Shperberja e ish-Jugosllavisë
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Shperberja e ish-Jugosllavisë

on

  • 12,100 Views

 

Statistiken

Views

Gesamtviews
12,100
Views auf SlideShare
12,100
Views einbetten
0

Actions

Gefällt mir
5
Downloads
228
Kommentare
0

0 Einbettungen 0

No embeds

Zugänglichkeit

Kategorien

Details hochladen

Uploaded via as Microsoft Word

Benutzerrechte

© Alle Rechte vorbehalten

Report content

Als unangemessen gemeldet Als unangemessen melden
Als unangemessen melden

Wählen Sie Ihren Grund, warum Sie diese Präsentation als unangemessen melden.

Löschen
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Ihre Nachricht erscheint hier
    Processing...
Kommentar posten
Kommentar bearbeiten

 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë Document Transcript

  • Universiteti i Prishtinës Fakulteti Filozofik Dega: Histori Punim SeminarikLënda:Historia e Popullit të Ballkanit IIITema: Shpërbërja e Ish-JugosllavisëMentori: Kandidatja:Prof.Dr.Gazmend Rizaj Valon Peçani
  • KORNIZA:• Hyrja• Krijimi i Jugosllavisë• Shpërbërja e Jugosllavisë dhe kërkesa për vetvendosje• Bosnja Hercegovina dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë• Lufta e Shpërbërjes Jugosllavisë• Konflikti ballkanik• Rënia ekonomike dhe nacionalizmi shkatërrues• Përfundimi• Biblografia
  • HyrjeShpërbërja e ish-Jugosllavisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme pas mbarimit tëLuftës së Ftohët..Nacionalizmi serb ka qenë shkaku kryesor i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë.Pas mbarimit të Luftës së Ftohët, Jugosllavia po shkonte në drejtim të kundërt me rrugënqë ndiqnin ish-vendet komuniste të Evropës. Ardhja në pushtet, në vitin 1987, eSllobodan Millosheviqit dhe loja e tij me kartën nacionaliste e bëri të pamundurvazhdimin dhe realizimin e reformave sociale-politike dhe ekonomike në ish-Jugosllavi.Serbia vazhdoi politikën e saj, të dhunës, duke sulmuar së pari Slloveninë e pastajKroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe së fundi Kosovën.Dy konferencat ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, të mbajtura respektivisht në Hagë ( 1991) dhe Londër (1992), kanë dështuar si pasojë e mosdëshirës së Perëndimit për tëndërhyrë ushtarakisht kundër serbëve.Kurse perëndimi ka qëndruar i vendosur në ruajtjen e parimit të mosndryshimit të kufijveme dhunë, gjë që përputhej në tërësi me kriteret për zgjidhjen e krizës së përcaktuar ngaevropianët.Ndërsa Paqja e Dejtonit është edhe i ashtuquajturi muri i jashtëm i sanksioneve, iimponuar kundër regjimit serb në Beograd dhe jo vetëm për shkak të çështjes sëpazgjidhur të Kosovës, por edhe për të detyruar regjimin të bashkëpunojë me gjykatën eHagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen eDejtonit. View slide
  • Krijimi i JugosllavisëPër ta krijuar Jugosllavinë u desht gati një shekull, që me daljen në dritë të idesë sëlëvizjes për bashkimin e sllavëve të jugut në fillim të shekullit XIX, e deri në mbarimin tëLuftës së Parë Botërore.Pas Luftës së Parë Botërore u krijua shteti jugosllav i bazuar në gjashtë kombe sllave:sllovenët, kroatët, serbët, malazezët, maqedonasit dhe myslimanët ( ndonëse tre grupet efundit në atë kohë praktikisht numëroheshin si serbe). Veq këtyre, popullsia e venditpërfshinte edhe dy minoritete jo-sllave, shqiptarët dhe hungarezët.Themelimi i Jugosllavisë pasqyronte rënien e gjatë dhe të ngadalshme të perandorive tëkalbura, proces i shprehur edhe në veprat e udhëheqësve intelektualë e politikë tëshekullit të XIX dhe të dy dekadave të para të shekullit të XX.1Formimi i shteit jugosllav më 1 dhjetor 1918 dhe struktura e tij kushtetuese, e bazuar nëunitarizëm mbretëror pas vitit 1921 ( Kushtetuta e Vidovdanit ), paraqesin fitoren eforcave politike e ushtarake serbe kundrejt të tjerëve. Një situatë e tillë u krijua si rezultati ekuilibrit të favorshëm të forcave për serbët, ku faktori politik e ushtarak serb mbetidominant. Ky dominim bëhej si në asketin e brendshëm( sepse armata serbe ishte evetmja forcë ushtarake e rregullt në mesin e sllavëve të jugut), ashtu edhe në atëndërkombëtar ( aleatët e Serbisë ishin fitues të Luftës dhe formësonin rendin e rievropian). Përsa i përket qëllimeve nacionale serbe, krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, më vonë e riemëruar si “Mbretëria Jugosllave “. shënoi realizimin gati tëtërësishëm të programit naional serb. Një realizim i tillë i qëllimit nacional serb hapi,kundrejt të tjerëve, çështjen e hegjemonizimit serb, si pasojë e kontrollimit komplet ngaana e tyre të strukturave shtetërore të ish-Jugosllavisë. Kjo gjendje e gjërave ka zgjaturpak a shumë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së ish-Jugosllavisë pa marrë parasyshthëniet serbe; “Krijimi i Jugosllavisë më 1918 ishte zgjedhja e çështjes nacionale tësllavëve të jugut, me përjashtim të bullgarëve”. Fakt është se krijimi i saj më 1918 kaqenë një mohim real i çështjeve nacionale të kroatëve, shqiptarëve, maqedonëve dhe tëtjerëve.2Kroatët, si një nga themeluesit e atij shteti, e shihnin ish-Jugosllavinë si një federatë. Kjoishte tërësisht në kundërshtim me pikëpamjet unitariste serbe.Gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore, askush përveç serbëve nuk mbrojti “idenëjugosllave”. Mirëpo, për gati dyzet vjet, nga viti 1943 deri më 1980, ish-Jugosllavia urikrijua nga Tito, i cili e udhëhoqi atë me logjikën e sundimit Luftës së Dytë Botërore dhetë lindjes së çështjes së Kosovës, pozita e shqiptarëve në Jugosllavinë mbretërore meritonnjë trajtim të shkurtër.3Historia e deritanishme e Jugosllavisë dhe në përgjithësi e vendeve të tjera në tranziciontë Evropës Lindore duket sikur na thotë se të qenurit republikë e një “federate socialiste”është një kusht i nevojshëm, ndodhta edhe i mjaftueshëm për ndarje apo copëtim. Të 15-të ish-republikat Sovjetike janë tani shtete të pavarura : Çekosllovakia u nda në dy,1 Makthi Etnik i Jugosllavisw, JasminkaUdoviçki & James Ridgeway, faqe 17.2 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,183 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,19 View slide
