SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 4
Kontabiliteti i informatizur dhe kontributi në përballimin e sfidave të biznesit1


Hyrje
Sot bizneset pavarësisht formës së organizimit të tyre tregojnë një mungesë të theksuar interesimi
në drejtim të përdorimit të programeve të kontabilitetit të informatizuar.
Në jo pak raste subjektet duke ndjekur tendencën ose modën e blerjes së kompiuterave mendojnë se
kanë arritur të mbajnë kontabilitetin e tyre në mënyrë të informatizuar.
Jo vetëm programet e kontabilitetit të informatizuar, por dhe paketën e Microsoft Office subjektet e
përdorin shumë pak ose nuk e përdorin fare.
Informatizimi i subjekteve mund të realizohet në mënyrë që të përfshijë çdo aspekt të punës në
organizatë duke përdorur sistemet ERP (Enterprise Resource Planning), CRM (Customer
Relationship Management). Në këtë mënyrë subjektet do të mund të përfitojnë raporte mbi
organizatën ose sektorë të saj në çdo moment.
Rezultati i informatizimit të bizneseve do të jetë një vendimarrje më e shpejtë, më e bazuar në
mendimin shkencor dhe me një kosto më të ulët.
Aspekti më i prekshëm dhe me të cilin subjektet përballen është informatizimi i kontabilitetit të
tyre.

I-Programet e kontabilitetit të informatiuar sot

Në treg aktualisht funksionojnë dy lloje programesh për kontabilitetin e informatizuar:
Së pari. Programe ku kontabiliteti i informatizuar është i organizuar mbi baza monetare (cash basis
accounting) si psh Alpha Shop, ProBar, ProMarket,KinoSoft etj.
Njohja dhe rregjistrimet e veprimeve kontabile, shpenzimeve dhe të ardhurave realizohet pikërisht
kur hyjnë ose dalin paratë.
Ky grup programesh ju intereson kryesisht bizneseve të vogla si dyqane, supermarkete, bar-
restoraneteve etj.

Së dyti. Programe të kontabilitetit të informatizuar që mbështeten tek kontabiliteti financiar si
Alpha 7.0 (single), Alpha Plantinum,Financa 4.0, Financa 5.0,Change, Onufri, Bilanci 2007, Dea
etj.
Efeket e ngjarjeve dhe të veprimeve kontabël njihen kur ndodhin dhe rregjistrohen në dokumenatat
përkatëse. Midis këtyre dokumentave të detyrueshëm janë: ditari, libri i madh dhe libri i inventarit.
Këto programe përdoren si nga bizneset e mëdha të cilat janë të detyruara ligjërisht të raportojnë në
shtet raporte të natyrës që ofrojnë këto programe të kontabilitetit të informatizuar ashtu edhe nga
biznese të cilat nga forma ligjore mund të jenë biznese të vogla.

Programet e kontabilitetit të informatizuar ju japin informacion një grupi të madh grupesh të
interesuar për këto raporte: drejtuesve, pronarëve, analistsëve finanzia, punonjëve, organeve
tatimore etj


II-Avantazhet e përdorimit të programeve të kontabilitetit të informatizuar:
• Organizimi i financave të bizneseve në mënyre profesionale
• Ekzistenca e probabilitetit më të madh për një vendimarrje më të saktë e mbështetur në
    disponimin e informacionit në kohën e duhur.
• Disponimi i informacionit në kohën dhe në sasinë e duhur
• Mundësia e transferimit të këtyre raporteve në programe të tjerë si Microsoft Excel me synim
    përpunimin e mëtejshëm të tyre në formë grafike.
• Ofrimi i informacionit ndaj të interesuarve për këto informacione.
1
    Dr. Ilirjan Lipi, Universiteti i Vlorës
•   Lejimin e mundësisë për të punuar një kompiuter të sektorëve të ndryshëm: arka, banka,
    magazina etj.
•   Krijimi i mundësisë për të informatizuar biznesin nëpërmjet përdorimit të kompiuterave në rrjet.
•   Ruajtja e kopjeve të bazës së të dhënave të firmës duke siguruar një historik të financave të
    firmës në vite.
•   Krijimin e mundësisë së krahasimit të planeve të hartuara në fillim të vitit të pasqyruara në
    planet e biznesit me rezultatin real të subjektit të nxjerrë në fund të vitit nëpërmjet përdorimit të
    programeve të kontabilitetit të informatizuar.
•   Krahasimin e planeve të biznesit të hartuara më parë me rezultatin financiar të vitit përkatës.
    Kjo do të shërbejë për të analizuar vitin si dhe për hartimin e planeve të ardhshme të biznesit.



