SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 34
Shkolla e mesme e mjekësisë “ Elena
              Gjika”,
              Ferizaj




                    Punim i Integruar nga praktika profesionale
      Lënda : analiza laboratorike ,rentgenologjike,diagnostike në sëmundje emergjente
                                       Mësimdhënësi:
                                       Dr.Besnik Halili

                                       Nxënëset :
                                     Blearta Spahiu
                                       Filize Dauti
                                     Leonora Salihu
Permbajtja:


►   Permbajtja
►   1. Aborti    ……………………………………
    1.1 Aborti spontan …………………………..
    1.2 Aborti imminent………………………….
►   1.3 Aborti incipient…………………………..
►   1.4 Aborti inkomplet………………………….
►   1.5 Aborti komplet……………………………
►   1.6 Aborti febril ………………………………
►   1.7 Aborti habitual……………………………
►   1.8 Aborti septic……………………………….
►   1.9 Aborti I deshtuar……………………………
►   2.Gjakderdhjet ……………………………
►   2.1 Ruptura e mitrës……………………………………
►   2.2 Abrupcio placentae………………………………….
►   2.3 Gravidanca molare………………………………….
►   2.5 Placenta previa………………………………………
►   2.6 Ndihma e parë tek gjakderdhjet gjatë shtatezënisë..
Aborti
►   Aborti -paraqet ndërprerjen e shtatëzënisë deri në javën e 22-të të
    jetës intrauterine të frytit .
►   Aborti mund të jetë :
►   • spontan; dhe
►   • klinik
►   Etiologjia :shkaqet që qojnë në abort janë të ndryshme : si ndryshime
    ne karyotipin ,infenksione të ndryshme ( treponema pallidum
    ,chlamidya ,herpes simplex virus ),sëmundje të ndryshme si diabeti
    ,çrregullimet kardiovaskulare ,renale,defekte të uterusit ,çrregullime
    imunologjike ,traumat e ndryshme etj.
►   Simptomat: gjakderdhje e cila në mënyrë progressive rritet,dhembje
    abdominale,temperaturë,plogështi,vjellje,dhembje shpine ,etj.
Aborti Spontan
►   Aborti spontan është ndërprerje e shtatëzënisë prej ndikimeve që nuk mund
    të vërehen aspak nga jashtë.Ky mund te paraqitet në qfarëdo kohe të barrës.
Shkaqet për abort spontan
           mund të jenë :
► -trasheguese ;ose
► -çrregullime të shkaktuara gjatë zhvillimit të spermatozoidëve ,ose të qelizës
  vezë.
► Gjithashtu,përgatitja jo aq sa duhet mukozës së mitrës e cila kur bëhet ngulitja e
  vezës së fekonduar qelizore nuk mund ti ofroj kushte të përshtatshme për zhvillimin
  e ovulumit.Kështu që në shumicën e rasteve shtatëzëna aborton që në ditët e para
  të zhvillimit të vet.Deri te dështimi mund të shpiejnë edhe anomalitë e lindura ose
  tumorët në mitër.
► Njëri ndër shkaqet e rëndësishme të dështimeve spontane është edhe çrregullimi I
  marrëdhënieve hormonale,në rradhë të parë mungesa e progresteronit dhë
  gonadostimulinës së shtratit.
►   Dështimi spontan mund të paraqitet edhe te mitra jo mjaftë e
    zhvilluar e ashtuquajtur mitra infantile.Përpos këtyre edhe sëmundjet
    infective në shtatëzëni ,të shkaktuara prej bakterieve ose
    virusëve,shpeshherë shkaktojnë në raste të lehta
    embriopatinë,ndërsa në raste të rënda edhe vdekjen intrauterine të
    embrionit apo të frytit dhe nxjerrjen e tij në ambientin e jashtëm.Gati
    gjithmonë pas dështimit spontan mbesin disa pjesë të ovulumit ,të
    cilat shkaktojnë gjakderdhje atonike nga mitra dhe krijojnë kushte të
    përshtatshme per infektim që përhapet në organet gjenitale.Prandaj
    pas dështimit tek rastet e vogla duhet bërë revizionin digjital të
    kavitetit të mitrës .Pas intervenimit ,me qëllim që të zvogëlohet
    rreziku prej ndonjë infektimi eventual ,të sëmurën duhet mbajtur në
    shtrat më së paku për 3 ditë ,duke I dhënë njëkohësisht antibiotikë
    dhe duke vënë qese me akull në pjesën e poshtme të barkut.
Aborti klinik ndahet :
1.2 Aborti imminent [abortus imminens]




  Dështimin e mundshëm e karakterizon vetëm gjakderdhja e
  lehtë nga mitra .Qafa e mitrës është e mbyllur dhe
  kontraksionet ende nuk janë paraqitura.Në qoftëse ovulumi
  është gjallë ,që e tregojnë reaksionet biologjike të
  shtatëzënisë dhe analiza citohormonale ,dështimi mund të
  pengohet.
  Të sëmurën duhet vënë në shtrat ,ti jepen sedativë dhe
  spazmolitikë ,e pas konsultimit të gjendjes citohormonale
  duhet aplikuar shërimin substicional me hormone zakonisht
  duke dhënë depoprogresteron.
1.3 Aborti incipient (abortus
           incipiens )
                ►   Në fazën e mëtutjeshme të këtij
                    dështimi,e sëmuara ka
                    gjakderdhje të lehta ose të
                    bollshme ,kohë pas kohe I
                    paraqiten kontraksionet e mitrës
                    ,ndërsa kanali cervical është I
                    hapur pjesërisht.Me këtë rast
                    gjasat për shpëtimin e barrës janë
                    mjaft të vogla,kjo aq më shumë
                    kur në shumicën e këtyre rasteve
                    ovulumi është I vdekur .Megjithatë
                    ,nëqoftëse embrioni është ende
                    gjallë ,sikurse edhe tek dështimi
                    imminent mund të shpëtohet një
                    përqindje e konsiderueshme e
                    shtatëzënisë.Megjithatë,po të
                    jenë gjakderdhjet e shumta ,ose
                    po të përfitohet përshtypja se
                    ovulumi ështe I vdekur ,nuk duhet
                    pritet që femra të ketë gjakderdhje
                    por duhet qe me anë të kiretazhës
                    të bëhet mënjanimi I ovulumit dhe
                    të pjesëve të tij nga mitra.
1.4 Aborti inkomplet (abortus incompletes)


          Ky është stadium në të cilin disa pjesë të ovulumit janë
          nxjerrë nga mitra.Në ato raste,femra ndjen dhimbje në
          regjionin e kryqeve dhe në
          pjesën e poshtme të barkut,si dhe ka gjak-
          derdhje të shumta nëpër kanalin cervical ,
          I cili është I hapur plotësisht. Në qoftëse nuk I
          ndihmohet,mund të ketë gjakderdhje të mëdha ,kur
          spontanisht gjakderdhja fillon të zvogëlohet.Vdekjet e
          shkaktuara prej gjakderdhjeve me rastin e dështimit janë
          mjaft raste të radha ,e po për këtë shpeshherë haset anemia
          në shkallë më të lartë.Në rastin e dështimit jo të plotë,është
          e domosdoshmë që më parë të bëhet kiretazha,më anë të së
          cilës do të mënjanohen pjesët e mbetuara të ovulumit dhe me
          këtë të bëhet e mundshme retraksioni I mitres ,në ç’mënyrë
          pengohet gjakderdhja e mëtejme.
          Menjëherë pas kësaj ,duhet kompensuar gjakun e
          humbur,përkatësisht lëngun me anë të transfuzionit të
          gjakut ,ose duke I dhënë solucion fiziologjik dhe duke e
          luftuar infektimin me anë të sulfanoamideve dhe antibiotikëve.
          Të sëmurën duhet mbajtur në shtrat deri në përmirësimin e
          plotë klinik.
1.5 Aborti komplet (abortus completes)




