• Gefällt mir
Punimseminarik 111001044117-phpapp01
Nächste SlideShare
Wird geladen in ...5
×

Punimseminarik 111001044117-phpapp01

  • 1,896 Views
Hochgeladen am

 

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Sind Sie sicher, dass Sie...
    Ihre Nachricht erscheint hier
    Hinterlassen Sie den ersten Kommentar
Keine Downloads

Views

Gesamtviews
1,896
Bei Slideshare
0
Aus Einbettungen
0
Anzahl an Einbettungen
0

Aktionen

Geteilt
Downloads
44
Kommentare
0
Gefällt mir
1

Einbettungen 0

No embeds

Inhalte melden

Als unangemessen gemeldet Als unangemessen melden
Als unangemessen melden

Wählen Sie Ihren Grund, warum Sie diese Präsentation als unangemessen melden.

Löschen
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Emri dhe MbiemriStudimet Master ne Menaxhent dhe Informatik Viti akademik 2010/2011 Shtator, 2011
  • 2. Fatlum Hashani Punim SeminarikPermbajtja:HYRJ……………………………………………………………………………………. 3INVESTIMET DHE MENAXHIMI I TYRE………………………………………... 5STUDIMI I FIZIBILITETIT TE PROJEKTEVE....................................................... 7INDENTIFIKIMI I PROJEKT- IDES........................................................................... 7PERGADITJA- PROPOZIMIT TE PROJEKTIT TE INVESTIMIT.................. 10ANALIZA E INVESTIMEVE..................................................................................... 10Analiza Cost-Benifit................................................................................................... 14Analiza / Vleresimi i alternativave te investimit..................................................... 15MENAXHIMI I EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIV………………… 16QASJA DINAMIKE NË MENAXHIMIN E EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIV………………………………………………………………………………… 17KRITERET E VENDIMMARRJES INVESTIVE – TREGU DINAMKE………. 18MENAXHIMI I EFIKASITETIT TE KOSTOVE........................................................ 19AFATI I SHLYERJES SË MJETEVE TË INVESTUARA (x )PROJEKTIN….. 21Llogarie NPV në Excel ……………………………………………………………. 23MIRATIMI DHE FINANCIMI I PROJEKT- PROPOZIMEVE TE INVESTIMEVEPUBLIKE……………………………………………………………………………….. 25Literatura…………………………………………………………………………….. 27Referencat………………………………………………………………………….…. 27 2
  • 3. Fatlum Hashani Punim SeminarikHYRJEMenaxhmenti (qeverisja) është procesi i orientimit të vetëdijshëm të aktiviteteve njerëzore kahrealizimi i qëllimit-qëllimeve të caktuara përkatësisht tërësia e ndërlidhur e pesë funksioneve:planifikimit, organizimit, personelit, udhëheqjes dhe kontrollit. Pra, është procesi i planifikimit ,organizimit, motivimit dhe kontrollit drejt arritjes së qëllimeve të një institucioni.Projekti është koncept i përkufizuar i sendërtimit të një qëllimi apo detyre në të cilën janë tëpërcaktuara teknologjia, resurset dhe terminet kohore të kryerjes së aktiviteteve të ndërlidhura.Prandaj, mund të thuhet se projekti paraqet algoritmin e arritjes së qëllimeve të parashtruaranëpërmjet qeverisjes.Menaxhimi i një projekti mund të duket si një detyrë e papërballueshme, e cila kërkon shumëpërvojë, njohuri dhe praktikë pune. Shpesh kjo detyrë mund të duket evështirë për t’u kuptuarndjekur dhe plotësuar me sukses. Në jetën e përditshme, në një mënyrë apo në një tjetër, çdo njeri është, gjatë gjithë kohës,menaxher projektesh. Disa shembuj të këtyre projekteve të ndërlikuara të jetës së përditshmejanë:• Blerja e gjërave të ndryshme• Pastrimi i shtëpisë• Organizimi i një ndeshjeje futbolli• Përgatitja për një provim• Planifikimi i pushimeve, si dhe• Mbajtja e vetes dhe familjes me rrogën mujore Kur i sheh me kujdes aktivitetet e mësipërme, kupton se ata janë të gjithë “projekte” ku secilika nga një menaxher të tij, i quajtur menaxher projekti. Tek të gjithë këto aktivitete vërehenelemente të njëjtë me detyrat e zakonshme që duhen kryer për të reali- zuar aktivitetin e planifiku.Karakteristikat që përkufizojnë projektin: qëllimi i cili sendërtohet përmes realizimit të detyrës së përcaktuar projekti nuk përsëritet paraqet një punë të njëkohshme koha e definuar e fillimit dhe përfundimit të projektit aktivitetet janë të lidhura në bazë të një logjike të teknologjisë së kryerjes sëtyre projekti ballafaqohet me një dozë rreziku lidhur me kryerjen e detyraveprojekti është definuar në bazë të këtyre karakteristikave: 3
  • 4. Fatlum Hashani Punim Seminarik kompleks i një numri aktivitetesh unik i përfundueshëm resurset dhe buxheti i përkufizuar numër i madh njerëzish të angazhuar nga fusha dhe funksione të ndryshme aktivitete të ndërlidhura dhe me rrjedhe të njëpasnjëshem i orientaur kah arritja e qëllimeve output: produkti/shërbimi kompleks i një numriaktivitetesh unik i përfundeushëm resurset dhe buxheti ipërkufizuar numër i madh  i orientuar kah arritjaqeverisja e projektit përfshin tërë procesin e identifikimit, konceptimit, realizimitdhe zbatimit përkatësisht vënies së tij në punë.Menaxhmenti i projekteve është mënyra më e mirë për të përmbushursynimet dhe qëllimet, është disciplinë e afirmuar e shkencës menaxheriale dheinstrument i rëndësishëm i rritjes së shkathtësive menaxheriale 4
