SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 11
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Kapitulli 9
Kostoja standarde- një mënyrë kontrolli e bazuar në funksion
Përgjegjësitë e menaxhmentit përfshijnë planifikimin, kontrollin, dhe vendimmarrjen. Ky kapitull
shpjegon funksionin e kontrollit duke u bazuar në koston standarde. Standardet përdoren për të
kontrolluar dhe vlerësuar performancën menaxheriale.
Objektivat mësimore (OM)
Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë të:
1. të përshkruani se si zhvillohen standardet për njësitë e prodhimit, si dhe të shpjegoni
arsyen pse zbatohen sistemet standarde të kostos
2. të shpjegoni qëllimin e tabelës së kostos standarde
3. të llogarisni dhe të regjistroni mospërputhjet e materialeve të drejtpërdrejta dhe punës së
drejtpërdrejtë, si dhe të shpjegoni se si përdoren ato për kontroll
4. të llogarisni mospërputhjet e kostove indirekte (ShPP-së)
Temat kryesore
Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore
përkatëse janë të shënuara për çdo temë):
1.
2.
3.
4.
1.

Zhvillimi i standardeve për njësi input_i
Tabela e kostos standarde
Analiza e mospërputhjes dhe e kontabilitetit: materialet direkte dhe puna direkte
Analiza e mospërputhjes: kostot indirekte (ShPP-të)

(OM1)
(OM2)
(OM3)
(OM4)

Zhvillimi i standardeve për njësi input_i

Pasi që kushtet për të bërë biznes janë bërë tepër konkurruese dhe fitimet janë ngjeshur,
papritmas bëhet e domosdoshme që të bëhemi të ndërgjegjshëm sa ju përket kostove. Në
realitet, edhe kompanitë më të pasura, duhet të jetë të ndërgjegjshme lidhur me kostot. Duke
ushtruar kontroll mbi kostot në periudhat kohore të begatshme, aftësia për të parashikuar me
kohë kërkesat e shtuara janë përmirësuar. Krahasimi i shumës (të hyrave dhe kostove) aktuale
me shumën (e të hyrave dhe kostove) të buxhetuara është një prej qasjeve të kontrollit.
Zhvillimi i standardeve për çmimet e input_ëve dhe sasitë e input_ëve mundëson që në mënyrë
më të detajuar të kuptojmë burimet e mospërputhjeve (variancave) të buxheteve fleksibile dhe
përmirëson funksionin e përgjithshëm të kontrollit.
Për të përcaktuar koston standarde për njësi për input të veçantë, duhet të bëhen dy vendime:
1. Sa është sasia e input_it që duhet të përdoret për njësi të output_it (vendimi për sasinë)
2. Sa duhet të paguhet për sasinë e input_it që do të përdoret (vendimi për çmimin)
Standardet për njësi janë të dy llojeve:



Standardi për sasinë – sasia e input_it që duhet të përdoret.
standardi për çmimin – çmimi që duhet të paguhet për njësi të input_it.

Në libër janë të përmendura dy lloje të standardeve:


Standardet ideale - kërkojnë efikasitet maksimal dhe mund të arrihet vetëm nëse
gjithçka funksionon në mënyrë të përkryer.

1


Standardi aktualisht i arritshëm - janë standarde të arritshme në kushtet operative të
efektshme.

Në aspektin konvencional favorizohet standardi aktualisht i arritshëm pasi që standardet ideale
kanë kërkesat të shumta që duhet plotësuar dhe është dëshmuar se mund të jenë frustuese për
punëtorët dhe menaxherët.
Në zhvillimin e standardeve për sasitë e input_ëve që duhet të përdoren, janë tri burime të
mundshme të të dhënave që mund të shfrytëzohen:




përvoja historike,
studime inxhinierike, dhe
input_et nga personeli operativ.

Në vendosjen e standardeve të çmimeve




për materialet, faktorë që duhet të konsiderohen përfshijnë
o forcat e tregut,
o zbritjet (rabati) nga prodhuesit,
o cilësia e materialit etj.
për punë, duhet të marrin në konsideratë faktorë të tillë si
o forcat e tregut,
o sindikatat e punëtorëve,
o taksat e pagave,
o kualifikimet e punëtorëve.

Së fundi, janë dy arsye që më së shpeshti përmenden për miratimin e një sistemi standard të
kostove:



Për të përmirësuar planifikimin dhe kontrollin.
Për të lehtësuar përcaktimin e kostos së produktit.

Puna në procesin e planifikimit dhe kontrollit është shtuar për shkak se mospërputhja (totale) e
buxhetuar mund të zbërthehet në mospërputhjet në sasitë e përdorura dhe çmim. Për më
shumë, kostot e produktit janë të njohura përpara (të paktën se sa ato kosto duhet të jenë) dhe
kjo është shumë e dobishme për të ofertuar dhe caktimin e çmimit kosto-plus fitimi.
Figura 9-1 në libër paraqet krahasimin e kostos standarde me koston normale dhe aktuale.
2.

Tabela e kostos standarde

Tabela e kostos standarde ofron standardin e sasisë dhe standardin e çmimit prej nga rrjedh
standardi i kostos për njësi. Figura 9-2 në libër ilustron një tabelë të kostos standarde. Ilustrim
tjetër i tabelës së kostos standarde është më poshtë:
Përshkrimi
Materialet direkte
Puna direkte
ShPP variabile
ShPP fikse

Çmimi standard
€1.50 për kg.
€6.00 për orë
€10.00 për orë
€8.00 për orë

Përdorimi
standard
10 kg.
2 orë
2 orë
2 orë

Kosto standard
për njësi
€15.00
€12.00
€20.00
€16.00
€63.00

Norma e ShPP-së fikse = (€310,000 / 38,750 orë = €8 për orë)
2
Të dhënat e tjera operative për periudhën:
Njësitë e prodhuara
= 20,000 njësi
Materiali i blerë
= 210,000 kg. nga €1.55 për kg
Materiali i përdorur
= 205,000 kg.
Kostot direkte të punës = 39,000 orë nga €6.10 për orë
ShPP variabile
= €410,000
ShPP fikse
= €300,000
Informatë ndihmëse: duhet vënë në dukje se është mirë të përforcohen idetë themelore për
zhvillimin e standardeve. Duke iu referuar tabelës së kostos standarde, shtrohet pyetja se si
është zhvilluar standardi i përdorimit të 10 kg. të materialit për një njësi, dhe pastaj të njëjtën
pyetje në lidhje me çmimin prej €1.50 për kg. Në vazhdim, duke përdorur informacionin nga
tabela, llogaritet sasia e materialeve standarde të lejuara dhe orët e standarde të lejuara (për
numrin e njësive aktuale të prodhuara). Shpesh ka vështirësi që të bëhet dallimi në mes
standardit për njësi dhe input_ëve të lejuara, që janë të bazuara në standardin për njësi dhe
prodhimit aktual. Duhet të sigurohemi të kuptohet ky dallim.
3.