III-Sfidat me të cilat përballet informatizimi i kontabilitetit të biznesve sot

Bizneset përballen me sfida si :
• Mosnjohja dhe mosinformimi për ekzistencën e programeve të kontabilitetit të informatizuar.
• Mungesa e dëshirës dhe preokupimit për të përdorur programet e kontabilitetit të informatizuar.
• Përdorimi i programeve në mënyrë diletante duke siguruar vetëm minimalen e raporteve të cilat
   ofrojnë këto programe.
• Kërkesa jo të bazuara nga pronarët mbi raportet që ofrojnë programet e kontabilitetit të
   informatizuar (programet janë konform ligjeve për kontabilitetit)
• Në një pjesë të bizneseve pronarët janë dhe administratorë të biznesve dhe për shkak të nivelit të
   ulët të tyre kërkesat e tyre bien në kontraditë me cfarë ofrojnë programet e kontabilitetit të
   informatiuar.
• Prania e kompiuterit në biznes dhe ekzistenca e programeve si Microsoft Excel ose Access
   krijojnë një kontraditë me përdorimin e programeve si Alpha 7.0, Alpha Plantinum, Financa 5.0,
   Bilanci 2007 etj. Këto programe të cilat janë pjesë e Microsoft Office vërtet janë të mira dhe të
   njohura, por ato ofrojnë vetëm zgjidhje të pjesshme dhe kërkojnë njohuri specifike të cilat nuk
   zotërohen nga të gjithë ekonomistët.
• Sfida më e madhe me të cilën pritet të përballet bota ekonomike në Shqipëri është ristrukturimi i
   kategorizimit të bizneseve dhe vendosja në zbatim e deklaratës mbi të ardhurat personale për
   cdo familje. Rikategorizimi i bizneseve e rikoncepton dhe e vendos në dimensione më dinjitoze
   si profesionin e ekonomistit ashtu dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të programeve të
   kontabilitetit të informatizuar.
• Kohë e shkurtër për tu ambientuar me ligjin e ri si për bizneset ashtu dhe për ekonomistët dhe
   për subjektet të cilat merren me software të kontabilitetit të informatizuar.
• Mungesa e një marketingu cilësor për produktet e tyre nga qendrat të cilat merren me
   kontabilitetin e informatizuar në Shqipëri.




IV-Llojshmëria e informacionit që japin programet e kontabilitetit të informatizuar.

Në Shqipëri kur flitet për programet e kontabilitetit të informatizuar, indirekt vëmendja
përqendrohet në kompanitë të cilat merren në tregun shqiptar prej 1992 me këtë produkt: IMB
(Instituti i Modelimeve në Biznes) dhe ISD (Infosoft Softwer Developer).
Këto dy kompani ofrojnë përkatësisht:
   • Programi Alpha 7.0 (single), Alpha Platinum… etj
   • Programi Financa 4.0, Financa 5.0… etj

