SlideShare a Scribd company logo
1 of 11
UNIVERSITETI I PARË PRIVAT -
             FON
FAKULTETI PËR DETEKTIV DHE SIGURI

  CIKLI I DYTË:STUDIME SPECIALISTIKE

          PUNIM SEMINARIK
   LËNDA:”E DREJTA ADMINISTRATIVE”

TEMA:”ORGANIZATAT ADMINISTRATIVE”



 STUDENT:
MENTOR:
ADIS DEMIRI              Dr-Pr BAJRAM
POLLOZHANI


                                        1
GOSTIVAR-2013




     1. ORGANIZATAT ADMINISTRATIVE

 1. Nacioni I përgjithshëm I organizatës

Varësisht nga elementet që e përcaktojnë kuptimin e organizatës, në literaturën juridike
ndeshim shumë definicione, përkatësisht përkufizime të nacionit të organizatës në përgjithësi.
Meqë definicionet, përkatësisht përkufizimet, e dukurive shoqërore I konsiderojmë relative, më parë
do ti theksojmë elementet përbërëse së organizatës në mënyrë që, në bazë të tyre, të ofrojmë
definicione, përkatësisht përkufizime përkatëse.

Autorë të ndryshëm, më së shumti përqëndrohen në këto pesë elemente të organizatës:
a) njerëzit; b) qëllimi I caktuar; c) mjetet (materiale dhe juridike); ç) struktura organizative dhe d)
   mëvetësia në punë.

Në bazë të elementeve janë bërë përkufizime të ndryshme. Po veçojmë disa prej tyre.
Sipas profesorit Stjepanoviq ‘’ Organizata mund të përkufizohet si mënyrë, në të cilën pjesët e
tërësisht harmonizohen e drejtohen për arritjen e qëllimit të caktuar të cilit i dedikohen. Të organizosh,
do të thotë lidhësh.
Ti gruposh njerëzit dhe sendet, shpeshherë edhe njerëzit e sendet, tia përcaktosh funksionin (detyrat
dhe punët) secilit individ ose send në atë grupacion dhe ti harmonizosh e ti drejtosh që të arrijnë
qëllimin ose qëllimet e caktuara, që të realizojnë detyrat e caktuara’’.1

Sipas profesorit Popoviq ‘’ Organizata, marrë në kuptimin më të gjërë të fjalës paraqet një grup të
caktuar njerëzish të cilët janë të ndërlidhur në mënyrë të ndërsjellë me ushtrimin e punës së përbashkët
dhe realizimin e qëllimit të caktuar’’2


 Profesori Dimitrijeviq thotë se ‘’organizata është një grup njerëzish të ndërlidhur përherë në
 mënyrë adekuate dhe oportune, e cila është formuar që si tërësi e mëvetësishme me mjetet e
 nevojshme të punojnë në realizimin e qellimit të caktuar’’.3

 Profesori Pusiq konsideron se ‘’ organizata është grup njerëzish, të cilët në mënyrë
 sistematike janë reciprokisht të ndërlidhur për arritjen e qëllimit të caktuar me operacionet e
 bashkërenditura dhe të ndara ndërmjet tyre’’.4

     1
       Dr. Nikola Stjepovic, Upravno pravo u SFRJ, Opasti dco, Knjiga I i II, Privredni pregled, Beograd, 1973.
     fq.107
     2
       Dr. Slavoljub Popovic: ‘’ Upravno pravo’’. Opsti deo. Savremena administracija Beograd, 1974. fq. 107
     3
         Prof.dr. Pavle Dimitrijevic: ‘’Javna uprava’’. Nis. 1964, fq,.60
     4
         Dr. Eugen Pusic, vepra e cituar, fq.5

                                                                                                              2
Nga te gjitha këto dhe përkufizime tjera si këto, konkludojmë se nocioni organizatë
përmbledh në vete disa elemente dhe se vetëm ekzistimi I tyre flet për qenien e
organiztës. Ndryshe, bëhet fjalë për asociacion, e jo për organizatë.
Termi ‘’organizatë’’ mund të kuptohet së paku në dy aspekte: si punë e orgaanizuar për të
arritur një qëllim të caktuar dhe organizatë; si institucion që ka elemente të caktuara dhe
që ështe themeluar që të realizojnë qëllime të caktuara.
Organizata si punë e organizaur paraqet atë dukuri shoqërore e cila është shfaqur me
ndarjen e parë të punës shoqërore në shoqërinë njerëzore. Ajo I shërben ndërtimi të
sistemit përkatës shoqëror e ekonomik, sepse procesi I punës së organizuar shoqërore I
kalon kufijtë e ekonomisë dhe shtrihet në jetën e gjithëmbarshme shoqërore, ndërsa
organizata si institucion paraqet gjithashtu dukuri shoqërore të shfaqur së bashku me vet
shoqërinë.
Me rastin të nocionit të organizatës si institucion dhe me rastin e klasifikimit të këtij
institute, mund të mirren parasysh kritere të cili merret si bazë për caktimin e nocionit të
organizatës.
Njërin nga përkufizimet më të gjëra të organizatës e bën Sajmon. Me organizatë, ai
nenkupton një ‘’format rë sjelljes kolektive’’. Me rastin e këtij përkufizimi, nocioni I
organizatës pothuajse njësohet me nocionin e përkufizimin të gjërë organizatës I bën edhe
Xhems Muni. Ai, nocionin e organizatës e përdorë pothuajse në kuptimin universal. Muni
e përkufizon organizatën si formë të cdo shoqate njerëzore për aritjen e qëllimit të
përgjithshëm.
Është interesant edhe veshtrimi I organizatës si sistem I përbërë (kompleks). Kështu, p.sh.
P. Gordon atë e vështron ne tri aspekte: si sistem të procesit të vendosjes, si sistem
shoqëror, dhe si sistem që I përshtatet ndryshimive të mjedisit. Organizata është
përkufizuar edhe në kuptimin sociologjik. Kështu, autori Malinovski niset nga nocioni
sociologjik I organizatës. Sipas tij, organizata përfaqëson një lloj grupi shoqëror, d.m.th
grupin e njerëzve të bashkuar në detyrën e përbashkët. Në këtë grup, mund të sistemohet
edhe mendimi I Personsit. Ai shprehet se arganizata përfaqëson njësinë shoqërore (grup
njerëzish), e cila me ndërgjegje është konstituar dhe rikonstituar, që të realizojnë qëllime
specifike. Shihet se kuptimi I tij I organizatës është më I ngushtë se sa ai I Malinovskit.
Ka autorë të cilët organizatën e vështrojnë ekskluzivisht nga aspekti I mardhenieve
ndërnjerzore. Duket se ai është një aspket tradicional I kuptimit të organizatës, ndërsa
disa autorë të tjerë, ndër ta edhe Uajt, e identifikojnë organizatën me strukturën.
Prezentimi I pikëpamjeve të ndryshme na bën të mundshëm që të nxjerrim një
konkluzion se, megjithatë, përkufizimet më reale e vështrojnë organizatën në kuptimin
formal, si institucion të caktuar e cila për të ekzistuar, domosdo do të përmbajë numër të
caktuar elementesh. (Te konsulltohen: M. A.Robinson: Organizationaslehre,
Management Internacional, 4-66; F.Pfiffrer-V.Presthus:Public Administration; T.Parsons:
Structure and Process in Modern Societies, Neë York, 1960; Leonard D.VITE:An
Introduktion to the Study o Public Administration, 3. ed. 1950; Dëight Ëaldo: The study
of Public Administration. Neë York, 1955).




                                                                                          3
Parimet themelore të oprganizatës janë:
1. Parimi I ndarjes së punëve.
2. Parimi I koordinimit;
3. Centralizimi dhe decentralizimi dhe
4. Koncentrimi dhe dekoncentrimi.
Ndarja e punëve në organizatë, bëhet mbi bazën e vendit të punës, respektivisht punëve
dhe detyrave të zbatuesit.
Elementet e vendit të punës janë:
    a) punët dhe detyrat
    b) punëtori- zbatuesi I punës (një ose më shumë punëtorë)
    c) mjetet e punës, dhe
    d) hapësira për punë.5

    Ndarja e punëve mund të bëhet në shumë mënyra: ndarja funksionale, ndarja
    resoriale, ndarja vertikale, ndarja horizontale dhe ndarja operative.
    Ndarja e punëve ka ndikim në dukuritë e specializimit, tipizmit dhe të standardizimit.
    Specializimi nënkupton tërësinë e thirrjeve të vecanta dhe të nevojshme për ushtrimin
    e punëve profesionale të caktuara, ose të më shumë punëve të ngjashme. Tipizmi
    konsiston në ushtrimin e atyre punëve, pas të cilave qëndron produkti I njëjtë ose I
    ngjashëm. Standardizimi nënkupton atë ndarje të punëve, në të cilën
    operacionet(veprimet) e thjeshta (te rendomta) kryhen më lehtë e më shpejtë dhe me
    suksese kontrollohen.
    Kordinimi në fakt është korelat I ndarjes së punës. Ndarja e punëve dhe kordinimi
    janë dy nocione, të cilat gjenden në raport të ndërsjellë ndërmjet tyre. C’është e
    vërteta, koordinimi paraqet një ndër parakushtet esenciale të strukturës së organizatës,
    I cili do të bëjë të mundshëm ‘’ sigurimin e unitetit të veprimtarisë në organizatë’’.