Analiza e mospërputhjes dhe e kontabilitetit: materialet direkte dhe puna direkte

Duhet të fillohet duke përshkruar mospërputhjen (variancën) totale të buxhetuar dhe se si ajo
mund të ndahen në mospërputhjen e çmimit dhe atë të përdorimit. Diagrami prej tri degëve i
kësaj ndarjeje është paraqitur më poshtë. (si dhe në shtojcën 9-4 në libër).

Sasia Aktuale e input_it
sipas Çmimit Aktual
SA x ÇA

Sasia Aktuale e input_it
sipas Çmimit Standard
SA x ÇS

Varianca e Çmimit
SA x (ÇA – ÇS)

Sasia Standarde e input_it
sipas Çmimit Standard
SS x ÇS

Varianca e Përdorimit
ÇS x (SA – SS)

Varianca totale
(SA x ÇA) x (SS – ÇS)

Varianca e favorshme (F) ndodh çdo herë kur përdorimet aktuale ose çmimet aktuale janë më
ulëta se sa përdorimet standarde ose çmimet standarde.
Varianca e pafavorshme (PF) ndodh atëherë kur përdorimet aktuale apo çmimet aktuale janë
më të larta se sa përdorimet standarde ose çmimet standarde.
Nëse mospërputhjet janë materiale, atëherë duhet të ndërmerret një hulumtim, për të
përcaktuar shkaqet e mospërputhjeve, d.m.th. shkaqet pse kanë ndodhur mospërputhjet dhe
kush është përgjegjës për mospërputhjet, në mënyrë që të mund të ndërmerren veprimet
korrigjuese.
Ushtrimi 9-9 është një problem të mirë për të ilustruar llogaritjen e mospërputhjeve të
materialeve direkte dhe mospërputhjeve të punës direkte dhe përgatitjen e hyrjeve në ditar në
një sistem të kostos standarde.

3
4.

Analiza e mospërputhjes: kostot indirekte

Varianca totale e ShPP-së: ShPP e aplikuar në sistemin e kostos standarde është SOR * SH
(Norma standarde e ShPP-së x Orët Standarde). Mospërputhja totale e ShPP-së është ndryshimi
në mes të ShPP-së aktuale dhe ShPP-së së aplikuar. Sikurse me mospërputhjet e materialeve
direkte dhe mospërputhjet e punës direkte, mospërputhja totale e ShPP-së mund të ndahen në
mospërputhjet e përbërëseve të saj. Së pari, ShPP-ja është ndarë në kategoritë e ShPP-së
variabile dhe ShPP-së fikse, pastaj dy mospërputhje llogariten për ShPP-në variabile dhe
mospërputhja totale e ShPP-së fikse.
Varianca e ShPP-së variabile: Mospërputhjet e ShPP-së variabile janë – Mospërputhja e
shpenzimit (e çmimit) të ShPP-së variabile dhe mospërputhja e efikasitetit (sasisë) të ShPP-së
variabile. Këto varianca gjinden në mënyrë të ngjashme sikurse janë gjetur mospërputhjet e
materialit direkt dhe mospërputhjet e punës direkte.
Varianca e ShPP-së fikse: Mospërputhjet e ShPP-së fikse do të analizohen vetëm në nivelin e
vlerës totale të ShPP-së fikse aktuale dhe ShPP-së fikse të aplikuar.
Ushtrimi 9-11 është detyrë që ilustron mirë llogaritjen e mospërputhjeve të ShPP-së variabile
dhe fikse.

Rishikimi i problemave dhe zgjidhjet
Mospërputhjet e materialeve, të punës dhe të ShPP-së
Kompania ABC ka tabelën e kostos standarde për një prej produkteve të tij:
Materialet direkte (6 kg. me €5 për kg.)
Puna e drejtpërdrejtë (1.5 orë me €10)
ShPP fikse (1.5 orë me €2*)
ShPP variabile (1.5 orë me €4*)
Kostoja standarde për njësi

€30
€15
€3
€6
€54

* Norma e bazuar në veprimtarinë e pritshme prej 17,000 orësh
Gjatë vitit më të fundit u regjistruan rezultatet aktuale:
Prodhimi
ShPP fikse
ShPP variabile
Materialet direkte (71,750 kg. të blerë)
Puna direkte (17,900 orë)

12,000 njësi
€33,000
€69,000
€361,620
€182,580

Kërkohet:
Llogarisni mospërputhjet e mëposhtme:
1.
2.
3.
4.

Mospërputhjet e çmimit dhe të përdorimit të materialeve direkte.
Mospërputhjet e normës dhe të efikasitetit të punës direkte.
Mospërputhjet e shpenzimit dhe të efikasitetit të ShPP-së variabile.
Mospërputhjen totale të ShPP-së fikse.

4
Zgjidhje
1.

Mospërputhjet e çmimit dhe të përdorimit të materialeve direkte.
SA x ÇA
71,750 kg x €5.04
€361,620

SA x ÇS
71,750 kg x €5.00
€358,750

Varianca e Çmimit
€2,870 PF

SS x ÇS
#12,000 x 6 kg x €5.00
€360,000

Varianca e Përdorimit
€1,250 F

Varianca Totale
€1,620 PF

Duke përdorur formulat:
VÇM = SA x (ÇA – ÇS)
= 71,750 kg x (€5.04 - €5.00)
= €2,870 PF
VPM

= ÇS x (SA - SS)
= €5.00 x (71,750 kg x 72,000 kg)
= €1,250 PF

Duke përdorur formatin:
SA x ÇA = 71,750 kg x €5.04 = €361,620
SA x ÇS = 71,750 kg x €5.00 = €358,750
Varianca e çmimit
€2,870 PF
SA x ÇS = 71,750 kg x €5.00 = €358,750
SS x ÇS = 72,000 kg x €5.00 = €360,000
Varianca e përdorimit
€1,250 F
Varianca totale = €2,870 PF - €1,250 PF = €1,620 PF
2.

