SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 29
“Deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)
gjendjen e tyre”

SHPRESA NË ALLAHUN

Profesor:

Amr Halid
Për botuesin ERIXH LIN-NESHRI
Autor:

Prof. AMR HALID

Titulli:

SHPRESA NË ALLAHUN
Përktheu:
Dr. Musli VËRBANI
Korrektor:
Burim Bunjaku
Radhitja kompjuterike,
kopertina dhe dizajni grafik
Mumin Shehu

2
Kaçanik, 2009
Të drejtën e ribotimit e rezervon botuesi

SHPRESA NË ALLAHUN
Gjatë këtij fjalimi tim, desha të jetë kuptimi i
imanit të fortë, i cili arrihet nëpërmjet parimit të
Allahut se:
“Ai (njeriu) ka përcjellës një pas një, para tij
dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë
atë.
All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua
largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e
tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një
popull, atë nuk ka kush që ta zmbrapsë. Ata,
(njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër, pos Tij.”
(Err-Rraëd, 11)
Do të angazhohem për përmirësim dhe
ndryshim të gjendjes në të mirë. Do të angazhohem
që të asgjësohet pesimizmi dhe te zëvendësohet me
shpresë, dhe bindje të plotë në Allahun, Zot të gjithë
botëve. Për shkak se sa më shumë që të shtohet
shpresa dhe bindja në Allahun e Lartmadhëruar,
3
shtohet shpresa për realizimin e premtimit të Allahut
të Lartmadhëruar për ndihmë, forcë, fitore dhe
qeverisje. Për këtë arsye duhet që umeti të jetë i
bazuar në shpresën e ardhmërisë më të mirë, në
shpresën për fitoren e sigurt dhe qeverisjen e plotë të
fesë së Allahut, dhe praktikimit të sheriatit të pastër
dhe madhështore.
Lus Allahun e Lartmadhëruar që të me sjell
dobi mua nga kjo ligjëratë, po ashtu lus Allahun që ta
bëjë rrugë për ta kthyer shpresën dhe optimizmin në
zemrat e muslimanëve, dhe angazhim në drejtim të
ndryshimeve pozitive, dhe përmirësimin e gjendjes së
vështirë e të mjerueshme, e cila momentalisht për
fatkeq ekziston dhe që e nesërmja të jetë forcë, fuqi,
ndihmë, fitore, dhe udhëheqje e islamit dhe
muslimanëve, se vërtetë Allahu është ndihmëtari ynë,
Ai ka mundësi për këtë, Ai na mjafton dhe nuk ka
ndihmëtarë më të mirë se Ai.

4
RREZIKU I PESIMIZMIT DHE
HUMBJES SË SHPRESËS
Përkundër agresioneve të egra, të cilat edhe
sot po vazhdojnë në Palestinë, Bagdad, Afganistan,
Çeçeni dhe në vendet Islame..
Përkundër vrasjeve, padrejtësive, frika dhe
brengosja, e cila po është e pranishme (prezent) në
umetin tonë..
Përkundër asaj se shumica pyesin me habi: A
është momenti për të folur për shpresë?!
Përkundër asaj se shumica veç i kanë humbur
shpresat dhe thonë: Nuk ka më dobi?!
Përkundër asaj se njerëzit thonë: Këtë që po e
thua për Palestinën, Mesxhidi Aksanë është vetëm
iluzion. Ne veç jemi lodhur me fjalë, ndërsa në vepër
është krejt e kundërta. Nuk ka dobi!
Përkundër të gjitha këtyre vështirësive e
krizave, përkundër këtij pesimizmi, e cila ka kapluar
këtë umet:
Deklaroj me bindje të thellë dhe me vendosmëri të
plotë se:
Tani është koha më e përshtatshme për të diskutuar
rreth shpresës. Unë e ndiej obligim për të diskutuar
për shpresën dhe optimizmin, për ta mbjellë në
5
zemrat e muslimanëve rregullin e planprogramit
hyjnorë:
“Derisa mos ta ndryshojnë gjendjen e tyre”.
Dëshiroj dhe njëherit angazhohem që ta ndryshoj
pikëllimin dhe pesimizmin në shpresë, optimizëm
dhe qetësi, edhe përkundër asaj se Palestina, Bagdadi,
Afganistani, Çeçenia, dhe vendet tjera islame
sulmohen edhe e kësaj dite në mënyrën më të egër.
Edhe përkundër asaj se vrasjet, krimet, frika,
brengat dhe terrori ende ushtrohen dhe vazhdojnë
ndaj umetit tonë..
Edhe përkundër asaj se shumica pyesin: A tani
është koha të flitet për shpresë dhe optimizëm?
Edhe përkundër asaj se shumica e njerëzve
thonë: Këtë që po e thua për Palestinën, Mesxhidi
Aksanë është vetëm iluzion, pse jemi lodhur me
premtime dhe fjalë, ndërsa nuk ka ndryshuar asgjë,
pra s’ka më vend për optimizëm.
Edhe përkundër asaj se jemi në krizë, jemi në
gjendje të vështirë, dhe pesimizmi e ka kapluar
umetin tonë:
Deklaroj me bindje të thellë dhe me vendosmëri të
plotë se: Tani është koha më e përshtatshme për të
diskutuar rreth shpresës. Unë e ndiej obligim për të
diskutuar për shpresën dhe optimizmin, për ta mbjellë
në zemrat e muslimanëve rregullin e planprogramit
hyjnorë:
6
“Derisa mos ta ndryshojnë gjendjen e tyre”. Dëshiroj
dhe njëherit angazhohem që ta ndryshoj pikëllimin
dhe pesimizmin në shpresë, optimizëm dhe qetësi.
Deklaroj me bindje të thellë:
Është obligim të parashtrohet tema “Shpresa dhe
optimizmi”, si rregull i planprogramit hyjnorë. Derisa
ta ndryshojnë gjendjet e tyre.
Tani është koha e përshtatshme, pse unë po e ndiej se
pesimizmi e ka kapluar për së tepërmi umetin tonë,
ndërsa pesimizmi është çështje shumë e rrezikshme,
dhe është dukuri e pranishme (prezent) ne umetin
tonë.
Pesimizmi lëkund besimin ne Allahun e
Lartmadhëruar.
Pesimizmi sjell dyshim në besim në kadanë
dhe kaderin në zemrat e njerëzve.
Pesimizmi është armik i shpresës dhe suksesit,
armik i ndihmës dhe qeverisjes.
Pesimizmi është aleat i dështimit.
Pesimizmi shpie në përtaci, krizë më të thellë
dhe neglizhencë.
Pesimizmi ia humb umetit fuqinë, aktivitetin
dhe punën. Pesimizmi e humb qëllimin , angazhimin
dhe vlerën e umetit.
Pesimizmi ia humb umetit rolin kryesor që e
ka, angazhimin dhe ambiciet.
Umeti pesimist dështon në gjithçka.
7
Umeti pesimist është përtac, i poshtëruar dhe i
pavlerë.
Umeti pesimist është i plogësht, asnjë prej pjesëtarëve
të tij nuk dëshiron të punoj, asnjë nuk dëshiron të
prodhoj, asnjë nuk dëshiron suksese dhe rezultate
pozitive.
Umeti pesimist është i gjykuar për t’u shkatërruar.

SHPRESA DHE AMBICIA
Shpresa është fillim i ambicies, jeton me të
dhe për të. Shpreson që të realizohet dhe duhet të
realizohet. Patjetër duhet të besosh në këtë fjalë. Çdo
gjë që e dëshiron për vete duhet ta kesh në mendje për
ta realizuar, pastaj jeton me të dhe për të. Patjetër
duhet ta realizosh atë që e dëshiron. Kjo është punë e
kryer.
Ejani të shpresojmë të gjithë së bashku.
Ejani të shpresojmë të gjithë së bashku se
umeti do t’ia arrijë qëllimit për ta çliruar mesxhidi
Aksanë.
Tento për të qenë i bindur se do të realizohet
çlirimi i Mesxhidi Aksasë. Unë mbjell tek ju
shpresën. Ashtu siç ka mbjellë pejgamberi s.a.v.s. tek
sahabët r.a., dhe ashtu do të ndodh me caktimin e
Zotit të Lartmadhëruar.
8
Ejani të gjithë të shpresojmë se do të hymë ne
Mesxhidi Aksa nëpërmjet derës për të cilën Musa a.s.
i ka thënë popullit të tij:
“Hyni për dere të përulur, bini sexhde dhe
përshëndetni me fjalë të mirë.”
Ejani të shpresojmë se do ta shohim “Kubën e
Sahrasë”.
Ejani të shpresojmë të gjithë së bashku se do t’i
shohim trungjet e ullinjëve.
Ejani të shpresojmë të gjithë se do t’i shohim dyert e
Mesxhidi Aksasë.
Ejani të shpresojmë të gjithë se do t’i shohim dritaret
e Mesxhidi Aksasë.
Ejani të shpresojmë të gjithë se do ta përjetojmë dhe
të shohim ku e ka bërë Muhamedi a.s. “Isranë”.
Ejani të shpresojmë të gjithë se do t’i shohim
të gjithë myslimanët në Mesxhidi Aksa duke lexuar
ajetin kur’anor:
“Dhe thuaj: Erdh (triumfoi) e vërteta dhe
humbi (u mposht) e pavërteta. Nuk ka dyshim se e
pavërteta është e caktuar për humbje dhe dështim.”
(El-Isra, 81)
Ejani të shpresojmë të gjithë se do t’i shohim
myslimanët duke u falë në Mesxhidi Aksa dhe duke
rënë në sexhde, aty ku ka rënë në sexhde Muhamedi
a.s. në Natën e Israsë.

