Kimikatet dhe shtresa e ozonit
1....Shkarkimet e automjeteve: grimcat, hiri dhe tymi i fabrikave; tymrat e çliruara nga uzinat kimike dhe bërthamore; dhe pesticidet që shpërndan era - të gjitha e ndotin ajrin.
2...Ozoni është nje shtresë e domosdoshme që mbështjell
atmosferën e planetit tonë dhe parandalon rrezet ultravjollcë të dritës së Diellit të depërtojnë në sipërfaqen e Tokës.Pa këtë shtresë efekti shkatërrues i këtyre rrezeve do shkatërronte jetën në tokë.
1. KIMIKATET DHE
SHTRESA E OZONIT
PUNOI: Nxenese …..
SHKOLLA: “ ………..”
KLASA: 퐼푋
PRANOI: …#MesueseAurela ….
2. Ozoni është nje shtresë e domosdoshme që mbështjell
atmosferën e planetit tonë dhe parandalon rrezet ultravjollcë të dritës së
Diellit të depërtojnë në sipërfaqen e Tokës.Pa këtë shtresë efekti shkatërrues i
këtyre rrezeve do shkatërronte jetën në tokë. Dëmtimi i shtresës së Ozonit
ndikon në jetën në Tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale. Atomi
i oksigjenit në natyrë shfaqet në dy forma të ndryshme (ose modifikime
alotropike) njëra është oksigjeni i zakonshëm "O2" dhe molekula tjetër "O3"
prej tre atomeve të oksigjenit e cila quhet Ozon. Ozoni është gaz helmues më
ngjyre të kaltër të çeltë, me erë karakteristikë e cila hetohet edhe në
përqëndrim më të vogël së 0,01 ppm.Në shtresat e ulta të atmosferës gjendet
në sasi të vogla. Në një milion molekula të oksigjenit njëra është molekulë e
ozonit. Pra, ozoni ndodhet në sasi të vogla në të gjitha shtresat e
atmosferës.Shtresa e Ozonit është shumë e rëndësishme per vazhdimësinë e
jetës sonë.
3. Shkarkimet e automjeteve: grimcat, hiri dhe tymi i fabrikave; tymrat e çliruara
nga uzinat kimike dhe bërthamore; dhe pesticidet që shpërndan era - të gjitha
e ndotin ajrin. Klorofluorokarbonet dhe dyoksidi i karbonit ndotin atmosferën,
duke çuar në shterimin e ozonit dhe ngrohjen globale.Kimikatet industriale,
pesticidet bujqësore, herbicidet që përdoren në pyje dhe grumbullimet e
plehrave që kullojnë, ndotin ujërat e rrjedhshëm. Pesticidet, plehrat kimike,
konservuesit dhe lëndët e shtuara dëmtojnë ushqimet që marrim. Grumbullimi
i ndotësave te indet dhjamore çojnë në rreziqe më të mëdha për ata të cilët
konsumojnë produkte shtazore. Bojërat me bazë plumbi (tani të
kundraligjshme), që përdoreshin për shtëpitë përpara vitit 1978, mund të
pengojnë zhvillimin e fëmijëve të vegjël që i kapërdijnë. Nënat me të ardhura
të pakta që jetojnë në shtëpi nën normë, mund ta kenë shumë të vështirë që
t'i lyejnë shtëpitë dhe, njëkohësisht, të bëjnë provat, t'i mbrojnë dhe t'i
mjekojnë fëmijët e tyre. Produktet për pastrimin e shtëpive dhe për kujdesin
personal, si dhe kimikatet që përdoren në pastrimin kimik mund të prodhojnë
avuj dhe mbeturina toksike. Formaldehyde (te qilimat, tavolina e hekurosjes,
materiali izolues) dhe gazi i radonit rrezikojnë shtëpitë, shkollat dhe godina të
tjera publike. Avujt kimikë, monoksidi i karbonit dhe ndotësa të tjerë të ajrit
mund të prishin gjendjet shpirtërore dhe të dëmtojnë funksionimin mendor.
Substancat ozonholluese jane :
4. CFC- klorfluorkarbone qe ndryshe quhen “freone”. Disa
prej tyre perdoren ne teknologjite e ftohjes dhe
frigoriferit , kondicionerit , bomboles , zjarrfikeses etj .
