SlideShare a Scribd company logo
1 of 35
UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË
FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË BIZNES
DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI

Punim seminarik
Lënda: Organizimi i ndërmarrjes
Tema : Sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në Kosovë
Studenti:
Shpejtim Rudi

Mësimdhënësi/ja
Prof.Dr.sci.Halit Shabani

Nr. Index-it :160122011

Pejë  Dhjetor 2013
Hyrje
•
•
•
•
•

1 Definicioni i sigurimeve të detyrueshme
2 Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë publik
3 Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga elektriciteti
4 Sigurimi i përgjegjësisë së bartësve të transportit publik
5 Sigurimet e detyrueshme në interes të ngritjes së përgjegjësisë
për nivel kualitativ të shërbimeve
• 6 Sigurimet e detyrueshme të karakterit social
• 7 Përfundimi
Definicioni i sigurimeve të detyrueshme
• Në teorinë shkencore mbi sigurimet si industri,
termi “sigurim i detyruar“ apo “detyrimi ligjor”
për t’u siguruar arsyetohet me dobinë e madhe
ekonomike dhe sociale nga shfrytëzimi i
sendeve apo shërbimeve, nga të cilat realizohet
dobia, por nga veprimi apo shfrytëzimi i tyre
mund të shkaktohen dëme të mëdha
respektivisht humbje ekonomike të mëdha, të
cilat individi apo grupi vështirë që mund t’i
mbulojë.
•
• Bazuar në këtë koncept “i detyruar dhe dobi
ekonomike dhe sociale edhe sigurimet e
detyruara” në shumë shoqëri moderne, me
ekonomi të zhvilluar, kategorizohen në tri grupe:
•
•