9
Ejani të shpresojmë të gjithë se do të jemi në vendin
ku ka qenë Salahudin el-Ejubi – Zoti e pastë
mëshiruar.
Ejani të shpresojmë të gjithë se do të kthehet
udhëheqja e muslimanëve në Irak.
Vëlla!!
Këto shpresa mund të realizohen nëse i
kthehemi punës dhe i nënshtrohemi ajetit kur’anor:
“Vërtet Allahu nuk e ndryshon gjendjen e
një populli deri sa ata mos ta ndryshojnë gjendjen e
tyre.”
Këto shpresa mund të realizohen nëse të gjithë
bëhemi të sinqert dhe korrim sukses në punët tona,
nëse korrim sukses në studimet tona, nëse bëhemi
pozitiv, nëse sillemi mirë me baballarët dhe nënat
tona, nëse bëhemi zhvillues të vendit tonë sinqerisht,
punojmë me seriozitet, përpiqemi dhe punojmë
pandërprerë.

10
PËRGËZIMET, PARALAJMËRIMET, DHE
NXITJE PËR SHPRESË, DHE BESIM
NË ALLAHUN E LARTMADHËRUAR
Do t’i përmendi çështjet dhe udhëzimet që na
bëjnë të jemi të bindur se shpresat, dhe ambiciet
realizohen, dhe se është domosdoshmëri, realitet dhe
e patjetërsueshme.
1.

Ligji i Allahut në botë është ekzakt dhe i
pandryshuar. E, prej atij ligji është:
“Dhe, këto janë ditët të cilat i ndërrojmë në
mes njerëzve.”
(Ali Imran, 140)
Nuk ka dyshim se ditët ndërrohen, koha
ndryshon, ndërsa çështjet në to nuk janë gjithmonë të
njëjta, dhe nuk shkojnë me të njëjtin ritëm. Udhëheqja
në tokë për një kohë të gjatë ka qenë në duart e
lindjes, shumica e pejgambereve kanë qenë prej
lindjes, posaçërisht prej Irakut. Ai është qytet i
pejgamberit tonë Junus a.s., pastaj udhëheqja ka
kaluar në duar të perëndimit, respektivisht tek Grekët
e vjetër, pastaj ka kaluar prapë në duar të lindjes, kur
u dërgua pejgamberi në atë rajon dhe ka zgjatë 1300
vite udhëheqja e lindjes, pastaj prapë ka kaluar në
11
duar të perëndimit, pra në shekullin e kaluar ka kaluar
në duar të perëndimit.
Tani, te kush do të kthehet udhëheqja?
Me dëshirën dhe me lejen e Zotit do të kthehet te
lindorët (e lindjes) pra te ne. E, ky është paralajmërim
dhe përgëzim.
E, prej atij ligji:
“Vërtet Allahu nuk e ndryshon gjendjen e
një populli, derisa ta ndryshojnë ata gjendjen e
tyre.”
(Erraëd, 1)
Po të kthehemi në atë çka Allahu kënaqet me
ne, do t’i ndryshonte Allahu çështjet, të cilat do të na i
plotësojnë dëshirat dhe do të ishim të kënaqur. Edhe
ky është një paralajmërim.

12
KY UMET NUK ZHDUKET DHE NUK
DËSHTON TËRËSISHT ASNJËHERË
Në këtë fe duhet të jetë imani dhe
vendosmëria e plotë në të. Ky umet mund të
dobësohet, por kurrë nuk zhduket. Patjetër duhet të
rikthehet në udhëheqje si superfuqi e pamposhtur. Ky
umet nuk është sikur popujt e tjerë, të cilët kanë
dështuar dhe kanë humbur, siç është rasti me
Persianët, Romakët dhe Faraonët.
Ky umet do të vazhdoj gjithmonë, sepse e ka
për barrë mbajtjen e fjalës se fundit prej Allahut në
fytyrën e tokës, Kur’anin fisnik, sikurse e ka për barrë
po ashtu mbajtjen e fjalës së fundit prej Allahut, i cili
e ka garantuar nëpërmjet ajetit kur’anor:
“Nuk ka dyshim se ne e kemi dhënë, e kemi
zbritur këtë këshillë (kur’an, fe, ligj) dhe nuk ka
dyshim se atë e ruajmë.”
(El-Hixhr, 9)
Nëse ky umet zhduket, atëherë duhet të ndodh
Dita e Kijametit. Nëse ky umet zhduket, kush e merr
rolin e besimit në një Zot në fytyrën e tokës? Nëse ky
umet zhduket, kush e merr përsipër vendosjen e ligjit
të Allahut (sheriatin) në fytyrën e tokës?
13
Ky umet është sikurse dielli, sikurse hëna.
Nëse ky umet zhduket ndodh Dita e Kijametit.
Ne sot jemi vetëm nxënia e diellit me hënë, e jo
perëndim i diellit.
Vërtetë, kur të ndodh nxënia e diellit me hënë, e
kthehen në strofujt e tyre dhe qëndrojnë aty duke
pritur ndriçimin e diellit, dhe largimin e hënës, sepse
ato e dinë se dielli nuk është duke humbur në tërësi,
nuk është duke përfunduar.
Njësoj edhe ky umet, në epokën që kaloi ishte
sikurse nxënia e diellit me hënë, e jo perëndim i tij.
Zogjtë e presin diellin, sepse nuk ka dritë të
mjaftueshme, e cila është e nxënë prej diellit.
Ky umet është i sigurt se ka ardhur koha që të
humbet errësira dhe përhapet e të shndrisë dritë, prej
dritës së rinisë islame e përmbajtur me fe.
Ky umet nuk zhduket, ky është paralajmërim
për ne.

14
AJETET KUR’ANORE DHE HADITHET
E MUHAMEDIT A.S.
Zoti i Madhëruar thotë:
“Vërtet Ne u ndihmojmë të dërguarve tanë, dhe
atyre që besojnë në këtë botë, dhe poashtu ditën e
kiametit kur do të sillen dëshmitarët.”
(Gafir, 51)
Fitorja nuk është vetëm e pejgamberit, por
edhe e besimtarëve. Por, bëhet pyetja: Kur?
Përgjigja është: Në këtë botë dhe botën tjetër.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“E ka shkruar dhe e ka caktuar Allahu: Unë
dhe të dërguarit e mi do të triumfojnë.”
(El-Muxhadele, 21)
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Allahu u ka premtuar disave prej jush, që
kanë besuar dhe që punojnë vepra të mira, se do t’i
bëjë udhëheqës dhe prijës në fytyrën e tokës ashtu
siç i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcoj fenë
e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur, dhe që do t’ua
shndërroj atyre – pas frikës, sigurinë. Ata me
adhurojnë Mua, e nuk më bëjnë shok e as rival
askënd.”
(En-Nur, 55)
15
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dëshirojnë që me gojët e tyre ta fikin dritën
e Allahut, por Allahu është i fuqishëm në
përsosshmërinë e dritës së Tij, edhe pse nuk e
dëshirojnë dhe e urrejnë pabesimtarët.”
(Es-Saf, 8)
Kur në të njëjtën kohë paraqitet dëshira e
njeriut dhe dëshira e Allahut. Dëshira e kujt
realizohet?
Për dëshirën e Tij, Zoti thotë:
“Allahu është triumfues në çështjet e Tij,
mirëpo këtë shumica e njerëzve nuk e dinë.”
(Jusuf, 21)
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“(Allahu) Është Ai, i cili ka dërguar të
dërguarin e Tij dhe fenë e vërtetë për të triumfuar
mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë nuk e dëshirojnë
dhe e urrejnë idhujtarët.”
(Et-Tevbe, 33)
Ku mund të shkojmë me këto premtime?
Ejani pra të mbjellim shpresën dhe optimizmin në
zemrat tona!
Përpos premtimeve dhe paralajmërimeve të
Kur’anit të shpërmendura, tani do t’i përkujtojmë disa
premtime dhe paralajmërime pejgamberike.