                      Ky është dështim,me rastin e të cilit
                      mitra e ka hedhur ovulumin në tërësi.
                      Me rastin e këtij dështimi, ajo
                      retrahohet fort pasi që mitra është e
                      zbrazur ndërsa gjakderdhje nuk
                      ka.Por,pasi që asnjëherë nuk jemi të
                      sigurt se aborti është I plotë,e
                      konsiderojmë si shumë të arsyeshme
                      që edhe me këtë rast të bëjmë
                      kiretazhën me shumë kujdes,që për
                      qdo rast eventual të mos e rrezikojmë
                      jetën nga gjakderdhjet që mund të
                      shkaktohen nga moskujdesi I
                      kiretazhës së bërë,pra me kiretazhë të
                      lehtë e bëjmë mënjanimin e pjesëve që
                      eventualisht kanë mundur të ngelin
                      brenda,duke mos shkaktuar kështu
                      kurrfarë komplikimesh.
1.6 Aborti Febril
►   Dështimi febril ështe I përcjellur me temperaturë të lartë.Temperatura e lartë
    dhe gjendja e çrregulluar e përgjithshme e të sëmurës më shumë është pasojë
    e veprimit të toksinave se sa të vetë infektimit.Dëshmia më e mirë për këtë
    është se pas zbrasjes së mitrës,ateherë temperatura në rastet më te shpeshta
    zbret ne gjendje normale.Prej tij më I rrezikshmi është dështimi septic I
    përcjellur me infenksion.
1.7 Aborti Habitual
► Abort habitual quajmë ndërprerjen e përsëritur spontane të
  gravidancës njërën pas tjetrës,së paku tri barra të njëpasnjëshme tek
  e njejta femër.Zakonisht secila ndërprerje e barrës që pason,ndodh
  gati në të njejtën moshë të gravidancës.Në profilaksi dhe terapi
  kryesorja është që të gjendet shkaku ose shkaqet e dështimit,gjë që
  nuk është gjithnjë e lehtë dhe të bëhen perpjekje që ato të
  mënjanohen.Në këtë drejtim duhet analizuar statusin e hormoneve në
  shtatëzëni ,marrëdhenieve anatome,në radhë te parë në mitër dhe të
  bëhet hulumtimi I shkaqeve të tjera eventuale të jashtme,të cilat e
  shkaktojnë ndërprerjen spontane të shtatëzënise.Hulumtimet e
  realizuara me sukses të shkaqeve dhe aplikimi I terapisë në mënyrë të
  rregullt,e bëjne të mundur që femra të mbajë barrën edhe pas
  dështimeve habituale që ka pasur.
► Viteve të fundit janë arritur rezultate të kënaqshme në trajtimin e
  aborteve habituale ,për shkak të dobësisë së grykës së brendshme të
  mitrës me ndihmë serklazhës,përkatësisht duke e operuar lidhjen e
  cerviksit në nivel të grykës së brendshme.
1.8 Aborti septik.
►   Si komplikim haset tek dështimet me forcë (me
    dhunë),zakonisht tek tentimet e dështimeve kriminale dhe
    kjo aq me shpesh kur ndërprerja e gravidancës bëhet në
    kushte të vështira.Infektimi , I cili pason ,e që shumë
    shpejtë lidhet me intervenimin e tentuar ose të kryer,e
    shpie të sëmurën në një situatë të vështirë.Në rastet e
    lehta gjendja e përgjithshme e të sëmurës fare pak
    ndryshon,ndërsa në rastet e rënda dhe serioze pasqyra
    klinike mund të jetë mjaftë dramatike.E sëmura ndjen
    dhembje spontane në pjesën e poshtme të barkut,ka
    temperaturë të lartë ,ka rrënqethje dhe
    drithërima.Gjakderdhjet janë të bollshme.Gjendja e
    përgjithshme është e vështirë,ka pamje të frikësuar,buzët
    dhe gjuhët janë tharë,të bardhët e syve shpeshherë janë
    subikterike ,pulsin e ka të shpejtuar dhe filiform.
► Gjatë ekzaminimit ,pjesa e poshtme e
  barkut është mjaftë e
  ndjeshme.Megjithatë,zakonisht arrihet
  që të preket mitra e rritur me kanalin e
  hapur cervical,prej të cilit derdhet
  gjaku.Nën ekarter vërehën lëndimet ,të
  shkaktuara prej intervenimit të tentuar të
  mëparshëm.Në qoftë se dyshohet se
  egziston perforacioni I mitrës,duhet të
  bëhet shumë kujdes ekzaminimi I fundit
  I mitrës dhe të bëhet intervenimi operativ
  .Në të kundërtën,të sëmurën duhet
  hospitalizuar,ti vendoset akull mbi bark
  dhe në mënyrë parenterale të bëhet
  kompenzimi I lëngjeve të humbura,e
  sipas nevojës ti bëhet edhe transfuzioni
  I gjakut dhe te aplikohet në mënyrë
  energjike dhënia e terapisë parenterale
  me antibiotikë.
► Për shkak të rrezikut nga zgjerimi I
  mëtutjeshëm I infenksionit
  septic,kiretazha nuk duhet të aplikohet
  përveq kur kërcënohet rreziku nga
  gjakderdhja e madhe,pas së cilës mund
  të rrezikohet jeta e të sëmurës
  ,përndryshe perdorimin e kiretazhës
  duhet shtyrë deri në qetësimin e procesit
  inflamator.
►   Është e nevojshme të theksohet se në
    rastet më të rënda të dështimit septic
    dominon pasqyra e shokut endotoksik.E
    sëmura qëndron e shtrirë në mënyrë
    passive në shtrat,është e pafuqishme ,me
    një puls shumë të shpejtë dhe mezi
    preket ,lekurën e ka të ftohtë dhe të
    djersitur,nuk ka temperaturë,është e
    zbehtë,të bardhët e syve e ka
    subikterik,me tension të ulët arterial,dhe
    me oligori e cila mund të arrij deri në anuri.


