SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 18
 Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend
jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar nga
analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e
sëmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të
drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për
eliminimin e tyre komunistët ndërmorën një program
radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe
ekonomike të Shqipërisë, si një suplementim të
reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë
në Vlorë më 1912.
 Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa
kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në
ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose
nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si
sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe
bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria
shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar
dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi
kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si
rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund
të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen
e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për
pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional
të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën
patriarkale të familjes
 Për sigurimin e mjeteve financiare dhe teknologjike, si dhe për
financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin
komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-
78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca.
Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe
mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe
specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e
ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira
shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standard
relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij
komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti
ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin
kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria
adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u
pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist.
 Programi Enverist për modernizmin dhe transformimin e Shqipërisë
nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar
ishte në një farë mënyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të
vërtete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin
e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e
veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga
zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik
ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i
Drejtshkrimit.
 Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në
kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u
karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të
Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e
pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe)
përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre
më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që
kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë
kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike
përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së
detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë
shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me
punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u
ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal
mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar.
Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan
ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato
që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër
të Tiranës
 Vitet nën komunizëm panë një industrializim të gjerë e të shpejtë si pjesë e strategjisë ekonomike
staliniste. Në Gjirokastër u ndërtua një uzinë metalike që prodhonte pjesë të vogla si komplete për
ngrënie dhe çadra, fabrika këpucësh, veshjesh, cigaresh, frigoriferësh dhe produktesh të tjera të lehta
industriale. Gjirokastra u shpall qytet-muze nga regjimi më 1961 në përpjekje për të ruajtur
trashëgiminë kulturore unike të qytetit. Veç specialistëve, një forcë e madhe pune, përfshirë edhe
fëmijë u angazhuan në brigada vullnetare për të mirëmbajtur qytetin e vjetër. Rrjeti i gjerë i
kalldrëmeve është një nga shembujt më domethënës së punës së tyre.
Fushata e vitit 1967 për të zhdukur fenë pati një ndikim shumë të madh në Gjirokastër. Gjatë
periudhës osmane qyteti kishte 15 xhami, 13 nga të cilat mbijetuan deri në kohën e komunizmit, kur
të gjitha, veç njërës, u shkatërruan. Thuhet se edhe ajo që mbijetoi u arrit të shpëtohej për shkak të
statusit të saj si monument kulture. Në vitet që pasuan ndalimin e fesë ajo u përdor nga akrobatët e
cirkut meqë kishte edhe kube të lartë. Pranë saj sot është Medreseja (shkolla myslimane), e cila më
parë ka qenë teqe bektashiane. Ndërtuar më 1727 ajo u mbyll më 1967. Pikturat murale të kishës së
Shën Sotirës u shkatërruan plotësisht . Ato u zëvendësuan me ikona të pikturuara sot, shumica nga
artistë lokalë.
Kur regjimi komunist ra më 1990, ekonomia e Gjirokastrës ishte tashmë në rënie të shpejtë. Për të
siguruar shkallë të plotë punësimi, komunistët mbipunësuan komplekset e vjetra dhe joefektive
industriale. Rënia e komunizmit u shoqërua me humbjen katastrofike të vendeve të punës në
Gjirokastër. Me mijëra shkuan në Tiranë ose emigruan jashtë vendit në kërkim të punës. Në trazirat
sociale që pasuan Muzeu Kombëtar i Armëve u grabit ndërsa statuja e madhe e Enver Hoxhës u
rrëzua. Aty tani ndodhet parkimi i një restoranti.
Muzeu Kombëtar i Armëve me statujën e Enver Hoxhës
 Gjatë periudhës komuniste regjimi mendoi të
siguronte mbijetesën e vet në rast sulmi nga SHBA dhe
Bashkimi Sovjetik (pas viteve të para 1960 të dy
konsideroheshin armiq). Duke përdorur edhe
katakombet ekzistuese, në Gjirokastër u ndërtua një
kompleks i gjerë i nëndheshëm për të mbrojtur
aktivitetin e institucioneve partiake dhe ushtrisë nga
sulmet nukleare. Një numër tunelesh dhe galerish për
popullsinë e qytetit janë ndërtuar edhe në kodrat rreth
e rrotull. Regjimi ndërtoi në gjithë Shqipërinë mbi 600
000 bunkerë betoni, shumë nga të cilët mund të
shihen si kërpudha rreth e rrotull Gjirokastrës.
Një formë hekuri e
përdorur gjatë
komunizmit për ndërtim
bunkerash.
Bunkerë të periudhës së
komunizmit, një pamje
karakteristike në luginën
poshtë qytetit të
Gjirokastrës
 Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz
Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të
njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të
revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend
numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në
Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet
Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën
Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare
filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin
kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat
intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të
tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për
udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit,
adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia
legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e
monopolit komunist mbi ekzekutivin.
 Masë pas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqërinë
shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe
shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në
mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli
në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë
demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.
 Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi
pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe
Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër
shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza
të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave
humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë
menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve
të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë
konsideruar përherë veten.
 Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan
rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të
vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të
varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma
popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin
zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi
trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi
zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i
Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë.
 Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës
që i largoheshin dhunës serbe në Kosovë.
Punoi :Denis Lezo
Klasa XII-D

