SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 11
Gramoz S. Halili 
Plisi i Bardhë Shqiptar Hynor dhe origjina Shqiptarë
Plisat e bardhë, plisat e shqiptarve! Bota naive nuk e di ! Bota e keqe dhe ziliqare, e di mirë dhe 
është munduar me çdo mjet e kusht, me çdo mënyrë që t`i zhdukë… sepse plisat tregojnë, 
dëshmojnë, trashëgiminë. Plisat tregojnë, dëshmojnë, kush kanë qenë dhe kush janë Barinjt e 
vërtetë, Trashëgimtarët e Abelit! 
Legjenda thote se, Plisi, symbolizon gjysmen e vezez hyjnore, nga e cila veze doli Perendia 
Shqiponje apo Skifteri dukë fluturuar, me krahet e ti krijoj çdo gje, me pak fjale krijoj jeten. 
Eshte mjaft interesante te vezhgosh se si p.sh. nusja kur hyne per here te pare ne shtepi te 
dhendrit, asaj, i duhet te ulet ne nje Plis te kthyer mbrapsht dhe ta vendose nje Plis tjeter ne koke. 
Ne kete tradite kulturore Shqiptare, me ritin e nuses, ne shqiptaret, nuk bejme gje tjeter, se 
shprehim nje skene te gjenezit, pra, siç perendia doli nga veza hyjnore, apo veza e botrave, dhe 
solli jeten, ashtu edhe nusja “del nga veza” dhe sjell jeten ne ate shtepi ku martohet. 
Perveç kesaje nusja ben dhe nje “TEMENA” që dmth Te mendja apo nje kujtese qe na ben te 
kujtojm perardhjen tone te lashte mira vjeçare. Kur nusja fillon Temenane ajo ben disa livizje me 
duar si kujtim te Shqiponjes kur Krijoj Zoti Boten dhe ne fund te Temenase nusja e ben me dy 
duart shenjen e Shqiponjes, pra kjo tradite qe ne e trashiguam dhe e ruajtem deri ne ditet tona sot 
dhe si nje besim i pare i njeriut tek perendija qe ne fillim te krejimit te botes, kjo tregon origjinen 
tone te lashte Pellazgo-Iliro-Shqiptare. 
Plisi i bardhe perfaqson pastertinë, mençurinë, urtinë, burrërin, 
perzgjedhjen prej Hyjit si barinj delësh dhe shpirtrash. 
——————————————————————– 
Shkrim nga Bibla Shenjte per djalin e pare të Adamit e Evës Kainin xheloz dhe djalin e dytë 
Abelin rojtarin e vërtetë. ZANAFILLA: 4. KAINI E ABELI 
1 Njeriu e njohi Evën, gruan e vet. Ajo ngjizi dhe lindi Kainin e tha: “Prej Zotit e fitova një 
njeri.” 
2 Pastaj lindi Abelin, vëllanë e tij. Abeli ishte bari delesh, kurse Kaini bujk. 
3 Pas disa kohësh Kaini i kushtoi Zotit fli prej fryteve të tokës. 
4 Po ashtu edhe Abeli kushtoi prej të parëlindurve të grigjës së vet bashkë me dhjamin e tyre. 
Zoti e pëlqeu Abelin dhe flinë e tij, 
5 kurse as Kainin e as flinë e tij s’e pëlqeu fare. Kaini u zemërua për së tepërmi dhe u çart në 
fytyrë. 
6 Zoti i tha: “Përse je zemëruar dhe rri kokulur? 
7 Sepse, nëse vepron mirë, a nuk do ta mbash kokën lart? E po s’veprove mirë, në pritë te dera e 
ke mëkatin; ai të lakmon ty; porse ti duhet ta mbizotërosh”.
8 Kaini i tha vëllait të vet Abelit: “Të dalim jashtë”! Kur u gjetën në fushë, Kaini u hodh mbi 
vëllanë e vet Abelin dhe e vrau. 
9 Atëherë Zoti e pyeti Kainin: “Ku është vëllai yt, Abeli”? Ky iu përgjigj: “Nuk di. Pse a mos 
jam unë rojtari i tim vëllai”? 
10 Zoti i tha: “Po çka bëre?! Zëri i gjakut të vëllait tënd bërtet tek unë prej dheut. 
11 Prandaj qofsh mallkuar e dëbuar nga ara, e cila e hapi gojën dhe e përpiu gjakun e vëllait tënd 
të derdhur prej dorës sate! 
12 Kur ta punosh tokën, ajo s’do t’i japë më frytet e veta. Do të jesh endacak dhe rravgues 
përmbi tokë”. 
13 Kaini i tha Zotit: “Ndëshkimi im është më i madh nga sa mund të mbart. 
14 Ja! Ti po më dëbon sot prej tokës së pëlleshme dhe më duhet të fshehem prej fytyrës sate dhe 
do të jem rravgues dhe endacak përmbi tokë. Këndej, edhe kushdo që të më gjejë, do të më 
vrasë”. 
15 Por, Zoti i tha: “Jo, pra, assesi s’do të ndodhë ashtu, sepse kushdo që ta vrasë Kainin, do të 
ndëshkohet shtatëfish”! E Zoti i vuri Kainit një shenjë që të mos e vrasë askush që do ta gjente. 
16 Kaini iku prej pranisë së Zotit dhe zuri vend në dheun e Nodit, në lindje të Edenit. 
—————————————————————————————– 
Data 06 Prill 2015 e Plisit Bardh Shqiptar është zgjedhur si kujtim i Kryengritjës Shqiptarë ndaj 
Turqvë dhe Serbvë dhe Shpalljës së Pavarsisë gjithashtu si shëmbull i vërtetë i bashkimit dhe i 
mirkuptimit mes Shqiptarvë të Krishtër e Musliman për të mirën e Kombit Shqiptar kundër 
armiqvë shkullor. Kujtohët dhe nderohët 104 vjetori Kryengritjës Kombtarë Shqiptarë. 
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 – Ngritja e Flamurit Shqiptar 
Me 6 Prill 1911 gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e 
Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi Flamurin Shqiptar kuq e zi 
në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit. 
Ngritja e Flamurit Shqiptarë ishte edhe kulminacioni i Kryengritjes dhe treguesi më i qartë se 
qëllimi e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe 
shtet shqiptar. 
Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, 
Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe.
Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, në 
krye me kryeprisin e Kryengritjes Dedë Gjon Lulit. 
Hotit i prinë: Dedë Gjon Luli (vojvodë i Traboinit-Hotit), Nikë Gjelosh Luli, Gjekë Marash 
Gjeloshi, Gjon Nikë Plluci, Lulash Zeka, Zef Lan Ula, Kolë Marash Vata, Dedë Gjoni, të gjithë 
nga bajraku i Traboinit. 
Nga Rapsha e Hotit, Gjeto Marku, Lucë Muça, Zef Marashi, Luc Marku, Tomë Nikolla 
(vojvodë) dhe Gjon Pllumi. 
Grudës i prinë: Dedë Nikë Martini (bajraktarë i Grudës), Sokol Baci (vojvodë), Kolë Zefi, Tomë 
Zoli, Marash Dashi, Marash Ujka, Lucë Gjeloshi, Kolë Deda (vojvodë), Tomë Gjoni si dhe 
Prenk Ujka e në disa dokumente përmendet edhe e bija e Smajl Martinit (bajraktarë i parë i 
Grudës), Tringë Smajlja. 
Kastratit (Selcës) i prinë: Dodë Prëçi (bajraktarë i Kastratit), Nikollë Doda, Mark Dashi, Mirash 
Luca, Gjelosh Gjoka (vojvodë), Pjetër Gjoka, Dedush Marashi dhe Lulash Dashi. 
Këlmendit i prinë: Palë Luca (vojvodë), Lucë Marku, Vocërr Preçi, Lucë Gjoni dhe bajraktari 
Gjon Voci. 
Vuklit i prinë: Gjon Uci (bajraktarë), Dosh Prenka, Zef Uci (vojvodë) dhe Lul Rapuka. 
Nga Nikçi: Gjon Sokoli dhe Lulash Kolë Shyti. 
Nga Shkreli: Tomë Nika, Prelë Prëka dhe Zef Mali. 
Nga Shala: Mehmet Shpendi (vojvodë), Marash Delia, Mark Alia. 
Në Kryengrtije morën pjesë edhe Trieshi e Koja edhe pse në atë kohë ishin nën Mal të Zi. 
Kojën e udhëhoqi bajraktari Prëtash Zeka. 
Shpërthimi i kryengritjes dhe veprimet luftarake (mars – fillimi i qershorit 1911) 
Kryengritja filloi më 24 mars të vitit 1911 kur malësorët e Hotit, të udhëhequr nga Dedë Gjon 
Luli, nga Gjek Marash Gjeloshi e të tjerë, filluan veprimet e armatosura dhe sulmuan fortifikatën 
kufitare të Rapshës. Lëvizja u shtri shumë shpejt në Grudë, në Kelmend dhe në Kastrat. 
Shpërthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke në Shkodër. Autoritetet 
osmane menduan të përdornin si mjet për ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar 
të nxisnin përçarjet e grindjet fetare ndërmjet shqiptarëve myslimanë e katolikë. Në të njëjtën 
kohë xhonturqit hapën fjalë në të katër anët, se malësorët kryengritës ishin veglat e krajlit të 
Malit të Zi, domethënë të një shteti të krishterë. Për të nxitur konfliktin ndërmjet shqiptarëve, 
autoritetet osmane u shpërndanë myslimanëve të qytetit dhe të rajoneve përreth 4 000 armë. Por 
popullsia myslimane e priti me shpërfillje këtë propagandë. Vetëm një pjesë e vogël e atyre që 
morën armë luftuan kundër malësorëve. Edhe këta nuk i shqetësonte përkatësia fetare e Malit të 
Zi, por synimet e tij tashmë të njohura ndaj trevave shqiptare dhe vetë qytetit të Shkodrës. 
Kryengritja përfshiu menjëherë krahinat e Malësisë së Madhe. Numri i kryengritësve arriti 
brenda pak ditësh në 3 000 veta. Më 28 mars kryengritësit morën qytezën e Tuzit. Garnizoni i 
vogël ushtarak dhe qeveritarët u detyruan të mbylleshin në kalanë e quajtur Shipshanik, që 
ndodhej në krye të saj. Më 30 mars 400 malësorë sulmuan Koplikun, por u tërhoqën për mungesë 