  • 5. Fatlum Hashani Punim SeminarikINVESTIMET DHE MENAXHIMI I TYRENe hyrje te studimit investiv jepet ryzemeja e cila permban qellimet e investimit, te dhenatthemelore per investimin, pasqyrat e te dhenave per investimin, pershkrimine procesitteknologjik, lokacionin, te dhenat numerike per personelin, vellimin eburimeve financiareteinvestimit, afatin e realizimit dhe treguesit e efikasitetit.Ryzemeja e studimit investiv ne tableInvestitiori Investimi Plani i Konkstruksioni Rezultatet Efikasiteti i realizimit final.i afariste investimeve investimeve1.Titulli i 1.Emri i 1.Fillimi i 1.mjetet 1.shpenzimet 1.Afati iinvestitorit Projektit ndertimit themelore e afarizmit kthyerjes se investimeve2 2. Lokacioni 2.Perfundimi 2.Mjetet e 2.Fitimi brutoVeptimtaria i ndertimit xhiros 2.Vlera e 3.Programi i 3.Numri i tanishme3.Numri am prodhimit 3.Fillimi i 3.investimet puntorve neto puneve tjera4.Banka 4.Teknologjia Prodhuese 3. Norma e diskutimit 4.Fillimi i punes se rregullt. Fjala “investim” rrjedh nga fjala latine “vestis” që do të thotë “rezervë, sasi malli oseveshje”dhe i referohet aktit të vënies së gjërave (paratë ose gjësendet e tjera në resurse) në xhepate dikujt tjetër. Pra, investimi nënkupton angazhimin e një shume të dhënë parash në kohën etashme, në pritje të kthimit të një shume më të madhe në të ardhmen.Në kuptimin e gjerë, investimi nënkupton angazhimin e mjeteve financiare në: patundshmëri,letra me vlerë dhe aksione, projekte prodhuese dhe shërbyese, studime dhe kërkime shkencore,zhvillim teknologjik, përsosje të proceseve teknologjike, krijim të produkteve dhe pushtim tëtregjeve të reja, arsimim të personelit, etj. Investimet në kuptimin e plotë të fjalës janë parakushtithemelor i arritjes së qëllimeve zhvillimore. Ato mund të përkufizohen si një angazhim i mjetevefinanciare, apo i të mirave të tjera materiale të shprehura financiarisht, ne realizimin e qëllimevezhvillimore. Botëkuptimi bashkëkohor i qeverisjes së investimeve ka tejkaluar pikëpamjet sipastë cilave me investime kuptohet vetëm instalimi i pajisjeve të reja, ndërtimi i godinave apoinfrastrukturës. 5
  • 6. Fatlum Hashani Punim SeminarikDilema paraqitet lidhur me atë se çfarë mund të jetë raporti midis të ardhurave të pritura dhe tëardhurave që faktikisht do të realizohen nga investimi gjatë ciklit të punës së tij. Ky është njëmoment kritik gjatë marrjes së vendimit për investim.Gjatë procesit të planifikimit dhe formulimit të investimeve, menaxhmenti zgjedh ndërmjet mëshumë mundësive të ndryshme të investimeve të reja, nga të cilat pret të sigurojë kthimet epritshme. Niveli i kthimit të investimeve në përgjithësi është i lidhur me pritjet e pronarëve dheme oston e kapitalit. Prandaj, një investim do të shërbejë si instrument i rritjes ekonomike dhe dotë rrisë vlerën e aksioneve, në qoftë se kryhet me kujdes dhe sipas standardeve e metodave tëpërcaktuara. Gjatë vendosjes lidhur me nvestimin, firma ka parasysh performansat eteknologjisë, reagimin e konsumatorëve, situatën ekonomike dhe zhvillimin teknologjik.Vendimi për të investuar merret vetëm pasi të jenë diskutuar dhe analizuar njëkohësisht disaprojekte për çdo objekt. Po kështu, për të investuar në një projekt zakonisht përdoren burime tëndryshme financiare. Përjashtim bëjnë rastet kur kemi të bëjmë me investime publike ngaburimet buxhetore. Vendimi për investim, i cili përfshin parashikimet për mjete të reja, përprojekte hulumtuese dhe zhvillimore, programe të marketingut, kapital plotësues punues,investime në instrumente financiare e në fusha të tjera, mirret duke krahasuar efektet e resursevetë shpenzuara tani dhe pritjet e përfitimeve të ardhshme nga këto investime. Analiza e kushtevetë tregut është një proces i rëndësishëm, por edhe mjaft i ndërlikuar, sepse behët fjalë për kushtete ardhshme, në të cilat biznesi ballafaqohet me pasigurinë dhe riskun.Modeli i menaxhimit të projekteve përshin disa elemente themelore që lidhen me inicimin dherealizimin e projekteve, siç janë:• Seleksionimi, aprovimi dhe monitorimi i projektit• Planifikimi i projektit• Zbatimi i projektit• Përcjellja dhe mbikëqyrja e projektitSi element ndërlidhës dhe interaktiv me seleksionimin, monitorimin dhe planifikimin e projektitparaqitet studimi i arsyeshmërisë së projektit, ku pasqyrohen rezultatet në bazë të raportit,shpenzimet dhe efektet. Tërë këtë ndërlidhje dhe komunikim të këtyre elementeve e mbështetsistemi përkatës nformativ. Përzgjedhjen dhe aprovimin e projekteve investive e bëjnë bartësit efunksionit të qeverisjes – menaxherët kryesorë, e në disa raste edhe kuvendet e ndërmarrjeve,këshillat drejtuese apo bordet e tyre. Kuptohet se ata janë në korrent edhe me monitorimin(mbikëqyrjen) dhe revizionin e projektit, të cilin në mënyrë operative e kryejnë ekspertët ecaktuar.Projektet mund te jene te llojeve dhe natyrave te ndryshme si : 6
  • 7. Fatlum Hashani Punim Seminarik1. Projektet shkencore kerkimore, projektet mbi produktet e reja, hulumtimin e tregut, projektetmbi eksperimentet shkencore;2. Projektet e proceseve teknologjike ne prodhim, projektet e pajimeve, instalimeve e tengjashme;3. Projektet mbi ndertimet: ndertesat, rruget,urat, objektet energjike ;4. Projektet mbi personelin (pertrirja, rritja e numrit te te punesuarve, projekti i aftesimit etj.)STUDIMI I FIZIBILITETIT TE PROJEKTEVEStudimi i fizibilitettit te projektit paraqitet si element lidhes me seleksionimin, monitorimin,dhe planifikimin e projektit. Studimi i Fizibilitetit behet nga ekipet e eksperteve dhe paraqetnje analize komplekse sistemore te nje projekti ku testohen parametrat e tij ekonomik., dhene baz te ketij studimi menaxheret aprovojne apo refuzojne projektin e caktuar. Bartes te ketijstudimi jane institucione shkencore kerkimore, apo sherbimet zhvillimore te organizatav. Ne rastte aprovimit pozitiv hapi tjeter esgte faza e planifikimit te projetit i cili perfshin vlersimin eafarizmit te projektit