Mospërputhjet e normës dhe të efikasitetit të punës direkte.
SA x ÇA
17,900 orë x €10.20
€182,580

SA x ÇS
17,900 orë x €10.00
€179,000

Varianca e Normës
€3,580 PF

SS x ÇS
#12,000 x 1.5 orë x €10.00
€180,000

Varianca e Efikasitetit
€1,000 F

Varianca Totale
€2,580 PF

5
Duke përdorur formulat:
VNP = SA x (ÇA – ÇS)
= 17,900 orë x (€10.20 - €10.00)
= €3,580 PF
VEP

= ÇS x (SA - SS)
= €10.00 x (17,900 orë x 18,000 orë)
= €1,000 F

Duke përdorur formatin:
SA x ÇA = 17,900 orë x €10.20 = €182,580
SA x ÇS =17,900 orë x €10.00 = €179,000
Varianca e normës
€3,580 PF
SA x ÇS =17,900 orë x €10.00 = €179,000
SS x ÇS =18,000 orë x €10.00 = €180,000
Varianca e efikasitetit
€1,000 F
Varianca totale = €3,580 PF - €1,000 F = €2,580 PF

3.

Mospërputhjet e shpenzimit dhe të efikasitetit të ShPP-së variabile.
SA x ÇA
17,900 orë x €3.85
€69,000

SA x ÇS
17,900 orë x €4.00
€71,600

Varianca e Shpenzimit
€2,600 F

SS x ÇS
#12,000 x 1.5 orë x €4.00
€72,000

Varianca e Efikasitetit
€400 F

Varianca Totale
€3,000 F

Duke përdorur formulat:
VNP = SA x (ÇA – ÇS)
= 17,900 orë x (€3.85 - €4.00)
= €2,600 F
VEP

= ÇS x (SA - SS)
= €4.00 x (17,900 orë x 18,000 orë)
= €400 F

6
Duke përdorur formatin:
SA x ÇA = 17,900 orë x €3.85 =
SA x ÇS = 17,900 orë x €4.00 =
Varianca e normës

€69,000
€71,600
€2,600 F

SA x ÇS = 17,900 orë x €4.00 =
SS x ÇS = 18,000 orë x €4.00 =
Varianca e efikasitetit

€71,600
€72,000
€400 F

Varianca totale = €2,600 F - €400 F = €3,000 F

4.

Mospërputhja totale e ShPP-së fikse.

Varianca totale = ShPP fikse aktuale – ShPP fikse standarde
= €33,000 – (#12,000 x 1.5 orë x €2.00)
= €33,000 - €36,000
Varianca totale = €3,000 F

7
Pyetje për shkrim dhe diskutim:
1.
2.
3.
4.
5.
6.

7.
8.
9.
10.

Diskutoni ndryshimin midis kostove të buxhetuara dhe standarde.
Çka është vendimi i sasisë? Po vendimi i çmimit?
Përse shpesh përvoja paraprake është bazë e dobët për vendosjen e standardeve?
Çka janë standardet ideale? Standardet e arritshme për momentin? Prej të dyve, cili
zbatohet zakonisht? Përse?
Si e përmirëson kostoja standarde funksionin e kontrollit?
Mospërputhja e buxhetit për kostot variabël të prodhimit ndahet në mospërputhjet e
çmimit dhe të sasisë. Shpjegoni përse mospërputhja e sasisë është më e dobishme për
qëllime kontrolli se sa mospërputhja e çmimit?
Mospërputhja e përdorimit të materialeve të drejtpërdrejta është gjithmonë përgjegjësi
e mbikëqyrësit të prodhimit. A jeni dakord me këtë? Pse po? Pse jo?
Mospërputhja e normës së punës të drejtpërdrejtë nuk është e kontrollueshme. A jeni
dakord me këtë? Pse po? Pse jo?
Sugjeroni disa shkaqe të mundshme të mospërputhjes së pafavorshme të efikasitetit të
punës së drejtpërdrejtë.
Shpjegoni përse mospërputhja e shpenzimit të shpenzimeve indirekte variabël nuk është
një mospërputhje e pastër çmimi.

8
Detyra 1
Për prodhimin e produktit ABC nevojiten 3kg të materialit X dhe 9 litra të materiali Y. Çmimi i
blerjes i materialit X është €4 për kg. respektivisht €2 për litër i materialit Y. Prodhimi i produktit
ABC kërkon 6 orë pune direkte në fazën e parë të procesit, punë që paguhet €1.5 për orë, dhe 8
orë të punës direkte në fazën e dytë që paguhet €2.0 për orë. ShPP bazohet në orët e punës
direkte, me kosto prej €0.5 për orë të punës direkte për ShPP-në variabile dhe €4.5 për orë të
punës direkte për ShPP-në fikse. Shpenzime të përgjithshme të administratës dhe marketingut
të produktit ABC janë €15 për njësi.
Kërkohet:
1. Të përgatitet kartela e kostove standarde.
2. Nëse fitimi standard është €20 për njësi, llogaritni çmimin standard të shitjes.
Zgjidhje:
€
1.

Materiale direkte
Materiali X – 3 kg me €4 për kg
Materiali Y – 9 litra at €2 për litra

€

12
18
30

Puna direkte
Tipi A– 6 orë me €1.50 për orë
Tipi B – 8 orë me €2 për orë

2.

Kostot direkte standarde
ShPP variabile – 14 orë me €0.50 për orë
Kosto standarde variabile të prodhimit
ShPP fikse – 14 orë me €4.50 për orë
Kosto standarde totale të prodhimit
Shpenzime të përgjithshme të administratës dhe marketingut
Kosto standarde të shitjes
Fitimi standard
Çmimi standard i shitjes

9
16
25
55
7
62
63
125
15
140
20
160

Detyra 2
Produkti X ka një kosto standarde si më poshtë.
10 kilogramë të lëndës së parë më €10 për kilogram dhe 2 orë të punës direkte me €5 për orë
për njësi të produktit X.
Gjatë muajit paraprak, u prodhuan 1,000 njësi të Produktit X, duke përdorur 11,700 kilogramë të
lëndës së parë e cila kushti €98,600. dhe kostoja e punës direkte ishte €8,900 për 2,300 orë
punë.
Kërkohet:
Llogarisni të gjitha variancat e mundshme.

