SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 4
Dëshmia historike e një letre, dërguar nga Drenica
Në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të UÇK-së ruhen mjaft dëshmi që kanë lidhje
me figura të jashtëzakonshme të luftës dhe ngjarje madhore të saj. Mes tyre, si një pasuri e
vyer e kombit, ruhen edhe letra të shkruara nga personalitetet drejtuese të saj, në kohë dhe në
vende të ndryshme, e për probleme që kishin lidhje me luftën, përgatitjen e zhvillimin e saj.
Ndër më të vyerat janë kasetat me inçizime të ardhura nga Adem Jashari dhe grupi i
Drenicës, filimime, por edhe letra, njëra nga të cilat, mjerisht e fundit dërguar prej tyre, tani,
në dhjetor, bën 15 vite. Ajo ka vlerat e saj historike, si një nga dëshmitë e luftës, por edhe
vlerat njerëzore, sepse pas rrjeshtave të saj fshihen njerëz me ideale të mëdha, të cilët e kanë
dashur Shqipërinë më shumë se sa dritën e syve.
Këtë letër, në 15 përvjetorin e saj, mendova të bëj të njohur për lexuesit e gazetës DITA, e
cila edhe me herët ka bërë vend në faqet e saj për një periudhë të ndritur të Rilindjes së
Kombit.
Kjo letër, e dërguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vëllai, Hamza, dhe e nënshkruar
nga një grup luftëtarësh të Drenicës është njëri ndër mesazhet e luftës. Natyrisht, ajo nuk
është shkruar me mendimin se do të botohet ndonjëherë; ajo është një letër mes shokëve të
luftës, flet për realizimin e një aksioni dhe për probleme të tjera. Por, në gjithësecilin rrjesht
të saj, tepër dukshëm, mund të shikosh atë që do të vinte më pas. E shkruar thjeshtë, si
gjithçka që është madhërisht e bukur, pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, ajo mbart në vete
dëshminë historike, jo vetëm të një beteje.
Kjo letër është shkruar në fundin e vitit 1997, më saktësisht në dhjetor të këtij viti. Fillimisht
ajo është faksuar, nga jashtë Kosovës, sipas të dhënave nga një faks në aeroportin e Shkupit,
e më pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditësh, përmes kanaleve ilegale. Letra ruhet sot në
arkivën e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku edhe është adresuar, ndërsa një kopje e saj ruhet
në Kosovë.
Ja edhe letra, thuajse e plotë:
“Të dashur shokë e vëllezër,
Disa të dhëna rreth ngjarjes në fshatin Vojnik, të ndodhur me 25 nëntor 1997 në mes forcave
tona dhe të policisë sekrete të okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmërimin e një automjeti
civil të tipit “niva” me katër përsona civilë, i cili bënte lëvizje të dyshimta në fshat, nga lagjja
në lagje. Atë e vërejtëm dhe e përcollëm deri sa erdhi tek lagjjja e Binakajve dhe pikërisht
afër shtëpisë ku gjendet veprimtari ynë. Sipas rrëfimit të shokut, ky tentoi t’i identifikojë, por
ata tentuan ta tradhtojnë duke u paraqitrur njëri prej tyre se “jemi shqiptarë” dhe porsa ai e
mbaron fjalën, njeri prej tyre shtien disa herë me revolver, në drejtim të veprimtarit tonë.
Shkathtësia e tij e shpëtoi nga plumbat dhe me shpejtësi të madhe ky ia kthen automatikun
dhe e qëllon automjetin dhe dihet se i ka qëlluar disa nga të ndodhurit brenda. Të dyshimtit
largohen me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes, duke lënë në vend shenjat e xhamave të
thyer dhe shenja gjaku.
Kjo ka ndodhur rreth orës 14.00. Pasi largohen të dyshimtit, ky thehet në shtëpi dhe
bashkohet edhe me tre shokët e tjerë, të cilët ishin të gatshëm për ndihmë, por rreziku
mendohej se kaloi. Vendosën të mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjë intervenim i
mundshëm policor.Ashtu edhe ndodhi.
Pas dy orësh, pra rreth orës 16.00, në fshat hyjnë dy autoblinda, të shoqëruar edhe nga një