dhe percaktimit te strategjise se zhvillimit te projektit dhe vlersimin errezikut potencial.Realizimi dhe mbikqyrja e projektit bazohen ne planin e projektit. Ne baze te planit te projektitpunon ekipi, dhe ky ekip harton raportet e nevojshme per monitorimin e projektit. Raportetduhet te permbajne informata mbi progresin e realizimit te projektit, pastaj te gjitha kerkesat perqdo ndryshim eventual si arsye e faktorve te brendshem dhe te jashtem etj.INDENTIFIKIMI I PROJEKT- IDEShapi 1 Projektet nisin ne formen e idese per te realizuar disa outpute, qe do te kontribuojne nearritjen e objektivave dhe qellimeve te politikave te caktuara ose qe do te ndihmojne ne zgjidhjene problemeve, qe hasen per arritjen e ketyre objektivave dhe qellimeve.Projekt-idete mund te lindin ne rruge te ndryshme, p.sh. nepermjet analizes dhe punes kerkimore,eksperiences se fituar gjate zbatimit te projekteve te tjera, zhvillimit te teknologjive te reja, etj.Projekt-idete per investime prezantohen nga “Propozuesit e Projektit” (ose siç quhen ndryshe,“Menaxheret e Projektit”) ne Ekipin e Menaxhimit te Programit (EMP). Ne shumicen e rasteveprojektet propozohen nga specialistet ne departamentet qe jane pergjegjes per Programin ne tecilin ben pjese projekti i investimit. 7
  • 8. Fatlum Hashani Punim SeminarikPrezantimi i projekt-idese eshte hapi i pare i proçesit te Menaxhimit te Investimeve . Si fillim,projekt-ideja duhet t’i komunikohet dhe te diskutohet me drejtuesin e Ekipit te Menaxhimit teProgramit (EMP).Projekt-idete prezantohen ne Formularin 1 (F-1) – Formulari i Identifikimit te Idese seProjektit (FIIP)Formulari i Identifikimit te Idese se Projektit duhet te perfshije informacionin e meposhtem: Emri i Propozuesit te Projektit - Zyrtari qe pergatit Formularin e Projekt-Idese dhe detajet kontaktuese. Vendndodhja - Vendi ku do te kryhet investimi. Ideja e Projektit - Nje pershkrim i shkurter i idese se projektit. Problemet qe do te adresohen - Nje shpjegim i shkurter dhe i qarte i problematikes se gjendjes aktuale, e cila pengon arritjen e qellimeve dhe objektivave te politikave te programit dhe menyren se si projekti i propozuar ndihmon ne kapercimin e problematikes aktuale. Qellimet dhe objektivat e politikave te Programit, te cilat do te arrihen nepermjet ketij projekti - Kjo do te perfshije nje permbledhje te objektivave dhe synimeve te politikave te programit. Nese projekti i sherben me shume se nje programi, ky seksion i formularit do te perfshije nje permbledhje te qellimeve dhe objektivave te politikave te secilit program qe do te mbeshteten nga ky projekt. Vleresimet paraprake te kostove - Nje vleresim paraprak i kostos se parashikuar te projektit. Arsyet per pranimin ose refuzimin e projekt idese nga Drejtuesi i Ekipit te Menaxhimit te Projektit (DEMP) - Nje shpjegim i shkurter dhe i qarte i arsyeve per pranimin ose refuzimin e projekt-idese. Arsyet per pranimin ose refuzimin e projekt-idese nga Sekretari i Pergjithshem - Formulari duhet te nenshkruhet dhe te datohet nga Sekretari i Pergjithshem. 8
  • 9. Fatlum Hashani Punim Seminarikhapi 2 – Rishikimi i Projekt-Idese nga DEMPNje kopje elektronike ose e printuar e Formularit-1 duhet te dorezohet tek Drejtuesi i Ekipit teMenaxhimit te Projektit (DEMP).Me marrjen e Formularit 1, DEMP-ja duhet te mbledhi Ekipin e Menaxhimit te Projektit (EPM).EMP-ja duhet te diskutoje mbi idene e projektit per investim, mbi problemet qe do te adresohennga projekti dhe koston paraprake te investimit ne fjale si dhe te bie dakort ose te refuzoje idenee projektit per investim.Ne rast se do te jete e nevojshme, duhet te kerkohet ndihma e stafit teknik (inxhiniereve, neseprojekti perfshin probleme te natyres inxhinierike dhe/ose te stafit te Departamentit te Buxhetitper probleme qe lidhen me kostot). DEMP-ja duhet te mundohet te arrije nje konsensus mbikostot treguese te projektit, periudhen e zbatimit, shperndarjen e kostove ne vite, burimet efinancimit dhe nje vleresim paraprak te outputeve dhe perfitimeve te projektit.Kur EMP-ja arrin ne nje marreveshje mbi informacionin e nevojshem, DEMP-ja duhet tenenshkruaje formularin ne seksionin perkates dhe te autorizoje projektin per fazat e metejshme tevleresimit.hapi 3 – Rishikimi i Projekt-Idese nga Sekretari i Pergjithshem (SG)Ne vijim, DEMP-ja duhet te dorezoje Formularin-1 te Sekretari i Pergjithshem ose te drejtuesi iinstitucionit buxhetor, nese nuk ka Sekretar te Pergjithshem.Sekretari i Pergjithshem duhet te beje nje vleresim paraprak mbi domosdoshmerine e njenderhyrjeje me investim ne fushen perkatese dhe njekohesisht vlereson nese informacioni idhene ne Formularin-1 siguron faktin qe projekti eshte i pranueshem dhe i realizueshem ngapikepamja financiare dhe teknike.Sekretari i Pergjithshem duhet te vendos nese projekti duhet t’i kaloje Grupit per Strategji,Buxhet dhe Integrim (GSBI). Neqofte se SG-ja e refuzon idene e projektit, arsyet e refuzimitduhet te pershkruhen ne seksionin perkates te formularit. Ne kete rast F-1 i kthehet per rishikimEMP-se. Nese SG-ja e pranon idene e projektit te investimit, me pas ai/ajo ia paraqet pershqyrtim Grupit per Strategji, Buxhet dhe Integrim te institucionit perkates, si me poshte.Hapi 4 – Rishikimi i Projekt-Idese nga Grupi per Strategji, Buxhet dhe Integrim (GSBI)GSBI-ja duhet te refuzoje projekt-idene ne rast se:  cilesia e informacionit eshte e dobet dhe e pamjaftueshme per te percaktuar nese projekti duhet te vijoje ne faza te tjera per pergatitje te metejshme; 9
