SlideShare ist ein Scribd-Unternehmen logo
1 von 383
Downloaden Sie, um offline zu lesen
Hyrje                 Avni Rexhepi - Microsoft Access




        Avni Rexhepi




        Prishtinë, 2003
0
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                Hyrje




                             PARATHËNIE




         Ky libër u dedikohet studentëve të Fakultetit Elektroteknik, por mund ta
përdorin të gjithë ata që shfaqin interesim për programin Microsoft Access. Ky
është botimi i parë dhe vërejtjet e sygjerimet e lexuesve janë të mirëseardhura, në
rast ribotimi. Të gjithë shembujt e marrë në libër, janë marrë më shumë për
qëllime shkollore, për të shërbyer si udhëzime në realizimin e detyrave të caktuara,
e jo si projekt i gatshëm për përdorim, apo pjesë të ndonjë projekti. Emrat e marrë
si shembuj janë të rastit dhe përjashtohet mundësia e keqpërdorimit të qëllimshëm.
Në disketen e bashkangjitur, ndodhen fajllat e shembujve të përdorur në libër të
kompresuar me WinZip. Për të dy shembujt është dhënë fajlli vetëm me tabela për
ushtrime, si dhe fajlli i kompletuar i bazës së të dhënave.
Njohuritë paraprake lidhur më bazat e të dhënave dhe për programet e paketit
Microsoft Office do të jenë lehtësim për përdorimin e këtij teksti.
Për vërejtjet dhe sygjerimet, mund të na kontaktoni përmes postës elektronike, në
adresën: avnirexhepi@hotmail.com.




                                                                                   1
Hyrje   Avni Rexhepi - Microsoft Access




2
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                  Hyrje




                     MICROSOFT ACCESS

         Microsoft Access është program për krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të
të dhënave dhe është pjesë përbërëse e paketit Microsoft Office. Versionet e
programit janë avansuar me secilin version të ri të paketit Microsoft Office, mirëpo
konceptet themelore të punës janë të njëjta në të gjitha versionet. Natyrisht, me
secilin version të ri, shfaqen përmirësime dhe avansime lidhur me veprimet e
caktuara, por ato nuk ndryshojnë thelbin e rregullave të Accessit. Shpjegimet dhe
shembujt e marrë në këtë libër, janë realizuar në versionin Microsoft Access 2000.

         Bazat e të dhënave paraqesin grumbull të organizuar të dhënash.
Nëse marrim një shembull nga përditshmëria, p.sh, një zyre për informim dhe
shërbime është përgjegjëse për organizimin e të dhënave për një ndërmarrje të
caktuar. Punonjësit e asaj zyreje, informatat për ndërmarrjen, që kanë të bëjnë me
të punësuarit, punët e përditshme, shërbimet që i ofron ndërmarrja etj., i
mirëmbajnë përmes përdorimit të tabelave të ndryshme. Pra për vendosjen, ruajtjen
dhe mirëmbajtjen e të dhënave në mënyrën më të përshtatshëme, të dhënat
organizohen në formë tabelare. Për shembull, një tabelë do të përdorej për ruajtjen
e informatave për të punësuarit, ku do të paraqiteshin: emri dhe mbiemri, adresa,
datëlindja, vendlindja, mosha, sektori punues, orari i punës, paga mujore, etj. Për
përpunim më detal të informatave për një të punësuar - shënim në tabelë (rresht të
tabelës) përoren formularë, gjegjësisht forma për paraqitje më të përshtatshme të të
dhënave. Shtypja dhe dorëzimi i raporteve të ndryshme që shërbejnë për shtypjen e
të dhënave dhe rezultateve të ndryshme, etj., më së miri bëhet duke shtypur raportet
gjegjëse.
Njësia themelore e bazës së të dhënave është tabela, e cila i ruan të dhënat në formë
të organizuar. Tabela i ka rreshtat (Records - Rekordet, regjistrimet, të dhënat) dhe
kolonat, gjegjësisht fushat (Fields) të cilat përshkruajnë një vlerë ose karakteristikë
të caktuar të rekordit.

Instalimi i programit

Accessi është pjesë e paketit Microsoft Office, prandaj me rastin e instalimit të
paketit instalohet edhe accessi. Përmes CD-së instaluese, instalimi i programit
                                                                                     3
Hyrje                                                   Avni Rexhepi - Microsoft Access

fillon automatikisht, me vendosjen e CD-së instaluese në CD-ROM. Nëse nuk
fillon vetvetiu, në njësinë e CD-ve, zgjedhet setup.exe, me të cilin fillon instalimi i
paketit Microsoft Office.

        Startimi i programit, bëhet prej menysë Start, duke zgjedhur menynë
Programs, dhe varësisht prej instalimit, mund ta gjeni direkt si nënmeny në
Programs (si në fig.1.), ose aty është si një tërësi paketi Microsoft Office, e si
nënopcion Microsoft Access. Normalisht programi mund të startohet direkt prej
desktopit përmes ikonës Microsoft Access, nëse ajo veq ekziston ne desktop.




                 Fig. 1. Startimi i programit, përmes menysë Start.

Kur programi startohet, paraqitet dritarja e Microsoft Access-it (në vazhdim të
tekstit: Access), dhe dritarja për dialog (dialog-box) e cila mundëson zgjedhjen e
opcioneve fillestare për krijimin e një baze të re, ose startimin e bazave ekzistuese,
të cilat janë përdorur së fundi. (Fig. 2)

Nëse dëshironi të filloni krijimin e bazes së re të të dhënave, fillohet në pjesën
Create a new Database using (krijo bazë të re përmes) me opcionet: Blank
Database (Bazë e zbrazët e të dhënave), për përgatitjen e bazës së re, fillimisht të
zbrazët dhe Database Wizard (Magjistari për database). (Wizardet-janë
nënprograme ndihmëse të paketit Microsoft Office, të cilat e udhëheqin
shfrytëzuesin hap pas hapi, duke i dhënë udhëzimet e nevojshme, për realizimin e
detyrave të caktuara). Accessi ofron ndihmë me rastin e krijimit të bazës së re të të
dhënave, përmes Database Wizard, (nënkuptohet se përdoret me kusht të njohjes së
gjuhës angleze).


4
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                    Hyrje




             Fig. 2. Dritarja e parë, me rastin e startimit të programit.

Të marrim së pari rastin e bazës së re, të zbrazët. Prej dialogut fillestar, zgjedhim
opcionin: Blank Database. Në ekran menjëherë paraqitet dialogu tjetër, File New
database- Ruaje bazën e re të të dhënave, përmes të cilit Accessi kërkon së pari të
krijohet fajlli në të cilin do të ruhet baza e re që krijohet. Pasi të zgjedhni folderin
ku dëshironi të krijohet ajo, në File name - Emri i fajllit, zgjedhni emrin e fajllit për
bazën e të dhënave që krijohet. (Nëse dëshironi, mundeni që me komandën Create
New Folder, si në fig., së pari të krijoni Folder të ri dhe pastaj veprimet e
përshkruara). Fillimisht, aty accessi propozon emrin db1.mdb, pra tipi i fajllit është
*.mdb (mdb-Microsoft DataBase). Emrin e fajllit db1, e ndryshoni dhe zgjedhni
emër të ri sipas dëshirës. Normalisht, nuk përjashtohet mundësia që ta pranoni edhe
emrin e propozuar db1. Pastaj shtypet tasti: Create (Krijo), dhe më këtë accessi
krijon bazën e re të zbrazët të të dhënave.




                                                                                       5
Hyrje                                                    Avni Rexhepi - Microsoft Access




          Fig. 3. Zgjedhja e folderit, dhe emrit për fajllin e bazës që krijohet.

Nëse zgjedhni opcionin Database Wizard, atëherë Accessi, së pari ju ofron
mundësinë e zgjedhjes së shabllonit të parapërgatitur të bazës (Fig. 4). Ekziston një
numër mjaft i madh i bazave të gatshme, për qëllime të ndryshme përdorimi, si
Adresari me kontakte, Koleksione të ndryshme, Inventare, Shërbime të thirrjes, etj.
Pas zgjedhjes së shabllonit të gatshëm, përmes dialogut File new database (fig 3)
përsëri zgjedhni vendin (folderi) dhe emrin e fajllit, për bazën e të dhënave që
krijohet.




        Fig. 4. Shabllonet e gatshme, të bazave të të dhënave, që i ofron accessi.

Hap pas hapi, Accessi ju ofron opcionet për zgjedhje, si në fig. 5, me ç'rast mund të
bëhen modifikime të opcioneve të gatshme që i ofron Accessi për shabllonin

6
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                 Hyrje

përkatës. Me tastet, Cancel (Anulo, Pezullo), Back (Prapa), Next (Tjetri), Finish
(Fundi , Përfundo) lëvizim hap pas hapi, duke përcjellur udhëzimet e magjistarit
deri në përfundim të procedurës, kur me Finish vendosim për krijimin e bazës së
gatshme, sipas opcioneve të zgjedhura prej atyre që i ofroi magjistari.

Në atë rast, Accessi e krijon bazën e re të gatshme me strukturën dhe elementet e
saj, me ç'rast në ekran shfaqet dritarja Database Wizard, me treguesit Creating…,
për secilin element të bazës. Nëse zgjedhim shabllonin Contact Management-
Administrimi i kontakteve, pra një adresar me informata për kontaktet e ndryshme,
kalohet nëpër hapat vijues, si zgjedhja e fushave: emri, mbiemri etj., që do të ruhen
në një tabelë.




          Hapi i parë, fillimi.                        Zgjedhja e fushave




     Zgjedhja e stilit të paraqitjes        Zgjedhja e stilit të raporteve që shtypen




                                                                                    7
Hyrje                                                 Avni Rexhepi - Microsoft Access




        Zgjedhja e emrit të bazës                         Përfundimi
            Fig. 5 . Hapat, gjatë krijimit të bazës përmes magjistaarit.




            Fig. 6. Ecuria e krijimit të bazës, përmes Database Wizard
Me këtë rast, Accessi krijon bazën Contact Management1, me të gjitha elementet e
nevojshme, si tabelat, format, raportet, etj., si në fig 7.




                     Fig. 7 - Baza e krijuar përmes magjistarit.

Pra, siç shihet në fig. 7, dritarja e bazës së të dhënave përmban faqet (objektet):
Tables (Tabelat), Queries (Pyetësit), Forms (Format), Reports (Raportet), Pages
(Faqet,Web faqet), Macros (Makrot) dhe Modules (Modulet).

8
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                       Shtojcat




                          DRITARJA E ACCESIT
                          Dritarja e
                                          Menya                   Shiriti i veglave
                           bazës




     Rreshti i statusit



                                   Fig. 8 - Dritarja e Accessit

Dritarja e zakonshme e Accessit gjatë punës duket si në fig. 8. Normalisht, si në
çdo dritare në Windows, kemi edhe titullin e dritares dhe në skajin e djathtë, pullat
(tastet) minimize, maximize dhe close            . Në krye të dritares gjendet menya
kryesore e programit me përmbajtjen: File (Fajlli), Edit (Editimi, përpunimi), View
(Pamja), Insert (Inserto), Tools (Veglat), Window (Dritarja) dhe Help (Ndihma).
Kur hapet një tabelë, pyetës ose formë, shtohet edhe menya Records (Rekordet).


                                                                                            9
Shtojcat                                              Avni Rexhepi - Microsoft Access

Përfundi menysë gjendet shiriti i veglave, i cili përmban ikonat (tastet) për
shkurtesat e komandave të cilat përdoren më së shpeshti gjatë punës. Varësisht se
çka kemi të hapur prej dritareve në ekran, ashtu ndryshon edhe shiriti i veglave.
Nëse kemi hapur ndonjë tabelë, atëherë aty shfaqet shiriti i veglave për punë me
tabelë, në rast të formës, shiriti i veglave për punë me formë, etj.
Në pjesën e brendshme të dritares kemi dritarën e bazës së hapur të të dhënave, dhe
eventualisht ndonjë dritare të hapur të tabelës, formës, etj. Dhe në fund në pjesën e
poshtme, kemi rreshtin e statusit, i cili jep shpjegime për gjendjen momentale ose
informata për elementin e zgjedhur aktualisht, dhe statusin e tasteve CapsLock,
Insert, etj.
Kur kemi të hapur vetëm dritaren e bazës së të dhënave, atëherë përmbajtja e
menyve është, si do të përshkruhet në pjesën e ardhshme të tekstit. Mirëpo nëse
hapet ndonjë tabelë, formë, apo element tjetër, atëherë edhe përbajtja e menyve
ndryshon varësisht prej kontekstit. Pra menytë automatikisht përshaten për punën
të cilën jemi duke bërë momentalisht.

Menya File

Në menynë File, si zakonisht, kemi komandat që kanë të bëjnë me hapjen e fajllit
të ri ose ekzistues, ruajtjen dhe shtypjen e fajllave. Në fund, është edhe lista e
fajllave të hapur së fundi.

                         - New database (Hapja e bazës së re), pra përdoret kur
                        dëshirojmë të fillojmë krijimin e një baze të re.
                        - Open Database (Hape bazën), shërben për hapjen e bazës
                        - Get External Data (Merr të dhëna të jashtme), shërbën
                        për marrjen e të dhënave prej ndonjë baze tjetër të Accessit
                        ose programeve tjera për baza të të dhënave ose Link tables
                        (lidhi tabelat), për marrjen e të dhënave prej ndonjë tabele
                        tjetër, të Accessit, ose programeve tjera.
                        - Close (mbylle), mbyllë bazën (fajllin e hapur)
                        - Save (Ruaje), ruan ndryshimet në bazën me të cilën jemi
                        duke punuar momentalisht, në fajllin e njëjtë, me të njëjtin
                        emër.
                        - Save as/Export (Ruaje si/eksporto)- shërben për ruajtjen
                        me emër të ri, gjegjësisht eksportimin në format tjetër në
                        ndonjë program tjetër të objektit aktual, tabelës, formës, etj.
Fig. 9 - Menya File




10
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                    Shtojcat

- Page Setup ( Konfigurimi i faqes)
- Print Previw ( Shikimi paraprak) (inspektimi) i shtypjes
- Print… ( Shtype…) - shtypja në printer, ku përmes dritares së hapur të dialogut
Print, përcaktojmë opcionet e shtypjes
- Send (Dërgo)
- Database Properties (karakteristikat e bazës) - jep informacionet lidhur me
bazën, në formë rezymeje, ndër të tjera edhe me elementet përbërëse, si në fig.10.

                                         Dritarja ka faqet: General (të përgjithshme),
                                         Summary (rezyme), Statistics (statistika),
                                         Contents (përmbajtja) dhe Custom (e
                                         zakonshme).
                                         Pra, faqja Contents paraqet sa tabela, forma,
                                         pyetës etj., ka baza.




 Fig. 10 - Karakteristikat e bazës

 Verejtje:
Duhet pasur kujdes gjatë përdorimit të menyve, sepse shpeshherë menytë nuk janë të plota,
por në to paraqiten vetëm menytë që janë përdorur kohën e fundit dhe ato kryesore, kurse
në fund të menysë paraqitet një shigjetë e dyfishtë e cila mundëson hapjen e menysë së
plotë. Pasi ta hapni menynë e plotë dhe të përdorni një prej menyve që nuk shihej në listë,
herën e ardhshme kur hapet menyja ajo paraqitet në listë, si meny që është përdorur së
fundi.


Menya Edit

Menyja Edit, varësisht prej asaj se a ka ndonjë objekt të zgjedhur të bazës (tabelë,
formë, etj), ka përmbajtje të ndryshme. Shërben për editimin e të dhënave në bazë,
kopjimin, zhvendosjen, fshirjen, kërkimin etj.




                                                                                        11
Shtojcat                                                Avni Rexhepi - Microsoft Access

                          -Undo - Zhbëje - anulon veprimin e fundit dhe kthen
                          gjendjen e mëparshme, p.sh., para kopjimit, zhvendosjes,
                          ndryshimit, etj.
                          - Cut - Preje- shërben për zhvendosjen e të dhënave në
                          tabelë, ose elementeve në forma, raporte etj., në memorje
                          të kompjuterit (Clipboard-pjesa e rezervuar e memorjes
                          për këtë qëllim), ashtu që të njëjtat thirren në pozitë të re
                          pëmes Paste- Ngjit (ka kuptimin e marrjes prej memorjes
                          dhe ngjitjes-vendosjes në pozite të re, aty ku është
                          momentalisht kursori ose zgjedhja).
                          - Copy - Kopjo - bën kopjimin e vlerës ose të objektit të
                          zgjedhur, në memorje të kompjuterit, pa ndikuar fare në
                          origjinalin.
                          - Paste - Ngjite - thërret prej memorjes përmbajtjen
                          momentale të saj (nga Clipboard). Kemi edhe opcionet e
 Fig. 11 - Menya Edit     Paste, si Paste Special, Paste as Hyperlink, dhe Paste
                          Append.
- Delete - fshije, bën fshirjen e të dhënës apo objektit të zgjedhur (selektuar), në
tabelë, forme etj.
Nëse jemi në tabelë p.sh kemi edhe:
- Delete Record-Fshije rekordin
- Delete Column - Fshije kolonën
- Select Record - Zgjedhe rekordin
- Select all records - Zgjedhi të gjitha rekordet

Në vazhdim kemi pjesën që ka të bëjë më kërkimin e të dhënave në tabela, forma
etj. Pra shihet se menya është e ndarë në pjesë, me vizat ndarëse horizontale.

-Find - Gjeje - shërben për hapjen e dialogut për kërkim, me të cilin i kërkojmë
vlerat e caktuara, në tabelë, formë, etj.
- Replace - Zëvendëso - shërben për zëvendësimin e vlerës ekzistuese, me vlerë të
re, po ashtu bëhet përmes dialogut që hapet.
- Go to - Shko tek - shërben për kalim në rekordin e caktuar.


Menya View

Menya View - Pamja, shërben për rregullmin e pamjes së dritares së Accessit, dhe
elementeve të dritares. Pra, ketu zgjedhim se çka do të shihet në ekran gjatë punës
me Access,



12
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                                              Shtojcat

                           - Database objects ( Objektet e bazës) - objektet në dritaren e
                           bazës (tabela, forma, etj)
                           Pjesa e rregullimit të pamjes së ikonave të objekteve në bazën e
                           të dhënave (tabelave, formave, etj.), si:
                           - Large icons (Ikonat e mëdha)
                           - Small icons (Ikonat e vogla)
                           - List (Lista)
                           - Details (Detajet) - shifen edhe data e krijimit, modifikimit,
                           madhesia etj.
                           - Arrange Icons (Rregullo ikonat) - me nënopcionet e saj
                           shërben për rregullimin e renditjes së ikonave: By name (Sipas
Fig. 12 - Menya            emrit), By type (Sipas tipit), By created (Sipas dates së krijimit),
      View                 By modified (Sipas dates së modifikimit), etj. Auto arrange
                           (Rregullimi automatik) me shpërndarje simetrike.

- Line up icons - Rreshto ikonat në vijë të drejtë, bën rreshtimin kur nuk është
aktivizuar opcioni Auto arrange në menynë Arrange icons.
- Properties - Karakteristikat, për objektin e zgjedhur.
- Code - Kodi, i shkuar në Visual Basic for Applications.
- Toolbars - Shiritat e veglave, përmes nënopcioneve të tij: Database - Baza,
Toolbox - Kutija e vegave, Web - Veglat për web faqe, dhe Customize - Përshtati,
përcakon se cilat vegla të punës do të shihen në ekran gjatë punës. Zakonisht shihet
shiriti i veglave - Database (fig. 13), por përmes Customize, ne përshtasim sipas
dëshires se cili grup do të shihet pastaj në listën toolbars.
- Kur aktivizohet, ndonjë objekt (tabelë, formë, etj.) atëherë automatikisht, në
shiritin e veglave, veglat database zëvendësohen, me ato për tabelë, formë, etj.




New                                         Format
      Open     Print            Cut                    Office Analyze   Large   List       Code
                   Preview          Copy    painter                                           Properties New Object
                                                                        Icons       Details
          Save           Spelling       Paste     Undo Links                                      Ralationships  Office
                                                                        Small Icons
                                                                                                                assistant
                    Fig. 13 -Database toolbar - Shiriti i veglave database

Nëse vetëm pozicionohet treguesi i mausit mbi ikonë (tast) dhe mbahet aty për një
kohë, do të paraqitet edhe emri i ikonës, gjegjësisht funksioni që ajo kryen nëse
klikohet në të. Ikonat në shiritin e veglave janë shkurtesa për aktivizikimin e
komandave të cilat normalisht i kërkojmë nëpër menytë e programit. Shiriti i
veglave faktikisht përmban ato komanda që përdoren më së shpeshti, ashtu që t'i
kemi "në dorë", e të mos humbim kohë t'i kërkojmë nëpër meny. Në skaj, pas tastit

                                                                                                                     13
Shtojcat                                            Avni Rexhepi - Microsoft Access

për ndihmë, ndodhet edhe tasti More buttons i cili mundëson shtimin ose largimin e
tasteve prej shiritit të veglave.

Menya Insert

Menya Insert, përmban komandat për insertim të objekteve të reja në bazën e të
dhënave.

                     - Table - Tabelë
                     - Qyeru - Pyetës (kueri)
                     - Form - Formë (formularë)
                     - Report - Raport
                     - Macro - Makro
                     - Module - Modul
                     - Class Module - Modul klase
                     - AutoForm - Formë automatike
                     - AutoReport - Raport automatik

 Fig. 14 - Menya
      Insert

Menya Tools

Menya Tools-Veglat , përmban veglat e programit.

                     - Spelling - Drejtshkrimi në gjuhën angleze
                     - Autocorrect – Përmirësimi automatik i gabimeve
                     - Office Links - Lidhja me Office
                     - Relationships – Relacionet mes tabelave
                     - Analyze - Analizo, bën analizën e bazës së të dhënave
                     - Database Utilities- Shërbimet për bazën e të dhënave
                     - Security - Siguria, mbrojtja e të dhënave
                     - Replication - Replikimi
                     - Startup…- Startimi, opcionet për startimin e projektit
                     - Macro - Makrot
                     - ActiveX Controlls… - Kontrollat ActiveX
                     - Add-Ins - Shtesat
                     - Options - Opcionet

  Fig. 15. Menya
       Tools

14
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                Shtojcat



Shpjegimet përkatëse, për nënopcionet, do të jipen gjatë përdorimit të tyre, në
pjesët përkatëse të tekstit.

