SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 3
Dr. Musli Vërbani
SEXHDEJA DHE SEXHDEJA FALENDERUESE
"Bën sexhde dhe afroju Krijuesit tënd!" Kështu përfundon suretul “Alek”,
pra afrimi tek Zoti bëhet nëpërmjet sexhdes, qoftë ajo sexhde sexhde e namazit, qoftë
ajo sexhde, sexhde e leximit të Kur’anit, qoftë ajo sexhde, sexhde e falënderimit.
"Me asgjë njeriu nuk mund t'i afrohet Zotit më shumë se sa nëpërmjet sexhdes."
Në trupin e njeriut pjesa më e fortë janë eshtrat siç janë: eshtrat e ballit, eshtrat
e duarve dhe eshtrat e këmbëve, kështu sexhdeja përbëhet nga eshtrat e ballit pastaj
eshtrat e duarve, eshtrat e gjunjëve dhe në fund eshtrat e këmbëve.
Përpos këtyre pjesëve, në sexhde merr pjesë edhe zemra. Zemra ka ushtrinë e
saj të dukshme (të dukshme me sy këto janë: duart, këmbët, sytë, veshët, gjuha dhe
gjymtyrët e tjera të dukshme) dhe të padukshme. Të gjitha janë në shërbim të zemrës
dhe i binden zemrës. Zemra disponon me to dhe iu urdhëron atyre. Organet janë
krijuar t'i nënshtrohen zemrës, nuk mund t'i kundërvihen asaj. Kur zemra e urdhëron
syrin të shikojë - ai shikon, kur zemra urdhëron duart të kapin – ato kapin, kur zemra
urdhëron këmbën të ecë ajo ecë, andaj zemra duhet të jetë pjesa kryesore në sexhde
për këtë arsye sexhdeja është e kushtëzuar me sexhden e zemrës.
Fytyra është ajo pjesa më e lartësuar e njeriut. Në fytyrë njeriu e njeh
dhimbjen, gëzimin, dëshpërimin, zemërimin, smirën, andaj me sexhde tregohet se
fytyra i nënshtrohet Krijuesit të saj dhe askujt tjetër.
Përpos zemrës, në sexhde çdo qelizë e trupit duhet të merr pjesë aktive.
Sexhde bëjnë edhe krijesat tjera si trupat qiellorë dhe çdo atom në gjithësi, por
sexhdeja e tyre ndryshon prej sexhdes së njeriut sepse sexhdeja e tyre nënkupton
nënshtrimin e plotë të tyre ndaj Krijuesit Këtë e tregon Kur’ani ku në shumë ajete
përshkruan sexhden e të gjitha krijesave si të diellit, të hënës, të yjeve, maleve,
drunjëve, të kafshëve dhe çdo krijese tjetër.
Sexhdeja është dritë e cila ndriçon nga brendësia në jashtësi!. Në sexhde njeriu
ulet në shkallën më të ultë për të arritur deri te më e larta. Për këtë duhet bërë sexhde
dhe duhet ditur se “Asnjë musliman nuk do t'i bëjë sexhde Zotit, e që Ai mos ta ngrejë
atë për një shkallë dhe do ta çlirojë nga mëkatet”.
Sexhdeja është edhe adhurim i cili e largon shejtanin nga njeriu siç thotë
Muhamedi a.s.: "Kur njeriu ta lexojë sexhden e leximit të Kur’anit dhe të bëjë
sexhde, shejtani vetmohet duke qajtur dhe duke thënë: mjerë për mua, njeriut i
është urdhëruar sexhdeja, dhe iu bind dhe do ta fitojë xhenetin, kurse mua më
është urdhëruar, e kam refuzuar dhe më përket xhehenemi!"
Përpos aspektit të adhurimit sexhdeja e ka edhe dobinë në aspektin biologjik
dhe psikologjik.
Aspekti biologjik i sexhdes
Sexhdeja është një aktivitet trupor dhe kjo ndihmon në shërimin e shumë
sëmundjeve trupore. Përulja e trupit gjatë sexhdes bënë që të forcohen muskujt e
barkut, këmbëve dhe kofshëve. Sexhdeja përmirëson edhe aktivitetin e traktit të
zorrëve, kështu ndihmon në problemin e lirimit të zorrëve.
Levizja trupore dhe aktiviteti trupor gjatë sexhdes përmirëson aftësitë
psikofizike, dhe aktivizon qarkullimin e gjakut, ulë tensionin e gjakut dhe ndihmon
qarkullimin e tij në enët e gjakut.
Kontakti i shtatë pjesëve të trupit me tokën liron energji, kjo do të thotë se me
rënien në sexhde ngarkesa negative e trupit lirohet.