  • Republikën Çeke dhe atë Sllovake; Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dheMaqedonia, Mali i Zi nuk janë më pjesë përbërëse të Federatës Jugosllave.4Pas Luftërave Ballkanike, territoret shqiptare u ndanë në mes të Greqisë, Malit të Zi,Serbisë dhe shtetit të ri të porsa krijuar shqiptar ( 28 nëntor 1912 ). Konferenca eAmbasadorëve vendosi, në vitin 1913, që Kosova dhe pjesa më e madhe e territoreveshqiptare në Maqedoni të jepeshin Serbisë. Gjatë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene( Jugosllave), territori i Kosovës u konsiderua si një pjesë administrative e atij shteti paasnjë status ligjor, kurse shqiptarët nuk njiheshin as si minoritet nacional. Serbëtargumentonin se mosnjohja e shqiptarëve si problem qëndronte në faktin se territoret eaneksuara pas Luftërave Ballkanike dhe popujt që jetonin në to nuk mund të gëzoninmbrojtjen ndërkombëtare, siç parashikohej me marrëveshjet e pas Luftës së ParëBotërore”. Shqiptarët, së bashku me myslimanët dhe maqedonët sllavë, mbetën popullimë i shtypur në mes të dy Luftërave Botërore.Në shkrimet e kohëve të fundit rreth shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, autorë të ndryshëmjapin shqyrtime të detajuara të ngjarjeve kryesore, që kanë çuar në konfliktin dhe luftën epërgjakshme në këtë shtet. Ndër ngjarjet kryesore, në shkrimet rreth ish-Jugosllavisë tëkëtyre autorëve, zakonisht spikat krijimi i këtij shteti më 1918. Ky paraqet një qëndrim tëdrejtë, sepse atëherë ka filluar institucionalizimi i hegjemonisë serbe kundër të tjerëve, sëpari kroatëve e sllovenëve e më vonë edhe kundër të gjitha bashkësive etnike joserbe.Institucionalizimi i hegjomonisë serbe, i filluar që në vitin 1918, me fillimin e procesevedemokratike në Evropë në mesin e viteve 80, u gjend në një pozitë të dobësuar. Kjogjendje duket se i ka detyruar serbët të ringjallin projektin e tyre nacional, të përpiluargati një shekull e gjysëm më herët nga Ilija Garashanin ( Ilija Garasanin, 1844). Kjo gjëkonsiderohej nga serbët si një hap i domosdoshëm sepse, sipas tyre, realiteti i ri politikbrenda ish-Jugosllavisë dhe ai në planin ndërkombëtar paraqisnin një rrethanë“kërcënuese” për interesat e tyre nacionale. Tatëpjetat dhe rëniet e ish-Jugosllavisë nëplanin politik, ekonomik, legal dhe kulturor, gjatë gjithë periudhës së pas Luftës së DytëBotërore, provuan se janë një parakusht solid për ringjalljen e nacionalizmit agresiv serb.Memorandumi i vitit 1986 paraqet sanksionimin e tij formal.5Në një mënyrë paradoksale, shqiptarët dhe Kosova u përdorën si pretekst nga pala serbepër të dëshmuar ekzistencën e “komplotit antiserb titoit”, paradigmë kryesore kjo eMemorandumit. Kjo bëhej në një kohë kur shqiptarët ishin më së paku të përfaqsuar nëstrukturat politike e shtetërore të ish-Jugosllavisë e autonomia e tyre nuk ishte gjë tjetërveçse një gjë formale, pa ndonjë përmbajtje substanciale. Përkundër kësaj, kjo autonomikosovare duhej të rrënohej edhe formalisht, së paku për dy arsye. Së pari, rrënimi iautonomisë kosovare duhej të shërbente si një mësim për të padëgjueshmit e tjerëpotencialë. Së dyti, pasi të bëhej ky rrënim i autonomisë së Kosovës, Serbia mund tëshfrytëzonte votën formale të Kosovës kundër të tjerëve, me bindjen e thellë se ish-Jugosllavia nuk do të rrënohej kurrë. Serbët besonin se mund të keqtrajtonin të tjerët pakufi dhe lirshëm e pa ndonjë pasojë, ashtu siç ishin mësuar gjatë gjithë kohës.6Pamfleti antishqiptar, i botuar nga intelektualët serbë, në revistën beogradase “Praxis”,pas Memorandumit të vitit 1986, paraqet shkrimin me ndikimin më të madh. Qëllimi i tijka qenë që të dëshmohet ekzistenca e diskriminimit politik serb, i cili në fakt nuk arriti të4 Rexhep Meidani,” Ballkani njw vwshtrim i pwrgjithshwm” faqe 12-135 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,256 Po, aty, faqe 26
  • provohet në mënyrë empirike asnjëherë. Regjimit në Beograd, megjithatë, i mjaftontepërkrahja që i jepej në mediat dhe shtypin beogradas dhe gjetiu në ish-Jugosllavi, ku flitejpër diskriminimin dhe vuajtjet serbe në Kosovë. Promovimi i parë i kësaj përgatitjejepsikologjike, për luftë dhe agresion kundër të tjerëve, u bë më 25 prill 1987, në FushëKosovë. Në këtë datë, Millosheviqi mbajti fjalimin e tij të njohur, ku premtoi: “Serbëtaskush nuk guxon t’i rrahë”. Faza finale e kësaj përgatitjeje psikologjike ka ndodhur nëfund të vitit 1989, kur nën mbikëqyrjen e Kishës Ortodokse Serbe dhe me aprovimin eautoriteteve në Beograd, u bë rivarrimi i eshtrave të Carit Llazar të Serbisë. Në një paroditë kultit mesjetar, eshtrat e Llazarit serb u bartën rreth e qark Serbisë për të thirrur”shpirtrat e vërtetë të serbizimit”, para se të rivarroseshin