SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 108
DY DRINAT (15)
E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE
KULTURORE
Bicaj, Kukës, Shtator, tetor 2013

1
BOTUES:
Essat dhe Muharrem Hamz Bilali
Drejtimi i redaksisë:
DY DRINAT (Essat, Hamz Bilali)
Bicaj, Kukës
Shqipëri (Albania), Europe
DY DRINAT (Dardan E. Bilali)
270 Sixh Str.
Palisades Park, NJ 07650
USA
Telefoni dhe Faksi: 201 461 9429
E-mail-i: lumkos@verizon.net
Anëtarë të redaksisë:
Izet Duraku, poet
Rexhep Shahu, poet
Mirjana Përzhita, gazetare
Elmira Muja, gazetare
Blerina Halili, gazetare
Islam Dogjani, gazetar
Kontribues:
Hysen Shehu, poet
Dr. Fejzullah Gjabri, studiues
Isa Halilaj, studiues
Dr. Yrjet Berisha, poet
Sulejman Dida , poet

2
PËRMBAJTJA:
1. Dy tri fjalë.....................................................................................................5
2. SERBIA ËSHTË "KRIJUAR"
NGA SHQIPTARË (Intervistë me Jusuf Buxhovin,
marrë nga gazeta “Shqip” ).........................................................................8
3. INTERVISTA ME ESMERALDA BARDHYLIN,
REDAKTORE TE GAZETA "SHQIP" Naum Prifti.................................12
4. NGA REZISTENCA NACIONALISTE
NË LUMË NË QERSHOR
Spahiu.............................17

TË

1946-s,

Nermin

5. VATRANI I PËRKUSHTUAR I VATRËA
SË BOSTONIT– Ymer Doda....................................................................20
6. HYRJE (Nga libri “Mihal Gramano, jeta dhe vepra”
të autorit Dr. Thabas Gjika.......................................................................24
7. MESAZHET POETIKE TË NJË
EDUKATORI FISNIK, Petrit Dunga.......................................................29
8. VËZHGIM PËR NJË LIBËR TË JASHTËRËNDOMTË.........................38
9. POEZIA E BEQIR MUSLIUT. Dr. Yrjet BERISHA..............................40
10. PARATHËNIE, nga Dr. H. Matoshi,
(Drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë)
për librin “Aspekte të studimeve albanologjike”.......................................92
11. MOTIVE KURBETI, Esat Braha..........................................................101
12. LETËR nga Muharrem Bajraktari
dërguar z. Essat Bilalit............................................................................105

3
4
DY TRI FJALË
Kur u bënë demonstratat e studentëve në Kosovë në prill 198l, të cilat
e tronditën jo vetëm Jugosllavinë serbo-shovenisto-komuniste, por
edhe Evropën kapitaliste, u sajua një gjendje lufte në Kosovë, e cila
jehoi me forcë edhe në ngulimet shqiptare nëpër botë, duke përfshirë
sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vorbulla e kësaj gjendjeje në SHBA për shqiptarët ishte Organizata
Pan Shqiptare e Amerikës – “Vatra”. Aty ishin grumbulluar, me
mëtime se ishin duke shprehur atdhetarinë shqiptare, njerëz me
mendësi të ndryshme. Po në të vërtetë, aty bëheshin përpjekje për ta
kontrolluar “Vatrën”. Kryesorët në të ishin shqiptarët e vjetër, të cilët
kishin shkuar atje për çështje ekonomike dhe të cilët, me idealet e
Nolit dhe të Konicës, përpiqeshin jo vetëm ta mbanin gjallë shoqatën,
por edhe ta ndihmonin atdheun e prejardhjes. Të tjerët ishin nga ata të
pas Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm bashkëpunëtorë të pushtuesit
fashist, por edhe të partive, sidomos bllokista dhe legalista. Thuhej se
kishte edhe nga ata që i kishte shtënë UDB-a jugosllave, të cilët e
shfaqnin kokën si bolla këmbët, ish-emigrantë nga Shqipëria dhe nga
Kosova.
Në atë konglomerat njerëzish dhe opinionesh, zhvillohej politika e
“Vatrës”, e cila mund të karakterizohet: politikë me shumë fjalë e me
pak punë, nëse aspak, por që vazhdonte me botimin e gazetës “Dielli”,
falë zj. Paolina Llukaj, redaktorit Xhevat Kallajxhiut, sidomos
veprimtarit Ymer Doda. Arsyet se pse nuk mundi të zhvillohej politika
e “Vatrës” ishte pikërisht gjendja e shumëllojshme ideore e vënë në
dukje më sipër. Në këtë gjendje, dikush akuzohej se po bën
propagandën e Shqipërisë komuniste. Dikujt tjetër i dërgoheshin letra
duke i thënë se ke “emër anadollak”. Tjetrit i thuhej se ke lidhje me
misionin e Shqipërisë në OKB. Po askush nuk akuzohej si agjent i
UDB-së terroriste jugosllave, ndonëse dihej se kishte nga ata, sigurisht
sepse pëshpëritej se do të shkohej në Shqipëri përmes asaj, si më
1924, gjë që e vërtetoi koha... Edhe kur merreshin vendime në

5
Këshillin Drejtues, ato nuk zbatoheshin, sepse punohej përmes
gjirizave të natës. Kishte nga ata që kënaqeshin me këtë gjendje dhe
që rrinin jo vetëm duarkryq, por që edhe rrallë vinin në mbledhje të
kryesisë dhe shikonin në prapaskenë, si tigri gjahun, se çka po
ndodhë... Njëri nga këta ishte Agim Karagjozi. Në një letër që ai i
dërgoi shkruesit, thotë: “E vetmja rrugë e këshillueshme për ne në
periudhën e tashme, sipas gjykimit tem, është durimi dhe shpresa se
me kohë kushtet do të përmirësohen” ( Letra: 16 gusht 1985).
Në këso rrethanash, ishte vështirë të punohej në shoqatë. Prandaj,
duke mos pasur tjetër shteg, pas një pune shumë vjeçare, shkruesi u
detyrua të tërhiqej nga kryesia e saj. Por ai nuk mund të qëndronte me
duar kryq. Zëri që gumëzhinte në ndërgjegjen e tij duhej të jehohej.
Në marrëveshje me disa shokë, u përkrah ideja e sajimit të një të
përkohshmeje, mendim që u sendërtua më 1988, i formuluar si “The
Voice of Truth” (Zëri i së vërtetës).
Kjo e përkohshme botohej me 20 faqe të mëdha nga dy herë në vit për
vite me radhë. Pastaj filloi të botohej një herë në vit, po me faqe të
shtuara. Synimi i saj ishte të jehohej e vërteta shkencore shqiptare
anglisht, sidomos ajo që kishte lidhje me Kosovën dhe mendimi kritik
në shqip. Ai shpërndahej falas dhe dërgohej nëpër veprimtarë dhe
institucione të ndryshme në SHBA. Po ashtu ai dërgohej edhe në një
numër shoqatash në Evropë, duke përfshirë edhe Greqinë, Turqinë dhe
Japoninë e largët. Pas demokratizimit ai dërgohej edhe në Shqipëri
dhe pas pavarësimit edhe në Kosovë jo vetëm te individë, por edhe te
një numër institucionesh të profileve të ndryshme...
Ishte një kohë që, për shkaqet e cekura sipër, pothuajse çdo gjë në
shqip ishte shuar. Por “Zëri ...” jetonte. Dr. Rexhep Krasniqi, njeri i
mirë, në një letër që i dërgoi shkruesit, thotë: ”Mbas zhdukjes së
fletoreve politike ..., e përkohshmja “Zëri i së vërtetës” ka mbet si e
vetnueme në bashkësinë shqiptare-amerikane” (Letra: “New Gardens,
me 20 Qershor, 1993). Ai citohej nga një numër studiuesish,
shkencëtarësh, veprimtarësh dhe organesh botuese si “Koha Jonë”,
Gazeta “Illyria”, “Buletini Katolik”. Kishte nga ata që jo vetëm e
njoftonin marrjen e çdo numri, por edhe bënin komente pothuajse për
çdo artikull shkencor ose studim të botuar. Njëri nga këta ishte
profesor Miftar Spahia - Thaçi, kurse një tjetër, madje më i zellshmi,

6
ishte profesor Peter Prifti: njeriu, atdhetari dhe studiuesi me peshë. Po
ashtu nuk mungonte me komentet e tij edhe profesor Elez Ndreu,
poeti Anton Çefa dhe të tjerë...
Kështu “Zëri...”, ndonëse gjithnjë në luftë për të vërtetën, sidomos
historike, jo vetëm e kaloi fëmijërinë, por edhe rininë dhe mbushi 25
vjet. Sigurisht se kaq vite nuk janë shumë. Por kur merret parasysh
jeta e tij me plot hendeqe, peripeti, urrejtje, shpifje, keqdashje,
përçmime, jo për lëndën, por për redaktorin, ..., kaq vite nuk janë pak
dhe ai e ndien veten kryelartë, nëse për asgjë tjetër, për kauzën që i
është kushtuar: të vërtetës si vlerë njerëzore dhe historisë si vlerë
shkencore. Për të gjitha këto flet më së miri Profesor Peter Prifti me
vlerësimet e tij, disa prej të cilat janë botuar herë pas herë në “Zërin...”
dhe pasqyrohen në librin me titull “Esat Bilali, “Letërkëmbimi #1”, që
do të botohet së shpejti. Prandaj “Zëri ..” i uron “Zërit ...” jo vetëm 25
vjet jetë, përpjekje dhe luftë, por kërkon që të vazhdojë edhe për
shumë vite të tjera, sepse ende në ndërgjegjen e tij gumëzhijnë ideale
njerëzore, atdhetare dhe gjakimi për të vërtetën...
“Zëri...” për “Zërin ...”.
FLURE
Kur gdhihemi keq
në mrenda nji nate,
Luma flet shkurt:
- Jo qeni në sexhade
H. Sh.

7
Historia duket se do të jetë beteja e re mes Kosovës dhe
Beogradit. Shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, sjell për
herë të parë një libër mbi historinë e Kosovës. Libri ka
ngjallur reagime në qarqet akademike serbe

SERBIA ËSHTË
"KRIJUAR" NGA
SHQIPTARË

"Vepra ime edhe pse quhet Kosova, paraqet historinë e Shqipërisë së
natyrshme nga antikiteti {mileniumi i pestë} e tutje", kështu shprehet
shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, në një intervistë për gazetën
"Shqip" mbi librin e tij "Historia e Kosovës" i cili ka hapur debate të forta
mes historianëve në Serbi e Kosovë. A janë gati Kosova dhe Serbia të kenë
një histori të çliruar nga nacionalizmat? Pse serbët mohojnë dy gjenocide që
kanë bërë në Kosovë. Libri i Buxhovit është në tri vëllime: Antikiteti,
Mesjeta dhe Perandoria Osmane. Ai del në përfundimin se Dardanët janë
themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u
është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë
qytetërimin pellazg, madje dhe shkrimin e tyre. Sipas tij, edhe "Iliada" dhe
filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.
Libri juaj "Historia e Kosovës", nis nga antikiteti dhe Mesjeta për të vijuar
me Perandorinë Osmane. Çfarë sipas jush i identifikon shqiptarët në këto
periudha?
Fillimisht duhet sqaruar se "Kosova" është historiografi kritike. Është, pra,
një projekt individual, që mbështetet mbi konceptin kohë-hapësirë me gamën
e fokusimit që nis nga mileniumi i pestë e vjen deri në ditët tona. Në këtë

8
kontekst etnogjeneza e shqiptarëve, si etni, shihet e ndërlidhur me Pellazgët,
një si perandori me shumë mbretëri, ndër të cilat më të rëndësishme janë ajo
dardane me Trojën, mbretëria maqedone, ajo epirote, si dhe mbretëritë ilire.
Ky kundrim, nuk dëmton teorinë e deritanishme ilire, pos që e plotëson në
kuadrin e perandorisë peIIazge, që ishte botërore dhe themel i qytetërimit
antik. Nga trashëgimia pellazge lindën dhe u zhvilluan edhe dy perandoritë e
mëdha; ajo e Romës (nga Dardanët, Galabrët dhe Etruskët) si dhe Bizanti
(kryesisht nga dardane-ilirët).
"Kosova" ka sjellë shumë polemika, por edhe zemërim të historianët serbë, të
cilët e kanë quajtur "njëfantazi" dhe të pabazuar në fakte?
Zemërimi i historianëve dhe i akademikëve serbë ka qenë i arsyeshëm,
ngaqë ata për herë të parë ndeshen me një libër autorial të një autor Shqiptar,
dhe po ashtu për herë të parë ndeshin me një historiografi, e cila rrënon
gënjeshtrat e tyre rreth shqiptarëve, me të cilat ata kanë ushqyer edhe
programet e njohura hegjemoniste kundër shqiptarëve, me të cilat politika
serbomadhe ka ushtruar katër gjenocide kundër shqiptarëve (i pari në vitet
1877/8, i dyti në vitet 19121'l3, i treti në vitin 1944/45 dhe i katërti në vitin
1998/99), Historianët serbë i ka zemëruar . Edhe kur Serbia është pranuar si
shtet në kongresin e Berlinit më 1878, si· pas burimeve osmane dhe
austro·hun· gareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e
përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite,
edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831 teza pellazge, pastaj pamja e rolit
shtetfromues në Bizant, si dhe mohimi i shtetit mesjetar serb në Kosovë, që
nuk ka ekzistuar ku (pos zhupanive dhe organizimeve të tjera fisnore-fetare,
që i kanë pas edhe të tjerët). po ashtu, akademikët serbë i ka hidhëruar së
tepërmi, pohimi im se në Kosovë nuk ka pas kishë ortodokse serbe, por
vetëm krishterim të ritit katolik apo ortodoks, dhe se shqiptarët, krishterimin
e kanë marrë nga shekulli i tretë, ndërsa sllavët në shekullin dhjetë. Kjo
çështje demanton jo serbe është plot e përplot dhe për fat të keq ia ka dalë të
mashtrojë edhe qendrat e vendosjes, dje, por edhe sot ... Janë, pra, faktet, që
më mbrojnë nga akuzat serbe, fakte këto që edhe ata i dinë, por nuk
dëshirojnë të heqin dorë prej tyre, ngaqë u bie koncepti hegjemonist
serbomadh, me të cilin edhe sot e gjithë ditën përpiqen ta destabilizojnë
Ballkanin dhe veçmas shqiptarët.
Librat historike të kësaj natyre zakonisht janë nisma të institucioneve
akademike, a e keni ndier që mund të paragjykoheshit kur shkruat këtë
libër?
Është detyrë e akademive dhe institucioneve shkencore zyrtare të merren me
projekte të tilla, veçmas në rrethanat e ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe

9
politike, siç janë këto nëpër të cilat po kalojmë. Disa herë kam shtruar këtë
çështje dhe kam kërkuar që në Tiranë dhe Prishtinë të veprohet në këtë
drejtim, por thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Kjo, nuk më ka penguar që si
hulumtues ta bëj punën time, punë kjo që ngrit disa çështje që kanë të bëjë
me rishqyrtime, nëpër të cilat domosdoshmërisht do të kalojë historiografia
jonë, i pëlqej apo nuk i pëlqen kjo dikujt. Megjithatë, puna ime, e cila është
pritur shumë mirë nga opinionin (pesë ribotime brenda tetë muajsh me një
tirazh prej më shumë se njëzet e pesë mijë ekzemplarësh), krahas kritikave të
ashpra që i erdhën nga Beogradi, nuk i ka shpëtuar disa paragjykimeve, nga
disa "historianë" dhe akademikë të Kosovës, të cilët, nga xhelozia pse nuk
kanë bërë gjë, edhe pse paguhen mirë, u përpoqën që veprën time ta
anatemojnë politikisht duke e etiketuar "vepër nacionaliste", "vepër që
mohon serbët" dhe madje "vepër që zgjon urrejtje" e të ngjashme.
Sa e vështirë ka qenë të binit në gjurmët e dokumenteve dhe ku i keni
gjetur ato?
Ka dhjetë vjet që merrem me hulumtime nëpër arkivat gjermane dhe
austriake. Pjesën më të madhe të këtyre dokumenteve i kam vjel nga Arkivi
Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon, pastaj Arkivi
Historik i Berlinit, Arkivi i Majcit, ai i Institutit të Europës Juglindore në
Munih dhe nga Arkivi Shtetëror i Vjenës. Një pjesë tjetër të dokumenteve e
kam vjelë nga arkivat jugosllave, por nuk kanë munguar edhe dokumentet
nga arkivat osmane, ato ruse, italiane dhe greke. Një rol të rëndësishëm në
koncepimin e veprës sime, kanë luajtur edhe veprat e rëndësishme nga
historiografia botërore që kanë trajtuar çështjen shqiptare nga antikitet e deri
te koha jonë.
E kujt ka qenë Kosova, dhe cili shtet ka pasur i pari vendbanimin në të?
Kosova, për mua paraqet epiqendrën e Shqipërisë së natyrshme nga antikiteti
e deri në ditët tona. Natyrisht se ajo ka të bëjë me Dardaninë dhe Dardanët,
por edhe Ilirët. Maqedonët, Epirotët dhe të tjerët, të degëzuar nga Pellazgët.
Në këtë vazhdimësi historike prej pesëmijë vjetësh, pra nga parahistoria dhe
koha historike, mbretëria dardane ka qenë njëri ndër faktorët më të
rëndësishëm të antikitetit. Pas rënies së mbretërisë dardane, kjo hapësirë
sërish do të luajë rol tepër të rëndësishëm gjatë perandorisë së Romës dhe
asaj të Bizantit. Dardania, si pjesë e Ilirikut, do të kthehet në faktor kryesor të
Bizantit, ku edhe kanë rrënjën tri identitetet me të cilat duhet të lidhet qenia
shtetërore shqiptare: identiteti administrativ e i shpallur nga Diokleciani),
identiteti kishtar (i shpallur nga Konstandini i Madh) dhe identiteti politik
dhe juridik (i shpallur nga Justiniani), Termi Kosovë, është i vonshëm.
Shfaqet në shekullin XIX, me vilajetin e Kosovës, që edhe si i tillë, paraqet

10
epiqendrën e rilindjes kombëtare (Lidhja Shqiptare e Prizrenit), që do të çojë
edhe deri te pavarësia e Shqipërisë. Pra, Kosova (Dardania) përherë ka pas
identitet shpirtëror dhe shtetëror dardaneIlir-arbëror-shqiptar, ]
Kur shfaqen shenjat e para të Serbisë në Kosovë?
Nuk duhet ngatërruar praninë sllave me atë serbe, nga që sllavët paraqesin
një konglomerat popujsh barbar, që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga
shekulli VI e tutje, për t'u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e
tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX. Pra në Kosovë,
sllavët shfaqen në shekullin XIII, si pushtues, por pa atributet e mbretërisë,
ose të perandorisë, siç i shohim edhe sot e gjithë ditën në historiografinë
zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, por erdhën si fise të prirë nga zhupanë dhe
despotë. Madje, edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë "mbretëri mesjetare
serbe", sipas shumë indikacionesh, nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis
pellazg i lidhur me Dardanët), Ato që historiografia serbe i thotë rreth "Car"
Dushanit, apo "Kral" Millutinit, janë falsifikime, ngaqë edhe i pari e edhe i
dyti kanë qenë feudalë ortodoksë, si shumë feudalë të tjerë ortodoksë
arbërorë, që ishin në përbërje të Bizanti dhe asgjë më shumë, Madje, edhe kur
Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve
osmane dhe austrohungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe.
Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke,
por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831.
Ç’vend zë sipas jush historia e shqiptarëve në Ballkan?
Shqiptarët dhe Shqipëria, në raport me Ballkanin, por edhe të tjerët, paraqiten
në qendër të antikitetit, si djep i saj. Ata janë protagonistët kryesorë të
historisë nga lashtësia deri te koha jonë. Kjo është një e vërtetë që
historiografia jonë duhet ta thotë pa ngurrim.
Sa e vështirë ka qenë për ju kjo nismë dhe a është përgatitur opinion në
Kosovë apo rajon për të pasur një histori të Kosovës?
Secili shtet duhet të ketë historinë, së paku atë politike. Vepra ime pretendon
që të paraqesë Kosovën si epiqendër të natyrshme të botës shqiptare nga
antikiteti e deri më sot, siç ka qenë në të vërtetë. Pse historia politike e
shqiptarëve, me pavarësinë e Shqipërisë, është vendosur në "periferi" në vend
të qendrës, kjo nuk do të thotë që historia jonë të ndjekë kornizat e dhunshme
politike, që ia kanë përcaktuar të tjerët.
Al.Ba

11
12
INTERVISTA ME ESMERALDA
BARDHYLIN, REDAKTORE TE GAZETA
"SHQIP"
Naum Prifti
Vetëm pak kohë më parë, vëllai juaj Peter P. një nga figurat me kontribut
të vyer në çështjen shqiptare në
SHBA, u nda nga jeta. Çfarë ishte për
ju kjo ndarje?
- Pas vdekjes së Nënës 30 vjet përpara,
humbja e vëllait ishte ngjarja më e
dhimbshme për mua dhe për krejt
familjen, për arsye se me të patëm
lidhje të ngushta gjatë gjithë jetës.
Humbja nuk ngjau papritur, mbasi dy
vitet e fundit shëndeti i tij u keqësua.
Vëllai gjatë gjithë jetës kishte qenë "i
thatë, por i thantë," sikurse thotë
shprehja popullore. Ai nuk vuante nga
ndonjë sëmundje kronike, madje as nga
ato të moshës së tretë. Vetëm dy vitet e
fundit iu shfaq leukemia, një lloj
kanceri i gjakut, shoqëruar me anemi të
fortë dhe as mjekimet speciale, as
transfuzionet e gjakut nuk dhanë
rezultat. Shëndeti i tij ra poshtë e më poshtë dhe pasi u shtrua për pak kohë te
një qendër kujdesi për të moshuarit, (home facility) në San Siego, më 17
gusht 2010 u nga jeta. E vizitova tre javë përpara se të jepte frymën e fundit
dhe me mallëngjim kujtoj bisedën më të vështirë që kam patur me të në jetën
time. Në testament ai shkruante se e linte në dëshirën e familjes nëse donim
ta varrosnin, apo ta digjnin kufomën e tij pas vdekjes. Iu luta të mos na e linte
ne atë barrë, por ta zgjidhte vetë opcionin që dëshironte dhe ne do të
respektonim dëshirën e tij. Kjo bisedë ishte njëlloj si t'i thosha se po

13
ndaheshim për jetë. Pasi u mendua pak, tha se preferonte djegien dhe hiri t'i
shpërndahej mbi tokën e atdheut. Qe një amanet në harmoni me jetën dhe
aktivitetin e tij patriotik. Në tetor ime shoqe dhe unë shkuam në Tiranë dhe e
plotësuam amanetin, me ndihmën e Akademisë së Shkencave, Hirin e tij e
shpërndamë mbi lumin Erzen, në afërsi të Ibës. Pastaj shtruam një drekë
përkujtimore në restorantin pranë, për të gjithë miqtë dhe dashamirët që
morëm pjesë në ceremoni. Folën për jetën dhe aktivitetin e tij. Prof. Emil
Lafe, Prof. Jorgo Bulo, Prof. Nasho Jorgaqi e natyrisht edhe unë. Të
nesërmen të gazeta MAPO u botua një shkrim me disa foto për ketë ngjarje
Peter Prifti që model i njeriut të thjeshtë që jetonte pa pretendime. Nuk pinte
as duhan, as pije alkoolike dhe në të ngrënë që shumë i përkorë. Gatuante
vetë kryesisht gjëra të lehta dhe preferonte një lloj sallami gjerman,
livernuster. Si beqar me përvojë të gjatë dinte të kujdesej për veten e për
apartamentin e tij, madje edhe rrobat i hekuroste vetë. Voziste me makinë,
bënte pazarin, gatuante, lante enët, merrte postën, e lexonte me kujdes,
shfletonte internetin dhe u përgjigjej të gjithë atyre që i drejtoheshin. Arkivi i
tij qe i pasur dhe i sistemuar në mënyrë shkencore, me dosje të veçanta për
çdo subjekt dhe person. Pesë sirtarë të thellë qenë mbushur me mbi 200
dosje. Në apartamenti e tij shihje libra në çdo faqe muri, kryesisht botime
shqip, apo kushtuar Shqipërisë. Dhe po ashtu një mori me albume, foto, filma
artistikë, midis tyre edhe filmin "Skënderbeu," dhe një dokumentar për Fan
Nolin, kaseta me muzikë shqiptare e klasike, videokaseta. Që i dashur, i
sjellshëm, timid ndofta më tepër se sa duhej, njeri me shoqëri të gjerë në
rrethet intelektuale, personalitet që nderohej nga shqiptarët, nga amerikanët
dhe nga profesorë europianë që paten rast ta njihnin ose punuan tok me të.
Nëna në çdo letër i kujtonte se duhet të martohej dhe ai me mirësjellje i
përgjigjej se nuk e kishte hequr nga mendja atë ide, por në të vërtetë nuk u
martua asnjëherë, edhe pse gjatë jetës pati lidhje dashurie me vajza me
origjiinë shqiptare, ashtu edhe me amerikane. Shpesh kam pyetur veten time,
vetë dhe emigrantët e fillimit të shekullit. Ata erdhën në Amerikë pa ditur
asnjë fjalë anglisht dhe pa njohuri profesionale, duke e çarë rrugën me punë
të rënda fizike. Peter Prifti tok Polin, vëllain e madh, kanë meritën se nisën
në Philadelphi një radioprogram javor në gjuhën shqipe, me qëllim të ruhej
gjuha dhe traditat. Më 1957 Peteri i dërgoi Dieelli-t një ese mbi gjendjen e
shqiptarëve ne Pensilvani, e cila u pëlqeu nga Noli dhe vatranët e tjerë. Unë
besoj se ai shkrim i hapi rrugën ta ftonin në Kuvendin e Vatrës më 1958 në
Boston, dhe ta zgjidhnin sekretar të Federatës dhe njëkohësisht redaktor të
gazetës Dielli. Ato detyra i dhanë rastin të njihej nga afër me Fan Nolin dhe
patriotë të tjerë të shquar. Dy vjet më vonë, profesori Grifits, autor i librit
"Shqipëria dhe grindja Sovjeto- Kineze" i ofroi punë në MIT, një institucion

14
studimesh me famë ndërkombëtare. Atje punoi 15 vjet përkthyes dhe
këshilltar për çështjet shqiptare dhe ndërkohë botoi librin "Socialist Albania
Since 1944," (Shqipëria Socialiste që nga viti 1944), Mars. 1978. Për ironi të
fatit libri u etiketua me të meta të pafalshme nga regjimi komunist se atje
kritikohej Enver Hoxha si diktator. Nga ky shkak libri u kategorizua "tepër i
rezervuar" nga Biblioteka Kombëtare dhe jepej vetëm me konsensusin e
drejtoreshës. librin nuk e pëlqyen as të arratisurit politikë që kishin ardhur
nga Shqipëria, të cilët e damkosën për propagandë komuniste, po pavarësisht
nga ekstremet shqiptare, vepra zuri vend në referencat e studiuesve të huaj
për Shqipërinë, për të vërtetat objektive që ngërthente. Midis të tjerash atje
kishte edhe një listë me emrat e anëtarëve te Byrosë Politike, të dënuar nga
PPSh si projugosllavë, si prosovjetikë, sideviacionistë, sabotatorë, etj. Lista
qe sinjifIkative për terrorin politik që mbretëronte në Shqipëri.
A mund të na thoni diçka për lidhjet e Fan Nolit me Peter Priftin?
Po sjell këtu kujtimet e Peter Priftit për Fan Nolin. "Në Kuvendin e
Peshkopatës që u mbajt në korrik 1961, unë shërbeva si sekretari Kuvendit.
Gjatë punimeve të kuvendit ndenja pranë Nolit, në anën e djathtë të tij. Në
një kohë pushimi gjatë Kuvendit, Noli u kthye nga unë dhe më pyeti në se
doja të bëhesha prift. Më la përshtypjen se po të bëhesha prift, e kisha rrugën
të hapur që një ditë të bëhesha peshkop, e të zija vendin e tij. Unë e
falënderova për ofertën fisnike që më bëri dhe për opinionin e mirë që kish
për mua, por i thashë, me keqardhje, se karriera klerikale nuk më
interesonte." (Flamurtari Kombit, 1882-1982) Prifti ka shkrojtur një sërë
artikujsh për Nolin, e po ashtu ka përkthyer fjalimin e tij në Lidhjen e
Kombeve në Gjenevë, 10 shtator 1924 nga frëngjishtja në anglisht. Njëherë
pasi botoi një shkrim të bukur pa emër kushtuar Nolit, i ngjau një incident.
Në një mbledhje përkujtimore në Boston dikush pyeti kush qe autor i
shkrimit dhe për habinë e Peter Priftit, një personalitet i shquar i diasporës
(A. A.) deklaroi se autori qe ai. Peter Priftit që u ndodh atje, i erdhi aq turp sa
nuk pipëtiu. Pas një viti pati rast ta botonte me emrin e tij dhe kështu çështja
u mbyll pa zhurmë. Këtë incident ia rrëfen edhe Prof. Nasho Jorgaqit, të
përgjigjet që i dërgoi rreth anketës për Nolin, por e luti të mos e zinte në gojë.
Mbresë të veçantë më ka lënë sjellja e tij kalorësiake ndaj Prof. A. Pipës dhe
Prof. S. Repishtit. Më 1989 ata shkuan te .. konferencë ndërkombëtare në
Strasbourg, ku Pipa referoi me gojë përmbajtjen e referatit për çështjen e
Kosovës. Një kopje ia dërguan dhe Peter Priftit për të vjelë mendimin e tij.
Sigurisht prisnin lavdërime, ndërsa Peter prifti u skandalizua nga përmbajtja
e referatit, dhe hartoi një përgjigje prej 8 faqesh të daktilografuar, ku shprehte
indinjatën e tij që autorët ngarkonin me faj Kosovarët për gjendjen e tyre
mjerane. Sipas referatit, përdorimi i flamurit kombëtar dhe miratimi i gjuhës

