SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 7
“Plaku dhe deti”
“Old Man and the Sea”
Ernest Heminguej
Mujasera Aliu,
prof.
“Plaku dhe deti” është vepra me të cilën Ernest
Heminguej fitoi Çmimin Nobël, 1954.
• Forma letrare – novelë
• Novelën e shkruan 1951, kurse e boton 1952 në Kubë
• Personazhët kryesorë: Plaku, Santiago dhe një djalë i ri, Manolino
• Ngjarja ndodh brenda 85-së ditëve, në Gjirin Mesdhe
• Veprën e përshkon më tepër monologu
• Ernest Heminguej e përdor parimin “ajsberg” – flet pak e nënkupton
shumë
Përmbajtja e romanit...
Novela fillon me një peshkatar të moshuar, Santiago...
Ai jetonte vetë në një kasollë buzë detit dhe kohë pas
kohe e vizitonte një djalë i ri, Manolino , që me lejen e
prindërve duhej ta mësonte peshkimin nga plaku, i cili
gjithë jetën e kishte kaluar me peshkim. Santiago sa
mundej e mësonte Manolinon, mirëpo të kishte zënë
ndonjë peshk të madh, atë nuk e kishte arritur.
Prindërit ia ndaluan Manolinos të lundronte me plakun
dhe e urdhëruan të lundrojë me marinarë më të
suksesshëm.
Edhe pse prindërit ia ndaluan shkuarjen te plaku,
ai përsëri e vizitonte duke i sjell edhe
ushqim...Pikërisht, atë ditë kur e vizitoi, Santiago
i tregoi se të nesërmen lundron deri në Gjirin
Mesdhe për ta zënë peshkun e madh, Marlin.
• 84 ditë në pritje...
• 84 ditë në luftë të pabarabartë
mes njeriut dhe natyrës
Plaku i pafat niset me lundrën e tij
drejt Gjirit Mesdhe. Ishte i bindur se
do ta zë peshkun Marlin, një peshk
gjigant, që deri atëherë asnjë nga
peshkatarët nuk ka arritur ta zë.
Në ditën e 85-së i qesh fati, i del para
peshku gjigant, e godet me fuzhnjë
e plagos, por shpirti plak ia dinte se
çfarë hoqi me të derisa e fitoi.
Ashtu të plagosur e lidh për varkën
e tij dhe niset i lodhur drejtë
bregut si fitimtar. Por, gjithnjë ka një
por, gjaku i peshkut i ftoi mysafirët të
cilët nuk i priste Santiago.
Mysafirët ishin peshkaqenët...Filloi një luftë e pamëshirshme në mes
Santiagos dhe pesë peshkaqenëve. Ia doli? Po! Si?
Me tërë fuqitë e tij të fundit...Ashtu lundronte drejtë bregut, kurse
Maku, peshkaqeni tinëzar ia arriti qëllimit, e hëngri peshkun dhe ia la
vetëm eshtrat.
Pamje trishtuese për Santiagon e pafat, edhe në momentin e fundit
kur mendoi se kishte trumfuar, disfata e përcillte nga pas. Disi arriti te
bregu, e hoqi litarin dhe doli vetëm skeleti i peshkut gjigant. I lodhur u
tërhoq në kasollën e tij, e zuri gjumi...
Të nesërmen në mëngjes ishin mbledhur rreth skeletit të peshkut një grup
peshkatarësh, si dhe turistë, gjithë habiteshin se kush e ka zënë atë peshk
gjigant, edhe pse trupi i mungonte! Manolino ia solli gazetat Santiagos dhe
kafen dhe i premtuan njëri - tjetrit se të nesërmen së bashku do të dalin të
peshkojnë. Por, e nesërmja ishte e nesërme, Manolino mbeti me ëndrrat e tij
rinore, përderisa Santiago u nda nga jeta .
Në novelë kemi disa momente të rëndësishme:
Plakun në perëndim të jetës dhe detin e
paskajshëm.
Santiago në botën plotë pabesi dhe zhgënjim.
Njeriu plaket, kurse natyra mbetet e njëjtë.
Ernesti e lartëson njeriun dinjitoz përballë
dështimeve dhe sfidave në jetë. Një luftë në
jetë, që e jep edhe mesazhin filozofik, është
se njeriu nuk është krijuar për t’u dorëzuar,
për t’u mposhtur. Mirëpo, njeriu ndjen edhe
frikë edhe gëzim. Gëzimi është një moment i
së tashmes, kurse frika është e nesërmja, që
për dikë mund të jetë fundi, e për dikë fillimi i
frikës. Ja pra, kjo është jeta.