armësh e municionesh.
Më 30 mars u bë në Cetinë mbledhja e udhëheqësve të kryengritjes, e cila miratoi një 
memorandum drejtuar Fuqive të Mëdha. Në këtë dokument kërkohej paprekshmëria e territoreve 
shqiptare; të njihej gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në të katër vilajetet, në zyra e gjyqe dhe si gjuhë 
mësimi në shkolla; të gjithë nëpunësit në Shqipëri të ishin shqiptarë dhe të njihej zyrtarisht 
kombësia shqiptare; të ardhurat buxhetore të shpenzoheshin në dobi të vendit; ushtarët shqiptarë 
të mos shërbenin jashtë trojeve shqiptare, me përjashtim të rasteve të luftës. Memorandumi ishte 
nënshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng 
Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohës theksonte se, megjithëse kryengritja zhvillohej në një 
trevë të ngushtë, të banuar kryesisht nga katolikë, kryengritësit dolën me kërkesa kombëtare. Ata 
në thelb kërkuan autonominë e Shqipërisë. 
Më 6 prill 1911 u zhvilluan përleshje të ashpra ndërmjet malësorëve dhe forcave turke prej Tuzit 
deri në Kastrat. Por luftimet më të rrepta u zhvilluan atë ditë pranë Deçiqit, ku u asgjësuan 30 
ushtarë, ndërsa nga kryengritësit mbetën në fushën e luftës shtatë veta, midis të cilëve ishte edhe 
prijësi i tyre, Nish Gjelosh Luli. 
Më 8 prill 200 malësorë u bënë ballë në afërsi të Kastratit për gjashtë orë rresht 1 200 forcave 
xhonturke, të cilat pas tërheqjes së kryengritësve plaçkitën dhe dogjën Bajzën e Kastratit. 
Me qëllim që t’i fuste shqiptarët në mes dy zjarresh, komanda e ushtrisë osmane dërgoi nga 
Gjakova katër batalione nën drejtimin e Ethem Pashës. Kur po vinte nga Gucia, natën e 16 prillit, 
ushtria osmane u sulmua te Hani i Gropës nga banorët e Selcës. Ajo nuk arriti të vazhdonte 
marshimin drejt teatrit kryesor të luftimeve përreth Tuzit. 
Për tri javë rresht xhonturqit nuk mundën jo vetëm t’i nënshtronin malësorët, por as të lidheshin 
me garnizonin e rrethuar të Tuzit dhe të përforcoheshin në Deçiq. 
Fillimi i parakohshëm i kryengritjes në Veri, që ndodhi për shkak të presioneve të qeverisë 
malazeze, pengoi përhapjen e saj të menjëhershme në viset e tjera më të afërme. Kryengritja e 
malësorëve i gjeti këto pjesë të vendit ende të papërgatitura dhe të paorganizuara për veprime të 
armatosura të përbashkëta. Trevat veriore të vendit, sidomos Kosova, Mirdita e krahinat e tjera, 
ishin të çarmatosura nga ekspedita e vitit 1910. Megjithatë, Isa Boletini dhe Sulejman Batusha 
nuk hoqën dorë nga përpjekjet për zgjerimin e kryengritjes në viset e Rrafshit të Dukagjinit. 
Në këto rrethana kryengritësit e Veriut iu drejtuan shqiptarëve të Jugut duke u bërë thirrje që të 
bashkoheshin me ta. Më 15 prill 1911 përfaqësues të Kosovës çuan në viset jugore thirrjen që Isa 
Boletini e kishte lëshuar disa kohë më parë (më 23 mars) nga malet e Shqipërisë, në të cilën 
thuhej: “… Na i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk kemi frikë qoftë dhe sikur 
qeveria të dërgonte të gjitha ushtritë e saj… Ju duhet sa më shpejt që të jetë e mundun të dërgoni 
njerëz dhe të përgatitni popullin … Na nuk duhet ta humbim rasën e favorshme që kemi sot”. 
Kryengritja e Veriut vuri në lëvizje edhe përkrahësit e veprimeve të armatosura në jug të vendit. 
U krijuan komitete të reja, si “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, që dërguan përfaqësuesit e tyre në 
Kosovë. Në Kolonjë u mbajt një mbledhje e udhëheqësve të lëvizjes, ku morën pjesë edhe 
emisarët kosovarë që sollën letrën e Isa Boletinit. Këtu u vendos të shpejtohej organizimi i çetave 
dhe në fillim të qershorit të niste kryengritja edhe në jug të vendit.
Përkrahësit e veprimeve kryengritëse iu drejtuan popullit me këto fjalë: “Vëllezërit tanë, gegët, 
po na ftojnë ne të bijt e Pirros, që t’u vijmë në ndihmë, e prandaj çdo shqiptar e ka detyrë të 
marrë hutën në krah e të bashkohet me kryengritësit e të mos lëmë të na turpërohet “Baba 
Tomori” i shenjtëruar që po buçet. Duam, pra, lirinë dhe vetëqeverisjen e Shqipërisë, duam të 
drejtat tona dhe do t’i kërkojmë gjersa të shuhemi të gjithë”. 
Në vilajetin e Janinës, në rajonet e Korçës, të Elbasanit, të Dibrës dhe të Ohrit komitetet e 
fshehta filluan të shpërndanin armë dhe të organizonin çeta. Më 16 prill u organizua në 
Manastirin e Cepos një mbledhje me krerët e kryengritësve të Gjirokastrës, të Delvinës dhe të 
viseve të tjera të Shqipërisë së Jugut, të cilët u betuan për t’u ngritur në luftë të armatosur kundër 
Perandorisë Osmane. 
Mirëpo, për shkak të qëndrimit pritës të elementëve të moderuar e të lëkundshëm dhe të trysnisë 
së faktorëve të jashtëm, Komiteti i Manastirit i shtyti përgatitjet për kryengritje në një kohë të 
pacaktuar, por gjithnjë brenda vitit 1911. 
Më 17 prill zbarkoi në Shëngjin gjenerali turk Shefqet Turgut pasha me tetë batalione, 5 000 
ushtarë, dy bateri malore, një divizion mitralier, 800 kuaj, 10 000 pushkë dhe materiale të shumta 
luftarake. Në të njëjtën kohë 20 000 ushtarë të tjerë po mobilizoheshin në Anadoll, përveç 
batalioneve të rezervistëve që do të rekrutoheshin në Rumeli, në Turqinë Evropiane. Me Shefqet 
Turgut pashën erdhi edhe Preng Bibë Doda, i thirrur nga Vjena prej xhonturqve për të qetësuar 
Mirditën dhe për të penguar bashkimin e saj me kryengritjen. 
Ushtritë osmane me rrugë detare erdhën e zbarkuan në Shkodër më 18 prill. Mbërritja e forcave 
të reja osmane nuk i ndali sulmet e kryengritësve, në radhët e të cilëve luftonin edhe atdhetarë të 
tillë, si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi e të tjerë. Më 22 prill dështoi kundërsulmi që forcat xhonturke 
ndërmorën nga ana e Shipshanikut dhe e Deçiqit. 
Në proklamatën e publikuar më 1 maj 1911, të shkruar në shqip, frëngjisht, gjermanisht e italisht, 
kryengritësit parashtruan edhe njëherë programin e tyre autonomist. Pasi flitej për vendosjen pas 
Revolucionit të regjimit xhonturk, të cilin e përkrahën edhe shqiptarët, në proklamatë shpalleshin 
këto kërkesa të kryengritësve: 1) Shqipëria të bëhej vetëqeverimtare me sigurim të qeverive të 
mëdha nën hije të Turqisë; 2) Shkollat shqipe të mbaheshin prej qeverisë; 3) Ushtarët shqiptarë 
të mos dilnin jashtë kufijve të Shqipërisë, përveç se në rast lufte. 
Ndërkaq, përpjekjet luftarake u bënë më të shpeshta dhe më të rrepta. Më 3 maj u zhvillua një 
nga përleshjet më të mëdha të kryengritësve me forcat osmane, pas së cilës u hap rruga për në 
qendrën e vilajetit, në Shkodër. Luigj Gurakuqi shkruante ato ditë se “do të kishim marrë 
Shkodrën, po të kishim pasë armë”. 
Ngjarjet e Kryengritjes shqiptare të vitit 1911 patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Me 
kryengritësit u bashkuan, sado të paktë, edhe vullnetarë nga Italia e Bullgaria. Shtypi i huaj 
shkruante për trimërinë e grave shqiptare, për “amazonat shqiptare”, të cilat, krahas burrave, 
prindërve dhe vëllezërve të tyre, luftonin kundër pushtuesve osmanë. 
Një veprimtari të gjerë në të mirë të kryengritjes zhvilloi brenda vendit “Shoqëria e Zezë për
Shpëtim”. Ajo punoi për mbledhjen e ndihmave për kryengritësit e Veriut në emër të Lidhjes 
“Për Liri o për Vdekje”. 
Në kolonitë e mërgimit në Amerikë, në Bullgari, në Rumani, në Egjipt (Misir) etj., mbaheshin 
konferenca për Shqipërinë dhe për luftën e shqiptarëve kundër sunduesve osmanë. Shqiptarët e 
Amerikës mblodhën për kryengritësit një shumë të madhe të hollash. U vendos që 30 vullnetarë 
të shkonin nga Amerika në Shqipërinë e Jugut (Toskëri) për të shtrirë edhe atje kryengritjen. Fan 
S. Noli dhe atdhetarë të tjerë u përpoqën të siguronin përkrahjen e Greqisë, por Athina përsëri, 
ashtu si më parë, këmbënguli që kryengritja shqiptare të zhvillohej vetëm në veri të lumit 
Shkumbin. 
Gjatë muajit maj patriotët shqiptarë të grumbulluar në Korfuz, si Nikollë Ivanaj, Themistokli 