  • 10. Fatlum Hashani Punim Seminarik  projekti nuk eshte ne perputhje me objektivat e strategjive te sektorit apo Programit perkates, ose  vleresimi fillestar i kostove te projektit tejkalon ne menyre te pajustikueshme perfitimet e mundshme nga realizimi i investimit.Sekretari i Pergjithshem duhet te regjistroje vendimin e GSBI-se ne seksionin perkates neFormularin 1 dhe duhet te japi nje shpjegim te shkurter rreth arsyes se pranimit ose refuzimit teprojekt-idese ne kete faze. Ky shpjegim duhet te tregoje nese projekt-ideja duhet te rishikohetose jo nga EMP-ja dhe te dorezohet perseri tek GSBI-ja apo nese kjo projekt-ide duhet tebraktiset.Ne rast se Sekretari i Pergjithshem nuk udhezon ndryshe, Drejtuesi i EMP-se duhet te udhezojestafin e tij/saj per te vazhduar punen e nevojshme per pergatitjen e projektit.– PERGADITJA- PROPOZIMIT TE PROJEKTIT TE INVESTIMITPergatitja e Formularit te Propozimit te Projektit te Investimit (FPPI)Nese ideja e investimit konsiderohet efektive dhe ekonomike per zgjidhjen e problemeve aktuale,atehere projekti duhet te kaloje ne fazen se metejshme per nje analize dhe vleresim me tedetajuar.ANALIZA E INVESTIMEVEEkzistojne 3 nivele analize/ vleresimi qe mund te aplikohen:Tipi i Analizes / Sektori i Sektoret e Tjere Formularet e kerkuarVleresimit Sektori Infrastruktures Analiza/Vleresimi Deri ne Deri ne F-2Baze 100.000 € 50.000 € (FPPI)(Kategoria I - eprojekteve) Analiza / Vleresimi Mbi Mbi F - 2 (FPPI) Mesem(Kategoria II - e 100.000 € 50.000 € F - 3 (FAKP)projekteve) Analiza/Vleresim Niveli i kerkesave dhe vleresimit specifikohen sipas çdo rasti te Plote(Kategoria III e veçanteprojekteve) 10
  • 11. Fatlum Hashani Punim SeminarikPer cdo nivel te analizes / vleresimit te propozimit per investim do te kerkohet:Niveli i Aalizes / Vleresimit Informacioni i Kerkuar1 – Ana;iza / Vleresimi Baze Pikat e kontaktit(“Kategoria I” e projekteve)  Emri i Institucionit Buxhetor/kodi  Emri dhe pozicioni i propozuesit te projektitKerkohet te plotesohet vetem F-2 (FPPI)  Detajet e kontaktit me propozuesin e projektit. Te dhena mbi drejtorine e buxhetit  Personi i kontaktit te Buxhetit & Finances  Detajet e kontaktit te Buxhetit & Finances Identifikimi i Investimit  Ministria/grupi/sektori/Kodi i Grupit  Emri Programit/Kodi  Emri Projektit/Kodi  Numri i identifikimit nga DMIP  Vendndodhja e Projektit  Statusi projektit - i ri/ne vazhdim  Statusi i financimit nga donatori (nese ka)  Data e fillimit/Data e perfundimit Justifikimi i Investimit  Problemet e situates aktuale qe duhen adresuar/Justifikimi i nevojes per investim  Perputhja e projektit me qellimet dhe objektivat e Programit, te cilat projekti do te ndihmoje te arrihen Specifikimi i Projektit & Analiza e Alternativave te Investimit  Objektivi i Investimit  Alternativat qe do te analizohen  Pershkrimi per çdo alternative 11
  • 12. Fatlum Hashani Punim Seminarik  Alternativa e perzgjedhur (rekomanduar)  Arsyet e perzgjedhjes se kesaj alternative  Produktet dhe perfitimet e projektit te investimit  Sasia e produktit  Njesia e produktit  Kosto per njesi e produktit Vleresimi i Kostos dhe i Perfitimeve  Kosto e parashikuar per dy vitet e meparshme  Kosto e investimit per tre vitet e ardhshme  Kosto e mbetur e investimit pas tre vjeteve  Kosto totale e investimit  Kosto periodike (shpenzimet korente) si rezultat i investimit  Te ardhurat si rezultat i kryerjes se investimit (nese ka)  Financimi i donatoreve (nese ka)  Kostoja neto  Supozimet e bera ne vleresimin e kostove dhe te ardhurave te investimit Menaxhimi i Projektit – Supozimet dhe Rreziqet  Supozimet dhe Rreziqet ne zbatimin e projektit dhe veprimet e planifikuara per eleminimin e efektit te tyre  Permbledhje e menyres dhe rolit te institucioneve, qe do te menaxhojne projektin Informacione te tjera  Lista e dokumentave  Informacione te tjera Autorizuesit – nivelet e shqyrtimit te 12
  • 13. Fatlum Hashani Punim Seminarik projektit dhe personat perkates (perveç informacioneve te vleresimit baze , si me lart) Vleresimi financiar dhe ekonomik i2 – Ana;iza / Vleresimi i Mesem alternativave te investimit(“Kategoria II” e projekteve)  Formulari i Analizes Kosto-Perfitim teKerkohet te plotesohet: plotesohet per te pakten 2 alternativa (opsione) te investimit, ne baze te F-2 (FPPI) identifikimit te pakten te tre alternativave F-3 (FAKP) ekuivalente “nuk investohet” – “investim minimal” – “investim i konsiderueshem”  Vleresimi i kostove dhe i perfitimeve (te ardhurave) per alternativat e identifikuara  Analiza Kosto-Perfitim per alternativat e identifikuara, llogaritja e Vleres Aktuale Neto, Normes se Brendshme te Kthimit, Raportit Kosto-Perfitim, Ndikimit Mesatar Periodik  Supozimet e bera ne llogaritjen e kostove dhe te ardhurave  Alternativa e perzgjedhur (rekomanduar)  Arsyet ne zgjedhjen e alternatives se rekomanduar  Tregoni me (Po/Jo) nese jane pergatitur dokumentat e meposhtme (i) Plani Projektit (ii) Studimi i fizibilitetit te zhvilluar3 – Ana;iza / Vleresimi i plote  Tregoni me (Po/Jo) nese jane kryer vleresimet e meposhtme (i) vleresimi(Kriteret do te specifikohen rast pas rasti) mjedisor (ii) vleresimi i impaktit social (iii) vleresimie te tjera – (nese ka)  Informacione te tjera  Autorizuesit – nivelet e aprovimit 13