16
Temim ed-Dari transmeton se e ka dëgjuar
Muhamedin a.s. duke thënë:
“Do të kuptohet dhe do të sqarohet kjo çështje
ashtu siç qartësohet dita prej natës. Allahu i
Lartmadhëruar nuk do të lejojë asnjë shtëpi pa e
depërtuar fenë e Tij, për t’i lartësuar me lartësinë e
Tij, ose kush nuk e pranon, për t’i poshtëruar, për
shkak të refuzimit dhe të mospranimit.” Pastaj
tregon Temimi se këtë e kam kuptuar kur ka ndodhur
në familjen time: Kush e ka pranuar islamin është
ngritur, është lartësuar, dhe i kanë ardhur të gjitha të
mirat, ndërsa ata të cilët nuk e kanë pranuar islamin,
por kanë qëndrua në pabesimin e tyre, i ka kapluar
poshtërimi, ulja dhe xhizja.
(Musnedi i Imam Ahmedit, 16344)
Transmeton Thuban se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Vërtet Allahu ma ka paraqitur tokën, ku kam
parë lindjen dhe perëndimin dhe umeti im do ta
udhëheq lindjen dhe perëndimin, dhe gjithçka mes
tyre. Më janë dhënë dy thesaret: të kuqëve dhe të
bardhëve. Pastaj e kam lutur Zotin tim për umetin
tim, që mos t’i mbisundoj ata armiku përpos që ata
të jenë sundimtar të vetvetes së tyre dhe të mos
shfarosen përnjëherë. Zoti im më tha: “O Muhamed,
Unë kur të caktoj dhe të marr vendim askush nuk
mund ta ndryshoj. Unë veç e kam caktuar për umetin
tënd mos me u asgjësua, dhe mos me i mposhtë në
tërësi asnjëherë armiku, përpos sundimtarë të vetes
17
së tyre, edhe nëse tubohen kundër tyre gjithçka ka ne
glob.” Ose ka thënë: “Çka ka mes lindjes dhe
perëndimit derisa ata, armiqtë e tyre do ta
shkatërrojnë njëri-tjetrin, ose ta asimilojnë njëritjetrin.”
Xhabir bin Semrete transmeton se Muhamedi a.s. ka
thënë:
“Kjo fe do të qëndroj deri në ditën e kijametit
për të cilën do të luftojnë qoftë edhe një grup i vogël i
muslimanëve.”
(Sahih Muslim, 3546)
Transmeton Ebi Inbete el Hulani se e ka dëgjuar
Muhamedin a.s. duke thënë:
“Gjithmonë Allahu do të mbjell diçka, e cila
jep fryte dhe e shfrytëzojnë për dëgjueshmëri në këtë
fe.”
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Gjithmonë Allahu do të mbjellë diçka, e cila
jep fryte dhe e shfrytëzojnë për dëgjueshmëri në këtë
fe deri në ditën e kijametit.”
(Suneni Ibni Maxhes 8. Sahiuh El Xhamië i Shejh
Albanit 7692)
Transmetohet nga Ebi Kabili, i cili ka thënë:
Kemi qenë te Abdullah bin Amr bin Asi dhe e kemi
pyetur: Cili qytet do të çlirohet më parë:
Konstantinopolisi apo Roma? Abdullahu e kërkoi një
pako të tij, pastaj prej aty e nxori një libër dhe tha:
18
Derisa ne ishim rreth e përqark të Dërguarit të
Allahut s.a.v.s. duke shkruar, kur iu bë një pyetje:
Cili qytet do të çlirohet më parë: Konstantinopolisi
apo Roma? Ai është përgjigjur: “Më parë do të
çlirohet qyteti i Herakliut.” Pra ka pas për qëllim
Konstantinopolisin.
(Ahmedi 6358, Darumiji 476)
Kështu veç është çlirua Konstantinopolisi pas
9 shekujve prej duarve të djaloshit të ri musliman, të
devotshëm, i cili veç sa i kishte mbushur 23 vjet, dhe
është quajtur “Muhamed Fatih”, Muhamedi
Çlirimtarë.
Është e sigurt se do të çlirohet edhe Roma, këtë lajm
që po e them do të jetë i vërtetë dhe i realizueshëm ka
thënë Muhamed bin Abdullah r.a..
Në perëndim veç kanë filluar me të madhe ta
pranojnë Islamin, a nuk është përgëzim dhe
paralajmërim ky?
Transmeton Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut
s.a.v.s. ka thënë:
“Nuk do të ndodh dita e kijametit derisa mos
të luftojnë muslimanët kundër jehudive, dhe
muslimanët të fitojnë prej tyre, dhe derisa jehudiu
nuk do të ketë vend për t’u fshehur, përpos pas
gurëve dhe lisave, ndërsa gurët dhe lisat do të flasin
dhe do të thonë: O musliman, o rob të Allahut,
jehudiu është fshehur pas neve, eja dhe mbyte, përpos
19
lisit të quajtur “Garkad” sepse ai lloj lisi është prej
llojit të lisit të jehudive.”
(Sahih Muslim, 5203)
Transmeton Abdullah bin Mesudi se pejgamberi
s.a.v.s. ka thënë:
“Po të jetë vetëm një ditë para ditës se
kijametit, Allahu do ta zgjatte atë ditë, derisa ta
dërgojë një njeri prej meje, ose prej familjes sime,
emri i të cilit do të jetë emri im, dhe emri i babës së
tij do të jetë emri i babait tim, i cili do ta mbush
dynjanë (botën) me drejtësi dhe vërtetësi, ashtu qysh
më herët ka qenë e mbushur me krime dhe
padrejtësi.”
(Suneni i Ebi Davudit 3733. Sahih Xhamië Albani
5304)
Kjo shpresë është shpresë madhështore dhe në
të njëjtën kohë paralajmërim i sigurt për ne.
Pas gjithë kësaj që përmendëm çka nevojitet më
shumë për të mbjellë shpresë në zemrën tënde?!
4. Kjo fe çdo herë, që sa më shumë i afrohet
rrëzimit aq më shumë forcohet dhe
stabilizohet.
T’i analizojmë së bashku ndodhitë e qarta nëpër të
cilat kanë kaluar muslimanët prej krizave
(vështirësive) dhe kalimin e atyre krizave me lehtësi.
Vdekja e Hadixhës r.a. dhe Ebi Talibit në të
njëjtin vit, i cili është quajtur viti i pikëllimit – i krizës
20
(vështirësisë), menjëherë pas atij viti ndodhi hixhreti,
pra tejkalimi i krizës – lehtësimi.
Vdekja e pejgamberit s.a.v.s. dhe renegatimi
(dalja prej feje) e fiseve arabe, ka qenë vështirësi ,
pastaj menjëherë ka ndodhur tejkalimi i vështirësisë
me çlirimin e Persisë dhe Romës (Konstantinopolisit)
– pra, lehtësimi.
Rënia e shumë mbretërve në Andaluzi – krizë
(vështirësi), pastaj paraqitja e shtetit “Murabit”, i cili
ka zgjatur 400 vite në Andaluzi – pra lehtësimi.
Okupimi i Mesxhidi Aksasë nga Kryqtarët për
një kohë të gjatë (90 vite), pastaj çlirimi i tij prej
duarve të Salahudin Ejubit – lehtësimi.
Sulmi i Tatarëve mbi kryeqytetin e Hilafetit
Islam, Bagdadit, i cili sulm shkatërroi gjithë
civilizimin – krizë dhe vështirësi, pastaj fitorja kundër
tyre dhe çlirimi i tij – lehtësim.
Përfundimisht rënia e Andaluzisë – krizë dhe
vështirësi, ndërsa në të njëjtën vit çlirimi i
Konstantinopolisit – lehtësimi.
Nuk perëndon dielli i islamit në Evropën
perëndimore, pa lindur dielli i islamit në lindje të
Evropës.
5. Këndellja dhe zgjimi i Islamit
Ky zgjim është prej paralajmërimeve në të forta.
Rinia Islame ka filluar për t’i mësuar ligjet dhe
dispozitat e fesë së tij, mësimin e rregullave të
21
texhvidit, për ta adhuruar Allahun me dije dhe
argumente, dhe për ta lexuar Kur’anin më përpikëri.
Po ashtu edhe femra në moshën e pjekurisë
tubohen dhe mësojnë rregullat e fesë së tyre, dhe
rregullat e përpikërisë së leximit të Kur’anit
(Texhidit).
Gjithashtu shumë të reja mbulohen, e ruajnë
identitetin e tyre, dhe nuk përzihen me meshkuj.
Videokasetat, kasetat, DVD-it me të madhe
shumëzohen, shpërndahen, dëgjohen.. Librat me
tematikë islame janë prej librave më të kërkuara,
shiten, blihen me të madhe, botohen dhe shpërndahen.
Numri i atyre të cilët shkojnë në Umre dhe
Haxh vetëm se shtohet me të madhe.
Po ashtu shtohet numri i të rinjve të aftë dhe të
suksesshëm, nëpunës dhe punëtorë efektiv, dhe
njerëzit më autoritativ janë të devotshëm, dhe i
përmbahen fesë, ndërsa dihet kjo luan një rolë shumë
të madh.
Njerëzit me renome, filozofët, shkencëtarët
etj., etj., të perëndimit e pranojnë Islamin.
6. Perëndimorët me të madhe e pranojnë
Islamin
Kjo çështje është prej përgëzimeve
paralajmërimeve, e cila ka vlerë të
madhe dhe jep shpresë të madhe.
22

dhe
7. Shtimi i femrave të cilat i përkushtohen dhe
i përmbahen rregullave islame dhe largimi i
tyre prej mëkateve.
Gjithashtu edhe kjo është çështje prej përgëzimeve
dhe paralajmërimeve të sigurta, sepse femra përbën
50% të shoqërisë, ajo e edukon 50% - shin e
shoqërisë.
8.