Ato në tregun shqiptar janë dy konkurentë të vjetër si dhe dy “bashkëpunëtorë inovator të fushës së
softwarë-ve“ për kontabilitetin e informatizuar.
Në pozitat e konkurentit ato kanë arritur që ti përmirësojnë në vazhdimësi cilësinë e produkteve të
tyre si dhe shërbimin ndaj klientëve.
Si bashkëpunëtor ato kanë realizuar që në fillimet e tyre një punë shumë të madhe për të njohur
produktet e tyre si dhe për të bindur klientët e tyre për rëndësinë dhe përfitimet nga përdorimi i
programeve të kontabilitetit të informatizuar.
Sot këto kompani krahas produktit origjinal ofrojnë dhe versionet mësimor (demo) të produkteve të
tyre. Synimi është mundësia e njohjes e të gjithë të interesuarve me produktet e tyre dhe pasi
klientët të binden, ata mund të vendosin për të blerë produktin.
Në rrugën e tyre të gjatë në jo pak raste ato kanë qenë objekt edhe i piraterisë kompiuterike.
Megjithatë më të dëmtuarit në këto raste kanë qenë klientët (të cilet nuk mund të përfitojnë
asistencë më pas nga kompania), sesa vetë kompania.

Raportet të cilat mund të përfitohen nga përdorimi i programeve të kontabilitetit të informatizuar
janë të shumëllojshme: arka, banka, ditari, libri i madh, situacion i klientëve dhe kartelat përkatëse,
situacion i furnitorëve dhe kartelat përkatëse, bilanci, fitim-humbja,gjendja e inventareve ...etj.
Të gjithë raportet mund të transferohen në programe si Microsoft Excel, Microsoft Word ku mund
të bëhen përpunime të mëtejshme dhe tju përshtaten kërkesave të bizneseve.

Ndësa programet të cilat i referohen kryesisht bizneseve të vogla si Alpha Shop, ProBar, KinoSoft
etj japin informacione si: arka, gjendja në magazinë fitim-humbja, por në dimesione dhe
konceptime të bizneseve të vogla.

Të gjithë programet jo vetëm ndihmojnë në organizimin e informacionit të subjekteve, por lejojnë
edhe transferimin dhe përpunimin e mëtejshëm të raporteve të tyre në programe të tjerë si Microsoft
Excel. Në këtë mënyrë nga raportet do të mund të filtrohet informazioni i duhur i cili mund të
prezantohet edhe grafikisht duke e zgjeruar larminë e prezantimit të informacionit përballë të
interesuarve për këtë information.

Tendenca të viteve të fundit janë:
   • Përpjekje e firmave të prodhimit të software-ve në Maqedoni dhe Kosovë për të hyrë në
      tregun shqiptar
   • Përfaqësimi i kompanive të huaja në Shqipëri nëpërmjet marrëveshjeve me kompani
      shqiptare psh IMB është përfaqësuese e Mensonic për WINLINE, Konsort është
      përfaqësuese e SAP kompanisë më të madhe në botë për prodhimin e software-ve të
      biznesit.

Rekomandime

Duke vlerësuar rëndësinë e programeve të kontabilitetit të informatizuar e konsiderojmë të
rëndësishme prezantimin e rekomandimeve të mëposhtme:
• Qendrat të cilat merren me prodhimin e programeve të kontabilitetit të informatizuar si IMB
   (Instituti i Mobilimeve në Biznes) dhe ISD (Infosoft SD) duhet ti kushtojnë më shumë rëndësi
   marketingut të tyre.
• Një bashkëpunim më i madh midis këtyre Qendrave dhe Dhomave të Tregtisë në rrethe do të
   ndikonte në njohjen e tyre nga sfera e biznesit.
•   Bashkëpunimi midis Fakulteteve Ekonomike të Universiteteve të ndryshme dhe prodhuesve të
    programeve të kontabilitetit të informatizuar duhet të jetë më i madh.
•   Drejtuesit e bizneseve duhet të jenë më të ndjeshëm në drejtim të informatizimit të aktiviteteve
    të tyre dhe vecanërisht të kontabilitetit.
•   Ekonomistet e rinj duhet të jenë më aktiv në drejtim të përvetësimit të njohurive mbi programet
    e kontabilitetit të informatizuar. Njëkohësisht dhe ekonomistët e vjetër duhet të azhornohen me
    sfidat me të cilat përballen sot ekonomistët.
•   Qendrat e prodhimit të programeve të kontabilitetit të informatizuar duhet detyrimisht të ofrojnë
    versione mësimor (Demo ) të produkteve të tyre. Shembuj pozitive janë versionet mësimor të
    ofruar nga IMB, ISD, Tpk Solution etj.
•   Informatizimi i kontabilitetit të bizneseve është vetëm një hap. Informatizimi mund të shtrihet
    në çdo aspekt të punës në organizatë duke përdorur sistemet ERP (Enterprise Resource
    Planning), CRM (Customer Relationship Management).