Sexhdeja ndikon pozitivisht edhe në eliminimin e lodhjes gjatë aktivitetit të
njeriut qoftë ditore javore apo mujore.
Aspekti psikologjik i sexhdes
Sexhdeja përmirëson aftësitë psiko-fizike dhe ndihmon në shërimin e
sëmundjeve psikologjike, mundëson lirimin nga stresi dhe ngarkesa negative e trupit,
po ashtu sexhdeja përforcon koncentrimin dhe e edukon njeriun për durim dhe
qëndrueshmëri.
Në sexhde njeriu duhet të ketë kujtesën vetëm në Madhështinë e Allahut. Akti
i sexhdes është i ndërlidhur me cilësinë e durimit çka tregon se është ilaç për
tensionin nervor.
Sexhdeja falënderuese
Ne bëjmë sexhde të namazit, po ashtu edhe kur të lexojmë Kur’anin por
parashtrohet pyetja se sa bëjmë sexhde kur të dëgjojmë ndonjë lajm të mirë apo kur të
ndodhë ndonjë begati apo e mirë.
Nëse njeriut i ndodhë ndonjë mirësi, menjëherë bie në sexhde ashtu siç është
dhe e falënderon Allahun për atë mirësi që ia ka dhënë. Me fjalë tjera sexhdeja e
falënderimit bëhet në rast kur dëgjon për ndonjë gëzim të madh, që është arritur
ndonjë dobi ose është larguar ndonjë dëm, qoftë ai personal apo shoqëror e kolektiv.
Sexhdja e falënderimit është vetëm një sexhde që do të thotë nuk përbëhet prej
dy sexhdeve.
Sexhdeja e falënderimit nuk ka ndonjë kusht prej kushteve të namazit.
Sexhdeja e falënderimit mund të bëhet edhe pa abdest.
Sexdeja e falënderimit bëhet pa marrë tekbir fillestarë.
Në sexhde të falënderimit nuk kushtëzohet drejtimi në drejtim të kibles.
Pas sexhdes se falënderimit nuk jepet selam.
Sexhdeja e falënderimit nuk ka ndonjë dua të posaçme që kërkohet të thuhet,
por mjafton çfarëdo lutje që përmban falënderim dhe madhërim të Allahut.
Kur Allahu i jep njeriut ndonjë prej mirësive të veçanta dhe në atë moment, ai
nuk e ka ditur se në sheriatin islam ekziston sexhde për atë mirësi. Dhe pas një kohe
të gjatë apo të shkurtër e ka kuptuar se për një mirësi të tillë sexhden e falënderimit
mund ta bëjë edhe më vonë.
Ne, në ditët e sotshme, në media shohim se ndonjë futbollist musliman pas
dhënies së golit bie në sexhde, sexhdeja e tyre gëzon edhe shumë të tjerë dhe
dëshmon për nënshtrimin dhe përultësinë e tyre ndaj Krijuesit të tyre dhe gëzon dhe i
bënë krenarë shumë muslimanë, mirëpo disa dijetarë japin fetva se është bidat duke u
arsyetuar se sexhdeja e falënderimit bëhet për ndonjë mirësi ndersa në futboll nuk
kanë kurrfarë mirësie muslimanët por përkundrazi kanë dëme por arsyetimi i tyre se
është bidat dëshmon se e bëjnë bidat edhe atë e cila nuk është bidat sepse sexhdeja e
falënderimit është sexhde e cila bëhet siç transmetohet nga Ebu Bekrete i cili ka thënë
se të dërguarit të Allahut kur i vinte ndonjë lajm që e gëzonte ose që gezohej binte në
sexhde në shenjë falënderimi ndaj Allahut.
Përfundim
Përfundojmë se sexhdeja bëhet në thellësi të natës dhe në mes të ditës në
namaz dhe jashta namazit. Zoti i Lartmadhëruar i lavdëron sexhdebërësit kur
thotë: “Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjeshtë në Tokë dhe, kur
të paditurit i sulmojnë me fjalë (të këqija), ata përgjigjen (me mirësi): “Paqe!”,
dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në
këmbë.” (Furkan, 63 – 64).
Për ata të cilet bëjnë sexhde Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Njerëz të tillë do të
shpërblehen me xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të
gjejnë paqe. Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i
mrekullueshëm që është ai!” (Furkan, 75 – 76)