•

Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë
publik;
Sigurimet e detyrueshme në interes të ngritjes
së përgjegjësisë për nivel kualitativ të
shërbimeve, dhe
Sigurimet e detyrueshme të karakterit social.
Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë
publik mund të kategorizohen:
• - Sigurimi i autopërgjegjësisë TPL;
• - Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga
elektriciteti, dhe
• - Sigurimi i udhëtarëve në transportin publik dhe
i përgjegjësisë së bartësve të transportit publik.
• Për tri këto kategori të veçuara të sigurimeve
secili shtet tregon apo duhet të tregojë interes,
që në mënyrën dhe formën më të mirë, t’i
rregullojë me ligj, sepse pa asnjërën nga këto
aktivitete nuk mundet apo nuk do të ketë
kurrfarë prosperiteti asnjë shoqëri e organizuar.
• Sot, në shekullin XXI, është shumë vështirë të
mendohet zhvillimi i ekonomik i një vendi pa
përdorimin e automjeteve për nevoja të
ndryshme dhe pa shfrytëzimin e energjisë.
• Në anën tjetër, rrezikshmëria e motorit është e
nivelit jashtëzakonisht të lartë, që po të mos
ishin pronarët e automjeteve të detyruara ta
mbulonin me sigurime këtë rrezikshmëri në
shoqëri do të shkaktoheshin aq dëme saqë do të
bëhej pengesë shumë serioze edhe zhvillimi
ekonomik i një shteti, si dhe do të ishte shumë
vështirë të aplikoheshin politika sociale të
mirëfillta për të dëmtuarit në aspektin social dhe
për të dëmtuarit në aspektin ekonomik.
• Aktualisht në Kosovë si sigurim i detyruar është
vetëm sigurimi i autopërgjegjësisë i rregulluar
me Rregullin 3 të Bankës Qendrore, si Autoritet
Shtetëror kompetent për mbikëqyrje të industrisë
së sigurimeve.
• Në fokus të sigurimit të detyruar të
autopërgjegjësisë dhe angazhimeve të Bankës
Qendrore për nxjerrjen e Ligjit mbi sigurimet e
detyruara dhe Ligjit mbi sigurimin e
Autopërgjegjësisë, konsideroj se Ligji mbi
sigurimin e detyruar të autopërgjegjësisë duhet
të përfshijë edhe disa kategori të sigurimeve,
veprimtari këto të cilat janë të lidhura me
automjete ose për automjete. Ligji do të duhej të
parasheh si sigurime të detyrueshme përpos
autopergjegjesise edhe:
• Sigurimin e përgjegjësisë së autosollonit në
limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë
apo do ta ketë në Ligj sigurimi i
autopërgjegjësisë;
• Sigurimi i përgjegjësisë se autoservisit në limitin
e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do
ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë;
• Sigurimi i përgjegjësisë për kompanitë që
ofrojnë asistencë rrugore (merimangat) në limitin
e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do
ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë;
• Sigurimi i përgjegjësisë së qendrave të
kontrollimit teknik për gabime dhe lëshime
teknike në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit,
që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i
autopërgjegjësisë;
• Sigurimi i përgjegjësisë së kompanive të
autorizuara apo të kontraktuara për mirëmbajtje
të rrugëve, që konsiderohet trafik, sipas Ligjit për
sigurinë në komunikacionin rrugor të Republikës
se Kosovës, dhe
• Sigurimi i detyruar i udhëtarëve në transportin
publik.
• Industria e sigurimeve fatkeqësisht deri me sot
ka bartur pasoja dhe ka paguar shumë dëme
përmes Fondit të Garancisë së Kosovës për
pasojat, që si industri as nuk mund të
organizohet të jetë aktive për masa eventuale
preventive e as që ka autorizime dhe
kompetencë ligjore t’i ndalojë apo evitojë ato.
• Rastet kur blerësi nxjerr nga autusalloni
automjetin në trafik për ta provuar dhe i
shkakton dëm-aksident automjetit të siguruar,
pasojat i bartë Fondi i Garancisë së Kosovës.
Rastet kur autoservisi nxjerr në trafik automjetin
pas riparimit që ta testojë funksionimin e motorit
pas riparimit dhe i shkakton dëm-aksident
automjetit të siguruar pasojat i bart Fondi i
Garancisë së Kosovës.
• Rastet kur kompanitë që ofrojnë asistencë
rrugore (merimangat) bartin automjete të
pasiguruara dhe për shkak të papërgjëgjesisë së
tyre automjeti i ngarkuar rrëshqet apo gjatë
tërheqjes i shkakton dëme në trafik automjetit të
siguruar, pasojat i bartë Fondi i Garancisë së
Kosovës.
• Fatkeqësisht është një shifër jo e vogël e
dëmeve që i bartë Industria e Sigurimeve, që
shkaktohen si pasojë e mosmirëmbajtjes se
rrugëve apo sinjalizimit jo të mjaftueshëm të
rrugëve, që janë në riparim e sipër nga
kompanitë e autorizuara apo të kontraktuara
përgjegjëse për këto shërbime.
• Të gjitha këto raste i përmenda, me qëllim të
arsyetimit të nevojës për sigurime të
detyrueshme, të cilat nëse aplikohen pa dyshim
që në rend të parë do ta ngritnin përgjegjësinë
për shërbime të secilit subjekt, kualitetin në këto
shërbime dhe përmes sigurimit edhe participimit
të tyre në pasojat eventuale që do të ndodhnin
mëtutje.
Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga
elektriciteti
• Dobishmëria ekonomike nga shfrytëzimi i
energjisë është e padiskutueshme dhe
aktualisht energjia elektrike është e
pazëvendësueshme për plotësimin e nevojave
tona. Të vetëdijshëm edhe për rrezikun e madh,
që ka shfrytëzimi i saj, detyrimi i prodhuesve dhe
distributorëve të energjisë me siguri që në një
kohë të shkurtër do të jetë interes publik edhe
për Qeverinë e Kosovës dhe Parlamenti do të
nxjerrë Ligjin mbi elektricitetin dhe detyrimin për
mbulesë të rreziqeve me sigurim të
detyrueshëm.
• Ne sot jemi dëshmitar të dëmeve që shkaktohen
nga elektriciteti, jemi dëshmitarë edhe të
proceseve gjyqësore, që kërkohen nga
Korporata Energjetike kompensime të dëmeve
të tilla dhe padyshim që sigurimi i detyruar është
formë edhe e përshtatshme për kompensimin e
shpejtë të humbjeve ekonomike, që i shkakton,
por edhe formë e detyrimit për mirëmbajtje më
të përgjegjshme dhe shërbim më kualitativ të
prodhueseve apo distributorëve të energjisë.
Sigurimi i përgjegjësisë së bartësve
të transportit publik
•
•
•
•
•

