SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 21
Në vend të parathënies
Ishte një ditë e ftohtë fillimshkurti. Sapo kishte arritur në qytetin e vogël të
Rambujesë dhe gjëja e parë që më bëri përshtypje ishin trëndafilat, që edhe
në atë ngricë të brymtë, në mëngjesin e herët, të dukej sikur ishin veshur
me mjegull të bardhë, ishin të çelur. Ndryshe nga trëndafilat në vendlindjen
time, të këtushmit, nuk kishin asnjë lloj ere, të dukeshin më shumë si jo
prej vërteti dhe e gjithë ajo që më kishte sjellë në këtë qytet ishte, po ashtu,
e bukur të merrej me mend, por e ftohtë deri në thellësi. Pas saj ishte
enigma. Si do të jenë ditët e ardhshme dhe çfarë do të kishin me vete.
Kështjella e Rambujesë, e vendosur thuajse në sheshin qendror të qytetit të
lashtë, rrethuar me kangjella të hekurta, ndërtuar në një mënyrë, që edhe
nga jashtë ta zgjonte ndjenjën e misterit, do të mbetet gjithnjë në kujtesën e
njerëzve. Janë shumë shkaqe për këtë, më i rëndësishmi nga të cilët lidhet
me faktin se filloi të ketë një trazim të zgjidhjes së çështjes shqiptare në
Kosovë. Tashmë shumë gjëra janë thënë, shumë të fshehta janë bërë
publike, janë shkruar kujtimet e atyre që ishin të pranishëm, por edhe të
tjerëve që shkruan më pas dhe të duket sikur nuk mund të thuhet asgjë
tjetër.
Mund të jetë edhe kështu, mirëpo ka gjithnjë një pjesë që qëndron në hije,
është ndoshta jo shumë e dukshme, sepse duke mos qenë në qendrën e
njohur të ngjarjeve, nuk ka dashur ose nuk ka mundur të bëhet e njohur.
Kjo është një përpjekje, ndoshta tepër modeste, për të bërë të njohur atë që
ishte e panjohur, atë që nuk ndodhte në dhomat, sallat, korridoret apo
rruginat e Kështjellës, por jashtë saj; është një dëshmi e shtrirjes së
hapësirës së Rambujesë jashtë përmasave të saj, është për ata njerëz e
ngjarje, të cilët, edhe pa qenë brenda saj, e ndjenin veten si të ishin të
pranishëm.
Këta njerëz mund të ndodheshin edhe mbështetur pas kangjellave të
Kështjellës, por edhe mijëra kilometra larg saj. Mund të ndodheshin duke
pushuar në një hotel aty pranë, por edhe në fushëbetejat e Kosovës. Mund
të ishin njerëz të zakonshëm, që kishin ardhur për të qenë pranë historisë,
si të thuash, për ta prekur atë; por edhe njerëz që në dekada e vite të
shumta kishin qenë, në të vërtetë, parapërgatitësit e saj. Ajo që ndodhte në
bisedimet e gjata, tepër të tensionuara, nuk ishte thjesht një ngjarje për ata
që ishin “brenda”, por edhe një tendosje për ata që ishin “jashtë”.
Shpeshherë nuk dihej se ku mbaronte kufiri mes njërës palë dhe tjetrës,
nëse mund të quheshin palë, sepse në më të shumtën e rasteve ata ishin të
njëllojtë, kishin bërë rrugëtim të njëjtë dhe kishin aspirata të njëjta. Ata që
ishin “brenda” nuk do të bënin asgjë tjetër, veçse do ta merrnin me vete
edhe përkushtimin e atyre që ishin “jashtë”.
Kishte edhe të tjerë që qëndronin mes atyre që ishin “brenda” dhe atyre që
ishin “jashtë”. Ishin, si të thuash, pjesë e mendimit të pjesëtarëve të
Konferencës, njëkohësisht edhe zëdhënës të atyre që ishin në vijën e
frontit. Sepse, jorastësisht, pikërisht në këtë kohë, kur kishin filluar
punimet e Konferencës, një makineri e tërë serbe e luftës ishte vënë në
lëvizje, për të zgjidhur në fushëbetejë atë që do të humbisnin në bisedime.
Në fakt kishte ndodhur ndryshe, pikërisht sepse kishin humbur në
fushëbeteja, ata do të ishin të detyruar të vinin në këtë Konferencë, të
hallakatur, me një shpresë të fundit për të gjetur zgjidhje, ose nëpërmjet
forcës, ose nëpërmjet dredhisë.
KUMTI I PARË I KONFERENCËS
Në të vërtetë, fillesa e Konferencës së Rambujesë do të jetë në zyrat e
sekretares së shtetit amerikan, zonjës së nderuar Albright. Gjithçka që ka
ndodhur më pas, që nga bisedimet, draftet e hedhura mbi tavolinë,
projektet e njëpasnjëshme, zemërimi me aleatët e saj, planet për
ndërhyrjen e fuqishme të NATO-s, bombardimet, projekti për futjen e
trupave tokësore, e deri tek gjunjëzimi i Millosheviqit, të gjitha do të kenë
lidhje me të dhe stafin e saj.
Kishte kohë që zyra e saj kërkonte një rrugëzgjidhje të shpejtë, për të mos
lejuar bosnjëzimin e Kosovës. Nga njëra anë, në palën serbe, ajo e dinte
krejt mirë se kujt i duhej drejtuar, në kahun tjetër të balancës, në
shqiptarët e Kosovës, ende nuk kishin gjetur tribunët që mund ta merrnin
përsipër përmbylljen e luftimeve dhe garantimin e paqes, qoftë edhe e
dhimbshme ajo. Si do të shkruante James Rubin, “I vetmi lider që njihnim,
dr. Ibrahim Rugova, ishte i pëlqyeshëm dhe i matur, mirëpo mënyra e tij e
të udhëhequrit, e heshtur dhe me rezerva, vështirë se mund të ishte
inspiruese”.
Të shtunën, më 15 janar 1999, zonja Albright u zgjua me lajmin e radios, se
në një fshat të Kosovës, të quajtur Reçak, ishin masakruar shqiptarët.
Pamjet rrëqethëse të kufomave të shtrirë në një hendek të thellë, ende
mbuluar nga bora dhe përgjakur gjithandej, të mbeteshin gjatë në mendje.
Si dukej kupa ishte mbushur e po derdhej, ajo që kishte ndodhur deri më
15 janar nuk do të ishte tjetër veçse parathënia e tragjedisë së tmerrshme
që ishte përpara.
12 ditë pas kësaj ngjarje, në teatrin Bolshoi të Mokës, Zonja e Hekurt do t’i
hapë të gjithë letrat para ministrit të jashtëm rus, Igor Ivanov. Përgjigjja e
tij do të ishte e menjëhershme: “Rusia kurrë nuk do të pajtohej që forca e
NATO-s të përdoret kundër serbëve”. Do ta marrë edhe reagimin e
menjëhershëm të zonjës Albright: “Ne nuk kërkojmë nga ju të përkrahni
përdorimin e forcës. Për këtë vendos NATO, jo Rusia. Dhe ju e dini se, nëse
kemi ndërmend ta zgjidhim çështjen e Kosovës, për këtë nevojitet një
kërcënim real për përdorimin e forcës, përndryshe Millosheviqi kurrë nuk
do të përgjigjet”.
Ishte dhënë sinjali ose kumti i parë i Konferencës së ardhshme.
Bardhyl Mahmuti, përfaqësues politik i UÇK-së dhe nënkryetar i Lëvizjes
Popullore të Kosovës, në fundin e janarit 1998, më thirri në telefon dhe më
tregoi se nga kontaktet e fundit që kishte pasur me diplomatët
perëndimorë
(Bardhyli kishte kontakte të rregullta, sidomos me diplomatët amerikanë,
francezë dhe austriakë), ishte menduar që pas pak ditësh të bëhej një
konferencë e jashtëzakonshme për Kosovën. Ky do të ishte edhe lajmi i
parë që do të merrja për Rambujenë. Por, nuk do të ishte edhe i fundit. Në
ditët që pasuan, me një ritëm të jashtëzakonshëm, ngjarjet shkuan nga
njëri pol në tjetrin, duke u zhvendosur në hapësira të ndryshme. Ndërsa
njëra pjesë zhvillohej në Kosovë, e kjo ishte pjesa më e rëndësishme, në dy
polet e saj, në Prishtinë, ku ishte Adem Demaçi dhe në Likovc, ku ndodhej
një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pjesa tjetër zhvillohej jashtë
Kosovës, në Shqipëri dhe në Perëndim. Natyrisht Kosova do të ishte
epiqendra, e kjo epiqendër e kishte një sy zhvillimi të domosdoshëm,
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Natyrisht, tani do të ishte utopike të mendohej një Konferencë për Kosovën
pa qenë e pranishme UÇK-ja. Këtë e kishin të qartë që të gjithë, ata që ishin
miq, ata që heshtnin në pritje të situatave dhe ata që kishin qenë e do të
ishin kundër. Kishte qenë një kohë, jo fort e largët, kur për UÇK-në mund të
flisje me sarkazëm, zakonisht kjo ndodhte në Shqipëri, mund të përdorje
gjithfarë etiketimesh, zakonisht kjo ndodhte në Kosovë; ishte, deri-diku e
natyrshme, të ishe skeptik ndaj saj dhe mosbesues. Mirëpo gjërat kishin
ndryshuar rrënjësisht. Në janarin e vitit 1999 ushtria Çlirimtare e Kosovës
kishte në radhët e saj 17 mijë e 600 luftëtarë, por kjo është shifra e atyre që
ishin përditshmërisht aktivë, pa folur për të tjerët që qëndronin në pritje
ose që mund të quheshin forcat rezervë të saj. Në pothuajse 10 muaj ajo
ishte rritur, kishte fizionominë e saj politike, profilin ushtarak, ishte
strukturuar mrekullisht shpejt dhe, me gjithë pengesat apo njohuritë e
pakta të fillimit, tashmë, në pragun e pranverës së vitit 1999, ajo do të ishte
krejt ndryshe.
Pra, askush nuk mund të bënte një Konferencë për të ardhmen e Kosovës
pa llogaritur si forcë kryesore UÇK-në. Tashmë për të nuk mund të
vendosej as në zyrat e Prishtinës, cilat do qofshin ato, (koha tregoi se nuk
mund të vendosnin as zyrat e Rugovës (kurrsesi), por as zyrat e Demaçit);
nuk mund të vendosej as në Tiranë, kur në të vërtetë ishte ngritur një
strukturë mrekullisht e organizuar shpejt, aq më pak nuk mund të
vendosej në perëndim nga ajo që quhej “qeveria Bukoshi”.
Nga ana tjetër, një mendim i tillë, që asgjë nuk mund të zgjidhej pa qenë e
pranishme Ushtria Çlirimtare e Kosovës e, më tepër se kaq, pa qenë ajo
forca vendosëse, ishte pjekur dhe kishte marrë formë të përcaktuar, edhe
në kancelaritë perëndimore. Nëpërmjet kontakteve që kishte vendosur
prej disa kohe Grupi Politik i Marrëdhënieve me Jashtë pranë Drejtorisë
Politike të UÇK-së, gjërat ishin qartësuar, tashmë diplomacia perëndimore
kishte një vizion më të qartë për kryengritësit në Kosovë (nga përcaktimi i
parë si forca ekstremiste, ishte kaluar më pas në guerilët, pastaj në
luftëtarët, për ta pasur përcaktimin më të saktë në forcat çlirimtare).
Fillimisht në Grupin Politik për Marrëdhënie me Jashtë do të jenë Xhavit
Haliti, Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu, që të tre nga drejtuesit
kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Më pas në përbërje të tij do të
jenë edhe Jashar Salihu, Sabri Kiçmari, Pleurat Sejdiu, Bilall Sherifi, Ibrahim
Kelmendi, Rexhë Ibërdemaj, Xhevat Bislimi, Agush Buja, që të gjithë
anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Që
diplomacia perëndimore të vinte në Rambuje dhe të përgatiste atë me një
mendim domethënës për UÇK-në, është dashur që pikërisht ky grup politik
të kishte një shpërndarje të ndjeshme të punës së tij, por edhe përcaktim të
qartë, paraqitje të dinjitetshme, si mënyra më e saktë për t’i bërë të
mundur hapjen dhe shtrirjen e mendimit të saj politik.
Takimi i parë dhe më i rëndësishmi, që ishte si një parafjalë e hershme për
Konferencën e Rambujesë, do të bëhet në Zvicër, me ndërmjetësimin e
Xhavit Halitit, drejtues i sektorit të veçantë pranë UÇK-së, njëherësh ishte,
si të thuash, boshti kurrizor i shtrirjes së saj. Takimi do të zhvillohet me një
Delegacion të SHBA-së, në përbërje të të cilit do të jetë edhe një i dërguar i
posaçëm i presidentit amerikan, Bill Klinton. Synimi i takimit do të ishte
njohja me qëllimet, platformën dhe mendimin politik të UÇK-së. Biseda do
të zgjasë më shumë se katër orë. Kjo do të ishte paraqitja e parë publike e
UÇK-së në botën e jashtme dhe do ta hapë rrugën e takimeve të tjera me
ambasadorët Gellbard dhe Houllbrouke.
Në fund të takimit, i dërguari i presidentit amerikan do t’u thoshte
përfaqësuesve politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se: “Ishte kënaqësi
që patëm rastin të bisedojmë me ju kaq gjatë dhe kaq hollësisht. Mund t’ju
themi se jemi shumë të kënaqur që, më në fund, takuam dikë nga Kosova që
e di se çfarë do, që di si ta kërkojë, di ta mbrojë kërkesën e vet,
njëkohësisht e di se si ta realizojë atë”.
Pikërisht mbi bazën e këtij përcaktimi do të paraqitej në Rambuje Ushtria
Çlirimtare e Kosovës, si një forcë politike e cila e di se çfarë dëshiron, që e
di se si mund ta kërkojë atë, jo vetëm në fushëbetejat e luftës, por edhe në
dialogët ndërkombëtarë, që di t’i mbrojë kërkesat e saj, edhe në bisedimet
politike dhe që e di se, herët a vonë, ajo edhe do t’i realizojë.
Lidhja e fuqishme që u krijua me diplomacinë perëndimore, sidomos
amerikane, më ka kujtuar shpesh një fjalë të mençur të banorëve të
Dukagjinit, se “kush ka Zotin dajë, nuk ka nevojë për engjëj”. Mirëpo, nuk
duhet thënë “hopa” pa e kaluar lumin. Nganjëherë e vështira dhe e
papritura mund të të vijë edhe aty ku nuk e ke menduar.
ANA E PANJOHUR E MARRËVESHJES SË RAMBUJESË (2)
Në kohën kur strukturat e luftës po bëheshin gati ta përcaktonin radhën e
punëve që duheshin ndjekur, jo krejt befasisht, erdhi lajmi se Demaçi ishte
kundër Konferencës dhe shkuarjes atje. Fillimisht kishte pasur një
marrëveshje gjysmë të heshtur e gjysmë të pranuar nga ai dhe nga
perëndimorët, që në delegacionin e UÇK-së, veç tij, të ishte edhe Albin
Kurti, zëdhënësi i Demaçit, si shenjë e kompromisit mes tij dhe
negociatorëve. Ishte pranuar gjysmë në heshtje që delegacioni i UÇK-së të
jetë i përbërë, fillimisht prej tre vetëve, Demaçit, Hashim Thaçit dhe
Bardhyl Mahmutit, duke shtuar, për hatër të Demaçit, edhe Albin Kurtin.
Por, edhe sikur Demaçi të mos pranonte ta merrte rrugën drejt Rambujesë,
si syri e formë prania e tij, do të ishte Kurti.
Diplomatët perëndimorë, në ditët e para të marrëveshjes, kishin mendimin
se do të ishin tri figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilat do të
ishte tepër e vështirë të mendohej përfaqësimi i saj në Konferencë. Adem
Demaçi do të ishte figura simbol, si një personalitet përbashkues dhe i
njohur, figurë e cila kishte bartur në vete aspirata të jashtëzakonshme në
28 vjetët e burgimit të tij, por edhe sepse në Prishtinë ai konsiderohej si
porta kryesore e UÇK-së.
Hashim Thaçi, në mendimin e diplomacisë perëndimore ishte njeriu i cili,
dukshëm dhe pa asnjë mëdyshje, në mendimin e tyre përfaqësonte
luftëtarët, njerëzit që po luftonin. Ai do të ishte domosdo zëri dhe mendimi
i tyre, por edhe njeriu nëpërmjet të cilit mund të përcilleshin më lehtësisht
vendimet e Konferencës, edhe nëse ndonjëri prej tyre nuk do të ishte në
përputhje me aspiratat e ëndërruara. Thaçi, për to, do të bënte të mundur
që paraqitja e Konferencës të bëhej më e besuar, më e prekshme dhe më e
realizueshme, aq më tepër kur në projektdraftin e parë ishte parashikuar
shuarja ose zhbërja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një periudhë
tremujore pas Konferencës. Ky do të ishte njëri nga mendimet më të
gabuara dhe më të paragjykuara të parapërgatitjes së Konferencës. Me
natyrën e tij flegmatike dhe të heshtur, megjithëse mes tij dhe diplomacisë
perëndimore ishin vendosur prej disa kohësh urat e kontaktit, ata nuk
kishin arritur të njihnin figurën, nëpërmjet të cilit mendonin të depërtonin
më lehtë në zonat e luftës.
Personi i treti, për të cilin ata mendonin se ishte i domosdoshëm, quhej
Bardhyl Mahmuti, një ndër drejtuesit kryesorë të Organizatës, ish i
burgosur politik, njeri me virtyte të jashtëzakonshme, energjik deri në
shpërthim, njëkohësisht ai do të ishte edhe mendimi e përfaqësuesi i
diasporës shqiptare, veçanërisht i atyre që kishin meritën e
jashtëzakonshme jo vetëm të mbështetjes financiare e politike të UÇK-së,
apo nëpërmjet të cilëve ishin vendosur kontaktet e para me diplomacinë
perëndimore, por edhe ngaqë prej kësaj diaspore po vërshonte një lumë
me vullnetarë, të cilët braktisnin gjithçka dhe shkonin në zonat e luftës. Në
një hark kohor prej më pak se shtatë muajsh, më shumë se 10 mijë
shqiptarë do t’i lënë vendet perëndimore, ku jetonin prej vitesh dhe më
shpejt nga sa kishin ardhur do ta merrnin rrugën e kthimit drejt Kosovës,
në radhët e UÇK-së. Ishte një forcë që jo vetëm nuk mund të mohohej, por
edhe duhej respektuar.
Kur atyre ditëve, nëpërmjet kanaleve të komunikimit që kishim vendosur
me diplomatë perëndimorë, na u dha mendimi për Konferencën dhe
pjesëmarrësit e saj nga radhët e UÇK-së, ishim të një mendje, por nëse në
Rambuje do të shkonin 12 përfaqësues të Kosovës, si mendohej fillimisht
dhe prej tyre do të ishin vetëm tre veta nga UÇK-ja, kjo do të mund të
krijonte probleme. Së dyti, ishte e arsyeshme që në përbërje të