Gërmenji, Ismail Qemali, Pandeli Cale, Stefan Kondillari, Spiro Bellkameni e të tjerë, krijuan një 
degë të komitetit shqiptar të Barit. Ndërkaq u shtuan përpjekjet për organizimin e kryengritjes në 
Shqipërinë e Jugut, ku po punohej për sigurimin e armëve. 
Më 9 maj Shefqet Turgut pasha në përgjigje të proklamatës së kryengritësve të datës 1 maj 1911, 
publikoi shpalljen, ku thuhej se udhëheqësit e kryengritjes do t’i jepeshin gjyqit ushtarak, ndërsa 
ata që do të dorëzoheshin brenda pesë ditëve, duke dhënë armët e duke iu nënshtruar ligjeve e 
urdhrave të qeverisë, do të përfitonin nga mëshira e saj. Në shpallje thuhej se, po të qëllohej 
kundër ushtarëve, do të dënohej së bashku me fajtorin edhe pleqësia e katundit. Urdhërohej që 
frëngjitë e kullave të malësorëve të hapeshin një kut të gjëra e të gjata ose të mbylleshin krejt. 
Shpallja ra në duart e kryengritësve më 11 maj, ditën e vendosjes së shtetrrethimit dhe të krijimit 
të gjykatës ushtarake në Shkodër. Shefqet Turgut pasha kishte kohë që po merrte masat shtypëse, 
internonte familjet e pjesëmarrësve të kryengritjes dhe të atyre që dyshoheshin se kishin 
ndihmuar kryengritjen (pika 8 e shpalljes). 
Kryengritësit iu përgjigjën thirrjes së Shefqet Turgut pashës me një deklaratë që u miratua në 
mbledhjen e mbajtur në Pikalë, të nënshkruar nga 60 udhëheqës të tyre, e cila iu dorëzua 
konsujve të huaj në Cetinë. Në këtë dokument thuhej se qysh nga dita kur ushtritë osmane kanë 
rrënuar e djegur shtëpitë e malësorëve shqiptarë, kanë dhunuar nderin e shqiptarit dhe kanë 
mbytur fëmijët, ata vendosën “me qëndrue derisa t’u jesi ma e mbramja pikë e gjakut ndër dej” 
dhe e “grishnin” gjeneralin turk “me dalë në lamë të luftës”. 
Pa pritur të mbaronte ende afati i armëpushimit të caktuar në shpalljen e tij, Shefqet Turgut pasha 
më 14 maj goditi befasisht malësorët. Ushtria osmane prej 6 000 vetash, e pajisur me artileri e 
mitraloza, u hodh sërish mbi Deçiq. “Forcat morën këto pozita, – shkruante konsulli austriak në 
Shkodër, – duke i dëbuar rrebelët pllambë për pllambë”. 
Pas këtij operacioni turqit mundën të forcoheshin në vijën Tuz-Deçiq-Kastrat, ku vendosën 6 000 
ushtarë në drejtim të Shipshanikut dhe 5 000 të tjerë nga ana e Koplikut. Nga ana e Gucisë 
vijonte të ushtronte presion mbi kryengritësit në drejtim të Selcës një forcë e komanduar nga 
Ethem Pasha, e cila kishte arritur në 8 batalione. Ajo i mbajti të ngujuara forcat kryengritëse të 
Kelmendit pa arritur të bëjë asnjë hap përpara u detyrua të kthehej në Guci. 
Përballë këtyre forcave osmane, pa llogaritur trupat e shumta të dislokuara në Fushë të Shtojit
pranë Shkodrës, qëndronin vetëm 2 000 kryengritës shqiptarë, të përqendruar në mes të Dinoshës 
dhe Tuzit. 
Shefqet Turgut pasha, duke përdorur artilerinë, shkatërroi të gjitha katundet që bënë qëndresë. 
Ushtria osmane nuk kurseu as malësorët myslimanë. Për t’u shpëtuar mizorive xhonturke, shumë 
familje malësore, gra, fëmijë e pleq, vazhdonin të kalonin në Mal të Zi. 
Ndërkaq zhvilloheshin luftimet në Shqipërinë e Veriut. Më 3 qershor 350 malësorë sulmuan 
Lezhën dhe e detyruan garnizonin osman të mbyllej në Atik-Kala. Midis mirditasve, që morën 
pjesë në këtë sulm, kishte edhe shqiptarë myslimanë nga Mati, nga Luma, nga Dibra, madje edhe 
nga Kosova. Kryengritësit prenë komunikimet tokësore e telegrafike midis Lezhës, Shkodrës dhe 
Shëngjinit. 
Por pas ndihmave që ushtrisë osmane filluan t’i vinin nga Shëngjini, kryengritësit u detyruan të 
tërhiqeshin nga Lezha. 
Zgjerimi i kryengritjes shkaktoi reagimin e qarqeve politike të Shteteve të Mëdha. Synimi i 
qeverisë malazeze për t’u përfshirë drejtpërsëdrejti në aksionet luftarake të malësorëve 
kryengritës nuk gjeti miratimin jo vetëm në Serbi, por as në Rusi. Qeveria cariste e kërcënoi 
Cetinën se do t’i ndërpriste subvencionet që i jepte Malit të Zi, në rast se ndihmonte kryengritjen. 
Qeveria austro-hungareze, e shqetësuar nga mundësia e një ndërhyrjeje të Malit të Zi në 
konfliktin shqiptaro-osman, ushtroi trysni mbi Cetinën duke kërkuar që ajo të qëndronte 
asnjanëse. Vjena bëri të gjitha përpjekjet që kryengritja të mos përhapej në viset e tjera. 
Për të penguar sadopak zgjerimin e kryengritjes së malësorëve në krahina të tjera të Shqipërisë, 
Komiteti “Ittihad ve Terekki” (“Bashkim e Përparim”) organizoi udhëtimin e sulltanit plak, 
Mehmet Reshati V, në Kosovë. Mendohej se ky udhëtim i sulltanit do ta lehtësonte “kthimin në 
vathë” të atyre, që ishin larguar nga “vëllazërimi osman”. 
Udhëtimi u organizua në formën e pelegrinazhit në varrin e sulltan Muratit I, të vrarë në Fushë të 
Kosovës. Sulltani udhëtoi vetëm në krahinën e Kosovës për ta veçuar këtë trevë nga kryengritja 
shqiptare në Malësi të Mbishkodrës. Më 15 qershor ai mbërriti në Prishtinë, ku u organizua një 
paradë e madhe ushtarake, por nuk u mblodhën aq njerëz sa pritnin xhonturqit. Nga frika se 
ceremonia në Gazimestan (në tyrben e sulltan Muratit) mund të kthehej në një manifestim 
kundërosman, ajo u mbyll shpejt me largimin prej andej të sulltanit dhe të personaliteteve që e 
shoqëronin. Kjo ndërmarrje e xhonturqve, siç pohojnë bashkëkohësit, s’qe veçse një komedi e 
inskenuar keq. 
Ndërkohë lëvizja kryengritëse filloi të zgjerohej edhe në jug të vendit. Në qershor doli në mal 
çeta e Korçës (me dr. Haki Mborjen në krye) dhe filluan të veprojnë edhe çeta të tjera. Shtrirja e 
lëvizjes së armatosur në jug e shqetësoi Athinën. Gazeta ruse “Ruskoje sllovo”, në një 
korrespondencë nga Athina shkruante: “Shtypi grek, i cili gjer më dje dëftente simpathi për 
kryengritjen shqiptare, sot nga që u hap kryengritja dhe në Epir, e quan veprimin e komitetit të 
shqiptarëve dinak, se kërkon mjeshtërisht ta quaj atë provincë, që është fjeshtë greke, të 
shqiptarizuar”. 
Më 17 qershor Shefqet Turgut pasha në emër të sulltanit shpalli edhe një herë amnistinë për 
kryengritësit që duhej të dorëzoheshin brenda 10 ditëve, duke premtuar gjithashtu 10 000 lira për
shtëpitë e djegura. Në shpalljen që nxori me këtë rast thuhej se qeveria turke do të kujdesej për 
nevojat e vendit, për të shlyer dëmet që u ishin bërë kohët e fundit shqiptarëve, si edhe për të 
siguruar të mirën e qetësinë e popullit. Por në shpallje nuk bëhej fjalë për asnjë nga të drejtat 
kombëtare të shqiptarëve. 
Pas shpalljes së 17 qershorit xhonturqit disa herë u përpoqën të hynin në bisedime me 
kryengritësit, por dështuan, sepse ndeshën në vendosmërinë e tyre për të luftuar deri në fund për 
të drejtat e tyre kombëtare. 
Duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e kryengritësve të Malësisë së Mbishkodrës ishin 
katolikë, Stambolli mendoi se njerëz më të përshtatshëm për të hyrë në bisedime me malësorët 
do të ishin klerikët katolikë. Për këtë Porta e Lartë kërkoi edhe ndihmën e protektores së kultit të 
Austro-Hungarisë. Arkipeshkvi i Shkodrës, Jak Serreqi, që u ngarkua me detyrën e vështirë të 
ndërmjetësit në mes shqiptarëve kryengritës dhe Portës, e mori përsipër këtë rol, por me disa 
kushte. Autoritetet ushtarake e civile turke formuluan programin prej 8 pikash, me të cilin do të 
hyhej në bisedime me malësorët. Këto ishin shumë larg kërkesave të kryengritësve, të kërkesës 
së autonomisë së shpallur nga krerët e tyre qysh në muajin mars. Prandaj pikat e propozuara nuk 
u përfillën nga krerët e kryengritjes. Në këto rrethana misioni i klerikëve, të kryesuar prej Jak 
Serreqit, që u dërgua pranë malësorëve kryengritës, dështoi. 
Numri i refugjatëve në Mal të Zi nga Kosova, nga Malësia e Mbishkodrës dhe nga vetë qyteti i 
Shkodrës, sipas njoftimeve nga Cetina, arriti mbi 7 000 veta. Shumica e tyre qenë strehuar në 
Podgoricë, në Ulqin, në Nikshiq e në vende të tjera. Midis malësorëve të arratisur ishin rreth 400 