15
së njësuar shqipe nga kosovarët, qenë shkaqet që kishin zemëruar autoritetet
serbe. Me argumente e me fakte historike P. Prifti hidhte poshtë këto
pretendime. Debati midis tyre vazhdoi me sulme e kundërsulme. Së fundi
Pipa i uli tonet agresive nga argumentet bindëse të P. Priftit. Ky debat më ra
në dorë pas njëzet vitesh, dhe u habita që vëllai nuk e kishte botuar, aq më
tepër se ngjarjet historike i kishin dhënë të drejtë atij. Vëllai m'u përgjigj se
nuk donte ta botonte kurrsesi sa të ishte gjallë. Dukej qartë se nuk donte t'i
vinte kolegët e tij në pozita të vështira. Pas vdekjes së tij, debatin e botova te
Buletini "Zëri i së Vërtetës" në New Jersey dhe te revista "Dy Drinat," (2012)
që del në Kukës, sponsoruar nga shqiptaroamerikani Esat Bilali. Një kapitull
me gjashtë shkrime anglisht për Nolin ndodhet te libri "Unfinished Portrait of
a Country," sikurse "Audiencë me Metropolitan Fan S. Noli," "Për kujtim të
peshkop Fan Nolit," "Një Amerikan i Madh me origjinë shqiptare," etj. Po
ashtu ai ka përkthyer anglisht me besnikëri e bukuri artistike poezinë "Anës
Lumenjve." Një ALBUM për Fan Nolin, me poezi pak të njohura dhe me
foto, ia ka dërguar dhuratë Institutit të Gjuhësisë. Qe këmbëngulës për
kërkime shkencore. Iu deshën plot dy vjet përpjekje që të siguronte kopjen
origjinale të fjalimit të Nolit. “Politika e izolacionit”, botim Onufri, 2000,
"Land of Albanians: A Crossroads of Pain and Pride" (Vendi i shqiptarëve
-Kryqëzim i Dhimbjes dhe Krenarisë), Horizonti, 2002. Ndërsa ndodhesha në
Tiranë disa vite më parë kërkova nga zyra e Soros-it që veprat e Peter Priftit
të përktheheshin shqip, me qëllim që kjo pasuri t'i kthehet trungut të cilit i
përket. Nuk pata sukses, mbasi ata nuk e njihnin. Le të shpresojmë se një ditë
do të vlerësohet sikurse e meriton dhe do të përkthehet. Ai ka edhe një sërë
veprash linguistike, nga periudha e jetës në Universitetin e Kalifornisë, San
Diego. Në bashkëpunim me albanologun Leonard Newmark, u botua
"Standard Albanian," (Gjuha shqipe e normuar) të cilën A. Kostallari e
çmonte veçanërisht për tiparet konstruktive. Me vonë vazhduan botimet
"Spoken Albanian" (Shqipja e folur) dhe "Reading in Albanian" (Copa lexim
shqip), dy vepra te mirëpritura nga shqiptarët e Amerikës që donin të
zgjeronin njohuritë për gjuhën shqipe. Peter Prifti ka ndjekur me
konsekuencë ngjarjet në Kosovë që nga viti 1968, kur u shpalos kërkesa
"Kosova Republikë" duke botuar çdo vit artikuj për vuajtjet e popullit
Kosovar. Më 1999, kur çështja e Kosovës ziente në mbarë botën, ai botoi
"Confrontation in Kosova-The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999,"
(Konfrontimi në Kosovë-Lufta shqiptaro-serbe 1969-1999.) Libri ndihmoi
rrethet akademike të Amerikës të njiheshin me problemet e Kosovës, çka
ndihmoi për ndërhyrjen e NATO-s që i solli pavarësinë Kosovës. Nga
kërkesat e shumta libri u ribotua, diçka e rrallë për botimet akademike të

16
kësaj natyre. Në shtyp është folur për një mori dorëshkrimesh dhe kujtimesh
të lëna nga Peter Prifti.
Si një nga njerëzit që jeni kujdesur për to, çfarë përmbajnë ato?
Qenë rreth 200 dosje me dorëshkrime, shkrime, letra e artikuj, që pasqyrojnë
aktivitetin e tij të gjatë. Natyrisht m'u desh te skartoja një pjesë që e kishin
humbur vlerën e tyre, sikurse fatura sigurimesh për makinën, për shëndetin,
fatura telefonash etj. Habia ime që se tok me shkrimet publicistike, gjeta edhe
shkrime letrare anglisht, për të cilat s'kisha dijeni. Më të rrallë ai më dërgoi
disa shkrim letrare anglisht, po gjithmonë I konsideroja si kuriziotet. Nuk e
dija pasionin e tij të fshehtë për letërsi dhe tani jam kureshtar të di vlerën e
tyre. Ndjej kënaqësi që e shpëtova arkivin e vëllait, duke e dërguar me 15
koliposta në adresën e shtëpisë sime në New York. Pata sugjerime t'ia
dërgoja arkivit të Shtetit në Tiranë, por ajo punë kërkonte mund e shumë të
holla.
A do t'i mbulonte Arkivi i Shtetit?
Akoma nuk e di. Sidoqoftë i sigurova duke i depozituar te Shoqata "Bijtë e
Shqipes" në Philadelphia, si vendi ku Peter Prifti u edukua dhe u rrit. Ata i
vendosën te një dollap i veçantë dhe i ruajnë me kujdes. Shpresoj të vijë koha
që ky thesar dorëshkrimesh të njihet e të çmohet si pjesë e trashëgimisë
shqiptaro-amerikane. Peter Prifti ka qenë pjesë e rëndësishme e Federatës
Panshqiptare Vatra.
Si e shihni rolin e kësaj organizate në çështjen shqiptare dhe si e shihni
zhvillimin e saj sot?
Do të doja të theksoja një koincidencë sa të rrallë aq dhe të bukur. Për herë të
parë në historikun njëqindvjeçar të Vatrës, dy vëllezër nga e njëjta familje
zgjidhen sekretarë të Vatrës dhe punojnë me të gjitha forcat për mbarëvajtjen
e saj. Ai qe sekretar i Vatrës në vitet 1958-1960, ndërsa unë u zgjodha
Sekretar në vitin 1996 dhe detyrën e lartë, të vetmen detyrë shoqërore që kam
patur gjatë jetës sime të gjatë, po e vazhdoj edhe tani. U aktivizova te Vatra
që kur jetoja në Philadelphi dhe porsa erdha në New York, bashkëpunimi u
forcua më shumë. Kam botuar tregime dhe artikuj me emër, por një pjesë,
sidomos thirrjet drejtuar diasporës shqiptare për të dalë në demonstrate e në
aktivitete për Kosovën, natyrisht janë pa emër. Ndihem krenar që kam dhënë
ndihmesën time dhe e shoh me kënaqësi rigjallërimin e Vatrës pas disa vitesh
letargjie e rrudhjesh, për të mirën e komunitetit shqiptar dhe te kombit.

17
NGA REZISTENCA NACIONALISTE NË
LUMË NË QERSHOR TË 1946-s
Nermin Spahiu
(Rreth rënies heroike të Dostan Rexhepit, Sef Xheladinit, Tosun Çejkut dhe
Elmaz Tosun Çejkut)
Gjej rastin dhe e përshëndes këtë tubim rreth veprimtarisë së nacionalizmit
shqiptar, kryesisht për qëndresën e tij.
Në fjalën time do të përqendrohem rreth rënies heroike të katër
nacionalistëve të Lumës:
1. Dostan Rexhepi
2. Sef Xheladini,
3. Tosun Çejku
4. Elmaz Tosun Çejku.
Është fjala për ata që ranë në betejën e ashpër që u zhvillua në Majë të Vogël
(Gjalicë e Lumës) më 17 qershor 1946.
Si për rastësi me takimin e sotëm, një gjë e tillë ndodhi pikërisht plot 60 vjet
më parë; prandaj, ky tubim i sotëm është edhe homazh për veprën e tyre, për
rezistencën e tyre.
Respekti ndaj njerëzve të tillë, është një nderim edhe për pasardhësit e tyre, të
cilët gjetën mundësi dhe i rezistuan diktaturës komuniste, duke nderuar
vetveten, familjen, fisin, krahinën dhe më gjerë.
Respekti ndaj tyre është njëkohshëm edhe pjesë e përpjekjeve të forcave
demokratike për ridimensionimin e figurave të nacionalizmit, për nxjerrjen
më në dritë të vërtetave historike dhe për realizimin e një qëllimi final të
historiografisë sonë të re të liruar tashmë prej dogmave: Historia të shihet si
histori, e vërteta si e vërtetë, kontributi për çështjen nacionale të shihet si
kontribut i vërtetë, dhe sakrifica të shihet si sakrificë.
Kështu, dhe vetëm kështu, mund t'u jepet fund spekulimeve që u bënë në
vitet e diktaturës, ku u mohuan vlera të vërteta, sidomos vlerat e
nacionalizmit.

18
Kjo betejë e ashpër e 17 qershorit 1946 ndodhi disa kohë para se nacionalisti
i njohur Muharrem Bajraktari të nisej drejt emigracionit (gusht 1946). I
njohuri Bajraktari, megjithëse përndiqej nga forcat ushtarakepolicore,
prapëseprapë përpiqej të lajmëronte të arratisurit e tjerë nacionalistë të gjenin
mundësi të largoheshin nga Luma dhe me këtë rast nga Shqipëria; herët apo
vonë të gjenin mundësi tjetër të organizoheshin dhe të ndikonin sadopak për
përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri.
Beteja e sipërcituar qe jashtëzakonisht e ashpër dhe u zhvillua ndërmjet
forcave të nacionalizmit dhe atyre të ushtrisë komuniste (Forcat e ndjekjes).
Qe koha kur forcat e ndjekjes kishin marrë një ofensivë të jashtëzakonshme
për të asgjësuar nacionalistin Muharrem Bajraktari dhe forcat që ai drejtonte.
Pikërisht, në fushë të betejës ranë sakrifikuesit e mëdhenj të lirisë:
1. Dostan Rexhepi, 2. Sefë Xheladini. 3. Tosun Çejku, 4. Elmaz Tosun
Çejku.
Ata sakrifikuan jetën e tyre për demokracinë, për nacionalizmin, për të
vërtetën e madhe.
Rënia e tyre heroike në fushë të betejës është dëshmi e pakontestueshme se
nacionalizmi ka sakrifikuar shumë në emër të lirisë, si një lëvizje kundër
diktaturës komuniste. Për rrjedhim, nacionalizmi ka heronjtë e vet që
sakrifikuan edhe jetën në emër të progresit, për një Shqipëri normale, senoze.
Në qershor të 46-s pikërisht ku ranë heroikisht edhe nacionalistët e
përmendur më sipër, situata politike në Lumë dhe Shqipëri qe shumë e
rënduar. Vazhdonte ndjekja, terrori sistematik ndaj kundërshtarëve të regjimit
të ri komunist; në anën tjetër, rezistenca e nacionalistëve dhe e
kundërshtarëve të regjimit në përgjithësi qe aktive, qe për t'u admiruar deri në
skajin më ekstrem.
Prandaj drejtuesit e lartë të partisë komuniste dhe të pushtetit në Qarkun e
Kukësit e pritën me shumë simpati vrasjen e Dostan Rexhepit dhe Sef
Xheladinit, si dy prej bashkë-luftëtarëve më në zë të Muharrem Bajraktarit:
" ... Vrasja e Dostan Rexhepit dhe Sef Xheladinit me dy të tjerë t'arratisun ka
qenë me të vërtetë një sukses i dukshëm për neve e sidomos pse ndodhi kjo
në kohën e pranverës. Këta të dy kanë qenë kriminelë aktivë dhe kuadër më
besnikë të Muharremit, trima të vendosur aq sa populli ka pasë frikë prej tyre.
Vrasja e këtyre mund të thomi se eliminoi krejt kuadrin ushtarak e politik të
Muharremit. Me vrasjen e këtyre Muharremi ka mbetur me vëllanë e djalin.
Kjo vrasje preu kryekëput parullat e reaksionit. Ka formuar opinion në popull

19
dhe populli vetë thotë kështu: Kur u vranë këta të dy, në verë do të vritet edhe
Muharrem Bajraktari. .. "1.
Shihni se edhe në këtë informacion të shkurtër bëhet përpjekja për të hedhë
baltë mbi figurën e nacionalistëve si Dostan Rexhepi dhe Sef Xheladini. Në
këtë kontekst, regjimi i atëhershëm përpiqej me çdo çmim të denigronte sa
t'ish e mundur figurën e nacionalistëve të tillë. Për rrjedhim, ata quhen
"kriminelë", dhe konsiderohen si njerëz "aq sa populli ka pasë frikë prej
tyre ... ". Po ta shohim me vëmendje informacionin vihet re se ka kundërshti
të çuditshme. Kështu, psh, në anën tjetër, Dostan Rexhepi dhe Sef Xheladini
cilësohen si "trima dhe të vendosur".
Me të drejtë nga Neshat Bilali, ish-bashkëluftëtari i Muharrem Bajraktarit,
është vënë në dukje se "Kur u vranë Dostani me Sefën, dëshpërimin M.
Bajraktari e ka shfaqë haptas ... Ata të dy kanë qenë pika ma e fortë e
qëndresës që drejtohej prej Bajraktarit".2
Do të vinte një kohë tjetër në Shqipëri, koha e demokracisë dhe figura e
nacionalistëve të sipërpërmendur do të dilte në dritë, do të kallëzohej si duhej
historia e tyre dhe ata të marrin nderimin e merituar, ashtu si e meritojnë
luftëtarët e lirisë, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për hir të interesave të
larta të atdheut.
SHËNIMË:
PJESË NGA FJALA E MBAJTUR
NË RRËSHEN, 4 KORRIK 2006

1

Informacion politik i Dashnor Mamaqit (Citimet bëhen sipas librit të P. Palushit "Muharrem
Bajraktari në vitet 1945-1946", Tiranë 1998, f 85- 86).
2

Neshat Bilali, "Muharrem Bajraktari në kujtimet e mia" Tiranë 2001, f 79

20
VATRANI I PËRKUSHTUAR I VATRËA SË
BOSTONIT– Ymer Doda
Një herë i ndjeri Ymer Doda tha: “Kur shihesha me Muharrem Bajraktarin, ai
nuk më priste me shumë përzemërsi, sepse shihesha edhe me Mark Gjonin.
Por ky i fundit po ashtu nuk më shihte me përzemërsi, sepse shihesha me të
parin. Sidoqoftë, Ymer Doda kishte mendjen e tij dhe nuk brengosej shumë
se çka mendonte dikush tjetër për të, sepse ai nga natyra ishte një pragmatist i
vërtetë: me Dibër po, me Mirditë po, por më
shumë me Lumë, sidomos me Ujmishtin, sepse
ka qenë edhe dhëndër i atij fshati. Për kët
Muharrem Bajraktari, në një letër që i shkruante
Essat Bilalit, porosiste: “Ymer Doda, siç e dini,
asht mik i jonë e Independent. Por duhet të
përpiqeni me e mbajt në rrethin tonë, nuk prish
gja sepse ai asht anëtar i Organizatës Vatra, me
partitë tjera ai nuk bashk’punon” (Brukxelles,
12/7/1968).
Ymer Doda ka pasë lindur në fshatin Reç të
Dibrës, një fshat ku ha pula gur. Ai vjen prej një familjeje atdhetare, e shquar
në luftërat kundër pushtuesit serb. Ymeri ka pasë fatin e mirë të kryente jo
vetëm shkollën fillore gjatë kohës së monarkisë, por edhe atë të mesmen. Ai
ka qenë i martuar dhe ka pasë një djalë, nip nga Ujmishti, i cili jeton edhe sot.
Gjatë kohës së pushtimit fashist të atdheut, si i afërt me Mirditë, ai nuk u
deklarua kundër pushtuesit italian dhe përkrahësve të tyre. Prandaj kur u
organizua fushata e pushtuesit Italian me shërbëtorët e tij gjoja kundër
komunistëve në Vlorë, edhe Ymeri ishte njëri nga bashibuzukët që shoi për të
marrë rrogë, siç thonte ai. Me marrjen e pushtetit nga Lëvizja Nacional
Çlirimtare, që u shndërrua në komuniste më vonë, Ymeri u përpoq të afrohej
me ta. Por, duke e parë zhvillimin e ngjarjeve, shpejt u zhgënjye.
Me udhëtimin e Muharrem Bajraktarit për Greqi, Ymeri iu bashkua asaj force
dhe mundi t’u shpëtojë atyre luftimeve të rrepta me ushtrinë serbomaqedono-jugosllave gjatë udhëtimit. Me sajimin e kompanisë së punës në
Gjermani nga anglo-amerikanët, vend ku stërviteshin shqiptarët për të shkuar

21
në Shqipëri për të luftuar komunizmin, Ymeri Doda mori pjesë. Pas disa
vjetësh në atë mes, i mbështjellë shpesh në ngatërresa politike, emigroi për
Amerikë me ndihëm të Z. Neshat Bilalit, ku me djersë të ballit e fitoi
kafshatën e gojës.
Liria, në një në anë dhe mirëqenia ekonomike, në anë tjetër, si kusht për
jetën, i dhanë mundësi Ymerit që të merret edhe me ëndërrime, madje
atdhetare, duke e shquar më shumë pragmatizmin e tij. Kështu ai filloi të
pjesëmarrës në shumë veprimtari që zhvilloheshin në bashkësi, ku dallohej
me mbajtjen e fjalës së tij nëpër tubime politike, madje të guximshme
kritikuese. Kjo përpjekje e Ymer Dodës më së shumti u shquajtë në Shoqatën
Gjithëshqiptare të Amerikës – Vatra, e cila veprimtari ia hëngri edhe kokën,
fill pas mbledhjes së trazuar të degës së Vatrës në Brooklyn, por duke lënë si
trashëgimi ngritjen e disa degëve të saj, shtimin me qindra anëtar, botimin në
rregull të “Diellit” me të cilën bashkëpunonte dhe luftën kundër agjentëve të
huaj, sidomos në kohën kur Jugosllavia e prirë nga Serbia i kishte shpall
luftë kombit shqiptar nga Kosova, gjë që shihet edhe në letrën që ia dërgon
Eduard Liços, njërit nga anëtarët aktivë të politizuar të shoqatës, i cili nuk e
lejon të mbajë fjalë në Kuvend, sepse mendohej që edhe një herë do të
shkohej në Shqipëri përmes saj. Në një mesnatë, posa kishte dal nga
mbledhja e trazuar e degës së “Vatrës” së Brooklyn-it, u zhduk, madje duke
ia keqpërdorur edhe trupin. Ymeri i vorros duke e qarë, madje më shumë nga
ata që ia bënin varrin për së gjalli. Një shkrim me titull u botua: “Varrimi me
‘Diellin’ në kokë”.
I dashtuni mik Esat
Raportin e Kuvendit e mora dhe e lexova. Shumë bukur e ke lidhë, por nuk
më pëlqej për 2 arsye.
1.- Shumë i gjatë. Gjysa, ose ma pak, do të delte edhe ma mirë. 2.- Në lidhje
me Liçon (Çairmanin), ke ba oportunizëm drejtpërdrejt. Aj qe me hile. Lënë
që un i njoh të gjithë për dhambësh, si xhambazi kualt, por edhe ti mbasi nuk
e pate larg, sigurisht ke kuptue diçka. Edhe në mos paç kuptue atje, duhej ta
kuptojshe prej telefonave që të ka ba. Aj që ka mizën nën ksulë, përpiqet e
smund të rrijë rahat.
Kur i ke dhanë gjithë ato lavdata, që nuk i meriton asnji prej tyne, asht dashtë
ti ipshe edhe nji pakicë mungesash që bani nji grumull. Ose asnjanën. Mjaft
me nji shkel e shko.
Nejsi, at hak do ta marr un. Jo vetëm me kët letër që asht fillesa. Të tjera e të
tjera. Kopjen e letrës që po ta dërgoj, nuk asht letër e hapët. Kët radhë me

22
kaq. Mikut tem Lumnjan Pashës, shum të fala. Për hatër të Atij edhe ty
deridiku. Sinqerisht mik3
7 Korrik 81

I ndershëm Z. Eduard Liço,
Ndër intelektualët Shqiptarë, që shum prej tyne i kam miq, për Ju e kam pasë
rujtë nji grimë simpathi ma tepër, kur ka rastisë, i kam dhanë provat me të
folme e me të shkrueme. Nuk u kam vu në dijeni për të gjitha, që mos të hy
në sofër të oportunizmit e të hipokritve "të shitem se gjoje dika bana". Edhe
me telefon, ka qllue që u kam pytë për ndonji dika. Të tjetrët kët privilegj,
nuk e kanë pasë prej meje.
Në lidhje me Vatrën, qëndrimi i tepruam i vatranve të ardhun prej Legaliteti,
për mu vazhdon të jetë i pandryshueshëm. Kanë dashtë që ta paralizojnë kët
Organizatë Pan Shqiptare. Mandej ta përdorin sa ma kollaj, vetëm me dalë në
pah, disa prej tyne pamerita. Ose për ndonji qllim tjetër që nuk e dijnë as
vetë. Kët lloj qëndrimi, dikurë e kemi kundërshtue bashkë. Për arsye se e
kemi qujtë Vatrën sipër partive politike e rrymave të çdo lloji. Nji shembull
dokumentarë ktij drejtimi, shifni rezolutën 9 nyesh "Shkeljet e kanunores prej
kuvendit 1-2 Shtatorë 1973". Përpilue nga Zotnija e Juej dhe firmosë prej
shumicës të Komisionit të Qendrës. Çairmani atij kuvendi, ishte Z.Papalilo, i
kurdisun prej legalistëve në New York, me rastin e mbledhjes të degës 2 javë
ma para, që të mpronte ilegalitetin e Tonuzit.
Ka kohë, në mos gabofsha, sikur Ju e keni ndryshue qëndrimin e parë. Nëse
po, përderisa nuk na keni stroditë (Vu në dukje) kurgja, që noshta keni arsye,
me të drejtë lejohemi që kët turli qëndrimi, ta qujmë tinzak. Ose secili, mund
ti ngjesë tjetër emën, simbas dishirit.
3

Shënim: Unë kam qenë reporter i rrjedhës së punimeve të kuvendit, jo vlerësues
ose interpretues i zhvillimit të punës së tij. Telefona nuk më ka pas bërë askush, me
që nuk kam qenë njeri i prapaskenave.

23
Tani që duelët në lendinë, u pamë me sy e u ndigjuem me veshë, u sqaruet
vetë ma smirit.
Sjelljet e Jueja, si i pari i kuvendit, që zhvilloj Vatra si mjet me 23 të Majit, i
aprovuem prej atij që u propozoj, mund të kenë qenë të arsyshme për të
paarsyshmin. Noshta imituet Papalilon. Për t’i vu vulën, nëse asht kshtu ose
jo, pytni vetëm ndërgjegjen Tuej.
Si intelektual, që besoj nuk ua kalon kush, asht dashtë të kurseheni për ndonji
seminarë kultural, si i atij zanati që jeni. Jo për hatrin e tjetrit, me u përzije në
punë të vogla, që janë për të vogël. Kët gabim, bajni mirë ta pranoni. Në
fillim e kishit mirë që refuzuet në mnyrë të preme. Ishte vetëm nji za i
kurdisun që propozonte. Askush tjetër nuk bzante. Ishin dredhat e
zakonshme. Armët e mbushuna në New York e Waterbury, duheshin shprazë
në Boston. Nuk ishte lazëm që Ju ta lëvizëshi tuejën nga brezi. A nuk ishin
mjaft ata? apo që t’u tregojshi besnikëri?
Kur shkohet me pasione, me hatra e çka i hahet tjetrit, kurgja nuk ndreqet.
Qysh në fillim të kuvendit muerët në thue. Demostratat që u zhvilluen në
Kosovë, ishin të freskëta. Atje u vranë, u burgosën e u coptuen. Nuk batët
mirë që heshtët e nuk e përkujtuet me 1 minut zi Heroizmin e atyne filizave,
vajza e djem, që ranë për dhe në lule të rinisë, vetëm pse kërkuen të drejtat
legjitime, që u takojnë. Veçksaj, pse i shtitë vesht në lesh, që nuk më ftuet të
flas mbi ato demostrata, përderisa u vuna në dijeni me të shkrueme, para se të
fillonte kuvendi. Letra ku shkoj, që ua dhash në dorë? Apo nuk dashtët që un
të fles, që mos tu prishet qejfi disave prezent, miq Tuej të vonshëm. Kjo
noshta që arsyja që nuk përmendët as të parën.
E gjith Bota vatrane, ose dhe të tjerë që kanë lexue gazetën Dielli e dijnë se
un kam punue në drejtime të gjithanëshme për Vatrën. Punënorët e mija kanë
qenë të dukëshme. Kam pasë edhe pengesa. Aj që punon, luftohet. Kët e kam
dijtë që në mëngjesin e jetës. Nuk jam ndalue. As që e kam at mendje. Për të
mrrijtë në cak, me takue arsyen, asht e vështirë. Udha e tashme të çon. Mbrrij
ose jo, ksaj udhe nuk i shmagem. Zhurmat e poteret nuk më mërzitin. Sa
mërzitet ujku prej cigrimës thiut. Shterpsinave, pse qesin shqelma dhe e
qujnë punë kur luftojnë punën e tjetrit që asht ndërtues, nuk u frigem. Kta lloj
njerzish, janë të lidhun prej Zotit, që nuk i len me qenë të rrezikshëm.
Si përfundim: Un do të vazhdoj të jemë vegël e Vatrës. Ju enduni kah të doni.
Kurdo të ktheheni, ktu më gjejni.
7 Korrik 1981

U përshëndes Shqiptarisht (Ymer Doda)

24
Vitin e kaluar, më 2012, u botua libri i autorit Dr. Thabas Gjika me titull
“Mihal Gramano, jeta dhe vepra”. Ai është i një formati bukur të madh, 500
faqesh, dhe merret me jetën, veprën dhe luftën e atdhetarit të shquar Mihal
Grameno. Libri është përpiluar me kriter shkencor dhe e ndriçon jetën e
atdhetarit me informacione të imtësishme. Ai përmban një pjesë edhe në
gjuhën anglishte dhe gjithashtu është i pajisur me një numër fotografish, të
cilat një nga një flasin me “një mijë fjalë”. “Dy Drinat” e falënderojnë
autorin për dërgimin e tij dhe i urojnë Dr. Th. Gjikës punë të mbarë në të
ardhmen. Sa për informacion, po jepet pjesa që vijon:

HYRJE
Shekulli XIX, shekulli i lëvizjeve kombëtare, e gjeti popullin shqiptar,
pasardhësin e fiseve ilire, dardane dhe epirote,
të dëmtuar rëndë prej zgjedhave të gjata
romake, bizantine, sllave dhe së fundi prej
asaj osmane. Gjatë kësaj zgjedhës së fundit,
për të lehtësuar disi peshën e rëndë të
sundimit osman, mbi shtatëdhjetë përqind e
shqiptarëve ishin konvertuar në myslimanë.
Gjatë Mesjetës, prej dyndjes së fiseve sllave,
iliro shqiptarët kishin humbur sasi të mëdha
popullsie dhe më se katër të pestat e trojeve të
tyre të kohës antike. Me kalimin e kohës në
Gadishullin Ballkanik, nga përzierja e fiseve
sllave me popullsinë vendase ishin krijuar
kombet reja si sllovenë, kroatë, boshnjakë, serbë, malazezë e bullgarë. Në
vitet 1875-1881, të njohura në histori si vite te Krizës Lindore, shqiptarët
përbënin shumicën dërmuese në vilajetet e Shkodrës, Shkupit, Manastirit dhe
Janinës, në një sipërfaqe prej më se 70.000 kilometra katrore. Shqiptarët
mund ta kishin fituar pavarësinë e tyre që në kohën e Pashallëqeve të Janinës
dhe të Shkodrës, mirëpo sunduesit e tyre, Ali Pasha dhe Bushatllinjtë nuk
kishin mendësi kombëtare, ata ishin sundimtarë osmanllinj dhe nuk dëgjuan
diplomatët e Europës, që i nxisnin për t'u lidhur e luftuar së bashku kundër
sulltanit.
Shtresat e pasura, individë të shkolluar dhe klerikët shteteve të rinj që u
formuan në Ballkan pas shembjes së pashallëqeve shqiptare, të nxitur dhe nga
nacionalizmi pansllavist që ua ushqente nëna Rusi, krijuan ideologji

25
kombëtare me tipare shoviniste. Askush prej sllavëve të Ballkanit nuk
shprehte mirënjohje ndaj shqiptarëve, pasardhësve të vendalinjve të vjetër,
gjaku i të cilëve rridhte edhe në dejtë e tyre. Të gjithë synonin e luftonin që të
krijonin shtetet e tyre të pavarura, ku të përfshinin sa më shumë toka me
popullsi shqiptare.
Për fat të keq, edhe ideologët e lëvizjes kombëtare greke të nxitur prej
Patrikanës së Stambollit dhe klerit grek, ushqenin të njëjtat ndjenja shoviniste
ndaj popullit shqiptar, fqinjit të tyre më të hershëm. Në kohët antike shumë
bij të popullsisë ilire, pasi kishin mësuar gjuhën helene, greqishten e vjetër,
kishin dhënë ndihmesën e tyre për lulëzimin e kulturës, artit, shkencës
helene, njësoj si të ishin helenë. Në vitet 1821-1827 shumë arbërorë e
shqiptarë dhanë gjakun për lirinë e popullit grek, duke luftuar në formacionet
e çetave greke. Mirëpo as ky gjest heroik i shqiptarëve nuk u muar parasysh
prej drejtuesve dhe ideologëve të shtetit të ri grek, të cilët bashkë me klerin e
lartë ortodoks nxisnin dhaskalët (gr. mësuesit) që përhapnin greqishten në
fshatra e qytete shqiptare, të punonin me etje për përçarjen dhe asimilimin e
popullit shqiptar.
Sunduesi osman nga ana e vet përpiqej me çdo kusht ta mbante popullin
shqiptar në errësirë, për ta përdorur si mish për top në luftërat e veta që t'ia
zgjaste jetën Perandorisë Osmane. Për këtë arsye, ishte ndaluar me ligj hapja
e shkollave në gjuhën shqipe si dhe përdorimi i kësaj gjuhe si gjuhë liturgjike
në kishë e xhami.
Propagandohej me forcë prej sunduesve dhe politikanëve fqinjë se shqiptarët
myslimanë ishin osmanë, bij të sulltanit, kurse shqiptarët e krishterë
ortodoksë ishin grekë ose sllavë dhe shqiptarët e krishterë katolikë ishin
latinë, italianë. Formula mesjetare bizantine cuius religio, eius nacio (Iat.: i
cilit besim je, atij kombi i përket), këmbëngulej që për shqiptarët të
respektohej edhe në shekullin XIX, kur gjithë popujt ndaheshin në kombe
sipas gjakut, gjuhës, zakoneve, psikologjisë dhe territorit.
Në një situatë të tillë tepër mbytëse për popullin shqiptar, lindi dhe u ngjiz
Lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ideologët e kësaj lëvizjeje
vlerësuan tiparet e përbashkëta të kulturës shpirtërore e materiale të popullit
shqiptar, luftuan ta shkruanin, ta pastronin e ta pasuronin gjuhën shqipe,
faktorin më të rëndësishëm bashkues të kombit, të vinin në dukje zakonet e
mira, besën, trimërinë, mikpritjen, respektin ndaj të huajit, mëshirën ndaj të
pafuqishmit, etj. Ata nuk i mbivlerësuan dhe as i nënvlerësuan ndikimet e
shumta që kishte pësuar prej zgjedhave të huaja të gjata mendësia e popullit
shqiptar, gjuha dhe besimi i tij fetar, por vlerësuan si duhej faktin e madh,
mrekullinë e mbijetesës së popullit shqiptar si një popull i veçantë midis

26
popujve ballkanikë, i cili meritonte dhe duhej të jetonte i lirë në ato hapësira
ballkanike, ku përbënte shumicën.
Rilindësit tanë qenë iluministë. Ata luftuan që populli shqiptar të zgjohej nga
letargjia ku e kishte futur sundimi i gjatë osman. Luftuan ta nxirrnin popullin
e tyre nga kjo gjendje foshnjore dhe ta aftësonin për të përdorur mendjen,
logjikën e vet për të njohur e vlerësuar tiparet e tij përbërëse. Ata luftuan për
përhapjen e shkrimit të gjuhës, për ringjalljen e krenarisë kombëtare përmes
evokimit në letërsi të së kaluarës heroike dhe himnizimit të udhëheqësve të
mëdhenj si Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe Pirrua i Epirit, i dhanë rëndësi
lëvrimit të letërsisë origjinale, si dhe mbledhjes dhe botimit të letërsisë gojore
shqiptare. Këtë punë ata e bënë, sepse letërsia gojore ndër shqiptarët e kishte
plotësuar e mbushur boshllëkun që kishte krijuar gjatë shekujve mungesa e
letërsisë së shkruar'. Letërsia gojore u kuptua drejt prej tyre si një thesar i
vlefshëm kulturor, një identitet kombëtar që duhej rizbuluar dhe shpënë më
tej.
Një ndër veprimtarët më aktivë të çerekut të parë të shek. XX është dhe
Mihal Gramenoja, një nga bijtë më të shquar të Korçës Plakë, që u dallua si
shkrimtar, publicist dhe luftëtar për liri e demokraci. Ai është rilindasi ynë i
ngjashëm me poetët dhe shkrimtarët luftëtarë të popujve ballkanas, që
shkruan dhe luftuan me armë kundër zgj edhë s osmane, si Mihal Eminesku
(rum. Mihail Eminescu 1850- 1889), Tudor Argjezi (rum. Tudor Arghezu
1880-1967), Kristo Botevi (bull. Hristo Botev 1848-1876), etj.
Për kontributin e shumanshëm dhe të shquar atdhetar, Gramenoja u bë që me
gjallje një figurë popullore Mihal Grameno - Jeta dhe vepra dhe e dashur prej
të gjithëve. Ai U vlerësua prej rilindësve, prej Ismail Qemalit e qeverisë së
tij, prej Ahmet Zogut, etj. Më 1927, në vitin jubilar të I5-vjetorit të Shpalljes
së Pavarësisë, A. Zogu i lidhi pension patriotik, të cilin pas vdekjes së tij vijoi
t'ia jepte së shoqes. Ky pension patriotik iu dha asaj deri në fund të jetës edhe
nga të gjitha qeveritë shqiptare që erdhën në fuqi, të pushtimit italian e
gjerman dhe gjatë kohës së diktaturës komuniste. Në nëntor të vitit 1972, në
kuadrin e 60-vjetorit të Pavarësisë, këtij shkrimtari luftëtar iu dha titulli i lartë
Hero i Popullit prej Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH.
Jetën dhe veprën e M. Gramenos, menjëherë mbas vdekjes së tij, filluan ta
vlerësonin intelektualët e kohës si një shembull edukimi për të rinjtë. Të tillë
ishin shkrimet e Fan Nolit, Nikolla Zoit, Gaetano Petrotta-s, Namik Resulit,
etj. Edhe qeveria komuniste e vlerësoi Gramenon, duke e futur në tekste
shkollore dhe duke e përkujtuar në përvjetorë të ndryshëm. Në këtë kohë
filluan të shkruajnë për j etën dhe veprën e këtij veprimtari e shkrimtari

27
poliedrik mjaft studiues si S. Spasse, Dh. Fullani, V. Zallëmi, P. Tako, si dhe
disa studiues kosovarë si A. Zajmi, M. Hysa, B. Qerimi, etj.
Gjatë viteve që punova në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë u caktova të
studioja jetën dhe krijimtarinë publicistike e letrare të këtij gazetari e
shkrimtari të talentuar. Kjo punë u kurorëzua me botimin e një varg artikujsh
në revistën Studime Filologjike, pastaj me botimin e veprës Mihal Grameno,
publicist demokrat (1980), vepër që u botua prej Akademisë së Shkencave,
me të cilën mbrojta gradën Kandidat i Shkencave Filologjike. Më 1984
përgatita veprën Mihal Grameno, jeta dhe vepra, të cilën nuk munda ta botoja
për "shkak të mungesës së letrës" e pastaj për shkak të largimit tim në SHBA,
ku së pari u mora me punë të rëndomta për të mbijetuar e më vonë me hartim
veprash të tjera.
Mosbotimi i kësaj vepre në vitet 80-të të shek. :xx më shkaktoi një ndjenjë
hidhërimi, sepse vlerësimi im nuk shkoi tek lexuesi. Mirëpo njohja me shumë
materiale të reja që kanë dalë mbas diktaturës komuniste dhe sidomos leximi
i shumë studimeve të botuara vitet e fundit, më dhanë mundësi që ta kryej
ripunimin i çliruar prej shumë pikëpamjeve dogmatike, me të cilat isha
formuar gjatë kohës së diktaturës. Vepra e tanishme është shumë e ndryshme
nga varianti i vitit 1984 i mbetur dorëshkrim, jo vetëm se është pasuruar me
materiale të reja, por sepse pozicionimi im ndaj problemeve themelore të
shoqërisë, të politikës e të moralit ka ndryshuar shumë. Ashtu si thotë Eduard
Halet Karr (Edward Hallett Carr) , “historiani, para se të shkruajë histori,
është prodhim i historisë” - edhe unë i sotmi jam prodhim i ndrzshuar nga ai
që isha në vitin 1984, sepse ndryshim i sistemit politik solli dhe ndryshime në
formimin tim. Gëzohem që në vitin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë,
ky studim do t'i japë këtij rilindësi një vlerësim më të mirë midis krijuesve
tanë të Rilindjes e të dhjetëvjetëshave të parë pas saj.
Veprimtarinë e tij atdhetare dhe krijimtarinë letrare e publicistike, Gramenoja
e kreu në Shqipëri, Rumani e SHBA. Ai dallon midis shumë prej rilindësve,
të cilët duke jetuar në mërgim u bënë të njohur në atdhe vetëm përmes veprës
së tyre letrare. Ai e fitoi popullaritetin e vet, jo vetëm përmes krijimeve
letrare e publicistike, këngëve atdhetare dhe dashurore, por dhe përmes
njohjes së drejtpërdrejtë si luftëtar i çetës së Çerçiz Topul1it, kur me pushkën
krahut i ra kryq e tërthor Shqipërisë së Jugut. Ai u shqua për aktivizimin e tij
pa hope, por të vijueshëm, në lëvizjen kombëtare e demokratike, sipas moto s
së tij: më e vlefshme është të punojë njeriu brenda në Shqipëri, se sa në
kolonitë, që ishte parimi i jetës së tij. Në pranverën e vitit 1907, 36-vjeçari
Grameno la jetën e qetë që kishte migruar në Bukuresht dhe erdhi në atdhe,
ku luftoi për liri si kom. Në korrik 1908, pas shpalljes së kushtetutës

28
xhonturke, ai nuk u largua nga atdheu, por iu përvesh punës gazetareske dhe
aktivitetit të fshehtë në Korçë për çlirimin e atdheut nga zgjedha osmane.
Edhe pas emigrimit politik që u detyrua të ndërmerrte në vitet 1915-1920 në
SHBA, ku zhvilloi një veprimtari gazetareske shumë të frytshme, me t'iu
krijuar mundësitë, ai u kthye në vendlindje, ku u aktivizua menjëherë në
lëvizjen demokratike të viteve 1921-1924, etj.
Për hartimin e kësaj monografie jemi mbështetur në rezultatet e studimeve të
deritanishme për jetën e veprën e këtij heroi, të hartuara nga studiues tanë dhe
të huaj. Kemi mundur, gjithashtu, të vjelim e të konsultojmë gati të gjitha
shkrimet e tij letrare e publicistike si dhe shumë kujtime të botuara e të lëna
dorëshkrim, të shkruara prej tij dhe vëllezërve Koço e Mina Grameno, etj. Po
ashtu, kemi shfrytëzuar edhe të dhënat gojore, të mbledhura prej nesh prej
bashkëshortes së tij Niqi (Androniqi) Grameno (1894-1982) e të disa
komshinjve miqve të tij, pa të cilat shumë momente të jetës do të kishin
mbetur të zbehta.
Me rastin e botimit të këtij studimi e ndjej për detyrë të falënderoj shokët e
Departamentit të Historisë së Letërsisë Shqiptare, si J. Bulo, K. Kodra, F.
Dado, si dhe P. Pepo, N. Jorgaqi, M. Çami e L. Mile (disa prej të cilëve
fatkeqësisht nuk ndodhen më midis nesh) për vërejtjet dhe sugjerimet e
ndryshme që më dhanë gjatë hartimit të kapituj ve të ndryshëm të këtij
studimi. Po ashtu, dëshiroj të falënderoj punonjësit e Bibliotekës Kombëtare
si dhe familjen e Dhimitër Koço Gramenos, që më ndihmuan për të
konsultuar dorëshkrime kujtimesh dhe koleksione të gazetave të ndryshme që
mungonin në bibliotekat tona. Lidhur me jetën e heroit një ndihmë të
ndjeshme na kanë dhënë, përveç bashkëshortes së tij edhe zonja Aleksandra
Ilo, regjisori Sokrat Mio, mësuesi Niko Bello e veteranë të tjerë, të cilët e
kishin njohur nga afër heroin.
Falënderoj, gjithashtu, Arkivin Qendror të Shtetit (AQSH), si dhe arkivat e
Institutit të Historisë (AIR) e të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
(AIGJL) për materialet e dokumentet e shumët që më vunë në dispozicion.
Autori
Fundshënimet:
1. Elsie, Robert. Histori e letërsisë shqiptare. Përktheunga anglishtja
Abdyrahim Myftiu, DUKAGJINI, Tiranë-Pejë, 1997,f. 54.
2. Carr, Edward Hallett. C'shtë historia? Përktheu Esat H. Bilali nga origjinali
anglisht: What is the History?, Siprint, Prizren, [2011), f. 55.

29
U drejtova për vis shpirtin Bicaj, për te varret, për te të gjallët, për te Esati,
anor sezonal në troje të të parëve !. .. Zotnijë Esat Bilali familjarisht është
shëmbëlltyrë, simbol i gjithçkaje të mirë diellore ... !!

MESAZHET POETIKE TË NJË
EDUKATORI FISNIK
Nga Petrit Dunga
Fjala e mbajtur nga Petrit Dunga, me rastin e promovimit të vëllimeve me
poezi të poetit Hysen Shehu “Zemra Malesh“ dhe “Arat tona paçin dritë“, tek
shkolla jo publike “Mrekullia“ nën drejtimin e z. Jemin Zyberi. Tek kjo
shkollë u zhvillua një bashkëbisedim me poetin, u mbajtën referenca, u
recituan pjesë, u vallëzua, u këndua në shqip dhe anglisht nga nxënësit e
kësaj shkolle.
Të nderuar pjesëmarrës!
Më lejoni, që si një nga ish nxënësit e shumtë të profesor Hysenit, i obliguar
për këtë burrë të nderuar dhe në respekt të tij, i cili na mblodhi sërish në këtë
auditor, tashmë në rolin e poetit. Ai na mblodhi, falë Zotit që atij i dha
shëndet dhe jetë, për të shndërruar në realitet, atë dëshirë të zjarrtë të rinisë së
tij, atë mikrobotë rrezatuese, kur mësuesi i tij Kudusi Shehu lexoi strofat e tij,
krijuar për “Lulin e vocërr“.
Fëmijërinë dhe studimet e para ai i mori në Bicaj të Lumës, aty ku u
përkundën në djep, djemtë që u bënë ajka e inteligjencës, trimërisë dhe
patriotizmës, jo vetëm Lumjane por mbarëshqiptare. Hyseni do të vazhdonte
studimet në shkollën e mesme pedagogjike në Peshkopi, e më tej në UFT,
dega gjuha – ruse. Profesori i gjimnazit Kukës, bën pjesë në plejadën e
intelektualëve lumjanë, që ishin dhe mbeten në themelet e integrimit të saj,
ku me punën titanike mësimore e edukative për 35 vjet me radhë, si një
gjenerator i fuqishëm do të shpërndajë dritë, dije, thjeshtësi, urtësi e
profesionalizëm. Për ne, ai është një lis, një hije, një strehë, një krah për të
papërkrahurit, simbol urtësie për kolegët, i aftë metodikisht dhe krijues në
zbulimin e psikikës së njeriut. E lisat e rrallë shpesh i gjuan rrufeja. Degët e
nëpërkëmbura nga goditjet e penguan Hysenin të ecte, por s’mundën as ta

30
ndalonin, as ta shuanin. Lufta e klasave ja trazoi drurët, kritizerët e
anatemuan, por shkollimi dhe studimi e pajisin atë me kulturë të gjerë.
Bazamenti familjar ishte formimi mes shehlerëve, me kulturë dhe të vlertë të
Bicajve, duke i krijuar mundësinë e lidhjes së formimit teorik me gjendjen
reale historike, kulturore, religjioze, politike të vërsnikëve të tij.
Botimet e para të tij, do të jenë në letërsinë për fëmijë, me poemat
“Xixëllonja“, “Me një yll, një mitroloz “, “Në bungajë“, ”Si shqiponjë me
flatra“ dhe do të vazhdojë një jetë me poezinë, ku nuk do të kishte numër të
gazetë “Kukësi i Ri“ në vitet 1970-1990, të gaztës “Luma“ dhe të revistës
“Dy Drinat“ edhe sot, ku në rubrikën kulturore, me vargjet e tija brilante t’u
japë ngjyrë, freski, emocion e jetë. Në këtë rrugë të gjatë dhe të mundimshme
shpirti i tij poetik është vërtitur si flutura rreth qiriut të ndezur në errësirë
dhe me flatra të përzhitura, krijoi sa e sa metafora me prejardhje folklorike që
na kanë ngjallur emocion dhe shpresë. Ja disa si: ”Atdhe i vaditur me djersë
dhe vlagë“, “Lumi Drin që shkund mjekrën digash“, “Flamur i njomur me lot
në gjergjefë“, “Çu thosh kurmi nën kamare“, “Sa më çikte pulpash këmisha“,
“Leshin ngritur tamam thekër“, “Luma hëngri, nuk u ngi“, “Dallgët shkëmbit
ngrihen qohen“, “Valle lufte tmershëm nisa“, “Afsh i tokës në re puplore“ etj
etj.
Vargjet e tij janë rrëfimtare, janë faqet e jetës së artistit që ndiente peshën e
fatit, që merr mbi vete të thotë çdo gjë që u ka ndodhur atyre, që jetonte pranë
me to. Me këto vargje autori na krijon situata me strofat e tij qoftë lirike apo
epike, të ndërtuar me krahasimet si:
“Për atdhe bëju kurban, se flen i qetë si nën jorgan“! “Si sonambul ngado
ec“, “Si shpejt harrova babën e qenit“, “Si me lëngatë po vjen uratë“, “Si
vend strehimi për vampirë“, “Sup më sup si valle e lashtë“, “Si relikë e vetme
e llampës me vajguri“.
Autori me thirrjet për nacionalistin trim Dostan Rexhepi: “Çohu, na le vetëm,
gjithë ato vite,
ne në grindje mbetëm sot e asaj dite“.
Pakkush e ka ditur se përpunimi model i epikës: “Luma e serbi po luftojnë“,
të kënduar nga Arif Vladi, që u quajt nga specialistët si përpunimi model i
tekstit historik, mban autorësinë e Hysen Shehut. Teksti i kësaj këngë ka
ngritur në art të shkruara dhe të ndigjuara më parë, për atë betejë të zhvilluar
nga paraardhësit e autorit, duke ndërtuar mes palëve një dialog të ashpër, që
të jep gjendjen në një front, me një njohje reale historike, me kushtet e luftës,
fatin e prindërve, që i kishin kthyer trojet në varrezë. Kjo sipas dëshmive të
aktorëve në ngjarje, si sheh me parinë tjetër vitale Lumjane. Autori është një

31
dëshmitar i ndjeshëm i skenës, ku në zonën e tij janë luajtur drama, që janë
shkatërruese për atë, pasi një pjesë të tyre ai na i sjellë në vargje dhe i kujton
si stuhi, si humnera, që lënë pas zbrazëti e boshëti. Aty nga Gjalica me ledh
të akumuluar kemi shkelur mbi guriçka të mprehtë të cilët na kanë grirë
çorapet, opingat, na kanë majisur këmbët dhe ashtu vërsnikët e autorit
vazhduan rrugën e qëndresës dhe të mbijetesës. Sa shpijarë dhe mentarë, të
fisëm dhe të shkolluar i ka mbuluar ledhi i stuhive të luftërave, si dhe ledhi i
brendshëm i diktaturës duke i penguar, dërmuar, vrarë e pushkatuar. Por siç
thotë shkrimtari D. Agolli: “Ne jemi si bari i livadhit që s’na zhdukën dot
kosa“, por shpërthejmë, zbulohemi, duke shpalosur vlera në çdo rrethanë dhe
situatë. Autori i këtyre poezive bëhet pjesë e dallgëzimeve, thyerjeve,
plasaritjeve, i provon ato, me kujdes i zbutën dhe herë herë i nxehur i
dërmon, i seleksionon me sa mundet me përvojën vetjak, me një komunikim
të ëmbël prej edukatori, me një shpirt të ndjeshëm prej prindit të devotshëm,
duke shënuar arritje artistike me tetërrokëshin e tij të studiuar, me rimën e
puthur dhe të alternuar. Autori i hap librat e tij poetikë me vargjet:
“Do isha fashitur, si një psherëtimë,
të mos shkrepte larg, shpirtmadhi Essat”
Pas viteve 1990-të do të vinte në Bicaj në vendlindjen e tij z. Essat Bilali një
intelektual erudit i dëgjuar në diasporën shqiptare të SHBA, i cili me
shkrimet e tij në mbrojtje të Kosovës dhe për çështjen e historisë kombëtare
shqiptare peshoi si plumb i rëndë, njëlloj si paraardhësit e tij, për çdo gjë të
vyer dhe të vlertë, që gjeti tek vërsnikët e vet. Ky zgjoi shpresën e Hysenit,
poet duke botuar më 2001-shin vëllimin “Njerëz të mij“, ku autori krejt
urtësisht e instrukt lexuesin: “Shtyni fletët, lehtë si dyer. Gjeni zemrën
mallëngjyer, gjeni shpirtin tim trazuar, për të sotmen, ah, të shkuarën“. Poeti
nuk është mjek, por me vargun e tij, mjekon më mënyrën e tij tradicionale
shpirtin e njeriut, të lumjanit nga vjen vetë ai, duke na dhënë cilësitë dhe
virtytet e tyre, si të urtë dhe punëtorë trima dhe guximtarë, të mendshëm dhe
shkollarë. Osmani dhe kur i prek në sedër dhe të egër sa më s’ka. Atë nuk e
indinjon fakti që pushon me kokën të mbështetur në shkëmb. apo në caranin e
vatrës, por shmallet me viset që i donë me shpirt. Profesori në vargjet për
atdheun ashtu si rilindasit nënvizon idenë se atdheu është shtëpia, rrugica,
ara, mali, pllaja, pylli, bahçja, lumi, liqeni, etj.
Atë e ka lodhur kloni dhe kufiri që ndau vëllanë me vëlla, etjen me kroin,
urren egërsisht gojët dhe dhëmbët e egër të lakmisë dhe asimilimit. Luma
vritet dhe pritet por mbetet djepi i qëndresës së shqiptarizmës, burim energjie
dhe bujarie të pashoqe. Në muzat e huaja ruhen edhe sot si relikt të plagëve
që ka pësuar nga Luma ku autori citon çfarë i shkruan ushtari serb nënës së tij

32
nga fronti:“Thonin prangat në fyt ja vumë; Zab gjakësores, shtrigës Lumë.
Ç’thonin nënë po nuk e di. Luma fshatrat bëri hi“. Në lidhjen kohore ku
shpërtheu autori historia e spikatur ishte e dënuar të vuante mykun e harresës.
Dialogu i nënës serbe me ato që mbetën gjallë në Lumë është një surprizë e
imagjinatës së autorit, ku llupa e tij përqendron rrezet ndriçuese dhe zbuluese
të gjamës. Vlerat, për fatin ton, shpesh i mbulon mjegulla dhe dimri, por
autori thekson: “Se mbas cikloneve malet e Lumës dhe Hasit janë larë me
ar për trimëri, bujari, besë, atdhe. Tek vëllimi “Zemra malesh“, autori këto
impresione i vazhdon me vargjet:
“Ndoqa pas Islam Spahinë
Mjekërbardhin suferinë“
Jemi me fat që fill pas vështirësive autori zbulon funksionin e urtësisë
individuale dhe kolektive të Lumjanëve. Ai e pranon fjalën e heshtur e të
pasurën në risi, thirrjen në besim, merr mbi vete të bëjë çdo gjë për njerëzit
që i jetojnë pranë, e çmon urtinë dhe miqësinë si rrallëkush. Në vargjet për
sheh Ali Bogdanin autori zbulon tingujt, fjalët e një njeriu me shpirt të pastër
dhe të virgjër, ku ndërgjegjja nuk ka fallcitet, nuk kopjohet lehtë, ka vatra e
parisë u shndërrua në katedra të një kulture të lashtë, të një populli të vogël
në numër, por të madh dhe të hershëm në vjet. Në të dy vëllimet që autor na
solli sot, që janë gati për në vitrinat e bibliotekave duke mos gjetur herët
rrugën e botimit, autori i ka ripunuar herë pas here, duke i aktualizuar me
kohën sot. Me volumin e energjisë së harxhuar autori i ngjan një alpinisti, që
pranon provën sfilitëse, mësohet me ngjitjet në lartësi dhe kur kapërcimi i
vështirësive takon në ndihmën e zemërgjerëve si Esat Bilali, ky hap bëhet për
të burim kënaqësie e shprese për ngjitje të reja. Poeti merr forcë dhe kapet
pas prijësish të Lumës si Nexhip Agë, Hoxhë Mehmet, etj si dhe pas vendesh
si Gjalica, Pikëllima, Shkoza, Koretniku etj.
Me vërsnikët që i përmend të të gjithave sferave dhe shtresave, të kohërave
dhe betejave, me shi e rrëmet, me pushkë e kmesë, sëpatë dhe kosë, të cilat
shpesh e ngrejnë ritmin e poezisë dhe ashpërsojnë fjalorin e të treguarit, si në
vargjet: “Retë shkrepin, shprazin gjyma; seç i zihet hasmit fryma“. Ekspeditat
e ushtrive shoviniste duke realizuar ndëshkime masive e bën autorin të
meditojë për tërë rrjedhën emancipuese, transformuese dhe shpërthyese të
vërsnikëve të vet. Këto ndëshkime murtajizuese dhanë plagë në vegjëlinë e
zonës si dhe shkaktuan tek ato tragjedi kolektive. Ato dhanë provat e një
aparteidi, që tani në kohët moderne autori mundohet t’i shërojë dhe të
korrigjojë ndërgjegjen e tyre. Ai e pret avash orën e zgjimit dhe pas një
morfine shekullore të lodhshme, gjykon mbi agresivitetin që ua imponuan të
tjerët, për tu vetëmbrojtur nga asimilimi, ku gjen dhe hormone që