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisoreAnida Rroshi
 
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShkollë
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Fleurati
 
qyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiqyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiSindi Ramadani
 
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit NervorStruktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit NervorQlirimDubova
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessRexhino Kovaci
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetSindi_haka
 
INXHINIERIA GJENETIKE- AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E ORGANIZMAVE OMGJ (ORGAN...
INXHINIERIA GJENETIKE- AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E ORGANIZMAVE OMGJ (ORGAN...INXHINIERIA GJENETIKE- AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E ORGANIZMAVE OMGJ (ORGAN...
INXHINIERIA GJENETIKE- AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E ORGANIZMAVE OMGJ (ORGAN...Denisa Caushi
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipebusinessforlife
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesXhuliana Haxhiu
 
Barnat dhe drogat
Barnat dhe drogatBarnat dhe drogat
Barnat dhe drogatFleurati
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Metalet Dhe Jometalet
Metalet Dhe JometaletMetalet Dhe Jometalet
Metalet Dhe JometaletArenoardReno
 

Was ist angesagt? (20)

Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisore
 
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë BotëroreShqipëria në Luftën e Parë Botërore
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
 
ARN & ADN
ARN & ADNARN & ADN
ARN & ADN
 
qyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiqyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotami
 
Projekt ndërlëndor matematikë
Projekt ndërlëndor matematikëProjekt ndërlëndor matematikë
Projekt ndërlëndor matematikë
 
Kimi 10
Kimi 10Kimi 10
Kimi 10
 
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit NervorStruktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
Struktura dhe Funksionet e Sistemit Nervor
 
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjet
 
INXHINIERIA GJENETIKE- AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E ORGANIZMAVE OMGJ (ORGAN...
INXHINIERIA GJENETIKE- AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E ORGANIZMAVE OMGJ (ORGAN...INXHINIERIA GJENETIKE- AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E ORGANIZMAVE OMGJ (ORGAN...
INXHINIERIA GJENETIKE- AVANTAZHET DHE DISAVANTAZHET E ORGANIZMAVE OMGJ (ORGAN...
 
Projekt ne informatike
Projekt ne informatikeProjekt ne informatike
Projekt ne informatike
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipe
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikes
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Barnat dhe drogat
Barnat dhe drogatBarnat dhe drogat
Barnat dhe drogat
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Metalet Dhe Jometalet
Metalet Dhe JometaletMetalet Dhe Jometalet
Metalet Dhe Jometalet
 

"Plaku dhe deti" - Ernest Miller Heminguej - Mujasera Aliu, prof.