delegacionit, veç Thaçit, i cili ishte më se i domosdoshëm, do të duhej të
ishin edhe figura të tjera të njohura të lëvizjes çlirimtare.
Nga “palët” e tjera, si nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte ende një
mishmash fjalësh e gjurulldie, ende nuk dihej se kush do të ishte pjesë e
konferencës, kishte një ngufatje pas emrave të partizave politike, të cilët, si
shtojca të saj, jo vetëm nuk kishin asnjë lloj autoriteti në Kosovë, por vetë
pjesëmarrja e tyre do të krijonte një gjendje amullie, sepse nuk dihej pse
duhej të ishin.
Pas deklarimit të Demaçit për mospjesëmarrje në Konferencë u krijua
hutia e parë, e cila nuk zgjati shumë. Rexhep Qosja, Mehmet Hajrizi dhe
Hydajet Hyseni, në emër të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike, deklaruan
se, nëse UÇK-ja nuk është në Konferencë, as ata nuk do të merrnin pjesë.
Krijohej kështu rrethi i mbyllur, i cili, në të vërtetë, ishte më shumë iluzor
sesa i vërtetë.
Deri asaj dite, kur për herë të parë filloi të flitej për një Konferencë
ndërkombëtare për Kosovën, kishte pasur edhe herë të tjera ftesa të
ndryshme, mendime rreth një takimi apo një marrëveshje, ishin hedhur ide
e projekte të ndryshme, të cilat, aq shpejt sa hidheshin, po aq shpejt edhe
do të shkriheshin. Por, dashur-padashur, kishin krijuar mendimin se edhe
këtë herë mund të kishte një shkrirje dhe nëse nuk shpejtohej me ecurinë e
ngjarjeve, mund të kishte një ngecje të madhe. Por, sinqerisht, pakkush
ishte i bindur se kjo do të ishte Konferenca e parë dhe e fundit për Kosovën.
Kishim mendimin se kjo ishte e para, ndoshta tepër e rëndësishme, por
vështirë se gjithçka mund të përmbyllej këtu.
Një ditë më parë se Jakup Krasniqi, zëdhënësi i UÇK-së, ta bënte të njohur
vendimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për të shkuar në Rambuje, u
lidha në telefon me Azem Sylën, i cili ishte në Drenicë. Lidhjet e mia me
“Dajën e vogël” nuk kishin qenë të shpeshta, ishim takuar disa herë në
Zvicër apo në Mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, ndonjëherë
ishim takuar në Tiranë, kishim biseduar disa herë në telefon, nganjëherë i
kisha telefonuar unë e herë pas here edhe ai, gjithnjë për gjëra që ishin të
lidhura me organizatën dhe për luftën. Ishim mirëkuptuar gjithnjë. Unë e
respektoja atë për vlerat që kishte, sidomos për ndershmërinë që mbarte.
“Daja i vogël” (gabimisht, herë pas here, në shtypin e ditës ose në intervista
të ndryshme është dhënë emri i luftës i Azem Sylës si “Daja i madh”, gjë që i
takonte Faslli Veliut, ish-drejtues i organizatës, LPK, ndërsa dokumentet e
luftës ai i ka firmosur, në të shumtën e rasteve, me nofkën “Antoni”), më
tregoi se në bisedën e bërë me drejtues të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm
ishte vendosur që të shkonin figura të merituara, nga themeluesit e
strukturave të luftës dhe të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Ai do të ishte
mes tyre. Për Azem Sylën unë kam pasur gjithnjë mendimin se personaliteti
i tij shtrihej mes dy poleve, sinqeritetit dhe enigmës. Zakonisht ishte i
sinqertë, por enigmatik në punët e luftës. Ai i bënte të gjitha punët në
heshtje dhe do të ishte e vështirë të mendohej, se pas heshtjes së tij, fshihej
njeriu që kishte marrë përsipër drejtimin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës. Së bashku me të do të ishin edhe Hashim Thaçi, si figura më
prominente e Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm, Xhavit Haliti,
anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, një ndër themeluesit e UÇK-së,
përfaqësuesi i saj në Shqipëri, Ramë Buja dhe Jakup Krasniqi.
Shkuarja e UÇK-së në Rambuje do të ishte njëri ndër vendimet më të
rëndësishme të Shtabit të Përgjithshëm. Fizionomia që krijonte grupi
përfaqësues ishte po ashtu tepër domethënës. Që të pestë, në kohë të
ndryshme, kishin qenë të dënuar politik të pushtetit serb të vendosur me
dhunë në Kosovë. Ata u takonin lëvizjeve ilegale, nga të hershmet e deri në
ditët që ishim. Ishin figura të njohura politike e publike. Në një mënyrë ose
në një tjetër, ishin figura përcaktuese në zhvillimet që ndodhnin në Kosovë
dhe jashtë saj.
Kush do të shkonte në Rambuje nëse nuk do të shkonte grupi përfaqësues i
UÇK-së? Në janarin dhe shkurtin e vitit 1999 askush tjetër nuk do të kishte
vlerë, askush nuk do të ishte në gjendje të nënshkruante çfarëdo lloj
marrëveshje, rreth askujt tjetër nuk do të përqendrohej vëmendja si ndaj
këtij grupi.
Në të vërtetë, edhe diplomatët perëndimorë, më shumë se për çdo gjë
tjetër, e kishin përqendruar vëmendjen e tyre pikërisht në përbërjen e
grupit negociator nga radhët e UÇK-së, sepse për grupet e tjera, nga radhët
e LDK-së dhe të LBD-së, nuk kishte asnjë lloj enigme. Kërkesa e Rugovës, që
grupi i tij negociator të kishte numrin më të madh në 16-tëshen kosovare,
kaloi pa asnjë lloj emocioni. Pesëshja ldk-iste do të paraqitej fund e krye si
institucionaliste, megjithëse ende asnjë institucion nuk funksiononte në
Kosovë.
E premtja e 5 shkurtit do të ishte dita e tentimit të parë të fluturimit të
delegacionit të Kosovës drejt Parisit. Tre nga pjesëtarët e tij do të ishin të
armatosur, Ramë Buja, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla, me mendimin e
vetëm që, nëse bien në pritën serbe, të mos dorëzoheshin të gjallë. Jo
çuditërisht, ndoshta për herë të parë, do të pranoheshin të fluturonin tre
udhëtarë të armatosur, armët e të cilëve do të merreshin në dorëzim në
portat e Rambujesë, për t'u rikthyer në fundin e punimeve të saj. Ishte një
pragnisje e pazakontë, asnjëherë nuk ishte parë një fillesë e tillë. Të dukej
sikur përcillnin mesazhin e parë për Konferencën, që nëse kërkesa për
mëvetësi nuk zgjidhej në tryezat e bisedimeve, mund të vazhdohej të
kërkohej zgjidhja me luftë. Meraku për udhëtimin e tyre, aq sa ishte në
kujdesin e ndërkombëtarëve, aq ishte edhe një shqetësim i
jashtëzakonshëm për strukturat e luftës, brenda e jashtë Kosovës. Do të
udhëtonin të nesërmen 13 veta, në dy avionë të vegjël francezë. Ishte 6
shkurt, ftohtë, bora kishin mbuluar gjithçka.
Kishte filluar rënia e mbrëmjes, e ftohtë deri në akullim, kur delegacioni do
të arrinte në Kështjellën e Rambujesë. Errësira që po binte sillte edhe
enigmën: çfarë do të ndodhte në ditët e ardhshme. Në fakt, grupi negociator
nga radhët e UÇK-së e dinte se, çfarëdo që të ndodhte, nga kjo Konferencë
nuk do të humbej asgjë, nëse do të fitohej, qoftë edhe njohja zyrtare, e
shpallur publikisht, e UÇK-së, në kancelaritë më të ndjeshme, çfarë edhe po
ndodhte, kjo do të ishte një ngjarje e bekuar.
Nuk jam i bindur nëse gjithsecili nga ata që përbënin delegacionin shqiptar
në Rambuje ishte i mendimit se nga qëndrimi i përbashkët do të varej në
një shkallë të ndjeshme fati i njerëzve që jetonin në Kosovë. Nuk jam i
bindur pasi, nga të dhënat dhe qëndrimet që dolën më pas, nga deklaratat
që u bënë edhe brenda sallave, sidomos për stacionet radiotelevizive që
ishin shumë të dëgjuara në Kosovë, herë pas here, të krijohej mendimi se
dikush kishte shkuar edhe për një rimatje forcash, për të strukturuar një të
ardhme politike në brazdën e saj që kishte qenë deri asaj dite, për të larë
hesape të vjetra ose për të shfryrë zemërime të shkuara.
Në një hotel pranë Parisit, adresën nuk e mësuam kurrë, kishin zënë vend
struktura, të cilat, vendosën çuditërisht, shpejt kufirin e rindarjes, të
psikozës se shqiptarët janë dy palë, se me ata që po luftonin ishte e vështirë
të kuptoheshe e jo më të ndërtoje kontakte të sigurta, se në radhët e UÇK-së
dhe të LPK-së ishin ende vizioni dhe mendimi enverist se, në fakt, nëse
NATO apo dikush tjetër do ta përforconte ushtarakisht UÇK-në, kjo do të
ishte njëlloj si të forconte një lëvizje kastriste në mesin e Evropës. Bujar
Bukoshi do ta ruante këtë mendim deri në fund. Nuk e dija përse, për më
tepër ai mund të ishte njeriu që më shumë se të tjerët kishte pasur rastin të
takohej me njerëzit e Lëvizjes, megjithëse nuk kishin arritur të kishin të
njëjtin mendim. Si do të bënte të njohur më vonë për të gjithë, Shaban Muja,
një nga të dërguarit e organizatës pranë “qeverisë Bukoshi”, halli i këtij të
fundit, të quajtur edhe kryeministër, nuk kishte qenë asnjëherë ndihmesa e
rezistencës së armatosur, por duke dashur të jetë pjesë e ndihmës edhe
eliminimi i Rugovës. Këtë ai e kishte kërkuar haptas dhe nuk e kishte ditur
se brenda organizatës kishte aq njerëz të mençur saqë të mos lejonin
përsëritjen e precedentit Fikret Abdiq, kolaboracionistit boshnjak, edhe në
luftën në Kosovë. E dinim se marrëdhëniet mes Rugovës dhe Bukoshit ishin
të akulluara, ashtu si edhe mes Rugovës dhe Berishës në Shqipëri, ajo që
nuk kuptoja dot ishte se si ky njeri nuk i merrte seriozisht ofertat e
socialistëve në pushtet, të cilët, edhe në shkurtin e vitit 1998, një javë para
fillimit të luftës, në takimin e posaçëm me to, do të na e bënin të qartë se
ata, më shumë se të tjerët, ishin “rugovistë”.
Jam i bindur se shumë prej pjesëtarëve të delegacionit më shumë e kishin
marrë seriozisht si një akt, prej të cilit mund të mbetnin në histori, sesa një
akt që mund ta bëjë historinë e një kombi. I shikoja herë pas here derisa
bridhnin nëpër rrugët e akullta të kështjellës, seriozë, të menduar, ballin
gjithë rrudha, por e dija fare mirë se shumë prej tyre ende nuk kishin çelur
as gojën për të thënë një fjalëz të vetme. Por kjo do të ndodhte në ditët e
mëpastajme.
Përpara ishte enigma: do të ishte një ardhje e frytshme apo një dështim i
zakonshëm. Kumti i parë erdhi prej larg, nuk do të largohet askush nga kjo
kështjellë nëse gjërat nuk do të zgjidhen.
Kishte filluar të binte nata e errët e 6 shkurtit 1998, kur anëtarët e
delegacionit shqiptar po kalonin portat e hekurta të kështjellës. Ishte
organizuar që disa qindra veta, shqiptarë nga të gjitha viset, të ndodheshin
në përcjelljen e tyre, si shenjë mbështetëse. Nëpër terrin që po vinte shpejt
mbi të gjithë hapësirën, vetëm blicat e aparateve fotografike, tek shkrepnin
pa ndaluar, të jepnin një përshtypje të vakët të gjurmëve të plumbave. Ata
po hynin njëri pas tjetrit. Me vete do ta merrnin enigmën se çfarë do të
mund të ndodhte në ditët e ardhshme. Si për të dhënë sinjalin se asgjë nuk
do të ishte e qetë, se gjërat do të shkonin vrullshëm, pa pritur rendin e
gjërave, pesëmbëdhjetë minuta, pasi ata kishin kaluar pragun e kështjellës,
do të jenë në hapjen solemne të Konferencës për Kosovën.
Kishte filluar më në fund të jepej një dritë shprese. Do të shuhej ajo apo do
të rritej. Askush nuk e dinte në natën e 6 shkurtit 1998, as ata që sapo
kishin ardhur nga Kosova, të lodhur, të stresuar dhe rrezikshëm; por as ata
që i kishin pritur; nuk e dinin as luftëtarët, deri atë ditë të panjohur ose pak
të njohur për botën; por as të njohurit e botës, presidentë si kryetari i
Francës, Jasque Chirak, ministri i jashtëm francez Hubert Vedrine,
sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe Robin Cook, diplomatë me stazhe
të gjatë pune, askush.
Dihej vetëm se kishte filluar, se përfaqësuesit e dy shteteve, që deri atëherë
dhunshëm kishin qenë një e kurrë më nuk do të ishin, tashmë ishin nën
dritën e llambadarëve, duke rifilluar matjen e forcave.
Kur terri i madh ra mbi Kështjellën e vjetër, njerëzit që ishin mbështetur
pas kangjellave të vjetra u larguan në heshtje...
JASHTË KËSHTJELLËS
Megjithatë, kjo do të ishte një tymnajë e lehtë përballë vështirësive që
mund të vinin nga bisedimet e zgjatura. Herë pas here ndodhte një fenomen
i çuditshëm, kishte momente kur gjithçka gulfonte nga gëzimi, sepse pjesë
të drafteve të paraqitura ishin në dëshirën e menduar, por kishte edhe
çaste kur të dukej se gjithçka heshtte. Ende e kam në mendje ecjen e gjatë
dhe të heshtur të Jashar Salihut, drejtuesit të Fondit “Vendlindja thërret”,
ose gjeneral Jashës, si i thoshim miqësisht, kur në ditën e dytë ose të tretë
të Konferencës erdhi kumti i parë, i dhënë nga ambasadori Hill, se “policia
serbe do të largohet pas një farë kohe, kosovarët do ta kenë pushtetin, por
UÇK nuk do të ketë më, ajo duhet të shpërndahet...”. Jasha i mirë ende nuk e
kishte mbërthyer sëmundja që do e largonte prej nesh, ecte pa pra dhe
thoshte. “Bëje zot ëndërr, inshallah i kanë mend e nuk e pranojnë, bëje zot
ëndërr...”. Pastaj kthehej nga unë, si për të dashur të largonte një pjesë të
ëndrrës së keqe, kishte atë shikimin e veçantë të njeriut të lodhur nga
gjithë ajo që kishte ndodhur, por më shumë nga ajo që mund të ndodhte,
dhe më pyeste se çfarë kisha biseduar me Thaçin. “Mos u bëni burra të
këqij”, thoshte ngadalë, dhe i dukej ritmi i shpejtuar i frymës që dukej sikur
do t’i ndalonte nga çasti në çast.
Billal Sherifi, i qetë dhe mendjezgjuar, që kishte kontaktet më të shpeshta
me ata që ishin “brenda”, i shkonte pas dhe i thoshte të qetësohej, se asgjë
nuk do të bëhej, se drafti do të hidhej poshtë. Jasha qetësohej pak, pastaj
vinte një lajm tjetër, ndryshe nga i pari, fillonin zhurmërimën telefonat
celularë, ishin vendosur lidhjet jashtë-brenda dhe fillonte ose bjerrej një
shpresë e re.
Kishim drojën e presionit, por edhe kishim besimin në faktin se
delegacionin shqiptar e drejtonte një përfaqësues i UÇK-së, Hashim Thaçi.
Propozimin e kishte bërë profesor Rexhep Qosja, ai kishte shpallur që në
takimin e parë se delegacioni i Kosovës patjetër duhet të ketë një kryetar,
një udhëheqës dhe pandryshmërisht ky pozicion i takon Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, njërit nga përfaqësuesit e saj. Ishte shpresëdhënës,
por edhe mori përmasën e plotë të përcaktimeve të mëtejshme të fatit të
Konferencës. Aty do të ishte roli përcaktues i saj.
Jam krejtësisht i një mendje me analistin e shquar Blerim Shala, pjesëtar i
delegacionit, njëkohësisht njëri ndër më të përkushtuarit, se “...qysh në
takimin e parë të delegacionit tonë u pa që UÇK-ja ka pozicionin më të fortë
dhe se dr. Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi e të tjerët që vinin nën emblemën
e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në masë të madhe do të jenë përcjellës
pasivë të zhvillimit të ngjarjeve në kështjellën e Rambujesë”.
Oferta për Konferencë kishte qenë e shpejtë, ngjarjet kishin rrjedhur
befasisht, ditët kishin qenë të ngarkuara me ngjarje nga më të ndryshmet,
që nga më të rëndomtat, të cilat shkaktonin kokëçarje të kalueshme shpejt,
e deri nga më të rëndat, të cilat nuk mund të zgjidheshin rrëmbyeshëm. Në
kohën që kalonte, nga dita e marrjes së ftesës për në Konferencë dhe deri
në ditën e parë të saj, do të ishin fare pak ditë. Një pjesë e delegacionit,
përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të kalonte befasisht nga
dëbora e Drenicës dhe erërat e furishme, nga fushëbetejat e përditshme,
direkt në sallat e ndriçuara plot llambadarë të një kështjelle luksoze, nga
përditshmëria e punëve të luftës, në fjalimet përshëndetëse të kryetarit të
shtetit francez, Shirak; nga mungesa e ushqimit në shampanjën përuruese,
nga bisedat e ashpra si në tymin e luftës, te dialogët e rafinuara të gjithfarë
diplomatësh. Në rrobat e tyre vinte ende era e flakës apo e tymit të barotit
dhe tani kudo ndjehej erëmira e paqes. Korridoret e mëdha, gjithë ajo
përgatitje që ishte bërë nga shteti francez për të qenë mikpritës të denjë,
përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme që silleshin rreth tyre, interesimi
edhe për atmosferën që u ishte krijuar, të gjitha këto së bashku mund të
