SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 103
Cavitas thoracis

   Cavitas thoracis ka formën e konit me kapacitet
    7-10 litra.
   Muret e zgavrës së krahrorit
   Muri i përparmë
       sternumi, kërcat dhe pjesët e përparme të brinjëve
        (I-IX) me pjesët e buta.
   Muret anësore
       shtrihen nga vija e përparme deri te vija e pasme
        sqetullore, i ndërtojnë brinjët dhe muskujt fqinjë.
   Muri i pasmë
       pjesa torakale e shtyllës kurrizore dhe brinjët deri te
        angulus costae.
                                                  1
Ndarja e cavitas thoracis
   Cavitas thoracis ndahet në: spatium pleuropulmonale
    dextrum et sinistrum dhe mediastinum.
   Kufirin ndërmjet këtyre hapësirave e bën pleura
    mediastinalis e vendosur në rrafshin sagjital, i cili
    përpara kalon, djathtas nëpër vijën parzmore (linea
    sternalis), ndërsa majtas, lart kalon nëpër vijën parzmore
    ndërsa poshtë nëpër vijën parasternale (linea
    parasternalis), prapa, në të dy anët, rrafshi kalon nëpër
    vijën paravertebrale.
   Keto dy hapësira komunikojne ndërmjet veti në nivel të
    rruazës së pestë torakale me kalimin e rrënjës
    mushkërore (radix pulmonis) nga mediastinumi në
    hapësirën pleuropulmonale.
                                               2
Cavitas
thoracis




      3
Cavitas thoracis
.     prerja frontale




                   4
.




    5
.




    6
Spatium pleuropulmonale
   Spatium pleuropulmonale dextrum et
    sinistrum dallohen ndërmjet veti sipas formës
    dhe madhësisë, përshkak të pozitës së zemrës.
   Hapesira pleuropulmunale nga sipër futet në
    regjionin e bazës së qafës dhe në tërësi është e
    mbështjellur nga pleura parietalis.
   Ndërmjet dy fletëve të pleurës gjendet një
    hapësirë kapilare, pleurale (cavitas pleuralis), e
    cila është pjesë e hapësires pleuromushkërore.

                                         7
Mediastinum
   Meskrahrori (mediastinum) është hapësira e cila
    gjendet në mesin e zgavrës së kraharorit.
   Mediastinumi ka katër mure:
   Murin e përparmë: ashti parzmor dhe pjesa e
    ngushtë fqinje e kërcave brinjore.
   Murin e pasmë: trupat e dhjetë rruazave torakale
    të fundit (II – XII).
   Muret anësore: pleura mediastinalis.
   Murin e poshtëm: pjesa më e madhe e centrum
    tendineum diaphragmae.

                                       8
Mediastinum




      9
Ndarja e mediasinumit
   mediastinum superius
   mediastinum inferius
   Kufirin ndërmjet tyre e bën rrafshi horizontal , i cili
    kalon përpara nëpër angulus sterni, ndërsa
    prapa nëpër discus intervertebralis ndërmjet Th
    IV-V.
   Mediastinum inferius me anë të faqes së
    përparme dhe të pasme të perikardit ndahet në:
       mediastinum anterius
       mediastinum medium
       mediastinum posterius.
                                            10
Cavitas thoracis
      Mediastinum
Spatium pleuro- pulmunale




Mediastinum

1. Mediastinum anterius
2. Mediastinum medium
3. Mesiasinum posterius


        11
Mediastinum medium
.




                   12
Mediastinum
.   superius/ medium
    nga përpara




                   13
Mediastinum
    superius / medium
.
    prerje sagjitale-nga prapa




                        14
Mediastinum superius
   Mediastinum superius gjendet prapa manubrium
    sterni dhe përpara katër vertebrave të para
    thorakale (Th I-IV).
   “Rrafshi venoz”: v. brachiocephalica dextra /
    sinistra dhe pjesa fillestare e v. cava superior.
   “Rrafshi arterial”: arcus aortae me degët e saja,
    n. phrenicus, n. laryngeus recurrens dhe plexus
    cardiacus.
   “Rrafshi organor”: trachea, oesophagus me nn.
    vagii, nodi lymphatici mediastinales anteriores et
    paratracheales, mm. prevertebrales.
                                        15
Mediastinum superius
.




                    16
Mediastinum inferius
   Mediastinum inferius ndahet në tre pjesë:
    mediastinum anterius medium et posterius
   Mediastinum medium:
       cor et pericardium
       aorta ascendens
       pjesa përfundimtare e v. cava superior
       truncus pulmonalis.
       radix pulmonalis dexter / sinister.
       arcus venae azygos
       nodi lymphatici tracheobranchiales inferiores.
                                                17
Mediastinum inferius
.




                      18
Mediastinum inferius
   Mediastinum anterius gjendet prapa trupit të ashtit
    parzmor (spatium retrosternale).
   Në këtë hapësirë gjenden nyjet limfatike dhe indi
    lidhor i shkriftë i lidhëseve të përparme të
    rrethzemrës (ligg. sternopericardiaca).
   Mediastinum posterius gjendet prapa perikardit
    (spatium retrokardiale) dhe ndërmjet dy pleurave
    mediastinale.
   Në këtë hapësirë gjenden keto elemente: aorta
    thoracica, oesophagus, v. azygos, v. hemyazygos,
    ductus thoracicus dhe nn. splanchnici.
                                         19
Rrugët e frymëshkëmbimit dhe
                mushkëritë
   Aparati i frymëshkëmbimit (apparatus
    respiratorius) përbëhet nga rrugët e
    frymëshkëmbimit dhe mushkëritë.
   Në zgavrën e kafazit të kraharorit gjenden rrugët
    e poshtme të frymëshkëmbimit, mushkëritë dhe
    pleura.
   Trakea dhe pjesa jashtëmushkërore e bronkeve
    gjenden në mediastinum, ndërsa pjesët tjera në
    hapësirat pleuropulmonale.

                                        20
Rrugët e frymëshkëmbimit

   Rrugët e frymëshkëmbimit ndahen në ato
    të sipërme dhe të poshtme.
   Rrugët e sipërme janë: cavitas nasi et
    sinus paranasales, pharynx dhe zgavra e
    gojës
   Rrugët e poshtme: larynx-i dhe trachea.



                                 21
Trachea

   Skërfyelli (trachea) është organ gypor i cili
    paraqet vazhdim të gurmazit (larynx).
   Trachea shtrihet nga cartilago cricoidea deri te
    bifurcatio tracheae
   Nga buza e poshtme e C VI deri te gjysma e
    sipërme e trupit të Th V, përpara buzës së
    poshtme të kërcës së dytë brinjore.
   Gjatësia e skërfyellit është 11 – 12 cm., diametri
    i tij 12 – 17 mm.

                                         22
Ndarja e trakesë
   Trakea ka dy pjesë topopgrafike:
       pars cervicalis
       pars thoracica
   Kufirin ndërmjet tyre e bënë incisura jugularis.
   Trakea përfundon me bifurcatio tracheae
   Te personat e rritur BT gjendet në nivel të trupit
    të Th V, kurse nga përpara në nivel të këndit
    parzmor (angulus sterni)
   Te personat e gjallë bifurcatio tracheae gjendet
    nw nivel të vertebrës se torakale VII
   Bifurcatio tracheae vazhdon me bronchus
    principalis dexter / sinister         23
Trachea et bronchi - nga përpara




                                   24
Trachea et bronchi - nga prapa




                                 25
Trachea et bronchi - ndërtimi
                    •Tunica adventitia

                    •Tunica fibromusculocartilagine

                       Cartilagines tracheales

                       M. trachealis

                    •Tunica mucosa respiratoria




                                             26
Ndërtimi i skërfyellit
   Muri i trakesë përbëhet nga tri shtresa
   Shtresa e jashtme (tunica adventitia) përbëhet
    nga indi lidhor i cili e lidh skërfyellin me
    elementet fqinje.
   Shtresa e mesme (tunica fibromusculo -
    cartilaginea) përbëhet nga kërcat e skërfyellit,
    fijet lidhore (ligg. anularia) dhe ato muskulare
    (m.trachialis).