    Në teori, shfaqen pikëpamje të ndryshme mbi nocionin, rëndësinë dhe përmbajtjen e
    kordinimit. Mirëpo, duke I kërkuar pikat e përbashkëta që përbajnë ato pikëpamje,
    mund të nxjerim konkluzion se koordinimi realizohet në hapësirë e kohë dhe atë
    vazhdimisht dhe për cdo ditë me qëllim të ndërhyrjes së të gjitha pjesëve të
    organizatës. Prandaj koordinimi paraqet vetëm ate lloj të ndërlidhjes e cila siguron
    veprimin e harmonizuar të njësive organizative, përkatësisht të njësive të organizatës
    për realizimin e qëllimit të përgjithshëm të organizatës.
    Përcaktimi nocional I centralizimit dhe decintralizimit në teori është mjaftë I
    ndryshëm, mirëpo përmbajtja e tyre përputhet përafërsisht.
    Me centralizim, në kuptimin më të përgjithshëm, shprehet gjendja kur me një
    organizatë qeveriste nga një qendër. Së këndejmi, karakteristikë themelore e
    centralizimit është se ai gjithnje paraqet një kierarki të caktuar, që do të thotë ‘’ se
    vendosja dhe rregullimi io ceshtjeve thelbësore përrqëndrohet në majën e piramidës
    së strukturës organizative’’. Centralizimi, si rregull I përket funksionit të qeverisjes,
    mirëpo ai në hapësirë dhe kohë të caktuar, shtrihet edhe në veprimtaritë tjera.

5 Gjerësisht: Mr Send Dedic, ‘’Osmovi nauke o ipravljanju’’. Univerzitet u Sarajevu, Visa upravna skola,
Sarajevo, 1982

                                                                                                           4
Ndërkaq, decentralizimi nënkupton dobësimin e ndikimit të qendrës së organizatës në
    pjesë të organizatës.
    Pra, decentralizimi shpreh bartjen e autorizimeve të caktuara prej organeve
    udhëheqëse ( në majë të piramidës) në bartës funksionalë të caktuar, në të cilët
    njëkohësisht bartet përgjegjësia e caktuar në përpjestim me autorizimet e dhëna.
    Profesori E. Pusiq I jep edhe një dimension tjetër nocionit të decentralizimit. Sipas tij,
    decentralizimi nënkupton ‘’cdo tedencë kah dobësimi I konntrollit të këtillë ndaj
    pjesëtimit të kontrollit në shumë vende’’.
    Parimi I koncentrimit është I ndërlidhur me parimin e centralizimit. Koncentrimi, në
    fakt, paraqet tendencën që vendimet të nxiren sa më afër që është e mundur, nga maja
    e piramidës kierarkike. Ndërsa dekoncentrimi, nënkupton tendencën që vendimet të
    nxirren nga ana e organeve varëse, natyrisht gjithnjë ‘’ në kuadër të rregullimit të
    caktuar juridike të së drejtës, detyrimeve dhe përgjegjësive të subjekteve të
    caktuara’’. Duhet parë dallimin ndërmjet centralizimit dhe koncentrimit. Te
    koncentrimi ekziston delegimi I pushtetit ( në masë më të vogël apo më të madhe),
    por jo edhe trnsferimi I pushtetit, respektivisht I autoritetit. Këtu, organet më të larta
    rezervojnë të drejtën për vete, që të bëjnë direktiva të obligueshme organeve më të
    ulta dhe që të anulojnë vendimet e nxjerra nga aba e organeve më të ulëta.6

    2. Nocioni I organizatës administrative
    Edhe reth kuptimit të ‘’organizatës administrative’’ ka mendime edhe pikëpamje të
    ndryshme, prandaj ka edhe përpjekje për përkufizime të ndryshme. Ato përkufizime
    bëhen varësisht nga elementet që e përcaktojnë nocionin e organizatës administrative.
    Në literaturën juridike së pari kërkohen tiparet specifike që e përkufizojnë
    organizatën administrative. Ato tipare janë të shumta dhe më së shpeshti përmenden
    këto: kontinuiteti, profesionalizmi I nëpunësve, autorizimet, punët shoqërore dhe të
    tjera.7
    Vështruar në bazë të tipareve të veta juridike, organizatat administrative paraqesin atë
    lloj organizatash, të cilat në mënyrë autoritative hyjnë në mardhënie juridike me
    subjektet juridike.si nje lloj I vecantë I organziatave administrative dallojmë nga
    organizatat e tjera në bazë të dy karakteristikave themelore të tyre:
    E para, ne organizatat administrative kryhen punët e përgjithshme shoqërore dhe
    E dyta punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit,
    përkatësisht në ushtrimin e shërbimeve për subjektet juridike me mundësinë e
    shfrytëzimit të autorizimeve publike, që nënkupton një pushtet të deleguar
    Në literaturën juridike ka mendime të ndryshme se cka kuptojmë me punët e
    përgjithshme shoqërore. Këto mendime janë të ndryshme për shkak të faktit se
    interesi public që përbën esencën e përkufizimit të punëve të përgjithshme shoqërore,
    paraqet njërin nga nocionet më të papërkufizuar në shkencën juridike, bile edhe në atë
    publike. Keshtu profesori Vavpetiq në vend të shprehjes ‘’interesi publik’’ flet mbi
    ‘’dobinë e përgjithshme shoqërore’’. Sipas tij, shprehja ‘’ interes I përgjithshëm’’
    është e gjithëpërfshirshme dhe shprehet në marredhënie të ndryshme.


6
  Shih lidhur me parimet themelore të organizatës: Dr. Scad Dedic, ‘’Osnovi nauke o upravljanju’’.
Univerzitet u Sarajevu, Visa upravna skola, Sarajevo. 1982; Dr. Eugen Pusic, ‘’Nauka o upravi’’, Libri I
parë, Zagreb, 1982
7
  Dr. Eugen Pusic I grupa autora Upravni sistemi, Pravni Fakultet Zagreb 1982
Dr. Eugen Pusic po aty, fq 5-6

                                                                                                           5
3. Llojet e organizatave administrative

      Organizatat administrative mund të klasifikohen në shumë grupe. Na duket se dy
      mund të jenë grupe themelore, varësisht prej karakterit të punëve që ushtrohen në to.
      Grupin e parë e përbejnë arganizatat administrative punët e të cilave konsistojnë në
      ushtrimin e pushtetit, ndërsa grupin e dytë e përbëjnë organizatat administrative që
      ushtrojnë shërbime të caktuara, duke shfrytëzuar mundësinë e ushtrimit të një pushteti
      të deleguar nëpërmjet autorizime publike.

      Grupi I parë I organizatave administrative nënkupton organet e pushtetit shtetëror,
      përkatësisht organet e administratës shtetërore.

      Grupi I dytë I organizatave administrative nënkupton organizatat dhe institucionet, të
      cilat ushtrojnë shërbime të caktuara duke shfrytëzuar për këtë autorizimet publike.

      Në literaturën juridike administrative, ndeshim shprehjen organizata e administratës
      publike e cila, në vete, përmbledh të dy grupet e organizatave administrative. C’është
      e vërteta, dyqenësia e funksioneve, të cilat I ushtrojnë organizatat administrative është
      theksuar edhe në literaturën botërore.
      Kështu, p.sh. Maks Veber, thekson se organizatat administrative shërbejnë nga njëra
      anë si instrument për ushtrimin dhe mbajtjen e pushteti, ndërsa në anën tjetër, si
      sistem organizatash për ushtrimin e shërbimit publik.8

      Ai klasifikim është mjaft I pranishëm, bile edhe I pranueshëm në literaturën juridike
      administrative në përgjithësi.
      Cdo klasifikim, sikurse edhe ky që I bëhet organizatave administrative është në
      kuptimin relative, pra I kushtëzuar.
      Kushtëzimi buron, në radhë të parë nga faktorët që determinojnë organizimin e
      administratës në sisteme juridike me rregullime të ndryshme shoqërore.