sillnin një rrokopujë mendimesh dhe trysni të pazakontë. Shto edhe faktin
se drejtuesi i tyre ishte vetëm 30-vjeçar, ende i dobët në fytyrë, lodhur nga
kalimet e kufirit në dy anët, ilegal prej vitesh, i dënuar në mungesë me 10
vjet burg si “terrorist”, pikërisht nga regjimi i atyre që kishte përballë, me
disa nga shokët e miqtë e tij të vrarë në luftë dhe me të tjerë ende nën hijen
e luftës, të gjitha këto të detyronin të kishe para vetes dy pyetje: Me çfarë
programi fillestar kishin shkuar ata në Rambuje, cila do të ishte kërkesa e
tyre minimale dhe cilat do të ishin maksimale, deri në cilën pikë mund të
ulnin dhe ku nuk do të tërhiqeshin, cila do të ishte më e rëndësishmja, nga e
cila nuk duhej ulur kurrë, dhe në cilën mund të vazhdohej të dialogohej; ku
duhej mbështetur në një çast të dhënë dhe ku duhej negociuar edhe më tej.
Nëse e dinin pozicionin e tyre si UÇK, cili do të ishte qëndrimi dhe pozicioni
i grupeve të tjera, me çfarë objekti kishin ardhur ata në Konferencë, ku do
ta kishin mbështetjen dhe ku nuk do ta kishin atë. Dhe, në fund të fundit, ky
djalosh 30-vjeçar, ish-student në Prishtinë dhe prorektor i këtij
Universiteti, ilegal prej vitesh dhe njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Çlirimtare,
prej shumë kohe e jo prej sodit, a do të mund të qëndronte deri në fund? Sa
do të ishte e pranueshme për shokët në Kosovë cilado lëvizje e tij, sado
ishte e mirëpritur nga strukturat e Lëvizjes Çlirimtare, LPK-së dhe a do të
kishte mbështetje të mëtejshme, si do të rridhnin ngjarjet, sa do të ishte e
mundur që nga e gjithë kjo të dilnim sa më pak të dëmtuar mes nesh,
mundësisht aspak të dëmtuar? Sot është e lehtë të bësh analiza të
shumëllojshme, mirëpo atyre ditëve të dukej sikur nga njëri në moment në
tjetrin mund të përmbyseshin gjërat, në strukturat e organizatës që
drejtoja ishte e furishme fryma e moslejimit të idhullit dhe cilido qoftë ai,
shumë shpejt, tepër vrullshëm, mund të shqitej nga strukturat, dhe nëse ajo
që zhvillohej brenda nuk do të ishte e njëjtë me atë që mendohej jashtë,
mund të vinim tek një ndarje, e cila do ta përgjysmonte luftën. Ndarja e
parë, e Demaçit, nuk kishte lënë asnjë gjurmë, përçartje kishin qenë të
pakta, ndonjë drejtues zone kishte pasur fluturimet e veta romantike të
çastit; problemi ishte të mos kishte çarje në strukturë, në themel. Të gjitha
këto ne i diskutuam me Thaçin, pasi ai ishte njeriu që mund të merrte mbi
vete risqet e mëdha; prej asaj kështjelle ai mund të dilte ose si njeriu i së
ardhmes, ose si bjerrahumbës i pakthyeshëm. Që në ditën e tretë të
Konferencës unë bëra një deklaratë politike, në emër të organizatës, thelbi
i së cilës ishte i qartë, se nëse dikush nga strukturat e Lëvizjes Çlirimtare do
të nënshkruante për autonominë e Kosovës, atëherë më mirë ai le të
kërkonte strehim politik në Francë
ANA E PANJOHUR E MARRËVESHJES SË RAMBUJESË (4)
Isha i bindur se Hashim Thaçi do të “luante” fort me aspiratat themelore. Në
të vërtetë, për të kjo nuk do të ishte lojë, do të ishte krejt ndryshe. Kushdo
ishte i bindur se pozicioni serb do të ishte drejt kërkesave maksimale. E,
megjithëse kjo nuk do të ishte krejt e rëndësishme, përsëri duhej të merrej
parasysh. Serbët ishin në Konferencë pasi kishin kaluar nëpër bisedimet e
Dejtonit, kishin një përvojë më të gjatë në tenderimin politik “tërhiq e mos
lësho”, por asnjëherë nuk ishin ndodhur para faktit të kryer tashmë, se
paraqitja e tyre politike ishte e damkosur me termin e terrorit. Disa nga
pjesëtarët e delegacionit serb ishin krejtësisht të panjohur, figura pa emër,
njerëz që ishin thirrur befasisht për ta “paraqitur” Kosovën multietnike, të
cilët ende nuk e dinin mirë se për çfarë ishte fjala; por larg Konferencës, në
strofullin e tij të pushtetshme, i etur deri në fund për gjakime të reja, rrinte
njeriu, i cili kishte ndërtuar njëkohësisht humnerën e vdekjes për popujt
fqinjë, por edhe humnerën e vdekjes për popullin e vet. Të gjithë ata që
ishin në Konferencë nuk paraqitnin asgjë tjetër, veçse shëmtimin, nga larg
vinte fizionomia e vdekjes. Ky njeri, Millosheviqi, do të ishte në të vërtetë
negociatori kryesor serb, njeriu që do të vendoste, i ashpër deri në egërsi,
brutal, i mësuar të mbajë deri në fund kamxhikun, për të qenë një minutë
më pas pashmangshëm si njeriu që mund ta bënte paqen. Për të bërë
përsëri një luftë tjetër. Kundër tij duhej negociuar.
Lajmi i parë, që edhe më përpara e kishim ditur, ishte se kërkesa
thelbësore e shtetit amerikan ishte vendosja e NATO-s në Kosovë. Për to kjo
ishte një aksiomë e padiskutueshme, por nëse nuk shoqërohej me arritje të
tjera, do të ishte e pamjaftueshme. Ajo që fillimisht të drithëronte ishte në
projektidenë se, ndërsa Kosova do të qeverisej nga kosovarët, në fazën
kalimtare ajo do të mbetej nën sovranitetin e shtetit të mbetur jugosllav,
çka do të thoshte një rimbetje nën Serbi. Mund të zhvendoseshin si të doje
termat e politikës, bërthama do të ishte e njëjtë: rikthim, qoftë edhe
kalimtar nën Serbi, e këtë herë nën një kontroll që ishte bërë legjitim në një
konferencë ndërkombëtare.
Nëse në mendimin e negociatorëve ndërkombëtarë kishte filluar të
ravizohej bindja se tek afria ndaj palës serbe, prej tyre mund të pranohej
vendosja e NATO-s në Kosovë, me kusht që në pjesën politike të
marrëveshjes të mbështetej kërkesa themelore e tyre, qoftë edhe
përkohësisht, pra sovraniteti i tyre mbi Kosovën. Kjo do të ishte krejt e
papranueshme për shqiptarët dhe i bënte bisedimet të riktheheshin edhe
një herë në pikën zero.
Ishte dita e dytë ose e tretë e Konferencës kur unë u lidha për herë të parë
me Hashim Thaçin. Ishte i bindur se do të dinte t’i mbronte parimet e
panegociueshme, po ashtu ishim të një mendje se, me gjithë vështirësitë që
kishte një Konferencë e tillë, askush më shumë e më mirë nuk mund t’i
mbronte aspiratat e njerëzve në Kosovë sesa grupi i drejtuar prej tij. Thaçi
kishte gjetur mbështetjen e gjithë grupit të drejtuar nga profesor Qosja, pa
asnjë mëdyshje, të dy intelektualëve të njohur, Veton Surroi dhe Blerim
Shala dhe ishte krijuar një lidhje e fortë, jashtëzakonisht shpejt, mes grupit
të UÇK-së dhe profesor Fehmi Aganit.
Ndërkohë që pala serbe ulej si me detyrim në tryezën e bisedimeve, në
fushëbetejë kishte lëshuar nga zinxhirët forcat më të spikatura të saj, që
nga përvojat e luftës së Bosnje e Kroaci e deri tek bandat çetnike të Arkanit.
Ajo kishte filluar një sulm të përgjithshëm në të gjitha frontet, qoftë edhe
duke menduar se, tashmë që drejtuesit kryesorë të luftës nuk ndodheshin
në Kosovë, atje mund të kishte rrëmujë dhe çorganizim. Në secilën ditë,
duke filluar që nga mbrëmja e 5 shkurtit, në të gjitha zonat operative të
luftës, sidomos në zonën operative të Dukagjinit, të Drenicës dhe të Shalës,
do të kishte ofensiva të mëdha serbe, pastaj ata do të shtriheshin në të
gjithë hartën e luftimeve, do të vihej në lëvizje e gjithë makineria dhe forcat
paraushtarake, shumë nga të cilët, deri pak muajsh, kishin qenë banorë të
zakonshëm të Kosovës. Ata, disa nga fqinjët e djeshëm, morën edhe urët e
zjarrit dhe iu vërsulën fqinjëve të tyre shqiptarë, gjithnjë me mendimin e
çartur, se kjo ishte lufta e fundit dhe pas kësaj, i gjithë vendi do të ishte i
tyre.
Vëmendja e grupit përfaqësues të UÇK-së tashmë ishte ndarë në dysh, po
ashtu edhe vëmendja jonë. Nuk duhej harruar se strukturat çlirimtare në
Perëndim ishin bërë tashmë porta themelore nëpërmjet së cilës shkonte
ndihma për njerëzit që kishin humbur gjithçka në Kosovë, për të plagosurit
dhe luftëtarët. Brenda pak ditësh, që nga 5 shkurti dhe deri në mesin e
javës së ardhshme, UÇK-ja ishte rritur nga 17 e 600 luftëtarë në rreth 19
mijë veta, dhe në bazat stërvitore në Shqipëri po bëheshin gati të fillonin
luftën edhe disa mijëra të tjerë. Kërkesa e atyre që donin të ktheheshin në
Kosovë, për të qenë pjesës e luftëtarëve, ishte shumë më e madhe sesa
mundësia për ta organizuar dërgimin e tyre. Kur i kujtoj sot rastet e
jashtëzakonshme të kërkesave për të shkuar në luftë, edhe të djemve e
vajzave që ishin fëmijë të vetëm apo që kishin humbur të afërmit e tyre në
luftë, kur më rishfaqen ata dhjetëra e qindra djem të rinj që niseshin nga të
gjithë viset e Perëndimit, kur risjell në mendje prindërit e tyre që nuk i
pengonin, por që ishin të trazuar kur djemtë e tyre nuk ishin në listën e
caktuar, mendoj se gjithçka që është fituar, jo vetëm që ka qenë e merituar,
por edhe jo e plotë.
Pikërisht në këto ditë, në fillimin e javës së dytë të shkurtit, Lëvizja
Popullore e Kosovës, e cila kishte qenë organizatore, strukturuese dhe për
një kohë të gjatë, edhe drejtuese politike e UÇK-së, bëri thirrjen për
mobilizim të përgjithshëm, thirrje që u përkrah menjëherë nga Shtabi i
Përgjithshëm i UÇK-së. Ishte një thirrje për mbështetje pa asnjë rezervë të
luftës çlirimtare dhe dëshmi se kishte ende mundësi që sulmi serb të
përballohej edhe në fushëbetejat e Kosovës.
Ndërkohë forcat serbe kishin filluar një furi sulmesh edhe në zonën
operative të Kaçanikut, me synimin e qartë të mbylljes së të gjitha porteve
nga ku mund të depërtonin ndihmat për luftën. Pasi kishin provuar t’i
mbyllin portat e hyrjes që vinin nga Shqipëria, tashti ishte përpjekja tjetër
për të mbyllur edhe çdo shteg që vinte nga treva shqiptare nën Maqedoni.
E rëndë ishte në Kosovë, e vështirë ishte në Rambuje. Hapja e portave në
Rambuje do të thoshte çlirim për Kosovën, thyerja e luftës në Kosovë do të
thoshte terrim për Rambujenë. Dashur-padashur ishin si dy enë
komunikuese, të cilat depërtonin tek njëra-tjetra, krejt natyrshëm.
Pavarësisht se në një kështjellë luksoze, rrethuar me një komoditet, të cilin
shumë prej pjesëtarëve të delegacionit shqiptar kishin kohë që e kishin
harruar, të rrethuar nga ministra të punëve të jashtëm të disa shteteve dhe
pafundësi diplomatësh, ndër të cilët më të afërmit ishin diplomatët
amerikanë dhe më provokuesit ishin diplomatët rusë, si një hije e zgjatur e
diplomacisë serbe, përsëri asgjë nuk ishte e qartë. Nëpërmjet rreshtave të
deleguarve u duhej të lexonin të ardhmen e Kosovës, pasi çdo rrëshqitje,
sado e vogël, mund të kishte pasoja të rënda për të ardhmen, por edhe për
dinjitetin dhe personalitetin e tyre. Ishte e qartë se, nëse do të nënshkruaj
një marrëveshje, qoftë edhe kalimtare, në dëm të aspiratave shumëvjeçare,
pavarësisht se kush do ta nënshkruante, ajo do të hidhej mënjanë. Ende në
Kosovë shpërfaqej figura e Demaçit, i cili, edhe po të mos donin, kishte
hedhur pjesë të hijes së tij edhe në kështjellën e moçme.
DRAFTET DHE SHQETËSIMET
Drafti i parë në projektpropozimin për Kushtetutën e Kosovës, sado që
mund të dukej se ishte hedhur një hap para, pra rikthehej një Kushtetutë
për Kosovën, në të vërtetë ishte fillimi i një theqafje të mundshme. As më
pak e as më shumë, nëpërmjet këtij drafti, në Kushtetutën që mund të
miratohej, RFJ, më shkurt, Serbia do të ishte kompetente për:
- integritetin territorial,
- ruajtjen e tregut unik brenda RFJ-së,
- politikën monetare,
- mbrojtjen,
- politikën e jashtme,
- shërbimet doganore,
- shërbimet federale.
Dukej si një rikthim në kohët e hershme. Kjo bëri që hija e Demaçit në
Konferencë të ishte edhe më e dukshme, por asnjëherë nuk do të bëhej
faktor vendosës. Edhe nëse herë pas here Thaçi kërkonte ndërlidhjen mes
tij dhe të tjerëve, kjo ishte më shumë vijëzimi i një frymëmarrje më të
lirshme, kërkesa e ngutshme, jo për të gjetur një alibi për të nesërmen, por
për të bërë të mundur që rrjedhat të ishin normale, të parënduara dhe të
mos humbisje asgjë që në një ditë të ardhshme mund të pengonte.
Mes Demaçit dhe Thaçit, si një urë komunikimi, thuajse gjithnjë ka qenë një
figurë tjetër, tejet interesante dhe e heshtur, ajo e Xhavit Halitit. Miqësia e
tij me Demaçin ishte e njohur, po ashtu ishte e njohur se, në një shkallë të
ndjeshme, do të ishte ndikimi i tij i afrimit të befasishëm, të shpejtë dhe në
strukturat pozicionuese të Demaçit në hierarkinë e UÇK-së. Megjithatë,
shpeshherë është cituar roli i Demaçit si përfaqësues i përgjithshëm politik
i UÇK-së. Për hir të së vërtetës historike duhet thënë se Demaçi asnjëherë
nuk ishte përcaktuar si përfaqësues politik, por si koordinator për ngritjen
e strukturave shtetërore të Kosovës.
Fakti që zyra e tij në Prishtinë u kthye gradualisht në një qendër të UÇK-së,
zëdhënëse e saj, aq sa ishte e dobishme, kjo lidhur me peshën që kishte
Demaçi në jetën politike në Kosovë, aq ishte edhe e dhimbshme, pasi
nëpërmjet lejimit të kësaj zyre mund të spekulohej. Fati ishte në figurën
mitike të Demaçit, në alternimin tek ai të ideve, në vetë besimin që ishte
krijuar rreth tij dhe që, në fakt, mund të barte edhe shumë të papritura.
Në të vërtetë, nëpërmjet drafteve, pozicioni i Serbisë në Kosovë, herë pas
here bëhej më i ndjeshëm, sidomos nëpërmjet projektpropozimeve që do ta
rregullonin jetën legjislative të saj dhe ndërthurjet mes saj dhe strukturave
legjislative të RFJ-së. Nganjëherë në tryezën e bisedimeve shfaqeshin hijet e
rënda të varianteve më të këqija të drafteve të dikurshëm. Sipas këtyre
drafteve, të hedhura herë pas here mbi tavolinë, Kosova jo vetëm se do të
ishte pjesë e RFJ-së, por mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare, ajo
nuk do të ishte as më shumë e as më pak, veçse ajo që është sot Kosova
Lindore, vetëm në përmasa më të mëdha. Kosovës i propozohej, bile
ngulmohej të pranohej, që ajo të kishte 10 mandate në Dhomën e
Qytetarëve të Kuvendit të RFJ-së dhe 20 mandate në Kuvendin e Serbisë.
Cili shqiptar, pas ngjarjeve që po ndodhnin dhe këtij gjakimi të tmerrshëm,
do ta kishte guximin të pranonte një mandat të tillë?
Kjo ishte pyetja dhe trazimi më i vogël, ajo që ta merrte frymën ishte në
pyetjen tjetër se “çfarë fshihej pas saj”.
Në të vërtetë, mes kësaj vorbulle, ku politika dhe çështjet nacionale,
anekset ushtarake dhe të drejtat shtesë të minoriteteve, ishin disa nga më
themeloret, ku do të duhej të ishte fillimisht mendja e ngritur. Nëse, për
shembull, në aneksin ushtarak theksohej se fillimisht, brenda tre muajve të
parë të pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të tërhiqet gjysma e
potencialit ushtarak e policor serb nga Kosova dhe se gjashtë muaj pas
nënshkrimit në Kosovë do të mbeteshin vetëm 2 500 pjesëtarë të ushtrisë
serbe, kush mund t’i gëzohej këtij fakti? Nëse cilësohej se policia serbe do
të tërhiqej në një periudhë kohore prej 12 muajve nga Kosova, cili mund të
ishte i qetë në këto 12 muaj e, në fund të fundit, kush do ta mbante
shpërthimin e mllefit që kishte zënë vend përgjakshëm në mendjet e
shpirtin e njerëzve? Nëse policia serbe dhe ushtria serbe do të kishin një
afat kohor prej 12 muajve e në fund të fundit përsëri do të mbetnin 2 500
pjesëtarë të saj, qoftë edhe në zonat kufitare, përse Ushtria Çlirimtare e
Kosovës duhej të zhbëhej në një periudhë 3 ose 4 mujore? Nëse në “duart” e
qeverisë serbe, pavarësisht se cila do të ishte ajo, do të ngelnin edhe më tej
integriteti territorial, politika monetare, politika e jashtme, mbrojtja,
shërbimet doganore, tatimet federale, bankat, nëse edhe më tej do të kishte
një monedhë të përbashkët, dinarin, nëse qeverisja nga “poshtë”, pra
qeverisja e Kosovës, do ta kishte kontrollin nga lart”, pra nga Serbia,
tashmë e ligjëruar nga një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë cilat
shanse do të kishte për një vetëvendosje në të ardhmen?