“NIVË” dhe mësyejnë lagjen e Binakajve. Këta, shokët tanë, zënë pozicionet në malin e afërt
dhe në gardhiqet e afërta. Porsa mbërrim ekspedita ndëshkuese e forcave speciale, zbresin
nga blindat dhe fillojnë të shtiejnë në drejtimesh të ndryshme, për të përhapur panik. por, në
atë kohë, forcat tona, të përbëra,si e thamë edhe më lart, nga katër përsona, hapin zjarr dhe e
kthejnë konfliktin mes tyre dhe ekspeditës ndëshkuese serbe. Të pabarabartë në numër e në
teknikë, bëhet tërheqja në drejtim të pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndërprerje dhe
filluan të afrohen, çka u detyruam të përdorim bombat, edhe pse të pakta. Atëherë, me
përdorimin e bombave, serbët u tërhoqën në autoblinda dhe lufta bëhej vetëm nga
autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orës 18, por nuk mundën të na shtyejnë nga pozicioni që e
zumë në pyll. Kjo i shtyri të largohen me shpejtësi të madhe nga lagjja dhe fshati.
Nga ana jonë nuk patëm viktima ose të plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja
gjaku në vendin e ngjarjes, sidomos të shumta ishin ku janë përdorë bombat.
Sa i përket organizimit të mëvonshëm dhe informimit të anëtarëve, ngjarja zhvillohet kështu:
Në organizimin tonë ekzistojnë edhe vëzhguesit e terrenit. Njëri prej tyre vëren autoblindat
duke shkuar në drejtim të Klinës apo Turiqevcit, deri sa për rastin që biseduam më lart,
kishim informata. Bëhet lajmërimi i disa prej punkteve tona dhe ata bënë lajmërimin e
antarëve, por vetëm të jemi të gatshëm, që porsa të marrim lajmin se çfarë po ndodh në
terren, të jemi të gatshëm për ndihmë. Nata e bëri të veten dhe me vonesë u bë e ditur se ishte
fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tërheqja e
policisë bëri që të mos konfrontohemi atë mbrëmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat
tona nuk kishte humbje. Vendosëm që të jemi në vëzhgim të terrenit, në të gjitha rrugët që të
shpien drejt vendit të ngjarjes. Dërguam vëzhguesit, pra edhe të tjerët, vendosëm, pasi e
morëm edhe pëlqimin e shokut në ngjarje të drejtpërdrejtë që: nëse policia do të ndërmarrë
ndonjë operacion ndëshkues, të bëjmë rezistencë. U vendos që para mëngjezit të zihen pikat
më strategjike në rrugët që shpien drejt rajonit të rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat
mund të ndërhyjnë nga Mitrovica, Peja, por edhe nga prishtina. U caktuan grupet që do të
zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. Çdo gjë në Drenicë dhe rreth saj ishte nën
kontroll. Dëshira jonë ishte dhe luteshim, që bash në vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, të
jetë ashtu.
Pra aty e parashikonim se do të korrnim fitore. Kemi pasë mundësi edhe më heret, pra në
vend tjetër t´i ” shkurtojmë”, por bash aty, ku edhe e dëshironim, na erdhën, ishim disa
grupe, në disa prita. Kolona ishte e gjatë. Kishim lajmin nga vëzhguesit se janë të shoqëruar
edhe me helikopterë. I pritëm deri sa hynë në mesin e të gjithë grupeve nga 3 – 4 e deri në 5
veta në grup, ku numri i përgjithshëm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit
Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Të tjerët ishin në vende të tjera, për të
mos i përshkruar tash të gjitha.
Kolona hyri ku dëshironim. Së pari sulmuam me minahedhës, e pastaj disa me bomba e disa
me armë zjarri të ndryshme, si automatikë, snajperë e mitralozë. Konfrontimi filloi rreth orës
10 ku zgjati deri rreth orës 13 -14.
Operacioni ishte shumë i vështirë, luftë e ashpër, e pandërperë, harxhuam shumë municione,
sidomos në helikopterët. Disponimi në forcat tona ishte në nivel, edhe pse disa ishin të parët,
