SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 9
Planet Marketing1 dhe ndikimi i tyre mbi bizneset


Hyrje
Planet marketing janë plane të cilat e zhvendosin biznesit në një marsh më të lartë shpejtësie.
Do të konsiderohej një plan i mirë nëse pasqyrat e raporteve do të ishin javore, mujore dhe 3 mujore
duke bërë të mundur evidentimin në çdo moment të ndryshimit pozitiv të biznesit.
Software-ët përkatës në këtë fushë japin ndihmesën e tyre. Ndonëse në përdorimin e software-ve
për kontabilitetin janë hedhur hapa pozitiv në Shqipëri, për software-ët që ndihmojnë në hartimin e
planeve marketing ka shumë pak njohuri si nga bizneset ashtu dhe stafet e tyre.
Mangësitë në drejtim të planeve marketing ekzistojnë pothuajse në të gjitha institucionet private dhe
publike në Shqipëri. Bizneset dhe organizatat në Shqipëri nuk njohin rëndësinë që ka një plan
marketing dhe vlerën që ka përdorimi i tyre.
Në pjesën më të madhe të rasteve planet marketing mund të shihen si harxhim i pamenduar i parave,
ndërkohë që ato rrisin shpejtësinë e ecjes përpara të organizatës ose biznesit tuaj.
Në tregun shqiptar nuk ekzistojnë software në shqip për të hartuar plane marketing.
Software aktual në treg janë vetëm software në gjuhë të huaj, mund të shkarkohen nëpërmjet
internetit, por përdorimi i tyre në Shqipëri është në nivele shumë të ulta.

I-Rëndësia dhe konsideratat gjatë hartimit të planeve marketing në bizneset shqiptare

Një plan marketing është shume i rëndësishëm për kompaninë sepse ndërtimi i tij nuk presupozon
më që kompania të bëjë ato që ka për të bërë çdo vit, por të ndërtoje një strukturë marketing mbi të
cilën varet suksesi i kompanisë.

Në hartimin e planeve marketing është e rëndësishme të mbajmë në konsideratë:

    • Të jemi strategjikë.
Detyrë e rëndësishme në hartimin e planeve marketing është të ruajmë sensin strategjik për
biznesin, duke ndihmuar në fokusimin gjatë vitit. Momente të rëndësishme të cilat meritojnë
vëmendje janë qëllimet dhe objektivat. Një plan marketing strategjik konsiston në identifikimin dhe
përpunimin e programeve marketing që do të ndikojnë në arritjen e qëllimeve të biznesit tuaj.
Starti fillon me objektivat e mëdha që përcaktojnë strategjitë e përgjithshme që do të ndihmojnë
arritjen e qëllimeve. Identifikimi i programeve marketing specifik është “çfarë mund të bëjmë” për
biznesin tonë.
Një kompani si IMB (Instituti i Modelimeve në Biznes) supozojmë se synon të rrisë shitjet në treg
me 20% per vitin 2008. Strategji potenciale mund të jenë: përmirësimi i ekzistences, rritje e forcës
shitëse, krijimi i një linje të re etj. Çdo strategji është e ndryshme në rritjen e shitjeve dhe kërkon
veprime, programe marketing të ndryshëm për të arritur qëllimin e rritjes se shitjeve me 20%.
Programi mund të përfshijë: rregullimin e çmimit, update të ambalazhimit, rregullimin e mesazhit
marketing për të tërhequr vëmendjen e më shumë klientëve për përfitimet e produktit.
IMB midis të tjerave ofron nëpërmjet faqes së saj të internetit një krahasim të produktit të saj Alpha
Single, Alpha Platinum dhe WineLine Mesonic. Në këtë mënyrë kompania arrin të transmetojë një
mesazh më të qartë tek klientët dhe të tërheqë më shumë vëmendjen e klientëve.
Aksionet e ndërmarra në kompani mund të ndryshojnë në varësi të qëllimeve dhe të strategjive.
Analiza strategjike e forcave e bën planin tuaj marketing të ketë një ndikim të madh në suksesin e
përpjekjeve tuaja marketing.




1
    Dr. Ilirjan Lipi, Universiteti i Vlorës
• Kuptimi i shqetësimeve të papërcaktuara është normal.
Mund të ndodheni në një konfuzion në momentin e fillimit të procesit të planifikimit. Qëllimi i
planifikimit është tju tregojë rrugën tuaj për të ndërmarrë veprimin më të mirë në biznesin tuaj. Një
program i mirë do të përfshijë planin tuaj marketing në rritjen e biznesit tuaj .

    • Të jesh realist.
 Opimizmi është një plus në marketingun e biznesit tuaj, por duhet të kuptohen limitet e kompanisë.
IMB jo vetëm është shume aktive në marketingun e produkteve të saj, por për tju uruar gëzuar Vitin
e Ri klientëve të saj vendosi që Alpha Single ta ofrojë falas nëpërmjet internetit. Megjithatë
optimizmi këtu mbaron, kompania nuk mund ta realizojë edhe për Alpha Platinum pasi kapërcehen
limitet e kompanisë.

    • Qëndroni të fokusuar.
Plani juaj marketing është vetëm më e mira e mundshme e zbatimit tuaj të ardhshëm. Nevojitet të
mbahen sytë hapur dhe të mos shpërndaheni, pasi humbja është shumë afër fitimit. Kompania IMB
aktualisht është e fokusuar në versionin Alpha Platinum, të cilin e prezanton edhe si arritjen më të
lartë të saj. Megjithatë ajo nuk ka hequr dorë prej produkteve të tjerë të saj apo edhe të partnerit të
saj në botë Mesonic .

    • Sistem matje
Vendosni sistem matje pasi është vështirë të thuash nëse një plan marketing është i sukseshëm nëse
nuk ka mekanizma të matjes së rezultatit. Nevojitet të shkruhet çfarë do të arrihet me programin, si
do të matet dhe njësitë matëse të rezultatit.

   • Mos harroni 4 P e marketingut.
Promocioni, cmimi, vendi dhe produkti janë 4 P e rëndësishme të shkakut të një sjelljeje.


II-Si të ndihmojmë bizneset e vogla në hartimin e “Planeve Marketing”

Bizneset harxhojnë kohë kur merren me buxhetet dhe planifikimet për vitet që vijnë. Shumë njerëz
humbasin kur vjen koha për të marrë vendime si të përafrojnë planet marketing me kufizimet e
buxheteve.
Më problematike situata paraqitet në bizneset e vogla tek të cilat njohuritë dhe tendenca për planet
marketing meritojnë më shumë vëmendje. Për ta bërë një plan marketing më të prekshëm dhe më
pak stresues për bizneset e vogla sugjerohet:

1-Mendoni një strategji për biznesin. Pavarësisht se biznesi juaj është një biznes i vogël mendoni
një strategji marketing pasi ajo udhëheq shumë vendime. Nëse ju identifikoni qëllimet e
përgjithshme, filloni të zgjidhni dhe të përcaktoni programet marketing për planet e biznesit të
vogël mund të arrini më lehtë qëllimet tuaja.

2-Përcaktoni formatin. Hartoni një skicë të përgjithshme dhe si të publikoni planet mund të
ndikojë më mirë të shikoni hapat qe ju nevojitet të bëni. Madhësia dhe struktura e bizneseve të
vogla mund të ndihmoje në përcaktimin e kufijve të planit.

3- Përcaktoni kohën. Një plan marketing strategjik kërkon shumë analiza dhe për pasojë edhe
kohën e nevojshme. Në një mjedis biznesi me shumë angazhime ditore është e nevojshme rreth 30
minuta deri në një ore çdo ditë të punohet me planet marketing. Koha përcaktohet në varësi të
madhësisë së biznesit dhe të planeve marketing të hartuar.
4.Teknika brainstorm. Të rejat, idetë krijuese rrjedhin më lirshëm kur njerëzit nuk janë penguar
nga paragjykimet. Teknikat brainstorm janë nga teknikat më të përdorshme të cilat ndihmojnë në
zgjidhjen e problemeve. Nëse aplikohen mbi individët ato arrijnë të grumbullojnë ide larg
opionineve ose egos së njerëzve të tjerë. Në rastet kur ato aplikohen për të gjithë grupin ato
ndihmojnë në marrjen në konsideratë të mendimit të gjithë grupit përgjatë procesit të zgjidhjes së
problemeve.