8
    Max Veber: Gesamelte politische Sehriftan, Tubingen, 1956

                                                                                              6
3.A. Organet e administratës9
    Fjala ‘’organ’’ ka dy kuptime themelore: kuptimin subjektiv dhe kuptimin objektiv.
    Në kuptimin e parë, fjala ‘’organ’’ nënkupton njerëzit qofte si individë, qoftë si grup I
    tyre, nëpërmes të të cilëve shteti ushtron punët e veta. Në kuptimin e dytë fjala
    ‘’organ’’ nënkupton vëllimin e veprimtarisë së individëve apo të grupeve të tyre,
    nëpërmes të cilëve shteti, përkatësisht bashkësia e caktuar shoqërore ushtron punët ë
    veta.
    Po kështu është edhe me termin ‘’organ shtetëror’’. Edhe ai mund të përkufizohet në
    kuptim subjektiv dhe në kuptim objektiv. Në kuptimin e parë si regull mendohet në
    personat fizikë që ushtrojnë ‘’shërbimet shtetërore’’ ndërsa në kuptimin e dytë
    mendohet në vëllimin e punëve që ushtrojnë ata, përkatësisht vëllimin e shërbimeve
    me të cilat janë ngarkuar prej shtetit.
    Profesori Kërbek bën një përkufizim që na duket më I afërt dhe më I pranueshëm.
    Sipas tij organi shtetëror paraqet një ‘’institut real konkret dhe të organizuar juridke’’
    I cili duhet të kryej ‘’reth të caktuar të detyrave dhe të punëve shtetërore’’. Në cdo
    shtet ka lloje të ndryshme organesh shtetërore, varësisht nga shumëllojshmëria dhe
    vëllimi I detyrave dhe punëve shtetërore, me të cilat janë të ngarkuara ato organe, në
    sisteme me organizim të ndryshëm të pushtetit shtetëror, përkatësisht me sisteme të
    ndryshme të rregullimit shoqëror. Organet e administratës shtetërore përbëjnë atë
    pjesë të aparatit shtetëror e cila është ngarkuar me veprimtarinë administrative si
    njërën nga veprimtaritë e përgjithshme që ushtron shteti.
    Veprimtaria shtetërore kryhet në forma të ndryshme dhe cdonjëra prej këtyre formave
    ushtrohet nga një sistem I posacëm organesh të aparatit shtetëror.
    Karakteristikat themelore e cila bën që organet e administratës të cilësohen si organe
    shtetërore është mveshja e tyre me tagra të pushtetit.
    Tagrat e pushtetit të organeve të administratës shtetërore, shprehen në të drejtat dhe
    detyrat e tyre që:
    a) Të nxjerin akte juridike administrative, me të cilat manifestojnë vullnetin e shtetit,
         përkatësisht të pushtetit shtetëror dhe
    b) Të mbrojnë dhe të zbatojnë ligjet e tij nga cdo shkelje, duke përdorur edhe fuqinë
         shtënguese.
    Karakteristikë tjetër e rëndësishme e organeve të administratës shtetërore janë
    kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj.
    Përmbajtja e kompetencave të organeve të administratës është e ndryshme.


9
 Sado që fjala ‘’organ’’ është në përdorim të përditshëm, ka mjaft pasaktësi në përdorimin e saj, sic do të
shohim më vonë edhe kuptime të ndryshme të shprehjes ‘’organ shtetëror’’, përkatësisht organ I
administratës shtetërore

                                                                                                              7
Organet e administratës kanë një numër vecorish specifike, në bazë të të cilave ato
dallohen nga organet tjera të pushtetit shtetëror. Këto vecori të tyre përcaktohen nga
karakteri I vecantë që ka veprimtaria administrative e shtetit.
Duhet pasur parasysh se kuptimi I organit të administratës shtetërore ndryshon nga ai
I personit zyrtar dhe nga ai I njësisë organizative administrative.
Ai kuptim nuk mund të njësohet me këta të dytët, sepse përfaqëson një nocion të
vecantë e të ndryshëm.
Në gjuhen e përditshme, organet e administratës shpeshherë njëjtësohen me personat
zyrtarë, d.m.th. me ata të cilët me ligj janë të autorizuar të veprojnë në emër të atyre
organeve dhe për ushtrimin e funksioneve të tyre.
Shprehjet ‘’ organ administrativ’’ dhe ‘’ person zyrtar’’ u përkasin dy nocioneve të
ndryshme, prandaj edhe kanë kuptim të ndryshëm juridik.
Me shprehjen ‘’ organ administrativ’’ tregohet një formacion individual ose kolektiv,
me organizimin e tij të mbrendshëm, që është pjesë përbërëse e aparatit
administrative, ndërsa shprehja ‘’ personat zyrtar’’ tregon indvidin, njeriun konkret,
personin e caktuar që kryen këtë apo atë funksion administrativ.
Në literaturën juridike administrative me të drejtë kërkohet që të bëhet dallimi midis
organit administrativ në kuptimin juridik të fjalës, d.m.th. midis subjektit, që me ligj
është ngarkuar të ushtrojë individualisht ose kolegjialisht veprimtari juridike
administrative dhe organit administrativ në kuptimin e gjërë të fjalës, d.m.th.
formacionit organizativ administrativ, brendapërmbrenda të cilit kryhet, përkatësisht
ushtrohet veprimtaria administrative.


3.B. Klasifikimi I organeve të administratës shtetërore
Në bazë të disa kritereve, organet e administratës shtetërore, mund të ndahen në lloje
të ndryshme. Kriteret zakonisht mbështeten në karakteristikat më të rëndësishme të
organeve të administratës dhe ato përdoren për klasifikimin e tyre në lloje të
ndryshme.
Klasifikimi I organeve të administratës shtetërore është në varësi të drejtpërdrejtë prej
sistemit shoqëror politik dhe juridik të një vendi, përkatësisht të formës së shtetit të
atij vendi.
Kështu, klasifikimi I organeve të administratës shtetërore është I ndryshëm varësisht
se a bëhet fjalë, p.sh. për shtetin unitary apo federativ, të centralizuar apo të
decentralizuar, varësisht se a ka Brenda tij apo nuk ka njësi autonome, varësisht nga
pozita e organeve lokale etj.
Sipas kriterit të shtrirjes së veprimtaris së organeve të administratës shtetërore,
organet qendrore e shtrijnë veprimtarinë e vet Brenda tërë territorit të vendit, ndërsa
organet lokale të administratës e kanë të kufizuar shtirjen e veprimtarisë së vet, p.sh.
Brenda një komune. Lidhur me këtë është edhe ndarja e organet qendrore dhe
regjionale të administratës shtetërore.
Kriter themelor për ndarje në organet individuale dhe kolegjiale të administratës është
mënyra e vendosjes.
Organet individuale të administratës shtetërore janë ato organe, në të cilat, si rregull,
shprehet vullneti I individit, I atij që është në krye të organit, përkatësisht eprorit të
organit. Organet individuale të administratës shtetërore janë p.sh., ministritë.
Organe kolegjiale të administratës shtetërore janë ato organe në të cilat e drejta e
vendosjes I takon një grupi personash. Vendimi merret në mbledhje me shumicë

                                                                                        8
votash. Mbledhja Brenda një afati të caktuar quhet session, ndërsa numri I anëtarëve
       për punë dhe marrjen e vendimeve në organin kolegjial quhet kourum.
       Egzistojnë dy lloje të kourimit: kourumi I të pranishmëve dhe kourumi I votuesve.
       Kourimi I të pranishmëve ësgtë numri I anëtarëve që nevojitet për hapjen, përkatësiht
       fillim e punës dhe mbajtjen e mbledhjes, ndërsa kourumi I votuesve është numri I
       anëtarëve që nevojitet për marrjen e vendimeve në mbledhje.
       Kriter themelor për ndrajen në organet active dhe këshilluese të adminitratës
       shtetërore shërben lloji I punëve që kryejnë, përkatësisht I ushtrojnë ato organe.
       Organet aktive janë të mëvetësishme në ushtrimin e punëve administrative dhe
       ndryshe mund të emërtohen edhe si organe të cilat nxjerrin vendime
       (p.sh. ministritë, etj).
       Organet këshilluese janë, si rregull, ato të cilat bëjnë këshilla, pra shfaqin kryesisht
       mendime profesionale për organet tjera dhe këto në esencë, dallohen prej organeve
       aktive.
       Kriter themelor për klasifikimin në organet e mëvetësishme dhe në organet në
       përbërjen e organeve të mëvetësishme të administratës është shkalla e mëvetësisë në
       punë, përkatësisht në ushtrimin e saj.
       Organet e mëvetësishme janë ato organe që janë në raport të drejtpërdrejtë me
       parlamentet dhe themelohen prej tyre, si p.sh. ministritë etj.
       Organet në përbërjen e organeve të mëvetësishme të administratës shtetërore janë në
       raport të drejtërdrejtë me organet e mëvetësishme dhe themelohen për ushtrimin e
       punëve të caktuara nga rrethveprimi I tyre, p.sh. inspektoratet në përbërjen e
       ministrive. Këto organe kërkojnë shërbim të vecantë dhe të organizuar, por edhe një
       shkallë të caktuar të mëvetësisë në ushtrimin e punëve.
       Kriter themelor për ndarjen në organe të larta dhe të ukëta të administratësshtetërore
       është raporti ndërmjet tyre. Ai raport shprehet si raport I organeve eprore dhe varëse,
       si raport I koordinimit, përkatësisht bashkërendimit dhe si raport I lidhjeve vertikale
       ndërmjet tyre, përkatësisht I të drejtave dhe detyrave të ndërsjella (reciproke).
       Klasifikimi në organet e administratës në organe të lartë dhe të ulët është shprehje e
       shkallëve të ndryshme të njësive territoriale politike, pra edhe shkallëve të ndryshme
       të organeve të pushtetit shtetëror në përgjithësi dhe të organeve të administratës
       shtetërore në vecanti.
       Kriter themelor për ndarje në organet e përgjithshme dhe organet e vecanta të
       administratës shtetërore është vëllimi I punëve.
       Organe të përgjithshme të administratës shtetërore janë ato organe të cilave u është
       dhënë në kompetencë ushtrimi I të gjitha punëve administrative, të cilat në përgjithësi
       mund ti kryejnë organet e administratës.
       Organe të vecanta të administratës shtetërore janë ato organe, veprimtaria e të cilave
       është e kufizuar në fushë të caktuar administrative, përkatësisht në shërbim të caktuar
       administrativ, si p.sh. seksione, referate etj., ndërsa ekzistojnë edhe klasifikime të
       tjera të organeve të administratës shtetërore.
       Professor Ballanca konsideron se ‘’ kriteret më të njohura që mbështetetn në
       karakteristikat më të rëndësishme të organeve administrative dhe që përdoren për
       klasifikim e tyre në lloje të ndryshme janë: a) Mënyra e formimit të tyre; b) Shtirja
       tokësore e veprimtarisë së tyre; c)Karakteri I kompetencave të tyre; d)Burimet e
       financimit të tyre dhe mënyra e disponimit të burimit nga ana e tyre.10