përveç harxhimeve në municion, nga forcat tona nuk pati humbje e as të plagosur. Çka është
më e rëndësishmja, edhe fshatarët e këtyre anëve u përgjigjen dhe u mbushen malet me
luftëtarë të gatshëm, ku gjatë tërheqjes policia u sulmua nga të gjitha anët, e ku policia në
panik shtiu kah mundi, në objekte civile, shkolla e xhami.
Pasi i shtymë të tërhiqen forcat speciale serbe shkuam në vendin e ngjarjes ku ishin forcat
armike. Ata kishin lënë në vend shumë dëshmi që të tregojnë se kanë pasur humbje dhe se
kanë qenë të hendikepuar nga paniku. Gjetëm municion të ndryshëm të kalibrit të madh e deri
tek revolverët, veshje antiplumb të përgjakura, shlema, karikatorë të ndryshëm, maska
kundër gazrave, patrona lotësjellës e shumë e shumë të tjera. E gjithë rruga që nga fshati
Lludeviq e deri në vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gëzhonjat. Damet e pësuara
nga armiku, çka na i kemi parë, janë një autoblind i kallur, një i prishur, mitralozin e
shkatrruar, njërin nga ” pizgauerët” e djegur e disa blinde të damtuar pjesërisht. Helikopteri
dyshojmë se ka qenë i goditur, se shumë shpejt u largua dhe më nuk u duk, duke i lënë forcat
e veta të vetmuara, gjysëm ore para se të tërhiqeshin.
Kemi kërkesa të mëdha për anëtarësim, por mungon armatimi. Shumë pak keni punuar në
këtë drejtim. Prandaj shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të
përfaqsohemi me nji nga shokët tonë të mëhershëm që tani e disa kohë gjendet jashtë, nën
emrin e tij konspirativ “VESHI”.
Në fund të këtij rrëfimi ju përshendesim përzemërsisht nga Drenica.
Lavdi të rënve për liri.
Nga një grup shokësh,
Të nënshkruar: Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri.
Një sqarim për lexuesit: Kush janë të nënshkruarit e kush është “Veshi”
- “Rafeta”ishte pseudonimi i Adem Jasharit,
- “Gipa” ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadës “Fehmi Lladrovci”- vrarë në luftë),
- “Zena” ishte Zenun Kodra,
-“Dili”ishte Fadil Kodra,
-“Nura” ishte Nuredin Lushtaku,
-“Dyli” ishte Hamëz Jashari,
-“Gafurri” ishte Abedin Rexha, i njohur më vonë si “Sandakani”, komandant brigade, i vrarë
në luftë.
Nga shtatë të nënshkruarit, katër janë vrarë në luftë, tre të tjerët janë sot në TMK, me gradat
superiore, gjeneral major e më tej. Ndërsa “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit –
gjatë luftës i caktuar me detyra të një rëndësie të veçantë pranë Lëvizjes Popullore të
Kosovës, si përfaqsues i saj në Shqipëri dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Jam mrekulluar gjithnjë prej kësaj letre, që kur e kam pasur në duar për herë të parë,
mrekullohem edhe tani. Përgjithsisht aksionet e ndryshme të UÇK-së janë informuar në
Shtabin e Përgjithshëm ose në Kryesinë e Organizatës. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo
letër, e shkruar thjeshtë, nga njëherë duke i rënë shkurt disa ngjarjeve, ajo ka në vete edhe një
vlerë të madhe: Asnjëherë e askund nuk mund të gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk
gjen emra të përveçëm, se ishte ai apo isha unë, por gjithçka mbeti në emërin e shokëve dhe
të luftëtarëve të lirisë.
Rreth tre muaj pas kësaj letra Adem Jashari u vra në luftë. Mirëpo kushdo që ka rastin të
lexojë këto rradhë mund të kuptojë fare mirë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareDenis Lezo
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
SkenderbeuArlinda
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuOrven Bregu
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuAnja Cami
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Alesia 06
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuMeriton Salihu
 