33
padrejtësisht e kanë lodhur psikikën e tyre. Poeti me një nuhatje të thellë
filozofike i jep përgjigje bashkëkohore gjendjes me vargun: “S’na ka pëlqyer
kurrë, që të gatuajmë këtë ushqim shëmtaq“ Hyseni, si një mësues i popullit
të zonës së tij me penën, fjalën e vargun në poemthat e tij, ka ndikuar
vazhdimisht në zgjerimin e vetëdijes së vërsnikëve të tij, duke pasuruar
përvojën e tij jetësore dhe shoqërore dhe duke ngritur lart traditat e vyera të
tyre. Për autorin ai popull martir di të kallëzojë për ato që ka ndigjuar, duke i
argumentuar dhe mbështetur në të dhëna të provuara, ku sërish shpërthen me
vargjet e tij; “Për çdo mot, kur skuqen frutat. Të kujtoni trimat luftat“ …
Qëndruam gjatë thekson autori, si gojët e vrara, si dhëmbët e thyer.
Por ai sërish gërmon në histori dhe gjen kokën e Hamëz Rexhepit në dheun e
ngrirë me borën përzier. Ai thekson se ka një kohë me synime e qëllime
ideale në botën shqiptare. Ka një jetë të sinqertë dhe me një përvojë të vyer
sedërtare, që autori na e shpalos, nga vargu në varg duke zbuluar rrënjët
gneosologjike të Lumjanit. Autori i ndjekë këto rrënjë dhe me një fener
vajguri shkon tek kufijtë e arës, të dukur dhe të zhdukur, tek stane e livadhe,
tek bjeshkë dhe vërri. Ai kërkon fyellin e fshehur nën gurë, me shpresën se
do të kthehet sërish duke na shpalosur nga vargu në varg me një gjuhë të
qartë shqipe poetin e brengës, të mallit, të dashurisë, të jetës.
Me poezinë “Shuaj“, autorin e shtyn mendimi filozofik për ta liruar rrasën,
por me masën që të depërtoj diell dhe ajër i pastër, sipas përvojës më të mirë
bashkëkohore, në rrugët tradicionale, duke i bërë një ekspoze të shkëlqyer
mençurisë popullore Lumjane. Ai jep mesazhe shprese, duke cilësuar
mundimin si vlerë, duke ndjekur me vargje fillin e një konflikti, ku sigurisht
se ai është një lloj opozitari, që i ka ruajtur të paprekura dhe pa rënë në
kompromis parimet e veta, duke ruajtur integritetin dhe moralin e një fisnori,
me qëllim që ti ruajmë si relikte të çmuara normat, që zbulojnë jetën e njeriut,
visnorit. Tek “Lokja e cubit“, autori nënvizon idenë, se vërsnikët e tij, janë
njerëz të matur dhe udhëhiqen nga parime të mbara në jetë, por ndonjëherë,
ato i shtyjnë dhe paragjykime, ku “Inati ju mundën mendjen“ dhe ai
shndërrohet në një ushqim të hidhur. Këtë ushqim na e sjell me vargjet:
“Ithtas veten lëshonin dore, dy djelmosha për një bletë “.
E gjithë poezia përcjell mesazhet e një edukatori të vërtetë, ku autori
nënvizon, që njerëzit e tij t’u ruhen armiqësive, zënieve, lakmive, fjalës së
keqe, t’i ruhen dorës, t’i ruhen armës, duke përfaqësuar moralin më të mirë
shqiptar, të transmetuar në vargje dhe tragjeditë e vërsnikëve të tij , i vajton
si askush tjetër, me ato elegji të nënës Lumjane për të birin, ku ç’do lexues do
t’i japë emocion , do ta zemërojë e përlotë. Tek poemthi “Flakë e diturisë“,
autori është një njohës dhe aplikues i rrugës së vështirë të dijes, të cilën e

34
fillon me shkrimin në rrasa, me një laps, me një fletore, me nxënësit në
rrugëtimet e vështira, në ditë bore dhe të ftohtit e hidhur, duke na dhënë
vargjet shpërthyese si të një rilindasi: “Ç’i goditi, ç’i përgjaku ! Ç’i përzhiti,
ç’i përflaku!”
Ai vënë theksin se pa këtë sakrificë do të kisha mbaruar për së gjalli. Por këto
vështirësi, se ndalin vegjëlinë e atyre zonave në luftën për prosperitet dhe
emancipim, se ndalin dot garën e shpejtë për dije që na i sjell në vargjet:“
Maratonomaku im! Flakë i ndezur për shkrim, këndim “! Një varg që
tingëllon fort, me rimë dhe figuracion, me ato meditime që ndezën flakë
zemrat, me rregull e ritëm, me metrikë, me oshtimë në kohë, me aktualitetin
për sot, me perspektivën për nesër… Në çdo varg të poezisë së tij, poeti i
ngjan një lundrimtari, që i kërkon rrënjët thellë në liqe, duke lundruar në
kohë të hershme dhe të afërt, duke u ndeshur me problemet e së djeshmes dhe
të sotmes, në malësi. Procesin e lidhjeve të hershme martesore me shkuesi,
autori herë - herë e vajton me vargje terciane, por dhe u jep shpresë, u jep
jetë: “Ç’fat do kishte, kush e di? N’kalë nuk shihnin, sytë e mi! Që veç
reshnin, udhës shi“!…
Tek poemthi gjyshe Mara, autori trajton fazat në të cilat kaloi dhe u tjetërsua,
gjëja më e shtrenjtë në jetën e malësorëve, pra toka, prona ku ishte shpirti, ku
ishte jeta dhe ku kishte dëshirë të vdesë. Ja si cikën me vargjet:
“Arat, trojet e pa skaj! Ku dikoi djersë e saj!
Dashuria, malli shumë!
Aty vunë Loken në gjumë“!
Ai del nga ara dhe e kërkon pronën tek gjykata e padrejtësive, që tani është
kthyer në klub. Në pritje merr një kafe, filxhani i shpëton nga dora dhe në
pllaka thyhet copë – copë! Kafeja derdhet aty ku ishte kaitur kosa e
prokurorëve të pashpirt, aty ku tehu i saj u ishte drejtuar intelektualëve, aty
ku sa e sa herë ishte përsëritur binomi famëkeq “agjitacion e propagandë“.
Shpirti i urtësisë të thotë duro! E ju kërkoni të duroni,- thotë autori, po
duroi, por deri kur? Më caktoni afatin e durimit,- hidhet i nxehur! Një ish
nxënës i Autorit, në koefidencë i drejtohet:
“Zotni Hysen! U thye syri i keq“!… Autori revoltohet dhe këtë e shpreh në
vargjet poetike të tij edhe kur i transferojnë emrin e Gjalicës nga Luma në
Vlorë. Ai idhnohet! Pyet se kush ma vodhi emrin, irritohet dhe shpërthen
shpejt pa plasur abuzimi me fajdetë! Shpatin, malin, e rrok, e ndjek, e prek
vetëm lumjani i mësuar siç thekson autori:

35
“Me këmbët e lagura,me duart e ngrira“…
Ai i prekën me dhimbje të gjithë plagët e komunitetit në veri e në jug të
Shqipërisë, që janë grumbulluar këtu në Tiranë, ndalon tek “Ushtari i
panjohur“, dhe vuajtjen e tij e shprehën në vargjet:
“Poshtë tij turma nxin, prej mëngjesi e gjer në darkë!
Sytë dridh e duart shtrin, për pak punë, një qindarkë!
Ej, më merr, mua më merr, ndërtoj mur, jam hidraulik…
Shtroj parket, pllaka, mermer, punoj lirë, më merr, mos ik“!…
Tranzicioni i zgjatur e trishton autorin pasi zgjohen herë – herë dhe lubitë, që
i kanë bërë gjëmën vendit dhe sot gllabërojnë si “lubi“, që nuk skuqen për
bëmat e tyre, që pengojnë ligjet si ai i lustracionit për të cilin shpërthen :
“ Ku ta di, me kë shëtis!
Udhëve të qytezës,
Me tjerrës, një varrmihës.
I të shtrenjtit, Avzi Nelës“.
Poetin e lodhin dhe hallakatjet pa fund të politikës, situatat konjukturale, si
dhe kacagjelët e fryrë të mafies, që e mbajnë peng demokracinë e brishtë
shqiptare, si dhe virusin në trupin pa imunitet na e jep me vargjet:
“Do më hidhet mbesa, do më flas nipi!
Si s’tu ndaka ty, ore gjyshi im gripi!…
Por ngado që të shkojë dhe kudo që të banojë poeti, ai ka një nostalgji të
veçantë për vërsnikët e tij, sepse atje ai ka zemrën, mendjen, atje është për të
vendi i ëndrrave dhe shpresave. Dhe po të thuash diçka qoftë dhe nën
dhëmbë, poeti u jep përgjigje lapidare me vargjet:
“Bah, ju thonë çeçen, çeçen, ju malësorëve të mi!
Nderë ju bëjnë, lart ju ngrejnë, kockë janë për një Rusi.

36
Në librin “Arat tona paçin dritë“, sërish lulëzon prirja e kahershme e autorit
në letërsinë për fëmijë, për lulet e jetës. Autori fëmijët na i krahason me lulet,
sepse vetëm ato e ndryshojnë atmosferën e dimrave, që si shumë zgjasin këtu
në Shqipëri. Ai si një edukator me përvojë e joshën me vargjet e tij fëmijën e
zemëruar, sepse atij fëmije ju imponua një rritje e trazua. Por edhe një arë,
pyll, pronë e mbytur nga liqeni të imponon migrim të sforcuar.
E në largimet masive, për shkaqe nga më të ndryshme ka edhe ëndrra që
shkatërrohen, që nuk realizohen për shkak të mjerimit, mospasjes - thotë
autori: Kjo navjen me vargjet prekëse:
“Vajza i vjen rrotull topit laraman.
Varur përmbi, tezgë sytë nuk ja ndan“.
Te poeti me vargjet që na sërviren, alternohen stilet moderne telegrafike me
ato tradicionale, të shkruar me tone të forta dramatike, duke zbuluar
emocione të fshehura të një shoqërie me batica e zbatica, që naltësojnë
reputacionin e tij.
Poemthat për fëmijë të Hysen Shehut janë të ngjeshura në kuptim dhe u
dedikohen jo vetëm fëmijëve por edhe të rriturve duke pasqyruar jetën e
individëve në veçanti, por edhe të shoqërisë shqiptare në tërësi.
Porositë dhe morali i ndriçuar i zgjon në çdo kohë shpirtërisht dhe mendërisht
lexuesit, vargjet e tij të figurshme të mbajnë si me magji, të nxisin kërshërinë
për veprat dhe autorin. Poeti me fabulat e tija magjepse mbetet përjetësisht
një edukator me nivel të lartë. Profesioni që ai ka zgjedhur në jetë, e çon
poezinë në një orë mësimi, me vargjet për vitet 1977
“ Është orë mësimi, mama Shqipëri
Mendja t’u baftë dritë, boll me çmenduri”.
Temat qendrore të poezisë së tij janë politika, qytetaria , dashuria, religjioni,
morali, si dhe lidhja mes qenies humane të njeriut, të fshehtës, anonimatit të
tij, si dhe kushteve të natyrës dhe shoqërisë shqiptare .
Meritë e autorit është fakti se ai kurrë nuk ndahet nga vendlindja, jeton dhe
me hallin e vajzës Bardhë që çanë borën e vetmuar si retë shqiponja, vetëm
të arrijë tek shkolla e saj. Përpjekjet e saj për shkollim i sintetizon në vargjet:
“Hapi i saj me zor zhytet, del nga bora.
Pylli klith në kor, nga një tufë sorra“…

37
Autori i nxit fëmijët në njohjen e botës, që ta vlerësojnë atë realisht dhe me
shpirt, ta ndiejnë me zemër, të dënojnë veset e këqija, në mënyrë që të kenë
vlera si njerëz në jetë. Ai i shikon me dhimbje bluzat e bardha mbi Albinën e
vogël kosovare, që për ta shpëtuar e heshtojnë si kreshtat, dhe si kalon
rrezikun ai zhvillon një bisedë me të e cila na jepet në vargjet:
”Mezi pres te babagjyshi, bacë, hejdi, ku kemi le!
Ah, dëshira vajin grishi, rranjët shih, sa ç’mon atje “!…
Këto poezi na vijnë si një domosdoshmëri që poeti lyp të zgjoi në vërsnikët e
tij, që ato të ndërgjegjësohen në njohjen e historisë së tyre. Sigurisht që ky
autor nuk është i vetëm në krijimtarinë Lumjane, por kur është kaç i çmuar,
përse atë ta mbajmë të fshehur në zyrtare gjanëm? Përse t’i krijojmë atij
vuajtje, apo sepse shkruan në një gjuhë të pastër shqipe, me një botëkuptim
real për jetën, duke zbuluar thesarin e vlerave shqiptare, të cilat dallojnë dhe i
japin një fizionomi të veçantë poezisë. Me vargjet që na dha poeti, ne shohim
veçanërisht gurët themeltarë të binasë Lumë, me trimëri, besë, mikpritje, që
shpresojmë të mbeten të pranishme edhe sot kudo ku jetojnë. Jam i bindu se
poezia e Hysen Shehut do ta pasurojnë shpirtin e çdo lexuesi, do ta nxisin
autorin në vepra të tjera, të cilat do ta naltësojnë më tej personalitetin e tij
krijues. Duke e mbyllur këtë analizë: Të uroj i dashur profesor, vazhdim të
mbarë të krijimtarisë suaj produktive në interes të lexuesve, të dijes e kulturës
shqiptare! Si nxënësi dhe shpirtënori juaj, unë jam i njohur me faktin, se
mijëra vargje në kompjuterin tuaj, presin dorën për botim! Ju vazhdoni
misionin tuaj, fisnik? Të lumtë dora dhe mendja!
Qofsh gjithmonë i lumturuar!
Tiranë, 2012.

38
VËZHGIM PËR NJË LIBËR TË
JASHTËRËNDOMTË
Këto kohët e fundit (2012) doli nga shtypi libri “Kultura Tradicionale e
Arbëneshëve të Zarës”, shkruar nga Aleksandar Stipqeviç, studiues i shumë
profileve dhe i përkthyer nga Dr. Sadri Fetiu nga kroatishtja, studiues dhe
autor dhe redaktuar nga Dr. Hysen Matoshi, studiues dhe drejtor i Institutit
Albanologjik. Ai ka 438 faqe të formatit të madh (17 X 24).
Libri trajton historinë e Arbneshëve të Zarës që nga shpërngulja e tyre nga
viset rreth Liqenit të Shkodrës dhe vendosjes së tyre në Zarë (1726). Përmes
këtij historiku, trajtohet edhe jeta e tyre, botëkuptimi i tyre, besëtytnitë dhe
feja e tyre, doket e tyre dhe pastaj, edhe gati zhdukja e tyre përmes
asimilimit, që të bën ta diejsh veten keq, fat i keq kur e lë atdheun tënd...
Libri i Dr. Stipqeviçit është aq interesant sa mund të thuhet që shkruesi i
këtyre rreshtave kurrë nuk ka lexuar ndonjë libër me aq tërhjekje dhe me aq
përfshirje.
Si autor me përvojë të madhe, libri i Dr. Stipçeviqit, Arbënesh i lindur në
Zarë, është shkruar me përpikëri shkencore për atë që ai thotë, me qartësi të
një mjeshtri të madh të fjalës dhe me thjeshtësi të jashtërëndomtë të të
menduarit. Por edhe përkthimi i Dr. Sadri Fetiut, ish-drejtor i Institutit
Albanologjik të Prishtinës, vjershëtor, studiues dhe autor, është i arritshëm jo
vetëm për thënien qartë të mendimit dhe për thjeshtësinë e fjalisë, por edhe
për përdorimin me përmasa të mëdha të brumit të shqipes, si rëndomë për
zakonisht dhe doke për zakone e të tjera.
Të flitet më gjatë për një libër të këtillë, është shumë e nevojshme dhe të jep
kënaqësi. Por kjo kërkon një punë të madhe, që në këtë rast, është e
pamundshme, megjithatë, sa për ilustrim, po japim nja dy pjesë pandehëse
nga libri:
Para Luftës së Parë Botërore, por edhe më vonë, në periudhën ndërmjet dy
luftërave botërore, në Arbnesh të vdekurit (lugetërit) delnin nga varret dhe i
frikësonin njerëzit; veçanërisht në vendet e pandriçuara vurkollakët ua
thithnin gjakun njerëzve derisa flinin në shtretërit e tyre, gjarpërinjtë helmues
zëzëllonin (zukatnin) dhe ua futnin njerëzve frikën deri në asht, shtrigat
vallëzonin, zanat në “Jamina” (Shpellëza) dilnin natën nga shpella dhe e

39
rrëzonin murin e Madh për ta murosur sërish në mëngjes, shtrigat kishin fuqi
që t’u bënin dëm njerëzve duke hedhur mbi ta magjitë e tyre . Njerëzit nga të
gjitha këto dhe forcat e shumta të këqija, mbroheshin me ndihmën e
amuleteve (hajmalive e talismanëve , me anë të lutjeve dhe një sërë
veprimesh magjike (f. XIII).
“Në fshatin Arbnesh edhe sot nënat u këndojnë fëmijëve në djep këngën
arbneshe, e cila i zgjon ndjenjat ndaj atdheut. Në njërën nga këto këngë në
gjuhën kroate thuhet përafërsisht kështu:
Nisu gëzueshëm djalë i vogël, atdheut i duhen muskujt e tu. Mendo se kjo
ditë është më e lumtura për nënën tënd, që do të shohë midis trimave të
vërtetë me nam. Cila nënë nuk do ta lakmojë fatin tim dhe nuk do të më quaj
e bekuar, sepse kam një djalë të këtillë. Por shiko, biri im që të sillesh mirë.
Të mos e lësh peng besën (fjalën e dhënë)që ua ke dhënë shokëve tu të
armëve. Mos e trego të padenjë babanë tënd, kurrë mos u largo, lufto pa frikë,
kujdesu të jesh në radhët e para. Kur do të marrë lajmin se ke rënë në
fushëbetejë midis shokëve tu të tjerë, unë atëherë do të vishem me të zeza,
por me gjithë atë të, do të jem e kënaqur. Më mirë është të mos jesh fare
nënë, sesa të kesh djalë të pavlerë” ( f. 403).

Libri i mësipërm i Dr. Stipqeviçit porositet në Institutin Albanologjik të
Prishtinës.

40
POEZIA E BEQIR MUSLIUT
Dr. Yrjet BERISHA:

Hyrja
Beqir Nusliu është zë i veçantë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Dhjetë
vjet më vonë nis të krijojë edhe në gjini të dramës e të prozës. Lirika e ti ka
intertekstualitet nga mitologjia antike, folklori, konfesionet, mistika etj., që i pasqyron
me mjete artistike, si me metafora, figura, ironi, sarkazëm, alegori; pasqyron me
ndjeshmëri artistike natyrën e vrazhdë shqiptare nën shtytje stimiluese, paragjykime,
kotradikta komplekse sociale etnike, filozofike.
Në fillim të decenies së dytë të krijimtarisë letrare, autori rëndësi të veçantë
i kushtoi krijimit të lirikës hermetikë. Model mori artin e E. A. Po, Bodler-it, Rembos, Valeri-ut, Malarme-s etj. Këtë çështje ndikimi e kuptojmë më mirë kur lexojmë një
intervistë të tij, pasi botoi librin e parë: “Kisha me shkue mbas Bodlerit dhe
Malarmes. Por, shumë sende të tyne s’i pëlqej...,“
Timbri lirik i Beqir Musliut ka
tematikë urbane, intelektuale, medituese, të
dashurisë,
shoqërore,
peizazhi,
intime,
pëshpëritëse etj. Librat e tij të parë vërshohen me
shtresa
prozaizmi,
personazhe,
rrëfime,
përshkrime që e zbehin artin e lirikës. Më vonë
poezinë do ta pasurojë me subjektin lirik, arketipe
miti, konfesional, folklor, histori nga e kaluar jonë
dhe e huaj, paradokse befasuese, gjësende të
shpërfillura, fenomene të pahetueshme, gëzimet e
jetës, dëshpërimet.
Me interpretimin e lirikës fillimisht
merret filozofi Aristotel, që në tekstin teorik
“Poetika” hodhi themelet e shkencës së letërsisë,
që e çel kështu: “Le të flasim tashti për artin
poetik, si për atë vetë ashtu edhe për farët e tij: d.
m. th. ç’rol lot secila nga këto, si duhet thurur fabula që të dalë një poezi për të qenë,
sa dhe cilat janë elementet që e përbëjnë.”

41
Mbi problemet e interpretimit të poezisë, kështu shkruajnë dy teorikë
amerikanë: “Analiza e një vjershe, për shembull, bëhet e lidhur me përvojën dhe
konceptin tërësor, qoftë normative, të grumbulluar në studimin e poezisë
përgjithësisht (ashtu sikundër dhe studimi i poezisë në tërësi, në nivel konceptual,
varion në varësi të analizës së veprave poetike të marra veç e veç).”
Mendimin teorik e shfaq edhe M. Solar: “Kështu, vjersha lirike i flet
lexuesit ose dëgjuesit përmes unitetit të posaçëm mes titullit dhe kuptimit. Ajo nxit
ndjenja të thella, njohurinë e drejtpërdrejtë e të ndërlidhur me ndjenjat, duke e
pasuruar me mbresa të jashtëzakonshme si krijuesin, ashtu edhe dëgjuesin ose
lexuesin. Kjo mbresë shpesh është pikërisht ajo mbi të cilën flet lirika.” Një teorik
yni shkroi kështu: “Si krijim, poezia shkakton efekte artistike dhe estetike te lexuesit,
nëpërmjet veprimit që ushtron imazhi i pikturuar përmes fjalëve që tingëllojnë bukur
dhe me efekte muzikore dhe, më në fund, përmes ideve të cilat krijimi i tillë ia përcjell
lexuesit me të cilin komunikon.” Interpretimi i poezisë është art në vete, sikundër që
edhe arti është poezi e veçantë. Estetët bashkëkohorë më tepër vlerësojnë krijimtarinë
fiktive, sesa studimin e veprave, sepse çështjen e interpretimit të veprave e krahasojnë
me një paradoks arkaik social: si nëna e varfër që në mungesë ushqimi, për foshnjën
përtyp ushqim dhe e mëkon atë!
Poetin Beqir Musliu kritika letrare e ka mirëpritur. Kështu, akademik Sabri
Hamiti shkruan: “Beqir Musliu (1945 – 1996) është shkrimtar me fantazi të pakufi, në
kohë e në hapësirë, që krijon një tekst letrar si pyll të simboleve, qoftë në poezi, prozë
apo dramë. Ai ka krijuar metaforat e rimave të shqetësueme (1965), të lulëkuqeve të
gjakut (1966), dhe bukuria e zezë (1968), të krahasur me lulet e ligësisë apo me
bukurinë llaftare të Lasgushit.”
Kurse A. Aliu shkruan: “Në fund të viteve
gjashtëdhjetë dhe në fillim të viteve shtatëdhjetë, në rrjedhat e poezisë shqiptare në
Jugosllavi lind një gjeneratë dhe një etapë e re - ajo e Eqrem Bashës dhe e Sabri
Hamitit, të cilën e paralajmëroi fuqishëm poezia e Beqir Musliut.”
Ndërkaq I. Rugova shkruan: ”Beqir Musliu u shfaq në poezinë tonë në
fillim të viteve ’60, si poet me pikëpamje dhe formë insistuese, që nuk ishin të
rëndomta për atë kohë. Për ndryshim nga shumë poetë që deri atëherë ishin ngritur në
zhvillim e sipër, Musliu do të shfaqet përnjëherësh me një përqendrim në
refleksivitetin poetik dhe me një regjistër vrojtimesh të ndërlikuara.” Mirëpo, me një
zëth tjetër do të shkruajë Agim Vinca: “… prej gjeneratës së re mund të thuhet se B.
Musliu është përfaqësues tipik i poezisë hermetike në letërsinë shqipe. Në poezinë e
tij aplikohet më së miri dhe në mënyrë konsekuente ai parimi malarmean, që objektet,
fenomenet dhe idetë sugjerohen e jo të emërtohen dhe kristalizohen tendenca
ideoartistike të formuluara në teorinë dhe praktikën krijuese të poezisë serbe - Branko
Milkoviq – krijues dhe ithtar i poezisë hermetike, që ka ndikuar në formimin poetik të
B. Musliut.”
Në këtë punim do të sprovojmë të shkruajmë mbi veçoritë e lirikës së poetit
Beqir Musliu, vështruar në formën e intertekstualitetit (ky term buron nga latinishtja
intertexere, që në shqipe përkthehet: thurje, gërshetim). Termin intertexere e futi në

42
filologji teorikja bashkëkohore frënge Julia Kristev, mbështetur në teorinë e Mihail
Bahtin-it, të njohur si “fjalë të dialogizuara” dhe “polifonizmi i romanit”, prej nga J.
K. nxori termin intertextualite, një fjalë e re ose neologjizëm që shpjegohet “teksti si
prodhim ose transferim” . Dhe, pas një sqarimi të hollësishëm, G. Eror shkruan:
“...intertekstuliteti është agens i mimisisit dhe superstrukturë e konstruksionit
hermenautikë...” . Intertekstualiteti, ose shqip ndërtekstualiteti, ka edhe term të
barabartë: intertekst ose ndërtekst, që ndërtohen, ushqehen nga tekstet e huazuara nga
dijet e ndryshme. Pikërisht në këtë prizëm do të interpretojmë lirikën e Beqir Musliut,
që e kemi ndarë në nënkapituj, sipas tematikës së tyre. Fillimisht kemi shkruar mbi
lirikën me intertekstualitet nga mitologjia antike. Lirikën me intertekstualitet ilirarbëror, folklori, tradita kulturore, epoka historike. Lirikën me ndërtekstualitet
metafizik, fillet e së cilës i gjejmë në artin e Evropës Perëndimore. Nënkapitulli i
fundit është mbi lirikën me intertekstualitet neosimbolist.