9
Zgjidhje:
a. Varianca në kostot totale të lëndëve të para direkte
1,000 njësi duhet të kishin kushtuar ( €100)
por kanë kushtuar
Varianca në kostot totale të lëndëve të para direkte

€
100,000
98,600
1,400 F

b. Varianca në çmimin e lëndëve të para direkte
11,700 kg duhet të kishin kushtuar ( €10)
por kanë kushtuar
Varianca në çmim e lëndës së parë

€
117,000
98,600
18,400 F

c. Varianca në përdorimin e lëndëve të para direkte
Për 1,000 njësi duhet të ishte përdorur ( 10 kg)
por u përdorën
Varianca në përdorim në kg
 kostoja standarde për kilogram
Varianca në përdorim në €

10,000 kg
11,700 kg
1,700 kg PF
× €10
€17,000 PF

d. Varianca në kostot totale të punës direkte
€
1,000 njësi duhet të kishin kushtuar ( €10)
por kanë kushtuar
Varianca në kostot totale të punës direkte

10,000
8,900
€1,100 F

e. Varianca në normat e pagesës së punës direkte
€
2,300 orë duhet të kishin kushtuar ( €5 për orë)
por kanë kushtuar
Varianca në normat e pagesës së punës direkte
f.

11,500
8,900
€2,600 F

Varianca në efikasitetin e punës direkte
1,000 njësi të X duhet të kishin marrë ( 2 orë)
por kanë marrë
varianca e efikasitetit në orë
 norma standarde e pagesës për orë
Varianca në efikasitet në €

2,000 orë
2,300 orë
300 orë PF
× €5
€1,500 PF

10
Detyra 3
Le të supozojmë se standardet e ShPP-së variabile të produktit X janë 2 orë me normën e kostos
prej €1.50 për njësi
Gjatë muajit të kaluar, u prodhuan 400 njësi të produktit. Fuqia punëtore ka punuar 820 orë,
prej të cilave 60 orë janë regjistruar si të pashfrytëzuara për punë. ShPP variabile ishin €1,230.
Kërkohet:
Llogarisni variancat e mëposhtme.
a. Varianca totale e ShPP-së variabile
b. Varianca në shpenzimet e ShPP-së variabile
c. Varianca në efikasitetin e ShPP variabile.
Zgjidhje:
a. Varianca totale e ShPP-së variabile
€
400 njësi duhet të kishin kushtuar ( €3)
por kanë kushtuar
Varianca totale në ShPP-në variabile

1,200
1,230
30 PF

b. Varianca në shpenzimet e ShPP-së variabile
€
760 orë duhet të kishin kushtuar (€1.50)
por kanë kushtuar
Varianca në ShPP variabile

1,140
1,230
90 PF

c. Varianca në efikasitetin e ShPP variabile.
400 njësi të produktit X do të kishin marrë ( 2 orë)
por kanë marrë (orë aktive)
Varianca në efikasitetin e ShPP-ve variabile në orë
 norma standarde e pagesës për orë
Varianca në efikasitetin e ShPP-ve variabile në €

800 orë
760 orë
40 orë (F)
× €1.50
€60 F

Përmbledhje
Varianca në shpenzimin e ShPP-së variabile
Varianca në efikasitetin e ShPP-së variabile
Varianca totale në ShPP-të variabile

€
90 PF
60 F
30 PF

11

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Ligjerata 9 treguesit e variacionit
Ligjerata 9   treguesit e variacionitLigjerata 9   treguesit e variacionit
Ligjerata 9 treguesit e variacionitcoupletea
 
Inventari i mallit
Inventari i mallitInventari i mallit
Inventari i mallitMenaxherat
 
K5 inventari i mallit
K5 inventari i mallitK5 inventari i mallit
K5 inventari i mallitHamit Agushi
 
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrjeTema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrjeValdet Shala
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Ushtrime statistika all
Ushtrime statistika allUshtrime statistika all
Ushtrime statistika allcoupletea
 
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVEANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVEMenaxherat
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiareekonomia
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeMenaxherat
 
Kostoja E Prodhimit
Kostoja E ProdhimitKostoja E Prodhimit
Kostoja E Prodhimitguest2514d3
 
Kontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigjeKontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigjecoupletea
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciareBujar Morina
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostosHamit Agushi
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteveMenaxherat
 
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doccoupletea
 
Plani i Biznesit
Plani i BiznesitPlani i Biznesit
Plani i BiznesitMenaxherat
 

Was ist angesagt? (20)

Ligjerata 9 treguesit e variacionit
Ligjerata 9   treguesit e variacionitLigjerata 9   treguesit e variacionit
Ligjerata 9 treguesit e variacionit
 
Inventari i mallit
Inventari i mallitInventari i mallit
Inventari i mallit
 
K5 inventari i mallit
K5 inventari i mallitK5 inventari i mallit
K5 inventari i mallit
 
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrjeTema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Plan biznesi
Plan biznesi Plan biznesi
Plan biznesi
 
Planifikimi
PlanifikimiPlanifikimi
Planifikimi
 
Ushtrime statistika all
Ushtrime statistika allUshtrime statistika all
Ushtrime statistika all
 
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVEANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
 
Kostoja E Prodhimit
Kostoja E ProdhimitKostoja E Prodhimit
Kostoja E Prodhimit
 
Kontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigjeKontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigje
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat Financiare
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostos
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve
 
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
 
Plani i Biznesit
Plani i BiznesitPlani i Biznesit
Plani i Biznesit
 

Ähnlich wie 07 caktimi standard i kostos doc (1)

05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi doc
05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi doc05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi doc
05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi doccoupletea
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)coupletea
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)coupletea
 
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...coupletea
 
03 sjellja e kostos ppt
03 sjellja e kostos ppt03 sjellja e kostos ppt
03 sjellja e kostos pptcoupletea
 
45635188 l-5-perllogaritja-standarde
45635188 l-5-perllogaritja-standarde45635188 l-5-perllogaritja-standarde
45635188 l-5-perllogaritja-standardebetterday
 
03 sjella e kostos doc
03 sjella e kostos doc03 sjella e kostos doc
03 sjella e kostos doccoupletea
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doccoupletea
 
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.Shpend Stojkaj
 
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...coupletea
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos pptcoupletea
 
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelKd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelHamit Agushi
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiMenaxherat
 
Testi i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiTesti i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiValdet Shala
 
Teoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveTeoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveShpejtim Rudi
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)coupletea
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalekonomia
 

Ähnlich wie 07 caktimi standard i kostos doc (1) (20)

05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi doc
05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi doc05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi doc
05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi doc
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
 
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
 
03 sjellja e kostos ppt
03 sjellja e kostos ppt03 sjellja e kostos ppt
03 sjellja e kostos ppt
 
K5
K5K5
K5
 
45635188 l-5-perllogaritja-standarde
45635188 l-5-perllogaritja-standarde45635188 l-5-perllogaritja-standarde
45635188 l-5-perllogaritja-standarde
 
03 sjella e kostos doc
03 sjella e kostos doc03 sjella e kostos doc
03 sjella e kostos doc
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
 
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
 
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...06 sistemet e përllogaritjes së kostos    sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
06 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i shpërndarjes sipas punës ...
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
 
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibelKd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
Kd kosto standarde dhe buxheti fleksibel
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidi
 
Testi i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiTesti i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimi
 
Teoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeveTeoria e shpenzimeve
Teoria e shpenzimeve
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
 
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinalL09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
L09 teoria e prodhimit dhe produktit margjinal
 
Presentation6
Presentation6Presentation6
Presentation6
 
Presentation6
Presentation6Presentation6
Presentation6
 

Mehr von coupletea

Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimoreManaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimorecoupletea
 
Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2coupletea
 
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)coupletea
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikcoupletea
 
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikLigjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikcoupletea
 
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012coupletea
 
Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)coupletea
 
Informatika e bzinesit java 13
Informatika e bzinesit   java 13Informatika e bzinesit   java 13
Informatika e bzinesit java 13coupletea
 
Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4coupletea
 
Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java 3 -
Informatika e biznesit   java 3 - Informatika e biznesit   java 3 -
Informatika e biznesit java 3 - coupletea
 
Informatika e biznesit java12(1)
Informatika e biznesit   java12(1)Informatika e biznesit   java12(1)
Informatika e biznesit java12(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java11(1)
Informatika e biznesit   java11(1)Informatika e biznesit   java11(1)
Informatika e biznesit java11(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5coupletea
 
Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7coupletea
 
Informatika e biznesit java 2
Informatika  e biznesit   java 2Informatika  e biznesit   java 2
Informatika e biznesit java 2coupletea
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)coupletea
 
05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi ppt(2)
05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi ppt(2)05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi ppt(2)
05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi ppt(2)coupletea
 
07 caktimi standard i kostos doc
07 caktimi standard i kostos doc07 caktimi standard i kostos doc
07 caktimi standard i kostos doccoupletea
 
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)coupletea
 

Mehr von coupletea (20)

Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimoreManaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
 
Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2
 
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
 
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikLigjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
 
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
 
Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)
 
Informatika e bzinesit java 13
Informatika e bzinesit   java 13Informatika e bzinesit   java 13
Informatika e bzinesit java 13
 
Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4
 
Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)
 
Informatika e biznesit java 3 -
Informatika e biznesit   java 3 - Informatika e biznesit   java 3 -
Informatika e biznesit java 3 -
 
Informatika e biznesit java12(1)
Informatika e biznesit   java12(1)Informatika e biznesit   java12(1)
Informatika e biznesit java12(1)
 
Informatika e biznesit java11(1)
Informatika e biznesit   java11(1)Informatika e biznesit   java11(1)
Informatika e biznesit java11(1)
 
Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5
 
Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7
 
Informatika e biznesit java 2
Informatika  e biznesit   java 2Informatika  e biznesit   java 2
Informatika e biznesit java 2
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
 
05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi ppt(2)
05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi ppt(2)05 sistemet e përllogaritjes së kostos   sistemi i punës me porosi ppt(2)
05 sistemet e përllogaritjes së kostos sistemi i punës me porosi ppt(2)
 
07 caktimi standard i kostos doc
07 caktimi standard i kostos doc07 caktimi standard i kostos doc
07 caktimi standard i kostos doc
 
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)
 

07 caktimi standard i kostos doc (1)