veta nga Kastrati, të prirë nga vojvoda Zenel Shabani, 400 të tjerë nga Hoti me Dedë Gjo Lulin 
në krye, 800 nga Shkreli të kryesuar nga vojvoda Prend Marashi, dhe 400 të tjerë nga Gruda me 
bajraktarin Dedë Nikë Martini në krye. Përveç këtyre ishin edhe 1 200 refugjatë nga Kelmendi, 
nga Selca dhe nga Postriba. 
Përkrah burrave luftuan edhe gratë malësore, ndër të cilat u dalluan Tringë Smajlja e Norë Kolja. 
Në luftë merrnin pjesë gjithashtu të rinj 16 vjeçarë dhe pleq deri në 70 vjeç. Vetë udhëheqësi i 
kryengritësve Dedë Gjo Luli ishte 71 vjeç. 
Përfundime 
Kryengritja shqiptare e vitit 1911 përfundoi me një marrëveshje gjysmake për shkak se nuk arriti 
të shndërrohej në një kryengritje të përgjithshme. Ajo nuk arriti ta detyronte qeverinë xhonturke 
të pranonte kërkesat autonomiste të Memorandumit të Greçës. 
Pranimi i kërkesave të Greçës, siç pohonte Ismail Qemali, do të ishte një fitore e nacionalizmit 
shqiptar. Memorandumi ushtroi ndikim të fuqishëm edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë dhe nxiti 
përpjekjet që u bënë për kthimin e kryengritjes së Veriut në një kryengritje të përgjithshme. 
“Libri i Kuq” iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, 
Sadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje. Për të pasur garancinë e Fuqive të 
Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj 
Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të 
Fuqive të Mëdha në Cetinë.
Megjithatë u arrit të vendosen kontakte midis kryengritësve të Shqipërisë së Veriut e asaj të 
Jugut si dhe me kolonitë. Atdhetarë të njohur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, si Ismail 
Qemali, Pandeli Cale, Salih Hoxha etj., u gjendën ato ditë në Mal të Zi, pranë malësorëve. 
Nikollë Ivanaj, Themistokli Gërmenji e Ismail Qemali shkuan gjithashtu në kolonitë për të 
siguruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Luigj Gurakuqi, Nikollë Ivanaj, Fadil Toptani e 
Themistokli Gërmenji vajtën edhe në Korfuz për të punuar që andej për zgjerimin e kryengritjes 
në jug të vendit. 
Por, në kohën kur kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës ishte në kulmin e saj, krahinat e tjera 
ngurruan të ngriheshin. Kosova, e cila nuk kishte kapërcyer pasojat rrënuese të ekspeditës së 
Shefqet Turgut pashës të vitit 1910, e pati të vështirë të hidhej në kryengritje, kurse Mirdita, nën 
ndikimin e Preng Bib Dodës dhe e çoroditur nga aksioni i Terenc Toçit, mbajti përgjithësisht 
qëndrim pritës. Komitetet e Jugut, të shqetësuar nga qëndrimi armiqësor i qeverisë greke, 
ngurruan të fillonin kryengritjen qysh në periudhën e parë, në maj – fillimi i qershorit, kur situata 
ishte më e volitshme për shpërthimin e saj. Lëvizja kryengritëse në Shqipërinë e Jugut shpërtheu 
nisi në korrik-gusht të vitit 1911, kur kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kishte 
filluar të binte e të dobësohej. 
Kryengritja u zhvillua në kushte të vështira brenda vendit dhe në rrethana jo të favorshme 
ndërkombëtare. Shtetet ballkanike, duke e vlerësuar autonominë e Shqipërisë si një pengesë për 
plotësimin e synimeve të tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare, vunë të gjitha forcat për ta 
penguar Kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës dhe për të mos lejuar që ajo të kthehej në 
kryengritje të përgjithshme. 
Kryengritja e malësorëve ndeshi edhe në kundërshtimin e shteteve evropiane, sidomos të Rusisë 
e të Austro-Hungarisë, të cilat nuk donin turbullira në Ballkan. Në mënyrë të veçantë, u aktivizua 
monarkia Habsburge, e cila pengoi shtrirjen e kryengritjes në të gjithë vendin dhe u përpoq ta 
mbante lëvizjen shqiptare brenda kuadrit të kërkesave kulturore. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe 
Italia. 
Megjithëse Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti të ndërtojë objektivat themelorë të Lëvizjes 
Kombëtare Shqiptare, ajo zë një vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Ajo shënoi 
një hap cilësor përpara në organizimin e lëvizjes kombëtare dhe ngriti në një shkallë më të lartë 
ndërgjegjen politike të shqiptarëve. 
Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, si nga ana organizative, ashtu edhe nga ajo ideore, 
shënoi një hap të madh përpara në krahasim me kryengritjen e vitit 1910. Ajo u zhvillua nën 
udhëheqjen e një qendre të vetme, të Komitetit të Podgoricës. Kulmin e saj kryengritja e arriti në 
qershor, kur duke miratuar (më 23 qershor) Memorandumin e Greçës, shpalli kërkesën e 
autonomisë së Shqipërisë, si program të mbarë lëvizjes kombëtare. Megjithatë, udhëheqja e saj, 
pavarësisht nga përpjekjet që bëri, nuk mundi të tërhiqte në kryengritjen e Shqipërisë së Veriut, 
krahinat e tjera të vendit dhe ta kthente atë në një kryengritje të përgjithshme. 
Kryengritja e vitit 1911 i detyroi pushtuesit osmanë të hynin në bisedime me shqiptarët dhe t’u 
bënin atyre disa lëshime. Megjithëse këto lëshime ishin larg kërkesave kombëtare të shqiptarëve, 
përbënin ndërkaq një mbështetje për kërkesa më të përparuara në të ardhmen. Kryengritja nxori
në pah çështjen shqiptare si një problem ndërkombëtar. Për këtë dëshmon, krahas të tjerave, edhe 
interesimi i diplomacisë angleze për kryengritjen dhe sidomos përkrahja prej Londrës e 
kërkesave kombëtare të shqiptarëve. 
Kryengritja e vitit 1911 mund të mbahet si prologu i Kryengritjes së Përgjithshme shqiptare të 
vitit 1912. 
Qeveria xhonturke edhe pas kësaj kryengritjeje vijoi politikën e saj shtypëse në Shqipëri. Ajo 
nuk u dha shqiptarëve as koncesionet që u bëri gjatë marrëveshjeve me kryengritësit. Sapo 
kryengritësit u kthyen në shtëpitë e tyre dhe u qetësua disi gjendja, ajo rifilloi politikën e 
mëparshme. Megjithëse kërkesat për t’u dhënë të drejta të njëllojta si të malësorëve edhe 
krahinave të tjera të vendit, u parashtruan në çdo anë të Shqipërisë, autoritetet zyrtare në qendër e 
në provinca u përpoqën ta ngushtonin hapësirën e zbatimit të marrëveshjes me kryengritësit 
shqiptarë. Në fillim qeveria ia njohu këto koncesione vetëm sanxhakut të Shkodrës, pastaj vetëm 
zonës së kryengritjes dhe, së fundi, malësorëve të riatdhesuar nga Mali i Zi, por jo gjithë 
Shqipërisë. 
Ndërsa për shqiptarët marrëveshjet me xhonturqit qenë vetëm një armëpushim i përkohshëm i 
nevojshëm për të mbledhur forcat e për t’i dhënë goditjen përfundimtare sundimit osman në 
Shqipëri. 
Pjesë nga: 
Historia e Popullit Shqiptar – Vëllimi 2 – Akademia e Shkencave e Shqipërisë 
Kryengritja e Malësisë e Vitit 1911 – Gjergj Nikprelaj. 
“Jam Pellazg, Ilir, Shqiptar, 
te tregon plisi i bardhe, 
me mikepritje, bujari, 
une jam rrite ne Shqiptari’. 
Plisabardhe e faqebardhe, 
ne kete toke une jam I pare, 
le ta merr veshe bota mbare: 
Jam krenar qe jam Shqiptar!” 
“Aqmiqët e popullit Shqiptarë edhe sot e perdorin të njëjtën armë për ti përqa Shqiptarët mes veti 
sikur në kohën e Kryengritjës Malsisë para 104 vitëvë. 
Shpërthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke në Shkodër. Autoritetet 
osmane menduan të përdornin si mjet për ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar 
të nxisnin përçarjet e grindjet fetare ndërmjet shqiptarëve myslimanë e katolikë.”” 
Sot gjindemi në të njejtën situatë me sikur para 104 vitëvë. 
Pra shumë të dashur vëllezër e motra Shqiptar, të bashkomi si dikur motit të behemi grusht i 
fuqishëm para cdo lloj rreziku e armiku. 
Ti tregojmë gjithvë se ne jemi NJI, jemi Shqiptar e që nuk ka Fe as nuk ka parti e as armik që na 
ndan. Kombi mbi gjitha.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Alesia 06
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuMeriton Salihu
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuAnja Cami
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëIsmet Azizi
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeukoralda
 