Umeti posedon resurse të shumta të
fortësisë
Nuk ka dyshim se umeti islam posedon forcë të
madhe, posedon forcën e madhe shpirtërore, shumë
ndikuese dhe shumë reflektuese, posedon numër të
madh dhe absolut të anëtarëve, posedon fuqinë
materiale, dhe ekonomike të shumta, posedon armën
e fortë, dhe programin stabil, të cilin nëse e vë në
praktik askush nuk mund t’i dal përpara, do të
ndryshohej gjendja për së tepërmi pozitivisht, ajo
armë është arma e përjetësimit me ligjin e
planprogramit madhështorë të Allahut.
“Vërtet Allahu nuk e ndryshon gjendjen e
një populli, derisa ta ndryshojnë ata gjendjen e
tyre.”
(Erraëd, 11)
9.
Dështimi i të gjitha sistemeve dhe
ideologjive të tjera (të të tjerëve) dhe rrëzimi
i tyre
23
Sikurse Allahu i Lartmadhëruar na thotë: I keni
provuar të gjitha ideologjitë, të gjitha sistemet tjera,
mirëpo u vërtetua se ato janë të caktuara për dështim,
për këtë arsye nuk ka mbetur tjetër përpos që me iu
përmbajt apo me iu rikthye Islamit, si fe, program,
sistem dhe ligj të jetës.
E kemi provuar komunizmin, kapitalizmin,
laicizmin, etj., etj., prej ideologjive dhe sistemeve
shkatërruese, edhe për këtë arsye kemi dështuar dhe
jemi ndeshur mu me atë, të cilit i kemi besuar më së
shumti.
Për ju nuk ka tjetër, pos Islamit, si fe, sistem
dhe ligj të jetës, nëse dëshironi forcën, nderin,
reputacionin, ngritjen, sigurinë, qetësinë dhe
lumturinë, edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.
10.
Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi,
triumfi pas durimit dhe drita pas errësirës
Kohët dhe e epokat e gjata me errësirën e natës
pasohen me dritën e lindjes së diellit menjëherë.
Në momentet e fundit kur është errësira
maksimale, ngushtimi më i madh, vështirësia më e
madhe, vjen çlirimi dhe lehtësia.
Transmeton Ibn Abasi se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Ta dish se prej durimit, të cilin edhe pse nuk
e ke pëlqyer, ke të mira të shumta dhe fitorja arrihet
me durim, fati pas fatkeqësisë, lehtësimi pas
vështirësisë.”
24
U ngushtua rrethi sa që të gjitha hallkat ishin
të ndërlidhura fort.
Mirëpo u çlirua dhe u ç’thuren derisa unë mendoja se
nuk do të çlirohen.
Mbani mend këto paralajmërime, shënoni dhe
regjistroni, përhapni dhe mbillni këto përgëzime, dhe
paralajmërime, shpresën në zemrat, dhe shpirtrat
tuaja.

*

*

*

25
LIBRAT E AUTORIT (Dr. Musli Vërbanit)
1. “Besimi në Zotin”
2. “Melaqet e Zotit”
3. “Besimi në Librat e Zotit”
4. “Pejgamberët e Zotit”
5. “Besimi në Ditën e Kijametit”
6. “Besimi në Kaderin e Zotit”
7. “Tregime nga jeta e Muhamedit a.s.”
8. “Fikhu i Namazit”
9. “Fikhu i Zekatit”
10. “Fikhu i Agjërimit”
11. “Fikhu i Haxhit”
12. “Emërtoni fëmijët tuaj me emra të bukur”
13. “Dëshmorët e 9 Prillit në Rakoc dhe Lagje të Re”
14. “Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur'anit
15. “Nata e dhëndërisë”
16. “Fadil Çaka – Komandant Sharri”
17. “Dita e vdekjes dhe e varrimit”
18. “(Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit”.
19. “Dëshiroj të jem ai që nuk duhet të jem”.
20. “Texhvidi – Shkenca e të lexuarit (kënduarit) të
përpiktë të Kur’anit”.

26
PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE
1. “Këshilltari fisnik për djem dhe vajza” (nga autori
Muhamed Sajim);
2. “Islami dhe Politika” (nga autori Jusuf Kardavi);
3. “Mrekullitë numerike në Kur'anin Fisnik” (nga
autori Abdurrezak Nufel);
4. “Për Kushtetutën Islame” (nga autori Dr.
Muhamed Sejid Ahmed El
Musejer);
5. “Kryesore në terminologjinë e Hadithit” (nga
autori Abduhu Abas El-Velidi)
6. “Shkurtimi i thonjve në dritën e sunetit dhe
mjekësisë” (nga autorët Ebul Vefa Abdul Ahar dhe
Jahja Nasir).
7. “101 Tregime për ta arritur kulminacionin e
mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë”
8. “Fetavatë e Shaëravijut”
9. “Vlera e kohës” (nga autori Amër Halid);
10. “Vëllazëria muslimane” (nga autori Amër
Halid);
11. “Vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë”
(nga autori Amër Halid);
12. “Pendimi” (nga autori Amër Halid);
13. “Pasojat e mëkateve” (nga autori Amër Halid);
14. “Vendosmëria në rrugën e Allahut (nga Amër
Halid);
27
15. “Mjetet e vendosmërisë në rrugën e Allahut nga
autori Amër Halid);
16. “Superfuqia në Allahun” nga autori Amër
Halid);
17. “Bindja e thellë në Allahu” nga autori Amër
Halid);
18. “Shpresa në Allahun” nga autori Amër Halid);
19. “Shpresa duhet të jetë besim dhe veprim” nga
autori Amër Halid);
20. “Pozitiviteti” nga autori Amër Halid);
21. “Serioziteti”.

28
PËRMBAJTJA
SHPRESA NË ALLAHUN........................................3
RREZIKU I PESIMIZMIT DHE HUMBJES SË
SHPRESËS.................................................................5
SHPRESA DHE AMBICIA.......................................8
PËRGËZIMET, PARALAJMËRIMET, DHE
NXITJE PËR SHPRESË, DHE BESIM NË
ALLAHUN E LARTMADHËRUAR......................11
KY UMET NUK ZHDUKET DHE NUK DËSHTON
TËRËSISHT ASNJËHERË......................................13
AJETET KUR’ANORE DHE HADITHET E
MUHAMEDIT A.S..................................................15
LIBRAT E AUTORIT (Dr. Musli Vërbanit)............26
PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE...................27

29

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Dr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - BamirësiaDr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - BamirësiaLibra Islame
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitFatos
 
Porosi për edukimin e bijave
Porosi për edukimin e bijavePorosi për edukimin e bijave
Porosi për edukimin e bijaveRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresRregullatIslame
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...RregullatIslame
 
Kush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëKush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëMondi Marku
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritRregullatIslame
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëRregullatIslame
 
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijNderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijRregullatIslame
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)RregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e ZotitDr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e ZotitShkumbim Jakupi
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”RregullatIslame
 

Was ist angesagt? (17)

Dr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - BamirësiaDr. Musli Vërbani - Bamirësia
Dr. Musli Vërbani - Bamirësia
 
Sq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithitSq Libri i hadithit
Sq Libri i hadithit
 
Porosi për edukimin e bijave
Porosi për edukimin e bijavePorosi për edukimin e bijave
Porosi për edukimin e bijave
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umres
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 
Kush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetëKush janë besimtarët e vërtetë
Kush janë besimtarët e vërtetë
 
Jetimi
JetimiJetimi
Jetimi
 
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rrituritPyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
Pyetjet për të vegjelit për të cilat kanë nevojë të rriturit
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tijNderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
Nderi; vlerat, shkaqet dhe frytet e tij
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e ZotitDr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 2. Melaqet e Zotit
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
 
Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!Ejani në shpëtim!
Ejani në shpëtim!
 

