1. Prof. Dr Artan NIMANI [PARASHIKIMI FINANCIAR] KUB- Gjakovë
Politika financiare dhe parashikimi financiar në ndërmarrje
Politika financiare definohet si: vendosje mbi qëllimet kryesore financiare.
Politika financiare është aplikim i shkencës mbi financat për të arritur
qellimet financiare, ekonomike dhe të tjera në shoqëri. Qellimet e politikes
financiare kryesisht i veshtroim në aspektin sasior-(vellimi i mjeteve
financiare) dhe aspektin cilësor:
• aftësina e përhershme e pagesës;
• aftësina e përhershme e financimit;
• ruajtjen e pasurisë dhe
• rritjen e pasurisë
Aritja e ketyre qëllimeve financiare mvaret nga faktoret të cilët janë jasht
ndermarrjës por kanë ndikim:
• tregu dhe
• politika ekonomike e vendit,
ose gjinden brenda ndërmarrjes, dmth. janë faktorë të brendëshem, si:
• faktorë që dalin nga planet afariste
• faktorë që dalin nga organizimi i punës
• faktorë që dalin nga struktura e kolektivit punuës dhe
• faktorë që dalin nga çregullimet në kryrjen e planeve.
1
2. Prof. Dr Artan NIMANI [PARASHIKIMI FINANCIAR] KUB- Gjakovë
Fuqia financiare e ndërmarrjes apo qëllimet e politikës financiare mund të
arihen nëse i respektojm parimet e politikës financiare. Këto parime janë:
• parimi i likuiditetit
• parimi i sigurisë financiare (stabiliteti financiar) dhe
• parimi i rentabilitetit
Politika financiare konkretizohet më plan financiar. Plani financiar përmban
të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e parashikuara të ndërmarrjes për çdo
moment të rëndësishem të aktivitetit të sajë.
Nërmarrja ka nevojë për aktive (shuma e pjesëve pasurore të ndërrm. të
renditura në anën a majt të bilansit e cila përbehet nga pasurit e lujtshme dhe
të palujtshme). Në qoftë se shitjet duhen të rriten, e njëjta gjë duhet të
ndodhë edhe më aktivet, kjo tregon se si një ndërmarrje në fillim mund të
ketë problem rrjedhat e arkës.
Përcaktuesi më i rëndësishem i nevojave financiare është vëllimi i
parashikuar i shitjeve.
Një parashikim i mire i shitjeve është një bazë për parashikim të nevojave
financiare.
Dy metoda kryesore për parashikim financiar janë:
• Metoda e përqindjes mbi shitjet, dhe
• Metoda e regresionit
2
3. Prof. Dr Artan NIMANI [PARASHIKIMI FINANCIAR] KUB- Gjakovë
E para është e thjeshtë. Këtu llogarisim lidhjet e kaluara midis zërave të
aktivit, pasivit dhe shitjeve, mbetet supozimi se lidhjet vazhdojnë për të bë
parashikimin e rri të shitjeve për vlersim të nevojave financiare.
Kur bëhen parashikimet afatgjata, preferohet metoda e regresionit të
shumëfishet i cili konsideron shitjet si funksion i disa variableve.
Buxheti dhe kuptimi i proçesit të buxhetimit
Për të njohur më mirë dhe më saktë gjendjen e aktiveve monetare të
ndërmarrjes dhe të parashikoj gjendjen e tyre në të ardhmen drejtuesi
financiar harton buxhetin e arkës. Buxheti i arkës është pjesë themelore e
proçesit të planifikimit financiar afatshkurtër. Buxhetet e arkës ndryshoin
duke mare parasysh faktorin pasiguri në rrjedhat e arkës.
Ndër faktorët e jashtëm mund të përmendim gjendjen e ekonomisë në terësi,
ndërsa në të brendshëm kryesisht i lidhim më eficiencen administrative të
ekipit të shitjës, më politikat e marketingut etj. Buxheti është një plan
financiar, kështu mund ta quajm edhe si një instrument të drejtimit qe
përdoret për planifikim dhe kontrollin e një njësie ekonomike.
Parashikimi financiar,
• ka te beje me planet financiare afat-gjata (strategjike) dhe ato afat-
shkurtra (operative)
• të diskutojmë parashikimin e arkës, parashikimin e shitjeve dhe
procedurat për përgatitjen e buxhetit të arkës.
• përgatitjen e një pasqyre pro-forma të të ardhurave dhe shpenzimeve
duke përdorur metodën e përqindjes mbi shitjet.
3
4. Prof. Dr Artan NIMANI [PARASHIKIMI FINANCIAR] KUB- Gjakovë
Parashikimi financiar është parashikim i nëvojave pë financim afatshkurtër
dhe afatgjatë të ndërmarrjes dhe është pjesë përbërse e punas së drejtuesit
financiar.
Procesi i Parashikimit Financiar
Planet Financiare Afat-Gjata (Strategjike), paraqesin veprimet financiare
të parashikuara nga kompania dhe ndikimin e pritshëm të këtyre veprimeve
gjatë një periudhe 2 deri 10 vjecare.
Firmat që janë të ekspozuara ndaj një shkalle të lartë pasigurie operative
tentojnë te përdorin plane më afatshkurtra.
Këto plane janë një komponent i planeve strategjike të kompanisë (së bashku
me planet e prodhimit dhe marketingut) që e udhëheqin kompaninë drejt
arritjes së qëllimeve të saj.