1. LIRIKA ME INTERTEKST NGA MITOLOGJIA ANTIKE

Në fazën e parë krijuese Beqir Musliu nis të botojë poezi me tematikë
neoromantike e tradiconale, që e hasim kur lexojmë vëllimet poetike: “Rima të
shqetsueme”, 1965, dhe “Lulkuqet gjakut”, 1966, që kanë vargje brishtësie, kërkim
stili, gjakojnë shqiptimin e lirikave. Por, kur këto tekste u ribotuan, më 1987,
përmirësoi disa vjersha, hoqi dhe e pasuroi me elemente artistike lirikën e
përshpirtshme, medituese, etj.
Në këto poezi bie në sy intertekstualiteti i mitologjisë antike lidhur me
motivin e kalit të Trojës, në vjershën “Grabitësi i dashunisë”, nga libri “Rima…”,
poeti shqipton vargje domethënëse nga lashtësia antike, ku njerëzimi duhet të ketë
kujdes nga mbathja e kalit që mund të sulmojë kalorësit e çmendur:
“ Nesër ki kujdes dhe ruaju
Kalit që mbathet sonte
Se do t’i grahë kalorësi i trentë nga dashuria
Ai çdo gjë do të marrë me vete.”
Duhet pasur kujdes nga komplotet, shantazhet, kalorësit e errësirës, armiqtë
e tërbuar. Dhuratës akease nuk i besoi Laokonti, që qytetarëve trojanë iu propozoi të
digjnin kalin dhe të mos i besonin Sinonit grek, për ta strehuar atë në kështjellën
trojane. Hyjnesha Athinë, e zemëruar Laokontin, me dy gjarpërinj do të mbytë bijtë e
tij që deshën të shpëtojnë të atin. Kjo skenë llahtarie mashtroi trojanët, që tremben se
gjoja u dënuan nga hyjnitë e tyre. Në disa vargje të mëposhtme poeti shkruan:
“Tash jam në drekën e historisë së zezë

43
Duke drekuar një mijë e dy krerë
Asnjë fjalë s’e thashë për Laokontin
Më lësho aty ku më more
Kalorës Kalorësi Kalorës”
Në këtë tekst, lexuesi përballet me fatkeqësinë e parapërgatitjes së drekës së
zezë nga hyjnitë, që s’kënaqen me gjak luftëtarësh. Krerët drekojnë kokat e veta.
Laokonti kundërshtoi “dhuratën”, meqë parandjeu tragjedinë dhe fundin e trojanëve.
Poeti pasqyron imazhin e kobshëm të kalorësve që u priu Ulisi dinak. Edhe në vargjet
përmbyllëse poeti i kthehet epit homerik:
“Në konak ta shtrojnë darkën e Afërditës
Në gjerdekun e dashnorëve gjarpinj
Ç’të tha Laokonti i gjorë”
Darka e Afërditës qe një mashtrim, sfidë që e kapërdiu lehtë Paridi.
Xhelozia e saj shkaktoi tragjedi, meqë me dredhi shpallet athinasja më e bukur.
Ndarja e mollës së Eridës dhe darka e saj paralajmëron fatkobin e trojanëve. Motivet
si: mashtrimet, joshja, bukuria, mendjemadhësia do të sjellin pasoja tragjike.
Hyjnesha në shtrat nusërie ka dashnorë gjarpërinj. Laokonti mitik është ai që do
gjykojë hyjneshën fatmjerë. Trojanët e trembur gjykojnë gabimisht kundërshtimin e
ndëshkimin e Laokontit:
“Të marrë trimëritë që s’i pata e i pata
Derisa engjujt të kthyen prapë në brava
Unë s’të fola për Trojën në të cilën ishe
Të mbeti nën hundë një fushë e papushtuar”
Në këto vargje paraqitet Laokonti i ngujuar me gjarpërinj e djaj. Ironia e
poetit është therëse. Nëpërmjet kësaj fatkeqësie mëton të rikujtojë, të riakualizojë
gjendjen në Dardaninë e tradhtuar e të robëruar nga “kalorës” të diktaturës moniste.
Autori vë në sprovë probleme komplekse të frikës, mosdurimit, robërisë, luftëtrat,
rrënimin, plojën e Trojës së lashtë, me simbolikë paralajmëruese për gjendjen aktuale.
Këto motive Beqir Musliu i thur me erudicion, me timbër lirik vërshohet nga disa
dialogë me nuanca psikolanalitike, fliozofike, estetike, shoqërore, surrealiste, etj.
Te libri “Lulkuqet …”, pikërisht në vjershën: “Fëmijët e Sheherzades. Unë”,
Beqir Musliu i kthehet intertekstualitetit mitik trojan, me arketipet e Laokontit e të
Helenës:
“Kurse dyert e Trojës s’kanë për t’u hapur vetë
Laokoonti ka vdekur i çmendur nëpër një fatamorganë
Kush do të na sjellë ndër shtëpi të harruara
Helena e bukur hëngër sytë e vet në trishtim”

44
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15

Weitere ähnliche Inhalte

Ähnlich wie Dy Drinat #15

Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Marjan DODAJ
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeMarjan DODAJ
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!#MesueseAurela Elezaj
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetAlbi Muca
 
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAndi Belegu
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron Tares
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron TaresKundërshti ndaj metodologjisë së Auron Tares
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron TaresUDHA E SHKRONJAVE
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
Nostradamusi
NostradamusiNostradamusi
Nostradamusitancela
 

Ähnlich wie Dy Drinat #15 (20)

Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
P.histori
P.historiP.histori
P.histori
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron Tares
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron TaresKundërshti ndaj metodologjisë së Auron Tares
Kundërshti ndaj metodologjisë së Auron Tares
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
Nostradamusi
NostradamusiNostradamusi
Nostradamusi
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 