Menya Window

Menya Window - Dritarja, përmban komandat për rregullimin e dritareve të
objekteve të bazës, kur kemi të hapura më shumë dritare. P.sh në ekran mund të
kemi të hapura njëkohësisht dritaret për dy-tri tabela, forma, ose disa tabela, disa
forma e ndonjë pyetës (kueri), etj.
                             Përmes menysë Window, dritaret e hapura të
                             objekteve, brenda dritares së Accessit, shpërndahen
                             simetrikisht dhe me madhësi të barabarta.
                             - Tile horizontaly - rradhitja (palosja) horizontale
                             - Tile Verticaly - rradhitja vertikale
                             - Cascade - kaskadë
                             - Arrange Icons - rregullimi i ikonave
                             - Hide - fshehe, bën fshehjen e dritares
                             - Unhide - largo opcionin e fshehjes

Fig. 16 - Menya Window
Në fund të menysë, paraqitet lista e dritareve të hapura momentalisht dhe me
shënjën e zgjedhjes tregohet dritarja aktive momentale, kurse me klik kalohet në
dritaren e dëshiruar. Pra një prej mënyrave të kalimit prej dritares së një objekti, në
dritaren e objektit tjetër është përmes kësaj menye.

Menya Help

Menya Help - Ndihma, përmban udhëzimet të cilat i ndihmojnë shfrytëzuesit gjatë
përdorimit të programit dhe shpjegimet deri në detaje të vogla, për cilëndo çështje.
                            - Microsft Access Help F1 - Ndihma për Access. Siç
                            shihet, në çdo moment, me shtypjen e tastit funksional
                            F1 në tastierë, mund të aktivizohet ndihma në Access,
                            dhe Office Assistant (Asistenti për Office), i
                            standardizuar në të gjitha programet e Office-it ofron
                            ndihmë, duke dhënë mundësinë e shtypjes së tekstit
                            lidhur më pyetjen dhe pastaj, ai ofron udhëzimet e
                            mundshme lidhur me temën për të cilën është
 Fig. 17. Menya Help        parashtruar pyetja.


                                                                                       15
Shtojcat                                               Avni Rexhepi - Microsoft Access

- Show Office Assistant - Paraqite ndihmësin e Office-it (fig. 17.a)
- What's this? - Çka është kjo - ndihma direkte, duke aktivizuar treguesin me
pikëpyetje dhe duke shtypur në pjesën e dritares për të cilën kërkohet ndihmë.
- Microsoft on the web - Microsofti në web (internet)
- Detect and Repair… - Detektimi dhe riparimi i gabimeve.
- About Microsoft Access - Dritarja me informata, lidhur me versionin aktual të
programit dhe mundësitë për kërkim të udhëzimeve dhe ndihmës shtesë.
                                    Ne pjesën: Type your question here, and then
                                    click search (shkruaje pyetjen tënde këtu dhe
                                    pasaj shtype Search), shtypet teksti i pyetjes,
                                    dhe pastaj me Search ndihmësi i gjenë
                                    përgjigjet, ose disa përgjigje që lidhen me
                                    pyetjen e parashtruar.




           Fig. 17. a
                                    Kur dëshironi të largoni prej ekranit asistentin, e
                                    klikoni me pullen e djathte të mausit, dhe pastaj
                                    në menynë e hapur zgjedhni Hide. Menyja
                                    Options, rregullon opcionet, Choose assistant…
                                    mundëson ndërrimin e pamjes së asistentit, dhe
            Fig. 17.b               Animate bën animacion me figurën e asistentit.

Dritarja e hapur e ndihmes, duket si ne fig. 17, c. Ka shiritin me vegla, dhe tri faqe:
Contents-Përmbajtja, Answer Wizard-Magjistari për përgjigje, dhe Index-Indeksi.
Dritarja kryesore është e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e djathtë paraqiten temat
specifike të zgjedhura në anën e majtë.
                                                      Contents - Përmbajtja,
                                                      faktikisht është e organizuar si
                                                      libër, me kapituj dhe tema të
                                                      veçanta, te cilat i zgjedhni duke
                                                      i hapur kapitujt e librit, me
                                                      shenjen plus që e kanë para, e
                                                      cila pastaj shndërrohet në
                                                      minus. Mbyllja bëhet duke
                                                      shtypur shenjën minus. Tema e
                                                      zgjedhur paraqitet në anën e
                                                      djathtë të dritares.
                    Fig. 17.c.

16
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                               Shtojcat

                                                    Në faqen Answer Wizard, tek
                                                    pozita e parë, What would you
                                                    like to do?- Çka dëshironi të
                                                    bëni?, në tekst-boksin ku është
                                                    teksti: Type your
                                                    question…shtypet pyetja dhe
                                                    me tastin Search gjinden temat
                                                    e lidhura me atë pyetje dhe
                                                    paraqiten ne listën përfundi,
                                                    (Search topic to display), e
                                                    pastaj përmbajtja e temës së
                    Fig. 17.d.                      zgjedhur aty paraqitet në anën
                                                    e djathtë.
                                                    Në faqen Index, faktikisht
                                                    është indeksi i të gjitha fjalëve
                                                    të rradhitura sipas alfabetit, dhe
                                                    posa të shtypet shkronja e parë
                                                    në pozitën 1- type keywords -
                                                    shkruaje fjalën çelës, në
                                                    pozitën 2. Or choose keywords
                                                    - ose zgjedhe fjalën çelës -
                                                    paraqiten fjalët që fillojnë më
                                                    atë shkronjë, dhe për çdo
                                                    shkronjë të re njësoj, deri sa të
                    Fig. 17.e.                      ngushtohet rrethi i pyetjeve.

Pastaj në pozitën 3. Choose a topic-zgjedhe temën, zgjedhet tema prej listës, dhe në
anën e djathtë hapet faqja me përmbajtjen për temën e zgjedhur.


Menya Format

Menya format paraqitet nëse kemi hapur dritaren e ndonjë tabele, forme, etj. Pra,
ajo ka të bëjë me formatizimin e vlerave dhe të elementeve të dritares së hapur. Në
rast se kemi hapur një tabelë, atëherë menya format, duket si vijon:




                                                                                   17
Shtojcat                                             Avni Rexhepi - Microsoft Access

                            - Font… - Fonti, lloji i shkronjave, pra mundëson
                              ndërrimet e zakonshme të tekstit, ngjyrës, etj.
                            - Datasheet… - Faqja e të dhënave
                            - Row height… - Lartësia e rreshtave
                            - Column width… - Gjerësia e kolonave
                            - Rename column - Riemërto kolonën
                            - Hide Columns - Fshehi kolonat
                            - Unhide Columns…- Kthe kolonat e fshehura
                            - Freeze Columns - Ngriji kolonat, shërben për të
                              mbajtur në ekran kolonat e caktuara me rastin e
                              rrotullimit për shikim të kolonave të skajshme.
                            - Unfreeze All Columns - Shkriji të gjitha kolonat
                            - Subdatasheet - Nënfaqja e të dhënave

Fig. 18a - Menya Format


Menya Records

Nëse është hapur ndonjë tabelë, formë etj, në menynë kryesore të programit
paraqitet edhe menya Records - Rekordet.

                          - Filter - Filtro, shërben për filtrimin e të dhënave, në
                          tabelë, pyetës (kueri) ose formë.
                          - Sort - Sorto, shërben për rradhitjen e të dhënave sipas
                          alfabetit (vlerat tekstuale), ose madhësisë (vlerat
                          numerike).
                          - Apply Filter/Sort - Apliko filtrin/sortin.
                          - Remove Filter/Sort - Largo filtrin/sortin.
                          - Save Record - Ruaje rekordin
                          - Refresh - Rifresko të dhënat.
     Fig. 18b. Menya      - Data entry - Futja e të dhënave
         Records

Pra, siç shihet, këto komanda kanë të bëjnë më rekordet në tabelë, formë ose pyetës
(kueri), dhe gjatë aplikimit do të shpjegohen më detajisht.




18
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                   Shtojcat


Menytë e kontekstit

Kemi edhe mundësinë e përdorimit të menysë speciale, që njihet si menya e
shpejtë, ose menya e kontekstit, e cila shfaqet kur shtypet pulla e djathtë e mausit.

                                                     Komandat që paraqiten në meny
                                                     varen prej vendit ku ndodhet
                                                     treguesi i mausit në momentin e
                                                     shtypjes. Kjo meny mund të
                                                     hapet edhe përmes kombinimit:
                                                     SHIFT+F10. Për të mbyllur këtë
                                                     meny, mjafton të shtypet kudo
                                                     jashtë saj, ose përmes ESC, ALT,
                                                     ose ENTER.



          Fig. 18c. Menya e kontekstit


Objektet e bazës së të dhënave

Accessi është sistem i orientuar në objekte për udhëheqjen e bazës së të dhënave
(DBMS-Database Management System), që do të thotë se tërë baza e të dhënave
është e përbërë prej objekteve të cilat kanë karakteristika të caktuara, ose atribute të
njohura si tipare-karakteristika (properties), përmes së cilave përcaktohet struktura
e tyre, pamja dhe sjellja. Për shembull, vetitë e tabelës përfshijnë, përshkrimin e
tabelës, subjektit të tabelës dhe renditjen e rekordeve në tabelë (alfabetike,
kronologjike ose në bazë të një ose më shumë fushave).
Njëherit, secili prej objekteve kryesore të Accessit është kontejner (bartës) i
objekteve të tjera, të cilat gjithashtu kanë tiparet e tyre. Për shembull tiparet si:
emri, madhësia, fonti, tipi i të dhënave etj. Format dhe raportet përmbajnë objekte
si fushat e të dhënave, titujt, kontrollat, numrat e faqeve, grafikonet etj. Për secilën
prej tyre ekziston lista e tipareve të cilat mund t'i përshtatni për të siguruar efektin e
dëshiruar.
Në dritaren e programit, kur e hapni fajllin e bazës së të dhënave, shihet dritarja e
bazës dhe objektet (elementet) përbërëse të saj si në fig. 19.




                                                                                       19
Shtojcat                                              Avni Rexhepi - Microsoft Access




                        Fig. 19. Dritarja e bazës së të dhënave

Dritarja kryesore e bazës përmban objektet vijuese: Tables-Tabelat, Queries-
Pyetësit, Forms-Format, Reports-Raportet, Pages-Faqet, Macros-Makrot dhe
Modules-Modulet. Brenda ditares, varësisht prej objektit të zgjedhur shihen
elementet përkatëse, p.sh, në fig. 19 shihet se në faqen tables, kemi:

     -     Create Table in DesignView - Krijo tabele në modin e dizajnit
     -     Create Table by Using Wizard - Krijo tabele duke përdorur magjistarin
     -     Crete Table by Entering Data - Krijo tabele duke futur të dhënat

Këto janë opcionet që i ofron programi për krijimin e tabelave dhe në vijim kemi
listën e tabelave që veq ekzistojnë në bazën e hapur të të dhënave. Per secilin prej
objekteve, ekzistojnë Create… in design view dhe Create…by using wizard.
Gjithashtu, në dritare në shiritin e veglave të dritares, shihet se i kemi tri taste:
Open-Hape, Design-Dizajni dhe New-I ri/E re, të cilat mundësojnë që p.sh., tabela
ose elementi tjetër i zgjedhur, të hapet: për përdorim me Open, ose për ndryshimin
e dizajnit të saj - Design. Kurse krijimi i tabeles së re, gjegjesisht elementit
përkatës, bëhet me tastin New.
Grupi Favorites-Favoritet, përmban "folderin" special me fajllat gjegjësisht
objektet e preferuara, që favorizohen prej shfrytëzuesit.




20
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                Shtojcat


Modet
Gjatë punës në Access kemi modin e punës (modin e ekzekutimit), në të cilin
përdoren tabelat, format dhe elementet e tjera të krijuara dhe modin e dizajnimit,
në të cilin bëhet dizajnimi i tabelave, formave dhe elementeve tjera. Deri sa
punohet në modin e dizajnimit, shfrytëzuesi nuk manipulon drejpërdrejt me të
dhënat, por e dizajnon pamjen dhe formën e objekteve të bazës, të cilat pastaj
përdoren në modin e punës. Gjatë modit të dizajnimit, nuk shihen vlerat e të
dhënave, por vetëm objektet dhe elementet që dizajnohen, e të cilat në modin e
punës mund të përmbajnë të dhëna.

Tabela
Tabela paraqet elementin themelor të bazës së të dhënave edhe në Access. Në
tabelë ruhen të dhënat dhe tabela shërben si bazë prej të cilës objektet tjera i marrin
dhe mandej i përdorin në forma të ndryshme të dhënat e tabelës. Tabela ka rreshtat-
rekordet dhe kolonat-fushat (fig. 20).




                                   Fig. 20 - Tabela
Titujt e kolonave-fushave paraqesin emrin e fushës përkatëse dhe krejt rreshti-
rekordi është një tërësi, pra, një rekord me fushat prekatëse. Në fund të dritares së
tabelës janë pullat për lëvizje (navigim) nëpër rekorde (navigation buttons), ku
tregohet se në cilin rekord është i pozicionuar momentalisht kursori pra, rekordi
aktual, pastaj pullat për kalim tek rekordi gjegjës (shih fig. 21).



    Tregohet rekordi aktual (1), prej numrit te pergjithshëm të rekordeve (of 5).
    - rekordi e parë                            - rekordi i ardhëshëm
    - rekordi paraprak                          - rekordi i fundit
            - rekordi momental                  - rekord i ri në fund të tabelës
      - prej 5 (numri i rekordeve)
                            Fig. 21 - Lëvizja nëpër tabelë

                                                                                    21
Shtojcat                                              Avni Rexhepi - Microsoft Access

Me përdorimin e këtyre pullave, kursori vazhdimisht është i pozicionuar në
kolonën e parë të tabelës. Lëvizja nëpër tabele mund të bëhet edhe përmes tastierës,
dhe atë përmes 4 shigjetave: majtas, djathtas, poshtë, lart, si dhe përmes pullave:

Home - Kalo në fushën e parë të rekordit,
End - Kalo në fushën e fundit të rekordit
Page Up - Kalo në rekordin e parë, në fushën ku aktualisht ndodhet kursori
Page Down - Kalo në rekordin e fundit, në fushën ku aktualisht ndodhet kursori

Përmes mausit mund të kalojmë direkt në cilëndo pozitë të tabelës, duke u
pozicionuar me kursor në qelulën përkatëse dhe duke shtypur pullën e majtë të
mausit.

Nëse tabela përmban numër të madh të fushave, atëherë në pjesën e poshtme të
dritares paraqitet edhe shiriti rrëshqitës horizontal
i cili mundëson lëvizjen në pjesën e majtë, gjegjësisht të djathtë të tabelës. Shtypja
e njëpasnjëshme e pullave        dhe , bën zhvendosjen pjesë pjesë, kurse shtypja
dhe zvarritja treguesit proporcional të pozitës në shiritin rreshqitës bën zhvendosjen
e shpejtë në pjesën përkatëse proporcionalisht me zhvendosjen.

Query - Pyetësi (Kueri)

Pyetësi është një pyetje që parashtrohet në bazën e të dhënave. Pyetësi shërben për
nxjerren e vlerave të caktuara prej tabelës ose prej disa tabelave. Tabela mund të
ketë shumë rekorde dhe shumë fusha për secilin rekord, kurse shfrytëzuesit gjatë
punës mund t'i nevojiten vetëm disa rekorde ose vetëm disa fusha të rekordit. Për
nxjerrjen e pjesërishme të të dhënave prej tabeles përdoret pyetësi, i cili gjatë
konstruktimit i mundëson shfrytëzuesit të zgjedhë vetëm fushat ose rekordet e
caktuara te tabelës, në bazë të një kushti të caktuar ose disa kushteve njëkohësisht.




                              Fig. 22 - Query - Pyetësi



22
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                Shtojcat

Në fig. 22 kemi paraqitur pyetësin, i cili prej tabeles addresses ka nxjerrë vetëm
fushat që shihen. Zgjedhja e fushave dhe kritereve, bëhet në modin e dizajnimit.
Edhe në dritaret e pyetësve, kemi pullat për lëvizje nëpër tabelën e pyetësit, si në
fig. 21.

Forma

Për punë më të lehtë me rekordet e veçanta dhe për të parë njëkohësisht të gjitha
fushat e rekordit të veqantë përdoret Forma (Formulari). Brenda formës, renditja e
fushave mund të bëhet sipas dëshirës. Mund të përdoren të dhënat prej një ose më
shumë tabelave. Posaqërisht janë të përshtatshme për krijimin e formave të njëjta
me formularët që shtypen në letër, p.sh., brenda kompanisë. Forma krijohet përmes
modit të dizajnimit ose duke përdorur magjistarin për forma.




                                  Fig. 23. - Forma

Edhe dritarja e formës, përmban pullat për lëvizje nëpër rekorde, si në fig. 21.

Raporti

Për paraqitjen dhe shtypjen e të dhënave në letër, përdoren raportet. Pra raporti
është elemet tjetër i bazës së të dhënave, me anë të të cilit, nxirren në letër të
dhënat e nevojshme, prej tabelës, pyetësit ose formës. Pamja e raportit rregullohet
në modin e dizajnimit, me ç'rast ka mundësi të zgjedhet mënyra sa më e
përshtatshme e rradhitjes së të dhënave, sortimi, etj. Në raport mund të paraqiten
edhe grafikonet e ndryshme. Gjithashtu mund të përdoret edhe raporti i posaqëm i
përshtatshëm për shtypjen e etiketave të zarfeve (kovertave), letrave qarkore etj. Në

                                                                                       23
Shtojcat                                                 Avni Rexhepi - Microsoft Access

fund të dritares së raportit, gjithashtu kemi pullat për lëvizje (si në fig. 21), por në
këtë rast për lëvizje nëpër faqet e raportit. Në fig. 24. është paraqitur raporti per
tabelën addresses.




                                   Fig. 24. - Raporti

Faqet

Faqet, ose faqet për qasje në të dhëna, janë objekt i ri në versionin Microsoft
Access 2000. Këto janë web faqe speciale të Accessit të dizajnuara për shikimin
dhe manipulimin e të dhënave përmes Internetit. Faqja për qasje në të dhëna mund
të përmbajë edhe të dhëna prej burimeve tjera, si Microsoft Excel.

Makrot

Makroja paraqet një varg veprimesh të njëpasnjëshme, të ruajtura në një tërësi si
një komandë e vetme. Përdoren për të lehtësuar dhe shpejtuar punën më të dhënat.
Sa herë që aktivizohet makroja, që nga ana e shrytëzuesit duket si një komandë e
vetme, kryhet vargu i të gjitha operacioneve të ruajtura në makro.




24
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                              Shtojcat


Modulet

Modulet paraqesin kode të programuara përmes gjuhes programuese Visual Basic
for Applications (që është pjesë e paketit Microsoft Office). Pra për realizimin e
kodit, përdoren komandat e gjuhës programore Visual Basic, por të përshtatura për
aplikacionet e Office-it, si Wordi, Exceli, Accessi, etj. Njohja e gjuhës programues
Visual Basic është e mirëseardhur për përdorimin e moduleve në Access.




                                                                                  25
Shtojcat   Avni Rexhepi - Microsoft Access




26
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                Shtojcat




  BAZAT RELACIONALE TË TË DHËNAVE


Baza e të dhënave është është koleksion i informatave të ndërlidhura me qëllim të
veçantë, si p.sh., evidenca e detyrave të caktuara, udhëheqja me punën e
bibliotekës, etj. Nëse bëhet grumbullimi i informatave për klimën në një regjion
dhe suksesin e nxënësve në një shkollë, atëherë kjo s'paraqet bazë të të dhënave,
sepse informacionet e mbledhura s'janë të ndërlidhura që të përdoren bashkarisht.
Por informatat për porositë e kompanisë, konsumatorët e saj, furnizuesit e saj dhe
të punësuarit e kompanisë, paraqesin një bazë të të dhënave.
Kur të gjitha të dhënat janë të në një tabelë të vetme, atëherë kemi rastin e bazës së
rrafshët (Flat database). Kur të dhënat ruhen në disa tabela të ndara, por të lidhura
mes veti përmes relacioneve të ndryshme, atëherë kemi të bëjmë me "Bazat
relacionale të të dhënave".
Kur përdoret sistemi i kompjuterizuar për udhëheqjen e bazës së të dhënave, siç
është Access-i, baza e të dhënave është bazë relacionale. Principi në të cilin
bazohen bazat relacionale të të dhënave është se informatat janë të ndara në tërësi
logjike të ndërlidhura në relacione të ndryshme mes veti, të cilat ruhen në tabela të
veçanta në kuadër të fajllit. Tabelat janë objekti themelor në thelbin e bazës së të
dhënave. Ato paraqesin bazën aktive të sistemit për ruajtjen dhe marrjen e
informatave.
Kur informatat ndahen në tabela, mund t'i paraqitni, ndryshoni, shtoni ose largoni,
përmes përdorimit të formularëve, të bëni kërkimin dhe të fitoni ose jo, disa ose të
gjitha informatat dhe t'i shtypni ato në raport.
Në Access termi "bazë e të dhënave" përdoret për definimin e bashkësisë së
objekteve në të cilat ruhen, manipulohen dhe prej të cilave nxirren të dhënat. Këto
komponente përfshijnë tabelat, pyetësit, format, raportet, faqet, makrot dhe
modulet.




                                                                                    27
Shtojcat                                                Avni Rexhepi - Microsoft Access


Relacionet

Ekzistojnë shumë përparsi në shpërndarjen e të dhënave në tabela (baza
relacionale) ndaj ruajtjes së të gjitha të dhënave në një tabelë të përbashkët (e cila
quhet "flat file, flat table" - fajll i rrafshët, tabelë e rrafshët). Një ndër përparsitë
kryesore është redudanca (teprica) e të dhënave, e cila jo vetëm që zvogëlon
nevojnë për hapësirë në disk, por edhe i shpejton proceset e ndryshme.
Përmirësimet e rëndësishme me rastin e implementimit të bazave relacionale janë:
    - Fleksibiliteti - nëse të dhënat ndryshohen, duhet të azhurohet vlera vetëm
        në një vend. Të gjitha format, pyetësit dhe raportet e marrin vlerën prej aty.
    - Thjeshtësia - secila tabelë në strukturën relacionale paraqet një objekt me
        të dhëna që i përgjigjen vetëm një aspekti të caktuar të bazës, si p.sh, të
        punësuarit, prodhimet, urdhëresat, etj.
    - Fuqia - ruajtja e të dhënave në tabela të ndërlidhura mundëson grupimin,
        kërkimin dhe nxjerrjen e informatave në numër të pakufizuar mënyrash.
    - Lehtësia e përdorimit - në tabela të vogla, të thjeshta, është lehtë të gjinden
        informacionet.