sërish.Përgatitjet jurediko-institucionale për konflikt dhe luftë agresive u bënë rreth viteve1988-1990. Këto filluan me rrënimin e njëanshëm të autonomive ‘politiko-territoriale” tëKosovës dhe Vojvodinës dhe vazhduan me uzurpimin institucional dhe paralizimin efunksionimit të strukturave shtetërore e politike federale ( Komitetit Qendror të Lidhjessë Komunistëve të Jugosllavisë, Kryesisë së Republikës Federative të Jugosllavisë,përfaqësisve diplomatike e konsullore jugosllave, Angjencisë Informative ShtetëroreJugosllave “TANJUG”, Bankës Qendrore të Jugosllavisë etj. Kroati Stipe Mesiq i ciliduhej të ishte kryetar i rradhës i ish-jugosllavisë nga Kroacia, u bllokua nga ana e Serbisëdhe satelitët e saj ( Mali i Zi , Kosova, Vojvodina). Kjo ndodhi në maj të vitit 1991 dheshënon fundin institucional të ish-jugosllavisë. Në kuptimin kushtetues, në anën tjetër,ndryshimet unilaterale të pozitës së Kosovës dhe Vojvodinës shënojnë fillimin errënimint institucional të atij shteti. Me këtë rast, u bënë ndryshime radikale në ekuilibrine forcave brenda Jugosllavisë, duke i dhënë Serbisë një përparësi të dukshme.Përgaditjet ushtarake (politike, strategjike dhe operacionale) të ish-Armatës Popullore tëJugosllavisë e cila udhëhiqej kryesisht nga serbët, kanë filluar që nga vdekja e Titos më1980. Përgatitjet të tilla janë kryer në mënyrë sistematike, veçanarisht gjatë viteve1986-1990. Nuk ka qenë ideologjia, siç thuhet ndonjëherë, ajo që ka shtyrë ushtrinë ish-jugosllave të anojë nga Millosheviqi por programi nacional serb për krijimin e Serbisë sëMadhe. Vetë fakti që nga fillimi i viteve 80 të gjitha vendet e banuara me serbë në në ish-Jugosllavi u vunë nën komandën direkte të Armatës së Beogradit, tregon se çdo gjë kaqenë e përgatitur. Kjo u bë e qartë që në vitin 1990, kur të gjitha armët, që i takonin tëashtuquajturës mbrojtje territoriale të Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës, ukonfiskuan nga APJ. Një ngjarje e tillë në Kosovë kishte ndodhur më herët, menjëherëpas vitit 1981. Kur plasi lufta në Kroaci ( shtator 1991 ) dhe Bosnje-Hercegovinë ( mars-prill 1992 ), APJ, në mënyrë publike, anoi nga serbët në përpjekjet e tyre të përbashkëtapër të krijuar Serbinë e Madhe.7Stategjia serbe në politikën e jashtme ka qenë fare e thjeshtë : mbështetje në të gjithaaleancat mitike e historike dhe në ato reale, qoftë mbi baza etnike (Rusia) apo të‘miqësisë tradicionale “ (Franca), duke manipuluar me faktet historike (demonizimi imyslimanëve boshnjakë si fanatikë fetarë dhe i kroatëve si nazistë), eksploatimi iHolokausit (Izraeli dhe bashkësia hebraike) dhe, së fundi, aleancat që bazoheshin nëinteresat politike të vendeve që kundërshtonin proceset dezintegruese (Britania eMadhe ). Si për ironinë e serbëve, me kalimin e kohës dhe vazhdimin e luftës, veprimet etyre në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë gjithnjë e më shumë pasqyronin sjelljet enazistëve kundër hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.7 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,29-30
  • Shikuar në retrospektivë, “lufta ekonomike” e dhjetorit 1989 (ndërmjet Serbisë dheSllovenisë), përpjekjet për ndryshime politike dhe ekonomike të sistemit në ish-Jugosllavi të kundërshtuar tej mase nga Serbia dhe Mali i Zi, që donin një federatë tëcentralizuar dhe unitariste përpjekjet për pavarësi të Sllovenisë dhe Kroacisë të IRJ tëMaqedonisë, Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës të gjitha paraqesin veprime të ndërmarrasi pasojë e planeve agresive serbe kundër joserbëve që jetonin në atë shtet. 8Para se të fillonte dhuna, në ish-Jugosllavi filluan negociatat në mes republikavejugosllave për rimodelimin e atij shteti. Kjo bëhej me qëllim që të arrihej krijimi i njëfederate asimetrike, që do të kënaqte interesat e veriorëve dhe të tjerëve, që donin tëhiqnin qafe hegjomoninë dhe dominimin serb. Ky projekt u refuzua nga Serbia dhe Mali iZi, që dëshironin një federatë të centralizuar dhe unitare, ku ata do të dominoninstrukturat e saj ashtu si në të kaluarën. Kroatët dhe sllovenët donin një federatë mëliberale, aq sa për të zbutur pasojat e dominimit serb. Të njëjtën gjë donin dhe Bosnje-Hercegovina e IRJ e Maqedonisë, sado që synimi i këtyre të fundit nuk shihej qartë nëkohën që vazhdonin bisedimet për rimodelimin e ish-Jugosllavisë. Kontrolli politik,ekonomik dhe ushtarak i centralizuar i strukturave të atij shteti, ishte dhe mbeti deri nëfund synimi dhe dëshira serbo-malazeze.8 Enver, Hasani, Shpwrbwrja e Jugosllavisw dhe Kosova” faqe,32-34
  • Shpërbërja e Jugosllavisë dhe kërkesa për vetvendosjeNë zhvillimin e vetëvendosjes në kuadër të ish Jugosllavisë, posaçërisht gjatë viteve tëfundit të saj, u patën kristalizuar dy opsione. Opsioni i parë ka qenë i bazuar në vlerat dhenormat perëndimore me theks të veçantë vlerat dhe normat liberale, derisa i dyti i bazuarnë vlerat dhe normat antidemokratike dhe antiliberale, veçantë në vlerat dhe idetëjoliberale. E para ka qenë e përqafuar nga dy republikat veriore të Jugosllavisë, Slloveniadhe Kroacia kurse e fundit nga Serbia dhe aleati i saj i vogël, Mali i Zi 9. Këtu duhet bërënjë shpjegim: Republika e Kroacisë pas ardhjes në pushtet të Franjo Tudjman filloi t’ingjajë çdo ditë e më shumë Serbisë së Millosheviqit. Ne i referohemi në këtë pjesë këtijlloji të vetëvendosjes në Kroaci vetëm në periudhën para ardhjes së Tudjman-it nëpushtet10. Në mes të