                                       27
   Cartilagines tracheales ,15-20, kanë formë
    gjysmëhëne, ne skajet e pasme te tyre
    ngjitet m. trachealis.
   Kërca e parë e trakesë lidhet me cartilago
    cricoidea të laringut me anë të lig. crico
    -tracheale.
   Kërca e fundit e trakesë rëndomë është
    më e trashë dhe e çrregullt, ka një zgjatim
    grepor i cili bën skeletin e shporit të
    skërfyellit (carina tracheae).
   Kërcat ndërmjet veti lidhen me anë të ligg.
    anularia.                         28
   Muskuli i skërfyellit (m. trachealis) gjendet
    në murin e pasmë cipor të trakesë
   Ky muskul rregullon diametrin dhe sasinë
    e ajrit që kalon nëpër trake.
   Shtresa e brendshme është shtresa
    jargore e skërfyellit (tunica mucosa
    respiratoria).
   Ajo ka epitel respirator shumë shtresor
    cilindrik të pasur me gjëndra jargore të
    skërfyellit (glandulae tracheales), të cilat
    gjenden në nënmukozë (tela submucosa).
                                     29
Enët e gjakut dhe nervat e skërfyellit
   Arteriet e skërfyllit janë degë të: a. thyroidea inferior, a.
    thoracica interna, rr. bronchiales aortae thoracicae.
   Venat e skërfyellit janë degë të sistemit të venave teke
    (v. azygos).
   Enët limfatike derdhen në nodi lymphatici
    paratracheales, mediastinales dhe cervicales profundi
    dhe nodi lymphatici tracheobronchiales sup., et inf.
   Nervat e skërfyellit janë degë parasimpatetike të nevit
    endacak dhe nervit kthyes të gurmazit (n. vagus et n.
    laryngeus recurrens)
   Degët simpatetike vijnë nga ganglioni i poshtëm qafor
    dhe nga ganglionet e sipërme të trungut simpatetik
    torakal.

                                                   30
Bronku kryesor (bronchus principalis)
   Nga bifurcatio tracheae lind: bronchus principalis
    dexter dhe bronchus principalis sinister.
   Bronchus principalis gjendet në mediastinum
    medium.
   Bronku kryesor prej bifurkacioni të trakesë
    drejtohet pjerrët teposhtë dhe jashtë dhe
    përfundon në derën mushkërore (hillus
    pulmonis) përfundon me bronket vrigullore
    (bronchi lobares).
   Harqet kërcore të bronkeve janë diçka më të
    vogla se të trakesë, në bronkun e djathtë janë 6
    – 8, ndërsa në të majtin janë 11 – 13 harqe
    kërcore.
                                         31
                            .
    Bronku kryesor i djathtë është më vertikal dhe
    me trakenë mbyll një kënd prej 25 shkallë,
    ndërsa bronku i majtë është më horizontal dhe
    ndahet nga trakea në këndin prej 40 – 45
    shkallësh.
   Bronket ndërmjet veti formojnë këndin prej 65 –
    70 shkallë. Bronku kryesor i djathtë është më i
    shkurtër (20 – 25 mm) dhe më i gjërë (15 – 17
    mm) nga i majti, i cili është dyfish më i gjatë (40
    – 45 mm) por dukshëm është më i ngushtë (10 –
    12 mm).

                                          32
Rrënja mushkërore (radix pulmonis)

   Rrënja mushkërore përbëhet nga organet dhe enët e
    gjakut të cilat hyjnë apo dalin nëpër derën mushkërore
    (hillum s. hillus pulmonis).
   Rradhitja e tyre është: në mes gjendet bronku kryesor
    (bronchus principalis), përpara tij janë enët funksionale
    të gjakut, lart është arteria mushkërore (a. pulmonalis)
    ndërsa poshtë janë dy vena muskërore (vv. pulmonales).
   Prapa bronkut kryesor gjenden nervat e mushkërive
    (plexus pulmonalis), enët nutritive (rr. bronchiales et vv.
    bronchiales) dhe nyjet limfatike.


                                                33
Bronchus principalis dex/sin




       250   40-450




               65-700




                        34
Projektimi i trakesë dhe bronkeve




                         35
Pulmo et bronchi




                   36
Mushkëritë (pulmones)
   Mushkëritë janë organe themelore të aparatit
    respirator. Njeriu ka mushkërinë e djathtë dhe të
    majtë (pulmo dexter et pulmo sinister).
   Mushkëritë janë të vendosura në spatium
    pleuropulmonale
   Mushkëritë lidhen me organet e mediastinumit
    nëpërmjet rrënjës mushkërore (radix pulmonis)
   Mushkëritë janë të lëvizshme në hapësirën
    pleurale (cavitas pleuralis).
                                         37
   Sipërfaqja e mushkërive është e lëmuar
    dhe e tejdukshme.
   Ngjyra e mushkërive është e kuqërremtë e
    çelur te fëmijët, kurse te të rriturit është e
    përhimtë apo e murme në të zezë .
   Mushkëritë janë të buta dhe elastike, kur
    të shtrydhen, pëlcasin alveolat e tyre dhe
    dëgjohet një kërcitje karakteristike.



                                      38
Pulmo dexter/sinister
.




                      39
Pulmo et bronchi




                   40
Dimensionet
   Lartësia e mushkërisë është rreth 25 cm. Në
    bazën e saj diametri gjerësor është D-10 – 13
    cm, M-7 – 9 cm dhe ai sagjital është 14 – 17 cm.
   Pesha e tyre është 1100 – 1500 gram, mushkëria
    e djathtë është më e rëndë për 100 – 170 gram.
   Pesha specifike e mushkërive te të porsalindurit
    është 1,068 për mushkërinë e cila nuk ka marrë
    ajër, ndërsa 0,50 për mushkërinë e cila ka marrë
    ajër.
   Kjo e dhënë ka rëndësi mjekoligjore për të
    treguar se fëmiu ka lindur i gjallë apo i vdekur.


                                        41
Forma, faqet dhe buzët e mushkërive
   Mushkëritë kanë formën e konit të prerë për së
    gjati.
   Faqet e mushkërisë: facies costalis (pars
    vertebralis), facias mediastinalis, facies
    diaphragmatica
   Lart faqja brinjore dhe mediastinale bashkohon
    duke formuar majen e mushkërisë (apex
    pulmonis).
   Buzët e mushkërisë: margo anterior, margo
    posterior dhe margo inferior
   Margo inferior e përkufizon bazen e mushkërisë
    apo faqen diafragmatike (basis pulmonis s.
    facies diaphragmatica).                42
Pulmo dexter
.   Facies costalis




                  43
Facies costalis
   Në facies costalis shihen hullitë paralele, të
    cilat iu përgjigjen brinjëve përkatëse.
   Në këtë faqe, në të dy mushkritë, gjendet
    fissura obliqua, e cila e ndanë këtë faqe në
    lobus superior dhe lobus inferior.
   Në mushkërinë e djathtë ekziston edhe
    fissura horizontalis, e cila nga vrigulli i
    sipërm e ndan lobus medius.

                                     44
Pulmo dexter
.   facies costalis




                      45
Pulmo sinister
.   facies costalis




                      46
Pulmo sinister
.   facies costalis




                      47
Facies mediastinalis
   Facies medialis është e thelluar dhe në mesin e saj
    gjendet dera e mushkërisë (hilum s. hilus
    pulmonis).
   Përpara dhe nën derën e mushkërisë, në të dy
    mushkëritë gjendet shtypëla e zemrës (impressio
    cardiaca).
   Në mushkërinë e majtë, prapa hilumit, gjendet
    sulcus aorticus, kurse në mushkërinë e djathtë
    gjendet impressio esophagei et sulcus v. azygos.

                                        48
Pulmo dexter facies mediastinalis
                .




                                    49
Hilum pulmonis
   Mbi hilum në mushkërinë e djathtë,
    përpara gjendet sulcus v. cavae superior,
    kurse prapa sulcus tr. brachiocephalicus,
   Në mushkërinë e majtë mbi hilumin e saj
    gejndet sulcus a. carotis communis
    sinistrae et a. subcalviae sinistrae.
   Dera mushkërore (hilum s. hilus pulmonis)
    është vendi hyrës i mushkërisë, nëpër të
    cilën kalon rrënja mushkërore (radix s.
    pediculus pulmonis) me të gjitha
    elementet e saj.
                                  50
Pulmo sinister
.   facies medistinalis