Weitere ähnliche Inhalte

Andere mochten auch

Crecimiento economico. antunez.
Crecimiento economico. antunez.Crecimiento economico. antunez.
Crecimiento economico. antunez.Natalie Ramírez
 
Sdn users group_january_2016v5
Sdn users group_january_2016v5Sdn users group_january_2016v5
Sdn users group_january_2016v5Joel W. King
 
From Community to Enterprise and Back Again! Chris Wright, Red Hat
From Community to Enterprise and Back Again! Chris Wright, Red HatFrom Community to Enterprise and Back Again! Chris Wright, Red Hat
From Community to Enterprise and Back Again! Chris Wright, Red HatOpenStack
 
The Outpost Magazine
The Outpost MagazineThe Outpost Magazine
The Outpost MagazineMariam Elias
 
Infrastructure as Code 101: Steve Tegeler + Nathan Ness, VMware
Infrastructure as Code 101: Steve Tegeler + Nathan Ness, VMwareInfrastructure as Code 101: Steve Tegeler + Nathan Ness, VMware
Infrastructure as Code 101: Steve Tegeler + Nathan Ness, VMwareOpenStack
 
Using OpenStack to Accelerate New Product Development: Rik Harris, Telstra
Using OpenStack to Accelerate New Product Development: Rik Harris, TelstraUsing OpenStack to Accelerate New Product Development: Rik Harris, Telstra
Using OpenStack to Accelerate New Product Development: Rik Harris, TelstraOpenStack
 
Prueba Historia 2º medio. 1ª unidad: Legado colonial
Prueba Historia 2º medio. 1ª unidad: Legado colonialPrueba Historia 2º medio. 1ª unidad: Legado colonial
Prueba Historia 2º medio. 1ª unidad: Legado colonialMAURICIO VILLANUEVA
 
Imposter Syndrom - Lightning talk PHP Unconference 2015
Imposter Syndrom - Lightning talk PHP Unconference 2015Imposter Syndrom - Lightning talk PHP Unconference 2015
Imposter Syndrom - Lightning talk PHP Unconference 2015Frank Sons
 
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimitMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimitSokol Luzi
 

Andere mochten auch (10)

Crecimiento economico. antunez.
Crecimiento economico. antunez.Crecimiento economico. antunez.
Crecimiento economico. antunez.
 
