SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 4
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Vendet e famshme ku fshihen gurë të çmuar e ku janë varrosur njerëz të famshëm

Written by Blendina Cara
Saturday, 15 August 2009 14:16 - Last Updated Monday, 17 August 2009 00:07



Në kërkim të thesareve të humbura
Nga varri i Kleopatrës, anije të mbytura e deri tek miniera e floririt në SHBA
Kërkimi i thesareve të humbura duket sikur ekziston vetëm në filma, por në fakt ka njerëz e
institucione që ia kushtojnë jetën dhe aktivitetin e tyre kërkimit të pasurive të humbura. Jo
gjithnjë bëhet fjalë për pasuri në flori e gurë të çmuar, nganjëherë bëhet fjalë dhe për vlerën
historike që mbartin objektet ose vendet e pazbuluara akoma, por që janë përjetësuar në histori
ose në mendjen e njerëzve. Diku larg bregdetit të Kolumbisë qëndron "San Jose", një galion i
fundosur spanjoll që mendohet se mban më shumë se 1 miliard dollarë pasuri. Arkeologët kanë
shpenzuar dekada gërmime nën diellin përvëlues në kërkim të varrit të humbur të mbretëreshës
Nefertiti të Egjiptit.    Dhe që në mes të shekullit të 16-të, askush s'e ka parë muralen e
Leonardo da Vincit, të cilin shumë prej bashkëkohësve e konsiderojnë kryevepra e tij më e
madhe. Gazeta "The Wall Street Journal" ju tregon për disa prej tyre, arsyeja pse ndodhen në
fillim të listës së objekteve më të kërkuara dhe se kush i kërkon. Jennifer Saranow është
"gjashtarja" e teknologjisë së lartë që po kërkon disa prej tyre. Falë teknologjisë së lartë të
kërkimit kjo do të jetë më lehtë në ditën e sotme. Gjatë viteve të fundit, një ushtri në rritje
historianësh, arkeologësh dhe gjahtarësh thesaresh kanë mbledhur shuma të mëdha parash
dhe kanë vënë në punë këtë teknologji në kërkim të këtyre thesareve, por edhe të të tjerave.
Maury Kravitz, një avokat 75-vjeçar në pension dhe tregtar nga Highland Park, Illinois, ka kaluar
15 vitet e fundit dhe ka shpenzuar 3 deri në 4 milionë dollarë, duke kërkuar në Mongolinë
veri-qendrore varrin e Genghis Khan. Roger "Woody" Peard, 53-vjeçar nga Lake Tahoe,
Kalifornia, beson se aeroplani i Amelia Earhart-it, "Electra 10-E", i cili u zhduk mbi Paqësorin
jugor në vitin 1937, u rrëzua për shkak të një përplasjeje në ajër dhe u gropos në një bazë
ushtarake japoneze në ishull Marshall. Ai ka mbledhur rreth 30 mijë dollarë fonde për
ekspeditën që do të përdorë një radar që penetron në tokë për ta provuar teorinë e tij. "Askush
s'më beson", thotë ai.
Eksploruesit edhe kanë patur sukses. Majin e kaluar, "Odyssey Marine Exploration Inc.", një
firmë kërkimi nën ujë, njoftoi se kishte gjetur një anije të mbytur të erës koloniale të quajtur
"Black Swan" (Mjellma e zezë) dhe nxori rreth 500 mijë monedha argjendi. Në vitin 1985, një
skuadër kërkuesish gjeti dhe filmoi mbeturinat e Titaniku, ndërsa në vitin 1992, imazhet
satelitore ndihmuan një tjetër grup të lokalizojë atë që besonin se ishte krahina legjendare e
humbur e Ubar-it, të cilin Lawrence i Arabisë e quajti "Altantiku i rërave". Një kërkues thotë se
ka zbuluar thesarin nga anija e famshme e mbytur "Flor de la Mar", pranë bregut të Indonezisë,
ndërsa një profesor nga Teksasi pretendon se ka blerë një ashkël nga Kryqi i Vërtetë, kryqi që u
përdor për të kryqëzuar Jezusin, për 1500 dollarë në "eBay". Tradicionalisht, gjahu për thesaret
joakademike financohet nga grupe investitorësh që kërkojnë shpërblime në shkëmbim, duke
shitur të drejtat e medias dhe duke ndarë çdo thesar. "Odyssey Marine", kompania më e madhe
e llojit të saj, u bë kapital në vitin 1997. Kompania ka një kapital tregu prej 300 milionë dollarësh
dhe vitin e kaluar kishte 5.06 milionë dollarë të ardhura. Por teknologjia po hap shumë mundësi
në këtë fushë.
Duke përdorur "Global Positioning System", kërkuesit mund ta kuptojnë më mirë ku të kërkojnë.
Komunikimet pa kabllo i lejojnë kërkuesve të ndajnë dhe të analizojnë informacion nga vend të
largëta. Fotografitë satelitore sugjerojnë qytete të lashta dhe rrugë tregtare, ndërsa pajisjet e
fundit përdorin sinjalet e radarëve, sensorët magnetikë dhe pulset elektrike për të aftësuar
kërkuesit të shohin gjërat nën ujë, të cilat 5 vite më parë ishin të padukshme. Shumë teknika të