Abstract

The bussines in Albania have a little interes for the accounting software. In all sector of bussines
software are inportant and for this helps system as ERP (Enterprise Resource Planning), CRM
(Customer Relationship Management)…etc
Firm’s can find in this software the reports for our bussines when the information is important in all
decision.
The results of informatisation of bussines will a good results of the firm’s. Two center better in
Albania today are IMB (Institute of Modeling in Business) and ISD (Infosoft Software Developer).
New tendency are firm’s of account software from Macedonia and Kosova and the outside firm’s
than have relationship with Albanian partner’s




Literatura
    1. Dr. Maks Raco, Kosta Ikonomi, Kontabiliteti dhe analiza financiare, Instituti i Modelimeve
       ne Biznes, 2007
    2. Manual Perdorimi “Financa 5.0“, Infosoft Software Developer, 2005
    3. Adresa Interneti
           • www.imb.com.al
           • www.isd.com.al
           • www.programeshqip.org
           • www.minfin.gov.al
           • www.bilanci.com
           • www.konsort.com

Weitere ähnliche Inhalte

Mehr von Ilirjan

Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetIlirjan
 
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingSi Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingIlirjan
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitIlirjan
 
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Ilirjan
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitIlirjan
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarIlirjan
 
Posteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesPosteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesIlirjan
 
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreTurizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreIlirjan
 
Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Ilirjan
 

Mehr von Ilirjan (9)

Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
 
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan MarketingSi Te Hartojme Nje Plan Marketing
Si Te Hartojme Nje Plan Marketing
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt Suksesit
 
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
Manaxhimi I Kohes Buletin 3 Nentor 2008
 
Biznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt SuksesitBiznese Rruga Drejt Suksesit
Biznese Rruga Drejt Suksesit
 
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I PerfunduarSoftwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
Softwaret E Planeve Te Biznesit I Perfunduar
 
Posteri I Thirrjes
Posteri I ThirrjesPosteri I Thirrjes
Posteri I Thirrjes
 
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku VloreTurizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
Turizmi Në ShqipëRi Dhe Prespektiva Per Te Ardhmen Qarku Vlore
 
Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008Prezantimi Ne Kosove 2008
Prezantimi Ne Kosove 2008
 

Kontabiliteti I Informatizur Dhe Kontributi Në PëRballimin E Sfidave Të Biznesit 2007 2008

