SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 20
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

153

KAPITULLI 3
INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE
3.1 Çentrali termik (Çentrali i ngrohjes)
Quhen çentrale termike ato lokale teknike në të cilat janë të instaluara të gjitha aparaturat
e destinuara për prodhimin, qarkullimin dhe rregullimin e fluidit termik, i nevojshem ky
për impiantet e çentralizuara të ngrohjes dhe klimatizimit. Çentralet termike mund të jenë
të vendosura në katet e nëndheshme të ndërtesave, në katin përdhe ose në një lokal me
vete. Këto mjedise duhet të plotësojnë kushtet e mbrojtjes nga zjarri si dhe të sigurisë.
Kur nxehtësia e nevojshme për ngrohjen e disa apartamenteve ose e godinave, prodhohet
në një vënd të caktuar (salla e gjeneratorëve të nxehtësisë – ndryshe “salla e kaldajave”)
dhe prej këtu shpërndahet me anë të bartësit të nxehtësisë, thuhet se kemi të bëjmë me
“ngrohje qëndrore”. Sipas llojit të bartësit të nxehtësisë, kemi ngrohjen me ujë të ngrohtë,
me avull dhe me ajër. Sistemet më të njohura për ngrohjen e ndërtesave, janë sistemet me
ujë të ngrohtë (me temperaturë të ujit të dërgimit nga kaldaja deri në 100oC).
Ngrohja qëndrore ka një sërë të mirash:
-prodhimi i nxehtësisë në një qëndër të vetme, lejon që të ndërtohen furra me rendiment
të lartë: nxjerrja e tymit dhe rregullimi thjeshtohen, djegja e lëndës djegëse të cilësisë së
mirë garanton një djegje pa tym dhe pa blozë;
-aparatet ngrohëse janë të vegjël dhe mund të vëndosen pa vështirësi edhe në shkallët,
banjot, etj.
Përveç këtyre, në ngrohjen qëndrore të gjitha lokalet mbahen pastër nga lënda djegëse
dhe mbeturinat e saj.
3.1a Gjeneratorët e nxehtësisë (Kaldajat)
Gjeneratorët e nxehtësisë janë aparate që shndërrojnë energjinë e brendshme të lëndës
djegëse në energji termike nëpërmjet djegies direkte.
Parametrat kryesore të gjeneratorëve të nxehtësisë janë (shiko dhe figurën 3.1):
- fuqia termike e vatrës (QF): jepet nga produkti i fuqisë termike kalorifike të ulët
të lëndës djegëse me sasinë (prurjen) e saj (kW);
- fuqia termike konvencionale (QC): e cila është diferenca e fuqisë termike e vatrës
me fuqinë termike të humbur në gazet e tymit QA (kW);
- fuqia termike e përdorëshme (QK): që jepet nga sasia e nxehtësisë të transferuar
në njësinë e kohës tek fluidi mbartës i nxehtësisë. Ky është edhe parametri mbi të
cilën mbështetet zgjedhja e kaldajës nga projektuesi.
- rendimenti i djegies (ηt): është raporti i fuqisë termike konvencionale dhe asaj të
vatrës;
Fig. 3.1 Fuqitë termike të kaldajës;
QF –fuqia termike e vatrës,
QK -fuqia termike e përdorëshme ,
QA – fuqia termike e humbur në gazet e tymit të djegies,
QS – fuqia termike e humbur me tansmetim
Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

154

- rendimenti termik i përdorshëm (ηtu): është raporti ndërmjet fuqisë termike të
përdorëshme dhe asaj të vatrës.
Kaldajat e ngrohjes qëndrore klasifikohen si vijon:
-sipas llojit dhe parametrave të bartësit të nxehtësisë (me ujë dhe me avull);
-sipas llojit të lëndës djegëse që digjet në furrë (me qymyr, gazoil, gaz);
-sipas materialit dhe formës konstruktive të kaldajës (gizë, çeliku, etj).
Në fig.3.2, tregohet prerja ballore e një kaldaje prej gize, që përbëhet nga bashkimi i
shumë elementëve.
Në fig.3.3 është paraqitur një kaldajë prej çeliku pa elementë, Në fig.3.4 është paraqitur
një kaldajë për ngrohje apartamenti ( në pamjen e jashtme).

Fig.3.2 Prerje e një
kaldaje prej gize

Fig.3.3 Kaldajë prej çeliku që
punon me lëndë djegëse të lëngët

Fig.3.4
Pamje, Kaldajë
apartamenti

Kaldaja me kondensim
Përdorimi i gjeneratorëve të nxehtësisë me kondensim hyn në logjikën e kursimit
energjitik dhe të uljes së nivelit të ndotjes ambientale.
Në figurën 3.5 paraqitet skema e
një kaldaje me kondensim.
Teknika e kondensimit lejon një
shfrytëzim më të mirë të aftësisë
energjitike të lëndës djegëse,
nëpërmjet kufizimit të humbjeve
të nxehtësisë në gazrat e djegies:
rikuperim të nxehtësisë sensibile
nëpërmjet
reduktimit
të
temperaturës së gazeve të
djegies që shkarkohen në
atmosferë
dhe
rikuperim
energjitik nga shndërrimi fazor
gaz-lëng i produkteve të djegies.
Për këtë qëllim, sipërfaqet e
kaldajës
në
kontakt
me
produktet e djegies janë
Fig3.5 Skema e një kaldaje me kondensim
konstruktuar me materiale që
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

155

nuk ndryshken (p.sh çelik inox i stabilizuar me titan), në mënyrë që të garantojnë
rezistencën ndaj korrozionit të kondensatit acid të gazeve të djegies.
Pra, përdorimi i lëndëve djegëse të gazta me përmbajtje të vogël squfuri, lejon përdorimin
e kaldajave me kondensim, në të cilat rekuperohet nxehtësia latente e avujve të ujit që
ndodhen në gazet e tymit, me uljen e temperaturës së tymrave në dalje nga kaldaja deri në
50-70 °C. Pika e vesës e gazeve të tymit të metanit rritet me uljen tepricës së ajrit.
Rendimenti i këtyre kaldajave është >100% (referuar nxehtësisë së djegies së ulët) dhe
<100% (referuar nxehtësisë
së djegies së lartë). Në këto
kaldaja përdoren tymthithësa
(ventilatorë) për tërheqjen e
gazeve të tymit.
Në fig.3.6 tregohet pamje e
një kaldaje ~200 kW, mbi
bazament, me disa përmasa
kryesore; ndërsa në fig.3.7
paraqiten lidhjet e tubave
kryesorë me kaldajën, e
paisur me një ngohës uji për
nevoja sanitare.

Fig.3.6 Përmasat kryesore
të një kaldaje

Fig.3.7 Lidhjet e
tubave me kaldajën

3.1b Salla e kaldajave, Depozitimi lëndës djegëse
Përvoja tregon se vëndosja dhe komponimi i centralit të ngrohjes ka rëndësi të madhe për
kontrollin dhe shërbimin e instalimit të ngrohjes. Vëndosja racionale e sallës se kaldajave,
e depos së lëndës djegëse dhe e rrugëve të shërbimit, thjeshtësia e ndërtimit, pajisja me
aparate kontrolli dhe lehtësia e riparimit të pjesëve më të rëndësishme të instalimit,
krijojnë mundësinë e një shërbimi të sigurtë dhe të një shfrytëzimi ekonomik.
Në ngrohjen qëndrore, salla e kaldajeve vendoset në shumicën e rasteve në bodrumin e
ndërtesës, në mënyrë që largësia ndërmjet kaldajës dhe oxhakut të jetë sa më e shkurtër
dhe, nga ana tjetër, furnizimi me lëndë djegëse të jetë sa më i lehtë. Përfitimi që kemi nga
vëndosja e centralit termik në qëndër të gravitetit të instalimit të ngrohjes, kalon në plan
të dytë. Për arsye konstruktive dhe të teknikës së djegjes, është mirë që të shmanget
vëndosja e oxhakut në muret e jashtme, ose dhënia e një drejtimi të pjerrët ( kulmi i
oxhakut i zhvëndosur në planin vertikal kundrejt bazës), si dhe kanalet e tymit shumë të
gjata ndërmjet kaldajës dhe oxhakut. Është më e përshtatshme që oxhaku të dalë pranë
kulmit të ndërtesës për të shmangur mbipresionet e shkaktuara nga era. Në instalimet e
ngrohjes, salla e kaldajave duhet të ketë një hyrje brënda në ndërtesë.
Në instalimet që punojnë me qymyr (thëngjill), salla e kaldajave duhet të vëndoset në
mënyrë që furnizimi me lëndë djegëse dhe nxjerrja e hirit dhe e zgurjeve të kryhen me
lehtësi. Në ndërtesat e banimit, sallat e mëdha të kaldajave, shpesh vëndosen pranë
ndërtesës. Kur muret e oxhakut janë të termoizoluara në mënyrë të mjaftueshme, gazet e
tymit nuk ftohen gjatë kalimit në të. Në këto raste oxhaku mund të vëndoset në muret e
jashtme. Në bazë të sasisë së nevojshme të kalorive ose kW, përcaktohet fuqia e
kaldajave që do të instalohen dhe sipërfaqja e sallës.
Lartësia e sallës së kaldajave duhet të jetë të paktën 3 m. Në figurën 3.8 është paraqitur
Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

156

një sallë kaldajash për ngrohje (dy kaldaja, kanalet e tymit dhe pompat qarkulluese të
ujit), me disa përmasa orientuese ndërmjet kaldajave dhe mureve të sallës.
Fig.3.9 Salla e
kaldajave dhe
largësitë e rekomanduara të kaldajës
që punon me lëndë
djegëse të lëngët.

Në impiantet që punojnë me lëndë djegëse të
lëngët – gazoil ose me gaz, salla e kaldajave
është me përmasa më të vogla (figura 3.9).
Në këtë rast, lokali i çentralit termik (salla e
kaldajave, depozitimi i lëndës djegëse) mund të
jetë në bodrumin e ndërtesës që ngrohet, mbi tokë
(jasht godinës), ose pjesërisht nën tokë.
Salla e kaldajës duhet të ketë një sipërfaqe të
pakten 6 m2; lartësia nuk duhet të jetë më pak se
2,5 m.
Për ruajtjen e sasive të mëdha të lëndës djegëse të
lëngët (gazoil), pranë sallës së kaldajave vëndoset
një cisternë (rezervuar) cilindrike mbi tokë, ose
nën tokë (fig.3.10). Lëndën djegëse, drejt-përdrejt
Fig.3.10 Cisterna e gazoilit e vëndonga cisterna e merr një pompë e posaçme dhe e
sur nën tokë. D-tubi degimit, SH -tub
dërgon te djegësi, ku bëhet njëkohësisht edhe
shkarkimi, NP -nxjerrje papastërtive
ngrohja e saj.
Në figurrën 3.11 tregohet një pamje
Fig. 3.11
Pamje
thjeshtë e sallës së çentralit termik me
thjeshtë e
përmasat minimale; ndërsa në tabelën
sallës së
3.1 janë shënuar përmasat minimale të
çentralit
sallës së çentralit termik për kaldaja me
termik me
fuqi të madhe.
Fig.3.8 Salla e kaldajave dhe distancat
e rekomanduara ndërmjet kaldajave

përmasat
minimale

Makinat dhe aparaturat kryesore që
përbëjnë çentralin termik janë:
• Gjeneratori i nxehtësisë (kaldaja)
• Rezervuari i lëndës djegëse
• Djegësi i lëndës djegëse
• Oxhaku i gazeve të djegies
• Pompat e qarkullimit
• Aparaturat e kontrollit dhe të sigurimit
• Ena e zgjerimit e mbyllur.

Fuqia ngrohëse e kaldajës dhe të gjitha karakteristikat e nevojshme jepen në katallogët
përkatës.
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

157

Tabela 3.1 Përmasat minimale të kaldajave me fuqi të madhe
Fuqia termike kW
116
232
464
696
1160

Sipërfaqia e çentralit
m2
20
25
40
50
70

3.1c Oxhaku dhe kanalet e tymit
Oxhaku ka për qëllim të nxjerrë jashtë gazet e tymit, që prodhohen nga djegja e lëndës
djegëse dhe njëkohësisht të krijojë një tërheqje të mjaftueshme, për hyrjen e ajrit të
nevojshëm për djegjen e lëndës djegëse në furrën e kaldajës.
Kuptohet që ky funksion i dytë bie, kur kaldaja përdor një sprucator për djegjen e lëndës
djegëse të lëngët, në të cilin ajri për djegje dërgohet me ventilator.
Që të mënjanohet ftohja e gazeve të tymit gjatë kalimit në oxhak, rekomandohet vëndosja
e oxhakut në muret e brëndshme, ose i termoizoluar. Sipas rregullave, ndalohet të
përdoren oxhaqet e ngrohjes qëndrore për nxjerrjen e gazeve nga vatra të tjera (p.sh nga
sobat e gatimit në guzhinë, etj). Oxhaqet e instalimeve të mëdha duhet të jenë të larta, në
mënyrë që gazet e djegjes të përhapen në një atmosferë sa më të madhe dhe të mos
shkaktojne prishjen e atmosferës së ndërtesave fqinjë.
Në rastet kur nuk mund të ndërtohen oxhaqe me tërheqje natyrale, me seksionin dhe
lartësinë e duhur, ose kur temperatura në oxhak bie shumë, atëhere bëhet tërheqja e
detyruar e gazeve të tymit të prodhuar nga djegja, me ventilatorë që vëndosen mbas
kaldajës (tymthithësa me konstruksion që të rezistojnë në temperatura të larta).
Seksioni minimal i oxhakut (S, në cm2) zgjidhet sipas fuqisë së, kaldajës (P, në W), duke
patur parasysh lartësinë e oxhakut (H, në m), në bazë të llojit të lëndës djegëse që digjet
në furrën e kaldajës. Për rastin e djegjes me tërheqje natyrale, ai përcaktohet me
formulën:
SK

P
H

(3.1)

ku koeficienti K=0,016 për lëndët djegëse të gazta; K=0,024 për lëndët djegëse të lëngëta
dhe K=0,030 për lëndët djegëse të ngurta.

3.2. Aparatet ngrohëse
Aparatet ngrohëse përdoren për transmetimin e nxehtësisë nga uji i ngrohtë, ose avulli, në
ambientet që do ngrohen. Ato pregatiten prej çeliku, gize dhe kohët e fundit edhe prej
alumini.
Meqënëse aparatet ngrohëse vëndosen brënda në dhomat që ngrohen, ato duhet të
plotësojne jo vetëm kërkesat termoteknike dhe ekonomike por edhe kërkesat sanitarohigjenike dhe estetike.
Vetitë termoteknike i karakterizon koeficienti i transmetimit të nxehtësisë k = 4 – 15
W/m2.K. Vetitë ekonomike karakterizohen nga konsumi i metalit, për njësinë e fuqisë,
nga fortësia e aparatit, kostoja, thjeshtësia e pregatitjes në seri dhe nga lehtësia e
Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

158

transportimit. Kërkesat sanitaro-higjenike i plotsojne ato forma, të cilat e ruajnë aparatin
ngrohës në gjëndje të pastër dhe japin mundësi pastrimi nga pluhuri në rast nevoje.
3.2a Radiatorët
Aparatet ngrohëse, që përdoren shumë në ngrohjen me ujë të ngrohtë dhe në atë me
avull, janë radiatorët me elementë. Sikurse kaldajat prej gize me elementë, edhe
radiatorët perbëhen prej elementësh, të cilat bashkohen me anë të nipleve në një numër të
caktuar, sipas fuqisë ngrohëse që kërkohet. Prodhimi i tyre është në seri dhe nuk kushton
shumë. Këta radiatorë janë të përshtatshëm si për ujë ashtu dhe për avull. Radiatorët e
derdhur prej gize janë shumë të qëndrueshëm (50–60 vjet), sepse janë rezistente ndaj
korrozionit, mirëpo për këtë arsye janë relativisht të shtrënjtë. Prova hidraulike e
radiatorëve bëhet me presion deri në 6 bar.

