• Teilen
  • E-Mail
  • Einbetten
  • Gefällt mir
  • Speichern
  • Privater Inhalt
Histori e skenderbeut
 

Histori e skenderbeut

on

  • 2,086 Views

 

Statistiken

Views

Gesamtviews
2,086
Views auf SlideShare
2,086
Views einbetten
0

Actions

Gefällt mir
0
Downloads
0
Kommentare
0

0 Einbettungen 0

No embeds

Zugänglichkeit

Kategorien

Details hochladen

Uploaded via as Microsoft Word

Benutzerrechte

© Alle Rechte vorbehalten

Report content

Als unangemessen gemeldet Als unangemessen melden
Als unangemessen melden

Wählen Sie Ihren Grund, warum Sie diese Präsentation als unangemessen melden.

Löschen
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Ihre Nachricht erscheint hier
    Processing...
Kommentar posten
Kommentar bearbeiten

    Histori e skenderbeut Histori e skenderbeut Document Transcript

    • Vepra “Histori e Skënderbeut” shënon një nga hapësirat më të dallueshme të poezisë kombëtareqë tentoi dhe realizoi plazmimin e Skënderbejadës shqiptare. Një mision i tillë gjeti te Naimi vakoacioninnjerëzor, artistik, atdhetar që kapërceu hendekun disashekullor. Shqiptarët për arsye të pushtimitosman, iu rikthyen kujtesës kombëtare me emblemën e Gjergj Kastriotit. Emri i Kastriotit, epoka në tëcilën ai jetoi dhe luftoi, gjysma që la te brezat që ia zunë vendin njëri-tjetrit u bë themeli mbi të cilënNaimi ndërtoi veprën e tij. Veçantia e kësaj poeme zbulon ëndrrën e romantizmit shqiptar për të sjellënë ekzistencë eposin kombëtar të kohës së Gjergj Kastriotit. Ndaj poema naimjane eci përgjatë udhësqë shtroi Jeronim de Rada me veprën “Këngët e Milosaos” si një plotësimi mëtejmë i saj në hapësira tëtjera të perceptimit fi lozofi k dhe të meditimit atdhetar.- Arkeologjia poetike e “ Skënderbejadës” që solli kontribute të reja në çimentimin e eposit kombëtar,si një përsiatje rreth bushtit mitik shqiptar, Kastriotit shfaq një miri “ ngulimesh” të fjalës naimjane qëvazhdoi t’i jepte hir të ri tempullit shpirtëror të shqiptarëve, epokës së “Mitit të Madh”. Këto ngulimenisurme poezinë popullore si thesari shpirtëror dhe gjuhësor i popullit, gjë që shfaqet në përmasën epërjetimituniversal. Ato vazhdojnë më tej me ndikimin që pati trashëgimia e Marin Barletit, që do t’ia mprihte nëmënyrë origjinale shqisën poetike të rrekjes në thellësi të reja të legjendës historike Gjergj Kastrioti. “Ngushëllimet naimjane u bënë edhe më origjinale prej takimit në letërsinë e vjetër greke dhe romake, esidomos prej njohjes së universit homerik, për të kapërcyer deri te letërsia e Rilindjes Evropiane.- Po t’i referohesh veprës “ Historia e Skëndërbeut” te Naimi është e pamundur të mos vësh rendikimin që luajti humanizmi Marin Barletit me veprën e tij “Historia e jetës dhe e veprave tëSkënderbeutprincit të epirotëve, që i dha mundësi Naimit të merrte të dhënat që i nevojiteshin për kohën, vendet,ngjarjet, njerëzit, për të vazhduar me betejat dhe fjalimet e Kastriotit. Barleti shërbeu si burimi ku Naimigjeti bërthamën e veprës së tij, duke pohuar se legjenda historike Gjergj Kastrioti ishte aq e lëndët dheaq ideale, saqë edhe pse mund të tingëllonte si gojëdhënë, e vërteta historike qe ruajtur në papirusin ekohërave, teksa shndërronte atë në palimpsestin ku arkivohej çdo detaj real i të shkuarës që projektontetronditshim ardhmërinë. Pasuria e Barletit e formësuar në veprën e tij do t’i jepte Naimit një ndjeshmëritë veçantë për ta parë Kastriotin jo vetëm si legjendë historike, por edhe si histori njerëzore. Gërshetimii dy rrafsheve do ta kthente poemën naimjane në një marifet të Rilindjes Kombëtare, brenda të cilitgjendej identiteti dhe vizioni kombëtar.- Kur përballesh me poemën “ Historia e Skënderbeut” , midis morisë së fakteve që të lënë mbresënuk mund të mos veçosh prirjen e natyrshme të poezisë romantike që e ka habinë, mahnitjen dhekërshërinë fi lozofi ke pjesë të vetëdijes së saj. Vetë epoka ku u formua Nami kërkoi t’u jepte përgjigjepyetjeve njerëzore në kapërcyellin e botëkuptimeve që ishin vjetruar për t’u zëvendësuar me të reja.Kësisoj, një fi gurë si ajo e Naimit do të interesohej për historinë e rrënjëve kombëtare duke hulumtuarnëTema 12. Naim Frashëri, “Histori e Skënderbeut”Zhvillimi i mësimitLibër mësuesi për tekstin “Letërsia 11 me zgjedhje”38arkivin e kujtesës popullore, që e kishte ditur në skedarin e shpirtit, universin që krijoi Gjergj Kastrioti mevokacionin e tij atdhetar, humanist, evropian. Ai veproi, sikurse poetët e kombeve të tjera, që iudrejtuanthellësive historike për të vendosur në piedestal heronjtë e lirisë, që nga Kromuelli deri te Vilhelm Teli.Prirja historike e bëri romantizmin naimjan një interpretë të ëndrrës shekullore shqiptare, që dukehedhurdritë mbi Kastriotin e shndërroi sakaq artin poetik në besim kombëtar, që kishte për misionin mbushjene humnerave historike që nga vdekja e Gjergj Kastriotit.
