SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 71
Në hapësirën e rruzullit tokësor ky qytet do të zinte një vend të vogël ku brezi midis
19°8' (fshati Fraskanjel) e 19°23' (Ulqini i Vjetër - ujdhesa Kruçit) të gjatësisë
gjeografike lindore kryqëzohet me atë midis 41°50' (Ada e Vogël) dhe 42°5' (Kozjaku
i vogël) të gjerësisë gjeografike veriore, që do të thotë se rruzulli i kuqërremë i madh
ia lëshon rrezet e veta të ngrohta këtij qyteti nën të njëjtin kënd sikurse Barcelonës
ose edhe Romës.
Ulqini i takon zonës së skajshme
subtropike të Mesdheut evropian
me variantin adriatik të klimës
mesdhetare dhe me vegjetacion
subtropik. Kjo zonë shquhet për
pasurinë e dritës e të nxehtësisë
me 2700 orë me diell në vit, me
dimër të butë ku temperatura
mesatare e ajrit në muajin më të
ftohtë - në shkurt, është 7,1°C,
kurse dëbora është fenomen
shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje
të vërtët për vendasit; me
pranverë të hershme, të ngrohtë
dhe të bujshme, me vjeshtë të
gjatë, të ngrohtë e të pasur dhe
me verë të zjarrtë e të thatë kur
zhiva në termometër ngritet edhe
deri në 38°C në muajin më të
nxehtë - në korrik (me temperaturë
mesatare 25,2°C), ndërsa dielli
nxeh pa pushim edhe deri 11,5 h
në ditë.
Popullsia e Ulqinit me rrëth 22.000 banorë, për nga prejardhja e vet,
tradita, vetitë kulturore dhe shoqërore, përbën një bashkësi komplekse që
i jep një sharm unik dhe piktoresk këtij qyteti. Në Ulqin jetojnë shqiptarët,
malazeztë dhe pjesëtarët e kombeve dhe të kombësive të tjera të
Jugosllavisë, kurse shumicën e populisisë e përbëjnë shqiptarët. Në Ulqin
jetojnë dhe janë të asimiluar pasardhësit e maorëve berberë të Algjerisë,
që kanë qenë vendosur nga pushtuesit turq për mbrojtjen e qytetit, pastaj
zezakët, pasardhësit e skllevërve që kanë qenë sjellë dikur në një numër
bukur të madh nga Afrika.
Në luftë me Turqinë Mali i Zi e
pushtoi Ulqinin më 20.01.1878. Me
paqen e Shën-Stefanit Ulqini mbeti në
Turqi, kurse Malit të Zi i takuan Plava,
Gucia, fshatrat shqiptare: Gruda, Hoti
dhe Kastrati, pjesa me e madhe e liqenit
të Shkodrës dhe territori në perëndim të
Mërkojeviqit deri në det. Fuqitë e mëdha
të Evropës (Britania e Madhe,
Gjermania, Austro-Hungaria, Franca
dhe Italia), duke i kontestuar dispozitat
e Paqes së Shën-Stefanit, në verë të vitit
1878, e organizuan Kongresin e Berlinit,
në të cilin morën pjesë edhe nërshkruesit
e Paqes së Shën-Stefanit (Rusia, Turqia,
Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi).
Në këtë Kongres u vendos që lokalitetet
e përmendura t'i takojnë Malit të Zi.
Porta otomane nuk e respektoi këtb,
prandaj filloi një aktivitet i madh
diplomatik në Stamboll, Cetinë,
Peterburg, Vjenë, Londër dhe në
kryeqytetet e tjera të fuqive të mëdha.
Kongresi i Berlinit(13.6.1878-13.7.1878) me
vendimet e veta që solli ndryshime konkrete në hartën
gjeopolitike të Ballkanit apo më saktë në Evropën
Juglindore.Në saje të një vendimi të tillë, Lëvizja
Kombëtare Shqiptare e udhëhequr nga LSHP përgatiti
dhe dërgoi dhjetëra memorandume dhe protesta që iu
dërguan Kongresit të Berlinit(1878), Fuqive të Mëdha
dhe Konferencës së Berlinit(1880). Traktati parashihej
që përveç Podgoricës, Shpuzës, Zhablakut e Tivarit
Malit të Zi t`i jepej edhe krahina e Plavës së bashku
me Gucinë. Por, ishin shqiptarët të udhëhequr nga
LSHP, të cilët rezistuan kundër aneksimit të këtyre
territoreve nga Mali i Zi, sepse u organizuan
ushtarakisht dhe arritën fitore(dhjetor 1879-janar 1880)
në luftën e Nokshiqit, duke mposhtur ushtrinë
malazeze. Fuqitë e Mëdha menduan që si kompensim
t`i jepen krahina e Grudës, Hotit dhe një pjesë e
Këlmendit. Por edhe ky propozim dështoi, sepse ishin
shqiptarët të cilët më 22 prill 1880, te Ura e Rzhanicës
në lumin Cem, forcat ushtarake të LSHP shënuan
fitoren e radhës ndaj ushtrisë malazeze.
U vendos në mënyrë të jashtëzakonshme sipas oreksit
të Fuqive të Mëdha, të cilat haptazi e kërcënuan
Perandorinë Osmane, se nëse nuk bëhet dorëzimi i
Ulqinit, flota e kombinuar e Fuqive do ta pushtonte si
peng Izmirin. Dhe në një situatë të tillë Porta e Lartë e
kishte më lehtë të sakrifikonte Ulqinin.
 Nga një qëndrim i tillë doli qartë se në planet gjeopolitike të Fuqive të Mëdha,
trojet shqiptare u bënë "plaçkë tregu" për të kënaqur lakmitë pushtuese të
shteteve fqinje dhe për të vendosur "ekuilibrin" ndërmjet Fuqive të Mëdha, të
prishur nga lufta ruso-turke dhe Traktati i Shën Stefanit (3 mars 1878).
Nga një veprim i tillë pasojat për shqiptarët të cilët u aneksuan nga Mali i Zi
ishin të mëdha si në aspektin politik dhe atë demografik, që do të dëshmohet
në vitet në vijim. Nuk ka dilemë se përgjegjësinë kryesore e kanë Fuqitë e
Mëdha të cilat nuk morën parasysh kriterin etnik të territoreve përkatëse si
dhe angazhimin konkret politik dhe ushtarak të shqiptarëve për të qenë pjesë
e pandarë e terësisë etnogjeografike shqiptare. Për ngjarjet e kësaj periudhe
ekziston një material i tërë arkivor, por po ashtu ato janë përjetësuar në
epikën tonë historike, që dëshmon se LSHP ishte interpretuesja më e
devotshme e vullnetit politik të popullit shqiptar.
Dhe në fund duhet cekur se një veprim i tillë arbitrar i Fuqive të Mëdha në
lidhje me Ulqinin, i cili për disa muaj ishte në qendër të dilpomacisë
ndërkombëtare si asnjë qytet tjetër, ishte një paralajmërim për shqiptarët se
në ketë mënyrë do të veprohet edhe më pas, kur janë në pyetje interesat e
tyre për dominim gjeopolitik ne ketë pjesë të Evropës. Dhe një fat të tillë
tragjik shqiptarët do ta përjetojnë më pas me rastin e luftërave ballkanike dhe
me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/13,
kur u përcaktuan kufijtë e Shqipërise, në të cilën u morën vendime kriminale,
sepse jashtë shtetit shqiptar mbetën gjysma e territoreve dhe e popullsisë
shqiptare.
 Në ishuilin e vogël, në të vërtetën në gumën në veriperëndim të
Ulqinit, në gjirin e Kruçit, gjenden gërmadha për të cilat është
menduar se janë mbeturina të Ulqinit të Vjetër >>Dolcigno
Vecchio«.
 Sipas dokumenteve historike venedikase, supozohej se Olciniumi
antik ishte i dislokuar ndërmjet kësaj gume e tokës dhe se ishte
fundosur, Mirëpo, më kërkimet e mëvonshme arkelogjike është
konstatuar se në këtë shkëmb, përkatësisht në këtë ishulth, në
kohën antike gjendej një stacion i vogël sinjalizues (specula),
kurse në mesjetë një kështjellë që shëbente si vrojtore.
 Në gjirin e Kurçës, me rastin e hapjes së themeleve për një shtëpi, para
pak kohe është zbuluar villa rustica e antikes së vonë, do të thotë shtëpia
e madhe e pronarit të një latifondi, që sipas të gjitha gjasëve, shtrihej në
tërë hapësirën e Kruçit. Sipas mozaikut, qeramikës dhe monedhave të
perandorëve Anastasit I, Justinit I dhe Justinianit I), që janë zbuluar në
këtë lokalitet, vila rrjedh nga shekulli VI i erës sonë dhe njëkohësisht, pas
bedenit ilir në Qytetin e Vjetër, tash për tash është kompleski më i
vlefshëm i gërmuar në rajonin e Ulqinit.
 Qyteti i Vjetër është
bërthama e trashëgimisë
kulturore-historike të
Ulqinit. Në platonë e
epërme të kalasë,
menjëherë mbi portën
veriore, gjendet
kompleksi muzeal i
qytetit. Në këtë hapësirë
janë edhe monumentet
më interesante të historisë
së Ulqinit. Aty është
kisha-xhamia e
shndërruar në muze, ku
janë ekspozuar të gjitha
gjetjet nga Qyteti i Vjetër.
Nën pushtetin turk qyteti pësoi një
transformim si në periferi ashtu
edhe në qytet, ku janë ndërtuar
xhamitë:
>>Xhamia e pashës<< me
hamam është ndërtuar në vitin
1719 me meritën e Kliç ALIUT
nga Stambolli. Hamami është i
vetmi objekt i këtij Iloji në
territorin e Malit të Zi. Hamami
është fjalë turke me prejardhje
arabe dhe do të thotë banjë. Sipas
doktrinës se fesë islame, me rastin
e ndërtimit të xhamisë si ndërtesë
e shenjtë më parë duhej të
ndërtohej hamami, në mënyre që
punëtorët, para se fillonin punën,
aty të mund të laheshin dhe të
merrnin »abdes<<. Për të marrë
>>abdes<< duhet larë pjesët e
trupit (duart, këmbët, fytyrën,
qafën e të tjera, para se të hyhet
në xhami dhe të fillojë falja). Më
vonë hamami është shndërruar
ne banjë publike. Ai gjendet nën
Qytetin e Vjetër afër Plazhit të
Vogël.
 Xhamia kryesore (Xhamia e
Mezgjahut) është ndërtuar
në vitin 1828. E ka ndërtuar
Sulejman Mujaliu në qendër
të qytetit. Afër kësaj xhamie
dikur ekzistonte medreseja
(shkolla e mesme fetare).
 Xhaminë e Bregut e ka
ndërtuar kapiteni i detarisë
Ahmet Gjyli në vitin 1783.
Ajo gjendet para tregut të ri
në qendër të qytetit.
 Kisha e shën Nikollës nën Malin
e Bardhë (Bijela Gora) është
ndërtuar në vitin 1869 në
gërmadhat e kishës së vjetër,
mbase nga koha e Balshajve.
Kisha është njeanijat është me
absidë gjysmërrethore. Është
ndërtuar në kohën e sundimit
turk. Pushteti i atëhershëm nuk
lejonte që të ndërtohej asnjë
objekt, sidomos jo ndonjë objekt
sakral i religjionit tjetër, me lartësi
më të madhe ose me lartësi të
njëjtë si lartësia e minareve të
xhamive. Për këtë arsye edhe dy-
shemeja e kishës është futur në
tokë.
 Kisha e kuvendit, katedralja
e shën Nikollës nën Meteriz,
është ndërtuar në vitin 1890
për nder të malazezve të rënë
në luftërat e vitit 1878.
Poashtu është njëanijatëshe
me absidë gjysmërrethore në
lindje, kurse, në vitin 1933
është shtuar edhe
kambanarja. Në Vendin e
kësaj kishe, në shekullin XV,
ekzistonte manastiri i shën
Arkangjelit. Pas ardhjes së
turqve është shndërruar në
xhami, kurse me 1890 mbi
themelet e saj është ndërtuar
kisha e sotme. Lkonostasi i
kësaj kishe ortodokse është
thesar i vlefshëm kulturo-
historik, të cilin e kanë
pajisur ikonografët e njohur
nga Rusia.
 Përshkrimi i bukurive të natyrës së Ulqinit mund të jetë vetëm provë.
Le të mbetet, pra, edhe me këtë rast vetëm provë.
Si rralië kund natyra ka qenë jashtëzakonisht bujare ndaj këtij vendi.
Në një mënyrë karakteristike të saj, natyra e ka bashkuar këtu një
mozaik kontrastesh shumëngjyrëshe jashtëzakonisht tërheqëse. Shekuj
me radhë në këtë hapësirë të vogël janë grumbulluar bukuritë dhe e
kanë ruajtur freskinë o natyrshmërinë e vet në mënyrë që qëndrimi i
mysafirit të lodhur nga vështirësitë e jetës së zhvilluar të jetë sa më i
këndshëm dhe ai të jetë sa më i lirë dhe i çliruar.
 Natyra thuajse e ka studjuar
qëmoti Ilojllojshmërinë e
kërkesave dhe të dëshirave të
njeriut bashkëkohës për kontakt
dhe shoqërim me natyrën e
paprekur dhe të shëndoshë,
prandaj edhe ia ka dhuruar kësaj
treve: detin e kthjellët të kaltër të
mbyllur, lumin sygjelbër të
Bunës dhe ishuilin e Adës në
grykën e saj, liqenin e pasur të
Shasit, ullishten mijavjeçare,
grykën shumë të bukur të
Valdanosit, burimet mjekuese
dhe pyllin dehës të pishave, e
pastaj edhe plazhet e rërës së
njohur në mbarë botën.
 Sharmi i natyrshëm dhe bukuria e këtij qyteti kane qene frymëzim për
shumë artistë.
Ekzotikën e natyrës e kanë bartur edhe në pëlhura të artit të shtatë
regjisorët e njohur, Zhivko Nikoliq, Dushan Vukotiq, në filmat: >Anijet e
gjata<, »Kontinenti i shtatë«, »Bukuria e veseve<< etj,
 Ajo për çka ky qytet ndryshon dhe veçohet nga të gjithë në bregdetin
adriatik, gjithesesi janë plazhet shumë të bukura të rërës që janë shenjë e
njohjes dhe simbol i ekskluzivitetit, diçka që ruhet me xhelozi, kurse
adhuruesin e sinqertë të natyrës dhe të bukurisë e admiron.
 Prej 32,7 km të gjatësisë së tërësishme të plazheve në bregdetin e Malit të
Zi 50% gjenden në rivierën e Ulqinit.
 Eshtë i gjatë 12,5 km, kurse gjerësia mesatare është 50 m. E quajnë Bostani, sipas
bostanit që kultivohet me sukses në afërsi të tij, në fushën e Shtojit, kurse, për
shkak të hapësisë tij, adhuruesit e tij e kanë quajtur »Kopakabana jugosllave<<.
Shtrihet në drejtimin veriperëndim-juglindje në një hark të butë prej gjirit të Porto
Milenës deri në grykën e Bunës. Nga qendra e qytetit është larg 4 km. Tërë plazhi
është i mbuluar me rërë të mrekullueshme ngjyre të zbardhëllemë në të murrmë,
me kokrra të mëdha prej 0,1 deri 0,5 mm. Po këtë përbërje e ka edhe fundi i
cekëtinave dhe i hapësirës për larje, kështu që larja është kënaqësi e
jashtëzakonshme sidomos për personat më të vjetër, kurse për fëjmijët është gëzim
i madh.
 Nja 4 km larg gjirit - kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit
të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar
nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore. Nja 4
km larg gjirit - kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të
Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga
lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore. Prapavija e
plazhit të Madh është e mbuluar me pisha, makie, drurë gjithmonë të gjelbër dhe
gietherëns. Mu në fillim të këtij plazhi, në sipërfaqen e parkut shumë të bukur, 150
m larg detit, është vendosur kompleksi i hoteleve: "Olimpic<<, "Grand Lido<< dhe
"Otrant<<, të gjithë të Kategorisë )A" dhe >>Belvi<<, >>Lido bungalovi" të
Kategorisë "B<<. Përpos vendosjes dhe ushqimit, kompleksi i hoteleve ofron edhe
një varg të tërë përmbajtjesh të tjera të argëtimit dhe të rekreacionit. Pak më larg,
nën flladin e pyllit të dendur, është autokampi >>Neptun<< dhe vendbanimi
>Safari. Afër kampit është pushimorja e të rinjve të Lidhjes së Ferialistëve. në
prapavijën e Plazhit, buzë rrugës moderne, e cila e lidh Plazhin e Madh, Shtojin e
Epërm dhe të Poshtëm, është ndërtuar një numër i madh shtëpish private për
pushim, që u ofrojnë konak turistëve.
Plazhi i Vogël (Rana) me gjirin - është vendosur ndërmjet kepit të
Puntës së Nuradinit dhe kepit të Ratislavës ose Sukës. Emri
Ratislava është krijuar nga fjalët >>Rat i Slava<<(Lufta dhe
Lavdia) me këto fjale princ Nikolla,duke qëndruar në Ulqin, në
vilën e tij të vogël në kepin e Sukës, e pat përfunduar telegramin,
me të cilin po e Iajmëronte mbretin e Serbisë Petrin për vendimin
me të cilin po i shpallte luftë Turqisë (luftërat ballkanike). Ky gji
njëkohësisht është edhe liman, në të vërtetë, port Ulqinit për anije,
jahte, barka të peshkatarëve dhe objekte të tjera lundruese.
 Rëra e Plazhit të vogël është e gjatë 600 m, kurse e gjerë mesatarisht 25 m. Plazhi ka formën
gjysmërrethore. Rëra ka të njëjtat cilësi sikurse Rëra e Plazhit të Madh. Në këtë plazh, që nga fundi i
shekullit XIX laheshin turistët e parë të këtij qyteti të veshur në brekë të gjata. Verës hapësira buzë plazhit
shndërrohet në qendër të jetës së qytetit, shëtitore dhe vend takimi për turistët dhe nikoqirët. Është e
rrethuar me restorante, taverna, kopshte të verës dhe park. Më e bukur është kur të shikohet nga kështjella
e Qytetit të Vjetër dhe nga kepi i Ratislavës ku dikur ishte hoteli impozant >>Jadran<< ish-hoteli i
banovinës, që u rrëzua me rastin e tërmetit që e goditi Ulqinin në vitin 1979. Afër Plazhit të vogël në
vendin e hotelit të dikurshëm "Koop" nga viti 1939, është ndërtuar hoteli modern "Galeb", kurse pranë tij
hoteli "Mediteran". Nga hoteli >>Galeb<<, nëpër shëtitore nëpër pyllin e dendur të pishave, duke e
dëgjuar shushurimën e detit dhe cërcërimin e shpendëve e duke thithur ajër të përzier me erën e burimeve
sulfurike dhe të bimëve aromatike, arrihet deri te hoteli i bukur >>Albatros<<. Në drejtim të këtij plazhi
shtrihet shikimi nga ballkonet dhe tarracat e shumta të apartamenteve komfore moderne dhe dhomave të
familjeve që i presin turistët. Në Qytetin e Vjetër gjithashtu Afër këtij Plazhi, janë ndërtuar apartamentet
"Dvori Balshiqa" dhe,>>Venecijanska pallata<< në stilin oriental dhe venedikas.
Ka dashur rasti që në grykën e lumit kufitar të Bunës jo fort moti të
krijohet ishulii Ada. Në vitin 1858 anija >>Merito<<, pronë e
Antun Allegrettit nga Trogiri, nën komandën e kapiten Naporelit,
u fundos në lumë. Në këtë vend ekzistonin edhe dy ishuj të vegjël.
Supozohet se me kohë, rreth trupit të anijes së fundosur dhe
këtyre dy ishujve është mbledhur lymi i lumit prej të cilit më parë
është formuar duna e pastaj ishulli i sotëm.
 Duke dalë mbi sipërfaqen e ujit, ishulli e ka ndarë lumin në dy
degë, kurse vetë e ka marrë formën e trakëndëshit. Në drejtim nga
rrjedh lumi, ishulli është i gjatë 2,8 km, i gjerë 1,8 km, kurse i lartë
3,4 m. Dy anë të tij rrah uji i ëmbël i lumit, kurse anën e
tretë - plazhin ranor, e lajnë valët e detit. Ada është e lidhur me
urë mbi degën e djathë të Bunës, e cila e ndan ishullin nga Plazhi i
Madh. Në brigjet e kësaj pjese të Bunës janë ndërtuar shtëpiza të
drurit me vegla të mrekullueshme për peshkim - kalimera, të cilat,
me dukjen e vet të jashtëzakonshme, më tepër na kujtojnë ndonjë
peizazh ekzotik të Lindjes së Largme.
 Ada, »larg botës«, është oazë e vërtetë e qetësisë dhe e
relaksimit.
Qetësinë absolute të saj e then vetëm cërcërima e zogjve të
një Iloji të rrallë dhe shushurima e valëve. Bota e saj e
dendur dhe e pasur bimore e bën të veçantë dhe e
shndërron në një hapësirë të posaçme mikroekologjike, në të
cilën rriten Iloje të rralla bimësh dhe jetojnë disa përfaqësues
të rraIë të botës shtazore. Në këtë ishull është ndërtuar
vendbanimi modern natyrist >>Ada-Bojana<<, i gatshëm që
ti gëzoje adhuruesit e trupit lakuriq dhe të kontaktit të plotë
me natyrën. Shumë prej tyre këthehen përsëri në Adë.
 Kanali Milena (Porto Milena) është hapur në vitin 1885 sipas projektit të
inxhinierit të oborrit të Malit të Zi, rus Vladimir Ivanoviq - Varmanit për
derdhjen e ujit të liqenit të Zogajve në det. Urdhrin për këtë ndërmarrje e
dha princi i Malit të Zi, Nikolla, pas vizitës së parë në Ulqinin e çliruar,
kur nga paria e Ulqinit dëgjoi se fëmijët po u vdisnin nga malaria. Kanali
u hap në sistetim zigzag në një gjatësi prej 4,5 km. Mirëpo, pas hapjes, uji,
në vend që të shkonte nga liqeni në det, në të depërtoi uji i detit, për
shkak të kriptodepresionit në relacion me nivelin o detit. Në këtë mënyrë
u arrit efekti edhe më i madh se sa ai që ishte planifikuar, sepse uji i
liqenit në këtë mënyrë u kripos dhe e bëri të parnundshëm shumëzimin e
mushkajeve. Fëmijët vdisnin më pak nga malaria, kurse në shenjë
falënderimi vendësit e quajtën kanalin me emrin e princeshës Milena.
 Më tij u derdh në Bunë, nën Shkodër, uji i rritur iBunës doli nga shtrati, e
vërshoi fushën e Ulqinit dhe e zgjeroi Kanalin gati në dimensionet e
sotme dhe me një degë dirdhej në det, te kepi i Gjeranës. Kanali i zgjeruar
u bë edhe liman natyror per anije më të vogla e barka. Pas tërheqjes së ujit
të Bunës e të Drinit, kanali mbeti si degë lumi e gji deti në baltën e
Zogajve - varësisht nga sasia e ujit që vjen ose shkon ose nga lartësia e
baticës dhe e zbaticës. Kur uji në liqenin e Zogajve ftohet nën ndikimin e
erërave të dimrit, atëherë prej tij nisen në drejtim të detit qefujt, levrekët,
njalat dhe peshqit e tjerë që zihen në kanal me vegla të mbushura
peshkimi - kalimera.Kjo mënyrë e peshkimit përdoret edhe në lumin
Buna.
 Në largësi prej 4 miljesh nautike në veri-perëndim të Ulqinit,
midis Mavrianit dhe Mendrës, në forme patkoi të ngushtë,
shtrihet gjiri i Valdanosit, Kepat e tij që e mbrojnë lëshohen pingul
dhe fundosen thellë në det, kurse plazhi është zallishtë, e përbërë
nga gurët ne diametër 1-20 cm. Është i gjatë 600 m, kurse i gjerë
mesatarisht 20 m. Për ndryshim nga gjiret e tjerë, ky është i
mbrojtur nga erërat e jugut e të veriut dhe shpeshherë, në kohë
shtrëngate ka shërbyer për strehimin e anijeve.
 Në Valdanos arrihet nëpër det dhe nëpër tokë. Të dy rrugët janë
interesante dhe të bukura dhe, pa marrë parasysh se cilën e
zgjedhim, bukuria e gjirit përjetohet ndryshe. Që përjetimi të jetë i
plotë rekomandojmë ardhjen nëper tokë kurse kthimin nëpër det.
Në Valdanos është ndërtuar pushimorja ushtarake e tipit të hapur.
Pamja më e bukur shtrihet nga zgjërimi në rrugën ndërmjet
Mavrianit dhe Malit të Bardhë (Bijela Gora). Lugina e Valdanosit
është e mbuluar me drurë më të vjetër të mbëltuar - me trupa ulliri
me të Ulqinit.
 Ullishta e Ulqinit, me 74.000 trupa, pas ullishtës së Tivarit, është e
dyta në bregdetin e Adriatikut. Në një pikëpamje është unike
sepse pjesa më e madhe e saj, rreth 75%, gjendet në një kompleks.
Vjetërsia mesatare e ullinjve është më se 300 Vjet, por disa trupa
janë që nga koha e Greqisë antike (shekulli V para erës së re).
Ullishta e vjetër përbëhet nga ullinjtë e vajit. Vaji i njohur i Ulqinit,
në amfora e qypa të dheut, ishte mall tregtar barazi me arin, dhe
arrinte deri në Trieste, në Venedik, në Romë e në Kairo, si dhe në
brendinë e vendit (në Shkodër, Shkup, Diokle, Ras, Prizren etj.).
Në kohën kur bëhej vjelja - mbledhja e ullinjve, nga ullishta
jehonte kënga e mbledhësve.
 Midis Valdanosit dhe gjirit të
Plazhit të Vogël fshihet një varg
gjiresh të vogla me plazhe ranore e
lugje shkëmbore. Këto janë: plazhi i
Uliqinit të Vjetër (Ada e Kruçes),
Plazhi (Lugu) i Xhemiles, Lëmi
malazias, plazhi Bashbylyk, Plazhi
i Madh (Reimet) etj., kurse midis
hoteleve "Galeb" dhe >>Albatros"
është Plazhi (shërues) i femrave.
Lundrimi buzë këtyre plazheve
dhe larja në to janë përjetime që
nuk duhet lënë pa i shijuar, Kjo
është mënyra që të njihet edhe një
anë e bregdetit - Ulqini i shikuar
nga deti. Menjëhërë prapa Qytetit
të Vjetër gjendet gjiri i Limanit para
të cilit është Guri i Madh dhe Guri i
Vogël. Gjiri është i banuar, kurse
nga ballkonet dhe tarracat e
shtëpive nën ullinji shtrihet pamja
impresive e Qytetit të Vjetër dhe e
hapësirës së kaltër të detit.
Në veriperëndim të Valdanosit, në drejtim të Tivarit, shtrihen gjiret e
Krythes, Ulqinit të Vjetër dhe Kruçes. Me ndërtimin e rrugës
magjistrale Ulqin - Tivar, buzë bregut të gjireve jane ndërtuar
vendbanime me shtëpi e shtëpiza. Plazhet në këto gjire janë të
ngushta, ranore dhe shkëmbore. Gjelbërimin në këto gjire e
përbëjnë ullishtat, pyjet me ilqe e bung dhe drure të tjerë gjithmonë
të gjelbër halorë dhe gjetherënës.
Në shpatin e kodrës së Mendrës gjendet shpëlla, gryka shkëmbore
e gërryer nga deti, e ashtuquajtur Mjekra e Vezirit. Kjo është prova
më e vjetër e shprehjes figurative; monument unik parahistorik i
pikturës në bregdetin e Ulqinit.
 Karakteristikat e klimes se Ulqinit
 Rëra e detit. - Ulqini ka rreth 17 km plazh me rërën më të mirë të detit me cilësi të
jashtëzakonshme. Fundi i detit është gjithashtu i mbuluar me këtë rërë, e kjo është
ajo që nuk gjendet në asnjë vend tjetër në tërë bregdetin e Adriatikut dhë të
Mesdheut. Rëra ka një ngjyrë të murrme të bardhë dhe është jashtëzakonisht e imtë
dhe shumë e pastër, kështu që në të nuk ka as thërrime më të vogla të dhuet, të
lymit, të materialeve organike etj. Shpjegimet për këto cilësi të rërës mund të
gjenden në faktin se Ulqini e ka ambientin e pandotur, pa kurrfarë stabilimentesh
industriale, të cilat do ta ndotnin. Rëra gjendet në sasi sInumë të mëdha të cilat
mbase në pjesën më të madhe i sjellin rrymat dhe valët e detit, më së tepërmi gjatë
vjeshtës e dimrit. Kjo duhet të ketë lidhje edhe me sasitë shumë të mëdha të lymit
që sjellin Buna e Drini, që rrjedhin nga Komi, Pushim e shëndet . turistët prej
kohëve më të hershme që në mëngjes herët Përgatisin »(çerdhen« e vet në rërë
epastaj futen në të dhe rreziten në diell Bjeshkët e Nemura dhe malet e tjera
dirdhen në detin Adriatik krejt afër Ulqinit. Për nga përberja kimike rëra e Ulqinit
ka rreth 30 minerale ose përbërje, nga te cilat disa janë shumë të rralla (si rubidiumi,
censiumi, stronciumi, sfeni, etj.), e që në pikëpamje biologjike janë shumë aktive. Në
pikëpamje të radioaktivitetit, është vërtetuar se rëra e Ulqinit përmbar radium, uran
dhe torium në sasi të vogIa, prandaj mund të thuhet se është »butësisht<<
radioaktive, e këto të gjitha bëjnë shumë të përshtatshëm për qëllime mjekësore,
sidomos per sëmundjet organeve të lëvizjes dhe të kurrizit, pastaj per reumatizëm,
diskopati e ishiatik dhe per gjendjet pas lëndimit të këtyre organeve. Në këtë rërë
mjekuese prej kohëve me të lashta të sëmurët nga sëmundjet e ndryshme kane
gjetur ilaç per vete. Është interesante të shikohet se si të sëmut e mbështjellin
vetveten dhe mbulohen me rëre të nxehtë, të thatë dhe rrinë shtrirë në të edhe nga
disa orë. Ka shumë shembuj të pabesueshëm kur cilësia mjekuese e rërës se Ulqinit
e ka treguar të tërë fuqinë e vet. Duhet thënë se këto procese shpeshherë bëhen në
mënyrë të paorganizuar dhe pa kontrole e mbikëqyrjen mjekësore, gje që në disa
raste mund të jetë edhe e dëmshme për organet e tjera, sepse temperatura e rërës ne
korrik dhe në gusht mund të jetë më se 60°. Për këtë arsye këshilla e mjekut mund
të jetë shumë e dobiheshme.