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Regjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriRegjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriKlea Vyshka
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor HygoAldrin Pashku
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Mirsad
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxdaskakamakak
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKlarisa Klara
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizikeDaniela Ela
 

Was ist angesagt? (20)

Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 
Regjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriRegjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëri
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
 
Metalet
MetaletMetalet
Metalet
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Përcaktori
PërcaktoriPërcaktori
Përcaktori
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 

Ähnlich wie Komunizmi ne Shqiperi

Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tijRegjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tijDenisa Caushi
 
Veçoritë ekonomike të kosovës D.Bushaj
Veçoritë ekonomike të kosovës D.BushajVeçoritë ekonomike të kosovës D.Bushaj
Veçoritë ekonomike të kosovës D.BushajBushiDriton
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Ke Keiss
 
sistemi komunzmit vs demokrati
sistemi komunzmit vs demokratisistemi komunzmit vs demokrati
sistemi komunzmit vs demokratianteasela
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxAleksandrosHodo
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar Oksana Kamberi
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqiolinuhi
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitEGLI TAFA
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniMarjan DODAJ
 
Migjeni , nje uragan i nderprere
Migjeni , nje uragan i nderprere Migjeni , nje uragan i nderprere
Migjeni , nje uragan i nderprere Xhesiana Muka
 
Migjeni, uragan i panderprere
Migjeni, uragan i panderprere Migjeni, uragan i panderprere
Migjeni, uragan i panderprere xhessiana
 
100 vjet shtet shqiptarr
100 vjet shtet  shqiptarr100 vjet shtet  shqiptarr
100 vjet shtet shqiptarrKlodjan Hoxha
 
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet ZogutEkonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogutbusinessforlife
 
Projekt histori luers sulce
Projekt   histori luers sulceProjekt   histori luers sulce
Projekt histori luers sulceXhe Si
 

Ähnlich wie Komunizmi ne Shqiperi (20)

Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tijRegjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
 
Veçoritë ekonomike të kosovës D.Bushaj
Veçoritë ekonomike të kosovës D.BushajVeçoritë ekonomike të kosovës D.Bushaj
Veçoritë ekonomike të kosovës D.Bushaj
 
Myzeqeja
MyzeqejaMyzeqeja
Myzeqeja
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
 
sistemi komunzmit vs demokrati
sistemi komunzmit vs demokratisistemi komunzmit vs demokrati
sistemi komunzmit vs demokrati
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
projekt gjeografi 12
projekt gjeografi 12projekt gjeografi 12
projekt gjeografi 12
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
 
Migjeni , nje uragan i nderprere
Migjeni , nje uragan i nderprere Migjeni , nje uragan i nderprere
Migjeni , nje uragan i nderprere
 
Migjeni, uragan i panderprere
Migjeni, uragan i panderprere Migjeni, uragan i panderprere
Migjeni, uragan i panderprere
 
Ismail qemali
Ismail qemaliIsmail qemali
Ismail qemali
 
100 vjet shtet shqiptarr
100 vjet shtet  shqiptarr100 vjet shtet  shqiptarr
100 vjet shtet shqiptarr
 
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet ZogutEkonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
Ekonomia gjate qeverisjes se Ahmet Zogut
 
Projekt histori luers sulce
Projekt   histori luers sulceProjekt   histori luers sulce
Projekt histori luers sulce
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 

Mehr von Denis Lezo

Teknologji XII
Teknologji XIITeknologji XII
Teknologji XIIDenis Lezo
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareDenis Lezo
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat BoteroreDenis Lezo
 
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Denis Lezo
 
Projekt: Fizika Berthamore
Projekt: Fizika BerthamoreProjekt: Fizika Berthamore
Projekt: Fizika BerthamoreDenis Lezo
 

