SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 62
Downloaden Sie, um offline zu lesen
LETRAT ME VLERË DHE
     AKSIONET
KORPORATAT

KORPORAT/E,-A (n.lat. corporation, bashkim i më
shumë personave për realizimin e qëllimit të
përbashkët me cilësinë e personit juridik).

Korporata është subjekt juridik që ekziston ndaras
nga pronarët e vet.

Shikuar nga aspekti juridik korporata është person
juridik që ka një varg të drejtash dhe detyrimesh të
personit të mirëfillitë juridik.
Veni re:
Koorporata si subjekt i ndarë juridik mund
të ketë pasuri (të mira,assets) edhe të
vetat, mbi emër të vet kështu që pasuria e
saj i takon korporatës e jo aksionerëve.

Koorporata ka pozitën e vet juridike në
gjykatë, pra mund të padis por edhe të
paditet.

Si subjekt juridik,korporata mund të lidh
kontrata, përgjigjet për borxhet e veta dhe
paguan tatime mbi fitimet e veta.
Koorporatat në kohë të fundit po paraqesin njërën
ndër trajtat e organizimit të aktiviteteve ekonomike
shtetërore e të menaxhimit me pasurinë publike.

 Koorporatat e para shfaqen qysh në Romën e
vjetër me emrin corpus ose universitas. Në
shekullin e mesëm koorporatat shfaqen si organizata
të zejtarëve esnafet dhe si organizata të tregtarëve
gilde. Në atë kohë keto organizata gëzojnë privilegje
të caktuara dhe të drejta të monopolit.

  Përveq koorporatave “private” shfaqen forma të
ndryshme në organizimin korporativ e që kanë
karakterin e “korporatave publike”. Këso
koorporatash në Angli janë organet e vetëqeverisjes
lokale. Edhe disa organizata religjioze si dhe
universitetet gëzojnë pozitën e koorporatave.
Pas luftës së dytë botërore është zhvilluar një
formë e re e koorporatave. Statusin e koorporatës e
gëzojnë ato institucione të cilat në disa degë të
ekonomisë organizojnë veprimatarinë ekonomike të
ndërmarjeve shtetërore.

Këto korporata organizohen si trupa te pavarura
administrative,operative e financiare por që janë
nën mbikqyrjen e organeve shtëtrore të cilat i
emërojnë antarët e këshillave drejtuese ose pjesën
më të madhe të tyre.

Në SHBA dhe në vende të tjera të zhvilluara
ndërmarjet e mëdha kanë dalur nga emetimi i
aksioneve. Këto shoqëri janë në pronësinë e një
numri të aksionerëve që menaxhohen nga ekspertë
Përparësitë e trajtës koorporative të bashkimit:

   Nuk ka përgjegjësi personale të aksionerëve
    Përgjegjësia ndaj kreditorëve mbështetet ne pasurine
    e korporates e jo nga pasuria e aksionerëve. Shuma e
    parave që aksionerët i rrezikojnë duke investuar në
    korporatë kufizohet në lartësinë e investimeve të tyre
    gjë që e bën joshëse trajtën korporative.

   Lehtësi për mbledhjen (grumbullimin) e kapitalit
    Pronësia e korporatës paraqitet në aksione të
    mbartshme. Me shitjen e aksioneve të korporatës ju
    mundësohet investitorëve të vegjël të marrin pjesë në
    pronën e ndërmarrjes. Disa korporata sot kanë me se
    një miljon aksionarë. Ato korporata aksionet e të
    cilava shiten publikisht emërtohen si korporata
    publike. Kuptohet se të gjitha korporatat nuk janë të
    medha.
   Aksionet pronësore mbarten lehtë
    Pronësia mbi aksionet mbartet lehtë me shitjen e tyre.
    Aksionet e korporatave të mëdha,investitorët mund t’i shesin
    apo t’i blejnë në tregjet e organizuara si p.sh. New York
    Stock Exchange. Përparësia e këtyre investimeve ka të bëjë
    me likuiditetin e tyre meqë pronarët e aksioneve lehtë mund
    t’i shëndrojnë ato në para.

   Afatqëndrimi i gjatë
    Korporata është subjekt i ndarë me qëndrueshmëri të
    pandërprerë. Pa marrë parasysh ndryshimin e pronësisë
    korporata vazhdon të veproj.

   Menaxhmenti professional
    Aksionerët janë pronarë të korporatës por ata nuk e drejtojne
    atë. Aksionerët zgjedhin këshillin drejtues i cili e udhëheq
    veprimtarinë e korporatës. Këshilli e punëson drejtorin dhe
    nënpunësat tjerë që e drejtojnë veprimtarinë e saj.
Të metat e bashkimit koorporativ
 Tatimi i lartë
  Në ortakeri fitimi është i tatueshëm vetëm si të ardhura
  personale, ndërsa në korporatë tatimin e paguan vetë
  koorporata.
 Rregullativa e rreptë
  Koorporata formohet sipas kushteve të ligjeve shtetërore
  me të cilat rregullohet veprimtaria e koorporates.P.sh.
  tërheqja e mjeteve nga koorporata është diçka që kufizohet
  me ligje. Koorporata është e detyruar të bëjë publike
  veprimtarinë e saj.
 Ndarja e pronësisë dhe e kontrollit
  Ndarja e funksionit të pronësisë dhe e menaxhmentit në
  disa raste është përparësi por në disa të tjera mangësi. Në
  disa raste grup menaxherësh e drejtojnë koorporatën për të
  përfituar vet dhe grupi i tyre.
Themelimi i korporatës

 Korporata konsiderohet e themeluar kur ta
 merr vendimin-kontratën e themelimit
 (charter) nga shteti.

Shpenzimet e themelimit

 Këto shpenzime i ngarkojnë llogarinë e
 pasurisë dhe emërtohen shpenzime
 themeltare apo shpenzime të organzimit.
Struktura tipike e organzimit te koorporatës duket keshtu:


                              Aksionaret



                                Keshilli
                                drejtues


                                Drejtori i
                              pergjithshem




                                                                Drejtor i
 Drejtori      Shef i                             Drejtori i
                             Drejtori i shitjes                burimeve
financiar   kontabilitetit                        prodhimit
                                                                  Nj.
Kapitali aksionarë
Burime kryesore të kapitalit pronësorë janë:

   Investimi i aksionarëve (kapitali i derdhur)
   Fitimi i ndërmarrjes (fitimi i mbajtur)

Nëse fitimi në fund të periudhës llogaritëse
është 70,000 Euro, kontabilizmi do të jetë:

Dr - Llogaria e fitimit e të humbjes   70,000

Cr - Fitimi i mbajtur                      70,000
Dhe e kundërta, sikur koorporata të ketë
25,000 Euro të humbjes, kontabilizmi do
të ishte:

Dr - Fitimi i mbajtur         25,000

Cr - Llogaria e fitimit e të humbjes
25,000
Ekuiteti aksionarë në bilanc
Kapitali i derdhur dhe fitimet e mbajtura:
 Kapitali aksionar
 1,000,000
 Fitimet e mbajtura
 600,000

1,600,000

Kapitali i derdhur i zvogëluar për humbjet e
ndodhura:
 Kapitali aksionar
  1,000,000
Dividendët-kontabilizimi

Dividendët së pari të shpallura…
p.sh me 15 dhjetor 2001 jane shpallur divdendët

Dr- Fitime të mbajtura                        100,000
Cr- Detyrime për dividend                               100,000

Dividendët të paguara…

p.sh me 25 dhjetor 2001 jane paguar divdendët

Dr- Detyrime për dividend                     100,000
Cr- Paraja                                              100,000
Çka paraqet kapitali aksionar dhe aksioni?

Pjesët e kapitalit të investuar nga pronarët e
  ndërmarjes.
ndërsa aksioni është njesia themelore e kapitalit
  aksionar.

Autorizimi dhe emisioni i kapitalit aksionar
Me kontratën e inkorporimit specifikohet numri i
aksioneve në kapitalin aksionar të cilin e ka
autorizuar korporata si vlerë nominale.
Emisionet e mëdha të kapitalit aksionar që ofrohet
për shitje publike duhet ta ketë miratimin e
komisionit të letrave me vlerë ( SEC – securities
and exchange commission) dhe të nënpunësave të
qeverisë.
Vlera nominale e aksioneve

   Me shprehjen “ vlera nominale” kuptohet kapitali që
    ndërmarrja e paraqet si mjete të veta e që trajtohet si kapital
    ligjor për një aksion.

   Me vlerën nominale përcaktohet lartësia (madhësia) e
    kapitalit aksionar. Me shitjen e aksioneve mbi ketë vlerë
    realizohet një mbivlerë e aksionit që emërtohet si fitim kapital.
    Vlera nominale mund të kuptohet edhe si një sigurim i
    kapitalit pronësor që shërben si mbrojtje e kreditorëve apo
    besorësve.

   Meqë vlera nominale është e lidhur me kufizime
    ligjore,koorporatat duhet ta paraqesin ndaras si vlerë
    nominale e aksioneve të emetuara. Mirëpo nga kjo nuk mund
    të kuptohet se vlera nominale ka ndonjë rëndësi të madhe
    meqë në koorporata të mëdha vlera nominale në ekuitetin
    aksionare merr pjesë me një përqindje fare të vogël,madje të
    parëndësishme.
   Korporata mund të vendos që vlera nominale e aksioneve
    të jetë 1$ për njësi, apo 5 $ ose ndonjë vlerë tjetër.
    Shumica e koorporatave e caktojnë vlerën nominale të
    aksioneve të tyre 1 cent për një aksion.

   Me caktimin e vlerës nominale të aksionit nuk do të thotë
    se caktohet edhe vlera e tij në treg. Vlera e caktuar
    nominale shërben vetëm për kontabilizim në llogarinë e
    kapitalit aksionar.

   Aksionet e rëndomta, p.sh. te Fordit,Coca-Colës kanë
    vlerën nominale 1$ për njësi, aksionet e COMPAQ
    Computer kanë vlerën nominale 1 cent,kurse aksionet e
    Microsoftit kanë vlerën nominale 1/10 cent.

   Vlera e tregut e këtyre letrave me vlerë është shumëfish
    më e madhe se vlera e tyre nominale. Aksionet e
    Microsoftit,për shembull,ka ndodhur të janë shitur 100$ për
    njësi që do të thotë së janë shitur 100,000 herë mbi vlerën
    nominale.
Shitja e aksioneve sipas vlerës nominale

Me autorizimin për emetimin e aksioneve
nuk krijohet pasuria apo kapitali.

Marrja e autorizimit nga shteti për emetimin
e aksioneve vetëm krijohet mundësia e
përfitimit të pasurisë me anë të shitjes së
aksioneve.

Kur aksioni të jetë shitur sipas vlerës
nominale,llogaria e kapitalit aksionar në
anën e kredisë evidencon shumën e vlerës
nominale të aksioneve të shitura.
Shembull
Nëse janë emetuar 50,000 aksione me vlerë
nominale 2$ për aksion dhe prej kësaj sasie janë
shitur 10,000 aksione nga 10$ për
aksion,kontabilizmi do të ishte:

DR-Paraja                           100,000
Cr-Kapitali aksionar
20,000
Cr-Premia mbi kapitalin e paguar
80,000

dmth
Janë shitur 10,000 aksione nga 10$ për
aksion.Vlera nominale e këtyre aksioneve është
Veni re!
Premia mbi kapitalin nominal nuk paraqet
fitimin e koorporates !
Por,
Pjesës së kapitalit të investuar (kapitalit
aksionar) i shtohet premia kështu që në
bilanc së bashku e përbëjnë kapitalin e
derdhur.

Shembull:
Koorporata ka fitim të mbajtur     150,000

Kontabilizimi:
Ekuiteti:
Kapitali aksionar 10,000 aksione
  20,000
(sipas vlerës nominale 2 për aksion)

Premia mbi kapitalin e paguar
 80,000
Gjithsej kapitali i paguar
 100,000
Fitimi i mbajtur
 150,000
                 Gjithsej ekuiteti
Aksionet pa vleren nominale
Disa shtete iu lejojnë koorporatave shitjen e
aksioneve pa vlerën nominale. Në këso rastesh
kur shiten këto aksione kapitalin aksionar e
përbën shuma e tërësishme e aksioneve të
shitura sipas çmimit të shitjes.