Ähnlich wie Amër halid shpresa në allahun

Amr halid shpresa në allahun
Amr halid   shpresa në allahunAmr halid   shpresa në allahun
Amr halid shpresa në allahunLibra Islame
 
Amër halid shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
Amër halid   shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprimAmër halid   shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
Amër halid shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprimLibra Islame
 
Amr halid shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
Amr halid   shpresa duhet të jetë besim dhe veprimAmr halid   shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
Amr halid shpresa duhet të jetë besim dhe veprimLibra Islame
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Shkumbim Jakupi
 
Amr halid el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr halid   el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr halid   el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr halid el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëLibra Islame
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëShkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - 6. Besimi në kaderin e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 6. Besimi në kaderin e ZotitDr. Musli Vërbani - 6. Besimi në kaderin e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 6. Besimi në kaderin e ZotitShkumbim Jakupi
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiLexo dhe Mëso
 
Amr halid deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
Amr halid   deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...Amr halid   deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
Amr halid deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...Libra Islame
 
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniSq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniFatos
 
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëSq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëFatos
 
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëLibra Islame
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4Shkumbim Jakupi
 
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithëMuhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithëLibra Islame
 
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Ramadan Lohaj
 
Besimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniBesimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniLexo dhe Mëso
 
Besimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniBesimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniRregullatIslame
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islamLibra Islame
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8Shkumbim Jakupi
 

Ähnlich wie Amër halid shpresa në allahun (20)

Amr halid shpresa në allahun
Amr halid   shpresa në allahunAmr halid   shpresa në allahun
Amr halid shpresa në allahun
 
Amër halid shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
Amër halid   shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprimAmër halid   shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
Amër halid shpresa në allahun duhet të jetë besim dhe veprim
 
Amr halid shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
Amr halid   shpresa duhet të jetë besim dhe veprimAmr halid   shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
Amr halid shpresa duhet të jetë besim dhe veprim
 
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
 
Amr halid el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr halid   el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr halid   el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr halid el-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
 
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshëAmr Halid  - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
Amr Halid - El-uhuve -vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë
 
Dr. Musli Vërbani - 6. Besimi në kaderin e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 6. Besimi në kaderin e ZotitDr. Musli Vërbani - 6. Besimi në kaderin e Zotit
Dr. Musli Vërbani - 6. Besimi në kaderin e Zotit
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
Amr halid deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
Amr halid   deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...Amr halid   deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
Amr halid deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht)...
 
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniSq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
 
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalëSq Kushtet e fesë në pak fjalë
Sq Kushtet e fesë në pak fjalë
 
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanëDr. jusuf kardavi   obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
Dr. jusuf kardavi obligimet e të rinjëve të sotshëm muslimanë
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 4
 
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithëMuhamed tewfijk ahmed   mesazhi islam- fe për të gjithë
Muhamed tewfijk ahmed mesazhi islam- fe për të gjithë
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
Agjerimi i-ramazanit-1232385098539243-2
 
Besimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniBesimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, Negacioni
 
Besimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, NegacioniBesimi - Bazat, Esenca, Negacioni
Besimi - Bazat, Esenca, Negacioni
 
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 8
 

Mehr von Libra Islame

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Libra Islame
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Libra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutLibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETILibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaLibra Islame
 

Mehr von Libra Islame (20)

Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
Dr. Musli Vërbani - DJALI E PYET BABAIN PËR....
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli 17. ixhtihadi  dr. vehbetu zuhejli
17. ixhtihadi dr. vehbetu zuhejli
 
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli 16. objektivat e sheriatit  dr. vehbetu zuhejli
16. objektivat e sheriatit dr. vehbetu zuhejli
 
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli 14. shfuqizimi  dr. vehbetu zuhejli
14. shfuqizimi dr. vehbetu zuhejli
 
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli 13. masat ligjore  dr. vehbetu zuhejli
13. masat ligjore dr. vehbetu zuhejli
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli 11. medhhebi i sehabiut  dr. vehbetu zuhejli
11. medhhebi i sehabiut dr. vehbetu zuhejli
 
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli 10. ligji para nesh  dr. vehbetu zuhejli
10. ligji para nesh dr. vehbetu zuhejli
 
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
9. tradita  dr. vehbetu zuhejli 9. tradita  dr. vehbetu zuhejli
9. tradita dr. vehbetu zuhejli
 
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli 8. parimi i interesit  dr. vehbetu zuhejli
8. parimi i interesit dr. vehbetu zuhejli
 
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli 7. istihsani  dr. vehbetu zuhejli
7. istihsani dr. vehbetu zuhejli
 
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli 6. kijasi  dr. vehbetu zuhejli
6. kijasi dr. vehbetu zuhejli
 
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli 5. ixhmai  dr. vehbetu zuhejli
5. ixhmai dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - ShfuqizimiDr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
Dr. Vehbetu Zuhejli - Shfuqizimi
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Istis'habi (Ligji gravitues)
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiutDr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
Dr. Vehbetu Zuhejli - Ligji para nesh dhe medhhebi i sehabiut
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjoreDr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
Dr. Vehbetu Zuhejli - Masat ligjore
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - TraditaDr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
Dr. Vehbetu Zuhejli - Tradita
 