10
     Zejnullah Ballanca, ‘’E drejta administrative e RPSSH’’. II, Tiranë, 1974

                                                                                             9
Natyrisht ky klasifikim ka parasysh llojet e organeve të administratës shtetërore ne
       Shqipëri, mirëpo në të ndeshen pika të përbashkëta me klasifikimet e organeve të
       administratës shtetërore dhe në vendet e tjera, vecanërisht me ato klasifikime që
       mbështeten në kritere sic jane: shtirja e veprimtarisë së organeve të administratës dhe
       struktura e organeve të administratës. Sipas tij, ekzistojnë dy lloje organesh të
       administratës shtetërore në bazë të kriterit të shtirjes tokësore të veprimtarisë së tyre:
       organet qendrore dhe organet lokale të administratës shtetërore. Sipas karakterit të
       kompetencave të organeve të administratës shtetërore, ekzistojnë organet
       administrative me kompetenca të përgjithshme dhe organet administrative me
       kompetenca të posacme, ndërsa sipas strukturës së tyre, organet e administratës
       shtetërore mund të jenë: organet kolektive të administratës shtetërore dhe organet
       individuale ose monokratike të administratës shtetërore.11


       4. Parimet e organizimit të administratës shtetërore

       Parimet e organizimit të administratës shtetërore kushtëzohen drejtpërdrejtë nga rendi
       shoqëror I një vendi dhe organizimi I tij shtetëror I ndërtuar mbi këtë bazë.
       Edhe pse parimet e organizimit të pushtetit, si rregull, janë parime kushtetuese dhe se
       paraqesin objekt të trjatimit në të drejtën kushtetuese, për shkak të rëndësisë, por edhe
       të ndikimit të drejtpërdrejtë që kanë në organizimin e administratës shtetërore,
       kërkojnë një shqyrtim të sërishëm, sado I siperfaqshëm të jetë ai.12 Përkujtojmë se
       ideja e sovranitetit të popullit në formën e saj klasike, u formulua në shekullin XVII-
       të nga Zhan Zhak Rusoi. Sipas tij, sovraniteti është unik, I pandarë, I patjetërsueshëm
       dhe si I tillë I përket popullit si tërësi.
       Parimi I unitetit të pushtetit shtetëror është një parim I prejardhur nga parimi I
       sovranitetit të popullit. Ai parim synon që pushteti shtetëror të përqëndrohet vetëm në
       duart e organeve përfaqësuese dhe ndalon krijimin e organeve të vecanta si organe të
       pavarura, që do të mund të ushtrojnë veprimtarinë shtetërore pa iu nënshtruar
       organeve të tjera. Megjithatë, parimi I unitetit të pushtetit shtetëror nuk përjashton,
       përkundrazi kërkon që pushteti shtetëror të ushtrohet nëpërmejt formash të ndryshme
       të tij, të lidhura ngushtësisht ndërmjet tyre. Ndonëse I përqëndruar në duart e
       organeve përfaqësuese, pushteti shtetëror ushtrohet në radhë të parë nga organet
       përfaqësuese, por edhe nga organet e tjera shtetërore, pra edhe nga organet
       administrative të zgjedhura, të formuara ose të caktuara e të kontrolluara prej tyre.
       Ideja e ndarjes së pushtetit ishte formuluar qysh në shekullin e XVII-të nga filozofi
       anglez, Xhon Lok. Ai në teorinë e tij të cilën e zhvilloi në veprën ‘’Dy tractate mbi
       qeverinë’’ (1689), argumentoi kompromisin e arirë midis klasës së borgjezisë dhe
       klasës feudale, duke u nisur nga pozita e doktrinës të së drejtës natyrale dhe të


11
     Z.Ballanca, po aty.
12
     Rendi shoqëror I një vendi organizimi I tij shtetëror përshkohet nga parimi I sovranitetit

                                                                                                  10
kontratës shoqërore. Sipas tij, pushteti shtetëror ndahet në pushtet legjislativ, në
pushtet ekzekutiv dhe në pushtet federativ ( të bashkuara).
Teoria mbi ndarjen e pushtetit shtetëror u zhvillua në rrethana të reja më vonë nga
Sharl Lui Monteskitë, në veprën e tij ‘’ Fryma e ligjeve’’ (1748).
Sipas Monteskisë, pushteti shtetëror është I ndarshëm. Ai ndahet në pushtet
legjislativ, ekzekutiv dhe ghyqësor dhe secili duhet ti përkas një organi të vecantë. Të
tri pushtetet e lartëpërmendura duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri dhe kështu
bëhet e pamundur që një pushtet të jetë I plotfuqishëm ndaj pushteteve të tjera; një
ndarje dhe pavarësi e tillë e tyre bën të mundur kufizimin, përkatësisht balancimin e
tyre.
Parimet e organizimit të administratës shtetërore ndryshojnë nga një vend në një vend
tjetër dhe nga një sistem në një sistem tjetër, varësisht nga karakteri I rendit shoqëror
të atij vendi në përgjithësi dhe lidhur me këtë, karakteri I sistemit që ndërtohet në
kuadër të tij.
Ndër parimet themelore të organizimit të administratës shtetërore, po I theksojmë ato
të cilat janë me interes për shqyrtime comparative: parimin e ndarjes së funksionit
ekzekutiv nga funksioni administrative; parimin e kushtetueshmërisë dhe të
ligjshmërisë, si dhe parimin e federalizmit, si tri nga parimet kryesore.
Për dallim nga disa sisteme në të cilat nuk ndeshim ndarjen e funksionit ekzekutiv
dhe të funksionit administrative, vecse shkrirjen e tyre në një funksion të vetëm dhe të
përbashkët, në disa vende të tjera ndeshim ndarjen e funksionit ekzekutiv nga
funksioni administrativ.
Funksionin ekzekutiv e ushtrojnë organet ekzekutive, ndërsa funksionin
administrative e ushtrojnë organet e administratës shtetërore.
C’është e vërteta, funksionin administrative, përvec organeve të administratës
shtetërore, mund të ushtrojnë edhe organizatat, të cilat ushtrojnë punët me interes për
njësinë administrative politike përkatëse, si dhe organizatat dhe institucionet të cilat
kanë autorizime publike.
Parimi I kushtetueshmërisë dhe I ligjshmërisë paraqet parim politik e juridik, që do
thotë pajtueshmërinë me kushtetutën dhe ligjin. Sipas këtij parimi, organizimi I
administratës shtetërore bazohet në parimet e përgjithshme të organizimit të pushtetit
shtetëror të përcaktuar në kushtetutë dhe në ligje.
Parimi I kushtetueshmërisë dhe I ligjshmërisë, përvec që është parim I organizimit, ai
është para së gjithash, edhe parim I punës së organeve të administratës shtetërore. Për
të do të bëhet fjalë në kapitullin përkatës .
Në vendet me rregullim federativ, cështja e organizimit të administratës shtetërore
shtrohet ndryshe nga vendet me rregullim unitary. Prandaj, në vendet me rregullim
federativ, nuk kemi përqëndrim të veprimtarisë administrative vetëm në një hallkë
organizative, porn ë më shumë hallka (komuna,krahina,republika, federatë).
Vlenë të theksohet se në literaturën juridike administrative ndeshim shembuj të
trajtimit të njëkohshëm të parimeve themelore sit ë organizimit, ashtu edhe të
veprimatrisë së administratës shtetërore.




                                                                                      11

More Related Content

What's hot

E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaledritashala
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penalezogaj
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 

What's hot (20)

E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 

Viewers also liked

Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...endritrrustemi9
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese ArberSusuri
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Prezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesorePrezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesoreDuresa M. Bytyqi
 
Parkingje/Parkplätze-Park Prishtina
Parkingje/Parkplätze-Park PrishtinaParkingje/Parkplätze-Park Prishtina
Parkingje/Parkplätze-Park PrishtinaErmal Sylejmani
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2zogaj
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeKristi Nikolli
 
Microsoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMicrosoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMarjan DODAJ
 
Kontrolli dhe auditmi i brendshem
Kontrolli dhe auditmi i brendshemKontrolli dhe auditmi i brendshem
Kontrolli dhe auditmi i brendshemAnabelle11
 
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...Adis Shemsije Demiri
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesoreKujttim Thaçi
 
Etika e sjelljes
Etika e sjelljesEtika e sjelljes
Etika e sjelljesAnida Ago
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”Arianit Zeqiri
 

Viewers also liked (20)

Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Prezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesorePrezantimi e drejta biznesore
Prezantimi e drejta biznesore
 
Etika
EtikaEtika
Etika
 
Parkingje/Parkplätze-Park Prishtina
Parkingje/Parkplätze-Park PrishtinaParkingje/Parkplätze-Park Prishtina
Parkingje/Parkplätze-Park Prishtina
 
Kriminaliteti i organizuar
Kriminaliteti i organizuarKriminaliteti i organizuar
Kriminaliteti i organizuar
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
Punim seminarik,,,dsk
Punim seminarik,,,dskPunim seminarik,,,dsk
Punim seminarik,,,dsk
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Microsoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMicrosoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e office
 