RAMBUJE HISTORIA E NGJARJES
RAMBUJE    HISTORIA E NGJARJESRAMBUJE    HISTORIA E NGJARJES
RAMBUJE HISTORIA E NGJARJESJURIST
 
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiRrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiUniversity of Ferizaj
 

Was ist angesagt? (13)

Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot Skenderbeu
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
 
RAMBUJE HISTORIA E NGJARJES
RAMBUJE    HISTORIA E NGJARJESRAMBUJE    HISTORIA E NGJARJES
RAMBUJE HISTORIA E NGJARJES
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiRrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
 

Andere mochten auch

Leter of Recomandation
Leter of RecomandationLeter of Recomandation
Leter of RecomandationErick Antonson
 
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madheZbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madheJURIST
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - jeta (civilizimi) dhe besimi (imani)
Muhamed muteveli esh shaëraviu - jeta (civilizimi) dhe besimi (imani)Muhamed muteveli esh shaëraviu - jeta (civilizimi) dhe besimi (imani)
Muhamed muteveli esh shaëraviu - jeta (civilizimi) dhe besimi (imani)Shkumbim Jakupi
 
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...fakete duraku
 
Punimi Masteri Hamedon Gashi
Punimi Masteri  Hamedon GashiPunimi Masteri  Hamedon Gashi
Punimi Masteri Hamedon GashiHamedon Gashi
 
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Xhuliana Haxhiu
 
Ekonomia e kosoves dhe be s kapitulli 2
Ekonomia e kosoves dhe be s kapitulli 2Ekonomia e kosoves dhe be s kapitulli 2
Ekonomia e kosoves dhe be s kapitulli 2Menaxherat
 
Mjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseveMjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseveMenaxherat
 
SAP Logistics - CS - Standard Process & Configuration document
SAP Logistics - CS - Standard Process & Configuration documentSAP Logistics - CS - Standard Process & Configuration document
SAP Logistics - CS - Standard Process & Configuration documentSubhrajyoti (Subhra) Bhattacharjee
 

Andere mochten auch (10)

Leter of Recomandation
Leter of RecomandationLeter of Recomandation
Leter of Recomandation
 
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madheZbulohet sekreti i piramidës së madhe
Zbulohet sekreti i piramidës së madhe
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - jeta (civilizimi) dhe besimi (imani)
Muhamed muteveli esh shaëraviu - jeta (civilizimi) dhe besimi (imani)Muhamed muteveli esh shaëraviu - jeta (civilizimi) dhe besimi (imani)
Muhamed muteveli esh shaëraviu - jeta (civilizimi) dhe besimi (imani)
 
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo   ...
Kushtetuta E RepublikëS Së KosovëS (Constitution Of The Republic Of Kosovo ...
 
Punimi Masteri Hamedon Gashi
Punimi Masteri  Hamedon GashiPunimi Masteri  Hamedon Gashi
Punimi Masteri Hamedon Gashi
 
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
Ese: "Qyteti i Endrrave te mia"
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Ekonomia e kosoves dhe be s kapitulli 2
Ekonomia e kosoves dhe be s kapitulli 2Ekonomia e kosoves dhe be s kapitulli 2
Ekonomia e kosoves dhe be s kapitulli 2
 
Mjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseveMjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseve
 
SAP Logistics - CS - Standard Process & Configuration document
SAP Logistics - CS - Standard Process & Configuration documentSAP Logistics - CS - Standard Process & Configuration document
SAP Logistics - CS - Standard Process & Configuration document
 

Mehr von JURIST

Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008JURIST
 
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim  Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim JURIST
 
Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove JURIST
 
Kerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNKerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNJURIST
 
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqipLigji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqipJURIST
 
Si te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshmeSi te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshmeJURIST
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
JurispodencaJURIST
 
Si shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragrafSi shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragrafJURIST
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djaleJURIST
 
Aforizma demaku
Aforizma demakuAforizma demaku
Aforizma demakuJURIST
 
Adoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekazaAdoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekazaJURIST
 
2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botesJURIST
 
101 profeci
101 profeci101 profeci
101 profeciJURIST
 
Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]JURIST
 
Kanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegutKanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegutJURIST
 
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-eVendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-eJURIST
 
Thenje nga osho
Thenje nga oshoThenje nga osho
Thenje nga oshoJURIST
 
Ndrrimi i poleve
Ndrrimi i poleveNdrrimi i poleve
Ndrrimi i poleveJURIST
 
Kundër asimilimit
Kundër asimilimitKundër asimilimit
Kundër asimilimitJURIST
 
Analiza e evolucionit njerzor dhe alien
Analiza e evolucionit njerzor dhe alienAnaliza e evolucionit njerzor dhe alien
Analiza e evolucionit njerzor dhe alienJURIST
 

Mehr von JURIST (20)

Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008Tatimi qira atk ligji 2008
Tatimi qira atk ligji 2008
 
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim  Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
Zajednica Komunat serbe GJYKATA KUSHTETUSE aktgjykim
 
Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove Gjykimet e familjev ne kosove
Gjykimet e familjev ne kosove
 
Kerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNKerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriN
 