Amër halid shpresa në allahun

  • 1. “Deri sa mos ta ndryshojnë (pozitivisht) gjendjen e tyre” SHPRESA NË ALLAHUN Profesor: Amr Halid
  • 2. Për botuesin ERIXH LIN-NESHRI Autor: Prof. AMR HALID Titulli: SHPRESA NË ALLAHUN Përktheu: Dr. Musli VËRBANI Korrektor: Burim Bunjaku Radhitja kompjuterike, kopertina dhe dizajni grafik Mumin Shehu 2
  • 3. Kaçanik, 2009 Të drejtën e ribotimit e rezervon botuesi SHPRESA NË ALLAHUN Gjatë këtij fjalimi tim, desha të jetë kuptimi i imanit të fortë, i cili arrihet nëpërmjet parimit të Allahut se: “Ai (njeriu) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zmbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër, pos Tij.” (Err-Rraëd, 11) Do të angazhohem për përmirësim dhe ndryshim të gjendjes në të mirë. Do të angazhohem që të asgjësohet pesimizmi dhe te zëvendësohet me shpresë, dhe bindje të plotë në Allahun, Zot të gjithë botëve. Për shkak se sa më shumë që të shtohet shpresa dhe bindja në Allahun e Lartmadhëruar, 3
  • 4. shtohet shpresa për realizimin e premtimit të Allahut të Lartmadhëruar për ndihmë, forcë, fitore dhe qeverisje. Për këtë arsye duhet që umeti të jetë i bazuar në shpresën e ardhmërisë më të mirë, në shpresën për fitoren e sigurt dhe qeverisjen e plotë të fesë së Allahut, dhe praktikimit të sheriatit të pastër dhe madhështore. Lus Allahun e Lartmadhëruar që të me sjell dobi mua nga kjo ligjëratë, po ashtu lus Allahun që ta bëjë rrugë për ta kthyer shpresën dhe optimizmin në zemrat e muslimanëve, dhe angazhim në drejtim të ndryshimeve pozitive, dhe përmirësimin e gjendjes së vështirë e të mjerueshme, e cila momentalisht për fatkeq ekziston dhe që e nesërmja të jetë forcë, fuqi, ndihmë, fitore, dhe udhëheqje e islamit dhe muslimanëve, se vërtetë Allahu është ndihmëtari ynë, Ai ka mundësi për këtë, Ai na mjafton dhe nuk ka ndihmëtarë më të mirë se Ai. 4
  • 5. RREZIKU I PESIMIZMIT DHE HUMBJES SË SHPRESËS Përkundër agresioneve të egra, të cilat edhe sot po vazhdojnë në Palestinë, Bagdad, Afganistan, Çeçeni dhe në vendet Islame.. Përkundër vrasjeve, padrejtësive, frika dhe brengosja, e cila po është e pranishme (prezent) në umetin tonë.. Përkundër asaj se shumica pyesin me habi: A është momenti për të folur për shpresë?! Përkundër asaj se shumica veç i kanë humbur shpresat dhe thonë: Nuk ka më dobi?! Përkundër asaj se njerëzit thonë: Këtë që po e thua për Palestinën, Mesxhidi Aksanë është vetëm iluzion. Ne veç jemi lodhur me fjalë, ndërsa në vepër është krejt e kundërta. Nuk ka dobi! Përkundër të gjitha këtyre vështirësive e krizave, përkundër këtij pesimizmi, e cila ka kapluar këtë umet: Deklaroj me bindje të thellë dhe me vendosmëri të plotë se: Tani është koha më e përshtatshme për të diskutuar rreth shpresës. Unë e ndiej obligim për të diskutuar për shpresën dhe optimizmin, për ta mbjellë në 5
  • 6. zemrat e muslimanëve rregullin e planprogramit hyjnorë: “Derisa mos ta ndryshojnë gjendjen e tyre”. Dëshiroj dhe njëherit angazhohem që ta ndryshoj pikëllimin dhe pesimizmin në shpresë, optimizëm dhe qetësi, edhe përkundër asaj se Palestina, Bagdadi, Afganistani, Çeçenia, dhe vendet tjera islame sulmohen edhe e kësaj dite në mënyrën më të egër. Edhe përkundër asaj se vrasjet, krimet, frika, brengat dhe terrori ende ushtrohen dhe vazhdojnë ndaj umetit tonë.. Edhe përkundër asaj se shumica pyesin: A tani është koha të flitet për shpresë dhe optimizëm? Edhe përkundër asaj se shumica e njerëzve thonë: Këtë që po e thua për Palestinën, Mesxhidi Aksanë është vetëm iluzion, pse jemi lodhur me premtime dhe fjalë, ndërsa nuk ka ndryshuar asgjë, pra s’ka më vend për optimizëm. Edhe përkundër asaj se jemi në krizë, jemi në gjendje të vështirë, dhe pesimizmi e ka kapluar umetin tonë: Deklaroj me bindje të thellë dhe me vendosmëri të plotë se: Tani është koha më e përshtatshme për të diskutuar rreth shpresës. Unë e ndiej obligim për të diskutuar për shpresën dhe optimizmin, për ta mbjellë në zemrat e muslimanëve rregullin e planprogramit hyjnorë: 6
  • 7. “Derisa mos ta ndryshojnë gjendjen e tyre”. Dëshiroj dhe njëherit angazhohem që ta ndryshoj pikëllimin dhe pesimizmin në shpresë, optimizëm dhe qetësi. Deklaroj me bindje të thellë: Është obligim të parashtrohet tema “Shpresa dhe optimizmi”, si rregull i planprogramit hyjnorë. Derisa ta ndryshojnë gjendjet e tyre. Tani është koha e përshtatshme, pse unë po e ndiej se pesimizmi e ka kapluar për së tepërmi umetin tonë, ndërsa pesimizmi është çështje shumë e rrezikshme, dhe është dukuri e pranishme (prezent) ne umetin tonë. Pesimizmi lëkund besimin ne Allahun e Lartmadhëruar. Pesimizmi sjell dyshim në besim në kadanë dhe kaderin në zemrat e njerëzve. Pesimizmi është armik i shpresës dhe suksesit, armik i ndihmës dhe qeverisjes. Pesimizmi është aleat i dështimit. Pesimizmi shpie në përtaci, krizë më të thellë dhe neglizhencë. Pesimizmi ia humb umetit fuqinë, aktivitetin dhe punën. Pesimizmi e humb qëllimin , angazhimin dhe vlerën e umetit. Pesimizmi ia humb umetit rolin kryesor që e ka, angazhimin dhe ambiciet. Umeti pesimist dështon në gjithçka. 7
  • 8. Umeti pesimist është përtac, i poshtëruar dhe i pavlerë. Umeti pesimist është i plogësht, asnjë prej pjesëtarëve të tij nuk dëshiron të punoj, asnjë nuk dëshiron të prodhoj, asnjë nuk dëshiron suksese dhe rezultate pozitive. Umeti pesimist është i gjykuar për t’u shkatërruar. SHPRESA DHE AMBICIA Shpresa është fillim i ambicies, jeton me të dhe për të. Shpreson që të realizohet dhe duhet të realizohet. Patjetër duhet të besosh në këtë fjalë. Çdo gjë që e dëshiron për vete duhet ta kesh në mendje për ta realizuar, pastaj jeton me të dhe për të. Patjetër duhet ta realizosh atë që e dëshiron. Kjo është punë e kryer. Ejani të shpresojmë të gjithë së bashku. Ejani të shpresojmë të gjithë së bashku se umeti do t’ia arrijë qëllimit për ta çliruar mesxhidi Aksanë. Tento për të qenë i bindur se do të realizohet çlirimi i Mesxhidi Aksasë. Unë mbjell tek ju shpresën. Ashtu siç ka mbjellë pejgamberi s.a.v.s. tek sahabët r.a., dhe ashtu do të ndodh me caktimin e Zotit të Lartmadhëruar. 8
  • 9. Ejani të gjithë të shpresojmë se do të hymë ne Mesxhidi Aksa nëpërmjet derës për të cilën Musa a.s. i ka thënë popullit të tij: “Hyni për dere të përulur, bini sexhde dhe përshëndetni me fjalë të mirë.” Ejani të shpresojmë se do ta shohim “Kubën e Sahrasë”. Ejani të shpresojmë të gjithë së bashku se do t’i shohim trungjet e ullinjëve. Ejani të shpresojmë të gjithë se do t’i shohim dyert e Mesxhidi Aksasë. Ejani të shpresojmë të gjithë se do t’i shohim dritaret e Mesxhidi Aksasë. Ejani të shpresojmë të gjithë se do ta përjetojmë dhe të shohim ku e ka bërë Muhamedi a.s. “Isranë”. Ejani të shpresojmë të gjithë se do t’i shohim të gjithë myslimanët në Mesxhidi Aksa duke lexuar ajetin kur’anor: “Dhe thuaj: Erdh (triumfoi) e vërteta dhe humbi (u mposht) e pavërteta. Nuk ka dyshim se e pavërteta është e caktuar për humbje dhe dështim.” (El-Isra, 81) Ejani të shpresojmë të gjithë se do t’i shohim myslimanët duke u falë në Mesxhidi Aksa dhe duke rënë në sexhde, aty ku ka rënë në sexhde Muhamedi a.s. në Natën e Israsë. 9
  • 10. Ejani të shpresojmë të gjithë se do të jemi në vendin ku ka qenë Salahudin el-Ejubi – Zoti e pastë mëshiruar. Ejani të shpresojmë të gjithë se do të kthehet udhëheqja e muslimanëve në Irak. Vëlla!! Këto shpresa mund të realizohen nëse i kthehemi punës dhe i nënshtrohemi ajetit kur’anor: “Vërtet Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli deri sa ata mos ta ndryshojnë gjendjen e tyre.” Këto shpresa mund të realizohen nëse të gjithë bëhemi të sinqert dhe korrim sukses në punët tona, nëse korrim sukses në studimet tona, nëse bëhemi pozitiv, nëse sillemi mirë me baballarët dhe nënat tona, nëse bëhemi zhvillues të vendit tonë sinqerisht, punojmë me seriozitet, përpiqemi dhe punojmë pandërprerë. 10
  • 11. PËRGËZIMET, PARALAJMËRIMET, DHE NXITJE PËR SHPRESË, DHE BESIM NË ALLAHUN E LARTMADHËRUAR Do t’i përmendi çështjet dhe udhëzimet që na bëjnë të jemi të bindur se shpresat, dhe ambiciet realizohen, dhe se është domosdoshmëri, realitet dhe e patjetërsueshme. 1. Ligji i Allahut në botë është ekzakt dhe i pandryshuar. E, prej atij ligji është: “Dhe, këto janë ditët të cilat i ndërrojmë në mes njerëzve.” (Ali Imran, 140) Nuk ka dyshim se ditët ndërrohen, koha ndryshon, ndërsa çështjet në to nuk janë gjithmonë të njëjta, dhe nuk shkojnë me të njëjtin ritëm. Udhëheqja në tokë për një kohë të gjatë ka qenë në duart e lindjes, shumica e pejgambereve kanë qenë prej lindjes, posaçërisht prej Irakut. Ai është qytet i pejgamberit tonë Junus a.s., pastaj udhëheqja ka kaluar në duar të perëndimit, respektivisht tek Grekët e vjetër, pastaj ka kaluar prapë në duar të lindjes, kur u dërgua pejgamberi në atë rajon dhe ka zgjatë 1300 vite udhëheqja e lindjes, pastaj prapë ka kaluar në 11
