2. Kriza financiare në Shqipëri – piramidat
financiare shqiptare
Në vitin 1997 ekonomia, financat, por edhe
gjithë shteti e shoqëria shqiptare njohën një
nga krizat më të renda të historisë së tyre.
Disa qindra mijëra njërez që humbën tërësisht
paratë e tyre, miliarda dollarë të përpirë nga një
sistem firmash rentiere të tipit Ponzi, një shtet i
tërë i paralizuar dhe pjesa dërmuese e
popullsisë në revoltë,
ushtri dhe polici totalisht e shkatërruar dhe
miliona armë në duart e popullsisë
3. me mijëra të vrarë e të plagosur, pa qenë
asnjëherë e qartë se kush ishte realisht
‘armiku’,
dhjetëra mijëra shqiptarë u larguan si refugjatë
drejt Italisë, Greqisë, etj.
U desh nderhyrja e trupave të huaja ushtarake,
kryesisht italiane, që vendi ‘të qëtësohej’ dhe të
rifillonte jetën dhe aktivitetin normal.
Gjatë periudhës 1992-96, Shqipëria arriti të
kontrollonte inflacionin e saj galopant të fillimit
të periudhës post – socialiste, rriti në mënyre
konstante PBB, zvogëloi papunësinë,
përmirësoi deficitin buxhetor,
4. adaptoi regjimin e këmbimit të lirë të
monedhës, ndërtoi një sistem bankar më dy
nivele duke garantuar funksionimin e një
Banke Qëndrore të pavarur, liberalizoi tregtinë
dhe cmimet
Falimentimi i firmave piramidale financiare në
fillim të 1997 e ‘hodhi në erë’ këtë situatë
pozitive.
Argumenti themelor që tentonte të shpjegonte
arsyen e përhapjes kaq të madhe të skemës
Ponzi në Shqipëri ishte ‘kombinimi i efekteve
të politikave monetare restriktive,
5.
mungesës se instrumenteve e
institucioneve të rregullimit të tregut,
hyrjes masive të kapitaleve dhe dobësive
të qeverisjes’
6. Cilat janë arsyet kryesore që përgaditën terrenin
për lulëzimin e skemave piramidale Ponzi në
Shqipëri?
Regjimet financiare të tipit Ponzi gjejnë terren
të përshtatshëm falë kombinimit të disa
faktorëve:
politikave: monetare të shtërnguara,
hyrjes masive të kapitaleve kryesisht në
formën e investimeve dhe transfertave të
emigracionit,
dobësitë e bankave publike dhe tregjeve
financiare të cilat ju lënë shumë hapesire e
lehtësi ndërmjetësve financiarë informalë
7. Në mënyre që të realizonte objektivat themelore të
reformimit të sistemit financiar në bazë të marrëveshjes më
FMN-ën, Banka e Shqipërise dhe Ministria e Financave
vepruan:
në drejtim të shtërngimit të politikes monetare
dhe buxhetore duke bëre që gjatë periudhës
1992-95 të kishte një ulje të konsiderueshme
të ekspansionit të kredisë,
të shpenzimeve publike,
një zvogëlim të agregatit monetar në raport më
PBB si dhe
vështëresi në licencimin dhe fillimin e
aktiviteteve bankare tregtare private.
8. Kështu psh. gjatë 1992-93 subvencionet për
ndërmarrjet publike u zvogëluan nga 16% në
2% në raport më PBB,
rritja e masës monetare u reduktua ndjeshëm,
pagat reale u zvogëluan me 26%,
sektori publik u reduktua në 2/3 e efekteve të
tij, etj.
Edhe bursa e Tiranës që mund të ishte një
element i rëndësishëm në qarkullimin formal të
kapitaleve u hap zyrtarisht në maj të vitit 1996,
por u tregua mjaft e dobët në tërheqjen dhe
qarkullimin e kapitaleve në funksion të zhvillimit
9. Këto ‘shtërngime’ si dhe mungesa e lindjes dhe
zgjerimit të ndërmjetësuesëve financiarë
normal për tregjet financiare, bëri që të lindte
një sektor financiar jo formal shumë i madh.