                   51
Pulmo sinister
.   Facies mediastinalis




                   52
Pulmo sinister Facies mediastinalis
                           .




                                      53
Radix pulmonis
   Në mes të rrënjës mushkërore gjenden rrugët
    ajrore (bronchi lobares),
   Enët funksionale të gjakut janë:aa. pulmonales
    dhe vv. Pulmonales, të cilat gjenden përpara
    bronkeve.
   Enët nutritive të gjakut janë: rr. bronchiales s.
    aa. bronchiales, të cilat gjenden prapa rrënjës
    mushkërore
   Gërshetimi nervor (plexus pulmonalis) ndodhet
    prapa bronkeve.
   Nodi lymphatici tracheobronchiales superiores
    (“gjëndërat limfatike hilare”).
                                          54
Apex pulmonis
   Maja e mushkërisë (apex pulmonis) është pjesa
    e mushkërisë, e cila gjendet mbi rrafshin e
    brinjës së dytë.
   Apex pulmonis kalon nëpër apertura thoracis
    superior në bazën e qafës.
   Raporti skeletotopik: nga prapa i përgjigjet qafës
    së brinjës së parë, kurse anash gjendet mbi te
    3 – 5 cm., nga përpara ajo është mbi brinjën e
    parë 3,5 – 5 cm, dhe mbi rrafshin e kularthit
    1 – 3 cm.
   Apex pulmonis mbulohet nga cupula pleurae
    nëpërmjet të së cilës është në marrëdhënie me
    a. carotis communis, v. jugularis interna, a.
    subclavia dhe me plexus brachialis.
                                         55
Buzët e mushkërisë
   Mushkëritë kanë tri buzë: të përparmen, të pasmen dhe
    të poshtmen
   Margo anterior pulmonis është e hollë dhe e mprehur.
   Margo anterior pulmo sin., në pjesën e poshtme e ka
    icisura cardiaca e cila përfundon me lingula pulmonis.
   Projektimi i uzës së përparme fillon nga art. sterno
    -clavicularis - skaji sternal i C II, lëshohet përgjatë buzës
    së ashtit parzmor deri te skaji sternal i brinjës IV.
   Te mushkëria e djatht kjo buzë shkon jashtë deri te vendi
    i ngjitjes të brinjës VI me sternumin.
   Te mushkëria e majtë, ajo nga brinja e IV, largohet nga
    buza anësore e ashtit parzmor dhe në 3 – 5 cm e pret
    brinjë V të majtë, duke përfunduar në nyjëtimin
    kostohondral të gjashtë.
                                                 56
Buzët e mushkërisë
   Margo posterior është në fakt një sipërfaqe e
    rrumbullakësuar
   Projektimi i saj fillon nga qafa e brinjës së parë
    dhe lëshohet përgjatë vijës paravertebrale deri
    te Th X apo XI.
   Buza e poshtme apo kufiri mushkëror (margo
    inferior s. limes pulmonis) është e shprehur.
   Projektimi i saj në mushkërinë e djathtë fillon në
    skajin sternal të kërcit brinjor të gjashtë, ndërsa
    në mushkërinë e majtë fillon nga skaji brinjor i
    këtij kërci.                            57
Projektimi i buzës së poshtme
   Projektimi i buzës së poshtme gjatë eksperiumit
    te mushkëria e gjathtë fillon nga skaji sternal i
    brinjë VI, kurse e mushkëria e maj nga skaji
    kostal i kësaj brinje
   Ajo në vijën aksilare e pret brinjën e tetë,
   Ajo në vijën skapulare e pret hapësirën
    ndërbrinjore të nëntë (IX) ose të dhjetën (X),
    përfundon në nivel të zgjatimit shpinor të
    vertebrës Th XI.
   Në inspirium projektimi i kësaj buze lëshohet për
    3 – 4 cm mëposhtë.                     58
Plasat ndërvrigullore të mushkërive
            (fissurae interlobares)
   Ekzistojnë tri plasa ndërvrigullore:
       plasa e pjerrët (fissura obliqua) e cila ekziston në të dy mushkëritë
       plasa horizontale (fissura horizontalis) e cila ekziston vetëm në
        mushkërinë e djathtë. Këto plasa e ndajnë mushkërinë në lobe.

   Plasa e pjerrët (fissura obliqua) fillon 6 – 7 cm nën majën e
    mushkërisë të djathtë dhe zbret përpara, duke përfunduar
    në bazën e mushkërisë prapa buzës së përparme të saj.

   Në faqen e brendshme të mushkërisë, kjo plasë plasë e
    ndërpret dera mushkërore.


                                                           59
Pulmo dexter
Fissurae interloares




                60
Fissura obliqua
   Projektimi fissura obliqua prapa fillon në nivel të
    zgjatimit shpinor të VTh III dhe zbret përpara
    duke e prerë brinjën e pestë në linea axillaris,
    pastaj e përcjell brinjën e gjashtë dhe përfundon
    në kërcin e saj në linea parasternalis.
   Fissura obliqua në mushkërinë e majtë e ndanë
    lobus superior nga lobus inferior.
   Në mushkërinë e djathtë, pjesa e saj e pasme e
    sipërme e ndanë lobus superior nga lobus
    inferior, ndërsa pjesa e saj e përparme e
    poshtme e ndanë lobus medius nga lobus
                                           61
    inferior.
Fissura horizontalis

   Plasa horizontale (fissura horizontalis) ekziston
    vetëm në mushkërinë e djathtë

   Kjo plasë fillon nga plasa e pjerrët, prapa vijës
    sqetullore, pastaj e përcjell brinjën e katërt dhe
    përfundon në hapësirën e tretë ndërbrinjore afër
    buzës të ashtit parzmor.

                                            62
Lobi pulmonum

   Mushkëritë nëpërmjet plasave ndahen në vriguj
    (lobi pulmonum).
   Mushkëria e djathtë ka: lobus superior, lobus
    medius dhe lobus inferior,
   Mushkëria e majtë ka dy vriguj: lobus superior
    dhe lobus inferior.
   Faqet e lobeve janë pjesë të faqeve të
    mushkërisë, por lobet kanë së paku edhe nga
    një faqe ndërvrigullore (facies interlobaris).


                                       63
Segmenta broncho pulmunalia
  .




                        64
Bronchi lobares
   Në vendin ku bashkohet faqja ndërvrigullore dhe
    e brendshme et vrigullit, gjendet “ dera vrigullore
    – hilus lobaris” nëpër të cilën kalon bronchus
    lobaris dhe e nët përkatëse të gjakut.
   Bronku vrigullor (bronchus lobaris) ndahet nga
    bronku kryesor në derën mushkërore apo qysh
    në rrënjën mushkërore.
   Në mushkërinë e djathtë janë tre, ndërsa në
    mushkërinë e majtë janë dy bronke vrigullore.
   Bronket vrigullore nuk e kanë gjatësinë dhe
    diametrin e njëjtë (0,5 – 1,5 X 3 – 6 mm),
    kryesisht bronket e poshtme janë më të gjata .
                                          65
Bronchi lobares

   Bronchus principalis dexter
       bronchus lobaris superior dexter,
       bronchus lobaris medius dexter
       bronchus lobaris inferior dexter.

   Bronchus principalis sinister
       bronchus lobaris superior sinister
        bronchus lobaris inferior sinister.



                                               66
Përmbajtja e mushkërive
   Mushkëritë (pulmo dexter et sinister) ndahen në
    vriguj mushkërorë (lobi pulmonum).
   Lobus pulmonis përbëhet nga pjesë më të vogla
    të sistemit bronkial, enorë dhe indit mushkëror ,
    të cilat e ndërtojnë segmentin mushkëror
    (segmentum bronchopulmonale).
   Segmentet janë të përbëra nga një numër i
    madh i vrigultheve mushkërorë sekundar dhe
    primar (lobulus pulmonis secundarius et lobulus
    pulmonis primarius).

                                         67
Përmbajtja e mushkërisë
         .




                          68
Arbor bronchialis
   Rrugët ajrore dhe enët e gjakut degëzohen duke
    përcjellur ndarjen e mushkërisë në pjesë
    përbërëse.
   Rrugët ajrore ndahen 20 – 25 herë me bifurkacion
    në degë më të vogla, të cilat e formojnë sistemin
    gypor arbor bronchialis
   Në skajin distal të tij gjenden alveolat mushkërore
    (alveoli pulmonum) ku direkt kryhet këmbimi i
    gazërave.
   Bronchus principalis e ka pjesën e gjatë
    jashtëmushkërore dhe pjesën e shkurtë -hilare e cila
    ndahet në bronke vrigullorë.
   Bronket vrigullorë përfundojnë duke u ndarë në
    bronke segmentale (bronchi segmentales).
                                        69
Arbor bronchialis
         .




                    70
Segmenta bronchopulmonalia
   Segmenti bronkopulmonal është pjesa më e vogël
    anatomike dhe funksionale e vrigullit mushkëror, është
    njësi bronkoarteriale e mushkërisë. dhe shtrihet përgjatë
    bronkut segmental (bronchus segmentalis).
   Segmenti bronkopulmonal ka formën e piramidës së
    çrregullt në majën e të cilit gjendet dera segmentale
    nëpër të cilën kalon bronku segmental dhe enët arteriale
    përcjellëse. Enët venoze gjenden në periferi të
    segmentit.
   Bronket segmentale dhe Segmentet bronkopulmonale e
    mbajnë emrin sipas drejtimit të shtrirjes. Përveç këtij
    emërtimi ata janë të shenuar edhe me numra duke filluar
    nga maja e deri te baza e mushkërisë.


                                              71
Segmentet dhe bronket segmentale të
           pulmo dexter

   Pulmo dexter është e ndarë në dhjetë segmente por,
    ndonjëherë mund të gjenden edhe një apo dy segmente
    jo të përhershëm.
   Lobus superior dexter ka këto segmente themelore:
    segmentum apicale (S I, B I), segmentum posterius S II,
    B II) dhe segmentum anterius S III, BIII).
   Lobus medius ka dy segmente: segmentum laterale ( S
    IV, B IV) dhe segmentum mediale ( S V, B V).
   Lobus inferior dexter ndahet në pesë segmente:
    segmentum apicale ( S VI, B VI), segmentum basale
    mediale ( S VII, B VII), segmentum basale anterius ( S
    VIII, B VIII), segmentum basale laterale S IX, B IX) dhe
    segmentum basale posterius S X, B X).
                                              72
.