Aksionet e rregullta dhe aksione të
privilegjuara
Kapitali aksionar ka përdorim të gjërë kur një
koorporat shet vetëm një lloj aksionesh.
Mirëpo, shumë koorporata për të tërhequr sa më
shumë investitor shesin disa lloje të aksioneve.
Kuptohet se llojet e ndryshme të aksioneve kanë
të drejta dhe mundësi të ndryshme.
Aksionet e rregullta

    Aksionet e rregullta janë aksione të rëndomta (ashtu edhe
    shpeshherë emërtohen).
    Të drejtat që dalin nga këto aksione janë, tradicionalisht të
    përcaktuara, si e drejta e votës, e drejta të merr pjesë në
    fitim (dividendin) dhe e drejta për kërkes reziduale për
    pasuri në raste kur koorporata likuidohet.

    Pra të drejtat e aksioneve të regullta janë:

 E drejta e votës
 E drejta e pjesëmarrjes në fitim (dividend) dhe
 E drejta e kërkesës reziduale


    Në raste kur ndonjëra nga këto të drejta modifikohet atëherë
    kemi të bëjmë me aksione të privilegjuara.
Aksionet e privilegjuara

 Karakteristikat kryesore të aksioneve të privilegjuara
janë:

 Privilegje në pagimin e dividendeve
 Të drejta mbi dividendët kumulativ
 Privilegjet lidhur me pasurinë në raste të likuidimit
  të kompanisë
 Mundësia e revokimit me kërkesën e koorporatës
 Nuk mbajnë të drejtën e votës.

 Aksionet e privilegjuara kanë disa përparësi ndaj
 aksioneve të rregullta. Ato kanë prioritet me rastin e
 pagimit të dividendit dhe në raste të likuidimit të
 koorporatës. Mirëpo nuk mbajnë edhe të drejtën e
 votës gjë që bën që mos të kenë ndikim në
 menaxhment.
Veni re!
Shuma e dividendit të disa aksioneve të
privilegjuara iu caktohen një perqindje mbi vlerën
nominale. Kështu, p.sh. pronarit që mbanë
aksionin e privilegjuar me 9% nga vlera nominale
100% për aksion do t’i paguhet 9$ për aksion
para se t’u bëhet pagesa e dividendit pronarëve
të aksioneve të rregullta.

Pronarëve të aksioneve të privilegjuara nuk iu
bëhet kurrfar premtimi se gjithnjë do t’i marrin
dividendët e caktuar.

Koorporata do të jetë e detyruar t’i paguaj
dividendët vetëm kur këshilli drejtues e voton
dividendin.
Për ta paguar dividendin koorporata duhet të ketë
një rezultat pozitiv financiar dhe të ketë para.
Aksione të privilegjuara kumulative
 Aksionet kumulative kanë të bëjnë me
  dividend.Nëse në tërësi ose pjesërisht dividendët
  kanë kapërcyer pa u paguar,ato paguhen
  kumulativisht.

 Përparësit
           që kanë aksionet e privilegjuara kanë
 të bëjnë me dividend kumulative.

 Nëse në tërësi ose pjesërisht dividendët janë
 kapërcyer në një vitë, atë dividend duhet paguar
 në vitin e ardhshëm.
 Dividendët e papaguar duhet të
 zbardhen(shpalosen) në bilancin e koorporatës
 dhe shenimet shpjeguese.
 Kjo shënohet në shtyllën e shënimeve.
Për shembull:
 Shënimi 1:

   Dividendët e papaguar 31 dhjetor 2004, 8 % mbi
    aksione të privilegjuara kumulative (14$ për aksion)
    kapin shumën 140,000$.

   Korporata para se t’i paguajë dividendët për aksione
    të rregullta duhet ta shlyej detyrimin për aksione të
    privilegjuara kumulative.

        Për aksione jokumulative cdo dividend i
         papaguar ose i kapërcyer është i humbur
         përgjithmonë. Për këtë arsye investitorët
        aksionet jokumulative i shikojnë si dicka e
      pavolitshme,andaj edhe iu shmangen blerjes së
                          tyre.
Aksione të privilegjuara për arsye të pasurisë

Në raste kur koorporata likuidohet, aksioneve të
privilegjuara së pari iu paguhet vlera nominale e
aksioneve madje edhe dividendet në qoftë se
nuk janë paguar e pastaj të bëhet pagesa për
aksione të rregullta.


Aksione të privilegjuara të revokueshme

Koorporata si emetues e aksioneve, shpesh
herë shfrytëzojnë të drejtën e revokimit për t’i
riblerë aksionet e veta. Çmimi i revokimit që
parashihet me kontratë është dicka më e lartë se
vlera nominale.
Shembull,

Në qoftë se çmimi nominal është 100$
çmimi i revokimit apo i riblerjes nga
kompania do të ishte 105$ apo 110$.

E drejta e revokimit i jep mundësi
koorporatës të ristrukturoj aksionet e
emetuara.

Gjithashtu mund të ndodhë që t’i tërheq
aksionet e privilegjuara dhe t’i zëvendësoj
me aksione të tjera.
Aksione të privilegjuara konvertibël
 Çdo aksion është konvertibël për katër aksione
  të rregullta që kanë vlerën nominale në cdo
  kohë. ( Aksionet e privilegjuara në raport me
  dividendin kanë dividendin e caktuar p.sh. 9%
  mbi vlerën nominale të aksionit dhe paguhet
  para se të paguhen dividendët për aksione të
  rregullta.)

 Aksione të privilegjuara të konvertueshme
  emetohen nga koorporata për të qenë më
  atraktive, prandaj mund të i ofrojë investitorëve
  privilegjet e konvertibilitetit.
 Kjo do të thotë se investitorët mbajnë të drejtën
  e ndërrimit të aksioneve të privilegjuara me
  aksione të rregullta.
Shembull:
 Të zëmë se kompania RC me 1 janar ka emetuar aksione të
 privilegjuara konvertibël 9%-she, me vlerë nominale 100$
 për aksion.
 Çdo aksion është konvertibël për katër aksione të rregullta
 që kanë vlerën nominale 10$ në cdo kohë. Me 1 janar
 aksionet e rregullta kanë pasur çmimin e tregut 20$ dhe iu
 është paguar dividend 1$ për aksion.
 Pas disa vitesh fitimet në kompanine“RC” janë rritur dhe
 kanë rritur dividendin 3$ për aksion dhe cmimi i tregut i
 aksioneve është rritur në 40$ për aksion. Tash vlera e tregut
 të aksioneve të privilegjuara duhet të ishte 160$ për aksion
 meqë ato janë konvertibël për katër aksione të rëndomta.

 Vërejtje!

 Nuk duhet harruar se aksionet e privilegjuara në raport me
 dividendin kanë dividendin e caktuar p.sh. 9% mbi vlerën
 nominale të aksionit dhe paguhet para se të paguhen
 dividendët për aksione të rregullta)
Kur shuma e dividendëve shtohet mbi aksionet e
  rregullta, disa pronarë të aksioneve të
  privilegjuara dëshirojnë që aksionet e
  privilegjuara t’i konvertojnë në aksione të
  rëndomta.

  Nëse pronari i 100 aksioneve të privilegjuara,me
  çmimin nominal 100$, dëshiron ta realizojë
  konvertimin, kompania “RC” do të bëjë
  kontabilizimin e konvertimit si në vijim:

  Dr-Aksione të privilegjuara konvertibël 10,000
    Cr- Aksione të rregullta                  4,000
    Cr- Premia mbi kapitalin e paguar
  6,000
Shënim:
   Evidenca e konverzionit të 100 aksioneve të
   privilegjuara me vlerë nominale 100$ në 400
Shënim:
400 aksione të rëndomta mbështetën mbi
vlerën kontabël të aksioneve të
privilegjuara.

Aksione participuese të privilegjuara.
Në raste të rralla korporata mund të
emetoj aksione participuese të
privilegjuara.

Këto janë aksione që me dividendët e
aksioneve të rregullta participojnë në
njëfarë mënyre me dividendët shtesë të
Çmimi i tregut të aksioneve të
privilegjuara
Investitorët i blejnë aksionet e
privilegjuara,në rend të parë,për dividendët
që paguhen mbi bazën e atyre aksioneve.
Për këtë arsye norma e dividendit është
faktor me rëndësi në përcaktimin e vlerës së
tregut të aksioneve të privilegjuara.

Mirëpo, çka do të ndodhë me cmimin 8%-
she për aksione të privilegjuara të emetuara
sipas vlerës nominale prej 100$,nëse politika
e qeverisë ose faktorët e tjerë shkaktojnë
shtimin e normës së kamatave për afate të
gjata, fjala vjen, 15% ose 16% ?
Nëse investimi ofron profitabilitetin prej 16% që është e
 realizueshme menjëherë, investitorët nuk do të
 paguajnë 100$ për aksione të privilegjuara që japin
 vetëm 8$ për një aksion.

Për këtë arsye çmimi i aksioneve të privilegjuara do të
 bie në 50$ për një aksion. Me këtë çmimë aksionet e
 privilegjuara i ofrojnë investitorit profitabilitetin prej
 16%.( dhe emërtohet rendiment dividend) nëse i
 blen aksionet e privilegjuara ( 8$ në vit: 50$=16%).

Mirëpo, nëse normat afatgjata të kamatës bien në 8%,
 çmimi i tregut të këtyre aksioneve të privilegjuara 8%-
 she shpejt do të ngriten dhe do të arrijnë vlerën e tyre
 nominale.

Në fund mund të konkludojmë se çmimi i tregut të
 aksioneve të privilegjuara lëkundet përpjestimisht,
 anasjelltas normave të kamatës.
Çmimi i tregut të aksioneve të rregullta

   Normat e kamatës kanë ndikim në çmimin e tregut të
    aksioneve të rregullta. Ndryshimi i çmimit nuk ka ndikim në
    raporte financiare të koorporatës. Normat e kamatës
    gjithashtu kanë ndikim në çmimin e tregut të aksioneve të
    rregullta. Mirëpo,aksionet e rregullta nuk kanë shumën fikse.

   Nëse kompania përparon sigurisht se edhe dividendët do të
    rriten.

   Andaj pritjet e investitorëve sic është profitabiliteti i
    periudhave të ardhshme fuqishëm ndikojnë mbi çmimin e
    vlerës së aksioneve të rregullta.

   Duhet të kihet parasysh se aksionet e shitura nuk i perkasin
    më kompanisë-emetent. Për këtë arsye ndryshimi i çmimit të
    aksioneve të rregullta nuk ndikon në raporte financiare të
    koorporatës dhe këto ndryshime të çmimeve nuk
    evidencohen në kontabilitetin e koorporatës. Kapitali i
    paraqitur në bilancin e korporatës është shuma që është
    marrë kurr janë shitur aksionet.
Emetimi i kapitalit aksionar: roli i siguruesve-
 përfaqsuesve(nënshkruesve)

Si nënshkrues ,zakonisht merren bankat e investimeve.

Kur bëhet emetimi i një numri të madh aksionesh,shumë
  koorporata i pranojnë shërbimet e bankës investive,bankë e
  cila shpesh edhe emërtohet si nënshkrues.

Nënshkruesi i garanton kompanisë emetent çmimin e caktuar
  për aksionet dhe realizon një fitim duke i shitur ato me një
  çmim pak më të lartë.

Koorporata evidencon shitjen sipas çmimit neto të
  nënshkruesit.Nënshkruesi i siguron koorporatës shitjen e të
  gjitha aksioneve të emetuara pa shtyerje dhe mbledhjen e
  tërë shumës së mjeteve për një ditë të caktuar.
Çmimi të cilin koorporata e kërkon për emisionin e ri
 të aksioneve mbështetet mbi këta faktorë:

   Fitimet dhe dividendët e ardhshëm
   Fuqinë financiare të koorporatës dhe
   Gjendjen aktuale ne treg

Mirëpo,nëse koorporata kërkon një çmimë më të lartë
 ajo nuk mund të gjejë nënshkruesin ose ndonjë blerës
 tjetër që është i gatshëm t’i blejë aksionet.

