, i lamë në det, iu dhamë për të ngrënë, i çuam në darka luksoze nëpër hotelet e turizmit, i çuam në dasma e gosti. Në rrethana e situata nga më të pabesueshme që mund të pillte imagjinata jonë. Dhe ata u bënë pjesë e jona. Ne jetuam me ta, gjetëm gjuhën e tyre me atë timbër të veçantë të krahinës së
  • 54. 54 Myzeqesë. Kjo na ndihmoi për ta jetësuar secili personazhin e tij që rritej ngadalë si një fëmijë i vogël. Sajuam “lojra” ndërmjet tyre, argëtoheshim dhe dalëngadalë aktori dhe figura do të bëheshin si dy krijesa siameze. Lindi nevoja për një çadër shiu,... e gjetëm dhe atë. Ku do të vendosej kjo çadër. U mendua që Shero Nereci ta varte te qafa, pas shpine. Në fantazinë time u shfaq një torbë, ku personazhi do të mbante reliket e tij. Ishte një vetmitar i mjerë, pa grua e familje dhe Haxhi Hasën e kishte strehë, e kishte kumbar. Në fund, në rrethanat e krijuara deshi t’i merrte vajzën pikërisht kumbarit të vet, Haxhi Hasës. Absurdi arrin kulmin, sharmi i rolit shpërthen në mijëra fishekzjarre që mbushin sallën plot brohorima e ovacione pambarim. Dhe sot pas dekadash të tëra, shumë qytetarë në memorien e tyre më kujtojnë me këtë rol. Edhe pse pas gati 25 vjet punë si regjisor shumë spektatorë të brezit të vjetër më dinë se jam aktor në teatër. Duke folur për këtë periudhë të punës si aktor, nuk mund të mos përmend Vollodjan, personazhin e dramës “Sinjali i kuq” të shkruar nga Bashkim Kozeli dhe vënë në skenë prej Piro Savës. Në themel të dramës qëndron konflikti ndërmjet marinarëve rusë dhe atyre shqiptarë, për bazën e Pashalimanit në betejën për nëndetëset. Aty luajta ushtarin Vollodja, i cili në truprojë gati sa nuk u përfshi në konflikt të armatosur me ushtarin shqiptar, Agimin. Gjithë tensioni ishte aty, ku mund të shpërthente konflikti i armatosur. Spektatori ndjek me ankth dhe tension dialogun tonë, shikon çdo xhest tonin, çdo lëvizje apo shikim. Ç’do të ndodhte, kush do të qëllojë i pari,... tani, në çast. Rreziku qëndron aq pranë. Armët janë gati, të mbushura dhe...! Në këtë skenë me mjete të goditura artistike i dhamë spektatorit, gjithë dramën që qëndronte pezull në këtë
  • 55. 55 prishje të madhe, të asaj miqësie që dukej e përjetshme. Duartrokitjet që shoqëruan këtë skenë tregoi se aktorët arritën të japin me vërtetësi ekstratin artistik të personazheveqëluajtën.Ishtepërvojaeparëqëinterpretoja njëroldramatik,dhekjomëkrijoiatësadisfaksiontëvërtetë që të jep magjia e skenës. Kur po krijoja portretin si aktor më kërkojnë për të shkuar në Tiranë për t’u specializuar në regji për estradë. Çfarë do të bëja? Ndodhesha në mëdyshje. Jeta papritur do të merrte tjetër drejtim të panjohur për mua. Nuk pranova të merrja një përgjegjësi të tillë telashesh e preukopacioni. Por pas kërkesës insistuese të përfaqësuesit të ministrisë dhe të organeve eprore në qytet vendosa të pranoj... Nuk e di pse pranova! Këtë e them jo se puna në estradë nuk më ka dhënë kënaqësi, por duhet të pohoj se atë çfarë provon aktori në skenë, atë që ndjen e shijon, atë kontakt të padukshëm kur ndjen regëtimin e shpirtit të sallës, kur provon sintonin e rrahjes së zemrës ndërmjet skenës, aktorit që luan dhe spetaktorit në sallë; këtë nuk e ndjen më duke qenë regjisor. Ky kontakt gati magjik aq sa dhe jetësor është i pa zëvendësueshëm. Përveç të tjerave, duke qenë aktor jeton me rolin dhe për rolin, kurse regjisori mban mbi shpinë një barrë të rëndë; puna me aktorët, preferencat e tyre, grindjet, mëritë, thashethemet, intrigat pas shpine, të gjitha këto janë të pashmangshme. Puna shkencore që duhet bërë me aktorë, të cilët pavarësisht talentit, nuk e kanë nivelin e duhur arsimor. Nuk është punë e lehtë dhe këtë unë e dija. Shumë vite më vonë kur nuk isha më aktor por drejtoja punën në estradë me detyrën e regjisorit, do të shikoja gjithnjë një ëndërr të çuditshme. “Më dukej se isha aktor dhe gjendesha në prapaskenë, në dhomën e grimit. Mundohesha të vishja rrobat e rolit të Shero Nerecit, se dikush më thërriste për