Kontrolli dhe auditmi i brendshem
Kontrolli dhe auditmi i brendshemKontrolli dhe auditmi i brendshem
Kontrolli dhe auditmi i brendshem
 
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
 
Etika e sjelljes
Etika e sjelljesEtika e sjelljes
Etika e sjelljes
 
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR” PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
PUNIM SEMINARIK - TEMA : “TRAJTAT E PUSHTETIT SHTETËROR”
 

Similar to E drejta adm.organizatat administrative

Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinShpejtim Rudi
 
Lidershipi dhe aftesite Negociuese
Lidershipi dhe aftesite NegociueseLidershipi dhe aftesite Negociuese
Lidershipi dhe aftesite NegociueseMenaxherat
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
 
Teoria Institucionale
Teoria InstitucionaleTeoria Institucionale
Teoria InstitucionaleKujtim Hameli
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizativeJozef Nokaj
 
Kuptimi i sjelljes organizative so
Kuptimi i sjelljes organizative soKuptimi i sjelljes organizative so
Kuptimi i sjelljes organizative soMenaxherat
 
Nje veshtrim i pergjithshem per organizaten ligj 1 Mr.Driton Sylqa
Nje veshtrim i pergjithshem per organizaten   ligj 1  Mr.Driton SylqaNje veshtrim i pergjithshem per organizaten   ligj 1  Mr.Driton Sylqa
Nje veshtrim i pergjithshem per organizaten ligj 1 Mr.Driton SylqaValdet Shala
 
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimQverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimVlora Osmani
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Ministry of Health
 
Bazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitBazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitMenaxherat
 

Similar to E drejta adm.organizatat administrative (20)

Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
 
Lidershipi dhe aftesite Negociuese
Lidershipi dhe aftesite NegociueseLidershipi dhe aftesite Negociuese
Lidershipi dhe aftesite Negociuese
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
Teoria Institucionale
Teoria InstitucionaleTeoria Institucionale
Teoria Institucionale
 
1
11
1
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizative
 
Kuptimi i sjelljes organizative so
Kuptimi i sjelljes organizative soKuptimi i sjelljes organizative so
Kuptimi i sjelljes organizative so
 
Mrh- Enveri
Mrh- Enveri Mrh- Enveri
Mrh- Enveri
 
HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
Nje veshtrim i pergjithshem per organizaten ligj 1 Mr.Driton Sylqa
Nje veshtrim i pergjithshem per organizaten   ligj 1  Mr.Driton SylqaNje veshtrim i pergjithshem per organizaten   ligj 1  Mr.Driton Sylqa
Nje veshtrim i pergjithshem per organizaten ligj 1 Mr.Driton Sylqa
 
Udheheqja pjesa 4
Udheheqja   pjesa 4Udheheqja   pjesa 4
Udheheqja pjesa 4
 
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsimQverisja dhe udhëheqja në arsim
Qverisja dhe udhëheqja në arsim
 
Menaxhment
MenaxhmentMenaxhment
Menaxhment
 
Mesimi praktik 7
Mesimi praktik 7Mesimi praktik 7
Mesimi praktik 7
 
Mesimi praktik 7
Mesimi praktik 7Mesimi praktik 7
Mesimi praktik 7
 
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
Hyrjenedrejtesi 111219031333-phpapp01
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
Bazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitBazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimit
 