Sdn users group_january_2016v5
Sdn users group_january_2016v5Sdn users group_january_2016v5
Sdn users group_january_2016v5
 
BIMA + Creative Equals Evening Masterclass: How to Shape Great Creative
BIMA + Creative Equals Evening Masterclass: How to Shape Great CreativeBIMA + Creative Equals Evening Masterclass: How to Shape Great Creative
BIMA + Creative Equals Evening Masterclass: How to Shape Great Creative
 
From Community to Enterprise and Back Again! Chris Wright, Red Hat
From Community to Enterprise and Back Again! Chris Wright, Red HatFrom Community to Enterprise and Back Again! Chris Wright, Red Hat
From Community to Enterprise and Back Again! Chris Wright, Red Hat
 
The Outpost Magazine
The Outpost MagazineThe Outpost Magazine
The Outpost Magazine
 
Infrastructure as Code 101: Steve Tegeler + Nathan Ness, VMware
Infrastructure as Code 101: Steve Tegeler + Nathan Ness, VMwareInfrastructure as Code 101: Steve Tegeler + Nathan Ness, VMware
Infrastructure as Code 101: Steve Tegeler + Nathan Ness, VMware
 
Using OpenStack to Accelerate New Product Development: Rik Harris, Telstra
Using OpenStack to Accelerate New Product Development: Rik Harris, TelstraUsing OpenStack to Accelerate New Product Development: Rik Harris, Telstra
Using OpenStack to Accelerate New Product Development: Rik Harris, Telstra
 
Prueba Historia 2º medio. 1ª unidad: Legado colonial
Prueba Historia 2º medio. 1ª unidad: Legado colonialPrueba Historia 2º medio. 1ª unidad: Legado colonial
Prueba Historia 2º medio. 1ª unidad: Legado colonial
 
Imposter Syndrom - Lightning talk PHP Unconference 2015
Imposter Syndrom - Lightning talk PHP Unconference 2015Imposter Syndrom - Lightning talk PHP Unconference 2015
Imposter Syndrom - Lightning talk PHP Unconference 2015
 
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimitMetoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
Metoda Kërkimi Shkencor - Kapitulli 3 - Hartimi i projektit të kërkimit
 

Ähnlich wie RAMBUJE HISTORIA E NGJARJES

“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke DabajMarjan DODAJ
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Marjan DODAJ
 
Muharrem Blakaj ``Thesaret E Humbura``
Muharrem Blakaj  ``Thesaret E Humbura``Muharrem Blakaj  ``Thesaret E Humbura``
Muharrem Blakaj ``Thesaret E Humbura``Adriatik Rexha
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 

Ähnlich wie RAMBUJE HISTORIA E NGJARJES (7)

“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
Muharrem Blakaj ``Thesaret E Humbura``
Muharrem Blakaj  ``Thesaret E Humbura``Muharrem Blakaj  ``Thesaret E Humbura``
Muharrem Blakaj ``Thesaret E Humbura``
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 

Mehr von JURIST

Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008JURIST
 
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim  Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim JURIST
 
Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove JURIST
 
Kerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNKerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNJURIST
 
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqipLigji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqipJURIST
 
Si te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshmeSi te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshmeJURIST
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
JurispodencaJURIST
 
Si shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragrafSi shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragrafJURIST
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djaleJURIST
 
Aforizma demaku
Aforizma demakuAforizma demaku
Aforizma demakuJURIST
 
Adoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekazaAdoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekazaJURIST
 
2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botesJURIST
 
101 profeci
101 profeci101 profeci
101 profeciJURIST
 
Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]JURIST
 
Kanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegutKanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegutJURIST
 
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-eVendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-eJURIST
 
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madheZbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madheJURIST
 
Thenje nga osho
Thenje nga oshoThenje nga osho
Thenje nga oshoJURIST
 
Ndrrimi i poleve
Ndrrimi i poleveNdrrimi i poleve
Ndrrimi i poleveJURIST
 
Kundër asimilimit
Kundër asimilimitKundër asimilimit
Kundër asimilimitJURIST
 

Mehr von JURIST (20)

Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008
 
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim  Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
 
Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove
 
Kerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNKerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriN
 
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqipLigji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
 
Si te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshmeSi te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshme
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
 
Si shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragrafSi shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragraf
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
Aforizma demaku
Aforizma demakuAforizma demaku
Aforizma demaku
 
Adoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekazaAdoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekaza
 
2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes
 
101 profeci
101 profeci101 profeci
101 profeci
 
Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]
 
Kanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegutKanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegut
 
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-eVendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
 
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madheZbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
 