5.Shkurtoni listen. Bizneset mund të jenë të angazuhuara në shumë projekte. Lista e projekteve
potencial mund të shkurtohet duke u përqendruar në ato më të pëlqyeshmet, më fitimprurëset dhe që
përfaqësojnë avantazhin e forcave të kompanisë.
6. Bëni një plan fleksibël. Bizneset nuk veprojnë në vakum, kështu dhe planet nuk duhet të jenë të
ngurtë. Ndërtimi i planeve jofleksible nund të siguroje grackën e vazhdimit në rrugë joproduktive.
7. Vendosja e një sistemi matësash. Për të ditur nëqoftëse dhe sa mirë programi punon dhe ju
ndihmon në identifikimin e oportuniteteve për vlerësim. Në planin tuaj marketing ose dokumentat
mbështetës, vendosni qëllime të qarta dhe njësi matje të tyre.
8.Evoluimi i programeve të shkuar. Shumë vendime mund të kenë qenë aplikuar në të shkuarën,
ndaj dhe planet e shkuara paraqesin rëndësi të studiohen. Në këtë mënyrë parashikimi për të
ardhmen prezanton më shumë shance për sukses.
9.Projekte koherente kritike. Efektiviteti i planeve marketing varet mbi implementimin e forcave.
Përfshirja e koherencës për shumë projekte kritike veçanërisht për zgjidhjen rreth shikimeve të
tregut, pushimeve ose ngjarjeve të tjera sensitive do të ndihmojnë të gjeni një implementim të lehtë.
10. Publikimi i një përmbledhje. Publikimi i një plani marketing është i lehtë të ndiqet dhe është
më i pëlqyeshëm kur në një faqe të vetme një përmbledhje na paraqet qartë qëllimet, strategjitë dhe
programet marketing. Në larminë e lartë të detyrave përmbledhja e mbajtur mbi tavolinë na
ndihmon të jemi të fokusuar në çdo moment të vitit.

III-Përdorimi i Software-ve në hartimin e planeve marketing

Përdorimi i softoware-ve gjithnjë e më tepër po përdoret edhe nga bizneset shqiptare për të
ndihmuar biznesin.
Në Shqipëri përdoren software shqiptar, software të huaj të cilët mund të shkarkohen nëpërmjet
internetit nga kompanitë përkatëse. Kompanitë prodhuese të software-ve të huaj kanë gjetur
partnerin e tyre shqiptar.

Instituti i Modelimeve në Biznes ose IMB është përfaqësues i Mesonic, një ndër 3 kompanitë e
para në botë të cilat ofrojnë zgjidhje të plota në fushën e ERP.
Marrëveshje të tilla bëjnë të mundur kombinimin e disa nga gjigandëve më të mëdhenjë në botë
me profesionalizmin e kompanive shqiptare.

Tregut shqiptar mund ti ofrohen zgjidhje si:
 ERP (Enterprise Resource Planning) të cilat administrojnë çdo aspekt operativ të biznesit
  duke ofruar një përdorim të mirë të aseteve dhe përfitueshmëri të lartë. Kjo zgjidhje e
  integruar ofron module për funksione të ndryshme si financë, shitje, shërbime, manaxhim të
  burimeve njerëzore etj.
 CRM (Customer Relationship Management), ndihmon në menxhimin e marrëdhënieve me
  klientët, në rritjen e numrit të tyre duke rritur besnikërinë dhe duke ofruar strategji të fokusuara
  te klienti.
Nëpërmjet rrjetit të partnerëve shqiptar, kompanitë e huaja ofrojnë një gamë të gjerë zgjidhjesh
që administrojnë funksione operacionale dhe strategjike të biznesit në industri të ndryshme si
telekomunikacion, banka, sektori publik etj.
Me anë të këtyre zgjidhjeve, mund të reduktohen kostot, të përmirësohet performanca dhe të fitohet
aftësia e duhur për t’u paraprirë dhe përshtatur ndryshimeve e nevojave të biznesit.

Në grupin e software-ve për planet marketing janë vetëm në gjuhë të thuaj dhe mund të përmendim
Marketing Plan Pro, Marketing Builder, PlanMagic Marketing 6.0 të cilët do të ndihmonin
specialistët marketing në organizata për të ndërtuar planet marketing.



IV-Elementët përbërës të planeve marketing

Sa herë flasim për një plan marketing, mbajmë parasysh elementët e mëposhtëm:

   •   Përmbledhja ekzekutive

Pozicioni i përmbledhjes ekzekutive është në fillim të një plani marketing, pavarësisht se ndërtimi i
tij realizohet në fund pasi përfundojnë të gjitha fazat. Nëse kompania IMB ka një plan marketing,
përmbledhja ekzekutive vendoset në fillim dhe ajo i jep përgjigje pyetjeve cfarë, si, pse, ku, kur
dhe si, duke pasqyruar në përmbledhje objektivat, strategjitë, parashikimet për shitjet, tregjet,
analizat finanziare etj.

   •   Analiza e industrisë

Në këtë fazë analizohet industria, pikat kyçe të konkurencës, ofruesit, mjedisi ligjor, konsumatorët
si dhe vendi i kompanisë në industri.
Paraqesin rëndësi gjatë analizës: analiza SWOT dhe analiza “Porter's 5 Forces.”
Analiza SWOT pasqyron detaje mbi forcat, dobësitë, oportunitet dhe kërcënimet në industri.
“Porter's 5 Forces analysis” analizon dinamikën e lidhjeve midis konkurentëve aktual dhe të
ardhshëm, vetë kompanisë, produkteve të kompanisë, industrisë dhe klientëve.

   •   Analiza e tregjeve të synuara

Përshkruhen produktet tuaj dhe objektivat e secilit prej klientëve tuaj. Në zhvillimin e analizës
përqëndrohemi në:
Target-at demografik të tregut si niveli i të ardhurave, interesat, aktivitetet, niveli i jetesës,
përshkrimet t tjera gjeografike, mjedisi politik, situata familjare, mosha etj
Industrit ose tendencat sociale që ndikojnë klientët
Target-i për nevojat duke u përqëndruar në çfarë klientët duan dhe përfitimet përkatëse që marrin
nga produkti.


    • Strategjitë marketing
Në këtë fazë përfshihen dhe gjejnë pasqyrim objektivat marketing dhe misioni i kompanisë të cilat
shërbejnë si udhërrëfyese për analizat e mëposhtme:
     Pozicioni i produktit në relativitet me konkurentët dhe në sytë e klientëve
     Strategjitë e përgjithshme, te cilat do të përdoren për të përhapur objektivat dhe misionin
     Mix marketingu i produkteve i cili do të përfshije programet marketing specifik (4P)
     Produktet dhe vendosjet relative, vlerësimet dhe hedhja në treg
 Strategjitë e çmimeve për çdo produkt.




Aktivitetetet promocionale: përfshijnë relacione publike, marketingun nëpërmjet internetit,
reklamat, programe të përhapura dhe programet e tjerë marketing që do të përfshihen në të.
Të gjitha kompanitë shqiptare të cilat merren me prodhimin e software në Shqipëri, disponojnë një
faqe interneti dhe zhvillojnë marketingun nëpërmjet interentit psh IMB, ePoint, ISD, Tpk Solution
etj

   •   Buxheti, parashikimet dhe analizat finanziare

Është e rëndësishme që organizatat të parashikojnë buxhete për planet marketing ashtu sic veprojnë
për planifikimet e tjera në organizatë. Në këtë mënyrë buxhetet marketing nuk do të konsiderohen
më si shpenzime të tepërta për organizatën.
Në analizat finanziare paraqesin rëndësi:
 Parashikimi i fitim-humbjes. Janë të rëndësishme të analizohen detaje si njësitë e shitjeve dhe
    paratë e parashikuara, kosto e produkteve, buxhetet marketing, projektet për shpenzimet fikse
    dhe variabël, shpenzime të tjera, marzhi i fitimit.
 Analiza break-even. Tregon njësitë dhe dollarët që nevojiten për të bërë një program marketing
    fitimprurës.
 Skenari cfarë-nqs. Tregon çfarë ndodhë nëqoftëse parashikimi dhe marzhi i fitimit janë më të
    ulët ose më të lartë sesa parashikimi.