tema
tema tema
tema
 

E drejta adm.organizatat administrative

  • 1. UNIVERSITETI I PARË PRIVAT - FON FAKULTETI PËR DETEKTIV DHE SIGURI CIKLI I DYTË:STUDIME SPECIALISTIKE PUNIM SEMINARIK LËNDA:”E DREJTA ADMINISTRATIVE” TEMA:”ORGANIZATAT ADMINISTRATIVE” STUDENT: MENTOR: ADIS DEMIRI Dr-Pr BAJRAM POLLOZHANI 1
  • 2. GOSTIVAR-2013 1. ORGANIZATAT ADMINISTRATIVE 1. Nacioni I përgjithshëm I organizatës Varësisht nga elementet që e përcaktojnë kuptimin e organizatës, në literaturën juridike ndeshim shumë definicione, përkatësisht përkufizime të nacionit të organizatës në përgjithësi. Meqë definicionet, përkatësisht përkufizimet, e dukurive shoqërore I konsiderojmë relative, më parë do ti theksojmë elementet përbërëse së organizatës në mënyrë që, në bazë të tyre, të ofrojmë definicione, përkatësisht përkufizime përkatëse. Autorë të ndryshëm, më së shumti përqëndrohen në këto pesë elemente të organizatës: a) njerëzit; b) qëllimi I caktuar; c) mjetet (materiale dhe juridike); ç) struktura organizative dhe d) mëvetësia në punë. Në bazë të elementeve janë bërë përkufizime të ndryshme. Po veçojmë disa prej tyre. Sipas profesorit Stjepanoviq ‘’ Organizata mund të përkufizohet si mënyrë, në të cilën pjesët e tërësisht harmonizohen e drejtohen për arritjen e qëllimit të caktuar të cilit i dedikohen. Të organizosh, do të thotë lidhësh. Ti gruposh njerëzit dhe sendet, shpeshherë edhe njerëzit e sendet, tia përcaktosh funksionin (detyrat dhe punët) secilit individ ose send në atë grupacion dhe ti harmonizosh e ti drejtosh që të arrijnë qëllimin ose qëllimet e caktuara, që të realizojnë detyrat e caktuara’’.1 Sipas profesorit Popoviq ‘’ Organizata, marrë në kuptimin më të gjërë të fjalës paraqet një grup të caktuar njerëzish të cilët janë të ndërlidhur në mënyrë të ndërsjellë me ushtrimin e punës së përbashkët dhe realizimin e qëllimit të caktuar’’2 Profesori Dimitrijeviq thotë se ‘’organizata është një grup njerëzish të ndërlidhur përherë në mënyrë adekuate dhe oportune, e cila është formuar që si tërësi e mëvetësishme me mjetet e nevojshme të punojnë në realizimin e qellimit të caktuar’’.3 Profesori Pusiq konsideron se ‘’ organizata është grup njerëzish, të cilët në mënyrë sistematike janë reciprokisht të ndërlidhur për arritjen e qëllimit të caktuar me operacionet e bashkërenditura dhe të ndara ndërmjet tyre’’.4 1 Dr. Nikola Stjepovic, Upravno pravo u SFRJ, Opasti dco, Knjiga I i II, Privredni pregled, Beograd, 1973. fq.107 2 Dr. Slavoljub Popovic: ‘’ Upravno pravo’’. Opsti deo. Savremena administracija Beograd, 1974. fq. 107 3 Prof.dr. Pavle Dimitrijevic: ‘’Javna uprava’’. Nis. 1964, fq,.60 4 Dr. Eugen Pusic, vepra e cituar, fq.5 2
  • 3. Nga te gjitha këto dhe përkufizime tjera si këto, konkludojmë se nocioni organizatë përmbledh në vete disa elemente dhe se vetëm ekzistimi I tyre flet për qenien e organiztës. Ndryshe, bëhet fjalë për asociacion, e jo për organizatë. Termi ‘’organizatë’’ mund të kuptohet së paku në dy aspekte: si punë e orgaanizuar për të arritur një qëllim të caktuar dhe organizatë; si institucion që ka elemente të caktuara dhe që ështe themeluar që të realizojnë qëllime të caktuara. Organizata si punë e organizaur paraqet atë dukuri shoqërore e cila është shfaqur me ndarjen e parë të punës shoqërore në shoqërinë njerëzore. Ajo I shërben ndërtimi të sistemit përkatës shoqëror e ekonomik, sepse procesi I punës së organizuar shoqërore I kalon kufijtë e ekonomisë dhe shtrihet në jetën e gjithëmbarshme shoqërore, ndërsa organizata si institucion paraqet gjithashtu dukuri shoqërore të shfaqur së bashku me vet shoqërinë. Me rastin të nocionit të organizatës si institucion dhe me rastin e klasifikimit të këtij institute, mund të mirren parasysh kritere të cili merret si bazë për caktimin e nocionit të organizatës. Njërin nga përkufizimet më të gjëra të organizatës e bën Sajmon. Me organizatë, ai nenkupton një ‘’format rë sjelljes kolektive’’. Me rastin e këtij përkufizimi, nocioni I organizatës pothuajse njësohet me nocionin e përkufizimin të gjërë organizatës I bën edhe Xhems Muni. Ai, nocionin e organizatës e përdorë pothuajse në kuptimin universal. Muni e përkufizon organizatën si formë të cdo shoqate njerëzore për aritjen e qëllimit të përgjithshëm. Është interesant edhe veshtrimi I organizatës si sistem I përbërë (kompleks). Kështu, p.sh. P. Gordon atë e vështron ne tri aspekte: si sistem të procesit të vendosjes, si sistem shoqëror, dhe si sistem që I përshtatet ndryshimive të mjedisit. Organizata është përkufizuar edhe në kuptimin sociologjik. Kështu, autori Malinovski niset nga nocioni sociologjik I organizatës. Sipas tij, organizata përfaqëson një lloj grupi shoqëror, d.m.th grupin e njerëzve të bashkuar në detyrën e përbashkët. Në këtë grup, mund të sistemohet edhe mendimi I Personsit. Ai shprehet se arganizata përfaqëson njësinë shoqërore (grup njerëzish), e cila me ndërgjegje është konstituar dhe rikonstituar, që të realizojnë qëllime specifike. Shihet se kuptimi I tij I organizatës është më I ngushtë se sa ai I Malinovskit. Ka autorë të cilët organizatën e vështrojnë ekskluzivisht nga aspekti I mardhenieve ndërnjerzore. Duket se ai është një aspket tradicional I kuptimit të organizatës, ndërsa disa autorë të tjerë, ndër ta edhe Uajt, e identifikojnë organizatën me strukturën. Prezentimi I pikëpamjeve të ndryshme na bën të mundshëm që të nxjerrim një konkluzion se, megjithatë, përkufizimet më reale e vështrojnë organizatën në kuptimin formal, si institucion të caktuar e cila për të ekzistuar, domosdo do të përmbajë numër të caktuar elementesh. (Te konsulltohen: M. A.Robinson: Organizationaslehre, Management Internacional, 4-66; F.Pfiffrer-V.Presthus:Public Administration; T.Parsons: Structure and Process in Modern Societies, Neë York, 1960; Leonard D.VITE:An Introduktion to the Study o Public Administration, 3. ed. 1950; Dëight Ëaldo: The study of Public Administration. Neë York, 1955). 3
  • 4. Parimet themelore të oprganizatës janë: 1. Parimi I ndarjes së punëve. 2. Parimi I koordinimit; 3. Centralizimi dhe decentralizimi dhe 4. Koncentrimi dhe dekoncentrimi. Ndarja e punëve në organizatë, bëhet mbi bazën e vendit të punës, respektivisht punëve dhe detyrave të zbatuesit. Elementet e vendit të punës janë: a) punët dhe detyrat b) punëtori- zbatuesi I punës (një ose më shumë punëtorë) c) mjetet e punës, dhe d) hapësira për punë.5 Ndarja e punëve mund të bëhet në shumë mënyra: ndarja funksionale, ndarja resoriale, ndarja vertikale, ndarja horizontale dhe ndarja operative. Ndarja e punëve ka ndikim në dukuritë e specializimit, tipizmit dhe të standardizimit. Specializimi nënkupton tërësinë e thirrjeve të vecanta dhe të nevojshme për ushtrimin e punëve profesionale të caktuara, ose të më shumë punëve të ngjashme. Tipizmi konsiston në ushtrimin e atyre punëve, pas të cilave qëndron produkti I njëjtë ose I ngjashëm. Standardizimi nënkupton atë ndarje të punëve, në të cilën operacionet(veprimet) e thjeshta (te rendomta) kryhen më lehtë e më shpejtë dhe me suksese kontrollohen. Kordinimi në fakt është korelat I ndarjes së punës. Ndarja e punëve dhe kordinimi janë dy nocione, të cilat gjenden në raport të ndërsjellë ndërmjet tyre. C’është e vërteta, koordinimi paraqet një ndër parakushtet esenciale të strukturës së organizatës, I cili do të bëjë të mundshëm ‘’ sigurimin e unitetit të veprimtarisë në organizatë’’. Në teori, shfaqen pikëpamje të ndryshme mbi nocionin, rëndësinë dhe përmbajtjen e kordinimit. Mirëpo, duke I kërkuar pikat e përbashkëta që përbajnë ato pikëpamje, mund të nxjerim konkluzion se koordinimi realizohet në hapësirë e kohë dhe atë vazhdimisht dhe për cdo ditë me qëllim të ndërhyrjes së të gjitha pjesëve të organizatës. Prandaj koordinimi paraqet vetëm ate lloj të ndërlidhjes e cila siguron veprimin e harmonizuar të njësive organizative, përkatësisht të njësive të organizatës për realizimin e qëllimit të përgjithshëm të organizatës. Përcaktimi nocional I centralizimit dhe decintralizimit në teori është mjaftë I ndryshëm, mirëpo përmbajtja e tyre përputhet përafërsisht. Me centralizim, në kuptimin më të përgjithshëm, shprehet gjendja kur me një organizatë qeveriste nga një qendër. Së këndejmi, karakteristikë themelore e centralizimit është se ai gjithnje paraqet një kierarki të caktuar, që do të thotë ‘’ se vendosja dhe rregullimi io ceshtjeve thelbësore përrqëndrohet në majën e piramidës së strukturës organizative’’. Centralizimi, si rregull I përket funksionit të qeverisjes, mirëpo ai në hapësirë dhe kohë të caktuar, shtrihet edhe në veprimtaritë tjera. 5 Gjerësisht: Mr Send Dedic, ‘’Osmovi nauke o ipravljanju’’. Univerzitet u Sarajevu, Visa upravna skola, Sarajevo, 1982 4