    • - Kjo vepër e Naimit luajti një rol shumëplanësh në formimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve,të cilët pas një “letargjie” tepër të gjatë duhej të zgjoheshin brenda hullisë së tyre historike që ishteShqipëria dhe “Skënderbejada” e tyre. Tendenca historike dhe tendenca poetike në ndërthurjen etyre e bënë poemën të ngjante me një traktor historik të mbështjellë në mënyrë poetike. Jo rastësishtpoeti i drejtohet engjëllit që të këndojë bëmat e Kastriotit, siç ndodh rëndom në eposet kombëtare. Aindjek shtegun ku kishte ecur Homeri për “Iliadën” dhe “Odisenë”, pa lënë pas dore “Eneidën” e Virgjilit,për ta kundruar heroin nga këndshikimi historiko-mitologjik, si një kërkim i natyrshëm që ky hero tëshërbente si “çelësi” që çkodifi konte dramën shekullore shqiptare, duke e sjellë te frika më nevralgjikese si të rilindej një Shqipëri e dergjur në agoni për gati pesë shekuj me radhë. Edhe pse këndvështrimethomerike dhe virgjeliane në raport me eposet që krijonin kishin një synim se si të lartësonin emrin eindividëve të famshëm historikisht, Naimi zgjodhi një tjetër shtrat ku e vendosi rrjedhën e poemës sëtij: heroizmin i Gjergj Kastriotit merrte vlerë të pashtershme nga koha, sepse vetëdijesonte kombin senë ç’mënyrë historia kombëtare do ta vazhdonte udhëtimin për ta arritur “Tokën e premtuar”: lirinë.Naimi ia doli mbanë , që me këtë poemë heroike të trokiste në vetëdijen shqiptare për t’i dhënë njëimpuls vullkanik zgjimit të vonuar të shqiptarëve. Ai solli një Gjergj Kastriot luftëtar, atdhetar, trim, poredhe njeriun me moral, etikë dhe fi lozofi njerëzore, që me trimërinë e tij e preku legjendën, kurse menjerëzoren si thelb të qenies i dha vlerën e duhur të vërtetën historike që përfaqësonte. Një ngjizje etillë rrethanore dhe e ngjarjeve, e betejave dhe e dhimbjeve e sfi dave dhe e qëndresës, e ndihmuanNaimin të modelonte fi gurën më të spikatur të historisë sonë, fi gurën e prijësit si një zgjedhje historieqë e përcakton mëtejshëm epokën, duke i dhënë asaj emrin e tij. Ndaj shekulli XV bëhet epiqendra ehistorisë kombëtare shqiptare nëpërmjet prijësit Gjergj Kastrioti, që e ktheu emrin e tij në një jehonë qëendet edhe sot e kësaj dite kudo ku fl itet shqip.- Te “Lahuta e Malcis” do të vëmi re paralelizma historikë që i bëjnë të dyja veprat të jenë në të njëjtëngjatësi dhe me njëra tjetrën, ngaqë themeli i tyre është i përbashkët: liria e Shqipërisë është e denjë tëfl ijohesh për të. Pavarësisht viteve në të cilat u krijua vepra naimjane dhe ajo fi shtjane, frymëmarrja qëi përshkon është e njëjtë. Kushtrim i përhershëm i shqiptarëve do të mbetet liria që i ktheu njerëzit ezakonshëm në heronj që përmbysin epoka.- Formati i të dyja poemave ka përmasa të ndryshme për nga cilësia dhe natyra e krijimit poetik, porqë të dyja ndërfuten natyrshëm te njëra-tjetra për ta paraqitur eposin tonë kombëtar, “Iliriadën”, si njëvazhdimësi vokacioni, si një përkushtimin vizionar, si një testament që iu përket të gjithë breznisëiliroshqiptare deri në përjetësi. Tematika dhe arkitektura e tyre, kodi estetik dhe parimet morale,domethëniafi lozofi ke dhe interpretimi historik, origjinaliteti krijues dhe mbështetja në folklor vijon duke u tretur tenjëra-tjetrën për të krijuar hapësirën iliro-shqiptare si fushëbeteja, ku pushtuesit pavarësisht se ç’gjuhëfl asin, do të ndeshin qëndresën shqiptare, si margaritari më i vyer i kurorës së lirisë kombëtare. Në tëvërtetë s’mund të ndodhte ndryshe. Poetët atdhetarë mbeten gjithmonë zëri i kombit, që duke rrëfyertrajektoren e dhimbjes të tyre, kanë hasur në krenarinë e ligjshme të sfi dës ndaj shkombëtarizimit nëtrojet arbre të Evropës Juglindore.
    • Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë tëidealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha eSkënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja, nderi, shpresa.Titulli: Histori e SkënderbeutGjinia: PoemëAutori: Naim FrashëriViti: 2010Fq. 160Pesha: 0.16 kg Mbi librin Poemaepike "Historia e Skënderbeut" u botua më 1898, dy vjet para vdekjes së Naimit. Kjo vepër e fundit që botoi ai,mbeti si testamenti i tij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu me patos të fuqishëm idealet për lirinë e Shqipërisëdhe për futjen e saj në rrugën e përparimit. Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmanepo shkonte drejt fundit të saj dhe rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh.Kërkohej më shumë se kurrë që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohejmendësia se ishte e drejta e tyre të jetonin të lirë si komb më vete në trojet e lashta stërgjyshore. Vepra e Naimitbënte thirrje dhe nxiste shqiptarët ti dilnin zot vendit të tyre në këto kushte, duke kryer me nder detyrënatdhetare. Breza të tërë patriotësh kishin ëndërruar të kishin një vepër për heroin kombëtar, Skënderbeun. Këtëdëshirë e realizoi Naimi me poemën e vet madhore, e cila lëshoi hapur e me forcë kushtrimin për të rrokur armët,për të shkundur zgjedhën turke e për ta mbrojtur atdheun nga çdo rrezik. Ajo tingëlloi si kushtrim i bashkimit tëshqiptarëve rreth flamurit të Skënderbeut. Si është ndërtuar vepra? "Historia e Skënderbeut" është një poemëepike e përbërë nga 22 këngë. Ngjarjet ndjekin rendin kohor: Fillojnë me dërgimin e djemve të Gjon Kastriotitpeng të sulltanit dhe mbarojnë me vdekjen e Skënderbeut dhe pasojat e rënda që ndoqën. Në përgjithësi, vepra ipërmbahet historisë, ndonëse ka personazhe të krijuara prej poetit.Në qendër të poemës është figura eSkënderbeut. Këtë figurë Naimi e ka vizatuar në përputhje me idealin e tij romantik, në dritën e idealeve tëhumanizmit evropian e në frymën e Rilindjes. Pra e idealizon figurën e heroit tonë. Për Naimin Skënderbeu ështëpersonifikim i të gjitha vlerave: i trimërisë, i urtësisë, i bukurisë fizike e morale: Ishte mbret i bukurisë,si dielli eptedritë...,... kish të gjitha mirësitëdhe të tërë urtësinë,njerëzin e dituritëdhe fuqin e trimërinë. Naimi e paraqetSkënderbeun me tiparet e një heroi legjendar, të luftëtarit kreshnik dhe të atdhetarit të flaktë, që mbi gjithçka vëatdheun, edhe mbi interesin e tij. Në poemë e gjejmë Skënderbeun një udhëheqës me aftësi të rralla, që diti tëbashkonte të gjithë shqiptarët rreth idealit të madh të lirisë. Ai është organizator dhe strateg i madh në luftë, po aqsa është edhe luftëtar që bie "si rrufe" mbi armiqtë dhe i shpartallon. Si prijës i urtë popullor ai është simbol i lirisë,i traditave heroike të popullit, i idealeve shoqërore e demokratike që i kishte vetë poeti. Skënderbeu paraqitet menjë botë tepër humane. Është i dashur e i thjeshtë me njerëzit, ka një mall përvëlues për atdheun kur jeton larg tij,qan me lot të hidhur kur merr vesh vdekjen e njerëzve të afërt dhe të zezat që e gjetën Shqipërinë. Në çdo çastështë njerëzor e fisnik. Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtëepokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur tëkohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja,kamja, nderi, shpresa. Paraqitja e idealizuar e së kaluarës kishte një funksion të caktuar. Duke ballafaquar dyepokat, Naimi thekson se pushteti osman e ndërpreu procesin e zhvillimit e të qytetërimit të Shqipërisë, e hodhikëtë në errësirë. Pra, pushtimi osman duhej shporrur sa më parë dhe epoka e lavdishme e Skënderbeut duhejpërtërirë. Naimi evokon shpirtin heroik e liridashës të shqiptarëve, traditat e tyre të bashkimit, evokon epokën dheSkënderbeun vetëm e vetëm që Ti ap dritë ShqipërisëNga shpirt i ndritshëm i tija, pra, duke na i paraqitur ato sinjë model të përsosur, ti frymëzonte bashkatdhetarët për ta çliruar e qytetëruar atdheun e tyre si dikur. Sidemokrat, Naimi e paraqet popullin si një forcë të gjallë që i udhëhequr nga një hero si Skënderbeu, korr fitore dhetregon heroizëm e patriotizëm të pashoq. Një ide e rëndësishme e