Balta minerale (peloidi) Pellgjet e baltës mjekuese gjenden
rreth basenit të kripores se Ulqinit, rreth 1-2 km larg
bregdetit. Studimet shkencore të kësaj balte vërtetojnë se ajo,
për nga cilësitë e veta mjekuese, është një prej baltave deri
tash më kualitivative të zbuluara dhe të hulumtuara deri
tash në Adriatik, kurse për nga sasia e sulfideve ua kalon te
gjithave. Ajo mund të përdoret për të njëjtat qëllime sikurse
edhe rëra dhe uji mineral, vetëm ose në kombinim me këto,
në ç'mënyrë fitohet një kuaëitet i ri. Duke marrë parasysh
cilësitë e këtilla të peloidit dhe radioaktivitetin e butë të tij,
mund te perdoret me shumë sukses edhe per qëllime
kozmetike.
 Ditëve të pazarit, të marten dhe të premten, qendra e qytetit, me pjacën e
vet të pemëve e të perimeve dhe me tregun e vet të suvenireve
shndërrohet në atraksion të vërtetë. Koloriti i kostumeve kombëtare të
grupeve të ndryshme etnike nga fshatrat e afërta bëhet motiv i
jashtëzakonshëm për fotoaparatet dhe kamerat e turistëve që vijnë edhe
nga Dubrovniku, Boka e Kotorrit, Budva dhe vendet e tjera. Për turistët
që e kalojnë pushimin në Ulqin, kjo është një përparësi e cila duhet të
shfrytëzohet, edhe sikur të humbet një larje e paraditës në plazh.
Pjaca e gjelbër është shumë e pasur me pemë, perime, produkte
qumështore, peshk e shpeshherë aty ofrohen edhe egërsira sapo të zëna.
Ajo është pamje, shprehje e tokës pjellore, e detit të pasur dhe e popullsisë
së zellshme të kësaj krahine
 Kostumet e Ulqinit
 Kostumet e Ulqinit janë karakteristikë tradicionale
e këtij rajoni që edhe gjatë shekullit XX e ka ruajtur
origjinalitetin e vet. Pa marrë parasysh kontaktet e
shumta kulturore, kostumet e kanë ruajtur atë
pjesë të kulturës kombëtare që ka ndryshuar më
pak dhe që është ruajtur më gjatë.
 Kuzhina e Ulqinit
 Duke e respektuar lirinë tuaj që ta zgjedhni vetë menynë tuaj, ju rekomandojmë
specialitetet e kuzhinës së Ulqinit: specialitetet me peshk të përgatitur në shumë mënyra -
në skarë, lesho ose brodet, peshkun "kapamë" (peshkun e dinstuar me perime ne vaj ulliri),
tavën e Ulqinit (me mish qengji në oriz e perime ... ), mish qengji të pjekur nën saç,
japrakun (me mish të bluar me oriz, perime e mëlmesa të ndryshme ... në fletë hardhie),
patlixhanët në kos, piten me mish shpendiësh të egër (piten e pjekur të ulur me supë nga
mishi i zier i shpendëve të egër), specat e mbushur në mënyre ulqinake (specat e mbushur
me copëza mishi, oriz, qepë ... ), pastaj kotëleta malazeze (kotëleta viçi të mbushura me
proshutë e kajmak të Njegushit), biftekë të ndryshëm, mish të pjekur etj., një numër të
madh paragjellësh: proshutë të vendit, djathë të vendit, ullinj, gambore, sallata me peshk,
kalmarë, supje, gaforre, pite të ndryshme etj. Për aperitiv ju ofrojmë "medicinë",raki rrushi,
kurse gjatë ngrënies verëra cilësore. Nga verërat e zeza më e mirë është vera e vendit e
Ulqinit, pastaj verërat e njohura "Vranac"me etiketë tëbardhë, -"Dingaç", "Postup", "Rubin",
kurse nga verërat e bardha "Kërstaç, "Kashtelet", "Poship" etj. Këtu pihet edhe birra e
njohur e Nikshiqit. Për desert, përpos pastave të ndryshme, pemëve, akullores etj., mund
ta provoni edhe baklIavanë e vendit, hurmaxhikun,Kur bëhet natë . muzika dhe kënga
dëgjohen në çdo hap.Me kafshatë të majmë e pije edhe më të mirë të gjithë bëhen
muzikalë
kadaifin, e natyrisht edhe "kafenë turke". Fillet e para të traditës se pasur hoteliere të
Ulqinit përmenden nga fundi i shekuliit XIX dhe fillimi i këtij shekulli, kur Ulqini ishte
vend i njohur tregtar dhe krahinë e pasur bujqësore. Në këtë qytet bregdetar vinin
shpeshherë nëpër det dhe nëpër tokë tregtarët dhe udhëtarët nga
Shkodra, Stambolli, Triestja, Selaniku, Podgorica (Titogradi), Boka e Kotorrit,
Dubrovniku dhe vendet e tjera. Aty qëndronte shpeshherë edhe mbreti Nikolla me
ministrat e vet dhe shtetasit e huaj. Në atë kohë, në një rrugë të ngushtë afër Plazhit të
qytetit, gjendej hoteli i vogël (pansioni) "Grand", ose si e quanin vendasit "Lokanda", e
Shpiros, sipas "Lokandës" së Cetinës. Pronari i hotelit, Shpiro Bjelica, ishte mjek popullor,
hotelier shërbyes por edhe i "rreptë". Për organizimin e tij të jetës në hotel tregohet edhe ky
tregim: Në rendin e shtëpisë së hotelt shkruante: "Mysafirë e udhëtar", mirë se keni
ardhur! Dera e shtëpisë sime është e hapur prej orës katër të mëngjesit deri në orën dhjetë
në mbrëmje.
 Sport dhe rekreacion
 Për pjesën me aktive të pushimit - për
sport dhe rekreacion është kujdesur
personeli profesionist i shumë hoteleve
të Rivierës së Ulqinit. Në kuadrin e
kompleksit të hoteleve në Plazhin e
Madh në orët e mëngjesit dhe pas dite
në terrenet sportive në dhe të butë dhe
të fortë, mund të luani tenis; ping-
pong; në plazh, në rërë - volejboll,
pastaj basketboll, topkëmbë (futboll),
lojë me boca, bowling, në plazh mund
të vraponi lirisht, jogging e të tjera. Në
ujë mund të lundroni në dërrasë -
Wind surfing, me ski, me rema.
Vogëlushët, përpos në rërë dhe në
cekëtina, mund të luajnë edhe në
fushat e tyre të lojës, kurse më të vjetrit
mund të shëtisin në shëtitore deri te
deti midis palmave, agavave dhe
luleve. Për sportistët - fillestarë
kujdesen animatorët e durueshëm.
Shërbime të këtilla ofron edhe
vendbanimi i nudistëve në Adë të
Bunës dhe hotelet në qytet "Galeb",
"Albatros" dhe "Mediteran". Në secilin
plazh mund të lundrohet me barkë,
kurse kënaqësi e voçantë është kalirimi
në Adë.
 Jeta e nates ne Ulqin frekuentoret shume,
sidomos gjate sezonit turistik.Pubet e Ulqinit
ofrojne muzike te zgjedhur me Dj profesioniste
por gjithashtu dhe muzike live e cila preferohet
shume nga te gjithe turistat pa dallim moshe.
Shume njerez preferojne te dalin per shopping
dhe kete mundesi ja ofrojne dyqanet tek plazhi
i vogel te cilat jane nga me te ndryshmet.
Moteli "Shas,< në breg të liqenit të Shasit Pasi të jeni nxirë mirë dhe ta keni
njohur jeten në qytet, qëndrimin tuaj plotësoni me ekskursione atraktive. Ato
do të ju bëjnë të mundshme që të zbuloni doket popullore, monumentet
kulturore,historike dhe natyrën Organizatori më I madh i ekskursioneve ështe
agjencia turistike "Montenegroexpress". Shoferët e sprovuar, autobusët
moderne të aklimatizuar dhe ciceronët Profesionistë do të ju zbulojnë sekretet
që fsheh prapavija e Ulqinit. Ekskursioni që ju mundëson me së miri njohjen e
rrethinës së Ulqinit është i ashtuquajturi "Kufiri shqiptar". Rruga kalon nëpër
peizazhin piktoresk mbi lumenjtë që në muajt e verës, për shkak të thatësisë,
dhe shtratit gëlqeror, thahen. Atër fshatët më të madh - Vlladimirit
(Katërkollës), njërit nga 38 vendbanimet fshatare afër lumit kufitar Bunës, 16
km buzë ujit prej grykës së saj në detin Adriatik, gjendet Liqeni i Shasit, që
është i lidhur me një kanal të ngushtë me Bunën. Deri në liqenin e Shasit
arrihet nëpër rrugën e ngushtë të asfaltuar 22 km prej Ulqinit, kurse në bregun
verior të liqenit është ndërtuar moteli "Shas",
 Mënyra e vjetër e Iarjes së petkave në lumë Në muajt e verës liqeni është i gjatë 3.210 m, i
gjerë 1.500 m, kurse thellësinë me të madhe e ka te Syri i Beut, 7,8 m, dhe hyn në radhën
e 10 liqeneve me të mëdha në Jugosllavi. Kur vjen dimri dhe fillojnë shirat, sipërfaqja e
liqenit rritet përgjysmë, kurse sasia e ujit 17%. Pjesa e liqenit buzë bregut, për shkak të
cektësisë, është e mbuluar me vegjetacion kënetor. Aty fshiher >>caqet<< e gjuetarëve ?
egërsirat kënetsor, rosat e patat e egra, kormoranët, shaptoret, zhytësit, bajzat etj. Në ujin
e liqenit jetojnë gjithashtu 23 Iloje peshqish prej të cilëve më së shumti (11 Iloje) nga
familja e krapave (ciprinidëve), pastaj lloje të peshqve të ardhur nga deti ? qefull, perka,
karashë ("kinezë") të rëndë deri në 1,5 kg, por në liqe mund të zihet edhe levreku. Liqeni
i Shasit, bashkë me liqenin e Zogajve dhe me rajonin e Shtojit, hyn në radhën e njërit prej
rajoneve më të pasura per gjueti e peshkim në Jugosllavi, interesant sidomos për ata që
shpendët i >>gjuajnë" me >>arme" - të tjera - fotoaparate, kamera, dylbi etj. Ornitologët e
njohur Fyreri (Führer) dhe Raizeri(Reiser) këtë rajon e vlerësojnë si rajonin më interesant
në pikëpamje të faunës dhe të gjuetisë, të shdëlqyeshëm edhe për gjuetarët edhe për
hulumtuesit, duke nënvizuar se "këtu ekzistojnë të gjitha kushtet jetësore për shtazët dhe
bimët, sa vetëm mund të merren me mend<<.
 Liqenin e Shkodrës dhe liqenin e Shasit me rrethinë Fyreri i quan >>eldorado të
shpendëve<<. Në rrajun mbi liqenin e Shasit gjendet qyteti i vdekur mesjetar Shasi,
kurse në luginën perërdimore, fshati idilik Kllezna e Poshtme. Po të vazhdohet
ekskursioni më tutje arrihet në Ostros, në fshatin kryesor të Krajës midis Rumisë dhe
liqenit të Shkodrës. Pas ngritjes graduale arrihet deri në qafën e Stegvashit në Tarabosh, i
njohur sipas betejës së Malit të Zi me Turqinë për pushtimin e Shkodrës, prej nga
shtrihet pamja unike në detin Adriatik nga njëra anë dhe në liqenin o Shkodrës nga ana
tjetër. Përpara, nja njëqind metra larg, shihet qarte kufiri shqiptar, e prapa kufirit një
pjesë e territorit të Shqipërisë. Kur qelli është i kthjellët shihet edhe një pjesë e qytetit
shqiptar Shkodrës (Skadar) dhe bregu i liqenit të Shkodrës. Prej këtu mund të përcillet
me shikim rrjedha zigzage (meandra) e Bunës në formë gjarpërore deri të gryka e saj në
det, kurse nga ana tjetër, në drejtim të Krajës, arkipelagu shumë i bukur i liqenit të
Shkodrës. Buna është degë e liqenit të Shkodrës, e prej vendit Bori bëhet kufi natyror
midis RSF të JugosIlavisë dhe të Shqipërisë. Te vendi Shën Kollë (Sv. Nikola) ndahet në
dy degë. Afër Shkodrës, Drini që del nga liqeni i Ohrit, del nga shtrati i vet dhe dirdhet
në Bunë dhe tash rrjedh nëpër shtratin e saj në det.
AKOMODIMI
Ulqini ofron per vizitoret tipe te ndryshme hotelesh dhe
apartamentesh, nga me modernet deri tek apartamentet
antike.Vizitoret rekomandohen te pronotojne perpara ardhjes, me
ane te internetit, agjensive turistike, ose direkt me hotelet.
 Hotel Mediteran Resort
Nr.kontakti:00382/69524232 Website:www.mediterran.al
 Hotel Imperial
Nr. kontakti:00382/50123 Website:www.imperialhotel.net
 Apartaments Bazar
Nr.kontakti: 00382/853122 Website:www.bazar.com
Kuzhina e Ulqinit,restorantet,perfaqsojne larmine
e areas historike dhe kulturore.Restorantet jane
nga me tradicionalet tek me modernet.
 Restorant Hollegro ju ofron ushqim te
mrekullueshem,muzike live dhe nje pamje te
jashtzakonshme.
Nr.kontakti:00382/6783565
 Restorant Kalaja ofron ushqim tradicional.
Nr.kontakti:00382/68237654
Vizitoni qytetin magjik te Ulqinit, plazhet e tij te
mrekullueshme dhe ju sigurojme qe do te
mbeteni te kenaqur.