Fig.3.12
Elementi i
radiatorit
prej alumini

Fig.3.13
Radiator me
4 elementë,
D-trashësia
e një elemti

Radiatori duhet të vëndoset në mënyrë që të mund të
pastrohet lehtësisht rreth e rrotull tij dhe të mos
pengohet qarkullimi i ajrit dhe transmetimi i
nxehtësisë me rrezatim. E mira kryesore e radiatorëve
me elementë është se përmasat e tij janë të vogla.
Përmasat e një elementi janë: lartësia H, trashësia D,
distanca ndërmjet vrimave I dhe gjerësia . Në fig.3.12
tregohet një element radiatori prej alumini.

Nga bashkimi i disa elementëve (fig.3.13), percaktohet
gjatësia e radiatorit, në përputhje me sasinë e nxehtësisë që
duhet të japi në ambient.
Radiatorët e japin nxehtësinë me konveksion dhe me rrezatim
(fig.3.14).
Në përgjithësi radiatori vëndoset në muret e jashtme; muret
marrin nxehtësinë drejtperdrejt prej tij, kështu që ndjenja e të
ftohtit nga muret e jashtme është më e vogël.

Fig.3.14
vendosje e
radiatorit
prane murit

Fig. 3.15 Vendosja e radiatorit në niqen
e dritares, a) në pamje, b) në prerje

Në shumicën e rasteve radiatori mund të vëndoset nën niqen e dritares. Në këtë rast, muri
i niqes (pranë dritares), rekomandohet të vishet me një pllake termoizoluese, për të pasur
një izolim termik të mjaftueshëm, që pengon humbjet e nxehtësisë. Në fig. 3.15 tregohet
vendosje e radiatorit në niqen e dritares.
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

159

3.2b Zgjedhja e aparatit ngrohës
Fuqia ngrohëse e një aparati ngrohës varet nga përmasat e elementit dhe tipi, dhe nga
diferenca e temperaturave ndërmjet lëngut ngrohës dhe ajrit të lokalit. Në grohjen me ujë
ajo është rreth 400-500 [W/m2], për temperaturën e ambientit tb=20oC. Në katalogë jepen
karakterisitikat e raditorëve, dhe pikërisht: fuqia ngrohëse në Wat, në diferencën e
temperaturave t (temperatura mesatare të ujit në aparatin ngrohës minus temperatura e
ambientit 20°C), dhe përmasat e aparatit ngrohës.
Aparati ngrohës, zgjidhet me fuqi të barabartë me humbjet e përgjithshme të nxehtësisë të
ambientit, në periudhën e ftohtë të dimrit.
3.2c Radiatorë (aparatet ngrohëse) prej çeliku dhe konvektorët
Aparatet ngrohëse prej çeliku janë prej llamarinë të petëzuar në forma të ndryshme dhe
prej tubash, me përmasa të ndryshme.
Radiatorët prej çeliku janë mjaft të lehtë, krahasuar me radiatorët prej gize, kanë çmim
më të ulët dhe janë më pak të qëndrueshëm ndaj korrozionit dhe për këtë arsye përdoren
vetëm në ngrohjen me ujë të ngrohtë. Radiatorët prej çeliku u rezistojne ngricave më mirë
se radiatorët prej gize.
Fig. 3.16
Rregjistër
ngrohës me
tuba, prodhim në seri

Një lloj tjetër aparati ngrohës me tuba është
regjistri ngrohës (radiator banjo fig.3.16).
Këto aparate ngrohëse mund të vëndosen
me lehtësi në shkallët, në banjot, në
koridoret e mëdha të ndërtesave të publike,
spitale dhe në përgjithësi në ndërtesat
industriale, ku lejohet përdorimi i ujit ose
avullit me temperature të lartë.
Në disa raste përdoren aparate ngrohëse me
tuba pa fletë (p.sh. të vëndosur në një
kornizë reflektuese, si në fig.3.17a), ose për
të shtuar dhënien e nxehtësisë, përdoren tuba
me fletë (si në fig.3.17b dhe 3.17c).

Fig.3.17 Aparat ngrohës me tuba

Në figurën 3.18 tregohet një konvektor. Ai
a) Montimi në kornizë i tubave pa
përbëhet nga një karkasë metalike
fletë; b) tubo me fletë spirale;
(fig.3.18a), ku ajri hyn nga pjesa e poshtme
c) tubo me fletë kuadrate
dhe del nga grilat e vendosura në pjesën e sipërme dhe elementi ngrohës (fig.3.18b).
Sikurse e tregon edhe emri këto aparate ngrohëse japin nxehtësi kryesisht me konveksion.
Elementi ngrohës është i vendosur në pjesën e poshtme të konvektorit. Ajri i lokalit, duke
kaluar nëpër të gjithe gjatësinë e elementit ngrohës, ngrohet dhe del nga pjesa e sipërme,
para konvektorit. Tërheqja e krijuar nga karkasa (mbulesa), e shton lëvizjen e ajrit dhe si
rrjedhim, e rrit koeficientin e transmetimit të nxehtësisë dhe shpejton ringrohjen e lokalit.
Konvektorët zgjidhen nga katallogët, sipas nxehtësisë që duhet të japin.
160

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

Fig.3.18 Konvektori a)- Pamje
b)- tub me fletë i vëndosur në pjesën e poshtme të konvektorit

3.2d Shpërndarja e temperaturave në lokal në ngrohjen me radiatorë
Në fig.3.19 tregohet shpërndarja e temperaturave dhe lëvizje e ajrit në lokal. Në rastin kur
radiatorët vëndosen në muret e brendshëm shpërndarja e temperaturave është jo uniforme,
me ndryshim të theksuar midis pjesës së poshtme dhe të sipërme; ndërsa kur vëndosen në
muret e jashtme shpërndarja është më uniforme, dhe si rrjedhim kjo vëndosje është më e
mira.

Fig.3.19 Shëmbull i shpërndarjes së temperaturave në ngrohjen me radiatorë–
majtas – radiatorët nën dritare; djathtas – radiatorët në muret e brendshëm

3.3 Skemat e instalimeve me gravitet (me qarkullim natyral) dhe me pompa
Instalime të ngrohjes me ujë të ngrohtë quhen ato instalime, në të cilat uji i ngrohtë që del
nga kaldaja është me temperaturë td  90oC (këto instalime quhen edhe instalime të
ngrohjes me ujë të ngrohtë me presion të ulët).
Klasifikimi i instalimeve të ngrohjes bëhet si vijon:
-me qarkullim me gravitet ose me qarkullim me pompa;
-me shpërndarje me një tub ose me dy tuba;
-me shpërndarje nga sipër ose me shpërndarje nga poshtë të tubacjoneve;
-me enën e zgjerimit të hapur ose të mbyllur.
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

161

Ka dhe disa veçorive të tjera, si p.sh. me pompa në dërgim ose në kthim; në lidhje me
mënyrën e nxjerrjes së ajrit nga instalimi, etj.
3.3a Ngrohja me gravitet
Në ngrohjen me gravitet (ndryshe quhet ngrohje me termosifon ose me qarkullim natyral
të ujit), qarkullimi i ujit sigurohet për shkak të diferencës së densitetit të ujit të ftohtë të
kthimit dhe të ujit të ngrohtë të dërgimit. Presioni efektiv ( qarkullues) në këtë rast është i
vogël dhe mund të ndryshojë, sipas lartësisë së
ndërtesës nga ~400-3000 Paskal. Për një instalim
me shtrirje horizontale të kufizuar, ky presion
siguron një qarkullim të mjaftueshëm. Nëqoftëse
shtrirja horizontale e instalimit është e madhe,
rezistencat në qarkullim rriten shumë dhe në këtë
rast, për zvogëlimin e diametrave dhe uljen e
kostos të rrjetit të shpërndarjes së tubacioneve, në
rrjetin e tubacjoneve vëndoset një pompë (sikurse
do të shohim në vazhdim) me lartësi
manometrike rreth 1– 4 metër kollonë ujë ( 0,10,4 bar). Tubacjonet shpërndahen në të njëjtën
Fig.3.20 Impiant i tipit
mënyrë në të dy rastet.
tradicional me qarkullim natyral
Në grohjen me gravitet, impianti i tipit
tradicional përbëhet kryesisht nga një gjenerator i ujit të ngrohtë - kaldaja, i vëndosur në
pikën më të ulët të instalimit (për të krijuar presionin qarkullues të nevojshëm), nga
tubacjonet e dërgimit dhe të kthimit, nga aparatet ngrohëse dhe ena e zgjerimit (në pikën
me të lartë, për mundësinë e nxjerrjes së ajrit, fig.3.20).

3.3b Ngrohja me pompa
Ngrohja me pompa, në krahasim me ngrohjen me gravitet ka këto të mira:
-diametrat e tubacjoneve janë më të vegjël dhe pra rrjeti i shpërndarjes është më pak i
kushtueshem; -shtrirja dhe vëndosja e tubacjoneve paraqet më pak vështirësi dhe si
rrjedhim, ngritja e vazhdueshme e tyre drejt enës së zgjerimit për nxjerrjen e ajrit, nuk
është e domosdoshme (jastëket e ajrit mënjanohen dhe çregullimet në qarkullim janë të
rralla); -aparatet ngrohëse mund të vëndosen pa vështirësi edhe më posht se niveli i
kaldajave; -ngrohja me pompa është më e sigurtë në qarkullim dhe mundësitë e
rregullimit janë më të mira, -vënia në punë është më e shpejtë.
Ngrohja me pompa ka këto të meta, në krahasim me ngrohjen me gravitet:
-ngrohja varet nga funksionimi i pompës që vihet në lëvizje nga një motor elektrik; dhe
në rast defekti në pompë ose mungesë energjie elektrike, instalimi nuk punon; -konsumi i
vazhdueshëm i energjise elektrike i rrit shpenzimet e shfrytëzimit; -për të mënjanuar
transmetimin e zhurmës në ndërtcsë nga motorët dhe pompat duhet të merren masa të
posaçme. Nga ndonjëherë edhe investimet janë më të larta.
Në përgjithësi të gjitha instalimet pajisen me pompa për qarkullimin e ujit. lnstalimet me
pompa kohët e fundit përdoren edhe në ndërtesat e vogla, bile edhe në ngrohjen në një
nivel. Kaldajat, aparatet ngrohëse dhe tubacionet vëndosen njëlloj si në ngrohjen me
gravitet – me shpërndarje nga sipër dhe me shpërndarje nga poshtë e tubacioneve.
Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

162

Në instalimin me pompa një kujdes i veçantë i kushtohet nxjerrjes së ajrit. Meqënëse
shpejtësia e qarkullimit të ujit është më e madhe se në ngrohjen me gravitet, nxjerrja e
ajrit vështirësohet. Për këtë qëllim, në pikat më të larta të instalimit vëndosen
ajërnxjerrësa automatikë. Në fig.3.21 paraqitet një instalim me pompa me shpërndarje
nga poshtë dhe nga sipër (me unaza qarkulluese me rezistencë të barabartë), si dhe
mënyrat e nxjerrjes së ajrit në të dy rastet.
Fig.3.21 Skema
e instalimit me
ujë me pompa
me shpërndarje
nga sipër
(djathtas), dhe
nga poshtë
(majtas), dhe
lidhja e
pompave dhe
ajërnxjerrësave

Në instalimet e mëdhaja zakonisht vëndosen dy pompa, nga të cilat njëra është rezervë.
Kur instalimi ndahet në zona, për çdo zonë vëndoset një pompë, që lidhet direkt në tubin
e dërgimit ose të kthimit. Në instalimet e vogla, shpesh vëndoset një pompë dhe ajo lidhet
direkt në tubin e dërgimit ose të kthimit.
Në fig.3.22 paraqitet një skemë e lidhjes së pompave në dërgim, me enën e zgjerimit të
hapur dhe në fig.3.23 me enën e zgjerimit të mbyllur, si dhe aksesorët përkatës. Në këto
dy figura janë shënuar:
U-tubi i ushqimit me ujë; TP-tubi tropopieno; V-tub kontrolli; SD-tubi i sigurimit (me
diametër të brendshëm mbi 25 mm); m-manometri; t-termometër me shkallë deri në
120oC; T-Termostat regullimi <95oC; Tr-termostat bllokimi <100oC; P-këllëf me
diametër të brëndshëm 10 mm, për matje kampion (temperature);
G-tubi shkarkimit të valvolës së
sigurimit; F-tubi
lidhjes së
valvolës së sigurimit me kaldajën
(pa pengesë), E-tubi lidhjes së
kaldajës me enën e zgjerimit të
mbyllur (duhet të jetë pa pengesë,
me diametër mbi 25 mm); VSvalvola e sigurimit; Pr-presostat
bllokimi; Dp-bllokues i sprucatorit,
në rast se ndalon pompa; FL-matës
i sasisë së ujit që qarkullon; EZena e zgjerimit hapur (fig.3.22) dhe
e mbyllur (me membranë dhe e
Fig.3.22 Skema me enën Fig.3.23 Skema me enën
mbushur me azot në presionin
e zgjerimit të mbyllur
e zgjerimit të hapur
fillestar Pf, fig.3.23). Presioni
punës i kaldajës Pmax në fig.3.23, përcaktohet nga presioni hapjes së valvolës së sigurimit
dhe distanca vertikale L, ndërmjet enës së zgjerimit të mbyllur dhe valvolës së sigurimit
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

163

VS. Ndërsa në fig.3.22, presioni punës së kaldajës duhet të jetë më i madh se presioni
hidrostatik i impantit.
Në fig.3.24 paraqitet vëndosja e radiatorëve në katin tip dhe shpërndarjen në bodrum të
tubave të ngrohjes, në një ndërtesë shumë katëshe.

Fig.3.24 (a) Plani tip i vëndosjes së radiatoreve; (b ) Plani bodrumit –
centrali ngrohjes CT; Shpërndarje tubave dhe kollonat vertikale A, B, C, D

3.4 Ena e zgjerimit
3.4a Ena e zgjerimit e hapur
Kjo është një enë cilindrike ose në formë
paralepipedi prej fletë çeliku me trashësi 2-3
mm (fig.3.25). Kapaciteti i saj duhet të jete rreth
dy herë më i madh se shtesa e vëllimit të ujit të
instalimit nga bymimi. Shtesa e vëllimit të ujit
të instalimit është:


V=t.Vsist=0,0006.70. Vsist = 0,042.Vsist ; (3.2)
Fig.3.25 Lidhja e tubave në enën e

ku:
=0,0006 dhe t=70oC, paraqesin
zgjerimit të hapur
koeficientin e bymimit të ujit dhe rritjen e
temperaturës së ujit që ndodhet në instalimin, me vëllim Vsist.