Weitere ähnliche Inhalte

Mehr von Libra Islame

12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETILibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesitDr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesitLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)Libra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshmeDr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshmeLibra Islame
 
Dr. musli vërbani tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. musli vërbani   tema të zgjedhura dhe të nevojshmeDr. musli vërbani   tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. musli vërbani tema të zgjedhura dhe të nevojshmeLibra Islame
 
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)Libra Islame
 

Mehr von Libra Islame (20)

12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesitDr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
Dr. Vehbetu Zuhejli - Parimi i interesit
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - IstihsaniDr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istihsani
 
Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)
Dr. Musli Vërbani - Trashëgimia - Feraidi (për fillestarë)
 
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshmeDr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. Musli Vërbani - Tema të zgjedhura dhe të nevojshme
 
Dr. musli vërbani tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. musli vërbani   tema të zgjedhura dhe të nevojshmeDr. musli vërbani   tema të zgjedhura dhe të nevojshme
Dr. musli vërbani tema të zgjedhura dhe të nevojshme
 
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)Dr. musli vërbani    statuti i familjes (v.xh.)
Dr. musli vërbani statuti i familjes (v.xh.)
 

Dr. Musli Vërbani - Sexhdeja dhe sexhdeja falënderuese

  • 1. Dr. Musli Vërbani SEXHDEJA DHE SEXHDEJA FALENDERUESE "Bën sexhde dhe afroju Krijuesit tënd!" Kështu përfundon suretul “Alek”, pra afrimi tek Zoti bëhet nëpërmjet sexhdes, qoftë ajo sexhde sexhde e namazit, qoftë ajo sexhde, sexhde e leximit të Kur’anit, qoftë ajo sexhde, sexhde e falënderimit. "Me asgjë njeriu nuk mund t'i afrohet Zotit më shumë se sa nëpërmjet sexhdes." Në trupin e njeriut pjesa më e fortë janë eshtrat siç janë: eshtrat e ballit, eshtrat e duarve dhe eshtrat e këmbëve, kështu sexhdeja përbëhet nga eshtrat e ballit pastaj eshtrat e duarve, eshtrat e gjunjëve dhe në fund eshtrat e këmbëve. Përpos këtyre pjesëve, në sexhde merr pjesë edhe zemra. Zemra ka ushtrinë e saj të dukshme (të dukshme me sy këto janë: duart, këmbët, sytë, veshët, gjuha dhe gjymtyrët e tjera të dukshme) dhe të padukshme. Të gjitha janë në shërbim të zemrës dhe i binden zemrës. Zemra disponon me to dhe iu urdhëron atyre. Organet janë krijuar t'i nënshtrohen zemrës, nuk mund t'i kundërvihen asaj. Kur zemra e urdhëron syrin të shikojë - ai shikon, kur zemra urdhëron duart të kapin – ato kapin, kur zemra urdhëron këmbën të ecë ajo ecë, andaj zemra duhet të jetë pjesa kryesore në sexhde për këtë arsye sexhdeja është e kushtëzuar me sexhden e zemrës. Fytyra është ajo pjesa më e lartësuar e njeriut. Në fytyrë njeriu e njeh dhimbjen, gëzimin, dëshpërimin, zemërimin, smirën, andaj me sexhde tregohet se fytyra i nënshtrohet Krijuesit të saj dhe askujt tjetër. Përpos zemrës, në sexhde çdo qelizë e trupit duhet të merr pjesë aktive. Sexhde bëjnë edhe krijesat tjera si trupat qiellorë dhe çdo atom në gjithësi, por sexhdeja e tyre ndryshon prej sexhdes së njeriut sepse sexhdeja e tyre nënkupton nënshtrimin e plotë të tyre ndaj Krijuesit Këtë e tregon Kur’ani ku në shumë ajete përshkruan sexhden e të gjitha krijesave si të diellit, të hënës, të yjeve, maleve, drunjëve, të kafshëve dhe çdo krijese tjetër. Sexhdeja është dritë e cila ndriçon nga brendësia në jashtësi!. Në sexhde njeriu ulet në shkallën më të ultë për të arritur deri te më e larta. Për këtë duhet bërë sexhde dhe duhet ditur se “Asnjë musliman nuk do t'i bëjë sexhde Zotit, e që Ai mos ta ngrejë atë për një shkallë dhe do ta çlirojë nga mëkatet”. Sexhdeja është edhe adhurim i cili e largon shejtanin nga njeriu siç thotë Muhamedi a.s.: "Kur njeriu ta lexojë sexhden e leximit të Kur’anit dhe të bëjë sexhde, shejtani vetmohet duke qajtur dhe duke thënë: mjerë për mua, njeriut i është urdhëruar sexhdeja, dhe iu bind dhe do ta fitojë xhenetin, kurse mua më është urdhëruar, e kam refuzuar dhe më përket xhehenemi!" Përpos aspektit të adhurimit sexhdeja e ka edhe dobinë në aspektin biologjik dhe psikologjik.