P.sh., nëse në një kompani për kryerjen e punëve të ndryshme mbahet evidenca për
porositë e klientëve, të dhënat mund të ruhen në një tabelë të vetme, duke krijuar
kështu një fajll të rrafshët. Për çdo porosi do të ekzistonte një rekord. Mirëpo
ruajtja e të dhënave për klientin bashk me informatat për porosinë do të
nënkuptonte përsëritjen e disa të dhënave. Gjithashtu, nëse ndonjë prej klientëve, e
ndërron numrin e telefonit, do të duhet të ndërrohet ajo e dhënë në të gjitha pozitat
ku kemi rekordet për atë klient. Informatat për të punësuarit po ashtu do të
përsëriteshin për secilen urdhëresë të punës.
Shumë më efikase do të ishte të kemi tabela të veqanta për informatat për klinetët,
për të punësuarit dhe për urdhëresat e punës. Fusha me informatat për identifikimin
e klientit mund të shtohet në tabelën ku ruhen informatat për klinentet dhe në
tabelën urdhëresat e punës, për të krijuar lidhjen mes tabelave, e cila quhet relacion
ose varshmëri (relationship). Ngjashëm, identifikatori i të punësuarve mund të
lidhë urdhëresat e punës me të punësuarit.
Në fig. 2.1 është paraqitur baza relacionale e të dhënave me relacionet mes
tabelave. Informatat janë ndarë në tri tabela me fusha speciale, përmes të cilave
vendosen relacionet.
Vija e relacionit është paraqitur mes fushave që i lidhin tabelat. Kjo mundëson që
të gjinden të gjitha urdhëresat e punës për konsumatorin (klientin) dhe informatat
për të për një urdhëresë të caktuar pune.
Gjatë krijimit të bazës së të dhënave është me rëndësi të vendoset si të shpërndahen
të dhënat. P.sh, nëse të dhënat për klientin ruhen bashkë me të dhënat për
urdhëresat e punës, atëherë do të kemi përsëritje të të dhënave për klientin në
secilin rekord në një urdhëresë pune, nëse klineti porositë më shumë punë të

28
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                Shtojcat

ndryshme. Gjithashtu, është me rëndësi koha, në rastet kur ka informata që
përdoren rrallë herë, si p.sh arkivi i urdhëresave të kryera të punës, të cilat më mirë
është të ruhen veçantë, e të përdoren vetëm kur nevojiten.




                   Fig. 2.1 - Dritarja e relacioneve - relationships

Vërejte: Edhe pse në figurë shihet vetem nje tabelë "Punëtorët", në fakt ekzisotjnë
3 të tilla (për secilin relacion të ri krijohet: Punëtorët_1, Punëtorët_2…), por janë
vendosur një mbi një, për lehtësim.

Normalizimi

Normalizimi njihet si proces i ristrukturimit të fajllave të të dhënave. Qëllimi
përfundimtar i normalizimit është zvogëlimi i të dhënave në bazën e të dhënave në
strukturën më të thjeshtë të mundshme dhe minimizimi i redudancës së të dhënave,
gjegjësisht organizimi i fushave të të dhënave, me qëllim të gjetjes së mënyrës me
efikase dhe më fleksibile të ruajtjes së të dhënave.
Normalizimi ka një bazë të komlikuar matematikore, e cila përmbanë gjendjet
specifike të quajtura forma normale. Secila prej formave normale paraqet një
"pengesë" të cilën duhet ta tejkaloj baza e të dhënave për të kaluar në shkallën e
ardhshme. Sa më e lartë të jetë forma e normalizimit, aq më restriktiv është testimi.
Arritja e formës së tretë të normalizimit konsiderohet e mjaftueshme për bazat
relasionale të të dhënave.



                                                                                     29
Shtojcat                                               Avni Rexhepi - Microsoft Access

Forma e parë e normalizimit eleminon të dhënat e dyfishta. Për shembull, tabela
Urdhëresat e punës, përmbanë informatat për tre të punësuar, të cilët përbëjnë një
ekip në ndonjë detyrë. Nëse i punësuari ka më shumë detyra, informatat për të do të
përsëriteshin në rekordet tjera.

Forma e dytë kërkon që të gjitha të dhënat në tabelë të jenë të varura ose ti
referohen direkt subjektit të tabelës, i cili zakonisht quhet çelësi primar. Për
shembull, emrat e mbiemrat e klientëve nuk janë të "ndërlidhur" direkt me fushën e
çelësit primar të Numrit të urdhëresës së punës, në tabelën Urdhëresat e punës,
kështu që ata duhet të eleminohen dhe të zëvendësohen me fushën e cila lidhë
rekordet e tabeles së urdhëresave me tabelën Konsumatorët.

Forma e tretë normale eliminon fushat që mund të përfitohen prej fushave tjera.
Për shembull, nëse në tabelën e urdhëresave të punës, ekziston fusha: Vlera totale
(e cila është shumë e fushave: Vlera e punës, dhe Vlera e materialit të shpenzuar),
atëherë, ajo duhet të largohet, për të plotësuar formën e tretë të normalizimit.

Pra, të gjitha këto duhet pasur parasyshë me rastin e projektimit të bazës së të
dhënave dhe tabelave përkatëse.

Llojet e relacioneve

Tabelat mund të jenë të ndërlidhura përmes relacioneve mes tyre në tri mënyra:
një-me-një, një-me-shumë, dhë shumë-me-shumë. Tipi që definohet varet prej
numrit të rekordeve që përmbajnë vlera të njëjta në secilën tabelë.
Për tu ndërlidhur tabelat, secila duhet të ketë çelës primar, fushë e cila ka vlerë
unike për secilin rekord. Çelësi primar mund të përmbajë dy, tri ose më shumë
fusha, kombinimi i të cilave jep vlerë unike për secilin rekord.
Më së shpeshti përdoret relacioni një-me-shumë kur një rekord i tabelës mund të
ketë më shumë rekorde gjegjëse në tabelën tjetër. Tabela e parë quhet "prind" kurse
e dyta "fëmijë". Për shembull, në tabelën Konsumatorët, ekziston një rekord për
secilin klient (konsumatorë). Në tabelën Urdhërat e punës, mund të kemi shumë
urdhëresa pune për secilin konsumator. Të dy tabelat do të kenë një fushë e cila
përfaqëson konsumatorin e caktuar. Në tabelën prind-Kosnumatorët, duhet të
ekzistoj çelësi primar (Primary key) i cili përmbanë vlerë unike (IDKonsumatori).
Në tabelën e dytë fusha quhet çelës i huaj ose i çelës i jashtëm(Foreign key) dhe
nuk është e thënë të ketë vlerë unike.
Në fig. 2.1 shihet se të dy relacionet janë një-me-shumë, si sygjerojnë simbolet në
skaje të vijave të relacionit. Në anën e tabelës "një" paraqitet 1, kurse në anën e
tabelës "shumë" paraqitet shenja infinit (). Fushat e çelësave primar janë të
shkruara me shkronja të theksuara (Bold) në listën e fushave të tabelës. Çelësat e


30
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                  Shtojcat

huaj janë të shënuar me vijën e varshmërisë kah emri i fushës në listën e fushave të
tabelës së dytë.
Relacioni një-me-një është lloj i matricës në të cilën secilit rekord të njërës tabelë, i
përgjigjet rekordi gjegjës i tabelës tjetër. Asnjëra tabelë nuk është "prind". Fushat
kryesore në të dy tabelat janë çelësa primar.
Relacioni shumë-me-shumë, në realitet si i tillë nuk lejohet në bazat relacionale.
Shumë rekorde të tablesë së parë kanë vlera të fushave kryesore si edhe shumë
rekorde të tabelës tjetër. Për të krijuar relacion të tillë, në Access, duhet krijuar një
tabelë të tretë, e cila quhet tabela e lidhjes (junction table-tabele e bashkimit, e
lidhjes) ndërmjet këtyre dy tabelave, për të mundësuar ndarjen e relacionit shumë-
me-shumë në dy relacione një-me-shumë.

Integriteti referencial

Integriteti referencial është sistem opcional i rregullave, i cili siguron relacion të
drejtë dhe mosndryshim të gjendjes së bazës së të dhënave, me rastin e futjes,
azhurimit-ndryshimit dhe fshirjes-largimit të të dhënave.
Rregulla themelore e integritetit referencial është se, për çdo rekord të tabelës së
dytë (ana "shumë") duhet të ekzistoj vetëm një rekord gjegjës në tabelën "prind"
(ana "një"). Për shembull, në relacionin mes tabelës Konsumatorët (prindi) dhe
Urdhëresat e punës (fëmiu) secili urdhër i punës duhet të ketë referencë kah
konsumatori. Nuk mund të keni urdhëresë pune, e të mos keni konsumator.
Rregullat e integritetit referencial, gjithashtu pengojnë fshirjen e rekordeve të
konsumatorit, nëse ekziston njonjë urdhëresë pune e papërfunduar për atë
konsumator.

Pra një rezime e rregullave të integritetit referencial do të ishte:
    - nuk mund të krijoni rekord në tabelën e dytë (fëmijë), nëse nuk ekziston
         rekordi në tabelën "prind"
    - nuk mund të fshini rekordin e tabelës "prind", nëse ekziston rekord i cili
         eshtë i ndërlidhur në të në tabelën e dytë
    - nuk mund të ndryshohet rekordi në tabelën e dytë ashtu që për çelësin e
         huaj të mos ketë vlerë përkatëse në tabelën "prind"
    - nuk mund të ndryshohet vlera e çelësit primar në tabelën "prind" deri sa të
         ekziston rekord i lidhur me të në tabelën e dytë

Këto rregulla ndihmojnë në ruatjen e bazës komplete dhe precize të të dhënave.
Para se të përdoret integriteti referencial, duhet të vërtetoni se a janë plotësuar
kushtet vijuese:

    -   fusha e tabelës "prind" duhet të jetë çelës primar, ose së paku të ketë vlerë
        unike

                                                                                         31
Shtojcat                                                  Avni Rexhepi - Microsoft Access

     -     fushat e ndërlidhura duhet të kenë vlera të tipit të njëjtë
     -     të dy tabelat duhet të jenë në kuadër të të njejtës bazë të Access-it.

Rregullat e njëjta vlejnë edhe për relacionin një-me-një. Aplikimi i rregullave të
integritetit referencial në relacionet e tilla siguron që secili rekord i njërës tablelë të
ketë vetëm nje rekord gjegjës në tabelën tjetër.

Si shembull i kompletuar për udhëzime dhe për ushtrime, në Access është i dhënë
edhe shembulli i bazës Northwind.mdb, (gjindet në folderin ku është instaluar
programi: Microsoft Office/Office/Samples).


Krijimi i bazës së të dhënave
Dizajnimi i bazës së të dhënave

Procesi i dizajnimit fillon me analizën e detyrave të bazës së të dhënave. Së pari,
duhet gjetur mënyrën se si do ta përdorin atë shfrytëzuesit. Për të pasur informata
të duhura, duhet biseduar me secilin prej shfrytëzuesve ashtu që të keni dijeni mbi
atë se çka presin ata. Duhet pasur parasysh se procesi i dizajnimit është përsëritës,
në faktin se shfrytëzuesit i përshtaten sistemit të ri me kohën dhe do të kërkojnë
opcione të reja që mund të ju hyjnë në punë, si p.sh., një formularë i ri, një pyetës
specifik ose edhe një vlerë e re që krijohet me llogaritje të ndryshme.
Nga ana tjetër, në një moment të caktuar duhet ndërprerë procesin e dizajnimit dhe
duhet filluar me realizimin ose përgatitjen e verzionit të ri. Shfrytëzuesve duhet
treguar mundësitë e formave dhe raporteve të Accessit, duke u treguar disa forma
dhe raporte të shtypura.
Procesi i dizajnimit të bazës së të dhënave mund të paraqitet në disa hapa:

     1. Të shihet çka presin shfrytëzuesit dhe cilat të dhëna janë të nevojshme për
        të siguruar rezultatin.
     2. Planifikimi i shpërndarjes së të dhënave
     3. Analizimi i fushave të secilës tabelë
     4. Përcaktimi i fushës unike e cila siguron që dy rekorde mos të jenë të njejta
        në një tabelë (çelësi primar).
     5. Si janë të ndërlidhura tabelat mes veti - relacionet.
     6. Verifikimi i dizajnit dhe kalimi nëpër procedurë së bashku me
        shfrytëzuesit.
     7. Krijimi i tabelave dhe futja e të dhënave.
     8. Analizimi dhe optimizimi i bazës.



32
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                  Shtojcat

Në tekst, në vijim do të përdorim dy shembuj: "Baza e studentëve" (ose
"Fakulteti") dhe "Baza e shitjes së kartelave telefonike"..
Në bazën e studentëve kemi tabelat: Studentët-të dhënat për studentët, Lëndët-
lëndët, gjegjësisht provimet të cilat duhet t'i kalojnë studentët dhe tabelën
Fletëparaqitjet-të dhënat për provimet të cilave u nënshtrohen studentët, që në
fakt do të shërbejë si tabelë lidhëse mes tabelave Studentët dhe Lëndët, sepse këto
dyja do të kenë relacionin shumë-me-shumë. Përmes tabelës Fletëparaqitjet, tabelat
Studentët dhe Lëndët kalojnë në dy relacione një-me-shumë me tabelën
Fletëparaqitjet. Pra shumë studentë duhet të kalojnë shumë provime. Atëherë
përmes tabelës Fletëparaqitjet, një student do të hyjë në shumë provime (një-me-
shumë), dhe në një Provim-Lëndë do të hyjnë shumë studentë (një-me-shumë).
Baza e shitjes së kartelave telefonike, përmbanë të dhënat për një pikë shitjeje të
kartelave telefonike, në të cilën punojnë katër shitës. Përmbanë tabelën me të
dhënat për shitësit (Tabela e shitësve) dhe tabelën e shitjeve (Shitja), me ç'rast për
secilën shitje regjistrohet lloji i kartelës së shitur, çmimi i saj dhe shitësi i cili ka
bërë shitjen. Këta dy shembuj do të përdoren për shpjegime nëpër pjesë të caktuara
të tekstit. Në shtojcën në fund të librit, janë dhënë detajet lidhur me këta dy
shembuj dhe tabelat e tyre.




                                                                                      33
Shtojcat   Avni Rexhepi - Microsoft Access




34
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                            Shtojcat




                                  TABELAT
Tabelat janë bërthama e bazave relacionale të të dhënave. Zhvillimi i bazës së të
dhënave fillon me krijimin e tabelave në të cilat ruhen të dhënat. Krijimi i
kujdesshëm i strukturës së tabelave mund të kontribuojë dukshëm në ekzekutimin
efikas të programit dhe në të kundërtën, dështimin e tij. Në Access ekzistojnë
shumë vegla për krijimin dhe adaptimin e tabelave, të cilat mund të ndihmojnë
mbushjen më të lehtë të tabelës me të dhëna dhe nxjerrjen më të lehtë të tyre. Në
këtë kapitull përpunohet dizajnimi dhe struktura e tabelave.




                                                                                35
Shtojcat                                              Avni Rexhepi - Microsoft Access


Krijimi i tabelës përmes Table Wizard

Magjistarët ndihmës janë ndihmesë në çdo punë në Access. Edhe tabela mund të
krijohet shpejtë dhe lehtë duke përdorur ndihmën e magjistarit për tabela (Table
Wizard).

                                                    Në dritaren e bazës (fig. 3.1),
                                                    me objektin (faqen) e zgjedhur
                                                    Tables, mund të zgjedhni direkt
                                                    Create table by using wizard
                                                    (klikohet dy herë ose zgjedhet
                                                    dhe pastaj shtypet tasti Open në
                                                    shiritin e veglave), ose të
                                                    shtypni tastin New, në shiritin e
                                                    veglave.


              Fig. 3.1 - Dritarja e bazes

                                                    - Open - Hapja e tabelës së
                                                    zgjedhur
Fig. 3.2 - Shiriti i veglave në dritaren Database   - Design - Dizajnimi i tabelës
                                                    - New - E re - Tabelë e re

Në rast se shtypet New, në ekran do të paraqitet dritarja e dialogut New Table, (fig.
3.3) në të cilën mund të zgjedhni Table wizard dhe pastaj të shtypni tastin OK.

                                                -Datasheet view - pamja tabelare
                                                -Design view - pamja në dizajn
                                                -Table wizard - magjistari për
                                                tabela
                                                -Import table - Importo tabelën
                                                -Link Table – Lidhe tabelën




           Fig. 3.3 - Dialogu New Table

Dritarja e dialogut që paraqitet, Table wizard, (fig. 3.4), ju mundëson të zgjedhni
nga kategoritë e ofruara: Business-Biznes dhe Personal-Personale, prej listës së
tabelave të gatshme si shembuj (Sample tables) dhe për tabelën e zgjedhur në listën

36
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                Shtojcat

e fushave të propozuara (Sample fields) zgjedhni fushat përkatëse. Në anën e
djathtë paraqitet lista Fields in my new table (fushat në tabelën time të re). Zgjedhja
e fushave bëhet përmes tasteve përkatëse.

                                                             - Sample Tables -
                                                             shembuj tabelash - ofron
                                                             mundësinë e zgjedhjes së
                                                             shablloneve të gatshme
                                                             të tabelave për qëllime të
                                                             ndryshme dhe pastaj,
                                                             propozon fushat
                                                             përkatëse në listën
                                                             vijuese.
                                                             - Sample Fields -
                                                             shembuj fushash -
                                                             paraqet listën e fushave
                                                             të përshtatshme për llojin
                 Fig. 3.4 - Table wizard                     e zgjedhur të tabelës në
                                                             fushën paraprake.

- Fields in My new table - fushat në tabelën time të re - paraqet listën e fushave të
shtuara përmes tasteve vijuese:

                                       -   shto fushën e zgjedhur
                                       -   shtoji të gjitha fushat e listës
                                       -   largo fushën e zgjedhur
                                       -   largo të gjitha fushat
 Fig. 3.5 - Tastet për zgjedhje

Fushën e zgjedhur në listën e fushave të tabelës së re që krijohet mund ta
riemërtoni sipas dëshirës, duke shtypur tastin Rename Field…(Riemërto fushën…),
që ndodhet nën listë.
Si shembull, do të krijojmë tabelën: "Tabela e kontakteve", me fushat: IDKontakti
(çelës primar-identifikatori unik për secilin kontakt), Emri, Mbiemri, Vendi dhe
Telefoni Mobil.
Pas zgjedhjes së fushave, vijojmë në hapat e ardhshëm përmes tasteve: Cancel-
anulo, Back-prapa, Next-tjetri dhe Finish-fundi. Nëse hiqet dorë nga krijimi i
tabelës, në çdo moment mund të shtypni Cancel. Deri para shtypjes së Finish mund
të lëvizni para/prapa sipas nevojës.


                                                                                    37
Shtojcat                                                 Avni Rexhepi - Microsoft Access

Pasi të shtypet Next, në hapin e dytë (fig. 3.6a) magjistari ofron zgjedhjen e emrit
për tabelën që krijohet dhe pyet për mënyrën e përcaktimit të fushës që do të jetë
çelës primar: Do you want the wizard to set a primary key for you? (A dëshironi që
magjistari të përcaktojë çelësin primar për ju).

                                                  Nëse zgjedhim: Yes, set a primary
                                                  key for me - Po, përcakto çelësin
                                                  primar për mua, atëhere magjistari
                                                  e shton një fushë të re me numërim
                                                  automatik për dhënie të vlerave
                                                  unike dhe vazhdon me hapin si në
                                                  fig. 3.6c.
                                                  Nëse zgjedhim: No, I'll set the
                                                  primary key - Jo, unë do të
                                                  përcaktoj çelësim primar - atëherë
 Fig. 3.6a - Emri i tabelës dhe përcaktimi i      në hapin e ardhshëm (fig. 3.6b)
               çelësit primar.                    magjistari pyet për fushën që do të
                                                  përcaktohet si çelës primar.

                                                  Prej listës zgjedhim fushën për
                                                  çelës primar (IDKontakti). Pastaj
                                                  prej opcioneve të ofruara, zgjedhim
                                                  tipin e të dhënave që do të përmbajë
                                                  çelësi primar.
                                                   - Consecutive numbers Microsoft
                                                  Access assigns automaticaly to new
                                                  records - Numrat e njëpasnjëshëm
                                                  që Accessi i përcakton
                                                  automatikisht për rekordet e reja
Fig. 3.6b - Zgjedhja e çelësit dhe mënyrës së     - Numbers I enter when I add new
           dhënies së vlerave të tij.             records - numrat që i përcaktoj vet
                                                  kur të shtoj rekordet e reja.

- Numbers and/or letters I enter when I add new records - Numrat dhe/ose
shkronjat që i përcaktoj kur të shtoj rekordet e reja.

Në hapin vijues, magjistari pyet për relacionet e mundshme me tabelat që
ekzistojnë në bazë (nëse ato ekzistojnë) (fig. 3.6.c) dhe llojin e relacionit (fig.
3.6.d)




38
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                  Shtojcat

                                                   Mundësia e zgjedhjes së tabelës me
                                                   të cilën tabela e re që krijohet do të
                                                   jetë e lidhur përmes një relacioni, i
                                                   cili përcaktohet në faqen që hapet,
                                                   ofrohet nëse shtypet tasti
                                                   Relationships…- Relacionet…
                                                   Si shihet, në fillim për tabelat
                                                   ekzistuese thuhet se nuk janë në
                                                   relacion (not related to…)
                                                   Nëse për tabelën në listë shtypim
   Fig. 3.6c - Përcaktimi i relacioneve me         tastin Relationships… për të
              tabelat ekzistuese.                  përcaktuar relacionin me të, kalohet
                                                   në hapin vijues (fig. 3.6d),
                                                   përndryshe kalohet në hapin e
                                                   ardhshëm (fig. 3.6e)
                                                   Zgjedhim mënyrën se si është e
                                                   ndërlidhur tabela e re "Tabela e
                                                   kontakteve" në relacion me tabelën
                                                   e zgjedhur:
                                                   - The tables aren't related - tabelat
                                                   nuk janë në relacion.
                                                   - One record in the "X" will match
                                                   many records in the "Y" table. - Një
                                                   rekord nga tabela e re (X) me
                                                   shumë rekorde në tabelën
                                                   ekzistuese (Y), (një me shumë)
 Fig,. 3.6d - Përcaktimi i llojit të relacionit.   - One record in the "Y" table will
                                                   match many records in the "X"
                                                   table - Një rekord nga tabela
                                                   ekzistuese (Y) me shumë rekorde në
                                                   tabelën e re (X), (shumë me një).