Si rrjedhim, shtesa e vëllimit të ujit është rreth 4 %; ndërsa kapaciteti i enës së zgjerimit e
hapur merret rreth 8% e vëllimit të ujit, që ndodhet në sistem. Vëllimi i ujit që ndodhet në
instalim, percaktohet sipas vëllimeve që përmbajnë pajisjet e ndryshme të instaluara në
sistem, si dhe tubacjonet. Tubi sigurimit të dërgimit (d3) të enës së zgjerimit lidhet në
pjesën e sipërme; tubi sigurimit të kthimit (d1) lidhet në pjesën e poshtme. Tubi b shërben
për riqarkullim, ndërsa tubi (d4) për sinjalizimin e ekzistencës së ujit në enë. Ena e
zgjerimit pajiset edhe me një tub për derdhjen e ujit të tepërt d2 ( tropopieno) dhe me
tubin e ajrimit. Shpesh në enën e zgjerimit lidhet dhe tubi ushqyes i ujit të ftohtë. Në rast
së temperatura e jashtme projektuese është shumë e ulët, atëhere ena e zgjerimit duhet të
izolohet, si masë sigurie.
3.4b Ena e zgjerimit e mbyllur
Kjo enë mund të montohet pranë kaldajës, dhe në këtë rast nuk ka nevojë për tuba të gjatë
Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

164

(si në enën e zgjerimit të hapur), pra paksohet kostua; duke qënë sistemi mbyllur, nuk
futet oksigjeni i ajrit që është burim korozioni, dhe pra shtohet jeta e instalimit; nuk ka
humbje uji nga avullimi; mund të përdoren temperatura më të larta (deri 110 oC), që çojnë
në zvoglimin e sipërfaqeve ngrohëse; mund të përdoren pompa me presione më të larta,
që çojnë në zvoglimin e diametrave të tubave.
Presioni fillestar i instalimit Pf, ose Pmin, varet nga lartësia statike e ujit. Që të mënjanohet
hyrja e ujit në enë, kur instalimi nuk punon, azoti që mbush enën e zgjerimit, duhet të
ketë një presion fillestar, të paktën sa presioni statik i instalimit në vëndin ku është
instaluar ena e zgjerimit. Kështu p.sh., për një instalim që ka presionin statik 10 m, dhe
ena është e vëndosur poshtë, presioni fillestar është i barabartë me presioni statik 10 m.(1
bar). Pra Pmin është presioni fillestar i shprehur në atmosferë teknike apsolute ata (at+1) =
lartësia hidrostatike Hs + mbipresioni; Pmax është presioni hapjes së valvolës së sigurimit
VS, i shprehur po ashtu në ata (at+1). Kapaciteti ose volumi efektiv i një ene zgjerimi,
duhet të jetë të paktën i barabartë me bymimin e ujit të instalimit, në temperaturën më të
lartë të punës. Ky volum efektiv varet nga presion final i valvolës së sigurimit (Pmax), dhe
përcaktohet kështu:
bymimi ujit Vb
presioni final absolut në bar  presioni fillestar absolut në bar
 rendimenti 
volumi totali i EZ
presioni final absolut në bar

bymimi ujit Vb = sasia e ujit në sistem (C) x koeficienti bymimit
të ujit e (që jepet në tabela); ndërsa: presioni absolut në bar =
presioni final ose fillestar + 1 bar (Pmax ose Pmin). Pra,
kapaciteti enës së zgjerimit në litra,
VEZ 
Fig.3.26 Enë
zgjerimi e mbyllur

sasia e ujit në sistem x koeficient i bymimit të ujit
P
1  min
Pmax

Në figurën 3.26 tregohet një enë zgjerimi e mbyllur, në momentin kur instalimi është në
punë. Me A është shënuar zona e ujit, B – zona e azotit ose e ajrit, C – lidhja me rrjetin e
ujit, D – membrana.
Në fig.3.27 tregohet një impiant qëndror me ujë të ngrohtë, me dy kollona ngritëse, me
degëzime në apartamente, me disa paisje kryesore të funksionimit dhe rregullimit të
ngrohjes.
Fig.3.27 Impiant i ngrohjes qëndrore me
enën e zgjerimit të mbyllur. KA- kaldaja;
Pq- pompa qarkulluese e kaldajës; V-ena
zgjeruese e mbyllur; P-pompa e impiantit;
KS-kaseta e ventilave dhe kontabilizimit të
nxehtësisë; KK- kolektorët dërgim-kthim të
apartamenteve; R- rregulator i temperaturës
së dërgimit, në funksion të temperaturës së
matur nga sonda e jashtme S.
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

165

3.5 Impiant i pavarur apartamenti – Ngrohja në një nivel
Në kohën e sotme kjo mënyrë ngrohje ka marrë një përdorim të gjerë. Nga kaldaja e
përbashkët e ngrohjes qëndrore, bëhet hyrja në apartament nga kollona, me një degëzim
dhe shpërndarja në apartament e tubave dhe radiatorëve e veçantë; ose bëhet ngrohja me
një kaldajë të veçantë për çdo apartament – që është objekt i këtij kapitulli. Në këtë rast,
zakonisht qarkullimi bëhet me një pompë që është pjesë përbërëse e kaldajës.
Në fig.3.28a tregohet në aksonometri ngrohja në një nivel, me shpërndarje me dy tuba,
me qarkullim me pompa.
Në këtë figurë janë shënuar: 1-kaldaja, 2 dhe 3-tubi dërgimit dhe kthimit të ujit në
kaldajë, 4-radiatori më i afërt dhe 5-paraqet një radiator me valvolë me tre rrugë. Ky
radiator ka një qark të shkurtër, që e nxjerr jasht pune radiatorin në rast nevoje, duke e
ndërprerë hyrjen në radiator, ose e dërgon tërësisht apo pjesërisht ujin në radiator.
Fig.3.28 Ngrohja
në një nivel,
a-shpërndarja
horizontale me dy
tuba, b-me një tub,
c-shpërndarja me
një tub, e ndarë në
dy unaza qarkulluese horizontale,
d-radiatori i
lidhur me një
valvolë speciale
(me 4 rruge).

Në fig.3.28b tregohet shpërndarja me një tub. Kaldaja dhe radiatorët janë të lidhura në një
unazë horizontale. Kalimi i ujit në radiatorë mund
të ndahet me anë të valvolave rregulluese që ka çdo
radiator. Në këtë rast një pjesë e ujit kalon në
qarkun e shkurtër K.
Në fig.3.28c tregohet shpërndarja me një tub, e
ndarë në dy unaza, që lidhen me radiatorët me anë
të një valvole speciale (fig.3.28d). Duke e hapur më
shumë ose më pak valvolën, ndryshon sasia e ujit
që kalon në radiator dhe në qarkun e shkurtër.
Në figurën 3.29 tregohen dy kolektorë, i dërgimit
dhe i kthimit të ujit në radiatorët e vëndosur në një
apartament.
Në fig.3.30 tregohet vëndosja e kaldajës familjare
dhe e radiatorëve, në planimetrin e një apartamenti,
në shpërndarjen me një tub dhe me dy tuba, me dy

Fig.3.30 kolektorët e dërgimit dhe
të kthimit të ujit në radiatorët
166

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

unaza qarkulluese; ndërsa fig.3.31 tregon një skemë aksonometrike të vëndosjes së
radiatorëve, në grohjen në një nivel, me shpërndarjen me dy tuba për çdo radiator, me
kaldajë të veçantë (kaldajë murale).
Fig.3.30
Skema të
ngrohjes të një
apartamenti
në planimetri.
Shpërndarja me
një tub dhe
me dy tuba.
Ka-kaldaja,
Ko-kolektorët:
dërgim-kthim.
R-radiatorët

Fig.3.31
Ngrohje në
një nivel.
Aksonometri

Në fig.3.32a paraqet një shëmbull
tipik
i
instalimit
kaldajëkolektorë-radiatorë, dhe fig.3.32b
paraqet valvolën me 4 rrugë, të
vendosur në radiator.
Në figurën 3.33 tregohet skema e
ngrohjes së apartamentit (në një
nivel), me një degëzim nga
kollonat e ngrohjes qëndrore.

Fig.3.32 a) Skema tipike e lidhjes së kaldajës me kolektorët dhe radiatorët
dhe 3.32 b) valvola me 4 rrugë në pjesën e poshtme të radiatorit..
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

167

Fig.3.33 Skema e lidhjes
së ngrohjes në një nivel
(e apartamentit), me një
nga kollonat e ngrohjes
qëndrore.

3.6 Përcaktimi sasisë së ujit që qarkullon në instalim
Sasia e ujit që qarkullon në një unazë, në grohjen me një tub, përcaktohet me formulën e
njohur.
Q R
, ku QR – paraqet shumën e sasive të nxehtësive që japin radiatorët e unazës
t u
përkatëse në kkal/h (duke konvertuar fuqitë e shprehura në W: sipas 1W=0,86 kkal/h),
ndërsa tu – paraqet rënien e temperaturës së ujit në tubin e dërgimit dhe të kthimit.
G

Në ngrohjen e apartamentit merret zakonisht tu=10oC. Në ngrohjen me dy tuba, çdo
radiator ka një tub të dërgimit dhe një tub të kthimit, pra formon një unazë. Kështu që
sasia e ujit që qarkullon, percaktohet me formulën e mësipërme, duke e aplikuar për çdo
radiator.

3.7 Ngrohja me rrezatim. Njohuri të përgjithshme
Në instalimet e zakonshme të ngrohjes, vëndosen aparatet ngrohëse, të cilat duhet të japin
në lokal nxehtësinë e lëngut ngrohës që qarkullon (ujë ose avull). Ngrohja mund të
realizohet edhe duke ngrohur disa pjesë të strukturave të ndërtimit që kufizojnë lokalin,
p.sh., duke i vëndosur tubat ngrohës brënda në mure, ose në tavan. Në këto lloje
instalimesh, që quhen ngrohje me rrezatim me sipërfaqe, dallojmë ngrohjen nga muret,
nga dyshemeja dhe nga tavani. Emërtimi “ngrohje me rrezatim”, për këtë rast, është
konvencional, pasi jo e gjithë nxehtësia jepet me rrezatim. Në ngrohjen nga muret dhe
veçanërisht nga dyshemeja, konveksioni është më i madh, ndërsa ngrohja nga tavani
realizohet më shumë me rrezatim. Po ashtu, në qoftë se temperatura sipërfaqësore e
radiatorëve është e lartë, rrezatimi është më i madh se konveksioni. Në ngrohjen me
rrezatim, si lëng ngrohës përdoret uji i ngrohtë (nën 50oC), i cili siguron ngrohjen e
ngadalshme të konstruksionit të ndërtimit dhe si rrjedhim mënjanon çarjet në mure dhe
soleta. Nga ana tjetër, uji i ngrohtë krijon në sipërfaqe një temperaturë të pranueshme nga
pikëpamja fiziologjike dhe është më i mirë, nga pikëpamja e
konservimit të tubave ngrohës.
Për arsye fiziologjike, tavani duhet të ngrohet në mënyrë të
moderuar. Temperatura mesatare e mureve në ngrohjen nga tavani
është më e lartë se temperatura e ajrit të ambientit (ndërsa në
ngrohjen me radiatorë është e kundërta). Në ngrohjen nga tavani,
Fig.3.34 Nxehtësia
temperatura e ajrit duhet të jetë 1 deri në 2oC më e vogël se në
që marrin muret
ngrohjen me radiatorë, për të patur të njëjtën ndjenjë konforti.
dhe dyshemeja
Në fig.3.34 tregohet si shëmbull shpërndarja e temperaturave dhe
168

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

e nxehtësisë, që marrin muret dhe dyshemeja në një lokal, ku tavani ngohet njëtrajtësisht.
Temperaturat rrezatuese të tavanit deri në 35oC, në përgjithësi nuk shkaktojne asnjë
shqetësim. Instalimet e ngrohjes me rrezatim nga tavani mund të përdoren gjithashtu për
ftohjen e lokalit në verë.
Në fig. 3.35 tregohen forma të ndryshme
të shtrirjes në planimetri të serpentinave
të tubave ngrohës me rrezatim.
Ngrohja nga dyshemeja dhe nga muret
nga pikëpamja konstruktive është e
ngjashme me mënyrën e ngrohjes nga
Fig.3.35 Konfigurimi serpentinave
tavani. Përvoja ka treguar, që në pjeset e
rrezatuese në soletë.
lokaleve ku rinë vazhdimisht njerëz,
temperatura e dyshemesë mbi 25oC shkakton dhimbje në këmbë; ndërsa në ato pjesë ku
lëvizja e njerëzve është e kufizuar, temperatura e dyshemesë mund të merret më e madhe,
deri në 29oC. Përdoret në salla pritjeje dhe pushimesh, në banjot, si dhe në të gjitha
lokalet ku vëndosja e aparateve ngrohëse është e vështirë.
Skema e instalimit është e ngjashme me atë që tregohet në figurën 3.35. Në ngrohjen nga
dyshemeja përdoret ujë me temperaturë relativisht të ulët, 40oC në hyrje dhe 30oC në
dalje. Diferenca e temperaturave të dërgimit dhe e kthimit meret ~10oC
Të mirat e ngrohjes me rrezatim: -mënjanimi i aparateve ngrohëse individualë; -vëndosja
e të gjitha kollonave brënda në mure (zhduket rreziku i ngrirjes së ujit); -temperatura e
ajrit brënda lokalit është më e njëtrajtshme dhe më e ulët; etj.
Të metat: -investimet fillestare janë më të larta; -pamundësia e ndryshimit të sipërfaqeve
ngrohëse; -vështirësi riparimi; -inercia termike është më e madhe dhe si rrjedhim,
mundësia e rregullimit të ngrohjes është më e vogël, sidomos në tavanet prej betoni.
E mira kryesore e ngrohjes me rrezatim është pa dyshim mënjanimi i të gjitha aparateve
ngrohëse të dukshme, dhe i të gjitha të metave që rezultojnë nga kjo vëndosje (ndotje e
perdeve dhe e mureve). Ngrohja me rrezatim preferohet për sallat e pritjes të të gjitha
llojeve, në të cilat prania e aparatave ngrohëse e prish estetikën e sallës; -në sallat muze,
dhe në sallat e ekspozitave.
Instalimet e ngrohjes me rrezatim janë në përgjithësi më të shtrënjta se instalimet e
ngrohjes me radiatorë.

3.8 Ngrohja me ajër.
Në përgjithësi ajri ngrohet duke kaluar nëpër një sipërfaqe ngrohëse (bateri ngrohëse), në
tubat e së cilës kalon ujë i ngrohtë. Funksionimi i sigurtë i ngrohjes me ajër arrihet në
qoftë se përdoret një ventilator. Ngrohja me ajër mund të jetë: ngrohje me ajër të jashtëm;
ngrohje me ajër riqarkullues, dhe ngrohje me ajër të përzier (të jashtëm dhe riqarkullues).
Ngrohja me ajër të jashtëm nuk është ekonomike. Ajo mund të përdoret, vetem kur
ventilimi i lokalit duhet të jetë shumë i domosdoshëm, ose kur koha e ngrohjes është
shumë e shkurtër.
Në qoftëse p.sh, në temperaturën e jashtme +4 oC ajri ngrohet deri në 40oC dhe nxirret nga lokali
me +20oC, atëhere ajri do të marrë me vete një pjesë të nxehtësisë së furnizuar nga gjeneratori i
nxehtësisë (kaldaja), e cila mund të përcaktohet në këtë mënyrë:
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave
ngrohja totale e ajrit
ngrohja e ajrit që nxirret nga lokali

169

40-4=36;
20-4=l6;

16
100  44%
36
Ngrohja me ajër të jashtëm mund të parashikohet kryesisht në kushte klimaterike relativisht të
buta. Ngrohja me ajër të përzier, rekomandohet të bëhet sipas një përpjestimi të caktuar të ajrit të
jashtëm me ajrin riqarkullues. Në ngrohjen me ajër, temperatura e lokaleve që ngrohen është më e
lartë në pjesën e sipërme, se në pjesën poshtme. Shpesh here për të mos ndjerë të ftohtit në
këmbët, ajri duhet të ngrohet më shumë se në ngrohjen me radiatorë (1-2oC), që çon në një konsum
të tepërt të lëndës djegëse.
Fig. 3.36 Skema e
Në fig.3.36 është paraqitur një
thjeshtë e ngrohjes
skemë e thjeshtë e ngrohjes,
të një ndërtese. 1rregjistër rregullues
që përdoret dhe për ventilimin
i hyrje së ajrit,
e lokaleve. Në këtë skemë, ku
2-filtër, 3-bateri
paraqitet dhe centrali ngrohjes
ngrohëse, 4-dhomë
i vëndosur në bodrum, futet
për lagështim,
ajër i jashtëm në ambientet
delagështim, etj (e
kryesore, ndërsa ajri më i
nevojshme në rastin
papastër nxirret nga ato të
e klimatizimit), 5shërbimit.
ventilator, 6-filtër i
Përdorimi i ajrit për ngrohje
dytë.