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimProgramet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimizjadin olluri
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuOrven Bregu
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareDenis Lezo
 
Shqiptaret me ndikim ne per,osmane
Shqiptaret me ndikim ne per,osmaneShqiptaret me ndikim ne per,osmane
Shqiptaret me ndikim ne per,osmaneJURIST
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani MehmetajMarjan Dodaj
 

Was ist angesagt? (20)

Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
KOSOVA
KOSOVAKOSOVA
KOSOVA
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeuJeta e gjergj kastriotit skenderbeu
Jeta e gjergj kastriotit skenderbeu
 
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisë
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtimProgramet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
Programet serbe fundi shek. XIX, fillimi shek. XX-të për pushtim
 
Kuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhesKuvendi i lezhes
Kuvendi i lezhes
 
Gjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot SkenderbeuGjergj Kastriot Skenderbeu
Gjergj Kastriot Skenderbeu
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 
Shqiptaret me ndikim ne per,osmane
Shqiptaret me ndikim ne per,osmaneShqiptaret me ndikim ne per,osmane
Shqiptaret me ndikim ne per,osmane
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
 
Skënderbeu
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
 
Vendlindja ime
Vendlindja imeVendlindja ime
Vendlindja ime
 
Isa boletini
Isa boletiniIsa boletini
Isa boletini
 

Ähnlich wie Plisi

Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
shqiperia gjate sundimit osman-by silva
shqiperia  gjate  sundimit osman-by silvashqiperia  gjate  sundimit osman-by silva
shqiperia gjate sundimit osman-by silvasasdfghjkl
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
Kallmeti, fakte dhe gojedhena
Kallmeti, fakte dhe gojedhenaKallmeti, fakte dhe gojedhena
Kallmeti, fakte dhe gojedhenaEvaristo Coli
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28Adelina Dani
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIMarjan DODAJ
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Azbiela Meta
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfrefiecehu
 
Kongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësKongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësargjen
 

Ähnlich wie Plisi (20)

Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARËBESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
 
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
 
shqiperia gjate sundimit osman-by silva
shqiperia  gjate  sundimit osman-by silvashqiperia  gjate  sundimit osman-by silva
shqiperia gjate sundimit osman-by silva
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Kallmeti, fakte dhe gojedhena
Kallmeti, fakte dhe gojedhenaKallmeti, fakte dhe gojedhena
Kallmeti, fakte dhe gojedhena
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
 
Kongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësKongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicës
 