Pas përcaktimit të relacionit, shtypim OK dhe kthehemi në dritaren 3.6c. Pastaj me
Next, kalojmë në hapin e fundit, fig. 3.6e. Në hapin e fundit, si thotë edhe vet
magjistari "That's all the information the wizard needs to create your table" - Këto
janë të gjitha informatat që i nevojiten magjistarit për të krijuar tabelën tuaj të re.
Këtu kemi pyetjen: "After the wizard creates dhe table, what do you want to do? -
Çka dëshiron të bësh pasi magjistari të krijojë tabelën? - Dhe në vijim ofron listën
me tri opcione, të cilat përcaktojnë mënyrën se si do të veprohet:




                                                                                      39
Shtojcat                                               Avni Rexhepi - Microsoft Access

                                                  - Modify the table design - Modifiko
                                                  dizajnin e tabelës - nëse zgjedhet
                                                  ky opcion pasi të shtypet Finish,
                                                  Accessi kalon në dritaren për
                                                  modifikim të dizajnit të tabelës, fig
                                                  (3.7).
                                                  - Enter data directly into the table -
                                                  Inserto të dhënat direkt në tabelë.
                                                  Në këtë rast pas shtypjes së Finish,
                                                  Accessi hap dritaren e tabelës së
 Fig. 3.6e - Zgjedhja e veprimit pas krijimit     krijuar dhe mundëson futjen e të
    të tabelës dhe përfundimi me Finish.          dhënave në të (fig. 3.8)

- Enter data into the table using a form the wizard creates for me - Futi të dhënat
në tabelë duke përdorur formën që magjistari do ta krijojë për mua. Në këtë rast
Accessi do të formojë një formë-formularë të përshtatshëm për futjen e të dhënave,
i cili të dhënat i përcjellë në tabelë (fig. 3.9)

                                                  Në modin e dizajnimit, mund të
                                                  bëjmë ndryshime në dizajnin e
                                                  tabelës, dhe të përcaktojmë tipin e
                                                  vlerave për secilën fushë, numrin e
                                                  karaktereve, etj. Dizajnimi i
                                                  tabelave, do të shpjegohet detajisht,
                                                  në pjesën për dizajnimin e tabelave.



     Fig. 3.7 - Dritarja për dizjnim të tabelës

                                                  Në rastin se zgjedhim opcionin e
                                                  futjes direkte të të dhënave në
                                                  tabela, aktivizohet tabela dhe
                                                  mundësohet direkt mbushja e
                                                  tabelës me të dhëna. Siç shihet,
Fig. 3.8 - Dritarja e tabelës së gatshme për      fusha e parë, e përcaktuar si çelës
                  përdorim.                       primar me vlera automatike, do të
                                                  merr vlerat automatikisht, kurse
                                                  shfrytëzuesi jep vlerat vetëm për
                                                  fushat tjera.



40
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                              Shtojcat

                                                Nëse zgjedhet opcioni për
                                                mbushjen e tabelës përmes formës
                                                që e krijon Accessi, atëhere do të
                                                krijohet forma si në figurë. Edhe
                                                këtu shihet, se fusha IDKontakti, e
                                                përcaktuar si çelës primar, do të
                                                merr vlerat automatike, të cilat i
                                                përcakton Accessi.
Fig. 3.9 – Forma për insertim të të dhënave
      në tabelë, e krijuar prejAccessit.

Nëse ne fig. 3.6e, zgjedhet-vërtetohet fusha (check box-i) "Display Help on
working with the table" (Paraqite ndihmën për punë me tabelë), atëhere programi
ofron ndihmë për punën me cilindo prej opcioneve që është zgjedhur.

Me rastin e dhënies së vlerave për numrin e telefonit, sigurisht do të paraqiten
probleme, për shkak se kërkohet formati specifik i numrave i dizajnuar përmes
maskës specifike, për të cilin do të mësoni detajisht në pjesën për dizajnimin e
tabelave.




                                                                                   41
Shtojcat                                               Avni Rexhepi - Microsoft Access


Krijimi i tabelës në pamjen tabelare - Datasheet View

Tabela e re mund të krijohet edhe përmes Create Table by entering Data në
dritaren e bazës, (fig. 3.10) ose duke shtypur tastin New në shiritin e veglave e
pastaj Datasheet View në dritaren e hapur - New table - Tabela e re (fig. 3.11).

                                                 Nëse zgjedhet Create table by
                                                 entering data dhe pastaj shtypet
                                                 Open në shiritin e veglave, ose
                                                 klikohet dy herë Create Table by
                                                 entering data, krijohet tabela e re,
                                                 ne të cilën futen të dhënat në
                                                 mënyrë direkte. Hapet dritarja e re e
                                                 tabelës, si në fig. 3.12.



           Fig. 3. 10 - Dritarja e bazës

                                                 Nëse në shiritin e veglave në
                                                 dritaren e bazës është shtypur tasti
                                                 New, paraqitet dritarja New Table,
                                                 në të cilën zgjedhim Datasheet
                                                 View dhe OK. Edhe në këtë rast
                                                 hapet dritarja e re e tabelës së
                                                 gatshme për mbushje më të dhëna
                                                 (fig. 3.12).


Fig. 3.11 - Dritarja New Table - Tabela e re.

Në të dy rastet, do të hapet dritarja me tabelën e gatshme për futjen e të dhënave e
cila do të ketë 21 rreshta dhe 10 kolona. Mirëpo tabela e krijuar, si shihet në fig.
3.12 emrat e fushave-kolonave i ka për fillim si: Field1… Field10
(Fusha1…Fusha10). Pra, krijohet struktura e tabelës, kurse në vazhdim duhet të
përcaktojmë emrat e fushave, e pastaj edhe të redizajnohet tabela nëse paraqitet
nevoja.




42
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                              Shtojcat




                  Fig. 3.12 -Tabela e krijuar me Datasheet View.

                           Për të ndryshuar emrin e kolonës, zgjedhim kolonën,
                           duke klikuar në emrin e kolonës dhe pastaj në menynë
                           Format, (fig. 3.13) e cila paraqitet kur hapet ndonjë
                           tabelë, zgjedhim Rename Column. Në atë rast, emri i
                           kolonës, në të cilën kemi pasur kursorin ose ka qenë e
                           zgjedhur, do të selektohet dhe do të përgatitet për t'u
                           ndryshuar. Pastaj, përmës tastierës shtypim emrin e ri
                           për kolonën përkatëse. Për të gjitha kolonat, përsërisim
                           veprimin e njëjtë. I njëjti veprim, mund të kryhet më
                           shpejt edhe si në vijim:



   Fig. 3.13 - Menya
        Format

                           Për të përcaktuar emrat e kolonave, klikojmë dy herë
                           emrin e kolonës (Field1) dhe zgjedhet emri i fushës, i
                           cili përgatitet për t'u ndryshuar (fig. 3.14) përmes
                           tastierës.
   Fig. 3.14 - Emri i
        kolonës




                                                                                    43
Shtojcat                                              Avni Rexhepi - Microsoft Access

                            Mundet edhe të shtypet pulla e djathtë e mausit, në
                            emrin e fushës dhe të hapet menyja e kontekstit (fig.
                            3.15), në të cilën pastaj zgjedhim Rename Column-
                            Riemërto Kolonën e cila njësoj e përgatitë emrin e
                            fushës për t'u ndryshuar, si në fig. 3.14.




 Fig. 3.15 - Riemërtimi

Pasi t'i riemërtojmë kolonat, largojmë kolonat e tepërta . Për të fshirë kolonën në
tabelë, duhet vepruar si vijon:

                                                Zgjedhim kolonën duke klikuar në
                                                titullin e saj, dhe pastaj prej menysë
                                                Edit zgjedhim nënmenynë Delete
                                                Column.Njësoj do të veprojmë me
                                                të gjitha kolonat e mbetura. Në
                                                rastin tonë, do të krijojmë tabelën e
                                                njëjtë, me tabelën "Tabela e
                                                kontakteve", që e krijuam më herët
                                                përmes magjistarit, me fushat:
                                                IDKontakti, Emri, Mbiemri, Vendi
                                                dhe Telefoni Mobil.
 Fig. 3.16 - Fshirja e kolonës - menya Edit.

                                                Fshirjen mund ta bëjmë edhe duke
                                                klikuar në titullin e kolonës me
                                                tastin e djathë të mausit dhe pastaj
                                                në menynë e kontekstit (që njihet
                                                edhe si meny e shpejtë), e cila do të
                                                hapet, zgjedhim Delete Column -
                                                fshije kolonën.
                                                Edhe nëse nuk i fshijmë fare
                                                kolonat dhe rreshtat e tepërt, në
                                                mënyrën e treguar, pasi të ruhet
     Fig. 3.17 - Fshirja e kolonës - menya e    tabela, Accessi automatikisht i
                     shpejtë.                   largon ato.


44
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                               Shtojcat

Tabela tani është e gatshme për pranimin e të dhënave dhe menjëherë mund të
fillojmë me vendosjen e të dhënave në tabelë.
Pasi të përfundohet me emërtimin dhe përcaktimin e numrit të kolonave, dhe
eventualisht vendosjen e të dhënave, të cilën normalisht mund ta bëjmë edhe më
vonë, duhet të ruhet tabela. Ruajtja mund të bëhet përmes menysë: File-Save, ose
duke shtypur tastin Save       në shiritin e veglave. Mundemi edhe të mbyllim
dritaren e tabelës me tastin Close     , me ç'rast në ekran do të paraqitet dialogu me
pyetjen se a dëshirojmë të ruajmë tabelën e krijuar:

                                                 - Yes - Po, dhe kalohet në
                                                 emërtimin e tabelës (Fig. 3.19.)
                                                 - No - Jo, mbyllet tabela dhe nuk
                                                 ruhet fare.
                                                 - Cancel - anulohet veprimi dhe
 Fig. 3.18 - Vërejtja për ruajtjen e tabelës.
                                                 kthehet përsëri dritarja me tabelën e
                                                 hapur.
                                                 Kur zgjedhet Yes, hapet dritarja e
                                                 cila pyet për emrin e tabelës, duke
                                                 propozuar fillimisht emrin Table1.
                                                 Emërtojmë tabelën me emrin
                                                 (Tabela e kontakteve - datasheet)
       Fig. 3.19 - Emërtimi i tabelës.           dhe shtypim OK.

Në vazhdim në ekran do të paraqitet vërejtja:

                                             - There is no primary key defined -
                                             Nuk është definuar çelësi primar.
                                             Vërejtja tregon se edhe pse nuk
                                             është e domosdoshme megjithatë
   Fig. 3.20 - Vërjetja për çelësin primar.
                                             rekomandohet të definohet çelësi
primar, për të mundësuar që më vonë të vendosen relacionet me tabelat tjera.

Pyetja e parashturar është: Do you want to create a primary key now? - A dëshironi
të krijoni tash çelësin primar? Kemi mundësi të zgjedhim:
- Yes - Po, dhe Accessi në tabelën e krijuar shton një fushë të re, me emrin ID.
- No - Jo, dhe tabela nuk do të ketë fushë të definuar si çelës primar, mirëpo atë
mund ta shtojmë më vonë sipas dëshirës.
- Cancel - anulojmë veprimin dhe kthehemi në dritaren e tabelës përsëri.

Për momentin do të zgjedhim No-Jo, dhe më vonë do të shohim se si përcakotohet
çelësi primar, në modin e dizajnimit.


                                                                                    45
Shtojcat                                              Avni Rexhepi - Microsoft Access

                                                 Tani në dritaren e bazës shihet edhe
                                                 tabela e krijuar "Tabela e
                                                 kontakteve-datasheet" të cilën
                                                 mund ta hapim duke e klikuar dy
                                                 here ose e zgjedhim tabelën dhe
                                                 shtypim tastin Open në shiritin e
                                                 veglave. Tabela e hapur duket si në
                                                 fig. 3.22 dhe është e gatshme për
                                                 pranimin e të dhënave.


     Fig. 3.21 - Hapja e tabelës së krijuar.

                                                  Pra, tabela e krijuar tani është e
                                                  gatshme për vendosjen e të
                                                  dhënave, pa kufizime lidhur me
                                                  formatin e të dhënave, sepse
       Fig. 3.22 - Tabela e krijuar me            Accessi në këtë rast ua përcakton
                Datasheet View.                   formatin standard të gjitha fushave,
varësisht prej asaj se çfarë tipi kanë qenë të dhënat që janë shkruar në tabelë, gjatë
formimit të saj. Nuk do të ketë kufizime në rastin e dhënies së numrave të telefonit,
sikur në rastin e krijimit të tabelës përmes magjistarit. Lidhur me këtë më detajisht,
do të mësojmë në pjesën e dizajnimit të tabelave dhe formatit të të dhënave.




46
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                Shtojcat



Mbushja e tabelës

Mbushja e tabelës me të dhëna bëhet përmes tastierës. Nëse disa vlera janë të njëjta
me ato ekzistuese në tabelë, për lehtësim mund të përdoret edhe kopjimi (Copy)
gjegjësisht zhvendosja (Cut) e tekstit të qelulës përmes menysë Edit - Cut/Copy/
/Paste, ose përmes tasteve përkatëse nga shiriti i veglave, me ç'rast teksti i zgjedhur
kopjohet ose zhvendoset në memorje të kompjuterit, e pastaj me Paste thirret prej
memorjes dhe vendoset në poziten ku aktualisht është i pozicionuar kursori.

     - Cut,     - Copy dhe        - Paste.
Nëse në një fushë dëshirohet të vendoset vlera e njëjtë me atë të rekordit paraprak,
atëherë ajo mund të shtypet automatikisht përmes shkurtesës: Ctrl+' ( Ctrl dhe
apostrofi, pra mbahet shtypur Ctrl dhe shtypet apostrofi). Nëse në ndonjë fushë
duhet dhënë datën momenetale, atëherë mund të shtypet Ctrl+; (Ctrl dhe
pikëpresje).


Dizajnimi i tabelës

Tabela e re mund te fillojë të krijohet edhe në modin e dizajnimit, i cili përdoret për
krijimin e tablës së re dhe për ndryshimet në dizajnin e tabelave të krijuara me
parë, në modin e dizajnimit, përmes magjistarit apo në datasheet view.
Zakonisht, kur paraprakisht është dizajnuar baza e të dhënave (pra veq është
përcaktuar projekti ideor) dhe dihet se çfarë tabelash nevojitet të krijohen, atëherë
fillohet me krijimin e tabelave në modin e dizajnit.

                                                 Për të filluar krijimin e tabelës në
                                                 modin e dizajnit, në dritaren e bazës
                                                 zgjedhim Create table in design
                                                 view, (fig. 3.23) ose në shiritin e
                                                 veglave shtypim New, e pastaj prej
                                                 dritares së hapur, zgjedhim Design
                                                 View (fig 3.24).




     Fig. 3.23 - Krijimi i tabelës përmes
                  dizajnimit


                                                                                    47
Shtojcat                                                Avni Rexhepi - Microsoft Access

                                                  Nëse ne shiritin e veglave shtypet
                                                  New, hapet dritarja, si në fig. 3.24,
                                                  në të cilën pastaj zgjedhet opcioni
                                                  Design View, dhe hapet dritarja për
                                                  dizajnimin e tabelës (fig. 3.25),
                                                  duke filluar prej tabelës së zbrazët,
                                                  të cilës duhet t'ia dizajnojmë
                                                  strukturën. Pra, përcaktojmë numrin
                                                  e fushave, emrat e tyre, tipin e tyre,
                                                  etj.
 Fig. 3.24 - Krijimi i tabels së re në Design
                    View.

Preferohet të fillohet krijimi i tabelës së re përmes dizajnimit, sepse kështu
shfrytëzuesi e kontrollon më mirë situatën, duke përcaktuar vet detajet lidhur me
emrin e fushave, tipin e tyre, formatin e tyre, etj.




                         Fig. 3.25 - Dizajnimi i tabelës së re.
Në dritaren e dizajnimit kemi pjesën e epërme me fushat:
Field Name-Emri i fushës           Zgjedhet emri i fushës përkatëse të tabelës
Data Type-Tipi i të dhënave        Përcaktohet tipi i vlerave që do të ruhen në atë
                                   fushë
Description-Përshkrimi             Përshkruhet fusha, ashtu që kur punohet në
                                   tabelë, në shiritin e statusit të dritares paraqitet ky
                                   përshkrim.

48
Avni Rexhepi - Microsoft Access                                                          Shtojcat

Në pjesën e poshtme të dritares, ndodhet pjesa Field Properties-Tiparet e fushës,
(karakteristikat - vetitë e fushës), në të cilën përcaktohen tiparet e fushave.
Kur hapet dritarja e dizajnimit, paraqitet edhe shiriti i veglave për dizajnim (fig.
3.26).
                   Print                                         Delete
        Save      Preview       Cut   Paste     Undo Indexes      Rows      Build   New Object
                       Spell-           Format    Primary  Insert    Proper-    Database
 View       Print       ing      Copy   Painter     Key    Rows        ties      Window     Help


                        Fig. 3.26 - Shiriti i veglave - Design Table.

Emrin e fushës e zgjedhim sipas dëshirës dhe pas emërtimit të fushës, pasi të
shtypet Enter, kursori kalon në fushën Data Type - Tipi i fushës, ku përcaktohet tipi
i të dhënave të fushës. Tipet e mundshme janë:

Text - Teksti është tipi më i shpeshtë i të dhënave dhe mund të përmbajë
kombinimin e deri në 255 karaktereve dhe/ose shifrave. Mund të përdoret edhe për
ruajtjen e të dhënave të kombinuara me shkronja dhe numra, si adresat. Edhe në
rastet kur fusha përmbanë vetëm shifra, për të cilat nuk pritet të hyjnë në ndonjë
shprehje për llogaritje, më mirë është të definohen si tekst. P.sh., numri i telefonit,
kodi postal, etj të cilat zakonisht përmbajnë edhe ndonjë vizë, ose zbrazëtirë e cila
nuk është pjesë e numrit. Gjithashtu, me to nuk do të bëhet asnjë llogaritje, prandaj
më efikase është të deklarohen si Text. Mirëpo nëse planifikohet që fusha të
përdoret si fushë e sortuar, atëherë më mirë është të deklarohet si vlerë numerike,
sepse kur sortohen shifrat e tipit tekst, atëhere Accessi numrat 9, 47, 170 do ti
rradhiste me renditje të kundërt: 170, 47, 9, sepse sortimi bëhet sipas shifrës së
parë! Accessi automatikisht i ndanë 50 karaktere pwr tiparin Filed Size, për tipin
Text, vlerë të cilën mund ta zvogëloni deri në 1 ose ta rritni deri në 255.

Memo - Memo përdoret për ruajtjen e teksteve të gjata, të cilat nuk mund të ruhen
si të tipit Text. Memo mund të ruaj deri në 65,535 karaktere. Zakonisht përdoret
për përshkrime dhe komente për fushat tjera.

Number - Numër, përdoret kur vlerat numerike duhet të sortohen ose të kryhen
llogaritje të ndryshme me to. Nëse shprehin vlerë në para, atëherë më mirë është të
përdoret tipi Currency-Valutë.

Currency - Valutë, përdoret për ruajtjen e vlerave të parave, si p.sh., çmimet. Ka
shumë mundësi të paraqitjes dhe precizitete të ndryshme. Preciziteti është deri në
15 shifra, e mund të paraqiten edhe vlerat negative.

Duhet pasur kujdes me vlerat Number dhe Currency, sepse atyre automatikisht u
ndahet vlera 0-zero. Kjo mund të shkaktojë probleme në rastet e numrimit p.sh,

                                                                                               49
Shtojcat                                               Avni Rexhepi - Microsoft Access

sepse numrohen edhe rekordet me vlerë 0. Për të evituar komplikimet, duhet
larguar vlera në tiparin Default Value - Vlera standarde (e nënkuptuar).

AutoNumber - Numrim automatik (Vetnumrim). Accessi garanton që për secilin
rekord do të përdoret numër unik, i cili pastaj mund të përdoret si çelës primar.
Janë në dispozicion dy tipe: Long Integer - Numër i plotë i gjatë, dhe Replication
ID. Për numra e plotë, mund të zgjedhet renditja me rritje për një ose me vlera të
rastit.

Date/Time - Date/Kohë përdoret për ruajtjen e datave. Mundëson sortime në
intervale kohore dhe llogaritjen e distancave kohore. Ka në dispozicion disa forma
të paraqitjes së datës dhe kohës.

Yes/No - Po/Jo - është i përshtatshëm për fushat me vërtetim (Check Box) për
qëllime të ndryshme dhe mund të ketë opcionet Yes/No, On/Off ose True/False.
Paraqitet si boks për vërtetim, si në tabelë ashtu edhe në formë, raport etj.

OLE Object - Kur dëshironi të importoni ndonjë objekt prej ndonjë programi tjetër
në tabelën tuaj, mund të përdorni tipin OLE Object. Me këtë tip mund të mirren të
dhënat prej objekteve si: Tabelë e Excel-it, Dokument i Wordit, foto, muzikë ose të
dhëna të tjera binare.

Hyperlink - Hiperlinku përdoret për ruajtjen e hiperlink adresës për kalim në
ndonjë lokacion tjetër, ose për lidhje në internet. Hiperlink mund të përbëhet prej
më së shumti 4 pjesëve, të ndara me #.
    - Teksti që paraqitet - nëse dëshironi të paraqitet teksti përkatës, në vend të
        adresës së plotë të hiperlinkut
    - Adresa - URL (Uniform Resource Locator) ose UNC (Uniform Naming
        Convention)
    - Nënadresa - faqe në kuadër të web faqes, ose pozitë në kuadër të fajllit
    - Re (fluskë) - tekst që paraqitet kur të pozicionohet kursori mbi të.
Kërkohet patjetër vetëm adresa, përveq kur adresa tregon në ndonjë objekt në
bazën aktuale të Accessit. Pjesët tjera janë opcionale.