përqindja e humbjes së nxehtësisë

kërkon seksione të mëdha të
tubave. Për arsye ekonomike dhe teknike, ngrohja me ajër është e përshtatshme vetëm në
qoftë se largësitë janë të shkurtra.
Shpesh kur duam të ngrohim me ajër lokalet me sipërfaqe të mëdha ose shumë dhoma të
një ndërtese, përdoren aparate të vogla me këmbim nxehtësie, avull-ajër ose ujë-ajër që
quhen aeroterma. Meqenëse ajri ngrohet me anë të avullit ose të ujit dhe nuk kërkon
personel shërbimi, këto aparate mund të vëndosen në çfarëdo vëndi. Njëkohësisht
ngarkesa ngrohëse mund të ndahet në disa aparate ngrohëse, secili i vëndosur brënda
lokalit që do të ngrohet, kështu që funksionimi mund të komandohet në mënyrë
individuale.
Në ngrohjen qëndrore me ajër me aeroterma, ajri ngrohet duke kaluar nëpër bateritë
ngrohëse me tuba me fletë, të ngjashme me ato që përdoren në instalimet e ventilimit dhe
të kondicionimit. Bartësi i nxehtësisë qarkullon brënda tubave, ndërsa ajri jashtë.
Bashkimi i disa baterive na lejon që të shtojmë fuqinë ngrohëse dhe të rregullojmë, sipas
nevojës, nxehtësinë që i jepet ajrit.
Aerotermat, edhe për fuqi të mëdha
kanë përmasa të vogla. Në qoftë se
aerotermat janë të lidhur me rrjetin e
ujit të ngrohtë, atëhere fuqia e
aerotermit mund të ndryshohet duke
ndryshuar temperaturën e dërgimit të
ujit
(rregullimi
qëndror).
Fig.3.37 Aerotermi
Rekomandohet që në vëndin e marrjes
Fig.3.38 Skema e vëndosë ajrit, aerotermi të pajiset me një
filtër. Në fig.3.37 paraqitet një sjes së aerotermave në
ndërtesën shumëkatëshe
aeroterm dhe në fig.3.38 paraqitet
170

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

vëndosja e aerotermave në një ndërtesë shumëkatshe.
Aerotermat e vëndosur drejtpërdrejt në lokalin që ngrohet, në përgjithësi, janë aparate të
prodhimit në seri, që kanë një ventilator, një motor dhe një vrimë rregulluese për hyrjen e
ajrit të ftohtë dhe për nxjerrjen e ajrit të ngrohtë. Aerotermi vëndoset mbi dysheme, ose
në mur 2-3 m mbi dysheme. Kur ajri merret shumë afër dyshemesë me anë të një
tubacioni, kemi një ngrohje më të mirë të shtresave të ajrit në pjesën e poshtme të lokalit.
Aerotermat që vëndosen në muret e jashtme mund të përdoren edhe për ventilimin e
lokalit. Aerotermat prodhohen në seri deri në fuqinë njësore 150 kW/h, me shpejtësitë e
daljes së ajrit shumë të mëdha dhe me rrezen e veprimit 25 m përpara aerotermit dhe 12
m nga anët. Në dimër ajri që del nga aerotermi duhet të ketë një temperaturë relativisht të
lartë. Centrali i ngohjes (centrali termik) së ajrit, që punon me aparate që ushqehen me
avull ose me ujë të ngrohtë, nga pikëpamja teknike është i ngjashëm me instalimin e
ventilimit (ai përdoret gjithashtu për ventilim).

3.9 Ngrohja me avull. Njohuri të përgjithshme
Një nga karakteristikat e ngrohjes me avull është se fluidi ngrohës (avulli), e ndryshon
gjëndjen e vet agregate gjatë dhënies së nxehtësisë (avulli kondensohet në aparatet
ngrohëse dhe kondensati kthehet në kaldajë, ku ngrohet deri sa kthehet në avull).
Me kondensimin e 1 kg avull uji të thatë, lirohen 625 W, baraz me ~540 kkal (=2250 kJ),
ndërsa 1 kg ujë që ftohet nga 90oC në 70oC (në ngrohjen me ujë), jep ~23 W, baraz me 20
kkal energji termike. Sipas madhësisë së presionit në instalim, ngrohja me avull ndahet në
ngrohje me presion të ulët, me presion të lartë dhe në ngrohje me vakum. Mbipresioni i
avullit në ngrohjen me avull me presion të ulët është deri në 0,5 bar, ndërsa në ngrohjen
me avull me presion të lartë është mbi 0,5 bar. Në ngrohjen me avull me vakum, presioni
absolut i punës është nën 1 bar. Kaldajat me presion të ulët (p.u.) mund të instalohen në
katin e poshtëm (ose në bodrum) të ndërtesës. Për ngrohjen e lokave, presionet e punës së
këtyre kaldajave janë shumë më të vogla se kufiri i treguar më sipër. Sipas shtrirjes
horizontale të rrjetit, mbipresioni i këtyre kaldajave mund të merret në këtë mënyrë:
Për shtrirje horizontale të instalimit më të vogël se:
L metër
30
50
mbipresioni është:
0,05
0,07

500
0,10 bar

Në qoftë se kaladajat me avull, përveç ngrohjes së lokaleve,duhet të sigurojnë dhe
furnizimin me avull për nevoja industriale, ose tregëtare (për kuzhina, lavanderi, fabrika
qumështi, etj.), mbipresioni merret 0,4 ÷ 0,5 atm (1,5 bar absolut), ose më shumë. Në këtë
rast, skema e ngrohjes së lokaleve lidhet me njërin nga tubacjonet kryesore, që del nga
kolektori i avullit, duke e ulur presionin me anë të një reduktori të presionit.

3.10 Pregatitja e ujit të ngrohtë për nevoja sanitare
13.10a Ngrohësi i ujit (boileri) dhe skema e instalimit
Uji i ngrohtë për nevoja sanitare në spitale, hotele, ndërtesa banimi, etj, zakonisht
pregatitet në sallën e kajdajave të ngrohjes, me anë të këmbyesve të nxehtësisë, që lidhen
me kajdajat e ngrohjes ose me kaldaja të veçanta.
Nevojat për ujë të ngrohtë ndryshojnë nga ora në orë, dhe në qoftë se kaldaja do të
Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave

171

llogaritej për nevojat maksimale, ajo do të dilte me
përmasa të mëdha. Për këtë arsye parashikohen
akumulatorë të ujit të nxehtë (boilerë), të cilët
njëkohësisht e mbrojnë kaldajën nga brejtja.
Fig.3.39 Ngrohësi ujit - Boileri

Këmbyesi i nxehtësisë (ngrohësi i ujit ose boileri)
horizontal (fig.3.39) përbëhet nga cilindri 1 dhe nga serpentina 2. Cilindri është i mbushur
me ujë që ngrohet, ndërsa nëpër serpentinë kalon avulli ose uji i nxehtë i kaldajës. Ky
ngrohës uji përdoret për instalime që marrin ujë të
ngrohtë me ndërprerje, pasi serpentina është e
parashikuar të ngrohë ujin në një kohë të caktuar.
Këta këmbyes nxehtësie pregatiten me përmasa të
ndryshme dhe me sipërfaqe që ndryshon nga 1,2 10,5 m2. Presioni i punës llogaritet deri në 5 atm dhe
temperatura e ujit ngrohës deri në 95oC.
Shperndarja e ujit të ngrohtë në ndërtesë mund të
bëhet nga poshtë (më shpesh) ose nga lart. Në anën e
djathtë të skemës me shpërndarje nga poshtë, sipas
tipit të mbyllur (fig.3.40), tregohen me vijë të
ndërprerë kollonat e kthimit (të riqarkullimit), të cilat
kanë për qëllim të pengojnë ftohjen e theksuar të ujit
në rrjet, kur koha ndërmjet përdorimeve është e
gjatë.

Fig.3.40 Skema e instalimit për
pregatitjen e ujit të ngrohtë , që
ka një kaldajë me avull,
a-tubacjoni riqarkullimit.

13.10b Impiantet diellore për ngrohjen e ujit
Kohët e fundit, ka gjetur një përdorim të madh ngrohja e ujit për nevoja sanitare, me anë
të energjise diellore. Për këtë qëllim, përdoren panelet diellore të orientuara me kënd, në
drejtim të rrezeve diellore, në mënyrë të tillë, që të marrin maksimumin e mundshëm të
energjisë gjatë 24 orëve, veçanërisht në periudhën e dimrit. Tipet më të thjeshta të
impianteve diellore paraqiten në fig.3.41. Impianti diellor përbëhet nga tri pjesë kryesore:
paneli (kolektori) diellor, akumuluesi (boileri ose grumbulluesi i ujit) i ujit të ngrohtë dhe
tubat, që bashkojnë panelin me akumuluesin.
Në fig.3.42 paraqitet një variant i impiantit diellor me dy qarqe. Këmbyesi nxehtësisë
KN, që shërben si akumulues uji, ka një serpentinë ngrohëse që është lidhur me qarkun
primar të panelit dhe qarkun e dytë, i cili shërben për qarkullimin e ujit të ngrohtë për
nevoja sanitare. Në qarkun primar në vënd të ujit mund të përdoret dhe përzierje e ujit me
antifrizer.
Kolektorët diellorë të rrafshët (fig.3.43), e kapin rrezatimin diellor dhe ia transmetojnë
nxehtësinë rezervuarit të ujit (akumuluesit).
Elementi kryesor i çdo kolektori, pllaka thithëse (përthithësi), realizohet në mënyra të
ndryshme. Ai ndërtohet kryesisht prej materiali me përcjellshmëri termike të lartë, si
bakër, alumin, çelik që nuk ndryshket, llamarinë dhe tuba hekuri. Xhami mbrojtës, që
bashkohet me karkasën në mënyrë hermetike, duhet të jetë me trashësi të tillë, që mund t'i
qëndroje goditjeve të rreshjeve atmosferike. Ai kufizon humbjet me konveksion të
172

Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave

pllakës përthithëse (që ndodh për shkak të erës dhe të temperaturës të ulët të ajrit të
jashtëm), si dhe humbjet me rrezatim (xhami është i papërshkueshëm nga rrezet infra të
kuqe që emetohen nga pllaka përthithëse në temperaturën normale të punës). Në këto
kushte, arrihet që vlera e temperaturës brënda karkasës, pra edhe në ujin që qarkullon në
pllakën thithëse, të jetë më lartë se ajo e mjedisit rrethues (e ajrit).

Fig.3.41 Qarqe direkte dhe indirekte të ngrohjes së
ujit me panele diellore
a) –qarkullimi natyral (me termosifon), me ujin që
përdoret; b) –qarkullimi natyral (me termosifon) me
këmbyes nxehtësie; c) –qarkullim i detyruar me
pompë dhe këmbyes nxehtësie; d) –bifazor, d.m.th,
me një lëng që avullon në kolektor dhe kondenson
në këmbyesin e nxehtësisë, që në përgjithësi
vendoset në akumulator (i cili mund të jetë në
pozicion vertikal ose horizontal).

Fig.3.42 Impiant diellor
me dy qarqe, me qarkullim
natyral me këmbyes
nxehtësie. EZ-ena e
zgjerimit, KN këmbyes
nxehtësie.

Fig.3.43 Kolektori diellor. 1-pllakë thithëse e rrezeve
(me tuba ose pllaka me kanale ku qarkullon uji), e lyer
nga sipër me bojë të zezë; 2-karkasa metalike; 3shtresë termoizoluese; 4- mbyllëse metalike e poshtme;
5-xham-mbrojtës; 6-guarnicion gome; 7-llamarinë
reflektuese prej alumini; 8-lëngu qarkullues.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Proceset adiabatike dhe izohorike
 Proceset adiabatike dhe izohorike Proceset adiabatike dhe izohorike
Proceset adiabatike dhe izohorikeMirsim Tovërlani
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
energjia dhe burimet e energjise
energjia dhe burimet e energjise energjia dhe burimet e energjise
energjia dhe burimet e energjise ornela rama
 
Centralet Berthamore
Centralet BerthamoreCentralet Berthamore
Centralet BerthamoreErgi Nushi
 
Veshje popullore
Veshje populloreVeshje popullore
Veshje populloreselda20
 
Termodinamika dhe Ligjet e saj.
Termodinamika dhe Ligjet e saj. Termodinamika dhe Ligjet e saj.
Termodinamika dhe Ligjet e saj. Gen Ndoci
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017UBT University
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëKlajdi Proko
 
Energjite e rinovueshme
Energjite e rinovueshmeEnergjite e rinovueshme
Energjite e rinovueshmeLeonard Proko
 
Energjia diellore
Energjia dielloreEnergjia diellore
Energjia dielloreMaja
 
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeSa Ide
 

Was ist angesagt? (20)

Klima dhe ndertesa - Koncepte bazë
Klima dhe ndertesa - Koncepte bazëKlima dhe ndertesa - Koncepte bazë
Klima dhe ndertesa - Koncepte bazë
 
TRANSMETIMI I NXEHTËSISË
TRANSMETIMI I NXEHTËSISËTRANSMETIMI I NXEHTËSISË
TRANSMETIMI I NXEHTËSISË
 
FIZIKA TEKNIKE
FIZIKA TEKNIKE FIZIKA TEKNIKE
FIZIKA TEKNIKE
 
Proceset adiabatike dhe izohorike
 Proceset adiabatike dhe izohorike Proceset adiabatike dhe izohorike
Proceset adiabatike dhe izohorike
 
Energjia gjeotermale
Energjia gjeotermaleEnergjia gjeotermale
Energjia gjeotermale
 
LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS
LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËSLIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS
LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS
 
Energjia llojet
Energjia llojetEnergjia llojet
Energjia llojet
 
Termometrat dhe llojet e tyre
Termometrat dhe llojet e tyreTermometrat dhe llojet e tyre
Termometrat dhe llojet e tyre
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshit
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
energjia dhe burimet e energjise
energjia dhe burimet e energjise energjia dhe burimet e energjise
energjia dhe burimet e energjise
 
Centralet Berthamore
Centralet BerthamoreCentralet Berthamore
Centralet Berthamore
 
Veshje popullore
Veshje populloreVeshje popullore
Veshje popullore
 
Termodinamika dhe Ligjet e saj.
Termodinamika dhe Ligjet e saj. Termodinamika dhe Ligjet e saj.
Termodinamika dhe Ligjet e saj.
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
 
Energjia Diellore
Energjia DielloreEnergjia Diellore
Energjia Diellore
 
Energjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e EnergjisëEnergjia dhe Burimet e Energjisë
Energjia dhe Burimet e Energjisë
 
Energjite e rinovueshme
Energjite e rinovueshmeEnergjite e rinovueshme
Energjite e rinovueshme
 
Energjia diellore
Energjia dielloreEnergjia diellore
Energjia diellore
 
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
 

Mehr von Albania Energy Association

Albania an important energy hub for the Southern Gas Corridor Realistic over...
Albania an important energy hub for the Southern Gas Corridor  Realistic over...Albania an important energy hub for the Southern Gas Corridor  Realistic over...
Albania an important energy hub for the Southern Gas Corridor Realistic over...Albania Energy Association
 
Albania investments and Hydropower development 2017
Albania investments and Hydropower development 2017Albania investments and Hydropower development 2017
Albania investments and Hydropower development 2017Albania Energy Association
 
The revival and transformation of Europe’s largest onshore oilfield; the Pato...
The revival and transformation of Europe’s largest onshore oilfield; the Pato...The revival and transformation of Europe’s largest onshore oilfield; the Pato...
The revival and transformation of Europe’s largest onshore oilfield; the Pato...Albania Energy Association
 
Trans Adriatic Pipeline (TAP) – The European leg of the Southern Gas Corridor
Trans Adriatic Pipeline (TAP) – The European leg of the Southern Gas CorridorTrans Adriatic Pipeline (TAP) – The European leg of the Southern Gas Corridor
Trans Adriatic Pipeline (TAP) – The European leg of the Southern Gas CorridorAlbania Energy Association
 
Overall analysis of the onshore sector of Albania and current developments
Overall analysis of the onshore sector of Albania and current developmentsOverall analysis of the onshore sector of Albania and current developments
Overall analysis of the onshore sector of Albania and current developmentsAlbania Energy Association
 
The fiscal regime in Albania for upstream oil and gas operations
The fiscal regime in Albania for upstream oil and gas operationsThe fiscal regime in Albania for upstream oil and gas operations
The fiscal regime in Albania for upstream oil and gas operationsAlbania Energy Association
 
How Albanian legislation facilitates the exploration and development of hydro...
How Albanian legislation facilitates the exploration and development of hydro...How Albanian legislation facilitates the exploration and development of hydro...
How Albanian legislation facilitates the exploration and development of hydro...Albania Energy Association
 
Albpetrol status update in the era of privatisation
Albpetrol status update in the era of privatisationAlbpetrol status update in the era of privatisation
Albpetrol status update in the era of privatisationAlbania Energy Association
 
Eagle LNG Terminal and Pipeline - Efficient solutions for the Balkans
Eagle LNG Terminal and Pipeline - Efficient solutions for the BalkansEagle LNG Terminal and Pipeline - Efficient solutions for the Balkans
Eagle LNG Terminal and Pipeline - Efficient solutions for the BalkansAlbania Energy Association
 
vercoming challenges in the exploration of Albania’s high potential carbonate...
vercoming challenges in the exploration of Albania’s high potential carbonate...vercoming challenges in the exploration of Albania’s high potential carbonate...
vercoming challenges in the exploration of Albania’s high potential carbonate...Albania Energy Association
 
Qendrat e perpunimit te mallrave dhe njerzve (pasagjereve)
Qendrat e perpunimit te mallrave dhe njerzve (pasagjereve)Qendrat e perpunimit te mallrave dhe njerzve (pasagjereve)
Qendrat e perpunimit te mallrave dhe njerzve (pasagjereve)Albania Energy Association
 
Si duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportit
Si duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportitSi duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportit
Si duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportitAlbania Energy Association
 

Mehr von Albania Energy Association (20)

Albania an important energy hub for the Southern Gas Corridor Realistic over...
Albania an important energy hub for the Southern Gas Corridor  Realistic over...Albania an important energy hub for the Southern Gas Corridor  Realistic over...
Albania an important energy hub for the Southern Gas Corridor Realistic over...
 