Plisi

  • 1. Gramoz S. Halili Plisi i Bardhë Shqiptar Hynor dhe origjina Shqiptarë
  • 2. Plisat e bardhë, plisat e shqiptarve! Bota naive nuk e di ! Bota e keqe dhe ziliqare, e di mirë dhe është munduar me çdo mjet e kusht, me çdo mënyrë që t`i zhdukë… sepse plisat tregojnë, dëshmojnë, trashëgiminë. Plisat tregojnë, dëshmojnë, kush kanë qenë dhe kush janë Barinjt e vërtetë, Trashëgimtarët e Abelit! Legjenda thote se, Plisi, symbolizon gjysmen e vezez hyjnore, nga e cila veze doli Perendia Shqiponje apo Skifteri dukë fluturuar, me krahet e ti krijoj çdo gje, me pak fjale krijoj jeten. Eshte mjaft interesante te vezhgosh se si p.sh. nusja kur hyne per here te pare ne shtepi te dhendrit, asaj, i duhet te ulet ne nje Plis te kthyer mbrapsht dhe ta vendose nje Plis tjeter ne koke. Ne kete tradite kulturore Shqiptare, me ritin e nuses, ne shqiptaret, nuk bejme gje tjeter, se shprehim nje skene te gjenezit, pra, siç perendia doli nga veza hyjnore, apo veza e botrave, dhe solli jeten, ashtu edhe nusja “del nga veza” dhe sjell jeten ne ate shtepi ku martohet. Perveç kesaje nusja ben dhe nje “TEMENA” që dmth Te mendja apo nje kujtese qe na ben te kujtojm perardhjen tone te lashte mira vjeçare. Kur nusja fillon Temenane ajo ben disa livizje me duar si kujtim te Shqiponjes kur Krijoj Zoti Boten dhe ne fund te Temenase nusja e ben me dy duart shenjen e Shqiponjes, pra kjo tradite qe ne e trashiguam dhe e ruajtem deri ne ditet tona sot dhe si nje besim i pare i njeriut tek perendija qe ne fillim te krejimit te botes, kjo tregon origjinen tone te lashte Pellazgo-Iliro-Shqiptare. Plisi i bardhe perfaqson pastertinë, mençurinë, urtinë, burrërin, perzgjedhjen prej Hyjit si barinj delësh dhe shpirtrash. ——————————————————————– Shkrim nga Bibla Shenjte per djalin e pare të Adamit e Evës Kainin xheloz dhe djalin e dytë Abelin rojtarin e vërtetë. ZANAFILLA: 4. KAINI E ABELI 1 Njeriu e njohi Evën, gruan e vet. Ajo ngjizi dhe lindi Kainin e tha: “Prej Zotit e fitova një njeri.” 2 Pastaj lindi Abelin, vëllanë e tij. Abeli ishte bari delesh, kurse Kaini bujk. 3 Pas disa kohësh Kaini i kushtoi Zotit fli prej fryteve të tokës. 4 Po ashtu edhe Abeli kushtoi prej të parëlindurve të grigjës së vet bashkë me dhjamin e tyre. Zoti e pëlqeu Abelin dhe flinë e tij, 5 kurse as Kainin e as flinë e tij s’e pëlqeu fare. Kaini u zemërua për së tepërmi dhe u çart në fytyrë. 6 Zoti i tha: “Përse je zemëruar dhe rri kokulur? 7 Sepse, nëse vepron mirë, a nuk do ta mbash kokën lart? E po s’veprove mirë, në pritë te dera e ke mëkatin; ai të lakmon ty; porse ti duhet ta mbizotërosh”.
  • 3. 8 Kaini i tha vëllait të vet Abelit: “Të dalim jashtë”! Kur u gjetën në fushë, Kaini u hodh mbi vëllanë e vet Abelin dhe e vrau. 9 Atëherë Zoti e pyeti Kainin: “Ku është vëllai yt, Abeli”? Ky iu përgjigj: “Nuk di. Pse a mos jam unë rojtari i tim vëllai”? 10 Zoti i tha: “Po çka bëre?! Zëri i gjakut të vëllait tënd bërtet tek unë prej dheut. 11 Prandaj qofsh mallkuar e dëbuar nga ara, e cila e hapi gojën dhe e përpiu gjakun e vëllait tënd të derdhur prej dorës sate! 12 Kur ta punosh tokën, ajo s’do t’i japë më frytet e veta. Do të jesh endacak dhe rravgues përmbi tokë”. 13 Kaini i tha Zotit: “Ndëshkimi im është më i madh nga sa mund të mbart. 14 Ja! Ti po më dëbon sot prej tokës së pëlleshme dhe më duhet të fshehem prej fytyrës sate dhe do të jem rravgues dhe endacak përmbi tokë. Këndej, edhe kushdo që të më gjejë, do të më vrasë”. 15 Por, Zoti i tha: “Jo, pra, assesi s’do të ndodhë ashtu, sepse kushdo që ta vrasë Kainin, do të ndëshkohet shtatëfish”! E Zoti i vuri Kainit një shenjë që të mos e vrasë askush që do ta gjente. 16 Kaini iku prej pranisë së Zotit dhe zuri vend në dheun e Nodit, në lindje të Edenit. —————————————————————————————– Data 06 Prill 2015 e Plisit Bardh Shqiptar është zgjedhur si kujtim i Kryengritjës Shqiptarë ndaj Turqvë dhe Serbvë dhe Shpalljës së Pavarsisë gjithashtu si shëmbull i vërtetë i bashkimit dhe i mirkuptimit mes Shqiptarvë të Krishtër e Musliman për të mirën e Kombit Shqiptar kundër armiqvë shkullor. Kujtohët dhe nderohët 104 vjetori Kryengritjës Kombtarë Shqiptarë. Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 – Ngritja e Flamurit Shqiptar Me 6 Prill 1911 gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi Flamurin Shqiptar kuq e zi në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit. Ngritja e Flamurit Shqiptarë ishte edhe kulminacioni i Kryengritjes dhe treguesi më i qartë se qëllimi e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet shqiptar. Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe.
  • 4. Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, në krye me kryeprisin e Kryengritjes Dedë Gjon Lulit. Hotit i prinë: Dedë Gjon Luli (vojvodë i Traboinit-Hotit), Nikë Gjelosh Luli, Gjekë Marash Gjeloshi, Gjon Nikë Plluci, Lulash Zeka, Zef Lan Ula, Kolë Marash Vata, Dedë Gjoni, të gjithë nga bajraku i Traboinit. Nga Rapsha e Hotit, Gjeto Marku, Lucë Muça, Zef Marashi, Luc Marku, Tomë Nikolla (vojvodë) dhe Gjon Pllumi. Grudës i prinë: Dedë Nikë Martini (bajraktarë i Grudës), Sokol Baci (vojvodë), Kolë Zefi, Tomë Zoli, Marash Dashi, Marash Ujka, Lucë Gjeloshi, Kolë Deda (vojvodë), Tomë Gjoni si dhe Prenk Ujka e në disa dokumente përmendet edhe e bija e Smajl Martinit (bajraktarë i parë i Grudës), Tringë Smajlja. Kastratit (Selcës) i prinë: Dodë Prëçi (bajraktarë i Kastratit), Nikollë Doda, Mark Dashi, Mirash Luca, Gjelosh Gjoka (vojvodë), Pjetër Gjoka, Dedush Marashi dhe Lulash Dashi. Këlmendit i prinë: Palë Luca (vojvodë), Lucë Marku, Vocërr Preçi, Lucë Gjoni dhe bajraktari Gjon Voci. Vuklit i prinë: Gjon Uci (bajraktarë), Dosh Prenka, Zef Uci (vojvodë) dhe Lul Rapuka. Nga Nikçi: Gjon Sokoli dhe Lulash Kolë Shyti. Nga Shkreli: Tomë Nika, Prelë Prëka dhe Zef Mali. Nga Shala: Mehmet Shpendi (vojvodë), Marash Delia, Mark Alia. Në Kryengrtije morën pjesë edhe Trieshi e Koja edhe pse në atë kohë ishin nën Mal të Zi. Kojën e udhëhoqi bajraktari Prëtash Zeka. Shpërthimi i kryengritjes dhe veprimet luftarake (mars – fillimi i qershorit 1911) Kryengritja filloi më 24 mars të vitit 1911 kur malësorët e Hotit, të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, nga Gjek Marash Gjeloshi e të tjerë, filluan veprimet e armatosura dhe sulmuan fortifikatën kufitare të Rapshës. Lëvizja u shtri shumë shpejt në Grudë, në Kelmend dhe në Kastrat. Shpërthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke në Shkodër. Autoritetet osmane menduan të përdornin si mjet për ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar të nxisnin përçarjet e grindjet fetare ndërmjet shqiptarëve myslimanë e katolikë. Në të njëjtën kohë xhonturqit hapën fjalë në të katër anët, se malësorët kryengritës ishin veglat e krajlit të Malit të Zi, domethënë të një shteti të krishterë. Për të nxitur konfliktin ndërmjet shqiptarëve, autoritetet osmane u shpërndanë myslimanëve të qytetit dhe të rajoneve përreth 4 000 armë. Por popullsia myslimane e priti me shpërfillje këtë propagandë. Vetëm një pjesë e vogël e atyre që morën armë luftuan kundër malësorëve. Edhe këta nuk i shqetësonte përkatësia fetare e Malit të Zi, por synimet e tij tashmë të njohura ndaj trevave shqiptare dhe vetë qytetit të Shkodrës. Kryengritja përfshiu menjëherë krahinat e Malësisë së Madhe. Numri i kryengritësve arriti brenda pak ditësh në 3 000 veta. Më 28 mars kryengritësit morën qytezën e Tuzit. Garnizoni i vogël ushtarak dhe qeveritarët u detyruan të mbylleshin në kalanë e quajtur Shipshanik, që ndodhej në krye të saj. Më 30 mars 400 malësorë sulmuan Koplikun, por u tërhoqën për mungesë armësh e municionesh.
  • 5. Më 30 mars u bë në Cetinë mbledhja e udhëheqësve të kryengritjes, e cila miratoi një memorandum drejtuar Fuqive të Mëdha. Në këtë dokument kërkohej paprekshmëria e territoreve shqiptare; të njihej gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në të katër vilajetet, në zyra e gjyqe dhe si gjuhë mësimi në shkolla; të gjithë nëpunësit në Shqipëri të ishin shqiptarë dhe të njihej zyrtarisht kombësia shqiptare; të ardhurat buxhetore të shpenzoheshin në dobi të vendit; ushtarët shqiptarë të mos shërbenin jashtë trojeve shqiptare, me përjashtim të rasteve të luftës. Memorandumi ishte nënshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohës theksonte se, megjithëse kryengritja zhvillohej në një trevë të ngushtë, të banuar kryesisht nga katolikë, kryengritësit dolën me kërkesa kombëtare. Ata në thelb kërkuan autonominë e Shqipërisë. Më 6 prill 1911 u zhvilluan përleshje të ashpra ndërmjet malësorëve dhe forcave turke prej Tuzit deri në Kastrat. Por luftimet më të rrepta u zhvilluan atë ditë pranë Deçiqit, ku u asgjësuan 30 ushtarë, ndërsa nga kryengritësit mbetën në fushën e luftës shtatë veta, midis të cilëve ishte edhe prijësi i tyre, Nish Gjelosh Luli. Më 8 prill 200 malësorë u bënë ballë në afërsi të Kastratit për gjashtë orë rresht 1 200 forcave xhonturke, të cilat pas tërheqjes së kryengritësve plaçkitën dhe dogjën Bajzën e Kastratit. Me qëllim që t’i fuste shqiptarët në mes dy zjarresh, komanda e ushtrisë osmane dërgoi nga Gjakova katër batalione nën drejtimin e Ethem Pashës. Kur po vinte nga Gucia, natën e 16 prillit, ushtria osmane u sulmua te Hani i Gropës nga banorët e Selcës. Ajo nuk arriti të vazhdonte marshimin drejt teatrit kryesor të luftimeve përreth Tuzit. Për tri javë rresht xhonturqit nuk mundën jo vetëm t’i nënshtronin malësorët, por as të lidheshin me garnizonin e rrethuar të Tuzit dhe të përforcoheshin në Deçiq. Fillimi i parakohshëm i kryengritjes në Veri, që ndodhi për shkak të presioneve të qeverisë malazeze, pengoi përhapjen e saj të menjëhershme në viset e tjera më të afërme. Kryengritja e malësorëve i gjeti këto pjesë të vendit ende të papërgatitura dhe të paorganizuara për veprime të armatosura të përbashkëta. Trevat veriore të vendit, sidomos Kosova, Mirdita e krahinat e tjera, ishin të çarmatosura nga ekspedita e vitit 1910. Megjithatë, Isa Boletini dhe Sulejman Batusha nuk hoqën dorë nga përpjekjet për zgjerimin e kryengritjes në viset e Rrafshit të Dukagjinit. Në këto rrethana kryengritësit e Veriut iu drejtuan shqiptarëve të Jugut duke u bërë thirrje që të bashkoheshin me ta. Më 15 prill 1911 përfaqësues të Kosovës çuan në viset jugore thirrjen që Isa Boletini e kishte lëshuar disa kohë më parë (më 23 mars) nga malet e Shqipërisë, në të cilën thuhej: “… Na i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk kemi frikë qoftë dhe sikur qeveria të dërgonte të gjitha ushtritë e saj… Ju duhet sa më shpejt që të jetë e mundun të dërgoni njerëz dhe të përgatitni popullin … Na nuk duhet ta humbim rasën e favorshme që kemi sot”. Kryengritja e Veriut vuri në lëvizje edhe përkrahësit e veprimeve të armatosura në jug të vendit. U krijuan komitete të reja, si “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, që dërguan përfaqësuesit e tyre në Kosovë. Në Kolonjë u mbajt një mbledhje e udhëheqësve të lëvizjes, ku morën pjesë edhe emisarët kosovarë që sollën letrën e Isa Boletinit. Këtu u vendos të shpejtohej organizimi i çetave dhe në fillim të qershorit të niste kryengritja edhe në jug të vendit.