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqipLigji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
Ligji per kompensimin_e_viktimave_te_krimit_shqip
 
Si te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshmeSi te beni argumente te arsyeshme
Si te beni argumente te arsyeshme
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
 
Si shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragrafSi shkruhet ese me paragraf
Si shkruhet ese me paragraf
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
Aforizma demaku
Aforizma demakuAforizma demaku
Aforizma demaku
 
Adoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekazaAdoleshenca nduekaza
Adoleshenca nduekaza
 
2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes2016 fundi i_botes
2016 fundi i_botes
 
101 profeci
101 profeci101 profeci
101 profeci
 
Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]Atentatet pdf[1]
Atentatet pdf[1]
 
Kanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegutKanuni i-skenderbegut
Kanuni i-skenderbegut
 
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-eVendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
Vendim mbi-afatet-e-provimeve-dhe-limitet-e
 
Thenje nga osho
Thenje nga oshoThenje nga osho
Thenje nga osho
 
Ndrrimi i poleve
Ndrrimi i poleveNdrrimi i poleve
Ndrrimi i poleve
 
Kundër asimilimit
Kundër asimilimitKundër asimilimit
Kundër asimilimit
 
Analiza e evolucionit njerzor dhe alien
Analiza e evolucionit njerzor dhe alienAnaliza e evolucionit njerzor dhe alien
Analiza e evolucionit njerzor dhe alien
 