Lookup Wizard (magjistari për kërkim) - Krijon fushë e cila përmbanë një numër
të kufizuar opcionesh të vlerave. Kur të zgjedhet ky tip, magjistari ndihmon që të
krijohet lista dhe t'i bashkangjitet tabelës ose të vendoset lidhja në ndonjë tabelë
ose pyetës tjetër. Kur të futen të dhënat në tabelë, prej listës mund të zgjedhet vlera
përkatëse. Fusha në tabelë i trashëgon karakteristikat e fushës nga lista.




50
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access
Microsoft Access

Weitere ähnliche Inhalte

Was ist angesagt?

Siguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetenis vladi
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseAron Neli
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizikeDaniela Ela
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitRamiz Ilazi
 

Was ist angesagt? (20)

Siguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internetSiguria e fëmijëve në internet
Siguria e fëmijëve në internet
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Microsoft Excel shqip
Microsoft Excel shqipMicrosoft Excel shqip
Microsoft Excel shqip
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshit
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e Shqiperise
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipe
 
Epi i gilgameshit
Epi i gilgameshitEpi i gilgameshit
Epi i gilgameshit
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Projekt ne fizike
Projekt ne fizikeProjekt ne fizike
Projekt ne fizike
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Derivati dhe zbatimet
Derivati dhe zbatimet Derivati dhe zbatimet
Derivati dhe zbatimet
 
Syprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshitSyprina e trekëndëshit
Syprina e trekëndëshit
 

Ähnlich wie Microsoft Access

Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton NuhaTeknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton NuhaDriton Nuha
 
microsoft Access Punim ne Word Driton Nuha
microsoft Access Punim ne Word Driton Nuhamicrosoft Access Punim ne Word Driton Nuha
microsoft Access Punim ne Word Driton NuhaDriton Nuha
 
Microsoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-wordMicrosoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-wordAberi Kajo
 
Bazat e te_dhenave_pdf
Bazat e te_dhenave_pdfBazat e te_dhenave_pdf
Bazat e te_dhenave_pdfcoupletea
 
Microsoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMicrosoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMarjan DODAJ
 
Project tik visjana
Project tik visjanaProject tik visjana
Project tik visjanavisjananurka
 
Sistemi Kompjuterik
Sistemi KompjuterikSistemi Kompjuterik
Sistemi KompjuterikMagribe
 
PHP Day at UNICEF Lab of Kosova
PHP Day at UNICEF Lab of KosovaPHP Day at UNICEF Lab of Kosova
PHP Day at UNICEF Lab of KosovaFlamur Mavraj
 
Softveri aplikativ baze ligj e iii
Softveri aplikativ baze ligj e iiiSoftveri aplikativ baze ligj e iii
Softveri aplikativ baze ligj e iiiValdet Shala
 
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteDeyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteRexhino Kovaci
 
Benefitet, përparësit e Database Mirroring ndaj Clustering
Benefitet, përparësit e Database Mirroring ndaj ClusteringBenefitet, përparësit e Database Mirroring ndaj Clustering
Benefitet, përparësit e Database Mirroring ndaj ClusteringAtdhe Buja
 
powerpoint_2010__prezantihhhhhhhhm_1_.ppt
powerpoint_2010__prezantihhhhhhhhm_1_.pptpowerpoint_2010__prezantihhhhhhhhm_1_.ppt
powerpoint_2010__prezantihhhhhhhhm_1_.pptKlodianKodra1
 

Ähnlich wie Microsoft Access (20)

Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton NuhaTeknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha
 
microsoft Access Punim ne Word Driton Nuha
microsoft Access Punim ne Word Driton Nuhamicrosoft Access Punim ne Word Driton Nuha
microsoft Access Punim ne Word Driton Nuha
 
Microsoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-wordMicrosoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-word
 
Bazat e te_dhenave_pdf
Bazat e te_dhenave_pdfBazat e te_dhenave_pdf
Bazat e te_dhenave_pdf
 
Microsoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e officeMicrosoft office 4 programet e office
Microsoft office 4 programet e office
 
Project tik visjana
Project tik visjanaProject tik visjana
Project tik visjana
 
windows server
windows serverwindows server
windows server
 
Sistemi Kompjuterik
Sistemi KompjuterikSistemi Kompjuterik
Sistemi Kompjuterik
 
Ligjerata 7
Ligjerata 7Ligjerata 7
Ligjerata 7
 
Oracle ASM
Oracle ASMOracle ASM
Oracle ASM
 
Sistemet operative so
Sistemet operative soSistemet operative so
Sistemet operative so
 
PHP Day at UNICEF Lab of Kosova
PHP Day at UNICEF Lab of KosovaPHP Day at UNICEF Lab of Kosova
PHP Day at UNICEF Lab of Kosova
 
Ligjerata 7
Ligjerata 7Ligjerata 7
Ligjerata 7
 
Softveri aplikativ baze ligj e iii
Softveri aplikativ baze ligj e iiiSoftveri aplikativ baze ligj e iii
Softveri aplikativ baze ligj e iii
 
Ligjerata 6
Ligjerata 6Ligjerata 6
Ligjerata 6
 
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteDeyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
 
Projekti
ProjektiProjekti
Projekti
 
Softveri sistemor
Softveri sistemorSoftveri sistemor
Softveri sistemor
 
Benefitet, përparësit e Database Mirroring ndaj Clustering
Benefitet, përparësit e Database Mirroring ndaj ClusteringBenefitet, përparësit e Database Mirroring ndaj Clustering
Benefitet, përparësit e Database Mirroring ndaj Clustering
 
powerpoint_2010__prezantihhhhhhhhm_1_.ppt
powerpoint_2010__prezantihhhhhhhhm_1_.pptpowerpoint_2010__prezantihhhhhhhhm_1_.ppt
powerpoint_2010__prezantihhhhhhhhm_1_.ppt
 

Mehr von Ajla Hasani

Gjuhe Programuese ushtrimet C++
Gjuhe Programuese   ushtrimet   C++Gjuhe Programuese   ushtrimet   C++
Gjuhe Programuese ushtrimet C++Ajla Hasani
 
Sistemet operative
Sistemet operativeSistemet operative
Sistemet operativeAjla Hasani
 
Programimi i orientuar ne objekte
Programimi i orientuar ne objekteProgramimi i orientuar ne objekte
Programimi i orientuar ne objekteAjla Hasani
 

Mehr von Ajla Hasani (6)

Seminar 1
Seminar 1Seminar 1
Seminar 1
 
Fiber optics
Fiber opticsFiber optics
Fiber optics
 
Gjuhe Programuese ushtrimet C++
Gjuhe Programuese   ushtrimet   C++Gjuhe Programuese   ushtrimet   C++
Gjuhe Programuese ushtrimet C++
 
Sistemet operative
Sistemet operativeSistemet operative
Sistemet operative
 
PSpice
PSpicePSpice
PSpice
 
Programimi i orientuar ne objekte
Programimi i orientuar ne objekteProgramimi i orientuar ne objekte
Programimi i orientuar ne objekte
 