    73
Segmentet e mushërisë së djathtë
              .




                                   74
Segmentet dhe bronket segmentale të
           pulmo sinister
   Pulmo sinister ndahet në tetë deri dhjetë
    segmente bronkopulmonale.
   Lobus superior sinister :
       segmentum apicoposterius (S I+II, B I+II)
       segmentum anterius ( S III, B III)
       segmentum lingulare superius ( S IV, B IV)
       segmentum lingulare inferius (S V, B V).
   Lobus inferior sinister:
       Segmendtum superius (S VI)
       Segmentum basale mediale / laterale (S VII, S IX),
       Segmentum basale aterius/ posterius (S VIII, S X)
                                              75
Segmentet e muskërisë së majtë
       .




                            76
Segmentet e muskërisë së majtë
              .




                                 77
78
Ndarja e bronkut segmental

   Bronku segmental (bronchus segmentalis),
    ndahet në mënyrë dihotome 20-25 herë.
   Dhjetë gjenerat e para janë bronke sekondare
    apo degët segmentale bronkiale (rr. bronchiales
    segmentorum), ndërsa 10-15 ndarje tjera japin
    bronkiolet (bronchioli), degët e ndarjes së fundit
    të tyre janë bronkiole përfundimtare (bronchioli
    terminales).
   Këto ndarje formojnë trungun bronkial (arbor
    bronchialis).

                                          79
Ndarja e bronkut segmental




                             80
Pulmo et bronchi




                   81
Bronchiolus terminalis/ respiratorius
   Bronchiolus terminalis (0,3-0,5 mm) futet në
    lobulus pulmonis secondarius) nëpër majën e tij,
    ndahet shumë herë duke dhënë rreth 50
    bronkiole respiratore (bronchioli respiratorii).
   Bronchiolus respiratorius futet në lobulus
    pulmonis primarius, këtu përfundon me 2-10
    kanale hojëzore (ductus alveolares) te cilat i
    ndërtojnë 5 – 6 qeska alveolare (saculi
    alveolares) ato pastaj i formojnë hojëzat
    mushkërore jo të barabarta (alveoli pulmonis).
   Kështu lind trungu alveolar (arbor alveolaris) apo
    acinusi mushkëror (acinus pulmonaris s.
    pulmonalis).
                                         82
•Bronchiolus terminalis/
.    respiratorius
    •Alveoli pulmonum




                        83
Ndërtimi i mushkërisë

   Rrugët ajrore në mushkëri në pikëparje të
    ndërtimit janë të ngjajshme me trakenë, bronket
    kryesore dhe bronket vrigullore.
   Shtresa e mesme e murit të bronkeve
    segmentale (bronchi segmentales) përbëhet nga
    fijet muskulare të lëmuara, pjesët e harqeve dhe
    pllakat kërcore të shpërndara, fijet lidhore të
    gërshetuara dhe fijet elastike (tunica
    musculocartilaginea).
   Bronkiolet me diametër nën 1 mm nuk
    përmbajnë elemente kërcore, fijet muskulare
    janë të pjerrëta, kështu edhe gjatë kontakcionit
    maksimal nuk vjen deri te mbyllja e plotë e tyre.
                                        84
Ndërtimi i mshkërisë
.




                       85
Alveoli pulmonum
   Alveoli pulmonum kanë mur epitelial të
    hollë, i quajtur “bariera respiratore”, nëpër
    të cilën bëhet këmbimi i gazërave
    ndërmjet alveolës dhe gjakut qarkullues.
   Barierën respiratore, nga njëra anë, e
    bënë epiteli alveolar luspor dhe
    membrana bazale e tij e pasur me fije
    elastike dhe retikuline. Nga ana tjetër në
    te mbështetet membrana bazale dhe
    endoteli i kapilarëve të arteries
    mushkërore.                        86
Alveoli pulmonum
       .




                   87
Enët e gjakut të mushkërive

   Enët e gjakut të mushkërive janë dy lloje.
    Ato janë degët e mëdha të qarkullimit të
    vogël (circulus sanguinis minor) dhe degët
    e vogëla të qarkullimit të madh (circulus
    sanguinis major).
   Të parat janë enë gjaku funksionale,
    ndërsa të dytat janë enë gjaku nutritive të
    mushkërive.

                                    88
Enët e gjakut të mushkërisë
             .




                              89
Enët funksionale/nutritive të gjakut

   Enët funksionale të gjakut në mushkëri janë:
    truncus pulmonalis ( a. pulmonalis dextra et
    sinistra) dhe v.v. pulmonales. (circulus sanguinis
    minor s. vasa publica pulmonum).
   Degët bronkiale të aortës torakale (rr.
    bronchiales aortae thoracicae s. aa. bronchiales )
    dhe venat bronkiale (vv. bronchiales) janë enë
    nutritive të mushkërive.


                                         90
Enët limfatike të mushkërive

   Enët limfatike të mushkërive ndahen në
    sipërfaqësore dhe të thella.
   Këto enë konvergjojnë kah dera
    mushkërore (hilus pulmonis) dhe
    komunikojnë gjerësisht ndërmjet veti



                                  91
Enët dhe nyjet limfatike të mushkërisë




                                     92
Nervëzimi i mushkërive
   Mushkëritë i nervëzon plexus pulmonalis i cili
    formohet nga degët e nervit vagus (n. vagus)
    dhe nga degët e trungut simpatetik torakal
    (truncus sympatheticus pars thoracica).

   Në rrënjën mushkërore bashkohen degët e
    nervit endacak dhe degët simpatetike dhe
    formojnë gërshetimin nervor mushkëror (plexus
    pulmonalis).

                                         93
Pleura
   Pleura është cipë seroze e cila gjendet në të dy hapësirat
    pleuropulmonale të zgavrës së kraharorit.
   Pleura (pleura) ka fletën e jashtme dhe të brendshme
    (pleura parietalis et visceralis).
   Pleura parietalis i mbështjell muret e pjesës anësore të
    zgavrës së kraharorit, ndërsa fleta e brendshme apo
    mushkërore
   Pleura visceralis s. pulmonalis është e mbështetur direkt në
    indin e mushkërisë.



                                                 94
Pulmo et pleura




                  95
Pulmo et pleura: projektimi nga para




                             96
Pulmo et pleura; projektimi nga pas




                             97
Pulmo et pleura; projektimi




                         98
Pulmo et pleura; projektimi




                         99
.
 Hapësira ndërmjet këtyre dy fletëve të pleurës
  Hapësira ndërmjet këtyre dy fletëve të pleurës
  është një hapësirë kapilare dhe quhet hapësira
  pleurale (cavitas pleuralis). Kjo hapësirë është pa
  ajr në të cilën presioni është më i vogël se ai
  atmosferik (- 0,5 kPa apo – 4 mmHg).




                                          100
Pleura parietale
   Pleura murore sipas murit të cilit i përgjigjet,
    ndahet në pleurën brinjore (pleura costalis),
    diafragmatike (pleura diaphragmatica) dhe
    mediastinale (pleura mediastinalis) si dhe
    kupolën e plurës (cupola pleurae) e cila i
    përgjigjet majës së mushkërisë.




                                           101
Xhepat pleural (recessus pleurales)

   Përpara dhe prapa pleura costalis kalon në pleura
    mediastinalis duke shkaktuar recessus
    costomediastinalis anterior dhe recessus
    costomediastinalis posterior. Gjatë kalimit në pleurën
    diafragmatike formohet gjiu i poshtëm pleural
    (recessus costodiaphragmaticus).




                                            102
Përforcimet e cupula pleurae


   Kupola e pleurës është e mbuluar me cipën
    lidhore (membrana suprapleuralis) e cila me tufat e
    veta lidh kupolën e pleurës me skeletin përreth.
   Lidhëset janë: lig. costopleurale, lig. vertebropleurale
    dhe lig. costovertebropleurale s. m.scalenus minimus.




