SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 2
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Tregu i energjise elektrike ne Shqiperi


Vitet e fundit si rrjedhoje e politikave favorizuese te qeverise eshte krijuar nje treg i vertet rreth
energjise elektrike dhe ne vecanti eshte zhvilluar tregu i energjise se paster e derivuar nga uji, era
dhe dielli. Nder keto burime, me hapa me te shpejte po zhvillohet prodhimi i energjise elektrike nga
burimet hidrike. Kjo vjen si rrjedhoje edhe e politikes stimuluese te qeverise ne adaptimin e
legjislacionit, ne thyerjen e monopoleve dhe ne lehtesirat e krijuara per pjesmarrjen ne garat per
fitimin e se drejtes koncesionare.

Fusha e koncesioneve per shrytezimin e rrjedhjeve te perrenjve/lumenjve eshte zhvilluar me hapa
shume te shpejte si rrjedhoje e mungeses se theksuar ne prodhimin e energjise elektrike ne
territorin e Shqiperise, por edhe si rrjedhoje e nevojes globale per energji elektrike. Eshte per tu
theksuar se cmimi i energjise elektrike te prodhuar nga impiantet e reja por edhe nga ato ekzistuese
te energjise se paster ka qendruar konsiderueshem larte ,duke krijuar mundesi te shkelqyera biznesi.


Nga kontaktet tona te shpeshta me autoritetet dhe me bizneset e ndryshme te cilet operojne ne
kete fushe konstatojme nje mungese te shume sherbimeve ne tregun shqiptar. Sherbime te cilat
jane te nevojshme per zhvillimin normal te kesaj fushe, brenda standarteve te lejueshme teknike e
ligjore. Keto mungesa vihen re:

    1. ….ne projektimin e projekteve te zbatimit;

    2. ….ne ofertat e fabrikave tona per pjese te ndryshme te hidrocentraleve;

    3. ….ne paisjet ose pjeset e nderrimit te paisjeve per ndertim;

    4. …edhe ne fushen e financimit te pjesshem ose ne total.

Pra, kjo situate i drejton sipermarresit shqiptare drejt kerkimit te investitoreve te huaj te cilet
ofrojne mundesi te medha ne realizimin e ketyre sherbimeve.

       Realizimi i Projekt-Idese dhe Projekt – Zbatimit

Shume kompani po hasin probleme ne projektimin e projekteve te zbatimit sepse per shume vite ne
vendin tone nuk jane ndertuar hidrocentrale. Ne 4 vitet e fundit jane projektuar shume
hidrocentrale te cilet jane dhene me koncension. Por mungesa e profesionisteve dhe eksperienca e
varfer ne kete fushe ngadalson zhvillimin e kesaj dege. Duke u bazuar ne legjislacionin dhe praktinen
shqiptare per fitimin e se drejtes koncesionare eshte e nevojshme PROJEKT IDEA ndersa per
ndertimin eshte i nevojshem PROJEKT ZBATIMI. Keshtu vitet e fundit inxhinieret tane jane
specializuar ne hartimin e projekt - ideve. Megjithe perpjekjet e shumta ata po hasin shume
probleme pikerisht me realizimin e projekteve te zbatimit. Sipermarresit tane e kane zgjidhur kete
problem duke lene pjeset me te veshtira te projektimit studiove jo shqiptare. Kjo jo vetem per
mungesen e eksperiences se studiove shqiptare por edhe sepse bankat kerkojne me shume garanci
projektuese per financimin eventual.


                                                                                                         1
Prezenca e fabrikave te prodhimit te pjeseve te ndryshme te hidrocentralit

Me hapjen e disa kantiereve per ndertimin e HEC-ve eshte vene re interesimi i disa kompanive te
huaja prodhimi turbinash, tubash pvc ose tubash celiku dhe linje elektrike per te tregtuar ne Shqiperi
keto pjese. Nga informacionet tona per kete arsye jane hapur zyra perfaqesimi te firmave ose jane
blere aksione ne koncesione te hidrocentraleve te ndryshme.

        Ndertimi

Sic u theksua edhe me siper ne Shqiperi ka filluar tashme ndertimi i disa hidrocentraleve te cilet kane
nisur te kene edhe problemet e para llogjistike, si p.sh mungesa e eksperiences ne zbatimin e
projekteve.
Disa impiante jane projektuar per tu ndertuar me tunele dhe kompanite per shpim tuneli ne
territorin tone jane mesatarisht 2-3 te tilla, si pasoje sherbimi i ketyre kompanive ka nje vlere te
konsiderueshme duke pare konkurencen e paket, si rrjedhoje ne kete fushe krijohen hapesira per
hyrjen ne treg te kompanive te ngjashme.