Microsoft Access

  • 1. Hyrje Avni Rexhepi - Microsoft Access Avni Rexhepi Prishtinë, 2003 0
  • 2. Avni Rexhepi - Microsoft Access Hyrje PARATHËNIE Ky libër u dedikohet studentëve të Fakultetit Elektroteknik, por mund ta përdorin të gjithë ata që shfaqin interesim për programin Microsoft Access. Ky është botimi i parë dhe vërejtjet e sygjerimet e lexuesve janë të mirëseardhura, në rast ribotimi. Të gjithë shembujt e marrë në libër, janë marrë më shumë për qëllime shkollore, për të shërbyer si udhëzime në realizimin e detyrave të caktuara, e jo si projekt i gatshëm për përdorim, apo pjesë të ndonjë projekti. Emrat e marrë si shembuj janë të rastit dhe përjashtohet mundësia e keqpërdorimit të qëllimshëm. Në disketen e bashkangjitur, ndodhen fajllat e shembujve të përdorur në libër të kompresuar me WinZip. Për të dy shembujt është dhënë fajlli vetëm me tabela për ushtrime, si dhe fajlli i kompletuar i bazës së të dhënave. Njohuritë paraprake lidhur më bazat e të dhënave dhe për programet e paketit Microsoft Office do të jenë lehtësim për përdorimin e këtij teksti. Për vërejtjet dhe sygjerimet, mund të na kontaktoni përmes postës elektronike, në adresën: avnirexhepi@hotmail.com. 1
  • 3. Hyrje Avni Rexhepi - Microsoft Access 2
  • 4. Avni Rexhepi - Microsoft Access Hyrje MICROSOFT ACCESS Microsoft Access është program për krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave dhe është pjesë përbërëse e paketit Microsoft Office. Versionet e programit janë avansuar me secilin version të ri të paketit Microsoft Office, mirëpo konceptet themelore të punës janë të njëjta në të gjitha versionet. Natyrisht, me secilin version të ri, shfaqen përmirësime dhe avansime lidhur me veprimet e caktuara, por ato nuk ndryshojnë thelbin e rregullave të Accessit. Shpjegimet dhe shembujt e marrë në këtë libër, janë realizuar në versionin Microsoft Access 2000. Bazat e të dhënave paraqesin grumbull të organizuar të dhënash. Nëse marrim një shembull nga përditshmëria, p.sh, një zyre për informim dhe shërbime është përgjegjëse për organizimin e të dhënave për një ndërmarrje të caktuar. Punonjësit e asaj zyreje, informatat për ndërmarrjen, që kanë të bëjnë me të punësuarit, punët e përditshme, shërbimet që i ofron ndërmarrja etj., i mirëmbajnë përmes përdorimit të tabelave të ndryshme. Pra për vendosjen, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave në mënyrën më të përshtatshëme, të dhënat organizohen në formë tabelare. Për shembull, një tabelë do të përdorej për ruajtjen e informatave për të punësuarit, ku do të paraqiteshin: emri dhe mbiemri, adresa, datëlindja, vendlindja, mosha, sektori punues, orari i punës, paga mujore, etj. Për përpunim më detal të informatave për një të punësuar - shënim në tabelë (rresht të tabelës) përoren formularë, gjegjësisht forma për paraqitje më të përshtatshme të të dhënave. Shtypja dhe dorëzimi i raporteve të ndryshme që shërbejnë për shtypjen e të dhënave dhe rezultateve të ndryshme, etj., më së miri bëhet duke shtypur raportet gjegjëse. Njësia themelore e bazës së të dhënave është tabela, e cila i ruan të dhënat në formë të organizuar. Tabela i ka rreshtat (Records - Rekordet, regjistrimet, të dhënat) dhe kolonat, gjegjësisht fushat (Fields) të cilat përshkruajnë një vlerë ose karakteristikë të caktuar të rekordit. Instalimi i programit Accessi është pjesë e paketit Microsoft Office, prandaj me rastin e instalimit të paketit instalohet edhe accessi. Përmes CD-së instaluese, instalimi i programit 3
  • 5. Hyrje Avni Rexhepi - Microsoft Access fillon automatikisht, me vendosjen e CD-së instaluese në CD-ROM. Nëse nuk fillon vetvetiu, në njësinë e CD-ve, zgjedhet setup.exe, me të cilin fillon instalimi i paketit Microsoft Office. Startimi i programit, bëhet prej menysë Start, duke zgjedhur menynë Programs, dhe varësisht prej instalimit, mund ta gjeni direkt si nënmeny në Programs (si në fig.1.), ose aty është si një tërësi paketi Microsoft Office, e si nënopcion Microsoft Access. Normalisht programi mund të startohet direkt prej desktopit përmes ikonës Microsoft Access, nëse ajo veq ekziston ne desktop. Fig. 1. Startimi i programit, përmes menysë Start. Kur programi startohet, paraqitet dritarja e Microsoft Access-it (në vazhdim të tekstit: Access), dhe dritarja për dialog (dialog-box) e cila mundëson zgjedhjen e opcioneve fillestare për krijimin e një baze të re, ose startimin e bazave ekzistuese, të cilat janë përdorur së fundi. (Fig. 2) Nëse dëshironi të filloni krijimin e bazes së re të të dhënave, fillohet në pjesën Create a new Database using (krijo bazë të re përmes) me opcionet: Blank Database (Bazë e zbrazët e të dhënave), për përgatitjen e bazës së re, fillimisht të zbrazët dhe Database Wizard (Magjistari për database). (Wizardet-janë nënprograme ndihmëse të paketit Microsoft Office, të cilat e udhëheqin shfrytëzuesin hap pas hapi, duke i dhënë udhëzimet e nevojshme, për realizimin e detyrave të caktuara). Accessi ofron ndihmë me rastin e krijimit të bazës së re të të dhënave, përmes Database Wizard, (nënkuptohet se përdoret me kusht të njohjes së gjuhës angleze). 4
  • 6. Avni Rexhepi - Microsoft Access Hyrje Fig. 2. Dritarja e parë, me rastin e startimit të programit. Të marrim së pari rastin e bazës së re, të zbrazët. Prej dialogut fillestar, zgjedhim opcionin: Blank Database. Në ekran menjëherë paraqitet dialogu tjetër, File New database- Ruaje bazën e re të të dhënave, përmes të cilit Accessi kërkon së pari të krijohet fajlli në të cilin do të ruhet baza e re që krijohet. Pasi të zgjedhni folderin ku dëshironi të krijohet ajo, në File name - Emri i fajllit, zgjedhni emrin e fajllit për bazën e të dhënave që krijohet. (Nëse dëshironi, mundeni që me komandën Create New Folder, si në fig., së pari të krijoni Folder të ri dhe pastaj veprimet e përshkruara). Fillimisht, aty accessi propozon emrin db1.mdb, pra tipi i fajllit është *.mdb (mdb-Microsoft DataBase). Emrin e fajllit db1, e ndryshoni dhe zgjedhni emër të ri sipas dëshirës. Normalisht, nuk përjashtohet mundësia që ta pranoni edhe emrin e propozuar db1. Pastaj shtypet tasti: Create (Krijo), dhe më këtë accessi krijon bazën e re të zbrazët të të dhënave. 5
  • 7. Hyrje Avni Rexhepi - Microsoft Access Fig. 3. Zgjedhja e folderit, dhe emrit për fajllin e bazës që krijohet. Nëse zgjedhni opcionin Database Wizard, atëherë Accessi, së pari ju ofron mundësinë e zgjedhjes së shabllonit të parapërgatitur të bazës (Fig. 4). Ekziston një numër mjaft i madh i bazave të gatshme, për qëllime të ndryshme përdorimi, si Adresari me kontakte, Koleksione të ndryshme, Inventare, Shërbime të thirrjes, etj. Pas zgjedhjes së shabllonit të gatshëm, përmes dialogut File new database (fig 3) përsëri zgjedhni vendin (folderi) dhe emrin e fajllit, për bazën e të dhënave që krijohet. Fig. 4. Shabllonet e gatshme, të bazave të të dhënave, që i ofron accessi. Hap pas hapi, Accessi ju ofron opcionet për zgjedhje, si në fig. 5, me ç'rast mund të bëhen modifikime të opcioneve të gatshme që i ofron Accessi për shabllonin 6
  • 8. Avni Rexhepi - Microsoft Access Hyrje përkatës. Me tastet, Cancel (Anulo, Pezullo), Back (Prapa), Next (Tjetri), Finish (Fundi , Përfundo) lëvizim hap pas hapi, duke përcjellur udhëzimet e magjistarit deri në përfundim të procedurës, kur me Finish vendosim për krijimin e bazës së gatshme, sipas opcioneve të zgjedhura prej atyre që i ofroi magjistari. Në atë rast, Accessi e krijon bazën e re të gatshme me strukturën dhe elementet e saj, me ç'rast në ekran shfaqet dritarja Database Wizard, me treguesit Creating…, për secilin element të bazës. Nëse zgjedhim shabllonin Contact Management- Administrimi i kontakteve, pra një adresar me informata për kontaktet e ndryshme, kalohet nëpër hapat vijues, si zgjedhja e fushave: emri, mbiemri etj., që do të ruhen në një tabelë. Hapi i parë, fillimi. Zgjedhja e fushave Zgjedhja e stilit të paraqitjes Zgjedhja e stilit të raporteve që shtypen 7
  • 9. Hyrje Avni Rexhepi - Microsoft Access Zgjedhja e emrit të bazës Përfundimi Fig. 5 . Hapat, gjatë krijimit të bazës përmes magjistaarit. Fig. 6. Ecuria e krijimit të bazës, përmes Database Wizard Me këtë rast, Accessi krijon bazën Contact Management1, me të gjitha elementet e nevojshme, si tabelat, format, raportet, etj., si në fig 7. Fig. 7 - Baza e krijuar përmes magjistarit. Pra, siç shihet në fig. 7, dritarja e bazës së të dhënave përmban faqet (objektet): Tables (Tabelat), Queries (Pyetësit), Forms (Format), Reports (Raportet), Pages (Faqet,Web faqet), Macros (Makrot) dhe Modules (Modulet). 8
  • 10. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat DRITARJA E ACCESIT Dritarja e Menya Shiriti i veglave bazës Rreshti i statusit Fig. 8 - Dritarja e Accessit Dritarja e zakonshme e Accessit gjatë punës duket si në fig. 8. Normalisht, si në çdo dritare në Windows, kemi edhe titullin e dritares dhe në skajin e djathtë, pullat (tastet) minimize, maximize dhe close . Në krye të dritares gjendet menya kryesore e programit me përmbajtjen: File (Fajlli), Edit (Editimi, përpunimi), View (Pamja), Insert (Inserto), Tools (Veglat), Window (Dritarja) dhe Help (Ndihma). Kur hapet një tabelë, pyetës ose formë, shtohet edhe menya Records (Rekordet). 9
  • 11. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Përfundi menysë gjendet shiriti i veglave, i cili përmban ikonat (tastet) për shkurtesat e komandave të cilat përdoren më së shpeshti gjatë punës. Varësisht se çka kemi të hapur prej dritareve në ekran, ashtu ndryshon edhe shiriti i veglave. Nëse kemi hapur ndonjë tabelë, atëherë aty shfaqet shiriti i veglave për punë me tabelë, në rast të formës, shiriti i veglave për punë me formë, etj. Në pjesën e brendshme të dritares kemi dritarën e bazës së hapur të të dhënave, dhe eventualisht ndonjë dritare të hapur të tabelës, formës, etj. Dhe në fund në pjesën e poshtme, kemi rreshtin e statusit, i cili jep shpjegime për gjendjen momentale ose informata për elementin e zgjedhur aktualisht, dhe statusin e tasteve CapsLock, Insert, etj. Kur kemi të hapur vetëm dritaren e bazës së të dhënave, atëherë përmbajtja e menyve është, si do të përshkruhet në pjesën e ardhshme të tekstit. Mirëpo nëse hapet ndonjë tabelë, formë, apo element tjetër, atëherë edhe përbajtja e menyve ndryshon varësisht prej kontekstit. Pra menytë automatikisht përshaten për punën të cilën jemi duke bërë momentalisht. Menya File Në menynë File, si zakonisht, kemi komandat që kanë të bëjnë me hapjen e fajllit të ri ose ekzistues, ruajtjen dhe shtypjen e fajllave. Në fund, është edhe lista e fajllave të hapur së fundi. - New database (Hapja e bazës së re), pra përdoret kur dëshirojmë të fillojmë krijimin e një baze të re. - Open Database (Hape bazën), shërben për hapjen e bazës - Get External Data (Merr të dhëna të jashtme), shërbën për marrjen e të dhënave prej ndonjë baze tjetër të Accessit ose programeve tjera për baza të të dhënave ose Link tables (lidhi tabelat), për marrjen e të dhënave prej ndonjë tabele tjetër, të Accessit, ose programeve tjera. - Close (mbylle), mbyllë bazën (fajllin e hapur) - Save (Ruaje), ruan ndryshimet në bazën me të cilën jemi duke punuar momentalisht, në fajllin e njëjtë, me të njëjtin emër. - Save as/Export (Ruaje si/eksporto)- shërben për ruajtjen me emër të ri, gjegjësisht eksportimin në format tjetër në ndonjë program tjetër të objektit aktual, tabelës, formës, etj. Fig. 9 - Menya File 10
  • 12. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat - Page Setup ( Konfigurimi i faqes) - Print Previw ( Shikimi paraprak) (inspektimi) i shtypjes - Print… ( Shtype…) - shtypja në printer, ku përmes dritares së hapur të dialogut Print, përcaktojmë opcionet e shtypjes - Send (Dërgo) - Database Properties (karakteristikat e bazës) - jep informacionet lidhur me bazën, në formë rezymeje, ndër të tjera edhe me elementet përbërëse, si në fig.10. Dritarja ka faqet: General (të përgjithshme), Summary (rezyme), Statistics (statistika), Contents (përmbajtja) dhe Custom (e zakonshme). Pra, faqja Contents paraqet sa tabela, forma, pyetës etj., ka baza. Fig. 10 - Karakteristikat e bazës Verejtje: Duhet pasur kujdes gjatë përdorimit të menyve, sepse shpeshherë menytë nuk janë të plota, por në to paraqiten vetëm menytë që janë përdorur kohën e fundit dhe ato kryesore, kurse në fund të menysë paraqitet një shigjetë e dyfishtë e cila mundëson hapjen e menysë së plotë. Pasi ta hapni menynë e plotë dhe të përdorni një prej menyve që nuk shihej në listë, herën e ardhshme kur hapet menyja ajo paraqitet në listë, si meny që është përdorur së fundi. Menya Edit Menyja Edit, varësisht prej asaj se a ka ndonjë objekt të zgjedhur të bazës (tabelë, formë, etj), ka përmbajtje të ndryshme. Shërben për editimin e të dhënave në bazë, kopjimin, zhvendosjen, fshirjen, kërkimin etj. 11
  • 13. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access -Undo - Zhbëje - anulon veprimin e fundit dhe kthen gjendjen e mëparshme, p.sh., para kopjimit, zhvendosjes, ndryshimit, etj. - Cut - Preje- shërben për zhvendosjen e të dhënave në tabelë, ose elementeve në forma, raporte etj., në memorje të kompjuterit (Clipboard-pjesa e rezervuar e memorjes për këtë qëllim), ashtu që të njëjtat thirren në pozitë të re pëmes Paste- Ngjit (ka kuptimin e marrjes prej memorjes dhe ngjitjes-vendosjes në pozite të re, aty ku është momentalisht kursori ose zgjedhja). - Copy - Kopjo - bën kopjimin e vlerës ose të objektit të zgjedhur, në memorje të kompjuterit, pa ndikuar fare në origjinalin. - Paste - Ngjite - thërret prej memorjes përmbajtjen momentale të saj (nga Clipboard). Kemi edhe opcionet e Fig. 11 - Menya Edit Paste, si Paste Special, Paste as Hyperlink, dhe Paste Append. - Delete - fshije, bën fshirjen e të dhënës apo objektit të zgjedhur (selektuar), në tabelë, forme etj. Nëse jemi në tabelë p.sh kemi edhe: - Delete Record-Fshije rekordin - Delete Column - Fshije kolonën - Select Record - Zgjedhe rekordin - Select all records - Zgjedhi të gjitha rekordet Në vazhdim kemi pjesën që ka të bëjë më kërkimin e të dhënave në tabela, forma etj. Pra shihet se menya është e ndarë në pjesë, me vizat ndarëse horizontale. -Find - Gjeje - shërben për hapjen e dialogut për kërkim, me të cilin i kërkojmë vlerat e caktuara, në tabelë, formë, etj. - Replace - Zëvendëso - shërben për zëvendësimin e vlerës ekzistuese, me vlerë të re, po ashtu bëhet përmes dialogut që hapet. - Go to - Shko tek - shërben për kalim në rekordin e caktuar. Menya View Menya View - Pamja, shërben për rregullmin e pamjes së dritares së Accessit, dhe elementeve të dritares. Pra, ketu zgjedhim se çka do të shihet në ekran gjatë punës me Access, 12
  • 14. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat - Database objects ( Objektet e bazës) - objektet në dritaren e bazës (tabela, forma, etj) Pjesa e rregullimit të pamjes së ikonave të objekteve në bazën e të dhënave (tabelave, formave, etj.), si: - Large icons (Ikonat e mëdha) - Small icons (Ikonat e vogla) - List (Lista) - Details (Detajet) - shifen edhe data e krijimit, modifikimit, madhesia etj. - Arrange Icons (Rregullo ikonat) - me nënopcionet e saj shërben për rregullimin e renditjes së ikonave: By name (Sipas Fig. 12 - Menya emrit), By type (Sipas tipit), By created (Sipas dates së krijimit), View By modified (Sipas dates së modifikimit), etj. Auto arrange (Rregullimi automatik) me shpërndarje simetrike. - Line up icons - Rreshto ikonat në vijë të drejtë, bën rreshtimin kur nuk është aktivizuar opcioni Auto arrange në menynë Arrange icons. - Properties - Karakteristikat, për objektin e zgjedhur. - Code - Kodi, i shkuar në Visual Basic for Applications. - Toolbars - Shiritat e veglave, përmes nënopcioneve të tij: Database - Baza, Toolbox - Kutija e vegave, Web - Veglat për web faqe, dhe Customize - Përshtati, përcakon se cilat vegla të punës do të shihen në ekran gjatë punës. Zakonisht shihet shiriti i veglave - Database (fig. 13), por përmes Customize, ne përshtasim sipas dëshires se cili grup do të shihet pastaj në listën toolbars. - Kur aktivizohet, ndonjë objekt (tabelë, formë, etj.) atëherë automatikisht, në shiritin e veglave, veglat database zëvendësohen, me ato për tabelë, formë, etj. New Format Open Print Cut Office Analyze Large List Code Preview Copy painter Properties New Object Icons Details Save Spelling Paste Undo Links Ralationships Office Small Icons assistant Fig. 13 -Database toolbar - Shiriti i veglave database Nëse vetëm pozicionohet treguesi i mausit mbi ikonë (tast) dhe mbahet aty për një kohë, do të paraqitet edhe emri i ikonës, gjegjësisht funksioni që ajo kryen nëse klikohet në të. Ikonat në shiritin e veglave janë shkurtesa për aktivizikimin e komandave të cilat normalisht i kërkojmë nëpër menytë e programit. Shiriti i veglave faktikisht përmban ato komanda që përdoren më së shpeshti, ashtu që t'i kemi "në dorë", e të mos humbim kohë t'i kërkojmë nëpër meny. Në skaj, pas tastit 13
  • 15. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access për ndihmë, ndodhet edhe tasti More buttons i cili mundëson shtimin ose largimin e tasteve prej shiritit të veglave. Menya Insert Menya Insert, përmban komandat për insertim të objekteve të reja në bazën e të dhënave. - Table - Tabelë - Qyeru - Pyetës (kueri) - Form - Formë (formularë) - Report - Raport - Macro - Makro - Module - Modul - Class Module - Modul klase - AutoForm - Formë automatike - AutoReport - Raport automatik Fig. 14 - Menya Insert Menya Tools Menya Tools-Veglat , përmban veglat e programit. - Spelling - Drejtshkrimi në gjuhën angleze - Autocorrect – Përmirësimi automatik i gabimeve - Office Links - Lidhja me Office - Relationships – Relacionet mes tabelave - Analyze - Analizo, bën analizën e bazës së të dhënave - Database Utilities- Shërbimet për bazën e të dhënave - Security - Siguria, mbrojtja e të dhënave - Replication - Replikimi - Startup…- Startimi, opcionet për startimin e projektit - Macro - Makrot - ActiveX Controlls… - Kontrollat ActiveX - Add-Ins - Shtesat - Options - Opcionet Fig. 15. Menya Tools 14
  • 16. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Shpjegimet përkatëse, për nënopcionet, do të jipen gjatë përdorimit të tyre, në pjesët përkatëse të tekstit. Menya Window Menya Window - Dritarja, përmban komandat për rregullimin e dritareve të objekteve të bazës, kur kemi të hapura më shumë dritare. P.sh në ekran mund të kemi të hapura njëkohësisht dritaret për dy-tri tabela, forma, ose disa tabela, disa forma e ndonjë pyetës (kueri), etj. Përmes menysë Window, dritaret e hapura të objekteve, brenda dritares së Accessit, shpërndahen simetrikisht dhe me madhësi të barabarta. - Tile horizontaly - rradhitja (palosja) horizontale - Tile Verticaly - rradhitja vertikale - Cascade - kaskadë - Arrange Icons - rregullimi i ikonave - Hide - fshehe, bën fshehjen e dritares - Unhide - largo opcionin e fshehjes Fig. 16 - Menya Window Në fund të menysë, paraqitet lista e dritareve të hapura momentalisht dhe me shënjën e zgjedhjes tregohet dritarja aktive momentale, kurse me klik kalohet në dritaren e dëshiruar. Pra një prej mënyrave të kalimit prej dritares së një objekti, në dritaren e objektit tjetër është përmes kësaj menye. Menya Help Menya Help - Ndihma, përmban udhëzimet të cilat i ndihmojnë shfrytëzuesit gjatë përdorimit të programit dhe shpjegimet deri në detaje të vogla, për cilëndo çështje. - Microsft Access Help F1 - Ndihma për Access. Siç shihet, në çdo moment, me shtypjen e tastit funksional F1 në tastierë, mund të aktivizohet ndihma në Access, dhe Office Assistant (Asistenti për Office), i standardizuar në të gjitha programet e Office-it ofron ndihmë, duke dhënë mundësinë e shtypjes së tekstit lidhur më pyetjen dhe pastaj, ai ofron udhëzimet e mundshme lidhur me temën për të cilën është Fig. 17. Menya Help parashtruar pyetja. 15
  • 17. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access - Show Office Assistant - Paraqite ndihmësin e Office-it (fig. 17.a) - What's this? - Çka është kjo - ndihma direkte, duke aktivizuar treguesin me pikëpyetje dhe duke shtypur në pjesën e dritares për të cilën kërkohet ndihmë. - Microsoft on the web - Microsofti në web (internet) - Detect and Repair… - Detektimi dhe riparimi i gabimeve. - About Microsoft Access - Dritarja me informata, lidhur me versionin aktual të programit dhe mundësitë për kërkim të udhëzimeve dhe ndihmës shtesë. Ne pjesën: Type your question here, and then click search (shkruaje pyetjen tënde këtu dhe pasaj shtype Search), shtypet teksti i pyetjes, dhe pastaj me Search ndihmësi i gjenë përgjigjet, ose disa përgjigje që lidhen me pyetjen e parashtruar. Fig. 17. a Kur dëshironi të largoni prej ekranit asistentin, e klikoni me pullen e djathte të mausit, dhe pastaj në menynë e hapur zgjedhni Hide. Menyja Options, rregullon opcionet, Choose assistant… mundëson ndërrimin e pamjes së asistentit, dhe Fig. 17.b Animate bën animacion me figurën e asistentit. Dritarja e hapur e ndihmes, duket si ne fig. 17, c. Ka shiritin me vegla, dhe tri faqe: Contents-Përmbajtja, Answer Wizard-Magjistari për përgjigje, dhe Index-Indeksi. Dritarja kryesore është e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e djathtë paraqiten temat specifike të zgjedhura në anën e majtë. Contents - Përmbajtja, faktikisht është e organizuar si libër, me kapituj dhe tema të veçanta, te cilat i zgjedhni duke i hapur kapitujt e librit, me shenjen plus që e kanë para, e cila pastaj shndërrohet në minus. Mbyllja bëhet duke shtypur shenjën minus. Tema e zgjedhur paraqitet në anën e djathtë të dritares. Fig. 17.c. 16
  • 18. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Në faqen Answer Wizard, tek pozita e parë, What would you like to do?- Çka dëshironi të bëni?, në tekst-boksin ku është teksti: Type your question…shtypet pyetja dhe me tastin Search gjinden temat e lidhura me atë pyetje dhe paraqiten ne listën përfundi, (Search topic to display), e pastaj përmbajtja e temës së Fig. 17.d. zgjedhur aty paraqitet në anën e djathtë. Në faqen Index, faktikisht është indeksi i të gjitha fjalëve të rradhitura sipas alfabetit, dhe posa të shtypet shkronja e parë në pozitën 1- type keywords - shkruaje fjalën çelës, në pozitën 2. Or choose keywords - ose zgjedhe fjalën çelës - paraqiten fjalët që fillojnë më atë shkronjë, dhe për çdo shkronjë të re njësoj, deri sa të Fig. 17.e. ngushtohet rrethi i pyetjeve. Pastaj në pozitën 3. Choose a topic-zgjedhe temën, zgjedhet tema prej listës, dhe në anën e djathtë hapet faqja me përmbajtjen për temën e zgjedhur. Menya Format Menya format paraqitet nëse kemi hapur dritaren e ndonjë tabele, forme, etj. Pra, ajo ka të bëjë me formatizimin e vlerave dhe të elementeve të dritares së hapur. Në rast se kemi hapur një tabelë, atëherë menya format, duket si vijon: 17
  • 19. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access - Font… - Fonti, lloji i shkronjave, pra mundëson ndërrimet e zakonshme të tekstit, ngjyrës, etj. - Datasheet… - Faqja e të dhënave - Row height… - Lartësia e rreshtave - Column width… - Gjerësia e kolonave - Rename column - Riemërto kolonën - Hide Columns - Fshehi kolonat - Unhide Columns…- Kthe kolonat e fshehura - Freeze Columns - Ngriji kolonat, shërben për të mbajtur në ekran kolonat e caktuara me rastin e rrotullimit për shikim të kolonave të skajshme. - Unfreeze All Columns - Shkriji të gjitha kolonat - Subdatasheet - Nënfaqja e të dhënave Fig. 18a - Menya Format Menya Records Nëse është hapur ndonjë tabelë, formë etj, në menynë kryesore të programit paraqitet edhe menya Records - Rekordet. - Filter - Filtro, shërben për filtrimin e të dhënave, në tabelë, pyetës (kueri) ose formë. - Sort - Sorto, shërben për rradhitjen e të dhënave sipas alfabetit (vlerat tekstuale), ose madhësisë (vlerat numerike). - Apply Filter/Sort - Apliko filtrin/sortin. - Remove Filter/Sort - Largo filtrin/sortin. - Save Record - Ruaje rekordin - Refresh - Rifresko të dhënat. Fig. 18b. Menya - Data entry - Futja e të dhënave Records Pra, siç shihet, këto komanda kanë të bëjnë më rekordet në tabelë, formë ose pyetës (kueri), dhe gjatë aplikimit do të shpjegohen më detajisht. 18