Transporti publik konsiderohet:
Transportit rrugor
Transportit hekurudhor
Transporti ajror
Transportit ujor
• Mbulesa e rrezikut me sigurim të detyruar të
veprimtarisë së transportit publik është
padyshim me interes të lartë edhe për Kosovën
si shtet i ri dhe për ekonominë dhe efektet
sociale të saj, sepse përkundër faktit se ende
nuk kemi ndonjë dinamik të zhvillimit ekonomik,
krahasuar me vendet e zhvilluara, pasojat mund
të ndodhin edhe te ne dhe një mbulesë e
rrezikut me sigurime padyshim se ka efekte
rehabilituese në aspektin ekonomik në shumë
dimensione:
• Në trajtimin e shpejtë të dëmeve në aspektin
formal;
• Në kompensimin e shpejtë të dëmeve në
aspektin material dhe
• Në kursim të buxhetit të shtetit në aspektin
social, nga fakti se në veprimtarinë e transportit
publik mund të ndodhin edhe dëme me përmasa
të mëdha dhe po të mos jenë të mbuluara me
sigurime në një formë shteti duhet të gjejë forma
që nga buxheti i vet t’i zbusë pasojat, të cilat
padyshim që kanë efekte sociale dhe
ekonomike.
Sigurimet e detyrueshme në interes të
ngritjes së përgjegjësisë për nivel kualitativ
të shërbimeve
• Në interes të shoqërisë kosovare është që nga
Qeveria e Kosovës të identifikojë veprimtaritë, të
cilat janë shumë të rëndësishme dhe padyshim
në interes të qytetarëve dhe të funksionimit të
vet sistemit të shtetit të Kosovës, që bartësit e
këtyre veprimtarive përgjegjësinë për punën e
tyre ta mbulojnë me sigurime për pasojat, që
eventualisht mund të pësojnë nga niveli jo i mirë
i shërbimeve të ofruara dhe përgjegjësia jo në
nivele të duhura për këto shërbime.
• Në jetën e përditshme kemi pasur raste të
dëgjojmë apo vetë të jemi të dëmtuar nga
shërbimet jo të mira të avokatit, nga shërbimet jo
të mira të mjekut, nga helmimi i një produkti të
prodhuar në Kosovë apo jashtë kufijve të
Kosovës, nga rreziku i ndonjë veprimtarie
ekonomike në mesin e lagjes ku banojmë etj.
• Për të gjitha këto rreziqe shumë shoqëri të
zhvilluara sot e kanë të sanksionuar me ligj
kushtëzimin e licencës së punës me sigurimin e
përgjegjësisë në limite të ndryshme, varësisht
nga hapësira dhe rrethanat që ushtrohen këto
shërbime. Në kategorinë e këtyre sigurimeve si
më të rëndësishme do të ishin:
• Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për avokatin;
• Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për mjekët,
ordinancat mjekësore dhe spitalet private;
• Sigurimi i përgjegjësisë për produkte të prodhuara
ushqimore;
• Sigurimi i përgjegjësisë së pompave të derivateve të
naftës;
• Sigurimi i përgjegjësisë publike për bizneset hotelere;
• Sigurimi i përgjegjësisë publike për organizatat, që kryen
punë, ku frekuentimi i publikut afër vendpunishtes apo
nëpër vendpunishte është i paevitueshëm (ndërtimi
respektivisht riparimi i rrugëve, ndërtimi i shtëpive dhe
banesave shumëkatëshe nëpër vendbanime), etj.
• Aplikimi me ligj i këtyre sigurimeve automatikisht e ngrit
nivelin, në rend të parë, të bartësve të këtyre shërbimeve
për t’i plotësuar kriteret, në mënyrë që të mbulohen me
sigurim dhe, në rend të dytë, nëse vjen te pasoja e
mbuluar me sigurim në detaje do të analizohet niveli i
shërbimit të ofruar dhe përgjegjësia profesionale e
bartësit të këtij shërbimi. Kjo nënkupton se vetë
siguruesi-kompania do të kërkojë kritere shtesë, në
mënyrë që të vazhdojë përsëri me mbulesën e sigurimit,
të cilat kritere detyrimisht i nxisin bartësit e këtyre
shërbimeve, që të tregohen më të përgjegjshëm dhe më
kualitativ në ofrimin e këtyre shërbimeve.
• Ne jemi shoqëri në ngritje e sipër në çdo aspekt
dhe padyshim që standarde të tilla janë me dobi
shumëdimensionalë, prandaj jam i bindur se në
këtë proces të ngritjes kemi nevojë për shërbime
të mira profesionale të një avokati, shërbime të
mira profesionale të një mjeku, ordinance apo
spitali privat, produkte të prodhuara me kualitete
të mira për konsum dhe siguri për rreziqe
eventuale, që mund të ndodhin në vendin ku ne
jetojmë dhe banojmë.
• Vetë Banka Qendrore, si Autoritet shtetëror për
mbikëqyrje të sigurimeve, e ka parë të rëndësishme që
të aplikojë si detyrim sigurimin e përgjegjësisë për
brokerat e sigurimeve, që aplikojnë për marrjen e
licencës pranë këtij Autoriteti. Disa nga kategoritë e
këtyre sigurimeve sot aplikohen në Kosovë, por do të
ishte shumë me rëndësi që edhe kategoritë tjera të
identifikohen si standarde të rëndësishme për shërbime
të mira dhe të përgjegjshme dhe të fillojnë të aplikohen
respektivisht të kushtëzohen nga ministri të ndryshme të
Qeverisë së Kosovës.
Sigurimet e detyrueshme të karakterit social
• Politikat sociale dhe shëndetësore janë
parakusht për një zhvillim të mirëfilltë të një
shoqërie dhe zënë një hapësirë shumë të
madhe në programet e të gjitha qeverive edhe
vendeve të zhvilluara edhe atyre në zhvillim.
Prandaj, gjetja e formave për trajtime sociale
dhe ngritje të nivelit të shërbimeve shëndetësore
është e mundur edhe në Kosove përmes
rregullimit dhe aplikimit të detyruar me ligj të
disa sigurimeve, që në tërësi kanë efekte sociale
dhe ekonomike. Këto kategori të sigurimeve do
të ishin:
• Sigurimi shëndetësor i detyruar në bazën
minimale;
• Sigurimi i aksidenteve në punë, i detyruar për të
gjithë të punësuarit;
• Sigurimi invalidor i detyruar për secilin qytetar.
• Ne të gjithë jemi të informuar se shumë vende të
fuqishme të Bashkimit Evropian, bazuar në rëndësinë që
kanë këto sigurime në aspektin socialo-ekonomik, i kanë
të rregulluara me ligj si sigurime të detyrueshme. Për të
qenë më konkret, disa vende tregohen shumë fanatike
në ruajtjen e fondeve nga sigurimet e detyrueshme, që
mos të shpenzohen jashtë vendit për shërbime
mjekësore, por vetëm brenda kufijve të tyre. Zvicra
vetëm në raste ekstreme për trajtime speciale
shëndetësore lejon që nga Fondi i sigurimeve invalidore
të trajtohen raste jashtë kufijve të saj. Ndërsa, ne
fatkeqësisht sot shumë të holla i nxjerrim nga ekonomia
e varfër e Kosovës për shërbime mjekësore jashtë
kufijve tonë.
• Prandaj, bazuar në shumë fakte, si kjo që
përshkrova me lartë, unë e çmoj shumë
organizatorin për këtë Konferencë, se padyshim
ka nevojë për shumë organizime të tilla, që të
identifikohen dhe të gjenden forma më të mira,
që në procesin e ngritjes së shoqërisë kosovare,
këto kategori të sigurimeve të fillojnë të
rregullohen me Ligj dhe të aplikohen, të cilat
padyshim do të kenë efekte shumë dobiprurëse,
si në aspektin ekonomik e po ashtu edhe në atë
social.
Konkluzion
• Por, nuk duhet të harrojmë se aplikimi i këtyre
kategorive të sigurimeve, si sigurime të
detyruara në Kosovë, nuk duhet të lihen anash,
duke u bazuar në gjendjen ekonomike jo të mirë
në vend, sepse këto sigurime kanë efekt
rehabilitues në aspektin ekonomik për Kosovën
dhe qytetarët e saj. Gjithashtu, duhet pasur në
konsideratë informacionin se pjesën më të
madhe të pasojave të dëmeve të shkaktuara
nga katastrofat natyrore, në të gjitha vendet që
kanë një sistem të mirë të sigurimeve, i bartin
vetë industritë e sigurimeve.
Përfundimi
• Punoi :studenti:Shpejtim Rudi
• Drejtimi:Administrim Biznesi F.SH.A.B-Pejë
• Literatura:Lënda: Organizimi i ndërmarrjes.
Prof.Dr.sci.Halit Shabani.
• Njohurite e mia.
• Interneti etj.
•