                                                                                                1/4
Vendet e famshme ku fshihen gurë të çmuar e ku janë varrosur njerëz të famshëm

Written by Blendina Cara
Saturday, 15 August 2009 14:16 - Last Updated Monday, 17 August 2009 00:07

tilla janë në dispozicion të kujtdo sot", thotë W.Fredrick Limp, drejtori i Universitetit të Arkansasit
për Qendrën e Teknologjive të Avancuara. Porcher Taylor III, një profesor nga Universiteti në
Richmond, ka shpenzuar gati një dekadë duke analizuar imazhe të detajuara nga satelitët të një
anomalie mbi malin Ararat të Turqisë, për të cilën beson se është Arka e Noesë. Në Majami,
fotografi Ulf Erlingsson, kohët e fundit përdori softuerë hartash të teknologjisë së lartë për të
treguar ngjashmërinë mes Irlandës dhe përshkrimeve të Platonit për Altantis (Zoti Erlingsson
beson se përshkrimet e Platonit u frymëzuan nga një ishull në detin e Veriut). Në disa raste, të
pasurit janë ata që financojnë kërkimet.
Për të gjetur nëndetësen në të cilën u vdiq babai gjatë Luftës së Dytë Botërore, tre vëllezër
kohët e fundit morën me qera dy kompani eksplorimi nën ujë për ta kërkuar (lundra "USS
Grunion" u identifikuar gushtin e kaluar). Për 30 mijë dollarë, gjahtarët individual të thesareve
mund të blejnë sensorë nëntokësorë apo të marrin me qera një anije nënujore kërkimi për një
ditë. Gjatë viteve të fundit, arkeologët, historianët dhe qeveritë kanë shprehur shqetësimin se
shumë thesare nënujore janë plaçkë e grabitur, me shumë pak interes për të dhënat historike.
Nën ligjin tradicional, që drejton vendet arkeologjike nënujore në ujërat ndërkombëtare, gjetësit
janë mbajtësit dhe rikuperuesit marrin kompensim. Por qeveritë nuk lëshojnë pe - "Odyssey
Marine" është në një betejë ligjore me Spanjën për "Mjellmën e zezë".
Miniera e holandezit të humbur
Çfarë sekretesh dhe thesaresh fshihen në këtë minierë të humbur, të cilën s’e ka zbuluar kurrë
askush? Sipas historisë, një minator i vetëm zbuloi një pasuri të tërë në flori në këtë minierë që
ndodhet diku në Feniks të Arizonës, por sipas legjendës gjithë aventurierët dhe eksploratorët që
kanë mbërritur aty kanë humbur jetën ose janë zhdukur në mënyrë të mistershme. Mendohet se
aty fshihet një prej thesareve më të mëdha në flori që mund të ekzistuar ndonjëherë, por rruga
për aty është e mbushur me rreziqe të mistershme, të cilat nuk kanë lejuar askënd deri më sot
që të eksplorojë. Njeriu i parë që ka zbuluar floririn e indianëve në Malin e Supersticionit, ku
gjendet miniera ka qenë Don Miguel Peralta, anëtar i një familjeje të shquar në Meksikë.
Përpara se të kthehej në Meksikë për t’u furnizuar me pajisjet e duhura për gërmimin ai
memorizoi vendin, por kur u kthye nuk e gjeti më dhe deri më sot askush s’e ka gjetur.
Varri i Kleopatrës
Vetë varri i Kleopatrës është një thesar në vetvete, duke qenë se arkeologët nuk kanë arritur
asnjëherë ta zbulojnë. Përveç kësaj, mendohet se brenda mund të gjenden thesare pafund në
flori dhe gurë të çmuar. Këtë vit, arkeologët kanë nisur kërkimin në tre zona të Egjiptit pranë
detit Mesdhe, ku mund të gjendet varri i të dashuruarve fatkeq, Kleopatra dhe Mark Antoni.
Mbretëresha e famshme e Egjiptit dhe gjenerali romak kryen vetëvrasje në vitin 31 p.K. Që
atëherë është kërkuar varri i tyre. Ekskavatorët kanë gjetur gjithashtu një numër tunelesh
brenda në tempull, tre prej të cilëve mund të jenë përdorur për varrime. Drejtuesit e gërmimeve
besojnë se Kleopatra dhe Mark Antoni mund të jenë varrosur në një tunel më të thellë, të
ngjashëm me ato që janë gjetur. Vitin e kaluar, arkeologët në zonë nxorën një statujë bronzi të
perëndeshës Afërditë, një kokë alabastri të një statuje të Kleopatrës, një maskë që mendohet
se i përket Mark Antonit dhe një statujë pa kokë të epokës ptolemiane.
Varri i Genghis Khan
Burimet historike thonë se luftëtari i madh ka vdekur gjatë një fushate në Kinën veri-lindore në
vitin 1227, por ata s’e zbulojnë vendbanimin e fundit. Në vitin 1237, një ambasador kinez pohoi
se kishte parë vendin e varrosjes së pushtuesit të madh dhe në vitin 1370 një shkrimtar kinez e
emëroi vendin si “Kirelgu”, por misteri ende mbetet. Pasi lexoi një libër 55 vite më parë për një
pushtues mongolian, avokati dhe tregtari Maury Kravitz u fiksua pas tij. Ai u nis për ekspeditë