Albania investments and Hydropower development 2017
Albania investments and Hydropower development 2017Albania investments and Hydropower development 2017
Albania investments and Hydropower development 2017
 
The revival and transformation of Europe’s largest onshore oilfield; the Pato...
The revival and transformation of Europe’s largest onshore oilfield; the Pato...The revival and transformation of Europe’s largest onshore oilfield; the Pato...
The revival and transformation of Europe’s largest onshore oilfield; the Pato...
 
Trans Adriatic Pipeline (TAP) – The European leg of the Southern Gas Corridor
Trans Adriatic Pipeline (TAP) – The European leg of the Southern Gas CorridorTrans Adriatic Pipeline (TAP) – The European leg of the Southern Gas Corridor
Trans Adriatic Pipeline (TAP) – The European leg of the Southern Gas Corridor
 
Overall analysis of the onshore sector of Albania and current developments
Overall analysis of the onshore sector of Albania and current developmentsOverall analysis of the onshore sector of Albania and current developments
Overall analysis of the onshore sector of Albania and current developments
 
The fiscal regime in Albania for upstream oil and gas operations
The fiscal regime in Albania for upstream oil and gas operationsThe fiscal regime in Albania for upstream oil and gas operations
The fiscal regime in Albania for upstream oil and gas operations
 
How Albanian legislation facilitates the exploration and development of hydro...
How Albanian legislation facilitates the exploration and development of hydro...How Albanian legislation facilitates the exploration and development of hydro...
How Albanian legislation facilitates the exploration and development of hydro...
 
Albpetrol status update in the era of privatisation
Albpetrol status update in the era of privatisationAlbpetrol status update in the era of privatisation
Albpetrol status update in the era of privatisation
 
Eagle LNG Terminal and Pipeline - Efficient solutions for the Balkans
Eagle LNG Terminal and Pipeline - Efficient solutions for the BalkansEagle LNG Terminal and Pipeline - Efficient solutions for the Balkans
Eagle LNG Terminal and Pipeline - Efficient solutions for the Balkans
 
vercoming challenges in the exploration of Albania’s high potential carbonate...
vercoming challenges in the exploration of Albania’s high potential carbonate...vercoming challenges in the exploration of Albania’s high potential carbonate...
vercoming challenges in the exploration of Albania’s high potential carbonate...
 
Albania Oil and Gas & Energy 2015 Summit
Albania Oil and Gas & Energy 2015 SummitAlbania Oil and Gas & Energy 2015 Summit
Albania Oil and Gas & Energy 2015 Summit
 
Transporti me litare
Transporti me litareTransporti me litare
Transporti me litare
 
Kerkesa per parkim
Kerkesa per parkimKerkesa per parkim
Kerkesa per parkim
 
Semaforet (Sinjalet ne infrastrukture)
Semaforet (Sinjalet ne infrastrukture)Semaforet (Sinjalet ne infrastrukture)
Semaforet (Sinjalet ne infrastrukture)
 
Qendrat e perpunimit te mallrave dhe njerzve (pasagjereve)
Qendrat e perpunimit te mallrave dhe njerzve (pasagjereve)Qendrat e perpunimit te mallrave dhe njerzve (pasagjereve)
Qendrat e perpunimit te mallrave dhe njerzve (pasagjereve)
 
Parashikimi per transport
Parashikimi per transportParashikimi per transport
Parashikimi per transport
 
Si duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportit
Si duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportitSi duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportit
Si duhet ta shikojme/studjojme rrealisht nje statistike ne fushen e transportit
 
Teoria e grafeve
Teoria e grafeveTeoria e grafeve
Teoria e grafeve
 
Transporti Intermodale (shume menyrash)
Transporti Intermodale (shume menyrash)Transporti Intermodale (shume menyrash)
Transporti Intermodale (shume menyrash)
 
Siperfaqet per nje sistem transporti
Siperfaqet per nje sistem transportiSiperfaqet per nje sistem transporti
Siperfaqet per nje sistem transporti
 

INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE

  • 1. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 153 KAPITULLI 3 INSTALIMI I NGROHJES SË NDËRTESAVE 3.1 Çentrali termik (Çentrali i ngrohjes) Quhen çentrale termike ato lokale teknike në të cilat janë të instaluara të gjitha aparaturat e destinuara për prodhimin, qarkullimin dhe rregullimin e fluidit termik, i nevojshem ky për impiantet e çentralizuara të ngrohjes dhe klimatizimit. Çentralet termike mund të jenë të vendosura në katet e nëndheshme të ndërtesave, në katin përdhe ose në një lokal me vete. Këto mjedise duhet të plotësojnë kushtet e mbrojtjes nga zjarri si dhe të sigurisë. Kur nxehtësia e nevojshme për ngrohjen e disa apartamenteve ose e godinave, prodhohet në një vënd të caktuar (salla e gjeneratorëve të nxehtësisë – ndryshe “salla e kaldajave”) dhe prej këtu shpërndahet me anë të bartësit të nxehtësisë, thuhet se kemi të bëjmë me “ngrohje qëndrore”. Sipas llojit të bartësit të nxehtësisë, kemi ngrohjen me ujë të ngrohtë, me avull dhe me ajër. Sistemet më të njohura për ngrohjen e ndërtesave, janë sistemet me ujë të ngrohtë (me temperaturë të ujit të dërgimit nga kaldaja deri në 100oC). Ngrohja qëndrore ka një sërë të mirash: -prodhimi i nxehtësisë në një qëndër të vetme, lejon që të ndërtohen furra me rendiment të lartë: nxjerrja e tymit dhe rregullimi thjeshtohen, djegja e lëndës djegëse të cilësisë së mirë garanton një djegje pa tym dhe pa blozë; -aparatet ngrohëse janë të vegjël dhe mund të vëndosen pa vështirësi edhe në shkallët, banjot, etj. Përveç këtyre, në ngrohjen qëndrore të gjitha lokalet mbahen pastër nga lënda djegëse dhe mbeturinat e saj. 3.1a Gjeneratorët e nxehtësisë (Kaldajat) Gjeneratorët e nxehtësisë janë aparate që shndërrojnë energjinë e brendshme të lëndës djegëse në energji termike nëpërmjet djegies direkte. Parametrat kryesore të gjeneratorëve të nxehtësisë janë (shiko dhe figurën 3.1): - fuqia termike e vatrës (QF): jepet nga produkti i fuqisë termike kalorifike të ulët të lëndës djegëse me sasinë (prurjen) e saj (kW); - fuqia termike konvencionale (QC): e cila është diferenca e fuqisë termike e vatrës me fuqinë termike të humbur në gazet e tymit QA (kW); - fuqia termike e përdorëshme (QK): që jepet nga sasia e nxehtësisë të transferuar në njësinë e kohës tek fluidi mbartës i nxehtësisë. Ky është edhe parametri mbi të cilën mbështetet zgjedhja e kaldajës nga projektuesi. - rendimenti i djegies (ηt): është raporti i fuqisë termike konvencionale dhe asaj të vatrës; Fig. 3.1 Fuqitë termike të kaldajës; QF –fuqia termike e vatrës, QK -fuqia termike e përdorëshme , QA – fuqia termike e humbur në gazet e tymit të djegies, QS – fuqia termike e humbur me tansmetim
  • 2. Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 154 - rendimenti termik i përdorshëm (ηtu): është raporti ndërmjet fuqisë termike të përdorëshme dhe asaj të vatrës. Kaldajat e ngrohjes qëndrore klasifikohen si vijon: -sipas llojit dhe parametrave të bartësit të nxehtësisë (me ujë dhe me avull); -sipas llojit të lëndës djegëse që digjet në furrë (me qymyr, gazoil, gaz); -sipas materialit dhe formës konstruktive të kaldajës (gizë, çeliku, etj). Në fig.3.2, tregohet prerja ballore e një kaldaje prej gize, që përbëhet nga bashkimi i shumë elementëve. Në fig.3.3 është paraqitur një kaldajë prej çeliku pa elementë, Në fig.3.4 është paraqitur një kaldajë për ngrohje apartamenti ( në pamjen e jashtme). Fig.3.2 Prerje e një kaldaje prej gize Fig.3.3 Kaldajë prej çeliku që punon me lëndë djegëse të lëngët Fig.3.4 Pamje, Kaldajë apartamenti Kaldaja me kondensim Përdorimi i gjeneratorëve të nxehtësisë me kondensim hyn në logjikën e kursimit energjitik dhe të uljes së nivelit të ndotjes ambientale. Në figurën 3.5 paraqitet skema e një kaldaje me kondensim. Teknika e kondensimit lejon një shfrytëzim më të mirë të aftësisë energjitike të lëndës djegëse, nëpërmjet kufizimit të humbjeve të nxehtësisë në gazrat e djegies: rikuperim të nxehtësisë sensibile nëpërmjet reduktimit të temperaturës së gazeve të djegies që shkarkohen në atmosferë dhe rikuperim energjitik nga shndërrimi fazor gaz-lëng i produkteve të djegies. Për këtë qëllim, sipërfaqet e kaldajës në kontakt me produktet e djegies janë Fig3.5 Skema e një kaldaje me kondensim konstruktuar me materiale që
  • 3. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 155 nuk ndryshken (p.sh çelik inox i stabilizuar me titan), në mënyrë që të garantojnë rezistencën ndaj korrozionit të kondensatit acid të gazeve të djegies. Pra, përdorimi i lëndëve djegëse të gazta me përmbajtje të vogël squfuri, lejon përdorimin e kaldajave me kondensim, në të cilat rekuperohet nxehtësia latente e avujve të ujit që ndodhen në gazet e tymit, me uljen e temperaturës së tymrave në dalje nga kaldaja deri në 50-70 °C. Pika e vesës e gazeve të tymit të metanit rritet me uljen tepricës së ajrit. Rendimenti i këtyre kaldajave është >100% (referuar nxehtësisë së djegies së ulët) dhe <100% (referuar nxehtësisë së djegies së lartë). Në këto kaldaja përdoren tymthithësa (ventilatorë) për tërheqjen e gazeve të tymit. Në fig.3.6 tregohet pamje e një kaldaje ~200 kW, mbi bazament, me disa përmasa kryesore; ndërsa në fig.3.7 paraqiten lidhjet e tubave kryesorë me kaldajën, e paisur me një ngohës uji për nevoja sanitare. Fig.3.6 Përmasat kryesore të një kaldaje Fig.3.7 Lidhjet e tubave me kaldajën 3.1b Salla e kaldajave, Depozitimi lëndës djegëse Përvoja tregon se vëndosja dhe komponimi i centralit të ngrohjes ka rëndësi të madhe për kontrollin dhe shërbimin e instalimit të ngrohjes. Vëndosja racionale e sallës se kaldajave, e depos së lëndës djegëse dhe e rrugëve të shërbimit, thjeshtësia e ndërtimit, pajisja me aparate kontrolli dhe lehtësia e riparimit të pjesëve më të rëndësishme të instalimit, krijojnë mundësinë e një shërbimi të sigurtë dhe të një shfrytëzimi ekonomik. Në ngrohjen qëndrore, salla e kaldajeve vendoset në shumicën e rasteve në bodrumin e ndërtesës, në mënyrë që largësia ndërmjet kaldajës dhe oxhakut të jetë sa më e shkurtër dhe, nga ana tjetër, furnizimi me lëndë djegëse të jetë sa më i lehtë. Përfitimi që kemi nga vëndosja e centralit termik në qëndër të gravitetit të instalimit të ngrohjes, kalon në plan të dytë. Për arsye konstruktive dhe të teknikës së djegjes, është mirë që të shmanget vëndosja e oxhakut në muret e jashtme, ose dhënia e një drejtimi të pjerrët ( kulmi i oxhakut i zhvëndosur në planin vertikal kundrejt bazës), si dhe kanalet e tymit shumë të gjata ndërmjet kaldajës dhe oxhakut. Është më e përshtatshme që oxhaku të dalë pranë kulmit të ndërtesës për të shmangur mbipresionet e shkaktuara nga era. Në instalimet e ngrohjes, salla e kaldajave duhet të ketë një hyrje brënda në ndërtesë. Në instalimet që punojnë me qymyr (thëngjill), salla e kaldajave duhet të vëndoset në mënyrë që furnizimi me lëndë djegëse dhe nxjerrja e hirit dhe e zgurjeve të kryhen me lehtësi. Në ndërtesat e banimit, sallat e mëdha të kaldajave, shpesh vëndosen pranë ndërtesës. Kur muret e oxhakut janë të termoizoluara në mënyrë të mjaftueshme, gazet e tymit nuk ftohen gjatë kalimit në të. Në këto raste oxhaku mund të vëndoset në muret e jashtme. Në bazë të sasisë së nevojshme të kalorive ose kW, përcaktohet fuqia e kaldajave që do të instalohen dhe sipërfaqja e sallës. Lartësia e sallës së kaldajave duhet të jetë të paktën 3 m. Në figurën 3.8 është paraqitur
  • 4. Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 156 një sallë kaldajash për ngrohje (dy kaldaja, kanalet e tymit dhe pompat qarkulluese të ujit), me disa përmasa orientuese ndërmjet kaldajave dhe mureve të sallës. Fig.3.9 Salla e kaldajave dhe largësitë e rekomanduara të kaldajës që punon me lëndë djegëse të lëngët. Në impiantet që punojnë me lëndë djegëse të lëngët – gazoil ose me gaz, salla e kaldajave është me përmasa më të vogla (figura 3.9). Në këtë rast, lokali i çentralit termik (salla e kaldajave, depozitimi i lëndës djegëse) mund të jetë në bodrumin e ndërtesës që ngrohet, mbi tokë (jasht godinës), ose pjesërisht nën tokë. Salla e kaldajës duhet të ketë një sipërfaqe të pakten 6 m2; lartësia nuk duhet të jetë më pak se 2,5 m. Për ruajtjen e sasive të mëdha të lëndës djegëse të lëngët (gazoil), pranë sallës së kaldajave vëndoset një cisternë (rezervuar) cilindrike mbi tokë, ose nën tokë (fig.3.10). Lëndën djegëse, drejt-përdrejt Fig.3.10 Cisterna e gazoilit e vëndonga cisterna e merr një pompë e posaçme dhe e sur nën tokë. D-tubi degimit, SH -tub dërgon te djegësi, ku bëhet njëkohësisht edhe shkarkimi, NP -nxjerrje papastërtive ngrohja e saj. Në figurrën 3.11 tregohet një pamje Fig. 3.11 Pamje thjeshtë e sallës së çentralit termik me thjeshtë e përmasat minimale; ndërsa në tabelën sallës së 3.1 janë shënuar përmasat minimale të çentralit sallës së çentralit termik për kaldaja me termik me fuqi të madhe. Fig.3.8 Salla e kaldajave dhe distancat e rekomanduara ndërmjet kaldajave përmasat minimale Makinat dhe aparaturat kryesore që përbëjnë çentralin termik janë: • Gjeneratori i nxehtësisë (kaldaja) • Rezervuari i lëndës djegëse • Djegësi i lëndës djegëse • Oxhaku i gazeve të djegies • Pompat e qarkullimit • Aparaturat e kontrollit dhe të sigurimit • Ena e zgjerimit e mbyllur. Fuqia ngrohëse e kaldajës dhe të gjitha karakteristikat e nevojshme jepen në katallogët përkatës.
  • 5. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 157 Tabela 3.1 Përmasat minimale të kaldajave me fuqi të madhe Fuqia termike kW 116 232 464 696 1160 Sipërfaqia e çentralit m2 20 25 40 50 70 3.1c Oxhaku dhe kanalet e tymit Oxhaku ka për qëllim të nxjerrë jashtë gazet e tymit, që prodhohen nga djegja e lëndës djegëse dhe njëkohësisht të krijojë një tërheqje të mjaftueshme, për hyrjen e ajrit të nevojshëm për djegjen e lëndës djegëse në furrën e kaldajës. Kuptohet që ky funksion i dytë bie, kur kaldaja përdor një sprucator për djegjen e lëndës djegëse të lëngët, në të cilin ajri për djegje dërgohet me ventilator. Që të mënjanohet ftohja e gazeve të tymit gjatë kalimit në oxhak, rekomandohet vëndosja e oxhakut në muret e brëndshme, ose i termoizoluar. Sipas rregullave, ndalohet të përdoren oxhaqet e ngrohjes qëndrore për nxjerrjen e gazeve nga vatra të tjera (p.sh nga sobat e gatimit në guzhinë, etj). Oxhaqet e instalimeve të mëdha duhet të jenë të larta, në mënyrë që gazet e djegjes të përhapen në një atmosferë sa më të madhe dhe të mos shkaktojne prishjen e atmosferës së ndërtesave fqinjë. Në rastet kur nuk mund të ndërtohen oxhaqe me tërheqje natyrale, me seksionin dhe lartësinë e duhur, ose kur temperatura në oxhak bie shumë, atëhere bëhet tërheqja e detyruar e gazeve të tymit të prodhuar nga djegja, me ventilatorë që vëndosen mbas kaldajës (tymthithësa me konstruksion që të rezistojnë në temperatura të larta). Seksioni minimal i oxhakut (S, në cm2) zgjidhet sipas fuqisë së, kaldajës (P, në W), duke patur parasysh lartësinë e oxhakut (H, në m), në bazë të llojit të lëndës djegëse që digjet në furrën e kaldajës. Për rastin e djegjes me tërheqje natyrale, ai përcaktohet me formulën: SK P H (3.1) ku koeficienti K=0,016 për lëndët djegëse të gazta; K=0,024 për lëndët djegëse të lëngëta dhe K=0,030 për lëndët djegëse të ngurta. 3.2. Aparatet ngrohëse Aparatet ngrohëse përdoren për transmetimin e nxehtësisë nga uji i ngrohtë, ose avulli, në ambientet që do ngrohen. Ato pregatiten prej çeliku, gize dhe kohët e fundit edhe prej alumini. Meqënëse aparatet ngrohëse vëndosen brënda në dhomat që ngrohen, ato duhet të plotësojne jo vetëm kërkesat termoteknike dhe ekonomike por edhe kërkesat sanitarohigjenike dhe estetike. Vetitë termoteknike i karakterizon koeficienti i transmetimit të nxehtësisë k = 4 – 15 W/m2.K. Vetitë ekonomike karakterizohen nga konsumi i metalit, për njësinë e fuqisë, nga fortësia e aparatit, kostoja, thjeshtësia e pregatitjes në seri dhe nga lehtësia e
  • 6. Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 158 transportimit. Kërkesat sanitaro-higjenike i plotsojne ato forma, të cilat e ruajnë aparatin ngrohës në gjëndje të pastër dhe japin mundësi pastrimi nga pluhuri në rast nevoje. 3.2a Radiatorët Aparatet ngrohëse, që përdoren shumë në ngrohjen me ujë të ngrohtë dhe në atë me avull, janë radiatorët me elementë. Sikurse kaldajat prej gize me elementë, edhe radiatorët perbëhen prej elementësh, të cilat bashkohen me anë të nipleve në një numër të caktuar, sipas fuqisë ngrohëse që kërkohet. Prodhimi i tyre është në seri dhe nuk kushton shumë. Këta radiatorë janë të përshtatshëm si për ujë ashtu dhe për avull. Radiatorët e derdhur prej gize janë shumë të qëndrueshëm (50–60 vjet), sepse janë rezistente ndaj korrozionit, mirëpo për këtë arsye janë relativisht të shtrënjtë. Prova hidraulike e radiatorëve bëhet me presion deri në 6 bar. Fig.3.12 Elementi i radiatorit prej alumini Fig.3.13 Radiator me 4 elementë, D-trashësia e një elemti Radiatori duhet të vëndoset në mënyrë që të mund të pastrohet lehtësisht rreth e rrotull tij dhe të mos pengohet qarkullimi i ajrit dhe transmetimi i nxehtësisë me rrezatim. E mira kryesore e radiatorëve me elementë është se përmasat e tij janë të vogla. Përmasat e një elementi janë: lartësia H, trashësia D, distanca ndërmjet vrimave I dhe gjerësia . Në fig.3.12 tregohet një element radiatori prej alumini. Nga bashkimi i disa elementëve (fig.3.13), percaktohet gjatësia e radiatorit, në përputhje me sasinë e nxehtësisë që duhet të japi në ambient. Radiatorët e japin nxehtësinë me konveksion dhe me rrezatim (fig.3.14). Në përgjithësi radiatori vëndoset në muret e jashtme; muret marrin nxehtësinë drejtperdrejt prej tij, kështu që ndjenja e të ftohtit nga muret e jashtme është më e vogël. Fig.3.14 vendosje e radiatorit prane murit Fig. 3.15 Vendosja e radiatorit në niqen e dritares, a) në pamje, b) në prerje Në shumicën e rasteve radiatori mund të vëndoset nën niqen e dritares. Në këtë rast, muri i niqes (pranë dritares), rekomandohet të vishet me një pllake termoizoluese, për të pasur një izolim termik të mjaftueshëm, që pengon humbjet e nxehtësisë. Në fig. 3.15 tregohet vendosje e radiatorit në niqen e dritares.
  • 7. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 159 3.2b Zgjedhja e aparatit ngrohës Fuqia ngrohëse e një aparati ngrohës varet nga përmasat e elementit dhe tipi, dhe nga diferenca e temperaturave ndërmjet lëngut ngrohës dhe ajrit të lokalit. Në grohjen me ujë ajo është rreth 400-500 [W/m2], për temperaturën e ambientit tb=20oC. Në katalogë jepen karakterisitikat e raditorëve, dhe pikërisht: fuqia ngrohëse në Wat, në diferencën e temperaturave t (temperatura mesatare të ujit në aparatin ngrohës minus temperatura e ambientit 20°C), dhe përmasat e aparatit ngrohës. Aparati ngrohës, zgjidhet me fuqi të barabartë me humbjet e përgjithshme të nxehtësisë të ambientit, në periudhën e ftohtë të dimrit. 3.2c Radiatorë (aparatet ngrohëse) prej çeliku dhe konvektorët Aparatet ngrohëse prej çeliku janë prej llamarinë të petëzuar në forma të ndryshme dhe prej tubash, me përmasa të ndryshme. Radiatorët prej çeliku janë mjaft të lehtë, krahasuar me radiatorët prej gize, kanë çmim më të ulët dhe janë më pak të qëndrueshëm ndaj korrozionit dhe për këtë arsye përdoren vetëm në ngrohjen me ujë të ngrohtë. Radiatorët prej çeliku u rezistojne ngricave më mirë se radiatorët prej gize. Fig. 3.16 Rregjistër ngrohës me tuba, prodhim në seri Një lloj tjetër aparati ngrohës me tuba është regjistri ngrohës (radiator banjo fig.3.16). Këto aparate ngrohëse mund të vëndosen me lehtësi në shkallët, në banjot, në koridoret e mëdha të ndërtesave të publike, spitale dhe në përgjithësi në ndërtesat industriale, ku lejohet përdorimi i ujit ose avullit me temperature të lartë. Në disa raste përdoren aparate ngrohëse me tuba pa fletë (p.sh. të vëndosur në një kornizë reflektuese, si në fig.3.17a), ose për të shtuar dhënien e nxehtësisë, përdoren tuba me fletë (si në fig.3.17b dhe 3.17c). Fig.3.17 Aparat ngrohës me tuba Në figurën 3.18 tregohet një konvektor. Ai a) Montimi në kornizë i tubave pa përbëhet nga një karkasë metalike fletë; b) tubo me fletë spirale; (fig.3.18a), ku ajri hyn nga pjesa e poshtme c) tubo me fletë kuadrate dhe del nga grilat e vendosura në pjesën e sipërme dhe elementi ngrohës (fig.3.18b). Sikurse e tregon edhe emri këto aparate ngrohëse japin nxehtësi kryesisht me konveksion. Elementi ngrohës është i vendosur në pjesën e poshtme të konvektorit. Ajri i lokalit, duke kaluar nëpër të gjithe gjatësinë e elementit ngrohës, ngrohet dhe del nga pjesa e sipërme, para konvektorit. Tërheqja e krijuar nga karkasa (mbulesa), e shton lëvizjen e ajrit dhe si rrjedhim, e rrit koeficientin e transmetimit të nxehtësisë dhe shpejton ringrohjen e lokalit. Konvektorët zgjidhen nga katallogët, sipas nxehtësisë që duhet të japin.