Faleminderit.

More Related Content

What's hot

Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetMuhamet Sopa
 
Prezantim e drejte sigurimesh
Prezantim e drejte sigurimeshPrezantim e drejte sigurimesh
Prezantim e drejte sigurimeshJana511
 
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Anita Dogani
 
Historiku i sigurimeve
Historiku i sigurimeveHistoriku i sigurimeve
Historiku i sigurimeveAgron Berisha
 
Fondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveFondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveAnita Dogani
 
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiTregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiErisela Ozuni
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere Menaxherat
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publikMuhamet Sopa
 
Qeverisja e Korporatave (TEZË DIPLOME Bachelor)
Qeverisja e Korporatave (TEZË DIPLOME Bachelor)Qeverisja e Korporatave (TEZË DIPLOME Bachelor)
Qeverisja e Korporatave (TEZË DIPLOME Bachelor)KetiGjipali
 
Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Denis Panxha
 
Bankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyereBankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyerebehar199004
 
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeveMenaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeveBlueWesT
 

What's hot (20)

Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
 
Prezantim e drejte sigurimesh
Prezantim e drejte sigurimeshPrezantim e drejte sigurimesh
Prezantim e drejte sigurimesh
 
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
Krijimi i tregut privat te sigurimeve shoqerore.(fondet private te pensioneve)
 
Historiku i sigurimeve
Historiku i sigurimeveHistoriku i sigurimeve
Historiku i sigurimeve
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Fondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneveFondet private te pensioneve
Fondet private te pensioneve
 
Risku i kredise
Risku i krediseRisku i kredise
Risku i kredise
 
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiTregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Leasing
LeasingLeasing
Leasing
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publik
 
Qeverisja e Korporatave (TEZË DIPLOME Bachelor)
Qeverisja e Korporatave (TEZË DIPLOME Bachelor)Qeverisja e Korporatave (TEZË DIPLOME Bachelor)
Qeverisja e Korporatave (TEZË DIPLOME Bachelor)
 
Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut
 
Bankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyereBankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyere
 
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeveMenaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
Menaxhimi i riskut dhe i sigurimeve
 
Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
Sistemi doganor dhe ekonomia informale (e zeze)
 

Viewers also liked

Konkurrenca monopolistike dhe oligopoli
Konkurrenca monopolistike dhe oligopoliKonkurrenca monopolistike dhe oligopoli
Konkurrenca monopolistike dhe oligopoliValdet Shala
 
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...Adis Shemsije Demiri
 
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë .
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë . Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë .
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë . Arianit Zeqiri
 
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-OligopoliNehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-OligopoliTarget
 
Punim seminarik nga lenda ekonomi
Punim seminarik nga lenda ekonomiPunim seminarik nga lenda ekonomi
Punim seminarik nga lenda ekonomiGezim Shabani
 
1 punim seminarik ne mrh(2)
1 punim seminarik ne mrh(2)1 punim seminarik ne mrh(2)
1 punim seminarik ne mrh(2)financapublike
 
Punimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomiPunimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomiArben
 
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjeMuhamet Sopa
 

Viewers also liked (12)

Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Konkurrenca monopolistike dhe oligopoli
Konkurrenca monopolistike dhe oligopoliKonkurrenca monopolistike dhe oligopoli
Konkurrenca monopolistike dhe oligopoli
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
Punimi seminarik...kriminaliteti ekonomik...
 