  • 14. Fatlum Hashani Punim Seminarik Analiza Cost-Benifit Perfshirja e te ardhurave (dobieve/perfitimeve) dhe shpenzimeve ne vlersimin e projekteveinvestive shpesh behet duke u bazuar ne metoden cost-benefit. Duhet potencuar se e gjitheajo qe shkon ne favor te qellimeve te projektit investiv mund te konsiderohet si e ardhur(dobi/perfitim) dhe anasjelltas, e gjithe ajo qe shkon ne dem et qellimeve mund te konsiderohetsi shpenzim. P.sh ne nivelin e ekonomise, projektet investive duhet qe te ndikojne ne rritjen ete ardhurave kombetare, ti zvoglojne diferencat sociale ne shoqeri, te zvogloj papunesine,te permirsoj bilancin e pagesave, etj. Dhe ne baze te idenfitikimit te tille te efekteve te projektitbehet llogaritja e treguesve, siq jane vlera e tanishme neto nga aspekti i ekonomise dhenorma ekonomike e rentabilitetit., mirpo llogaritet edhe norma e raportit cost/benifit (CB’) ecila i ve ne raport vlerat e tanishme te te ardhurave dhe shpenzimeve te projektit investiv, andajkemi: Perfshirja e te ardhurave (dobieve/perfitimeve) dhe shpenzimeve ne vlersimin e projekteveinvestive shpesh behet duke u bazuar ne metoden cost-benefit. Duhet potencuar se e gjitheajo qe shkon ne favor te qellimeve te projektit investiv mund te konsiderohet si e ardhur(dobi/perfitim) dhe anasjelltas, e gjithe ajo qe shkon ne dem et qellimeve mund te konsiderohetsi shpenzim. P.sh ne nivelin e ekonomise, projektet investive duhet qe te ndikojne ne rritjen ete ardhurave kombetare, ti zvoglojne diferencat sociale ne shoqeri, te zvogloj papunesine,te permirsoj bilancin e pagesave, etj. Dhe ne baze te idenfitikimit te tille te efekteve te projektitbehet llogaritja e treguesve, siq jane vlera e tanishme neto nga aspekti i ekonomise dhenorma ekonomike e rentabilitetit., mirpo llogaritet edhe norma e raportit cost/benifit (CB’) ecila i ve ne raport vlerat e tanishme te te ardhurave dhe shpenzimeve te projektit investiv, andajkemi : CB’ = vlera e tanishme e te ardhurave / vlera e tanishme e shpenzimeve Nga kjo formule mund te themi, nese vlera e tanishme e te ardhurave e tejkalon vleren etanishme te shpenzimeve rezultati do te jete me i madh se 1, dhe sa me e madhe qe te jete kjonorme ne krahasim me 1-shin aq me i praneshem eshte projekti. Analiza cost-benefit dhe realizimi i politikes investive Analiza cost-benefit eshte shume e rendesishme sepse krijon nje baze analitiko-informativeqe ndihmon ne vlersimin e projekteve ne baze te rendesise se tyre ekonomike-sociale. Nebaze te kesaj eshte e mundshme krahasimi i projekteve brenda sektoreve dhe dhenia eprioriteteve per projektet qe me se miri e bejne te mundur realizimin e politikes investive.Matja e efekteve te projekteve paraqet nje nder problemet kryesore gjate analizes ekonomike-sociale te projekteve. P.sh te projektet per investime publike (elektriku, ujesjellsi, kanalizimet,telekomunikimet) te ardhurat(dobite) duhet te nxirren nga perfitimet qe nxjerrin konsumatoret 14
  • 15. Fatlum Hashani Punim Seminarike tyre. Per nje projek te hekurudhes vlersimi nuk mund te behet vetem nga te ardhurat qesigurohen nga tarifat e hekurudhes per sherbimet qe kryen, por edhe nga kursimet qe behennga kalimi i transportit prej atij automobilistik ne ate hekurudhor, ku hyjne shpenzimet eveturave dhe mirembajtja e rrugeve. Analiza cost-benefit eshte shume e rendesishme sepse krijonnje baze analitiko-informative qe ndihmon ne vlersimin e projekteve ne baze te rendesise setyre ekonomike-sociale. Ne baze te kesaj eshte e mundshme krahasimi i projekteve brendasektoreve dhe dhenia e prioriteteve per projektet qe me se miri e bejne te mundurrealizimin e politikes investive. Matja e efekteve te projekteve paraqet nje nder problemetkryesore gjate analizes ekonomike-sociale te projekteve. P.sh te projektet per investime publike(elektriku, ujesjellsi, kanalizimet, telekomunikimet) te ardhurat(dobite) duhet te nxirren ngaperfitimet qe nxjerrin konsumatoret e tyre. Per nje projek te hekurudhes vlersimi nukmund te behet vetem nga te ardhurat qe sigurohen nga tarifat e hekurudhes per sherbimet qekryen, por edhe nga kursimet qe behen nga kalimi i transportit prej atij automobilistik neate hekurudhor, ku hyjne shpenzimet e veturave dhe mirembajtja e rrugeve. Analiza / Vleresimi i alternativave te investimitPropozimet per investim duhet te marrin ne shqyrtim sa me shume menyra alternative perzgjidhjen e problemit dhe realizimin e objektivave.Koncepti me i rendesishem ne pergatitjen, analizen dhe vleresimin e investimeve eshte segjithmone ekziston nje numer alternativash te ndryshme per zgjidhjen e nje problemi. Rrallendodh qe per nje problem te kete nje zgjidhje te vetme. Normalisht, nje zgjidhje mund te jete mee mira nder nje numer te caktuar alternativash te mundshme.Prandaj eshte e rendesishme te identifikohen alternativat e ndryshme (opsionet) per realizimin enje investimi dhe te kryhet me kujdes analiza e tyre perpara se te behet zgjedhja e alternatives sepreferuar/rekomanduar. Per shembull, per te zgjidhur rritjen e kerkeses per energji elektrike tenje vendi, ekziston nje zgjedhje midis ndertimit te nje (ose me shume) hidrocentrali apondertimit te nje (ose me shume) termocentrali. Brenda tyre ka gjithashtu disa alternativa, si p.sh.ne rastin e hidrocentralit mund te zgjedhim midis digave apo gjeneratoreve te permasave tendryshme, te kombinuar ne menyra te ndryshme. Ndersa ne rastin e termocentraleve mund tezgjedhim lenden djegese, fuqine, vendndodhjen, etj. Ne nje tjeter shembull, i cili lidhet membipopullimin e klasave ne shkollat fillore te qyteteve, mund te merren ne shqyrtim alternativa endertimit te nje shkolle te re, ndertimit te anekseve te nje shkolle ekzistuese, marrjes me qera,organizimin e mesimit ne turne te ndryshme, transportimin e nxenesve ne shkolla te tjera, etj.Lista e alternativave duhet te perfshije te pakten tre opsionet e meposhtme:nuk investohet”“investim minimal”investim i konsiderueshem 15