                                                                                                  2/4
Vendet e famshme ku fshihen gurë të çmuar e ku janë varrosur njerëz të famshëm

Written by Blendina Cara
Saturday, 15 August 2009 14:16 - Last Updated Monday, 17 August 2009 00:07

dhe mblodhi 1.5 milionë dollarë. Eksploruesit duruan mushkonjat dhe gjarpërinjtë helmues në
Mongoli për dy vite, por veç skeleteve dhe poçeve nuk gjetën asgjë tjetër. Kërkimet do të fillojnë
këtë verë, me 250 mijë dollarë të tjerë të mbledhura.
Dhoma e qelibartë
Një nga kryeveprat e artit barok, “Dhoma e qelibartë” ishte një dhuratë nga mbreti Frederick
William I” i Prusisë për Pjetrin e Madh në vitin 1716. U vendos në pallatin veror të perandorit
rus, Tsarskoye Selo. Muret ishin të veshura me qelibar, pasqyra dhe mozaikë mermeri. Një
ambasador britanik e përshkroi si mrekullia e tetë e botës. Kur nazistët pushtuan Rusinë në vitin
1941, muret gati në të rënë nuk i mashtruan gjermanët, të cilët e çmontuan dhe e transportuan
thesarin në një kështjellë në Kalinigrad, Rusi për ta ekspozuar. Në janar të vitit 1945, dhoma u
evakuua dhe thesari s’u pa më. Disa thonë se thesari është fundosur me një anije ruse në vitin
1945.
Varri i mbretereshes egjiptiane
Egjiptologët e dinë mbretëresha Nefertitti ka jetuar në shekullin e 14-të pra Krishtit. Ajo u martua
me faraonin Akhenaten dhe pati gjashtë vajza. Ata e dinë edhe si dukej falë një busti të
famshëm. Por për shkak se varri i saj ende nuk është gjetur, ata s’e dinë si ka vdekur apo çfarë
i ndodhi. Pas shekullit të 12-të të mbretërimit të burrit të saj, emri i saj zhduket nga të dhënat
arkeologjike. “Varrin e saj duan ta gjejnë të gjithë”, thotë Nicholas Reevens, një egjiptolog në
Kolegjin “Eton” në Mbretërinë e Bashkuar. “Jo vetëm për pasuritë që përmban, por sepse
Nefertiti është hallka e humbur”, shton ai. Një ekspeditë e vitit 2005 ka zbuluar shumë varreza
të tjera, po jo varrin e mbretëreshës së mistershme.
Anija me e pasur e fundosur
"San Hose" është anija më e pasur e fundosur në histori. Këtë e thotë Bob Cembrola, kuratori i
historisë së detit në Kolegjin "U.S. Naval War" në Newport. Pasi u thye nga një skuadër angleze
larg bregdetit të Kolumbisë në vitin 1708, "San Jose" u fundos me 600 burra në bord. Thesari i
anijes, i cili përfshin monedha ari dhe argjendi, do të kishte një vlerë nga 150 milionë deri në 10
miliardë dollarësh, varet se kë pyesni. Masa e thesarit është çështja që debatohet edhe sot.
Vlerësimet angleze të kohës thonë vlerën prej 50 milionë pesove spanjolle, ndërsa Gabriel
Garcia Marquez e rrit edhe më shumë këtë vlerë në romanin "Dashuri në kohën e kolerës".