   •   Kontrolli

Zhvillimi i kontrollit në planet marketing synon në matjen e rezultatit të planit marketing,
evidentimin e problemeve të mundshme si dhe pasqyrimin e tyre në planet e viteve te ardhshme.

Ndërtimi i një njësie matje-je të suksesit në çdo program marketing është i rëndësishëm. Ato
konsistojnë në bërjen sa më të lehtë të matjes së suksesit në procesin e monitorimit pasi kompania
do të ketë zbatuar planin marketing.
Rekomandohet që gjatë proçesit të kontrollit janë të rëndësishme të mbahen në konsideratë:
zbatimi i planit marketing, celësat e suksesit, kërkimi i tregut, planifikimi i pasigurive, përdorimi i
planeve CRM për të marrë informacion për të komunikuar me klientët.

V-Rrugët e evolumit të planeve marketing

Bizneset shpesh e kanë të vështirë të dinë nëse taktikat marketing të cilat përdorin janë rezultative.
Mund të ndodhin keqkuptime dhe ngatërresa kur zhvillohen disa aktiviteteve marketing gjatë të
njëjtës periudhë kohore.

Ka disa rrugë të cilat tregojnë evoluimin:

1-Shikoni shitjet. Disa firma kanë tregues të ndryshëm matje nga të tjerat. Disa masin numrin e
shitjeve të reja, disa numrin e takimeve të reja, disa numrin e orëve të faturuara etj. Kujtojmë që
zbritjet ose ndryshimet në sasinë e shitur do të ndikojnë në vlerën totale të shitjeve dhe për pasojë
në rezultatin financiar të kompanisë.
2-Pyesni klientët tuaj. Kërkoni të gjeni përgjigjen e pyetjes se çfarë klientët marrin ose mësojnë
tek ju. Shumë biznese kurrë nuk dinë ti përgjigjen kësaj pyetje dhe humbin duke në përpjekjet për të
ndikuar se si klientët të zgjedhin shërbimet e tyre.

3-Bëni reklamen tuaj. Kujdes në shpenzimet direkte

Është e rëndësishme që reklama juaj të jetë në median e duhur.Vetëm në këtë mënyrë do të mundni
ti drejtoheni audiencës së duhur. Disa rekomandime do të ishin:

   Jini sa më specifik
   Përpiquni të merrni një feedback nga audienca juaj nëse e ndjekin publikimin tuaj.
   Përdorni “call-to-action”. Njerëzit do të telefonojnë dhe do të tregojnë se çfarë duan.
   Lini ditë takimesh të lira.
   Përdorni metoda kontakti mjaftë të rëndësishme si telefon, email, website. Në këtë mënyrë ju
    jepet mundësia njerëzve të kontaktojnë me ju.

Kompani si IMB dhe ISD i drejtohen audiences së tyre nëpërmjet gazetave të cilat lexohen nga
publiku dhe Revistës Ekonomike Monitor e cila i drejtohet botës së biznesit në Shqipëri.
Njëkohësisht të gjitha kompanitë të cilat merren me prodhimin e software-ve të kontabilitetit të
informatizuar publikojnë mënyrën e kontatit nëpërmjet email-it dhe telefonave me klientët.

Subjektet e tjera të sektorit privat akoma janë mbrapa në pasjen e një faqe web-i dhe të një mënyre
komunikimi si email.

Institucionet shtetërore kanë faqet e tyre të web-it, por akoma cilësia e tyre meriton më shumë
vëmendje. Tendenca dhe dëshira e institucioneve shtetërore është pozitive, por kjo nuk mjafton dhe
sektori privat është më përpara.



4-Bëni që aktivitete network të krijojnë oportunitete të reja për ju.

Një nga principet e metodave të tilla është tju “jap” të tjerëve më tepër sesa “tu shesë”. Në këtë
mënyrë do të ndihmojë të tjerët të përhapin informacion mbi shërbimet tuaja. Në këtë mënyrë
njerëzit do të ndjehen anëtarë të një grupi dhe IMB është nga më aktivet. Rekomandet një feedback
specific çdo javë për anëtarët e këtyre grupeve.

5-Taktikat marketing të bëjnë sa më të lehtë shitjen e shërbimeve tuaja. Ato në çdo moment
duhet të mbajnë në konsideratë: pse klientët kanë interes për produktet tuaja, të fokusohen në
nevojat e klientëve, të fokusohen në diferencat tuaja nga konkurentët.

6- Shqyrtoni historikun e shitjeve. Rekordet historik të shkëmbimeve tuaja janë informacione që
tregojnë një tendencë ndaj mos i nënvleftësoni. Shitja është një pjesë e rëndësishme e funksionit
marketing, kështu bëni siguri të keni akses në suksesin e mbylljes së shitjes më tepër sesa të
fokusoheni në avantazhe të reja.

7-ROI. I bën planet tuaj të investimeve të kenë një kthim pozitivë. Më tepër sesa të shikoni
buxhetet marketing si një shumë totale, ju nevojitet të shihni evoluimin e efektivitetit të kostove për
çdo aktivitet marketing specific. Në vlerësimin e alternativës të përpiqeni të siguroni një ROI sa më
të madh, ndoshta mund të arrini të bëni më të mirën për të eleminuar taktika joproduktive.
VI-Konkluzione dhe Rekomandime

1-Të krijojmë një plan marketing dimanik

Ne të gjithë miratojmë rëndësinë e pasjes së planeve të biznesit, por mos harroni vlerën e planeve të
mirë marketing. Planet marketing përbëjnë më pak faqe sesa një plan biznesi. Rekomandojmë një
plan marketing nëse doni që biznesit tuaj ta vendosni në një marsh më të lartë.
Është e rëndësishme në një plan marketing të qënit dinamik dhe për ta bërë realitet: jepni emocion,
filloni me objektivat më të mëdha dhe njihni objektivat e audiencës suaj.

2-Plani SMART. Është e rëndësishme të mbahen në konsideratë hapat për të krijuar një plan
realist dhe qëllime vlerash. Plani SMART konsiston në pika të paharrueshme si: specifik, i
matshëm, aksion orientuar, real, kohë-orientuar.

3-Të jesh realist
Qëllimet jo realiste do të çojnë në gremisje dhe do të vrasin entuziasmin tuaj duke ndikuar
negativisht në qëllimet që ju mund të arrini. Përpiquni të jeni sa më realist në planet tuaja.

4-Përgjigjuni pyetjeve “kur” dhe “pse”

Secili nga qëllimet tuaja gjithashtu ka një element “kohën”. Përpilimi kohor i bën qëllimet më
shumë të matshme dhe më reale.
Nuk ka asnjë strukturë kohore për secilin person ose për çdo aksion. Vendosja e strukturave kohore
për ju dhe përcaktimet për të bërë struktura kohore kanë vetëm një synim se si të sigurojnë sukses
për ju. Njëkohësisht është shumë intriguese të kërkojmë “pse” dhe “kur” për çdo qëllim.

5-Njihni kostot
Arritjet e qëllimeve vijnë nëpërmjet kostove. Kostot mund të jenë financiare ose të përfitime të cilat
indirekt janë shpenzime për kompaninë.

6-Jini konsistent
Qëllimet kërkojnë të punojmë së bashku dhe të jemi konsistentë gjatë gjithë kohërave.