Këmbimi i aksioneve për trajta të tjera të pasurisë

Koorporata mund të emetojë aksione për të këmbyer me
 trajta të ndryshme të pasurisë. Këmbimi bëhet sipas
 çmimit të tregut të pasurisë.
Koorporatat i shesin aksionet për para me të cilat
 më vonë do të blejnë trajta të ndryshme të
 pasurisë që i duhen për veprimtari.Ndonjëherë
 ngjan që koorporata emeton aksione për të
 këmbyer me trajta të ndryshme të
 pasurisë:tokën,ndërtesat ose për ndonjë pasuri
 tjetër.
Aksionet mund të këmbehen edhe për shërbime të
 ndryshme, të zëmë të avokatisë apo shërbime të
 tjera me rastin e themelimit të koorporatës. Kur
 koorporata i kemben aksionet me shërbime ose
 me pasuri tjetër që nuk është para.
Transaksionet evidencohen sipas çmimit të tyre
 aktual në treg. Ta zëmë se kompania këmben
 100,000 aksione të rregullta që kanë vlerën
 nominale 1$ për një aksion për tokë. Të zëmë se
 kompania i shet aksionet nga 9$ që do të thotë se
Kontabilizimi i këtij transaksioni do të ishte:

Dr- Toka                      900,000
Cr-Aksionet e rregullta
  100,000
Cr-Premia për kapitalin e paguar
    (aksione të rregullta)
  800,000
 Evidencimi i këmbimit të 100,000
  aksioneve me vlerë nominale 1$ per
  tokën.
 Çmimi aktual i tregut (9$ për aksion) është
  përdorur si bazë për vlerësimin e tokës.
Kapitali i nënshkruar (regjistruar) – (parapagimi i
  kapitalit aksionar)
Koorporatat e vogla apo ato të sapoformuara u ofrojnë
  investitorëve mundësinë e parapagimit të aksioneve të
  koorporatës. Sipas planit të parapagimit investitorët
  pajtohen të blejnë një numër të caktuar të aksioneve
  sipas një çmimi të caktuar, të datës së ardhshme, duke i
  paguar këto aksione me këste.
Të zëmë se janë nënshkruar(regjistruar) 10,000 aksione të
  rregullta me vlerë nominale 1$ me çmime 15$.

Kontabilizimi i një kapitali të nënshkruar/parapagimi:
Dr- Kërkesa për kapitalin e nënshkruar       150,000
 Cr- Aksione të rregullta të nënshkruara
  10,000
 Cr- Premia për kapitalin e nënshkruar:
Eshtë mbledhur parapagimi i pjesërishëm për 4,000
 aksione të rregullta me çmime nominal 1$ për aksion
 dhe me çmime 15$.

Kontabilizimi i mbledhjes se mjeteve;

Dr- Paraja                            60,000
 Cr- Kërkesa për kapitalin e nënshkruar
  60,000

Veni re!

Çertifikata nuk është lëshuar.

Sepse!
Aksionet janë të shitura kur paguhet shuma e plotë e
 çmimit të parapagimit.
Pasi që janë mbledhur në tërësi paratë e parapagimit për 6,000
  aksione,janë lëshuar certifikatat.

Kontabilizimi pasues:
 Paraja                           90,000
 Kërkesat për kapitalin e nënshkruar     90,000

Tani!
Janë dorëzuar certifikatat për 10,000 aksione të rregullta me
  vlerë nominale 1$ të paguara në tërësi.

Për koorporatën kërkesat për kapitalin e nënshkruar është
  pasuria aktuale e cila është arkëtuar brenda afatit të shkurtër.

Nëse raportet financiare përgaditen ndërmjet datës së
 nënshkrimit dhe datës së shitjes,kapitali i nënshkruar
 konsiderohet si kapital themeltar dhe paraqitet brenda zërit të
 ekuitetit në bilanc.
Kapitali i donuar ( falur)

Vereni! Kur merret donacioni fitimi nuk pranohet

Në disa raste koorporata mund të merr ndonjë pasuri falë.
  Ndodh që një qytet apo një komunë ia falë tokën koorporatës
  për ndërtimin e ndonjë fabrike që do t’i punësonte banorët e
  asaj treve.

Kur koorporata ta merr këtë pasuri kjo do të thotë se shtohet
  pasuria e koorporatës e jo fitimi.

Evidencimi bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë së marrë.

Kontabilizimi i këtij ndryshimi duhet të bëhet duke debituar zërin
 e pasurisë konkrete dhe duke hapur llogarinë kapitali i
 donuar.
Libri ndihmës i aksionarëve

Koorporata gjithnjë duhet t’i ripërtërij emrat dhe adresat të
  “ushtrisë” së paqëndrueshme të aksionarëve.

Kjo ripërtëritje lypset për të dërguar çeqet e
  dividendëve,raportet financiare,dhe formularët e votimit
  të poseduesve të mirëfilltë të aksioneve.

Libri ndihmës i aksionarëve: Atje ku ka shume aksionarë nuk
  është nevoja të qelet kartela për cdo aksionar. Kjo bëhet në
  librin ndihmës(analitika).

Investitori që ka blerë aksionet e koorporatës merr certifikatën e
  aksionit ku shihet numri i aksioneve të blera.

Nese investitori më vonë i shet aksionet e veta, duhet ta kthej
  certifikatën e aksionit që të anulohet para se të leshohet
  certifikata e re blerësit të ri.
Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë dhe
 mbajtësi i evidencës së aksioneve

Koorporatat e mëdha publike angazhojnë ndërmjetësit
 për bartjen e pronësisë si dhe për mbajtësin e
 evidencës së aksioneve.

Ndërmjetësi ka për detyrë t’i merr aksionet e vjetra, t’i
 anulojë dhe të përgadisë dhënien e certifikatave të
 reja poseduesve të rinj. Mbajtësi i evidencës bën
 kontabilizimet e duhura në librat ndihmëse dhe
 përditëson informacionet.

Si ndërmjetës zakonisht angazhohen bankat e mëdha
  ose fiduciaret. (lat. Fiduciaries, i besueshëm, i
  përkushtuar, vend ku merren dokumentet, letrat me
  vlerë në besim dhe ruajtje) por mund të angazhohen
  edhe mbajtësitë e pavarur të evidencës.
Vlera kontabël e aksioneve të rregullta

Vlera kontabël e aksioneve të rregullta është e barabartë me
  pasurinë neto që përfaqësohet me një aksion.
Në koorporata që emeton vetëm një lloj aksioni sic janë aksione
  të rregullta, vlera kontabël për një aksion konstatohet duke
  pjesëtuar shumën e kryegjësë aksionare me numrin e
  aksioneve në qarkullim (ose që janë nënshkruar). Të zëmë
  se korporata ka 4,000 aksione në qarkullim

 Kapitali aksionar, (vlera nominale 1$ për aksion
  4,000 aksione në qarkullim)                      4,000
 Premia mbi kapitalin e paguar                    40,000
 Fitimi i mbajtur                               76,000
       Gjithsej ekuiteti                      120,000

Pra!
 Vlera kontabël është 30$ për aksion(120,000 :4,000 A)
   Vlera kontabël kur kompania ka aksione
    të privilegjuara dhe aksione të rregullta

   Vlera kontabël zakonisht përllogaritet vetëm
    për aksione të rregullta. Nëse kompania ka
    aksione të privilegjuara dhe aksione të
    rregullta, përllogaritja e vlerës kontabël për
    përllogaritje kërkon të bëhet me dy hapa.

   Së pari nga kapitali aksionar në tërësi hiqet
    çmimi i revokimit ose e riblerjes të krejt
    emisionit të aksioneve të privilegjuara dhe të
    gjitha dividendët e papaguar.

   Pastaj ajo cka mbetet pjesëtohet me numrin
    e aksioneve në qarkullim.
Shembull;

Kapitali aksionar i kompanise “AB”31 dhjetor:

   Aksionet e privilegjuara 8%-she                              1,000,000
    (100$ vlera nominale, e tatueshme 110$)

   Aksione të rregullta, 10$ vlera nominale.
    (Autorizuar për 100,000 aksione,
    aksione të shitura dhe në qarkullim 50,000)                       500,000

 Premia mbi kapitalin e paguar: aksione të rregullta
  750,000
 Fitimi i mbajtur                                                 130,000
        Gjithsej ekuiteti aksionar                                 2,380,000


   Dividendët e papaguar mbi aksionet kumulative të privilegjuara kapin
    shumën
       80,000 $.
Përllogaritja e vlerës kontabël për një aksion

 Ekuiteti (kapitali aksionar)                     2,380,000
Minus:
 Kryegjëja e aksionareve të privilegjuar
Çmimi i revokimit të aksioneve të privilegjuara    (1,100,000)
   Dividendët e papaguar                             (80,000)
                                                  1,200,000
Atëhere,

 Vlera kontabël për një aksion të rregullt
(1,200,000 : 50,000 aksione)= 24

   Vlera kontabël dhe çmimi i tregut për një aksion është
    24$
Shembull i një bilanci të koorporatave
                                 31 dhjetor 2004

   Pasuria
   Pasuria rrjedhëse
   Paraja dhe ekuivalentët e parasë
    305,600
   Llogaritë e kërkesave (neto)
    1,105,200
   Kërkesa për aksionet e nënshkruara
    110,000
   Stoqet
    1,300,800
   Ndarjet kohore aktive
    125,900
                             Gjithsej pasuria rrjedhëse
    2,947,500
   Impiantet dhe paisjet:
   Toka                                                             900,000
   Ndërtimet dhe paisjet                             5,283,000$
     Minus: korrigjimi i vlerës                          1,250,000
    4,033,000
   Pasuria tjetër                                                    14,000
                                        Gjithsej pasuria
Detyrimet dhe kapitali aksionare:
 Detyrimet rrjedhëse                                                                998,100
 Llogaritë e detyrimeve                                                              324,000
 Llogaritë për tatime                                                               109,700
 Detyrimet për dividendë                                                              20,000
                      Gjithsej detyrime rrjedhëse                                   1,452,100
 Detyrimet afatgjata: Detyrime 12% skadimi 1 Tetor 2008
    1,000,000
                                   Gjithsej detyrime                                2,452,100
 Kapitali aksionare
 Aksione të privilegjuara
(8%-she me vlerë nominale 100$, të revokueshme për 104$
të autorizuara dhe të shitura 10,000 aksione )
    1,000,000
Aksionet e rregullta:
(vlera nominale 1$, të autorizuara 1,000,000
 aksione, të shitura 600,000 aksione)                                              600,000
 Aksione të nënshkruara: aksione të rregullta
    20,000
 Premia në kapitalin e paguar:aksione të rregullta
    2,070,000
 Kapitali i donuar                                                                 210,000
                                             Gjithsej kapitali i paguar (derdhur)
    3,900,000
 Fitime të mbajtura                                                                1,542,400
 Gjithsej ekuiteti aksionare
Fitimet për aksion (E.P.S. earnings per share)

Mund të thuhet se nga të gjitha të dhënat kontabël, më së
  shumti përdoret e dhëna për fitimet për një aksionë të
  rregulltë.
Secili që në koorporatë blenë ose shet aksione duhet të di sa
  është fitimi për një aksion.
Kur përllogaritet fitimi për një aksion, fitimi neto vjetor, që
  zbatohet për aksionarët e rregulltë, pjesëtohet me numrin
  mesatar të aksioneve të rregullta në qarkullim.
Vereni!
Koncepti i fitimit për një aksion zbatohet vetëm për aksione të
  rregullta, aksionet e privilegjuara nuk kane të drejtë të kenë
  fitim mbi dividendët e privilegjuara të kontraktuara.

Analitiket financiar e shprehin raportin ndërmjet fitimit për një
  aksion dhe çmimit te fitimit-raporti p/e, price per earnings
  (ratio). Ky raport përllogaritet me pjesëtimin e çmimit të tregut
  për një njësi për aksionet e rregullta me fitimin vjetor për një
  aksion.
Numri mesatar-ponderuar i aksioneve në qarkullim

Numri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me
 shumëzimin e aksioneve në qarkullim me pjesën e vitit
 kur ky numër i aksioneve në qarkullim mbetet i
 pandryshuar.

Kur një koorporatë shet vetëm aksionet e rregullta
 (rëndomta) dhe kur numri i aksioneve nuk ndryshohet
 gjatë vitit, përllogaritja e fitimit për një aksion është e
 lehtë.

Në shumë koorporata, numri i aksioneve në qarkullim
 ndryshohet së paku një herë gjatë vitit.

Numri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me
 shumëzimin e aksioneve në qarkullim me pjesën e vitit
 kur ky numër i aksioneve në qarkullim mbetet i
 pandryshuar.
   Shembull;

   kemi 100,000 aksione të rregullta në qarkullim
    nëntë muaj të parë të vitit 2004 dhe 140,000 gjatë
    tre muajve të fundit. Numri i aksioneve mesatarë-
    ponderuara në qarkullim do të ishte 110,000.

