1. Analiza e fizibilitetit në biznes dhe
Plani i biznesit
Lënda mësimore: Bazat e Biznesit
Mësimdhënës: Prof. Mr. Sc. Sokol Domniku
2. PLANI I BIZNESIT
Analiza e fizibilitetit nënkupton procesin e definimit,
përcaktimit dhe zhvillimit të ndikimit të mundshëm qoftë
pozitiv ose negativ, mbi projektin ose idenë e propozuar
të një biznesi.
Analiza e fizibilitetit i përgjigjet pyetjes; “A duhet të
vazhdojmë më tutje me idenë e propozuar?”
3. Realizimi i analizës së fizibilitetit mbështetet
në dy komponentë të ndërlidhur
në analizimin e tregut dhe të industrisë
në analizimin e produktit ose të shërbimit
Pyetjet të cilat duhet përgjigjur në mënyrë që të përmbushim qëllimin e analizës
janë:
Së është e gjerë industria dhe tregu?
A është industria si tërësi profitabile?
Sa janë esenciale produktet dhe shërbimet e kësaj industrie për
konsumatorët e tregut?
Cilat janë kërcënimet dhe mundësitë e industrisë?
Në çfarë niveli është konkurrenca, etj.
4. Vegël shumë e dobishme e cila shfrytëzohet për
analizimin e industrisë është modeli i “pesë
forcave”
Kërcënimet nga hyrjet
e mundshme
Konkurrenca e tregut
Fuqia furnizuese Fuqia blerëse
(Furnitorët)
Furnitorët) Rivaliteti në mes firmave (Blerësit)
Blerësit)
ekzistuese
Zëvendësuesit
5. Analiza e fizibilitetit të produktit
ose shërbimit
Zakonisht duhet përgjigjur dy pyetjeve në mënyrë që
pozitivisht të kalohet analiza e fizibilitetit në lidhje me
produktin ose shërbimin:
a janë të gatshëm klientët që të blejnë produktin ose shërbimin
tonë?
a ekzistojnë mundësitë që nga shitja e produktit ose shërbimit
të realizojmë profit?
6. Analiza e fizibilitetit të produktit
ose shërbimit
Në mënyrë që ti fitojmë përgjigjet në këto pyetje
neve na kërkohet të e pranojmë një lidhje
prapavajtëse të rezultateve (angl. feedback):
a) hulumtimi nëpërmes pyetësorëve
b) hulumtimi nëpërmes fokus-grupeve
7. Përse duhet hartuar një plan të
biznesit
Plani i biznesit përbehet prej dy funksioneve të tij
kryesore:
Funksioni i parë është se i qartëson veprimet dhe aksionet e
firmës që duhet të ndërmerren në të ardhmen nuk u
mbështetur në një strategji të sigurt të veprimit.
Funksioni i dytë i mundëson që ti joshë investitorët dhe
kreditorët potencial.
8. Plani i biznesit
Në vazhdim do të bëjmë shpjegimin e përgjithshëm të disa
elementeve më kryesore që i përmban një plan i biznesit
1. Titulli dhe përmbajtja e planit të biznesit
2. Përmbledhja e planit të biznesit
3. Deklarimi i Vizionit dhe Misionit
4. Historiku i firmës (vetëm për firmat ekzistuese)
9. 5. Definimi i profilit të biznesit (qëllimet dhe objektivat)
6. Strategjia e veprimit (edhe unë poashtu)
7. Përshkrimi i produktit ose shërbimit të firmës (benefitet)
8. Strategjia e marketingut
(Reklamimi , Lokacioni, Çmimet , Distribuimi )
9. Analiza e konkurrencës
10. Përshkrimi i ekipit menaxhues
11. Plani operativ
12. Përpilimi i pasqyrave financiare
13. Propozim-Kërkesa për kredi ose investim
10. Aspekte që duhet mbajtur në mend
në lidhje me një plan të biznesit
Plani i biznesit duhet të ketë drejtshkrimin e pastër, d.m.th. pa gabime
drejtshkrimore ose gabime të tjera teknike
Bëjeni që të duket bukur në mënyrën vizuale. Përdorni, ngjyra, figura dhe diagrame
për ti ilustruar çështjet kryesore.
Gjithsesi përfshijini përmbajtjen e planit duke shënuar faqet e secilës pjesë, në
mënyrë që lexuesi të gjejë në mënyrë më të lehtë seksionin e dëshiruar.
Plani duhet të dëshmojë se biznesi do të realizojë profit.
Shfrytëzojeni programet kompjuterike për të krijuar pasqyrat financiare, si p.sh.
Excel-in, etj.
Plani ideal, është ai plan i cili ashtë mjaftueshëm i gjatë për ta lexuar, por jo edhe i
gjatë për mos ta lexuar.