Vlera e thesarit sot varet nga sasia e parave me të cilat do të shkëmbeheshin. Legjenda "San
Jose" i ka nxitur gjahtarët e thesareve për vite. Në vitin 1982, një grup investitorësh që operojnë
nën emrin "Sea Search Armada", njoftoi se kishin gjetur galionin në bregdetin e Kolumbisë.
Kërkimet për Gralin e shenjtë
Ende nuk është e qartë se çfarë është grali i shenjtë. Historianët thonë se përmendet për herë
të parë në vitin 1190 në një poemë të Chretien nga Troja. Autori e përshkruan gralin, por kurrë
nuk thotë se çfarë është. Shkrimtarë të mëvonshëm, mes tyre dhe Eucharist-i, e përshkruajnë si
kupa që Jezusi mbajti në Darkën e Fundit. Në fund të shekullit të 19-të, grali u bë simbol
misticizmi dhe rituali. Fakti që historianët mendojnë se është thjeshtë një mjet i figurshëm, nuk i
ka ndalur njerëzit ta kërkojnë. Alfredo Barbagallo, një skolar mesjetar italian, beson se “Grali i
shenjtë” ndodhet në katakombet nën Bazilikën e Shën Lawrence, jashtë mureve të Romës.
Murali i famshëm i da Vinccit
Në vitin 1503, Leonardo da Vinci u caktua të dekorojë një holl në pallatin Vecchio në Florence.
Ai punoi atje për 18 muaj me një mural të “Betejës së Anghiari”-t, që u luftua nga trupat e
Florentine-s në vitin 1440. Ai përdori vaj në vend të teknikës tradicionale të afreskeve, para se
ta linte të papërfunduar në vitin 1506. Megjithëkëtë, bashkëkohësit e da Vincit e konsiderojnë si
kryevepra më e madhe. Në mes të shekullit të 16-të, Cosimo de Medici punësoi Giorgio



                                                                                               3/4
Vendet e famshme ku fshihen gurë të çmuar e ku janë varrosur njerëz të famshëm

Written by Blendina Cara
Saturday, 15 August 2009 14:16 - Last Updated Monday, 17 August 2009 00:07

Vasari-n të rimodelojë hollin dhe murali humbi. Historianët e dinë si duket nga skicat e hershme
të Da Vincit. Murali ka inspiruar kryeveprat e Rubens dhe Pikasos.
Aeroplani i pilotes së pare femër
Amelia Earhart donte të ishte personi i parë që fluturonte rreth e rrotull globit pranë Ekuadorit.
Më 2 qershor të vitit 1937, ajo dhe Fred Noonan u nisën nga Lae, ajo që tani ndodhet në Papua
New Guinea, me aeroplanin “Electra 10-E”. Që atë ditë ata s’u panë kurrë më. Për 19 orët e
para të udhëtimit të tyre prej 2,556 miljesh, në radio dëgjoheshin vetëm “duket ta kesh ti, por s’e
sheh”, dhe “gazi po mbaron”. Anija e Gardës Bregdetare i priste në Howland Island në
Paqësorin qendror. Jo shumë vonë, anija mori mesazhin e fundit që thonte “veri dhe jug”.
Kërkimet e deritanishme nuk kanë zbuluar asgjë. Një grup kërkuesish në ditën e sotme thonë
se do ta gjejnë, duke qenë se teknologjia e re që do të përdorin është e pazëvendësueshme.