  • 56. 56 në skenë. Sado që nxitoja dhe përpiqesha nuk arrija dot t’i vishja rrobat e personazhit, gjithmonë diçka më mungonte. Duke u përpjekur për të dalë në skenë me ankth e tension, mbetesha përsëri në dhomën e grimit”. Këto ishin lojëra të subkoshiencës që shfaqeshin në gjumë në formë ankthesh për gjëra të paplotësuara, të vonuara, të mbetura pezull që shqetësonin vetëdijen time. Ishte ëndrra e aktorit që më mungonte shumë. Pedagogu i kursit të regjizurës do të ishte profesori Kujtim Spahivogli, që për fat të keq nuk ishte më i dikurshmi. E gjeta të transformuar, më qëndroi ftohtë, i huaj, i largët, sikur të mos i kisha njohur... Pse?! Nuk më mbetej vetëm të shprehja respektin për pedagogun tim që më mori nga malet dhe më bëri të thith ajrin e një jete tjetër, plot ngjyra e bukuri magjike, që t’i sjell vetëm arti, me duartrokitje, suksese, personazhe të realizuar por dhe ndonjë dështim; siç është e natyrshme. E adhuroja në kuptimin e vërtetë të fjalës, për shpirtin e madh, për kulturën profesionale që zotëronte. Ftohtësia e tij në takimin tonë, më la të kuptoj se ndoshta kritika që i bëra, vite më parë kur isha akoma student, nuk e kishte harruar. Kjo gjë indirekt më mësoi, se të thuash të vërtetën, jo gjithmonë bën miq. E vërteta sido që të jetë është e hidhur dhe asimilohet me vështirësi. Atëhere ç’mbetet?! t’i nënshtrohesh hipokrizisë, servilizmit, të keqes. Vështirë ta kuptosh sepse nga një anë qëndron virtyti, e vërteta, e drejta që e predikojmë me aq zell, nga ana tjetër gjendet e liga...! Këto mendoja ndërsa lashë lokalin ku u takova me profesorin dhe u nisa për në institut ku ndiqja leksionet e regjizurës. Mendja më mundonte përsëri, ethshëm: se ja, përpara meje shfaqet shoqëria e veshur dhe e stolisur me petkun e gënjeshtërt të demagogjisë që troshit mendjet tona për t’i nënshtruar dhe për t’i përshtatur në formate
  • 57. 57 djallëzore. Atëhere ç’vend zë e vërteta në jetë? Po sinqeriteti dhe shpirti i dlirtë ku shkojnë. Përfundojnë të prangosur nga vargojtë e moralit të rremë. Kontakti me pedagogun që e adhurova gjithmonë mbeti i tillë, i pashpresë, i përhumbur. Ky do të mbeste një zhgënjim për njeriun që beson shumë dhe e urren falsitetin, shtirjen në jetë, ashtu si në skenë. Në qytetin e madh që gjithnjë më gllabëronte me tonin e vetë të jetës, në fillim të viteve 70- të, ne që vinim nga province ndjenim erën e ndryshimeve që kërkonte koha... Gjithmonë koha! Është ajo që na thërret për të gjetur lirinë e humbur në tymnajat e demagogjive tjetërsuese. Po ecja në rrugët e qytetit që kërkonte ndryshimin, dhe ndesha me një turmë që qëndronte e heshtur pranë ndërtesës së gjykatës: ç’po bëhej, ç’kishte ngjarë? Po bëhej gjyqi i profesorit dhe regjizorit M.L.... Ky ishte pedagogu im që më pati mësuar të folurit në skenë. Si ishte e mundur, ç’ishte ky gjyq. Këmbët pa dashur më çuan lart ku ndodhej salla që zhvillohej gjyqi. Te dera qëndrova një hop dhe u futa brenda. Salla ishte plot. Zemra nisi të më rrahë fort. U mundova të gjeja profesorin. E pashë, ndodhej në radhën e parë së