►   Prognoza tek këto të sëmura është me të
    vërtetë e rëndë.Në qoftëse nuk vdes prej
    shokut ose prej infektimit ,të sëmurës I
    kërcënohet rrezik I madh prej anurisë
    ,përkatësisht prej azotemisë .
1.9Missed abortion(aborti I deshtuar

             Gjendja kur embrioni është I vdekur por nuk
             nxirret nga mitra quhet dështim I përmbajtur ose
             missed abortion. Në fillim femra I ka të gjitha
             shenjat të cilat e përcjellin gravidancën e
             hershme :
             • mungesa e menstruacioneve;
             •vjelljet e mëngjesit ;
             •ndjenja e tensionit në gjinjë dhe eventualisht
             paraqitja e kollostromit.
             Në qoftë se ekzaminimin e bën mjeku atëherë ky
             e vëren lividitetin e grykës dhe të mukozës së
             vaginës ,rritjen dhe zbutjen e mitrës. Gjatë kësaj
             kohe edhe reaksionet biologjike janë positive. Me
             vonë kur embrioni ka vdekur ,shenjat subjective të
             gravidancës zhduken ndërsa reaksionet biologjike janë
             negative.Në qoftë se gravidanca ka qenë më e vjetër se
             4 muaj e gjysmë ,lëvizjet e frytit nuk paraqiten atëherë kur
             shtatëzëna I pret ato, ose pushojnë së vepruari në
             qoftëse I ka ndier më parë .
►   Tek gravidanca më e vjetër se 5 muaj lunarë ,vdekjen e frytit në mitër mund të
    vërtetojmë edhe me anë të ekzaminimit rentgenologjik.Në gravidancën e
    hershme missed abortion nuk paraqet ndonjë rrezik për shtatëzënën ,ovulumi I
    vdekur mund të mbetet gjatë në mitër pa kurrfarë pasojash për të sëmurën.
    Megjithatë , po të jetë gravidanca më e vjetër se 5 muaj qëndrimi për një kohë
    më të gjatë I frytit në mitër mund ta shkaktoj paraqitjen e hipofibrinogenemisë
    dhe të paraqitjes së rrezikut për gjakderdhje të mëdha.Prandaj duhet që mitrën
    ta çlirojmë prej frytit të vdekur.Kur konstatohet në missed abortion në trimestrin e
    parë ,duhet të tonizohet muskuli I mitrës për disa ditë me stilbestrol dhe në spital
    duke siguruar sasinë e gjakut për transfuzionin eventual me anë të kiretazhës
    bëhet mënjanimi I ovulumit.Në qoftëse barra është e shtyrë ,nuk duhet shpejtuar
    me intervenimin ,I cili në këtë rast mund të jetë shumë I rrezikshëm ,por duhet
    tentuar me provokimin e abortimit ,të cilin tani e kompletojmë. Provokimi bëhet
    në spital ,me anë të hormoneve ovariale,si dhe me doza te vogla të Kininit,të
    cilat duhet dhënë më shpesh ,përkatësisht me dhënien e solucionit të zbutur të
    oksitocines në menyrë intravenoze.Për të njejtin qëllim mund të përdoret ,si
    shumë I suksesshem preparati I prostaglandinit.Po qe se këto metoda nuk
    tregohen efikase e kjo ndodh rrallë herë tek gravidanca e shtyrë ,atëherë mitra
    duhet patjetër të çlirohet prej frytit,dhe prej pjesëve të tjera të ovulumit me
    intervenimin Cesaresk (secsio cesarea).
► Secsio
 cesarea
2. Gjakderdhjet gjatë gravidancës
►   Kur bëhet fekondimi dhe veza e fekonduar implantohet në decidua,ndërpritet
    procesi I zakonshëm I këmbimit të veprimit të hormoneve mbi mukozën e
    mitrës dhe me këtë ndërpritet gjakderdhja menstruale dhe çdo lloj gjakderdhje
    tjetër nga mitra.
►   Gjatë gravidancës së hershme shkaku më I shpeshtë I gjakderdhjeve është
    aborti spontan.Në qoftë se gruaja është gravide dhe në këtë kohë paraqitet
    gjakderdhja dhe dhimbja në abdomen duhet të mendojmë për shtatëzëni
    ektopike.Gjakderdhjet gjatë gravidancës së hershme mund të paraqiten për
    shkak të :
►   ⊛polipeve cervikale;
►   ⊛erozioneve të qafës së mitrës ;
►   ⊛neoplazmave malinje;
►   ⊛ kancereve etj.
Për të përcaktuar shkakun e gjakderdhjeve dhe për të ndërrmarrë me kohë masat
terapeutike është e nevojshme që te çdo grua shtatezënë të bëhet ekzaminimi me pasqyrë
                               vaginale ose me speculum.

►   Gjakderdhjet në gjysmën e dytë të gravidancës mund të jenë dramatike ,aq shumë sa
    që ta rrezikojnë jetën e gruas. Si shkaktarë mund të jenë :
►   ⊛aborti imminent;
►   ⊛aborti incipient;
►   ⊛polipi cervical;
►   ⊛erozionet e ndryshme;
►   ⊛lezionet malinje;dhe
►   ⊛kanceri I qafës së mitrës.
►   Ekzaminimi bëhet me speculum ose me pasqyrë vaginale.
►   Në gravidancën e vonë përpos këtyre shenjave ekzistojnë edhe dy shkaktarë tjerë që
    mund të shkaktojnë hemoragji dhe të rrezikojnë jetën e gruas siç janë:
►   ⊛placenta previa;
►   ⊛shkolitja e hershme e placentës së implantuar normalisht.
►   Ndër shkaktarët kryesor të gjakderdhjeve gjatë shtatëzanisë numërojmë :
►   ⊛ ruptura e mitrës;
►   ⊛ abprucio placentae;
►   ⊛ gravidanca molare ;
►   ⊛ gravidanca ektopike ;
►   ⊛ placenta previa.
2.1 Rutura e mitres
► Ky është komplikimi që në rastet më të shpeshta e përcjell ndërprerjen e barrës me dhunë.Ky
  komplikim mund të shfaqet edhe tek manipulimet e tjera intrauterine:
► ⊛ sondimi I mitres;
► ⊛ kiretazha eksplorative;

►
    ⊛ histerografia.
Perforacioni I mitrës shkaktohet lehtë nëse muri I saj është I ndryshuar në

                             mënyrë patologjike.


► (Mola kalaveshore ,plagët të cilat kanë ngelur në
  rastin e intervenimit cesaresk ose te miomektomisë
  ,dështimet e shpeshta të mëparshme apo kur
  kiretazha bëhet në puerperiumin e hershëm.Me këtë
  rast e sëmura për arsye të çarjes së perineumit ,ka
  dhimbje të fortë dhe mund të kolabojë .Në raste të
  këtilla ,jeta e femrës është e rrezikuar prej shokut
  traumatic ,të shkaktuar prej dhembjes,prej
  gjakderdhjeve ose prej infektimit ,I cili zhvillohet në
  masë të plotë vetëm disa ditë pas intervenimit. Këtu
  na shfaqet mundësia e peritonisit difuz dhe sepsës së
  gjeneralizuar .
► Rutura e mitres
2.2 Abrucio placentae-
►   Paraqitet nje gjendje kur placenta normale ndahet prej murit të uterusit parakohe me ç’
    rast aty krijohet një hematomë.Shkaku është I panjohur.
►   Faktorë të rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e abrucio placentae janë:
►   ⊛ tensioni I lartë arterial;
►   ⊛traumat ;
►   ⊛përdorimi I kokainës;
►   ⊛përdorimi I duhanit ,etj.
►    Pasqyra klinike: gruaja ka dhimbje në abdomen,mitra është më shumë e zmadhuar ,ka
    konsiztencë të fortë,nga orificiumi I saj I jashtëm rrjedh pak gjak me ngjyrë të errët.
►   Forma më e rëndë e shkolitjes së placentës është apopleksia uteroplacentare e cila
    paraqitet më shumë te shtatëzënat me Preeklampsi dhe Eklampsi.Gjendja e placentës
    është e vështirë,pulsi I saj është I dobësuar por I shpejtë,tonet e zemrës së fetusit nuk
    dëgjohen dhe ai tashmë është I vdekur.
2.3 Gravidanca molare
►   Mola hydatitoza -ose shtatëzënia molare vjen si rezultat I rritjes së tepruar të indeve
    te cilat supozohet se zhvillohen brenda placentës.Normalisht placenta e ushqen
    fetusin gjatë shtatëzanisë dhe në këtë gjendje indet rriten në mënyrë abnormale duke
    formuar një masë të madhe në formë të kalaveshit të rrushit.
Ekzistojne dy tipe të shtatëzënisë molare:
        ⊛shtatëzënia molare e pjesërishme;dhe
            ⊛shtatëzënia molare complete .