                                               103

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Misici gornjeg ekstremiteta
Misici gornjeg ekstremitetaMisici gornjeg ekstremiteta
Misici gornjeg ekstremiteta
Au Medu
 
Cavitatea bucala
Cavitatea bucalaCavitatea bucala
Cavitatea bucala
Ina Alexiev
 
Srce spoljasnji izgled, gradja, projekcije
Srce   spoljasnji izgled, gradja, projekcijeSrce   spoljasnji izgled, gradja, projekcije
Srce spoljasnji izgled, gradja, projekcije
Au Medu
 
Zidovi grudnog kosa
Zidovi grudnog kosaZidovi grudnog kosa
Zidovi grudnog kosa
Au Medu
 
Misici zidova grudnog kosa
Misici zidova grudnog kosaMisici zidova grudnog kosa
Misici zidova grudnog kosa
Au Medu
 
Regjionet e kafkes
Regjionet e kafkesRegjionet e kafkes
Regjionet e kafkes
MedShqip
 
Anatomia sistematike dhe topografike e Thorax-it
Anatomia sistematike dhe topografike e Thorax-itAnatomia sistematike dhe topografike e Thorax-it
Anatomia sistematike dhe topografike e Thorax-it
azize sulejmani
 
Hyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiHyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomi
MedShqip
 
Anatomia topografica a plaminului 1
Anatomia topografica a plaminului 1Anatomia topografica a plaminului 1
Anatomia topografica a plaminului 1
Traian Mihaescu
 

Was ist angesagt? (20)

Pyetje Nga Abdomeni
Pyetje Nga AbdomeniPyetje Nga Abdomeni
Pyetje Nga Abdomeni
 
Arterije ruka
Arterije rukaArterije ruka
Arterije ruka
 
Muschii bratului
Muschii bratuluiMuschii bratului
Muschii bratului
 
SNQ
SNQSNQ
SNQ
 
Misici gornjeg ekstremiteta
Misici gornjeg ekstremitetaMisici gornjeg ekstremiteta
Misici gornjeg ekstremiteta
 
Cavitatea bucala
Cavitatea bucalaCavitatea bucala
Cavitatea bucala
 
Moje vene
Moje veneMoje vene
Moje vene
 
Srce spoljasnji izgled, gradja, projekcije
Srce   spoljasnji izgled, gradja, projekcijeSrce   spoljasnji izgled, gradja, projekcije
Srce spoljasnji izgled, gradja, projekcije
 
Zidovi grudnog kosa
Zidovi grudnog kosaZidovi grudnog kosa
Zidovi grudnog kosa
 
Misici zidova grudnog kosa
Misici zidova grudnog kosaMisici zidova grudnog kosa
Misici zidova grudnog kosa
 
Misici
MisiciMisici
Misici
 
Regjionet e kafkes
Regjionet e kafkesRegjionet e kafkes
Regjionet e kafkes
 
Anatomia sistematike dhe topografike e Thorax-it
Anatomia sistematike dhe topografike e Thorax-itAnatomia sistematike dhe topografike e Thorax-it
Anatomia sistematike dhe topografike e Thorax-it
 
Lp 20 ficatul
Lp 20 ficatulLp 20 ficatul
Lp 20 ficatul
 
Lecture 1 thoracic wall
Lecture 1 thoracic wall  Lecture 1 thoracic wall
Lecture 1 thoracic wall
 
Slideshow: Lateral Leg
Slideshow: Lateral LegSlideshow: Lateral Leg
Slideshow: Lateral Leg
 
Hyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiHyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomi
 
14 - Intercostal Space.ppt
14 - Intercostal Space.ppt14 - Intercostal Space.ppt
14 - Intercostal Space.ppt
 
Anatomia topografica a plaminului 1
Anatomia topografica a plaminului 1Anatomia topografica a plaminului 1
Anatomia topografica a plaminului 1
 
Anatomia aparatului respirator superior
Anatomia aparatului respirator superiorAnatomia aparatului respirator superior
Anatomia aparatului respirator superior
 