Thojeni të vërtetën. Ndershmëria absolute është çështje kritike kur hartohet dhe
prezantohet një plan i biznesit.
Kur e prezantoni planin tuaj, mos e zgjatni më tepër se 5-10 minuta nëse jeni përpara
ndonjë forumi, dhe jo më tepër se 15-20 minuta nëse jeni përballë ndonjë investitori
ose kreditori potencial
11. Formati i planit të biznesit
Përmbledhja e përgjithshme (jo më tepër se dy faqe)
Emri i firmës, logo dhe slogani, adresa dhe kontakti
Emri dhe mbiemri, adresa dhe kontakti i secilit anëtar kyç
Përshkrim i shkurtër i biznesit, produkteve ose shërbimeve, dhe përmbushjen e
nevojave që këto produkte ose shërbime ju bëjnë klientëve
Përshkrim i shkurtër i tregut
Përshkrim i shkurtër i strategjisë që do e bëjë biznesin tuaj të suksesshëm
Përshkrim i shkurtër i përvojës menaxheriale dhe teknike të anëtarëve të ekipit
Përshkrim i kërkesës për mjete financiare dhe mënyra se si do të shfrytëzohen
Tabela të cilat tregojnë parashikimet e juaja financiare
Deklarimi i misionit dhe i vizionit
Misioni dhe Vizioni i firmës
Në çfarë biznesi jemi ne
Vlerat dhe principet mbi të cilat biznesi qëndron
Çfarë e bën biznesin unik, dhe cili është burimi i përparësisë konkurruese
12. Historiku i firmës (vetëm për bizneset ekzistuese)
Krijimi i firmës
Përshkrimi i të arriturave financiare
Arritjet e veçanta
Profili i biznesit dhe i industrisë
Prapavija e industrisë
Trendët e veçanta
Norma e rritjes
Faktorët kyç të suksesit në industri
Qëllimet dhe objektivat e firmës
1. Operative
2. Financiare
Strategjia e biznesit
Analiza SWOT (përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet)
Strategjia konkurruese
1. udhëheqja në kosto
2. diferencimi
3. të tjera
13. Produktet ose shërbimet e kompanisë
Përmbajtja e produktit ose shërbimit
Benefitet dhe dobia e klientit
Garancionet
Unifikimi
Përshkrimi i procesit prodhues
1. lënda e parë
2. kostot (kostot për një njësi)
3. furnitorët kryesorë
Parashikimet për ofrimin e produkteve ose të shërbimeve në të ardhmen
14. Strategjia e marketingut
Caku i tregut
1. Profili komplet demografik
2. Karakteristikat e tjera të veçanta të klientëve
Motivimi i klientit për të blerë
Madhësia e tregut dhe trendët e rritjes
1. Sa është i gjerë tregu
2. Tregu, a është duke u zhvilluar apo duke u stagnuar? Nëse po, me çfarë
shpejtësie?
Reklamimi dhe promocioni
1. Mediet e shfrytëzuara; të lexueshme, të dëgjueshme, të shikueshme
2. Kosto e reklamimit
3. Frekuenca e shikueshmërisë
Çmimet
1. Struktura e kostos
a) kosto fikse
b) kosto variabile
2. Krahasimi me kostot e konkurrentëve
Strategjia e distribuimit
1. Kanalet e shfrytëzuara të distribuimit
2. Teknikat dhe metodat e përdorura të shitjes
15. Lokacioni
Analiza demografike e lokacionet në krahasim me profilin e klientëve
Çmimet mesatare të qirave
Mesatarja e pagave të punëtorëve
Analiza e konkurrencës
Kush janë ata? Krijo një matrix profil të tyre, duke definuar
1. Përparësitë dhe dobësitë e tyre
Konkurrentët potencial: firmat të cilat mund të hyjnë në treg
1. Kush janë ata? Dhe çfarë ndikimi mund të kenë në biznesin tonë
Përshkrimi i ekipit menaxhues
Menaxherët dhe punonjësit kyç
1. Të dhënat e tyre
2. Eksperienca, shkathtësitë, dhe know-how që e sjellin në firmë
Plani operativ
Forma ligjore e pronësisë së biznesit
Struktura organizative e firmës
Autoriteti vendimmarrës
16. Pasqyrat financiare
Pasqyra e të ardhurave
Bilanci i gjendjes
Pasqyra e rrjedhës së parasë
Propozim-Kërkesa për investim ose kredi
Shuma e kërkuar
Qëllimi dhe shfrytëzimi i mjeteve
Pagesa e kredisë ose kthimi i investimit
Orari i implementimit të planit dhe fillimit të biznesit
Shtojca – të dhëna që mbështesin planin, si; hulumtimi,
pyetësorët, rezyme, etj.