këtij lloji të vetëvendosjes ka qenë një lloj i vetëvendosjes që ështëpërqafuar nga Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e kjo do të diskutohet në pjesët nëvijim të këtij kapitulli. E përbashkëta e këtyre katër rasteve për dallim prej Serbisë dheMalit të Zi, ka qenë se kërkesa e tyre për vetëvendosje ka qenë e bazuar në teritorialitet(pra jo në përbërjen etnike të katër republikave).Shkaktarët kryesorë të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë kanë qenë kroatët dhemarrëdhëniet e tyre me serbët dhe përceptimi i ndryshëm i tyre i idesë së jugosllavizmit,ndërsa nacionalizmi agresiv dhe ekskluzivist serb paraqet një faktorë tjetër shtesë, qëduhet të kihet parasysh në vlerësimin e shkaqeve të shpërbërejes.Ndërkaq, në zhvillimin e vetëvendosjes në kuadër të ish Jugosllavisë, posaçërisht gjatëviteve të fundit të saj, u patën kristalizuar dy opsione. Opsioni i parë ka qenë i bazuar nëvlerat dhe normat perëndimore me theks të veçantë vlerat dhe normat liberale, derisa idyti i bazuar në vlerat dhe normat antidemokratike dhe antiliberale, veçantë në vlerat dheidetë joliberale. E para ka qenë e përqafuar nga dy republikat veriore të Jugosllavisë,Sllovenia dhe Kroacia kurse e fundit nga Serbia dhe aleati i saj i vogël, Mali i Zi.11 Këtuduhet bërë një shpjegim: Republika e Kroacisë pas ardhjes në pushtet të Franjo Tudjmanfilloi t’i ngjajë çdo ditë e më shumë Serbisë së Millosheviqit. Ne i referohemi në këtëpjesë këtij lloji të vetëvendosjes në Kroaci vetëm në periudhën para ardhjes së Tudjman-it në pushtet. Në mes të këtij lloji të vetëvendosjes ka qenë një lloj i vetëvendosjes qëështë përqafuar nga Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia. E përbashkëta e këtyre katërrasteve për dallim prej Serbisë dhe Malit të Zi, ka qenë se kërkesa e tyre për vetëvendosjeka qenë e bazuar në territorialitet (pra jo në përbërjen etnike të katër republikave).Zgjerimi i kërkesave të sipërpërmendura për vetëvendosje në kuadër të ish Jugosllavisëka ardhur si rezultat i dy zhvillimeve paralele gjatë viteve 1980: reformave ekonomike nëKosovë që filloi më 1981. Kjo e fundit, megjithatë, zuri vend më të madh se reformatekonomike të viteve 80-ta dhe u bë precedent trajtën e ardhshme të tragjedisë jugosllave.Revolucionet ballkanike të nisura më 1989 patën si qëllim të hidhnin tej praktikënkomuniste gjysëmshekullore, por në të njëjtën kohë kanë vulën e vazhdimësisë që nxjerrkrye në çdo pah të bërë në rrugën e re. Në gadishullin ballkanik ashtu si në Evropën9 Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability; The Case ofYugoslavia, faqe 6410 Po aty, faqe 7411 Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia”faqe,102
  • Qendrore, pikënisja e lëvizjeve të reja ka qenë peresojka e Gorbaqovi. Pavarësisht ngasynimet e saj, pereshtojka ndikon mbi republikat socialiste të Bullgarisë, Rumanisë,Shqipërisë, pa harruar Federatën socialiste të Jugosllavisë, që ishte prej kohësh disident12Pas vdekjes së Titos më 1980, Federata jugosllave ishte në krizë dhe gjendja e keqeekonomike s’ishte gjë tjetër veqse rrjedhojë e keqadministrimit dhe invaliteteve midisrepublikave. Shembja e komunizmit në Evropën Qendrore fqinje pati efektin e një tërmetidestabilizues në Parti Lidhja Koministe dhe bëri që kjo të humbasë dhe atë pak besim qëi kishte mbetur duke u fragmentuar në organizata të veqanta republikane. Për popujtjugosllavë tashmë të mbërthyer nga ankthi, shembja do të thotë rrugë të lira mrekulllivetë një ekonomie tregtare që miliona puëtorë sezonal në Gjermani e njihnin mirë dheëndrave nacionaliste të trashiguara. 13Pas dështimit të Kongresit të 14-të të LKJ-së, Partia Komuniste sikurse edhe federatejugosllave filloj të përçahet në linja republikane. Sllovenia dhe Kroacia shkuan larg dukeplanifikuar zgjedhje shumëpartiake të shpallura për në pranverë të vitit 1990. Nësipërfaqe doli çështja më e rëndësishme: kush është sovran? Popujt apo Republikat? Nërastin e Sllovenisë kufijtë nacional (etnik) dhe republikan kanë qenë esencialisht të njëjtë,kështu që, përgjigja ishte e thjeshtë: sovranitet për republikën. Në pjesën tjetër tëJugosllavisë, situata ka qenë e komplikuar. Sidoqoftë, zgjedhjet e para shumëpartiakeishin mbajtur në të gjitha republikat jugosllave. Sllovenia printe në këtë proces. Paszgjedhjeve të prillit të vitit 1990 sllovenët shkuan edhe më tutje në kërkesën e tyre përvetëvendosje duke mbajtur një plebishit të suksesshëm për pavarësi në dhjetor të vitit1990 dhe në fund të shkurtit të vitit 1991 do të nxjerrë ligjet më të rëndësishme federalenë përgatitje për shkëputje nga Jugosllavia në qershor të vitit 1991. Liderët kroatë filluantë thonë se Kroacia, po ashtu, do të shkëputet nëse këtë e bën Sllovenia. Që të dyrepublikat punonin me kushtetuta të reja të modeluara në bazë të demokraciveperëndimore.Me Marrëveshjen e Brionit të 7 korrikut, të nënshkruar nga përfaqësuesit e KomunitetitEvropian dhe shefat e republikave të Jugosllavisë, Sllovenia fitoi të drejtën për t’u bërë epavarur më 8 tetor 199114. Në Kroaci nuk ka pasur armëpushim. Armiqësitë atje vetëm sapatën filluar në korrik të vitit 1991 dhe gjërat patën shkuar shumë keq për Kroacinë sepseautoritetet qeveritare jugosllave (Markoviq si Kryeministër dhe Mesiq si shef i Kryesisësë Jugosllavisë pas Marrëveshjes së Brionit) patën humbur kontrollin mbi ushtrinëjugosllave. Në fund të vitit 1991 Jugosllavisë së Titos do t’i vie fundi. Në dhjetor të këtijviti, Mesic do të jap dorëheqje si Kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë dhe po ashtu do tëjapë dorëheqje edhe Markoviq. Dy republikat veriore fituan njohje ndërkombëtare dhebashkësia ndërkombëtare filloi ta shoh Jugosllavinë si shtet që është në proces tëshpërbërjes graduale.1512 Georges, Castellan, “Historia e Ballkanit” faqe 49613 Po aty, faqe, 49714 Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia”faqe,10515 Po aty 108