Weitere ähnliche Inhalte

Ähnlich wie Ulqini dhe Kapaciteti Turistik

Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKe Keiss
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28Adelina Dani
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarBesjona Jusufi
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)Eris Todri
 
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”#MesueseAurela Elezaj
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.Marjan Dodaj
 
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveHistoria e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveAlimerko Brunilda
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 

Ähnlich wie Ulqini dhe Kapaciteti Turistik (20)

Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit Shqipëtar
 
Historia e vlorës
Historia e vlorësHistoria e vlorës
Historia e vlorës
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
 
MAQEDONIA
MAQEDONIAMAQEDONIA
MAQEDONIA
 
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
Ekskursion mesimor
Ekskursion mesimorEkskursion mesimor
Ekskursion mesimor
 
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveHistoria e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Butrinti
ButrintiButrinti
Butrinti
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 

Mehr von Suzana Muja

TURISTË TË PËRGJEGJSHËM DHE GUIDË UDHËTIMI
TURISTË TË PËRGJEGJSHËM DHE GUIDË UDHËTIMITURISTË TË PËRGJEGJSHËM DHE GUIDË UDHËTIMI
TURISTË TË PËRGJEGJSHËM DHE GUIDË UDHËTIMISuzana Muja
 
"Panairi i Punës 2014" - "Sajam Rada 2014"
"Panairi i Punës 2014" - "Sajam Rada 2014""Panairi i Punës 2014" - "Sajam Rada 2014"
"Panairi i Punës 2014" - "Sajam Rada 2014"Suzana Muja
 
Etiquette & Manners of a true Hotelier
Etiquette & Manners of a true HotelierEtiquette & Manners of a true Hotelier
Etiquette & Manners of a true HotelierSuzana Muja
 
Basic Etiquettes for Effective Communication
Basic Etiquettes for Effective Communication Basic Etiquettes for Effective Communication
Basic Etiquettes for Effective Communication Suzana Muja
 
Menaxhimi i Mirembajtjes
Menaxhimi i MirembajtjesMenaxhimi i Mirembajtjes
Menaxhimi i MirembajtjesSuzana Muja
 
Biznis Klub Anamali
Biznis Klub AnamaliBiznis Klub Anamali
Biznis Klub AnamaliSuzana Muja
 
Hotel Mediteran Ulcinj
Hotel Mediteran UlcinjHotel Mediteran Ulcinj
Hotel Mediteran UlcinjSuzana Muja
 