► Simptomat:
► ⊛nauze;
► ⊛vjellje;
► ⊛simptoma   të hipertireodizmit;
► ⊛gjakderdhje vaginale dhe tension të lartë
  arterial .
► Mjekimi: mënjanohet përmbajtja e mitrës
  me kiretazhë ose bëhet histeroktomia,dhe
  2 vjet radhazi I bëhen ekzaminime të
  sëmurës ,në rast të komplikimit merret
  materiali per ekzaminim histologjik.
2.5 Placenta previa

► Placenta  më së shpeshti implantohet në
  pjesën korporale të mitrës,në murin e saj
  të përparëm ose të pasëm dhe rrallë
  mbulon njërin nga këndet e mitrës .
► Në qoftë se placenta me implantim të ulët
  e mbyll plotësisht ose pjesërisht mbulon
  orificiumin e brendshem të mitrës atëherë
  kemi të bëjmë me placenta previa.
►   Placenta e
    implantuar në këtë
    mënyrë e bën të
    pamundur kalimin e
    fetusit nëpër kanalin
    e lindjes.
►   Ekzistojnë 3 forma
    të placenta previa:
►   • marginale –
    placenta është e
    implantuar afër
    cerviksit por nuk e
    mbulon atë;
►   • parciale – placenta
    e mbulon një pjesë
    të cerviksit;
►   • totale –placenta e
    mbulon tërë
    cerviksin.
►   Faktorët që ndikojnë
    në shfaqejen e
    placenta previa janë:
►   •zhvillimi abnormal I
    mitrës;
►   •placenta e madhe ose
    abnormale;
►   •shtatëzënitë e mëdha;
►   •shtatëzënitë multiple;
►   •ndërhyrjet kirurgjike
    (c-seciton)
►   •abori I menjëhershëm
    ;
►   •konsumimi I duhanit.
Simptomat: dhimbje barku,gjakderdhje nga
 vagina ,gjaku është I freskët në krahasim me
 abrucio placentae ku gjaku ka ngjyrë të errët.
Mjekimi: për shkak të rrezikut të jetës së nënës
 dhe të fëmijes, lindja normale nuk preferohet
     për shkak të mundësisë të shfaqjes së
gjakderdhjeve të mëdha dhe komplikimeve të
    tjera,zakonisht bëhet secsio cesarean.
2.6 Ndihma e parë tek gjakderdhjet gjatë

                     shtatëzënisë

►   Vendoset shtatëzëna në pozitë të
    shtrirë,përderisa thirret gjinekologu,asaj I
    vendoset vija intravenoze dhe lëshohet infuzioni
    me tretje fiziologjike ,vendoset gazë sterile në
    vaginë,kontrollohen shenjat vitale dhe
    konstatohet prezenca ose mungesa e
    hipovolemisë,merren mostrat e gjakut për
    analiza ,përcillen rrahjet e zemrës së fetusit
    ,bëhet kateterizimi I fshikzës urinare ,merret
    urina për analiza dhe regjistrohet diureza ,në këtë
    mënyrë trajtohen gjakderdhjet gjatë
    shtatëzënisë,e për ecurinë e mëtejshme e vendos
    gjinekologu.
Aborti dhe llojet e tij

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

funksioni
funksioni funksioni
funksioni koralda
 
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoLigjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoHysen Doko
 
Konceptet baze te probabilitetit
Konceptet baze te probabilitetitKonceptet baze te probabilitetit
Konceptet baze te probabilitetitMenaxherat
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeutë Domi
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Simetria ne jeten e perditshme
Simetria ne jeten e perditshme Simetria ne jeten e perditshme
Simetria ne jeten e perditshme Klarisa Klara
 
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!#MesueseAurela Elezaj
 
Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave t...
Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave t...Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave t...
Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave t...Nezhla Shabani
 
Provimi i lirimit 2013 Matematike
Provimi i lirimit 2013 MatematikeProvimi i lirimit 2013 Matematike
Provimi i lirimit 2013 MatematikeHelio RAMOLLARI
 
Paraqitjet grafike
Paraqitjet grafikeParaqitjet grafike
Paraqitjet grafikeMenaxherat
 
Thënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenThënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenFaton Hyseni
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitAdelina Fejzulla
 
Statistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitetStatistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitetMelissa Cani
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptareArdit Nexhipi
 

Was ist angesagt? (20)

funksioni
funksioni funksioni
funksioni
 
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen DokoLigjet e Njutonit Hysen Doko
Ligjet e Njutonit Hysen Doko
 
Tema:Mjedisi
Tema:MjedisiTema:Mjedisi
Tema:Mjedisi
 
Projekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valetProjekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valet
 
Plaget.pptx
Plaget.pptxPlaget.pptx
Plaget.pptx
 
Konceptet baze te probabilitetit
Konceptet baze te probabilitetitKonceptet baze te probabilitetit
Konceptet baze te probabilitetit
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethit
 
FILOZOFIA
FILOZOFIA FILOZOFIA
FILOZOFIA
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
 
Simetria ne jeten e perditshme
Simetria ne jeten e perditshme Simetria ne jeten e perditshme
Simetria ne jeten e perditshme
 
Puna
PunaPuna
Puna
 
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
SI TE KRIJOJME GAZETEN E SHKOLLES ?!
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave t...
Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave t...Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave t...
Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave t...
 
Provimi i lirimit 2013 Matematike
Provimi i lirimit 2013 MatematikeProvimi i lirimit 2013 Matematike
Provimi i lirimit 2013 Matematike
 
Paraqitjet grafike
Paraqitjet grafikeParaqitjet grafike
Paraqitjet grafike
 
Thënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematikenThënie të arta për matematiken
Thënie të arta për matematiken
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
 
Statistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitetStatistike dhe probabilitet
Statistike dhe probabilitet
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
 

Andere mochten auch

Fekondimi In Vitro
 Fekondimi In Vitro Fekondimi In Vitro
Fekondimi In VitroArlinda
 
Anatomia egenital externo Femenino
Anatomia egenital externo FemeninoAnatomia egenital externo Femenino
Anatomia egenital externo FemeninokRyss
 
Kanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrësKanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrësAda Mehmeti
 
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragami
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragamiTeme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragami
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragamifatoams
 
Akusheria me perkujdesje
Akusheria me perkujdesjeAkusheria me perkujdesje
Akusheria me perkujdesjeNezhla Shabani
 
SURGICAL MANAGEMENT OF SEPTIC ABORTION
SURGICAL MANAGEMENT OF SEPTIC ABORTIONSURGICAL MANAGEMENT OF SEPTIC ABORTION
SURGICAL MANAGEMENT OF SEPTIC ABORTIONDr.Nehal Vaidya
 
Abortion -what it is
Abortion -what it isAbortion -what it is
Abortion -what it isreagan phiri
 
Bleeding in early pregnancy, abortion
Bleeding in early pregnancy, abortionBleeding in early pregnancy, abortion
Bleeding in early pregnancy, abortionraj kumar
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 

Andere mochten auch (17)