  • Bosnjë Hercegovina dhe ish Republika Jugosllave e MaqedonisëHistoria e këtyre dy republikave të Jugosllavisë shumë e reflekton ballancin e pushtetit qëka ekzistuar në kuadër të federatës jugosllave gjatë të gjitha periudhave të zhvillimit tësaj. Formimi i tyre pas Luftës së Dytë Botërore, siç do të vërehet, ka qenë si rezultat iballancit të forcave të brendshme. Qëllimi i formimit të tyre ka qenë për kontrolluar dhebalancuar zgjerimin e Serbisë në jug (FYROM) dhe për të parandaluar konfliktin serbo-kroat për Bosnjë-Hercegovinës.Kursi antiserb në politikën maqedone ka filluar në nëntor të vitit 1989, pra në Kongresine Lidhjes Komuniste të Maqedonisë (LKM). Në këtë Kongres, udhëheqësia partiakedogmatike dhe proserbe nuk është votuar. Sidoqoftë, shenjat e para të qarjes mes Serbisësë Millosheviqit dhe Maqedonisë u dukën kur ligji i ri për kolonistët u pat propozuar nëKuvendin e Jugosllavisë. Kjo është parë në Maqedoni si një shenjë e kërcënimit potencialnga Serbia. Pas Sllovenisë dhe Kroacisë, komunistët maqedonas të dalë nga Kongresi isipërpërmendur, po ashtu u bën gati për pavarësi duke i thënë kështu Millosheviqit njëshenjë se kjo republikë nuk e pranon as nuk e mbështet kursin e Beogradit as opposedto previous pro- Serbian officials.16Sidoqoftë, referendumi i shtatorit të vitit 1991 për pavarësinë e Maqedonisë ka qenë më ibutë se ai i Kroacisë duke e lënë hapur çështjen e bashkëjetesës së mëtutjeshme nëfederatën e reformuar jugosllave. Ky në fakt edhe ka qenë qëllimi i zyrtarëve maqedonas,të cilët bashkë me Bosnjë Hercegovinën kanë prezantuar propozimin e kompromisit përnjë aranzhim të ri në Jugosllavi herët në qershor të vitit 1991. Ky ka qenëkundërpropozim ndaj planit konfederativ të Sllovenisë dhe Kroacisë dhe përgjigje ndajtendencave centraliste serbe.Pas dështimit të propozimeve të tyre si Maqedonia ashtu edhe Bosnjë-Hercegovina kanëaplikuar për njohje ndërkombëtare ashtu siç është kërkuar nga Konferenca e Hagës përJugosllavinë e Komunitetit Evropian. Në ndërkohë, Gligorov ka kryer negociata tësuksesshme me ushtrinë jugosllave me qëllim të largimit të saj nga Maqedonia në kohënkur e njëjta ushtri ishte koncentruar në dhe përreth Bosnjë Hercegovinës (shkurt-mars1992). Ushtria jugosllave është tërhequr nga Maqedonia me shpresën e dukshme se kjorepublikë nuk do të jetë në gjendje të ruaj stabilitetin e saj.Vendimi në linja etnike mes anëtarëve të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste tëJugosllavisë u bë i dukshëm në vitin 1988 në rastin e Bosnjë Hercegovinës kurkomunistët nga kjo republikë morën anën e sllovenëve dhe kroatëve. Kjo ka qenë njëshenjë kërcënuese për realitetet etnike të Bosnjë Hercegovinës ku mezi disa komuna kanëqenë etnikisht të pastra17. Procesi i demokratizimit në këtë republikë, i cili ka filluarshumë vonë, është mbështetur në këtë realitet. Në janar të vitit 1990 Kuvendi i kësajrepublike pat vendosur për një kushtetutë të re dhe pat përfshirë, në parim, sisteminshumëpartiak. Por, Kuvendi është kujdesur për realitetin etnik dhe brenda mundësive përtë mos nxitur tensionet etnike, ka miratuar një ligj në prill të vitit 1990, me anë të të cilitka ndaluar kështu formimin e partive politike në baza nacionale. Edhe përkundër këtyre16 Enver, Hasani, Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia”faqe,11517
  • masave legale, në zgjedhjet e para të lira, të mbajtura më 18 nëntor të vitit 1990, partitëkombëtare fituan shumicën dërrmuese.18 Lufta e Shpërbërjes JugosllaveLufta e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ( 1991-95) përfundoi me nënshkrimin eMarrëveshjes së Dejtonit, e pasuar nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjetSerbisë dhe Kroacisë. Bëhet fjalë për konfliktin e parë të armatosur në Evropë që prejvitit 1945 dhe një precedent i rrezikshëm i dyfishtë pas luftës së ftohët: në fillim dukesugjeruar që përdorja e forcës është një mënyrë e pranueshme, madje që sjell përfitime,për të rregulluar ,mosmarrëveshjet.Duke tejkaluar barbarinë e mjeteve të përdorura afro 200.000 të vdekur, më tepër se dymilonë refugjatë apo persona “të zhvendosur”) është vendosja e etnicitetit si një parimorganizues i shtetit dhe i shoqërisë që përfaqëson trashëgiminë më preokupuese të këtijkonflikti.Teza më e përhapur, si në elitat politike perëndimore, gjithashtu dhe në media, ishte ajo ekthimit të” urrejtjeve të vjetra”. Me zhdukjen e sistemit komunist kapaku u ngrit dhe“urrejtjet e vjetra” mundën të shprehen sërish me po aq forcë sa ishin mbajtur tëndrydhura. Johan Major, kryeministri britanik e bëri të vetën këtë tezë, në një mënyrë mëtë qartë, në fjalimin e tij në Dhomën e Komunave, në qershor të vitit 1993,” Elementi mëi rëndësishëm nga ajo që ka ndodhur në Bosnjë ishin rënia e Bashkimit Sovjetik dhedisiplina që ai ushtronte mbi urrejtjet e vjetra në ish-Jugosllavi. Kur kjo disiplinë u zhduk,urrejtjet e vjetra u rishfaqën dhe ne filluam t’i shohim konsekuencat