  • 1. “Plaku dhe deti” “Old Man and the Sea” Ernest Heminguej Mujasera Aliu, prof.
  • 2. “Plaku dhe deti” është vepra me të cilën Ernest Heminguej fitoi Çmimin Nobël, 1954. • Forma letrare – novelë • Novelën e shkruan 1951, kurse e boton 1952 në Kubë • Personazhët kryesorë: Plaku, Santiago dhe një djalë i ri, Manolino • Ngjarja ndodh brenda 85-së ditëve, në Gjirin Mesdhe • Veprën e përshkon më tepër monologu • Ernest Heminguej e përdor parimin “ajsberg” – flet pak e nënkupton shumë
  • 3. Përmbajtja e romanit... Novela fillon me një peshkatar të moshuar, Santiago... Ai jetonte vetë në një kasollë buzë detit dhe kohë pas kohe e vizitonte një djalë i ri, Manolino , që me lejen e prindërve duhej ta mësonte peshkimin nga plaku, i cili gjithë jetën e kishte kaluar me peshkim. Santiago sa mundej e mësonte Manolinon, mirëpo të kishte zënë ndonjë peshk të madh, atë nuk e kishte arritur. Prindërit ia ndaluan Manolinos të lundronte me plakun dhe e urdhëruan të lundrojë me marinarë më të suksesshëm.
  • 4. Edhe pse prindërit ia ndaluan shkuarjen te plaku, ai përsëri e vizitonte duke i sjell edhe ushqim...Pikërisht, atë ditë kur e vizitoi, Santiago i tregoi se të nesërmen lundron deri në Gjirin Mesdhe për ta zënë peshkun e madh, Marlin. • 84 ditë në pritje... • 84 ditë në luftë të pabarabartë mes njeriut dhe natyrës Plaku i pafat niset me lundrën e tij drejt Gjirit Mesdhe. Ishte i bindur se do ta zë peshkun Marlin, një peshk gjigant, që deri atëherë asnjë nga peshkatarët nuk ka arritur ta zë. Në ditën e 85-së i qesh fati, i del para peshku gjigant, e godet me fuzhnjë e plagos, por shpirti plak ia dinte se çfarë hoqi me të derisa e fitoi. Ashtu të plagosur e lidh për varkën e tij dhe niset i lodhur drejtë bregut si fitimtar. Por, gjithnjë ka një por, gjaku i peshkut i ftoi mysafirët të cilët nuk i priste Santiago.
  • 5. Mysafirët ishin peshkaqenët...Filloi një luftë e pamëshirshme në mes Santiagos dhe pesë peshkaqenëve. Ia doli? Po! Si? Me tërë fuqitë e tij të fundit...Ashtu lundronte drejtë bregut, kurse Maku, peshkaqeni tinëzar ia arriti qëllimit, e hëngri peshkun dhe ia la vetëm eshtrat. Pamje trishtuese për Santiagon e pafat, edhe në momentin e fundit kur mendoi se kishte trumfuar, disfata e përcillte nga pas. Disi arriti te bregu, e hoqi litarin dhe doli vetëm skeleti i peshkut gjigant. I lodhur u tërhoq në kasollën e tij, e zuri gjumi...
  • 6. Të nesërmen në mëngjes ishin mbledhur rreth skeletit të peshkut një grup peshkatarësh, si dhe turistë, gjithë habiteshin se kush e ka zënë atë peshk gjigant, edhe pse trupi i mungonte! Manolino ia solli gazetat Santiagos dhe kafen dhe i premtuan njëri - tjetrit se të nesërmen së bashku do të dalin të peshkojnë. Por, e nesërmja ishte e nesërme, Manolino mbeti me ëndrrat e tij rinore, përderisa Santiago u nda nga jeta .
  • 7. Në novelë kemi disa momente të rëndësishme: Plakun në perëndim të jetës dhe detin e paskajshëm. Santiago në botën plotë pabesi dhe zhgënjim. Njeriu plaket, kurse natyra mbetet e njëjtë. Ernesti e lartëson njeriun dinjitoz përballë dështimeve dhe sfidave në jetë. Një luftë në jetë, që e jep edhe mesazhin filozofik, është se njeriu nuk është krijuar për t’u dorëzuar, për t’u mposhtur. Mirëpo, njeriu ndjen edhe frikë edhe gëzim. Gëzimi është një moment i së tashmes, kurse frika është e nesërmja, që për dikë mund të jetë fundi, e për dikë fillimi i frikës. Ja pra, kjo është jeta.