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë .
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë . Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë .
Punim seminarik - Format e konkurrencës jo të plotë .
 
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-OligopoliNehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
Nehar Islami dhe Blerta Sekiraqa-Oligopoli
 
Punim seminarik nga lenda ekonomi
Punim seminarik nga lenda ekonomiPunim seminarik nga lenda ekonomi
Punim seminarik nga lenda ekonomi
 
1 punim seminarik ne mrh(2)
1 punim seminarik ne mrh(2)1 punim seminarik ne mrh(2)
1 punim seminarik ne mrh(2)
 
Punimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomiPunimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomi
 
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 

More from Shpejtim Rudi

Investimet strategjike
Investimet strategjikeInvestimet strategjike
Investimet strategjikeShpejtim Rudi
 
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritPunim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritShpejtim Rudi
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëShpejtim Rudi
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarShpejtim Rudi
 
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudiDokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudiShpejtim Rudi
 
Struktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimStruktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimShpejtim Rudi
 
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikKritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikShpejtim Rudi
 
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeManaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeShpejtim Rudi
 
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitHyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitShpejtim Rudi
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinShpejtim Rudi
 
Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareShpejtim Rudi
 
Udhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësUdhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësShpejtim Rudi
 
Punim seminarik postë telekomi i kosovës
Punim seminarik postë telekomi i kosovësPunim seminarik postë telekomi i kosovës
Punim seminarik postë telekomi i kosovësShpejtim Rudi
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Shpejtim Rudi
 

More from Shpejtim Rudi (20)

Investimet strategjike
Investimet strategjikeInvestimet strategjike
Investimet strategjike
 
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritPunim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasë
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Tregu devizor
Tregu devizorTregu devizor
Tregu devizor
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
 
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudiDokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
 
Struktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimStruktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantim
 
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikKritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
 
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeManaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
 
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitHyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
 
Administrim biznesi
Administrim biznesiAdministrim biznesi
Administrim biznesi
 
Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankare
 
Udhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësUdhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetës
 
Mrh java 8-9
Mrh   java 8-9Mrh   java 8-9
Mrh java 8-9
 
Punim seminarik postë telekomi i kosovës
Punim seminarik postë telekomi i kosovësPunim seminarik postë telekomi i kosovës
Punim seminarik postë telekomi i kosovës
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
 