Dy Drinat #15

  • 1. DY DRINAT (15) E PËRKOHËSHME SHKENCORE DHE KULTURORE Bicaj, Kukës, Shtator, tetor 2013 1
  • 2. BOTUES: Essat dhe Muharrem Hamz Bilali Drejtimi i redaksisë: DY DRINAT (Essat, Hamz Bilali) Bicaj, Kukës Shqipëri (Albania), Europe DY DRINAT (Dardan E. Bilali) 270 Sixh Str. Palisades Park, NJ 07650 USA Telefoni dhe Faksi: 201 461 9429 E-mail-i: lumkos@verizon.net Anëtarë të redaksisë: Izet Duraku, poet Rexhep Shahu, poet Mirjana Përzhita, gazetare Elmira Muja, gazetare Blerina Halili, gazetare Islam Dogjani, gazetar Kontribues: Hysen Shehu, poet Dr. Fejzullah Gjabri, studiues Isa Halilaj, studiues Dr. Yrjet Berisha, poet Sulejman Dida , poet 2
  • 3. PËRMBAJTJA: 1. Dy tri fjalë.....................................................................................................5 2. SERBIA ËSHTË "KRIJUAR" NGA SHQIPTARË (Intervistë me Jusuf Buxhovin, marrë nga gazeta “Shqip” ).........................................................................8 3. INTERVISTA ME ESMERALDA BARDHYLIN, REDAKTORE TE GAZETA "SHQIP" Naum Prifti.................................12 4. NGA REZISTENCA NACIONALISTE NË LUMË NË QERSHOR Spahiu.............................17 TË 1946-s, Nermin 5. VATRANI I PËRKUSHTUAR I VATRËA SË BOSTONIT– Ymer Doda....................................................................20 6. HYRJE (Nga libri “Mihal Gramano, jeta dhe vepra” të autorit Dr. Thabas Gjika.......................................................................24 7. MESAZHET POETIKE TË NJË EDUKATORI FISNIK, Petrit Dunga.......................................................29 8. VËZHGIM PËR NJË LIBËR TË JASHTËRËNDOMTË.........................38 9. POEZIA E BEQIR MUSLIUT. Dr. Yrjet BERISHA..............................40 10. PARATHËNIE, nga Dr. H. Matoshi, (Drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë) për librin “Aspekte të studimeve albanologjike”.......................................92 11. MOTIVE KURBETI, Esat Braha..........................................................101 12. LETËR nga Muharrem Bajraktari dërguar z. Essat Bilalit............................................................................105 3
  • 4. 4
  • 5. DY TRI FJALË Kur u bënë demonstratat e studentëve në Kosovë në prill 198l, të cilat e tronditën jo vetëm Jugosllavinë serbo-shovenisto-komuniste, por edhe Evropën kapitaliste, u sajua një gjendje lufte në Kosovë, e cila jehoi me forcë edhe në ngulimet shqiptare nëpër botë, duke përfshirë sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vorbulla e kësaj gjendjeje në SHBA për shqiptarët ishte Organizata Pan Shqiptare e Amerikës – “Vatra”. Aty ishin grumbulluar, me mëtime se ishin duke shprehur atdhetarinë shqiptare, njerëz me mendësi të ndryshme. Po në të vërtetë, aty bëheshin përpjekje për ta kontrolluar “Vatrën”. Kryesorët në të ishin shqiptarët e vjetër, të cilët kishin shkuar atje për çështje ekonomike dhe të cilët, me idealet e Nolit dhe të Konicës, përpiqeshin jo vetëm ta mbanin gjallë shoqatën, por edhe ta ndihmonin atdheun e prejardhjes. Të tjerët ishin nga ata të pas Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm bashkëpunëtorë të pushtuesit fashist, por edhe të partive, sidomos bllokista dhe legalista. Thuhej se kishte edhe nga ata që i kishte shtënë UDB-a jugosllave, të cilët e shfaqnin kokën si bolla këmbët, ish-emigrantë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Në atë konglomerat njerëzish dhe opinionesh, zhvillohej politika e “Vatrës”, e cila mund të karakterizohet: politikë me shumë fjalë e me pak punë, nëse aspak, por që vazhdonte me botimin e gazetës “Dielli”, falë zj. Paolina Llukaj, redaktorit Xhevat Kallajxhiut, sidomos veprimtarit Ymer Doda. Arsyet se pse nuk mundi të zhvillohej politika e “Vatrës” ishte pikërisht gjendja e shumëllojshme ideore e vënë në dukje më sipër. Në këtë gjendje, dikush akuzohej se po bën propagandën e Shqipërisë komuniste. Dikujt tjetër i dërgoheshin letra duke i thënë se ke “emër anadollak”. Tjetrit i thuhej se ke lidhje me misionin e Shqipërisë në OKB. Po askush nuk akuzohej si agjent i UDB-së terroriste jugosllave, ndonëse dihej se kishte nga ata, sigurisht sepse pëshpëritej se do të shkohej në Shqipëri përmes asaj, si më 1924, gjë që e vërtetoi koha... Edhe kur merreshin vendime në 5
  • 6. Këshillin Drejtues, ato nuk zbatoheshin, sepse punohej përmes gjirizave të natës. Kishte nga ata që kënaqeshin me këtë gjendje dhe që rrinin jo vetëm duarkryq, por që edhe rrallë vinin në mbledhje të kryesisë dhe shikonin në prapaskenë, si tigri gjahun, se çka po ndodhë... Njëri nga këta ishte Agim Karagjozi. Në një letër që ai i dërgoi shkruesit, thotë: “E vetmja rrugë e këshillueshme për ne në periudhën e tashme, sipas gjykimit tem, është durimi dhe shpresa se me kohë kushtet do të përmirësohen” ( Letra: 16 gusht 1985). Në këso rrethanash, ishte vështirë të punohej në shoqatë. Prandaj, duke mos pasur tjetër shteg, pas një pune shumë vjeçare, shkruesi u detyrua të tërhiqej nga kryesia e saj. Por ai nuk mund të qëndronte me duar kryq. Zëri që gumëzhinte në ndërgjegjen e tij duhej të jehohej. Në marrëveshje me disa shokë, u përkrah ideja e sajimit të një të përkohshmeje, mendim që u sendërtua më 1988, i formuluar si “The Voice of Truth” (Zëri i së vërtetës). Kjo e përkohshme botohej me 20 faqe të mëdha nga dy herë në vit për vite me radhë. Pastaj filloi të botohej një herë në vit, po me faqe të shtuara. Synimi i saj ishte të jehohej e vërteta shkencore shqiptare anglisht, sidomos ajo që kishte lidhje me Kosovën dhe mendimi kritik në shqip. Ai shpërndahej falas dhe dërgohej nëpër veprimtarë dhe institucione të ndryshme në SHBA. Po ashtu ai dërgohej edhe në një numër shoqatash në Evropë, duke përfshirë edhe Greqinë, Turqinë dhe Japoninë e largët. Pas demokratizimit ai dërgohej edhe në Shqipëri dhe pas pavarësimit edhe në Kosovë jo vetëm te individë, por edhe te një numër institucionesh të profileve të ndryshme... Ishte një kohë që, për shkaqet e cekura sipër, pothuajse çdo gjë në shqip ishte shuar. Por “Zëri ...” jetonte. Dr. Rexhep Krasniqi, njeri i mirë, në një letër që i dërgoi shkruesit, thotë: ”Mbas zhdukjes së fletoreve politike ..., e përkohshmja “Zëri i së vërtetës” ka mbet si e vetnueme në bashkësinë shqiptare-amerikane” (Letra: “New Gardens, me 20 Qershor, 1993). Ai citohej nga një numër studiuesish, shkencëtarësh, veprimtarësh dhe organesh botuese si “Koha Jonë”, Gazeta “Illyria”, “Buletini Katolik”. Kishte nga ata që jo vetëm e njoftonin marrjen e çdo numri, por edhe bënin komente pothuajse për çdo artikull shkencor ose studim të botuar. Njëri nga këta ishte profesor Miftar Spahia - Thaçi, kurse një tjetër, madje më i zellshmi, 6
  • 7. ishte profesor Peter Prifti: njeriu, atdhetari dhe studiuesi me peshë. Po ashtu nuk mungonte me komentet e tij edhe profesor Elez Ndreu, poeti Anton Çefa dhe të tjerë... Kështu “Zëri...”, ndonëse gjithnjë në luftë për të vërtetën, sidomos historike, jo vetëm e kaloi fëmijërinë, por edhe rininë dhe mbushi 25 vjet. Sigurisht se kaq vite nuk janë shumë. Por kur merret parasysh jeta e tij me plot hendeqe, peripeti, urrejtje, shpifje, keqdashje, përçmime, jo për lëndën, por për redaktorin, ..., kaq vite nuk janë pak dhe ai e ndien veten kryelartë, nëse për asgjë tjetër, për kauzën që i është kushtuar: të vërtetës si vlerë njerëzore dhe historisë si vlerë shkencore. Për të gjitha këto flet më së miri Profesor Peter Prifti me vlerësimet e tij, disa prej të cilat janë botuar herë pas herë në “Zërin...” dhe pasqyrohen në librin me titull “Esat Bilali, “Letërkëmbimi #1”, që do të botohet së shpejti. Prandaj “Zëri ..” i uron “Zërit ...” jo vetëm 25 vjet jetë, përpjekje dhe luftë, por kërkon që të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera, sepse ende në ndërgjegjen e tij gumëzhijnë ideale njerëzore, atdhetare dhe gjakimi për të vërtetën... “Zëri...” për “Zërin ...”. FLURE Kur gdhihemi keq në mrenda nji nate, Luma flet shkurt: - Jo qeni në sexhade H. Sh. 7
  • 8. Historia duket se do të jetë beteja e re mes Kosovës dhe Beogradit. Shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, sjell për herë të parë një libër mbi historinë e Kosovës. Libri ka ngjallur reagime në qarqet akademike serbe SERBIA ËSHTË "KRIJUAR" NGA SHQIPTARË "Vepra ime edhe pse quhet Kosova, paraqet historinë e Shqipërisë së natyrshme nga antikiteti {mileniumi i pestë} e tutje", kështu shprehet shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, në një intervistë për gazetën "Shqip" mbi librin e tij "Historia e Kosovës" i cili ka hapur debate të forta mes historianëve në Serbi e Kosovë. A janë gati Kosova dhe Serbia të kenë një histori të çliruar nga nacionalizmat? Pse serbët mohojnë dy gjenocide që kanë bërë në Kosovë. Libri i Buxhovit është në tri vëllime: Antikiteti, Mesjeta dhe Perandoria Osmane. Ai del në përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje dhe shkrimin e tyre. Sipas tij, edhe "Iliada" dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve. Libri juaj "Historia e Kosovës", nis nga antikiteti dhe Mesjeta për të vijuar me Perandorinë Osmane. Çfarë sipas jush i identifikon shqiptarët në këto periudha? Fillimisht duhet sqaruar se "Kosova" është historiografi kritike. Është, pra, një projekt individual, që mbështetet mbi konceptin kohë-hapësirë me gamën e fokusimit që nis nga mileniumi i pestë e vjen deri në ditët tona. Në këtë 8
  • 9. kontekst etnogjeneza e shqiptarëve, si etni, shihet e ndërlidhur me Pellazgët, një si perandori me shumë mbretëri, ndër të cilat më të rëndësishme janë ajo dardane me Trojën, mbretëria maqedone, ajo epirote, si dhe mbretëritë ilire. Ky kundrim, nuk dëmton teorinë e deritanishme ilire, pos që e plotëson në kuadrin e perandorisë peIIazge, që ishte botërore dhe themel i qytetërimit antik. Nga trashëgimia pellazge lindën dhe u zhvilluan edhe dy perandoritë e mëdha; ajo e Romës (nga Dardanët, Galabrët dhe Etruskët) si dhe Bizanti (kryesisht nga dardane-ilirët). "Kosova" ka sjellë shumë polemika, por edhe zemërim të historianët serbë, të cilët e kanë quajtur "njëfantazi" dhe të pabazuar në fakte? Zemërimi i historianëve dhe i akademikëve serbë ka qenë i arsyeshëm, ngaqë ata për herë të parë ndeshen me një libër autorial të një autor Shqiptar, dhe po ashtu për herë të parë ndeshin me një historiografi, e cila rrënon gënjeshtrat e tyre rreth shqiptarëve, me të cilat ata kanë ushqyer edhe programet e njohura hegjemoniste kundër shqiptarëve, me të cilat politika serbomadhe ka ushtruar katër gjenocide kundër shqiptarëve (i pari në vitet 1877/8, i dyti në vitet 19121'l3, i treti në vitin 1944/45 dhe i katërti në vitin 1998/99), Historianët serbë i ka zemëruar . Edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, si· pas burimeve osmane dhe austro·hun· gareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831 teza pellazge, pastaj pamja e rolit shtetfromues në Bizant, si dhe mohimi i shtetit mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar ku (pos zhupanive dhe organizimeve të tjera fisnore-fetare, që i kanë pas edhe të tjerët). po ashtu, akademikët serbë i ka hidhëruar së tepërmi, pohimi im se në Kosovë nuk ka pas kishë ortodokse serbe, por vetëm krishterim të ritit katolik apo ortodoks, dhe se shqiptarët, krishterimin e kanë marrë nga shekulli i tretë, ndërsa sllavët në shekullin dhjetë. Kjo çështje demanton jo serbe është plot e përplot dhe për fat të keq ia ka dalë të mashtrojë edhe qendrat e vendosjes, dje, por edhe sot ... Janë, pra, faktet, që më mbrojnë nga akuzat serbe, fakte këto që edhe ata i dinë, por nuk dëshirojnë të heqin dorë prej tyre, ngaqë u bie koncepti hegjemonist serbomadh, me të cilin edhe sot e gjithë ditën përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin dhe veçmas shqiptarët. Librat historike të kësaj natyre zakonisht janë nisma të institucioneve akademike, a e keni ndier që mund të paragjykoheshit kur shkruat këtë libër? Është detyrë e akademive dhe institucioneve shkencore zyrtare të merren me projekte të tilla, veçmas në rrethanat e ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe 9
  • 10. politike, siç janë këto nëpër të cilat po kalojmë. Disa herë kam shtruar këtë çështje dhe kam kërkuar që në Tiranë dhe Prishtinë të veprohet në këtë drejtim, por thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Kjo, nuk më ka penguar që si hulumtues ta bëj punën time, punë kjo që ngrit disa çështje që kanë të bëjë me rishqyrtime, nëpër të cilat domosdoshmërisht do të kalojë historiografia jonë, i pëlqej apo nuk i pëlqen kjo dikujt. Megjithatë, puna ime, e cila është pritur shumë mirë nga opinionin (pesë ribotime brenda tetë muajsh me një tirazh prej më shumë se njëzet e pesë mijë ekzemplarësh), krahas kritikave të ashpra që i erdhën nga Beogradi, nuk i ka shpëtuar disa paragjykimeve, nga disa "historianë" dhe akademikë të Kosovës, të cilët, nga xhelozia pse nuk kanë bërë gjë, edhe pse paguhen mirë, u përpoqën që veprën time ta anatemojnë politikisht duke e etiketuar "vepër nacionaliste", "vepër që mohon serbët" dhe madje "vepër që zgjon urrejtje" e të ngjashme. Sa e vështirë ka qenë të binit në gjurmët e dokumenteve dhe ku i keni gjetur ato? Ka dhjetë vjet që merrem me hulumtime nëpër arkivat gjermane dhe austriake. Pjesën më të madhe të këtyre dokumenteve i kam vjel nga Arkivi Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon, pastaj Arkivi Historik i Berlinit, Arkivi i Majcit, ai i Institutit të Europës Juglindore në Munih dhe nga Arkivi Shtetëror i Vjenës. Një pjesë tjetër të dokumenteve e kam vjelë nga arkivat jugosllave, por nuk kanë munguar edhe dokumentet nga arkivat osmane, ato ruse, italiane dhe greke. Një rol të rëndësishëm në koncepimin e veprës sime, kanë luajtur edhe veprat e rëndësishme nga historiografia botërore që kanë trajtuar çështjen shqiptare nga antikitet e deri te koha jonë. E kujt ka qenë Kosova, dhe cili shtet ka pasur i pari vendbanimin në të? Kosova, për mua paraqet epiqendrën e Shqipërisë së natyrshme nga antikiteti e deri në ditët tona. Natyrisht se ajo ka të bëjë me Dardaninë dhe Dardanët, por edhe Ilirët. Maqedonët, Epirotët dhe të tjerët, të degëzuar nga Pellazgët. Në këtë vazhdimësi historike prej pesëmijë vjetësh, pra nga parahistoria dhe koha historike, mbretëria dardane ka qenë njëri ndër faktorët më të rëndësishëm të antikitetit. Pas rënies së mbretërisë dardane, kjo hapësirë sërish do të luajë rol tepër të rëndësishëm gjatë perandorisë së Romës dhe asaj të Bizantit. Dardania, si pjesë e Ilirikut, do të kthehet në faktor kryesor të Bizantit, ku edhe kanë rrënjën tri identitetet me të cilat duhet të lidhet qenia shtetërore shqiptare: identiteti administrativ e i shpallur nga Diokleciani), identiteti kishtar (i shpallur nga Konstandini i Madh) dhe identiteti politik dhe juridik (i shpallur nga Justiniani), Termi Kosovë, është i vonshëm. Shfaqet në shekullin XIX, me vilajetin e Kosovës, që edhe si i tillë, paraqet 10
  • 11. epiqendrën e rilindjes kombëtare (Lidhja Shqiptare e Prizrenit), që do të çojë edhe deri te pavarësia e Shqipërisë. Pra, Kosova (Dardania) përherë ka pas identitet shpirtëror dhe shtetëror dardaneIlir-arbëror-shqiptar, ] Kur shfaqen shenjat e para të Serbisë në Kosovë? Nuk duhet ngatërruar praninë sllave me atë serbe, nga që sllavët paraqesin një konglomerat popujsh barbar, që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë nga shekulli VI e tutje, për t'u shfaqur si formacione fisnore nga shekulli IX e tutje, ndërsa serbët, si pakicë shfaqen në shekullin XIX. Pra në Kosovë, sllavët shfaqen në shekullin XIII, si pushtues, por pa atributet e mbretërisë, ose të perandorisë, siç i shohim edhe sot e gjithë ditën në historiografinë zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, por erdhën si fise të prirë nga zhupanë dhe despotë. Madje, edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë "mbretëri mesjetare serbe", sipas shumë indikacionesh, nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis pellazg i lidhur me Dardanët), Ato që historiografia serbe i thotë rreth "Car" Dushanit, apo "Kral" Millutinit, janë falsifikime, ngaqë edhe i pari e edhe i dyti kanë qenë feudalë ortodoksë, si shumë feudalë të tjerë ortodoksë arbërorë, që ishin në përbërje të Bizanti dhe asgjë më shumë, Madje, edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve osmane dhe austrohungareze, rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe. Shumicën e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831. Ç’vend zë sipas jush historia e shqiptarëve në Ballkan? Shqiptarët dhe Shqipëria, në raport me Ballkanin, por edhe të tjerët, paraqiten në qendër të antikitetit, si djep i saj. Ata janë protagonistët kryesorë të historisë nga lashtësia deri te koha jonë. Kjo është një e vërtetë që historiografia jonë duhet ta thotë pa ngurrim. Sa e vështirë ka qenë për ju kjo nismë dhe a është përgatitur opinion në Kosovë apo rajon për të pasur një histori të Kosovës? Secili shtet duhet të ketë historinë, së paku atë politike. Vepra ime pretendon që të paraqesë Kosovën si epiqendër të natyrshme të botës shqiptare nga antikiteti e deri më sot, siç ka qenë në të vërtetë. Pse historia politike e shqiptarëve, me pavarësinë e Shqipërisë, është vendosur në "periferi" në vend të qendrës, kjo nuk do të thotë që historia jonë të ndjekë kornizat e dhunshme politike, që ia kanë përcaktuar të tjerët. Al.Ba 11
  • 12. 12
  • 13. INTERVISTA ME ESMERALDA BARDHYLIN, REDAKTORE TE GAZETA "SHQIP" Naum Prifti Vetëm pak kohë më parë, vëllai juaj Peter P. një nga figurat me kontribut të vyer në çështjen shqiptare në SHBA, u nda nga jeta. Çfarë ishte për ju kjo ndarje? - Pas vdekjes së Nënës 30 vjet përpara, humbja e vëllait ishte ngjarja më e dhimbshme për mua dhe për krejt familjen, për arsye se me të patëm lidhje të ngushta gjatë gjithë jetës. Humbja nuk ngjau papritur, mbasi dy vitet e fundit shëndeti i tij u keqësua. Vëllai gjatë gjithë jetës kishte qenë "i thatë, por i thantë," sikurse thotë shprehja popullore. Ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike, madje as nga ato të moshës së tretë. Vetëm dy vitet e fundit iu shfaq leukemia, një lloj kanceri i gjakut, shoqëruar me anemi të fortë dhe as mjekimet speciale, as transfuzionet e gjakut nuk dhanë rezultat. Shëndeti i tij ra poshtë e më poshtë dhe pasi u shtrua për pak kohë te një qendër kujdesi për të moshuarit, (home facility) në San Siego, më 17 gusht 2010 u nga jeta. E vizitova tre javë përpara se të jepte frymën e fundit dhe me mallëngjim kujtoj bisedën më të vështirë që kam patur me të në jetën time. Në testament ai shkruante se e linte në dëshirën e familjes nëse donim ta varrosnin, apo ta digjnin kufomën e tij pas vdekjes. Iu luta të mos na e linte ne atë barrë, por ta zgjidhte vetë opcionin që dëshironte dhe ne do të respektonim dëshirën e tij. Kjo bisedë ishte njëlloj si t'i thosha se po 13
  • 14. ndaheshim për jetë. Pasi u mendua pak, tha se preferonte djegien dhe hiri t'i shpërndahej mbi tokën e atdheut. Qe një amanet në harmoni me jetën dhe aktivitetin e tij patriotik. Në tetor ime shoqe dhe unë shkuam në Tiranë dhe e plotësuam amanetin, me ndihmën e Akademisë së Shkencave, Hirin e tij e shpërndamë mbi lumin Erzen, në afërsi të Ibës. Pastaj shtruam një drekë përkujtimore në restorantin pranë, për të gjithë miqtë dhe dashamirët që morëm pjesë në ceremoni. Folën për jetën dhe aktivitetin e tij. Prof. Emil Lafe, Prof. Jorgo Bulo, Prof. Nasho Jorgaqi e natyrisht edhe unë. Të nesërmen të gazeta MAPO u botua një shkrim me disa foto për ketë ngjarje Peter Prifti që model i njeriut të thjeshtë që jetonte pa pretendime. Nuk pinte as duhan, as pije alkoolike dhe në të ngrënë që shumë i përkorë. Gatuante vetë kryesisht gjëra të lehta dhe preferonte një lloj sallami gjerman, livernuster. Si beqar me përvojë të gjatë dinte të kujdesej për veten e për apartamentin e tij, madje edhe rrobat i hekuroste vetë. Voziste me makinë, bënte pazarin, gatuante, lante enët, merrte postën, e lexonte me kujdes, shfletonte internetin dhe u përgjigjej të gjithë atyre që i drejtoheshin. Arkivi i tij qe i pasur dhe i sistemuar në mënyrë shkencore, me dosje të veçanta për çdo subjekt dhe person. Pesë sirtarë të thellë qenë mbushur me mbi 200 dosje. Në apartamenti e tij shihje libra në çdo faqe muri, kryesisht botime shqip, apo kushtuar Shqipërisë. Dhe po ashtu një mori me albume, foto, filma artistikë, midis tyre edhe filmin "Skënderbeu," dhe një dokumentar për Fan Nolin, kaseta me muzikë shqiptare e klasike, videokaseta. Që i dashur, i sjellshëm, timid ndofta më tepër se sa duhej, njeri me shoqëri të gjerë në rrethet intelektuale, personalitet që nderohej nga shqiptarët, nga amerikanët dhe nga profesorë europianë që paten rast ta njihnin ose punuan tok me të. Nëna në çdo letër i kujtonte se duhet të martohej dhe ai me mirësjellje i përgjigjej se nuk e kishte hequr nga mendja atë ide, por në të vërtetë nuk u martua asnjëherë, edhe pse gjatë jetës pati lidhje dashurie me vajza me origjiinë shqiptare, ashtu edhe me amerikane. Shpesh kam pyetur veten time, vetë dhe emigrantët e fillimit të shekullit. Ata erdhën në Amerikë pa ditur asnjë fjalë anglisht dhe pa njohuri profesionale, duke e çarë rrugën me punë të rënda fizike. Peter Prifti tok Polin, vëllain e madh, kanë meritën se nisën në Philadelphi një radioprogram javor në gjuhën shqipe, me qëllim të ruhej gjuha dhe traditat. Më 1957 Peteri i dërgoi Dieelli-t një ese mbi gjendjen e shqiptarëve ne Pensilvani, e cila u pëlqeu nga Noli dhe vatranët e tjerë. Unë besoj se ai shkrim i hapi rrugën ta ftonin në Kuvendin e Vatrës më 1958 në Boston, dhe ta zgjidhnin sekretar të Federatës dhe njëkohësisht redaktor të gazetës Dielli. Ato detyra i dhanë rastin të njihej nga afër me Fan Nolin dhe patriotë të tjerë të shquar. Dy vjet më vonë, profesori Grifits, autor i librit "Shqipëria dhe grindja Sovjeto- Kineze" i ofroi punë në MIT, një institucion 14
  • 15. studimesh me famë ndërkombëtare. Atje punoi 15 vjet përkthyes dhe këshilltar për çështjet shqiptare dhe ndërkohë botoi librin "Socialist Albania Since 1944," (Shqipëria Socialiste që nga viti 1944), Mars. 1978. Për ironi të fatit libri u etiketua me të meta të pafalshme nga regjimi komunist se atje kritikohej Enver Hoxha si diktator. Nga ky shkak libri u kategorizua "tepër i rezervuar" nga Biblioteka Kombëtare dhe jepej vetëm me konsensusin e drejtoreshës. librin nuk e pëlqyen as të arratisurit politikë që kishin ardhur nga Shqipëria, të cilët e damkosën për propagandë komuniste, po pavarësisht nga ekstremet shqiptare, vepra zuri vend në referencat e studiuesve të huaj për Shqipërinë, për të vërtetat objektive që ngërthente. Midis të tjerash atje kishte edhe një listë me emrat e anëtarëve te Byrosë Politike, të dënuar nga PPSh si projugosllavë, si prosovjetikë, sideviacionistë, sabotatorë, etj. Lista qe sinjifIkative për terrorin politik që mbretëronte në Shqipëri. A mund të na thoni diçka për lidhjet e Fan Nolit me Peter Priftin? Po sjell këtu kujtimet e Peter Priftit për Fan Nolin. "Në Kuvendin e Peshkopatës që u mbajt në korrik 1961, unë shërbeva si sekretari Kuvendit. Gjatë punimeve të kuvendit ndenja pranë Nolit, në anën e djathtë të tij. Në një kohë pushimi gjatë Kuvendit, Noli u kthye nga unë dhe më pyeti në se doja të bëhesha prift. Më la përshtypjen se po të bëhesha prift, e kisha rrugën të hapur që një ditë të bëhesha peshkop, e të zija vendin e tij. Unë e falënderova për ofertën fisnike që më bëri dhe për opinionin e mirë që kish për mua, por i thashë, me keqardhje, se karriera klerikale nuk më interesonte." (Flamurtari Kombit, 1882-1982) Prifti ka shkrojtur një sërë artikujsh për Nolin, e po ashtu ka përkthyer fjalimin e tij në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, 10 shtator 1924 nga frëngjishtja në anglisht. Njëherë pasi botoi një shkrim të bukur pa emër kushtuar Nolit, i ngjau një incident. Në një mbledhje përkujtimore në Boston dikush pyeti kush qe autor i shkrimit dhe për habinë e Peter Priftit, një personalitet i shquar i diasporës (A. A.) deklaroi se autori qe ai. Peter Priftit që u ndodh atje, i erdhi aq turp sa nuk pipëtiu. Pas një viti pati rast ta botonte me emrin e tij dhe kështu çështja u mbyll pa zhurmë. Këtë incident ia rrëfen edhe Prof. Nasho Jorgaqit, të përgjigjet që i dërgoi rreth anketës për Nolin, por e luti të mos e zinte në gojë. Mbresë të veçantë më ka lënë sjellja e tij kalorësiake ndaj Prof. A. Pipës dhe Prof. S. Repishtit. Më 1989 ata shkuan te .. konferencë ndërkombëtare në Strasbourg, ku Pipa referoi me gojë përmbajtjen e referatit për çështjen e Kosovës. Një kopje ia dërguan dhe Peter Priftit për të vjelë mendimin e tij. Sigurisht prisnin lavdërime, ndërsa Peter prifti u skandalizua nga përmbajtja e referatit, dhe hartoi një përgjigje prej 8 faqesh të daktilografuar, ku shprehte indinjatën e tij që autorët ngarkonin me faj Kosovarët për gjendjen e tyre mjerane. Sipas referatit, përdorimi i flamurit kombëtar dhe miratimi i gjuhës 15
  • 16. së njësuar shqipe nga kosovarët, qenë shkaqet që kishin zemëruar autoritetet serbe. Me argumente e me fakte historike P. Prifti hidhte poshtë këto pretendime. Debati midis tyre vazhdoi me sulme e kundërsulme. Së fundi Pipa i uli tonet agresive nga argumentet bindëse të P. Priftit. Ky debat më ra në dorë pas njëzet vitesh, dhe u habita që vëllai nuk e kishte botuar, aq më tepër se ngjarjet historike i kishin dhënë të drejtë atij. Vëllai m'u përgjigj se nuk donte ta botonte kurrsesi sa të ishte gjallë. Dukej qartë se nuk donte t'i vinte kolegët e tij në pozita të vështira. Pas vdekjes së tij, debatin e botova te Buletini "Zëri i së Vërtetës" në New Jersey dhe te revista "Dy Drinat," (2012) që del në Kukës, sponsoruar nga shqiptaroamerikani Esat Bilali. Një kapitull me gjashtë shkrime anglisht për Nolin ndodhet te libri "Unfinished Portrait of a Country," sikurse "Audiencë me Metropolitan Fan S. Noli," "Për kujtim të peshkop Fan Nolit," "Një Amerikan i Madh me origjinë shqiptare," etj. Po ashtu ai ka përkthyer anglisht me besnikëri e bukuri artistike poezinë "Anës Lumenjve." Një ALBUM për Fan Nolin, me poezi pak të njohura dhe me foto, ia ka dërguar dhuratë Institutit të Gjuhësisë. Qe këmbëngulës për kërkime shkencore. Iu deshën plot dy vjet përpjekje që të siguronte kopjen origjinale të fjalimit të Nolit. “Politika e izolacionit”, botim Onufri, 2000, "Land of Albanians: A Crossroads of Pain and Pride" (Vendi i shqiptarëve -Kryqëzim i Dhimbjes dhe Krenarisë), Horizonti, 2002. Ndërsa ndodhesha në Tiranë disa vite më parë kërkova nga zyra e Soros-it që veprat e Peter Priftit të përktheheshin shqip, me qëllim që kjo pasuri t'i kthehet trungut të cilit i përket. Nuk pata sukses, mbasi ata nuk e njihnin. Le të shpresojmë se një ditë do të vlerësohet sikurse e meriton dhe do të përkthehet. Ai ka edhe një sërë veprash linguistike, nga periudha e jetës në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Në bashkëpunim me albanologun Leonard Newmark, u botua "Standard Albanian," (Gjuha shqipe e normuar) të cilën A. Kostallari e çmonte veçanërisht për tiparet konstruktive. Me vonë vazhduan botimet "Spoken Albanian" (Shqipja e folur) dhe "Reading in Albanian" (Copa lexim shqip), dy vepra te mirëpritura nga shqiptarët e Amerikës që donin të zgjeronin njohuritë për gjuhën shqipe. Peter Prifti ka ndjekur me konsekuencë ngjarjet në Kosovë që nga viti 1968, kur u shpalos kërkesa "Kosova Republikë" duke botuar çdo vit artikuj për vuajtjet e popullit Kosovar. Më 1999, kur çështja e Kosovës ziente në mbarë botën, ai botoi "Confrontation in Kosova-The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999," (Konfrontimi në Kosovë-Lufta shqiptaro-serbe 1969-1999.) Libri ndihmoi rrethet akademike të Amerikës të njiheshin me problemet e Kosovës, çka ndihmoi për ndërhyrjen e NATO-s që i solli pavarësinë Kosovës. Nga kërkesat e shumta libri u ribotua, diçka e rrallë për botimet akademike të 16
  • 17. kësaj natyre. Në shtyp është folur për një mori dorëshkrimesh dhe kujtimesh të lëna nga Peter Prifti. Si një nga njerëzit që jeni kujdesur për to, çfarë përmbajnë ato? Qenë rreth 200 dosje me dorëshkrime, shkrime, letra e artikuj, që pasqyrojnë aktivitetin e tij të gjatë. Natyrisht m'u desh te skartoja një pjesë që e kishin humbur vlerën e tyre, sikurse fatura sigurimesh për makinën, për shëndetin, fatura telefonash etj. Habia ime që se tok me shkrimet publicistike, gjeta edhe shkrime letrare anglisht, për të cilat s'kisha dijeni. Më të rrallë ai më dërgoi disa shkrim letrare anglisht, po gjithmonë I konsideroja si kuriziotet. Nuk e dija pasionin e tij të fshehtë për letërsi dhe tani jam kureshtar të di vlerën e tyre. Ndjej kënaqësi që e shpëtova arkivin e vëllait, duke e dërguar me 15 koliposta në adresën e shtëpisë sime në New York. Pata sugjerime t'ia dërgoja arkivit të Shtetit në Tiranë, por ajo punë kërkonte mund e shumë të holla. A do t'i mbulonte Arkivi i Shtetit? Akoma nuk e di. Sidoqoftë i sigurova duke i depozituar te Shoqata "Bijtë e Shqipes" në Philadelphia, si vendi ku Peter Prifti u edukua dhe u rrit. Ata i vendosën te një dollap i veçantë dhe i ruajnë me kujdes. Shpresoj të vijë koha që ky thesar dorëshkrimesh të njihet e të çmohet si pjesë e trashëgimisë shqiptaro-amerikane. Peter Prifti ka qenë pjesë e rëndësishme e Federatës Panshqiptare Vatra. Si e shihni rolin e kësaj organizate në çështjen shqiptare dhe si e shihni zhvillimin e saj sot? Do të doja të theksoja një koincidencë sa të rrallë aq dhe të bukur. Për herë të parë në historikun njëqindvjeçar të Vatrës, dy vëllezër nga e njëjta familje zgjidhen sekretarë të Vatrës dhe punojnë me të gjitha forcat për mbarëvajtjen e saj. Ai qe sekretar i Vatrës në vitet 1958-1960, ndërsa unë u zgjodha Sekretar në vitin 1996 dhe detyrën e lartë, të vetmen detyrë shoqërore që kam patur gjatë jetës sime të gjatë, po e vazhdoj edhe tani. U aktivizova te Vatra që kur jetoja në Philadelphi dhe porsa erdha në New York, bashkëpunimi u forcua më shumë. Kam botuar tregime dhe artikuj me emër, por një pjesë, sidomos thirrjet drejtuar diasporës shqiptare për të dalë në demonstrate e në aktivitete për Kosovën, natyrisht janë pa emër. Ndihem krenar që kam dhënë ndihmesën time dhe e shoh me kënaqësi rigjallërimin e Vatrës pas disa vitesh letargjie e rrudhjesh, për të mirën e komunitetit shqiptar dhe te kombit. 17