Planet financiare afat-gjata marrin parasysh një numër aktivitetesh
financiare, përfshirë:
Investimet e propozuara në aktive fikse
Aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit
Zhvillimi i produktit dhe marketingut
Struktura e kapitalit
Burimet e financimit
Këto plane përgjithësisht mbështeten nga një sërë buxhetesh vjetore.
4
5. Prof. Dr Artan NIMANI [PARASHIKIMI FINANCIAR] KUB- Gjakovë
Planet Financiare Afat-Shkurtra (Operative)
Specifikojnë veprimet afat-shkurtra financiare dhe ndikimin e parashikuar e
këtyre veprimeve dhe përgjithësisht mbulojnë një periudhë operative 1-2
vjet. Parametrat kryesorë përfshijnë parashikimin e shitjeve dhe të dhëna të
tjera operacionale apo financiare. Produktet kryesore janë buxhetet
operative, buxhetet e arkës dhe pasqyrat financiare pro-forma.
Parashikimi financiar, afat-shkurtër fillon me parashikimin e shitjeve. Nga
ky parashikim i shitjeve, zhvillohen planet e prodhimit që marrin në
konsideratë ciklin e prodhimit dhe kërkesat për lëndë të parë.
Nga planet e prodhimit, zhvillohen parashikimet lidhur me punën direkte,
shpenzimet e përgjithshme të prodhimit dhe shpenzimet operative.
Nga ky informacion, përgatiten pasqyrat pro-forma të të ardhurave dhe
shpenzimeve dhe buxhetit të arkës – që përdoren për përgatitjen e pasqyrës
pro-forma të bilancit.
Parashikim financiar duhet të bejë-harton:
• Buxhetimin e arkës-planin e arkës , dhe
• Parashikimin financiar
5
6. Prof. Dr Artan NIMANI [PARASHIKIMI FINANCIAR] KUB- Gjakovë
Parashikimi i Arkës
Buxheti i arkës është një pasqyrë e të hyrave dhe të dalave të parashikuara
për firmën. Përdoret për të vlerësuar kërkesat për para, ku vemendja
kryesore përqëndrohet tek deficitet dhe tepricat e arkës. Tepricat duhen
investuar ndërsa deficitet duhen financuar. Buxhetet e arkës janë të
dobishme për përcaktimin e kohës së ndodhjes së të hyrave dhe të dalave të
arkës gjatë një periudhe të dhënë.
Përgjithësisht, buxhetet përgatiten për një periudhë një mujore.
Buxhetet e arkës fillojnë me një parashikim të shitjeve që është thjesht një
parashikim i aktivitetit të shitjeve gjatë një periudhe të dhënë. Kusht
paraprak për këtë parashikim të shitjeve është parashikimi për ekonominë,
industrinë, kompaninë dhe faktorë të tjerë të brendshëm dhe të jashtëm që
mund të influencojnë shitjet e kompanisë.
Parashikimi i shitjeve përdoret pastaj si bazë për parashikimin e hyrjeve
mujore të arkës që do të rezultojnë nga shitjet e parashikuara – dhe daljet e
lidhura me prodhimin, shpenzimet e përgjithshme dhe shpenzime të tjera.
Vlerësimi i Buxhetit të Arkës, tregon se kur priten tepricat ose mungesat e
parasë në muajt e ardhshëm.
(Marrja parasysh e Pasigurisë ne Buxhetin e Arkës)
Një nga mënyrat për të marrë parasysh pasigurinë në buxhetin e arkës është
pregatitja e disa buxheteve të arkës bazuar në disa skenarë parashikimi (psh.,
pesimist, moderuar, optimist).
Nga këto flukse parash, drejtuesi fianciar mund të përcaktojë shumën e
financimit të nevojshëm për të mbuluar dhe situatat më të vështira. Kjo
metodë do të sigurojë gjithashtu informacion për riskun e alternativave.
6
7. Prof. Dr Artan NIMANI [PARASHIKIMI FINANCIAR] KUB- Gjakovë
Parashikimi i Fitimit
Pasqyra Financiare Pro Forma, janë pasqyra financiare të projektuara, të
parashikuara të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve dhe të bilancit.
Inputet e nevojshme për pasqyrën financiare pro forma duke përdorur
metoda nga më të zakonshme përfshijnë :
• Pasqyrën financiare të vitit të mëparshëm
• Parashikimin e shitjeve të vitit që vje
• Supozime bazë për disa faktorë
Zhvillimi i pasqyrave financiare pro forma demostrohet nëpërmjet pasqyrave
financiare .
Përcaktuesi më i rëndësishem i nevojave financiare është vëllimi i
parashikuar i shitjeve.
Mënyra më e mirë për të gjeneruar një PASH pro forma më realiste është
ndarja e shpenzimeve në variabël dhe fikse. Ndoshta mënyra më e mirë për
të hartuar bilancin pro forma është ajo e bazuar në gjykim. Duke përdorur
këtë metodë, disa vlera të bilancit janë të parashikuara dhe disa të
llogaritura.
Kur bëhen parashikimet afatgjata, preferohet metoda e regresionit të
shumëfishet i cili konsideron shitjet si funksion i disa variableve. Financimi i
jashtëm i kompanisë (i detyrueshëm) përdoret si llogaria ekulibruese.
7