  • 1. Kapitulli 9 Kostoja standarde- një mënyrë kontrolli e bazuar në funksion Përgjegjësitë e menaxhmentit përfshijnë planifikimin, kontrollin, dhe vendimmarrjen. Ky kapitull shpjegon funksionin e kontrollit duke u bazuar në koston standarde. Standardet përdoren për të kontrolluar dhe vlerësuar performancën menaxheriale. Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë të: 1. të përshkruani se si zhvillohen standardet për njësitë e prodhimit, si dhe të shpjegoni arsyen pse zbatohen sistemet standarde të kostos 2. të shpjegoni qëllimin e tabelës së kostos standarde 3. të llogarisni dhe të regjistroni mospërputhjet e materialeve të drejtpërdrejta dhe punës së drejtpërdrejtë, si dhe të shpjegoni se si përdoren ato për kontroll 4. të llogarisni mospërputhjet e kostove indirekte (ShPP-së) Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. 2. 3. 4. 1. Zhvillimi i standardeve për njësi input_i Tabela e kostos standarde Analiza e mospërputhjes dhe e kontabilitetit: materialet direkte dhe puna direkte Analiza e mospërputhjes: kostot indirekte (ShPP-të) (OM1) (OM2) (OM3) (OM4) Zhvillimi i standardeve për njësi input_i Pasi që kushtet për të bërë biznes janë bërë tepër konkurruese dhe fitimet janë ngjeshur, papritmas bëhet e domosdoshme që të bëhemi të ndërgjegjshëm sa ju përket kostove. Në realitet, edhe kompanitë më të pasura, duhet të jetë të ndërgjegjshme lidhur me kostot. Duke ushtruar kontroll mbi kostot në periudhat kohore të begatshme, aftësia për të parashikuar me kohë kërkesat e shtuara janë përmirësuar. Krahasimi i shumës (të hyrave dhe kostove) aktuale me shumën (e të hyrave dhe kostove) të buxhetuara është një prej qasjeve të kontrollit. Zhvillimi i standardeve për çmimet e input_ëve dhe sasitë e input_ëve mundëson që në mënyrë më të detajuar të kuptojmë burimet e mospërputhjeve (variancave) të buxheteve fleksibile dhe përmirëson funksionin e përgjithshëm të kontrollit. Për të përcaktuar koston standarde për njësi për input të veçantë, duhet të bëhen dy vendime: 1. Sa është sasia e input_it që duhet të përdoret për njësi të output_it (vendimi për sasinë) 2. Sa duhet të paguhet për sasinë e input_it që do të përdoret (vendimi për çmimin) Standardet për njësi janë të dy llojeve:   Standardi për sasinë – sasia e input_it që duhet të përdoret. standardi për çmimin – çmimi që duhet të paguhet për njësi të input_it. Në libër janë të përmendura dy lloje të standardeve:  Standardet ideale - kërkojnë efikasitet maksimal dhe mund të arrihet vetëm nëse gjithçka funksionon në mënyrë të përkryer. 1
  • 2.  Standardi aktualisht i arritshëm - janë standarde të arritshme në kushtet operative të efektshme. Në aspektin konvencional favorizohet standardi aktualisht i arritshëm pasi që standardet ideale kanë kërkesat të shumta që duhet plotësuar dhe është dëshmuar se mund të jenë frustuese për punëtorët dhe menaxherët. Në zhvillimin e standardeve për sasitë e input_ëve që duhet të përdoren, janë tri burime të mundshme të të dhënave që mund të shfrytëzohen:    përvoja historike, studime inxhinierike, dhe input_et nga personeli operativ. Në vendosjen e standardeve të çmimeve   për materialet, faktorë që duhet të konsiderohen përfshijnë o forcat e tregut, o zbritjet (rabati) nga prodhuesit, o cilësia e materialit etj. për punë, duhet të marrin në konsideratë faktorë të tillë si o forcat e tregut, o sindikatat e punëtorëve, o taksat e pagave, o kualifikimet e punëtorëve. Së fundi, janë dy arsye që më së shpeshti përmenden për miratimin e një sistemi standard të kostove:   Për të përmirësuar planifikimin dhe kontrollin. Për të lehtësuar përcaktimin e kostos së produktit. Puna në procesin e planifikimit dhe kontrollit është shtuar për shkak se mospërputhja (totale) e buxhetuar mund të zbërthehet në mospërputhjet në sasitë e përdorura dhe çmim. Për më shumë, kostot e produktit janë të njohura përpara (të paktën se sa ato kosto duhet të jenë) dhe kjo është shumë e dobishme për të ofertuar dhe caktimin e çmimit kosto-plus fitimi. Figura 9-1 në libër paraqet krahasimin e kostos standarde me koston normale dhe aktuale. 2. Tabela e kostos standarde Tabela e kostos standarde ofron standardin e sasisë dhe standardin e çmimit prej nga rrjedh standardi i kostos për njësi. Figura 9-2 në libër ilustron një tabelë të kostos standarde. Ilustrim tjetër i tabelës së kostos standarde është më poshtë: Përshkrimi Materialet direkte Puna direkte ShPP variabile ShPP fikse Çmimi standard €1.50 për kg. €6.00 për orë €10.00 për orë €8.00 për orë Përdorimi standard 10 kg. 2 orë 2 orë 2 orë Kosto standard për njësi €15.00 €12.00 €20.00 €16.00 €63.00 Norma e ShPP-së fikse = (€310,000 / 38,750 orë = €8 për orë) 2
  • 3. Të dhënat e tjera operative për periudhën: Njësitë e prodhuara = 20,000 njësi Materiali i blerë = 210,000 kg. nga €1.55 për kg Materiali i përdorur = 205,000 kg. Kostot direkte të punës = 39,000 orë nga €6.10 për orë ShPP variabile = €410,000 ShPP fikse = €300,000 Informatë ndihmëse: duhet vënë në dukje se është mirë të përforcohen idetë themelore për zhvillimin e standardeve. Duke iu referuar tabelës së kostos standarde, shtrohet pyetja se si është zhvilluar standardi i përdorimit të 10 kg. të materialit për një njësi, dhe pastaj të njëjtën pyetje në lidhje me çmimin prej €1.50 për kg. Në vazhdim, duke përdorur informacionin nga tabela, llogaritet sasia e materialeve standarde të lejuara dhe orët e standarde të lejuara (për numrin e njësive aktuale të prodhuara). Shpesh ka vështirësi që të bëhet dallimi në mes standardit për njësi dhe input_ëve të lejuara, që janë të bazuara në standardin për njësi dhe prodhimit aktual. Duhet të sigurohemi të kuptohet ky dallim. 