  • 18. NGA REZISTENCA NACIONALISTE NË LUMË NË QERSHOR TË 1946-s Nermin Spahiu (Rreth rënies heroike të Dostan Rexhepit, Sef Xheladinit, Tosun Çejkut dhe Elmaz Tosun Çejkut) Gjej rastin dhe e përshëndes këtë tubim rreth veprimtarisë së nacionalizmit shqiptar, kryesisht për qëndresën e tij. Në fjalën time do të përqendrohem rreth rënies heroike të katër nacionalistëve të Lumës: 1. Dostan Rexhepi 2. Sef Xheladini, 3. Tosun Çejku 4. Elmaz Tosun Çejku. Është fjala për ata që ranë në betejën e ashpër që u zhvillua në Majë të Vogël (Gjalicë e Lumës) më 17 qershor 1946. Si për rastësi me takimin e sotëm, një gjë e tillë ndodhi pikërisht plot 60 vjet më parë; prandaj, ky tubim i sotëm është edhe homazh për veprën e tyre, për rezistencën e tyre. Respekti ndaj njerëzve të tillë, është një nderim edhe për pasardhësit e tyre, të cilët gjetën mundësi dhe i rezistuan diktaturës komuniste, duke nderuar vetveten, familjen, fisin, krahinën dhe më gjerë. Respekti ndaj tyre është njëkohshëm edhe pjesë e përpjekjeve të forcave demokratike për ridimensionimin e figurave të nacionalizmit, për nxjerrjen më në dritë të vërtetave historike dhe për realizimin e një qëllimi final të historiografisë sonë të re të liruar tashmë prej dogmave: Historia të shihet si histori, e vërteta si e vërtetë, kontributi për çështjen nacionale të shihet si kontribut i vërtetë, dhe sakrifica të shihet si sakrificë. Kështu, dhe vetëm kështu, mund t'u jepet fund spekulimeve që u bënë në vitet e diktaturës, ku u mohuan vlera të vërteta, sidomos vlerat e nacionalizmit. 18
  • 19. Kjo betejë e ashpër e 17 qershorit 1946 ndodhi disa kohë para se nacionalisti i njohur Muharrem Bajraktari të nisej drejt emigracionit (gusht 1946). I njohuri Bajraktari, megjithëse përndiqej nga forcat ushtarakepolicore, prapëseprapë përpiqej të lajmëronte të arratisurit e tjerë nacionalistë të gjenin mundësi të largoheshin nga Luma dhe me këtë rast nga Shqipëria; herët apo vonë të gjenin mundësi tjetër të organizoheshin dhe të ndikonin sadopak për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Beteja e sipërcituar qe jashtëzakonisht e ashpër dhe u zhvillua ndërmjet forcave të nacionalizmit dhe atyre të ushtrisë komuniste (Forcat e ndjekjes). Qe koha kur forcat e ndjekjes kishin marrë një ofensivë të jashtëzakonshme për të asgjësuar nacionalistin Muharrem Bajraktari dhe forcat që ai drejtonte. Pikërisht, në fushë të betejës ranë sakrifikuesit e mëdhenj të lirisë: 1. Dostan Rexhepi, 2. Sefë Xheladini. 3. Tosun Çejku, 4. Elmaz Tosun Çejku. Ata sakrifikuan jetën e tyre për demokracinë, për nacionalizmin, për të vërtetën e madhe. Rënia e tyre heroike në fushë të betejës është dëshmi e pakontestueshme se nacionalizmi ka sakrifikuar shumë në emër të lirisë, si një lëvizje kundër diktaturës komuniste. Për rrjedhim, nacionalizmi ka heronjtë e vet që sakrifikuan edhe jetën në emër të progresit, për një Shqipëri normale, senoze. Në qershor të 46-s pikërisht ku ranë heroikisht edhe nacionalistët e përmendur më sipër, situata politike në Lumë dhe Shqipëri qe shumë e rënduar. Vazhdonte ndjekja, terrori sistematik ndaj kundërshtarëve të regjimit të ri komunist; në anën tjetër, rezistenca e nacionalistëve dhe e kundërshtarëve të regjimit në përgjithësi qe aktive, qe për t'u admiruar deri në skajin më ekstrem. Prandaj drejtuesit e lartë të partisë komuniste dhe të pushtetit në Qarkun e Kukësit e pritën me shumë simpati vrasjen e Dostan Rexhepit dhe Sef Xheladinit, si dy prej bashkë-luftëtarëve më në zë të Muharrem Bajraktarit: " ... Vrasja e Dostan Rexhepit dhe Sef Xheladinit me dy të tjerë t'arratisun ka qenë me të vërtetë një sukses i dukshëm për neve e sidomos pse ndodhi kjo në kohën e pranverës. Këta të dy kanë qenë kriminelë aktivë dhe kuadër më besnikë të Muharremit, trima të vendosur aq sa populli ka pasë frikë prej tyre. Vrasja e këtyre mund të thomi se eliminoi krejt kuadrin ushtarak e politik të Muharremit. Me vrasjen e këtyre Muharremi ka mbetur me vëllanë e djalin. Kjo vrasje preu kryekëput parullat e reaksionit. Ka formuar opinion në popull 19
  • 20. dhe populli vetë thotë kështu: Kur u vranë këta të dy, në verë do të vritet edhe Muharrem Bajraktari. .. "1. Shihni se edhe në këtë informacion të shkurtër bëhet përpjekja për të hedhë baltë mbi figurën e nacionalistëve si Dostan Rexhepi dhe Sef Xheladini. Në këtë kontekst, regjimi i atëhershëm përpiqej me çdo çmim të denigronte sa t'ish e mundur figurën e nacionalistëve të tillë. Për rrjedhim, ata quhen "kriminelë", dhe konsiderohen si njerëz "aq sa populli ka pasë frikë prej tyre ... ". Po ta shohim me vëmendje informacionin vihet re se ka kundërshti të çuditshme. Kështu, psh, në anën tjetër, Dostan Rexhepi dhe Sef Xheladini cilësohen si "trima dhe të vendosur". Me të drejtë nga Neshat Bilali, ish-bashkëluftëtari i Muharrem Bajraktarit, është vënë në dukje se "Kur u vranë Dostani me Sefën, dëshpërimin M. Bajraktari e ka shfaqë haptas ... Ata të dy kanë qenë pika ma e fortë e qëndresës që drejtohej prej Bajraktarit".2 Do të vinte një kohë tjetër në Shqipëri, koha e demokracisë dhe figura e nacionalistëve të sipërpërmendur do të dilte në dritë, do të kallëzohej si duhej historia e tyre dhe ata të marrin nderimin e merituar, ashtu si e meritojnë luftëtarët e lirisë, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për hir të interesave të larta të atdheut. SHËNIMË: PJESË NGA FJALA E MBAJTUR NË RRËSHEN, 4 KORRIK 2006 1 Informacion politik i Dashnor Mamaqit (Citimet bëhen sipas librit të P. Palushit "Muharrem Bajraktari në vitet 1945-1946", Tiranë 1998, f 85- 86). 2 Neshat Bilali, "Muharrem Bajraktari në kujtimet e mia" Tiranë 2001, f 79 20
  • 21. VATRANI I PËRKUSHTUAR I VATRËA SË BOSTONIT– Ymer Doda Një herë i ndjeri Ymer Doda tha: “Kur shihesha me Muharrem Bajraktarin, ai nuk më priste me shumë përzemërsi, sepse shihesha edhe me Mark Gjonin. Por ky i fundit po ashtu nuk më shihte me përzemërsi, sepse shihesha me të parin. Sidoqoftë, Ymer Doda kishte mendjen e tij dhe nuk brengosej shumë se çka mendonte dikush tjetër për të, sepse ai nga natyra ishte një pragmatist i vërtetë: me Dibër po, me Mirditë po, por më shumë me Lumë, sidomos me Ujmishtin, sepse ka qenë edhe dhëndër i atij fshati. Për kët Muharrem Bajraktari, në një letër që i shkruante Essat Bilalit, porosiste: “Ymer Doda, siç e dini, asht mik i jonë e Independent. Por duhet të përpiqeni me e mbajt në rrethin tonë, nuk prish gja sepse ai asht anëtar i Organizatës Vatra, me partitë tjera ai nuk bashk’punon” (Brukxelles, 12/7/1968). Ymer Doda ka pasë lindur në fshatin Reç të Dibrës, një fshat ku ha pula gur. Ai vjen prej një familjeje atdhetare, e shquar në luftërat kundër pushtuesit serb. Ymeri ka pasë fatin e mirë të kryente jo vetëm shkollën fillore gjatë kohës së monarkisë, por edhe atë të mesmen. Ai ka qenë i martuar dhe ka pasë një djalë, nip nga Ujmishti, i cili jeton edhe sot. Gjatë kohës së pushtimit fashist të atdheut, si i afërt me Mirditë, ai nuk u deklarua kundër pushtuesit italian dhe përkrahësve të tyre. Prandaj kur u organizua fushata e pushtuesit Italian me shërbëtorët e tij gjoja kundër komunistëve në Vlorë, edhe Ymeri ishte njëri nga bashibuzukët që shoi për të marrë rrogë, siç thonte ai. Me marrjen e pushtetit nga Lëvizja Nacional Çlirimtare, që u shndërrua në komuniste më vonë, Ymeri u përpoq të afrohej me ta. Por, duke e parë zhvillimin e ngjarjeve, shpejt u zhgënjye. Me udhëtimin e Muharrem Bajraktarit për Greqi, Ymeri iu bashkua asaj force dhe mundi t’u shpëtojë atyre luftimeve të rrepta me ushtrinë serbomaqedono-jugosllave gjatë udhëtimit. Me sajimin e kompanisë së punës në Gjermani nga anglo-amerikanët, vend ku stërviteshin shqiptarët për të shkuar 21
  • 22. në Shqipëri për të luftuar komunizmin, Ymeri Doda mori pjesë. Pas disa vjetësh në atë mes, i mbështjellë shpesh në ngatërresa politike, emigroi për Amerikë me ndihëm të Z. Neshat Bilalit, ku me djersë të ballit e fitoi kafshatën e gojës. Liria, në një në anë dhe mirëqenia ekonomike, në anë tjetër, si kusht për jetën, i dhanë mundësi Ymerit që të merret edhe me ëndërrime, madje atdhetare, duke e shquar më shumë pragmatizmin e tij. Kështu ai filloi të pjesëmarrës në shumë veprimtari që zhvilloheshin në bashkësi, ku dallohej me mbajtjen e fjalës së tij nëpër tubime politike, madje të guximshme kritikuese. Kjo përpjekje e Ymer Dodës më së shumti u shquajtë në Shoqatën Gjithëshqiptare të Amerikës – Vatra, e cila veprimtari ia hëngri edhe kokën, fill pas mbledhjes së trazuar të degës së Vatrës në Brooklyn, por duke lënë si trashëgimi ngritjen e disa degëve të saj, shtimin me qindra anëtar, botimin në rregull të “Diellit” me të cilën bashkëpunonte dhe luftën kundër agjentëve të huaj, sidomos në kohën kur Jugosllavia e prirë nga Serbia i kishte shpall luftë kombit shqiptar nga Kosova, gjë që shihet edhe në letrën që ia dërgon Eduard Liços, njërit nga anëtarët aktivë të politizuar të shoqatës, i cili nuk e lejon të mbajë fjalë në Kuvend, sepse mendohej që edhe një herë do të shkohej në Shqipëri përmes saj. Në një mesnatë, posa kishte dal nga mbledhja e trazuar e degës së “Vatrës” së Brooklyn-it, u zhduk, madje duke ia keqpërdorur edhe trupin. Ymeri i vorros duke e qarë, madje më shumë nga ata që ia bënin varrin për së gjalli. Një shkrim me titull u botua: “Varrimi me ‘Diellin’ në kokë”. I dashtuni mik Esat Raportin e Kuvendit e mora dhe e lexova. Shumë bukur e ke lidhë, por nuk më pëlqej për 2 arsye. 1.- Shumë i gjatë. Gjysa, ose ma pak, do të delte edhe ma mirë. 2.- Në lidhje me Liçon (Çairmanin), ke ba oportunizëm drejtpërdrejt. Aj qe me hile. Lënë që un i njoh të gjithë për dhambësh, si xhambazi kualt, por edhe ti mbasi nuk e pate larg, sigurisht ke kuptue diçka. Edhe në mos paç kuptue atje, duhej ta kuptojshe prej telefonave që të ka ba. Aj që ka mizën nën ksulë, përpiqet e smund të rrijë rahat. Kur i ke dhanë gjithë ato lavdata, që nuk i meriton asnji prej tyne, asht dashtë ti ipshe edhe nji pakicë mungesash që bani nji grumull. Ose asnjanën. Mjaft me nji shkel e shko. Nejsi, at hak do ta marr un. Jo vetëm me kët letër që asht fillesa. Të tjera e të tjera. Kopjen e letrës që po ta dërgoj, nuk asht letër e hapët. Kët radhë me 22
  • 23. kaq. Mikut tem Lumnjan Pashës, shum të fala. Për hatër të Atij edhe ty deridiku. Sinqerisht mik3 7 Korrik 81 I ndershëm Z. Eduard Liço, Ndër intelektualët Shqiptarë, që shum prej tyne i kam miq, për Ju e kam pasë rujtë nji grimë simpathi ma tepër, kur ka rastisë, i kam dhanë provat me të folme e me të shkrueme. Nuk u kam vu në dijeni për të gjitha, që mos të hy në sofër të oportunizmit e të hipokritve "të shitem se gjoje dika bana". Edhe me telefon, ka qllue që u kam pytë për ndonji dika. Të tjetrët kët privilegj, nuk e kanë pasë prej meje. Në lidhje me Vatrën, qëndrimi i tepruam i vatranve të ardhun prej Legaliteti, për mu vazhdon të jetë i pandryshueshëm. Kanë dashtë që ta paralizojnë kët Organizatë Pan Shqiptare. Mandej ta përdorin sa ma kollaj, vetëm me dalë në pah, disa prej tyne pamerita. Ose për ndonji qllim tjetër që nuk e dijnë as vetë. Kët lloj qëndrimi, dikurë e kemi kundërshtue bashkë. Për arsye se e kemi qujtë Vatrën sipër partive politike e rrymave të çdo lloji. Nji shembull dokumentarë ktij drejtimi, shifni rezolutën 9 nyesh "Shkeljet e kanunores prej kuvendit 1-2 Shtatorë 1973". Përpilue nga Zotnija e Juej dhe firmosë prej shumicës të Komisionit të Qendrës. Çairmani atij kuvendi, ishte Z.Papalilo, i kurdisun prej legalistëve në New York, me rastin e mbledhjes të degës 2 javë ma para, që të mpronte ilegalitetin e Tonuzit. Ka kohë, në mos gabofsha, sikur Ju e keni ndryshue qëndrimin e parë. Nëse po, përderisa nuk na keni stroditë (Vu në dukje) kurgja, që noshta keni arsye, me të drejtë lejohemi që kët turli qëndrimi, ta qujmë tinzak. Ose secili, mund ti ngjesë tjetër emën, simbas dishirit. 3 Shënim: Unë kam qenë reporter i rrjedhës së punimeve të kuvendit, jo vlerësues ose interpretues i zhvillimit të punës së tij. Telefona nuk më ka pas bërë askush, me që nuk kam qenë njeri i prapaskenave. 23
  • 24. Tani që duelët në lendinë, u pamë me sy e u ndigjuem me veshë, u sqaruet vetë ma smirit. Sjelljet e Jueja, si i pari i kuvendit, që zhvilloj Vatra si mjet me 23 të Majit, i aprovuem prej atij që u propozoj, mund të kenë qenë të arsyshme për të paarsyshmin. Noshta imituet Papalilon. Për t’i vu vulën, nëse asht kshtu ose jo, pytni vetëm ndërgjegjen Tuej. Si intelektual, që besoj nuk ua kalon kush, asht dashtë të kurseheni për ndonji seminarë kultural, si i atij zanati që jeni. Jo për hatrin e tjetrit, me u përzije në punë të vogla, që janë për të vogël. Kët gabim, bajni mirë ta pranoni. Në fillim e kishit mirë që refuzuet në mnyrë të preme. Ishte vetëm nji za i kurdisun që propozonte. Askush tjetër nuk bzante. Ishin dredhat e zakonshme. Armët e mbushuna në New York e Waterbury, duheshin shprazë në Boston. Nuk ishte lazëm që Ju ta lëvizëshi tuejën nga brezi. A nuk ishin mjaft ata? apo që t’u tregojshi besnikëri? Kur shkohet me pasione, me hatra e çka i hahet tjetrit, kurgja nuk ndreqet. Qysh në fillim të kuvendit muerët në thue. Demostratat që u zhvilluen në Kosovë, ishin të freskëta. Atje u vranë, u burgosën e u coptuen. Nuk batët mirë që heshtët e nuk e përkujtuet me 1 minut zi Heroizmin e atyne filizave, vajza e djem, që ranë për dhe në lule të rinisë, vetëm pse kërkuen të drejtat legjitime, që u takojnë. Veçksaj, pse i shtitë vesht në lesh, që nuk më ftuet të flas mbi ato demostrata, përderisa u vuna në dijeni me të shkrueme, para se të fillonte kuvendi. Letra ku shkoj, që ua dhash në dorë? Apo nuk dashtët që un të fles, që mos tu prishet qejfi disave prezent, miq Tuej të vonshëm. Kjo noshta që arsyja që nuk përmendët as të parën. E gjith Bota vatrane, ose dhe të tjerë që kanë lexue gazetën Dielli e dijnë se un kam punue në drejtime të gjithanëshme për Vatrën. Punënorët e mija kanë qenë të dukëshme. Kam pasë edhe pengesa. Aj që punon, luftohet. Kët e kam dijtë që në mëngjesin e jetës. Nuk jam ndalue. As që e kam at mendje. Për të mrrijtë në cak, me takue arsyen, asht e vështirë. Udha e tashme të çon. Mbrrij ose jo, ksaj udhe nuk i shmagem. Zhurmat e poteret nuk më mërzitin. Sa mërzitet ujku prej cigrimës thiut. Shterpsinave, pse qesin shqelma dhe e qujnë punë kur luftojnë punën e tjetrit që asht ndërtues, nuk u frigem. Kta lloj njerzish, janë të lidhun prej Zotit, që nuk i len me qenë të rrezikshëm. Si përfundim: Un do të vazhdoj të jemë vegël e Vatrës. Ju enduni kah të doni. Kurdo të ktheheni, ktu më gjejni. 7 Korrik 1981 U përshëndes Shqiptarisht (Ymer Doda) 24
  • 25. Vitin e kaluar, më 2012, u botua libri i autorit Dr. Thabas Gjika me titull “Mihal Gramano, jeta dhe vepra”. Ai është i një formati bukur të madh, 500 faqesh, dhe merret me jetën, veprën dhe luftën e atdhetarit të shquar Mihal Grameno. Libri është përpiluar me kriter shkencor dhe e ndriçon jetën e atdhetarit me informacione të imtësishme. Ai përmban një pjesë edhe në gjuhën anglishte dhe gjithashtu është i pajisur me një numër fotografish, të cilat një nga një flasin me “një mijë fjalë”. “Dy Drinat” e falënderojnë autorin për dërgimin e tij dhe i urojnë Dr. Th. Gjikës punë të mbarë në të ardhmen. Sa për informacion, po jepet pjesa që vijon: HYRJE Shekulli XIX, shekulli i lëvizjeve kombëtare, e gjeti popullin shqiptar, pasardhësin e fiseve ilire, dardane dhe epirote, të dëmtuar rëndë prej zgjedhave të gjata romake, bizantine, sllave dhe së fundi prej asaj osmane. Gjatë kësaj zgjedhës së fundit, për të lehtësuar disi peshën e rëndë të sundimit osman, mbi shtatëdhjetë përqind e shqiptarëve ishin konvertuar në myslimanë. Gjatë Mesjetës, prej dyndjes së fiseve sllave, iliro shqiptarët kishin humbur sasi të mëdha popullsie dhe më se katër të pestat e trojeve të tyre të kohës antike. Me kalimin e kohës në Gadishullin Ballkanik, nga përzierja e fiseve sllave me popullsinë vendase ishin krijuar kombet reja si sllovenë, kroatë, boshnjakë, serbë, malazezë e bullgarë. Në vitet 1875-1881, të njohura në histori si vite te Krizës Lindore, shqiptarët përbënin shumicën dërmuese në vilajetet e Shkodrës, Shkupit, Manastirit dhe Janinës, në një sipërfaqe prej më se 70.000 kilometra katrore. Shqiptarët mund ta kishin fituar pavarësinë e tyre që në kohën e Pashallëqeve të Janinës dhe të Shkodrës, mirëpo sunduesit e tyre, Ali Pasha dhe Bushatllinjtë nuk kishin mendësi kombëtare, ata ishin sundimtarë osmanllinj dhe nuk dëgjuan diplomatët e Europës, që i nxisnin për t'u lidhur e luftuar së bashku kundër sulltanit. Shtresat e pasura, individë të shkolluar dhe klerikët shteteve të rinj që u formuan në Ballkan pas shembjes së pashallëqeve shqiptare, të nxitur dhe nga nacionalizmi pansllavist që ua ushqente nëna Rusi, krijuan ideologji 25
  • 26. kombëtare me tipare shoviniste. Askush prej sllavëve të Ballkanit nuk shprehte mirënjohje ndaj shqiptarëve, pasardhësve të vendalinjve të vjetër, gjaku i të cilëve rridhte edhe në dejtë e tyre. Të gjithë synonin e luftonin që të krijonin shtetet e tyre të pavarura, ku të përfshinin sa më shumë toka me popullsi shqiptare. Për fat të keq, edhe ideologët e lëvizjes kombëtare greke të nxitur prej Patrikanës së Stambollit dhe klerit grek, ushqenin të njëjtat ndjenja shoviniste ndaj popullit shqiptar, fqinjit të tyre më të hershëm. Në kohët antike shumë bij të popullsisë ilire, pasi kishin mësuar gjuhën helene, greqishten e vjetër, kishin dhënë ndihmesën e tyre për lulëzimin e kulturës, artit, shkencës helene, njësoj si të ishin helenë. Në vitet 1821-1827 shumë arbërorë e shqiptarë dhanë gjakun për lirinë e popullit grek, duke luftuar në formacionet e çetave greke. Mirëpo as ky gjest heroik i shqiptarëve nuk u muar parasysh prej drejtuesve dhe ideologëve të shtetit të ri grek, të cilët bashkë me klerin e lartë ortodoks nxisnin dhaskalët (gr. mësuesit) që përhapnin greqishten në fshatra e qytete shqiptare, të punonin me etje për përçarjen dhe asimilimin e popullit shqiptar. Sunduesi osman nga ana e vet përpiqej me çdo kusht ta mbante popullin shqiptar në errësirë, për ta përdorur si mish për top në luftërat e veta që t'ia zgjaste jetën Perandorisë Osmane. Për këtë arsye, ishte ndaluar me ligj hapja e shkollave në gjuhën shqipe si dhe përdorimi i kësaj gjuhe si gjuhë liturgjike në kishë e xhami. Propagandohej me forcë prej sunduesve dhe politikanëve fqinjë se shqiptarët myslimanë ishin osmanë, bij të sulltanit, kurse shqiptarët e krishterë ortodoksë ishin grekë ose sllavë dhe shqiptarët e krishterë katolikë ishin latinë, italianë. Formula mesjetare bizantine cuius religio, eius nacio (Iat.: i cilit besim je, atij kombi i përket), këmbëngulej që për shqiptarët të respektohej edhe në shekullin XIX, kur gjithë popujt ndaheshin në kombe sipas gjakut, gjuhës, zakoneve, psikologjisë dhe territorit. Në një situatë të tillë tepër mbytëse për popullin shqiptar, lindi dhe u ngjiz Lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ideologët e kësaj lëvizjeje vlerësuan tiparet e përbashkëta të kulturës shpirtërore e materiale të popullit shqiptar, luftuan ta shkruanin, ta pastronin e ta pasuronin gjuhën shqipe, faktorin më të rëndësishëm bashkues të kombit, të vinin në dukje zakonet e mira, besën, trimërinë, mikpritjen, respektin ndaj të huajit, mëshirën ndaj të pafuqishmit, etj. Ata nuk i mbivlerësuan dhe as i nënvlerësuan ndikimet e shumta që kishte pësuar prej zgjedhave të huaja të gjata mendësia e popullit shqiptar, gjuha dhe besimi i tij fetar, por vlerësuan si duhej faktin e madh, mrekullinë e mbijetesës së popullit shqiptar si një popull i veçantë midis 26
  • 27. popujve ballkanikë, i cili meritonte dhe duhej të jetonte i lirë në ato hapësira ballkanike, ku përbënte shumicën. Rilindësit tanë qenë iluministë. Ata luftuan që populli shqiptar të zgjohej nga letargjia ku e kishte futur sundimi i gjatë osman. Luftuan ta nxirrnin popullin e tyre nga kjo gjendje foshnjore dhe ta aftësonin për të përdorur mendjen, logjikën e vet për të njohur e vlerësuar tiparet e tij përbërëse. Ata luftuan për përhapjen e shkrimit të gjuhës, për ringjalljen e krenarisë kombëtare përmes evokimit në letërsi të së kaluarës heroike dhe himnizimit të udhëheqësve të mëdhenj si Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe Pirrua i Epirit, i dhanë rëndësi lëvrimit të letërsisë origjinale, si dhe mbledhjes dhe botimit të letërsisë gojore shqiptare. Këtë punë ata e bënë, sepse letërsia gojore ndër shqiptarët e kishte plotësuar e mbushur boshllëkun që kishte krijuar gjatë shekujve mungesa e letërsisë së shkruar'. Letërsia gojore u kuptua drejt prej tyre si një thesar i vlefshëm kulturor, një identitet kombëtar që duhej rizbuluar dhe shpënë më tej. Një ndër veprimtarët më aktivë të çerekut të parë të shek. XX është dhe Mihal Gramenoja, një nga bijtë më të shquar të Korçës Plakë, që u dallua si shkrimtar, publicist dhe luftëtar për liri e demokraci. Ai është rilindasi ynë i ngjashëm me poetët dhe shkrimtarët luftëtarë të popujve ballkanas, që shkruan dhe luftuan me armë kundër zgj edhë s osmane, si Mihal Eminesku (rum. Mihail Eminescu 1850- 1889), Tudor Argjezi (rum. Tudor Arghezu 1880-1967), Kristo Botevi (bull. Hristo Botev 1848-1876), etj. Për kontributin e shumanshëm dhe të shquar atdhetar, Gramenoja u bë që me gjallje një figurë popullore Mihal Grameno - Jeta dhe vepra dhe e dashur prej të gjithëve. Ai U vlerësua prej rilindësve, prej Ismail Qemalit e qeverisë së tij, prej Ahmet Zogut, etj. Më 1927, në vitin jubilar të I5-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, A. Zogu i lidhi pension patriotik, të cilin pas vdekjes së tij vijoi t'ia jepte së shoqes. Ky pension patriotik iu dha asaj deri në fund të jetës edhe nga të gjitha qeveritë shqiptare që erdhën në fuqi, të pushtimit italian e gjerman dhe gjatë kohës së diktaturës komuniste. Në nëntor të vitit 1972, në kuadrin e 60-vjetorit të Pavarësisë, këtij shkrimtari luftëtar iu dha titulli i lartë Hero i Popullit prej Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH. Jetën dhe veprën e M. Gramenos, menjëherë mbas vdekjes së tij, filluan ta vlerësonin intelektualët e kohës si një shembull edukimi për të rinjtë. Të tillë ishin shkrimet e Fan Nolit, Nikolla Zoit, Gaetano Petrotta-s, Namik Resulit, etj. Edhe qeveria komuniste e vlerësoi Gramenon, duke e futur në tekste shkollore dhe duke e përkujtuar në përvjetorë të ndryshëm. Në këtë kohë filluan të shkruajnë për j etën dhe veprën e këtij veprimtari e shkrimtari 27
  • 28. poliedrik mjaft studiues si S. Spasse, Dh. Fullani, V. Zallëmi, P. Tako, si dhe disa studiues kosovarë si A. Zajmi, M. Hysa, B. Qerimi, etj. Gjatë viteve që punova në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë u caktova të studioja jetën dhe krijimtarinë publicistike e letrare të këtij gazetari e shkrimtari të talentuar. Kjo punë u kurorëzua me botimin e një varg artikujsh në revistën Studime Filologjike, pastaj me botimin e veprës Mihal Grameno, publicist demokrat (1980), vepër që u botua prej Akademisë së Shkencave, me të cilën mbrojta gradën Kandidat i Shkencave Filologjike. Më 1984 përgatita veprën Mihal Grameno, jeta dhe vepra, të cilën nuk munda ta botoja për "shkak të mungesës së letrës" e pastaj për shkak të largimit tim në SHBA, ku së pari u mora me punë të rëndomta për të mbijetuar e më vonë me hartim veprash të tjera. Mosbotimi i kësaj vepre në vitet 80-të të shek. :xx më shkaktoi një ndjenjë hidhërimi, sepse vlerësimi im nuk shkoi tek lexuesi. Mirëpo njohja me shumë materiale të reja që kanë dalë mbas diktaturës komuniste dhe sidomos leximi i shumë studimeve të botuara vitet e fundit, më dhanë mundësi që ta kryej ripunimin i çliruar prej shumë pikëpamjeve dogmatike, me të cilat isha formuar gjatë kohës së diktaturës. Vepra e tanishme është shumë e ndryshme nga varianti i vitit 1984 i mbetur dorëshkrim, jo vetëm se është pasuruar me materiale të reja, por sepse pozicionimi im ndaj problemeve themelore të shoqërisë, të politikës e të moralit ka ndryshuar shumë. Ashtu si thotë Eduard Halet Karr (Edward Hallett Carr) , “historiani, para se të shkruajë histori, është prodhim i historisë” - edhe unë i sotmi jam prodhim i ndrzshuar nga ai që isha në vitin 1984, sepse ndryshim i sistemit politik solli dhe ndryshime në formimin tim. Gëzohem që në vitin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, ky studim do t'i japë këtij rilindësi një vlerësim më të mirë midis krijuesve tanë të Rilindjes e të dhjetëvjetëshave të parë pas saj. Veprimtarinë e tij atdhetare dhe krijimtarinë letrare e publicistike, Gramenoja e kreu në Shqipëri, Rumani e SHBA. Ai dallon midis shumë prej rilindësve, të cilët duke jetuar në mërgim u bënë të njohur në atdhe vetëm përmes veprës së tyre letrare. Ai e fitoi popullaritetin e vet, jo vetëm përmes krijimeve letrare e publicistike, këngëve atdhetare dhe dashurore, por dhe përmes njohjes së drejtpërdrejtë si luftëtar i çetës së Çerçiz Topul1it, kur me pushkën krahut i ra kryq e tërthor Shqipërisë së Jugut. Ai u shqua për aktivizimin e tij pa hope, por të vijueshëm, në lëvizjen kombëtare e demokratike, sipas moto s së tij: më e vlefshme është të punojë njeriu brenda në Shqipëri, se sa në kolonitë, që ishte parimi i jetës së tij. Në pranverën e vitit 1907, 36-vjeçari Grameno la jetën e qetë që kishte migruar në Bukuresht dhe erdhi në atdhe, ku luftoi për liri si kom. Në korrik 1908, pas shpalljes së kushtetutës 28
  • 29. xhonturke, ai nuk u largua nga atdheu, por iu përvesh punës gazetareske dhe aktivitetit të fshehtë në Korçë për çlirimin e atdheut nga zgjedha osmane. Edhe pas emigrimit politik që u detyrua të ndërmerrte në vitet 1915-1920 në SHBA, ku zhvilloi një veprimtari gazetareske shumë të frytshme, me t'iu krijuar mundësitë, ai u kthye në vendlindje, ku u aktivizua menjëherë në lëvizjen demokratike të viteve 1921-1924, etj. Për hartimin e kësaj monografie jemi mbështetur në rezultatet e studimeve të deritanishme për jetën e veprën e këtij heroi, të hartuara nga studiues tanë dhe të huaj. Kemi mundur, gjithashtu, të vjelim e të konsultojmë gati të gjitha shkrimet e tij letrare e publicistike si dhe shumë kujtime të botuara e të lëna dorëshkrim, të shkruara prej tij dhe vëllezërve Koço e Mina Grameno, etj. Po ashtu, kemi shfrytëzuar edhe të dhënat gojore, të mbledhura prej nesh prej bashkëshortes së tij Niqi (Androniqi) Grameno (1894-1982) e të disa komshinjve miqve të tij, pa të cilat shumë momente të jetës do të kishin mbetur të zbehta. Me rastin e botimit të këtij studimi e ndjej për detyrë të falënderoj shokët e Departamentit të Historisë së Letërsisë Shqiptare, si J. Bulo, K. Kodra, F. Dado, si dhe P. Pepo, N. Jorgaqi, M. Çami e L. Mile (disa prej të cilëve fatkeqësisht nuk ndodhen më midis nesh) për vërejtjet dhe sugjerimet e ndryshme që më dhanë gjatë hartimit të kapituj ve të ndryshëm të këtij studimi. Po ashtu, dëshiroj të falënderoj punonjësit e Bibliotekës Kombëtare si dhe familjen e Dhimitër Koço Gramenos, që më ndihmuan për të konsultuar dorëshkrime kujtimesh dhe koleksione të gazetave të ndryshme që mungonin në bibliotekat tona. Lidhur me jetën e heroit një ndihmë të ndjeshme na kanë dhënë, përveç bashkëshortes së tij edhe zonja Aleksandra Ilo, regjisori Sokrat Mio, mësuesi Niko Bello e veteranë të tjerë, të cilët e kishin njohur nga afër heroin. Falënderoj, gjithashtu, Arkivin Qendror të Shtetit (AQSH), si dhe arkivat e Institutit të Historisë (AIR) e të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (AIGJL) për materialet e dokumentet e shumët që më vunë në dispozicion. Autori Fundshënimet: 1. Elsie, Robert. Histori e letërsisë shqiptare. Përktheunga anglishtja Abdyrahim Myftiu, DUKAGJINI, Tiranë-Pejë, 1997,f. 54. 2. Carr, Edward Hallett. C'shtë historia? Përktheu Esat H. Bilali nga origjinali anglisht: What is the History?, Siprint, Prizren, [2011), f. 55. 29
  • 30. U drejtova për vis shpirtin Bicaj, për te varret, për te të gjallët, për te Esati, anor sezonal në troje të të parëve !. .. Zotnijë Esat Bilali familjarisht është shëmbëlltyrë, simbol i gjithçkaje të mirë diellore ... !! MESAZHET POETIKE TË NJË EDUKATORI FISNIK Nga Petrit Dunga Fjala e mbajtur nga Petrit Dunga, me rastin e promovimit të vëllimeve me poezi të poetit Hysen Shehu “Zemra Malesh“ dhe “Arat tona paçin dritë“, tek shkolla jo publike “Mrekullia“ nën drejtimin e z. Jemin Zyberi. Tek kjo shkollë u zhvillua një bashkëbisedim me poetin, u mbajtën referenca, u recituan pjesë, u vallëzua, u këndua në shqip dhe anglisht nga nxënësit e kësaj shkolle. Të nderuar pjesëmarrës! Më lejoni, që si një nga ish nxënësit e shumtë të profesor Hysenit, i obliguar për këtë burrë të nderuar dhe në respekt të tij, i cili na mblodhi sërish në këtë auditor, tashmë në rolin e poetit. Ai na mblodhi, falë Zotit që atij i dha shëndet dhe jetë, për të shndërruar në realitet, atë dëshirë të zjarrtë të rinisë së tij, atë mikrobotë rrezatuese, kur mësuesi i tij Kudusi Shehu lexoi strofat e tij, krijuar për “Lulin e vocërr“. Fëmijërinë dhe studimet e para ai i mori në Bicaj të Lumës, aty ku u përkundën në djep, djemtë që u bënë ajka e inteligjencës, trimërisë dhe patriotizmës, jo vetëm Lumjane por mbarëshqiptare. Hyseni do të vazhdonte studimet në shkollën e mesme pedagogjike në Peshkopi, e më tej në UFT, dega gjuha – ruse. Profesori i gjimnazit Kukës, bën pjesë në plejadën e intelektualëve lumjanë, që ishin dhe mbeten në themelet e integrimit të saj, ku me punën titanike mësimore e edukative për 35 vjet me radhë, si një gjenerator i fuqishëm do të shpërndajë dritë, dije, thjeshtësi, urtësi e profesionalizëm. Për ne, ai është një lis, një hije, një strehë, një krah për të papërkrahurit, simbol urtësie për kolegët, i aftë metodikisht dhe krijues në zbulimin e psikikës së njeriut. E lisat e rrallë shpesh i gjuan rrufeja. Degët e nëpërkëmbura nga goditjet e penguan Hysenin të ecte, por s’mundën as ta 30
  • 31. ndalonin, as ta shuanin. Lufta e klasave ja trazoi drurët, kritizerët e anatemuan, por shkollimi dhe studimi e pajisin atë me kulturë të gjerë. Bazamenti familjar ishte formimi mes shehlerëve, me kulturë dhe të vlertë të Bicajve, duke i krijuar mundësinë e lidhjes së formimit teorik me gjendjen reale historike, kulturore, religjioze, politike të vërsnikëve të tij. Botimet e para të tij, do të jenë në letërsinë për fëmijë, me poemat “Xixëllonja“, “Me një yll, një mitroloz “, “Në bungajë“, ”Si shqiponjë me flatra“ dhe do të vazhdojë një jetë me poezinë, ku nuk do të kishte numër të gazetë “Kukësi i Ri“ në vitet 1970-1990, të gaztës “Luma“ dhe të revistës “Dy Drinat“ edhe sot, ku në rubrikën kulturore, me vargjet e tija brilante t’u japë ngjyrë, freski, emocion e jetë. Në këtë rrugë të gjatë dhe të mundimshme shpirti i tij poetik është vërtitur si flutura rreth qiriut të ndezur në errësirë dhe me flatra të përzhitura, krijoi sa e sa metafora me prejardhje folklorike që na kanë ngjallur emocion dhe shpresë. Ja disa si: ”Atdhe i vaditur me djersë dhe vlagë“, “Lumi Drin që shkund mjekrën digash“, “Flamur i njomur me lot në gjergjefë“, “Çu thosh kurmi nën kamare“, “Sa më çikte pulpash këmisha“, “Leshin ngritur tamam thekër“, “Luma hëngri, nuk u ngi“, “Dallgët shkëmbit ngrihen qohen“, “Valle lufte tmershëm nisa“, “Afsh i tokës në re puplore“ etj etj. Vargjet e tij janë rrëfimtare, janë faqet e jetës së artistit që ndiente peshën e fatit, që merr mbi vete të thotë çdo gjë që u ka ndodhur atyre, që jetonte pranë me to. Me këto vargje autori na krijon situata me strofat e tij qoftë lirike apo epike, të ndërtuar me krahasimet si: “Për atdhe bëju kurban, se flen i qetë si nën jorgan“! “Si sonambul ngado ec“, “Si shpejt harrova babën e qenit“, “Si me lëngatë po vjen uratë“, “Si vend strehimi për vampirë“, “Sup më sup si valle e lashtë“, “Si relikë e vetme e llampës me vajguri“. Autori me thirrjet për nacionalistin trim Dostan Rexhepi: “Çohu, na le vetëm, gjithë ato vite, ne në grindje mbetëm sot e asaj dite“. Pakkush e ka ditur se përpunimi model i epikës: “Luma e serbi po luftojnë“, të kënduar nga Arif Vladi, që u quajt nga specialistët si përpunimi model i tekstit historik, mban autorësinë e Hysen Shehut. Teksti i kësaj këngë ka ngritur në art të shkruara dhe të ndigjuara më parë, për atë betejë të zhvilluar nga paraardhësit e autorit, duke ndërtuar mes palëve një dialog të ashpër, që të jep gjendjen në një front, me një njohje reale historike, me kushtet e luftës, fatin e prindërve, që i kishin kthyer trojet në varrezë. Kjo sipas dëshmive të aktorëve në ngjarje, si sheh me parinë tjetër vitale Lumjane. Autori është një 31