                                                                                             4/4

Weitere ähnliche Inhalte

Mehr von Agjencia eMagic

100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëSAgjencia eMagic
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje BoteAgjencia eMagic
 
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitSilke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitAgjencia eMagic
 
Gazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E SajGazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E SajAgjencia eMagic
 

Mehr von Agjencia eMagic (7)

100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
100 Femrat Më Të Pushtetshme Të BotëS
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
 
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt BurimitSilke Liria Blumbach   Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
Silke Liria Blumbach Lumi Që Rrjedh Drejt Burimit
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Gazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E SajGazetaria Ne Lulezimin E Saj
Gazetaria Ne Lulezimin E Saj
 
Unegruaja
UnegruajaUnegruaja
Unegruaja
 
Fati Trans
Fati TransFati Trans
Fati Trans
 

Vendet E Famshme Ku Fshihen Gurë Të çMuar E Ku Janë Varrosur NjerëZ Të FamshëM

  • 1. Vendet e famshme ku fshihen gurë të çmuar e ku janë varrosur njerëz të famshëm Written by Blendina Cara Saturday, 15 August 2009 14:16 - Last Updated Monday, 17 August 2009 00:07 Në kërkim të thesareve të humbura Nga varri i Kleopatrës, anije të mbytura e deri tek miniera e floririt në SHBA Kërkimi i thesareve të humbura duket sikur ekziston vetëm në filma, por në fakt ka njerëz e institucione që ia kushtojnë jetën dhe aktivitetin e tyre kërkimit të pasurive të humbura. Jo gjithnjë bëhet fjalë për pasuri në flori e gurë të çmuar, nganjëherë bëhet fjalë dhe për vlerën historike që mbartin objektet ose vendet e pazbuluara akoma, por që janë përjetësuar në histori ose në mendjen e njerëzve. Diku larg bregdetit të Kolumbisë qëndron "San Jose", një galion i fundosur spanjoll që mendohet se mban më shumë se 1 miliard dollarë pasuri. Arkeologët kanë shpenzuar dekada gërmime nën diellin përvëlues në kërkim të varrit të humbur të mbretëreshës Nefertiti të Egjiptit. Dhe që në mes të shekullit të 16-të, askush s'e ka parë muralen e Leonardo da Vincit, të cilin shumë prej bashkëkohësve e konsiderojnë kryevepra e tij më e madhe. Gazeta "The Wall Street Journal" ju tregon për disa prej tyre, arsyeja pse ndodhen në fillim të listës së objekteve më të kërkuara dhe se kush i kërkon. Jennifer Saranow është "gjashtarja" e teknologjisë së lartë që po kërkon disa prej tyre. Falë teknologjisë së lartë të kërkimit kjo do të jetë më lehtë në ditën e sotme. Gjatë viteve të fundit, një ushtri në rritje historianësh, arkeologësh dhe gjahtarësh thesaresh kanë mbledhur shuma të mëdha parash dhe kanë vënë në punë këtë teknologji në kërkim të këtyre thesareve, por edhe të të tjerave. Maury Kravitz, një avokat 75-vjeçar në pension dhe tregtar nga Highland Park, Illinois, ka kaluar 15 vitet e fundit dhe ka shpenzuar 3 deri në 4 milionë dollarë, duke kërkuar në Mongolinë veri-qendrore varrin e Genghis Khan. Roger "Woody" Peard, 53-vjeçar nga Lake Tahoe, Kalifornia, beson se aeroplani i Amelia Earhart-it, "Electra 10-E", i cili u zhduk mbi Paqësorin jugor në vitin 1937, u rrëzua për shkak të një përplasjeje në ajër dhe u gropos në një bazë ushtarake japoneze në ishull Marshall. Ai ka mbledhur rreth 30 mijë dollarë fonde për ekspeditën që do të përdorë një radar që penetron në tokë për ta provuar teorinë e tij. "Askush s'më beson", thotë ai. Eksploruesit edhe kanë patur sukses. Majin