Abortion
AbortionAbortion
Abortion
 
Fekondimi In Vitro
 Fekondimi In Vitro Fekondimi In Vitro
Fekondimi In Vitro
 
Anatomia egenital externo Femenino
Anatomia egenital externo FemeninoAnatomia egenital externo Femenino
Anatomia egenital externo Femenino
 
Kanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrësKanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrës
 
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragami
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragamiTeme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragami
Teme diplome ne degen e infermjerise 'kanceri i gjirit' ma.fatjon rragami
 
Akusheria me perkujdesje
Akusheria me perkujdesjeAkusheria me perkujdesje
Akusheria me perkujdesje
 
Abortus
AbortusAbortus
Abortus
 
Simptomat e shtatzanise
Simptomat e shtatzaniseSimptomat e shtatzanise
Simptomat e shtatzanise
 
Septic abortion
Septic abortionSeptic abortion
Septic abortion
 
SURGICAL MANAGEMENT OF SEPTIC ABORTION
SURGICAL MANAGEMENT OF SEPTIC ABORTIONSURGICAL MANAGEMENT OF SEPTIC ABORTION
SURGICAL MANAGEMENT OF SEPTIC ABORTION
 
Hiv & pregnancy
Hiv & pregnancyHiv & pregnancy
Hiv & pregnancy
 
Abortion -what it is
Abortion -what it isAbortion -what it is
Abortion -what it is
 
Hiv & pregnancy
Hiv & pregnancyHiv & pregnancy
Hiv & pregnancy
 
Miscarriage
MiscarriageMiscarriage
Miscarriage
 
Bleeding in early pregnancy, abortion
Bleeding in early pregnancy, abortionBleeding in early pregnancy, abortion
Bleeding in early pregnancy, abortion
 
Malpresentations
MalpresentationsMalpresentations
Malpresentations
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 

Ähnlich wie Aborti dhe llojet e tij

Infertiliteti
InfertilitetiInfertiliteti
Infertilitetijulianhab
 
GJINEKOLOGJI.pptxmedicineprojekt2432523554
GJINEKOLOGJI.pptxmedicineprojekt2432523554GJINEKOLOGJI.pptxmedicineprojekt2432523554
GJINEKOLOGJI.pptxmedicineprojekt2432523554DjellzaThaqi
 
Menorrhagjia
MenorrhagjiaMenorrhagjia
MenorrhagjiaAnida Ago
 
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumat
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumatGjinekologji organet gjenitale dhe traumat
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumatarifzuka
 
Reparti i gjinekologjisë
Reparti i gjinekologjisëReparti i gjinekologjisë
Reparti i gjinekologjisëlinditasadrija
 
Mbarështimi i pelave
Mbarështimi i pelaveMbarështimi i pelave
Mbarështimi i pelaveAzem Zogaj
 
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor D. Sh
 
punim seminarik interno.docx
punim seminarik interno.docxpunim seminarik interno.docx
punim seminarik interno.docxDorjanKraja
 
Pediatria , trakti gastrointestinal
Pediatria , trakti gastrointestinal Pediatria , trakti gastrointestinal
Pediatria , trakti gastrointestinal Hysni Dida
 
Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji Xhoana Pepa
 
Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1Danjela Lushaj
 
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekanceroze
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekancerozeParimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekanceroze
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekancerozeZajmira Thanasi
 
Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjianida63
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetiArens Rapushi
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjiritM.Selimi90
 

Ähnlich wie Aborti dhe llojet e tij (20)

Infertiliteti
InfertilitetiInfertiliteti
Infertiliteti
 
GJINEKOLOGJI.pptxmedicineprojekt2432523554
GJINEKOLOGJI.pptxmedicineprojekt2432523554GJINEKOLOGJI.pptxmedicineprojekt2432523554
GJINEKOLOGJI.pptxmedicineprojekt2432523554
 
Menorrhagjia
MenorrhagjiaMenorrhagjia
Menorrhagjia
 
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumat
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumatGjinekologji organet gjenitale dhe traumat
Gjinekologji organet gjenitale dhe traumat
 
Reparti i gjinekologjisë
Reparti i gjinekologjisëReparti i gjinekologjisë
Reparti i gjinekologjisë
 
Pune per portofol
Pune per portofolPune per portofol
Pune per portofol
 
Mbarështimi i pelave
Mbarështimi i pelaveMbarështimi i pelave
Mbarështimi i pelave
 
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor Kanceri  nje forme  e rebelimit qelizor
Kanceri nje forme e rebelimit qelizor
 
punim seminarik interno.docx
punim seminarik interno.docxpunim seminarik interno.docx
punim seminarik interno.docx
 
Pediatria , trakti gastrointestinal
Pediatria , trakti gastrointestinal Pediatria , trakti gastrointestinal
Pediatria , trakti gastrointestinal
 
Projekt biologji
Projekt biologji Projekt biologji
Projekt biologji
 
Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1Detyre kursi biologji 1
Detyre kursi biologji 1
 
KANCERI I KOLONIT
KANCERI I KOLONITKANCERI I KOLONIT
KANCERI I KOLONIT
 
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekanceroze
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekancerozeParimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekanceroze
Parimet e diagnozes diferenciale,gjendjet prekanceroze
 
Biologjia
BiologjiaBiologjia
Biologjia
 
Bio
BioBio
Bio
 
biologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
Kanceri i gjirit
Kanceri i gjiritKanceri i gjirit
Kanceri i gjirit
 