  • 5. Ndërkaq, decentralizimi nënkupton dobësimin e ndikimit të qendrës së organizatës në pjesë të organizatës. Pra, decentralizimi shpreh bartjen e autorizimeve të caktuara prej organeve udhëheqëse ( në majë të piramidës) në bartës funksionalë të caktuar, në të cilët njëkohësisht bartet përgjegjësia e caktuar në përpjestim me autorizimet e dhëna. Profesori E. Pusiq I jep edhe një dimension tjetër nocionit të decentralizimit. Sipas tij, decentralizimi nënkupton ‘’cdo tedencë kah dobësimi I konntrollit të këtillë ndaj pjesëtimit të kontrollit në shumë vende’’. Parimi I koncentrimit është I ndërlidhur me parimin e centralizimit. Koncentrimi, në fakt, paraqet tendencën që vendimet të nxiren sa më afër që është e mundur, nga maja e piramidës kierarkike. Ndërsa dekoncentrimi, nënkupton tendencën që vendimet të nxirren nga ana e organeve varëse, natyrisht gjithnjë ‘’ në kuadër të rregullimit të caktuar juridike të së drejtës, detyrimeve dhe përgjegjësive të subjekteve të caktuara’’. Duhet parë dallimin ndërmjet centralizimit dhe koncentrimit. Te koncentrimi ekziston delegimi I pushtetit ( në masë më të vogël apo më të madhe), por jo edhe trnsferimi I pushtetit, respektivisht I autoritetit. Këtu, organet më të larta rezervojnë të drejtën për vete, që të bëjnë direktiva të obligueshme organeve më të ulta dhe që të anulojnë vendimet e nxjerra nga aba e organeve më të ulëta.6 2. Nocioni I organizatës administrative Edhe reth kuptimit të ‘’organizatës administrative’’ ka mendime edhe pikëpamje të ndryshme, prandaj ka edhe përpjekje për përkufizime të ndryshme. Ato përkufizime bëhen varësisht nga elementet që e përcaktojnë nocionin e organizatës administrative. Në literaturën juridike së pari kërkohen tiparet specifike që e përkufizojnë organizatën administrative. Ato tipare janë të shumta dhe më së shpeshti përmenden këto: kontinuiteti, profesionalizmi I nëpunësve, autorizimet, punët shoqërore dhe të tjera.7 Vështruar në bazë të tipareve të veta juridike, organizatat administrative paraqesin atë lloj organizatash, të cilat në mënyrë autoritative hyjnë në mardhënie juridike me subjektet juridike.si nje lloj I vecantë I organziatave administrative dallojmë nga organizatat e tjera në bazë të dy karakteristikave themelore të tyre: E para, ne organizatat administrative kryhen punët e përgjithshme shoqërore dhe E dyta punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, përkatësisht në ushtrimin e shërbimeve për subjektet juridike me mundësinë e shfrytëzimit të autorizimeve publike, që nënkupton një pushtet të deleguar Në literaturën juridike ka mendime të ndryshme se cka kuptojmë me punët e përgjithshme shoqërore. Këto mendime janë të ndryshme për shkak të faktit se interesi public që përbën esencën e përkufizimit të punëve të përgjithshme shoqërore, paraqet njërin nga nocionet më të papërkufizuar në shkencën juridike, bile edhe në atë publike. Keshtu profesori Vavpetiq në vend të shprehjes ‘’interesi publik’’ flet mbi ‘’dobinë e përgjithshme shoqërore’’. Sipas tij, shprehja ‘’ interes I përgjithshëm’’ është e gjithëpërfshirshme dhe shprehet në marredhënie të ndryshme. 6 Shih lidhur me parimet themelore të organizatës: Dr. Scad Dedic, ‘’Osnovi nauke o upravljanju’’. Univerzitet u Sarajevu, Visa upravna skola, Sarajevo. 1982; Dr. Eugen Pusic, ‘’Nauka o upravi’’, Libri I parë, Zagreb, 1982 7 Dr. Eugen Pusic I grupa autora Upravni sistemi, Pravni Fakultet Zagreb 1982 Dr. Eugen Pusic po aty, fq 5-6 5
  • 6. 3. Llojet e organizatave administrative Organizatat administrative mund të klasifikohen në shumë grupe. Na duket se dy mund të jenë grupe themelore, varësisht prej karakterit të punëve që ushtrohen në to. Grupin e parë e përbejnë arganizatat administrative punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, ndërsa grupin e dytë e përbëjnë organizatat administrative që ushtrojnë shërbime të caktuara, duke shfrytëzuar mundësinë e ushtrimit të një pushteti të deleguar nëpërmjet autorizime publike. Grupi I parë I organizatave administrative nënkupton organet e pushtetit shtetëror, përkatësisht organet e administratës shtetërore. Grupi I dytë I organizatave administrative nënkupton organizatat dhe institucionet, të cilat ushtrojnë shërbime të caktuara duke shfrytëzuar për këtë autorizimet publike. Në literaturën juridike administrative, ndeshim shprehjen organizata e administratës publike e cila, në vete, përmbledh të dy grupet e organizatave administrative. C’është e vërteta, dyqenësia e funksioneve, të cilat I ushtrojnë organizatat administrative është theksuar edhe në literaturën botërore. Kështu, p.sh. Maks Veber, thekson se organizatat administrative shërbejnë nga njëra anë si instrument për ushtrimin dhe mbajtjen e pushteti, ndërsa në anën tjetër, si sistem organizatash për ushtrimin e shërbimit publik.8 Ai klasifikim është mjaft I pranishëm, bile edhe I pranueshëm në literaturën juridike administrative në përgjithësi. Cdo klasifikim, sikurse edhe ky që I bëhet organizatave administrative është në kuptimin relative, pra I kushtëzuar. Kushtëzimi buron, në radhë të parë nga faktorët që determinojnë organizimin e administratës në sisteme juridike me rregullime të ndryshme shoqërore. 8 Max Veber: Gesamelte politische Sehriftan, Tubingen, 1956 6
  • 7. 3.A. Organet e administratës9 Fjala ‘’organ’’ ka dy kuptime themelore: kuptimin subjektiv dhe kuptimin objektiv. Në kuptimin e parë, fjala ‘’organ’’ nënkupton njerëzit qofte si individë, qoftë si grup I tyre, nëpërmes të të cilëve shteti ushtron punët e veta. Në kuptimin e dytë fjala ‘’organ’’ nënkupton vëllimin e veprimtarisë së individëve apo të grupeve të tyre, nëpërmes të cilëve shteti, përkatësisht bashkësia e caktuar shoqërore ushtron punët ë veta. Po kështu është edhe me termin ‘’organ shtetëror’’. Edhe ai mund të përkufizohet në kuptim subjektiv dhe në kuptim objektiv. Në kuptimin e parë si regull mendohet në personat fizikë që ushtrojnë ‘’shërbimet shtetërore’’ ndërsa në kuptimin e dytë mendohet në vëllimin e punëve që ushtrojnë ata, përkatësisht vëllimin e shërbimeve me të cilat janë ngarkuar prej shtetit. Profesori Kërbek bën një përkufizim që na duket më I afërt dhe më I pranueshëm. Sipas tij organi shtetëror paraqet një ‘’institut real konkret dhe të organizuar juridke’’ I cili duhet të kryej ‘’reth të caktuar të detyrave dhe të punëve shtetërore’’. Në cdo shtet ka lloje të ndryshme organesh shtetërore, varësisht nga shumëllojshmëria dhe vëllimi I detyrave dhe punëve shtetërore, me të cilat janë të ngarkuara ato organe, në sisteme me organizim të ndryshëm të pushtetit shtetëror, përkatësisht me sisteme të ndryshme të rregullimit shoqëror. Organet e administratës shtetërore përbëjnë atë pjesë të aparatit shtetëror e cila është ngarkuar me veprimtarinë administrative si njërën nga veprimtaritë e përgjithshme që ushtron shteti. Veprimtaria shtetërore kryhet në forma të ndryshme dhe cdonjëra prej këtyre formave ushtrohet nga një sistem I posacëm organesh të aparatit shtetëror. Karakteristikat themelore e cila bën që organet e administratës të cilësohen si organe shtetërore është mveshja e tyre me tagra të pushtetit. Tagrat e pushtetit të organeve të administratës shtetërore, shprehen në të drejtat dhe detyrat e tyre që: a) Të nxjerin akte juridike administrative, me të cilat manifestojnë vullnetin e shtetit, përkatësisht të pushtetit shtetëror dhe b) Të mbrojnë dhe të zbatojnë ligjet e tij nga cdo shkelje, duke përdorur edhe fuqinë shtënguese. Karakteristikë tjetër e rëndësishme e organeve të administratës shtetërore janë kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj. Përmbajtja e kompetencave të organeve të administratës është e ndryshme. 9 Sado që fjala ‘’organ’’ është në përdorim të përditshëm, ka mjaft pasaktësi në përdorimin e saj, sic do të shohim më vonë edhe kuptime të ndryshme të shprehjes ‘’organ shtetëror’’, përkatësisht organ I administratës shtetërore 7
  • 8. Organet e administratës kanë një numër vecorish specifike, në bazë të të cilave ato dallohen nga organet tjera të pushtetit shtetëror. Këto vecori të tyre përcaktohen nga karakteri I vecantë që ka veprimtaria administrative e shtetit. Duhet pasur parasysh se kuptimi I organit të administratës shtetërore ndryshon nga ai I personit zyrtar dhe nga ai I njësisë organizative administrative. Ai kuptim nuk mund të njësohet me këta të dytët, sepse përfaqëson një nocion të vecantë e të ndryshëm. Në gjuhen e përditshme, organet e administratës shpeshherë njëjtësohen me personat zyrtarë, d.m.th. me ata të cilët me ligj janë të autorizuar të veprojnë në emër të atyre organeve dhe për ushtrimin e funksioneve të tyre. Shprehjet ‘’ organ administrativ’’ dhe ‘’ person zyrtar’’ u përkasin dy nocioneve të ndryshme, prandaj edhe kanë kuptim të ndryshëm juridik. Me shprehjen ‘’ organ administrativ’’ tregohet një formacion individual ose kolektiv, me organizimin e tij të mbrendshëm, që është pjesë përbërëse e aparatit administrative, ndërsa shprehja ‘’ personat zyrtar’’ tregon indvidin, njeriun konkret, personin e caktuar që kryen këtë apo atë funksion administrativ. Në literaturën juridike administrative me të drejtë kërkohet që të bëhet dallimi midis organit administrativ në kuptimin juridik të fjalës, d.m.th. midis subjektit, që me ligj është ngarkuar të ushtrojë individualisht ose kolegjialisht veprimtari juridike administrative dhe organit administrativ në kuptimin e gjërë të fjalës, d.m.th. formacionit organizativ administrativ, brendapërmbrenda të cilit kryhet, përkatësisht ushtrohet veprimtaria administrative. 3.B. Klasifikimi I organeve të administratës shtetërore Në bazë të disa kritereve, organet e administratës shtetërore, mund të ndahen në lloje të ndryshme. Kriteret zakonisht mbështeten në karakteristikat më të rëndësishme të organeve të administratës dhe ato përdoren për klasifikimin e tyre në lloje të ndryshme. Klasifikimi I organeve të administratës shtetërore është në varësi të drejtpërdrejtë prej sistemit shoqëror politik dhe juridik të një vendi, përkatësisht të formës së shtetit të atij vendi. Kështu, klasifikimi I organeve të administratës shtetërore është I ndryshëm varësisht se a bëhet fjalë, p.sh. për shtetin unitary apo federativ, të centralizuar apo të decentralizuar, varësisht se a ka Brenda tij apo nuk ka njësi autonome, varësisht nga pozita e organeve lokale etj. Sipas kriterit të shtrirjes së veprimtaris së organeve të administratës shtetërore, organet qendrore e shtrijnë veprimtarinë e vet Brenda tërë territorit të vendit, ndërsa organet lokale të administratës e kanë të kufizuar shtirjen e veprimtarisë së vet, p.sh. Brenda një komune. Lidhur me këtë është edhe ndarja e organet qendrore dhe regjionale të administratës shtetërore. Kriter themelor për ndarje në organet individuale dhe kolegjiale të administratës është mënyra e vendosjes. Organet individuale të administratës shtetërore janë ato organe, në të cilat, si rregull, shprehet vullneti I individit, I atij që është në krye të organit, përkatësisht eprorit të organit. Organet individuale të administratës shtetërore janë p.sh., ministritë. Organe kolegjiale të administratës shtetërore janë ato organe në të cilat e drejta e vendosjes I takon një grupi personash. Vendimi merret në mbledhje me shumicë 8