        Financimi

Disa kompani te cilat kane fituar tashme te drejten koncesionare per ndertimin e impianteve te
hidrocentraleve kerkojne vazhdimisht financues per ndertimin e koncesioneve. Nje nga menyrat e
financimit e cila eshte dhe me e pergjithshmja eshte ajo me ane te bankave. Shume nga kompanite
shqiptare te cilat kane te drejten e koncesionit duke qene se jane kompani te nje profili te ulet dhe
me te ardhura jo te mjaftueshme per ti dhene bande garancite e nevojshme per financim behen te
disponueshme per te lidhur marreveshje me partnere te huaj.
Nje opsion qe tashme realizohet por i perket nje procesi me kompleks dhe me te gjate jane dhe
investimet direkte ne lumenj/perrenj te cilet nuk jane tenderuar dhe jane te lire nga te drejtat
koncesionare.

Ne kete drejtim ne dinamiken e punes sone jemi ne kontakt me kompani shqiptare te cilat jane
duke zhvilluar projekte per lumenj/perrenj te cilet nuk jane tenderuar akoma.



Keto fusha jane per tu marre ne konsiderate nga projektuesit/prodhuesit/investitoret romun te
cileve stafi jone i ofron konsulencen ligjore dhe mundesine e kontaktimit me kompani te cilat kane
fituar te drejtat koncesionare por edhe kompani te cilat programojne te zhvillojne projekte mbi
lumenj/perrenj te lire nga te drejat koncesionare. Gjithashtu ofrojme mundesine e kontaktimit me
projektues shqiptare per bashkepunime te mundeshme.

Pergatiti :Esmeralda Hasko




                                                                                                          2

Weitere ähnliche Inhalte

Mehr von Esi Hasko (10)

Maxialumin Katalog punimesh
Maxialumin Katalog punimeshMaxialumin Katalog punimesh
Maxialumin Katalog punimesh
 
MAXIALUMIN
MAXIALUMINMAXIALUMIN
MAXIALUMIN
 
Maxialumin
MaxialuminMaxialumin
Maxialumin
 
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi haskoKasuse mbi trashegimine esi hasko
Kasuse mbi trashegimine esi hasko
 
E drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi haskoE drejta familjare esi hasko
E drejta familjare esi hasko
 
E drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi haskoE drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi hasko
 
E drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi haskoE drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi hasko
 
E drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi haskoE drejta autorit esi hasko
E drejta autorit esi hasko
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi hasko
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 