7-Koha për të vepruar

Pasi keni shkruar qëllimet tuaja bëjini ato pjesë të manaxhimit. Është koha për të vepruar ndaj
veproni

a) Hapat e aksionit.
Pasi keni përcaktuar objektivat tuaja, qëllimet tuaja, ju do tju nevojitet të skeduloni kohën çdo ditë
për të parë se çfarë keni bërë për të arritur qëllimin tuaj. Konsiderojeni këtë kohë si një takim me
dikë (V.I.P.) që kurrë nuk do të vijë përsëri ose ndryshe anullojeni atë.
b) Identifikoni pengesat.

Pavarësisht rezultateve positive në ndërmarrje mos neglizhoni së listuari pengesat e mundshme në
arritjen e qëllimeve tuaja. Gabimi më i madh që mund të ndodhë është të mos keni gjithnjë atë që
quhet “Plan B”.

c) Skeduloni ditën tuaj

Çdo ditë merruni nga pak minuta me planin tuaj, pasi ditën tjetër do të identifikoni gjëra të tjera për
të arritur qëllimin tuaj. Të veprosh në këtë mënyrë është gjë e mirë për disa arsye: 1) vendosni
subkoshiencën tuaj të punojë për ju 2) eleminoni atë që “çfarë duhet të bëjë unë së pari”

8-Përdorimi i softwareve në hartimin e planeve marketing
Në Shqipëri ekzistojnë kompani të cilat merren me prodhimin e software-ve për kontabilitetin e
informatizuar të cilat kanë filluar të bashkëpunojnë edhe me kompani të huaja. Këto kompani duke
shtuar gamën e produkteve të tyre nevojitet të bashkëpunojnë me partnerët e tyre edhe për software
në fushën e marketingut.

9-Roli i universiteteve.
Universitetet duhet të ofrojnë kontributin e tyre jo vetëm nëpërmjet ofrimit të shkollës së lartë, por
edhe të nivelit master. Një master në Marketing do të ishte një alternative interesante e cila do të
kontribonte dhe në shpejtësinë në të cilën bizneset do të lëvizin.
Universitetet konsiderohen si “fabrika të inteligjencës” dhe produkti i tyre në fushën marketing
është i rëndësishëm. Universitetet mund të jenë edhe nismëtarët e ofrimit të planeve marketing dhe
të software-ve në këtë fushë.




Abstract
Marketing planes are planes that displace your business with a bigger gear of speed.
It will be consider a better plan if financial report degree would be once a week, or once a month or
once 3-month, making possible the valuation of the positive business’s changes in every moment.
The Software used in this field gives their help. Though, even if in accountability are taken positive
steps for the software, they that helps in drawing marketing planes are less common, and there is
little know-how, both from business and from their staff.
The deficiency in marketing planes exists almost in every private and public institution in Albania.
Businesses and other organizations in Albania don’t know the importance of the marketing plan and
its value of using it.
Marketing planes may be considered like consumption-blithe of money, meanwhile that they
increase the speed of going on of the organization or your business.
Albanian market doesn’t have software in Albanian language to make marketing planes.
 Actual software, in the market, is only software in foreign language and can be downloading only
from the internet, but their use in Albania is in low level.
Literatura

1- M.Depoti, Qeveria Offline-Pse bizneset janë më të suksesshme me faqet e tyre të internetit,
   ndërsa qeveritë më së shumti dështojnë, Revista Monitor nr 7(314), 20 Shkurt 2008
2- Dr.Maks Raco, Kosta Ikonomi, Kontabiliteti dhe Analiza Financiare, 2007
3- Bob Parker’s, Internet Marketing 101, 2007
4- Prof.Dr. Bashkim Ruseti, MBA Rovena Bahiti, Prokurimi Elektronik në strategjitë e qeverisjes,
   Ekonomia dhe Biznesi, Nr 3 (20), 2005
5- Ledia Sula, Marketingu i parë në perspektivën e një zhvillimi që zgjat në kohë, Ekonomia dhe
   Biznesi, Nr 1(15), 2004
6- Giuditta Alessandrini, Risorse Umane e New Economy, Febraio 2002
7- Ugo Morelli, Management delle imprese turistiche, Febraio, 1995
8- Adresa interneti
          • www.webmarketingplace.com
          • www.websitemarketingplan.com
          • http://planmagic.com/marketing_plan.htm
          • www.mindtools.com/brainstm.htm
          • www.albic.net
          • www.imb.com.al
          • www.isd.com.al
          • www.bilanc.com
          • www.mesonic.com.al
          • www.morebusiness.com
          • www.brs-inc.com
          • www.isseti.org
          • www.mplans.com

Weitere ähnliche Inhalte

Andere mochten auch

AIESEC IIT Kharagpur - Annual Report 2010
AIESEC IIT Kharagpur - Annual Report 2010AIESEC IIT Kharagpur - Annual Report 2010
AIESEC IIT Kharagpur - Annual Report 2010AIESEC IIT Kharagpur
 
Henkel Comunicación corporativa
Henkel Comunicación corporativaHenkel Comunicación corporativa
Henkel Comunicación corporativaEGGA24
 
Hf eugene braunwald 2013
Hf  eugene braunwald 2013Hf  eugene braunwald 2013
Hf eugene braunwald 2013drucsamal
 
TodoRetail presenta TRN Coworking
TodoRetail presenta TRN CoworkingTodoRetail presenta TRN Coworking
TodoRetail presenta TRN CoworkingTodoRetail
 
Gabriel binet y oscar esteve
Gabriel binet y  oscar esteveGabriel binet y  oscar esteve
Gabriel binet y oscar esteveJose Trinidad
 
Diseño de sistema de gestion
Diseño de sistema de gestionDiseño de sistema de gestion
Diseño de sistema de gestionElvis Sa
 
Opinión de la gente acerca de los precios en los antros del Distrito Federal
Opinión de la gente acerca de los precios en los antros del Distrito FederalOpinión de la gente acerca de los precios en los antros del Distrito Federal
Opinión de la gente acerca de los precios en los antros del Distrito FederalAndreaharochi
 
Bim based process mining master thesis presentation
Bim based process mining master thesis presentation Bim based process mining master thesis presentation
Bim based process mining master thesis presentation Stijn van Schaijk
 
Avances en la telecomunicaciones a nivel mundial diana torres rosmery raiban...
Avances  en la telecomunicaciones a nivel mundial diana torres rosmery raiban...Avances  en la telecomunicaciones a nivel mundial diana torres rosmery raiban...
Avances en la telecomunicaciones a nivel mundial diana torres rosmery raiban...Diana Torres
 
Ficha inscripción taller de reducción del estrés. mindfulness
Ficha inscripción taller de reducción del estrés. mindfulnessFicha inscripción taller de reducción del estrés. mindfulness
Ficha inscripción taller de reducción del estrés. mindfulnessCole Navalazarza
 
Giao trinh ky nang lam viec nhom
Giao trinh ky nang lam viec nhomGiao trinh ky nang lam viec nhom
Giao trinh ky nang lam viec nhomtranthanhlong_gv
 
IT-Beschaffung und Open Source Software
IT-Beschaffung und Open Source SoftwareIT-Beschaffung und Open Source Software
IT-Beschaffung und Open Source SoftwareMatthias Stürmer
 

Andere mochten auch (19)

AIESEC IIT Kharagpur - Annual Report 2010
AIESEC IIT Kharagpur - Annual Report 2010AIESEC IIT Kharagpur - Annual Report 2010
AIESEC IIT Kharagpur - Annual Report 2010
 
Henkel Comunicación corporativa
Henkel Comunicación corporativaHenkel Comunicación corporativa
Henkel Comunicación corporativa
 
Grelha 04-edição de dados
Grelha 04-edição de dadosGrelha 04-edição de dados
Grelha 04-edição de dados
 
Programme congres documation 2006
Programme congres documation 2006Programme congres documation 2006
Programme congres documation 2006
 
Hf eugene braunwald 2013
Hf  eugene braunwald 2013Hf  eugene braunwald 2013
Hf eugene braunwald 2013
 
TodoRetail presenta TRN Coworking
TodoRetail presenta TRN CoworkingTodoRetail presenta TRN Coworking
TodoRetail presenta TRN Coworking
 
Gabriel binet y oscar esteve
Gabriel binet y  oscar esteveGabriel binet y  oscar esteve
Gabriel binet y oscar esteve
 
Foro transferencia ciencias de la educacion
Foro transferencia ciencias de la educacionForo transferencia ciencias de la educacion
Foro transferencia ciencias de la educacion
 
Diseño de sistema de gestion
Diseño de sistema de gestionDiseño de sistema de gestion
Diseño de sistema de gestion
 
Opinión de la gente acerca de los precios en los antros del Distrito Federal
Opinión de la gente acerca de los precios en los antros del Distrito FederalOpinión de la gente acerca de los precios en los antros del Distrito Federal
Opinión de la gente acerca de los precios en los antros del Distrito Federal
 
Bim based process mining master thesis presentation
Bim based process mining master thesis presentation Bim based process mining master thesis presentation
Bim based process mining master thesis presentation
 
Avances en la telecomunicaciones a nivel mundial diana torres rosmery raiban...
Avances  en la telecomunicaciones a nivel mundial diana torres rosmery raiban...Avances  en la telecomunicaciones a nivel mundial diana torres rosmery raiban...
Avances en la telecomunicaciones a nivel mundial diana torres rosmery raiban...
 