Thenje nga osho
Thenje nga oshoThenje nga osho
Thenje nga osho
 
Ndrrimi i poleve
Ndrrimi i poleveNdrrimi i poleve
Ndrrimi i poleve
 
Kundër asimilimit
Kundër asimilimitKundër asimilimit
Kundër asimilimit
 

RAMBUJE HISTORIA E NGJARJES

  • 1. Në vend të parathënies Ishte një ditë e ftohtë fillimshkurti. Sapo kishte arritur në qytetin e vogël të Rambujesë dhe gjëja e parë që më bëri përshtypje ishin trëndafilat, që edhe në atë ngricë të brymtë, në mëngjesin e herët, të dukej sikur ishin veshur me mjegull të bardhë, ishin të çelur. Ndryshe nga trëndafilat në vendlindjen time, të këtushmit, nuk kishin asnjë lloj ere, të dukeshin më shumë si jo prej vërteti dhe e gjithë ajo që më kishte sjellë në këtë qytet ishte, po ashtu, e bukur të merrej me mend, por e ftohtë deri në thellësi. Pas saj ishte enigma. Si do të jenë ditët e ardhshme dhe çfarë do të kishin me vete. Kështjella e Rambujesë, e vendosur thuajse në sheshin qendror të qytetit të lashtë, rrethuar me kangjella të hekurta, ndërtuar në një mënyrë, që edhe nga jashtë ta zgjonte ndjenjën e misterit, do të mbetet gjithnjë në kujtesën e njerëzve. Janë shumë shkaqe për këtë, më i rëndësishmi nga të cilët lidhet me faktin se filloi të ketë një trazim të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Kosovë. Tashmë shumë gjëra janë thënë, shumë të fshehta janë bërë publike, janë shkruar kujtimet e atyre që ishin të pranishëm, por edhe të tjerëve që shkruan më pas dhe të duket sikur nuk mund të thuhet asgjë tjetër. Mund të jetë edhe kështu, mirëpo ka gjithnjë një pjesë që qëndron në hije, është ndoshta jo shumë e dukshme, sepse duke mos qenë në qendrën e njohur të ngjarjeve, nuk ka dashur ose nuk ka mundur të bëhet e njohur. Kjo është një përpjekje, ndoshta tepër modeste, për të bërë të njohur atë që ishte e panjohur, atë që nuk ndodhte në dhomat, sallat, korridoret apo rruginat e Kështjellës, por jashtë saj; është një dëshmi e shtrirjes së hapësirës së Rambujesë jashtë përmasave të saj, është për ata njerëz e ngjarje, të cilët, edhe pa qenë brenda saj, e ndjenin veten si të ishin të pranishëm.
  • 2. Këta njerëz mund të ndodheshin edhe mbështetur pas kangjellave të Kështjellës, por edhe mijëra kilometra larg saj. Mund të ndodheshin duke pushuar në një hotel aty pranë, por edhe në fushëbetejat e Kosovës. Mund të ishin njerëz të zakonshëm, që kishin ardhur për të qenë pranë historisë, si të thuash, për ta prekur atë; por edhe njerëz që në dekada e vite të shumta kishin qenë, në të vërtetë, parapërgatitësit e saj. Ajo që ndodhte në bisedimet e gjata, tepër të tensionuara, nuk ishte thjesht një ngjarje për ata që ishin “brenda”, por edhe një tendosje për ata që ishin “jashtë”. Shpeshherë nuk dihej se ku mbaronte kufiri mes njërës palë dhe tjetrës, nëse mund të quheshin palë, sepse në më të shumtën e rasteve ata ishin të njëllojtë, kishin bërë rrugëtim të njëjtë dhe kishin aspirata të njëjta. Ata që ishin “brenda” nuk do të bënin asgjë tjetër, veçse do ta merrnin me vete edhe përkushtimin e atyre që ishin “jashtë”. Kishte edhe të tjerë që qëndronin mes atyre që ishin “brenda” dhe atyre që ishin “jashtë”. Ishin, si të thuash, pjesë e mendimit të pjesëtarëve të Konferencës, njëkohësisht edhe zëdhënës të atyre që ishin në vijën e frontit. Sepse, jorastësisht, pikërisht në këtë kohë, kur kishin filluar punimet e Konferencës, një makineri e tërë serbe e luftës ishte vënë në lëvizje, për të zgjidhur në fushëbetejë atë që do të humbisnin në bisedime. Në fakt kishte ndodhur ndryshe, pikërisht sepse kishin humbur në fushëbeteja, ata do të ishin të detyruar të vinin në këtë Konferencë, të hallakatur, me një shpresë të fundit për të gjetur zgjidhje, ose nëpërmjet forcës, ose nëpërmjet dredhisë. KUMTI I PARË I KONFERENCËS Në të vërtetë, fillesa e Konferencës së Rambujesë do të jetë në zyrat e sekretares së shtetit amerikan, zonjës së nderuar Albright. Gjithçka që ka ndodhur më pas, që nga bisedimet, draftet e hedhura mbi tavolinë, projektet e njëpasnjëshme, zemërimi me aleatët e saj, planet për ndërhyrjen e fuqishme të NATO-s, bombardimet, projekti për futjen e trupave tokësore, e deri tek gjunjëzimi i Millosheviqit, të gjitha do të kenë lidhje me të dhe stafin e saj.
  • 3. Kishte kohë që zyra e saj kërkonte një rrugëzgjidhje të shpejtë, për të mos lejuar bosnjëzimin e Kosovës. Nga njëra anë, në palën serbe, ajo e dinte krejt mirë se kujt i duhej drejtuar, në kahun tjetër të balancës, në shqiptarët e Kosovës, ende nuk kishin gjetur tribunët që mund ta merrnin përsipër përmbylljen e luftimeve dhe garantimin e paqes, qoftë edhe e dhimbshme ajo. Si do të shkruante James Rubin, “I vetmi lider që njihnim, dr. Ibrahim Rugova, ishte i pëlqyeshëm dhe i matur, mirëpo mënyra e tij e të udhëhequrit, e heshtur dhe me rezerva, vështirë se mund të ishte inspiruese”. Të shtunën, më 15 janar 1999, zonja Albright u zgjua me lajmin e radios, se në një fshat të Kosovës, të quajtur Reçak, ishin masakruar shqiptarët. Pamjet rrëqethëse të kufomave të shtrirë në një hendek të thellë, ende mbuluar nga bora dhe përgjakur gjithandej, të mbeteshin gjatë në mendje. Si dukej kupa ishte mbushur e po derdhej, ajo që kishte ndodhur deri më 15 janar nuk do të ishte tjetër veçse parathënia e tragjedisë së tmerrshme që ishte përpara. 12 ditë pas kësaj ngjarje, në teatrin Bolshoi të Mokës, Zonja e Hekurt do t’i hapë të gjithë letrat para ministrit të jashtëm rus, Igor Ivanov. Përgjigjja e tij do të ishte e menjëhershme: “Rusia kurrë nuk do të pajtohej që forca e NATO-s të përdoret kundër serbëve”. Do ta marrë edhe reagimin e menjëhershëm të zonjës Albright: “Ne nuk kërkojmë nga ju të përkrahni përdorimin e forcës. Për këtë vendos NATO, jo Rusia. Dhe ju e dini se, nëse kemi ndërmend ta zgjidhim çështjen e Kosovës, për këtë nevojitet një kërcënim real për përdorimin e forcës, përndryshe Millosheviqi kurrë nuk do të përgjigjet”. Ishte dhënë sinjali ose kumti i parë i Konferencës së ardhshme. Bardhyl Mahmuti, përfaqësues politik i UÇK-së dhe nënkryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, në fundin e janarit 1998, më thirri në telefon dhe më tregoi se nga kontaktet e fundit që kishte pasur me diplomatët perëndimorë
  • 4. (Bardhyli kishte kontakte të rregullta, sidomos me diplomatët amerikanë, francezë dhe austriakë), ishte menduar që pas pak ditësh të bëhej një konferencë e jashtëzakonshme për Kosovën. Ky do të ishte edhe lajmi i parë që do të merrja për Rambujenë. Por, nuk do të ishte edhe i fundit. Në ditët që pasuan, me një ritëm të jashtëzakonshëm, ngjarjet shkuan nga njëri pol në tjetrin, duke u zhvendosur në hapësira të ndryshme. Ndërsa njëra pjesë zhvillohej në Kosovë, e kjo ishte pjesa më e rëndësishme, në dy polet e saj, në Prishtinë, ku ishte Adem Demaçi dhe në Likovc, ku ndodhej një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pjesa tjetër zhvillohej jashtë Kosovës, në Shqipëri dhe në Perëndim. Natyrisht Kosova do të ishte epiqendra, e kjo epiqendër e kishte një sy zhvillimi të domosdoshëm, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Natyrisht, tani do të ishte utopike të mendohej një Konferencë për Kosovën pa qenë e pranishme UÇK-ja. Këtë e kishin të qartë që të gjithë, ata që ishin miq, ata që heshtnin në pritje të situatave dhe ata që kishin qenë e do të ishin kundër. Kishte qenë një kohë, jo fort e largët, kur për UÇK-në mund të flisje me sarkazëm, zakonisht kjo ndodhte në Shqipëri, mund të përdorje gjithfarë etiketimesh, zakonisht kjo ndodhte në Kosovë; ishte, deri-diku e natyrshme, të ishe skeptik ndaj saj dhe mosbesues. Mirëpo gjërat kishin ndryshuar rrënjësisht. Në janarin e vitit 1999 ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte në radhët e saj 17 mijë e 600 luftëtarë, por kjo është shifra e atyre që ishin përditshmërisht aktivë, pa folur për të tjerët që qëndronin në pritje ose që mund të quheshin forcat rezervë të saj. Në pothuajse 10 muaj ajo ishte rritur, kishte fizionominë e saj politike, profilin ushtarak, ishte strukturuar mrekullisht shpejt dhe, me gjithë pengesat apo njohuritë e pakta të fillimit, tashmë, në pragun e pranverës së vitit 1999, ajo do të ishte krejt ndryshe. Pra, askush nuk mund të bënte një Konferencë për të ardhmen e Kosovës pa llogaritur si forcë kryesore UÇK-në. Tashmë për të nuk mund të vendosej as në zyrat e Prishtinës, cilat do qofshin ato, (koha tregoi se nuk mund të vendosnin as zyrat e Rugovës (kurrsesi), por as zyrat e Demaçit); nuk mund të vendosej as në Tiranë, kur në të vërtetë ishte ngritur një strukturë mrekullisht e organizuar shpejt, aq më pak nuk mund të vendosej në perëndim nga ajo që quhej “qeveria Bukoshi”.
  • 5. Nga ana tjetër, një mendim i tillë, që asgjë nuk mund të zgjidhej pa qenë e pranishme Ushtria Çlirimtare e Kosovës e, më tepër se kaq, pa qenë ajo forca vendosëse, ishte pjekur dhe kishte marrë formë të përcaktuar, edhe në kancelaritë perëndimore. Nëpërmjet kontakteve që kishte vendosur prej disa kohe Grupi Politik i Marrëdhënieve me Jashtë pranë Drejtorisë Politike të UÇK-së, gjërat ishin qartësuar, tashmë diplomacia perëndimore kishte një vizion më të qartë për kryengritësit në Kosovë (nga përcaktimi i parë si forca ekstremiste, ishte kaluar më pas në guerilët, pastaj në luftëtarët, për ta pasur përcaktimin më të saktë në forcat çlirimtare). Fillimisht në Grupin Politik për Marrëdhënie me Jashtë do të jenë Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu, që të tre nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Më pas në përbërje të tij do të jenë edhe Jashar Salihu, Sabri Kiçmari, Pleurat Sejdiu, Bilall Sherifi, Ibrahim Kelmendi, Rexhë Ibërdemaj, Xhevat Bislimi, Agush Buja, që të gjithë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Që diplomacia perëndimore të vinte në Rambuje dhe të përgatiste atë me një mendim domethënës për UÇK-në, është dashur që pikërisht ky grup politik të kishte një shpërndarje të ndjeshme të punës së tij, por edhe përcaktim të qartë, paraqitje të dinjitetshme, si mënyra më e saktë për t’i bërë të mundur hapjen dhe shtrirjen e mendimit të saj politik. Takimi i parë dhe më i rëndësishmi, që ishte si një parafjalë e hershme për Konferencën e Rambujesë, do të bëhet në Zvicër, me ndërmjetësimin e Xhavit Halitit, drejtues i sektorit të veçantë pranë UÇK-së, njëherësh ishte, si të thuash, boshti kurrizor i shtrirjes së saj. Takimi do të zhvillohet me një Delegacion të SHBA-së, në përbërje të të cilit do të jetë edhe një i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Bill Klinton. Synimi i takimit do të ishte njohja me qëllimet, platformën dhe mendimin politik të UÇK-së. Biseda do të zgjasë më shumë se katër orë. Kjo do të ishte paraqitja e parë publike e UÇK-së në botën e jashtme dhe do ta hapë rrugën e takimeve të tjera me ambasadorët Gellbard dhe Houllbrouke. Në fund të takimit, i dërguari i presidentit amerikan do t’u thoshte përfaqësuesve politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se: “Ishte kënaqësi që patëm rastin të bisedojmë me ju kaq gjatë dhe kaq hollësisht. Mund t’ju themi se jemi shumë të kënaqur që, më në fund, takuam dikë nga Kosova që e di se çfarë do, që di si ta kërkojë, di ta mbrojë kërkesën e vet, njëkohësisht e di se si ta realizojë atë”.
  • 6. Pikërisht mbi bazën e këtij përcaktimi do të paraqitej në Rambuje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si një forcë politike e cila e di se çfarë dëshiron, që e di se si mund ta kërkojë atë, jo vetëm në fushëbetejat e luftës, por edhe në dialogët ndërkombëtarë, që di t’i mbrojë kërkesat e saj, edhe në bisedimet politike dhe që e di se, herët a vonë, ajo edhe do t’i realizojë. Lidhja e fuqishme që u krijua me diplomacinë perëndimore, sidomos amerikane, më ka kujtuar shpesh një fjalë të mençur të banorëve të Dukagjinit, se “kush ka Zotin dajë, nuk ka nevojë për engjëj”. Mirëpo, nuk duhet thënë “hopa” pa e kaluar lumin. Nganjëherë e vështira dhe e papritura mund të të vijë edhe aty ku nuk e ke menduar. ANA E PANJOHUR E MARRËVESHJES SË RAMBUJESË (2) Në kohën kur strukturat e luftës po bëheshin gati ta përcaktonin radhën e punëve që duheshin ndjekur, jo krejt befasisht, erdhi lajmi se Demaçi ishte kundër Konferencës dhe shkuarjes atje. Fillimisht kishte pasur një marrëveshje gjysmë të heshtur e gjysmë të pranuar nga ai dhe nga perëndimorët, që në delegacionin e UÇK-së, veç tij, të ishte edhe Albin Kurti, zëdhënësi i Demaçit, si shenjë e kompromisit mes tij dhe negociatorëve. Ishte pranuar gjysmë në heshtje që delegacioni i UÇK-së të jetë i përbërë, fillimisht prej tre vetëve, Demaçit, Hashim Thaçit dhe Bardhyl Mahmutit, duke shtuar, për hatër të Demaçit, edhe Albin Kurtin. Por, edhe sikur Demaçi të mos pranonte ta merrte rrugën drejt Rambujesë, si syri e formë prania e tij, do të ishte Kurti. Diplomatët perëndimorë, në ditët e para të marrëveshjes, kishin mendimin se do të ishin tri figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilat do të ishte tepër e vështirë të mendohej përfaqësimi i saj në Konferencë. Adem Demaçi do të ishte figura simbol, si një personalitet përbashkues dhe i njohur, figurë e cila kishte bartur në vete aspirata të jashtëzakonshme në 28 vjetët e burgimit të tij, por edhe sepse në Prishtinë ai konsiderohej si porta kryesore e UÇK-së.
  • 7. Hashim Thaçi, në mendimin e diplomacisë perëndimore ishte njeriu i cili, dukshëm dhe pa asnjë mëdyshje, në mendimin e tyre përfaqësonte luftëtarët, njerëzit që po luftonin. Ai do të ishte domosdo zëri dhe mendimi i tyre, por edhe njeriu nëpërmjet të cilit mund të përcilleshin më lehtësisht vendimet e Konferencës, edhe nëse ndonjëri prej tyre nuk do të ishte në përputhje me aspiratat e ëndërruara. Thaçi, për to, do të bënte të mundur që paraqitja e Konferencës të bëhej më e besuar, më e prekshme dhe më e realizueshme, aq më tepër kur në projektdraftin e parë ishte parashikuar shuarja ose zhbërja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një periudhë tremujore pas Konferencës. Ky do të ishte njëri nga mendimet më të gabuara dhe më të paragjykuara të parapërgatitjes së Konferencës. Me natyrën e tij flegmatike dhe të heshtur, megjithëse mes tij dhe diplomacisë perëndimore ishin vendosur prej disa kohësh urat e kontaktit, ata nuk kishin arritur të njihnin figurën, nëpërmjet të cilit mendonin të depërtonin më lehtë në zonat e luftës. Personi i treti, për të cilin ata mendonin se ishte i domosdoshëm, quhej Bardhyl Mahmuti, një ndër drejtuesit kryesorë të Organizatës, ish i burgosur politik, njeri me virtyte të jashtëzakonshme, energjik deri në shpërthim, njëkohësisht ai do të ishte edhe mendimi e përfaqësuesi i diasporës shqiptare, veçanërisht i atyre që kishin meritën e jashtëzakonshme jo vetëm të mbështetjes financiare e politike të UÇK-së, apo nëpërmjet të cilëve ishin vendosur kontaktet e para me diplomacinë perëndimore, por edhe ngaqë prej kësaj diaspore po vërshonte një lumë me vullnetarë, të cilët braktisnin gjithçka dhe shkonin në zonat e luftës. Në një hark kohor prej më pak se shtatë muajsh, më shumë se 10 mijë shqiptarë do t’i lënë vendet perëndimore, ku jetonin prej vitesh dhe më shpejt nga sa kishin ardhur do ta merrnin rrugën e kthimit drejt Kosovës, në radhët e UÇK-së. Ishte një forcë që jo vetëm nuk mund të mohohej, por edhe duhej respektuar. Kur atyre ditëve, nëpërmjet kanaleve të komunikimit që kishim vendosur me diplomatë perëndimorë, na u dha mendimi për Konferencën dhe pjesëmarrësit e saj nga radhët e UÇK-së, ishim të një mendje, por nëse në Rambuje do të shkonin 12 përfaqësues të Kosovës, si mendohej fillimisht dhe prej tyre do të ishin vetëm tre veta nga UÇK-ja, kjo do të mund të krijonte probleme. Së dyti, ishte e arsyeshme që në përbërje të delegacionit, veç Thaçit, i cili ishte më se i domosdoshëm, do të duhej të ishin edhe figura të tjera të njohura të lëvizjes çlirimtare.