e tyre kur filluanluftimet.19Fakti i ish-Jugosllavisë dhe i Bosnjës, në veqanti, ishin një hapësirë kontaktesh, takimeshmes katolicizmit, ortodoksisë dhe islamit, dhe i ka shtyrë disa ta interpretojnë si një luftëe re “fetare”. Tundimi ishte aq i fortë sa që disa nga protagonistët kryesorë të konfliktitevokonin një papajtueshmëri themeltare, fetare dhe kulturore të serbëve, kroatëve dhemyslimanëvePresidenti kroat, Franjo Tugjman, nuk e humbet rastin për t’u shpejguarbashkëbiseduesve perëndimorë se ish-Jugosllavia mbulon përsëri linjat e ndarjesndërmjet Romës, bizantit dhe islamit, mes trashëgimisë së Perandorisë Osmane dhe asajHabsbourgut, dhe që si konsekuencë ai nuk ishte i habitur që moskuptimet të shëndrrohennë konflikt, në një kohë kur tërësia artificiale, qëishte për të ish-Jugosllavia, nuk mbahetmë në këmbë nga logjika e komunizmit apo e luftës së ftohët.2018 Po aty, faqe 12519 Jacques, Rupnik “ Ditari Ballkanik,faqe,2420 Po aty, faqe 27
  • Konflikti ballkanikNe fillim te vitit 1991, shpallja e pavaresisë e dy republikave Sllovenisë dhe Kroacisëishte nje shenje paralajmeruese per fillimin e nje konflikti te përgjakshëm në lidhje meçështjen se si do te ripërcaktoheshin kufijte e Jugosllavise. Kaosi në tokat dhe popujt qëdikur njiheshin si Jugosllavi ekspozoi evidenca shokuese deri në ato përmasa sa qëEuropianet shpresonin se ajo që po ndodhte ishte vetëm një iluzion. Eksperimenti i shumëkulturave dhe shumë kombeve nuk ishte thjesht nje dështim. Ky eksperiment nxorri nëshesh violencen më antinjerezore dhe arbitrare midis grupeve etnike. Për më tepër, dukeu gjendur në pikën më të lartë euforike të prodhuar nga përfundimi i luftes se ftohte,Komuniteti Ndërkombëtar u kap i papërgatitur përballë detyrave të reja që po ekspozonteshembja e bipolaritetit.Një nga mënyrat më racionale për të portretizuar konfliktin e përgjakshëm në Jugosllaviështë përcaktimi i tij si një produkt i urrejtjeve shekullore etnike midis popujve të rajonit.Argumentet e dhëna më parë mbështesin fuqimishtë tezën e zbërthimit të shkaqeve tëkonfliktit nisur nga këndvështrimi i urrejtjes që buron nga lashtësia. Argumenti kryesorqë bie ndesh me këte tezë dhe me pohimin se dhuna ka qenë një mënyrë jetese në rajonështë fakti se Jugosllavia gjate Luftes se Ftohte ishte një shtet multietnik dhemultinacional në të cilin popujt e grupeve të ndryshme etnike jetuan në paqe të plotë. Kjona çon në prodhimin e argumentave se, perveç ndikimit te rrënjëve të vjetra të konfliktit,në copëtimin e Jugosllavisë ndikuan edhe rënia e bipolaritetit dhe kriza ekonomike qëfilloi të shfaqet në vitet 1980. Me rënien e bipolaritetit, ish-komunistet kërkuanmbështetje duke i bërë thirrje nacionalizmit. Ata e panë nacionalizmin si një mundësi përtë mbajtur pushtetin politik nën rregullat e reja që kërkonin zgjedhje pluralistekonkuruese. Krizat ekonomike krijuan një terren “të shëndoshë” per zgjimin dhefuqizimin e nacionalizmit.
  • Rënia ekonomike dhe nacionalizmi shkatërruesKategorizimi i vendeve Ballkanike bazuar në pikat e përbashkëta të modeleve ekonomiketë zhvillimit gjatë Luftës së Ftohtë, i ndan ato në dy grupe:• Së pari, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania. Gjate Luftes se Ftohte, këto vendeudhëhiqeshin nga diktatura të ashpra dhe me një ekonomi shumë të centralizuar. Kjo dote thote se elita intelektuale kishte munges njohurish per funksionimin e ekonomise sëtregut. Shteti si përfaqesues i interesave të përbashkëta ishte i dobët ndërkohe qëstrukturat ekonomike ishin të paqarta.• Së dyti, ish Jugosllavia, një vend socialist, që devijoi dhe u përpoq të zbatoje një modeltë ndryshëm ekonomik. Ky model konsistonte në të ashtuquajturën ekonomi socialiste(market socialism) e mbështetur ne vet administrimin e kapitaleve prej punëtoreve. Kymodel nuk funksionoi mirë pasi ai ishte bazuar në koalicionin midis ndërmarrjeve dheautoriteteve të cilat shpesh ndanin të njëjtat interesa. Për pasojë, ky model pengoi prirjetkonkuruese midis ndërmarjeve.Në rastet e Bullgarisë, Shqiperisë dhe Rumanisë, me rënien e komunizmit në fund tëviteve 1980, krizat ekonomike u manifestuan nëpërmjet rënies së treguesve kryesoremakroekonomike. Këto ishin rrjedhojat e një procesi të thellë transformimi shoqëror,ekonomik dhe politik që shprehin fenomenin e tranzicionit.Në rastin e Jugosllavisë, rrënjet e krizës ekonomike mund të gjenden më heret. Në fakt,ato janë një përzierje e faktorëve të brendshëm me ato të jashtëm. Kështu, faktorët ejashtëm si ngritja e lartë e çmimit të naftës që filloi në vitin 1973 dhe huate e rëndandërkombëtare përkeqësuan problemet e brendshme ekonomike që rridhnin nga modeliekonomik Jugosllav. Një ndikim të veçantë shkatërrues sollën përpjekjet për gjetjen e njëmetode të sigurt për kontrollin e inflacionit21. Në vitin 1975 inflacioni arriti masën prej 30përqind. Shkalla e inflacionit rritej me përkeqesimin e situatës, ndërkohe që bilancitregetar degjeneroi në atë pikë ku ai nuk mund të mbulohej me paratë e dërguara ngaemigrantët dhe të ardhurat e turizmit. Për më tepër, rritja e çmimit të karburantit dhemallrave të tjera të importit, që filloi më 1973, keqësoi deficitin në bilancin e pagesave.Vitet 1970-te përfunduan me një borxh të huaj në rritje. Në kohën kur Tito vdiq, në Majtë vitit 1980, Jugosllavia kishte një borxh të jashtem prej 20 billion $. Ky borxh ishteprodukt i huave bujare ndërkombetare për shkak të pozicionit