Ficha inscripción taller de reducción del estrés. mindfulness
Ficha inscripción taller de reducción del estrés. mindfulnessFicha inscripción taller de reducción del estrés. mindfulness
Ficha inscripción taller de reducción del estrés. mindfulness
 
Paper 91
Paper 91Paper 91
Paper 91
 
Voltaire (aldo franquez)
Voltaire (aldo franquez)Voltaire (aldo franquez)
Voltaire (aldo franquez)
 
Giao trinh ky nang lam viec nhom
Giao trinh ky nang lam viec nhomGiao trinh ky nang lam viec nhom
Giao trinh ky nang lam viec nhom
 
CV_Nitin
CV_NitinCV_Nitin
CV_Nitin
 
WP2 - OPEN INNOVATION PROCESS MODEL
WP2 - OPEN INNOVATION PROCESS MODELWP2 - OPEN INNOVATION PROCESS MODEL
WP2 - OPEN INNOVATION PROCESS MODEL
 
IT-Beschaffung und Open Source Software
IT-Beschaffung und Open Source SoftwareIT-Beschaffung und Open Source Software
IT-Beschaffung und Open Source Software
 

Mehr von Ilirjan

Dr.Ilirjan Lipi
Dr.Ilirjan LipiDr.Ilirjan Lipi
Dr.Ilirjan LipiIlirjan
 
Curiculum Vitae Ilirjan Lipi
Curiculum Vitae Ilirjan LipiCuriculum Vitae Ilirjan Lipi
Curiculum Vitae Ilirjan LipiIlirjan
 
Workplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
Workplace Mobbing And Albanian Workplace IlirjWorkplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
Workplace Mobbing And Albanian Workplace IlirjIlirjan
 
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiIlirjan
 
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset  Revista MonitorNetworket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset  Revista Monitor
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista MonitorIlirjan
 
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiIlirjan
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008Ilirjan
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetIlirjan
 
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingSi Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingIlirjan
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitIlirjan
 
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Ilirjan
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitIlirjan
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarIlirjan
 
Posteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesPosteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesIlirjan
 
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreTurizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreIlirjan
 
Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Ilirjan
 

Mehr von Ilirjan (16)

Dr.Ilirjan Lipi
Dr.Ilirjan LipiDr.Ilirjan Lipi
Dr.Ilirjan Lipi
 
Curiculum Vitae Ilirjan Lipi
Curiculum Vitae Ilirjan LipiCuriculum Vitae Ilirjan Lipi
Curiculum Vitae Ilirjan Lipi
 
Workplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
Workplace Mobbing And Albanian Workplace IlirjWorkplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
Workplace Mobbing And Albanian Workplace Ilirj
 
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
 
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset  Revista MonitorNetworket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset  Revista Monitor
Networket Social, Fuqizojne Njerezit Dhe Bizneset Revista Monitor
 
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne ShqiperiRrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
Rrjetet Social Dhe Marketingu Politik Ne Shqiperi
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
Softwaret E Planeve Te Biznesit Monitor 8 Qershor2008
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
 
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingSi Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt Suksesit
 
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt Suksesit
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
 
Posteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesPosteri I Thirrjes
Posteri I Thirrjes
 
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreTurizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
 
Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008
 

Planet Marketing Buletin Proces Botimi

  • 1. Planet Marketing1 dhe ndikimi i tyre mbi bizneset Hyrje Planet marketing janë plane të cilat e zhvendosin biznesit në një marsh më të lartë shpejtësie. Do të konsiderohej një plan i mirë nëse pasqyrat e raporteve do të ishin javore, mujore dhe 3 mujore duke bërë të mundur evidentimin në çdo moment të ndryshimit pozitiv të biznesit. Software-ët përkatës në këtë fushë japin ndihmesën e tyre. Ndonëse në përdorimin e software-ve për kontabilitetin janë hedhur hapa pozitiv në Shqipëri, për software-ët që ndihmojnë në hartimin e planeve marketing ka shumë pak njohuri si nga bizneset ashtu dhe stafet e tyre. Mangësitë në drejtim të planeve marketing ekzistojnë pothuajse në të gjitha institucionet private dhe publike në Shqipëri. Bizneset dhe organizatat në Shqipëri nuk njohin rëndësinë që ka një plan marketing dhe vlerën që ka përdorimi i tyre. Në pjesën më të madhe të rasteve planet marketing mund të shihen si harxhim i pamenduar i parave, ndërkohë që ato rrisin shpejtësinë e ecjes përpara të organizatës ose biznesit tuaj. Në tregun shqiptar nuk ekzistojnë software në shqip për të hartuar plane marketing. Software aktual në treg janë vetëm software në gjuhë të huaj, mund të shkarkohen nëpërmjet internetit, por përdorimi i tyre në Shqipëri është në nivele shumë të ulta. I-Rëndësia dhe konsideratat gjatë hartimit të planeve marketing në bizneset shqiptare Një plan marketing është shume i rëndësishëm për kompaninë sepse ndërtimi i tij nuk presupozon më që kompania të bëjë ato që ka për të bërë çdo vit, por të ndërtoje një strukturë marketing mbi të cilën varet suksesi i kompanisë. Në hartimin e planeve marketing është e rëndësishme të mbajmë në konsideratë: • Të jemi strategjikë. Detyrë e rëndësishme në hartimin e planeve marketing është të ruajmë sensin strategjik për biznesin, duke ndihmuar në fokusimin gjatë vitit. Momente të rëndësishme të cilat meritojnë vëmendje janë qëllimet dhe objektivat. Një plan marketing strategjik konsiston në identifikimin dhe përpunimin e programeve marketing që do të ndikojnë në arritjen e qëllimeve të biznesit tuaj. Starti fillon me objektivat e mëdha që përcaktojnë strategjitë e përgjithshme që do të ndihmojnë arritjen e qëllimeve. Identifikimi i programeve marketing specifik është “çfarë mund të bëjmë” për biznesin tonë. Një kompani si IMB (Instituti i Modelimeve në Biznes) supozojmë se synon të rrisë shitjet në treg me 20% per vitin 2008. Strategji potenciale mund të jenë: përmirësimi i ekzistences, rritje e forcës shitëse, krijimi i një linje të re etj. Çdo strategji është e ndryshme në rritjen e shitjeve dhe kërkon veprime, programe marketing të ndryshëm për të arritur qëllimin e rritjes se shitjeve me 20%. Programi mund të përfshijë: rregullimin e çmimit, update të ambalazhimit, rregullimin e mesazhit marketing për të tërhequr vëmendjen e më shumë klientëve për përfitimet e produktit. IMB midis të tjerave ofron nëpërmjet faqes së saj të internetit një krahasim të produktit të saj Alpha Single, Alpha Platinum dhe WineLine Mesonic. Në këtë mënyrë kompania arrin të transmetojë një mesazh më të qartë tek klientët dhe të tërheqë më shumë vëmendjen e klientëve. Aksionet e ndërmarra në kompani mund të ndryshojnë në varësi të qëllimeve dhe të strategjive. Analiza strategjike e forcave e bën planin tuaj marketing të ketë një ndikim të madh në suksesin e përpjekjeve tuaja marketing. 1 Dr. Ilirjan Lipi, Universiteti i Vlorës
  • 2. • Kuptimi i shqetësimeve të papërcaktuara është normal. Mund të ndodheni në një konfuzion në momentin e fillimit të procesit të planifikimit. Qëllimi i planifikimit është tju tregojë rrugën tuaj për të ndërmarrë veprimin më të mirë në biznesin tuaj. Një program i mirë do të përfshijë planin tuaj marketing në rritjen e biznesit tuaj . • Të jesh realist. Opimizmi është një plus në marketingun e biznesit tuaj, por duhet të kuptohen limitet e kompanisë. IMB jo vetëm është shume aktive në marketingun e produkteve të saj, por për tju uruar gëzuar Vitin e Ri klientëve të saj vendosi që Alpha Single ta ofrojë falas nëpërmjet internetit. Megjithatë optimizmi këtu mbaron, kompania nuk mund ta realizojë edhe për Alpha Platinum pasi kapërcehen limitet e kompanisë. • Qëndroni të fokusuar. Plani juaj marketing është vetëm më e mira e mundshme e zbatimit tuaj të ardhshëm. Nevojitet të mbahen sytë hapur dhe të mos shpërndaheni, pasi humbja është shumë afër fitimit. Kompania IMB aktualisht është e fokusuar në versionin Alpha Platinum, të cilin e prezanton edhe si arritjen më të lartë të saj. Megjithatë ajo nuk ka hequr dorë prej produkteve të tjerë të saj apo edhe të partnerit të saj në botë Mesonic . • Sistem matje Vendosni sistem matje pasi është vështirë të thuash nëse një plan marketing është i sukseshëm nëse nuk ka mekanizma të matjes së rezultatit. Nevojitet të shkruhet çfarë do të arrihet me programin, si do të matet dhe njësitë matëse të rezultatit. • Mos harroni 4 P e marketingut. Promocioni, cmimi, vendi dhe produkti janë 4 P e rëndësishme të shkakut të një sjelljeje. II-Si të ndihmojmë bizneset e vogla në hartimin e “Planeve Marketing” Bizneset harxhojnë kohë kur merren me buxhetet dhe planifikimet për vitet që vijnë. Shumë njerëz humbasin kur vjen koha për të marrë vendime si të përafrojnë planet marketing me kufizimet e buxheteve. Më problematike situata paraqitet në bizneset e vogla tek të cilat njohuritë dhe tendenca për planet marketing meritojnë më shumë vëmendje. Për ta bërë një plan marketing më të prekshëm dhe më pak stresues për bizneset e vogla sugjerohet: 1-Mendoni një strategji për biznesin. Pavarësisht se biznesi juaj është një biznes i vogël mendoni një strategji marketing pasi ajo udhëheq shumë vendime. Nëse ju identifikoni qëllimet e përgjithshme, filloni të zgjidhni dhe të përcaktoni programet marketing për planet e biznesit të vogël mund të arrini më lehtë qëllimet tuaja. 2-Përcaktoni formatin. Hartoni një skicë të përgjithshme dhe si të publikoni planet mund të ndikojë më mirë të shikoni hapat qe ju nevojitet të bëni. Madhësia dhe struktura e bizneseve të vogla mund të ndihmoje në përcaktimin e kufijve të planit. 3- Përcaktoni kohën. Një plan marketing strategjik kërkon shumë analiza dhe për pasojë edhe kohën e nevojshme. Në një mjedis biznesi me shumë angazhime ditore është e nevojshme rreth 30 minuta deri në një ore çdo ditë të punohet me planet marketing. Koha përcaktohet në varësi të madhësisë së biznesit dhe të planeve marketing të hartuar.
  • 3. 4.Teknika brainstorm. Të rejat, idetë krijuese rrjedhin më lirshëm kur njerëzit nuk janë penguar nga paragjykimet. Teknikat brainstorm janë nga teknikat më të përdorshme të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Nëse aplikohen mbi individët ato arrijnë të grumbullojnë ide larg opionineve ose egos së njerëzve të tjerë. Në rastet kur ato aplikohen për të gjithë grupin ato ndihmojnë në marrjen në konsideratë të mendimit të gjithë grupit përgjatë procesit të zgjidhjes së problemeve. 5.Shkurtoni listen. Bizneset mund të jenë të angazuhuara në shumë projekte. Lista e projekteve potencial mund të shkurtohet duke u përqendruar në ato më të pëlqyeshmet, më fitimprurëset dhe që përfaqësojnë avantazhin e forcave të kompanisë. 6. Bëni një plan fleksibël. Bizneset nuk veprojnë në vakum, kështu dhe planet nuk duhet të jenë të ngurtë. Ndërtimi i planeve jofleksible nund të siguroje grackën e vazhdimit në rrugë joproduktive. 7. Vendosja e një sistemi matësash. Për të ditur nëqoftëse dhe sa mirë programi punon dhe ju ndihmon në identifikimin e oportuniteteve për vlerësim. Në planin tuaj marketing ose dokumentat mbështetës, vendosni qëllime të qarta dhe njësi matje të tyre. 8.Evoluimi i programeve të shkuar. Shumë vendime mund të kenë qenë aplikuar në të shkuarën, ndaj dhe planet e shkuara paraqesin rëndësi të studiohen. Në këtë mënyrë parashikimi për të ardhmen prezanton më shumë shance për sukses. 