  • 8. Nga “palët” e tjera, si nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte ende një mishmash fjalësh e gjurulldie, ende nuk dihej se kush do të ishte pjesë e konferencës, kishte një ngufatje pas emrave të partizave politike, të cilët, si shtojca të saj, jo vetëm nuk kishin asnjë lloj autoriteti në Kosovë, por vetë pjesëmarrja e tyre do të krijonte një gjendje amullie, sepse nuk dihej pse duhej të ishin. Pas deklarimit të Demaçit për mospjesëmarrje në Konferencë u krijua hutia e parë, e cila nuk zgjati shumë. Rexhep Qosja, Mehmet Hajrizi dhe Hydajet Hyseni, në emër të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike, deklaruan se, nëse UÇK-ja nuk është në Konferencë, as ata nuk do të merrnin pjesë. Krijohej kështu rrethi i mbyllur, i cili, në të vërtetë, ishte më shumë iluzor sesa i vërtetë. Deri asaj dite, kur për herë të parë filloi të flitej për një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, kishte pasur edhe herë të tjera ftesa të ndryshme, mendime rreth një takimi apo një marrëveshje, ishin hedhur ide e projekte të ndryshme, të cilat, aq shpejt sa hidheshin, po aq shpejt edhe do të shkriheshin. Por, dashur-padashur, kishin krijuar mendimin se edhe këtë herë mund të kishte një shkrirje dhe nëse nuk shpejtohej me ecurinë e ngjarjeve, mund të kishte një ngecje të madhe. Por, sinqerisht, pakkush ishte i bindur se kjo do të ishte Konferenca e parë dhe e fundit për Kosovën. Kishim mendimin se kjo ishte e para, ndoshta tepër e rëndësishme, por vështirë se gjithçka mund të përmbyllej këtu.
  • 9. Një ditë më parë se Jakup Krasniqi, zëdhënësi i UÇK-së, ta bënte të njohur vendimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për të shkuar në Rambuje, u lidha në telefon me Azem Sylën, i cili ishte në Drenicë. Lidhjet e mia me “Dajën e vogël” nuk kishin qenë të shpeshta, ishim takuar disa herë në Zvicër apo në Mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, ndonjëherë ishim takuar në Tiranë, kishim biseduar disa herë në telefon, nganjëherë i kisha telefonuar unë e herë pas here edhe ai, gjithnjë për gjëra që ishin të lidhura me organizatën dhe për luftën. Ishim mirëkuptuar gjithnjë. Unë e respektoja atë për vlerat që kishte, sidomos për ndershmërinë që mbarte. “Daja i vogël” (gabimisht, herë pas here, në shtypin e ditës ose në intervista të ndryshme është dhënë emri i luftës i Azem Sylës si “Daja i madh”, gjë që i takonte Faslli Veliut, ish-drejtues i organizatës, LPK, ndërsa dokumentet e luftës ai i ka firmosur, në të shumtën e rasteve, me nofkën “Antoni”), më tregoi se në bisedën e bërë me drejtues të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm ishte vendosur që të shkonin figura të merituara, nga themeluesit e strukturave të luftës dhe të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Ai do të ishte mes tyre. Për Azem Sylën unë kam pasur gjithnjë mendimin se personaliteti i tij shtrihej mes dy poleve, sinqeritetit dhe enigmës. Zakonisht ishte i sinqertë, por enigmatik në punët e luftës. Ai i bënte të gjitha punët në heshtje dhe do të ishte e vështirë të mendohej, se pas heshtjes së tij, fshihej njeriu që kishte marrë përsipër drejtimin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me të do të ishin edhe Hashim Thaçi, si figura më prominente e Drejtorisë Politike të Shtabit të Përgjithshëm, Xhavit Haliti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, një ndër themeluesit e UÇK-së, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, Ramë Buja dhe Jakup Krasniqi. Shkuarja e UÇK-së në Rambuje do të ishte njëri ndër vendimet më të rëndësishme të Shtabit të Përgjithshëm. Fizionomia që krijonte grupi përfaqësues ishte po ashtu tepër domethënës. Që të pestë, në kohë të ndryshme, kishin qenë të dënuar politik të pushtetit serb të vendosur me dhunë në Kosovë. Ata u takonin lëvizjeve ilegale, nga të hershmet e deri në ditët që ishim. Ishin figura të njohura politike e publike. Në një mënyrë ose në një tjetër, ishin figura përcaktuese në zhvillimet që ndodhnin në Kosovë dhe jashtë saj. Kush do të shkonte në Rambuje nëse nuk do të shkonte grupi përfaqësues i UÇK-së? Në janarin dhe shkurtin e vitit 1999 askush tjetër nuk do të kishte vlerë, askush nuk do të ishte në gjendje të nënshkruante çfarëdo lloj marrëveshje, rreth askujt tjetër nuk do të përqendrohej vëmendja si ndaj këtij grupi.
  • 10. Në të vërtetë, edhe diplomatët perëndimorë, më shumë se për çdo gjë tjetër, e kishin përqendruar vëmendjen e tyre pikërisht në përbërjen e grupit negociator nga radhët e UÇK-së, sepse për grupet e tjera, nga radhët e LDK-së dhe të LBD-së, nuk kishte asnjë lloj enigme. Kërkesa e Rugovës, që grupi i tij negociator të kishte numrin më të madh në 16-tëshen kosovare, kaloi pa asnjë lloj emocioni. Pesëshja ldk-iste do të paraqitej fund e krye si institucionaliste, megjithëse ende asnjë institucion nuk funksiononte në Kosovë. E premtja e 5 shkurtit do të ishte dita e tentimit të parë të fluturimit të delegacionit të Kosovës drejt Parisit. Tre nga pjesëtarët e tij do të ishin të armatosur, Ramë Buja, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla, me mendimin e vetëm që, nëse bien në pritën serbe, të mos dorëzoheshin të gjallë. Jo çuditërisht, ndoshta për herë të parë, do të pranoheshin të fluturonin tre udhëtarë të armatosur, armët e të cilëve do të merreshin në dorëzim në portat e Rambujesë, për t'u rikthyer në fundin e punimeve të saj. Ishte një pragnisje e pazakontë, asnjëherë nuk ishte parë një fillesë e tillë. Të dukej sikur përcillnin mesazhin e parë për Konferencën, që nëse kërkesa për mëvetësi nuk zgjidhej në tryezat e bisedimeve, mund të vazhdohej të kërkohej zgjidhja me luftë. Meraku për udhëtimin e tyre, aq sa ishte në kujdesin e ndërkombëtarëve, aq ishte edhe një shqetësim i jashtëzakonshëm për strukturat e luftës, brenda e jashtë Kosovës. Do të udhëtonin të nesërmen 13 veta, në dy avionë të vegjël francezë. Ishte 6 shkurt, ftohtë, bora kishin mbuluar gjithçka. Kishte filluar rënia e mbrëmjes, e ftohtë deri në akullim, kur delegacioni do të arrinte në Kështjellën e Rambujesë. Errësira që po binte sillte edhe enigmën: çfarë do të ndodhte në ditët e ardhshme. Në fakt, grupi negociator nga radhët e UÇK-së e dinte se, çfarëdo që të ndodhte, nga kjo Konferencë nuk do të humbej asgjë, nëse do të fitohej, qoftë edhe njohja zyrtare, e shpallur publikisht, e UÇK-së, në kancelaritë më të ndjeshme, çfarë edhe po ndodhte, kjo do të ishte një ngjarje e bekuar.
  • 11. Nuk jam i bindur nëse gjithsecili nga ata që përbënin delegacionin shqiptar në Rambuje ishte i mendimit se nga qëndrimi i përbashkët do të varej në një shkallë të ndjeshme fati i njerëzve që jetonin në Kosovë. Nuk jam i bindur pasi, nga të dhënat dhe qëndrimet që dolën më pas, nga deklaratat që u bënë edhe brenda sallave, sidomos për stacionet radiotelevizive që ishin shumë të dëgjuara në Kosovë, herë pas here, të krijohej mendimi se dikush kishte shkuar edhe për një rimatje forcash, për të strukturuar një të ardhme politike në brazdën e saj që kishte qenë deri asaj dite, për të larë hesape të vjetra ose për të shfryrë zemërime të shkuara. Në një hotel pranë Parisit, adresën nuk e mësuam kurrë, kishin zënë vend struktura, të cilat, vendosën çuditërisht, shpejt kufirin e rindarjes, të psikozës se shqiptarët janë dy palë, se me ata që po luftonin ishte e vështirë të kuptoheshe e jo më të ndërtoje kontakte të sigurta, se në radhët e UÇK-së dhe të LPK-së ishin ende vizioni dhe mendimi enverist se, në fakt, nëse NATO apo dikush tjetër do ta përforconte ushtarakisht UÇK-në, kjo do të ishte njëlloj si të forconte një lëvizje kastriste në mesin e Evropës. Bujar Bukoshi do ta ruante këtë mendim deri në fund. Nuk e dija përse, për më tepër ai mund të ishte njeriu që më shumë se të tjerët kishte pasur rastin të takohej me njerëzit e Lëvizjes, megjithëse nuk kishin arritur të kishin të njëjtin mendim. Si do të bënte të njohur më vonë për të gjithë, Shaban Muja, një nga të dërguarit e organizatës pranë “qeverisë Bukoshi”, halli i këtij të fundit, të quajtur edhe kryeministër, nuk kishte qenë asnjëherë ndihmesa e rezistencës së armatosur, por duke dashur të jetë pjesë e ndihmës edhe eliminimi i Rugovës. Këtë ai e kishte kërkuar haptas dhe nuk e kishte ditur se brenda organizatës kishte aq njerëz të mençur saqë të mos lejonin përsëritjen e precedentit Fikret Abdiq, kolaboracionistit boshnjak, edhe në luftën në Kosovë. E dinim se marrëdhëniet mes Rugovës dhe Bukoshit ishin të akulluara, ashtu si edhe mes Rugovës dhe Berishës në Shqipëri, ajo që nuk kuptoja dot ishte se si ky njeri nuk i merrte seriozisht ofertat e socialistëve në pushtet, të cilët, edhe në shkurtin e vitit 1998, një javë para fillimit të luftës, në takimin e posaçëm me to, do të na e bënin të qartë se ata, më shumë se të tjerët, ishin “rugovistë”.
  • 12. Jam i bindur se shumë prej pjesëtarëve të delegacionit më shumë e kishin marrë seriozisht si një akt, prej të cilit mund të mbetnin në histori, sesa një akt që mund ta bëjë historinë e një kombi. I shikoja herë pas here derisa bridhnin nëpër rrugët e akullta të kështjellës, seriozë, të menduar, ballin gjithë rrudha, por e dija fare mirë se shumë prej tyre ende nuk kishin çelur as gojën për të thënë një fjalëz të vetme. Por kjo do të ndodhte në ditët e mëpastajme. Përpara ishte enigma: do të ishte një ardhje e frytshme apo një dështim i zakonshëm. Kumti i parë erdhi prej larg, nuk do të largohet askush nga kjo kështjellë nëse gjërat nuk do të zgjidhen. Kishte filluar të binte nata e errët e 6 shkurtit 1998, kur anëtarët e delegacionit shqiptar po kalonin portat e hekurta të kështjellës. Ishte organizuar që disa qindra veta, shqiptarë nga të gjitha viset, të ndodheshin në përcjelljen e tyre, si shenjë mbështetëse. Nëpër terrin që po vinte shpejt mbi të gjithë hapësirën, vetëm blicat e aparateve fotografike, tek shkrepnin pa ndaluar, të jepnin një përshtypje të vakët të gjurmëve të plumbave. Ata po hynin njëri pas tjetrit. Me vete do ta merrnin enigmën se çfarë do të mund të ndodhte në ditët e ardhshme. Si për të dhënë sinjalin se asgjë nuk do të ishte e qetë, se gjërat do të shkonin vrullshëm, pa pritur rendin e gjërave, pesëmbëdhjetë minuta, pasi ata kishin kaluar pragun e kështjellës, do të jenë në hapjen solemne të Konferencës për Kosovën. Kishte filluar më në fund të jepej një dritë shprese. Do të shuhej ajo apo do të rritej. Askush nuk e dinte në natën e 6 shkurtit 1998, as ata që sapo kishin ardhur nga Kosova, të lodhur, të stresuar dhe rrezikshëm; por as ata që i kishin pritur; nuk e dinin as luftëtarët, deri atë ditë të panjohur ose pak të njohur për botën; por as të njohurit e botës, presidentë si kryetari i Francës, Jasque Chirak, ministri i jashtëm francez Hubert Vedrine, sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe Robin Cook, diplomatë me stazhe të gjatë pune, askush. Dihej vetëm se kishte filluar, se përfaqësuesit e dy shteteve, që deri atëherë dhunshëm kishin qenë një e kurrë më nuk do të ishin, tashmë ishin nën dritën e llambadarëve, duke rifilluar matjen e forcave. Kur terri i madh ra mbi Kështjellën e vjetër, njerëzit që ishin mbështetur pas kangjellave të vjetra u larguan në heshtje...
  • 13. JASHTË KËSHTJELLËS Megjithatë, kjo do të ishte një tymnajë e lehtë përballë vështirësive që mund të vinin nga bisedimet e zgjatura. Herë pas here ndodhte një fenomen i çuditshëm, kishte momente kur gjithçka gulfonte nga gëzimi, sepse pjesë të drafteve të paraqitura ishin në dëshirën e menduar, por kishte edhe çaste kur të dukej se gjithçka heshtte. Ende e kam në mendje ecjen e gjatë dhe të heshtur të Jashar Salihut, drejtuesit të Fondit “Vendlindja thërret”, ose gjeneral Jashës, si i thoshim miqësisht, kur në ditën e dytë ose të tretë të Konferencës erdhi kumti i parë, i dhënë nga ambasadori Hill, se “policia serbe do të largohet pas një farë kohe, kosovarët do ta kenë pushtetin, por UÇK nuk do të ketë më, ajo duhet të shpërndahet...”. Jasha i mirë ende nuk e kishte mbërthyer sëmundja që do e largonte prej nesh, ecte pa pra dhe thoshte. “Bëje zot ëndërr, inshallah i kanë mend e nuk e pranojnë, bëje zot ëndërr...”. Pastaj kthehej nga unë, si për të dashur të largonte një pjesë të ëndrrës së keqe, kishte atë shikimin e veçantë të njeriut të lodhur nga gjithë ajo që kishte ndodhur, por më shumë nga ajo që mund të ndodhte, dhe më pyeste se çfarë kisha biseduar me Thaçin. “Mos u bëni burra të këqij”, thoshte ngadalë, dhe i dukej ritmi i shpejtuar i frymës që dukej sikur do t’i ndalonte nga çasti në çast. Billal Sherifi, i qetë dhe mendjezgjuar, që kishte kontaktet më të shpeshta me ata që ishin “brenda”, i shkonte pas dhe i thoshte të qetësohej, se asgjë nuk do të bëhej, se drafti do të hidhej poshtë. Jasha qetësohej pak, pastaj vinte një lajm tjetër, ndryshe nga i pari, fillonin zhurmërimën telefonat celularë, ishin vendosur lidhjet jashtë-brenda dhe fillonte ose bjerrej një shpresë e re. Kishim drojën e presionit, por edhe kishim besimin në faktin se delegacionin shqiptar e drejtonte një përfaqësues i UÇK-së, Hashim Thaçi. Propozimin e kishte bërë profesor Rexhep Qosja, ai kishte shpallur që në takimin e parë se delegacioni i Kosovës patjetër duhet të ketë një kryetar, një udhëheqës dhe pandryshmërisht ky pozicion i takon Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njërit nga përfaqësuesit e saj. Ishte shpresëdhënës, por edhe mori përmasën e plotë të përcaktimeve të mëtejshme të fatit të Konferencës. Aty do të ishte roli përcaktues i saj.
  • 14. Jam krejtësisht i një mendje me analistin e shquar Blerim Shala, pjesëtar i delegacionit, njëkohësisht njëri ndër më të përkushtuarit, se “...qysh në takimin e parë të delegacionit tonë u pa që UÇK-ja ka pozicionin më të fortë dhe se dr. Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi e të tjerët që vinin nën emblemën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në masë të madhe do të jenë përcjellës pasivë të zhvillimit të ngjarjeve në kështjellën e Rambujesë”.