  • 32. dëshmitar i ndjeshëm i skenës, ku në zonën e tij janë luajtur drama, që janë shkatërruese për atë, pasi një pjesë të tyre ai na i sjellë në vargje dhe i kujton si stuhi, si humnera, që lënë pas zbrazëti e boshëti. Aty nga Gjalica me ledh të akumuluar kemi shkelur mbi guriçka të mprehtë të cilët na kanë grirë çorapet, opingat, na kanë majisur këmbët dhe ashtu vërsnikët e autorit vazhduan rrugën e qëndresës dhe të mbijetesës. Sa shpijarë dhe mentarë, të fisëm dhe të shkolluar i ka mbuluar ledhi i stuhive të luftërave, si dhe ledhi i brendshëm i diktaturës duke i penguar, dërmuar, vrarë e pushkatuar. Por siç thotë shkrimtari D. Agolli: “Ne jemi si bari i livadhit që s’na zhdukën dot kosa“, por shpërthejmë, zbulohemi, duke shpalosur vlera në çdo rrethanë dhe situatë. Autori i këtyre poezive bëhet pjesë e dallgëzimeve, thyerjeve, plasaritjeve, i provon ato, me kujdes i zbutën dhe herë herë i nxehur i dërmon, i seleksionon me sa mundet me përvojën vetjak, me një komunikim të ëmbël prej edukatori, me një shpirt të ndjeshëm prej prindit të devotshëm, duke shënuar arritje artistike me tetërrokëshin e tij të studiuar, me rimën e puthur dhe të alternuar. Autori i hap librat e tij poetikë me vargjet: “Do isha fashitur, si një psherëtimë, të mos shkrepte larg, shpirtmadhi Essat” Pas viteve 1990-të do të vinte në Bicaj në vendlindjen e tij z. Essat Bilali një intelektual erudit i dëgjuar në diasporën shqiptare të SHBA, i cili me shkrimet e tij në mbrojtje të Kosovës dhe për çështjen e historisë kombëtare shqiptare peshoi si plumb i rëndë, njëlloj si paraardhësit e tij, për çdo gjë të vyer dhe të vlertë, që gjeti tek vërsnikët e vet. Ky zgjoi shpresën e Hysenit, poet duke botuar më 2001-shin vëllimin “Njerëz të mij“, ku autori krejt urtësisht e instrukt lexuesin: “Shtyni fletët, lehtë si dyer. Gjeni zemrën mallëngjyer, gjeni shpirtin tim trazuar, për të sotmen, ah, të shkuarën“. Poeti nuk është mjek, por me vargun e tij, mjekon më mënyrën e tij tradicionale shpirtin e njeriut, të lumjanit nga vjen vetë ai, duke na dhënë cilësitë dhe virtytet e tyre, si të urtë dhe punëtorë trima dhe guximtarë, të mendshëm dhe shkollarë. Osmani dhe kur i prek në sedër dhe të egër sa më s’ka. Atë nuk e indinjon fakti që pushon me kokën të mbështetur në shkëmb. apo në caranin e vatrës, por shmallet me viset që i donë me shpirt. Profesori në vargjet për atdheun ashtu si rilindasit nënvizon idenë se atdheu është shtëpia, rrugica, ara, mali, pllaja, pylli, bahçja, lumi, liqeni, etj. Atë e ka lodhur kloni dhe kufiri që ndau vëllanë me vëlla, etjen me kroin, urren egërsisht gojët dhe dhëmbët e egër të lakmisë dhe asimilimit. Luma vritet dhe pritet por mbetet djepi i qëndresës së shqiptarizmës, burim energjie dhe bujarie të pashoqe. Në muzat e huaja ruhen edhe sot si relikt të plagëve që ka pësuar nga Luma ku autori citon çfarë i shkruan ushtari serb nënës së tij 32
  • 33. nga fronti:“Thonin prangat në fyt ja vumë; Zab gjakësores, shtrigës Lumë. Ç’thonin nënë po nuk e di. Luma fshatrat bëri hi“. Në lidhjen kohore ku shpërtheu autori historia e spikatur ishte e dënuar të vuante mykun e harresës. Dialogu i nënës serbe me ato që mbetën gjallë në Lumë është një surprizë e imagjinatës së autorit, ku llupa e tij përqendron rrezet ndriçuese dhe zbuluese të gjamës. Vlerat, për fatin ton, shpesh i mbulon mjegulla dhe dimri, por autori thekson: “Se mbas cikloneve malet e Lumës dhe Hasit janë larë me ar për trimëri, bujari, besë, atdhe. Tek vëllimi “Zemra malesh“, autori këto impresione i vazhdon me vargjet: “Ndoqa pas Islam Spahinë Mjekërbardhin suferinë“ Jemi me fat që fill pas vështirësive autori zbulon funksionin e urtësisë individuale dhe kolektive të Lumjanëve. Ai e pranon fjalën e heshtur e të pasurën në risi, thirrjen në besim, merr mbi vete të bëjë çdo gjë për njerëzit që i jetojnë pranë, e çmon urtinë dhe miqësinë si rrallëkush. Në vargjet për sheh Ali Bogdanin autori zbulon tingujt, fjalët e një njeriu me shpirt të pastër dhe të virgjër, ku ndërgjegjja nuk ka fallcitet, nuk kopjohet lehtë, ka vatra e parisë u shndërrua në katedra të një kulture të lashtë, të një populli të vogël në numër, por të madh dhe të hershëm në vjet. Në të dy vëllimet që autor na solli sot, që janë gati për në vitrinat e bibliotekave duke mos gjetur herët rrugën e botimit, autori i ka ripunuar herë pas here, duke i aktualizuar me kohën sot. Me volumin e energjisë së harxhuar autori i ngjan një alpinisti, që pranon provën sfilitëse, mësohet me ngjitjet në lartësi dhe kur kapërcimi i vështirësive takon në ndihmën e zemërgjerëve si Esat Bilali, ky hap bëhet për të burim kënaqësie e shprese për ngjitje të reja. Poeti merr forcë dhe kapet pas prijësish të Lumës si Nexhip Agë, Hoxhë Mehmet, etj si dhe pas vendesh si Gjalica, Pikëllima, Shkoza, Koretniku etj. Me vërsnikët që i përmend të të gjithave sferave dhe shtresave, të kohërave dhe betejave, me shi e rrëmet, me pushkë e kmesë, sëpatë dhe kosë, të cilat shpesh e ngrejnë ritmin e poezisë dhe ashpërsojnë fjalorin e të treguarit, si në vargjet: “Retë shkrepin, shprazin gjyma; seç i zihet hasmit fryma“. Ekspeditat e ushtrive shoviniste duke realizuar ndëshkime masive e bën autorin të meditojë për tërë rrjedhën emancipuese, transformuese dhe shpërthyese të vërsnikëve të vet. Këto ndëshkime murtajizuese dhanë plagë në vegjëlinë e zonës si dhe shkaktuan tek ato tragjedi kolektive. Ato dhanë provat e një aparteidi, që tani në kohët moderne autori mundohet t’i shërojë dhe të korrigjojë ndërgjegjen e tyre. Ai e pret avash orën e zgjimit dhe pas një morfine shekullore të lodhshme, gjykon mbi agresivitetin që ua imponuan të tjerët, për tu vetëmbrojtur nga asimilimi, ku gjen dhe hormone që 33
  • 34. padrejtësisht e kanë lodhur psikikën e tyre. Poeti me një nuhatje të thellë filozofike i jep përgjigje bashkëkohore gjendjes me vargun: “S’na ka pëlqyer kurrë, që të gatuajmë këtë ushqim shëmtaq“ Hyseni, si një mësues i popullit të zonës së tij me penën, fjalën e vargun në poemthat e tij, ka ndikuar vazhdimisht në zgjerimin e vetëdijes së vërsnikëve të tij, duke pasuruar përvojën e tij jetësore dhe shoqërore dhe duke ngritur lart traditat e vyera të tyre. Për autorin ai popull martir di të kallëzojë për ato që ka ndigjuar, duke i argumentuar dhe mbështetur në të dhëna të provuara, ku sërish shpërthen me vargjet e tij; “Për çdo mot, kur skuqen frutat. Të kujtoni trimat luftat“ … Qëndruam gjatë thekson autori, si gojët e vrara, si dhëmbët e thyer. Por ai sërish gërmon në histori dhe gjen kokën e Hamëz Rexhepit në dheun e ngrirë me borën përzier. Ai thekson se ka një kohë me synime e qëllime ideale në botën shqiptare. Ka një jetë të sinqertë dhe me një përvojë të vyer sedërtare, që autori na e shpalos, nga vargu në varg duke zbuluar rrënjët gneosologjike të Lumjanit. Autori i ndjekë këto rrënjë dhe me një fener vajguri shkon tek kufijtë e arës, të dukur dhe të zhdukur, tek stane e livadhe, tek bjeshkë dhe vërri. Ai kërkon fyellin e fshehur nën gurë, me shpresën se do të kthehet sërish duke na shpalosur nga vargu në varg me një gjuhë të qartë shqipe poetin e brengës, të mallit, të dashurisë, të jetës. Me poezinë “Shuaj“, autorin e shtyn mendimi filozofik për ta liruar rrasën, por me masën që të depërtoj diell dhe ajër i pastër, sipas përvojës më të mirë bashkëkohore, në rrugët tradicionale, duke i bërë një ekspoze të shkëlqyer mençurisë popullore Lumjane. Ai jep mesazhe shprese, duke cilësuar mundimin si vlerë, duke ndjekur me vargje fillin e një konflikti, ku sigurisht se ai është një lloj opozitari, që i ka ruajtur të paprekura dhe pa rënë në kompromis parimet e veta, duke ruajtur integritetin dhe moralin e një fisnori, me qëllim që ti ruajmë si relikte të çmuara normat, që zbulojnë jetën e njeriut, visnorit. Tek “Lokja e cubit“, autori nënvizon idenë, se vërsnikët e tij, janë njerëz të matur dhe udhëhiqen nga parime të mbara në jetë, por ndonjëherë, ato i shtyjnë dhe paragjykime, ku “Inati ju mundën mendjen“ dhe ai shndërrohet në një ushqim të hidhur. Këtë ushqim na e sjell me vargjet: “Ithtas veten lëshonin dore, dy djelmosha për një bletë “. E gjithë poezia përcjell mesazhet e një edukatori të vërtetë, ku autori nënvizon, që njerëzit e tij t’u ruhen armiqësive, zënieve, lakmive, fjalës së keqe, t’i ruhen dorës, t’i ruhen armës, duke përfaqësuar moralin më të mirë shqiptar, të transmetuar në vargje dhe tragjeditë e vërsnikëve të tij , i vajton si askush tjetër, me ato elegji të nënës Lumjane për të birin, ku ç’do lexues do t’i japë emocion , do ta zemërojë e përlotë. Tek poemthi “Flakë e diturisë“, autori është një njohës dhe aplikues i rrugës së vështirë të dijes, të cilën e 34
  • 35. fillon me shkrimin në rrasa, me një laps, me një fletore, me nxënësit në rrugëtimet e vështira, në ditë bore dhe të ftohtit e hidhur, duke na dhënë vargjet shpërthyese si të një rilindasi: “Ç’i goditi, ç’i përgjaku ! Ç’i përzhiti, ç’i përflaku!” Ai vënë theksin se pa këtë sakrificë do të kisha mbaruar për së gjalli. Por këto vështirësi, se ndalin vegjëlinë e atyre zonave në luftën për prosperitet dhe emancipim, se ndalin dot garën e shpejtë për dije që na i sjell në vargjet:“ Maratonomaku im! Flakë i ndezur për shkrim, këndim “! Një varg që tingëllon fort, me rimë dhe figuracion, me ato meditime që ndezën flakë zemrat, me rregull e ritëm, me metrikë, me oshtimë në kohë, me aktualitetin për sot, me perspektivën për nesër… Në çdo varg të poezisë së tij, poeti i ngjan një lundrimtari, që i kërkon rrënjët thellë në liqe, duke lundruar në kohë të hershme dhe të afërt, duke u ndeshur me problemet e së djeshmes dhe të sotmes, në malësi. Procesin e lidhjeve të hershme martesore me shkuesi, autori herë - herë e vajton me vargje terciane, por dhe u jep shpresë, u jep jetë: “Ç’fat do kishte, kush e di? N’kalë nuk shihnin, sytë e mi! Që veç reshnin, udhës shi“!… Tek poemthi gjyshe Mara, autori trajton fazat në të cilat kaloi dhe u tjetërsua, gjëja më e shtrenjtë në jetën e malësorëve, pra toka, prona ku ishte shpirti, ku ishte jeta dhe ku kishte dëshirë të vdesë. Ja si cikën me vargjet: “Arat, trojet e pa skaj! Ku dikoi djersë e saj! Dashuria, malli shumë! Aty vunë Loken në gjumë“! Ai del nga ara dhe e kërkon pronën tek gjykata e padrejtësive, që tani është kthyer në klub. Në pritje merr një kafe, filxhani i shpëton nga dora dhe në pllaka thyhet copë – copë! Kafeja derdhet aty ku ishte kaitur kosa e prokurorëve të pashpirt, aty ku tehu i saj u ishte drejtuar intelektualëve, aty ku sa e sa herë ishte përsëritur binomi famëkeq “agjitacion e propagandë“. Shpirti i urtësisë të thotë duro! E ju kërkoni të duroni,- thotë autori, po duroi, por deri kur? Më caktoni afatin e durimit,- hidhet i nxehur! Një ish nxënës i Autorit, në koefidencë i drejtohet: “Zotni Hysen! U thye syri i keq“!… Autori revoltohet dhe këtë e shpreh në vargjet poetike të tij edhe kur i transferojnë emrin e Gjalicës nga Luma në Vlorë. Ai idhnohet! Pyet se kush ma vodhi emrin, irritohet dhe shpërthen shpejt pa plasur abuzimi me fajdetë! Shpatin, malin, e rrok, e ndjek, e prek vetëm lumjani i mësuar siç thekson autori: 35
  • 36. “Me këmbët e lagura,me duart e ngrira“… Ai i prekën me dhimbje të gjithë plagët e komunitetit në veri e në jug të Shqipërisë, që janë grumbulluar këtu në Tiranë, ndalon tek “Ushtari i panjohur“, dhe vuajtjen e tij e shprehën në vargjet: “Poshtë tij turma nxin, prej mëngjesi e gjer në darkë! Sytë dridh e duart shtrin, për pak punë, një qindarkë! Ej, më merr, mua më merr, ndërtoj mur, jam hidraulik… Shtroj parket, pllaka, mermer, punoj lirë, më merr, mos ik“!… Tranzicioni i zgjatur e trishton autorin pasi zgjohen herë – herë dhe lubitë, që i kanë bërë gjëmën vendit dhe sot gllabërojnë si “lubi“, që nuk skuqen për bëmat e tyre, që pengojnë ligjet si ai i lustracionit për të cilin shpërthen : “ Ku ta di, me kë shëtis! Udhëve të qytezës, Me tjerrës, një varrmihës. I të shtrenjtit, Avzi Nelës“. Poetin e lodhin dhe hallakatjet pa fund të politikës, situatat konjukturale, si dhe kacagjelët e fryrë të mafies, që e mbajnë peng demokracinë e brishtë shqiptare, si dhe virusin në trupin pa imunitet na e jep me vargjet: “Do më hidhet mbesa, do më flas nipi! Si s’tu ndaka ty, ore gjyshi im gripi!… Por ngado që të shkojë dhe kudo që të banojë poeti, ai ka një nostalgji të veçantë për vërsnikët e tij, sepse atje ai ka zemrën, mendjen, atje është për të vendi i ëndrrave dhe shpresave. Dhe po të thuash diçka qoftë dhe nën dhëmbë, poeti u jep përgjigje lapidare me vargjet: “Bah, ju thonë çeçen, çeçen, ju malësorëve të mi! Nderë ju bëjnë, lart ju ngrejnë, kockë janë për një Rusi. 36
  • 37. Në librin “Arat tona paçin dritë“, sërish lulëzon prirja e kahershme e autorit në letërsinë për fëmijë, për lulet e jetës. Autori fëmijët na i krahason me lulet, sepse vetëm ato e ndryshojnë atmosferën e dimrave, që si shumë zgjasin këtu në Shqipëri. Ai si një edukator me përvojë e joshën me vargjet e tij fëmijën e zemëruar, sepse atij fëmije ju imponua një rritje e trazua. Por edhe një arë, pyll, pronë e mbytur nga liqeni të imponon migrim të sforcuar. E në largimet masive, për shkaqe nga më të ndryshme ka edhe ëndrra që shkatërrohen, që nuk realizohen për shkak të mjerimit, mospasjes - thotë autori: Kjo navjen me vargjet prekëse: “Vajza i vjen rrotull topit laraman. Varur përmbi, tezgë sytë nuk ja ndan“. Te poeti me vargjet që na sërviren, alternohen stilet moderne telegrafike me ato tradicionale, të shkruar me tone të forta dramatike, duke zbuluar emocione të fshehura të një shoqërie me batica e zbatica, që naltësojnë reputacionin e tij. Poemthat për fëmijë të Hysen Shehut janë të ngjeshura në kuptim dhe u dedikohen jo vetëm fëmijëve por edhe të rriturve duke pasqyruar jetën e individëve në veçanti, por edhe të shoqërisë shqiptare në tërësi. Porositë dhe morali i ndriçuar i zgjon në çdo kohë shpirtërisht dhe mendërisht lexuesit, vargjet e tij të figurshme të mbajnë si me magji, të nxisin kërshërinë për veprat dhe autorin. Poeti me fabulat e tija magjepse mbetet përjetësisht një edukator me nivel të lartë. Profesioni që ai ka zgjedhur në jetë, e çon poezinë në një orë mësimi, me vargjet për vitet 1977 “ Është orë mësimi, mama Shqipëri Mendja t’u baftë dritë, boll me çmenduri”. Temat qendrore të poezisë së tij janë politika, qytetaria , dashuria, religjioni, morali, si dhe lidhja mes qenies humane të njeriut, të fshehtës, anonimatit të tij, si dhe kushteve të natyrës dhe shoqërisë shqiptare . Meritë e autorit është fakti se ai kurrë nuk ndahet nga vendlindja, jeton dhe me hallin e vajzës Bardhë që çanë borën e vetmuar si retë shqiponja, vetëm të arrijë tek shkolla e saj. Përpjekjet e saj për shkollim i sintetizon në vargjet: “Hapi i saj me zor zhytet, del nga bora. Pylli klith në kor, nga një tufë sorra“… 37
  • 38. Autori i nxit fëmijët në njohjen e botës, që ta vlerësojnë atë realisht dhe me shpirt, ta ndiejnë me zemër, të dënojnë veset e këqija, në mënyrë që të kenë vlera si njerëz në jetë. Ai i shikon me dhimbje bluzat e bardha mbi Albinën e vogël kosovare, që për ta shpëtuar e heshtojnë si kreshtat, dhe si kalon rrezikun ai zhvillon një bisedë me të e cila na jepet në vargjet: ”Mezi pres te babagjyshi, bacë, hejdi, ku kemi le! Ah, dëshira vajin grishi, rranjët shih, sa ç’mon atje “!… Këto poezi na vijnë si një domosdoshmëri që poeti lyp të zgjoi në vërsnikët e tij, që ato të ndërgjegjësohen në njohjen e historisë së tyre. Sigurisht që ky autor nuk është i vetëm në krijimtarinë Lumjane, por kur është kaç i çmuar, përse atë ta mbajmë të fshehur në zyrtare gjanëm? Përse t’i krijojmë atij vuajtje, apo sepse shkruan në një gjuhë të pastër shqipe, me një botëkuptim real për jetën, duke zbuluar thesarin e vlerave shqiptare, të cilat dallojnë dhe i japin një fizionomi të veçantë poezisë. Me vargjet që na dha poeti, ne shohim veçanërisht gurët themeltarë të binasë Lumë, me trimëri, besë, mikpritje, që shpresojmë të mbeten të pranishme edhe sot kudo ku jetojnë. Jam i bindu se poezia e Hysen Shehut do ta pasurojnë shpirtin e çdo lexuesi, do ta nxisin autorin në vepra të tjera, të cilat do ta naltësojnë më tej personalitetin e tij krijues. Duke e mbyllur këtë analizë: Të uroj i dashur profesor, vazhdim të mbarë të krijimtarisë suaj produktive në interes të lexuesve, të dijes e kulturës shqiptare! Si nxënësi dhe shpirtënori juaj, unë jam i njohur me faktin, se mijëra vargje në kompjuterin tuaj, presin dorën për botim! Ju vazhdoni misionin tuaj, fisnik? Të lumtë dora dhe mendja! Qofsh gjithmonë i lumturuar! Tiranë, 2012. 38
  • 39. VËZHGIM PËR NJË LIBËR TË JASHTËRËNDOMTË Këto kohët e fundit (2012) doli nga shtypi libri “Kultura Tradicionale e Arbëneshëve të Zarës”, shkruar nga Aleksandar Stipqeviç, studiues i shumë profileve dhe i përkthyer nga Dr. Sadri Fetiu nga kroatishtja, studiues dhe autor dhe redaktuar nga Dr. Hysen Matoshi, studiues dhe drejtor i Institutit Albanologjik. Ai ka 438 faqe të formatit të madh (17 X 24). Libri trajton historinë e Arbneshëve të Zarës që nga shpërngulja e tyre nga viset rreth Liqenit të Shkodrës dhe vendosjes së tyre në Zarë (1726). Përmes këtij historiku, trajtohet edhe jeta e tyre, botëkuptimi i tyre, besëtytnitë dhe feja e tyre, doket e tyre dhe pastaj, edhe gati zhdukja e tyre përmes asimilimit, që të bën ta diejsh veten keq, fat i keq kur e lë atdheun tënd... Libri i Dr. Stipqeviçit është aq interesant sa mund të thuhet që shkruesi i këtyre rreshtave kurrë nuk ka lexuar ndonjë libër me aq tërhjekje dhe me aq përfshirje. Si autor me përvojë të madhe, libri i Dr. Stipçeviqit, Arbënesh i lindur në Zarë, është shkruar me përpikëri shkencore për atë që ai thotë, me qartësi të një mjeshtri të madh të fjalës dhe me thjeshtësi të jashtërëndomtë të të menduarit. Por edhe përkthimi i Dr. Sadri Fetiut, ish-drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, vjershëtor, studiues dhe autor, është i arritshëm jo vetëm për thënien qartë të mendimit dhe për thjeshtësinë e fjalisë, por edhe për përdorimin me përmasa të mëdha të brumit të shqipes, si rëndomë për zakonisht dhe doke për zakone e të tjera. Të flitet më gjatë për një libër të këtillë, është shumë e nevojshme dhe të jep kënaqësi. Por kjo kërkon një punë të madhe, që në këtë rast, është e pamundshme, megjithatë, sa për ilustrim, po japim nja dy pjesë pandehëse nga libri: Para Luftës së Parë Botërore, por edhe më vonë, në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, në Arbnesh të vdekurit (lugetërit) delnin nga varret dhe i frikësonin njerëzit; veçanërisht në vendet e pandriçuara vurkollakët ua thithnin gjakun njerëzve derisa flinin në shtretërit e tyre, gjarpërinjtë helmues zëzëllonin (zukatnin) dhe ua futnin njerëzve frikën deri në asht, shtrigat vallëzonin, zanat në “Jamina” (Shpellëza) dilnin natën nga shpella dhe e 39
  • 40. rrëzonin murin e Madh për ta murosur sërish në mëngjes, shtrigat kishin fuqi që t’u bënin dëm njerëzve duke hedhur mbi ta magjitë e tyre . Njerëzit nga të gjitha këto dhe forcat e shumta të këqija, mbroheshin me ndihmën e amuleteve (hajmalive e talismanëve , me anë të lutjeve dhe një sërë veprimesh magjike (f. XIII). “Në fshatin Arbnesh edhe sot nënat u këndojnë fëmijëve në djep këngën arbneshe, e cila i zgjon ndjenjat ndaj atdheut. Në njërën nga këto këngë në gjuhën kroate thuhet përafërsisht kështu: Nisu gëzueshëm djalë i vogël, atdheut i duhen muskujt e tu. Mendo se kjo ditë është më e lumtura për nënën tënd, që do të shohë midis trimave të vërtetë me nam. Cila nënë nuk do ta lakmojë fatin tim dhe nuk do të më quaj e bekuar, sepse kam një djalë të këtillë. Por shiko, biri im që të sillesh mirë. Të mos e lësh peng besën (fjalën e dhënë)që ua ke dhënë shokëve tu të armëve. Mos e trego të padenjë babanë tënd, kurrë mos u largo, lufto pa frikë, kujdesu të jesh në radhët e para. Kur do të marrë lajmin se ke rënë në fushëbetejë midis shokëve tu të tjerë, unë atëherë do të vishem me të zeza, por me gjithë atë të, do të jem e kënaqur. Më mirë është të mos jesh fare nënë, sesa të kesh djalë të pavlerë” ( f. 403). Libri i mësipërm i Dr. Stipqeviçit porositet në Institutin Albanologjik të Prishtinës. 40
  • 41. POEZIA E BEQIR MUSLIUT Dr. Yrjet BERISHA: Hyrja Beqir Nusliu është zë i veçantë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Dhjetë vjet më vonë nis të krijojë edhe në gjini të dramës e të prozës. Lirika e ti ka intertekstualitet nga mitologjia antike, folklori, konfesionet, mistika etj., që i pasqyron me mjete artistike, si me metafora, figura, ironi, sarkazëm, alegori; pasqyron me ndjeshmëri artistike natyrën e vrazhdë shqiptare nën shtytje stimiluese, paragjykime, kotradikta komplekse sociale etnike, filozofike. Në fillim të decenies së dytë të krijimtarisë letrare, autori rëndësi të veçantë i kushtoi krijimit të lirikës hermetikë. Model mori artin e E. A. Po, Bodler-it, Rembos, Valeri-ut, Malarme-s etj. Këtë çështje ndikimi e kuptojmë më mirë kur lexojmë një intervistë të tij, pasi botoi librin e parë: “Kisha me shkue mbas Bodlerit dhe Malarmes. Por, shumë sende të tyne s’i pëlqej...,“ Timbri lirik i Beqir Musliut ka tematikë urbane, intelektuale, medituese, të dashurisë, shoqërore, peizazhi, intime, pëshpëritëse etj. Librat e tij të parë vërshohen me shtresa prozaizmi, personazhe, rrëfime, përshkrime që e zbehin artin e lirikës. Më vonë poezinë do ta pasurojë me subjektin lirik, arketipe miti, konfesional, folklor, histori nga e kaluar jonë dhe e huaj, paradokse befasuese, gjësende të shpërfillura, fenomene të pahetueshme, gëzimet e jetës, dëshpërimet. Me interpretimin e lirikës fillimisht merret filozofi Aristotel, që në tekstin teorik “Poetika” hodhi themelet e shkencës së letërsisë, që e çel kështu: “Le të flasim tashti për artin poetik, si për atë vetë ashtu edhe për farët e tij: d. m. th. ç’rol lot secila nga këto, si duhet thurur fabula që të dalë një poezi për të qenë, sa dhe cilat janë elementet që e përbëjnë.” 41
  • 42. Mbi problemet e interpretimit të poezisë, kështu shkruajnë dy teorikë amerikanë: “Analiza e një vjershe, për shembull, bëhet e lidhur me përvojën dhe konceptin tërësor, qoftë normative, të grumbulluar në studimin e poezisë përgjithësisht (ashtu sikundër dhe studimi i poezisë në tërësi, në nivel konceptual, varion në varësi të analizës së veprave poetike të marra veç e veç).” Mendimin teorik e shfaq edhe M. Solar: “Kështu, vjersha lirike i flet lexuesit ose dëgjuesit përmes unitetit të posaçëm mes titullit dhe kuptimit. Ajo nxit ndjenja të thella, njohurinë e drejtpërdrejtë e të ndërlidhur me ndjenjat, duke e pasuruar me mbresa të jashtëzakonshme si krijuesin, ashtu edhe dëgjuesin ose lexuesin. Kjo mbresë shpesh është pikërisht ajo mbi të cilën flet lirika.” Një teorik yni shkroi kështu: “Si krijim, poezia shkakton efekte artistike dhe estetike te lexuesit, nëpërmjet veprimit që ushtron imazhi i pikturuar përmes fjalëve që tingëllojnë bukur dhe me efekte muzikore dhe, më në fund, përmes ideve të cilat krijimi i tillë ia përcjell lexuesit me të cilin komunikon.” Interpretimi i poezisë është art në vete, sikundër që edhe arti është poezi e veçantë. Estetët bashkëkohorë më tepër vlerësojnë krijimtarinë fiktive, sesa studimin e veprave, sepse çështjen e interpretimit të veprave e krahasojnë me një paradoks arkaik social: si nëna e varfër që në mungesë ushqimi, për foshnjën përtyp ushqim dhe e mëkon atë! Poetin Beqir Musliu kritika letrare e ka mirëpritur. Kështu, akademik Sabri Hamiti shkruan: “Beqir Musliu (1945 – 1996) është shkrimtar me fantazi të pakufi, në kohë e në hapësirë, që krijon një tekst letrar si pyll të simboleve, qoftë në poezi, prozë apo dramë. Ai ka krijuar metaforat e rimave të shqetësueme (1965), të lulëkuqeve të gjakut (1966), dhe bukuria e zezë (1968), të krahasur me lulet e ligësisë apo me bukurinë llaftare të Lasgushit.” Kurse A. Aliu shkruan: “Në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe në fillim të viteve shtatëdhjetë, në rrjedhat e poezisë shqiptare në Jugosllavi lind një gjeneratë dhe një etapë e re - ajo e Eqrem Bashës dhe e Sabri Hamitit, të cilën e paralajmëroi fuqishëm poezia e Beqir Musliut.” Ndërkaq I. Rugova shkruan: ”Beqir Musliu u shfaq në poezinë tonë në fillim të viteve ’60, si poet me pikëpamje dhe formë insistuese, që nuk ishin të rëndomta për atë kohë. Për ndryshim nga shumë poetë që deri atëherë ishin ngritur në zhvillim e sipër, Musliu do të shfaqet përnjëherësh me një përqendrim në refleksivitetin poetik dhe me një regjistër vrojtimesh të ndërlikuara.” Mirëpo, me një zëth tjetër do të shkruajë Agim Vinca: “… prej gjeneratës së re mund të thuhet se B. Musliu është përfaqësues tipik i poezisë hermetike në letërsinë shqipe. Në poezinë e tij aplikohet më së miri dhe në mënyrë konsekuente ai parimi malarmean, që objektet, fenomenet dhe idetë sugjerohen e jo të emërtohen dhe kristalizohen tendenca ideoartistike të formuluara në teorinë dhe praktikën krijuese të poezisë serbe - Branko Milkoviq – krijues dhe ithtar i poezisë hermetike, që ka ndikuar në formimin poetik të B. Musliut.” Në këtë punim do të sprovojmë të shkruajmë mbi veçoritë e lirikës së poetit Beqir Musliu, vështruar në formën e intertekstualitetit (ky term buron nga latinishtja intertexere, që në shqipe përkthehet: thurje, gërshetim). Termin intertexere e futi në 42
  • 43. filologji teorikja bashkëkohore frënge Julia Kristev, mbështetur në teorinë e Mihail Bahtin-it, të njohur si “fjalë të dialogizuara” dhe “polifonizmi i romanit”, prej nga J. K. nxori termin intertextualite, një fjalë e re ose neologjizëm që shpjegohet “teksti si prodhim ose transferim” . Dhe, pas një sqarimi të hollësishëm, G. Eror shkruan: “...intertekstuliteti është agens i mimisisit dhe superstrukturë e konstruksionit hermenautikë...” . Intertekstualiteti, ose shqip ndërtekstualiteti, ka edhe term të barabartë: intertekst ose ndërtekst, që ndërtohen, ushqehen nga tekstet e huazuara nga dijet e ndryshme. Pikërisht në këtë prizëm do të interpretojmë lirikën e Beqir Musliut, që e kemi ndarë në nënkapituj, sipas tematikës së tyre. Fillimisht kemi shkruar mbi lirikën me intertekstualitet nga mitologjia antike. Lirikën me intertekstualitet ilirarbëror, folklori, tradita kulturore, epoka historike. Lirikën me ndërtekstualitet metafizik, fillet e së cilës i gjejmë në artin e Evropës Perëndimore. Nënkapitulli i fundit është mbi lirikën me intertekstualitet neosimbolist. 1. LIRIKA ME INTERTEKST NGA MITOLOGJIA ANTIKE Në fazën e parë krijuese Beqir Musliu nis të botojë poezi me tematikë neoromantike e tradiconale, që e hasim kur lexojmë vëllimet poetike: “Rima të shqetsueme”, 1965, dhe “Lulkuqet gjakut”, 1966, që kanë vargje brishtësie, kërkim stili, gjakojnë shqiptimin e lirikave. Por, kur këto tekste u ribotuan, më 1987, përmirësoi disa vjersha, hoqi dhe e pasuroi me elemente artistike lirikën e përshpirtshme, medituese, etj. Në këto poezi bie në sy intertekstualiteti i mitologjisë antike lidhur me motivin e kalit të Trojës, në vjershën “Grabitësi i dashunisë”, nga libri “Rima…”, poeti shqipton vargje domethënëse nga lashtësia antike, ku njerëzimi duhet të ketë kujdes nga mbathja e kalit që mund të sulmojë kalorësit e çmendur: “ Nesër ki kujdes dhe ruaju Kalit që mbathet sonte Se do t’i grahë kalorësi i trentë nga dashuria Ai çdo gjë do të marrë me vete.” Duhet pasur kujdes nga komplotet, shantazhet, kalorësit e errësirës, armiqtë e tërbuar. Dhuratës akease nuk i besoi Laokonti, që qytetarëve trojanë iu propozoi të digjnin kalin dhe të mos i besonin Sinonit grek, për ta strehuar atë në kështjellën trojane. Hyjnesha Athinë, e zemëruar Laokontin, me dy gjarpërinj do të mbytë bijtë e tij që deshën të shpëtojnë të atin. Kjo skenë llahtarie mashtroi trojanët, që tremben se gjoja u dënuan nga hyjnitë e tyre. Në disa vargje të mëposhtme poeti shkruan: “Tash jam në drekën e historisë së zezë 43
  • 44. Duke drekuar një mijë e dy krerë Asnjë fjalë s’e thashë për Laokontin Më lësho aty ku më more Kalorës Kalorësi Kalorës” Në këtë tekst, lexuesi përballet me fatkeqësinë e parapërgatitjes së drekës së zezë nga hyjnitë, që s’kënaqen me gjak luftëtarësh. Krerët drekojnë kokat e veta. Laokonti kundërshtoi “dhuratën”, meqë parandjeu tragjedinë dhe fundin e trojanëve. Poeti pasqyron imazhin e kobshëm të kalorësve që u priu Ulisi dinak. Edhe në vargjet përmbyllëse poeti i kthehet epit homerik: “Në konak ta shtrojnë darkën e Afërditës Në gjerdekun e dashnorëve gjarpinj Ç’të tha Laokonti i gjorë” Darka e Afërditës qe një mashtrim, sfidë që e kapërdiu lehtë Paridi. Xhelozia e saj shkaktoi tragjedi, meqë me dredhi shpallet athinasja më e bukur. Ndarja e mollës së Eridës dhe darka e saj paralajmëron fatkobin e trojanëve. Motivet si: mashtrimet, joshja, bukuria, mendjemadhësia do të sjellin pasoja tragjike. Hyjnesha në shtrat nusërie ka dashnorë gjarpërinj. Laokonti mitik është ai që do gjykojë hyjneshën fatmjerë. Trojanët e trembur gjykojnë gabimisht kundërshtimin e ndëshkimin e Laokontit: “Të marrë trimëritë që s’i pata e i pata Derisa engjujt të kthyen prapë në brava Unë s’të fola për Trojën në të cilën ishe Të mbeti nën hundë një fushë e papushtuar” Në këto vargje paraqitet Laokonti i ngujuar me gjarpërinj e djaj. Ironia e poetit është therëse. Nëpërmjet kësaj fatkeqësie mëton të rikujtojë, të riakualizojë gjendjen në Dardaninë e tradhtuar e të robëruar nga “kalorës” të diktaturës moniste. Autori vë në sprovë probleme komplekse të frikës, mosdurimit, robërisë, luftëtrat, rrënimin, plojën e Trojës së lashtë, me simbolikë paralajmëruese për gjendjen aktuale. Këto motive Beqir Musliu i thur me erudicion, me timbër lirik vërshohet nga disa dialogë me nuanca psikolanalitike, fliozofike, estetike, shoqërore, surrealiste, etj. Te libri “Lulkuqet …”, pikërisht në vjershën: “Fëmijët e Sheherzades. Unë”, Beqir Musliu i kthehet intertekstualitetit mitik trojan, me arketipet e Laokontit e të Helenës: “Kurse dyert e Trojës s’kanë për t’u hapur vetë Laokoonti ka vdekur i çmendur nëpër një fatamorganë Kush do të na sjellë ndër shtëpi të harruara Helena e bukur hëngër sytë e vet në trishtim” 44