Bebet epruvet
Bebet epruvetBebet epruvet
Bebet epruvet
 

Aborti dhe llojet e tij

  • 1. Shkolla e mesme e mjekësisë “ Elena Gjika”, Ferizaj Punim i Integruar nga praktika profesionale Lënda : analiza laboratorike ,rentgenologjike,diagnostike në sëmundje emergjente Mësimdhënësi: Dr.Besnik Halili Nxënëset : Blearta Spahiu Filize Dauti Leonora Salihu
  • 2. Permbajtja: ► Permbajtja ► 1. Aborti …………………………………… 1.1 Aborti spontan ………………………….. 1.2 Aborti imminent…………………………. ► 1.3 Aborti incipient………………………….. ► 1.4 Aborti inkomplet…………………………. ► 1.5 Aborti komplet…………………………… ► 1.6 Aborti febril ……………………………… ► 1.7 Aborti habitual…………………………… ► 1.8 Aborti septic………………………………. ► 1.9 Aborti I deshtuar…………………………… ► 2.Gjakderdhjet …………………………… ► 2.1 Ruptura e mitrës…………………………………… ► 2.2 Abrupcio placentae…………………………………. ► 2.3 Gravidanca molare…………………………………. ► 2.5 Placenta previa……………………………………… ► 2.6 Ndihma e parë tek gjakderdhjet gjatë shtatezënisë..
  • 3. Aborti ► Aborti -paraqet ndërprerjen e shtatëzënisë deri në javën e 22-të të jetës intrauterine të frytit . ► Aborti mund të jetë : ► • spontan; dhe ► • klinik ► Etiologjia :shkaqet që qojnë në abort janë të ndryshme : si ndryshime ne karyotipin ,infenksione të ndryshme ( treponema pallidum ,chlamidya ,herpes simplex virus ),sëmundje të ndryshme si diabeti ,çrregullimet kardiovaskulare ,renale,defekte të uterusit ,çrregullime imunologjike ,traumat e ndryshme etj. ► Simptomat: gjakderdhje e cila në mënyrë progressive rritet,dhembje abdominale,temperaturë,plogështi,vjellje,dhembje shpine ,etj.
  • 4.
  • 5. Aborti Spontan ► Aborti spontan është ndërprerje e shtatëzënisë prej ndikimeve që nuk mund të vërehen aspak nga jashtë.Ky mund te paraqitet në qfarëdo kohe të barrës.
  • 6. Shkaqet për abort spontan mund të jenë : ► -trasheguese ;ose ► -çrregullime të shkaktuara gjatë zhvillimit të spermatozoidëve ,ose të qelizës vezë. ► Gjithashtu,përgatitja jo aq sa duhet mukozës së mitrës e cila kur bëhet ngulitja e vezës së fekonduar qelizore nuk mund ti ofroj kushte të përshtatshme për zhvillimin e ovulumit.Kështu që në shumicën e rasteve shtatëzëna aborton që në ditët e para të zhvillimit të vet.Deri te dështimi mund të shpiejnë edhe anomalitë e lindura ose tumorët në mitër. ► Njëri ndër shkaqet e rëndësishme të dështimeve spontane është edhe çrregullimi I marrëdhënieve hormonale,në rradhë të parë mungesa e progresteronit dhë gonadostimulinës së shtratit.
  • 7. Dështimi spontan mund të paraqitet edhe te mitra jo mjaftë e zhvilluar e ashtuquajtur mitra infantile.Përpos këtyre edhe sëmundjet infective në shtatëzëni ,të shkaktuara prej bakterieve ose virusëve,shpeshherë shkaktojnë në raste të lehta embriopatinë,ndërsa në raste të rënda edhe vdekjen intrauterine të embrionit apo të frytit dhe nxjerrjen e tij në ambientin e jashtëm.Gati gjithmonë pas dështimit spontan mbesin disa pjesë të ovulumit ,të cilat shkaktojnë gjakderdhje atonike nga mitra dhe krijojnë kushte të përshtatshme per infektim që përhapet në organet gjenitale.Prandaj pas dështimit tek rastet e vogla duhet bërë revizionin digjital të kavitetit të mitrës .Pas intervenimit ,me qëllim që të zvogëlohet rreziku prej ndonjë infektimi eventual ,të sëmurën duhet mbajtur në shtrat më së paku për 3 ditë ,duke I dhënë njëkohësisht antibiotikë dhe duke vënë qese me akull në pjesën e poshtme të barkut.
  • 8. Aborti klinik ndahet : 1.2 Aborti imminent [abortus imminens] Dështimin e mundshëm e karakterizon vetëm gjakderdhja e lehtë nga mitra .Qafa e mitrës është e mbyllur dhe kontraksionet ende nuk janë paraqitura.Në qoftëse ovulumi është gjallë ,që e tregojnë reaksionet biologjike të shtatëzënisë dhe analiza citohormonale ,dështimi mund të pengohet. Të sëmurën duhet vënë në shtrat ,ti jepen sedativë dhe spazmolitikë ,e pas konsultimit të gjendjes citohormonale duhet aplikuar shërimin substicional me hormone zakonisht duke dhënë depoprogresteron.
  • 9. 1.3 Aborti incipient (abortus incipiens ) ► Në fazën e mëtutjeshme të këtij dështimi,e sëmuara ka gjakderdhje të lehta ose të bollshme ,kohë pas kohe I paraqiten kontraksionet e mitrës ,ndërsa kanali cervical është I hapur pjesërisht.Me këtë rast gjasat për shpëtimin e barrës janë mjaft të vogla,kjo aq më shumë kur në shumicën e këtyre rasteve ovulumi është I vdekur .Megjithatë ,nëqoftëse embrioni është ende gjallë ,sikurse edhe tek dështimi imminent mund të shpëtohet një përqindje e konsiderueshme e shtatëzënisë.Megjithatë,po të jenë gjakderdhjet e shumta ,ose po të përfitohet përshtypja se ovulumi ështe I vdekur ,nuk duhet pritet që femra të ketë gjakderdhje por duhet qe me anë të kiretazhës të bëhet mënjanimi I ovulumit dhe të pjesëve të tij nga mitra.
  • 10. 1.4 Aborti inkomplet (abortus incompletes) Ky është stadium në të cilin disa pjesë të ovulumit janë nxjerrë nga mitra.Në ato raste,femra ndjen dhimbje në regjionin e kryqeve dhe në pjesën e poshtme të barkut,si dhe ka gjak- derdhje të shumta nëpër kanalin cervical , I cili është I hapur plotësisht. Në qoftëse nuk I ndihmohet,mund të ketë gjakderdhje të mëdha ,kur spontanisht gjakderdhja fillon të zvogëlohet.Vdekjet e shkaktuara prej gjakderdhjeve me rastin e dështimit janë mjaft raste të radha ,e po për këtë shpeshherë haset anemia në shkallë më të lartë.Në rastin e dështimit jo të plotë,është e domosdoshmë që më parë të bëhet kiretazha,më anë të së cilës do të mënjanohen pjesët e mbetuara të ovulumit dhe me këtë të bëhet e mundshme retraksioni I mitres ,në ç’mënyrë pengohet gjakderdhja e mëtejme. Menjëherë pas kësaj ,duhet kompensuar gjakun e humbur,përkatësisht lëngun me anë të transfuzionit të gjakut ,ose duke I dhënë solucion fiziologjik dhe duke e luftuar infektimin me anë të sulfanoamideve dhe antibiotikëve. Të sëmurën duhet mbajtur në shtrat deri në përmirësimin e plotë klinik.
  • 11. 1.5 Aborti komplet (abortus completes) Ky është dështim,me rastin e të cilit mitra e ka hedhur ovulumin në tërësi. Me rastin e këtij dështimi, ajo retrahohet fort pasi që mitra është e zbrazur ndërsa gjakderdhje nuk ka.Por,pasi që asnjëherë nuk jemi të sigurt se aborti është I plotë,e konsiderojmë si shumë të arsyeshme që edhe me këtë rast të bëjmë kiretazhën me shumë kujdes,që për qdo rast eventual të mos e rrezikojmë jetën nga gjakderdhjet që mund të shkaktohen nga moskujdesi I kiretazhës së bërë,pra me kiretazhë të lehtë e bëjmë mënjanimin e pjesëve që eventualisht kanë mundur të ngelin brenda,duke mos shkaktuar kështu kurrfarë komplikimesh.