Punim seminarik sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në

  • 1. UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË BIZNES DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI Punim seminarik Lënda: Organizimi i ndërmarrjes Tema : Sigurimet e detyrueshme dhe efekti ekonomik- social në Kosovë Studenti: Shpejtim Rudi Mësimdhënësi/ja Prof.Dr.sci.Halit Shabani Nr. Index-it :160122011 Pejë Dhjetor 2013
  • 2. Hyrje • • • • • 1 Definicioni i sigurimeve të detyrueshme 2 Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë publik 3 Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga elektriciteti 4 Sigurimi i përgjegjësisë së bartësve të transportit publik 5 Sigurimet e detyrueshme në interes të ngritjes së përgjegjësisë për nivel kualitativ të shërbimeve • 6 Sigurimet e detyrueshme të karakterit social • 7 Përfundimi
  • 3. Definicioni i sigurimeve të detyrueshme • Në teorinë shkencore mbi sigurimet si industri, termi “sigurim i detyruar“ apo “detyrimi ligjor” për t’u siguruar arsyetohet me dobinë e madhe ekonomike dhe sociale nga shfrytëzimi i sendeve apo shërbimeve, nga të cilat realizohet dobia, por nga veprimi apo shfrytëzimi i tyre mund të shkaktohen dëme të mëdha respektivisht humbje ekonomike të mëdha, të cilat individi apo grupi vështirë që mund t’i mbulojë. •
  • 4. • Bazuar në këtë koncept “i detyruar dhe dobi ekonomike dhe sociale edhe sigurimet e detyruara” në shumë shoqëri moderne, me ekonomi të zhvilluar, kategorizohen në tri grupe:
  • 5. • • • Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë publik; Sigurimet e detyrueshme në interes të ngritjes së përgjegjësisë për nivel kualitativ të shërbimeve, dhe Sigurimet e detyrueshme të karakterit social.
  • 6. Sigurimet e detyrueshme të interesit të lartë publik mund të kategorizohen: • - Sigurimi i autopërgjegjësisë TPL; • - Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga elektriciteti, dhe • - Sigurimi i udhëtarëve në transportin publik dhe i përgjegjësisë së bartësve të transportit publik.
  • 7. • Për tri këto kategori të veçuara të sigurimeve secili shtet tregon apo duhet të tregojë interes, që në mënyrën dhe formën më të mirë, t’i rregullojë me ligj, sepse pa asnjërën nga këto aktivitete nuk mundet apo nuk do të ketë kurrfarë prosperiteti asnjë shoqëri e organizuar. • Sot, në shekullin XXI, është shumë vështirë të mendohet zhvillimi i ekonomik i një vendi pa përdorimin e automjeteve për nevoja të ndryshme dhe pa shfrytëzimin e energjisë.
  • 8. • Në anën tjetër, rrezikshmëria e motorit është e nivelit jashtëzakonisht të lartë, që po të mos ishin pronarët e automjeteve të detyruara ta mbulonin me sigurime këtë rrezikshmëri në shoqëri do të shkaktoheshin aq dëme saqë do të bëhej pengesë shumë serioze edhe zhvillimi ekonomik i një shteti, si dhe do të ishte shumë vështirë të aplikoheshin politika sociale të mirëfillta për të dëmtuarit në aspektin social dhe për të dëmtuarit në aspektin ekonomik.
  • 9. • Aktualisht në Kosovë si sigurim i detyruar është vetëm sigurimi i autopërgjegjësisë i rregulluar me Rregullin 3 të Bankës Qendrore, si Autoritet Shtetëror kompetent për mbikëqyrje të industrisë së sigurimeve.
  • 10. • Në fokus të sigurimit të detyruar të autopërgjegjësisë dhe angazhimeve të Bankës Qendrore për nxjerrjen e Ligjit mbi sigurimet e detyruara dhe Ligjit mbi sigurimin e Autopërgjegjësisë, konsideroj se Ligji mbi sigurimin e detyruar të autopërgjegjësisë duhet të përfshijë edhe disa kategori të sigurimeve, veprimtari këto të cilat janë të lidhura me automjete ose për automjete. Ligji do të duhej të parasheh si sigurime të detyrueshme përpos autopergjegjesise edhe:
  • 11. • Sigurimin e përgjegjësisë së autosollonit në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë; • Sigurimi i përgjegjësisë se autoservisit në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë; • Sigurimi i përgjegjësisë për kompanitë që ofrojnë asistencë rrugore (merimangat) në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë;
  • 12. • Sigurimi i përgjegjësisë së qendrave të kontrollimit teknik për gabime dhe lëshime teknike në limitin e njëjtë për lartësinë e dëmit, që e kanë apo do ta ketë në Ligj sigurimi i autopërgjegjësisë; • Sigurimi i përgjegjësisë së kompanive të autorizuara apo të kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve, që konsiderohet trafik, sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor të Republikës se Kosovës, dhe • Sigurimi i detyruar i udhëtarëve në transportin publik.
  • 13. • Industria e sigurimeve fatkeqësisht deri me sot ka bartur pasoja dhe ka paguar shumë dëme përmes Fondit të Garancisë së Kosovës për pasojat, që si industri as nuk mund të organizohet të jetë aktive për masa eventuale preventive e as që ka autorizime dhe kompetencë ligjore t’i ndalojë apo evitojë ato.