Turizmi i Veres ne Shqiperi
Turizmi i Veres ne ShqiperiTurizmi i Veres ne Shqiperi
Turizmi i Veres ne ShqiperiSuzana Muja
 
Ambijenti Natyral dhe Ndotesit
Ambijenti Natyral dhe NdotesitAmbijenti Natyral dhe Ndotesit
Ambijenti Natyral dhe NdotesitSuzana Muja
 
Menaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i Zi
Menaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i ZiMenaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i Zi
Menaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i ZiSuzana Muja
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorSuzana Muja
 
Menaxhim Evenimenti
Menaxhim EvenimentiMenaxhim Evenimenti
Menaxhim EvenimentiSuzana Muja
 

Mehr von Suzana Muja (13)

Leter interesi
Leter interesiLeter interesi
Leter interesi
 
TURISTË TË PËRGJEGJSHËM DHE GUIDË UDHËTIMI
TURISTË TË PËRGJEGJSHËM DHE GUIDË UDHËTIMITURISTË TË PËRGJEGJSHËM DHE GUIDË UDHËTIMI
TURISTË TË PËRGJEGJSHËM DHE GUIDË UDHËTIMI
 
"Panairi i Punës 2014" - "Sajam Rada 2014"
"Panairi i Punës 2014" - "Sajam Rada 2014""Panairi i Punës 2014" - "Sajam Rada 2014"
"Panairi i Punës 2014" - "Sajam Rada 2014"
 
Etiquette & Manners of a true Hotelier
Etiquette & Manners of a true HotelierEtiquette & Manners of a true Hotelier
Etiquette & Manners of a true Hotelier
 
Basic Etiquettes for Effective Communication
Basic Etiquettes for Effective Communication Basic Etiquettes for Effective Communication
Basic Etiquettes for Effective Communication
 
Menaxhimi i Mirembajtjes
Menaxhimi i MirembajtjesMenaxhimi i Mirembajtjes
Menaxhimi i Mirembajtjes
 
Biznis Klub Anamali
Biznis Klub AnamaliBiznis Klub Anamali
Biznis Klub Anamali
 
Hotel Mediteran Ulcinj
Hotel Mediteran UlcinjHotel Mediteran Ulcinj
Hotel Mediteran Ulcinj
 
Turizmi i Veres ne Shqiperi
Turizmi i Veres ne ShqiperiTurizmi i Veres ne Shqiperi
Turizmi i Veres ne Shqiperi
 
Ambijenti Natyral dhe Ndotesit
Ambijenti Natyral dhe NdotesitAmbijenti Natyral dhe Ndotesit
Ambijenti Natyral dhe Ndotesit
 
Menaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i Zi
Menaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i ZiMenaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i Zi
Menaxhimi i Vlerave Kulturore ne Ulqin, Mali i Zi
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim Nderkulturor
 
Menaxhim Evenimenti
Menaxhim EvenimentiMenaxhim Evenimenti
Menaxhim Evenimenti
 

Ulqini dhe Kapaciteti Turistik

  • 1.
  • 2.
  • 3. Në hapësirën e rruzullit tokësor ky qytet do të zinte një vend të vogël ku brezi midis 19°8' (fshati Fraskanjel) e 19°23' (Ulqini i Vjetër - ujdhesa Kruçit) të gjatësisë gjeografike lindore kryqëzohet me atë midis 41°50' (Ada e Vogël) dhe 42°5' (Kozjaku i vogël) të gjerësisë gjeografike veriore, që do të thotë se rruzulli i kuqërremë i madh ia lëshon rrezet e veta të ngrohta këtij qyteti nën të njëjtin kënd sikurse Barcelonës ose edhe Romës.
  • 4.
  • 5. Ulqini i takon zonës së skajshme subtropike të Mesdheut evropian me variantin adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacion subtropik. Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me 2700 orë me diell në vit, me dimër të butë ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë - në shkurt, është 7,1°C, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje të vërtët për vendasit; me pranverë të hershme, të ngrohtë dhe të bujshme, me vjeshtë të gjatë, të ngrohtë e të pasur dhe me verë të zjarrtë e të thatë kur zhiva në termometër ngritet edhe deri në 38°C në muajin më të nxehtë - në korrik (me temperaturë mesatare 25,2°C), ndërsa dielli nxeh pa pushim edhe deri 11,5 h në ditë.
  • 6.
  • 7. Popullsia e Ulqinit me rrëth 22.000 banorë, për nga prejardhja e vet, tradita, vetitë kulturore dhe shoqërore, përbën një bashkësi komplekse që i jep një sharm unik dhe piktoresk këtij qyteti. Në Ulqin jetojnë shqiptarët, malazeztë dhe pjesëtarët e kombeve dhe të kombësive të tjera të Jugosllavisë, kurse shumicën e populisisë e përbëjnë shqiptarët. Në Ulqin jetojnë dhe janë të asimiluar pasardhësit e maorëve berberë të Algjerisë, që kanë qenë vendosur nga pushtuesit turq për mbrojtjen e qytetit, pastaj zezakët, pasardhësit e skllevërve që kanë qenë sjellë dikur në një numër bukur të madh nga Afrika.
  • 8.
  • 9.
  • 10.
  • 11.
  • 12.
  • 13.
  • 14. Në luftë me Turqinë Mali i Zi e pushtoi Ulqinin më 20.01.1878. Me paqen e Shën-Stefanit Ulqini mbeti në Turqi, kurse Malit të Zi i takuan Plava, Gucia, fshatrat shqiptare: Gruda, Hoti dhe Kastrati, pjesa me e madhe e liqenit të Shkodrës dhe territori në perëndim të Mërkojeviqit deri në det. Fuqitë e mëdha të Evropës (Britania e Madhe, Gjermania, Austro-Hungaria, Franca dhe Italia), duke i kontestuar dispozitat e Paqes së Shën-Stefanit, në verë të vitit 1878, e organizuan Kongresin e Berlinit, në të cilin morën pjesë edhe nërshkruesit e Paqes së Shën-Stefanit (Rusia, Turqia, Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi). Në këtë Kongres u vendos që lokalitetet e përmendura t'i takojnë Malit të Zi. Porta otomane nuk e respektoi këtb, prandaj filloi një aktivitet i madh diplomatik në Stamboll, Cetinë, Peterburg, Vjenë, Londër dhe në kryeqytetet e tjera të fuqive të mëdha.
  • 15. Kongresi i Berlinit(13.6.1878-13.7.1878) me vendimet e veta që solli ndryshime konkrete në hartën gjeopolitike të Ballkanit apo më saktë në Evropën Juglindore.Në saje të një vendimi të tillë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare e udhëhequr nga LSHP përgatiti dhe dërgoi dhjetëra memorandume dhe protesta që iu dërguan Kongresit të Berlinit(1878), Fuqive të Mëdha dhe Konferencës së Berlinit(1880). Traktati parashihej që përveç Podgoricës, Shpuzës, Zhablakut e Tivarit Malit të Zi t`i jepej edhe krahina e Plavës së bashku me Gucinë. Por, ishin shqiptarët të udhëhequr nga LSHP, të cilët rezistuan kundër aneksimit të këtyre territoreve nga Mali i Zi, sepse u organizuan ushtarakisht dhe arritën fitore(dhjetor 1879-janar 1880) në luftën e Nokshiqit, duke mposhtur ushtrinë malazeze. Fuqitë e Mëdha menduan që si kompensim t`i jepen krahina e Grudës, Hotit dhe një pjesë e Këlmendit. Por edhe ky propozim dështoi, sepse ishin shqiptarët të cilët më 22 prill 1880, te Ura e Rzhanicës në lumin Cem, forcat ushtarake të LSHP shënuan fitoren e radhës ndaj ushtrisë malazeze. U vendos në mënyrë të jashtëzakonshme sipas oreksit të Fuqive të Mëdha, të cilat haptazi e kërcënuan Perandorinë Osmane, se nëse nuk bëhet dorëzimi i Ulqinit, flota e kombinuar e Fuqive do ta pushtonte si peng Izmirin. Dhe në një situatë të tillë Porta e Lartë e kishte më lehtë të sakrifikonte Ulqinin.
  • 16.  Nga një qëndrim i tillë doli qartë se në planet gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, trojet shqiptare u bënë "plaçkë tregu" për të kënaqur lakmitë pushtuese të shteteve fqinje dhe për të vendosur "ekuilibrin" ndërmjet Fuqive të Mëdha, të prishur nga lufta ruso-turke dhe Traktati i Shën Stefanit (3 mars 1878). Nga një veprim i tillë pasojat për shqiptarët të cilët u aneksuan nga Mali i Zi ishin të mëdha si në aspektin politik dhe atë demografik, që do të dëshmohet në vitet në vijim. Nuk ka dilemë se përgjegjësinë kryesore e kanë Fuqitë e Mëdha të cilat nuk morën parasysh kriterin etnik të territoreve përkatëse si dhe angazhimin konkret politik dhe ushtarak të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e terësisë etnogjeografike shqiptare. Për ngjarjet e kësaj periudhe ekziston një material i tërë arkivor, por po ashtu ato janë përjetësuar në epikën tonë historike, që dëshmon se LSHP ishte interpretuesja më e devotshme e vullnetit politik të popullit shqiptar. Dhe në fund duhet cekur se një veprim i tillë arbitrar i Fuqive të Mëdha në lidhje me Ulqinin, i cili për disa muaj ishte në qendër të dilpomacisë ndërkombëtare si asnjë qytet tjetër, ishte një paralajmërim për shqiptarët se në ketë mënyrë do të veprohet edhe më pas, kur janë në pyetje interesat e tyre për dominim gjeopolitik ne ketë pjesë të Evropës. Dhe një fat të tillë tragjik shqiptarët do ta përjetojnë më pas me rastin e luftërave ballkanike dhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/13, kur u përcaktuan kufijtë e Shqipërise, në të cilën u morën vendime kriminale, sepse jashtë shtetit shqiptar mbetën gjysma e territoreve dhe e popullsisë shqiptare.
  • 17.  Në ishuilin e vogël, në të vërtetën në gumën në veriperëndim të Ulqinit, në gjirin e Kruçit, gjenden gërmadha për të cilat është menduar se janë mbeturina të Ulqinit të Vjetër >>Dolcigno Vecchio«.  Sipas dokumenteve historike venedikase, supozohej se Olciniumi antik ishte i dislokuar ndërmjet kësaj gume e tokës dhe se ishte fundosur, Mirëpo, më kërkimet e mëvonshme arkelogjike është konstatuar se në këtë shkëmb, përkatësisht në këtë ishulth, në kohën antike gjendej një stacion i vogël sinjalizues (specula), kurse në mesjetë një kështjellë që shëbente si vrojtore.
  • 18.  Në gjirin e Kurçës, me rastin e hapjes së themeleve për një shtëpi, para pak kohe është zbuluar villa rustica e antikes së vonë, do të thotë shtëpia e madhe e pronarit të një latifondi, që sipas të gjitha gjasëve, shtrihej në tërë hapësirën e Kruçit. Sipas mozaikut, qeramikës dhe monedhave të perandorëve Anastasit I, Justinit I dhe Justinianit I), që janë zbuluar në këtë lokalitet, vila rrjedh nga shekulli VI i erës sonë dhe njëkohësisht, pas bedenit ilir në Qytetin e Vjetër, tash për tash është kompleski më i vlefshëm i gërmuar në rajonin e Ulqinit.
  • 19.
  • 20.  Qyteti i Vjetër është bërthama e trashëgimisë kulturore-historike të Ulqinit. Në platonë e epërme të kalasë, menjëherë mbi portën veriore, gjendet kompleksi muzeal i qytetit. Në këtë hapësirë janë edhe monumentet më interesante të historisë së Ulqinit. Aty është kisha-xhamia e shndërruar në muze, ku janë ekspozuar të gjitha gjetjet nga Qyteti i Vjetër.
  • 21.
  • 22. Nën pushtetin turk qyteti pësoi një transformim si në periferi ashtu edhe në qytet, ku janë ndërtuar xhamitë: >>Xhamia e pashës<< me hamam është ndërtuar në vitin 1719 me meritën e Kliç ALIUT nga Stambolli. Hamami është i vetmi objekt i këtij Iloji në territorin e Malit të Zi. Hamami është fjalë turke me prejardhje arabe dhe do të thotë banjë. Sipas doktrinës se fesë islame, me rastin e ndërtimit të xhamisë si ndërtesë e shenjtë më parë duhej të ndërtohej hamami, në mënyre që punëtorët, para se fillonin punën, aty të mund të laheshin dhe të merrnin »abdes<<. Për të marrë >>abdes<< duhet larë pjesët e trupit (duart, këmbët, fytyrën, qafën e të tjera, para se të hyhet në xhami dhe të fillojë falja). Më vonë hamami është shndërruar ne banjë publike. Ai gjendet nën Qytetin e Vjetër afër Plazhit të Vogël.
  • 23.  Xhamia kryesore (Xhamia e Mezgjahut) është ndërtuar në vitin 1828. E ka ndërtuar Sulejman Mujaliu në qendër të qytetit. Afër kësaj xhamie dikur ekzistonte medreseja (shkolla e mesme fetare).  Xhaminë e Bregut e ka ndërtuar kapiteni i detarisë Ahmet Gjyli në vitin 1783. Ajo gjendet para tregut të ri në qendër të qytetit.
  • 24.  Kisha e shën Nikollës nën Malin e Bardhë (Bijela Gora) është ndërtuar në vitin 1869 në gërmadhat e kishës së vjetër, mbase nga koha e Balshajve. Kisha është njeanijat është me absidë gjysmërrethore. Është ndërtuar në kohën e sundimit turk. Pushteti i atëhershëm nuk lejonte që të ndërtohej asnjë objekt, sidomos jo ndonjë objekt sakral i religjionit tjetër, me lartësi më të madhe ose me lartësi të njëjtë si lartësia e minareve të xhamive. Për këtë arsye edhe dy- shemeja e kishës është futur në tokë.
  • 25.  Kisha e kuvendit, katedralja e shën Nikollës nën Meteriz, është ndërtuar në vitin 1890 për nder të malazezve të rënë në luftërat e vitit 1878. Poashtu është njëanijatëshe me absidë gjysmërrethore në lindje, kurse, në vitin 1933 është shtuar edhe kambanarja. Në Vendin e kësaj kishe, në shekullin XV, ekzistonte manastiri i shën Arkangjelit. Pas ardhjes së turqve është shndërruar në xhami, kurse me 1890 mbi themelet e saj është ndërtuar kisha e sotme. Lkonostasi i kësaj kishe ortodokse është thesar i vlefshëm kulturo- historik, të cilin e kanë pajisur ikonografët e njohur nga Rusia.
  • 26.
  • 27.  Përshkrimi i bukurive të natyrës së Ulqinit mund të jetë vetëm provë. Le të mbetet, pra, edhe me këtë rast vetëm provë. Si rralië kund natyra ka qenë jashtëzakonisht bujare ndaj këtij vendi. Në një mënyrë karakteristike të saj, natyra e ka bashkuar këtu një mozaik kontrastesh shumëngjyrëshe jashtëzakonisht tërheqëse. Shekuj me radhë në këtë hapësirë të vogël janë grumbulluar bukuritë dhe e kanë ruajtur freskinë o natyrshmërinë e vet në mënyrë që qëndrimi i mysafirit të lodhur nga vështirësitë e jetës së zhvilluar të jetë sa më i këndshëm dhe ai të jetë sa më i lirë dhe i çliruar.
  • 28.  Natyra thuajse e ka studjuar qëmoti Ilojllojshmërinë e kërkesave dhe të dëshirave të njeriut bashkëkohës për kontakt dhe shoqërim me natyrën e paprekur dhe të shëndoshë, prandaj edhe ia ka dhuruar kësaj treve: detin e kthjellët të kaltër të mbyllur, lumin sygjelbër të Bunës dhe ishuilin e Adës në grykën e saj, liqenin e pasur të Shasit, ullishten mijavjeçare, grykën shumë të bukur të Valdanosit, burimet mjekuese dhe pyllin dehës të pishave, e pastaj edhe plazhet e rërës së njohur në mbarë botën.
  • 29.  Sharmi i natyrshëm dhe bukuria e këtij qyteti kane qene frymëzim për shumë artistë. Ekzotikën e natyrës e kanë bartur edhe në pëlhura të artit të shtatë regjisorët e njohur, Zhivko Nikoliq, Dushan Vukotiq, në filmat: >Anijet e gjata<, »Kontinenti i shtatë«, »Bukuria e veseve<< etj,  Ajo për çka ky qytet ndryshon dhe veçohet nga të gjithë në bregdetin adriatik, gjithesesi janë plazhet shumë të bukura të rërës që janë shenjë e njohjes dhe simbol i ekskluzivitetit, diçka që ruhet me xhelozi, kurse adhuruesin e sinqertë të natyrës dhe të bukurisë e admiron.  Prej 32,7 km të gjatësisë së tërësishme të plazheve në bregdetin e Malit të Zi 50% gjenden në rivierën e Ulqinit.
  • 30.
  • 31.  Eshtë i gjatë 12,5 km, kurse gjerësia mesatare është 50 m. E quajnë Bostani, sipas bostanit që kultivohet me sukses në afërsi të tij, në fushën e Shtojit, kurse, për shkak të hapësisë tij, adhuruesit e tij e kanë quajtur »Kopakabana jugosllave<<. Shtrihet në drejtimin veriperëndim-juglindje në një hark të butë prej gjirit të Porto Milenës deri në grykën e Bunës. Nga qendra e qytetit është larg 4 km. Tërë plazhi është i mbuluar me rërë të mrekullueshme ngjyre të zbardhëllemë në të murrmë, me kokrra të mëdha prej 0,1 deri 0,5 mm. Po këtë përbërje e ka edhe fundi i cekëtinave dhe i hapësirës për larje, kështu që larja është kënaqësi e jashtëzakonshme sidomos për personat më të vjetër, kurse për fëjmijët është gëzim i madh.  Nja 4 km larg gjirit - kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore. Nja 4 km larg gjirit - kanalit të Milenës në drejtim të grykës së Bunës, para Plazhit të Madh, ngritet prej detit Guri i Gjeranës (Skolj-Krs od Djerana). Ky është krijuar nga lëvizja tektonike o tokës, duke u ndarë nga pjesa tokësore juglindore. Prapavija e plazhit të Madh është e mbuluar me pisha, makie, drurë gjithmonë të gjelbër dhe gietherëns. Mu në fillim të këtij plazhi, në sipërfaqen e parkut shumë të bukur, 150 m larg detit, është vendosur kompleksi i hoteleve: "Olimpic<<, "Grand Lido<< dhe "Otrant<<, të gjithë të Kategorisë )A" dhe >>Belvi<<, >>Lido bungalovi" të Kategorisë "B<<. Përpos vendosjes dhe ushqimit, kompleksi i hoteleve ofron edhe një varg të tërë përmbajtjesh të tjera të argëtimit dhe të rekreacionit. Pak më larg, nën flladin e pyllit të dendur, është autokampi >>Neptun<< dhe vendbanimi >Safari. Afër kampit është pushimorja e të rinjve të Lidhjes së Ferialistëve. në prapavijën e Plazhit, buzë rrugës moderne, e cila e lidh Plazhin e Madh, Shtojin e Epërm dhe të Poshtëm, është ndërtuar një numër i madh shtëpish private për pushim, që u ofrojnë konak turistëve.
  • 32.
  • 33.
  • 34.
  • 35. Plazhi i Vogël (Rana) me gjirin - është vendosur ndërmjet kepit të Puntës së Nuradinit dhe kepit të Ratislavës ose Sukës. Emri Ratislava është krijuar nga fjalët >>Rat i Slava<<(Lufta dhe Lavdia) me këto fjale princ Nikolla,duke qëndruar në Ulqin, në vilën e tij të vogël në kepin e Sukës, e pat përfunduar telegramin, me të cilin po e Iajmëronte mbretin e Serbisë Petrin për vendimin me të cilin po i shpallte luftë Turqisë (luftërat ballkanike). Ky gji njëkohësisht është edhe liman, në të vërtetë, port Ulqinit për anije, jahte, barka të peshkatarëve dhe objekte të tjera lundruese.
  • 36.  Rëra e Plazhit të vogël është e gjatë 600 m, kurse e gjerë mesatarisht 25 m. Plazhi ka formën gjysmërrethore. Rëra ka të njëjtat cilësi sikurse Rëra e Plazhit të Madh. Në këtë plazh, që nga fundi i shekullit XIX laheshin turistët e parë të këtij qyteti të veshur në brekë të gjata. Verës hapësira buzë plazhit shndërrohet në qendër të jetës së qytetit, shëtitore dhe vend takimi për turistët dhe nikoqirët. Është e rrethuar me restorante, taverna, kopshte të verës dhe park. Më e bukur është kur të shikohet nga kështjella e Qytetit të Vjetër dhe nga kepi i Ratislavës ku dikur ishte hoteli impozant >>Jadran<< ish-hoteli i banovinës, që u rrëzua me rastin e tërmetit që e goditi Ulqinin në vitin 1979. Afër Plazhit të vogël në vendin e hotelit të dikurshëm "Koop" nga viti 1939, është ndërtuar hoteli modern "Galeb", kurse pranë tij hoteli "Mediteran". Nga hoteli >>Galeb<<, nëpër shëtitore nëpër pyllin e dendur të pishave, duke e dëgjuar shushurimën e detit dhe cërcërimin e shpendëve e duke thithur ajër të përzier me erën e burimeve sulfurike dhe të bimëve aromatike, arrihet deri te hoteli i bukur >>Albatros<<. Në drejtim të këtij plazhi shtrihet shikimi nga ballkonet dhe tarracat e shumta të apartamenteve komfore moderne dhe dhomave të familjeve që i presin turistët. Në Qytetin e Vjetër gjithashtu Afër këtij Plazhi, janë ndërtuar apartamentet "Dvori Balshiqa" dhe,>>Venecijanska pallata<< në stilin oriental dhe venedikas.
  • 37.
  • 38. Ka dashur rasti që në grykën e lumit kufitar të Bunës jo fort moti të krijohet ishulii Ada. Në vitin 1858 anija >>Merito<<, pronë e Antun Allegrettit nga Trogiri, nën komandën e kapiten Naporelit, u fundos në lumë. Në këtë vend ekzistonin edhe dy ishuj të vegjël. Supozohet se me kohë, rreth trupit të anijes së fundosur dhe këtyre dy ishujve është mbledhur lymi i lumit prej të cilit më parë është formuar duna e pastaj ishulli i sotëm.
  • 39.  Duke dalë mbi sipërfaqen e ujit, ishulli e ka ndarë lumin në dy degë, kurse vetë e ka marrë formën e trakëndëshit. Në drejtim nga rrjedh lumi, ishulli është i gjatë 2,8 km, i gjerë 1,8 km, kurse i lartë 3,4 m. Dy anë të tij rrah uji i ëmbël i lumit, kurse anën e tretë - plazhin ranor, e lajnë valët e detit. Ada është e lidhur me urë mbi degën e djathë të Bunës, e cila e ndan ishullin nga Plazhi i Madh. Në brigjet e kësaj pjese të Bunës janë ndërtuar shtëpiza të drurit me vegla të mrekullueshme për peshkim - kalimera, të cilat, me dukjen e vet të jashtëzakonshme, më tepër na kujtojnë ndonjë peizazh ekzotik të Lindjes së Largme.
  • 40.  Ada, »larg botës«, është oazë e vërtetë e qetësisë dhe e relaksimit. Qetësinë absolute të saj e then vetëm cërcërima e zogjve të një Iloji të rrallë dhe shushurima e valëve. Bota e saj e dendur dhe e pasur bimore e bën të veçantë dhe e shndërron në një hapësirë të posaçme mikroekologjike, në të cilën rriten Iloje të rralla bimësh dhe jetojnë disa përfaqësues të rraIë të botës shtazore. Në këtë ishull është ndërtuar vendbanimi modern natyrist >>Ada-Bojana<<, i gatshëm që ti gëzoje adhuruesit e trupit lakuriq dhe të kontaktit të plotë me natyrën. Shumë prej tyre këthehen përsëri në Adë.
  • 41.
  • 42.  Kanali Milena (Porto Milena) është hapur në vitin 1885 sipas projektit të inxhinierit të oborrit të Malit të Zi, rus Vladimir Ivanoviq - Varmanit për derdhjen e ujit të liqenit të Zogajve në det. Urdhrin për këtë ndërmarrje e dha princi i Malit të Zi, Nikolla, pas vizitës së parë në Ulqinin e çliruar, kur nga paria e Ulqinit dëgjoi se fëmijët po u vdisnin nga malaria. Kanali u hap në sistetim zigzag në një gjatësi prej 4,5 km. Mirëpo, pas hapjes, uji, në vend që të shkonte nga liqeni në det, në të depërtoi uji i detit, për shkak të kriptodepresionit në relacion me nivelin o detit. Në këtë mënyrë u arrit efekti edhe më i madh se sa ai që ishte planifikuar, sepse uji i liqenit në këtë mënyrë u kripos dhe e bëri të parnundshëm shumëzimin e mushkajeve. Fëmijët vdisnin më pak nga malaria, kurse në shenjë falënderimi vendësit e quajtën kanalin me emrin e princeshës Milena.
  • 43.  Më tij u derdh në Bunë, nën Shkodër, uji i rritur iBunës doli nga shtrati, e vërshoi fushën e Ulqinit dhe e zgjeroi Kanalin gati në dimensionet e sotme dhe me një degë dirdhej në det, te kepi i Gjeranës. Kanali i zgjeruar u bë edhe liman natyror per anije më të vogla e barka. Pas tërheqjes së ujit të Bunës e të Drinit, kanali mbeti si degë lumi e gji deti në baltën e Zogajve - varësisht nga sasia e ujit që vjen ose shkon ose nga lartësia e baticës dhe e zbaticës. Kur uji në liqenin e Zogajve ftohet nën ndikimin e erërave të dimrit, atëherë prej tij nisen në drejtim të detit qefujt, levrekët, njalat dhe peshqit e tjerë që zihen në kanal me vegla të mbushura peshkimi - kalimera.Kjo mënyrë e peshkimit përdoret edhe në lumin Buna.
  • 44.
  • 45.  Në largësi prej 4 miljesh nautike në veri-perëndim të Ulqinit, midis Mavrianit dhe Mendrës, në forme patkoi të ngushtë, shtrihet gjiri i Valdanosit, Kepat e tij që e mbrojnë lëshohen pingul dhe fundosen thellë në det, kurse plazhi është zallishtë, e përbërë nga gurët ne diametër 1-20 cm. Është i gjatë 600 m, kurse i gjerë mesatarisht 20 m. Për ndryshim nga gjiret e tjerë, ky është i mbrojtur nga erërat e jugut e të veriut dhe shpeshherë, në kohë shtrëngate ka shërbyer për strehimin e anijeve.
  • 46.  Në Valdanos arrihet nëpër det dhe nëpër tokë. Të dy rrugët janë interesante dhe të bukura dhe, pa marrë parasysh se cilën e zgjedhim, bukuria e gjirit përjetohet ndryshe. Që përjetimi të jetë i plotë rekomandojmë ardhjen nëper tokë kurse kthimin nëpër det. Në Valdanos është ndërtuar pushimorja ushtarake e tipit të hapur. Pamja më e bukur shtrihet nga zgjërimi në rrugën ndërmjet Mavrianit dhe Malit të Bardhë (Bijela Gora). Lugina e Valdanosit është e mbuluar me drurë më të vjetër të mbëltuar - me trupa ulliri me të Ulqinit.
  • 47.  Ullishta e Ulqinit, me 74.000 trupa, pas ullishtës së Tivarit, është e dyta në bregdetin e Adriatikut. Në një pikëpamje është unike sepse pjesa më e madhe e saj, rreth 75%, gjendet në një kompleks. Vjetërsia mesatare e ullinjve është më se 300 Vjet, por disa trupa janë që nga koha e Greqisë antike (shekulli V para erës së re). Ullishta e vjetër përbëhet nga ullinjtë e vajit. Vaji i njohur i Ulqinit, në amfora e qypa të dheut, ishte mall tregtar barazi me arin, dhe arrinte deri në Trieste, në Venedik, në Romë e në Kairo, si dhe në brendinë e vendit (në Shkodër, Shkup, Diokle, Ras, Prizren etj.). Në kohën kur bëhej vjelja - mbledhja e ullinjve, nga ullishta jehonte kënga e mbledhësve.
  • 48.  Midis Valdanosit dhe gjirit të Plazhit të Vogël fshihet një varg gjiresh të vogla me plazhe ranore e lugje shkëmbore. Këto janë: plazhi i Uliqinit të Vjetër (Ada e Kruçes), Plazhi (Lugu) i Xhemiles, Lëmi malazias, plazhi Bashbylyk, Plazhi i Madh (Reimet) etj., kurse midis hoteleve "Galeb" dhe >>Albatros" është Plazhi (shërues) i femrave. Lundrimi buzë këtyre plazheve dhe larja në to janë përjetime që nuk duhet lënë pa i shijuar, Kjo është mënyra që të njihet edhe një anë e bregdetit - Ulqini i shikuar nga deti. Menjëhërë prapa Qytetit të Vjetër gjendet gjiri i Limanit para të cilit është Guri i Madh dhe Guri i Vogël. Gjiri është i banuar, kurse nga ballkonet dhe tarracat e shtëpive nën ullinji shtrihet pamja impresive e Qytetit të Vjetër dhe e hapësirës së kaltër të detit.
  • 49. Në veriperëndim të Valdanosit, në drejtim të Tivarit, shtrihen gjiret e Krythes, Ulqinit të Vjetër dhe Kruçes. Me ndërtimin e rrugës magjistrale Ulqin - Tivar, buzë bregut të gjireve jane ndërtuar vendbanime me shtëpi e shtëpiza. Plazhet në këto gjire janë të ngushta, ranore dhe shkëmbore. Gjelbërimin në këto gjire e përbëjnë ullishtat, pyjet me ilqe e bung dhe drure të tjerë gjithmonë të gjelbër halorë dhe gjetherënës. Në shpatin e kodrës së Mendrës gjendet shpëlla, gryka shkëmbore e gërryer nga deti, e ashtuquajtur Mjekra e Vezirit. Kjo është prova më e vjetër e shprehjes figurative; monument unik parahistorik i pikturës në bregdetin e Ulqinit.
  • 50.  Karakteristikat e klimes se Ulqinit
  • 51.  Rëra e detit. - Ulqini ka rreth 17 km plazh me rërën më të mirë të detit me cilësi të jashtëzakonshme. Fundi i detit është gjithashtu i mbuluar me këtë rërë, e kjo është ajo që nuk gjendet në asnjë vend tjetër në tërë bregdetin e Adriatikut dhë të Mesdheut. Rëra ka një ngjyrë të murrme të bardhë dhe është jashtëzakonisht e imtë dhe shumë e pastër, kështu që në të nuk ka as thërrime më të vogla të dhuet, të lymit, të materialeve organike etj. Shpjegimet për këto cilësi të rërës mund të gjenden në faktin se Ulqini e ka ambientin e pandotur, pa kurrfarë stabilimentesh industriale, të cilat do ta ndotnin. Rëra gjendet në sasi sInumë të mëdha të cilat mbase në pjesën më të madhe i sjellin rrymat dhe valët e detit, më së tepërmi gjatë vjeshtës e dimrit. Kjo duhet të ketë lidhje edhe me sasitë shumë të mëdha të lymit që sjellin Buna e Drini, që rrjedhin nga Komi, Pushim e shëndet . turistët prej kohëve më të hershme që në mëngjes herët Përgatisin »(çerdhen« e vet në rërë epastaj futen në të dhe rreziten në diell Bjeshkët e Nemura dhe malet e tjera dirdhen në detin Adriatik krejt afër Ulqinit. Për nga përberja kimike rëra e Ulqinit ka rreth 30 minerale ose përbërje, nga te cilat disa janë shumë të rralla (si rubidiumi, censiumi, stronciumi, sfeni, etj.), e që në pikëpamje biologjike janë shumë aktive. Në pikëpamje të radioaktivitetit, është vërtetuar se rëra e Ulqinit përmbar radium, uran dhe torium në sasi të vogIa, prandaj mund të thuhet se është »butësisht<< radioaktive, e këto të gjitha bëjnë shumë të përshtatshëm për qëllime mjekësore, sidomos per sëmundjet organeve të lëvizjes dhe të kurrizit, pastaj per reumatizëm, diskopati e ishiatik dhe per gjendjet pas lëndimit të këtyre organeve. Në këtë rërë mjekuese prej kohëve me të lashta të sëmurët nga sëmundjet e ndryshme kane gjetur ilaç per vete. Është interesante të shikohet se si të sëmut e mbështjellin vetveten dhe mbulohen me rëre të nxehtë, të thatë dhe rrinë shtrirë në të edhe nga disa orë. Ka shumë shembuj të pabesueshëm kur cilësia mjekuese e rërës se Ulqinit e ka treguar të tërë fuqinë e vet. Duhet thënë se këto procese shpeshherë bëhen në mënyrë të paorganizuar dhe pa kontrole e mbikëqyrjen mjekësore, gje që në disa raste mund të jetë edhe e dëmshme për organet e tjera, sepse temperatura e rërës ne korrik dhe në gusht mund të jetë më se 60°. Për këtë arsye këshilla e mjekut mund të jetë shumë e dobiheshme.
  • 52.
  • 53.  Balta minerale (peloidi) Pellgjet e baltës mjekuese gjenden rreth basenit të kripores se Ulqinit, rreth 1-2 km larg bregdetit. Studimet shkencore të kësaj balte vërtetojnë se ajo, për nga cilësitë e veta mjekuese, është një prej baltave deri tash më kualitivative të zbuluara dhe të hulumtuara deri tash në Adriatik, kurse për nga sasia e sulfideve ua kalon te gjithave. Ajo mund të përdoret për të njëjtat qëllime sikurse edhe rëra dhe uji mineral, vetëm ose në kombinim me këto, në ç'mënyrë fitohet një kuaëitet i ri. Duke marrë parasysh cilësitë e këtilla të peloidit dhe radioaktivitetin e butë të tij, mund te perdoret me shumë sukses edhe per qëllime kozmetike.
  • 54.  Ditëve të pazarit, të marten dhe të premten, qendra e qytetit, me pjacën e vet të pemëve e të perimeve dhe me tregun e vet të suvenireve shndërrohet në atraksion të vërtetë. Koloriti i kostumeve kombëtare të grupeve të ndryshme etnike nga fshatrat e afërta bëhet motiv i jashtëzakonshëm për fotoaparatet dhe kamerat e turistëve që vijnë edhe nga Dubrovniku, Boka e Kotorrit, Budva dhe vendet e tjera. Për turistët që e kalojnë pushimin në Ulqin, kjo është një përparësi e cila duhet të shfrytëzohet, edhe sikur të humbet një larje e paraditës në plazh. Pjaca e gjelbër është shumë e pasur me pemë, perime, produkte qumështore, peshk e shpeshherë aty ofrohen edhe egërsira sapo të zëna. Ajo është pamje, shprehje e tokës pjellore, e detit të pasur dhe e popullsisë së zellshme të kësaj krahine
  • 55.  Kostumet e Ulqinit  Kostumet e Ulqinit janë karakteristikë tradicionale e këtij rajoni që edhe gjatë shekullit XX e ka ruajtur origjinalitetin e vet. Pa marrë parasysh kontaktet e shumta kulturore, kostumet e kanë ruajtur atë pjesë të kulturës kombëtare që ka ndryshuar më pak dhe që është ruajtur më gjatë.
  • 56.  Kuzhina e Ulqinit  Duke e respektuar lirinë tuaj që ta zgjedhni vetë menynë tuaj, ju rekomandojmë specialitetet e kuzhinës së Ulqinit: specialitetet me peshk të përgatitur në shumë mënyra - në skarë, lesho ose brodet, peshkun "kapamë" (peshkun e dinstuar me perime ne vaj ulliri), tavën e Ulqinit (me mish qengji në oriz e perime ... ), mish qengji të pjekur nën saç, japrakun (me mish të bluar me oriz, perime e mëlmesa të ndryshme ... në fletë hardhie), patlixhanët në kos, piten me mish shpendiësh të egër (piten e pjekur të ulur me supë nga mishi i zier i shpendëve të egër), specat e mbushur në mënyre ulqinake (specat e mbushur me copëza mishi, oriz, qepë ... ), pastaj kotëleta malazeze (kotëleta viçi të mbushura me proshutë e kajmak të Njegushit), biftekë të ndryshëm, mish të pjekur etj., një numër të madh paragjellësh: proshutë të vendit, djathë të vendit, ullinj, gambore, sallata me peshk, kalmarë, supje, gaforre, pite të ndryshme etj. Për aperitiv ju ofrojmë "medicinë",raki rrushi, kurse gjatë ngrënies verëra cilësore. Nga verërat e zeza më e mirë është vera e vendit e Ulqinit, pastaj verërat e njohura "Vranac"me etiketë tëbardhë, -"Dingaç", "Postup", "Rubin", kurse nga verërat e bardha "Kërstaç, "Kashtelet", "Poship" etj. Këtu pihet edhe birra e njohur e Nikshiqit. Për desert, përpos pastave të ndryshme, pemëve, akullores etj., mund ta provoni edhe baklIavanë e vendit, hurmaxhikun,Kur bëhet natë . muzika dhe kënga dëgjohen në çdo hap.Me kafshatë të majmë e pije edhe më të mirë të gjithë bëhen muzikalë kadaifin, e natyrisht edhe "kafenë turke". Fillet e para të traditës se pasur hoteliere të Ulqinit përmenden nga fundi i shekuliit XIX dhe fillimi i këtij shekulli, kur Ulqini ishte vend i njohur tregtar dhe krahinë e pasur bujqësore. Në këtë qytet bregdetar vinin shpeshherë nëpër det dhe nëpër tokë tregtarët dhe udhëtarët nga Shkodra, Stambolli, Triestja, Selaniku, Podgorica (Titogradi), Boka e Kotorrit, Dubrovniku dhe vendet e tjera. Aty qëndronte shpeshherë edhe mbreti Nikolla me ministrat e vet dhe shtetasit e huaj. Në atë kohë, në një rrugë të ngushtë afër Plazhit të qytetit, gjendej hoteli i vogël (pansioni) "Grand", ose si e quanin vendasit "Lokanda", e Shpiros, sipas "Lokandës" së Cetinës. Pronari i hotelit, Shpiro Bjelica, ishte mjek popullor, hotelier shërbyes por edhe i "rreptë". Për organizimin e tij të jetës në hotel tregohet edhe ky tregim: Në rendin e shtëpisë së hotelt shkruante: "Mysafirë e udhëtar", mirë se keni ardhur! Dera e shtëpisë sime është e hapur prej orës katër të mëngjesit deri në orën dhjetë në mbrëmje.
  • 57.  Sport dhe rekreacion  Për pjesën me aktive të pushimit - për sport dhe rekreacion është kujdesur personeli profesionist i shumë hoteleve të Rivierës së Ulqinit. Në kuadrin e kompleksit të hoteleve në Plazhin e Madh në orët e mëngjesit dhe pas dite në terrenet sportive në dhe të butë dhe të fortë, mund të luani tenis; ping- pong; në plazh, në rërë - volejboll, pastaj basketboll, topkëmbë (futboll), lojë me boca, bowling, në plazh mund të vraponi lirisht, jogging e të tjera. Në ujë mund të lundroni në dërrasë - Wind surfing, me ski, me rema. Vogëlushët, përpos në rërë dhe në cekëtina, mund të luajnë edhe në fushat e tyre të lojës, kurse më të vjetrit mund të shëtisin në shëtitore deri te deti midis palmave, agavave dhe luleve. Për sportistët - fillestarë kujdesen animatorët e durueshëm. Shërbime të këtilla ofron edhe vendbanimi i nudistëve në Adë të Bunës dhe hotelet në qytet "Galeb", "Albatros" dhe "Mediteran". Në secilin plazh mund të lundrohet me barkë, kurse kënaqësi e voçantë është kalirimi në Adë.
  • 58.  Jeta e nates ne Ulqin frekuentoret shume, sidomos gjate sezonit turistik.Pubet e Ulqinit ofrojne muzike te zgjedhur me Dj profesioniste por gjithashtu dhe muzike live e cila preferohet shume nga te gjithe turistat pa dallim moshe.
  • 59. Shume njerez preferojne te dalin per shopping dhe kete mundesi ja ofrojne dyqanet tek plazhi i vogel te cilat jane nga me te ndryshmet.
  • 60.
  • 61. Moteli "Shas,< në breg të liqenit të Shasit Pasi të jeni nxirë mirë dhe ta keni njohur jeten në qytet, qëndrimin tuaj plotësoni me ekskursione atraktive. Ato do të ju bëjnë të mundshme që të zbuloni doket popullore, monumentet kulturore,historike dhe natyrën Organizatori më I madh i ekskursioneve ështe agjencia turistike "Montenegroexpress". Shoferët e sprovuar, autobusët moderne të aklimatizuar dhe ciceronët Profesionistë do të ju zbulojnë sekretet që fsheh prapavija e Ulqinit. Ekskursioni që ju mundëson me së miri njohjen e rrethinës së Ulqinit është i ashtuquajturi "Kufiri shqiptar". Rruga kalon nëpër peizazhin piktoresk mbi lumenjtë që në muajt e verës, për shkak të thatësisë, dhe shtratit gëlqeror, thahen. Atër fshatët më të madh - Vlladimirit (Katërkollës), njërit nga 38 vendbanimet fshatare afër lumit kufitar Bunës, 16 km buzë ujit prej grykës së saj në detin Adriatik, gjendet Liqeni i Shasit, që është i lidhur me një kanal të ngushtë me Bunën. Deri në liqenin e Shasit arrihet nëpër rrugën e ngushtë të asfaltuar 22 km prej Ulqinit, kurse në bregun verior të liqenit është ndërtuar moteli "Shas",
  • 62.  Mënyra e vjetër e Iarjes së petkave në lumë Në muajt e verës liqeni është i gjatë 3.210 m, i gjerë 1.500 m, kurse thellësinë me të madhe e ka te Syri i Beut, 7,8 m, dhe hyn në radhën e 10 liqeneve me të mëdha në Jugosllavi. Kur vjen dimri dhe fillojnë shirat, sipërfaqja e liqenit rritet përgjysmë, kurse sasia e ujit 17%. Pjesa e liqenit buzë bregut, për shkak të cektësisë, është e mbuluar me vegjetacion kënetor. Aty fshiher >>caqet<< e gjuetarëve ? egërsirat kënetsor, rosat e patat e egra, kormoranët, shaptoret, zhytësit, bajzat etj. Në ujin e liqenit jetojnë gjithashtu 23 Iloje peshqish prej të cilëve më së shumti (11 Iloje) nga familja e krapave (ciprinidëve), pastaj lloje të peshqve të ardhur nga deti ? qefull, perka, karashë ("kinezë") të rëndë deri në 1,5 kg, por në liqe mund të zihet edhe levreku. Liqeni i Shasit, bashkë me liqenin e Zogajve dhe me rajonin e Shtojit, hyn në radhën e njërit prej rajoneve më të pasura per gjueti e peshkim në Jugosllavi, interesant sidomos për ata që shpendët i >>gjuajnë" me >>arme" - të tjera - fotoaparate, kamera, dylbi etj. Ornitologët e njohur Fyreri (Führer) dhe Raizeri(Reiser) këtë rajon e vlerësojnë si rajonin më interesant në pikëpamje të faunës dhe të gjuetisë, të shdëlqyeshëm edhe për gjuetarët edhe për hulumtuesit, duke nënvizuar se "këtu ekzistojnë të gjitha kushtet jetësore për shtazët dhe bimët, sa vetëm mund të merren me mend<<.
  • 63.  Liqenin e Shkodrës dhe liqenin e Shasit me rrethinë Fyreri i quan >>eldorado të shpendëve<<. Në rrajun mbi liqenin e Shasit gjendet qyteti i vdekur mesjetar Shasi, kurse në luginën perërdimore, fshati idilik Kllezna e Poshtme. Po të vazhdohet ekskursioni më tutje arrihet në Ostros, në fshatin kryesor të Krajës midis Rumisë dhe liqenit të Shkodrës. Pas ngritjes graduale arrihet deri në qafën e Stegvashit në Tarabosh, i njohur sipas betejës së Malit të Zi me Turqinë për pushtimin e Shkodrës, prej nga shtrihet pamja unike në detin Adriatik nga njëra anë dhe në liqenin o Shkodrës nga ana tjetër. Përpara, nja njëqind metra larg, shihet qarte kufiri shqiptar, e prapa kufirit një pjesë e territorit të Shqipërisë. Kur qelli është i kthjellët shihet edhe një pjesë e qytetit shqiptar Shkodrës (Skadar) dhe bregu i liqenit të Shkodrës. Prej këtu mund të përcillet me shikim rrjedha zigzage (meandra) e Bunës në formë gjarpërore deri të gryka e saj në det, kurse nga ana tjetër, në drejtim të Krajës, arkipelagu shumë i bukur i liqenit të Shkodrës. Buna është degë e liqenit të Shkodrës, e prej vendit Bori bëhet kufi natyror midis RSF të JugosIlavisë dhe të Shqipërisë. Te vendi Shën Kollë (Sv. Nikola) ndahet në dy degë. Afër Shkodrës, Drini që del nga liqeni i Ohrit, del nga shtrati i vet dhe dirdhet në Bunë dhe tash rrjedh nëpër shtratin e saj në det.
  • 64. AKOMODIMI Ulqini ofron per vizitoret tipe te ndryshme hotelesh dhe apartamentesh, nga me modernet deri tek apartamentet antike.Vizitoret rekomandohen te pronotojne perpara ardhjes, me ane te internetit, agjensive turistike, ose direkt me hotelet.
  • 65.  Hotel Mediteran Resort Nr.kontakti:00382/69524232 Website:www.mediterran.al
  • 66.  Hotel Imperial Nr. kontakti:00382/50123 Website:www.imperialhotel.net
  • 67.  Apartaments Bazar Nr.kontakti: 00382/853122 Website:www.bazar.com
  • 68. Kuzhina e Ulqinit,restorantet,perfaqsojne larmine e areas historike dhe kulturore.Restorantet jane nga me tradicionalet tek me modernet.
  • 69.  Restorant Hollegro ju ofron ushqim te mrekullueshem,muzike live dhe nje pamje te jashtzakonshme. Nr.kontakti:00382/6783565
  • 70.  Restorant Kalaja ofron ushqim tradicional. Nr.kontakti:00382/68237654
  • 71. Vizitoni qytetin magjik te Ulqinit, plazhet e tij te mrekullueshme dhe ju sigurojme qe do te mbeteni te kenaqur.