  • 16. Fatlum Hashani Punim SeminarikMENAXHIMI I EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIVMenaxhimi efikasitetit të projektit investiv paraqet një sintetizim të të dhënave nga i tërë studimiinvestiv, përpunim të tyre dhe shprehje të tyre nëpërmjet treguesve që e shprehin efiçiencën dheefektivitetin e projektit investiv. Qëllimi final i planeve të investimeve dhe i të gjitha analizave eoperacioneve financiare të organizatës është marrja e vendimeve për maksimizimin e vlerës sësaj ose vlerës së aktiviteteve të saj financiare. Ky objektiv sigurohet duke u dhënë përgjigjepyetjeve:• Si do të zgjedhim midis shumë propozimeve atë që do t’i përjashtojëtë tjerët?• Cilat projekte duhet të pranohen, në mënyrë që vlera e firmës të jetëmaksimale?Ekzistojnë qasje dhe rrafshe të ndryshme tek menaxhimii efikasitetit tëprojektit investiv:1. Menaxhimi efikasiteti financiar të projektit investiv ka të bëjë me vlerësimet e efekteve tëprojektit për investitorin, për situatën financiare dhe pozitën e tij ekonomike. Pra, këtu nukmirren parasysh efektet pozitive ose negative të projektit në rrethinën e tij.2. Menaxhimi i efikasitetit ekonomik të projektit investiv ka të bëjë me vlerësimet e efekteve tëdrejtpërdrejta dhe të tërthorta të projektit në ekonominë nacionale të një vendi. Ky vlerësimbëhet për projektet e mëdha, për investimet publike dhe investimet e tjera në infrastrukturë.3. Menaxhimi i ndjeshmërisë së efikasitetit të projektit investiv në kushtet e pasigurisë dherrezikut teston ndryshimin e parametrave të projektit në kushtet e ndryshimit të inputeve.4. Vlerësimi statik i efikasitetit të projektit investiv ka të bëjë me llogaritjen e treguesve tëefikasitetit të projektit investiv për një vit reprezentativ.5. Vlerësimi dinamik i efikasitetit të projektit investiv ka të bëjë me llogaritjen e treguesve tëefikasitetit të projektit investiv në bazë ë efekteve të projektit gjatë tërë periudhës/ciklit të jetëssë tij (periudha e investimit dhe periudha e eksploatimit). Se cili nivel dhe cila qasje do tëaplikohet gjatë vlerësimit të efikasitetit të projektit investiv varet nga qëllimi i vlerësimit, ngafaza e vlerësimit, nga madhësia e projektit si dhe nga subjekti i vlerësimit të efikasitetit. 16
  • 17. Fatlum Hashani Punim SeminarikQASJA DINAMIKE NË MENAXHIMIN E EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIVTreguesit dinamikë të efikasitetit të projektit bazohen në rrjedhën ekonomike, e cila del ngabilanci i gjendjes, i cili simulohet ngjashëm me bilancin e suksesit për tërë periudhën eparashikuar të punës/eksploatimit të projektit.Prandaj, qëllimi i qasjes dinamike në menaxhimin e projektit investiv është që të vlerësohetpotenciali ekonomik (pasuria) e projektit gjatë kohës së eksploatimit. Kjo zakonisht paraqitet nërrjedhën ekonomike të projektit investiv. Ajo paraqet lëvizjen e pasurisë së projektit,përkatësisht të potencialit ekonomik të investitorit. Të dhënat mirren nga bilanci i gjendjes dhenga bilandi i suksesit, si dhe nga tabelat e tjera në analizën financiare. Struktura e rrjedhësekonomike të projektit është e ngjashme me rrjedhën financiare, me përjashtim që këtu nukparaqiten burimet e financimit në anën e të ardhurave, sepse këtu mjetet e investuara vihen nëraport me efektet neto të projektit investiv në periudhën e eksploatimit dhe duhet të paguhen ngakëto efekte. Gjithashtu, në anën e të ardhurave paraqitet vlera riziduale e mjeteve themelore dhemjeteve të xhiros në fund të ciklit ekonomik (shekulli i jetës së projektit investiv) 17
  • 18. Fatlum Hashani Punim SeminarikKRITERET E VENDIMMARRJES INVESTIVE – TREGU DINAMKEPadyshim se ne menyren e vendimit per investim jan marr parasysh edhe rreziqetgjithashtu edhe burimet e investimit, politika shtetërore dhe qëndrimin e saj ndaj këtijlloji te biznesi , lokacini ku përfshihet edhe tregu i shitjes , konkurenca dhe tjer.Gjitha hapatparaprak gjer në aritjen e marrjes së vendimit janë marrë në bashkpunim me njohës sëfushës së së drejtës ekonomike , financiare , kontabilitetit dhe inxhineringut.Vendimi për investim, poashtu i njohur si buxhetim i kapitalit, është qendror për suksesin ekompanisë. Dijmë që investimet kapitale nganjëherë thithin shuma substanciale të parave; atopoashtu kanë pasoja afatgjata. Asetet që blejmë sot mund të përcaktojnë biznesin në të cilin do tëgjindemi ne që sot. Për disa vendime të investimeve, “substanciale” është një fjalë epamjaftueshme.Ne vazhdim te ketij punimi seminari kam marrurr si shembuj keto projekte investive:• Ndërtimi i kanalit që lidh Anglinë me Francën ka kushtuar rreth about $15 miliardë nga 1986deri në 1994.• Kostoja e sjelljes së një bari (ilaçi) në treg vlerësohet të jetë së paku rreth $300 milionë.• Kostoja e zhvillimit të “veturës botërore” të Ford-it, Mondeo, ishte rreth $6 miliardë.• Kostoja e prodhimit dhe shitjes së tre filmave të ri Star Ëars do të kapë shumën e rreth $3miliardë.• Kostoja e ardhshme e zhvillimit të një aeroplani super-jumbo jet, me 600-800 ulëse do tëarrijë shumën e $10 miliardë.• TAPS (The Alaska Pipeline System) – Sistemi i tubacionit të naftës,q ë do të sjellë vaj tëpapërpunuar nga ishulli Prudhoe deri në Valdez në bregun jugor të Alaska, ka një kosto prej $9miliardë.Vërejmë nga shembujt e mësipërm projektet e kapitalit të madh që shumë projekte kërkojnëinvestime të rënda në asete të paprekshme. Kostoja e zhvillimit të medikamenteve ështëpothuajse e tëra kërkim dhe testim, për shembull, pjesë e madhe e zhvillimit të Mondeos së Ford-it ka shkuar në dizajn dhe testim. Çdo shpenzim i bërë me shpresën që të gjenerohet më tepërpara në të ardhmen mund të quhet projekt i investimit kapital, pa marrë parasysh se a shkojnëparatë e investuara në asete të prekshme apo të paprekshme.Aksionarët e një kompanie preferojnë të jenë të pasur më parë se sa të jenë të varfër. Prandaj, atadëshirojnë që firma të investojë në çdo projekt që ka vlerë më të madhe se sa kostoja e tij.Ndryshimi ndërmjet vlerës së projektit dhe kostos së tij është emërtuar si vlerë e tanishme neto. 18