L2 cavitas thoracis

  • 1. Cavitas thoracis  Cavitas thoracis ka formën e konit me kapacitet 7-10 litra.  Muret e zgavrës së krahrorit  Muri i përparmë  sternumi, kërcat dhe pjesët e përparme të brinjëve (I-IX) me pjesët e buta.  Muret anësore  shtrihen nga vija e përparme deri te vija e pasme sqetullore, i ndërtojnë brinjët dhe muskujt fqinjë.  Muri i pasmë  pjesa torakale e shtyllës kurrizore dhe brinjët deri te angulus costae. 1
  • 2. Ndarja e cavitas thoracis  Cavitas thoracis ndahet në: spatium pleuropulmonale dextrum et sinistrum dhe mediastinum.  Kufirin ndërmjet këtyre hapësirave e bën pleura mediastinalis e vendosur në rrafshin sagjital, i cili përpara kalon, djathtas nëpër vijën parzmore (linea sternalis), ndërsa majtas, lart kalon nëpër vijën parzmore ndërsa poshtë nëpër vijën parasternale (linea parasternalis), prapa, në të dy anët, rrafshi kalon nëpër vijën paravertebrale.  Keto dy hapësira komunikojne ndërmjet veti në nivel të rruazës së pestë torakale me kalimin e rrënjës mushkërore (radix pulmonis) nga mediastinumi në hapësirën pleuropulmonale. 2
  • 4. Cavitas thoracis . prerja frontale 4
  • 5. . 5
  • 6. . 6
  • 7. Spatium pleuropulmonale  Spatium pleuropulmonale dextrum et sinistrum dallohen ndërmjet veti sipas formës dhe madhësisë, përshkak të pozitës së zemrës.  Hapesira pleuropulmunale nga sipër futet në regjionin e bazës së qafës dhe në tërësi është e mbështjellur nga pleura parietalis.  Ndërmjet dy fletëve të pleurës gjendet një hapësirë kapilare, pleurale (cavitas pleuralis), e cila është pjesë e hapësires pleuromushkërore. 7
  • 8. Mediastinum  Meskrahrori (mediastinum) është hapësira e cila gjendet në mesin e zgavrës së kraharorit.  Mediastinumi ka katër mure:  Murin e përparmë: ashti parzmor dhe pjesa e ngushtë fqinje e kërcave brinjore.  Murin e pasmë: trupat e dhjetë rruazave torakale të fundit (II – XII).  Muret anësore: pleura mediastinalis.  Murin e poshtëm: pjesa më e madhe e centrum tendineum diaphragmae. 8
  • 10. Ndarja e mediasinumit  mediastinum superius  mediastinum inferius  Kufirin ndërmjet tyre e bën rrafshi horizontal , i cili kalon përpara nëpër angulus sterni, ndërsa prapa nëpër discus intervertebralis ndërmjet Th IV-V.  Mediastinum inferius me anë të faqes së përparme dhe të pasme të perikardit ndahet në:  mediastinum anterius  mediastinum medium  mediastinum posterius. 10
  • 11. Cavitas thoracis Mediastinum Spatium pleuro- pulmunale Mediastinum 1. Mediastinum anterius 2. Mediastinum medium 3. Mesiasinum posterius 11
  • 13. Mediastinum . superius/ medium nga përpara 13
  • 14. Mediastinum superius / medium . prerje sagjitale-nga prapa 14
  • 15. Mediastinum superius  Mediastinum superius gjendet prapa manubrium sterni dhe përpara katër vertebrave të para thorakale (Th I-IV).  “Rrafshi venoz”: v. brachiocephalica dextra / sinistra dhe pjesa fillestare e v. cava superior.  “Rrafshi arterial”: arcus aortae me degët e saja, n. phrenicus, n. laryngeus recurrens dhe plexus cardiacus.  “Rrafshi organor”: trachea, oesophagus me nn. vagii, nodi lymphatici mediastinales anteriores et paratracheales, mm. prevertebrales. 15
  • 17. Mediastinum inferius  Mediastinum inferius ndahet në tre pjesë: mediastinum anterius medium et posterius  Mediastinum medium:  cor et pericardium  aorta ascendens  pjesa përfundimtare e v. cava superior  truncus pulmonalis.  radix pulmonalis dexter / sinister.  arcus venae azygos  nodi lymphatici tracheobranchiales inferiores. 17
  • 19. Mediastinum inferius  Mediastinum anterius gjendet prapa trupit të ashtit parzmor (spatium retrosternale).  Në këtë hapësirë gjenden nyjet limfatike dhe indi lidhor i shkriftë i lidhëseve të përparme të rrethzemrës (ligg. sternopericardiaca).  Mediastinum posterius gjendet prapa perikardit (spatium retrokardiale) dhe ndërmjet dy pleurave mediastinale.  Në këtë hapësirë gjenden keto elemente: aorta thoracica, oesophagus, v. azygos, v. hemyazygos, ductus thoracicus dhe nn. splanchnici. 19
  • 20. Rrugët e frymëshkëmbimit dhe mushkëritë  Aparati i frymëshkëmbimit (apparatus respiratorius) përbëhet nga rrugët e frymëshkëmbimit dhe mushkëritë.  Në zgavrën e kafazit të kraharorit gjenden rrugët e poshtme të frymëshkëmbimit, mushkëritë dhe pleura.  Trakea dhe pjesa jashtëmushkërore e bronkeve gjenden në mediastinum, ndërsa pjesët tjera në hapësirat pleuropulmonale. 20
  • 21. Rrugët e frymëshkëmbimit  Rrugët e frymëshkëmbimit ndahen në ato të sipërme dhe të poshtme.  Rrugët e sipërme janë: cavitas nasi et sinus paranasales, pharynx dhe zgavra e gojës  Rrugët e poshtme: larynx-i dhe trachea. 21
  • 22. Trachea  Skërfyelli (trachea) është organ gypor i cili paraqet vazhdim të gurmazit (larynx).  Trachea shtrihet nga cartilago cricoidea deri te bifurcatio tracheae  Nga buza e poshtme e C VI deri te gjysma e sipërme e trupit të Th V, përpara buzës së poshtme të kërcës së dytë brinjore.  Gjatësia e skërfyellit është 11 – 12 cm., diametri i tij 12 – 17 mm. 22
  • 23. Ndarja e trakesë  Trakea ka dy pjesë topopgrafike:  pars cervicalis  pars thoracica  Kufirin ndërmjet tyre e bënë incisura jugularis.  Trakea përfundon me bifurcatio tracheae  Te personat e rritur BT gjendet në nivel të trupit të Th V, kurse nga përpara në nivel të këndit parzmor (angulus sterni)  Te personat e gjallë bifurcatio tracheae gjendet nw nivel të vertebrës se torakale VII  Bifurcatio tracheae vazhdon me bronchus principalis dexter / sinister 23
  • 24. Trachea et bronchi - nga përpara 24
  • 25. Trachea et bronchi - nga prapa 25
  • 26. Trachea et bronchi - ndërtimi •Tunica adventitia •Tunica fibromusculocartilagine  Cartilagines tracheales  M. trachealis •Tunica mucosa respiratoria 26
  • 27. Ndërtimi i skërfyellit  Muri i trakesë përbëhet nga tri shtresa  Shtresa e jashtme (tunica adventitia) përbëhet nga indi lidhor i cili e lidh skërfyellin me elementet fqinje.  Shtresa e mesme (tunica fibromusculo - cartilaginea) përbëhet nga kërcat e skërfyellit, fijet lidhore (ligg. anularia) dhe ato muskulare (m.trachialis). 27
  • 28. Cartilagines tracheales ,15-20, kanë formë gjysmëhëne, ne skajet e pasme te tyre ngjitet m. trachealis.  Kërca e parë e trakesë lidhet me cartilago cricoidea të laringut me anë të lig. crico -tracheale.  Kërca e fundit e trakesë rëndomë është më e trashë dhe e çrregullt, ka një zgjatim grepor i cili bën skeletin e shporit të skërfyellit (carina tracheae).  Kërcat ndërmjet veti lidhen me anë të ligg. anularia. 28
  • 29. Muskuli i skërfyellit (m. trachealis) gjendet në murin e pasmë cipor të trakesë  Ky muskul rregullon diametrin dhe sasinë e ajrit që kalon nëpër trake.  Shtresa e brendshme është shtresa jargore e skërfyellit (tunica mucosa respiratoria).  Ajo ka epitel respirator shumë shtresor cilindrik të pasur me gjëndra jargore të skërfyellit (glandulae tracheales), të cilat gjenden në nënmukozë (tela submucosa). 29
  • 30. Enët e gjakut dhe nervat e skërfyellit  Arteriet e skërfyllit janë degë të: a. thyroidea inferior, a. thoracica interna, rr. bronchiales aortae thoracicae.  Venat e skërfyellit janë degë të sistemit të venave teke (v. azygos).  Enët limfatike derdhen në nodi lymphatici paratracheales, mediastinales dhe cervicales profundi dhe nodi lymphatici tracheobronchiales sup., et inf.  Nervat e skërfyellit janë degë parasimpatetike të nevit endacak dhe nervit kthyes të gurmazit (n. vagus et n. laryngeus recurrens)  Degët simpatetike vijnë nga ganglioni i poshtëm qafor dhe nga ganglionet e sipërme të trungut simpatetik torakal. 30
  • 31. Bronku kryesor (bronchus principalis)  Nga bifurcatio tracheae lind: bronchus principalis dexter dhe bronchus principalis sinister.  Bronchus principalis gjendet në mediastinum medium.  Bronku kryesor prej bifurkacioni të trakesë drejtohet pjerrët teposhtë dhe jashtë dhe përfundon në derën mushkërore (hillus pulmonis) përfundon me bronket vrigullore (bronchi lobares).  Harqet kërcore të bronkeve janë diçka më të vogla se të trakesë, në bronkun e djathtë janë 6 – 8, ndërsa në të majtin janë 11 – 13 harqe kërcore. 31
  • 32. . Bronku kryesor i djathtë është më vertikal dhe me trakenë mbyll një kënd prej 25 shkallë, ndërsa bronku i majtë është më horizontal dhe ndahet nga trakea në këndin prej 40 – 45 shkallësh.  Bronket ndërmjet veti formojnë këndin prej 65 – 70 shkallë. Bronku kryesor i djathtë është më i shkurtër (20 – 25 mm) dhe më i gjërë (15 – 17 mm) nga i majti, i cili është dyfish më i gjatë (40 – 45 mm) por dukshëm është më i ngushtë (10 – 12 mm). 32