  • 20. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Menytë e kontekstit Kemi edhe mundësinë e përdorimit të menysë speciale, që njihet si menya e shpejtë, ose menya e kontekstit, e cila shfaqet kur shtypet pulla e djathtë e mausit. Komandat që paraqiten në meny varen prej vendit ku ndodhet treguesi i mausit në momentin e shtypjes. Kjo meny mund të hapet edhe përmes kombinimit: SHIFT+F10. Për të mbyllur këtë meny, mjafton të shtypet kudo jashtë saj, ose përmes ESC, ALT, ose ENTER. Fig. 18c. Menya e kontekstit Objektet e bazës së të dhënave Accessi është sistem i orientuar në objekte për udhëheqjen e bazës së të dhënave (DBMS-Database Management System), që do të thotë se tërë baza e të dhënave është e përbërë prej objekteve të cilat kanë karakteristika të caktuara, ose atribute të njohura si tipare-karakteristika (properties), përmes së cilave përcaktohet struktura e tyre, pamja dhe sjellja. Për shembull, vetitë e tabelës përfshijnë, përshkrimin e tabelës, subjektit të tabelës dhe renditjen e rekordeve në tabelë (alfabetike, kronologjike ose në bazë të një ose më shumë fushave). Njëherit, secili prej objekteve kryesore të Accessit është kontejner (bartës) i objekteve të tjera, të cilat gjithashtu kanë tiparet e tyre. Për shembull tiparet si: emri, madhësia, fonti, tipi i të dhënave etj. Format dhe raportet përmbajnë objekte si fushat e të dhënave, titujt, kontrollat, numrat e faqeve, grafikonet etj. Për secilën prej tyre ekziston lista e tipareve të cilat mund t'i përshtatni për të siguruar efektin e dëshiruar. Në dritaren e programit, kur e hapni fajllin e bazës së të dhënave, shihet dritarja e bazës dhe objektet (elementet) përbërëse të saj si në fig. 19. 19
  • 21. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Fig. 19. Dritarja e bazës së të dhënave Dritarja kryesore e bazës përmban objektet vijuese: Tables-Tabelat, Queries- Pyetësit, Forms-Format, Reports-Raportet, Pages-Faqet, Macros-Makrot dhe Modules-Modulet. Brenda ditares, varësisht prej objektit të zgjedhur shihen elementet përkatëse, p.sh, në fig. 19 shihet se në faqen tables, kemi: - Create Table in DesignView - Krijo tabele në modin e dizajnit - Create Table by Using Wizard - Krijo tabele duke përdorur magjistarin - Crete Table by Entering Data - Krijo tabele duke futur të dhënat Këto janë opcionet që i ofron programi për krijimin e tabelave dhe në vijim kemi listën e tabelave që veq ekzistojnë në bazën e hapur të të dhënave. Per secilin prej objekteve, ekzistojnë Create… in design view dhe Create…by using wizard. Gjithashtu, në dritare në shiritin e veglave të dritares, shihet se i kemi tri taste: Open-Hape, Design-Dizajni dhe New-I ri/E re, të cilat mundësojnë që p.sh., tabela ose elementi tjetër i zgjedhur, të hapet: për përdorim me Open, ose për ndryshimin e dizajnit të saj - Design. Kurse krijimi i tabeles së re, gjegjesisht elementit përkatës, bëhet me tastin New. Grupi Favorites-Favoritet, përmban "folderin" special me fajllat gjegjësisht objektet e preferuara, që favorizohen prej shfrytëzuesit. 20
  • 22. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Modet Gjatë punës në Access kemi modin e punës (modin e ekzekutimit), në të cilin përdoren tabelat, format dhe elementet e tjera të krijuara dhe modin e dizajnimit, në të cilin bëhet dizajnimi i tabelave, formave dhe elementeve tjera. Deri sa punohet në modin e dizajnimit, shfrytëzuesi nuk manipulon drejpërdrejt me të dhënat, por e dizajnon pamjen dhe formën e objekteve të bazës, të cilat pastaj përdoren në modin e punës. Gjatë modit të dizajnimit, nuk shihen vlerat e të dhënave, por vetëm objektet dhe elementet që dizajnohen, e të cilat në modin e punës mund të përmbajnë të dhëna. Tabela Tabela paraqet elementin themelor të bazës së të dhënave edhe në Access. Në tabelë ruhen të dhënat dhe tabela shërben si bazë prej të cilës objektet tjera i marrin dhe mandej i përdorin në forma të ndryshme të dhënat e tabelës. Tabela ka rreshtat- rekordet dhe kolonat-fushat (fig. 20). Fig. 20 - Tabela Titujt e kolonave-fushave paraqesin emrin e fushës përkatëse dhe krejt rreshti- rekordi është një tërësi, pra, një rekord me fushat prekatëse. Në fund të dritares së tabelës janë pullat për lëvizje (navigim) nëpër rekorde (navigation buttons), ku tregohet se në cilin rekord është i pozicionuar momentalisht kursori pra, rekordi aktual, pastaj pullat për kalim tek rekordi gjegjës (shih fig. 21). Tregohet rekordi aktual (1), prej numrit te pergjithshëm të rekordeve (of 5). - rekordi e parë - rekordi i ardhëshëm - rekordi paraprak - rekordi i fundit - rekordi momental - rekord i ri në fund të tabelës - prej 5 (numri i rekordeve) Fig. 21 - Lëvizja nëpër tabelë 21
  • 23. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Me përdorimin e këtyre pullave, kursori vazhdimisht është i pozicionuar në kolonën e parë të tabelës. Lëvizja nëpër tabele mund të bëhet edhe përmes tastierës, dhe atë përmes 4 shigjetave: majtas, djathtas, poshtë, lart, si dhe përmes pullave: Home - Kalo në fushën e parë të rekordit, End - Kalo në fushën e fundit të rekordit Page Up - Kalo në rekordin e parë, në fushën ku aktualisht ndodhet kursori Page Down - Kalo në rekordin e fundit, në fushën ku aktualisht ndodhet kursori Përmes mausit mund të kalojmë direkt në cilëndo pozitë të tabelës, duke u pozicionuar me kursor në qelulën përkatëse dhe duke shtypur pullën e majtë të mausit. Nëse tabela përmban numër të madh të fushave, atëherë në pjesën e poshtme të dritares paraqitet edhe shiriti rrëshqitës horizontal i cili mundëson lëvizjen në pjesën e majtë, gjegjësisht të djathtë të tabelës. Shtypja e njëpasnjëshme e pullave dhe , bën zhvendosjen pjesë pjesë, kurse shtypja dhe zvarritja treguesit proporcional të pozitës në shiritin rreshqitës bën zhvendosjen e shpejtë në pjesën përkatëse proporcionalisht me zhvendosjen. Query - Pyetësi (Kueri) Pyetësi është një pyetje që parashtrohet në bazën e të dhënave. Pyetësi shërben për nxjerren e vlerave të caktuara prej tabelës ose prej disa tabelave. Tabela mund të ketë shumë rekorde dhe shumë fusha për secilin rekord, kurse shfrytëzuesit gjatë punës mund t'i nevojiten vetëm disa rekorde ose vetëm disa fusha të rekordit. Për nxjerrjen e pjesërishme të të dhënave prej tabeles përdoret pyetësi, i cili gjatë konstruktimit i mundëson shfrytëzuesit të zgjedhë vetëm fushat ose rekordet e caktuara te tabelës, në bazë të një kushti të caktuar ose disa kushteve njëkohësisht. Fig. 22 - Query - Pyetësi 22
  • 24. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Në fig. 22 kemi paraqitur pyetësin, i cili prej tabeles addresses ka nxjerrë vetëm fushat që shihen. Zgjedhja e fushave dhe kritereve, bëhet në modin e dizajnimit. Edhe në dritaret e pyetësve, kemi pullat për lëvizje nëpër tabelën e pyetësit, si në fig. 21. Forma Për punë më të lehtë me rekordet e veçanta dhe për të parë njëkohësisht të gjitha fushat e rekordit të veqantë përdoret Forma (Formulari). Brenda formës, renditja e fushave mund të bëhet sipas dëshirës. Mund të përdoren të dhënat prej një ose më shumë tabelave. Posaqërisht janë të përshtatshme për krijimin e formave të njëjta me formularët që shtypen në letër, p.sh., brenda kompanisë. Forma krijohet përmes modit të dizajnimit ose duke përdorur magjistarin për forma. Fig. 23. - Forma Edhe dritarja e formës, përmban pullat për lëvizje nëpër rekorde, si në fig. 21. Raporti Për paraqitjen dhe shtypjen e të dhënave në letër, përdoren raportet. Pra raporti është elemet tjetër i bazës së të dhënave, me anë të të cilit, nxirren në letër të dhënat e nevojshme, prej tabelës, pyetësit ose formës. Pamja e raportit rregullohet në modin e dizajnimit, me ç'rast ka mundësi të zgjedhet mënyra sa më e përshtatshme e rradhitjes së të dhënave, sortimi, etj. Në raport mund të paraqiten edhe grafikonet e ndryshme. Gjithashtu mund të përdoret edhe raporti i posaqëm i përshtatshëm për shtypjen e etiketave të zarfeve (kovertave), letrave qarkore etj. Në 23
  • 25. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access fund të dritares së raportit, gjithashtu kemi pullat për lëvizje (si në fig. 21), por në këtë rast për lëvizje nëpër faqet e raportit. Në fig. 24. është paraqitur raporti per tabelën addresses. Fig. 24. - Raporti Faqet Faqet, ose faqet për qasje në të dhëna, janë objekt i ri në versionin Microsoft Access 2000. Këto janë web faqe speciale të Accessit të dizajnuara për shikimin dhe manipulimin e të dhënave përmes Internetit. Faqja për qasje në të dhëna mund të përmbajë edhe të dhëna prej burimeve tjera, si Microsoft Excel. Makrot Makroja paraqet një varg veprimesh të njëpasnjëshme, të ruajtura në një tërësi si një komandë e vetme. Përdoren për të lehtësuar dhe shpejtuar punën më të dhënat. Sa herë që aktivizohet makroja, që nga ana e shrytëzuesit duket si një komandë e vetme, kryhet vargu i të gjitha operacioneve të ruajtura në makro. 24
  • 26. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Modulet Modulet paraqesin kode të programuara përmes gjuhes programuese Visual Basic for Applications (që është pjesë e paketit Microsoft Office). Pra për realizimin e kodit, përdoren komandat e gjuhës programore Visual Basic, por të përshtatura për aplikacionet e Office-it, si Wordi, Exceli, Accessi, etj. Njohja e gjuhës programues Visual Basic është e mirëseardhur për përdorimin e moduleve në Access. 25
  • 27. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access 26
  • 28. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat BAZAT RELACIONALE TË TË DHËNAVE Baza e të dhënave është është koleksion i informatave të ndërlidhura me qëllim të veçantë, si p.sh., evidenca e detyrave të caktuara, udhëheqja me punën e bibliotekës, etj. Nëse bëhet grumbullimi i informatave për klimën në një regjion dhe suksesin e nxënësve në një shkollë, atëherë kjo s'paraqet bazë të të dhënave, sepse informacionet e mbledhura s'janë të ndërlidhura që të përdoren bashkarisht. Por informatat për porositë e kompanisë, konsumatorët e saj, furnizuesit e saj dhe të punësuarit e kompanisë, paraqesin një bazë të të dhënave. Kur të gjitha të dhënat janë të në një tabelë të vetme, atëherë kemi rastin e bazës së rrafshët (Flat database). Kur të dhënat ruhen në disa tabela të ndara, por të lidhura mes veti përmes relacioneve të ndryshme, atëherë kemi të bëjmë me "Bazat relacionale të të dhënave". Kur përdoret sistemi i kompjuterizuar për udhëheqjen e bazës së të dhënave, siç është Access-i, baza e të dhënave është bazë relacionale. Principi në të cilin bazohen bazat relacionale të të dhënave është se informatat janë të ndara në tërësi logjike të ndërlidhura në relacione të ndryshme mes veti, të cilat ruhen në tabela të veçanta në kuadër të fajllit. Tabelat janë objekti themelor në thelbin e bazës së të dhënave. Ato paraqesin bazën aktive të sistemit për ruajtjen dhe marrjen e informatave. Kur informatat ndahen në tabela, mund t'i paraqitni, ndryshoni, shtoni ose largoni, përmes përdorimit të formularëve, të bëni kërkimin dhe të fitoni ose jo, disa ose të gjitha informatat dhe t'i shtypni ato në raport. Në Access termi "bazë e të dhënave" përdoret për definimin e bashkësisë së objekteve në të cilat ruhen, manipulohen dhe prej të cilave nxirren të dhënat. Këto komponente përfshijnë tabelat, pyetësit, format, raportet, faqet, makrot dhe modulet. 27
  • 29. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Relacionet Ekzistojnë shumë përparsi në shpërndarjen e të dhënave në tabela (baza relacionale) ndaj ruajtjes së të gjitha të dhënave në një tabelë të përbashkët (e cila quhet "flat file, flat table" - fajll i rrafshët, tabelë e rrafshët). Një ndër përparsitë kryesore është redudanca (teprica) e të dhënave, e cila jo vetëm që zvogëlon nevojnë për hapësirë në disk, por edhe i shpejton proceset e ndryshme. Përmirësimet e rëndësishme me rastin e implementimit të bazave relacionale janë: - Fleksibiliteti - nëse të dhënat ndryshohen, duhet të azhurohet vlera vetëm në një vend. Të gjitha format, pyetësit dhe raportet e marrin vlerën prej aty. - Thjeshtësia - secila tabelë në strukturën relacionale paraqet një objekt me të dhëna që i përgjigjen vetëm një aspekti të caktuar të bazës, si p.sh, të punësuarit, prodhimet, urdhëresat, etj. - Fuqia - ruajtja e të dhënave në tabela të ndërlidhura mundëson grupimin, kërkimin dhe nxjerrjen e informatave në numër të pakufizuar mënyrash. - Lehtësia e përdorimit - në tabela të vogla, të thjeshta, është lehtë të gjinden informacionet. P.sh., nëse në një kompani për kryerjen e punëve të ndryshme mbahet evidenca për porositë e klientëve, të dhënat mund të ruhen në një tabelë të vetme, duke krijuar kështu një fajll të rrafshët. Për çdo porosi do të ekzistonte një rekord. Mirëpo ruajtja e të dhënave për klientin bashk me informatat për porosinë do të nënkuptonte përsëritjen e disa të dhënave. Gjithashtu, nëse ndonjë prej klientëve, e ndërron numrin e telefonit, do të duhet të ndërrohet ajo e dhënë në të gjitha pozitat ku kemi rekordet për atë klient. Informatat për të punësuarit po ashtu do të përsëriteshin për secilen urdhëresë të punës. Shumë më efikase do të ishte të kemi tabela të veqanta për informatat për klinetët, për të punësuarit dhe për urdhëresat e punës. Fusha me informatat për identifikimin e klientit mund të shtohet në tabelën ku ruhen informatat për klinentet dhe në tabelën urdhëresat e punës, për të krijuar lidhjen mes tabelave, e cila quhet relacion ose varshmëri (relationship). Ngjashëm, identifikatori i të punësuarve mund të lidhë urdhëresat e punës me të punësuarit. Në fig. 2.1 është paraqitur baza relacionale e të dhënave me relacionet mes tabelave. Informatat janë ndarë në tri tabela me fusha speciale, përmes të cilave vendosen relacionet. Vija e relacionit është paraqitur mes fushave që i lidhin tabelat. Kjo mundëson që të gjinden të gjitha urdhëresat e punës për konsumatorin (klientin) dhe informatat për të për një urdhëresë të caktuar pune. Gjatë krijimit të bazës së të dhënave është me rëndësi të vendoset si të shpërndahen të dhënat. P.sh, nëse të dhënat për klientin ruhen bashkë me të dhënat për urdhëresat e punës, atëherë do të kemi përsëritje të të dhënave për klientin në secilin rekord në një urdhëresë pune, nëse klineti porositë më shumë punë të 28
  • 30. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat ndryshme. Gjithashtu, është me rëndësi koha, në rastet kur ka informata që përdoren rrallë herë, si p.sh arkivi i urdhëresave të kryera të punës, të cilat më mirë është të ruhen veçantë, e të përdoren vetëm kur nevojiten. Fig. 2.1 - Dritarja e relacioneve - relationships Vërejte: Edhe pse në figurë shihet vetem nje tabelë "Punëtorët", në fakt ekzisotjnë 3 të tilla (për secilin relacion të ri krijohet: Punëtorët_1, Punëtorët_2…), por janë vendosur një mbi një, për lehtësim. Normalizimi Normalizimi njihet si proces i ristrukturimit të fajllave të të dhënave. Qëllimi përfundimtar i normalizimit është zvogëlimi i të dhënave në bazën e të dhënave në strukturën më të thjeshtë të mundshme dhe minimizimi i redudancës së të dhënave, gjegjësisht organizimi i fushave të të dhënave, me qëllim të gjetjes së mënyrës me efikase dhe më fleksibile të ruajtjes së të dhënave. Normalizimi ka një bazë të komlikuar matematikore, e cila përmbanë gjendjet specifike të quajtura forma normale. Secila prej formave normale paraqet një "pengesë" të cilën duhet ta tejkaloj baza e të dhënave për të kaluar në shkallën e ardhshme. Sa më e lartë të jetë forma e normalizimit, aq më restriktiv është testimi. Arritja e formës së tretë të normalizimit konsiderohet e mjaftueshme për bazat relasionale të të dhënave. 29
  • 31. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Forma e parë e normalizimit eleminon të dhënat e dyfishta. Për shembull, tabela Urdhëresat e punës, përmbanë informatat për tre të punësuar, të cilët përbëjnë një ekip në ndonjë detyrë. Nëse i punësuari ka më shumë detyra, informatat për të do të përsëriteshin në rekordet tjera. Forma e dytë kërkon që të gjitha të dhënat në tabelë të jenë të varura ose ti referohen direkt subjektit të tabelës, i cili zakonisht quhet çelësi primar. Për shembull, emrat e mbiemrat e klientëve nuk janë të "ndërlidhur" direkt me fushën e çelësit primar të Numrit të urdhëresës së punës, në tabelën Urdhëresat e punës, kështu që ata duhet të eleminohen dhe të zëvendësohen me fushën e cila lidhë rekordet e tabeles së urdhëresave me tabelën Konsumatorët. Forma e tretë normale eliminon fushat që mund të përfitohen prej fushave tjera. Për shembull, nëse në tabelën e urdhëresave të punës, ekziston fusha: Vlera totale (e cila është shumë e fushave: Vlera e punës, dhe Vlera e materialit të shpenzuar), atëherë, ajo duhet të largohet, për të plotësuar formën e tretë të normalizimit. Pra, të gjitha këto duhet pasur parasyshë me rastin e projektimit të bazës së të dhënave dhe tabelave përkatëse. Llojet e relacioneve Tabelat mund të jenë të ndërlidhura përmes relacioneve mes tyre në tri mënyra: një-me-një, një-me-shumë, dhë shumë-me-shumë. Tipi që definohet varet prej numrit të rekordeve që përmbajnë vlera të njëjta në secilën tabelë. Për tu ndërlidhur tabelat, secila duhet të ketë çelës primar, fushë e cila ka vlerë unike për secilin rekord. Çelësi primar mund të përmbajë dy, tri ose më shumë fusha, kombinimi i të cilave jep vlerë unike për secilin rekord. Më së shpeshti përdoret relacioni një-me-shumë kur një rekord i tabelës mund të ketë më shumë rekorde gjegjëse në tabelën tjetër. Tabela e parë quhet "prind" kurse e dyta "fëmijë". Për shembull, në tabelën Konsumatorët, ekziston një rekord për secilin klient (konsumatorë). Në tabelën Urdhërat e punës, mund të kemi shumë urdhëresa pune për secilin konsumator. Të dy tabelat do të kenë një fushë e cila përfaqëson konsumatorin e caktuar. Në tabelën prind-Kosnumatorët, duhet të ekzistoj çelësi primar (Primary key) i cili përmbanë vlerë unike (IDKonsumatori). Në tabelën e dytë fusha quhet çelës i huaj ose i çelës i jashtëm(Foreign key) dhe nuk është e thënë të ketë vlerë unike. Në fig. 2.1 shihet se të dy relacionet janë një-me-shumë, si sygjerojnë simbolet në skaje të vijave të relacionit. Në anën e tabelës "një" paraqitet 1, kurse në anën e tabelës "shumë" paraqitet shenja infinit (). Fushat e çelësave primar janë të shkruara me shkronja të theksuara (Bold) në listën e fushave të tabelës. Çelësat e 30
  • 32. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat huaj janë të shënuar me vijën e varshmërisë kah emri i fushës në listën e fushave të tabelës së dytë. Relacioni një-me-një është lloj i matricës në të cilën secilit rekord të njërës tabelë, i përgjigjet rekordi gjegjës i tabelës tjetër. Asnjëra tabelë nuk është "prind". Fushat kryesore në të dy tabelat janë çelësa primar. Relacioni shumë-me-shumë, në realitet si i tillë nuk lejohet në bazat relacionale. Shumë rekorde të tablesë së parë kanë vlera të fushave kryesore si edhe shumë rekorde të tabelës tjetër. Për të krijuar relacion të tillë, në Access, duhet krijuar një tabelë të tretë, e cila quhet tabela e lidhjes (junction table-tabele e bashkimit, e lidhjes) ndërmjet këtyre dy tabelave, për të mundësuar ndarjen e relacionit shumë- me-shumë në dy relacione një-me-shumë. Integriteti referencial Integriteti referencial është sistem opcional i rregullave, i cili siguron relacion të drejtë dhe mosndryshim të gjendjes së bazës së të dhënave, me rastin e futjes, azhurimit-ndryshimit dhe fshirjes-largimit të të dhënave. Rregulla themelore e integritetit referencial është se, për çdo rekord të tabelës së dytë (ana "shumë") duhet të ekzistoj vetëm një rekord gjegjës në tabelën "prind" (ana "një"). Për shembull, në relacionin mes tabelës Konsumatorët (prindi) dhe Urdhëresat e punës (fëmiu) secili urdhër i punës duhet të ketë referencë kah konsumatori. Nuk mund të keni urdhëresë pune, e të mos keni konsumator. Rregullat e integritetit referencial, gjithashtu pengojnë fshirjen e rekordeve të konsumatorit, nëse ekziston njonjë urdhëresë pune e papërfunduar për atë konsumator. Pra një rezime e rregullave të integritetit referencial do të ishte: - nuk mund të krijoni rekord në tabelën e dytë (fëmijë), nëse nuk ekziston rekordi në tabelën "prind" - nuk mund të fshini rekordin e tabelës "prind", nëse ekziston rekord i cili eshtë i ndërlidhur në të në tabelën e dytë - nuk mund të ndryshohet rekordi në tabelën e dytë ashtu që për çelësin e huaj të mos ketë vlerë përkatëse në tabelën "prind" - nuk mund të ndryshohet vlera e çelësit primar në tabelën "prind" deri sa të ekziston rekord i lidhur me të në tabelën e dytë Këto rregulla ndihmojnë në ruatjen e bazës komplete dhe precize të të dhënave. Para se të përdoret integriteti referencial, duhet të vërtetoni se a janë plotësuar kushtet vijuese: - fusha e tabelës "prind" duhet të jetë çelës primar, ose së paku të ketë vlerë unike 31
  • 33. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access - fushat e ndërlidhura duhet të kenë vlera të tipit të njëjtë - të dy tabelat duhet të jenë në kuadër të të njejtës bazë të Access-it. Rregullat e njëjta vlejnë edhe për relacionin një-me-një. Aplikimi i rregullave të integritetit referencial në relacionet e tilla siguron që secili rekord i njërës tablelë të ketë vetëm nje rekord gjegjës në tabelën tjetër. Si shembull i kompletuar për udhëzime dhe për ushtrime, në Access është i dhënë edhe shembulli i bazës Northwind.mdb, (gjindet në folderin ku është instaluar programi: Microsoft Office/Office/Samples). Krijimi i bazës së të dhënave Dizajnimi i bazës së të dhënave Procesi i dizajnimit fillon me analizën e detyrave të bazës së të dhënave. Së pari, duhet gjetur mënyrën se si do ta përdorin atë shfrytëzuesit. Për të pasur informata të duhura, duhet biseduar me secilin prej shfrytëzuesve ashtu që të keni dijeni mbi atë se çka presin ata. Duhet pasur parasysh se procesi i dizajnimit është përsëritës, në faktin se shfrytëzuesit i përshtaten sistemit të ri me kohën dhe do të kërkojnë opcione të reja që mund të ju hyjnë në punë, si p.sh., një formularë i ri, një pyetës specifik ose edhe një vlerë e re që krijohet me llogaritje të ndryshme. Nga ana tjetër, në një moment të caktuar duhet ndërprerë procesin e dizajnimit dhe duhet filluar me realizimin ose përgatitjen e verzionit të ri. Shfrytëzuesve duhet treguar mundësitë e formave dhe raporteve të Accessit, duke u treguar disa forma dhe raporte të shtypura. Procesi i dizajnimit të bazës së të dhënave mund të paraqitet në disa hapa: 1. Të shihet çka presin shfrytëzuesit dhe cilat të dhëna janë të nevojshme për të siguruar rezultatin. 2. Planifikimi i shpërndarjes së të dhënave 3. Analizimi i fushave të secilës tabelë 4. Përcaktimi i fushës unike e cila siguron që dy rekorde mos të jenë të njejta në një tabelë (çelësi primar). 5. Si janë të ndërlidhura tabelat mes veti - relacionet. 6. Verifikimi i dizajnit dhe kalimi nëpër procedurë së bashku me shfrytëzuesit. 7. Krijimi i tabelave dhe futja e të dhënave. 8. Analizimi dhe optimizimi i bazës. 32
  • 34. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Në tekst, në vijim do të përdorim dy shembuj: "Baza e studentëve" (ose "Fakulteti") dhe "Baza e shitjes së kartelave telefonike".. Në bazën e studentëve kemi tabelat: Studentët-të dhënat për studentët, Lëndët- lëndët, gjegjësisht provimet të cilat duhet t'i kalojnë studentët dhe tabelën Fletëparaqitjet-të dhënat për provimet të cilave u nënshtrohen studentët, që në fakt do të shërbejë si tabelë lidhëse mes tabelave Studentët dhe Lëndët, sepse këto dyja do të kenë relacionin shumë-me-shumë. Përmes tabelës Fletëparaqitjet, tabelat Studentët dhe Lëndët kalojnë në dy relacione një-me-shumë me tabelën Fletëparaqitjet. Pra shumë studentë duhet të kalojnë shumë provime. Atëherë përmes tabelës Fletëparaqitjet, një student do të hyjë në shumë provime (një-me- shumë), dhe në një Provim-Lëndë do të hyjnë shumë studentë (një-me-shumë). Baza e shitjes së kartelave telefonike, përmbanë të dhënat për një pikë shitjeje të kartelave telefonike, në të cilën punojnë katër shitës. Përmbanë tabelën me të dhënat për shitësit (Tabela e shitësve) dhe tabelën e shitjeve (Shitja), me ç'rast për secilën shitje regjistrohet lloji i kartelës së shitur, çmimi i saj dhe shitësi i cili ka bërë shitjen. Këta dy shembuj do të përdoren për shpjegime nëpër pjesë të caktuara të tekstit. Në shtojcën në fund të librit, janë dhënë detajet lidhur me këta dy shembuj dhe tabelat e tyre. 33
