17. INFEKSIONET DHE SËMUNDJA NGJITËSE Infeksioni është takimi i mikroorganizmit me makroorganizmin, I cili takim në disa raste manifestohet vetëm me disa dëmtime të lehta dhe reaksion të dobët të makrooorganizmit për atë dëmtim dhe ky lloj takimi kalon pa simptome – infektimi ngelet latent apo subklinik. Në disa raste ky lloj takimi manifestohet me dëmtime të mëdha të makroorganizmit dhe për këtë raksioni është më i madh , duke u shoqëruar me shenja subjective dhe objective , prandaj kemi të bëjmë më paraqitjen e shenjave klinike të sëmundjes ngjitëse.