3. Analiza e mospërputhjes dhe e kontabilitetit: materialet direkte dhe puna direkte Duhet të fillohet duke përshkruar mospërputhjen (variancën) totale të buxhetuar dhe se si ajo mund të ndahen në mospërputhjen e çmimit dhe atë të përdorimit. Diagrami prej tri degëve i kësaj ndarjeje është paraqitur më poshtë. (si dhe në shtojcën 9-4 në libër). Sasia Aktuale e input_it sipas Çmimit Aktual SA x ÇA Sasia Aktuale e input_it sipas Çmimit Standard SA x ÇS Varianca e Çmimit SA x (ÇA – ÇS) Sasia Standarde e input_it sipas Çmimit Standard SS x ÇS Varianca e Përdorimit ÇS x (SA – SS) Varianca totale (SA x ÇA) x (SS – ÇS) Varianca e favorshme (F) ndodh çdo herë kur përdorimet aktuale ose çmimet aktuale janë më ulëta se sa përdorimet standarde ose çmimet standarde. Varianca e pafavorshme (PF) ndodh atëherë kur përdorimet aktuale apo çmimet aktuale janë më të larta se sa përdorimet standarde ose çmimet standarde. Nëse mospërputhjet janë materiale, atëherë duhet të ndërmerret një hulumtim, për të përcaktuar shkaqet e mospërputhjeve, d.m.th. shkaqet pse kanë ndodhur mospërputhjet dhe kush është përgjegjës për mospërputhjet, në mënyrë që të mund të ndërmerren veprimet korrigjuese. Ushtrimi 9-9 është një problem të mirë për të ilustruar llogaritjen e mospërputhjeve të materialeve direkte dhe mospërputhjeve të punës direkte dhe përgatitjen e hyrjeve në ditar në një sistem të kostos standarde. 3
  • 4. 4. Analiza e mospërputhjes: kostot indirekte Varianca totale e ShPP-së: ShPP e aplikuar në sistemin e kostos standarde është SOR * SH (Norma standarde e ShPP-së x Orët Standarde). Mospërputhja totale e ShPP-së është ndryshimi në mes të ShPP-së aktuale dhe ShPP-së së aplikuar. Sikurse me mospërputhjet e materialeve direkte dhe mospërputhjet e punës direkte, mospërputhja totale e ShPP-së mund të ndahen në mospërputhjet e përbërëseve të saj. Së pari, ShPP-ja është ndarë në kategoritë e ShPP-së variabile dhe ShPP-së fikse, pastaj dy mospërputhje llogariten për ShPP-në variabile dhe mospërputhja totale e ShPP-së fikse. Varianca e ShPP-së variabile: Mospërputhjet e ShPP-së variabile janë – Mospërputhja e shpenzimit (e çmimit) të ShPP-së variabile dhe mospërputhja e efikasitetit (sasisë) të ShPP-së variabile. Këto varianca gjinden në mënyrë të ngjashme sikurse janë gjetur mospërputhjet e materialit direkt dhe mospërputhjet e punës direkte. Varianca e ShPP-së fikse: Mospërputhjet e ShPP-së fikse do të analizohen vetëm në nivelin e vlerës totale të ShPP-së fikse aktuale dhe ShPP-së fikse të aplikuar. Ushtrimi 9-11 është detyrë që ilustron mirë llogaritjen e mospërputhjeve të ShPP-së variabile dhe fikse. Rishikimi i problemave dhe zgjidhjet Mospërputhjet e materialeve, të punës dhe të ShPP-së Kompania ABC ka tabelën e kostos standarde për një prej produkteve të tij: Materialet direkte (6 kg. me €5 për kg.) Puna e drejtpërdrejtë (1.5 orë me €10) ShPP fikse (1.5 orë me €2*) ShPP variabile (1.5 orë me €4*) Kostoja standarde për njësi €30 €15 €3 €6 €54 * Norma e bazuar në veprimtarinë e pritshme prej 17,000 orësh Gjatë vitit më të fundit u regjistruan rezultatet aktuale: Prodhimi ShPP fikse ShPP variabile Materialet direkte (71,750 kg. të blerë) Puna direkte (17,900 orë) 12,000 njësi €33,000 €69,000 €361,620 €182,580 Kërkohet: Llogarisni mospërputhjet e mëposhtme: 1. 2. 3. 4. Mospërputhjet e çmimit dhe të përdorimit të materialeve direkte. Mospërputhjet e normës dhe të efikasitetit të punës direkte. Mospërputhjet e shpenzimit dhe të efikasitetit të ShPP-së variabile. Mospërputhjen totale të ShPP-së fikse. 4
  • 5. Zgjidhje 1. Mospërputhjet e çmimit dhe të përdorimit të materialeve direkte. SA x ÇA 71,750 kg x €5.04 €361,620 SA x ÇS 71,750 kg x €5.00 €358,750 Varianca e Çmimit €2,870 PF SS x ÇS #12,000 x 6 kg x €5.00 €360,000 Varianca e Përdorimit €1,250 F Varianca Totale €1,620 PF Duke përdorur formulat: VÇM = SA x (ÇA – ÇS) = 71,750 kg x (€5.04 - €5.00) = €2,870 PF VPM = ÇS x (SA - SS) = €5.00 x (71,750 kg x 72,000 kg) = €1,250 PF Duke përdorur formatin: SA x ÇA = 71,750 kg x €5.04 = €361,620 SA x ÇS = 71,750 kg x €5.00 = €358,750 Varianca e çmimit €2,870 PF SA x ÇS = 71,750 kg x €5.00 = €358,750 SS x ÇS = 72,000 kg x €5.00 = €360,000 Varianca e përdorimit €1,250 F Varianca totale = €2,870 PF - €1,250 PF = €1,620 PF 2. Mospërputhjet e normës dhe të efikasitetit të punës direkte. SA x ÇA 17,900 orë x €10.20 €182,580 SA x ÇS 17,900 orë x €10.00 €179,000 Varianca e Normës €3,580 PF SS x ÇS #12,000 x 1.5 orë x €10.00 €180,000 Varianca e Efikasitetit €1,000 F Varianca Totale €2,580 PF 5
  • 6. Duke përdorur formulat: VNP = SA x (ÇA – ÇS) = 17,900 orë x (€10.20 - €10.00) = €3,580 PF VEP = ÇS x (SA - SS) = €10.00 x (17,900 orë x 18,000 orë) = €1,000 F Duke përdorur formatin: SA x ÇA = 17,900 orë x €10.20 = €182,580 SA x ÇS =17,900 orë x €10.00 = €179,000 Varianca e normës €3,580 PF SA x ÇS =17,900 orë x €10.00 = €179,000 SS x ÇS =18,000 orë x €10.00 = €180,000 Varianca e efikasitetit €1,000 F Varianca totale = €3,580 PF - €1,000 F = €2,580 PF 3. Mospërputhjet e shpenzimit dhe të efikasitetit të ShPP-së variabile. SA x ÇA 17,900 orë x €3.85 €69,000 SA x ÇS 17,900 orë x €4.00 €71,600 Varianca e Shpenzimit €2,600 F SS x ÇS #12,000 x 1.5 orë x €4.00 €72,000 Varianca e Efikasitetit €400 F Varianca Totale €3,000 F Duke përdorur formulat: VNP = SA x (ÇA – ÇS) = 17,900 orë x (€3.85 - €4.00) = €2,600 F VEP = ÇS x (SA - SS) = €4.00 x (17,900 orë x 18,000 orë) = €400 F 6
  • 7. Duke përdorur formatin: SA x ÇA = 17,900 orë x €3.85 = SA x ÇS = 17,900 orë x €4.00 = Varianca e normës €69,000 €71,600 €2,600 F SA x ÇS = 17,900 orë x €4.00 = SS x ÇS = 18,000 orë x €4.00 = Varianca e efikasitetit €71,600 €72,000 €400 F Varianca totale = €2,600 F - €400 F = €3,000 F 4. Mospërputhja totale e ShPP-së fikse. Varianca totale = ShPP fikse aktuale – ShPP fikse standarde = €33,000 – (#12,000 x 1.5 orë x €2.00) = €33,000 - €36,000 Varianca totale = €3,000 F 7