HCFC-tetraklorurmetani
Metil bromiti - perdoret ne bujqesi
Tretesit organike
Gazet – qe dalin nga diegia e karburanteve te makinave
Tymrat e fabrikave , uzinave
Vrima më e madhe e Ozonit është regjistruar në
Antartik në vitin 2006. Freonet dhe Halonet janë
subsancat të cilat ndikojnë në zvogëlimin e sasisë
së Oksigjenit në Atmosferë, prandaj njerëzimi duhet
5. të bëjë diçka që ta ndalojë këtë fenomen. Me
hollimin e shtreses se ozonit ne siperfaqen e Tokes
mberrijne me shume rreze ultravjollce. Ekspozimi i
gjate ndaj rrezeve ultravjollce eshte i lidhur ngushte
me shume problem shendetesore te njeriut, si katarakta(tek syte), kanceri i
lekures, dhe dobesimi i sistemit imunitar. Lentja e syrit te njeriut permban
protein transparente te cilat zevendesohen me nje ritem shume te
ngadalte. Ekspozimi ndaj radiacionit ultraviollce (UV) i demton keto protein
dhe me kalimin e kohes demi zmadhohet; formohet katarakta dhe lentja behet
e mjegullt.
Londër, 3 tetor 2011 (MIA) - Në lartësi prej 20 km. mbi Arktik
është dëmtuar 80 për qind nga shtresa e Ozonit, lajmëroi BBC
duke cituar konkluzione nga studimi i një ekipi të
shkencëtarëve, të publikuara në revistën Natyra.Arsyeja për
6. "vrimën e Ozonit" është mbajtja e pazakontë e gjatë e stuhisë
së ftohtë në stratosferë kur kimikatet e klorit të cilat e
dëmtojnë ozonin janë më aktive. Ekipi i shkencëtarëve tha se
është e pamundur që të parashikohet nëse do të ketë dëme të
reja.Kimikatet të cilat e shkatërrojnë Ozonin rrjedhin nga
substanca si klorofluorkarbonat.Ndikimi i tyre dëmtues së pari
është regjistruar në Antarktik në të cilin çdo dimër në mënyrë
serioze regjistrohet dëmtim i shtresës së Ozonit.Madhësia dhe
gjendja e "vrimës së Ozonit" ndryshohet nga koha në kohë
varësisht nga lëvizja e stuhive të ftohta kundrejt jugut ose
veriut.Klori mbetet në pjesët e sipërme të atmosferës me
dekada dhe me siguri do të nevojitet të paktën gjysmë shekulli
që të kthehet në gjendjen fillestare shtresa e Ozonit mbi
Arktik.
Ne 1987, perfaqesuesuit e shume vendeve u takuan ne Montreal per te
firmosur Protokollin e Montrealit, nje mareveshje qe (fillimisht) u zotua te
reduktonte me 50% prodhimin e CFC-ve brenda 1998-es. Por, pasi
shkencetaret raportuan se shtresa e ozonit ishte holluar edhe ne zonat e
shume populluara te hemisferes veriore, Protokolli i Montrealit u modifikua qe
7. te perfshinte masa me te rrepta per kufizimin e prodhimit te CFC-ve.
Kompanite industriale qe merreshin me prodhimin e CFC-ve, gjeten
menjehere zevendesues. Prodhimi i CFC-ve, tetraklorurit te karbonit, dhe metil
kloroformi u ndalua teresisht ne SHBA dhe shtete te tjera te zhvilluara pepara
1996, me perjashtimin e nje sasie te vogel qe eksportohej drejt vendeve ne
zhvillim. Stoqet, gjithsesi, mund te perdoreshin edhe pas afatit te fundit.
Vendet ne zhvillim e ndaluan teresisht perdorimin e CFC-ve ne 2005.
Perdorimi i bromurit te metilit ne vendet e zhvilluara, u mendua se do te
ndalohej teresisht perpara 2005, te cilat jane pergjegjese per perdorimin e
80% te atij kimikati.
Matjet me satelit te bera ne 1997 dhane proven e pare se niveli i
gazeve/kimikateve qe shkaterronin/hollonin shteresen e ozonit ne stratosfere,
po fillonin te reduktoheshin. Ne vitet 2000, erdhen shenjat e para te qarta te
riperteritjes se shtreses se ozonit.
Gjithsesi, nivelet atmosferike te dy kimikateve (CFC-12 dhe halon-1211) ende ne
prodhim nga vendet ne zhvillim, mund te jene rritur. CFC-te jane
jashtezakonisht te qendrueshme, dhe ato(gazet) e prodhuara sot me shume
mundesi do te vazhdojne te ndikojne ne hollimin e ozonit stratosferik ne 50
vitet e ardhshme, te pakten!