  • 33. Rrënja mushkërore (radix pulmonis)  Rrënja mushkërore përbëhet nga organet dhe enët e gjakut të cilat hyjnë apo dalin nëpër derën mushkërore (hillum s. hillus pulmonis).  Rradhitja e tyre është: në mes gjendet bronku kryesor (bronchus principalis), përpara tij janë enët funksionale të gjakut, lart është arteria mushkërore (a. pulmonalis) ndërsa poshtë janë dy vena muskërore (vv. pulmonales).  Prapa bronkut kryesor gjenden nervat e mushkërive (plexus pulmonalis), enët nutritive (rr. bronchiales et vv. bronchiales) dhe nyjet limfatike. 33
  • 34. Bronchus principalis dex/sin 250 40-450 65-700 34
  • 35. Projektimi i trakesë dhe bronkeve 35
  • 37. Mushkëritë (pulmones)  Mushkëritë janë organe themelore të aparatit respirator. Njeriu ka mushkërinë e djathtë dhe të majtë (pulmo dexter et pulmo sinister).  Mushkëritë janë të vendosura në spatium pleuropulmonale  Mushkëritë lidhen me organet e mediastinumit nëpërmjet rrënjës mushkërore (radix pulmonis)  Mushkëritë janë të lëvizshme në hapësirën pleurale (cavitas pleuralis). 37
  • 38. Sipërfaqja e mushkërive është e lëmuar dhe e tejdukshme.  Ngjyra e mushkërive është e kuqërremtë e çelur te fëmijët, kurse te të rriturit është e përhimtë apo e murme në të zezë .  Mushkëritë janë të buta dhe elastike, kur të shtrydhen, pëlcasin alveolat e tyre dhe dëgjohet një kërcitje karakteristike. 38
  • 41. Dimensionet  Lartësia e mushkërisë është rreth 25 cm. Në bazën e saj diametri gjerësor është D-10 – 13 cm, M-7 – 9 cm dhe ai sagjital është 14 – 17 cm.  Pesha e tyre është 1100 – 1500 gram, mushkëria e djathtë është më e rëndë për 100 – 170 gram.  Pesha specifike e mushkërive te të porsalindurit është 1,068 për mushkërinë e cila nuk ka marrë ajër, ndërsa 0,50 për mushkërinë e cila ka marrë ajër.  Kjo e dhënë ka rëndësi mjekoligjore për të treguar se fëmiu ka lindur i gjallë apo i vdekur. 41
  • 42. Forma, faqet dhe buzët e mushkërive  Mushkëritë kanë formën e konit të prerë për së gjati.  Faqet e mushkërisë: facies costalis (pars vertebralis), facias mediastinalis, facies diaphragmatica  Lart faqja brinjore dhe mediastinale bashkohon duke formuar majen e mushkërisë (apex pulmonis).  Buzët e mushkërisë: margo anterior, margo posterior dhe margo inferior  Margo inferior e përkufizon bazen e mushkërisë apo faqen diafragmatike (basis pulmonis s. facies diaphragmatica). 42
  • 43. Pulmo dexter . Facies costalis 43
  • 44. Facies costalis  Në facies costalis shihen hullitë paralele, të cilat iu përgjigjen brinjëve përkatëse.  Në këtë faqe, në të dy mushkritë, gjendet fissura obliqua, e cila e ndanë këtë faqe në lobus superior dhe lobus inferior.  Në mushkërinë e djathtë ekziston edhe fissura horizontalis, e cila nga vrigulli i sipërm e ndan lobus medius. 44
  • 45. Pulmo dexter . facies costalis 45
  • 46. Pulmo sinister . facies costalis 46
  • 47. Pulmo sinister . facies costalis 47
  • 48. Facies mediastinalis  Facies medialis është e thelluar dhe në mesin e saj gjendet dera e mushkërisë (hilum s. hilus pulmonis).  Përpara dhe nën derën e mushkërisë, në të dy mushkëritë gjendet shtypëla e zemrës (impressio cardiaca).  Në mushkërinë e majtë, prapa hilumit, gjendet sulcus aorticus, kurse në mushkërinë e djathtë gjendet impressio esophagei et sulcus v. azygos. 48
  • 49. Pulmo dexter facies mediastinalis . 49
  • 50. Hilum pulmonis  Mbi hilum në mushkërinë e djathtë, përpara gjendet sulcus v. cavae superior, kurse prapa sulcus tr. brachiocephalicus,  Në mushkërinë e majtë mbi hilumin e saj gejndet sulcus a. carotis communis sinistrae et a. subcalviae sinistrae.  Dera mushkërore (hilum s. hilus pulmonis) është vendi hyrës i mushkërisë, nëpër të cilën kalon rrënja mushkërore (radix s. pediculus pulmonis) me të gjitha elementet e saj. 50
  • 51. Pulmo sinister . facies medistinalis 51
  • 52. Pulmo sinister . Facies mediastinalis 52
  • 53. Pulmo sinister Facies mediastinalis . 53
  • 54. Radix pulmonis  Në mes të rrënjës mushkërore gjenden rrugët ajrore (bronchi lobares),  Enët funksionale të gjakut janë:aa. pulmonales dhe vv. Pulmonales, të cilat gjenden përpara bronkeve.  Enët nutritive të gjakut janë: rr. bronchiales s. aa. bronchiales, të cilat gjenden prapa rrënjës mushkërore  Gërshetimi nervor (plexus pulmonalis) ndodhet prapa bronkeve.  Nodi lymphatici tracheobronchiales superiores (“gjëndërat limfatike hilare”). 54
  • 55. Apex pulmonis  Maja e mushkërisë (apex pulmonis) është pjesa e mushkërisë, e cila gjendet mbi rrafshin e brinjës së dytë.  Apex pulmonis kalon nëpër apertura thoracis superior në bazën e qafës.  Raporti skeletotopik: nga prapa i përgjigjet qafës së brinjës së parë, kurse anash gjendet mbi te 3 – 5 cm., nga përpara ajo është mbi brinjën e parë 3,5 – 5 cm, dhe mbi rrafshin e kularthit 1 – 3 cm.  Apex pulmonis mbulohet nga cupula pleurae nëpërmjet të së cilës është në marrëdhënie me a. carotis communis, v. jugularis interna, a. subclavia dhe me plexus brachialis. 55
  • 56. Buzët e mushkërisë  Mushkëritë kanë tri buzë: të përparmen, të pasmen dhe të poshtmen  Margo anterior pulmonis është e hollë dhe e mprehur.  Margo anterior pulmo sin., në pjesën e poshtme e ka icisura cardiaca e cila përfundon me lingula pulmonis.  Projektimi i uzës së përparme fillon nga art. sterno -clavicularis - skaji sternal i C II, lëshohet përgjatë buzës së ashtit parzmor deri te skaji sternal i brinjës IV.  Te mushkëria e djatht kjo buzë shkon jashtë deri te vendi i ngjitjes të brinjës VI me sternumin.  Te mushkëria e majtë, ajo nga brinja e IV, largohet nga buza anësore e ashtit parzmor dhe në 3 – 5 cm e pret brinjë V të majtë, duke përfunduar në nyjëtimin kostohondral të gjashtë. 56
  • 57. Buzët e mushkërisë  Margo posterior është në fakt një sipërfaqe e rrumbullakësuar  Projektimi i saj fillon nga qafa e brinjës së parë dhe lëshohet përgjatë vijës paravertebrale deri te Th X apo XI.  Buza e poshtme apo kufiri mushkëror (margo inferior s. limes pulmonis) është e shprehur.  Projektimi i saj në mushkërinë e djathtë fillon në skajin sternal të kërcit brinjor të gjashtë, ndërsa në mushkërinë e majtë fillon nga skaji brinjor i këtij kërci. 57
  • 58. Projektimi i buzës së poshtme  Projektimi i buzës së poshtme gjatë eksperiumit te mushkëria e gjathtë fillon nga skaji sternal i brinjë VI, kurse e mushkëria e maj nga skaji kostal i kësaj brinje  Ajo në vijën aksilare e pret brinjën e tetë,  Ajo në vijën skapulare e pret hapësirën ndërbrinjore të nëntë (IX) ose të dhjetën (X), përfundon në nivel të zgjatimit shpinor të vertebrës Th XI.  Në inspirium projektimi i kësaj buze lëshohet për 3 – 4 cm mëposhtë. 58
  • 59. Plasat ndërvrigullore të mushkërive (fissurae interlobares)  Ekzistojnë tri plasa ndërvrigullore:  plasa e pjerrët (fissura obliqua) e cila ekziston në të dy mushkëritë  plasa horizontale (fissura horizontalis) e cila ekziston vetëm në mushkërinë e djathtë. Këto plasa e ndajnë mushkërinë në lobe.  Plasa e pjerrët (fissura obliqua) fillon 6 – 7 cm nën majën e mushkërisë të djathtë dhe zbret përpara, duke përfunduar në bazën e mushkërisë prapa buzës së përparme të saj.  Në faqen e brendshme të mushkërisë, kjo plasë plasë e ndërpret dera mushkërore. 59
  • 61. Fissura obliqua  Projektimi fissura obliqua prapa fillon në nivel të zgjatimit shpinor të VTh III dhe zbret përpara duke e prerë brinjën e pestë në linea axillaris, pastaj e përcjell brinjën e gjashtë dhe përfundon në kërcin e saj në linea parasternalis.  Fissura obliqua në mushkërinë e majtë e ndanë lobus superior nga lobus inferior.  Në mushkërinë e djathtë, pjesa e saj e pasme e sipërme e ndanë lobus superior nga lobus inferior, ndërsa pjesa e saj e përparme e poshtme e ndanë lobus medius nga lobus 61 inferior.
  • 62. Fissura horizontalis  Plasa horizontale (fissura horizontalis) ekziston vetëm në mushkërinë e djathtë  Kjo plasë fillon nga plasa e pjerrët, prapa vijës sqetullore, pastaj e përcjell brinjën e katërt dhe përfundon në hapësirën e tretë ndërbrinjore afër buzës të ashtit parzmor. 62
  • 63. Lobi pulmonum  Mushkëritë nëpërmjet plasave ndahen në vriguj (lobi pulmonum).  Mushkëria e djathtë ka: lobus superior, lobus medius dhe lobus inferior,  Mushkëria e majtë ka dy vriguj: lobus superior dhe lobus inferior.  Faqet e lobeve janë pjesë të faqeve të mushkërisë, por lobet kanë së paku edhe nga një faqe ndërvrigullore (facies interlobaris). 63
  • 65. Bronchi lobares  Në vendin ku bashkohet faqja ndërvrigullore dhe e brendshme et vrigullit, gjendet “ dera vrigullore – hilus lobaris” nëpër të cilën kalon bronchus lobaris dhe e nët përkatëse të gjakut.  Bronku vrigullor (bronchus lobaris) ndahet nga bronku kryesor në derën mushkërore apo qysh në rrënjën mushkërore.  Në mushkërinë e djathtë janë tre, ndërsa në mushkërinë e majtë janë dy bronke vrigullore.  Bronket vrigullore nuk e kanë gjatësinë dhe diametrin e njëjtë (0,5 – 1,5 X 3 – 6 mm), kryesisht bronket e poshtme janë më të gjata . 65