  • 35. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access 34
  • 36. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat TABELAT Tabelat janë bërthama e bazave relacionale të të dhënave. Zhvillimi i bazës së të dhënave fillon me krijimin e tabelave në të cilat ruhen të dhënat. Krijimi i kujdesshëm i strukturës së tabelave mund të kontribuojë dukshëm në ekzekutimin efikas të programit dhe në të kundërtën, dështimin e tij. Në Access ekzistojnë shumë vegla për krijimin dhe adaptimin e tabelave, të cilat mund të ndihmojnë mbushjen më të lehtë të tabelës me të dhëna dhe nxjerrjen më të lehtë të tyre. Në këtë kapitull përpunohet dizajnimi dhe struktura e tabelave. 35
  • 37. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Krijimi i tabelës përmes Table Wizard Magjistarët ndihmës janë ndihmesë në çdo punë në Access. Edhe tabela mund të krijohet shpejtë dhe lehtë duke përdorur ndihmën e magjistarit për tabela (Table Wizard). Në dritaren e bazës (fig. 3.1), me objektin (faqen) e zgjedhur Tables, mund të zgjedhni direkt Create table by using wizard (klikohet dy herë ose zgjedhet dhe pastaj shtypet tasti Open në shiritin e veglave), ose të shtypni tastin New, në shiritin e veglave. Fig. 3.1 - Dritarja e bazes - Open - Hapja e tabelës së zgjedhur Fig. 3.2 - Shiriti i veglave në dritaren Database - Design - Dizajnimi i tabelës - New - E re - Tabelë e re Në rast se shtypet New, në ekran do të paraqitet dritarja e dialogut New Table, (fig. 3.3) në të cilën mund të zgjedhni Table wizard dhe pastaj të shtypni tastin OK. -Datasheet view - pamja tabelare -Design view - pamja në dizajn -Table wizard - magjistari për tabela -Import table - Importo tabelën -Link Table – Lidhe tabelën Fig. 3.3 - Dialogu New Table Dritarja e dialogut që paraqitet, Table wizard, (fig. 3.4), ju mundëson të zgjedhni nga kategoritë e ofruara: Business-Biznes dhe Personal-Personale, prej listës së tabelave të gatshme si shembuj (Sample tables) dhe për tabelën e zgjedhur në listën 36
  • 38. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat e fushave të propozuara (Sample fields) zgjedhni fushat përkatëse. Në anën e djathtë paraqitet lista Fields in my new table (fushat në tabelën time të re). Zgjedhja e fushave bëhet përmes tasteve përkatëse. - Sample Tables - shembuj tabelash - ofron mundësinë e zgjedhjes së shablloneve të gatshme të tabelave për qëllime të ndryshme dhe pastaj, propozon fushat përkatëse në listën vijuese. - Sample Fields - shembuj fushash - paraqet listën e fushave të përshtatshme për llojin Fig. 3.4 - Table wizard e zgjedhur të tabelës në fushën paraprake. - Fields in My new table - fushat në tabelën time të re - paraqet listën e fushave të shtuara përmes tasteve vijuese: - shto fushën e zgjedhur - shtoji të gjitha fushat e listës - largo fushën e zgjedhur - largo të gjitha fushat Fig. 3.5 - Tastet për zgjedhje Fushën e zgjedhur në listën e fushave të tabelës së re që krijohet mund ta riemërtoni sipas dëshirës, duke shtypur tastin Rename Field…(Riemërto fushën…), që ndodhet nën listë. Si shembull, do të krijojmë tabelën: "Tabela e kontakteve", me fushat: IDKontakti (çelës primar-identifikatori unik për secilin kontakt), Emri, Mbiemri, Vendi dhe Telefoni Mobil. Pas zgjedhjes së fushave, vijojmë në hapat e ardhshëm përmes tasteve: Cancel- anulo, Back-prapa, Next-tjetri dhe Finish-fundi. Nëse hiqet dorë nga krijimi i tabelës, në çdo moment mund të shtypni Cancel. Deri para shtypjes së Finish mund të lëvizni para/prapa sipas nevojës. 37
  • 39. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Pasi të shtypet Next, në hapin e dytë (fig. 3.6a) magjistari ofron zgjedhjen e emrit për tabelën që krijohet dhe pyet për mënyrën e përcaktimit të fushës që do të jetë çelës primar: Do you want the wizard to set a primary key for you? (A dëshironi që magjistari të përcaktojë çelësin primar për ju). Nëse zgjedhim: Yes, set a primary key for me - Po, përcakto çelësin primar për mua, atëhere magjistari e shton një fushë të re me numërim automatik për dhënie të vlerave unike dhe vazhdon me hapin si në fig. 3.6c. Nëse zgjedhim: No, I'll set the primary key - Jo, unë do të përcaktoj çelësim primar - atëherë Fig. 3.6a - Emri i tabelës dhe përcaktimi i në hapin e ardhshëm (fig. 3.6b) çelësit primar. magjistari pyet për fushën që do të përcaktohet si çelës primar. Prej listës zgjedhim fushën për çelës primar (IDKontakti). Pastaj prej opcioneve të ofruara, zgjedhim tipin e të dhënave që do të përmbajë çelësi primar. - Consecutive numbers Microsoft Access assigns automaticaly to new records - Numrat e njëpasnjëshëm që Accessi i përcakton automatikisht për rekordet e reja Fig. 3.6b - Zgjedhja e çelësit dhe mënyrës së - Numbers I enter when I add new dhënies së vlerave të tij. records - numrat që i përcaktoj vet kur të shtoj rekordet e reja. - Numbers and/or letters I enter when I add new records - Numrat dhe/ose shkronjat që i përcaktoj kur të shtoj rekordet e reja. Në hapin vijues, magjistari pyet për relacionet e mundshme me tabelat që ekzistojnë në bazë (nëse ato ekzistojnë) (fig. 3.6.c) dhe llojin e relacionit (fig. 3.6.d) 38
  • 40. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Mundësia e zgjedhjes së tabelës me të cilën tabela e re që krijohet do të jetë e lidhur përmes një relacioni, i cili përcaktohet në faqen që hapet, ofrohet nëse shtypet tasti Relationships…- Relacionet… Si shihet, në fillim për tabelat ekzistuese thuhet se nuk janë në relacion (not related to…) Nëse për tabelën në listë shtypim Fig. 3.6c - Përcaktimi i relacioneve me tastin Relationships… për të tabelat ekzistuese. përcaktuar relacionin me të, kalohet në hapin vijues (fig. 3.6d), përndryshe kalohet në hapin e ardhshëm (fig. 3.6e) Zgjedhim mënyrën se si është e ndërlidhur tabela e re "Tabela e kontakteve" në relacion me tabelën e zgjedhur: - The tables aren't related - tabelat nuk janë në relacion. - One record in the "X" will match many records in the "Y" table. - Një rekord nga tabela e re (X) me shumë rekorde në tabelën ekzistuese (Y), (një me shumë) Fig,. 3.6d - Përcaktimi i llojit të relacionit. - One record in the "Y" table will match many records in the "X" table - Një rekord nga tabela ekzistuese (Y) me shumë rekorde në tabelën e re (X), (shumë me një). Pas përcaktimit të relacionit, shtypim OK dhe kthehemi në dritaren 3.6c. Pastaj me Next, kalojmë në hapin e fundit, fig. 3.6e. Në hapin e fundit, si thotë edhe vet magjistari "That's all the information the wizard needs to create your table" - Këto janë të gjitha informatat që i nevojiten magjistarit për të krijuar tabelën tuaj të re. Këtu kemi pyetjen: "After the wizard creates dhe table, what do you want to do? - Çka dëshiron të bësh pasi magjistari të krijojë tabelën? - Dhe në vijim ofron listën me tri opcione, të cilat përcaktojnë mënyrën se si do të veprohet: 39
  • 41. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access - Modify the table design - Modifiko dizajnin e tabelës - nëse zgjedhet ky opcion pasi të shtypet Finish, Accessi kalon në dritaren për modifikim të dizajnit të tabelës, fig (3.7). - Enter data directly into the table - Inserto të dhënat direkt në tabelë. Në këtë rast pas shtypjes së Finish, Accessi hap dritaren e tabelës së Fig. 3.6e - Zgjedhja e veprimit pas krijimit krijuar dhe mundëson futjen e të të tabelës dhe përfundimi me Finish. dhënave në të (fig. 3.8) - Enter data into the table using a form the wizard creates for me - Futi të dhënat në tabelë duke përdorur formën që magjistari do ta krijojë për mua. Në këtë rast Accessi do të formojë një formë-formularë të përshtatshëm për futjen e të dhënave, i cili të dhënat i përcjellë në tabelë (fig. 3.9) Në modin e dizajnimit, mund të bëjmë ndryshime në dizajnin e tabelës, dhe të përcaktojmë tipin e vlerave për secilën fushë, numrin e karaktereve, etj. Dizajnimi i tabelave, do të shpjegohet detajisht, në pjesën për dizajnimin e tabelave. Fig. 3.7 - Dritarja për dizjnim të tabelës Në rastin se zgjedhim opcionin e futjes direkte të të dhënave në tabela, aktivizohet tabela dhe mundësohet direkt mbushja e tabelës me të dhëna. Siç shihet, Fig. 3.8 - Dritarja e tabelës së gatshme për fusha e parë, e përcaktuar si çelës përdorim. primar me vlera automatike, do të merr vlerat automatikisht, kurse shfrytëzuesi jep vlerat vetëm për fushat tjera. 40
  • 42. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Nëse zgjedhet opcioni për mbushjen e tabelës përmes formës që e krijon Accessi, atëhere do të krijohet forma si në figurë. Edhe këtu shihet, se fusha IDKontakti, e përcaktuar si çelës primar, do të merr vlerat automatike, të cilat i përcakton Accessi. Fig. 3.9 – Forma për insertim të të dhënave në tabelë, e krijuar prejAccessit. Nëse ne fig. 3.6e, zgjedhet-vërtetohet fusha (check box-i) "Display Help on working with the table" (Paraqite ndihmën për punë me tabelë), atëhere programi ofron ndihmë për punën me cilindo prej opcioneve që është zgjedhur. Me rastin e dhënies së vlerave për numrin e telefonit, sigurisht do të paraqiten probleme, për shkak se kërkohet formati specifik i numrave i dizajnuar përmes maskës specifike, për të cilin do të mësoni detajisht në pjesën për dizajnimin e tabelave. 41
  • 43. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Krijimi i tabelës në pamjen tabelare - Datasheet View Tabela e re mund të krijohet edhe përmes Create Table by entering Data në dritaren e bazës, (fig. 3.10) ose duke shtypur tastin New në shiritin e veglave e pastaj Datasheet View në dritaren e hapur - New table - Tabela e re (fig. 3.11). Nëse zgjedhet Create table by entering data dhe pastaj shtypet Open në shiritin e veglave, ose klikohet dy herë Create Table by entering data, krijohet tabela e re, ne të cilën futen të dhënat në mënyrë direkte. Hapet dritarja e re e tabelës, si në fig. 3.12. Fig. 3. 10 - Dritarja e bazës Nëse në shiritin e veglave në dritaren e bazës është shtypur tasti New, paraqitet dritarja New Table, në të cilën zgjedhim Datasheet View dhe OK. Edhe në këtë rast hapet dritarja e re e tabelës së gatshme për mbushje më të dhëna (fig. 3.12). Fig. 3.11 - Dritarja New Table - Tabela e re. Në të dy rastet, do të hapet dritarja me tabelën e gatshme për futjen e të dhënave e cila do të ketë 21 rreshta dhe 10 kolona. Mirëpo tabela e krijuar, si shihet në fig. 3.12 emrat e fushave-kolonave i ka për fillim si: Field1… Field10 (Fusha1…Fusha10). Pra, krijohet struktura e tabelës, kurse në vazhdim duhet të përcaktojmë emrat e fushave, e pastaj edhe të redizajnohet tabela nëse paraqitet nevoja. 42
  • 44. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Fig. 3.12 -Tabela e krijuar me Datasheet View. Për të ndryshuar emrin e kolonës, zgjedhim kolonën, duke klikuar në emrin e kolonës dhe pastaj në menynë Format, (fig. 3.13) e cila paraqitet kur hapet ndonjë tabelë, zgjedhim Rename Column. Në atë rast, emri i kolonës, në të cilën kemi pasur kursorin ose ka qenë e zgjedhur, do të selektohet dhe do të përgatitet për t'u ndryshuar. Pastaj, përmës tastierës shtypim emrin e ri për kolonën përkatëse. Për të gjitha kolonat, përsërisim veprimin e njëjtë. I njëjti veprim, mund të kryhet më shpejt edhe si në vijim: Fig. 3.13 - Menya Format Për të përcaktuar emrat e kolonave, klikojmë dy herë emrin e kolonës (Field1) dhe zgjedhet emri i fushës, i cili përgatitet për t'u ndryshuar (fig. 3.14) përmes tastierës. Fig. 3.14 - Emri i kolonës 43
  • 45. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Mundet edhe të shtypet pulla e djathtë e mausit, në emrin e fushës dhe të hapet menyja e kontekstit (fig. 3.15), në të cilën pastaj zgjedhim Rename Column- Riemërto Kolonën e cila njësoj e përgatitë emrin e fushës për t'u ndryshuar, si në fig. 3.14. Fig. 3.15 - Riemërtimi Pasi t'i riemërtojmë kolonat, largojmë kolonat e tepërta . Për të fshirë kolonën në tabelë, duhet vepruar si vijon: Zgjedhim kolonën duke klikuar në titullin e saj, dhe pastaj prej menysë Edit zgjedhim nënmenynë Delete Column.Njësoj do të veprojmë me të gjitha kolonat e mbetura. Në rastin tonë, do të krijojmë tabelën e njëjtë, me tabelën "Tabela e kontakteve", që e krijuam më herët përmes magjistarit, me fushat: IDKontakti, Emri, Mbiemri, Vendi dhe Telefoni Mobil. Fig. 3.16 - Fshirja e kolonës - menya Edit. Fshirjen mund ta bëjmë edhe duke klikuar në titullin e kolonës me tastin e djathë të mausit dhe pastaj në menynë e kontekstit (që njihet edhe si meny e shpejtë), e cila do të hapet, zgjedhim Delete Column - fshije kolonën. Edhe nëse nuk i fshijmë fare kolonat dhe rreshtat e tepërt, në mënyrën e treguar, pasi të ruhet Fig. 3.17 - Fshirja e kolonës - menya e tabela, Accessi automatikisht i shpejtë. largon ato. 44
  • 46. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Tabela tani është e gatshme për pranimin e të dhënave dhe menjëherë mund të fillojmë me vendosjen e të dhënave në tabelë. Pasi të përfundohet me emërtimin dhe përcaktimin e numrit të kolonave, dhe eventualisht vendosjen e të dhënave, të cilën normalisht mund ta bëjmë edhe më vonë, duhet të ruhet tabela. Ruajtja mund të bëhet përmes menysë: File-Save, ose duke shtypur tastin Save në shiritin e veglave. Mundemi edhe të mbyllim dritaren e tabelës me tastin Close , me ç'rast në ekran do të paraqitet dialogu me pyetjen se a dëshirojmë të ruajmë tabelën e krijuar: - Yes - Po, dhe kalohet në emërtimin e tabelës (Fig. 3.19.) - No - Jo, mbyllet tabela dhe nuk ruhet fare. - Cancel - anulohet veprimi dhe Fig. 3.18 - Vërejtja për ruajtjen e tabelës. kthehet përsëri dritarja me tabelën e hapur. Kur zgjedhet Yes, hapet dritarja e cila pyet për emrin e tabelës, duke propozuar fillimisht emrin Table1. Emërtojmë tabelën me emrin (Tabela e kontakteve - datasheet) Fig. 3.19 - Emërtimi i tabelës. dhe shtypim OK. Në vazhdim në ekran do të paraqitet vërejtja: - There is no primary key defined - Nuk është definuar çelësi primar. Vërejtja tregon se edhe pse nuk është e domosdoshme megjithatë Fig. 3.20 - Vërjetja për çelësin primar. rekomandohet të definohet çelësi primar, për të mundësuar që më vonë të vendosen relacionet me tabelat tjera. Pyetja e parashturar është: Do you want to create a primary key now? - A dëshironi të krijoni tash çelësin primar? Kemi mundësi të zgjedhim: - Yes - Po, dhe Accessi në tabelën e krijuar shton një fushë të re, me emrin ID. - No - Jo, dhe tabela nuk do të ketë fushë të definuar si çelës primar, mirëpo atë mund ta shtojmë më vonë sipas dëshirës. - Cancel - anulojmë veprimin dhe kthehemi në dritaren e tabelës përsëri. Për momentin do të zgjedhim No-Jo, dhe më vonë do të shohim se si përcakotohet çelësi primar, në modin e dizajnimit. 45
  • 47. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Tani në dritaren e bazës shihet edhe tabela e krijuar "Tabela e kontakteve-datasheet" të cilën mund ta hapim duke e klikuar dy here ose e zgjedhim tabelën dhe shtypim tastin Open në shiritin e veglave. Tabela e hapur duket si në fig. 3.22 dhe është e gatshme për pranimin e të dhënave. Fig. 3.21 - Hapja e tabelës së krijuar. Pra, tabela e krijuar tani është e gatshme për vendosjen e të dhënave, pa kufizime lidhur me formatin e të dhënave, sepse Fig. 3.22 - Tabela e krijuar me Accessi në këtë rast ua përcakton Datasheet View. formatin standard të gjitha fushave, varësisht prej asaj se çfarë tipi kanë qenë të dhënat që janë shkruar në tabelë, gjatë formimit të saj. Nuk do të ketë kufizime në rastin e dhënies së numrave të telefonit, sikur në rastin e krijimit të tabelës përmes magjistarit. Lidhur me këtë më detajisht, do të mësojmë në pjesën e dizajnimit të tabelave dhe formatit të të dhënave. 46
  • 48. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Mbushja e tabelës Mbushja e tabelës me të dhëna bëhet përmes tastierës. Nëse disa vlera janë të njëjta me ato ekzistuese në tabelë, për lehtësim mund të përdoret edhe kopjimi (Copy) gjegjësisht zhvendosja (Cut) e tekstit të qelulës përmes menysë Edit - Cut/Copy/ /Paste, ose përmes tasteve përkatëse nga shiriti i veglave, me ç'rast teksti i zgjedhur kopjohet ose zhvendoset në memorje të kompjuterit, e pastaj me Paste thirret prej memorjes dhe vendoset në poziten ku aktualisht është i pozicionuar kursori. - Cut, - Copy dhe - Paste. Nëse në një fushë dëshirohet të vendoset vlera e njëjtë me atë të rekordit paraprak, atëherë ajo mund të shtypet automatikisht përmes shkurtesës: Ctrl+' ( Ctrl dhe apostrofi, pra mbahet shtypur Ctrl dhe shtypet apostrofi). Nëse në ndonjë fushë duhet dhënë datën momenetale, atëherë mund të shtypet Ctrl+; (Ctrl dhe pikëpresje). Dizajnimi i tabelës Tabela e re mund te fillojë të krijohet edhe në modin e dizajnimit, i cili përdoret për krijimin e tablës së re dhe për ndryshimet në dizajnin e tabelave të krijuara me parë, në modin e dizajnimit, përmes magjistarit apo në datasheet view. Zakonisht, kur paraprakisht është dizajnuar baza e të dhënave (pra veq është përcaktuar projekti ideor) dhe dihet se çfarë tabelash nevojitet të krijohen, atëherë fillohet me krijimin e tabelave në modin e dizajnit. Për të filluar krijimin e tabelës në modin e dizajnit, në dritaren e bazës zgjedhim Create table in design view, (fig. 3.23) ose në shiritin e veglave shtypim New, e pastaj prej dritares së hapur, zgjedhim Design View (fig 3.24). Fig. 3.23 - Krijimi i tabelës përmes dizajnimit 47
  • 49. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access Nëse ne shiritin e veglave shtypet New, hapet dritarja, si në fig. 3.24, në të cilën pastaj zgjedhet opcioni Design View, dhe hapet dritarja për dizajnimin e tabelës (fig. 3.25), duke filluar prej tabelës së zbrazët, të cilës duhet t'ia dizajnojmë strukturën. Pra, përcaktojmë numrin e fushave, emrat e tyre, tipin e tyre, etj. Fig. 3.24 - Krijimi i tabels së re në Design View. Preferohet të fillohet krijimi i tabelës së re përmes dizajnimit, sepse kështu shfrytëzuesi e kontrollon më mirë situatën, duke përcaktuar vet detajet lidhur me emrin e fushave, tipin e tyre, formatin e tyre, etj. Fig. 3.25 - Dizajnimi i tabelës së re. Në dritaren e dizajnimit kemi pjesën e epërme me fushat: Field Name-Emri i fushës Zgjedhet emri i fushës përkatëse të tabelës Data Type-Tipi i të dhënave Përcaktohet tipi i vlerave që do të ruhen në atë fushë Description-Përshkrimi Përshkruhet fusha, ashtu që kur punohet në tabelë, në shiritin e statusit të dritares paraqitet ky përshkrim. 48
  • 50. Avni Rexhepi - Microsoft Access Shtojcat Në pjesën e poshtme të dritares, ndodhet pjesa Field Properties-Tiparet e fushës, (karakteristikat - vetitë e fushës), në të cilën përcaktohen tiparet e fushave. Kur hapet dritarja e dizajnimit, paraqitet edhe shiriti i veglave për dizajnim (fig. 3.26). Print Delete Save Preview Cut Paste Undo Indexes Rows Build New Object Spell- Format Primary Insert Proper- Database View Print ing Copy Painter Key Rows ties Window Help Fig. 3.26 - Shiriti i veglave - Design Table. Emrin e fushës e zgjedhim sipas dëshirës dhe pas emërtimit të fushës, pasi të shtypet Enter, kursori kalon në fushën Data Type - Tipi i fushës, ku përcaktohet tipi i të dhënave të fushës. Tipet e mundshme janë: Text - Teksti është tipi më i shpeshtë i të dhënave dhe mund të përmbajë kombinimin e deri në 255 karaktereve dhe/ose shifrave. Mund të përdoret edhe për ruajtjen e të dhënave të kombinuara me shkronja dhe numra, si adresat. Edhe në rastet kur fusha përmbanë vetëm shifra, për të cilat nuk pritet të hyjnë në ndonjë shprehje për llogaritje, më mirë është të definohen si tekst. P.sh., numri i telefonit, kodi postal, etj të cilat zakonisht përmbajnë edhe ndonjë vizë, ose zbrazëtirë e cila nuk është pjesë e numrit. Gjithashtu, me to nuk do të bëhet asnjë llogaritje, prandaj më efikase është të deklarohen si Text. Mirëpo nëse planifikohet që fusha të përdoret si fushë e sortuar, atëherë më mirë është të deklarohet si vlerë numerike, sepse kur sortohen shifrat e tipit tekst, atëhere Accessi numrat 9, 47, 170 do ti rradhiste me renditje të kundërt: 170, 47, 9, sepse sortimi bëhet sipas shifrës së parë! Accessi automatikisht i ndanë 50 karaktere pwr tiparin Filed Size, për tipin Text, vlerë të cilën mund ta zvogëloni deri në 1 ose ta rritni deri në 255. Memo - Memo përdoret për ruajtjen e teksteve të gjata, të cilat nuk mund të ruhen si të tipit Text. Memo mund të ruaj deri në 65,535 karaktere. Zakonisht përdoret për përshkrime dhe komente për fushat tjera. Number - Numër, përdoret kur vlerat numerike duhet të sortohen ose të kryhen llogaritje të ndryshme me to. Nëse shprehin vlerë në para, atëherë më mirë është të përdoret tipi Currency-Valutë. Currency - Valutë, përdoret për ruajtjen e vlerave të parave, si p.sh., çmimet. Ka shumë mundësi të paraqitjes dhe precizitete të ndryshme. Preciziteti është deri në 15 shifra, e mund të paraqiten edhe vlerat negative. Duhet pasur kujdes me vlerat Number dhe Currency, sepse atyre automatikisht u ndahet vlera 0-zero. Kjo mund të shkaktojë probleme në rastet e numrimit p.sh, 49
  • 51. Shtojcat Avni Rexhepi - Microsoft Access sepse numrohen edhe rekordet me vlerë 0. Për të evituar komplikimet, duhet larguar vlera në tiparin Default Value - Vlera standarde (e nënkuptuar). AutoNumber - Numrim automatik (Vetnumrim). Accessi garanton që për secilin rekord do të përdoret numër unik, i cili pastaj mund të përdoret si çelës primar. Janë në dispozicion dy tipe: Long Integer - Numër i plotë i gjatë, dhe Replication ID. Për numra e plotë, mund të zgjedhet renditja me rritje për një ose me vlera të rastit. Date/Time - Date/Kohë përdoret për ruajtjen e datave. Mundëson sortime në intervale kohore dhe llogaritjen e distancave kohore. Ka në dispozicion disa forma të paraqitjes së datës dhe kohës. Yes/No - Po/Jo - është i përshtatshëm për fushat me vërtetim (Check Box) për qëllime të ndryshme dhe mund të ketë opcionet Yes/No, On/Off ose True/False. Paraqitet si boks për vërtetim, si në tabelë ashtu edhe në formë, raport etj. OLE Object - Kur dëshironi të importoni ndonjë objekt prej ndonjë programi tjetër në tabelën tuaj, mund të përdorni tipin OLE Object. Me këtë tip mund të mirren të dhënat prej objekteve si: Tabelë e Excel-it, Dokument i Wordit, foto, muzikë ose të dhëna të tjera binare. Hyperlink - Hiperlinku përdoret për ruajtjen e hiperlink adresës për kalim në ndonjë lokacion tjetër, ose për lidhje në internet. Hiperlink mund të përbëhet prej më së shumti 4 pjesëve, të ndara me #. - Teksti që paraqitet - nëse dëshironi të paraqitet teksti përkatës, në vend të adresës së plotë të hiperlinkut - Adresa - URL (Uniform Resource Locator) ose UNC (Uniform Naming Convention) - Nënadresa - faqe në kuadër të web faqes, ose pozitë në kuadër të fajllit - Re (fluskë) - tekst që paraqitet kur të pozicionohet kursori mbi të. Kërkohet patjetër vetëm adresa, përveq kur adresa tregon në ndonjë objekt në bazën aktuale të Accessit. Pjesët tjera janë opcionale. Lookup Wizard (magjistari për kërkim) - Krijon fushë e cila përmbanë një numër të kufizuar opcionesh të vlerave. Kur të zgjedhet ky tip, magjistari ndihmon që të krijohet lista dhe t'i bashkangjitet tabelës ose të vendoset lidhja në ndonjë tabelë ose pyetës tjetër. Kur të futen të dhënat në tabelë, prej listës mund të zgjedhet vlera përkatëse. Fusha në tabelë i trashëgon karakteristikat e fushës nga lista. 50