2. MESOPOTAMIA
Mesopotami do te thote vend
mes dy lumenjeve.
Shtrihej mes lumenjeve Tiger dhe Eufrat.
Banohej nga Sumeret dhe Akadet. Ndahej ne
tri zona:
a) Mesopotamia e Ulet, vend fushor me shume
keneta qe shtrihej ne pjesen jugore.
b) Mesopotamia e Mesme, kishte fusha mjaft
pjellore.
c) Mesopotamia e Larte, ishte territor malor,
plot pyje dhe kullota ne pjesen veriore te
vendit. I papershtatshem per bujqesine.
Lumenjte Tiger dhe Eufrat krijuan kushte per
zhvillimin e bujqesise dhe kane sherbyer si
rruge ujore per shkembimin e prodhimeve.
Mesopotamia gjendet ne nje pozite shume te
favorshme, ne mess tre kontinenteve: Afrike,
Azi, Evrope. (Iraku i sotem).
Foto
4. Popullesia e hershme e
Mesopotamise
Mesopotamia ne
mijevjecarin e IV pr.K,
banohej nga Sumeret
dhe Akadet. Sipas
historianeve sumeret
erdhen nga territoret
kufitare malore dhe u
vendosen ne
Mesopotami. Akadet
erdhen nga perendimi
dhe u vendosen ne
Mesopotamine e
Mesme. Keta ishin dy
popuj fqinj me
marredhenie paqesore.
5. Lulezimi I Sumerise
Sumeret ishin nje popull paqesore dhe punetore.
Ata arriten nje nivel te larte zhvillimi.
Ata ishin bujqer te mire dhe punonin token me
parmende.
Ata ndertuan nje sistem te persosur ujites, ngriten
diga, thane keneta, krijuan ujembledhes, sistemuan
fushen duke e shnderruar Sumerine ne nje territor te
lulezuar.
Kryesisht merreshin me peshkim dhe tregti.
Ne Sumeri mungonin druri dhe metalet, te cilat i
siguronin nepermjet tregetise.
Ata shquheshin si ndertues dhe prodhues te
objekteve artistike.
6. Lindja e Qyteteve
Sumeret jetonin fillimisht ne fshatra, ne shtepi
kallamash
Me pas ata filluan te perdornin balten e pjekur dhe
kashten per ndertimin e shtepive
Zhvillimi i larte solli lindjen e qyteteve
Qytetet kryesore ishin: Ur, Uruk, Lagash, Kish etj.
Qytetet kishin sundimtarin dhe tempullin e vet,
ishin te rrethuara nga mure mbrojtes dhe te
ndertuara me planimetri.
Qytetet kontrollonin territoret bujqesore perreth
tyre qe perfshinin disa fshatra. Keshtu moren
pamjen e qytet-shteteve.
8. Lindja dhe lulezimi i Mbreterise
Babilonase
Qyteterimi i lashte i Mesopotamise perfshinte kater
periudha kryesore: sumero-akade, babilonase, asiriane,
babilonase e re. Bashkimi i shteteve nen kryesine e qytetit
Ur u be ne Sumeri ne mijevjecarin e III pr.K. Bashkimi
ishte i dobet dhe nuk qendroi gjate. Ne veri te Sumerise u
krijua shteti i Akadeve me sundimtar Sargonin. Me vone
lindi Mbreteria e Babilonise qe perfshiu territoret e
Sumerise. Kjo mbreteri jetoi me gjate se Akadia.
Lulezimi i kesaj mbreterie u arrit gjate sundimit te mbretit
Hamurab.Vepra me e madhe e Hamurabit qe njihet dhe ne
ditet tona ishte Hartimi i ligjeve, te shkruara per here te
pare ne bote. Sot te njohura dhe si Ligjet e Hamurabit.
10. Renia e Mbreterise se
Babilonse
Ne mijevjecarin e II-te pr. K, u formua Mbreteria e
Asirise.
Ne mijevjecarin e I-re pr. K, ushtria e Asirise
permbysi Mbreterine Babilonase dhe nenshtroi te
gjithe Mesopotamine.
Ne vitin 612 pr. K, shteti persian ne aleance me
babilonasit sulmoi Asirine dhe dogji Niniven,
kryeqytetin e Asirise.
Keshtu u krijua Mbreteria e re e Babilonise me
mbret Nabukodonosorin.
Ne vitin 539 pr. K, perset pushtuan te gjithe
Mesopotamine.
11. Besimi dhe Kultura
Popullesia ishte pagane
Perendite kryesore ishin: Marduku,
Shamashi dhe Ishtari.
Ne Mesopotami u zhvillua shume
kultura.
Sumeret zbuluan per here te pare
rroten, shkrimin, ndertimin me tulla,
etj.
Ndertimet me te famshme ishin
tempujt ne forme piramide, pallatet
qe zbukuroheshin me kopshte te
varura. (Nje nga mrekullite e botes se
lashte jane dhe Kopshtet e varura te
Semiramides).
Kishin zhvilluar Astrologjine dhe
Matematiken. Ata zbuluan oren
diellore dhe parashikonin eklipset.
Shkrimi ishte kuneiform, shkruanin
ne pllaka argjile me nje stilo.