  • 1. Kontabiliteti i informatizur dhe kontributi në përballimin e sfidave të biznesit1 Hyrje Sot bizneset pavarësisht formës së organizimit të tyre tregojnë një mungesë të theksuar interesimi në drejtim të përdorimit të programeve të kontabilitetit të informatizuar. Në jo pak raste subjektet duke ndjekur tendencën ose modën e blerjes së kompiuterave mendojnë se kanë arritur të mbajnë kontabilitetin e tyre në mënyrë të informatizuar. Jo vetëm programet e kontabilitetit të informatizuar, por dhe paketën e Microsoft Office subjektet e përdorin shumë pak ose nuk e përdorin fare. Informatizimi i subjekteve mund të realizohet në mënyrë që të përfshijë çdo aspekt të punës në organizatë duke përdorur sistemet ERP (Enterprise Resource Planning), CRM (Customer Relationship Management). Në këtë mënyrë subjektet do të mund të përfitojnë raporte mbi organizatën ose sektorë të saj në çdo moment. Rezultati i informatizimit të bizneseve do të jetë një vendimarrje më e shpejtë, më e bazuar në mendimin shkencor dhe me një kosto më të ulët. Aspekti më i prekshëm dhe me të cilin subjektet përballen është informatizimi i kontabilitetit të tyre. I-Programet e kontabilitetit të informatiuar sot Në treg aktualisht funksionojnë dy lloje programesh për kontabilitetin e informatizuar: Së pari. Programe ku kontabiliteti i informatizuar është i organizuar mbi baza monetare (cash basis accounting) si psh Alpha Shop, ProBar, ProMarket,KinoSoft etj. Njohja dhe rregjistrimet e veprimeve kontabile, shpenzimeve dhe të ardhurave realizohet pikërisht kur hyjnë ose dalin paratë. Ky grup programesh ju intereson kryesisht bizneseve të vogla si dyqane, supermarkete, bar- restoraneteve etj. Së dyti. Programe të kontabilitetit të informatizuar që mbështeten tek kontabiliteti financiar si Alpha 7.0 (single), Alpha Plantinum,Financa 4.0, Financa 5.0,Change, Onufri, Bilanci 2007, Dea etj. Efeket e ngjarjeve dhe të veprimeve kontabël njihen kur ndodhin dhe rregjistrohen në dokumenatat përkatëse. Midis këtyre dokumentave të detyrueshëm janë: ditari, libri i madh dhe libri i inventarit. Këto programe përdoren si nga bizneset e mëdha të cilat janë të detyruara ligjërisht të raportojnë në shtet raporte të natyrës që ofrojnë këto programe të kontabilitetit të informatizuar ashtu edhe nga biznese të cilat nga forma ligjore mund të jenë biznese të vogla. Programet e kontabilitetit të informatizuar ju japin informacion një grupi të madh grupesh të interesuar për këto raporte: drejtuesve, pronarëve, analistsëve finanzia, punonjëve, organeve tatimore etj II-Avantazhet e përdorimit të programeve të kontabilitetit të informatizuar: • Organizimi i financave të bizneseve në mënyre profesionale • Ekzistenca e probabilitetit më të madh për një vendimarrje më të saktë e mbështetur në disponimin e informacionit në kohën e duhur. • Disponimi i informacionit në kohën dhe në sasinë e duhur • Mundësia e transferimit të këtyre raporteve në programe të tjerë si Microsoft Excel me synim përpunimin e mëtejshëm të tyre në formë grafike. • Ofrimi i informacionit ndaj të interesuarve për këto informacione. 1 Dr. Ilirjan Lipi, Universiteti i Vlorës
  • 2. Lejimin e mundësisë për të punuar një kompiuter të sektorëve të ndryshëm: arka, banka, magazina etj. • Krijimi i mundësisë për të informatizuar biznesin nëpërmjet përdorimit të kompiuterave në rrjet. • Ruajtja e kopjeve të bazës së të dhënave të firmës duke siguruar një historik të financave të firmës në vite. • Krijimin e mundësisë së krahasimit të planeve të hartuara në fillim të vitit të pasqyruara në planet e biznesit me rezultatin real të subjektit të nxjerrë në fund të vitit nëpërmjet përdorimit të programeve të kontabilitetit të informatizuar. • Krahasimin e planeve të biznesit të hartuara më parë me rezultatin financiar të vitit përkatës. Kjo do të shërbejë për të analizuar vitin si dhe për hartimin e planeve të ardhshme të biznesit. III-Sfidat me të cilat përballet informatizimi i kontabilitetit të biznesve sot Bizneset përballen me sfida si : • Mosnjohja dhe mosinformimi për ekzistencën e programeve të kontabilitetit të informatizuar. • Mungesa e dëshirës dhe preokupimit për të përdorur programet e kontabilitetit të informatizuar. • Përdorimi i programeve në mënyrë diletante duke siguruar vetëm minimalen e raporteve të cilat ofrojnë këto programe. • Kërkesa jo të bazuara nga pronarët mbi raportet që ofrojnë programet e kontabilitetit të informatizuar (programet janë konform ligjeve për kontabilitetit) • Në një pjesë të bizneseve pronarët janë dhe administratorë të biznesve dhe për shkak të nivelit të ulët të tyre kërkesat e tyre bien në kontraditë me cfarë ofrojnë programet e kontabilitetit të informatiuar. • Prania e kompiuterit në biznes dhe ekzistenca e programeve si Microsoft Excel ose Access krijojnë një kontraditë me përdorimin e programeve si Alpha 7.0, Alpha Plantinum, Financa 5.0, Bilanci 2007 etj. Këto programe të cilat janë pjesë e Microsoft Office vërtet janë të mira dhe të njohura, por ato ofrojnë vetëm zgjidhje të pjesshme dhe kërkojnë njohuri specifike të cilat nuk zotërohen nga të gjithë ekonomistët. • Sfida më e madhe me të cilën pritet të përballet bota ekonomike në Shqipëri është ristrukturimi i kategorizimit të bizneseve dhe vendosja në zbatim e deklaratës mbi të ardhurat personale për cdo familje. Rikategorizimi i bizneseve e rikoncepton dhe e vendos në dimensione më dinjitoze si profesionin e ekonomistit ashtu dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të programeve të kontabilitetit të informatizuar. • Kohë e shkurtër për tu ambientuar me ligjin e ri si për bizneset ashtu dhe për ekonomistët dhe për subjektet të cilat merren me software të kontabilitetit të informatizuar. • Mungesa e një marketingu cilësor për produktet e tyre nga qendrat të cilat merren me kontabilitetin e informatizuar në Shqipëri. IV-Llojshmëria e informacionit që japin programet e kontabilitetit të informatizuar. Në Shqipëri kur flitet për programet e kontabilitetit të informatizuar, indirekt vëmendja përqendrohet në kompanitë të cilat merren në tregun shqiptar prej 1992 me këtë produkt: IMB (Instituti i Modelimeve në Biznes) dhe ISD (Infosoft Softwer Developer).
  • 3. Këto dy kompani ofrojnë përkatësisht: • Programi Alpha 7.0 (single), Alpha Platinum… etj • Programi Financa 4.0, Financa 5.0… etj Ato në tregun shqiptar janë dy konkurentë të vjetër si dhe dy “bashkëpunëtorë inovator të fushës së softwarë-ve“ për kontabilitetin e informatizuar. Në pozitat e konkurentit ato kanë arritur që ti përmirësojnë në vazhdimësi cilësinë e produkteve të tyre si dhe shërbimin ndaj klientëve. Si bashkëpunëtor ato kanë realizuar që në fillimet e tyre një punë shumë të madhe për të njohur produktet e tyre si dhe për të bindur klientët e tyre për rëndësinë dhe përfitimet nga përdorimi i programeve të kontabilitetit të informatizuar. Sot këto kompani krahas produktit origjinal ofrojnë dhe versionet mësimor (demo) të produkteve të tyre. Synimi është mundësia e njohjes e të gjithë të interesuarve me produktet e tyre dhe pasi klientët të binden, ata mund të vendosin për të blerë produktin. Në rrugën e tyre të gjatë në jo pak raste ato kanë qenë objekt edhe i piraterisë kompiuterike. Megjithatë më të dëmtuarit në këto raste kanë qenë klientët (të cilet nuk mund të përfitojnë asistencë më pas nga kompania), sesa vetë kompania. Raportet të cilat mund të përfitohen nga përdorimi i programeve të kontabilitetit të informatizuar janë të shumëllojshme: arka, banka, ditari, libri i madh, situacion i klientëve dhe kartelat përkatëse, situacion i furnitorëve dhe kartelat