e kaluar, "Odyssey Marine Exploration Inc.", një firmë kërkimi nën ujë, njoftoi se kishte gjetur një anije të mbytur të erës koloniale të quajtur "Black Swan" (Mjellma e zezë) dhe nxori rreth 500 mijë monedha argjendi. Në vitin 1985, një skuadër kërkuesish gjeti dhe filmoi mbeturinat e Titaniku, ndërsa në vitin 1992, imazhet satelitore ndihmuan një tjetër grup të lokalizojë atë që besonin se ishte krahina legjendare e humbur e Ubar-it, të cilin Lawrence i Arabisë e quajti "Altantiku i rërave". Një kërkues thotë se ka zbuluar thesarin nga anija e famshme e mbytur "Flor de la Mar", pranë bregut të Indonezisë, ndërsa një profesor nga Teksasi pretendon se ka blerë një ashkël nga Kryqi i Vërtetë, kryqi që u përdor për të kryqëzuar Jezusin, për 1500 dollarë në "eBay". Tradicionalisht, gjahu për thesaret joakademike financohet nga grupe investitorësh që kërkojnë shpërblime në shkëmbim, duke shitur të drejtat e medias dhe duke ndarë çdo thesar. "Odyssey Marine", kompania më e madhe e llojit të saj, u bë kapital në vitin 1997. Kompania ka një kapital tregu prej 300 milionë dollarësh dhe vitin e kaluar kishte 5.06 milionë dollarë të ardhura. Por teknologjia po hap shumë mundësi në këtë fushë. Duke përdorur "Global Positioning System", kërkuesit mund ta kuptojnë më mirë ku të kërkojnë. Komunikimet pa kabllo i lejojnë kërkuesve të ndajnë dhe të analizojnë informacion nga vend të largëta. Fotografitë satelitore sugjerojnë qytete të lashta dhe rrugë tregtare, ndërsa pajisjet e fundit përdorin sinjalet e radarëve, sensorët magnetikë dhe pulset elektrike për të aftësuar kërkuesit të shohin gjërat nën ujë, të cilat 5 vite më parë ishin të padukshme. Shumë teknika të 1/4
  • 2. Vendet e famshme ku fshihen gurë të çmuar e ku janë varrosur njerëz të famshëm Written by Blendina Cara Saturday, 15 August 2009 14:16 - Last Updated Monday, 17 August 2009 00:07 tilla janë në dispozicion të kujtdo sot", thotë W.Fredrick Limp, drejtori i Universitetit të Arkansasit për Qendrën e Teknologjive të Avancuara. Porcher Taylor III, një profesor nga Universiteti në Richmond, ka shpenzuar gati një dekadë duke analizuar imazhe të detajuara nga satelitët të një anomalie mbi malin Ararat të Turqisë, për të cilën beson se është Arka e Noesë. Në Majami, fotografi Ulf Erlingsson, kohët e fundit përdori softuerë hartash të teknologjisë së lartë për të treguar ngjashmërinë mes Irlandës dhe përshkrimeve të Platonit për Altantis (Zoti Erlingsson beson se përshkrimet e Platonit u frymëzuan nga një ishull në detin e Veriut). Në disa raste, të pasurit janë ata që financojnë kërkimet. Për të gjetur nëndetësen në të cilën u vdiq babai gjatë Luftës së Dytë Botërore, tre vëllezër kohët e fundit morën me qera dy kompani eksplorimi nën ujë për ta kërkuar (lundra "USS Grunion" u identifikuar gushtin e kaluar). Për 30 mijë dollarë, gjahtarët individual të thesareve mund të blejnë sensorë nëntokësorë apo të marrin me qera një anije nënujore kërkimi për një ditë. Gjatë viteve të fundit, arkeologët, historianët dhe qeveritë kanë shprehur shqetësimin se shumë thesare nënujore janë plaçkë e grabitur, me shumë pak interes për të dhënat historike. Nën ligjin tradicional, që drejton vendet arkeologjike nënujore në ujërat ndërkombëtare, gjetësit janë mbajtësit dhe rikuperuesit marrin kompensim. Por qeveritë nuk lëshojnë pe - "Odyssey Marine" është në një betejë ligjore me Spanjën për "Mjellmën e zezë". Miniera e holandezit të humbur Çfarë sekretesh dhe thesaresh fshihen në këtë minierë të humbur, të cilën s’e ka zbuluar kurrë askush? Sipas historisë, një minator i vetëm zbuloi një pasuri të tërë në flori në këtë minierë që ndodhet diku në Feniks të Arizonës, por sipas legjendës