  • 12.
  • 13. 1.6 Aborti Febril ► Dështimi febril ështe I përcjellur me temperaturë të lartë.Temperatura e lartë dhe gjendja e çrregulluar e përgjithshme e të sëmurës më shumë është pasojë e veprimit të toksinave se sa të vetë infektimit.Dëshmia më e mirë për këtë është se pas zbrasjes së mitrës,ateherë temperatura në rastet më te shpeshta zbret ne gjendje normale.Prej tij më I rrezikshmi është dështimi septic I përcjellur me infenksion.
  • 14. 1.7 Aborti Habitual ► Abort habitual quajmë ndërprerjen e përsëritur spontane të gravidancës njërën pas tjetrës,së paku tri barra të njëpasnjëshme tek e njejta femër.Zakonisht secila ndërprerje e barrës që pason,ndodh gati në të njejtën moshë të gravidancës.Në profilaksi dhe terapi kryesorja është që të gjendet shkaku ose shkaqet e dështimit,gjë që nuk është gjithnjë e lehtë dhe të bëhen perpjekje që ato të mënjanohen.Në këtë drejtim duhet analizuar statusin e hormoneve në shtatëzëni ,marrëdhenieve anatome,në radhë te parë në mitër dhe të bëhet hulumtimi I shkaqeve të tjera eventuale të jashtme,të cilat e shkaktojnë ndërprerjen spontane të shtatëzënise.Hulumtimet e realizuara me sukses të shkaqeve dhe aplikimi I terapisë në mënyrë të rregullt,e bëjne të mundur që femra të mbajë barrën edhe pas dështimeve habituale që ka pasur. ► Viteve të fundit janë arritur rezultate të kënaqshme në trajtimin e aborteve habituale ,për shkak të dobësisë së grykës së brendshme të mitrës me ndihmë serklazhës,përkatësisht duke e operuar lidhjen e cerviksit në nivel të grykës së brendshme.
  • 15. 1.8 Aborti septik. ► Si komplikim haset tek dështimet me forcë (me dhunë),zakonisht tek tentimet e dështimeve kriminale dhe kjo aq me shpesh kur ndërprerja e gravidancës bëhet në kushte të vështira.Infektimi , I cili pason ,e që shumë shpejtë lidhet me intervenimin e tentuar ose të kryer,e shpie të sëmurën në një situatë të vështirë.Në rastet e lehta gjendja e përgjithshme e të sëmurës fare pak ndryshon,ndërsa në rastet e rënda dhe serioze pasqyra klinike mund të jetë mjaftë dramatike.E sëmura ndjen dhembje spontane në pjesën e poshtme të barkut,ka temperaturë të lartë ,ka rrënqethje dhe drithërima.Gjakderdhjet janë të bollshme.Gjendja e përgjithshme është e vështirë,ka pamje të frikësuar,buzët dhe gjuhët janë tharë,të bardhët e syve shpeshherë janë subikterike ,pulsin e ka të shpejtuar dhe filiform.
  • 16. ► Gjatë ekzaminimit ,pjesa e poshtme e barkut është mjaftë e ndjeshme.Megjithatë,zakonisht arrihet që të preket mitra e rritur me kanalin e hapur cervical,prej të cilit derdhet gjaku.Nën ekarter vërehën lëndimet ,të shkaktuara prej intervenimit të tentuar të mëparshëm.Në qoftë se dyshohet se egziston perforacioni I mitrës,duhet të bëhet shumë kujdes ekzaminimi I fundit I mitrës dhe të bëhet intervenimi operativ .Në të kundërtën,të sëmurën duhet hospitalizuar,ti vendoset akull mbi bark dhe në mënyrë parenterale të bëhet kompenzimi I lëngjeve të humbura,e sipas nevojës ti bëhet edhe transfuzioni I gjakut dhe te aplikohet në mënyrë energjike dhënia e terapisë parenterale me antibiotikë. ► Për shkak të rrezikut nga zgjerimi I mëtutjeshëm I infenksionit septic,kiretazha nuk duhet të aplikohet përveq kur kërcënohet rreziku nga gjakderdhja e madhe,pas së cilës mund të rrezikohet jeta e të sëmurës ,përndryshe perdorimin e kiretazhës duhet shtyrë deri në qetësimin e procesit inflamator.
  • 17. Është e nevojshme të theksohet se në rastet më të rënda të dështimit septic dominon pasqyra e shokut endotoksik.E sëmura qëndron e shtrirë në mënyrë passive në shtrat,është e pafuqishme ,me një puls shumë të shpejtë dhe mezi preket ,lekurën e ka të ftohtë dhe të djersitur,nuk ka temperaturë,është e zbehtë,të bardhët e syve e ka subikterik,me tension të ulët arterial,dhe me oligori e cila mund të arrij deri në anuri. ► Prognoza tek këto të sëmura është me të vërtetë e rëndë.Në qoftëse nuk vdes prej shokut ose prej infektimit ,të sëmurës I kërcënohet rrezik I madh prej anurisë ,përkatësisht prej azotemisë .
  • 18. 1.9Missed abortion(aborti I deshtuar Gjendja kur embrioni është I vdekur por nuk nxirret nga mitra quhet dështim I përmbajtur ose missed abortion. Në fillim femra I ka të gjitha shenjat të cilat e përcjellin gravidancën e hershme : • mungesa e menstruacioneve; •vjelljet e mëngjesit ; •ndjenja e tensionit në gjinjë dhe eventualisht paraqitja e kollostromit. Në qoftë se ekzaminimin e bën mjeku atëherë ky e vëren lividitetin e grykës dhe të mukozës së vaginës ,rritjen dhe zbutjen e mitrës. Gjatë kësaj kohe edhe reaksionet biologjike janë positive. Me vonë kur embrioni ka vdekur ,shenjat subjective të gravidancës zhduken ndërsa reaksionet biologjike janë negative.Në qoftë se gravidanca ka qenë më e vjetër se 4 muaj e gjysmë ,lëvizjet e frytit nuk paraqiten atëherë kur shtatëzëna I pret ato, ose pushojnë së vepruari në qoftëse I ka ndier më parë .
  • 19. Tek gravidanca më e vjetër se 5 muaj lunarë ,vdekjen e frytit në mitër mund të vërtetojmë edhe me anë të ekzaminimit rentgenologjik.Në gravidancën e hershme missed abortion nuk paraqet ndonjë rrezik për shtatëzënën ,ovulumi I vdekur mund të mbetet gjatë në mitër pa kurrfarë pasojash për të sëmurën. Megjithatë , po të jetë gravidanca më e vjetër se 5 muaj qëndrimi për një kohë më të gjatë I frytit në mitër mund ta shkaktoj paraqitjen e hipofibrinogenemisë dhe të paraqitjes së rrezikut për gjakderdhje të mëdha.Prandaj duhet që mitrën ta çlirojmë prej frytit të vdekur.Kur konstatohet në missed abortion në trimestrin e parë ,duhet të tonizohet muskuli I mitrës për disa ditë me stilbestrol dhe në spital duke siguruar sasinë e gjakut për transfuzionin eventual me anë të kiretazhës bëhet mënjanimi I ovulumit.Në qoftëse barra është e shtyrë ,nuk duhet shpejtuar me intervenimin ,I cili në këtë rast mund të jetë shumë I rrezikshëm ,por duhet tentuar me provokimin e abortimit ,të cilin tani e kompletojmë. Provokimi bëhet në spital ,me anë të hormoneve ovariale,si dhe me doza te vogla të Kininit,të cilat duhet dhënë më shpesh ,përkatësisht me dhënien e solucionit të zbutur të oksitocines në menyrë intravenoze.Për të njejtin qëllim mund të përdoret ,si shumë I suksesshem preparati I prostaglandinit.Po qe se këto metoda nuk tregohen efikase e kjo ndodh rrallë herë tek gravidanca e shtyrë ,atëherë mitra duhet patjetër të çlirohet prej frytit,dhe prej pjesëve të tjera të ovulumit me intervenimin Cesaresk (secsio cesarea).