  • 19. Fatlum Hashani Punim Seminarik Kompanitë më së mirii ndihmojnë aksionarëve të tyre duke investuar në projekte që kanë vlerë të tanishme neto pozitive. Prej treguesve Menaxherik efikasitetit të projektit, që përdoren në praktikën e avancuar të investimeve (Banka Ndërkombëtare, UNIDO, etj.) duhet përmendur: Vlera e tanishme Neto, Afati i shlyerjes së investimeve dhe Norma Interne e Rentabilitetit (norma e brendshme e kthimit). Të gjithë këta tregues bazohen në teknikën e diskontimit, e cila lerën neto të projektit (fitimin) në tërë rrjedhën ekonomike të projektit (për secilin vit) e kthen në vlerën e tij të tanishme. MENAXHIMI I EFIKASITETIT TE KOSTOVE Kostot dhe perfitimet, relevante te nje investimi, jane kostot dhe perfitimet reale “ekonomike”, ne te cilat perfshihen kostot/perfitmet e institucioneve qeveritare (Buxheti i Shtetit) dhe kostot/perfitimet e publikut. Kostot totale duhet te perfshijne kostot direkte, indirekte dhe shpenzimet e pergjithshme. Kostot e pakthyeshme te investimeve, qe kane ndodhur ne periudhat e meparshme, nuk duhet te merren parasysh ne vleresimin e alternativave, por vetem ato kosto qe do te kryhen ne te ardhmen e per te cilat pritet te merret nje vendim. Vleresimi i kostove eshte shpesh here i veshtire, ne varesi te nivelit te detajimit te tyre. Ne varesi te nivelit te detajimit te kostove ne proçesin e vleresimit te kostove duhet te perfshihen sa me shume te jete e mundur kontabiliste, ekonomiste apo specialiste te ndryshem, qe mund te kene nje vlere te shtuar ne analizat e investimit.10.1.1 Formulari – Formulari i Analizes Kosto-Perfitim (FAKP) duhet te perdoret per kete qellim. Kostot dhe perfitimet e alternatives se investimit duhet te llogariten per te gjithe jetegjatesine e investimit, maksimumi deri ne 20 vjet.10.1.2 Kostot dhe perfitimet e çdo alternative do te llogariten duke u bazuar ne çmimet e tregut, pra ne terma “reale” (çmimet e sotme ne treg) dhe nuk duhet te perfshihen ne to efektet e inflacionit. Ne investimet ku nuk ka perfitime monetare, por ato mund te maten ne menyra te tjera (numri i pacienteve te trajtuar, numri i studenteve, etj.) eshte me rendesi te konsiderohen treguesit e efikas se kostos. Me poshte jepet nje tabele me disa shembuj te treguesve te efikas se kostos. 19
  • 20. Fatlum Hashani Punim Seminarik Tregues te efikasitetit se kostos – (shembuj)Ujesjelles: - Kosto per fryme (ne raport me te ardhurat) - Konsumi per fryme - Numri i rasteve te te semureve nga perdorimi i ujitArsimi: - Numri i nxenesve per klase - Raporti nxenes/mesues - Kosto per meter katror e klases - Kosto e investimit per nxenes - Kosto vjetore per nxenesShendetesia: - Kosto per pacient - Kosto per shtrat - Hapesira per shtrat - Koefiçenti i perdorimi te shtreterve - Numri i pacienteve per shtrat - Raporti mjek/infermiere - Stafi mjeksor/numri i pacienteve - Stafi mjeksor/numri i shtreterve - Kosto e vaksinimit per person - Mesatarja e diteve te shtrimit te pacienteveTransporti: - Ngarkesa e trafikut (automjete ne dite, etj.) - Kostoja per kilometer - Kostoja kapitale per perdoruesit e automjeteve - Vlera e produkteve te tregtura/transportura ne nje zone te caktuarElektriciteti: - Kostoja per KWH - Kostoja per konsumator - Konsumi per konsumatorStrehimi: - Kostoja per meter katror - Siperfaqja per njesi - Raporti kosto/e ardhur per banore - Raporti qera/kostoAutomjetet: - Numri i kilometrave - Numri i aksidenteve - Raporti staf/automjete - Siperfaqe parkimi/numer automjetesh 20
  • 21. Fatlum Hashani Punim SeminarikAFATI I SHLYERJES SË MJETEVE TË INVESTUARA (x )PROJEKTINTreguesi mbi afatin e shlyerjes së mjeteve të investuara shpreh kohën e nevojshme që të ktheheninvestimet e bëra në projekt. Ai llogaritet sipas kohës kur barazohet vlera e diskontuar einvestimeve me vlerën e diskontuar neto të projektit nga vitet ose muajt e punës.Nëse cikli i eksploatimit të projektit (tn) mirret si afati maksimal i thyerjes sëmjeteve tëangazhuara në projekt (tm), atëherë kemi: tm < tnMetoda e afatit të shlyerjes radhit mundësitë e investimeve alternative nga mënyra se sa shpejtrikthehet shuma fillestare e investuar.Viti Rrjedha neto Rrjedha kumulative e parasë e parasë0 (100000) (100000)1 30000 (70000)2 40000 (30000)3 60000 300004 35000 65000 Investimi dhe rrjedha e parasë ne ProjektNë bazë të rrjedhës së parasë, të shprehur në pasqyrën e mësipërme, shihet se investimi prej100,000€ mund të kthehet brenda tri vitesh, mirëpo shuma e cila sigurohet për tri vite e tejkalonshumën e investuar. Kjo do të thotë se investimi realisht mund të kthehet në intervalin ndërmjetvitit të dytë dhe të tretë. Shohim se për dy vitet e para investimi kthen 70,000€. Diferencandërmjet mjeteve të investuara dhe kthimit për dy vitet e para është 30,000€ të pakthyera, ndërsainvestimi në vitin e tretë kthen 60,000€. Për të llogaritur sa kohë nevojitet për ta kthyerinvestimin e plotë, aplikojmë formulën vijuese:Kthimi = Viti, pra kthimi te ploteNga rrjedha e parasë në tabelën e mësipërme, afati i shlyerjes është: 21