  • 8. 160 Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave Fig.3.18 Konvektori a)- Pamje b)- tub me fletë i vëndosur në pjesën e poshtme të konvektorit 3.2d Shpërndarja e temperaturave në lokal në ngrohjen me radiatorë Në fig.3.19 tregohet shpërndarja e temperaturave dhe lëvizje e ajrit në lokal. Në rastin kur radiatorët vëndosen në muret e brendshëm shpërndarja e temperaturave është jo uniforme, me ndryshim të theksuar midis pjesës së poshtme dhe të sipërme; ndërsa kur vëndosen në muret e jashtme shpërndarja është më uniforme, dhe si rrjedhim kjo vëndosje është më e mira. Fig.3.19 Shëmbull i shpërndarjes së temperaturave në ngrohjen me radiatorë– majtas – radiatorët nën dritare; djathtas – radiatorët në muret e brendshëm 3.3 Skemat e instalimeve me gravitet (me qarkullim natyral) dhe me pompa Instalime të ngrohjes me ujë të ngrohtë quhen ato instalime, në të cilat uji i ngrohtë që del nga kaldaja është me temperaturë td  90oC (këto instalime quhen edhe instalime të ngrohjes me ujë të ngrohtë me presion të ulët). Klasifikimi i instalimeve të ngrohjes bëhet si vijon: -me qarkullim me gravitet ose me qarkullim me pompa; -me shpërndarje me një tub ose me dy tuba; -me shpërndarje nga sipër ose me shpërndarje nga poshtë të tubacjoneve; -me enën e zgjerimit të hapur ose të mbyllur.
  • 9. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 161 Ka dhe disa veçorive të tjera, si p.sh. me pompa në dërgim ose në kthim; në lidhje me mënyrën e nxjerrjes së ajrit nga instalimi, etj. 3.3a Ngrohja me gravitet Në ngrohjen me gravitet (ndryshe quhet ngrohje me termosifon ose me qarkullim natyral të ujit), qarkullimi i ujit sigurohet për shkak të diferencës së densitetit të ujit të ftohtë të kthimit dhe të ujit të ngrohtë të dërgimit. Presioni efektiv ( qarkullues) në këtë rast është i vogël dhe mund të ndryshojë, sipas lartësisë së ndërtesës nga ~400-3000 Paskal. Për një instalim me shtrirje horizontale të kufizuar, ky presion siguron një qarkullim të mjaftueshëm. Nëqoftëse shtrirja horizontale e instalimit është e madhe, rezistencat në qarkullim rriten shumë dhe në këtë rast, për zvogëlimin e diametrave dhe uljen e kostos të rrjetit të shpërndarjes së tubacioneve, në rrjetin e tubacjoneve vëndoset një pompë (sikurse do të shohim në vazhdim) me lartësi manometrike rreth 1– 4 metër kollonë ujë ( 0,10,4 bar). Tubacjonet shpërndahen në të njëjtën Fig.3.20 Impiant i tipit mënyrë në të dy rastet. tradicional me qarkullim natyral Në grohjen me gravitet, impianti i tipit tradicional përbëhet kryesisht nga një gjenerator i ujit të ngrohtë - kaldaja, i vëndosur në pikën më të ulët të instalimit (për të krijuar presionin qarkullues të nevojshëm), nga tubacjonet e dërgimit dhe të kthimit, nga aparatet ngrohëse dhe ena e zgjerimit (në pikën me të lartë, për mundësinë e nxjerrjes së ajrit, fig.3.20). 3.3b Ngrohja me pompa Ngrohja me pompa, në krahasim me ngrohjen me gravitet ka këto të mira: -diametrat e tubacjoneve janë më të vegjël dhe pra rrjeti i shpërndarjes është më pak i kushtueshem; -shtrirja dhe vëndosja e tubacjoneve paraqet më pak vështirësi dhe si rrjedhim, ngritja e vazhdueshme e tyre drejt enës së zgjerimit për nxjerrjen e ajrit, nuk është e domosdoshme (jastëket e ajrit mënjanohen dhe çregullimet në qarkullim janë të rralla); -aparatet ngrohëse mund të vëndosen pa vështirësi edhe më posht se niveli i kaldajave; -ngrohja me pompa është më e sigurtë në qarkullim dhe mundësitë e rregullimit janë më të mira, -vënia në punë është më e shpejtë. Ngrohja me pompa ka këto të meta, në krahasim me ngrohjen me gravitet: -ngrohja varet nga funksionimi i pompës që vihet në lëvizje nga një motor elektrik; dhe në rast defekti në pompë ose mungesë energjie elektrike, instalimi nuk punon; -konsumi i vazhdueshëm i energjise elektrike i rrit shpenzimet e shfrytëzimit; -për të mënjanuar transmetimin e zhurmës në ndërtcsë nga motorët dhe pompat duhet të merren masa të posaçme. Nga ndonjëherë edhe investimet janë më të larta. Në përgjithësi të gjitha instalimet pajisen me pompa për qarkullimin e ujit. lnstalimet me pompa kohët e fundit përdoren edhe në ndërtesat e vogla, bile edhe në ngrohjen në një nivel. Kaldajat, aparatet ngrohëse dhe tubacionet vëndosen njëlloj si në ngrohjen me gravitet – me shpërndarje nga sipër dhe me shpërndarje nga poshtë e tubacioneve.
  • 10. Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 162 Në instalimin me pompa një kujdes i veçantë i kushtohet nxjerrjes së ajrit. Meqënëse shpejtësia e qarkullimit të ujit është më e madhe se në ngrohjen me gravitet, nxjerrja e ajrit vështirësohet. Për këtë qëllim, në pikat më të larta të instalimit vëndosen ajërnxjerrësa automatikë. Në fig.3.21 paraqitet një instalim me pompa me shpërndarje nga poshtë dhe nga sipër (me unaza qarkulluese me rezistencë të barabartë), si dhe mënyrat e nxjerrjes së ajrit në të dy rastet. Fig.3.21 Skema e instalimit me ujë me pompa me shpërndarje nga sipër (djathtas), dhe nga poshtë (majtas), dhe lidhja e pompave dhe ajërnxjerrësave Në instalimet e mëdhaja zakonisht vëndosen dy pompa, nga të cilat njëra është rezervë. Kur instalimi ndahet në zona, për çdo zonë vëndoset një pompë, që lidhet direkt në tubin e dërgimit ose të kthimit. Në instalimet e vogla, shpesh vëndoset një pompë dhe ajo lidhet direkt në tubin e dërgimit ose të kthimit. Në fig.3.22 paraqitet një skemë e lidhjes së pompave në dërgim, me enën e zgjerimit të hapur dhe në fig.3.23 me enën e zgjerimit të mbyllur, si dhe aksesorët përkatës. Në këto dy figura janë shënuar: U-tubi i ushqimit me ujë; TP-tubi tropopieno; V-tub kontrolli; SD-tubi i sigurimit (me diametër të brendshëm mbi 25 mm); m-manometri; t-termometër me shkallë deri në 120oC; T-Termostat regullimi <95oC; Tr-termostat bllokimi <100oC; P-këllëf me diametër të brëndshëm 10 mm, për matje kampion (temperature); G-tubi shkarkimit të valvolës së sigurimit; F-tubi lidhjes së valvolës së sigurimit me kaldajën (pa pengesë), E-tubi lidhjes së kaldajës me enën e zgjerimit të mbyllur (duhet të jetë pa pengesë, me diametër mbi 25 mm); VSvalvola e sigurimit; Pr-presostat bllokimi; Dp-bllokues i sprucatorit, në rast se ndalon pompa; FL-matës i sasisë së ujit që qarkullon; EZena e zgjerimit hapur (fig.3.22) dhe e mbyllur (me membranë dhe e Fig.3.22 Skema me enën Fig.3.23 Skema me enën mbushur me azot në presionin e zgjerimit të mbyllur e zgjerimit të hapur fillestar Pf, fig.3.23). Presioni punës i kaldajës Pmax në fig.3.23, përcaktohet nga presioni hapjes së valvolës së sigurimit dhe distanca vertikale L, ndërmjet enës së zgjerimit të mbyllur dhe valvolës së sigurimit
  • 11. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 163 VS. Ndërsa në fig.3.22, presioni punës së kaldajës duhet të jetë më i madh se presioni hidrostatik i impantit. Në fig.3.24 paraqitet vëndosja e radiatorëve në katin tip dhe shpërndarjen në bodrum të tubave të ngrohjes, në një ndërtesë shumë katëshe. Fig.3.24 (a) Plani tip i vëndosjes së radiatoreve; (b ) Plani bodrumit – centrali ngrohjes CT; Shpërndarje tubave dhe kollonat vertikale A, B, C, D 3.4 Ena e zgjerimit 3.4a Ena e zgjerimit e hapur Kjo është një enë cilindrike ose në formë paralepipedi prej fletë çeliku me trashësi 2-3 mm (fig.3.25). Kapaciteti i saj duhet të jete rreth dy herë më i madh se shtesa e vëllimit të ujit të instalimit nga bymimi. Shtesa e vëllimit të ujit të instalimit është:  V=t.Vsist=0,0006.70. Vsist = 0,042.Vsist ; (3.2) Fig.3.25 Lidhja e tubave në enën e ku: =0,0006 dhe t=70oC, paraqesin zgjerimit të hapur koeficientin e bymimit të ujit dhe rritjen e temperaturës së ujit që ndodhet në instalimin, me vëllim Vsist. Si rrjedhim, shtesa e vëllimit të ujit është rreth 4 %; ndërsa kapaciteti i enës së zgjerimit e hapur merret rreth 8% e vëllimit të ujit, që ndodhet në sistem. Vëllimi i ujit që ndodhet në instalim, percaktohet sipas vëllimeve që përmbajnë pajisjet e ndryshme të instaluara në sistem, si dhe tubacjonet. Tubi sigurimit të dërgimit (d3) të enës së zgjerimit lidhet në pjesën e sipërme; tubi sigurimit të kthimit (d1) lidhet në pjesën e poshtme. Tubi b shërben për riqarkullim, ndërsa tubi (d4) për sinjalizimin e ekzistencës së ujit në enë. Ena e zgjerimit pajiset edhe me një tub për derdhjen e ujit të tepërt d2 ( tropopieno) dhe me tubin e ajrimit. Shpesh në enën e zgjerimit lidhet dhe tubi ushqyes i ujit të ftohtë. Në rast së temperatura e jashtme projektuese është shumë e ulët, atëhere ena e zgjerimit duhet të izolohet, si masë sigurie. 3.4b Ena e zgjerimit e mbyllur Kjo enë mund të montohet pranë kaldajës, dhe në këtë rast nuk ka nevojë për tuba të gjatë
  • 12. Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave 164 (si në enën e zgjerimit të hapur), pra paksohet kostua; duke qënë sistemi mbyllur, nuk futet oksigjeni i ajrit që është burim korozioni, dhe pra shtohet jeta e instalimit; nuk ka humbje uji nga avullimi; mund të përdoren temperatura më të larta (deri 110 oC), që çojnë në zvoglimin e sipërfaqeve ngrohëse; mund të përdoren pompa me presione më të larta, që çojnë në zvoglimin e diametrave të tubave. Presioni fillestar i instalimit Pf, ose Pmin, varet nga lartësia statike e ujit. Që të mënjanohet hyrja e ujit në enë, kur instalimi nuk punon, azoti që mbush enën e zgjerimit, duhet të ketë një presion fillestar, të paktën sa presioni statik i instalimit në vëndin ku është instaluar ena e zgjerimit. Kështu p.sh., për një instalim që ka presionin statik 10 m, dhe ena është e vëndosur poshtë, presioni fillestar është i barabartë me presioni statik 10 m.(1 bar). Pra Pmin është presioni fillestar i shprehur në atmosferë teknike apsolute ata (at+1) = lartësia hidrostatike Hs + mbipresioni; Pmax është presioni hapjes së valvolës së sigurimit VS, i shprehur po ashtu në ata (at+1). Kapaciteti ose volumi efektiv i një ene zgjerimi, duhet të jetë të paktën i barabartë me bymimin e ujit të instalimit, në temperaturën më të lartë të punës. Ky volum efektiv varet nga presion final i valvolës së sigurimit (Pmax), dhe përcaktohet kështu: bymimi ujit Vb presioni final absolut në bar  presioni fillestar absolut në bar  rendimenti  volumi totali i EZ presioni final absolut në bar bymimi ujit Vb = sasia e ujit në sistem (C) x koeficienti bymimit të ujit e (që jepet në tabela); ndërsa: presioni absolut në bar = presioni final ose fillestar + 1 bar (Pmax ose Pmin). Pra, kapaciteti enës së zgjerimit në litra, VEZ  Fig.3.26 Enë zgjerimi e mbyllur sasia e ujit në sistem x koeficient i bymimit të ujit P 1  min Pmax Në figurën 3.26 tregohet një enë zgjerimi e mbyllur, në momentin kur instalimi është në punë. Me A është shënuar zona e ujit, B – zona e azotit ose e ajrit, C – lidhja me rrjetin e ujit, D – membrana. Në fig.3.27 tregohet një impiant qëndror me ujë të ngrohtë, me dy kollona ngritëse, me degëzime në apartamente, me disa paisje kryesore të funksionimit dhe rregullimit të ngrohjes. Fig.3.27 Impiant i ngrohjes qëndrore me enën e zgjerimit të mbyllur. KA- kaldaja; Pq- pompa qarkulluese e kaldajës; V-ena zgjeruese e mbyllur; P-pompa e impiantit; KS-kaseta e ventilave dhe kontabilizimit të nxehtësisë; KK- kolektorët dërgim-kthim të apartamenteve; R- rregulator i temperaturës së dërgimit, në funksion të temperaturës së matur nga sonda e jashtme S.
  • 13. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 165 3.5 Impiant i pavarur apartamenti – Ngrohja në një nivel Në kohën e sotme kjo mënyrë ngrohje ka marrë një përdorim të gjerë. Nga kaldaja e përbashkët e ngrohjes qëndrore, bëhet hyrja në apartament nga kollona, me një degëzim dhe shpërndarja në apartament e tubave dhe radiatorëve e veçantë; ose bëhet ngrohja me një kaldajë të veçantë për çdo apartament – që është objekt i këtij kapitulli. Në këtë rast, zakonisht qarkullimi bëhet me një pompë që është pjesë përbërëse e kaldajës. Në fig.3.28a tregohet në aksonometri ngrohja në një nivel, me shpërndarje me dy tuba, me qarkullim me pompa. Në këtë figurë janë shënuar: 1-kaldaja, 2 dhe 3-tubi dërgimit dhe kthimit të ujit në kaldajë, 4-radiatori më i afërt dhe 5-paraqet një radiator me valvolë me tre rrugë. Ky radiator ka një qark të shkurtër, që e nxjerr jasht pune radiatorin në rast nevoje, duke e ndërprerë hyrjen në radiator, ose e dërgon tërësisht apo pjesërisht ujin në radiator. Fig.3.28 Ngrohja në një nivel, a-shpërndarja horizontale me dy tuba, b-me një tub, c-shpërndarja me një tub, e ndarë në dy unaza qarkulluese horizontale, d-radiatori i lidhur me një valvolë speciale (me 4 rruge). Në fig.3.28b tregohet shpërndarja me një tub. Kaldaja dhe radiatorët janë të lidhura në një unazë horizontale. Kalimi i ujit në radiatorë mund të ndahet me anë të valvolave rregulluese që ka çdo radiator. Në këtë rast një pjesë e ujit kalon në qarkun e shkurtër K. Në fig.3.28c tregohet shpërndarja me një tub, e ndarë në dy unaza, që lidhen me radiatorët me anë të një valvole speciale (fig.3.28d). Duke e hapur më shumë ose më pak valvolën, ndryshon sasia e ujit që kalon në radiator dhe në qarkun e shkurtër. Në figurën 3.29 tregohen dy kolektorë, i dërgimit dhe i kthimit të ujit në radiatorët e vëndosur në një apartament. Në fig.3.30 tregohet vëndosja e kaldajës familjare dhe e radiatorëve, në planimetrin e një apartamenti, në shpërndarjen me një tub dhe me dy tuba, me dy Fig.3.30 kolektorët e dërgimit dhe të kthimit të ujit në radiatorët
  • 14. 166 Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave unaza qarkulluese; ndërsa fig.3.31 tregon një skemë aksonometrike të vëndosjes së radiatorëve, në grohjen në një nivel, me shpërndarjen me dy tuba për çdo radiator, me kaldajë të veçantë (kaldajë murale). Fig.3.30 Skema të ngrohjes të një apartamenti në planimetri. Shpërndarja me një tub dhe me dy tuba. Ka-kaldaja, Ko-kolektorët: dërgim-kthim. R-radiatorët Fig.3.31 Ngrohje në një nivel. Aksonometri Në fig.3.32a paraqet një shëmbull tipik i instalimit kaldajëkolektorë-radiatorë, dhe fig.3.32b paraqet valvolën me 4 rrugë, të vendosur në radiator. Në figurën 3.33 tregohet skema e ngrohjes së apartamentit (në një nivel), me një degëzim nga kollonat e ngrohjes qëndrore. Fig.3.32 a) Skema tipike e lidhjes së kaldajës me kolektorët dhe radiatorët dhe 3.32 b) valvola me 4 rrugë në pjesën e poshtme të radiatorit..