Dëshmia historike e një letre nga adem jashari

  • 1. Dëshmia historike e një letre, dërguar nga Drenica Në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të UÇK-së ruhen mjaft dëshmi që kanë lidhje me figura të jashtëzakonshme të luftës dhe ngjarje madhore të saj. Mes tyre, si një pasuri e vyer e kombit, ruhen edhe letra të shkruara nga personalitetet drejtuese të saj, në kohë dhe në vende të ndryshme, e për probleme që kishin lidhje me luftën, përgatitjen e zhvillimin e saj. Ndër më të vyerat janë kasetat me inçizime të ardhura nga Adem Jashari dhe grupi i Drenicës, filimime, por edhe letra, njëra nga të cilat, mjerisht e fundit dërguar prej tyre, tani, në dhjetor, bën 15 vite. Ajo ka vlerat e saj historike, si një nga dëshmitë e luftës, por edhe vlerat njerëzore, sepse pas rrjeshtave të saj fshihen njerëz me ideale të mëdha, të cilët e kanë dashur Shqipërinë më shumë se sa dritën e syve. Këtë letër, në 15 përvjetorin e saj, mendova të bëj të njohur për lexuesit e gazetës DITA, e cila edhe me herët ka bërë vend në faqet e saj për një periudhë të ndritur të Rilindjes së Kombit. Kjo letër, e dërguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vëllai, Hamza, dhe e nënshkruar nga një grup luftëtarësh të Drenicës është njëri ndër mesazhet e luftës. Natyrisht, ajo nuk është shkruar me mendimin se do të botohet ndonjëherë; ajo është një letër mes shokëve të luftës, flet për realizimin e një aksioni dhe për probleme të tjera. Por, në gjithësecilin rrjesht të saj, tepër dukshëm, mund të shikosh atë që do të vinte më pas. E shkruar thjeshtë, si gjithçka që është madhërisht e bukur, pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, ajo mbart në vete dëshminë historike, jo vetëm të një beteje. Kjo letër është shkruar në fundin e vitit 1997, më saktësisht në dhjetor të këtij viti. Fillimisht ajo është faksuar, nga jashtë Kosovës, sipas të dhënave nga një faks në aeroportin e Shkupit, e më pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditësh, përmes kanaleve ilegale. Letra ruhet sot në arkivën e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku edhe është adresuar, ndërsa një kopje e saj ruhet në Kosovë. Ja edhe letra, thuajse e plotë: “Të dashur shokë e vëllezër, Disa të dhëna rreth ngjarjes në fshatin Vojnik, të ndodhur me 25 nëntor 1997 në mes forcave tona dhe të policisë sekrete të okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmërimin e një automjeti civil të tipit “niva” me katër përsona civilë, i cili bënte lëvizje të dyshimta në fshat, nga lagjja në lagje. Atë e vërejtëm dhe e përcollëm deri sa erdhi tek lagjjja e Binakajve dhe pikërisht afër shtëpisë ku gjendet veprimtari ynë. Sipas rrëfimit të shokut, ky tentoi t’i identifikojë, por ata tentuan ta tradhtojnë duke u paraqitrur njëri prej tyre se “jemi shqiptarë” dhe porsa ai e mbaron fjalën, njeri prej tyre shtien disa herë me revolver, në drejtim të veprimtarit tonë. Shkathtësia e tij e shpëtoi nga plumbat dhe me shpejtësi të madhe ky ia kthen automatikun dhe e qëllon automjetin dhe dihet se i ka qëlluar disa nga të ndodhurit brenda. Të dyshimtit largohen me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes, duke lënë në vend shenjat e xhamave të thyer dhe shenja gjaku. Kjo ka ndodhur rreth orës 14.00. Pasi largohen të dyshimtit, ky thehet në shtëpi dhe bashkohet edhe me tre shokët e tjerë, të cilët ishin të gatshëm për ndihmë, por rreziku
  • 2. mendohej se kaloi. Vendosën të mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjë intervenim i mundshëm policor.Ashtu edhe ndodhi. Pas dy orësh, pra rreth orës 16.00, në fshat hyjnë dy autoblinda, të shoqëruar edhe nga një “NIVË” dhe mësyejnë lagjen e Binakajve. Këta, shokët tanë, zënë pozicionet në malin e afërt dhe në gardhiqet e afërta. Porsa mbërrim ekspedita ndëshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnë të shtiejnë në drejtimesh të ndryshme, për të përhapur panik. por, në atë kohë, forcat tona, të përbëra,si e thamë edhe më lart, nga katër përsona, hapin zjarr dhe e kthejnë konfliktin mes tyre dhe ekspeditës ndëshkuese serbe. Të pabarabartë në numër e në teknikë, bëhet tërheqja në drejtim të pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndërprerje dhe filluan të afrohen, çka u detyruam të përdorim bombat, edhe pse të pakta. Atëherë, me përdorimin e bombave, serbët u tërhoqën në autoblinda dhe lufta bëhej vetëm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orës 18, por nuk mundën të na shtyejnë nga pozicioni që e zumë në pyll. Kjo i shtyri të largohen me shpejtësi të madhe nga lagjja dhe fshati. Nga ana jonë nuk patëm viktima ose të plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku në vendin e ngjarjes, sidomos të shumta ishin ku janë përdorë bombat. Sa i përket organizimit të mëvonshëm dhe informimit të anëtarëve, ngjarja zhvillohet kështu: Në organizimin tonë ekzistojnë edhe vëzhguesit e terrenit. Njëri prej tyre vëren autoblindat duke shkuar në drejtim të Klinës apo Turiqevcit, deri sa për rastin që biseduam më lart, kishim informata. Bëhet lajmërimi i disa prej punkteve tona dhe ata bënë lajmërimin e antarëve, por vetëm të jemi të gatshëm, që porsa të marrim lajmin se çfarë po ndodh në terren, të jemi të gatshëm për ndihmë. Nata