  • 22. Fatlum Hashani Punim SeminarikViti Investimi A Investimi B Investimi C1 375 500 6002 375 500 1003 375 500 5004 375 500 3005 375 500 400Në qoftë se një firmë zgjedh midis tri investimeve alternative, ku secili prej tyre kushton1,500€,atëherë bazuar në këtë metodë, preferohet investimi B, sepse ai rikthen mjetet për tri vjet,ndërsa për investiminA dhe për investimin B nevojiten 4 vjet. Rrjedha e parasë në këtë rastnënkupton fitimet plus amortizimin.Duhet të merren parasysh aspekte të ndryshme në secilën fazë; dhe duhet të përgatitetdokumentacion i ndryshëm që do të shërbejë për secilën fazë të projektit. Në fazën e parë tëprojektit, dokumenti më i rëndësishëm është Arsyetimi i projektit, i cili jo vetëm që do t’ua shesëidenë për depon atyre që sjellin vendime, por edhe do të përdoret si dokument referent përzhvillimin e Planit strategjik/ Dokumentit për fillimin e projektit. Plani strategjik/ dokumenti përfillimin e projektit, i cili do ta përfshijë Planin e projektit dhe Orarin e projektit, i shfrytëzoninformatata e mara nga Arsyetimi i projektit që t’i informojnë të gjitha palët e kyçura nëimplementimin e depos për të gjitha pyetjet në lidhje me projektin. Edhe pse i krijuar në fazën eparë të projektit, ky dokument paraqet bazën për udhëheqjen dhe menaxhimin e projektit, dhe mekohë adaptohet si që zhvillohet projekti. Plani strategjik/Dokumenti për fillimin e projektit,gjithashtu ka vend edhe në perfundimtare te Menaxhimit te projektit sepse vlerësimi dhepërmbyllja e projektit do të diktohen nga Plani i projektit dhe nga qëllimet e veçanta dhe tëpërgjithshme që i përmban. 22
  • 23. Fatlum Hashani Punim SeminarikLlogarie NPV në ExcelLlogaritje e NPV në mënyrë manuale mund të jetë e mundimshme, andaj ekzistojnë softuerë tëspecializuar që e kryejnë këtë punë. Në mesin e tyre, është edhe programi MS Excel.Marrim një shembull. ;Të supozojmë që dëshirojmë të llogarisim vlerën e tanishme neto për problemin vijues: jeni dukeshqyrtuar një investim në një makinë që kushton 100,000€ dhe të hyrat shtesë në para për tri vitete ardhshme do të jenë 40,000€, 50,000€ dhe 60,000€ në vitin e parë, dytë dhe të tretëpërkatësisht. Kostoja e kapitalit të firmës është 16%.Supozojmë se i kemi shënuar të dhënat sikurse më poshtë:-100,000 në qelulën C3 40,000 në qelulën C4 50,000 në qelulën C5 60,000 në qelulën C5Për të llogaritur vlerën aktuale neto, në ndonjërën nga celulat e lira, ta zëmëD7, shkruajmë “=NPV(D3;C4:C6)+C3“. 23
  • 24. Fatlum Hashani Punim SeminarikDo të na duhen këto informata shtesë: norma e interesit për të cilën bëhet diskontimi ivlerave të ardhshme të parasë, ta zëmë 16% dhe e shënojmë në qelulën D3. Shikojmë qëfunksioni NPV(vlera1, rangu_i_vlerave) e llogarit vlerën e tanishme të investimit, e qëështë 110,080.36€, ndërsa duhet t’ia heqim edhe investimet tona, në këtë rast 100,000.Pasiqë shuma e investuar është shënuar me parashenjë negative, atëherë atë ia shtojmëvlerës së tanishme dhe fitohet rezultati i kërkuar. Me kaq, pas ekzekutimit të këtijfunksioni, rezultati na paraqitet në qelulën D7 dhe duket si vijon: 24
  • 25. Fatlum Hashani Punim SeminarikMIRATIMI DHE FINANCIMI I PROJEKT- PROPOZIMEVE TEINVESTIMEVE PUBLIKEInvestimi publik kryhet nga/ose ne emer te sektorit publik dhe realizohet nepermjet projektevete investimeve. Projekti i investimit, si pjese e nje Programi te Shpenzimeve Publike, eshte njegrup aktivitetesh te projektuara per te realizuar produkte te caktuara, brenda nje afati kohor.Gjate kesaj faze, rishikimi i projekt-propozimeve te investimeve kalon neper hapat e meposhtem: Analiza e projekt-propozimit nga Ministria e Financave/Drejtoria e Investimeve Publike Shqyrtimi i projekt-propozimeve (projektet e medha) nga Grupi i Manaxhimit te Buxhetit Shqyrtimi i projekteve te perzgjedhura (me kosto shume te larte ose te projekteve te debatueshme) nga Komiteti i Planifikimit Strategjik Shqyrtimi i propozimeve per investim nepermjet proçesit te rishikimit te PBA-se/Buxhetit Vjetor nga Drejtoria e Analizes se Buxhetit dhe Grupi i Manaxhimit (Rishikimit) te Buxhetit (projektet e vogla) Miratimi i financimit dhe perfshirja ne PBA/Buxhetin VjetorDiagrama e meposhtme pasqyron proçesin e vendimmarjes per rishikimin (analizen), miratimindhe financimin e projekt-propozimeve te investimeve publike. 25
  • 26. Fatlum Hashani Punim Seminarik 26
  • 27. Fatlum Hashani Punim SeminarikLiteratura:Management A practical planning & Implementation Guide”, CEU, BudapesM. Mustafa: Menaxhmenti i investimeve, Prishtinë, 2005.M. Mustafa: Menaxhmenti financiar, botimi i tretë, Prishtinë, 2008.Mustafa, M “Menaxhmenti i projekteve investive”, Prishtinë, 1997Richard A. Brealey, Stewart C. Myers, Alan J. Marcus: Fundamentals ofCorporate Finance, ThirdGlenn P. Jenkins, Arnold C. Harberger: Program on investment appraisal andmanagement. Cost-Benefit analysis of Investment decisions, Harvard Institute forInternational Development, 2000Referencat:Wikipedia, the free encyclopedia: http://en.Wikipedia.orghttp://www.minfin.gov.al/minfin/pub/5_aneksi_4_procedurat_e_planifikimit_te_shpenzimeve_te_programit_378_1.pdfwww.minfin.gov.al/.../pub/6_aneksi_5_procedurat_e_mip_379_1.pdwww.weebly.comhttp://academic.brooklyn.cuny.edu/economic/friedman/npvirr.htmhttp://www.advanced-excel.com/present_value.html 27
  • 28. Fatlum Hashani Punim Seminarik 28