  • 12. duar të perëndimit, pra në shekullin e kaluar ka kaluar në duar të perëndimit. Tani, te kush do të kthehet udhëheqja? Me dëshirën dhe me lejen e Zotit do të kthehet te lindorët (e lindjes) pra te ne. E, ky është paralajmërim dhe përgëzim. E, prej atij ligji: “Vërtet Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ta ndryshojnë ata gjendjen e tyre.” (Erraëd, 1) Po të kthehemi në atë çka Allahu kënaqet me ne, do t’i ndryshonte Allahu çështjet, të cilat do të na i plotësojnë dëshirat dhe do të ishim të kënaqur. Edhe ky është një paralajmërim. 12
  • 13. KY UMET NUK ZHDUKET DHE NUK DËSHTON TËRËSISHT ASNJËHERË Në këtë fe duhet të jetë imani dhe vendosmëria e plotë në të. Ky umet mund të dobësohet, por kurrë nuk zhduket. Patjetër duhet të rikthehet në udhëheqje si superfuqi e pamposhtur. Ky umet nuk është sikur popujt e tjerë, të cilët kanë dështuar dhe kanë humbur, siç është rasti me Persianët, Romakët dhe Faraonët. Ky umet do të vazhdoj gjithmonë, sepse e ka për barrë mbajtjen e fjalës se fundit prej Allahut në fytyrën e tokës, Kur’anin fisnik, sikurse e ka për barrë po ashtu mbajtjen e fjalës së fundit prej Allahut, i cili e ka garantuar nëpërmjet ajetit kur’anor: “Nuk ka dyshim se ne e kemi dhënë, e kemi zbritur këtë këshillë (kur’an, fe, ligj) dhe nuk ka dyshim se atë e ruajmë.” (El-Hixhr, 9) Nëse ky umet zhduket, atëherë duhet të ndodh Dita e Kijametit. Nëse ky umet zhduket, kush e merr rolin e besimit në një Zot në fytyrën e tokës? Nëse ky umet zhduket, kush e merr përsipër vendosjen e ligjit të Allahut (sheriatin) në fytyrën e tokës? 13
  • 14. Ky umet është sikurse dielli, sikurse hëna. Nëse ky umet zhduket ndodh Dita e Kijametit. Ne sot jemi vetëm nxënia e diellit me hënë, e jo perëndim i diellit. Vërtetë, kur të ndodh nxënia e diellit me hënë, e kthehen në strofujt e tyre dhe qëndrojnë aty duke pritur ndriçimin e diellit, dhe largimin e hënës, sepse ato e dinë se dielli nuk është duke humbur në tërësi, nuk është duke përfunduar. Njësoj edhe ky umet, në epokën që kaloi ishte sikurse nxënia e diellit me hënë, e jo perëndim i tij. Zogjtë e presin diellin, sepse nuk ka dritë të mjaftueshme, e cila është e nxënë prej diellit. Ky umet është i sigurt se ka ardhur koha që të humbet errësira dhe përhapet e të shndrisë dritë, prej dritës së rinisë islame e përmbajtur me fe. Ky umet nuk zhduket, ky është paralajmërim për ne. 14
  • 15. AJETET KUR’ANORE DHE HADITHET E MUHAMEDIT A.S. Zoti i Madhëruar thotë: “Vërtet Ne u ndihmojmë të dërguarve tanë, dhe atyre që besojnë në këtë botë, dhe poashtu ditën e kiametit kur do të sillen dëshmitarët.” (Gafir, 51) Fitorja nuk është vetëm e pejgamberit, por edhe e besimtarëve. Por, bëhet pyetja: Kur? Përgjigja është: Në këtë botë dhe botën tjetër. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “E ka shkruar dhe e ka caktuar Allahu: Unë dhe të dërguarit e mi do të triumfojnë.” (El-Muxhadele, 21) Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Allahu u ka premtuar disave prej jush, që kanë besuar dhe që punojnë vepra të mira, se do t’i bëjë udhëheqës dhe prijës në fytyrën e tokës ashtu siç i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcoj fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur, dhe që do t’ua shndërroj atyre – pas frikës, sigurinë. Ata me adhurojnë Mua, e nuk më bëjnë shok e as rival askënd.” (En-Nur, 55) 15
  • 16. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dëshirojnë që me gojët e tyre ta fikin dritën e Allahut, por Allahu është i fuqishëm në përsosshmërinë e dritës së Tij, edhe pse nuk e dëshirojnë dhe e urrejnë pabesimtarët.” (Es-Saf, 8) Kur në të njëjtën kohë paraqitet dëshira e njeriut dhe dëshira e Allahut. Dëshira e kujt realizohet? Për dëshirën e Tij, Zoti thotë: “Allahu është triumfues në çështjet e Tij, mirëpo këtë shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf, 21) Zoti i Lartmadhëruar thotë: “(Allahu) Është Ai, i cili ka dërguar të dërguarin e Tij dhe fenë e vërtetë për të triumfuar mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë nuk e dëshirojnë dhe e urrejnë idhujtarët.” (Et-Tevbe, 33) Ku mund të shkojmë me këto premtime? Ejani pra të mbjellim shpresën dhe optimizmin në zemrat tona! Përpos premtimeve dhe paralajmërimeve të Kur’anit të shpërmendura, tani do t’i përkujtojmë disa premtime dhe paralajmërime pejgamberike. 16
  • 17. Temim ed-Dari transmeton se e ka dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë: “Do të kuptohet dhe do të sqarohet kjo çështje ashtu siç qartësohet dita prej natës. Allahu i Lartmadhëruar nuk do të lejojë asnjë shtëpi pa e depërtuar fenë e Tij, për t’i lartësuar me lartësinë e Tij, ose kush nuk e pranon, për t’i poshtëruar, për shkak të refuzimit dhe të mospranimit.” Pastaj tregon Temimi se këtë e kam kuptuar kur ka ndodhur në familjen time: Kush e ka pranuar islamin është ngritur, është lartësuar, dhe i kanë ardhur të gjitha të mirat, ndërsa ata të cilët nuk e kanë pranuar islamin, por kanë qëndrua në pabesimin e tyre, i ka kapluar poshtërimi, ulja dhe xhizja. (Musnedi i Imam Ahmedit, 16344) Transmeton Thuban se Muhamedi a.s. ka thënë: “Vërtet Allahu ma ka paraqitur tokën, ku kam parë lindjen dhe perëndimin dhe umeti im do ta udhëheq lindjen dhe perëndimin, dhe gjithçka mes tyre. Më janë dhënë dy thesaret: të kuqëve dhe të bardhëve. Pastaj e kam lutur Zotin tim për umetin tim, që mos t’i mbisundoj ata armiku përpos që ata të jenë sundimtar të vetvetes së tyre dhe të mos shfarosen përnjëherë. Zoti im më tha: “O Muhamed, Unë kur të caktoj dhe të marr vendim askush nuk mund ta ndryshoj. Unë veç e kam caktuar për umetin tënd mos me u asgjësua, dhe mos me i mposhtë në tërësi asnjëherë armiku, përpos sundimtarë të vetes 17
  • 18. së tyre, edhe nëse tubohen kundër tyre gjithçka ka ne glob.” Ose ka thënë: “Çka ka mes lindjes dhe perëndimit derisa ata, armiqtë e tyre do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin, ose ta asimilojnë njëritjetrin.” Xhabir bin Semrete transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kjo fe do të qëndroj deri në ditën e kijametit për të cilën do të luftojnë qoftë edhe një grup i vogël i muslimanëve.” (Sahih Muslim, 3546) Transmeton Ebi Inbete el Hulani se e ka dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë: “Gjithmonë Allahu do të mbjell diçka, e cila jep fryte dhe e shfrytëzojnë për dëgjueshmëri në këtë fe.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Gjithmonë Allahu do të mbjellë diçka, e cila jep fryte dhe e shfrytëzojnë për dëgjueshmëri në këtë fe deri në ditën e kijametit.” (Suneni Ibni Maxhes 8. Sahiuh El Xhamië i Shejh Albanit 7692) Transmetohet nga Ebi Kabili, i cili ka thënë: Kemi qenë te Abdullah bin Amr bin Asi dhe e kemi pyetur: Cili qytet do të çlirohet më parë: Konstantinopolisi apo Roma? Abdullahu e kërkoi një pako të tij, pastaj prej aty e nxori një libër dhe tha: 18
  • 19. Derisa ne ishim rreth e përqark të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. duke shkruar, kur iu bë një pyetje: Cili qytet do të çlirohet më parë: Konstantinopolisi apo Roma? Ai është përgjigjur: “Më parë do të çlirohet qyteti i Herakliut.” Pra ka pas për qëllim Konstantinopolisin. (Ahmedi 6358, Darumiji 476) Kështu veç është çlirua Konstantinopolisi pas 9 shekujve prej duarve të djaloshit të ri musliman, të devotshëm, i cili veç sa i kishte mbushur 23 vjet, dhe është quajtur “Muhamed Fatih”, Muhamedi Çlirimtarë. Është e sigurt se do të çlirohet edhe Roma, këtë lajm që po e them do të jetë i vërtetë dhe i realizueshëm ka thënë Muhamed bin Abdullah r.a.. Në perëndim veç kanë filluar me të madhe ta pranojnë Islamin, a nuk është përgëzim dhe paralajmërim ky? Transmeton Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk do të ndodh dita e kijametit derisa mos të luftojnë muslimanët kundër jehudive, dhe muslimanët të fitojnë prej tyre, dhe derisa jehudiu nuk do të ketë vend për t’u fshehur, përpos pas gurëve dhe lisave, ndërsa gurët dhe lisat do të flasin dhe do të thonë: O musliman, o rob të Allahut, jehudiu është fshehur pas neve, eja dhe mbyte, përpos 19