  • 9. votash. Mbledhja Brenda një afati të caktuar quhet session, ndërsa numri I anëtarëve për punë dhe marrjen e vendimeve në organin kolegjial quhet kourum. Egzistojnë dy lloje të kourimit: kourumi I të pranishmëve dhe kourumi I votuesve. Kourimi I të pranishmëve ësgtë numri I anëtarëve që nevojitet për hapjen, përkatësiht fillim e punës dhe mbajtjen e mbledhjes, ndërsa kourumi I votuesve është numri I anëtarëve që nevojitet për marrjen e vendimeve në mbledhje. Kriter themelor për ndrajen në organet active dhe këshilluese të adminitratës shtetërore shërben lloji I punëve që kryejnë, përkatësisht I ushtrojnë ato organe. Organet aktive janë të mëvetësishme në ushtrimin e punëve administrative dhe ndryshe mund të emërtohen edhe si organe të cilat nxjerrin vendime (p.sh. ministritë, etj). Organet këshilluese janë, si rregull, ato të cilat bëjnë këshilla, pra shfaqin kryesisht mendime profesionale për organet tjera dhe këto në esencë, dallohen prej organeve aktive. Kriter themelor për klasifikimin në organet e mëvetësishme dhe në organet në përbërjen e organeve të mëvetësishme të administratës është shkalla e mëvetësisë në punë, përkatësisht në ushtrimin e saj. Organet e mëvetësishme janë ato organe që janë në raport të drejtpërdrejtë me parlamentet dhe themelohen prej tyre, si p.sh. ministritë etj. Organet në përbërjen e organeve të mëvetësishme të administratës shtetërore janë në raport të drejtërdrejtë me organet e mëvetësishme dhe themelohen për ushtrimin e punëve të caktuara nga rrethveprimi I tyre, p.sh. inspektoratet në përbërjen e ministrive. Këto organe kërkojnë shërbim të vecantë dhe të organizuar, por edhe një shkallë të caktuar të mëvetësisë në ushtrimin e punëve. Kriter themelor për ndarjen në organe të larta dhe të ukëta të administratësshtetërore është raporti ndërmjet tyre. Ai raport shprehet si raport I organeve eprore dhe varëse, si raport I koordinimit, përkatësisht bashkërendimit dhe si raport I lidhjeve vertikale ndërmjet tyre, përkatësisht I të drejtave dhe detyrave të ndërsjella (reciproke). Klasifikimi në organet e administratës në organe të lartë dhe të ulët është shprehje e shkallëve të ndryshme të njësive territoriale politike, pra edhe shkallëve të ndryshme të organeve të pushtetit shtetëror në përgjithësi dhe të organeve të administratës shtetërore në vecanti. Kriter themelor për ndarje në organet e përgjithshme dhe organet e vecanta të administratës shtetërore është vëllimi I punëve. Organe të përgjithshme të administratës shtetërore janë ato organe të cilave u është dhënë në kompetencë ushtrimi I të gjitha punëve administrative, të cilat në përgjithësi mund ti kryejnë organet e administratës. Organe të vecanta të administratës shtetërore janë ato organe, veprimtaria e të cilave është e kufizuar në fushë të caktuar administrative, përkatësisht në shërbim të caktuar administrativ, si p.sh. seksione, referate etj., ndërsa ekzistojnë edhe klasifikime të tjera të organeve të administratës shtetërore. Professor Ballanca konsideron se ‘’ kriteret më të njohura që mbështetetn në karakteristikat më të rëndësishme të organeve administrative dhe që përdoren për klasifikim e tyre në lloje të ndryshme janë: a) Mënyra e formimit të tyre; b) Shtirja tokësore e veprimtarisë së tyre; c)Karakteri I kompetencave të tyre; d)Burimet e financimit të tyre dhe mënyra e disponimit të burimit nga ana e tyre.10 10 Zejnullah Ballanca, ‘’E drejta administrative e RPSSH’’. II, Tiranë, 1974 9
  • 10. Natyrisht ky klasifikim ka parasysh llojet e organeve të administratës shtetërore ne Shqipëri, mirëpo në të ndeshen pika të përbashkëta me klasifikimet e organeve të administratës shtetërore dhe në vendet e tjera, vecanërisht me ato klasifikime që mbështeten në kritere sic jane: shtirja e veprimtarisë së organeve të administratës dhe struktura e organeve të administratës. Sipas tij, ekzistojnë dy lloje organesh të administratës shtetërore në bazë të kriterit të shtirjes tokësore të veprimtarisë së tyre: organet qendrore dhe organet lokale të administratës shtetërore. Sipas karakterit të kompetencave të organeve të administratës shtetërore, ekzistojnë organet administrative me kompetenca të përgjithshme dhe organet administrative me kompetenca të posacme, ndërsa sipas strukturës së tyre, organet e administratës shtetërore mund të jenë: organet kolektive të administratës shtetërore dhe organet individuale ose monokratike të administratës shtetërore.11 4. Parimet e organizimit të administratës shtetërore Parimet e organizimit të administratës shtetërore kushtëzohen drejtpërdrejtë nga rendi shoqëror I një vendi dhe organizimi I tij shtetëror I ndërtuar mbi këtë bazë. Edhe pse parimet e organizimit të pushtetit, si rregull, janë parime kushtetuese dhe se paraqesin objekt të trjatimit në të drejtën kushtetuese, për shkak të rëndësisë, por edhe të ndikimit të drejtpërdrejtë që kanë në organizimin e administratës shtetërore, kërkojnë një shqyrtim të sërishëm, sado I siperfaqshëm të jetë ai.12 Përkujtojmë se ideja e sovranitetit të popullit në formën e saj klasike, u formulua në shekullin XVII- të nga Zhan Zhak Rusoi. Sipas tij, sovraniteti është unik, I pandarë, I patjetërsueshëm dhe si I tillë I përket popullit si tërësi. Parimi I unitetit të pushtetit shtetëror është një parim I prejardhur nga parimi I sovranitetit të popullit. Ai parim synon që pushteti shtetëror të përqëndrohet vetëm në duart e organeve përfaqësuese dhe ndalon krijimin e organeve të vecanta si organe të pavarura, që do të mund të ushtrojnë veprimtarinë shtetërore pa iu nënshtruar organeve të tjera. Megjithatë, parimi I unitetit të pushtetit shtetëror nuk përjashton, përkundrazi kërkon që pushteti shtetëror të ushtrohet nëpërmejt formash të ndryshme të tij, të lidhura ngushtësisht ndërmjet tyre. Ndonëse I përqëndruar në duart e organeve përfaqësuese, pushteti shtetëror ushtrohet në radhë të parë nga organet përfaqësuese, por edhe nga organet e tjera shtetërore, pra edhe nga organet administrative të zgjedhura, të formuara ose të caktuara e të kontrolluara prej tyre. Ideja e ndarjes së pushtetit ishte formuluar qysh në shekullin e XVII-të nga filozofi anglez, Xhon Lok. Ai në teorinë e tij të cilën e zhvilloi në veprën ‘’Dy tractate mbi qeverinë’’ (1689), argumentoi kompromisin e arirë midis klasës së borgjezisë dhe klasës feudale, duke u nisur nga pozita e doktrinës të së drejtës natyrale dhe të 11 Z.Ballanca, po aty. 12 Rendi shoqëror I një vendi organizimi I tij shtetëror përshkohet nga parimi I sovranitetit 10
  • 11. kontratës shoqërore. Sipas tij, pushteti shtetëror ndahet në pushtet legjislativ, në pushtet ekzekutiv dhe në pushtet federativ ( të bashkuara). Teoria mbi ndarjen e pushtetit shtetëror u zhvillua në rrethana të reja më vonë nga Sharl Lui Monteskitë, në veprën e tij ‘’ Fryma e ligjeve’’ (1748). Sipas Monteskisë, pushteti shtetëror është I ndarshëm. Ai ndahet në pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe ghyqësor dhe secili duhet ti përkas një organi të vecantë. Të tri pushtetet e lartëpërmendura duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri dhe kështu bëhet e pamundur që një pushtet të jetë I plotfuqishëm ndaj pushteteve të tjera; një ndarje dhe pavarësi e tillë e tyre bën të mundur kufizimin, përkatësisht balancimin e tyre. Parimet e organizimit të administratës shtetërore ndryshojnë nga një vend në një vend tjetër dhe nga një sistem në një sistem tjetër, varësisht nga karakteri I rendit shoqëror të atij vendi në përgjithësi dhe lidhur me këtë, karakteri I sistemit që ndërtohet në kuadër të tij. Ndër parimet themelore të organizimit të administratës shtetërore, po I theksojmë ato të cilat janë me interes për shqyrtime comparative: parimin e ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni administrative; parimin e kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë, si dhe parimin e federalizmit, si tri nga parimet kryesore. Për dallim nga disa sisteme në të cilat nuk ndeshim ndarjen e funksionit ekzekutiv dhe të funksionit administrative, vecse shkrirjen e tyre në një funksion të vetëm dhe të përbashkët, në disa vende të tjera ndeshim ndarjen e funksionit ekzekutiv nga funksioni administrativ. Funksionin ekzekutiv e ushtrojnë organet ekzekutive, ndërsa funksionin administrative e ushtrojnë organet e administratës shtetërore. C’është e vërteta, funksionin administrative, përvec organeve të administratës shtetërore, mund të ushtrojnë edhe organizatat, të cilat ushtrojnë punët me interes për njësinë administrative politike përkatëse, si dhe organizatat dhe institucionet të cilat kanë autorizime publike. Parimi I kushtetueshmërisë dhe I ligjshmërisë paraqet parim politik e juridik, që do thotë pajtueshmërinë me kushtetutën dhe ligjin. Sipas këtij parimi, organizimi I administratës shtetërore bazohet në parimet e përgjithshme të organizimit të pushtetit shtetëror të përcaktuar në kushtetutë dhe në ligje. Parimi I kushtetueshmërisë dhe I ligjshmërisë, përvec që është parim I organizimit, ai është para së gjithash, edhe parim I punës së organeve të administratës shtetërore. Për të do të bëhet fjalë në kapitullin përkatës . Në vendet me rregullim federativ, cështja e organizimit të administratës shtetërore shtrohet ndryshe nga vendet me rregullim unitary. Prandaj, në vendet me rregullim federativ, nuk kemi përqëndrim të veprimtarisë administrative vetëm në një hallkë organizative, porn ë më shumë hallka (komuna,krahina,republika, federatë). Vlenë të theksohet se në literaturën juridike administrative ndeshim shembuj të trajtimit të njëkohshëm të parimeve themelore sit ë organizimit, ashtu edhe të veprimatrisë së administratës shtetërore. 11