  • 15. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 167 Fig.3.33 Skema e lidhjes së ngrohjes në një nivel (e apartamentit), me një nga kollonat e ngrohjes qëndrore. 3.6 Përcaktimi sasisë së ujit që qarkullon në instalim Sasia e ujit që qarkullon në një unazë, në grohjen me një tub, përcaktohet me formulën e njohur. Q R , ku QR – paraqet shumën e sasive të nxehtësive që japin radiatorët e unazës t u përkatëse në kkal/h (duke konvertuar fuqitë e shprehura në W: sipas 1W=0,86 kkal/h), ndërsa tu – paraqet rënien e temperaturës së ujit në tubin e dërgimit dhe të kthimit. G Në ngrohjen e apartamentit merret zakonisht tu=10oC. Në ngrohjen me dy tuba, çdo radiator ka një tub të dërgimit dhe një tub të kthimit, pra formon një unazë. Kështu që sasia e ujit që qarkullon, percaktohet me formulën e mësipërme, duke e aplikuar për çdo radiator. 3.7 Ngrohja me rrezatim. Njohuri të përgjithshme Në instalimet e zakonshme të ngrohjes, vëndosen aparatet ngrohëse, të cilat duhet të japin në lokal nxehtësinë e lëngut ngrohës që qarkullon (ujë ose avull). Ngrohja mund të realizohet edhe duke ngrohur disa pjesë të strukturave të ndërtimit që kufizojnë lokalin, p.sh., duke i vëndosur tubat ngrohës brënda në mure, ose në tavan. Në këto lloje instalimesh, që quhen ngrohje me rrezatim me sipërfaqe, dallojmë ngrohjen nga muret, nga dyshemeja dhe nga tavani. Emërtimi “ngrohje me rrezatim”, për këtë rast, është konvencional, pasi jo e gjithë nxehtësia jepet me rrezatim. Në ngrohjen nga muret dhe veçanërisht nga dyshemeja, konveksioni është më i madh, ndërsa ngrohja nga tavani realizohet më shumë me rrezatim. Po ashtu, në qoftë se temperatura sipërfaqësore e radiatorëve është e lartë, rrezatimi është më i madh se konveksioni. Në ngrohjen me rrezatim, si lëng ngrohës përdoret uji i ngrohtë (nën 50oC), i cili siguron ngrohjen e ngadalshme të konstruksionit të ndërtimit dhe si rrjedhim mënjanon çarjet në mure dhe soleta. Nga ana tjetër, uji i ngrohtë krijon në sipërfaqe një temperaturë të pranueshme nga pikëpamja fiziologjike dhe është më i mirë, nga pikëpamja e konservimit të tubave ngrohës. Për arsye fiziologjike, tavani duhet të ngrohet në mënyrë të moderuar. Temperatura mesatare e mureve në ngrohjen nga tavani është më e lartë se temperatura e ajrit të ambientit (ndërsa në ngrohjen me radiatorë është e kundërta). Në ngrohjen nga tavani, Fig.3.34 Nxehtësia temperatura e ajrit duhet të jetë 1 deri në 2oC më e vogël se në që marrin muret ngrohjen me radiatorë, për të patur të njëjtën ndjenjë konforti. dhe dyshemeja Në fig.3.34 tregohet si shëmbull shpërndarja e temperaturave dhe
  • 16. 168 Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave e nxehtësisë, që marrin muret dhe dyshemeja në një lokal, ku tavani ngohet njëtrajtësisht. Temperaturat rrezatuese të tavanit deri në 35oC, në përgjithësi nuk shkaktojne asnjë shqetësim. Instalimet e ngrohjes me rrezatim nga tavani mund të përdoren gjithashtu për ftohjen e lokalit në verë. Në fig. 3.35 tregohen forma të ndryshme të shtrirjes në planimetri të serpentinave të tubave ngrohës me rrezatim. Ngrohja nga dyshemeja dhe nga muret nga pikëpamja konstruktive është e ngjashme me mënyrën e ngrohjes nga Fig.3.35 Konfigurimi serpentinave tavani. Përvoja ka treguar, që në pjeset e rrezatuese në soletë. lokaleve ku rinë vazhdimisht njerëz, temperatura e dyshemesë mbi 25oC shkakton dhimbje në këmbë; ndërsa në ato pjesë ku lëvizja e njerëzve është e kufizuar, temperatura e dyshemesë mund të merret më e madhe, deri në 29oC. Përdoret në salla pritjeje dhe pushimesh, në banjot, si dhe në të gjitha lokalet ku vëndosja e aparateve ngrohëse është e vështirë. Skema e instalimit është e ngjashme me atë që tregohet në figurën 3.35. Në ngrohjen nga dyshemeja përdoret ujë me temperaturë relativisht të ulët, 40oC në hyrje dhe 30oC në dalje. Diferenca e temperaturave të dërgimit dhe e kthimit meret ~10oC Të mirat e ngrohjes me rrezatim: -mënjanimi i aparateve ngrohëse individualë; -vëndosja e të gjitha kollonave brënda në mure (zhduket rreziku i ngrirjes së ujit); -temperatura e ajrit brënda lokalit është më e njëtrajtshme dhe më e ulët; etj. Të metat: -investimet fillestare janë më të larta; -pamundësia e ndryshimit të sipërfaqeve ngrohëse; -vështirësi riparimi; -inercia termike është më e madhe dhe si rrjedhim, mundësia e rregullimit të ngrohjes është më e vogël, sidomos në tavanet prej betoni. E mira kryesore e ngrohjes me rrezatim është pa dyshim mënjanimi i të gjitha aparateve ngrohëse të dukshme, dhe i të gjitha të metave që rezultojnë nga kjo vëndosje (ndotje e perdeve dhe e mureve). Ngrohja me rrezatim preferohet për sallat e pritjes të të gjitha llojeve, në të cilat prania e aparatave ngrohëse e prish estetikën e sallës; -në sallat muze, dhe në sallat e ekspozitave. Instalimet e ngrohjes me rrezatim janë në përgjithësi më të shtrënjta se instalimet e ngrohjes me radiatorë. 3.8 Ngrohja me ajër. Në përgjithësi ajri ngrohet duke kaluar nëpër një sipërfaqe ngrohëse (bateri ngrohëse), në tubat e së cilës kalon ujë i ngrohtë. Funksionimi i sigurtë i ngrohjes me ajër arrihet në qoftë se përdoret një ventilator. Ngrohja me ajër mund të jetë: ngrohje me ajër të jashtëm; ngrohje me ajër riqarkullues, dhe ngrohje me ajër të përzier (të jashtëm dhe riqarkullues). Ngrohja me ajër të jashtëm nuk është ekonomike. Ajo mund të përdoret, vetem kur ventilimi i lokalit duhet të jetë shumë i domosdoshëm, ose kur koha e ngrohjes është shumë e shkurtër. Në qoftëse p.sh, në temperaturën e jashtme +4 oC ajri ngrohet deri në 40oC dhe nxirret nga lokali me +20oC, atëhere ajri do të marrë me vete një pjesë të nxehtësisë së furnizuar nga gjeneratori i nxehtësisë (kaldaja), e cila mund të përcaktohet në këtë mënyrë:
  • 17. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave ngrohja totale e ajrit ngrohja e ajrit që nxirret nga lokali 169 40-4=36; 20-4=l6; 16 100  44% 36 Ngrohja me ajër të jashtëm mund të parashikohet kryesisht në kushte klimaterike relativisht të buta. Ngrohja me ajër të përzier, rekomandohet të bëhet sipas një përpjestimi të caktuar të ajrit të jashtëm me ajrin riqarkullues. Në ngrohjen me ajër, temperatura e lokaleve që ngrohen është më e lartë në pjesën e sipërme, se në pjesën poshtme. Shpesh here për të mos ndjerë të ftohtit në këmbët, ajri duhet të ngrohet më shumë se në ngrohjen me radiatorë (1-2oC), që çon në një konsum të tepërt të lëndës djegëse. Fig. 3.36 Skema e Në fig.3.36 është paraqitur një thjeshtë e ngrohjes skemë e thjeshtë e ngrohjes, të një ndërtese. 1rregjistër rregullues që përdoret dhe për ventilimin i hyrje së ajrit, e lokaleve. Në këtë skemë, ku 2-filtër, 3-bateri paraqitet dhe centrali ngrohjes ngrohëse, 4-dhomë i vëndosur në bodrum, futet për lagështim, ajër i jashtëm në ambientet delagështim, etj (e kryesore, ndërsa ajri më i nevojshme në rastin papastër nxirret nga ato të e klimatizimit), 5shërbimit. ventilator, 6-filtër i Përdorimi i ajrit për ngrohje dytë. përqindja e humbjes së nxehtësisë kërkon seksione të mëdha të tubave. Për arsye ekonomike dhe teknike, ngrohja me ajër është e përshtatshme vetëm në qoftë se largësitë janë të shkurtra. Shpesh kur duam të ngrohim me ajër lokalet me sipërfaqe të mëdha ose shumë dhoma të një ndërtese, përdoren aparate të vogla me këmbim nxehtësie, avull-ajër ose ujë-ajër që quhen aeroterma. Meqenëse ajri ngrohet me anë të avullit ose të ujit dhe nuk kërkon personel shërbimi, këto aparate mund të vëndosen në çfarëdo vëndi. Njëkohësisht ngarkesa ngrohëse mund të ndahet në disa aparate ngrohëse, secili i vëndosur brënda lokalit që do të ngrohet, kështu që funksionimi mund të komandohet në mënyrë individuale. Në ngrohjen qëndrore me ajër me aeroterma, ajri ngrohet duke kaluar nëpër bateritë ngrohëse me tuba me fletë, të ngjashme me ato që përdoren në instalimet e ventilimit dhe të kondicionimit. Bartësi i nxehtësisë qarkullon brënda tubave, ndërsa ajri jashtë. Bashkimi i disa baterive na lejon që të shtojmë fuqinë ngrohëse dhe të rregullojmë, sipas nevojës, nxehtësinë që i jepet ajrit. Aerotermat, edhe për fuqi të mëdha kanë përmasa të vogla. Në qoftë se aerotermat janë të lidhur me rrjetin e ujit të ngrohtë, atëhere fuqia e aerotermit mund të ndryshohet duke ndryshuar temperaturën e dërgimit të ujit (rregullimi qëndror). Fig.3.37 Aerotermi Rekomandohet që në vëndin e marrjes Fig.3.38 Skema e vëndosë ajrit, aerotermi të pajiset me një filtër. Në fig.3.37 paraqitet një sjes së aerotermave në ndërtesën shumëkatëshe aeroterm dhe në fig.3.38 paraqitet
  • 18. 170 Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave vëndosja e aerotermave në një ndërtesë shumëkatshe. Aerotermat e vëndosur drejtpërdrejt në lokalin që ngrohet, në përgjithësi, janë aparate të prodhimit në seri, që kanë një ventilator, një motor dhe një vrimë rregulluese për hyrjen e ajrit të ftohtë dhe për nxjerrjen e ajrit të ngrohtë. Aerotermi vëndoset mbi dysheme, ose në mur 2-3 m mbi dysheme. Kur ajri merret shumë afër dyshemesë me anë të një tubacioni, kemi një ngrohje më të mirë të shtresave të ajrit në pjesën e poshtme të lokalit. Aerotermat që vëndosen në muret e jashtme mund të përdoren edhe për ventilimin e lokalit. Aerotermat prodhohen në seri deri në fuqinë njësore 150 kW/h, me shpejtësitë e daljes së ajrit shumë të mëdha dhe me rrezen e veprimit 25 m përpara aerotermit dhe 12 m nga anët. Në dimër ajri që del nga aerotermi duhet të ketë një temperaturë relativisht të lartë. Centrali i ngohjes (centrali termik) së ajrit, që punon me aparate që ushqehen me avull ose me ujë të ngrohtë, nga pikëpamja teknike është i ngjashëm me instalimin e ventilimit (ai përdoret gjithashtu për ventilim). 3.9 Ngrohja me avull. Njohuri të përgjithshme Një nga karakteristikat e ngrohjes me avull është se fluidi ngrohës (avulli), e ndryshon gjëndjen e vet agregate gjatë dhënies së nxehtësisë (avulli kondensohet në aparatet ngrohëse dhe kondensati kthehet në kaldajë, ku ngrohet deri sa kthehet në avull). Me kondensimin e 1 kg avull uji të thatë, lirohen 625 W, baraz me ~540 kkal (=2250 kJ), ndërsa 1 kg ujë që ftohet nga 90oC në 70oC (në ngrohjen me ujë), jep ~23 W, baraz me 20 kkal energji termike. Sipas madhësisë së presionit në instalim, ngrohja me avull ndahet në ngrohje me presion të ulët, me presion të lartë dhe në ngrohje me vakum. Mbipresioni i avullit në ngrohjen me avull me presion të ulët është deri në 0,5 bar, ndërsa në ngrohjen me avull me presion të lartë është mbi 0,5 bar. Në ngrohjen me avull me vakum, presioni absolut i punës është nën 1 bar. Kaldajat me presion të ulët (p.u.) mund të instalohen në katin e poshtëm (ose në bodrum) të ndërtesës. Për ngrohjen e lokave, presionet e punës së këtyre kaldajave janë shumë më të vogla se kufiri i treguar më sipër. Sipas shtrirjes horizontale të rrjetit, mbipresioni i këtyre kaldajave mund të merret në këtë mënyrë: Për shtrirje horizontale të instalimit më të vogël se: L metër 30 50 mbipresioni është: 0,05 0,07 500 0,10 bar Në qoftë se kaladajat me avull, përveç ngrohjes së lokaleve,duhet të sigurojnë dhe furnizimin me avull për nevoja industriale, ose tregëtare (për kuzhina, lavanderi, fabrika qumështi, etj.), mbipresioni merret 0,4 ÷ 0,5 atm (1,5 bar absolut), ose më shumë. Në këtë rast, skema e ngrohjes së lokaleve lidhet me njërin nga tubacjonet kryesore, që del nga kolektori i avullit, duke e ulur presionin me anë të një reduktori të presionit. 3.10 Pregatitja e ujit të ngrohtë për nevoja sanitare 13.10a Ngrohësi i ujit (boileri) dhe skema e instalimit Uji i ngrohtë për nevoja sanitare në spitale, hotele, ndërtesa banimi, etj, zakonisht pregatitet në sallën e kajdajave të ngrohjes, me anë të këmbyesve të nxehtësisë, që lidhen me kajdajat e ngrohjes ose me kaldaja të veçanta. Nevojat për ujë të ngrohtë ndryshojnë nga ora në orë, dhe në qoftë se kaldaja do të
  • 19. Termoteknika, Ngrohja dhe Kondicionimi i Ndërtesave. Pjesa II. Ngrohja e Ndërtesave 171 llogaritej për nevojat maksimale, ajo do të dilte me përmasa të mëdha. Për këtë arsye parashikohen akumulatorë të ujit të nxehtë (boilerë), të cilët njëkohësisht e mbrojnë kaldajën nga brejtja. Fig.3.39 Ngrohësi ujit - Boileri Këmbyesi i nxehtësisë (ngrohësi i ujit ose boileri) horizontal (fig.3.39) përbëhet nga cilindri 1 dhe nga serpentina 2. Cilindri është i mbushur me ujë që ngrohet, ndërsa nëpër serpentinë kalon avulli ose uji i nxehtë i kaldajës. Ky ngrohës uji përdoret për instalime që marrin ujë të ngrohtë me ndërprerje, pasi serpentina është e parashikuar të ngrohë ujin në një kohë të caktuar. Këta këmbyes nxehtësie pregatiten me përmasa të ndryshme dhe me sipërfaqe që ndryshon nga 1,2 10,5 m2. Presioni i punës llogaritet deri në 5 atm dhe temperatura e ujit ngrohës deri në 95oC. Shperndarja e ujit të ngrohtë në ndërtesë mund të bëhet nga poshtë (më shpesh) ose nga lart. Në anën e djathtë të skemës me shpërndarje nga poshtë, sipas tipit të mbyllur (fig.3.40), tregohen me vijë të ndërprerë kollonat e kthimit (të riqarkullimit), të cilat kanë për qëllim të pengojnë ftohjen e theksuar të ujit në rrjet, kur koha ndërmjet përdorimeve është e gjatë. Fig.3.40 Skema e instalimit për pregatitjen e ujit të ngrohtë , që ka një kaldajë me avull, a-tubacjoni riqarkullimit. 13.10b Impiantet diellore për ngrohjen e ujit Kohët e fundit, ka gjetur një përdorim të madh ngrohja e ujit për nevoja sanitare, me anë të energjise diellore. Për këtë qëllim, përdoren panelet diellore të orientuara me kënd, në drejtim të rrezeve diellore, në mënyrë të tillë, që të marrin maksimumin e mundshëm të energjisë gjatë 24 orëve, veçanërisht në periudhën e dimrit. Tipet më të thjeshta të impianteve diellore paraqiten në fig.3.41. Impianti diellor përbëhet nga tri pjesë kryesore: paneli (kolektori) diellor, akumuluesi (boileri ose grumbulluesi i ujit) i ujit të ngrohtë dhe tubat, që bashkojnë panelin me akumuluesin. Në fig.3.42 paraqitet një variant i impiantit diellor me dy qarqe. Këmbyesi nxehtësisë KN, që shërben si akumulues uji, ka një serpentinë ngrohëse që është lidhur me qarkun primar të panelit dhe qarkun e dytë, i cili shërben për qarkullimin e ujit të ngrohtë për nevoja sanitare. Në qarkun primar në vënd të ujit mund të përdoret dhe përzierje e ujit me antifrizer. Kolektorët diellorë të rrafshët (fig.3.43), e kapin rrezatimin diellor dhe ia transmetojnë nxehtësinë rezervuarit të ujit (akumuluesit). Elementi kryesor i çdo kolektori, pllaka thithëse (përthithësi), realizohet në mënyra të ndryshme. Ai ndërtohet kryesisht prej materiali me përcjellshmëri termike të lartë, si bakër, alumin, çelik që nuk ndryshket, llamarinë dhe tuba hekuri. Xhami mbrojtës, që bashkohet me karkasën në mënyrë hermetike, duhet të jetë me trashësi të tillë, që mund t'i qëndroje goditjeve të rreshjeve atmosferike. Ai kufizon humbjet me konveksion të
  • 20. 172 Kapitulli 3. Instalimi i ngrohjes së ndërtesave pllakës përthithëse (që ndodh për shkak të erës dhe të temperaturës të ulët të ajrit të jashtëm), si dhe humbjet me rrezatim (xhami është i papërshkueshëm nga rrezet infra të kuqe që emetohen nga pllaka përthithëse në temperaturën normale të punës). Në këto kushte, arrihet që vlera e temperaturës brënda karkasës, pra edhe në ujin që qarkullon në pllakën thithëse, të jetë më lartë se ajo e mjedisit rrethues (e ajrit). Fig.3.41 Qarqe direkte dhe indirekte të ngrohjes së ujit me panele diellore a) –qarkullimi natyral (me termosifon), me ujin që përdoret; b) –qarkullimi natyral (me termosifon) me këmbyes nxehtësie; c) –qarkullim i detyruar me pompë dhe këmbyes nxehtësie; d) –bifazor, d.m.th, me një lëng që avullon në kolektor dhe kondenson në këmbyesin e nxehtësisë, që në përgjithësi vendoset në akumulator (i cili mund të jetë në pozicion vertikal ose horizontal). Fig.3.42 Impiant diellor me dy qarqe, me qarkullim natyral me këmbyes nxehtësie. EZ-ena e zgjerimit, KN këmbyes nxehtësie. Fig.3.43 Kolektori diellor. 1-pllakë thithëse e rrezeve (me tuba ose pllaka me kanale ku qarkullon uji), e lyer nga sipër me bojë të zezë; 2-karkasa metalike; 3shtresë termoizoluese; 4- mbyllëse metalike e poshtme; 5-xham-mbrojtës; 6-guarnicion gome; 7-llamarinë reflektuese prej alumini; 8-lëngu qarkullues.