9.Projekte koherente kritike. Efektiviteti i planeve marketing varet mbi implementimin e forcave. Përfshirja e koherencës për shumë projekte kritike veçanërisht për zgjidhjen rreth shikimeve të tregut, pushimeve ose ngjarjeve të tjera sensitive do të ndihmojnë të gjeni një implementim të lehtë. 10. Publikimi i një përmbledhje. Publikimi i një plani marketing është i lehtë të ndiqet dhe është më i pëlqyeshëm kur në një faqe të vetme një përmbledhje na paraqet qartë qëllimet, strategjitë dhe programet marketing. Në larminë e lartë të detyrave përmbledhja e mbajtur mbi tavolinë na ndihmon të jemi të fokusuar në çdo moment të vitit. III-Përdorimi i Software-ve në hartimin e planeve marketing Përdorimi i softoware-ve gjithnjë e më tepër po përdoret edhe nga bizneset shqiptare për të ndihmuar biznesin. Në Shqipëri përdoren software shqiptar, software të huaj të cilët mund të shkarkohen nëpërmjet internetit nga kompanitë përkatëse. Kompanitë prodhuese të software-ve të huaj kanë gjetur partnerin e tyre shqiptar. Instituti i Modelimeve në Biznes ose IMB është përfaqësues i Mesonic, një ndër 3 kompanitë e para në botë të cilat ofrojnë zgjidhje të plota në fushën e ERP. Marrëveshje të tilla bëjnë të mundur kombinimin e disa nga gjigandëve më të mëdhenjë në botë me profesionalizmin e kompanive shqiptare. Tregut shqiptar mund ti ofrohen zgjidhje si:  ERP (Enterprise Resource Planning) të cilat administrojnë çdo aspekt operativ të biznesit duke ofruar një përdorim të mirë të aseteve dhe përfitueshmëri të lartë. Kjo zgjidhje e integruar ofron module për funksione të ndryshme si financë, shitje, shërbime, manaxhim të burimeve njerëzore etj.  CRM (Customer Relationship Management), ndihmon në menxhimin e marrëdhënieve me klientët, në rritjen e numrit të tyre duke rritur besnikërinë dhe duke ofruar strategji të fokusuara te klienti.
  • 4. Nëpërmjet rrjetit të partnerëve shqiptar, kompanitë e huaja ofrojnë një gamë të gjerë zgjidhjesh që administrojnë funksione operacionale dhe strategjike të biznesit në industri të ndryshme si telekomunikacion, banka, sektori publik etj. Me anë të këtyre zgjidhjeve, mund të reduktohen kostot, të përmirësohet performanca dhe të fitohet aftësia e duhur për t’u paraprirë dhe përshtatur ndryshimeve e nevojave të biznesit. Në grupin e software-ve për planet marketing janë vetëm në gjuhë të thuaj dhe mund të përmendim Marketing Plan Pro, Marketing Builder, PlanMagic Marketing 6.0 të cilët do të ndihmonin specialistët marketing në organizata për të ndërtuar planet marketing. IV-Elementët përbërës të planeve marketing Sa herë flasim për një plan marketing, mbajmë parasysh elementët e mëposhtëm: • Përmbledhja ekzekutive Pozicioni i përmbledhjes ekzekutive është në fillim të një plani marketing, pavarësisht se ndërtimi i tij realizohet në fund pasi përfundojnë të gjitha fazat. Nëse kompania IMB ka një plan marketing, përmbledhja ekzekutive vendoset në fillim dhe ajo i jep përgjigje pyetjeve cfarë, si, pse, ku, kur dhe si, duke pasqyruar në përmbledhje objektivat, strategjitë, parashikimet për shitjet, tregjet, analizat finanziare etj. • Analiza e industrisë Në këtë fazë analizohet industria, pikat kyçe të konkurencës, ofruesit, mjedisi ligjor, konsumatorët si dhe vendi i kompanisë në industri. Paraqesin rëndësi gjatë analizës: analiza SWOT dhe analiza “Porter's 5 Forces.” Analiza SWOT pasqyron detaje mbi forcat, dobësitë, oportunitet dhe kërcënimet në industri. “Porter's 5 Forces analysis” analizon dinamikën e lidhjeve midis konkurentëve aktual dhe të ardhshëm, vetë kompanisë, produkteve të kompanisë, industrisë dhe klientëve. • Analiza e tregjeve të synuara Përshkruhen produktet tuaj dhe objektivat e secilit prej klientëve tuaj. Në zhvillimin e analizës përqëndrohemi në: Target-at demografik të tregut si niveli i të ardhurave, interesat, aktivitetet, niveli i jetesës, përshkrimet t tjera gjeografike, mjedisi politik, situata familjare, mosha etj Industrit ose tendencat sociale që ndikojnë klientët Target-i për nevojat duke u përqëndruar në çfarë klientët duan dhe përfitimet përkatëse që marrin nga produkti. • Strategjitë marketing Në këtë fazë përfshihen dhe gjejnë pasqyrim objektivat marketing dhe misioni i kompanisë të cilat shërbejnë si udhërrëfyese për analizat e mëposhtme:  Pozicioni i produktit në relativitet me konkurentët dhe në sytë e klientëve  Strategjitë e përgjithshme, te cilat do të përdoren për të përhapur objektivat dhe misionin  Mix marketingu i produkteve i cili do të përfshije programet marketing specifik (4P)  Produktet dhe vendosjet relative, vlerësimet dhe hedhja në treg
  • 5.  Strategjitë e çmimeve për çdo produkt. Aktivitetetet promocionale: përfshijnë relacione publike, marketingun nëpërmjet internetit, reklamat, programe të përhapura dhe programet e tjerë marketing që do të përfshihen në të. Të gjitha kompanitë shqiptare të cilat merren me prodhimin e software në Shqipëri, disponojnë një faqe interneti dhe zhvillojnë marketingun nëpërmjet interentit psh IMB, ePoint, ISD, Tpk Solution etj • Buxheti, parashikimet dhe analizat finanziare Është e rëndësishme që organizatat të parashikojnë buxhete për planet marketing ashtu sic veprojnë për planifikimet e tjera në organizatë. Në këtë mënyrë buxhetet marketing nuk do të konsiderohen më si shpenzime të tepërta për organizatën. Në analizat finanziare paraqesin rëndësi:  Parashikimi i fitim-humbjes. Janë të rëndësishme të analizohen detaje si njësitë e shitjeve dhe paratë e parashikuara, kosto e produkteve, buxhetet marketing, projektet për shpenzimet fikse dhe variabël, shpenzime të tjera, marzhi i fitimit.  Analiza break-even. Tregon njësitë dhe dollarët që nevojiten për të bërë një program marketing fitimprurës.  Skenari cfarë-nqs. Tregon çfarë ndodhë nëqoftëse parashikimi dhe marzhi i fitimit janë më të ulët ose më të lartë sesa parashikimi. • Kontrolli Zhvillimi i kontrollit në planet marketing synon në matjen e rezultatit të planit marketing, evidentimin e problemeve të mundshme si dhe pasqyrimin e tyre në planet e viteve te ardhshme. Ndërtimi i një njësie matje-je të suksesit në çdo program marketing është i rëndësishëm. Ato konsistojnë në bërjen sa më të lehtë të matjes së suksesit në procesin e monitorimit pasi kompania do të ketë zbatuar planin marketing. Rekomandohet që gjatë proçesit të kontrollit janë të rëndësishme të mbahen në konsideratë: zbatimi i planit marketing, celësat e suksesit, kërkimi i tregut, planifikimi i pasigurive, përdorimi i planeve CRM për të marrë informacion për të komunikuar me klientët. V-Rrugët e evolumit të planeve marketing Bizneset shpesh e kanë të vështirë të dinë nëse taktikat marketing të cilat përdorin janë rezultative. Mund të ndodhin keqkuptime dhe ngatërresa kur zhvillohen disa aktiviteteve marketing gjatë të njëjtës periudhë kohore. Ka disa rrugë të cilat tregojnë evoluimin: 1-Shikoni shitjet. Disa firma kanë tregues të ndryshëm matje nga të tjerat. Disa masin numrin e shitjeve të reja, disa numrin e takimeve të reja, disa numrin e orëve të faturuara etj. Kujtojmë që zbritjet ose ndryshimet në sasinë e shitur do të ndikojnë në vlerën totale të shitjeve dhe për pasojë në rezultatin financiar të kompanisë.