  • 2. Aspekti biologjik i sexhdes Sexhdeja është një aktivitet trupor dhe kjo ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve trupore. Përulja e trupit gjatë sexhdes bënë që të forcohen muskujt e barkut, këmbëve dhe kofshëve. Sexhdeja përmirëson edhe aktivitetin e traktit të zorrëve, kështu ndihmon në problemin e lirimit të zorrëve. Levizja trupore dhe aktiviteti trupor gjatë sexhdes përmirëson aftësitë psikofizike, dhe aktivizon qarkullimin e gjakut, ulë tensionin e gjakut dhe ndihmon qarkullimin e tij në enët e gjakut. Kontakti i shtatë pjesëve të trupit me tokën liron energji, kjo do të thotë se me rënien në sexhde ngarkesa negative e trupit lirohet. Sexhdeja ndikon pozitivisht edhe në eliminimin e lodhjes gjatë aktivitetit të njeriut qoftë ditore javore apo mujore. Aspekti psikologjik i sexhdes Sexhdeja përmirëson aftësitë psiko-fizike dhe ndihmon në shërimin e sëmundjeve psikologjike, mundëson lirimin nga stresi dhe ngarkesa negative e trupit, po ashtu sexhdeja përforcon koncentrimin dhe e edukon njeriun për durim dhe qëndrueshmëri. Në sexhde njeriu duhet të ketë kujtesën vetëm në Madhështinë e Allahut. Akti i sexhdes është i ndërlidhur me cilësinë e durimit çka tregon se është ilaç për tensionin nervor. Sexhdeja falënderuese Ne bëjmë sexhde të namazit, po ashtu edhe kur të lexojmë Kur’anin por parashtrohet pyetja se sa bëjmë sexhde kur të dëgjojmë ndonjë lajm të mirë apo kur të ndodhë ndonjë begati apo e mirë. Nëse njeriut i ndodhë ndonjë mirësi, menjëherë bie në sexhde ashtu siç është dhe e falënderon Allahun për atë mirësi që ia ka dhënë. Me fjalë tjera sexhdeja e falënderimit bëhet në rast kur dëgjon për ndonjë gëzim të madh, që është arritur ndonjë dobi ose është larguar ndonjë dëm, qoftë ai personal apo shoqëror e kolektiv. Sexhdja e falënderimit është vetëm një sexhde që do të thotë nuk përbëhet prej dy sexhdeve. Sexhdeja e falënderimit nuk ka ndonjë kusht prej kushteve të namazit. Sexhdeja e falënderimit mund të bëhet edhe pa abdest. Sexdeja e falënderimit bëhet pa marrë tekbir fillestarë. Në sexhde të falënderimit nuk kushtëzohet drejtimi në drejtim të kibles. Pas sexhdes se falënderimit nuk jepet selam. Sexhdeja e falënderimit nuk ka ndonjë dua të posaçme që kërkohet të thuhet, por mjafton çfarëdo lutje që përmban falënderim dhe madhërim të Allahut.
  • 3. Kur Allahu i jep njeriut ndonjë prej mirësive të veçanta dhe në atë moment, ai nuk e ka ditur se në sheriatin islam ekziston sexhde për atë mirësi. Dhe pas një kohe të gjatë apo të shkurtër e ka kuptuar se për një mirësi të tillë sexhden e falënderimit mund ta bëjë edhe më vonë. Ne, në ditët e sotshme, në media shohim se ndonjë futbollist musliman pas dhënies së golit bie në sexhde, sexhdeja e tyre gëzon edhe shumë të tjerë dhe dëshmon për nënshtrimin dhe përultësinë e tyre ndaj Krijuesit të tyre dhe gëzon dhe i bënë krenarë shumë muslimanë, mirëpo disa dijetarë japin fetva se është bidat duke u arsyetuar se sexhdeja e falënderimit bëhet për ndonjë mirësi ndersa në futboll nuk kanë kurrfarë mirësie muslimanët por përkundrazi kanë dëme por arsyetimi i tyre se është bidat dëshmon se e bëjnë bidat edhe atë e cila nuk është bidat sepse sexhdeja e falënderimit është sexhde e cila bëhet siç transmetohet nga Ebu Bekrete i cili ka thënë se të dërguarit të Allahut kur i vinte ndonjë lajm që e gëzonte ose që gezohej binte në sexhde në shenjë falënderimi ndaj Allahut. Përfundim Përfundojmë se sexhdeja bëhet në thellësi të natës dhe në mes të ditës në namaz dhe jashta namazit. Zoti i Lartmadhëruar i lavdëron sexhdebërësit kur thotë: “Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjeshtë në Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë (të këqija), ata përgjigjen (me mirësi): “Paqe!”, dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë.” (Furkan, 63 – 64). Për ata të cilet bëjnë sexhde Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Njerëz të tillë do të shpërblehen me xhenet të lartë për durimin e tyre dhe do të mirëpriten e do të gjejnë paqe. Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!” (Furkan, 75 – 76)