Kërkesa dhe orientimi masiv drejt këtij tregu
joformal erdhi nga tre burime kryesore:
1. gjatë periudhës 1991-96 mbi 400.000
shqiptare ose rreth 12% e popullsise emigroi në
masë në Greqi dhe Itali, duke derguar në vend
në formë në remitancave shuma kolosale
parash që arrinin deri në 15-20% të PBB.
Vlerësohet se gjatë kësaj periudhe hynë në
Shqipëri mbi 1 miliard dollarë në këtë rrugë
10. 2. efekti i madh financiar dhe i sasive të
konsiderueshme të dollarëve apo markave
gjermane që hynë në Shqipëri si pasojë e
kontrabandës se kurbaranteve që shumë
shqiptarë bënin me vendet e ish –
Jugosllavise të cilat në këtë përiudhe lufte
midis ish – republikave jugosllave i
nënshtroheshin regjimit të embargos
ndërkombëtare për karburantët.
Shuma e tyre llogaritet në rreth 500-600
milionë dollarë.
11. 3.Në këto vite Shqipëria përfitoi sasi të
mëdha parash në formë të ndihmës se
huaj duke u renditur si vendi i parë për
sasinë e ndihmave financiare për banor
në raport më të gjithe vendet e Evropes
qëndrore dhe lindore. E gjithe kjo pati një
efekt të dukshëm tek niveli i të ardhurave
dhe kursimeve të shumë shqiptarëve duke
krijuar teprica të cilat mund të përdoreshin
kollaj në tregun informal.
12.
Në kushtet kur tregu formal i kredisë dhe
mundësitë legale për investime ishin
pothuajse të ‘tharë’, ndërkohë që tregu
informal ishte ‘plot me para’, fillimisht
pronarët e bizneseve të ndryshme dhe më
vonë qytetarët e thjeshtë ju drejtuan këtij
tregu për plotësimin e nevojave dhe
deshirës se tyre për investime apo fitime
13. Në ‘ndihmë’ të kesaj kërkese erdhën
mënjëherë disa ‘fondacione bëmirëse’ apo
‘kompani investuese’ të cilat pranonin
depozita, jepnin kredi si dhe ofronin interesa
marramëndese për depozitat të cilat shkonin
nga 10-50% në muaj. Emra
si ‘Sudija’, ‘Vefa’, ‘Xhaferi’, Populli’, ‘Kamberi’,
Gjallica’, etj, u bën menjëherë emrat më
familjarë për shqiptarët.
Gjatë 4-5 viteve të ekzistencës se tij ky sektor
financiar informal u tolerua dukshëm nga
autoritetet financiare shqiptare dhe
ndërkombëtare
14. Kompania ‘Vefa’ u angazhua në sferën e
tregtisë, turizmit, transportit dhe industrisë
agro-ushqimore; ‘Gjallica’ në tregti,
infrastrukturë, mjekësi dhe
turizëm;’Kamberi’ në industrinë
agroushqimore dhe turizëm, etj.
Fondacionet ‘bëmirëse’ realizuan
gjithashtu investime në turizem, pasuri
patundshmerish, ndërtim, qendra tregtare,
karburantë, komplekse zyrash, etj
15.
Megjithëse disa prej kompanive financiare
vepronin si banka, aktiviteti i tyre financiar
nuk i nënshtrohej ligjit dhe supervizionit
bankar apo detyrimeve për licencë zyrtare,
por konsiderohej thjesht si ‘marrëveshje e
përbashkët ndërmjet një huadhënësi dhe
një huamarrësi’ ashtu siç parashikohej
nga Kodi Civil i Shqipërisë.