 Ky numër përllogaritet në këtë mënyrë:
 100,000 aksione x 9/12………………………75,000
 140,000 aksione x 3/12
  ……………………...35,000
 Numri mesatar-ponderuar i aksioneve të rregullta
  në qarkullim …………………… 11,000

   Kjo procedurë jep të dhëna më korrekte për një
    aksion se sa të përllogaritet numri i tërësishëm i
    aksioneve në qarkullim.
Dividendët e privilegjuara dhe fitimet për një aksion

Të supozojmë se kompania “TC” ka në qarkullim 200,000
   aksione të
rregullta, dhe 10,000 aksione të privilegjuara kumulative (vlera
   6$).

Fitimi për një aksion përllogaritet në këtë mënyrë:

  Fitimi neto ……………………………………..…………..
   560,000
 Minus: Dividendët e aksioneve të privilegjuara
(10,000 x 6$)…………………….. …………………………..(
   60,000)
Fitimet të zbatueshme mbi aksionet e regullta………………
   500,000

Numri i aksioneve të rregullta mesatare-ponderuara në
  qarkullim
200,000
Raporti i përmbledhur i fitimit të koorporatës “TC”për vitin që mbyllet më 31 dhjetor 2004

Neto fitimi nga shitja…………………………………………………………….……. 9,000,000
Shpenzime dhe te dalat (përfshirë edhe tatimet mbi veprimtarinë e rregullt)……. (8,310,000)
Fitimi nga veprimtaria e rregullt ……………………………………………….…….. 690,000
 Humbja nga veprimtaria e parregullt ……………………………………………                          (90,000)
 Fitimi para zërave të vëprimtarisë të parregulltë
 dhe efektin kumulativ të ndryshimeve kontabël                                    600,000
 Humbja e jashtëzakonshme……………………………………………………… (120,000)
 Efekti kumulativ i ndryshimeve kontabël (neto për shkak të tatimeve që i takojnë) 80,000
 Fitimi neto ………………………………………………………………….……… 560,000


Fitimi për një aksion të rregulltë:

  Fitimet nga veprimtaria e rregulltë 690,000-60,000 DVP / 200,000 Aksione   3.15
 Humbja nga veprimtaria e parregulltë 90,000/200,000 Aksione                (0.45)
 Fitimet para zërave të jashtëzakonshme
dhe efektit kumulativ të ndryshimeve kontabël …………………………………… … 2.70
 Humbja e jashtëzakonshme 40,000 / 200,000 Aksione                         (0.60)
 Efekti kumulativ i ndryshimeve kontabël 80,000 / 200,000 Aksione            0.40
 Fitimi neto ………            ……………………………………………………… . 2.50
   Shënim:
   (690,000 - 60,000 dividend te privilegjuara) : 200,000 aksione =
    3,15

   (600,000 - 60,000) : 200,000 =2,70

   (560,000 - 60,000) : 200,000 = 2,50

   Kur kompania ka aksione të privilegjuara në qarkullim, aksionarët e
    privilegjuar participojnë në fitimin neto deri në shumën e
    dividendëve të privilegjuara.

   Vereni!

   Për të përcaktuar fitimet e zbatueshme mbi aksionet e rregullta, së
    pari duhet të heqim fitimin e aksionarëve të privilegjuar.
   Dividendi vjetor mbi aksionet kumulative gjithmonë hiqet, madje
    edhe kur këshilli drejtues nuk e ka votuar.
   Dividendët për aksionet e privilegjuara jokumulative hiqen vetëm
    kur këshilli drejtues e voton.
   Terma të theksuara në këtë artikull;

   Çertifikata e aksioneve (stock certificate) Dokumenti të cilin e lëshon koorporata( ose
    ndërmjetësi i tij gjatë mbartjes së pronësisë) si provë(dëshmi) e pronësisë së aksioneve të
    shënuara në çertifikatë.

   Çmimi i revokimit (call price) Çmimi të cilin koorporata do ta paguan për cdo revokim
    (riblerje) të aksionit të privilegjuar, nëse koorporata vendos t’i riblerje aksionet e
    privilegjuara.

   Aksionar (stockholder) Dikush që ka pjesëmarrje në pronë të koorporatës. Përqindja e
    kësaj pjesëmarrjeje është përcaktuar me përqindjen e aksioneve të poseduara në
    qarkullim.

   Kapitali aksionar (capital stock) Grup i njësive të mbartshme të pronës në koorporatë.
    Një koncept i gjërë ku mund të përfshihen aksionet e rregullta, aksionet e privilegjuara
    ose që të dyja.
   Dividendi (Dividend) Shpërndarja e parasë aksionarëve të kompanisë.

   Vlera kontabël për aksion (Book value per share) Kryegjëja aksionare që përfaqësohet
    për më shume aksione në kapitalin aksionar. Përllogaritet me pjesëtimin e kryegjësë
    aksionare me numrin e aksioneve të rregullta në qarkullim.

   Deficiti (deficit) Humbjet e akumuluara që i ka përjetuar koorporata. Shuma negative e
    fitimeve të mbajtura.

   Vlera nominale ose vlera e emërtuar (par value or stated value) Kapitali ligjor i
    koorporatës. Paraqet shumën minimale për një aksion që pronarët kanë investuar në
    koorporatë dhe që nuk mund të tërhiqet përveq me një procedure juridike.
   Shpenzimet organizative (organization costs) Shpenzimet me rastin e
    formimit të koorporatës.

   Sigurues,përfaqësuesi(nënshkruesi) Banka investive që ndermjetëson
    me rastin e shitjes publike të aksioneve të koorporatës.

   Libri ndihmës i aksionarëve (stockholders subsidiary ledger) Evidenca
    që tregon numrin e aksioneve që i ka secili aksionar.

   Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë së aksioneve (stock transfer
    agent) Banka ose fiduciary shërbimet e të cilëve i përdor koorporata për ta
    mbajtur evidencën e pronësisë mbi aksionet dhe të realizimit të mbartjes së
    pronësisë nga një investitor te tjetri.

   Aksionet e privilegjuara (preffered stock) Lloji i aksioneve që zakonisht
    kanë privilegjet mbi dividend dhe privilegjet në shpërndarjen e pasurisë në
    raste të likuidimit të koorporatës.

   Premia mbi kapitalin e paguar (additional paid-in capital) Shuma mbi
    vlerën nominale të aksionit për të cilën aksionarët kanë investuar në
    koorporatë (si kapital i donuar). Shkurt,premia është teprica mbi kapitalin
    ligjor (kapitalin e paguar).
   Aksione të rregullta (common stock) Lloji i aksioneve që mban të drejtën
    e pronësisë përfshirë edhe të drejtën e votës. Aksionet e rregullta paraqesin
    elementin e pronësisë në koorporatë.

   Kapitali i paguar (paid-in kapital) shuma të cilën aksionarët kanë
    investuar në koorporatë (këtu hyn edhe kapitali i donuar).

   Këshilli drejtues (board of director) Personat që i kanë zgjedhur
    aksionarët e rregullt për ta drejtuar veprimtarinë e koorporatës.

   Mbajtësi i evidencës së aksioneve (stock registrar) ndërmjetësi i
    pavarur financiar, zakonisht banka e madhe,shërbimet e të cilit i përdor
    koorporata për tu siguruar kundër lëshimit të çertifikatave të tepërta.

   Fitimet e mbajtura (retained earnings) Pjesë e kapitalit aksionarë që
    shfaqet për shkak të realizimit të fitimeve dhe të mbajtjes së tyre në
    ndërmarje. Fitimet e mbajtura shtohen me realizimin e fitmit neto, kurse
    pakësohen me humbjet neto dhe me votimin e dividendëve.

   Kapitali ligjor (legal capital) Eshtë i barabartë me vlerën nominale të
    aksioneve të emetuara. Kjo shumë paraqet “detyrimin e përhershëm” të
    koorporatës ndaj pronarëve e cila nuk mund të mënjanohet pa procedurë të
    veçante juridike. Natyrishtë, kjo shumë pakësohet për shkak të humbjeve.
 Literatura e konsultuar:
 Robert F. Meigs, Walter B. Meigs,
  ACCOUNTING, The Basis for Business
  Decisions, Ninth edition, 1993.

Más contenido relacionado

Was ist angesagt?

Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Menaxherat
 
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesitDetyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesitstudent
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Qemajl Osmani
 
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznesekonomia
 
Analiza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiareAnaliza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiareDiana Rama
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Fisnik Morina
 
2.s.a financimi i korporates me aksione
2.s.a  financimi i korporates me aksione2.s.a  financimi i korporates me aksione
2.s.a financimi i korporates me aksioneMenaxherat
 
Risku dhe kthimi
Risku dhe kthimiRisku dhe kthimi
Risku dhe kthimiLidijeRapaj
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere Menaxherat
 
Detyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flowDetyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flowstudent
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli
 
Ushtrime viti i parë
Ushtrime viti i parëUshtrime viti i parë
Ushtrime viti i parëcoupletea
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareVilma Hoxha
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar Menaxherat
 
Testi i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiTesti i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiValdet Shala
 
Ushtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareUshtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareMenaxherat
 

Was ist angesagt? (20)

Kontabilitet Financiar
Kontabilitet FinanciarKontabilitet Financiar
Kontabilitet Financiar
 
Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3
 
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesitDetyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
Detyra me zgjidhje bilanci i gjendjes dhe i suksesit
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
 
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
 
Analiza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiareAnaliza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiare
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
 
2.s.a financimi i korporates me aksione
2.s.a  financimi i korporates me aksione2.s.a  financimi i korporates me aksione
2.s.a financimi i korporates me aksione
 
Risku dhe kthimi
Risku dhe kthimiRisku dhe kthimi
Risku dhe kthimi
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere
 
Detyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flowDetyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flow
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
 
Ushtrime viti i parë
Ushtrime viti i parëUshtrime viti i parë
Ushtrime viti i parë
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtare
 
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar
 
Testi i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimiTesti i dyte marketingu mix cmimi
Testi i dyte marketingu mix cmimi
 
Ushtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiareUshtrime pasqyrat financiare
Ushtrime pasqyrat financiare
 

Ähnlich wie Letrat me vlerë dhe Aksionet

Pyetje dhe përgjigjje për kontabilitet
Pyetje dhe përgjigjje për kontabilitetPyetje dhe përgjigjje për kontabilitet
Pyetje dhe përgjigjje për kontabilitetbuqee
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomikedritashala
 
2 kontabiliteti i dividendit
2 kontabiliteti i dividendit2 kontabiliteti i dividendit
2 kontabiliteti i dividenditMenaxherat
 
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)Ymer Ejupi
 
Kapitulli 1 kontabilitet
Kapitulli 1  kontabilitetKapitulli 1  kontabilitet
Kapitulli 1 kontabilitetMenaxherat
 
Nocioni i firmave
Nocioni i firmaveNocioni i firmave
Nocioni i firmaveMenaxherat
 
Kf 2-Ligjerata 2-të
Kf 2-Ligjerata 2-tëKf 2-Ligjerata 2-të
Kf 2-Ligjerata 2-tëValdet Shala
 
Kontabiliteti Financiar I Avancuar , "Kombinimi i Bizneseve , Kontabiliteti i...
Kontabiliteti Financiar I Avancuar , "Kombinimi i Bizneseve , Kontabiliteti i...Kontabiliteti Financiar I Avancuar , "Kombinimi i Bizneseve , Kontabiliteti i...
Kontabiliteti Financiar I Avancuar , "Kombinimi i Bizneseve , Kontabiliteti i...Xhino Brokaj
 
Kontabiliteti dhe Organizatat
Kontabiliteti dhe  OrganizatatKontabiliteti dhe  Organizatat
Kontabiliteti dhe OrganizatatMenaxherat
 
Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Veton Sopjani
 
Bazat e Kontabilitetit
Bazat e KontabilitetitBazat e Kontabilitetit
Bazat e KontabilitetitMenaxherat
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiareMenaxherat
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiareekonomia
 
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese Menaxherat
 

Ähnlich wie Letrat me vlerë dhe Aksionet (20)

Firma
FirmaFirma
Firma
 
Pyetje dhe përgjigjje për kontabilitet
Pyetje dhe përgjigjje për kontabilitetPyetje dhe përgjigjje për kontabilitet
Pyetje dhe përgjigjje për kontabilitet
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomike
 
2 kontabiliteti i dividendit
2 kontabiliteti i dividendit2 kontabiliteti i dividendit
2 kontabiliteti i dividendit
 
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
 
Kapitulli 1 kontabilitet
Kapitulli 1  kontabilitetKapitulli 1  kontabilitet
Kapitulli 1 kontabilitet
 
Nocioni i firmave
Nocioni i firmaveNocioni i firmave
Nocioni i firmave
 
Kf 2-Ligjerata 2-të
Kf 2-Ligjerata 2-tëKf 2-Ligjerata 2-të
Kf 2-Ligjerata 2-të
 
Mini studies
Mini studiesMini studies
Mini studies
 
Menaxhmenti Financiar - Pasqyrat Financiare
Menaxhmenti Financiar - Pasqyrat FinanciareMenaxhmenti Financiar - Pasqyrat Financiare
Menaxhmenti Financiar - Pasqyrat Financiare
 
Kontabiliteti Financiar I Avancuar , "Kombinimi i Bizneseve , Kontabiliteti i...
Kontabiliteti Financiar I Avancuar , "Kombinimi i Bizneseve , Kontabiliteti i...Kontabiliteti Financiar I Avancuar , "Kombinimi i Bizneseve , Kontabiliteti i...
Kontabiliteti Financiar I Avancuar , "Kombinimi i Bizneseve , Kontabiliteti i...
 