gjithë aventurierët dhe eksploratorët që kanë mbërritur aty kanë humbur jetën ose janë zhdukur në mënyrë të mistershme. Mendohet se aty fshihet një prej thesareve më të mëdha në flori që mund të ekzistuar ndonjëherë, por rruga për aty është e mbushur me rreziqe të mistershme, të cilat nuk kanë lejuar askënd deri më sot që të eksplorojë. Njeriu i parë që ka zbuluar floririn e indianëve në Malin e Supersticionit, ku gjendet miniera ka qenë Don Miguel Peralta, anëtar i një familjeje të shquar në Meksikë. Përpara se të kthehej në Meksikë për t’u furnizuar me pajisjet e duhura për gërmimin ai memorizoi vendin, por kur u kthye nuk e gjeti më dhe deri më sot askush s’e ka gjetur. Varri i Kleopatrës Vetë varri i Kleopatrës është një thesar në vetvete, duke qenë se arkeologët nuk kanë arritur asnjëherë ta zbulojnë. Përveç kësaj, mendohet se brenda mund të gjenden thesare pafund në flori dhe gurë të çmuar. Këtë vit, arkeologët kanë nisur kërkimin në tre zona të Egjiptit pranë detit Mesdhe, ku mund të gjendet varri i të dashuruarve fatkeq, Kleopatra dhe Mark Antoni. Mbretëresha e famshme e Egjiptit dhe gjenerali romak kryen vetëvrasje në vitin 31 p.K. Që atëherë është kërkuar varri i tyre. Ekskavatorët kanë gjetur gjithashtu një numër tunelesh brenda në tempull, tre prej të cilëve mund të jenë përdorur për varrime. Drejtuesit e gërmimeve besojnë se Kleopatra dhe Mark Antoni mund të jenë varrosur në një tunel më të thellë, të ngjashëm me ato që janë gjetur. Vitin e kaluar, arkeologët në zonë nxorën një statujë bronzi të perëndeshës Afërditë, një kokë alabastri të një statuje të Kleopatrës, një maskë që mendohet se i përket Mark Antonit dhe një statujë pa kokë të epokës ptolemiane. Varri i Genghis Khan Burimet historike thonë se luftëtari i madh ka vdekur gjatë një fushate në Kinën veri-lindore në vitin 1227, por ata s’e zbulojnë vendbanimin e fundit. Në vitin 1237, një ambasador kinez pohoi se kishte parë vendin e varrosjes së pushtuesit të madh dhe në vitin 1370 një shkrimtar kinez e emëroi vendin si “Kirelgu”, por misteri ende mbetet. Pasi lexoi një libër 55 vite më parë për një pushtues mongolian, avokati dhe tregtari Maury Kravitz u fiksua pas tij. Ai u nis për ekspeditë 2/4
  • 3. Vendet e famshme ku fshihen gurë të çmuar e ku janë varrosur njerëz të famshëm Written by Blendina Cara Saturday, 15 August 2009 14:16 - Last Updated Monday, 17 August 2009 00:07 dhe mblodhi 1.5 milionë dollarë. Eksploruesit duruan mushkonjat dhe gjarpërinjtë helmues në Mongoli për dy vite, por veç skeleteve dhe poçeve nuk gjetën asgjë tjetër. Kërkimet do të fillojnë këtë verë, me 250 mijë dollarë të tjerë të mbledhura. Dhoma e qelibartë Një nga kryeveprat e artit barok, “Dhoma e qelibartë” ishte një dhuratë nga mbreti Frederick William I” i Prusisë për Pjetrin e Madh në vitin 1716. U vendos në pallatin veror të perandorit rus, Tsarskoye Selo. Muret ishin të veshura me qelibar, pasqyra dhe mozaikë mermeri. Një ambasador britanik e përshkroi si mrekullia e tetë e botës. Kur nazistët pushtuan Rusinë në vitin 1941, muret gati në të rënë nuk i mashtruan gjermanët, të cilët e çmontuan dhe e transportuan thesarin në një kështjellë në Kalinigrad, Rusi për ta ekspozuar. Në janar të vitit 1945, dhoma u evakuua dhe thesari s’u pa më. Disa thonë se thesari është fundosur me një anije ruse në vitin 1945. Varri i mbretereshes egjiptiane Egjiptologët e dinë mbretëresha Nefertitti ka jetuar në shekullin e 14-të pra Krishtit. Ajo u martua me faraonin Akhenaten dhe pati gjashtë vajza. Ata e dinë edhe si dukej falë një busti të famshëm. Por për shkak se varri i saj ende nuk është gjetur, ata s’e dinë si ka vdekur apo çfarë i ndodhi. Pas shekullit të 12-të të