e bëri të veten dhe me vonesë u bë e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tërheqja e policisë bëri që të mos konfrontohemi atë mbrëmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosëm që të jemi në vëzhgim të terrenit, në të gjitha rrugët që të shpien drejt vendit të ngjarjes. Dërguam vëzhguesit, pra edhe të tjerët, vendosëm, pasi e morëm edhe pëlqimin e shokut në ngjarje të drejtpërdrejtë që: nëse policia do të ndërmarrë ndonjë operacion ndëshkues, të bëjmë rezistencë. U vendos që para mëngjezit të zihen pikat më strategjike në rrugët që shpien drejt rajonit të rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund të ndërhyjnë nga Mitrovica, Peja, por edhe nga prishtina. U caktuan grupet që do të zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. Çdo gjë në Drenicë dhe rreth saj ishte nën kontroll. Dëshira jonë ishte dhe luteshim, që bash në vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, të jetë ashtu. Pra aty e parashikonim se do të korrnim fitore. Kemi pasë mundësi edhe më heret, pra në vend tjetër t´i ” shkurtojmë”, por bash aty, ku edhe e dëshironim, na erdhën, ishim disa grupe, në disa prita. Kolona ishte e gjatë. Kishim lajmin nga vëzhguesit se janë të shoqëruar edhe me helikopterë. I pritëm deri sa hynë në mesin e të gjithë grupeve nga 3 – 4 e deri në 5 veta në grup, ku numri i përgjithshëm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Të tjerët ishin në vende të tjera, për të mos i përshkruar tash të gjitha. Kolona hyri ku dëshironim. Së pari sulmuam me minahedhës, e pastaj disa me bomba e disa me armë zjarri të ndryshme, si automatikë, snajperë e mitralozë. Konfrontimi filloi rreth orës 10 ku zgjati deri rreth orës 13 -14. Operacioni ishte shumë i vështirë, luftë e ashpër, e pandërperë, harxhuam shumë municione, sidomos në helikopterët. Disponimi në forcat tona ishte në nivel, edhe pse disa ishin të parët,
  • 3. përveç harxhimeve në municion, nga forcat tona nuk pati humbje e as të plagosur. Çka është më e rëndësishmja, edhe fshatarët e këtyre anëve u përgjigjen dhe u mbushen malet me luftëtarë të gatshëm, ku gjatë tërheqjes policia u sulmua nga të gjitha anët, e ku policia në panik shtiu kah mundi, në objekte civile, shkolla e xhami. Pasi i shtymë të tërhiqen forcat speciale serbe shkuam në vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lënë në vend shumë dëshmi që të tregojnë se kanë pasur humbje dhe se kanë qenë të hendikepuar nga paniku. Gjetëm municion të ndryshëm të kalibrit të madh e deri tek revolverët, veshje antiplumb të përgjakura, shlema, karikatorë të ndryshëm, maska kundër gazrave, patrona lotësjellës e shumë e shumë të tjera. E gjithë rruga që nga fshati Lludeviq e deri në vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gëzhonjat. Damet e pësuara nga armiku, çka na i kemi parë, janë një autoblind i kallur, një i prishur, mitralozin e shkatrruar, njërin nga ” pizgauerët” e djegur e disa blinde të damtuar pjesërisht. Helikopteri dyshojmë se ka qenë i goditur, se shumë shpejt u largua dhe më nuk u duk, duke i lënë forcat e veta të vetmuara, gjysëm ore para se të tërhiqeshin. Kemi kërkesa të mëdha për anëtarësim, por mungon armatimi. Shumë pak keni punuar në këtë drejtim. Prandaj shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të përfaqsohemi me nji nga shokët tonë të mëhershëm që tani e disa kohë gjendet jashtë, nën emrin e tij konspirativ “VESHI”. Në fund të këtij rrëfimi ju përshendesim përzemërsisht nga Drenica. Lavdi të rënve për liri. Nga një grup shokësh, Të nënshkruar: Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri. Një sqarim për lexuesit: Kush janë të nënshkruarit e kush është “Veshi” - “Rafeta”ishte pseudonimi i Adem Jasharit, - “Gipa” ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadës “Fehmi Lladrovci”- vrarë në luftë), - “Zena” ishte Zenun Kodra, -“Dili”ishte Fadil Kodra, -“Nura” ishte Nuredin Lushtaku, -“Dyli” ishte Hamëz Jashari, -“Gafurri” ishte Abedin Rexha, i njohur më vonë si “Sandakani”, komandant brigade, i vrarë në luftë. Nga shtatë të nënshkruarit, katër janë vrarë në luftë, tre të tjerët janë sot në TMK, me gradat superiore, gjeneral major e më tej. Ndërsa “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit – gjatë luftës i caktuar me detyra të një rëndësie të veçantë pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës, si përfaqsues i saj në Shqipëri dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
  • 4. Jam mrekulluar gjithnjë prej kësaj letre, që kur e kam pasur në duar për herë të parë, mrekullohem edhe tani. Përgjithsisht aksionet e ndryshme të UÇK-së janë informuar në Shtabin e Përgjithshëm ose në Kryesinë e Organizatës. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo letër, e shkruar thjeshtë, nga njëherë duke i rënë shkurt disa ngjarjeve, ajo ka në vete edhe një vlerë të madhe: Asnjëherë e askund nuk mund të gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra të përveçëm, se ishte ai apo isha unë, por gjithçka mbeti në emërin e shokëve dhe të luftëtarëve të lirisë. Rreth tre muaj pas kësaj letra Adem Jashari u vra në luftë. Mirëpo kushdo që ka rastin të lexojë këto rradhë mund të kuptojë fare mirë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme