9. Hapi II. Mësuesija
tregon (ose nxënësit
lexojnë materialin në
tekst) për jetën e
autorit. Do të ishte me
interes për nxënësit që
mësuesija të ritregonte
përmbledhtas
romanin.
Detyrë shtëpie
Përshkrim –shkrim i lirë. Nxënësit do të
përshkruajnë
si e imagjinojnë tronditjen e dy personazheve
Diana –Gjorg.
Hapi III. Do të punohet me
teknikën Lexim me role.
Nxënësit gjatë leximit do të
nënvizojnë të ndarë në grupe:
Grupi I - të dhënat apo
detajet që jepen në tekst, të
cilat konkretizojnë temën
sociale – atë të gjakmarrjes
dhe ta përshkruajnë këtë
zakon si dukuri të
përgjithshme
për banorët e Rrafshit.
Grupi II - detajet që
përshkruajnë:
a) paraqitjen fizike;
b) veprimet e personazheve;
c) mendimet e personazheve;
Grupi III - detajet që
përshkruajnë se gjakmarrja
nuk ka qenë dukuri ekskluzive
shqiptare.
11. Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve,
rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e
disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit.
Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u
ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.
Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e "Kanunit" kane shërbyer
për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe
vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni
sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit
shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë
ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri
dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.
Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që
më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At
Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.
Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht,
frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
Gjithsej janë gjashtë kanune "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni
i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i
Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë".
18. Hapi IV. Bisedë: Shkruani në fletoret tuaja një plan pune se si
mund të kontribuoni
për të luftuar këtë dukuri. Dëgjohen dy nxënës. Ata mund t’i
shtrojnë pyetje njëritjetrit,
të cilat mund t`i mbajnë shënim, nëse nuk mjafton koha kjo
detyrë përfundon
në shtëpi.
Në fund të orës së mësimit, mësuesi/ja bën vlerësimin e
nxënësve pjesëmarrës
në orën e mësimit.