Kontabiliteti dhe Organizatat
Kontabiliteti dhe  OrganizatatKontabiliteti dhe  Organizatat
Kontabiliteti dhe Organizatat
 
Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1Bazat E Kontabilitetit 1
Bazat E Kontabilitetit 1
 
Bazat e Kontabilitetit
Bazat e KontabilitetitBazat e Kontabilitetit
Bazat e Kontabilitetit
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
 
Firmat M
Firmat MFirmat M
Firmat M
 
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
Struktura e kapitalit dhe aftësia paguese
 

Mehr von Menaxherat

Statistike nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashi
Statistike   nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashiStatistike   nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashi
Statistike nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashiMenaxherat
 
Statistike treguesit e korelacionit ardiana gashi
Statistike treguesit e korelacionit   ardiana gashiStatistike treguesit e korelacionit   ardiana gashi
Statistike treguesit e korelacionit ardiana gashiMenaxherat
 
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluara
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluaraStatistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluara
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluaraMenaxherat
 
Statistike indekset
Statistike indeksetStatistike indekset
Statistike indeksetMenaxherat
 
Si te bejme hulumtim
Si te bejme hulumtimSi te bejme hulumtim
Si te bejme hulumtimMenaxherat
 
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...Menaxherat
 
Sjellja organizative berim ramosaj
Sjellja organizative   berim ramosajSjellja organizative   berim ramosaj
Sjellja organizative berim ramosajMenaxherat
 
Statistike treguesit statistikor te pozicionit ardiana gashi
Statistike treguesit statistikor te pozicionit   ardiana gashiStatistike treguesit statistikor te pozicionit   ardiana gashi
Statistike treguesit statistikor te pozicionit ardiana gashiMenaxherat
 
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar   analiza e tregut te punes ne kosoveSeminar   analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar analiza e tregut te punes ne kosoveMenaxherat
 
Promocioni nail reshidi
Promocioni nail reshidiPromocioni nail reshidi
Promocioni nail reshidiMenaxherat
 
Treguesit e pozicionit ushtrime
Treguesit e pozicionit ushtrimeTreguesit e pozicionit ushtrime
Treguesit e pozicionit ushtrimeMenaxherat
 
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit ardian...
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit   ardian...Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit   ardian...
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit ardian...Menaxherat
 
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajMenaxherat
 
Politika e produktit nail reshidi
Politika e produktit   nail reshidiPolitika e produktit   nail reshidi
Politika e produktit nail reshidiMenaxherat
 
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqi
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqiPermbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqi
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqiMenaxherat
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiMenaxherat
 
Mjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseveMjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseveMenaxherat
 
Menaxhment ymer havolli permbledhje
Menaxhment   ymer havolli permbledhjeMenaxhment   ymer havolli permbledhje
Menaxhment ymer havolli permbledhjeMenaxherat
 
Menaxhimi i qmimeve
Menaxhimi i qmimeveMenaxhimi i qmimeve
Menaxhimi i qmimeveMenaxherat
 
Menaxhimi i resurseve humane pytje
Menaxhimi i resurseve humane pytjeMenaxhimi i resurseve humane pytje
Menaxhimi i resurseve humane pytjeMenaxherat
 

Mehr von Menaxherat (20)

Statistike nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashi
Statistike   nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashiStatistike   nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashi
Statistike nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashi
 
Statistike treguesit e korelacionit ardiana gashi
Statistike treguesit e korelacionit   ardiana gashiStatistike treguesit e korelacionit   ardiana gashi
Statistike treguesit e korelacionit ardiana gashi
 
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluara
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluaraStatistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluara
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluara
 
Statistike indekset
Statistike indeksetStatistike indekset
Statistike indekset
 
Si te bejme hulumtim
Si te bejme hulumtimSi te bejme hulumtim
Si te bejme hulumtim
 
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...
 
Sjellja organizative berim ramosaj
Sjellja organizative   berim ramosajSjellja organizative   berim ramosaj
Sjellja organizative berim ramosaj
 
Statistike treguesit statistikor te pozicionit ardiana gashi
Statistike treguesit statistikor te pozicionit   ardiana gashiStatistike treguesit statistikor te pozicionit   ardiana gashi
Statistike treguesit statistikor te pozicionit ardiana gashi
 
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar   analiza e tregut te punes ne kosoveSeminar   analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
 
Promocioni nail reshidi
Promocioni nail reshidiPromocioni nail reshidi
Promocioni nail reshidi
 
Treguesit e pozicionit ushtrime
Treguesit e pozicionit ushtrimeTreguesit e pozicionit ushtrime
Treguesit e pozicionit ushtrime
 
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit ardian...
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit   ardian...Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit   ardian...
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit ardian...
 
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
 
Politika e produktit nail reshidi
Politika e produktit   nail reshidiPolitika e produktit   nail reshidi
Politika e produktit nail reshidi
 
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqi
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqiPermbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqi
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqi
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidi
 
Mjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseveMjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseve
 
Menaxhment ymer havolli permbledhje
Menaxhment   ymer havolli permbledhjeMenaxhment   ymer havolli permbledhje
Menaxhment ymer havolli permbledhje
 
Menaxhimi i qmimeve
Menaxhimi i qmimeveMenaxhimi i qmimeve
Menaxhimi i qmimeve
 
Menaxhimi i resurseve humane pytje
Menaxhimi i resurseve humane pytjeMenaxhimi i resurseve humane pytje
Menaxhimi i resurseve humane pytje
 