  • 6. Përkrahësit e veprimeve kryengritëse iu drejtuan popullit me këto fjalë: “Vëllezërit tanë, gegët, po na ftojnë ne të bijt e Pirros, që t’u vijmë në ndihmë, e prandaj çdo shqiptar e ka detyrë të marrë hutën në krah e të bashkohet me kryengritësit e të mos lëmë të na turpërohet “Baba Tomori” i shenjtëruar që po buçet. Duam, pra, lirinë dhe vetëqeverisjen e Shqipërisë, duam të drejtat tona dhe do t’i kërkojmë gjersa të shuhemi të gjithë”. Në vilajetin e Janinës, në rajonet e Korçës, të Elbasanit, të Dibrës dhe të Ohrit komitetet e fshehta filluan të shpërndanin armë dhe të organizonin çeta. Më 16 prill u organizua në Manastirin e Cepos një mbledhje me krerët e kryengritësve të Gjirokastrës, të Delvinës dhe të viseve të tjera të Shqipërisë së Jugut, të cilët u betuan për t’u ngritur në luftë të armatosur kundër Perandorisë Osmane. Mirëpo, për shkak të qëndrimit pritës të elementëve të moderuar e të lëkundshëm dhe të trysnisë së faktorëve të jashtëm, Komiteti i Manastirit i shtyti përgatitjet për kryengritje në një kohë të pacaktuar, por gjithnjë brenda vitit 1911. Më 17 prill zbarkoi në Shëngjin gjenerali turk Shefqet Turgut pasha me tetë batalione, 5 000 ushtarë, dy bateri malore, një divizion mitralier, 800 kuaj, 10 000 pushkë dhe materiale të shumta luftarake. Në të njëjtën kohë 20 000 ushtarë të tjerë po mobilizoheshin në Anadoll, përveç batalioneve të rezervistëve që do të rekrutoheshin në Rumeli, në Turqinë Evropiane. Me Shefqet Turgut pashën erdhi edhe Preng Bibë Doda, i thirrur nga Vjena prej xhonturqve për të qetësuar Mirditën dhe për të penguar bashkimin e saj me kryengritjen. Ushtritë osmane me rrugë detare erdhën e zbarkuan në Shkodër më 18 prill. Mbërritja e forcave të reja osmane nuk i ndali sulmet e kryengritësve, në radhët e të cilëve luftonin edhe atdhetarë të tillë, si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi e të tjerë. Më 22 prill dështoi kundërsulmi që forcat xhonturke ndërmorën nga ana e Shipshanikut dhe e Deçiqit. Në proklamatën e publikuar më 1 maj 1911, të shkruar në shqip, frëngjisht, gjermanisht e italisht, kryengritësit parashtruan edhe njëherë programin e tyre autonomist. Pasi flitej për vendosjen pas Revolucionit të regjimit xhonturk, të cilin e përkrahën edhe shqiptarët, në proklamatë shpalleshin këto kërkesa të kryengritësve: 1) Shqipëria të bëhej vetëqeverimtare me sigurim të qeverive të mëdha nën hije të Turqisë; 2) Shkollat shqipe të mbaheshin prej qeverisë; 3) Ushtarët shqiptarë të mos dilnin jashtë kufijve të Shqipërisë, përveç se në rast lufte. Ndërkaq, përpjekjet luftarake u bënë më të shpeshta dhe më të rrepta. Më 3 maj u zhvillua një nga përleshjet më të mëdha të kryengritësve me forcat osmane, pas së cilës u hap rruga për në qendrën e vilajetit, në Shkodër. Luigj Gurakuqi shkruante ato ditë se “do të kishim marrë Shkodrën, po të kishim pasë armë”. Ngjarjet e Kryengritjes shqiptare të vitit 1911 patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Me kryengritësit u bashkuan, sado të paktë, edhe vullnetarë nga Italia e Bullgaria. Shtypi i huaj shkruante për trimërinë e grave shqiptare, për “amazonat shqiptare”, të cilat, krahas burrave, prindërve dhe vëllezërve të tyre, luftonin kundër pushtuesve osmanë. Një veprimtari të gjerë në të mirë të kryengritjes zhvilloi brenda vendit “Shoqëria e Zezë për
  • 7. Shpëtim”. Ajo punoi për mbledhjen e ndihmave për kryengritësit e Veriut në emër të Lidhjes “Për Liri o për Vdekje”. Në kolonitë e mërgimit në Amerikë, në Bullgari, në Rumani, në Egjipt (Misir) etj., mbaheshin konferenca për Shqipërinë dhe për luftën e shqiptarëve kundër sunduesve osmanë. Shqiptarët e Amerikës mblodhën për kryengritësit një shumë të madhe të hollash. U vendos që 30 vullnetarë të shkonin nga Amerika në Shqipërinë e Jugut (Toskëri) për të shtrirë edhe atje kryengritjen. Fan S. Noli dhe atdhetarë të tjerë u përpoqën të siguronin përkrahjen e Greqisë, por Athina përsëri, ashtu si më parë, këmbënguli që kryengritja shqiptare të zhvillohej vetëm në veri të lumit Shkumbin. Gjatë muajit maj patriotët shqiptarë të grumbulluar në Korfuz, si Nikollë Ivanaj, Themistokli Gërmenji, Ismail Qemali, Pandeli Cale, Stefan Kondillari, Spiro Bellkameni e të tjerë, krijuan një degë të komitetit shqiptar të Barit. Ndërkaq u shtuan përpjekjet për organizimin e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut, ku po punohej për sigurimin e armëve. Më 9 maj Shefqet Turgut pasha në përgjigje të proklamatës së kryengritësve të datës 1 maj 1911, publikoi shpalljen, ku thuhej se udhëheqësit e kryengritjes do t’i jepeshin gjyqit ushtarak, ndërsa ata që do të dorëzoheshin brenda pesë ditëve, duke dhënë armët e duke iu nënshtruar ligjeve e urdhrave të qeverisë, do të përfitonin nga mëshira e saj. Në shpallje thuhej se, po të qëllohej kundër ushtarëve, do të dënohej së bashku me fajtorin edhe pleqësia e katundit. Urdhërohej që frëngjitë e kullave të malësorëve të hapeshin një kut të gjëra e të gjata ose të mbylleshin krejt. Shpallja ra në duart e kryengritësve më 11 maj, ditën e vendosjes së shtetrrethimit dhe të krijimit të gjykatës ushtarake në Shkodër. Shefqet Turgut pasha kishte kohë që po merrte masat shtypëse, internonte familjet e pjesëmarrësve të kryengritjes dhe të atyre që dyshoheshin se kishin ndihmuar kryengritjen (pika 8 e shpalljes). Kryengritësit iu përgjigjën thirrjes së Shefqet Turgut pashës me një deklaratë që u miratua në mbledhjen e mbajtur në Pikalë, të nënshkruar nga 60 udhëheqës të tyre, e cila iu dorëzua konsujve të huaj në Cetinë. Në këtë dokument thuhej se qysh nga dita kur ushtritë osmane kanë rrënuar e djegur shtëpitë e malësorëve shqiptarë, kanë dhunuar nderin e shqiptarit dhe kanë mbytur fëmijët, ata vendosën “me qëndrue derisa t’u jesi ma e mbramja pikë e gjakut ndër dej” dhe e “grishnin” gjeneralin turk “me dalë në lamë të luftës”. Pa pritur të mbaronte ende afati i armëpushimit të caktuar në shpalljen e tij, Shefqet Turgut pasha më 14 maj goditi befasisht malësorët. Ushtria osmane prej 6 000 vetash, e pajisur me artileri e mitraloza, u hodh sërish mbi Deçiq. “Forcat morën këto pozita, – shkruante konsulli austriak në Shkodër, – duke i dëbuar rrebelët pllambë për pllambë”. Pas këtij operacioni turqit mundën të forcoheshin në vijën Tuz-Deçiq-Kastrat, ku vendosën 6 000 ushtarë në drejtim të Shipshanikut dhe 5 000 të tjerë nga ana e Koplikut. Nga ana e Gucisë vijonte të ushtronte presion mbi kryengritësit në drejtim të Selcës një forcë e komanduar nga Ethem Pasha, e cila kishte arritur në 8 batalione. Ajo i mbajti të ngujuara forcat kryengritëse të Kelmendit pa arritur të bëjë asnjë hap përpara u detyrua të kthehej në Guci. Përballë këtyre forcave osmane, pa llogaritur trupat e shumta të dislokuara në Fushë të Shtojit
  • 8. pranë Shkodrës, qëndronin vetëm 2 000 kryengritës shqiptarë, të përqendruar në mes të Dinoshës dhe Tuzit. Shefqet Turgut pasha, duke përdorur artilerinë, shkatërroi të gjitha katundet që bënë qëndresë. Ushtria osmane nuk kurseu as malësorët myslimanë. Për t’u shpëtuar mizorive xhonturke, shumë familje malësore, gra, fëmijë e pleq, vazhdonin të kalonin në Mal të Zi. Ndërkaq zhvilloheshin luftimet në Shqipërinë e Veriut. Më 3 qershor 350 malësorë sulmuan Lezhën dhe e detyruan garnizonin osman të mbyllej në Atik-Kala. Midis mirditasve, që morën pjesë në këtë sulm, kishte edhe shqiptarë myslimanë nga Mati, nga Luma, nga Dibra, madje edhe nga Kosova. Kryengritësit prenë komunikimet tokësore e telegrafike midis Lezhës, Shkodrës dhe Shëngjinit. Por pas ndihmave që ushtrisë osmane filluan t’i vinin nga Shëngjini, kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin nga Lezha. Zgjerimi i kryengritjes shkaktoi reagimin e qarqeve politike të Shteteve të Mëdha. Synimi i qeverisë malazeze për t’u përfshirë drejtpërsëdrejti në aksionet luftarake të malësorëve kryengritës nuk gjeti miratimin jo vetëm në Serbi, por as në Rusi. Qeveria cariste e kërcënoi Cetinën se do t’i ndërpriste subvencionet që i jepte Malit të Zi, në rast se ndihmonte kryengritjen. Qeveria austro-hungareze, e shqetësuar nga mundësia e një ndërhyrjeje të Malit të Zi në konfliktin shqiptaro-osman, ushtroi trysni mbi Cetinën duke kërkuar që ajo të qëndronte asnjanëse. Vjena bëri të gjitha përpjekjet që kryengritja të mos përhapej në viset e tjera. Për të penguar sadopak zgjerimin e kryengritjes së malësorëve në krahina të tjera të Shqipërisë, Komiteti “Ittihad ve Terekki” (“Bashkim e Përparim”) organizoi udhëtimin e sulltanit plak, Mehmet Reshati V, në Kosovë. Mendohej se ky udhëtim i sulltanit do ta lehtësonte “kthimin në vathë” të atyre, që ishin larguar nga “vëllazërimi osman”. Udhëtimi u organizua në formën e pelegrinazhit në varrin e sulltan Muratit I, të vrarë në Fushë të Kosovës. Sulltani udhëtoi vetëm në krahinën e Kosovës për ta veçuar këtë trevë nga kryengritja shqiptare në Malësi të Mbishkodrës. Më 15 qershor ai mbërriti në Prishtinë, ku u organizua një paradë e madhe ushtarake, por nuk u mblodhën aq njerëz sa pritnin xhonturqit. Nga frika se ceremonia në Gazimestan (në tyrben e sulltan Muratit) mund të kthehej në një manifestim kundërosman, ajo u mbyll shpejt me largimin prej andej të sulltanit dhe të personaliteteve që e shoqëronin. Kjo ndërmarrje e xhonturqve, siç pohojnë bashkëkohësit, s’qe veçse një komedi e inskenuar keq. Ndërkohë lëvizja kryengritëse filloi të zgjerohej edhe në jug të vendit. Në qershor doli në mal çeta e Korçës (me dr. Haki Mborjen në krye) dhe filluan të veprojnë edhe çeta të tjera. Shtrirja e lëvizjes së armatosur në jug e shqetësoi Athinën. Gazeta ruse “Ruskoje sllovo”, në një korrespondencë nga Athina shkruante: “Shtypi grek, i cili gjer më dje dëftente simpathi për kryengritjen shqiptare, sot nga që u hap kryengritja dhe në Epir, e quan veprimin e komitetit të shqiptarëve dinak, se kërkon mjeshtërisht ta quaj atë provincë, që është fjeshtë greke, të shqiptarizuar”. Më 17 qershor Shefqet Turgut pasha në emër të sulltanit shpalli edhe një herë amnistinë për kryengritësit që duhej të dorëzoheshin brenda 10 ditëve, duke premtuar gjithashtu 10 000 lira për