  • 6. 2-Pyesni klientët tuaj. Kërkoni të gjeni përgjigjen e pyetjes se çfarë klientët marrin ose mësojnë tek ju. Shumë biznese kurrë nuk dinë ti përgjigjen kësaj pyetje dhe humbin duke në përpjekjet për të ndikuar se si klientët të zgjedhin shërbimet e tyre. 3-Bëni reklamen tuaj. Kujdes në shpenzimet direkte Është e rëndësishme që reklama juaj të jetë në median e duhur.Vetëm në këtë mënyrë do të mundni ti drejtoheni audiencës së duhur. Disa rekomandime do të ishin:  Jini sa më specifik  Përpiquni të merrni një feedback nga audienca juaj nëse e ndjekin publikimin tuaj.  Përdorni “call-to-action”. Njerëzit do të telefonojnë dhe do të tregojnë se çfarë duan.  Lini ditë takimesh të lira.  Përdorni metoda kontakti mjaftë të rëndësishme si telefon, email, website. Në këtë mënyrë ju jepet mundësia njerëzve të kontaktojnë me ju. Kompani si IMB dhe ISD i drejtohen audiences së tyre nëpërmjet gazetave të cilat lexohen nga publiku dhe Revistës Ekonomike Monitor e cila i drejtohet botës së biznesit në Shqipëri. Njëkohësisht të gjitha kompanitë të cilat merren me prodhimin e software-ve të kontabilitetit të informatizuar publikojnë mënyrën e kontatit nëpërmjet email-it dhe telefonave me klientët. Subjektet e tjera të sektorit privat akoma janë mbrapa në pasjen e një faqe web-i dhe të një mënyre komunikimi si email. Institucionet shtetërore kanë faqet e tyre të web-it, por akoma cilësia e tyre meriton më shumë vëmendje. Tendenca dhe dëshira e institucioneve shtetërore është pozitive, por kjo nuk mjafton dhe sektori privat është më përpara. 4-Bëni që aktivitete network të krijojnë oportunitete të reja për ju. Një nga principet e metodave të tilla është tju “jap” të tjerëve më tepër sesa “tu shesë”. Në këtë mënyrë do të ndihmojë të tjerët të përhapin informacion mbi shërbimet tuaja. Në këtë mënyrë njerëzit do të ndjehen anëtarë të një grupi dhe IMB është nga më aktivet. Rekomandet një feedback specific çdo javë për anëtarët e këtyre grupeve. 5-Taktikat marketing të bëjnë sa më të lehtë shitjen e shërbimeve tuaja. Ato në çdo moment duhet të mbajnë në konsideratë: pse klientët kanë interes për produktet tuaja, të fokusohen në nevojat e klientëve, të fokusohen në diferencat tuaja nga konkurentët. 6- Shqyrtoni historikun e shitjeve. Rekordet historik të shkëmbimeve tuaja janë informacione që tregojnë një tendencë ndaj mos i nënvleftësoni. Shitja është një pjesë e rëndësishme e funksionit marketing, kështu bëni siguri të keni akses në suksesin e mbylljes së shitjes më tepër sesa të fokusoheni në avantazhe të reja. 7-ROI. I bën planet tuaj të investimeve të kenë një kthim pozitivë. Më tepër sesa të shikoni buxhetet marketing si një shumë totale, ju nevojitet të shihni evoluimin e efektivitetit të kostove për çdo aktivitet marketing specific. Në vlerësimin e alternativës të përpiqeni të siguroni një ROI sa më të madh, ndoshta mund të arrini të bëni më të mirën për të eleminuar taktika joproduktive.
  • 7. VI-Konkluzione dhe Rekomandime 1-Të krijojmë një plan marketing dimanik Ne të gjithë miratojmë rëndësinë e pasjes së planeve të biznesit, por mos harroni vlerën e planeve të mirë marketing. Planet marketing përbëjnë më pak faqe sesa një plan biznesi. Rekomandojmë një plan marketing nëse doni që biznesit tuaj ta vendosni në një marsh më të lartë. Është e rëndësishme në një plan marketing të qënit dinamik dhe për ta bërë realitet: jepni emocion, filloni me objektivat më të mëdha dhe njihni objektivat e audiencës suaj. 2-Plani SMART. Është e rëndësishme të mbahen në konsideratë hapat për të krijuar një plan realist dhe qëllime vlerash. Plani SMART konsiston në pika të paharrueshme si: specifik, i matshëm, aksion orientuar, real, kohë-orientuar. 3-Të jesh realist Qëllimet jo realiste do të çojnë në gremisje dhe do të vrasin entuziasmin tuaj duke ndikuar negativisht në qëllimet që ju mund të arrini. Përpiquni të jeni sa më realist në planet tuaja. 4-Përgjigjuni pyetjeve “kur” dhe “pse” Secili nga qëllimet tuaja gjithashtu ka një element “kohën”. Përpilimi kohor i bën qëllimet më shumë të matshme dhe më reale. Nuk ka asnjë strukturë kohore për secilin person ose për çdo aksion. Vendosja e strukturave kohore për ju dhe përcaktimet për të bërë struktura kohore kanë vetëm një synim se si të sigurojnë sukses për ju. Njëkohësisht është shumë intriguese të kërkojmë “pse” dhe “kur” për çdo qëllim. 5-Njihni kostot Arritjet e qëllimeve vijnë nëpërmjet kostove. Kostot mund të jenë financiare ose të përfitime të cilat indirekt janë shpenzime për kompaninë. 6-Jini konsistent Qëllimet kërkojnë të punojmë së bashku dhe të jemi konsistentë gjatë gjithë kohërave. 7-Koha për të vepruar Pasi keni shkruar qëllimet tuaja bëjini ato pjesë të manaxhimit. Është koha për të vepruar ndaj veproni a) Hapat e aksionit. Pasi keni përcaktuar objektivat tuaja, qëllimet tuaja, ju do tju nevojitet të skeduloni kohën çdo ditë për të parë se çfarë keni bërë për të arritur qëllimin tuaj. Konsiderojeni këtë kohë si një takim me dikë (V.I.P.) që kurrë nuk do të vijë përsëri ose ndryshe anullojeni atë.
  • 8. b) Identifikoni pengesat. Pavarësisht rezultateve positive në ndërmarrje mos neglizhoni së listuari pengesat e mundshme në arritjen e qëllimeve tuaja. Gabimi më i madh që mund të ndodhë është të mos keni gjithnjë atë që quhet “Plan B”. c) Skeduloni ditën tuaj Çdo ditë merruni nga pak minuta me planin tuaj, pasi ditën tjetër do të identifikoni gjëra të tjera për të arritur qëllimin tuaj. Të veprosh në këtë mënyrë është gjë e mirë për disa arsye: 1) vendosni subkoshiencën tuaj të punojë për ju 2) eleminoni atë që “çfarë duhet të bëjë unë së pari” 8-Përdorimi i softwareve në hartimin e planeve marketing Në Shqipëri ekzistojnë kompani të cilat merren me prodhimin e software-ve për kontabilitetin e informatizuar të cilat kanë filluar të bashkëpunojnë edhe me kompani të huaja. Këto kompani duke shtuar gamën e produkteve të tyre nevojitet të bashkëpunojnë me partnerët e tyre edhe për software në fushën e marketingut. 9-Roli i universiteteve. Universitetet duhet të ofrojnë kontributin e tyre jo vetëm nëpërmjet ofrimit të shkollës së lartë, por edhe të nivelit master. Një master në Marketing do të ishte një alternative interesante e cila do të kontribonte dhe në shpejtësinë në të cilën bizneset do të lëvizin. Universitetet konsiderohen si “fabrika të inteligjencës” dhe produkti i tyre në fushën marketing është i rëndësishëm. Universitetet mund të jenë edhe nismëtarët e ofrimit të planeve marketing dhe të software-ve në këtë fushë. Abstract Marketing planes are planes that displace your business with a bigger gear of speed. It will be consider a better plan if financial report degree would be once a week, or once a month or once 3-month, making possible the valuation of the positive business’s changes in every moment. The Software used in this field gives their help. Though, even if in accountability are taken positive steps for the software, they that helps in drawing marketing planes are less common, and there is little know-how, both from business and from their staff. The deficiency in marketing planes exists almost in every private and public institution in Albania. Businesses and other organizations in Albania don’t know the importance of the marketing plan and its value of using it. Marketing planes may be considered like consumption-blithe of money, meanwhile that they increase the speed of going on of the organization or your business. Albanian market doesn’t have software in Albanian language to make marketing planes. Actual software, in the market, is only software in foreign language and can be downloading only from the internet, but their use in Albania is in low level.
  • 9. Literatura 1- M.Depoti, Qeveria Offline-Pse bizneset janë më të suksesshme me faqet e tyre të internetit, ndërsa qeveritë më së shumti dështojnë, Revista Monitor nr 7(314), 20 Shkurt 2008 2- Dr.Maks Raco, Kosta Ikonomi, Kontabiliteti dhe Analiza Financiare, 2007 3- Bob Parker’s, Internet Marketing 101, 2007 4- Prof.Dr. Bashkim Ruseti, MBA Rovena Bahiti, Prokurimi Elektronik në strategjitë e qeverisjes, Ekonomia dhe Biznesi, Nr 3 (20), 2005 5- Ledia Sula, Marketingu i parë në perspektivën e një zhvillimi që zgjat në kohë, Ekonomia dhe Biznesi, Nr 1(15), 2004 6- Giuditta Alessandrini, Risorse Umane e New Economy, Febraio 2002 7- Ugo Morelli, Management delle imprese turistiche, Febraio, 1995 8- Adresa interneti • www.webmarketingplace.com • www.websitemarketingplan.com • http://planmagic.com/marketing_plan.htm • www.mindtools.com/brainstm.htm • www.albic.net • www.imb.com.al • www.isd.com.al • www.bilanc.com • www.mesonic.com.al • www.morebusiness.com • www.brs-inc.com • www.isseti.org • www.mplans.com