Tregu i energjise elektrike ne shqiperi .esi hasko

  • 1. Tregu i energjise elektrike ne Shqiperi Vitet e fundit si rrjedhoje e politikave favorizuese te qeverise eshte krijuar nje treg i vertet rreth energjise elektrike dhe ne vecanti eshte zhvilluar tregu i energjise se paster e derivuar nga uji, era dhe dielli. Nder keto burime, me hapa me te shpejte po zhvillohet prodhimi i energjise elektrike nga burimet hidrike. Kjo vjen si rrjedhoje edhe e politikes stimuluese te qeverise ne adaptimin e legjislacionit, ne thyerjen e monopoleve dhe ne lehtesirat e krijuara per pjesmarrjen ne garat per fitimin e se drejtes koncesionare. Fusha e koncesioneve per shrytezimin e rrjedhjeve te perrenjve/lumenjve eshte zhvilluar me hapa shume te shpejte si rrjedhoje e mungeses se theksuar ne prodhimin e energjise elektrike ne territorin e Shqiperise, por edhe si rrjedhoje e nevojes globale per energji elektrike. Eshte per tu theksuar se cmimi i energjise elektrike te prodhuar nga impiantet e reja por edhe nga ato ekzistuese te energjise se paster ka qendruar konsiderueshem larte ,duke krijuar mundesi te shkelqyera biznesi. Nga kontaktet tona te shpeshta me autoritetet dhe me bizneset e ndryshme te cilet operojne ne kete fushe konstatojme nje mungese te shume sherbimeve ne tregun shqiptar. Sherbime te cilat jane te nevojshme per zhvillimin normal te kesaj fushe, brenda standarteve te lejueshme teknike e ligjore. Keto mungesa vihen re: 1. ….ne projektimin e projekteve te zbatimit; 2. ….ne ofertat e fabrikave tona per pjese te ndryshme te hidrocentraleve; 3. ….ne paisjet ose pjeset e nderrimit te paisjeve per ndertim; 4. …edhe ne fushen e financimit te pjesshem ose ne total. Pra, kjo situate i drejton sipermarresit shqiptare drejt kerkimit te investitoreve te huaj te cilet ofrojne mundesi te medha ne realizimin e ketyre sherbimeve. Realizimi i Projekt-Idese dhe Projekt – Zbatimit Shume kompani po hasin probleme ne projektimin e projekteve te zbatimit sepse per shume vite ne vendin tone nuk jane ndertuar hidrocentrale. Ne 4 vitet e fundit jane projektuar shume hidrocentrale te cilet jane dhene me koncension. Por mungesa e profesionisteve dhe eksperienca e varfer ne kete fushe ngadalson zhvillimin e kesaj dege. Duke u bazuar ne legjislacionin dhe praktinen shqiptare per fitimin e se drejtes koncesionare eshte e nevojshme PROJEKT IDEA ndersa per ndertimin eshte i nevojshem PROJEKT ZBATIMI. Keshtu vitet e fundit inxhinieret tane jane specializuar ne hartimin e projekt - ideve. Megjithe perpjekjet e shumta ata po hasin shume probleme pikerisht me realizimin e projekteve te zbatimit. Sipermarresit tane e kane zgjidhur kete problem duke lene pjeset me te veshtira te projektimit studiove jo shqiptare. Kjo jo vetem per mungesen e eksperiences se studiove shqiptare por edhe sepse bankat kerkojne me shume garanci projektuese per financimin eventual. 1
  • 2. Prezenca e fabrikave te prodhimit te pjeseve te ndryshme te hidrocentralit Me hapjen e disa kantiereve per ndertimin e HEC-ve eshte vene re interesimi i disa kompanive te huaja prodhimi turbinash, tubash pvc ose tubash celiku dhe linje elektrike per te tregtuar ne Shqiperi keto pjese. Nga informacionet tona per kete arsye jane hapur zyra perfaqesimi te firmave ose jane blere aksione ne koncesione te hidrocentraleve te ndryshme. Ndertimi Sic u theksua edhe me siper ne Shqiperi ka filluar tashme ndertimi i disa hidrocentraleve te cilet kane nisur te kene edhe problemet e para llogjistike, si p.sh mungesa e eksperiences ne zbatimin e projekteve. Disa impiante jane projektuar per tu ndertuar me tunele dhe kompanite per shpim tuneli ne territorin tone jane mesatarisht 2-3 te tilla, si pasoje sherbimi i ketyre kompanive ka nje vlere te konsiderueshme duke pare konkurencen e paket, si rrjedhoje ne kete fushe krijohen hapesira per hyrjen ne treg te kompanive te ngjashme. Financimi Disa kompani te cilat kane fituar tashme te drejten koncesionare per ndertimin e impianteve te hidrocentraleve kerkojne vazhdimisht financues per ndertimin e koncesioneve. Nje nga menyrat e financimit e cila eshte dhe me e pergjithshmja eshte ajo me ane te bankave. Shume nga kompanite shqiptare te cilat kane te drejten e koncesionit duke qene se jane kompani te nje profili te ulet dhe me te ardhura jo te mjaftueshme per ti dhene bande garancite e nevojshme per financim behen te disponueshme per te lidhur marreveshje me partnere te huaj. Nje opsion qe tashme realizohet por i perket nje procesi me kompleks dhe me te gjate jane dhe investimet direkte ne lumenj/perrenj te cilet nuk jane tenderuar dhe jane te lire nga te drejtat koncesionare. Ne kete drejtim ne dinamiken e punes sone jemi ne kontakt me kompani shqiptare te cilat jane duke zhvilluar projekte per lumenj/perrenj te cilet nuk jane tenderuar akoma. Keto fusha jane per tu marre ne konsiderate nga projektuesit/prodhuesit/investitoret romun te cileve stafi jone i ofron konsulencen ligjore dhe mundesine e kontaktimit me kompani te cilat kane fituar te drejtat koncesionare por edhe kompani te cilat programojne te zhvillojne projekte mbi lumenj/perrenj te lire nga te drejat koncesionare. Gjithashtu ofrojme mundesine e kontaktimit me projektues shqiptare per bashkepunime te mundeshme. Pergatiti :Esmeralda Hasko 2