  • 20. lisit të quajtur “Garkad” sepse ai lloj lisi është prej llojit të lisit të jehudive.” (Sahih Muslim, 5203) Transmeton Abdullah bin Mesudi se pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Po të jetë vetëm një ditë para ditës se kijametit, Allahu do ta zgjatte atë ditë, derisa ta dërgojë një njeri prej meje, ose prej familjes sime, emri i të cilit do të jetë emri im, dhe emri i babës së tij do të jetë emri i babait tim, i cili do ta mbush dynjanë (botën) me drejtësi dhe vërtetësi, ashtu qysh më herët ka qenë e mbushur me krime dhe padrejtësi.” (Suneni i Ebi Davudit 3733. Sahih Xhamië Albani 5304) Kjo shpresë është shpresë madhështore dhe në të njëjtën kohë paralajmërim i sigurt për ne. Pas gjithë kësaj që përmendëm çka nevojitet më shumë për të mbjellë shpresë në zemrën tënde?! 4. Kjo fe çdo herë, që sa më shumë i afrohet rrëzimit aq më shumë forcohet dhe stabilizohet. T’i analizojmë së bashku ndodhitë e qarta nëpër të cilat kanë kaluar muslimanët prej krizave (vështirësive) dhe kalimin e atyre krizave me lehtësi. Vdekja e Hadixhës r.a. dhe Ebi Talibit në të njëjtin vit, i cili është quajtur viti i pikëllimit – i krizës 20
  • 21. (vështirësisë), menjëherë pas atij viti ndodhi hixhreti, pra tejkalimi i krizës – lehtësimi. Vdekja e pejgamberit s.a.v.s. dhe renegatimi (dalja prej feje) e fiseve arabe, ka qenë vështirësi , pastaj menjëherë ka ndodhur tejkalimi i vështirësisë me çlirimin e Persisë dhe Romës (Konstantinopolisit) – pra, lehtësimi. Rënia e shumë mbretërve në Andaluzi – krizë (vështirësi), pastaj paraqitja e shtetit “Murabit”, i cili ka zgjatur 400 vite në Andaluzi – pra lehtësimi. Okupimi i Mesxhidi Aksasë nga Kryqtarët për një kohë të gjatë (90 vite), pastaj çlirimi i tij prej duarve të Salahudin Ejubit – lehtësimi. Sulmi i Tatarëve mbi kryeqytetin e Hilafetit Islam, Bagdadit, i cili sulm shkatërroi gjithë civilizimin – krizë dhe vështirësi, pastaj fitorja kundër tyre dhe çlirimi i tij – lehtësim. Përfundimisht rënia e Andaluzisë – krizë dhe vështirësi, ndërsa në të njëjtën vit çlirimi i Konstantinopolisit – lehtësimi. Nuk perëndon dielli i islamit në Evropën perëndimore, pa lindur dielli i islamit në lindje të Evropës. 5. Këndellja dhe zgjimi i Islamit Ky zgjim është prej paralajmërimeve në të forta. Rinia Islame ka filluar për t’i mësuar ligjet dhe dispozitat e fesë së tij, mësimin e rregullave të 21
  • 22. texhvidit, për ta adhuruar Allahun me dije dhe argumente, dhe për ta lexuar Kur’anin më përpikëri. Po ashtu edhe femra në moshën e pjekurisë tubohen dhe mësojnë rregullat e fesë së tyre, dhe rregullat e përpikërisë së leximit të Kur’anit (Texhidit). Gjithashtu shumë të reja mbulohen, e ruajnë identitetin e tyre, dhe nuk përzihen me meshkuj. Videokasetat, kasetat, DVD-it me të madhe shumëzohen, shpërndahen, dëgjohen.. Librat me tematikë islame janë prej librave më të kërkuara, shiten, blihen me të madhe, botohen dhe shpërndahen. Numri i atyre të cilët shkojnë në Umre dhe Haxh vetëm se shtohet me të madhe. Po ashtu shtohet numri i të rinjve të aftë dhe të suksesshëm, nëpunës dhe punëtorë efektiv, dhe njerëzit më autoritativ janë të devotshëm, dhe i përmbahen fesë, ndërsa dihet kjo luan një rolë shumë të madh. Njerëzit me renome, filozofët, shkencëtarët etj., etj., të perëndimit e pranojnë Islamin. 6. Perëndimorët me të madhe e pranojnë Islamin Kjo çështje është prej përgëzimeve paralajmërimeve, e cila ka vlerë të madhe dhe jep shpresë të madhe. 22 dhe
  • 23. 7. Shtimi i femrave të cilat i përkushtohen dhe i përmbahen rregullave islame dhe largimi i tyre prej mëkateve. Gjithashtu edhe kjo është çështje prej përgëzimeve dhe paralajmërimeve të sigurta, sepse femra përbën 50% të shoqërisë, ajo e edukon 50% - shin e shoqërisë. 8. Umeti posedon resurse të shumta të fortësisë Nuk ka dyshim se umeti islam posedon forcë të madhe, posedon forcën e madhe shpirtërore, shumë ndikuese dhe shumë reflektuese, posedon numër të madh dhe absolut të anëtarëve, posedon fuqinë materiale, dhe ekonomike të shumta, posedon armën e fortë, dhe programin stabil, të cilin nëse e vë në praktik askush nuk mund t’i dal përpara, do të ndryshohej gjendja për së tepërmi pozitivisht, ajo armë është arma e përjetësimit me ligjin e planprogramit madhështorë të Allahut. “Vërtet Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ta ndryshojnë ata gjendjen e tyre.” (Erraëd, 11) 9. Dështimi i të gjitha sistemeve dhe ideologjive të tjera (të të tjerëve) dhe rrëzimi i tyre 23
  • 24. Sikurse Allahu i Lartmadhëruar na thotë: I keni provuar të gjitha ideologjitë, të gjitha sistemet tjera, mirëpo u vërtetua se ato janë të caktuara për dështim, për këtë arsye nuk ka mbetur tjetër përpos që me iu përmbajt apo me iu rikthye Islamit, si fe, program, sistem dhe ligj të jetës. E kemi provuar komunizmin, kapitalizmin, laicizmin, etj., etj., prej ideologjive dhe sistemeve shkatërruese, edhe për këtë arsye kemi dështuar dhe jemi ndeshur mu me atë, të cilit i kemi besuar më së shumti. Për ju nuk ka tjetër, pos Islamit, si fe, sistem dhe ligj të jetës, nëse dëshironi forcën, nderin, reputacionin, ngritjen, sigurinë, qetësinë dhe lumturinë, edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. 10. Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, triumfi pas durimit dhe drita pas errësirës Kohët dhe e epokat e gjata me errësirën e natës pasohen me dritën e lindjes së diellit menjëherë. Në momentet e fundit kur është errësira maksimale, ngushtimi më i madh, vështirësia më e madhe, vjen çlirimi dhe lehtësia. Transmeton Ibn Abasi se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ta dish se prej durimit, të cilin edhe pse nuk e ke pëlqyer, ke të mira të shumta dhe fitorja arrihet me durim, fati pas fatkeqësisë, lehtësimi pas vështirësisë.” 24
  • 25. U ngushtua rrethi sa që të gjitha hallkat ishin të ndërlidhura fort. Mirëpo u çlirua dhe u ç’thuren derisa unë mendoja se nuk do të çlirohen. Mbani mend këto paralajmërime, shënoni dhe regjistroni, përhapni dhe mbillni këto përgëzime, dhe paralajmërime, shpresën në zemrat, dhe shpirtrat tuaja. * * * 25
  • 26. LIBRAT E AUTORIT (Dr. Musli Vërbanit) 1. “Besimi në Zotin” 2. “Melaqet e Zotit” 3. “Besimi në Librat e Zotit” 4. “Pejgamberët e Zotit” 5. “Besimi në Ditën e Kijametit” 6. “Besimi në Kaderin e Zotit” 7. “Tregime nga jeta e Muhamedit a.s.” 8. “Fikhu i Namazit” 9. “Fikhu i Zekatit” 10. “Fikhu i Agjërimit” 11. “Fikhu i Haxhit” 12. “Emërtoni fëmijët tuaj me emra të bukur” 13. “Dëshmorët e 9 Prillit në Rakoc dhe Lagje të Re” 14. “Shkruaj, lexo dhe mëso shkronjat e Kur'anit 15. “Nata e dhëndërisë” 16. “Fadil Çaka – Komandant Sharri” 17. “Dita e vdekjes dhe e varrimit” 18. “(Pa)mundësia e përkthimit të Kur’anit”. 19. “Dëshiroj të jem ai që nuk duhet të jem”. 20. “Texhvidi – Shkenca e të lexuarit (kënduarit) të përpiktë të Kur’anit”. 26
  • 27. PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE 1. “Këshilltari fisnik për djem dhe vajza” (nga autori Muhamed Sajim); 2. “Islami dhe Politika” (nga autori Jusuf Kardavi); 3. “Mrekullitë numerike në Kur'anin Fisnik” (nga autori Abdurrezak Nufel); 4. “Për Kushtetutën Islame” (nga autori Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer); 5. “Kryesore në terminologjinë e Hadithit” (nga autori Abduhu Abas El-Velidi) 6. “Shkurtimi i thonjve në dritën e sunetit dhe mjekësisë” (nga autorët Ebul Vefa Abdul Ahar dhe Jahja Nasir). 7. “101 Tregime për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë” 8. “Fetavatë e Shaëravijut” 9. “Vlera e kohës” (nga autori Amër Halid); 10. “Vëllazëria muslimane” (nga autori Amër Halid); 11. “Vëllazëria në islam dhe zemra e shëndoshë” (nga autori Amër Halid); 12. “Pendimi” (nga autori Amër Halid); 13. “Pasojat e mëkateve” (nga autori Amër Halid); 14. “Vendosmëria në rrugën e Allahut (nga Amër Halid); 27
  • 28. 15. “Mjetet e vendosmërisë në rrugën e Allahut nga autori Amër Halid); 16. “Superfuqia në Allahun” nga autori Amër Halid); 17. “Bindja e thellë në Allahu” nga autori Amër Halid); 18. “Shpresa në Allahun” nga autori Amër Halid); 19. “Shpresa duhet të jetë besim dhe veprim” nga autori Amër Halid); 20. “Pozitiviteti” nga autori Amër Halid); 21. “Serioziteti”. 28
  • 29. PËRMBAJTJA SHPRESA NË ALLAHUN........................................3 RREZIKU I PESIMIZMIT DHE HUMBJES SË SHPRESËS.................................................................5 SHPRESA DHE AMBICIA.......................................8 PËRGËZIMET, PARALAJMËRIMET, DHE NXITJE PËR SHPRESË, DHE BESIM NË ALLAHUN E LARTMADHËRUAR......................11 KY UMET NUK ZHDUKET DHE NUK DËSHTON TËRËSISHT ASNJËHERË......................................13 AJETET KUR’ANORE DHE HADITHET E MUHAMEDIT A.S..................................................15 LIBRAT E AUTORIT (Dr. Musli Vërbanit)............26 PËRKTHIMET NGA GJUHA ARABE...................27 29