mbretërimit të burrit të saj, emri i saj zhduket nga të dhënat arkeologjike. “Varrin e saj duan ta gjejnë të gjithë”, thotë Nicholas Reevens, një egjiptolog në Kolegjin “Eton” në Mbretërinë e Bashkuar. “Jo vetëm për pasuritë që përmban, por sepse Nefertiti është hallka e humbur”, shton ai. Një ekspeditë e vitit 2005 ka zbuluar shumë varreza të tjera, po jo varrin e mbretëreshës së mistershme. Anija me e pasur e fundosur "San Hose" është anija më e pasur e fundosur në histori. Këtë e thotë Bob Cembrola, kuratori i historisë së detit në Kolegjin "U.S. Naval War" në Newport. Pasi u thye nga një skuadër angleze larg bregdetit të Kolumbisë në vitin 1708, "San Jose" u fundos me 600 burra në bord. Thesari i anijes, i cili përfshin monedha ari dhe argjendi, do të kishte një vlerë nga 150 milionë deri në 10 miliardë dollarësh, varet se kë pyesni. Masa e thesarit është çështja që debatohet edhe sot. Vlerësimet angleze të kohës thonë vlerën prej 50 milionë pesove spanjolle, ndërsa Gabriel Garcia Marquez e rrit edhe më shumë këtë vlerë në romanin "Dashuri në kohën e kolerës". Vlera e thesarit sot varet nga sasia e parave me të cilat do të shkëmbeheshin. Legjenda "San Jose" i ka nxitur gjahtarët e thesareve për vite. Në vitin 1982, një grup investitorësh që operojnë nën emrin "Sea Search Armada", njoftoi se kishin gjetur galionin në bregdetin e Kolumbisë. Kërkimet për Gralin e shenjtë Ende nuk është e qartë se çfarë është grali i shenjtë. Historianët thonë se përmendet për herë të parë në vitin 1190 në një poemë të Chretien nga Troja. Autori e përshkruan gralin, por kurrë nuk thotë se çfarë është. Shkrimtarë të mëvonshëm, mes tyre dhe Eucharist-i, e përshkruajnë si kupa që Jezusi mbajti në Darkën e Fundit. Në fund të shekullit të 19-të, grali u bë simbol misticizmi dhe rituali. Fakti që historianët mendojnë se është thjeshtë një mjet i figurshëm, nuk i ka ndalur njerëzit ta kërkojnë. Alfredo Barbagallo, një skolar mesjetar italian, beson se “Grali i shenjtë” ndodhet në katakombet nën Bazilikën e Shën Lawrence, jashtë mureve të Romës. Murali i famshëm i da Vinccit Në vitin 1503, Leonardo da Vinci u caktua të dekorojë një holl në pallatin Vecchio në Florence. Ai punoi atje për 18 muaj me një mural të “Betejës së Anghiari”-t, që u luftua nga trupat e Florentine-s në vitin 1440. Ai përdori vaj në vend të teknikës tradicionale të afreskeve, para se ta linte të papërfunduar në vitin 1506. Megjithëkëtë, bashkëkohësit e da Vincit e konsiderojnë si kryevepra më e madhe. Në mes të shekullit të 16-të, Cosimo de Medici punësoi Giorgio 3/4
  • 4. Vendet e famshme ku fshihen gurë të çmuar e ku janë varrosur njerëz të famshëm Written by Blendina Cara Saturday, 15 August 2009 14:16 - Last Updated Monday, 17 August 2009 00:07 Vasari-n të rimodelojë hollin dhe murali humbi. Historianët e dinë si duket nga skicat e hershme të Da Vincit. Murali ka inspiruar kryeveprat e Rubens dhe Pikasos. Aeroplani i pilotes së pare femër Amelia Earhart donte të ishte personi i parë që fluturonte rreth e rrotull globit pranë Ekuadorit. Më 2 qershor të vitit 1937, ajo dhe Fred Noonan u nisën nga Lae, ajo që tani ndodhet në Papua New Guinea, me aeroplanin “Electra 10-E”. Që atë ditë ata s’u panë kurrë më. Për 19 orët e para të udhëtimit të tyre prej 2,556 miljesh, në radio dëgjoheshin vetëm “duket ta kesh ti, por s’e sheh”, dhe “gazi po mbaron”. Anija e Gardës Bregdetare i priste në Howland Island në Paqësorin qendror. Jo shumë vonë, anija mori mesazhin e fundit që thonte “veri dhe jug”. Kërkimet e deritanishme nuk kanë zbuluar asgjë. Një grup kërkuesish në ditën e sotme thonë se do ta gjejnë, duke qenë se teknologjia e re që do të përdorin është e pazëvendësueshme. 4/4