poemës, tepër aktuale në fund të shekullit XIX,ishte ajo se liria fitohet vetëm me anë të luftës së armatosur. Gjithë poema e sintetizon këtë ide, por me një patostë veçantë spikat ajo në fjalët e Kamanit: Kurrë strembet Shqipëria,nukë vdiq, po është e gjallëtjetër përgjigjjeTurqianukë do, përveç me pallë. Fjala e Kamanit në kuvendin e burrave të mbledhur nga Gjon Kastrioti, është himnpër trimërinë dhe lirinë, ajo tingëllonte si thirrje për të rrokur armët: Trimëria, trimëriamban lirin e mëmëdhenë!Kamani nuk është person historik, por figurë e krijuar nga poeti me shumë dashuri e mjeshtëri. Ai tipizonshqiptarin trim, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut, të gatshëm të japë edhe jetën. Në poemëka dhe shumë personazhe të tjera, portrete të njerëzve të afërt dhe të bashkëluftëtarëve të Skënderbeut, si dhe tëarmiqve osmanë. Këta të fundit, sidomos sulltanët, jepen me tipare krejt të kundërta me ato të Skënderbeut dhetë shqiptarëve. "Historia e Skënderbeut" u bë një nga veprat më të dashura gjatë Rilindjes, se u përgjigjejaspiratave liridashëse që vlonin në popull. Ajo themeloi në letërsinë tonë traditën e poezisë epike.Poema ka shumëvlera artistike të qëndrueshme. Ajo të rrëmben me gjerësinë e rrëfimit, me gjallërinë e vizatimit të shumë skenave.Të tilla janë ato të kuvendeve, të veprimtarisë së gjithanshme të Skënderbeut, të betejave, ndonëse, ndonjëherë,bie në përsëritje situatash. Herë-herë gjejmë tabllo me dramacitet të theksuar. E tillë është ajo në këngën e V, qëfillon me vargjet: Krujë, o qytet i bekuar,prite, prite Skënderbenë!... Në poemë hasim herë-herë, portretizime tëgoditura të personazheve, siç është sidomos ai i Kamanit një pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime,similituda etj. Gjuha e veprës është afër gjuhës së popullit, me mjete të shumta shprehëse, e pastruar nga fjalët ehuaja dhe me mjaft fjalë të krijuara nga vetë poeti. Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkesë emocionale,gjenden dendur në poemë. "Historia e Skënderbeut" mbetet një nga veprat më të rëndësishme të Naimit. Me të umëkuan dhe u rritën breza të tërë atdhetarësh e luftëtarësh. Mbi autorin Figura qendrore e letërsisë shqiptare tëRilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është NaimFrashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh.Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme ikreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë,kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe meiluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten,italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të
    • Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoipër të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme. Gjatëviteve 1872 – 1877, Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë nëformimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën ebukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare. Ndërkohëvendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesën e vet përkrijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kurveprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë "Shqipëria", në të cilën shpalli idetë kryesore tëRilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll,ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin iakushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu ebotoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve tëtjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktorithemelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar. Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetikee didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat "Bagëtie Bujqësia", "Vjersha për mësonjëtoret e para", "Histori e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë eshqiptarëve". Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ëndërrimet) më 1888 botoi "Dituritë",më 1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut" dhe"Qerbelanë" dhe më 1889 "Historia e Shqipërisë". Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit,zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54 vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe mebrengën që se pa dot të lirë.