  • 66. Bronchi lobares  Bronchus principalis dexter  bronchus lobaris superior dexter,  bronchus lobaris medius dexter  bronchus lobaris inferior dexter.  Bronchus principalis sinister  bronchus lobaris superior sinister  bronchus lobaris inferior sinister. 66
  • 67. Përmbajtja e mushkërive  Mushkëritë (pulmo dexter et sinister) ndahen në vriguj mushkërorë (lobi pulmonum).  Lobus pulmonis përbëhet nga pjesë më të vogla të sistemit bronkial, enorë dhe indit mushkëror , të cilat e ndërtojnë segmentin mushkëror (segmentum bronchopulmonale).  Segmentet janë të përbëra nga një numër i madh i vrigultheve mushkërorë sekundar dhe primar (lobulus pulmonis secundarius et lobulus pulmonis primarius). 67
  • 69. Arbor bronchialis  Rrugët ajrore dhe enët e gjakut degëzohen duke përcjellur ndarjen e mushkërisë në pjesë përbërëse.  Rrugët ajrore ndahen 20 – 25 herë me bifurkacion në degë më të vogla, të cilat e formojnë sistemin gypor arbor bronchialis  Në skajin distal të tij gjenden alveolat mushkërore (alveoli pulmonum) ku direkt kryhet këmbimi i gazërave.  Bronchus principalis e ka pjesën e gjatë jashtëmushkërore dhe pjesën e shkurtë -hilare e cila ndahet në bronke vrigullorë.  Bronket vrigullorë përfundojnë duke u ndarë në bronke segmentale (bronchi segmentales). 69
  • 71. Segmenta bronchopulmonalia  Segmenti bronkopulmonal është pjesa më e vogël anatomike dhe funksionale e vrigullit mushkëror, është njësi bronkoarteriale e mushkërisë. dhe shtrihet përgjatë bronkut segmental (bronchus segmentalis).  Segmenti bronkopulmonal ka formën e piramidës së çrregullt në majën e të cilit gjendet dera segmentale nëpër të cilën kalon bronku segmental dhe enët arteriale përcjellëse. Enët venoze gjenden në periferi të segmentit.  Bronket segmentale dhe Segmentet bronkopulmonale e mbajnë emrin sipas drejtimit të shtrirjes. Përveç këtij emërtimi ata janë të shenuar edhe me numra duke filluar nga maja e deri te baza e mushkërisë. 71
  • 72. Segmentet dhe bronket segmentale të pulmo dexter  Pulmo dexter është e ndarë në dhjetë segmente por, ndonjëherë mund të gjenden edhe një apo dy segmente jo të përhershëm.  Lobus superior dexter ka këto segmente themelore: segmentum apicale (S I, B I), segmentum posterius S II, B II) dhe segmentum anterius S III, BIII).  Lobus medius ka dy segmente: segmentum laterale ( S IV, B IV) dhe segmentum mediale ( S V, B V).  Lobus inferior dexter ndahet në pesë segmente: segmentum apicale ( S VI, B VI), segmentum basale mediale ( S VII, B VII), segmentum basale anterius ( S VIII, B VIII), segmentum basale laterale S IX, B IX) dhe segmentum basale posterius S X, B X). 72
  • 73. . 73
  • 74. Segmentet e mushërisë së djathtë . 74
  • 75. Segmentet dhe bronket segmentale të pulmo sinister  Pulmo sinister ndahet në tetë deri dhjetë segmente bronkopulmonale.  Lobus superior sinister :  segmentum apicoposterius (S I+II, B I+II)  segmentum anterius ( S III, B III)  segmentum lingulare superius ( S IV, B IV)  segmentum lingulare inferius (S V, B V).  Lobus inferior sinister:  Segmendtum superius (S VI)  Segmentum basale mediale / laterale (S VII, S IX),  Segmentum basale aterius/ posterius (S VIII, S X) 75
  • 76. Segmentet e muskërisë së majtë . 76
  • 77. Segmentet e muskërisë së majtë . 77
  • 78. 78
  • 79. Ndarja e bronkut segmental  Bronku segmental (bronchus segmentalis), ndahet në mënyrë dihotome 20-25 herë.  Dhjetë gjenerat e para janë bronke sekondare apo degët segmentale bronkiale (rr. bronchiales segmentorum), ndërsa 10-15 ndarje tjera japin bronkiolet (bronchioli), degët e ndarjes së fundit të tyre janë bronkiole përfundimtare (bronchioli terminales).  Këto ndarje formojnë trungun bronkial (arbor bronchialis). 79
  • 80. Ndarja e bronkut segmental 80
  • 82. Bronchiolus terminalis/ respiratorius  Bronchiolus terminalis (0,3-0,5 mm) futet në lobulus pulmonis secondarius) nëpër majën e tij, ndahet shumë herë duke dhënë rreth 50 bronkiole respiratore (bronchioli respiratorii).  Bronchiolus respiratorius futet në lobulus pulmonis primarius, këtu përfundon me 2-10 kanale hojëzore (ductus alveolares) te cilat i ndërtojnë 5 – 6 qeska alveolare (saculi alveolares) ato pastaj i formojnë hojëzat mushkërore jo të barabarta (alveoli pulmonis).  Kështu lind trungu alveolar (arbor alveolaris) apo acinusi mushkëror (acinus pulmonaris s. pulmonalis). 82
  • 83. •Bronchiolus terminalis/ . respiratorius •Alveoli pulmonum 83
  • 84. Ndërtimi i mushkërisë  Rrugët ajrore në mushkëri në pikëparje të ndërtimit janë të ngjajshme me trakenë, bronket kryesore dhe bronket vrigullore.  Shtresa e mesme e murit të bronkeve segmentale (bronchi segmentales) përbëhet nga fijet muskulare të lëmuara, pjesët e harqeve dhe pllakat kërcore të shpërndara, fijet lidhore të gërshetuara dhe fijet elastike (tunica musculocartilaginea).  Bronkiolet me diametër nën 1 mm nuk përmbajnë elemente kërcore, fijet muskulare janë të pjerrëta, kështu edhe gjatë kontakcionit maksimal nuk vjen deri te mbyllja e plotë e tyre. 84
  • 86. Alveoli pulmonum  Alveoli pulmonum kanë mur epitelial të hollë, i quajtur “bariera respiratore”, nëpër të cilën bëhet këmbimi i gazërave ndërmjet alveolës dhe gjakut qarkullues.  Barierën respiratore, nga njëra anë, e bënë epiteli alveolar luspor dhe membrana bazale e tij e pasur me fije elastike dhe retikuline. Nga ana tjetër në te mbështetet membrana bazale dhe endoteli i kapilarëve të arteries mushkërore. 86
  • 88. Enët e gjakut të mushkërive  Enët e gjakut të mushkërive janë dy lloje. Ato janë degët e mëdha të qarkullimit të vogël (circulus sanguinis minor) dhe degët e vogëla të qarkullimit të madh (circulus sanguinis major).  Të parat janë enë gjaku funksionale, ndërsa të dytat janë enë gjaku nutritive të mushkërive. 88
  • 89. Enët e gjakut të mushkërisë . 89
  • 90. Enët funksionale/nutritive të gjakut  Enët funksionale të gjakut në mushkëri janë: truncus pulmonalis ( a. pulmonalis dextra et sinistra) dhe v.v. pulmonales. (circulus sanguinis minor s. vasa publica pulmonum).  Degët bronkiale të aortës torakale (rr. bronchiales aortae thoracicae s. aa. bronchiales ) dhe venat bronkiale (vv. bronchiales) janë enë nutritive të mushkërive. 90
  • 91. Enët limfatike të mushkërive  Enët limfatike të mushkërive ndahen në sipërfaqësore dhe të thella.  Këto enë konvergjojnë kah dera mushkërore (hilus pulmonis) dhe komunikojnë gjerësisht ndërmjet veti 91
  • 92. Enët dhe nyjet limfatike të mushkërisë 92
  • 93. Nervëzimi i mushkërive  Mushkëritë i nervëzon plexus pulmonalis i cili formohet nga degët e nervit vagus (n. vagus) dhe nga degët e trungut simpatetik torakal (truncus sympatheticus pars thoracica).  Në rrënjën mushkërore bashkohen degët e nervit endacak dhe degët simpatetike dhe formojnë gërshetimin nervor mushkëror (plexus pulmonalis). 93
  • 94. Pleura  Pleura është cipë seroze e cila gjendet në të dy hapësirat pleuropulmonale të zgavrës së kraharorit.  Pleura (pleura) ka fletën e jashtme dhe të brendshme (pleura parietalis et visceralis).  Pleura parietalis i mbështjell muret e pjesës anësore të zgavrës së kraharorit, ndërsa fleta e brendshme apo mushkërore  Pleura visceralis s. pulmonalis është e mbështetur direkt në indin e mushkërisë. 94
  • 96. Pulmo et pleura: projektimi nga para 96
  • 97. Pulmo et pleura; projektimi nga pas 97
  • 98. Pulmo et pleura; projektimi 98
  • 99. Pulmo et pleura; projektimi 99
  • 100. .  Hapësira ndërmjet këtyre dy fletëve të pleurës Hapësira ndërmjet këtyre dy fletëve të pleurës është një hapësirë kapilare dhe quhet hapësira pleurale (cavitas pleuralis). Kjo hapësirë është pa ajr në të cilën presioni është më i vogël se ai atmosferik (- 0,5 kPa apo – 4 mmHg). 100
  • 101. Pleura parietale  Pleura murore sipas murit të cilit i përgjigjet, ndahet në pleurën brinjore (pleura costalis), diafragmatike (pleura diaphragmatica) dhe mediastinale (pleura mediastinalis) si dhe kupolën e plurës (cupola pleurae) e cila i përgjigjet majës së mushkërisë. 101
  • 102. Xhepat pleural (recessus pleurales)  Përpara dhe prapa pleura costalis kalon në pleura mediastinalis duke shkaktuar recessus costomediastinalis anterior dhe recessus costomediastinalis posterior. Gjatë kalimit në pleurën diafragmatike formohet gjiu i poshtëm pleural (recessus costodiaphragmaticus). 102
  • 103. Përforcimet e cupula pleurae  Kupola e pleurës është e mbuluar me cipën lidhore (membrana suprapleuralis) e cila me tufat e veta lidh kupolën e pleurës me skeletin përreth.  Lidhëset janë: lig. costopleurale, lig. vertebropleurale dhe lig. costovertebropleurale s. m.scalenus minimus. 103