strategjik të Jugosllavise epozicionuar si e paangazhuar në lidhje me superfuqite e Luftes së Ftohte. E ndodhur nëkondita të tilla qeveria nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një program stabilizimi, icili konsistonte në një politike të shtërnguar monetare dhe kontrollin direkt tëshpenzimeve për invenstime. Ky program, i cili filloi nga fundi i vitit 1979, u mbështetnga një marrëveshje e parapregatitur me Fondit Monetar Nderkombetar, e cila përfundoinë vitin 1980. Megjithatë në fillimet e vitit 1982 negociatat morën papritur një kthese,seriozisht për keq, kur ekipi i FMN-se e vuri Jugoslavinë në pozita më të vështira. Nëfakt, mungesa e disiplinës monetare solli nje shthurje të monedhës vendase dhe kursit tëshkëmbimit të saj me monedhat e huaja. Për shkak se integrimi global kërkon njëunifikim të tregut të brendshëm, FMN orjentoi Jugosllavine drejt ri-integrimit tësegmenteve ekonomike të republikave. Bazuar në këtë politikë, vetëm treguesit e21 Google, Konflikti ballkanik
  • çmimeve dhe mundësive për fitime mund të përcaktonin lëvizjen e fuqisë punëtore,kapitaleve dhe mallrave përgjate kufijve të republikave. Kjo e detyroi qeverine federaleJugosllave të adoptonte një politike të një kontrolli më të madh ndaj republikave. Është ekuptueshme që republikat më të pasura e refuzuan këtë lloj politike sepse ato mund tëperfitonin shumë pak nga bashkimi federal. Forcimi i arkës federale me qëllim për tërritur autoritetin financiar qëndror, në fund të vitit 1987 ishte një skandal që dobësoiqeverinë federale dhe lëkundi angazhimet e republikave ndaj regjimit federal.22 Kështu,presioni i FMN për të icentralizuar ekonomine Jugosllave ndezi tensionet midis atyrepolitikanëe Jugosllave që favorizonin një qeveri të fortë federale dhe atyre që preferonindecentralizimin e pushtetit drejt republikave. Për më teper, zvoglimi i “tortes ekonomike”ndezi armiqësin midis grupeve të ndryshme etnike jugosllave dhe rriti më shumë dalliminmidis grupeve sociale. “Në ato komunitete të varfra ku shkurtimet e vendeve të punësishin më të ashpra....kërkesat për punësim në mënyre proporcionale dhe të barabartëndërmjet grupeve nacionale e bënë etnicitetin më të spikatur se kurrë”. Tensionet etnikedhe politike shkaterruan klasen e mesme jugosllave, e cila kishte siguruar një bazepolitike të moderuar, dhe ndezen aspiratat ndarëse të republikave Jugosllave më tëzhvilluara ekonomikisht në periudhen e paraluftes.Nga ana tjeter, në fillim të 1975, të ardhurat e dërguara nga punëtoret e punësuarpërkohesisht në Europen Perendimore filluan të binin si rezultat i krizes ekonomikeperendimore në këtë periudhe. Duke hasur vështiresite në rritje të papunësise, vendet eEuropes Perendimore kthyen me dhjetra mijëra punetore përseri në Jugosllavi. Është ekuptueshme që kthimi i tyre në Jugosllavi e përkeqësoi më shumë krizen ekonomike. Përshembull, ne fillimet e vitit 1980, te ardhurat monetare te derguara nga emigrantet kishinfinancuar gjysmen e deficitit tregetar te Jugosllavise. Ne vitin 1981, ato siguruan vetem25 perqind te deficitit. Per me teper, kthimi i tyre e perkeqesoi problemet e papunesise.Keshtu, papunesia ne Jugosllavi u rrit nga 14 perqind ne 1979 ne 17 perqind ne 1986 ,dhe me shume se 20 perqind ne Republikat e Serbise, Malit te Zi, Maqdonise, dheBosnje-Hercegovines.Deshtimi i udheheqesve federale per t’i bere balle krizes se perkeqesuar ekonomike nxorine pah, ne nivel federal, vakumin e pushtetit qe la pas vdekja e Titos.Kjo i hapi rrugen udheheqesve te rinj te republikave te realizonin ambicjet e tyre. Ne1986, nje lider i ri, Sllobodan Miloshevic nga Serbia, shfrytezoi me se miri kete rast.Gjate viteve 1988-89, inteligjenca serbe dhe elita e partise komuniste serbe te SllobodanMilloshevicit bashkuan forcat per te inkurajuar nje revolucion nacional qe do te krijontenje “Serbi te bashkuar” duke prekur pakenaqesite sociale dhe nacionale ne republike.Mesazhi nacionalist te ciles i meshoi me shume force Milloshevici ishte idea se neseshteti Jugosllav do te shperbehej, te gjitha pjeset e popullit serb—ne Kroaci, ne Bosnje,dhe ne Kosove do te liheshin te vuanin nen kontrollin e nacionalisteve te tjere.Milloshevici i bazonte thirrjet e tij per nje Serbi me te madhe ne nevojen e bashkimit te tegjithe serbeve te Jugosllavise ne nje shtet te vetem.Ideollogjia nacionaliste e te qenit te kercenuar dhe te pambrojtur ndezi levizjet masive teserbeve. Sllobodan Milloshevici gjithashtu mobilizoi serbet e Kroacise duke i ndihmuarne organizimin e mitingjeve ku ata shpallen kerkesat e tyre per autonomi kulturore dhepolitike. Pasiguria u shpreh ne Memorandumin e Akademise Serbe te Shkences dheArteve ne 1986, e cila u be manifesti i ringjalljes se nacionalizmit me te ri serb, i22 Google, KOnflikti ballkanik