  • 15. Oferta për Konferencë kishte qenë e shpejtë, ngjarjet kishin rrjedhur befasisht, ditët kishin qenë të ngarkuara me ngjarje nga më të ndryshmet, që nga më të rëndomtat, të cilat shkaktonin kokëçarje të kalueshme shpejt, e deri nga më të rëndat, të cilat nuk mund të zgjidheshin rrëmbyeshëm. Në kohën që kalonte, nga dita e marrjes së ftesës për në Konferencë dhe deri në ditën e parë të saj, do të ishin fare pak ditë. Një pjesë e delegacionit, përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të kalonte befasisht nga dëbora e Drenicës dhe erërat e furishme, nga fushëbetejat e përditshme, direkt në sallat e ndriçuara plot llambadarë të një kështjelle luksoze, nga përditshmëria e punëve të luftës, në fjalimet përshëndetëse të kryetarit të shtetit francez, Shirak; nga mungesa e ushqimit në shampanjën përuruese, nga bisedat e ashpra si në tymin e luftës, te dialogët e rafinuara të gjithfarë diplomatësh. Në rrobat e tyre vinte ende era e flakës apo e tymit të barotit dhe tani kudo ndjehej erëmira e paqes. Korridoret e mëdha, gjithë ajo përgatitje që ishte bërë nga shteti francez për të qenë mikpritës të denjë, përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme që silleshin rreth tyre, interesimi edhe për atmosferën që u ishte krijuar, të gjitha këto së bashku mund të sillnin një rrokopujë mendimesh dhe trysni të pazakontë. Shto edhe faktin se drejtuesi i tyre ishte vetëm 30-vjeçar, ende i dobët në fytyrë, lodhur nga kalimet e kufirit në dy anët, ilegal prej vitesh, i dënuar në mungesë me 10 vjet burg si “terrorist”, pikërisht nga regjimi i atyre që kishte përballë, me disa nga shokët e miqtë e tij të vrarë në luftë dhe me të tjerë ende nën hijen e luftës, të gjitha këto të detyronin të kishe para vetes dy pyetje: Me çfarë programi fillestar kishin shkuar ata në Rambuje, cila do të ishte kërkesa e tyre minimale dhe cilat do të ishin maksimale, deri në cilën pikë mund të ulnin dhe ku nuk do të tërhiqeshin, cila do të ishte më e rëndësishmja, nga e cila nuk duhej ulur kurrë, dhe në cilën mund të vazhdohej të dialogohej; ku duhej mbështetur në një çast të dhënë dhe ku duhej negociuar edhe më tej. Nëse e dinin pozicionin e tyre si UÇK, cili do të ishte qëndrimi dhe pozicioni i grupeve të tjera, me çfarë objekti kishin ardhur ata në Konferencë, ku do ta kishin mbështetjen dhe ku nuk do ta kishin atë. Dhe, në fund të fundit, ky djalosh 30-vjeçar, ish-student në Prishtinë dhe prorektor i këtij Universiteti, ilegal prej vitesh dhe njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Çlirimtare, prej shumë kohe e jo prej sodit, a do të mund të qëndronte deri në fund? Sa do të ishte e pranueshme për shokët në Kosovë cilado lëvizje e tij, sado ishte e mirëpritur nga strukturat e Lëvizjes Çlirimtare, LPK-së dhe a do të kishte mbështetje të mëtejshme, si do të rridhnin ngjarjet, sa do të ishte e mundur që nga e gjithë kjo të dilnim sa më pak të dëmtuar mes nesh, mundësisht aspak të dëmtuar? Sot është e lehtë të bësh analiza të
  • 16. shumëllojshme, mirëpo atyre ditëve të dukej sikur nga njëri në moment në tjetrin mund të përmbyseshin gjërat, në strukturat e organizatës që drejtoja ishte e furishme fryma e moslejimit të idhullit dhe cilido qoftë ai, shumë shpejt, tepër vrullshëm, mund të shqitej nga strukturat, dhe nëse ajo që zhvillohej brenda nuk do të ishte e njëjtë me atë që mendohej jashtë, mund të vinim tek një ndarje, e cila do ta përgjysmonte luftën. Ndarja e parë, e Demaçit, nuk kishte lënë asnjë gjurmë, përçartje kishin qenë të pakta, ndonjë drejtues zone kishte pasur fluturimet e veta romantike të çastit; problemi ishte të mos kishte çarje në strukturë, në themel. Të gjitha këto ne i diskutuam me Thaçin, pasi ai ishte njeriu që mund të merrte mbi vete risqet e mëdha; prej asaj kështjelle ai mund të dilte ose si njeriu i së ardhmes, ose si bjerrahumbës i pakthyeshëm. Që në ditën e tretë të Konferencës unë bëra një deklaratë politike, në emër të organizatës, thelbi i së cilës ishte i qartë, se nëse dikush nga strukturat e Lëvizjes Çlirimtare do të nënshkruante për autonominë e Kosovës, atëherë më mirë ai le të kërkonte strehim politik në Francë
  • 17. ANA E PANJOHUR E MARRËVESHJES SË RAMBUJESË (4) Isha i bindur se Hashim Thaçi do të “luante” fort me aspiratat themelore. Në të vërtetë, për të kjo nuk do të ishte lojë, do të ishte krejt ndryshe. Kushdo ishte i bindur se pozicioni serb do të ishte drejt kërkesave maksimale. E, megjithëse kjo nuk do të ishte krejt e rëndësishme, përsëri duhej të merrej parasysh. Serbët ishin në Konferencë pasi kishin kaluar nëpër bisedimet e Dejtonit, kishin një përvojë më të gjatë në tenderimin politik “tërhiq e mos lësho”, por asnjëherë nuk ishin ndodhur para faktit të kryer tashmë, se paraqitja e tyre politike ishte e damkosur me termin e terrorit. Disa nga pjesëtarët e delegacionit serb ishin krejtësisht të panjohur, figura pa emër, njerëz që ishin thirrur befasisht për ta “paraqitur” Kosovën multietnike, të cilët ende nuk e dinin mirë se për çfarë ishte fjala; por larg Konferencës, në strofullin e tij të pushtetshme, i etur deri në fund për gjakime të reja, rrinte njeriu, i cili kishte ndërtuar njëkohësisht humnerën e vdekjes për popujt fqinjë, por edhe humnerën e vdekjes për popullin e vet. Të gjithë ata që ishin në Konferencë nuk paraqitnin asgjë tjetër, veçse shëmtimin, nga larg vinte fizionomia e vdekjes. Ky njeri, Millosheviqi, do të ishte në të vërtetë negociatori kryesor serb, njeriu që do të vendoste, i ashpër deri në egërsi, brutal, i mësuar të mbajë deri në fund kamxhikun, për të qenë një minutë më pas pashmangshëm si njeriu që mund ta bënte paqen. Për të bërë përsëri një luftë tjetër. Kundër tij duhej negociuar. Lajmi i parë, që edhe më përpara e kishim ditur, ishte se kërkesa thelbësore e shtetit amerikan ishte vendosja e NATO-s në Kosovë. Për to kjo ishte një aksiomë e padiskutueshme, por nëse nuk shoqërohej me arritje të tjera, do të ishte e pamjaftueshme. Ajo që fillimisht të drithëronte ishte në projektidenë se, ndërsa Kosova do të qeverisej nga kosovarët, në fazën kalimtare ajo do të mbetej nën sovranitetin e shtetit të mbetur jugosllav, çka do të thoshte një rimbetje nën Serbi. Mund të zhvendoseshin si të doje termat e politikës, bërthama do të ishte e njëjtë: rikthim, qoftë edhe kalimtar nën Serbi, e këtë herë nën një kontroll që ishte bërë legjitim në një konferencë ndërkombëtare. Nëse në mendimin e negociatorëve ndërkombëtarë kishte filluar të ravizohej bindja se tek afria ndaj palës serbe, prej tyre mund të pranohej vendosja e NATO-s në Kosovë, me kusht që në pjesën politike të marrëveshjes të mbështetej kërkesa themelore e tyre, qoftë edhe përkohësisht, pra sovraniteti i tyre mbi Kosovën. Kjo do të ishte krejt e papranueshme për shqiptarët dhe i bënte bisedimet të riktheheshin edhe një herë në pikën zero.
  • 18. Ishte dita e dytë ose e tretë e Konferencës kur unë u lidha për herë të parë me Hashim Thaçin. Ishte i bindur se do të dinte t’i mbronte parimet e panegociueshme, po ashtu ishim të një mendje se, me gjithë vështirësitë që kishte një Konferencë e tillë, askush më shumë e më mirë nuk mund t’i mbronte aspiratat e njerëzve në Kosovë sesa grupi i drejtuar prej tij. Thaçi kishte gjetur mbështetjen e gjithë grupit të drejtuar nga profesor Qosja, pa asnjë mëdyshje, të dy intelektualëve të njohur, Veton Surroi dhe Blerim Shala dhe ishte krijuar një lidhje e fortë, jashtëzakonisht shpejt, mes grupit të UÇK-së dhe profesor Fehmi Aganit. Ndërkohë që pala serbe ulej si me detyrim në tryezën e bisedimeve, në fushëbetejë kishte lëshuar nga zinxhirët forcat më të spikatura të saj, që nga përvojat e luftës së Bosnje e Kroaci e deri tek bandat çetnike të Arkanit. Ajo kishte filluar një sulm të përgjithshëm në të gjitha frontet, qoftë edhe duke menduar se, tashmë që drejtuesit kryesorë të luftës nuk ndodheshin në Kosovë, atje mund të kishte rrëmujë dhe çorganizim. Në secilën ditë, duke filluar që nga mbrëmja e 5 shkurtit, në të gjitha zonat operative të luftës, sidomos në zonën operative të Dukagjinit, të Drenicës dhe të Shalës, do të kishte ofensiva të mëdha serbe, pastaj ata do të shtriheshin në të gjithë hartën e luftimeve, do të vihej në lëvizje e gjithë makineria dhe forcat paraushtarake, shumë nga të cilët, deri pak muajsh, kishin qenë banorë të zakonshëm të Kosovës. Ata, disa nga fqinjët e djeshëm, morën edhe urët e zjarrit dhe iu vërsulën fqinjëve të tyre shqiptarë, gjithnjë me mendimin e çartur, se kjo ishte lufta e fundit dhe pas kësaj, i gjithë vendi do të ishte i tyre. Vëmendja e grupit përfaqësues të UÇK-së tashmë ishte ndarë në dysh, po ashtu edhe vëmendja jonë. Nuk duhej harruar se strukturat çlirimtare në Perëndim ishin bërë tashmë porta themelore nëpërmjet së cilës shkonte ndihma për njerëzit që kishin humbur gjithçka në Kosovë, për të plagosurit dhe luftëtarët. Brenda pak ditësh, që nga 5 shkurti dhe deri në mesin e javës së ardhshme, UÇK-ja ishte rritur nga 17 e 600 luftëtarë në rreth 19 mijë veta, dhe në bazat stërvitore në Shqipëri po bëheshin gati të fillonin luftën edhe disa mijëra të tjerë. Kërkesa e atyre që donin të ktheheshin në Kosovë, për të qenë pjesës e luftëtarëve, ishte shumë më e madhe sesa mundësia për ta organizuar dërgimin e tyre. Kur i kujtoj sot rastet e jashtëzakonshme të kërkesave për të shkuar në luftë, edhe të djemve e vajzave që ishin fëmijë të vetëm apo që kishin humbur të afërmit e tyre në luftë, kur më rishfaqen ata dhjetëra e qindra djem të rinj që niseshin nga të gjithë viset e Perëndimit, kur risjell në mendje prindërit e tyre që nuk i pengonin, por që ishin të trazuar kur djemtë e tyre nuk ishin në listën e
  • 19. caktuar, mendoj se gjithçka që është fituar, jo vetëm që ka qenë e merituar, por edhe jo e plotë. Pikërisht në këto ditë, në fillimin e javës së dytë të shkurtit, Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila kishte qenë organizatore, strukturuese dhe për një kohë të gjatë, edhe drejtuese politike e UÇK-së, bëri thirrjen për mobilizim të përgjithshëm, thirrje që u përkrah menjëherë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Ishte një thirrje për mbështetje pa asnjë rezervë të luftës çlirimtare dhe dëshmi se kishte ende mundësi që sulmi serb të përballohej edhe në fushëbetejat e Kosovës. Ndërkohë forcat serbe kishin filluar një furi sulmesh edhe në zonën operative të Kaçanikut, me synimin e qartë të mbylljes së të gjitha porteve nga ku mund të depërtonin ndihmat për luftën. Pasi kishin provuar t’i mbyllin portat e hyrjes që vinin nga Shqipëria, tashti ishte përpjekja tjetër për të mbyllur edhe çdo shteg që vinte nga treva shqiptare nën Maqedoni. E rëndë ishte në Kosovë, e vështirë ishte në Rambuje. Hapja e portave në Rambuje do të thoshte çlirim për Kosovën, thyerja e luftës në Kosovë do të thoshte terrim për Rambujenë. Dashur-padashur ishin si dy enë komunikuese, të cilat depërtonin tek njëra-tjetra, krejt natyrshëm. Pavarësisht se në një kështjellë luksoze, rrethuar me një komoditet, të cilin shumë prej pjesëtarëve të delegacionit shqiptar kishin kohë që e kishin harruar, të rrethuar nga ministra të punëve të jashtëm të disa shteteve dhe pafundësi diplomatësh, ndër të cilët më të afërmit ishin diplomatët amerikanë dhe më provokuesit ishin diplomatët rusë, si një hije e zgjatur e diplomacisë serbe, përsëri asgjë nuk ishte e qartë. Nëpërmjet rreshtave të deleguarve u duhej të lexonin të ardhmen e Kosovës, pasi çdo rrëshqitje, sado e vogël, mund të kishte pasoja të rënda për të ardhmen, por edhe për dinjitetin dhe personalitetin e tyre. Ishte e qartë se, nëse do të nënshkruaj një marrëveshje, qoftë edhe kalimtare, në dëm të aspiratave shumëvjeçare, pavarësisht se kush do ta nënshkruante, ajo do të hidhej mënjanë. Ende në Kosovë shpërfaqej figura e Demaçit, i cili, edhe po të mos donin, kishte hedhur pjesë të hijes së tij edhe në kështjellën e moçme. DRAFTET DHE SHQETËSIMET Drafti i parë në projektpropozimin për Kushtetutën e Kosovës, sado që mund të dukej se ishte hedhur një hap para, pra rikthehej një Kushtetutë për Kosovën, në të vërtetë ishte fillimi i një theqafje të mundshme. As më pak e as më shumë, nëpërmjet këtij drafti, në Kushtetutën që mund të miratohej, RFJ, më shkurt, Serbia do të ishte kompetente për:
  • 20. - integritetin territorial, - ruajtjen e tregut unik brenda RFJ-së, - politikën monetare, - mbrojtjen, - politikën e jashtme, - shërbimet doganore, - shërbimet federale. Dukej si një rikthim në kohët e hershme. Kjo bëri që hija e Demaçit në Konferencë të ishte edhe më e dukshme, por asnjëherë nuk do të bëhej faktor vendosës. Edhe nëse herë pas here Thaçi kërkonte ndërlidhjen mes tij dhe të tjerëve, kjo ishte më shumë vijëzimi i një frymëmarrje më të lirshme, kërkesa e ngutshme, jo për të gjetur një alibi për të nesërmen, por për të bërë të mundur që rrjedhat të ishin normale, të parënduara dhe të mos humbisje asgjë që në një ditë të ardhshme mund të pengonte. Mes Demaçit dhe Thaçit, si një urë komunikimi, thuajse gjithnjë ka qenë një figurë tjetër, tejet interesante dhe e heshtur, ajo e Xhavit Halitit. Miqësia e tij me Demaçin ishte e njohur, po ashtu ishte e njohur se, në një shkallë të ndjeshme, do të ishte ndikimi i tij i afrimit të befasishëm, të shpejtë dhe në strukturat pozicionuese të Demaçit në hierarkinë e UÇK-së. Megjithatë, shpeshherë është cituar roli i Demaçit si përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së. Për hir të së vërtetës historike duhet thënë se Demaçi asnjëherë nuk ishte përcaktuar si përfaqësues politik, por si koordinator për ngritjen e strukturave shtetërore të Kosovës. Fakti që zyra e tij në Prishtinë u kthye gradualisht në një qendër të UÇK-së, zëdhënëse e saj, aq sa ishte e dobishme, kjo lidhur me peshën që kishte Demaçi në jetën politike në Kosovë, aq ishte edhe e dhimbshme, pasi nëpërmjet lejimit të kësaj zyre mund të spekulohej. Fati ishte në figurën mitike të Demaçit, në alternimin tek ai të ideve, në vetë besimin që ishte krijuar rreth tij dhe që, në fakt, mund të barte edhe shumë të papritura. Në të vërtetë, nëpërmjet drafteve, pozicioni i Serbisë në Kosovë, herë pas here bëhej më i ndjeshëm, sidomos nëpërmjet projektpropozimeve që do ta rregullonin jetën legjislative të saj dhe ndërthurjet mes saj dhe strukturave legjislative të RFJ-së. Nganjëherë në tryezën e bisedimeve shfaqeshin hijet e rënda të varianteve më të këqija të drafteve të dikurshëm. Sipas këtyre drafteve, të hedhura herë pas here mbi tavolinë, Kosova jo vetëm se do të ishte pjesë e RFJ-së, por mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare, ajo nuk do të ishte as më shumë e as më pak, veçse ajo që është sot Kosova Lindore, vetëm në përmasa më të mëdha. Kosovës i propozohej, bile ngulmohej të pranohej, që ajo të kishte 10 mandate në Dhomën e
  • 21. Qytetarëve të Kuvendit të RFJ-së dhe 20 mandate në Kuvendin e Serbisë. Cili shqiptar, pas ngjarjeve që po ndodhnin dhe këtij gjakimi të tmerrshëm, do ta kishte guximin të pranonte një mandat të tillë? Kjo ishte pyetja dhe trazimi më i vogël, ajo që ta merrte frymën ishte në pyetjen tjetër se “çfarë fshihej pas saj”. Në të vërtetë, mes kësaj vorbulle, ku politika dhe çështjet nacionale, anekset ushtarake dhe të drejtat shtesë të minoriteteve, ishin disa nga më themeloret, ku do të duhej të ishte fillimisht mendja e ngritur. Nëse, për shembull, në aneksin ushtarak theksohej se fillimisht, brenda tre muajve të parë të pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të tërhiqet gjysma e potencialit ushtarak e policor serb nga Kosova dhe se gjashtë muaj pas nënshkrimit në Kosovë do të mbeteshin vetëm 2 500 pjesëtarë të ushtrisë serbe, kush mund t’i gëzohej këtij fakti? Nëse cilësohej se policia serbe do të tërhiqej në një periudhë kohore prej 12 muajve nga Kosova, cili mund të ishte i qetë në këto 12 muaj e, në fund të fundit, kush do ta mbante shpërthimin e mllefit që kishte zënë vend përgjakshëm në mendjet e shpirtin e njerëzve? Nëse policia serbe dhe ushtria serbe do të kishin një afat kohor prej 12 muajve e në fund të fundit përsëri do të mbetnin 2 500 pjesëtarë të saj, qoftë edhe në zonat kufitare, përse Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhej të zhbëhej në një periudhë 3 ose 4 mujore? Nëse në “duart” e qeverisë serbe, pavarësisht se cila do të ishte ajo, do të ngelnin edhe më tej integriteti territorial, politika monetare, politika e jashtme, mbrojtja, shërbimet doganore, tatimet federale, bankat, nëse edhe më tej do të kishte një monedhë të përbashkët, dinarin, nëse qeverisja nga “poshtë”, pra qeverisja e Kosovës, do ta kishte kontrollin nga lart”, pra nga Serbia, tashmë e ligjëruar nga një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë cilat shanse do të kishte për një vetëvendosje në të ardhmen?