  • 21. 2. Gjakderdhjet gjatë gravidancës ► Kur bëhet fekondimi dhe veza e fekonduar implantohet në decidua,ndërpritet procesi I zakonshëm I këmbimit të veprimit të hormoneve mbi mukozën e mitrës dhe me këtë ndërpritet gjakderdhja menstruale dhe çdo lloj gjakderdhje tjetër nga mitra. ► Gjatë gravidancës së hershme shkaku më I shpeshtë I gjakderdhjeve është aborti spontan.Në qoftë se gruaja është gravide dhe në këtë kohë paraqitet gjakderdhja dhe dhimbja në abdomen duhet të mendojmë për shtatëzëni ektopike.Gjakderdhjet gjatë gravidancës së hershme mund të paraqiten për shkak të : ► ⊛polipeve cervikale; ► ⊛erozioneve të qafës së mitrës ; ► ⊛neoplazmave malinje; ► ⊛ kancereve etj.
  • 22. Për të përcaktuar shkakun e gjakderdhjeve dhe për të ndërrmarrë me kohë masat terapeutike është e nevojshme që te çdo grua shtatezënë të bëhet ekzaminimi me pasqyrë vaginale ose me speculum. ► Gjakderdhjet në gjysmën e dytë të gravidancës mund të jenë dramatike ,aq shumë sa që ta rrezikojnë jetën e gruas. Si shkaktarë mund të jenë : ► ⊛aborti imminent; ► ⊛aborti incipient; ► ⊛polipi cervical; ► ⊛erozionet e ndryshme; ► ⊛lezionet malinje;dhe ► ⊛kanceri I qafës së mitrës. ► Ekzaminimi bëhet me speculum ose me pasqyrë vaginale. ► Në gravidancën e vonë përpos këtyre shenjave ekzistojnë edhe dy shkaktarë tjerë që mund të shkaktojnë hemoragji dhe të rrezikojnë jetën e gruas siç janë: ► ⊛placenta previa; ► ⊛shkolitja e hershme e placentës së implantuar normalisht. ► Ndër shkaktarët kryesor të gjakderdhjeve gjatë shtatëzanisë numërojmë : ► ⊛ ruptura e mitrës; ► ⊛ abprucio placentae; ► ⊛ gravidanca molare ; ► ⊛ gravidanca ektopike ; ► ⊛ placenta previa.
  • 23. 2.1 Rutura e mitres ► Ky është komplikimi që në rastet më të shpeshta e përcjell ndërprerjen e barrës me dhunë.Ky komplikim mund të shfaqet edhe tek manipulimet e tjera intrauterine: ► ⊛ sondimi I mitres; ► ⊛ kiretazha eksplorative; ► ⊛ histerografia.
  • 24. Perforacioni I mitrës shkaktohet lehtë nëse muri I saj është I ndryshuar në mënyrë patologjike. ► (Mola kalaveshore ,plagët të cilat kanë ngelur në rastin e intervenimit cesaresk ose te miomektomisë ,dështimet e shpeshta të mëparshme apo kur kiretazha bëhet në puerperiumin e hershëm.Me këtë rast e sëmura për arsye të çarjes së perineumit ,ka dhimbje të fortë dhe mund të kolabojë .Në raste të këtilla ,jeta e femrës është e rrezikuar prej shokut traumatic ,të shkaktuar prej dhembjes,prej gjakderdhjeve ose prej infektimit ,I cili zhvillohet në masë të plotë vetëm disa ditë pas intervenimit. Këtu na shfaqet mundësia e peritonisit difuz dhe sepsës së gjeneralizuar .
  • 25. ► Rutura e mitres
  • 26. 2.2 Abrucio placentae- ► Paraqitet nje gjendje kur placenta normale ndahet prej murit të uterusit parakohe me ç’ rast aty krijohet një hematomë.Shkaku është I panjohur. ► Faktorë të rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e abrucio placentae janë: ► ⊛ tensioni I lartë arterial; ► ⊛traumat ; ► ⊛përdorimi I kokainës; ► ⊛përdorimi I duhanit ,etj. ► Pasqyra klinike: gruaja ka dhimbje në abdomen,mitra është më shumë e zmadhuar ,ka konsiztencë të fortë,nga orificiumi I saj I jashtëm rrjedh pak gjak me ngjyrë të errët. ► Forma më e rëndë e shkolitjes së placentës është apopleksia uteroplacentare e cila paraqitet më shumë te shtatëzënat me Preeklampsi dhe Eklampsi.Gjendja e placentës është e vështirë,pulsi I saj është I dobësuar por I shpejtë,tonet e zemrës së fetusit nuk dëgjohen dhe ai tashmë është I vdekur.
  • 27. 2.3 Gravidanca molare ► Mola hydatitoza -ose shtatëzënia molare vjen si rezultat I rritjes së tepruar të indeve te cilat supozohet se zhvillohen brenda placentës.Normalisht placenta e ushqen fetusin gjatë shtatëzanisë dhe në këtë gjendje indet rriten në mënyrë abnormale duke formuar një masë të madhe në formë të kalaveshit të rrushit.
  • 28. Ekzistojne dy tipe të shtatëzënisë molare: ⊛shtatëzënia molare e pjesërishme;dhe ⊛shtatëzënia molare complete . ► Simptomat: ► ⊛nauze; ► ⊛vjellje; ► ⊛simptoma të hipertireodizmit; ► ⊛gjakderdhje vaginale dhe tension të lartë arterial . ► Mjekimi: mënjanohet përmbajtja e mitrës me kiretazhë ose bëhet histeroktomia,dhe 2 vjet radhazi I bëhen ekzaminime të sëmurës ,në rast të komplikimit merret materiali per ekzaminim histologjik.
  • 29. 2.5 Placenta previa ► Placenta më së shpeshti implantohet në pjesën korporale të mitrës,në murin e saj të përparëm ose të pasëm dhe rrallë mbulon njërin nga këndet e mitrës . ► Në qoftë se placenta me implantim të ulët e mbyll plotësisht ose pjesërisht mbulon orificiumin e brendshem të mitrës atëherë kemi të bëjmë me placenta previa.
  • 30. Placenta e implantuar në këtë mënyrë e bën të pamundur kalimin e fetusit nëpër kanalin e lindjes. ► Ekzistojnë 3 forma të placenta previa: ► • marginale – placenta është e implantuar afër cerviksit por nuk e mbulon atë; ► • parciale – placenta e mbulon një pjesë të cerviksit; ► • totale –placenta e mbulon tërë cerviksin.
  • 31. Faktorët që ndikojnë në shfaqejen e placenta previa janë: ► •zhvillimi abnormal I mitrës; ► •placenta e madhe ose abnormale; ► •shtatëzënitë e mëdha; ► •shtatëzënitë multiple; ► •ndërhyrjet kirurgjike (c-seciton) ► •abori I menjëhershëm ; ► •konsumimi I duhanit.
  • 32. Simptomat: dhimbje barku,gjakderdhje nga vagina ,gjaku është I freskët në krahasim me abrucio placentae ku gjaku ka ngjyrë të errët. Mjekimi: për shkak të rrezikut të jetës së nënës dhe të fëmijes, lindja normale nuk preferohet për shkak të mundësisë të shfaqjes së gjakderdhjeve të mëdha dhe komplikimeve të tjera,zakonisht bëhet secsio cesarean.
  • 33. 2.6 Ndihma e parë tek gjakderdhjet gjatë shtatëzënisë ► Vendoset shtatëzëna në pozitë të shtrirë,përderisa thirret gjinekologu,asaj I vendoset vija intravenoze dhe lëshohet infuzioni me tretje fiziologjike ,vendoset gazë sterile në vaginë,kontrollohen shenjat vitale dhe konstatohet prezenca ose mungesa e hipovolemisë,merren mostrat e gjakut për analiza ,përcillen rrahjet e zemrës së fetusit ,bëhet kateterizimi I fshikzës urinare ,merret urina për analiza dhe regjistrohet diureza ,në këtë mënyrë trajtohen gjakderdhjet gjatë shtatëzënisë,e për ecurinë e mëtejshme e vendos gjinekologu.