Mehr von Denis Lezo (6)

Don Kishoti
Don Kishoti Don Kishoti
Don Kishoti
 
Teknologji XII
Teknologji XIITeknologji XII
Teknologji XII
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 
Lufterat Boterore
Lufterat BoteroreLufterat Boterore
Lufterat Boterore
 
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
Projekt biologji: "Funksionet e Organeve te Njeriut "
 
Projekt: Fizika Berthamore
Projekt: Fizika BerthamoreProjekt: Fizika Berthamore
Projekt: Fizika Berthamore
 

Komunizmi ne Shqiperi

  • 1.
  • 2.  Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e sëmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmorën një program radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.
  • 3.  Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes
  • 4.
  • 5.  Për sigurimin e mjeteve financiare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961- 78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standard relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist.  Programi Enverist për modernizmin dhe transformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë mënyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vërtete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit.
  • 6.
  • 7.
  • 8.  Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës
  • 9.
  • 10.  Vitet nën komunizëm panë një industrializim të gjerë e të shpejtë si pjesë e strategjisë ekonomike staliniste. Në Gjirokastër u ndërtua një uzinë metalike që prodhonte pjesë të vogla si komplete për ngrënie dhe çadra, fabrika këpucësh, veshjesh, cigaresh, frigoriferësh dhe produktesh të tjera të lehta industriale. Gjirokastra u shpall qytet-muze nga regjimi më 1961 në përpjekje për të ruajtur trashëgiminë kulturore unike të qytetit. Veç specialistëve, një forcë e madhe pune, përfshirë edhe fëmijë u angazhuan në brigada vullnetare për të mirëmbajtur qytetin e vjetër. Rrjeti i gjerë i kalldrëmeve është një nga shembujt më domethënës së punës së tyre. Fushata e vitit 1967 për të zhdukur fenë pati një ndikim shumë të madh në Gjirokastër. Gjatë periudhës osmane qyteti kishte 15 xhami, 13 nga të cilat mbijetuan deri në kohën e komunizmit, kur të gjitha, veç njërës, u shkatërruan. Thuhet se edhe ajo që mbijetoi u arrit të shpëtohej për shkak të statusit të saj si monument kulture. Në vitet që pasuan ndalimin e fesë ajo u përdor nga akrobatët e cirkut meqë kishte edhe kube të lartë. Pranë saj sot është Medreseja (shkolla myslimane), e cila më parë ka qenë teqe bektashiane. Ndërtuar më 1727 ajo u mbyll më 1967. Pikturat murale të kishës së Shën Sotirës u shkatërruan plotësisht . Ato u zëvendësuan me ikona të pikturuara sot, shumica nga artistë lokalë. Kur regjimi komunist ra më 1990, ekonomia e Gjirokastrës ishte tashmë në rënie të shpejtë. Për të siguruar shkallë të plotë punësimi, komunistët mbipunësuan komplekset e vjetra dhe joefektive industriale. Rënia e komunizmit u shoqërua me humbjen katastrofike të vendeve të punës në Gjirokastër. Me mijëra shkuan në Tiranë ose emigruan jashtë vendit në kërkim të punës. Në trazirat sociale që pasuan Muzeu Kombëtar i Armëve u grabit ndërsa statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua. Aty tani ndodhet parkimi i një restoranti.
  • 11. Muzeu Kombëtar i Armëve me statujën e Enver Hoxhës
  • 12.  Gjatë periudhës komuniste regjimi mendoi të siguronte mbijetesën e vet në rast sulmi nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik (pas viteve të para 1960 të dy konsideroheshin armiq). Duke përdorur edhe katakombet ekzistuese, në Gjirokastër u ndërtua një kompleks i gjerë i nëndheshëm për të mbrojtur aktivitetin e institucioneve partiake dhe ushtrisë nga sulmet nukleare. Një numër tunelesh dhe galerish për popullsinë e qytetit janë ndërtuar edhe në kodrat rreth e rrotull. Regjimi ndërtoi në gjithë Shqipërinë mbi 600 000 bunkerë betoni, shumë nga të cilët mund të shihen si kërpudha rreth e rrotull Gjirokastrës.
  • 13. Një formë hekuri e përdorur gjatë komunizmit për ndërtim bunkerash. Bunkerë të periudhës së komunizmit, një pamje karakteristike në luginën poshtë qytetit të Gjirokastrës
  • 14.  Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.
  • 15.  Masë pas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqërinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.  Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten.
  • 16.  Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë.  Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoheshin dhunës serbe në Kosovë.
  • 17.