  • 14. • Rastet kur blerësi nxjerr nga autusalloni automjetin në trafik për ta provuar dhe i shkakton dëm-aksident automjetit të siguruar, pasojat i bartë Fondi i Garancisë së Kosovës. Rastet kur autoservisi nxjerr në trafik automjetin pas riparimit që ta testojë funksionimin e motorit pas riparimit dhe i shkakton dëm-aksident automjetit të siguruar pasojat i bart Fondi i Garancisë së Kosovës.
  • 15. • Rastet kur kompanitë që ofrojnë asistencë rrugore (merimangat) bartin automjete të pasiguruara dhe për shkak të papërgjëgjesisë së tyre automjeti i ngarkuar rrëshqet apo gjatë tërheqjes i shkakton dëme në trafik automjetit të siguruar, pasojat i bartë Fondi i Garancisë së Kosovës.
  • 16. • Fatkeqësisht është një shifër jo e vogël e dëmeve që i bartë Industria e Sigurimeve, që shkaktohen si pasojë e mosmirëmbajtjes se rrugëve apo sinjalizimit jo të mjaftueshëm të rrugëve, që janë në riparim e sipër nga kompanitë e autorizuara apo të kontraktuara përgjegjëse për këto shërbime.
  • 17. • Të gjitha këto raste i përmenda, me qëllim të arsyetimit të nevojës për sigurime të detyrueshme, të cilat nëse aplikohen pa dyshim që në rend të parë do ta ngritnin përgjegjësinë për shërbime të secilit subjekt, kualitetin në këto shërbime dhe përmes sigurimit edhe participimit të tyre në pasojat eventuale që do të ndodhnin mëtutje.
  • 18. Sigurimi i përgjegjësisë për dëmet nga elektriciteti • Dobishmëria ekonomike nga shfrytëzimi i energjisë është e padiskutueshme dhe aktualisht energjia elektrike është e pazëvendësueshme për plotësimin e nevojave tona. Të vetëdijshëm edhe për rrezikun e madh, që ka shfrytëzimi i saj, detyrimi i prodhuesve dhe distributorëve të energjisë me siguri që në një kohë të shkurtër do të jetë interes publik edhe për Qeverinë e Kosovës dhe Parlamenti do të nxjerrë Ligjin mbi elektricitetin dhe detyrimin për mbulesë të rreziqeve me sigurim të detyrueshëm.
  • 19. • Ne sot jemi dëshmitar të dëmeve që shkaktohen nga elektriciteti, jemi dëshmitarë edhe të proceseve gjyqësore, që kërkohen nga Korporata Energjetike kompensime të dëmeve të tilla dhe padyshim që sigurimi i detyruar është formë edhe e përshtatshme për kompensimin e shpejtë të humbjeve ekonomike, që i shkakton, por edhe formë e detyrimit për mirëmbajtje më të përgjegjshme dhe shërbim më kualitativ të prodhueseve apo distributorëve të energjisë.
  • 20. Sigurimi i përgjegjësisë së bartësve të transportit publik • • • • • Transporti publik konsiderohet: Transportit rrugor Transportit hekurudhor Transporti ajror Transportit ujor
  • 21. • Mbulesa e rrezikut me sigurim të detyruar të veprimtarisë së transportit publik është padyshim me interes të lartë edhe për Kosovën si shtet i ri dhe për ekonominë dhe efektet sociale të saj, sepse përkundër faktit se ende nuk kemi ndonjë dinamik të zhvillimit ekonomik, krahasuar me vendet e zhvilluara, pasojat mund të ndodhin edhe te ne dhe një mbulesë e rrezikut me sigurime padyshim se ka efekte rehabilituese në aspektin ekonomik në shumë dimensione:
  • 22. • Në trajtimin e shpejtë të dëmeve në aspektin formal; • Në kompensimin e shpejtë të dëmeve në aspektin material dhe • Në kursim të buxhetit të shtetit në aspektin social, nga fakti se në veprimtarinë e transportit publik mund të ndodhin edhe dëme me përmasa të mëdha dhe po të mos jenë të mbuluara me sigurime në një formë shteti duhet të gjejë forma që nga buxheti i vet t’i zbusë pasojat, të cilat padyshim që kanë efekte sociale dhe ekonomike.
  • 23. Sigurimet e detyrueshme në interes të ngritjes së përgjegjësisë për nivel kualitativ të shërbimeve • Në interes të shoqërisë kosovare është që nga Qeveria e Kosovës të identifikojë veprimtaritë, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe padyshim në interes të qytetarëve dhe të funksionimit të vet sistemit të shtetit të Kosovës, që bartësit e këtyre veprimtarive përgjegjësinë për punën e tyre ta mbulojnë me sigurime për pasojat, që eventualisht mund të pësojnë nga niveli jo i mirë i shërbimeve të ofruara dhe përgjegjësia jo në nivele të duhura për këto shërbime.
  • 24. • Në jetën e përditshme kemi pasur raste të dëgjojmë apo vetë të jemi të dëmtuar nga shërbimet jo të mira të avokatit, nga shërbimet jo të mira të mjekut, nga helmimi i një produkti të prodhuar në Kosovë apo jashtë kufijve të Kosovës, nga rreziku i ndonjë veprimtarie ekonomike në mesin e lagjes ku banojmë etj.
  • 25. • Për të gjitha këto rreziqe shumë shoqëri të zhvilluara sot e kanë të sanksionuar me ligj kushtëzimin e licencës së punës me sigurimin e përgjegjësisë në limite të ndryshme, varësisht nga hapësira dhe rrethanat që ushtrohen këto shërbime. Në kategorinë e këtyre sigurimeve si më të rëndësishme do të ishin:
  • 26. • Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për avokatin; • Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për mjekët, ordinancat mjekësore dhe spitalet private; • Sigurimi i përgjegjësisë për produkte të prodhuara ushqimore; • Sigurimi i përgjegjësisë së pompave të derivateve të naftës; • Sigurimi i përgjegjësisë publike për bizneset hotelere; • Sigurimi i përgjegjësisë publike për organizatat, që kryen punë, ku frekuentimi i publikut afër vendpunishtes apo nëpër vendpunishte është i paevitueshëm (ndërtimi respektivisht riparimi i rrugëve, ndërtimi i shtëpive dhe banesave shumëkatëshe nëpër vendbanime), etj.
  • 27. • Aplikimi me ligj i këtyre sigurimeve automatikisht e ngrit nivelin, në rend të parë, të bartësve të këtyre shërbimeve për t’i plotësuar kriteret, në mënyrë që të mbulohen me sigurim dhe, në rend të dytë, nëse vjen te pasoja e mbuluar me sigurim në detaje do të analizohet niveli i shërbimit të ofruar dhe përgjegjësia profesionale e bartësit të këtij shërbimi. Kjo nënkupton se vetë siguruesi-kompania do të kërkojë kritere shtesë, në mënyrë që të vazhdojë përsëri me mbulesën e sigurimit, të cilat kritere detyrimisht i nxisin bartësit e këtyre shërbimeve, që të tregohen më të përgjegjshëm dhe më kualitativ në ofrimin e këtyre shërbimeve.
  • 28. • Ne jemi shoqëri në ngritje e sipër në çdo aspekt dhe padyshim që standarde të tilla janë me dobi shumëdimensionalë, prandaj jam i bindur se në këtë proces të ngritjes kemi nevojë për shërbime të mira profesionale të një avokati, shërbime të mira profesionale të një mjeku, ordinance apo spitali privat, produkte të prodhuara me kualitete të mira për konsum dhe siguri për rreziqe eventuale, që mund të ndodhin në vendin ku ne jetojmë dhe banojmë.
  • 29. • Vetë Banka Qendrore, si Autoritet shtetëror për mbikëqyrje të sigurimeve, e ka parë të rëndësishme që të aplikojë si detyrim sigurimin e përgjegjësisë për brokerat e sigurimeve, që aplikojnë për marrjen e licencës pranë këtij Autoriteti. Disa nga kategoritë e këtyre sigurimeve sot aplikohen në Kosovë, por do të ishte shumë me rëndësi që edhe kategoritë tjera të identifikohen si standarde të rëndësishme për shërbime të mira dhe të përgjegjshme dhe të fillojnë të aplikohen respektivisht të kushtëzohen nga ministri të ndryshme të Qeverisë së Kosovës.
  • 30. Sigurimet e detyrueshme të karakterit social • Politikat sociale dhe shëndetësore janë parakusht për një zhvillim të mirëfilltë të një shoqërie dhe zënë një hapësirë shumë të madhe në programet e të gjitha qeverive edhe vendeve të zhvilluara edhe atyre në zhvillim. Prandaj, gjetja e formave për trajtime sociale dhe ngritje të nivelit të shërbimeve shëndetësore është e mundur edhe në Kosove përmes rregullimit dhe aplikimit të detyruar me ligj të disa sigurimeve, që në tërësi kanë efekte sociale dhe ekonomike. Këto kategori të sigurimeve do të ishin:
  • 31. • Sigurimi shëndetësor i detyruar në bazën minimale; • Sigurimi i aksidenteve në punë, i detyruar për të gjithë të punësuarit; • Sigurimi invalidor i detyruar për secilin qytetar.
  • 32. • Ne të gjithë jemi të informuar se shumë vende të fuqishme të Bashkimit Evropian, bazuar në rëndësinë që kanë këto sigurime në aspektin socialo-ekonomik, i kanë të rregulluara me ligj si sigurime të detyrueshme. Për të qenë më konkret, disa vende tregohen shumë fanatike në ruajtjen e fondeve nga sigurimet e detyrueshme, që mos të shpenzohen jashtë vendit për shërbime mjekësore, por vetëm brenda kufijve të tyre. Zvicra vetëm në raste ekstreme për trajtime speciale shëndetësore lejon që nga Fondi i sigurimeve invalidore të trajtohen raste jashtë kufijve të saj. Ndërsa, ne fatkeqësisht sot shumë të holla i nxjerrim nga ekonomia e varfër e Kosovës për shërbime mjekësore jashtë kufijve tonë.
  • 33. • Prandaj, bazuar në shumë fakte, si kjo që përshkrova me lartë, unë e çmoj shumë organizatorin për këtë Konferencë, se padyshim ka nevojë për shumë organizime të tilla, që të identifikohen dhe të gjenden forma më të mira, që në procesin e ngritjes së shoqërisë kosovare, këto kategori të sigurimeve të fillojnë të rregullohen me Ligj dhe të aplikohen, të cilat padyshim do të kenë efekte shumë dobiprurëse, si në aspektin ekonomik e po ashtu edhe në atë social.
  • 34. Konkluzion • Por, nuk duhet të harrojmë se aplikimi i këtyre kategorive të sigurimeve, si sigurime të detyruara në Kosovë, nuk duhet të lihen anash, duke u bazuar në gjendjen ekonomike jo të mirë në vend, sepse këto sigurime kanë efekt rehabilitues në aspektin ekonomik për Kosovën dhe qytetarët e saj. Gjithashtu, duhet pasur në konsideratë informacionin se pjesën më të madhe të pasojave të dëmeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore, në të gjitha vendet që kanë një sistem të mirë të sigurimeve, i bartin vetë industritë e sigurimeve.
  • 35. Përfundimi • Punoi :studenti:Shpejtim Rudi • Drejtimi:Administrim Biznesi F.SH.A.B-Pejë • Literatura:Lënda: Organizimi i ndërmarrjes. Prof.Dr.sci.Halit Shabani. • Njohurite e mia. • Interneti etj. • Faleminderit.