Letrat me vlerë dhe Aksionet

  • 1. LETRAT ME VLERË DHE AKSIONET
  • 2. KORPORATAT KORPORAT/E,-A (n.lat. corporation, bashkim i më shumë personave për realizimin e qëllimit të përbashkët me cilësinë e personit juridik). Korporata është subjekt juridik që ekziston ndaras nga pronarët e vet. Shikuar nga aspekti juridik korporata është person juridik që ka një varg të drejtash dhe detyrimesh të personit të mirëfillitë juridik.
  • 3. Veni re: Koorporata si subjekt i ndarë juridik mund të ketë pasuri (të mira,assets) edhe të vetat, mbi emër të vet kështu që pasuria e saj i takon korporatës e jo aksionerëve. Koorporata ka pozitën e vet juridike në gjykatë, pra mund të padis por edhe të paditet. Si subjekt juridik,korporata mund të lidh kontrata, përgjigjet për borxhet e veta dhe paguan tatime mbi fitimet e veta.
  • 4. Koorporatat në kohë të fundit po paraqesin njërën ndër trajtat e organizimit të aktiviteteve ekonomike shtetërore e të menaxhimit me pasurinë publike. Koorporatat e para shfaqen qysh në Romën e vjetër me emrin corpus ose universitas. Në shekullin e mesëm koorporatat shfaqen si organizata të zejtarëve esnafet dhe si organizata të tregtarëve gilde. Në atë kohë keto organizata gëzojnë privilegje të caktuara dhe të drejta të monopolit. Përveq koorporatave “private” shfaqen forma të ndryshme në organizimin korporativ e që kanë karakterin e “korporatave publike”. Këso koorporatash në Angli janë organet e vetëqeverisjes lokale. Edhe disa organizata religjioze si dhe universitetet gëzojnë pozitën e koorporatave.
  • 5. Pas luftës së dytë botërore është zhvilluar një formë e re e koorporatave. Statusin e koorporatës e gëzojnë ato institucione të cilat në disa degë të ekonomisë organizojnë veprimatarinë ekonomike të ndërmarjeve shtetërore. Këto korporata organizohen si trupa te pavarura administrative,operative e financiare por që janë nën mbikqyrjen e organeve shtëtrore të cilat i emërojnë antarët e këshillave drejtuese ose pjesën më të madhe të tyre. Në SHBA dhe në vende të tjera të zhvilluara ndërmarjet e mëdha kanë dalur nga emetimi i aksioneve. Këto shoqëri janë në pronësinë e një numri të aksionerëve që menaxhohen nga ekspertë
  • 6. Përparësitë e trajtës koorporative të bashkimit:  Nuk ka përgjegjësi personale të aksionerëve Përgjegjësia ndaj kreditorëve mbështetet ne pasurine e korporates e jo nga pasuria e aksionerëve. Shuma e parave që aksionerët i rrezikojnë duke investuar në korporatë kufizohet në lartësinë e investimeve të tyre gjë që e bën joshëse trajtën korporative.  Lehtësi për mbledhjen (grumbullimin) e kapitalit Pronësia e korporatës paraqitet në aksione të mbartshme. Me shitjen e aksioneve të korporatës ju mundësohet investitorëve të vegjël të marrin pjesë në pronën e ndërmarrjes. Disa korporata sot kanë me se një miljon aksionarë. Ato korporata aksionet e të cilava shiten publikisht emërtohen si korporata publike. Kuptohet se të gjitha korporatat nuk janë të medha.
  • 7. Aksionet pronësore mbarten lehtë Pronësia mbi aksionet mbartet lehtë me shitjen e tyre. Aksionet e korporatave të mëdha,investitorët mund t’i shesin apo t’i blejnë në tregjet e organizuara si p.sh. New York Stock Exchange. Përparësia e këtyre investimeve ka të bëjë me likuiditetin e tyre meqë pronarët e aksioneve lehtë mund t’i shëndrojnë ato në para.  Afatqëndrimi i gjatë Korporata është subjekt i ndarë me qëndrueshmëri të pandërprerë. Pa marrë parasysh ndryshimin e pronësisë korporata vazhdon të veproj.  Menaxhmenti professional Aksionerët janë pronarë të korporatës por ata nuk e drejtojne atë. Aksionerët zgjedhin këshillin drejtues i cili e udhëheq veprimtarinë e korporatës. Këshilli e punëson drejtorin dhe nënpunësat tjerë që e drejtojnë veprimtarinë e saj.
  • 8. Të metat e bashkimit koorporativ  Tatimi i lartë Në ortakeri fitimi është i tatueshëm vetëm si të ardhura personale, ndërsa në korporatë tatimin e paguan vetë koorporata.  Rregullativa e rreptë Koorporata formohet sipas kushteve të ligjeve shtetërore me të cilat rregullohet veprimtaria e koorporates.P.sh. tërheqja e mjeteve nga koorporata është diçka që kufizohet me ligje. Koorporata është e detyruar të bëjë publike veprimtarinë e saj.  Ndarja e pronësisë dhe e kontrollit Ndarja e funksionit të pronësisë dhe e menaxhmentit në disa raste është përparësi por në disa të tjera mangësi. Në disa raste grup menaxherësh e drejtojnë koorporatën për të përfituar vet dhe grupi i tyre.
  • 9. Themelimi i korporatës Korporata konsiderohet e themeluar kur ta merr vendimin-kontratën e themelimit (charter) nga shteti. Shpenzimet e themelimit Këto shpenzime i ngarkojnë llogarinë e pasurisë dhe emërtohen shpenzime themeltare apo shpenzime të organzimit.
  • 10. Struktura tipike e organzimit te koorporatës duket keshtu: Aksionaret Keshilli drejtues Drejtori i pergjithshem Drejtor i Drejtori Shef i Drejtori i Drejtori i shitjes burimeve financiar kontabilitetit prodhimit Nj.
  • 11. Kapitali aksionarë Burime kryesore të kapitalit pronësorë janë:  Investimi i aksionarëve (kapitali i derdhur)  Fitimi i ndërmarrjes (fitimi i mbajtur) Nëse fitimi në fund të periudhës llogaritëse është 70,000 Euro, kontabilizmi do të jetë: Dr - Llogaria e fitimit e të humbjes 70,000 Cr - Fitimi i mbajtur 70,000
  • 12. Dhe e kundërta, sikur koorporata të ketë 25,000 Euro të humbjes, kontabilizmi do të ishte: Dr - Fitimi i mbajtur 25,000 Cr - Llogaria e fitimit e të humbjes 25,000
  • 13. Ekuiteti aksionarë në bilanc Kapitali i derdhur dhe fitimet e mbajtura:  Kapitali aksionar 1,000,000  Fitimet e mbajtura 600,000 1,600,000 Kapitali i derdhur i zvogëluar për humbjet e ndodhura:  Kapitali aksionar 1,000,000
  • 14. Dividendët-kontabilizimi Dividendët së pari të shpallura… p.sh me 15 dhjetor 2001 jane shpallur divdendët Dr- Fitime të mbajtura 100,000 Cr- Detyrime për dividend 100,000 Dividendët të paguara… p.sh me 25 dhjetor 2001 jane paguar divdendët Dr- Detyrime për dividend 100,000 Cr- Paraja 100,000
  • 15. Çka paraqet kapitali aksionar dhe aksioni? Pjesët e kapitalit të investuar nga pronarët e ndërmarjes. ndërsa aksioni është njesia themelore e kapitalit aksionar. Autorizimi dhe emisioni i kapitalit aksionar Me kontratën e inkorporimit specifikohet numri i aksioneve në kapitalin aksionar të cilin e ka autorizuar korporata si vlerë nominale. Emisionet e mëdha të kapitalit aksionar që ofrohet për shitje publike duhet ta ketë miratimin e komisionit të letrave me vlerë ( SEC – securities and exchange commission) dhe të nënpunësave të qeverisë.
  • 16. Vlera nominale e aksioneve  Me shprehjen “ vlera nominale” kuptohet kapitali që ndërmarrja e paraqet si mjete të veta e që trajtohet si kapital ligjor për një aksion.  Me vlerën nominale përcaktohet lartësia (madhësia) e kapitalit aksionar. Me shitjen e aksioneve mbi ketë vlerë realizohet një mbivlerë e aksionit që emërtohet si fitim kapital. Vlera nominale mund të kuptohet edhe si një sigurim i kapitalit pronësor që shërben si mbrojtje e kreditorëve apo besorësve.  Meqë vlera nominale është e lidhur me kufizime ligjore,koorporatat duhet ta paraqesin ndaras si vlerë nominale e aksioneve të emetuara. Mirëpo nga kjo nuk mund të kuptohet se vlera nominale ka ndonjë rëndësi të madhe meqë në koorporata të mëdha vlera nominale në ekuitetin aksionare merr pjesë me një përqindje fare të vogël,madje të parëndësishme.
  • 17. Korporata mund të vendos që vlera nominale e aksioneve të jetë 1$ për njësi, apo 5 $ ose ndonjë vlerë tjetër. Shumica e koorporatave e caktojnë vlerën nominale të aksioneve të tyre 1 cent për një aksion.  Me caktimin e vlerës nominale të aksionit nuk do të thotë se caktohet edhe vlera e tij në treg. Vlera e caktuar nominale shërben vetëm për kontabilizim në llogarinë e kapitalit aksionar.  Aksionet e rëndomta, p.sh. te Fordit,Coca-Colës kanë vlerën nominale 1$ për njësi, aksionet e COMPAQ Computer kanë vlerën nominale 1 cent,kurse aksionet e Microsoftit kanë vlerën nominale 1/10 cent.  Vlera e tregut e këtyre letrave me vlerë është shumëfish më e madhe se vlera e tyre nominale. Aksionet e Microsoftit,për shembull,ka ndodhur të janë shitur 100$ për njësi që do të thotë së janë shitur 100,000 herë mbi vlerën nominale.
  • 18. Shitja e aksioneve sipas vlerës nominale Me autorizimin për emetimin e aksioneve nuk krijohet pasuria apo kapitali. Marrja e autorizimit nga shteti për emetimin e aksioneve vetëm krijohet mundësia e përfitimit të pasurisë me anë të shitjes së aksioneve. Kur aksioni të jetë shitur sipas vlerës nominale,llogaria e kapitalit aksionar në anën e kredisë evidencon shumën e vlerës nominale të aksioneve të shitura.
  • 19. Shembull Nëse janë emetuar 50,000 aksione me vlerë nominale 2$ për aksion dhe prej kësaj sasie janë shitur 10,000 aksione nga 10$ për aksion,kontabilizmi do të ishte: DR-Paraja 100,000 Cr-Kapitali aksionar 20,000 Cr-Premia mbi kapitalin e paguar 80,000 dmth Janë shitur 10,000 aksione nga 10$ për aksion.Vlera nominale e këtyre aksioneve është
  • 20. Veni re! Premia mbi kapitalin nominal nuk paraqet fitimin e koorporates ! Por, Pjesës së kapitalit të investuar (kapitalit aksionar) i shtohet premia kështu që në bilanc së bashku e përbëjnë kapitalin e derdhur. Shembull: Koorporata ka fitim të mbajtur 150,000 Kontabilizimi:
  • 21. Ekuiteti: Kapitali aksionar 10,000 aksione 20,000 (sipas vlerës nominale 2 për aksion) Premia mbi kapitalin e paguar 80,000 Gjithsej kapitali i paguar 100,000 Fitimi i mbajtur 150,000 Gjithsej ekuiteti
  • 22. Aksionet pa vleren nominale Disa shtete iu lejojnë koorporatave shitjen e aksioneve pa vlerën nominale. Në këso rastesh kur shiten këto aksione kapitalin aksionar e përbën shuma e tërësishme e aksioneve të shitura sipas çmimit të shitjes. Aksionet e rregullta dhe aksione të privilegjuara Kapitali aksionar ka përdorim të gjërë kur një koorporat shet vetëm një lloj aksionesh. Mirëpo, shumë koorporata për të tërhequr sa më shumë investitor shesin disa lloje të aksioneve. Kuptohet se llojet e ndryshme të aksioneve kanë të drejta dhe mundësi të ndryshme.
  • 23. Aksionet e rregullta Aksionet e rregullta janë aksione të rëndomta (ashtu edhe shpeshherë emërtohen). Të drejtat që dalin nga këto aksione janë, tradicionalisht të përcaktuara, si e drejta e votës, e drejta të merr pjesë në fitim (dividendin) dhe e drejta për kërkes reziduale për pasuri në raste kur koorporata likuidohet. Pra të drejtat e aksioneve të regullta janë:  E drejta e votës  E drejta e pjesëmarrjes në fitim (dividend) dhe  E drejta e kërkesës reziduale Në raste kur ndonjëra nga këto të drejta modifikohet atëherë kemi të bëjmë me aksione të privilegjuara.
  • 24. Aksionet e privilegjuara Karakteristikat kryesore të aksioneve të privilegjuara janë:  Privilegje në pagimin e dividendeve  Të drejta mbi dividendët kumulativ  Privilegjet lidhur me pasurinë në raste të likuidimit të kompanisë  Mundësia e revokimit me kërkesën e koorporatës  Nuk mbajnë të drejtën e votës. Aksionet e privilegjuara kanë disa përparësi ndaj aksioneve të rregullta. Ato kanë prioritet me rastin e pagimit të dividendit dhe në raste të likuidimit të koorporatës. Mirëpo nuk mbajnë edhe të drejtën e votës gjë që bën që mos të kenë ndikim në menaxhment.
  • 25. Veni re! Shuma e dividendit të disa aksioneve të privilegjuara iu caktohen një perqindje mbi vlerën nominale. Kështu, p.sh. pronarit që mbanë aksionin e privilegjuar me 9% nga vlera nominale 100% për aksion do t’i paguhet 9$ për aksion para se t’u bëhet pagesa e dividendit pronarëve të aksioneve të rregullta. Pronarëve të aksioneve të privilegjuara nuk iu bëhet kurrfar premtimi se gjithnjë do t’i marrin dividendët e caktuar. Koorporata do të jetë e detyruar t’i paguaj dividendët vetëm kur këshilli drejtues e voton dividendin. Për ta paguar dividendin koorporata duhet të ketë një rezultat pozitiv financiar dhe të ketë para.