  • mbushur me retoriken e perndjekjes. Bazuar ne keto mesime, Millshevici ne Polje teKosoves ne Prill te 1987 i dha serbeve te Kosoves premtimin e tij te famshem: “Asnjenuk do te guzoje t’ju godase ju”.Ne 1988 dhe 89, Milloshevici shfuqizoi autonomine e Kosoves dhe Vojvodines te dhenenga Kushtetuta e vitit 1974. Ne te njejten kohe, ai e shtriu me tej premtimin e tij permbrojtjen e diaspores Serbe ne republikat e tjera te ish Jugosllavise. Duke e veneretoriken nacionaliste serbe ne nje shtrirje mundesisht sa me te madhe, gjate vitit 1990,Milloshevici ishte ne gjendje te mobilizonte serbet ne nje lufte te gjate dhe gjakatare qeprodhoi copetimin ne rritje te ish-Jugosllavise.Duket i cuditshem fakti qe ne Jugosllavi ideollogjia komuniste—nje doktrine qekushtezonte principet internacionaliste—shkau shume lehte ne dogme te nacionalizmit.Megjithate, komunizmi orthodoks dhe nacionalismi agresiv kane disa ngjashmeri. Tedyja ideollogjite jane kolektive, duke vene ne plan te pare grupin ndaj individit. Te dyjajane ekskluzive duke i identifikuar te huajt si armiq. Per me teper, te dyja jane radikaleduke insistuar qe keta armiq duhen eleminuar duke preferuar per kete qellim perdorimin eforces. Keshtu, te diskretituar nga renia ekonomike dhe duke duke u perpjekur me mishdhe me shpirt per te gjetur nje burim te ri legjitimiteti, komunistet perqafuan formen errezikshme te nacionalizmit.Kriza ekonomike Ballkanike ne fillimet e viteve 1990s u shfaq ne varietetin e gjere teproblemeve ekonomike, duke perfshire reniet ne rritjen e ekonomike, inflacionin,papunesine dhe perhapjen e ekonomive joformale. Megjithese vendet e rajonit kishinkaluar eksperienca krizash ne dekadat e kaluara, kriza e fillimit te viteve 1990 ishtendryshe. Pra ne vitet 90 dy ishin faktoret kryesore qe tronditen vendet e Ballkanit. Atojane renia ekonomike dhe nacionalizmi shkaterrimtar. Jugosllavia mund te shihet siepiqendra e nje termeti qe tronditi te gjithe rajonin dhe keshtu elementet e reniesekonomike dhe te nacionalizmit shkaterrimtar ishin te qarta ne kete faze fillestare negjithe rajonin. Ne ish Jugosllavi kishte nje nderveprim dhe konvergjence ne rezonance terenies ekonomike dhe nacionalizmit, gje qe rezultoi ne nje konflikt te pergjakshem. Dukepatur parasysh ndarjet e thella etnike, gjuhesore, kulturore dhe fetare ne ish Jugosllavi perte cilat kemi diskutuarme pare, eshte e kuptueshme pse renia ekonomike ndezinacionalizmin e deshtuar.23 Ndersa vendet e tjera ballkanike vuajten vetem pasojat erenies ekonomike dhe ato jane akoma duke u ndeshur me tranzicionin nga ekonomia ecentralizuar drejt ekonomise se tregut. Për shembull, Rumania dhe Bullgaria te dyja undeshen me veshtiresite ekonomike te shoqeruara me renien e komunizmit. Ne ketoshtete, qeverite nacionaliste i bene thirrje etnicitetit te shumices, nderkohe qe sistemishumepartiak prodhoi partite politike nacionaliste, te cilat mbronin te drejtat eminoriteteve etnike. Në Rumani, Fronti Demokratik i Shpetimit Kombetar u riquajt neKorrik te 1993 Partia Social Demokrate. Në Bullgari, udheheqesi i partise ne pushtet nefillimet e saj, Zhelju Zhelev ishte kaq i pushtetshem sa ai u akuzua se po e rivendostepolitikisht komunizmin. Megjithate, ata nuk ushqyen hapur pretendime territoriale.23 Google, Konflikti i ballkanit dhe kriza ekonomike
  • PërfundimiKonflikti i parë i madh në Evropën e pas Luftës së Ftohtë morri fund, edhe pse është endeherët për të thënë do të vazhdojë paqja apo është vetëm një pushim zjarri, nëse konfliktido të kufizohet me Bosnjën apo do të ngjisë një shkallë më të lart në epiqendrën e dytë tëtij në krahinën që përfshin Kosovën dhe fqinjët e saj.Ai sjell të paktën tre pasoja të mëdhapër Ballkanin dhe Evropën për sa i përket rolit të islamizmit, çështjes së kufijve dheminoriteteve, marrëdhënieve transatlantike.Luftërat gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe qëndrimi i Perëndimit ndaj tyre, ka të bëjëme kufijtë dhe minoritetet. Me njohjen ndërkombëtare të kufijve të brendshëm tëJugosllavisë, problemet e minoriteteve etnike të njështeti pasardhës u kthyen në njëproblem të jashtëm për fqinjët e saj. Turbullimet midis çështjeve të sigurisëe së brndshmedhe asaj të jashtme nxorrën në dukje një problem më të përgjithshëm lidhur me evropënJuglindore post-komuniste; kërcënimet për sigurinë janë të lidhura me dobësinë ebrendshme të shteteve më shumë se me fuqinë e tyre të tepërt. Nga Bosnja në Shqipëriose Maqqqqedoni shembujt mbi këtë problem janë të shumtë. Marrëveshja e Dejtonit ivuri fund luftës po dha para elitave politike të Ballkanit një shembull të ndërhyrjesndërkombëtare. Krijimi, brenda Bosnjë-Hercegovinës, i dy bashkësive me institucione tëdalluara njëra nga tjetra dhe me të drejtën për të pasur një marrëdhënie të veqantë meshtetin fqinjë u bë menjëherë referencë për pjesët që kërkonin një zgjidhje politike përvende të tjera kushtetuese.Ballkani mund të mbetet një ndër çështjet kusht të identitetit të ardhshëm dhe tëbesueshmërisë së një aleance të zgjeruar. Ndërsa vende të reja të Evropës Qendrore pofuten në Aleancë, NATO-ja mund t’i vërë fund dy protektoratëve të vendosura në ballkanpa përmendur ruajtjen nën kontroll të çështjes së Qipros dhe të marrëdhënieve greko-turke. Besueshmëria e ardhshme e aleancës së NATO-s e bën të nevojshme tanimë njëstrategji globale për Ballkanin.
  • Biblografia• Hasani, Enver, “Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Kosova” Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë, 2000• Ridgeëay, James & Udoviçki, Jasminka,” Makthi Etnik i Jugosllavisë”Albin, Tiranë, 1998• Rupnik, Jasques, “Ditari Ballkanik” Koha, Prishtinë, 2004• Meidani, Rexhep, “Ballkani një vështrim i përgjithshëm” Toena, Tiranë, 2001.• Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “ Platformë Për Zgjidhjen E Çështjes Kombëtare Shqiptare”, Shkenca, Tiranë, 1998.• Hasani, Enver, “ Self-Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia” Vienna, Austria, 2003• Castellan georges, “ Historia e Ballkanit” MÇM, Çabej, Tiranë• Google, Konflikti i Ballkanit,