bashku me dramaturgun M.J., autorin e “Njollave të murrme”. Po bëhej gjyq. Profesorin e njoha me vështirësi... Ishte i tjetrësuar. Dolën njëri pas tjetrit dëshmitarë fiktivë që unë i njihja, me dëshmi fallco. Sajesa të tmerrshme të një kohe mizore... Në institutin e arteve kishte nisur “kryqëzimi” i profesor Kujtim Spahivoglit; e akuzonin për ndikime futuriste gjatë vënies në skenë të komedisë së Majakovskit “Banjat”. Kryqtarët akuzonin, profesori mundohej të mbrohej, ata e sulmonin dhe e akuzonin për herezi që nuk besonte te ai. Profesori përpiqej të mos e pranojë akuzën që i bëhej. Zëri i dilte i zbehtë, pa forcë tek luftoi për atë që e quante
  • 58. 58 “art të vërtetë”. E shikoja tek përpëlitej ndërsa e godisnin pa mëshirë duke e flakur drejt asaj vdekjeje të ngadaltë, i syrgjynosur, i mohuar!... Më parë vdes shpirti e pastaj vjen pashmangshmërisht edhe tjetërsimi fizik drejt asgjësë,... dhe profesorin e gjetën vite më vonë në shtëpinë e tij në qytetin e madh pa jetë, me dorën e zgjatur drejt barnave që nuk i mori dot më... I papunë kishte bredhur si lyps nëpër zyra. Ndërsa ndërroi jetë i vetmuar me dorën e shtrirë drejt mërisë së njerëzve që e braktisën. Duke i kundruar ato ngjarje nga larg dhe duke parë atë paburrëri që na karakterizion për të gjymtuar njëri tjetrin. Duke parë gjakftohtësinë si u realizuan ato goditje fatale lind padashur pyetja; pse kërkojmë me aq zell të shfarosim mikun, shokun, bashkëshortin, deri në poshtërim. Ç’na shtyn të jemi kaq të verbër për të parë?! Dhe çuditë nuk mbarojnë me kaq. Ndërsa mbarova kursin e regjizurës, ministria kërkoi të qëndroja pranë digasterit, me punë në drejtorinë e kulturës. Por çudia është se qyteti im nuk donte të më lejonte. Pas shumë këmbënguljesh u pa qartë se biografia ime nuk ishte e përshtatshme për të punuar në atë instance të lartë. Në gazetën “Drita”, ku kisha botuar në atë vit që ndiqja kursin disa shkrime për skenën të vlerësuara nga ata që i lexuan, erdhi një telefonatë alarmante. “Si?! Djali i ish oficerit të Zogut? Ai të guxojë të shkruajë në Drita. Si e keni lejuar. Do të përgjigjeni për këtë. Morët vesh. Dhe telefoni ishte mbyllur në zyrën e kryeredaktorit. Më vonë telefoni ra përsëri; Të ndalohet menjëherë, të mos botohet asnjë shkrim i tij. U kuptuam”! Ngrinë marrëdhëniet me gazetën Drita. Lajmi qarkulloi dhe në qytetin tim ku erërat e lirisë nuk kishin fryrë ende. Uktheva,përtënisurpunënnëestradëneqytetin,regjisor. Kishte nisur murosja ime për së gjalli.
  • 59. 59 KAPITULLI V ËNDËRR E VRARË Dhe rininë mizorisht na e vranë, Na u mpak, u mpi, u tret në errësirë! Pse kujtimet nuk më lenë,... ndiej tim atë. Ç’dëshirë të ka mbetur pa plotësuar vallë. Do të nisja punën si regjisor. Nuk e dija ç’do të bëja, një mori gjëra më mplekseshin, më ngatërronin, nuk dija nga t’ia nisja. Ngjarjet e qytetit të madh, arrestimet, gjyqet, internimet më mbetën në kujtesë si bëma trishtimi. Telefonatat në redaksinë e “Dritës”, frika e redaktores që më tregoi të fshehtën duke u dridhur prej frikës, diku, larg në anë të Lanës për atë që i kishte thënë kryeredaktori. Pyesja veten; për çfarë arsye gjithë ky alarm, për ca shkrime krejt të pafajshme që nuk cënonin askënd. Veç shprehnin pikëpamjet e mia për probleme të thjeshta, shkencore, që kishin të bënin me skenën, me lojën e aktorit, mbi regjinë. Çfarë fshihej pas këtij alarmi... Mos do të isha viktima e rradhës pas goditjeve që u bënë në kryeqytet? U përpoqa të qetësoja veten se frika që ndjeja ishte e kotë dhe se duhej të punoja me devocion.