  • 26. Aksione të privilegjuara kumulative  Aksionet kumulative kanë të bëjnë me dividend.Nëse në tërësi ose pjesërisht dividendët kanë kapërcyer pa u paguar,ato paguhen kumulativisht.  Përparësit që kanë aksionet e privilegjuara kanë të bëjnë me dividend kumulative. Nëse në tërësi ose pjesërisht dividendët janë kapërcyer në një vitë, atë dividend duhet paguar në vitin e ardhshëm. Dividendët e papaguar duhet të zbardhen(shpalosen) në bilancin e koorporatës dhe shenimet shpjeguese. Kjo shënohet në shtyllën e shënimeve.
  • 27. Për shembull:  Shënimi 1:  Dividendët e papaguar 31 dhjetor 2004, 8 % mbi aksione të privilegjuara kumulative (14$ për aksion) kapin shumën 140,000$.  Korporata para se t’i paguajë dividendët për aksione të rregullta duhet ta shlyej detyrimin për aksione të privilegjuara kumulative. Për aksione jokumulative cdo dividend i papaguar ose i kapërcyer është i humbur përgjithmonë. Për këtë arsye investitorët aksionet jokumulative i shikojnë si dicka e pavolitshme,andaj edhe iu shmangen blerjes së tyre.
  • 28. Aksione të privilegjuara për arsye të pasurisë Në raste kur koorporata likuidohet, aksioneve të privilegjuara së pari iu paguhet vlera nominale e aksioneve madje edhe dividendet në qoftë se nuk janë paguar e pastaj të bëhet pagesa për aksione të rregullta. Aksione të privilegjuara të revokueshme Koorporata si emetues e aksioneve, shpesh herë shfrytëzojnë të drejtën e revokimit për t’i riblerë aksionet e veta. Çmimi i revokimit që parashihet me kontratë është dicka më e lartë se vlera nominale.
  • 29. Shembull, Në qoftë se çmimi nominal është 100$ çmimi i revokimit apo i riblerjes nga kompania do të ishte 105$ apo 110$. E drejta e revokimit i jep mundësi koorporatës të ristrukturoj aksionet e emetuara. Gjithashtu mund të ndodhë që t’i tërheq aksionet e privilegjuara dhe t’i zëvendësoj me aksione të tjera.
  • 30. Aksione të privilegjuara konvertibël  Çdo aksion është konvertibël për katër aksione të rregullta që kanë vlerën nominale në cdo kohë. ( Aksionet e privilegjuara në raport me dividendin kanë dividendin e caktuar p.sh. 9% mbi vlerën nominale të aksionit dhe paguhet para se të paguhen dividendët për aksione të rregullta.)  Aksione të privilegjuara të konvertueshme emetohen nga koorporata për të qenë më atraktive, prandaj mund të i ofrojë investitorëve privilegjet e konvertibilitetit.  Kjo do të thotë se investitorët mbajnë të drejtën e ndërrimit të aksioneve të privilegjuara me aksione të rregullta.
  • 31. Shembull: Të zëmë se kompania RC me 1 janar ka emetuar aksione të privilegjuara konvertibël 9%-she, me vlerë nominale 100$ për aksion. Çdo aksion është konvertibël për katër aksione të rregullta që kanë vlerën nominale 10$ në cdo kohë. Me 1 janar aksionet e rregullta kanë pasur çmimin e tregut 20$ dhe iu është paguar dividend 1$ për aksion. Pas disa vitesh fitimet në kompanine“RC” janë rritur dhe kanë rritur dividendin 3$ për aksion dhe cmimi i tregut i aksioneve është rritur në 40$ për aksion. Tash vlera e tregut të aksioneve të privilegjuara duhet të ishte 160$ për aksion meqë ato janë konvertibël për katër aksione të rëndomta. Vërejtje! Nuk duhet harruar se aksionet e privilegjuara në raport me dividendin kanë dividendin e caktuar p.sh. 9% mbi vlerën nominale të aksionit dhe paguhet para se të paguhen dividendët për aksione të rregullta)
  • 32. Kur shuma e dividendëve shtohet mbi aksionet e rregullta, disa pronarë të aksioneve të privilegjuara dëshirojnë që aksionet e privilegjuara t’i konvertojnë në aksione të rëndomta. Nëse pronari i 100 aksioneve të privilegjuara,me çmimin nominal 100$, dëshiron ta realizojë konvertimin, kompania “RC” do të bëjë kontabilizimin e konvertimit si në vijim: Dr-Aksione të privilegjuara konvertibël 10,000 Cr- Aksione të rregullta 4,000 Cr- Premia mbi kapitalin e paguar 6,000 Shënim: Evidenca e konverzionit të 100 aksioneve të privilegjuara me vlerë nominale 100$ në 400
  • 33. Shënim: 400 aksione të rëndomta mbështetën mbi vlerën kontabël të aksioneve të privilegjuara. Aksione participuese të privilegjuara. Në raste të rralla korporata mund të emetoj aksione participuese të privilegjuara. Këto janë aksione që me dividendët e aksioneve të rregullta participojnë në njëfarë mënyre me dividendët shtesë të
  • 34. Çmimi i tregut të aksioneve të privilegjuara Investitorët i blejnë aksionet e privilegjuara,në rend të parë,për dividendët që paguhen mbi bazën e atyre aksioneve. Për këtë arsye norma e dividendit është faktor me rëndësi në përcaktimin e vlerës së tregut të aksioneve të privilegjuara. Mirëpo, çka do të ndodhë me cmimin 8%- she për aksione të privilegjuara të emetuara sipas vlerës nominale prej 100$,nëse politika e qeverisë ose faktorët e tjerë shkaktojnë shtimin e normës së kamatave për afate të gjata, fjala vjen, 15% ose 16% ?
  • 35. Nëse investimi ofron profitabilitetin prej 16% që është e realizueshme menjëherë, investitorët nuk do të paguajnë 100$ për aksione të privilegjuara që japin vetëm 8$ për një aksion. Për këtë arsye çmimi i aksioneve të privilegjuara do të bie në 50$ për një aksion. Me këtë çmimë aksionet e privilegjuara i ofrojnë investitorit profitabilitetin prej 16%.( dhe emërtohet rendiment dividend) nëse i blen aksionet e privilegjuara ( 8$ në vit: 50$=16%). Mirëpo, nëse normat afatgjata të kamatës bien në 8%, çmimi i tregut të këtyre aksioneve të privilegjuara 8%- she shpejt do të ngriten dhe do të arrijnë vlerën e tyre nominale. Në fund mund të konkludojmë se çmimi i tregut të aksioneve të privilegjuara lëkundet përpjestimisht, anasjelltas normave të kamatës.
  • 36. Çmimi i tregut të aksioneve të rregullta  Normat e kamatës kanë ndikim në çmimin e tregut të aksioneve të rregullta. Ndryshimi i çmimit nuk ka ndikim në raporte financiare të koorporatës. Normat e kamatës gjithashtu kanë ndikim në çmimin e tregut të aksioneve të rregullta. Mirëpo,aksionet e rregullta nuk kanë shumën fikse.  Nëse kompania përparon sigurisht se edhe dividendët do të rriten.  Andaj pritjet e investitorëve sic është profitabiliteti i periudhave të ardhshme fuqishëm ndikojnë mbi çmimin e vlerës së aksioneve të rregullta.  Duhet të kihet parasysh se aksionet e shitura nuk i perkasin më kompanisë-emetent. Për këtë arsye ndryshimi i çmimit të aksioneve të rregullta nuk ndikon në raporte financiare të koorporatës dhe këto ndryshime të çmimeve nuk evidencohen në kontabilitetin e koorporatës. Kapitali i paraqitur në bilancin e korporatës është shuma që është marrë kurr janë shitur aksionet.
  • 37. Emetimi i kapitalit aksionar: roli i siguruesve- përfaqsuesve(nënshkruesve) Si nënshkrues ,zakonisht merren bankat e investimeve. Kur bëhet emetimi i një numri të madh aksionesh,shumë koorporata i pranojnë shërbimet e bankës investive,bankë e cila shpesh edhe emërtohet si nënshkrues. Nënshkruesi i garanton kompanisë emetent çmimin e caktuar për aksionet dhe realizon një fitim duke i shitur ato me një çmim pak më të lartë. Koorporata evidencon shitjen sipas çmimit neto të nënshkruesit.Nënshkruesi i siguron koorporatës shitjen e të gjitha aksioneve të emetuara pa shtyerje dhe mbledhjen e tërë shumës së mjeteve për një ditë të caktuar.
  • 38. Çmimi të cilin koorporata e kërkon për emisionin e ri të aksioneve mbështetet mbi këta faktorë:  Fitimet dhe dividendët e ardhshëm  Fuqinë financiare të koorporatës dhe  Gjendjen aktuale ne treg Mirëpo,nëse koorporata kërkon një çmimë më të lartë ajo nuk mund të gjejë nënshkruesin ose ndonjë blerës tjetër që është i gatshëm t’i blejë aksionet. Këmbimi i aksioneve për trajta të tjera të pasurisë Koorporata mund të emetojë aksione për të këmbyer me trajta të ndryshme të pasurisë. Këmbimi bëhet sipas çmimit të tregut të pasurisë.
  • 39. Koorporatat i shesin aksionet për para me të cilat më vonë do të blejnë trajta të ndryshme të pasurisë që i duhen për veprimtari.Ndonjëherë ngjan që koorporata emeton aksione për të këmbyer me trajta të ndryshme të pasurisë:tokën,ndërtesat ose për ndonjë pasuri tjetër. Aksionet mund të këmbehen edhe për shërbime të ndryshme, të zëmë të avokatisë apo shërbime të tjera me rastin e themelimit të koorporatës. Kur koorporata i kemben aksionet me shërbime ose me pasuri tjetër që nuk është para. Transaksionet evidencohen sipas çmimit të tyre aktual në treg. Ta zëmë se kompania këmben 100,000 aksione të rregullta që kanë vlerën nominale 1$ për një aksion për tokë. Të zëmë se kompania i shet aksionet nga 9$ që do të thotë se
  • 40. Kontabilizimi i këtij transaksioni do të ishte: Dr- Toka 900,000 Cr-Aksionet e rregullta 100,000 Cr-Premia për kapitalin e paguar (aksione të rregullta) 800,000  Evidencimi i këmbimit të 100,000 aksioneve me vlerë nominale 1$ per tokën.  Çmimi aktual i tregut (9$ për aksion) është përdorur si bazë për vlerësimin e tokës.
  • 41. Kapitali i nënshkruar (regjistruar) – (parapagimi i kapitalit aksionar) Koorporatat e vogla apo ato të sapoformuara u ofrojnë investitorëve mundësinë e parapagimit të aksioneve të koorporatës. Sipas planit të parapagimit investitorët pajtohen të blejnë një numër të caktuar të aksioneve sipas një çmimi të caktuar, të datës së ardhshme, duke i paguar këto aksione me këste. Të zëmë se janë nënshkruar(regjistruar) 10,000 aksione të rregullta me vlerë nominale 1$ me çmime 15$. Kontabilizimi i një kapitali të nënshkruar/parapagimi: Dr- Kërkesa për kapitalin e nënshkruar 150,000 Cr- Aksione të rregullta të nënshkruara 10,000 Cr- Premia për kapitalin e nënshkruar:
  • 42. Eshtë mbledhur parapagimi i pjesërishëm për 4,000 aksione të rregullta me çmime nominal 1$ për aksion dhe me çmime 15$. Kontabilizimi i mbledhjes se mjeteve; Dr- Paraja 60,000 Cr- Kërkesa për kapitalin e nënshkruar 60,000 Veni re! Çertifikata nuk është lëshuar. Sepse! Aksionet janë të shitura kur paguhet shuma e plotë e çmimit të parapagimit.
  • 43. Pasi që janë mbledhur në tërësi paratë e parapagimit për 6,000 aksione,janë lëshuar certifikatat. Kontabilizimi pasues:  Paraja 90,000  Kërkesat për kapitalin e nënshkruar 90,000 Tani! Janë dorëzuar certifikatat për 10,000 aksione të rregullta me vlerë nominale 1$ të paguara në tërësi. Për koorporatën kërkesat për kapitalin e nënshkruar është pasuria aktuale e cila është arkëtuar brenda afatit të shkurtër. Nëse raportet financiare përgaditen ndërmjet datës së nënshkrimit dhe datës së shitjes,kapitali i nënshkruar konsiderohet si kapital themeltar dhe paraqitet brenda zërit të ekuitetit në bilanc.
  • 44. Kapitali i donuar ( falur) Vereni! Kur merret donacioni fitimi nuk pranohet Në disa raste koorporata mund të merr ndonjë pasuri falë. Ndodh që një qytet apo një komunë ia falë tokën koorporatës për ndërtimin e ndonjë fabrike që do t’i punësonte banorët e asaj treve. Kur koorporata ta merr këtë pasuri kjo do të thotë se shtohet pasuria e koorporatës e jo fitimi. Evidencimi bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë së marrë. Kontabilizimi i këtij ndryshimi duhet të bëhet duke debituar zërin e pasurisë konkrete dhe duke hapur llogarinë kapitali i donuar.
  • 45. Libri ndihmës i aksionarëve Koorporata gjithnjë duhet t’i ripërtërij emrat dhe adresat të “ushtrisë” së paqëndrueshme të aksionarëve. Kjo ripërtëritje lypset për të dërguar çeqet e dividendëve,raportet financiare,dhe formularët e votimit të poseduesve të mirëfilltë të aksioneve. Libri ndihmës i aksionarëve: Atje ku ka shume aksionarë nuk është nevoja të qelet kartela për cdo aksionar. Kjo bëhet në librin ndihmës(analitika). Investitori që ka blerë aksionet e koorporatës merr certifikatën e aksionit ku shihet numri i aksioneve të blera. Nese investitori më vonë i shet aksionet e veta, duhet ta kthej certifikatën e aksionit që të anulohet para se të leshohet certifikata e re blerësit të ri.
  • 46. Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë dhe mbajtësi i evidencës së aksioneve Koorporatat e mëdha publike angazhojnë ndërmjetësit për bartjen e pronësisë si dhe për mbajtësin e evidencës së aksioneve. Ndërmjetësi ka për detyrë t’i merr aksionet e vjetra, t’i anulojë dhe të përgadisë dhënien e certifikatave të reja poseduesve të rinj. Mbajtësi i evidencës bën kontabilizimet e duhura në librat ndihmëse dhe përditëson informacionet. Si ndërmjetës zakonisht angazhohen bankat e mëdha ose fiduciaret. (lat. Fiduciaries, i besueshëm, i përkushtuar, vend ku merren dokumentet, letrat me vlerë në besim dhe ruajtje) por mund të angazhohen edhe mbajtësitë e pavarur të evidencës.