  • 8. Pyetje për shkrim dhe diskutim: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. Diskutoni ndryshimin midis kostove të buxhetuara dhe standarde. Çka është vendimi i sasisë? Po vendimi i çmimit? Përse shpesh përvoja paraprake është bazë e dobët për vendosjen e standardeve? Çka janë standardet ideale? Standardet e arritshme për momentin? Prej të dyve, cili zbatohet zakonisht? Përse? Si e përmirëson kostoja standarde funksionin e kontrollit? Mospërputhja e buxhetit për kostot variabël të prodhimit ndahet në mospërputhjet e çmimit dhe të sasisë. Shpjegoni përse mospërputhja e sasisë është më e dobishme për qëllime kontrolli se sa mospërputhja e çmimit? Mospërputhja e përdorimit të materialeve të drejtpërdrejta është gjithmonë përgjegjësi e mbikëqyrësit të prodhimit. A jeni dakord me këtë? Pse po? Pse jo? Mospërputhja e normës së punës të drejtpërdrejtë nuk është e kontrollueshme. A jeni dakord me këtë? Pse po? Pse jo? Sugjeroni disa shkaqe të mundshme të mospërputhjes së pafavorshme të efikasitetit të punës së drejtpërdrejtë. Shpjegoni përse mospërputhja e shpenzimit të shpenzimeve indirekte variabël nuk është një mospërputhje e pastër çmimi. 8
  • 9. Detyra 1 Për prodhimin e produktit ABC nevojiten 3kg të materialit X dhe 9 litra të materiali Y. Çmimi i blerjes i materialit X është €4 për kg. respektivisht €2 për litër i materialit Y. Prodhimi i produktit ABC kërkon 6 orë pune direkte në fazën e parë të procesit, punë që paguhet €1.5 për orë, dhe 8 orë të punës direkte në fazën e dytë që paguhet €2.0 për orë. ShPP bazohet në orët e punës direkte, me kosto prej €0.5 për orë të punës direkte për ShPP-në variabile dhe €4.5 për orë të punës direkte për ShPP-në fikse. Shpenzime të përgjithshme të administratës dhe marketingut të produktit ABC janë €15 për njësi. Kërkohet: 1. Të përgatitet kartela e kostove standarde. 2. Nëse fitimi standard është €20 për njësi, llogaritni çmimin standard të shitjes. Zgjidhje: € 1. Materiale direkte Materiali X – 3 kg me €4 për kg Materiali Y – 9 litra at €2 për litra € 12 18 30 Puna direkte Tipi A– 6 orë me €1.50 për orë Tipi B – 8 orë me €2 për orë 2. Kostot direkte standarde ShPP variabile – 14 orë me €0.50 për orë Kosto standarde variabile të prodhimit ShPP fikse – 14 orë me €4.50 për orë Kosto standarde totale të prodhimit Shpenzime të përgjithshme të administratës dhe marketingut Kosto standarde të shitjes Fitimi standard Çmimi standard i shitjes 9 16 25 55 7 62 63 125 15 140 20 160 Detyra 2 Produkti X ka një kosto standarde si më poshtë. 10 kilogramë të lëndës së parë më €10 për kilogram dhe 2 orë të punës direkte me €5 për orë për njësi të produktit X. Gjatë muajit paraprak, u prodhuan 1,000 njësi të Produktit X, duke përdorur 11,700 kilogramë të lëndës së parë e cila kushti €98,600. dhe kostoja e punës direkte ishte €8,900 për 2,300 orë punë. Kërkohet: Llogarisni të gjitha variancat e mundshme. 9
  • 10. Zgjidhje: a. Varianca në kostot totale të lëndëve të para direkte 1,000 njësi duhet të kishin kushtuar ( €100) por kanë kushtuar Varianca në kostot totale të lëndëve të para direkte € 100,000 98,600 1,400 F b. Varianca në çmimin e lëndëve të para direkte 11,700 kg duhet të kishin kushtuar ( €10) por kanë kushtuar Varianca në çmim e lëndës së parë € 117,000 98,600 18,400 F c. Varianca në përdorimin e lëndëve të para direkte Për 1,000 njësi duhet të ishte përdorur ( 10 kg) por u përdorën Varianca në përdorim në kg  kostoja standarde për kilogram Varianca në përdorim në € 10,000 kg 11,700 kg 1,700 kg PF × €10 €17,000 PF d. Varianca në kostot totale të punës direkte € 1,000 njësi duhet të kishin kushtuar ( €10) por kanë kushtuar Varianca në kostot totale të punës direkte 10,000 8,900 €1,100 F e. Varianca në normat e pagesës së punës direkte € 2,300 orë duhet të kishin kushtuar ( €5 për orë) por kanë kushtuar Varianca në normat e pagesës së punës direkte f. 11,500 8,900 €2,600 F Varianca në efikasitetin e punës direkte 1,000 njësi të X duhet të kishin marrë ( 2 orë) por kanë marrë varianca e efikasitetit në orë  norma standarde e pagesës për orë Varianca në efikasitet në € 2,000 orë 2,300 orë 300 orë PF × €5 €1,500 PF 10
  • 11. Detyra 3 Le të supozojmë se standardet e ShPP-së variabile të produktit X janë 2 orë me normën e kostos prej €1.50 për njësi Gjatë muajit të kaluar, u prodhuan 400 njësi të produktit. Fuqia punëtore ka punuar 820 orë, prej të cilave 60 orë janë regjistruar si të pashfrytëzuara për punë. ShPP variabile ishin €1,230. Kërkohet: Llogarisni variancat e mëposhtme. a. Varianca totale e ShPP-së variabile b. Varianca në shpenzimet e ShPP-së variabile c. Varianca në efikasitetin e ShPP variabile. Zgjidhje: a. Varianca totale e ShPP-së variabile € 400 njësi duhet të kishin kushtuar ( €3) por kanë kushtuar Varianca totale në ShPP-në variabile 1,200 1,230 30 PF b. Varianca në shpenzimet e ShPP-së variabile € 760 orë duhet të kishin kushtuar (€1.50) por kanë kushtuar Varianca në ShPP variabile 1,140 1,230 90 PF c. Varianca në efikasitetin e ShPP variabile. 400 njësi të produktit X do të kishin marrë ( 2 orë) por kanë marrë (orë aktive) Varianca në efikasitetin e ShPP-ve variabile në orë  norma standarde e pagesës për orë Varianca në efikasitetin e ShPP-ve variabile në € 800 orë 760 orë 40 orë (F) × €1.50 €60 F Përmbledhje Varianca në shpenzimin e ShPP-së variabile Varianca në efikasitetin e ShPP-së variabile Varianca totale në ShPP-të variabile € 90 PF 60 F 30 PF 11