  • 9. shtëpitë e djegura. Në shpalljen që nxori me këtë rast thuhej se qeveria turke do të kujdesej për nevojat e vendit, për të shlyer dëmet që u ishin bërë kohët e fundit shqiptarëve, si edhe për të siguruar të mirën e qetësinë e popullit. Por në shpallje nuk bëhej fjalë për asnjë nga të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Pas shpalljes së 17 qershorit xhonturqit disa herë u përpoqën të hynin në bisedime me kryengritësit, por dështuan, sepse ndeshën në vendosmërinë e tyre për të luftuar deri në fund për të drejtat e tyre kombëtare. Duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e kryengritësve të Malësisë së Mbishkodrës ishin katolikë, Stambolli mendoi se njerëz më të përshtatshëm për të hyrë në bisedime me malësorët do të ishin klerikët katolikë. Për këtë Porta e Lartë kërkoi edhe ndihmën e protektores së kultit të Austro-Hungarisë. Arkipeshkvi i Shkodrës, Jak Serreqi, që u ngarkua me detyrën e vështirë të ndërmjetësit në mes shqiptarëve kryengritës dhe Portës, e mori përsipër këtë rol, por me disa kushte. Autoritetet ushtarake e civile turke formuluan programin prej 8 pikash, me të cilin do të hyhej në bisedime me malësorët. Këto ishin shumë larg kërkesave të kryengritësve, të kërkesës së autonomisë së shpallur nga krerët e tyre qysh në muajin mars. Prandaj pikat e propozuara nuk u përfillën nga krerët e kryengritjes. Në këto rrethana misioni i klerikëve, të kryesuar prej Jak Serreqit, që u dërgua pranë malësorëve kryengritës, dështoi. Numri i refugjatëve në Mal të Zi nga Kosova, nga Malësia e Mbishkodrës dhe nga vetë qyteti i Shkodrës, sipas njoftimeve nga Cetina, arriti mbi 7 000 veta. Shumica e tyre qenë strehuar në Podgoricë, në Ulqin, në Nikshiq e në vende të tjera. Midis malësorëve të arratisur ishin rreth 400 veta nga Kastrati, të prirë nga vojvoda Zenel Shabani, 400 të tjerë nga Hoti me Dedë Gjo Lulin në krye, 800 nga Shkreli të kryesuar nga vojvoda Prend Marashi, dhe 400 të tjerë nga Gruda me bajraktarin Dedë Nikë Martini në krye. Përveç këtyre ishin edhe 1 200 refugjatë nga Kelmendi, nga Selca dhe nga Postriba. Përkrah burrave luftuan edhe gratë malësore, ndër të cilat u dalluan Tringë Smajlja e Norë Kolja. Në luftë merrnin pjesë gjithashtu të rinj 16 vjeçarë dhe pleq deri në 70 vjeç. Vetë udhëheqësi i kryengritësve Dedë Gjo Luli ishte 71 vjeç. Përfundime Kryengritja shqiptare e vitit 1911 përfundoi me një marrëveshje gjysmake për shkak se nuk arriti të shndërrohej në një kryengritje të përgjithshme. Ajo nuk arriti ta detyronte qeverinë xhonturke të pranonte kërkesat autonomiste të Memorandumit të Greçës. Pranimi i kërkesave të Greçës, siç pohonte Ismail Qemali, do të ishte një fitore e nacionalizmit shqiptar. Memorandumi ushtroi ndikim të fuqishëm edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë dhe nxiti përpjekjet që u bënë për kthimin e kryengritjes së Veriut në një kryengritje të përgjithshme. “Libri i Kuq” iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, Sadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje. Për të pasur garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë.
  • 10. Megjithatë u arrit të vendosen kontakte midis kryengritësve të Shqipërisë së Veriut e asaj të Jugut si dhe me kolonitë. Atdhetarë të njohur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, si Ismail Qemali, Pandeli Cale, Salih Hoxha etj., u gjendën ato ditë në Mal të Zi, pranë malësorëve. Nikollë Ivanaj, Themistokli Gërmenji e Ismail Qemali shkuan gjithashtu në kolonitë për të siguruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Luigj Gurakuqi, Nikollë Ivanaj, Fadil Toptani e Themistokli Gërmenji vajtën edhe në Korfuz për të punuar që andej për zgjerimin e kryengritjes në jug të vendit. Por, në kohën kur kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës ishte në kulmin e saj, krahinat e tjera ngurruan të ngriheshin. Kosova, e cila nuk kishte kapërcyer pasojat rrënuese të ekspeditës së Shefqet Turgut pashës të vitit 1910, e pati të vështirë të hidhej në kryengritje, kurse Mirdita, nën ndikimin e Preng Bib Dodës dhe e çoroditur nga aksioni i Terenc Toçit, mbajti përgjithësisht qëndrim pritës. Komitetet e Jugut, të shqetësuar nga qëndrimi armiqësor i qeverisë greke, ngurruan të fillonin kryengritjen qysh në periudhën e parë, në maj – fillimi i qershorit, kur situata ishte më e volitshme për shpërthimin e saj. Lëvizja kryengritëse në Shqipërinë e Jugut shpërtheu nisi në korrik-gusht të vitit 1911, kur kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kishte filluar të binte e të dobësohej. Kryengritja u zhvillua në kushte të vështira brenda vendit dhe në rrethana jo të favorshme ndërkombëtare. Shtetet ballkanike, duke e vlerësuar autonominë e Shqipërisë si një pengesë për plotësimin e synimeve të tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare, vunë të gjitha forcat për ta penguar Kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës dhe për të mos lejuar që ajo të kthehej në kryengritje të përgjithshme. Kryengritja e malësorëve ndeshi edhe në kundërshtimin e shteteve evropiane, sidomos të Rusisë e të Austro-Hungarisë, të cilat nuk donin turbullira në Ballkan. Në mënyrë të veçantë, u aktivizua monarkia Habsburge, e cila pengoi shtrirjen e kryengritjes në të gjithë vendin dhe u përpoq ta mbante lëvizjen shqiptare brenda kuadrit të kërkesave kulturore. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Italia. Megjithëse Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti të ndërtojë objektivat themelorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ajo zë një vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Ajo shënoi një hap cilësor përpara në organizimin e lëvizjes kombëtare dhe ngriti në një shkallë më të lartë ndërgjegjen politike të shqiptarëve. Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës, si nga ana organizative, ashtu edhe nga ajo ideore, shënoi një hap të madh përpara në krahasim me kryengritjen e vitit 1910. Ajo u zhvillua nën udhëheqjen e një qendre të vetme, të Komitetit të Podgoricës. Kulmin e saj kryengritja e arriti në qershor, kur duke miratuar (më 23 qershor) Memorandumin e Greçës, shpalli kërkesën e autonomisë së Shqipërisë, si program të mbarë lëvizjes kombëtare. Megjithatë, udhëheqja e saj, pavarësisht nga përpjekjet që bëri, nuk mundi të tërhiqte në kryengritjen e Shqipërisë së Veriut, krahinat e tjera të vendit dhe ta kthente atë në një kryengritje të përgjithshme. Kryengritja e vitit 1911 i detyroi pushtuesit osmanë të hynin në bisedime me shqiptarët dhe t’u bënin atyre disa lëshime. Megjithëse këto lëshime ishin larg kërkesave kombëtare të shqiptarëve, përbënin ndërkaq një mbështetje për kërkesa më të përparuara në të ardhmen. Kryengritja nxori
  • 11. në pah çështjen shqiptare si një problem ndërkombëtar. Për këtë dëshmon, krahas të tjerave, edhe interesimi i diplomacisë angleze për kryengritjen dhe sidomos përkrahja prej Londrës e kërkesave kombëtare të shqiptarëve. Kryengritja e vitit 1911 mund të mbahet si prologu i Kryengritjes së Përgjithshme shqiptare të vitit 1912. Qeveria xhonturke edhe pas kësaj kryengritjeje vijoi politikën e saj shtypëse në Shqipëri. Ajo nuk u dha shqiptarëve as koncesionet që u bëri gjatë marrëveshjeve me kryengritësit. Sapo kryengritësit u kthyen në shtëpitë e tyre dhe u qetësua disi gjendja, ajo rifilloi politikën e mëparshme. Megjithëse kërkesat për t’u dhënë të drejta të njëllojta si të malësorëve edhe krahinave të tjera të vendit, u parashtruan në çdo anë të Shqipërisë, autoritetet zyrtare në qendër e në provinca u përpoqën ta ngushtonin hapësirën e zbatimit të marrëveshjes me kryengritësit shqiptarë. Në fillim qeveria ia njohu këto koncesione vetëm sanxhakut të Shkodrës, pastaj vetëm zonës së kryengritjes dhe, së fundi, malësorëve të riatdhesuar nga Mali i Zi, por jo gjithë Shqipërisë. Ndërsa për shqiptarët marrëveshjet me xhonturqit qenë vetëm një armëpushim i përkohshëm i nevojshëm për të mbledhur forcat e për t’i dhënë goditjen përfundimtare sundimit osman në Shqipëri. Pjesë nga: Historia e Popullit Shqiptar – Vëllimi 2 – Akademia e Shkencave e Shqipërisë Kryengritja e Malësisë e Vitit 1911 – Gjergj Nikprelaj. “Jam Pellazg, Ilir, Shqiptar, te tregon plisi i bardhe, me mikepritje, bujari, une jam rrite ne Shqiptari’. Plisabardhe e faqebardhe, ne kete toke une jam I pare, le ta merr veshe bota mbare: Jam krenar qe jam Shqiptar!” “Aqmiqët e popullit Shqiptarë edhe sot e perdorin të njëjtën armë për ti përqa Shqiptarët mes veti sikur në kohën e Kryengritjës Malsisë para 104 vitëvë. Shpërthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke në Shkodër. Autoritetet osmane menduan të përdornin si mjet për ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar të nxisnin përçarjet e grindjet fetare ndërmjet shqiptarëve myslimanë e katolikë.”” Sot gjindemi në të njejtën situatë me sikur para 104 vitëvë. Pra shumë të dashur vëllezër e motra Shqiptar, të bashkomi si dikur motit të behemi grusht i fuqishëm para cdo lloj rreziku e armiku. Ti tregojmë gjithvë se ne jemi NJI, jemi Shqiptar e që nuk ka Fe as nuk ka parti e as armik që na ndan. Kombi mbi gjitha.