  • 47. Vlera kontabël e aksioneve të rregullta Vlera kontabël e aksioneve të rregullta është e barabartë me pasurinë neto që përfaqësohet me një aksion. Në koorporata që emeton vetëm një lloj aksioni sic janë aksione të rregullta, vlera kontabël për një aksion konstatohet duke pjesëtuar shumën e kryegjësë aksionare me numrin e aksioneve në qarkullim (ose që janë nënshkruar). Të zëmë se korporata ka 4,000 aksione në qarkullim  Kapitali aksionar, (vlera nominale 1$ për aksion 4,000 aksione në qarkullim) 4,000  Premia mbi kapitalin e paguar 40,000  Fitimi i mbajtur 76,000 Gjithsej ekuiteti 120,000 Pra!  Vlera kontabël është 30$ për aksion(120,000 :4,000 A)
  • 48. Vlera kontabël kur kompania ka aksione të privilegjuara dhe aksione të rregullta  Vlera kontabël zakonisht përllogaritet vetëm për aksione të rregullta. Nëse kompania ka aksione të privilegjuara dhe aksione të rregullta, përllogaritja e vlerës kontabël për përllogaritje kërkon të bëhet me dy hapa.  Së pari nga kapitali aksionar në tërësi hiqet çmimi i revokimit ose e riblerjes të krejt emisionit të aksioneve të privilegjuara dhe të gjitha dividendët e papaguar.  Pastaj ajo cka mbetet pjesëtohet me numrin e aksioneve në qarkullim.
  • 49. Shembull; Kapitali aksionar i kompanise “AB”31 dhjetor:  Aksionet e privilegjuara 8%-she 1,000,000 (100$ vlera nominale, e tatueshme 110$)  Aksione të rregullta, 10$ vlera nominale. (Autorizuar për 100,000 aksione, aksione të shitura dhe në qarkullim 50,000) 500,000  Premia mbi kapitalin e paguar: aksione të rregullta 750,000  Fitimi i mbajtur 130,000 Gjithsej ekuiteti aksionar 2,380,000  Dividendët e papaguar mbi aksionet kumulative të privilegjuara kapin shumën 80,000 $.
  • 50. Përllogaritja e vlerës kontabël për një aksion  Ekuiteti (kapitali aksionar) 2,380,000 Minus:  Kryegjëja e aksionareve të privilegjuar Çmimi i revokimit të aksioneve të privilegjuara (1,100,000)  Dividendët e papaguar (80,000) 1,200,000 Atëhere,  Vlera kontabël për një aksion të rregullt (1,200,000 : 50,000 aksione)= 24  Vlera kontabël dhe çmimi i tregut për një aksion është 24$
  • 51. Shembull i një bilanci të koorporatave 31 dhjetor 2004  Pasuria  Pasuria rrjedhëse  Paraja dhe ekuivalentët e parasë 305,600  Llogaritë e kërkesave (neto) 1,105,200  Kërkesa për aksionet e nënshkruara 110,000  Stoqet 1,300,800  Ndarjet kohore aktive 125,900 Gjithsej pasuria rrjedhëse 2,947,500  Impiantet dhe paisjet:  Toka 900,000  Ndërtimet dhe paisjet 5,283,000$ Minus: korrigjimi i vlerës 1,250,000 4,033,000  Pasuria tjetër 14,000 Gjithsej pasuria
  • 52. Detyrimet dhe kapitali aksionare:  Detyrimet rrjedhëse 998,100  Llogaritë e detyrimeve 324,000  Llogaritë për tatime 109,700  Detyrimet për dividendë 20,000 Gjithsej detyrime rrjedhëse 1,452,100  Detyrimet afatgjata: Detyrime 12% skadimi 1 Tetor 2008 1,000,000 Gjithsej detyrime 2,452,100  Kapitali aksionare  Aksione të privilegjuara (8%-she me vlerë nominale 100$, të revokueshme për 104$ të autorizuara dhe të shitura 10,000 aksione ) 1,000,000 Aksionet e rregullta: (vlera nominale 1$, të autorizuara 1,000,000  aksione, të shitura 600,000 aksione) 600,000  Aksione të nënshkruara: aksione të rregullta 20,000  Premia në kapitalin e paguar:aksione të rregullta 2,070,000  Kapitali i donuar 210,000 Gjithsej kapitali i paguar (derdhur) 3,900,000  Fitime të mbajtura 1,542,400  Gjithsej ekuiteti aksionare
  • 53. Fitimet për aksion (E.P.S. earnings per share) Mund të thuhet se nga të gjitha të dhënat kontabël, më së shumti përdoret e dhëna për fitimet për një aksionë të rregulltë. Secili që në koorporatë blenë ose shet aksione duhet të di sa është fitimi për një aksion. Kur përllogaritet fitimi për një aksion, fitimi neto vjetor, që zbatohet për aksionarët e rregulltë, pjesëtohet me numrin mesatar të aksioneve të rregullta në qarkullim. Vereni! Koncepti i fitimit për një aksion zbatohet vetëm për aksione të rregullta, aksionet e privilegjuara nuk kane të drejtë të kenë fitim mbi dividendët e privilegjuara të kontraktuara. Analitiket financiar e shprehin raportin ndërmjet fitimit për një aksion dhe çmimit te fitimit-raporti p/e, price per earnings (ratio). Ky raport përllogaritet me pjesëtimin e çmimit të tregut për një njësi për aksionet e rregullta me fitimin vjetor për një aksion.
  • 54. Numri mesatar-ponderuar i aksioneve në qarkullim Numri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me shumëzimin e aksioneve në qarkullim me pjesën e vitit kur ky numër i aksioneve në qarkullim mbetet i pandryshuar. Kur një koorporatë shet vetëm aksionet e rregullta (rëndomta) dhe kur numri i aksioneve nuk ndryshohet gjatë vitit, përllogaritja e fitimit për një aksion është e lehtë. Në shumë koorporata, numri i aksioneve në qarkullim ndryshohet së paku një herë gjatë vitit. Numri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me shumëzimin e aksioneve në qarkullim me pjesën e vitit kur ky numër i aksioneve në qarkullim mbetet i pandryshuar.
  • 55. Shembull;  kemi 100,000 aksione të rregullta në qarkullim nëntë muaj të parë të vitit 2004 dhe 140,000 gjatë tre muajve të fundit. Numri i aksioneve mesatarë- ponderuara në qarkullim do të ishte 110,000.  Ky numër përllogaritet në këtë mënyrë:  100,000 aksione x 9/12………………………75,000  140,000 aksione x 3/12 ……………………...35,000  Numri mesatar-ponderuar i aksioneve të rregullta në qarkullim …………………… 11,000  Kjo procedurë jep të dhëna më korrekte për një aksion se sa të përllogaritet numri i tërësishëm i aksioneve në qarkullim.
  • 56. Dividendët e privilegjuara dhe fitimet për një aksion Të supozojmë se kompania “TC” ka në qarkullim 200,000 aksione të rregullta, dhe 10,000 aksione të privilegjuara kumulative (vlera 6$). Fitimi për një aksion përllogaritet në këtë mënyrë:  Fitimi neto ……………………………………..………….. 560,000  Minus: Dividendët e aksioneve të privilegjuara (10,000 x 6$)…………………….. …………………………..( 60,000) Fitimet të zbatueshme mbi aksionet e regullta……………… 500,000 Numri i aksioneve të rregullta mesatare-ponderuara në qarkullim 200,000
  • 57. Raporti i përmbledhur i fitimit të koorporatës “TC”për vitin që mbyllet më 31 dhjetor 2004 Neto fitimi nga shitja…………………………………………………………….……. 9,000,000 Shpenzime dhe te dalat (përfshirë edhe tatimet mbi veprimtarinë e rregullt)……. (8,310,000) Fitimi nga veprimtaria e rregullt ……………………………………………….…….. 690,000  Humbja nga veprimtaria e parregullt …………………………………………… (90,000)  Fitimi para zërave të vëprimtarisë të parregulltë dhe efektin kumulativ të ndryshimeve kontabël 600,000  Humbja e jashtëzakonshme……………………………………………………… (120,000)  Efekti kumulativ i ndryshimeve kontabël (neto për shkak të tatimeve që i takojnë) 80,000  Fitimi neto ………………………………………………………………….……… 560,000 Fitimi për një aksion të rregulltë:  Fitimet nga veprimtaria e rregulltë 690,000-60,000 DVP / 200,000 Aksione 3.15  Humbja nga veprimtaria e parregulltë 90,000/200,000 Aksione (0.45)  Fitimet para zërave të jashtëzakonshme dhe efektit kumulativ të ndryshimeve kontabël …………………………………… … 2.70  Humbja e jashtëzakonshme 40,000 / 200,000 Aksione (0.60)  Efekti kumulativ i ndryshimeve kontabël 80,000 / 200,000 Aksione 0.40  Fitimi neto ……… ……………………………………………………… . 2.50
  • 58. Shënim:  (690,000 - 60,000 dividend te privilegjuara) : 200,000 aksione = 3,15  (600,000 - 60,000) : 200,000 =2,70  (560,000 - 60,000) : 200,000 = 2,50  Kur kompania ka aksione të privilegjuara në qarkullim, aksionarët e privilegjuar participojnë në fitimin neto deri në shumën e dividendëve të privilegjuara.  Vereni!  Për të përcaktuar fitimet e zbatueshme mbi aksionet e rregullta, së pari duhet të heqim fitimin e aksionarëve të privilegjuar.  Dividendi vjetor mbi aksionet kumulative gjithmonë hiqet, madje edhe kur këshilli drejtues nuk e ka votuar.  Dividendët për aksionet e privilegjuara jokumulative hiqen vetëm kur këshilli drejtues e voton.
  • 59. Terma të theksuara në këtë artikull;  Çertifikata e aksioneve (stock certificate) Dokumenti të cilin e lëshon koorporata( ose ndërmjetësi i tij gjatë mbartjes së pronësisë) si provë(dëshmi) e pronësisë së aksioneve të shënuara në çertifikatë.  Çmimi i revokimit (call price) Çmimi të cilin koorporata do ta paguan për cdo revokim (riblerje) të aksionit të privilegjuar, nëse koorporata vendos t’i riblerje aksionet e privilegjuara.  Aksionar (stockholder) Dikush që ka pjesëmarrje në pronë të koorporatës. Përqindja e kësaj pjesëmarrjeje është përcaktuar me përqindjen e aksioneve të poseduara në qarkullim.  Kapitali aksionar (capital stock) Grup i njësive të mbartshme të pronës në koorporatë. Një koncept i gjërë ku mund të përfshihen aksionet e rregullta, aksionet e privilegjuara ose që të dyja.  Dividendi (Dividend) Shpërndarja e parasë aksionarëve të kompanisë.  Vlera kontabël për aksion (Book value per share) Kryegjëja aksionare që përfaqësohet për më shume aksione në kapitalin aksionar. Përllogaritet me pjesëtimin e kryegjësë aksionare me numrin e aksioneve të rregullta në qarkullim.  Deficiti (deficit) Humbjet e akumuluara që i ka përjetuar koorporata. Shuma negative e fitimeve të mbajtura.  Vlera nominale ose vlera e emërtuar (par value or stated value) Kapitali ligjor i koorporatës. Paraqet shumën minimale për një aksion që pronarët kanë investuar në koorporatë dhe që nuk mund të tërhiqet përveq me një procedure juridike.
  • 60. Shpenzimet organizative (organization costs) Shpenzimet me rastin e formimit të koorporatës.  Sigurues,përfaqësuesi(nënshkruesi) Banka investive që ndermjetëson me rastin e shitjes publike të aksioneve të koorporatës.  Libri ndihmës i aksionarëve (stockholders subsidiary ledger) Evidenca që tregon numrin e aksioneve që i ka secili aksionar.  Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë së aksioneve (stock transfer agent) Banka ose fiduciary shërbimet e të cilëve i përdor koorporata për ta mbajtur evidencën e pronësisë mbi aksionet dhe të realizimit të mbartjes së pronësisë nga një investitor te tjetri.  Aksionet e privilegjuara (preffered stock) Lloji i aksioneve që zakonisht kanë privilegjet mbi dividend dhe privilegjet në shpërndarjen e pasurisë në raste të likuidimit të koorporatës.  Premia mbi kapitalin e paguar (additional paid-in capital) Shuma mbi vlerën nominale të aksionit për të cilën aksionarët kanë investuar në koorporatë (si kapital i donuar). Shkurt,premia është teprica mbi kapitalin ligjor (kapitalin e paguar).
  • 61. Aksione të rregullta (common stock) Lloji i aksioneve që mban të drejtën e pronësisë përfshirë edhe të drejtën e votës. Aksionet e rregullta paraqesin elementin e pronësisë në koorporatë.  Kapitali i paguar (paid-in kapital) shuma të cilën aksionarët kanë investuar në koorporatë (këtu hyn edhe kapitali i donuar).  Këshilli drejtues (board of director) Personat që i kanë zgjedhur aksionarët e rregullt për ta drejtuar veprimtarinë e koorporatës.  Mbajtësi i evidencës së aksioneve (stock registrar) ndërmjetësi i pavarur financiar, zakonisht banka e madhe,shërbimet e të cilit i përdor koorporata për tu siguruar kundër lëshimit të çertifikatave të tepërta.  Fitimet e mbajtura (retained earnings) Pjesë e kapitalit aksionarë që shfaqet për shkak të realizimit të fitimeve dhe të mbajtjes së tyre në ndërmarje. Fitimet e mbajtura shtohen me realizimin e fitmit neto, kurse pakësohen me humbjet neto dhe me votimin e dividendëve.  Kapitali ligjor (legal capital) Eshtë i barabartë me vlerën nominale të aksioneve të emetuara. Kjo shumë paraqet “detyrimin e përhershëm” të koorporatës ndaj pronarëve e cila nuk mund të mënjanohet pa procedurë të veçante juridike. Natyrishtë, kjo shumë pakësohet për shkak të humbjeve.
  • 62.  Literatura e konsultuar:  Robert F. Meigs, Walter B. Meigs, ACCOUNTING, The Basis for Business Decisions, Ninth edition, 1993.