përkatëse, bilanci, fitim-humbja,gjendja e inventareve ...etj. Të gjithë raportet mund të transferohen në programe si Microsoft Excel, Microsoft Word ku mund të bëhen përpunime të mëtejshme dhe tju përshtaten kërkesave të bizneseve. Ndësa programet të cilat i referohen kryesisht bizneseve të vogla si Alpha Shop, ProBar, KinoSoft etj japin informacione si: arka, gjendja në magazinë fitim-humbja, por në dimesione dhe konceptime të bizneseve të vogla. Të gjithë programet jo vetëm ndihmojnë në organizimin e informacionit të subjekteve, por lejojnë edhe transferimin dhe përpunimin e mëtejshëm të raporteve të tyre në programe të tjerë si Microsoft Excel. Në këtë mënyrë nga raportet do të mund të filtrohet informazioni i duhur i cili mund të prezantohet edhe grafikisht duke e zgjeruar larminë e prezantimit të informacionit përballë të interesuarve për këtë information. Tendenca të viteve të fundit janë: • Përpjekje e firmave të prodhimit të software-ve në Maqedoni dhe Kosovë për të hyrë në tregun shqiptar • Përfaqësimi i kompanive të huaja në Shqipëri nëpërmjet marrëveshjeve me kompani shqiptare psh IMB është përfaqësuese e Mensonic për WINLINE, Konsort është përfaqësuese e SAP kompanisë më të madhe në botë për prodhimin e software-ve të biznesit. Rekomandime Duke vlerësuar rëndësinë e programeve të kontabilitetit të informatizuar e konsiderojmë të rëndësishme prezantimin e rekomandimeve të mëposhtme: • Qendrat të cilat merren me prodhimin e programeve të kontabilitetit të informatizuar si IMB (Instituti i Mobilimeve në Biznes) dhe ISD (Infosoft SD) duhet ti kushtojnë më shumë rëndësi marketingut të tyre. • Një bashkëpunim më i madh midis këtyre Qendrave dhe Dhomave të Tregtisë në rrethe do të ndikonte në njohjen e tyre nga sfera e biznesit.
  • 4. Bashkëpunimi midis Fakulteteve Ekonomike të Universiteteve të ndryshme dhe prodhuesve të programeve të kontabilitetit të informatizuar duhet të jetë më i madh. • Drejtuesit e bizneseve duhet të jenë më të ndjeshëm në drejtim të informatizimit të aktiviteteve të tyre dhe vecanërisht të kontabilitetit. • Ekonomistet e rinj duhet të jenë më aktiv në drejtim të përvetësimit të njohurive mbi programet e kontabilitetit të informatizuar. Njëkohësisht dhe ekonomistët e vjetër duhet të azhornohen me sfidat me të cilat përballen sot ekonomistët. • Qendrat e prodhimit të programeve të kontabilitetit të informatizuar duhet detyrimisht të ofrojnë versione mësimor (Demo ) të produkteve të tyre. Shembuj pozitive janë versionet mësimor të ofruar nga IMB, ISD, Tpk Solution etj. • Informatizimi i kontabilitetit të bizneseve është vetëm një hap. Informatizimi mund të shtrihet në çdo aspekt të punës në organizatë duke përdorur sistemet ERP (Enterprise Resource Planning), CRM (Customer Relationship Management). Abstract The bussines in Albania have a little interes for the accounting software. In all sector of bussines software are inportant and for this helps system as ERP (Enterprise Resource Planning), CRM (Customer Relationship Management)…etc Firm’s can find in this software the reports for our bussines when the information is important in all decision. The results of informatisation of bussines will a good results of the firm’s. Two center better in Albania today are IMB (Institute of Modeling in Business) and ISD (Infosoft Software Developer). New tendency are firm’s of account software from Macedonia and Kosova and the outside firm’s than have relationship with Albanian partner’s Literatura 1. Dr. Maks Raco, Kosta Ikonomi, Kontabiliteti dhe analiza financiare, Instituti i Modelimeve ne Biznes, 2007 2. Manual Perdorimi “Financa 5.0“, Infosoft Software Developer, 2005 3. Adresa Interneti • www.imb.com.al • www.isd.com.al • www.programeshqip.org • www.minfin.gov.al • www.bilanci.com • www.konsort.com